union bank departamenti i administrates per oferte... · 2020. 5. 12. · 7. plan / program ofruesi...
TRANSCRIPT
-
UNION BANK
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATES
FTESË PËR OFERTË
“SHERBIMI I PASTRIMIT PER DEGET E UNION BANK PER VITIN 2020-2021“
Tirane me, 11.05.2020
-
Dokumentat e Tenderit
2
FTESA PËR OFERTË
Union Bank Sha ju fton të paraqisni oferten tuaj në procedurën për sherbimin e pastrimit dhe
furnizimit me materiale higjeno sanitare në procedurën për “Sherbimin e pastrimit per deget e
Union Bank per vitin 2020-2021”.
Sherbimet duhet te konsistojne ne:
Sherbime pastrimi te perditshme; Sherbimi pastrimi te vecanta (gjenerale); Pastrime fasadash; Pastrim 3D; Sherbimi per furnizimin me materialet higjeno - sanitare Sherbime desinfektimi; Pastrim te ATM jashte degeve te Bankes; Pastrim te jashtem te tabelave reklamuese
Oferta duhet të paraqitet, me email ne adresen: [email protected]
ose
Union Bank SHA
Departamenti i Administrates,
Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka, Nd.5, H.3,
Njesia Bashkiake Nr.9, Kodi Postar 1016,
Tirane, Shqiperi
me reference
“Sherbimi i pastrimit per deget e Union Bank per vitin 2020-2021”, brenda dates 18/05/2020.
Monedha e kerkuar per ofertim duhet te jete ne leke.
Kriteret teknike dhe financiare te përcaktimit të ofertës fituese jane:
- Ekspertiza/Logjistika e kompanise ne fushen e sherbimeve te pastrimit; - Plani i punes i propozuar dhe menyra e realizimit te sherbimit - Oferta financaire me e favorshme per Banken.
Forma e komunikimit:
Ftesa per Oferte perbehet nga:
- Shtojca Nr. 1 – Instruksione per Ofertuesit - Shtojca Nr. 2 - Kriteret e Përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit - Shtojca Nr. 3 - Pershkrimi i sherbimit - Shtojca Nr. 4 -Lista e degeve dhe adresat perkatese - Shtojca Nr. 5 - Lista e ATM jashte deges - Shtojca Nr. 6 – Kushtet dhe termat e pergjithshme te kontrates se sherbimit - Shtojca Nr. 7 – Formati i Ofertes Financiare
mailto:[email protected]
-
Dokumentat e Tenderit
3
Shtojca Nr. 1 – Instruksione per Ofertuesit
1. Hyrje Banka organizon procesin e prokurimit me objekt sherbimet e pastrimit ne deget e saj ne territorin e
Republikes se Shqiperise, me qellim perzgjedhjen e shoqerise/shoqerive qe plotesojne kerkesat dhe
kane ekspertizen, logjistiken dhe kapacitetet per realizimin e ketij sherbimin ne perputhje me kerkesat
ne kete Ftese per Oferte.
2. Pjesemarresit Kjo Ftese per Oferte eshte e publikuar ne faqen e web te Union Bank www.unionbank.al dhe Banka
fton te gjithe shoqerite, te cilat kane kapacitetet dhe ekspertizen per te ofruar sherbimin e percaktuar
ne kete Ftese per Oferte.
3. Kosto te pergatitjes se Fteses per Oferte Te gjithe kostot per pergatitjen e kesaj ftese per oferte duhet te mbulohen nga Ofertuesit.
4. Permbajtja e ofertes Ofertuesit qe marrin pjese ne kete proces duhet te ofrojne te gjithe sherbimet qe jane percaktuar ne
Ftese per Oferte. Ofrimi vetem i nje pjese te sherbimeve, do te skualifioje nga ky proces ofertuesin.
Nuk eshte element skualifikimi ne rast se ofertuesi mundeson sherbimin ne nje rajon apo vetem ne
disa qytete te Shqiperise.
5. Pyetje pergjigje Cdo pyetje ne lidhje me procesin e prokurimit me objekt „Sherbimi i pastrimit per deget e Union
Bank per vitin 2020-2021“duhet te dergohen me shkrim ne adresen [email protected].
Cdo informacion do te shkembehet vetem me shkrim ne kete adrese.
6. Dokumentacioni i Fteses per Oferte Dokumentacioni qe duhet te dorezohet si pjese e kesaj Ftese per Oferte eshte percaktuar ne Shtojcen Nr. 2
te kesaj Ftese per oferte.
7. Perzgjedhja e ofertuesve Banka ka te drejte te perzgjedhe me shume se nje ofertues ne kete proces. Gjithashtu, Banka ka te
drejte ta filloje kete sherbim ne menyre pjesore (disa dege/objekte) dhe shtoje sherbimin ne varesi te
performances se ofruesit te sherbimit ne vijmesi ose teresore (per te gjithe objektet) duke vendosur nje
periudhe prove per Ofertuesin/it e sherbimit.
8. Cmimi i ofertes Oferta duhet te plotesohet ne monedhen Leke dhe cmimet duhet te perfshijne TVSH-ne.
9. Vlefshmeria e Oferte Oferta duhet te jete e vlefshme per nje periudhe 90 ditore dhe per shoqerine/shoqerite fituese te
procesit pergjate gjithe kohezgjatjes se kontrates.
http://www.unionbank.al/mailto:[email protected]
-
Dokumentat e Tenderit
4
Shtojca 2 – Kriteret e pergjithshme te pranimit/Kualifikimit dhe dokumentacioni
Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas renditjes se meposhteme nga pika 1 deri
ne piken 9:
1. Dokumentacioni ligjor Kopje te QKR te Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit të lëshuara nga Qendra Kombëtare e
Regjistrimit, si dhe Kopjen e NUIS-it.
2. Referenca Ofruesi i sherbimit duhet te dergoje referenca qe mund te kete nga Banka apo kliente te tjere me te
cilet ka mardhenie biznesi, apo nga kliente me te cilet ka patur mardhenie biznesi ne te shkuaren ne
fushen e pastrimit. Gjithashtu, duhet te vendose kontakte te minumimi 3 (tre) klienteve aktuale ku
ofron kete sherbim te cilat duhet te permbajne:
Emri i Klientit: __________________
Person Kontakti: ________________
E-mail: ________________________
Telefon: _______________________
3. Profili, eksperienca dhe kapaciteti i kompanise
Ofruesi i sherbimit duhet te paraqese nje profil me historik te shkurter te aktivitetit te kompanise dhe
eksperiencat e saj ne te shkuaren. Gjithashtu, nje pershkrim te kapacitetit aktual te kompanise, numrin
e stafit, trajnimet, bazen materiale dhe logjistike, projektet aktuale dhe ato te te shkuares etj.
Ofruesi i sherbimit duhet te mundesoje qe punonjesit e ofruar per kete sherbim, te jene te punesuar
prej tij sipas ligjeve ne Republiken e Shqiperise dhe ne zbatim te Kodit te Punes.
4. Produktet e pastrimit
Ofruesi i sherbimit duhet te beje nje pershkrim te detajuar te produkteve te pastrimit qe do te
furnizoje dhe perdore ne ambientet e bankes per sherbimin e pastrimit dhe perdorimit te perditshem, si
dhe frekuencen me te cilen do te furnizoje deget. Ato duhet te jene te certifikuara sipas standarteve
europiane dhe nuk duhet te jene alergjike per lekuren, rruget respiratore etj, si dhe te mos ndikojne
negativisht ne cilesine e paisjeve qe pastrohen (pllaka, xhama, paisje kompjuterike, ATM, paisje
hidrosanitare etj). Ofertuesi duhet te dorezoje sasine per cdo produkt qe parashikon te furnizoje deget
sipas siperfaqes dhe numrit te stafit te cdo dege ne baze te frekuences qe parashikon. Banka mund te
siguroje nje ambient te vogel per te mbajtur sasine e 1-3 muaj furnizime te ketyre materialeve.
Ne lidhje me materialet higjeno sanitare qe Ofertuesi parashikon per furnizim te degeve duhet te
dergoje menyren per perllogaritjen e sasise se furnizimit me materiale higjeno-sanitare per cdo
dege sipas siperfaqes dhe numrit te punonjesve ne dege.
5. Certifikatat
Ofruesi i sherbimit duhet te mundesoje nje liste te certifikatave te kompanise qe lidhen me pastrimin,
dezinfektimin, higjenizimin, cilesine, kushtet e sigurise ne pune etj si dhe cdo certificate te nevojshme
apo ne zoterim nga kompania qe ofron kete sherbim.
6. Punonjesit e sherbimit te pastrimit
Ofertuesi i Sherbimit duhet te dorezoje si pjese te ofertes tekniko – financiare proceduren qe aplikon
ne kompani per punonjesit e tij, ne lidhje me kontrollin e integritetit dhe sigurise se stafit qe
percaktohet te punoje ne ambientet e Bankes.
-
Dokumentat e Tenderit
5
Ofruesi i sherbimit duhet te jape nje prezantim te pergjithshem te punonjesve qe parashikon per kete
sherbim ne lidhje me:
- Moshen;
- Uniformen;
- Identifikim (si pajisja me badge – emer/mbimer)
- Kontrollit te sherbimit prej Ofruesit te sherbimit gjate kohes qe ofrohet ky sherbim;
- Menaxhimit te problemeve dhe ankesave, ne rast se Banka adreson te tilla gjate sherbimit;
- Supervizimit etj
Gjithashtu, Banka ka te drejte te trajnoje punonjesit e Ofruesit te Sherbimit ne lidhje me kushtet dhe
zbatimin e sigurise ne Banke dhe rendesine e tyre.
7. Plan / program
Ofruesi i sherbimit duhet te dorezoje nje plan / program qe parashikon per sherbimin e pastrimit ne
deget e Union Bank. Plani duhet te perfshije:
- Detaje te sherbimit te pastrimit ditor ne dege;
- Pershkrim te pastrimit gjeneral, kur kryhet dhe sa here ne muaj apo me nje frekuence tjeter;
- Numrin e stafit te perfshire per keto sherbime per cdo dege;
- Kohezgjatjen e sherbimit per cdo dege;
- Larja e fasades se deges, frekuenca e larjes, sa here ne muaj, kur kryhet dhe si.
Per kete arsye mund ti referoheni nje plani te ngjashem ne nje banke apo biznes ku ju kryeni
sherbimin e pastrimit.
8. Gadishmeria / disponibiliteti
Ofruesi i sherbimit duhet te percaktoje disponibilitetin dhe kohen kur eshte i gatshem te filloje
sherbimin e pastrimit, nese do perzgjidhet fitues nga ky proces.
9. Sigurimi per pergjegjesite profesionale
Ofertuesi i sherbimit duhet te jete pergjegjes per cdo humbje qe shkaktohet nga punonjeset e sherbimit
higjeno- sanitar dhe per kete duhet te dorezoje prane Bankes si pjese te dokumentacionit te ofertes
teknike – financier edhe nje kopje te Polices se Sigurimit per pergjegjesite profesionale. Kufiri i
mbulimit te sigurise duhet te jete deri ne vleren 100 000 eur i cili ne rast perzgjedhje, duhet te jete
pjese e kontrates se sherbimit.
Të gjithë dokumentat duhet të jenë te firmosur dhe vulosur nga ofertuesit ne momentin e dergimit te
tyre me email. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta,
konsiderohen si kushte për skualifikimi.
-
Dokumentat e Tenderit
6
Shtojca 3 - Pershkrimi i sherbimit
1. Pershkrimi i sherbimit ne Drejtori
Pershkrimi i sherbimit ne Drejtori, i referohet:
a) Vetem sherbimeve te pastrimit gjeneral nese kerkohen; b) Dezinfektimit, c) Furnizimit me materiale higjeno-sanitare; d) Pastrimin e fasades se xhamit nga jashte, per te cilat mund te linde nevoja gjate periudhes se
kohezgjatjes se kontrates.
Godina e Drejtorise se Pergjithshme eshte ne adrese: Bul. Zogu i I-re, Tirane. Objekti ka disa kate dhe
eshte e ndare ne zyra. Informacioni per oferten e pastrimit gjeneral, konsiston ne siperfaqen e
ambienteve e cila perbehet nga:
- Zyra, - Magazine; - Ambiente ndihmese kuzhine (2 kuzhina); - Arkiva; - Tualete (nr. total i tualeteve eshte 20); - Fasade xhami (siperfaqja eshte 420 m2). - Dritare normale ne zyra te ndryshme; - Tarraca per pastrim; - Ndarje xhami ndermjet zyrave;
Siperfaqja e zyrave te drejtorise dhe ambienteve ndihmese do te vihet ne dispozicion kompanive qe
shprehin interes per te marre pjese ne kete proces.
Zyrat jane te pajisura me te gjithe mobilimin e nevojshem si tavolina, dollape, karrige operatori dhe
vizitori, pajisje pune kompjuterike etj.
Sherbimi gjeneral, desinfektimi, furnizimi i materialeve higjeno-sanitare dhe pastrimi i fasades duhet
te kryhet cdo here qe Banka e kerkon.
Sherbimi per Drejtorine e Pergjithshme, nuk do te perfshije sherbimin e pastrimit.
2. Pershkrimi i sherbimit ne Dege
Sherbimit do te ofrohen ne 13 dege ne qytetin e Tiranes dhe 18 dege te tjera ne qytete te ndryshme te
Shqiperise (lista bashkangjitur e degeve te Bankes).
Sherbimi ne dege do te konsistoje ne:
a) Rendi i punes
Aktivitetet e dites per nje punonjese do te jene: Pastrimi i tavolinave,
Pastrimi i dollapeve (jashte).
Pastrimi i karrigeve /kembeve te saj
Pastrimi i kompjuterave printerave dhe paisjeve te tjera elektronike.
Pastrimi i dyshemese /fugave/plintuesave.
Pastrimi i tualeteve (mureve anesore, paisjeve hidrosanitare, pasqyra si dhe denzifektimi i tyre)
Pastrimi i parvazeve te dritareve/shkalleve/xhamit dhe banakut te arkes.
Pastrimi i dyerve te deges dhe tualeteve nga shenjat e gishtave.
Pastrimi i kuzhines larja e eneve.
Mbledhja e mbeturinave dhe derdhja e tyre jashte Bankes.
-
Dokumentat e Tenderit
7
Kujdesi per zevendesimin e letres higjenike dhe te duarve ne apartet perkates.
Kujdesi ndaj luleve ne ambjetet e brendshme (ujitja pastrimi i vazove gjetheve te keqia etj).
Pastrimi ditor i ATM ne dege dhe ambjentit perreth saj
b) Pastrimet javore Pastrimi i dollapeve, komodinave, tavolinave te punes dhe mbledhjeve teresor (jashte dhe brenda)
Pastrimi i pikturave, tabelave treguese dhe reklamuese ne ambientet e brendshme, fikseve te zjarrit,
dhoma e rack
Pastrimi i karrigeve/ Larje profesionale /sipas nevojes
Pastrimi i xhamave ndarese teresor
Pastrimi i dritareve/dyerve, fasades (qe jane te aksesueshem nga kushtet teknike)
Pastrimi i tabeles me ndricim te deges
c) Personeli Personeli do te jete i pajisur me uniforma dhe me karte identifikimi (badge me foto), mjetet e punes
per sherbimin e pastrimit dhe ato te sigurimit teknik, si dhe me te gjithe aksesoret e nevojshem per
mbarevajtjen e ketij procesi. Punonjesit do te kene nje supervisor i cili do te jete personi i kontaktit
per Porositesin, per t’ju pergjigjur cdo kerkese te tyre.
d) Materialet higjeno – sanitare
- Detergjentet Te gjitha solucionet do te jene te certifikuara sipas te gjitha standarteve dhe jo te demshme per
shendetin dhe te specifikuara per cdo proces pune sipas rendesise se tyre
Nuk do te perdoren solucione qe demtojne, prishin ose krijojne bezdi, alergji me aromen e tyre,
ambjenet e zyrave apo te te gjitha ambjenteve per te gjitha objektet e Bankes.
- Materialet e tjera higjeno sanitare Ofertuesi do te furnizoje deget me te gjithe materialet e nevojshme si leter kuzhine, leter higjenike,
leter duarsh, sapun likuid, aromatik etj
Ofertuesi do te perdore te gjithe materialet e veta si kove, shtupa, fshese, etj per kryerjen e sherbimit
ne dege.
e) Kohezgjatje e sherbimit ne dege
Kohezgjatja e sherbimit ne deget duhet te jete 2 deri ne 4 ore, sipas percaktimit ne tabelen qe do te
dorezoni, per cdo dege ne baze te analizes se siperfaqes dhe numrit te punonjesve ne dege. Ofertuesi i
sherbimit duhet te ofertoje edhe koston e sherbimit per ore shtese, nese kjo do kerkohet nga Banka.
Deget kane siperfaqe mesatare qe varion nga 80 m2 ne 250m2. Lista me siperfaqet e degeve si dhe
numrin e stafit te seciles dege, eshte ne dokumentin shoqerues te kesaj Ftese per Oferte.
Sherbimi i pastrimit ne dege eshte ditor dhe duhet te konsistoje ne pastrimin e zyrave, xhamave ndares
te zyrave, dysheme, tavolinat e punes, tualeteve, ambienteve ndihmese, ATM e Bankes, pastrim i
koshave te mbeturinave etj, sipas rendit te punes te percaktuar ne kete Ftese per oferte.
f) Pastrimi i fasades ne dege
Pastrimi i fasades ne dege nese eshte lehtesisht e arritshme (pa nevoje te skeles) duhet te kryhet 1 here
ne jave me mjetet e ofertuesit, por dera e hyrjes kryesore duhet te pastrohet cdo dite.
Ne rast se Ofertuesi ka nje frekuence dhe menyre tjeter te ketij sherbimi atehere duhet te percaktoje
detajet ne formatin e ofertes teknike dhe financiare.
g) Pastrimi i tabeles reklamuese
Ofertuesi duhet te mundesoje dhe pastrim te tabeles reklamuese ne fasade duke percaktuar frekuencen
e kryerjes se ketij sherbimi.
-
Dokumentat e Tenderit
8
3. Sherbimi 3 D dhe desinfektimi
Do te kryhet cdo here qe Banka e kerkon. Oferteusi duhet te percaktoje solucionin qe perdor dhe
certifikatat perkatese qe ka solucioni.
Per sherbimin e dezinfekimit per higjenizimin e ambienteve, nga ana e oferteuesit duhet te
percaktohet solucioni perkates dhe pjese e ofertes teknike duhet te jene specifikimet teknike te
produktit dhe certifikatat per ambientet, kur perdoret dhe kohezgjatja perkatese e ketij dezinfektimi,
duke percaktuar dhe frekuencen sa here kryhet per cdo ambient dezinfektimi.
4. Pastrimi i ATM jashte bankes
Banka ka gjithashtu disa ATM jashte degeve te Bankes ne Tirane dhe ne Durres. Keto ATM duhet te
pastrohen nga pluhurat dhe letrat qe mund te jene leshuar ne toke ne pjesen e ATM. Ky pastrim duhet
te kryhet 2 here ne jave.
5. Vizita ne dege
Ne rast se Ofruesi i Sherbimit shpreh interes per te vizituar ambientet e degeve te Bankes, duhet te
dergoje nje kerkese me e-mail ne adresen [email protected]. Kerkesa duhet te dergohet 1
(nje) dite perpara dates se kerkeses per vizite. Kerkesa duhet te permbaje emer/mbiemer te personit te
kompanise qe do te kryeje viziten ne ambientet e Bankes, i cili duhet te jete i pajisur me karte
identiteti.
Vizita mund te kryhet vetem ne nje nga deget e Tiranes.
mailto:[email protected]
-
Dokumentat e Tenderit
9
Shtojca 4 - Lista e degeve dhe adresat perkatese
Nr Emertimi Adresa Sip m2 Nr stafit Kohezgjatja Ore pune /
dite
1 Dega UB Shallvare,Tirane
173 12
2 Dega UB Durres-1
150 8
3 Dega UB Elbasan
192 8
4 Dega UB Fushe-Kruje
135 7
5 Dega UB Fier
145 6
6 Agjensia UB Lana,Tirane
90 8
7 Dega UB Kukes
127 6
8 Agjensia UB Kristal
91 7
9 Agjensia UB Kamez-Qender
154 6
10 Dega UB Lushnje
110 7
11 Agjensia UB Rruga e Durresit
83 8
12 Dega UB Shkoder
113 7
13 Agjensia UB Kinostudio
117 6
14 Agjensia UB Rrogozhine
50 3
15 Dega UB Pogradec
105 5
16 Dega UB Lezhe
150 6
17 Dega UB Berat
93 7
18 Dega UB Korce
123 8
19 Agjensia UB Medrese
100 6
20 Agjensia UB Divjake
82 3
21 Agjensia UB Durresi-2
80 7
22 Agjensia UB Polican
109 3
23 Agjensia UB Ali Demi
103 7
24 Agjensia UB Laprake
76 6
25 Dega UB Vlore
130 7
26 Dega UB Kavaje
133 5
27 Dega UB Garda
216 11
28 Dega UB Blloku
190 6
29 Dega Toptani
121 7
30 Dega Piazza
150 7
31 Dega Rr. e Kavajes
140 6
Orari i punes ne dege eshte nga ora 08:00 – 17:00.
-
Dokumentat e Tenderit
10
Shtojca 5 - Lista e ATM jashte deges
Emertimi ATM-se Dega qe e mbulon Adresa Qyteti
ATM City Park Dega Qendrore Qendra Tregtare "City Park", Km 7 Autostrada Tr-Dr . Tirane
ATM RTSH Dega Shallvare Rruga Ismail Qemali (RTSH) Tirane
ATM Ansa - perballe Gjimnazit.Q.Stafa Dega Rruga e Durresit Rr.e Durresit, P.81 ( perballe Gj.Qemal Stafa) Tirane
ATM Lapraka- Digitalb Dega Laprake Godina DigitAlb, Autostr. Tr- Dr (km 3)Tirane Tirane
ATM Durres - Muzeumi Dega Durres 1 Lagjja 9, Rruga Aleksander Goga (Muzeumi) Durres
ATM Durres -Plazh ( Hekurudha) Dega Durres 2 Rr. Pavaresia, L.13, Plazh, (Hekurudha) , Durres
-
Dokumentat e Tenderit
11
Shtojca Nr. 6 – Kushtet dhe termat e pergjithshme te kontrates se sherbimit
Union Bank eshte e interesuar per te vendosur nje kontrate sherbimi per nje afat 1 (nje) vjecar me te
drejte rinovimi edhe per 1 (nje) vit tjeter, ne varesi te performances se sherbimit te ofruar nga ofruesi i
sherbimit edhe per periudhen ne vijim. Periudha e 3 muajve te pare do te konsiderohet periudhe testi
per ofrimin e sherbimit.
Kushtet dhe termat e kontrates.docx
-
Dokumentat e Tenderit
12
Shtojca Nr. 8 – Formati i Ofertes Financiare
Date:___.05.2020
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Ofertuesi]
FORMULARI I OFERTËS
Emri i Ofertuesit_____________________
Për: Union Bank SHA
Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka,
Nd.5, H.3, Njesia Bashkiake Nr.9, Kodi Postar 1016,
Tirane, Shqiperi * * *
Procedura e prokurimit: Kerkese per Oferte “Sherbimi i pastrimit per deget e Union Bank per
vitin 2020-2021“ Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se oferta jone eshte
sipas listes se cmimeve ne monedhen Leke me TVSH te perfshire.
Tabela Nr.1 – Sherbimi i Pastrimit ne dege
Nr Pershkrimi i Sherbimit DEGET (BRENDA DHE JASHTE TIRANES)
1
Cmimi per sherbimin e pastrimit te
deges/m2 perfshire produktet
higjeno sanitare dhe cdo material
tjeter te nevojshem sipas
Pershkrimit te Sherbimit.
2 ore ne dite 4 ore ne dite
Cmimi/m2/muaj Cmimi/m2/muaj
_____________Lek ___________Lek
2
Cmimi per sherbimin e pastrimit e
deges/m2 pa perfshire produktet
higjeno sanitare
2 ore ne dite 4 ore ne dite
Cmimi/m2/muaj Cmimi/m2/muaj
_____________Lek _____________Lek
Tabela Nr. 2 – Sherbimi 3D dhe dezinfektimi
Nr. Pershkrimi i Sherbimit Cmimi/m2/pastrim 3D
1
Cmimi/m2 per pastrim 3D ne
Tirane __________Lek
2
Cmimi/m2 per pastrim 3D jashte
Tiranes __________Lek
Nr Pershkrimi i Sherbimit Cmimi/m2/desinfektim
1
Cmimi/m2 per desinfektimin ne
Tirane _________Lek
2
Cmimi/m2 per desinfektimin
jashte Tiranes _________Lek Tabela Nr. 4 – Sherbim pastrimi per ATM jashte deges se Bankes
Pershkrimi i Sherbimit ATM jashte Bankes
Cmimi/pastrim ATM jashte deges se
Bankes (Tirane dhe Durres) Cmimi/ATM 2 here ne jave
-
Dokumentat e Tenderit
13
______________Lek
Tabela Nr. 5 – Sherbim pastrimi gjeneral ne Drejtori
Nr Pershkrimi i Sherbimit DREJTORIA Cmimi/m2
1 Pastrim gjeneral ne Drejtori ____________Lek
Tabela Nr. 6 – Sherbim pastrimi fasada ne Drejtori
Nr Pershkrimi i Sherbimit DREJTORIA - Fasada
1 Cmimi/m2 per pastrim fasades se jashtme Cmimi/m2
______________Lek
2 Cmimi/m2 per pastrim te jashtem te tabeles reklamuese
(me skele/vinc)
Drejtoria – Reklama
Cmimi/m2
____________Lek
Tabela Nr. 7 – Lista e materialeve higjeno- sanitare me cmimet/njesi
Pershkrimi i
Sherbimit
Materialet higjeno sanitare
Pershkrimi
Specifikimet teknike Cmimi/njesi lek
Lista e produkteve higjeno sanitare dhe
cmimet perkatese
Leter higjenike 12 rulon
Leter kuzhine 2x2 kg
Leter Duar Zik-Zak 20 cm/ 15 cope
Qese mbeturinash te medha 60 l
Qese mbeturinash te vogla 20-30 l
Qese mbeturinash 110-120 l
Sapun leng duarsh
Solucion Dizinfektues per dysheme, WC
Solucion pllaka /mermer
Solucion per siperfaqe me shkelqim
Solucion per pastrim xhamash
Solucion per pastrim karrigesh/kolltuqesh
Solucion per enet
Sgrasatore
Aromatizues rimbushes per aparat
Shkop alumini
Shtupa profesionale
Lopate per mbledhje mbeturinash
Kove per larje dyshemeje
Ace Blu
Aksesore per kove
Lecke dyshemeje 300 gr
Doreza njeperdorimshe
Sgungjer
Lecke dyshemej 400 gr
-
Dokumentat e Tenderit
14
Lares Cif/lares antikalkare
Furce per WC
Peceta per pluhurat
Cmimet/njesi duhet te jene ne Leke dhe me TVSH te perfshire.
Nese ofruesi i sherbimit ofron edhe sherbime te tjera pervec percaktimit ne kete Ftese per Oferte,
atehere duhet ti vendose si nje Shtojce te ketij Formati te Ofertes.
Cmimi/m2 i kerkuar ne kete Ftese per Oferte dhe i ofertuar, duhet te jete i fiksuar dhe i pandryshuar
per gjate gjithe kohezgjatjes se kontrates.
Oferuesi i Sherbimit nuk duhet te kete kosto te fshehura per ofrimin e sherbimit.
Te gjitha sherbimet qe lidhen me kete kerkese duhet te perfshihen ne cmimin/m2 ose sipas percaktimit
ne Formatin e Ofertes.
Nënshkrimi i ofertuesit ______________ Vula ______________