universiteti i gjakovËs “fehmi agani...sistemi urinar fillon me veshka, detyra e të cilëve...
TRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI
TEMË DIPLOME
Tema: Prevalenca e sëmundjeve të traktit urinar në
Repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës
në vitin 2019
Kandidatet: Mentori:
Ardiana Kelmendi Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi
Salinda Shoshi
Gjakovë, Nëntor 2020.
2
INFORMATA RRETH PUNIMIT
Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës ¨Fehmi Agani¨ në bashkëpunim me
Spitalin Rajonal të Gjakovës, Departamenti i Urologjise.
Mentori: Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi
Punimi përfshinë: 36 faqe, 2 figura, 4 tabela dhe 4 grafikone.
3
DEKLARATË E KANDIDATEVE
Ne, Ardiana Kelmendi dhe Salinda Shoshi, studente të Fakultetit te Mjekësisë te Universitetit të
Gjakovës “Fehmi Agani”, Programi: Infermieri, deklarojmë se ky punim diplome me titull
“Prevalenca e sëmundjeve të traktit urinar në repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal
“Isa Grezda” në Gjakovë” është punim yni origjinal.
E gjithë literatura dhe burimet që ne kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca.
I gjithë punimi është punuar dhe përgatitur duke i respektuar dhe duke u mbështetur në këshillat
dhe rregulloren për përgaditjen e Temës së Diplomës, të përcaktuara nga ana e Universitetit
“Fehmi Agani” në Gjakovë.
4
Falënderime
Asnjë sukses nuk arrihet nëse nuk punon për të; cdo rrugëtim ka sfidat dhe përvojat e veta. Me të
gjitha peripecitë dhe mundimet që kishim deri më tani gjatë këtij rrugëtimi, ne sot arritëm të
finalizojmë studimet trivjeqare si studente të infermierisë në Universitetin “Fehmi Agani”.
Fillimisht falënderim dhe mirënjohje për familjet tona, për mbështetjen e pakushtëzuar në
fillimin dhe realizimin e këtij rrugëtimi jetësor.
Një falënderim të veçantë për Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi për këshillat dhe ndihmën e dhënë
gjatë punimit të kësaj Teme të Diplomës si dhe gjatë kohës së studimeve.
Falënderojmë stafin mjekësor të Repartit të Urologjisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë për
ndihmën në grumbullimin e të dhënave të protokolleve për statistika.
Falënderim dhe mirënjohje pafund të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre na ndihmuan dhe na
qëndruan pranë.
Faleminderit të gjithëve!
5
Table of Contents 1.Abstrakt ...................................................................................................................................................... 7
1.1.Abstract ................................................................................................................................................... 8
2.HYRJE .......................................................................................................................................................... 9
2.1.Kapitulli I - Rishikim i literaturës ........................................................................................................... 10
2.1.1.Anatomia e sistemit urinar ......................................................................................................... 10
2.2.Kapitulli II-Infeksionet e traktit urinar .................................................................................................. 13
2.2.1.Qka përfshijnë infeksionet e traktit urinar ................................................................................ 13
2.2.2.Simptomat ......................................................................................................................................... 14
2.3.Llojet e infeksioneve të traktit urinar .................................................................................................... 15
2.3.1.Uretriti ................................................................................................................................................ 17
2.3.2.Infeksioni I fshikëzës (cistiti) ..................................................................................................... 17
2.3.3.Pielonefriti .................................................................................................................................. 18
2.3.4. Prostatiti .................................................................................................................................... 18
2.4.Faktorët e rrezikut ................................................................................................................................. 19
2.5.ITU - të e lidhura me katetrin ................................................................................................................ 20
2.6.Marrja e mostrës për analizën mikrobiologjike të urinës ...................................................................... 21
2.6.1. Marrja e mostres se urinës ........................................................................................................ 22
2.6.2.Transporti i urinës ...................................................................................................................... 22
2.7.Terapia medikamentoze –Trajtimi ........................................................................................................ 22
3.Qëllimi ..................................................................................................................................................... 24
4.Metodologjia ............................................................................................................................................ 24
5.Rezultatet ................................................................................................................................................. 25
5.1.Ndarja sipas gjinisë ............................................................................................................................... 25
5.2.Ndarja sipas grupmoshave .................................................................................................................... 26
5.3.Ndarja sipas sëmundjeve ....................................................................................................................... 27
5.4.Ndarja e infeksioneve sipas gjinisë ....................................................................................................... 29
6.Perfundime ............................................................................................................................................... 31
7.Rekomandimet ......................................................................................................................................... 32
8.Rezyme .................................................................................................................................................... 33
6
Lista e shkurtesave
Infeksionet e traktit urinar (ITU)
Sistemi urinar (SU)
Escherichia coli (E. coli).
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)
Gjëndër e prostatës së zmadhuar (BHP)
Gastrointestinal (G.I)
7
1. Abstrakti
Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë ndër infeksionet më të shpeshta si te pacientët që marin
trajtime ambulantorike, ashtu edhe tek ata të hospitalizuar. Poashtu, ITU-të janë ndër
infeksionet më të zakonshme që hasen në mjekësinë klinike.
Në pjesën e parë të këtij punimi kemi paraqitur informata të detajuara mbi ITU-të duke perfshire
edhe anatomine e traktit urinar.
Pjesa e dytë e punimit perfshinë llojet e infeksioneve urinare dhe mënyrat e trajtimit që duhet
ndermarrrë në trajtimin e pacientëve me ITU.
Ndërsa në pjesën e fundit kemi paraqitur të dhënat statistikore mbi numrin e pacientëve të
hospitalizuar nga ITU-të ne Repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Rezultatet e këtij punimi janë marrë nga protokollet në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në
Gjakovë, në Repartin e Urologjisë. Ato janë analizuar në bazë të moshës dhe gjinisë, kryesisht të
pacientëve që kanë qenë të hospitalizuar me infeksione të traktit urinar, në periudhën
gjashtëmujore te fundit te vitit 2019 në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
8
1.1. Abstract
Urinary tract infections (UTI) are among the most common infections in both outpatients and
hospitalized patients. ITUs are one of the most common types in infections encountered in
clinical medicine.
In the first part of this paper we as authors have presented detailed information on ITUs
including the anatomy of the urinary tract.
The second part of the paper includes the types of urinary tract infections and ways of treatment
that should be shown to patients with ITU.
In the last part we presented statistical data on the number of patients hospitalized by ITUs.
The results of this study were obtained at the Regional Hospital “Isa Grezda” Gjakova in the
Department of Urology.They were analyzed based on age and gender, mainly of patients who
have been hospitalized with urinary tract infections in the last six months of 2019 at the Gjakova
Regional Hospital.
.
9
2.HYRJE
Sistemi urinar fillon me veshka, detyra e të cilëve është pastrimi i gjakut, që të rregullohet
përbërja e tij dhe te pastrohet nga mbeturinat helmuese, e njëkohësisht, është përgjegjës edhe për
largimin e sasisë së tepërt të ujit dhe të mbeturinave helmuese përmes urinës.
Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të
rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkave; si polistoza renale, personat
që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare, ureterë të përdredhur. Por edhe
njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me
infeksione gjinekologjike, diabetikë (numri të cilëve eshte në rritje) janë viktima të infeksioneve
urinare.
Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta te gjinia femrore se te gjinia mashkullore,
për arsye që kanali i jashtëm – uretra është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të
jashtëqitjes).
Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë.
Gjinia femrore kanë një risk më të madh sesa gjinia mashkullore për të zhvilluar infeksion
urinar.
Infeksionet e traktit urinar janë të shpeshta, shkaktojnë dhimbje dhe simptomatologji të
ndryshme dhe me raste janë kërcënuese për jetën. Infeksionet mund të përhapen në pjesë të
caktuara ose në të gjithë traktin urinar dhe në raste më të rralla mund të prekin edhe indet
periferike.
10
2.1.Kapitulli I - Rishikim i literaturës
2.1.1.Anatomia e sistemit urinar
Ndër organet themelore për ekskrecionin e produkteve të fundit të metabolizmit, janë organet
urinare. Këto ndahen në qifte dhe teke. Qifte janë veshkët dhe ureteret - urinpërquesit, kurse
teke janë fshikëza urinare dhe gypi urinar uretra.
VESHKAT- janë organe përgjegjëse për pastrimin e gjakut dhe largimin e mbeturinave të
metabolizmit përmes urinës, mbajtja e të cilave në organizëm është e dëmshme, bashkë me
tepricën e ujit.
URETERËT (Kanalet urinare) janë kanale që e mbledhin urinën dhe e dërgojnë nga veshkat
në fshikëzën e urinës.
FSHIKËZA URINARE- është organ i zbrazët i sistemit urinar, gjendet nën murin ndarës të
barkut në legenin e vogël.
KANALI URINAR (Uretra) është kanal nëpër të cilin hidhet jashtë organizmit urina e
mbledhur në fshikëzën urinare, gjatë aktit të urinimit.
Fig.1.Sistemi urinar
11
Veshkat (Renes)
Janë organe të brendshme, cifte, që gjenden në zgavrën barkore nga të dyja anët e shtyllës
kurrizore. Gjenden anash kolonës vertebrale dhe shtrihen ndërmjet vertebres XI torakale dhe të
II-III lumbale.Veshka e djathtë gjendet lehtë më poshtë për shkak të pozicionit të heparit
(mëlqisë ). Nga jashtë, veshkët janë të mbështjellura me ind yndyror i cili i përforcon dhe i
mbron ato nga tronditjet dhe ftohja. Veshkat janë dy organe në formë fasule, secila me
madhësinë e një grushti. Çdo ditë veshkat filtrojnë rreth 120 deri 150 kuarte gjak për të eliminuar
mbeturinat dhe për të ekuilibruar lëngjet dhe elektrolitet në organizëm. Ky proces prodhon rreth
1 deri në 2 litra urinë në ditë. Pjesët e thelluara të veshkëve janë të kthyera kah njëra tjetra. Nga
pjesa e thelluar te veshkës dalin enët e gjakut dhe kanalet urinare. Kurse në prerjen gjatësore të
veshkës dallojmë koren, palcën dhe legenin veshkor.
Palca veshkore është e ndërtuar nga shumë gypa mbledhës të urinës që tubohen dhe formojnë
piramidat veshkore. Çdo veshkë ka 10-12 piramida me majat e tyre ka legeni depërtojnë
zgjerimet e posaqme - gotat veshkore. Gotat veshkore mbledhin urinën e cila pika-pika vjen nga
kanalet mbledhëse në piramida pastaj urinën ia dorëzojnë legenit veshkor. Në legen mblidhet
sasia e madhe e urinës, e cila pastaj përcillet me dy urinëpërcues (ureterë) në fshikëzën e urinës
dhe me urinënxjerrës (uretra) nxirret jashtë organizimit. Pra, veshkët i kryejnë dy funksione
kryesore themelore:
- pastrojnë gjakun nga lëndët e panevojshme e të dëmshme dhe
- ruajnë homeostazën ujore të lëndëve minerale në organizëm.
12
Fig.2.Veshket
Ureterët
Janë dy tuba cilindrike muskuloze, të gjatë dhe të hollë, me gjatësi 25-30cm, që fillojnë në kupën
e veshkave dhe përfundojnë në fshikëzën urinare.
Ureteri gjindet në parietin e pasëm abdominal dhe përbëhet nga tri shtresa:
tunica mucosa (vazhdim i mukozës së pelvis renalis);
tunica muscularis, në përbërje të së cilës gjejmë fije muskulare gjatësore dhe cirkulare
dhe
tunica adventita, e përbërë nga indi lidhor.
13
Fshikëza urinare
Fshikëza e urinës është një organ i zbrazët, muskulor, në formë tullumbace, që zgjerohet gjatë
mbushjes me urinë. Fshikëza normale vepron si një rezervuar. Tek te rriturit mund të mbajë 1.5
deri në 2 litra urinë. Megjithëse nuk kontrollojmë se si funksionojnë veshkat, mund të
kontrollojmë se kur të zbrazet fshikëza. Zbrazja e fshikëzës urinare njihet si urinim.
Uretra
Uretra eshte një kanal i vendosur në pjesën e poshtme të fshikëzës urinare nëpërmjet te cilit
kalon urina kur nxjerret nga fshikëza. Tek femrat gjatësia e uretrës është nga 3 deri ne 5 cm dhe
ka hapjen në vulvë. Tek meshkujt, gjatësia e uretrës është nga 15 deri ne 22 cm dhe hapja e tij
është në majen e organit mashkullor.
2.2.Kapitulli II - Infeksionet e traktit urinar
2.2.1.Qka përfshijnë infeksionet e traktit urinar
Infeksionet e traktit urinar janë një nga llojet më të zakonshme të infeksioneve që hasen në
mjekësinë klinike. ITU - të e pakomplikuara janë më të shpeshta te gjinia femrore, të
shëndetshme, me jetë seksuale aktive dhe aparat urinar normal. Vlerësohet se 40 - 50 përqind e
femrave kanë një episod të ITU - së një herë gjatë jetës së tyre. ITU - të janë të shpeshta edhe te
vajzat e moshës shkollore dhe te gratë në menopauzë, si dhe te femrat dhe meshkujt e moshuar,
sidomos te ata të hospitalizuarit dhe ata që mbajnë kateter urinar.
Infeksionet urinare janë shumë të zakonshme, që vijnë si rezultat i ndotjes nga mikroorganizma
të ndryshëm, për shkak të pranisë së rërës ose gurit në traktin urinar, si dhe në rënien e imunitetit.
Këto janë kryesisht infeksione bakteriale. Të gjitha pjesët e traktit urinar mund të preken nga
14
infeksioni, por sidoqoftë fshikëza (cystitis) dhe uretra (uretriti) janë më shpesh të infektuara.
Infeksioni urinar ndodhë pasi bakteret futen në uretër dhe fillojnë të shumohen në fshikëz, pas së
cilës urina bëhet e infektuar. Bakteret që shkaktojnë infeksione të traktit urinar janë të shumta:
Escherichia coli (E. coli), Klebsiella, Proteus, Pseudomonas, Serratia, Citrobacter, Enterobacter,
Staphylococcus aureus, Streptococcus fekalis. Infeksioni i fshikëzës urinare mund të jetë i
percjellë me dhimbje të intensitetit të lartë dhe irritues, dhe nëse nuk reagohet në mënyrë
adekuate, komplikimet serioze mund të ndodhin kur infeksioni përhapet dhe shkakton
inflamacion të veshkave (pyelonephritis). Gjinia femrore kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit
të infeksionit sesa gjinia mashkullore.
2.2.2.Simptomat
Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina
në vetvete është sterile, por çrregullimi i mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të
ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart.
Simptomat e infeksionit urinar mund të jenë të lehta, nëse gjendja shëndetësore nuk
përkeqësohet dhe sëmundja nuk përhapet. Prandaj, infeksioni urinar mund të ekzistojë pa
simptoma, por në shumicën e rasteve shoqërohet me probleme të shumta.
Jo çdokush me infeksion urinar ka shenja tipike të infeksionit, por kur shenjat klinike janë të
pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:
-Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar;
-Ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit;
-Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët;
-Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën urinare);
-Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt;
-Urinimi gjatë natës (nikturia);
-Erë e pakëndshme e urinës;
15
- Dhembje në pjesën e poshtme të barkut.
Por, tek disa persona mund të mos shfaqet asnjë simptomë.
2.3.Llojet e infeksioneve të traktit urinar
Qfarëdo lloji që të jetë ITU mund të rezultojë në shenja dhe simptoma më specifike, varësisht se
cila pjesë e traktit urinar është e infektuar, shkalla e prekjes së sistemit urinar dhe reaksioni i
organizimit në infeksion.
Infeksionet akute të traktit urinar ndahen në dy kategori anatomike të përgjithshme në:
- infeksione të traktit urinar të poshtëm (uretriti dhe cistiti) dhe
- infeksione të traktit urinar të sipërm (pielonefriti akut, prostatiti, abceset perinefrike dhe
intrarenale).
Infeksionet me lokalizime të ndryshme mund të shfaqen së bashku ose të pavarura nga njëra -
tjetra dhe mund të jenë josimptomatike, ose të paraqiten në formën e një prej sindromave
klinike.
Infeksionet e uretrës dhe fshikëzës urinare, në pjesën më të madhe të rasteve konsiderohen si
infeksione sipërfaqësore (ose të mukozës), kurse prostatiti, pielenofriti tregojnë për
ndërhyrje të indit. Shumë mikroorganizma mund të infektojnë traktin urinar, por në pjesën
më të madhe infektojnë te rastet akute (cistiti dhe pielonefriti) te pacientët që nuk kanë
kateter, çrregullime urologjike ose gurë. Bacilet e tjera gram - negative, veçanërisht llojet:
Proteus dhe Klebsiella dhe ndonjëherë edhe llojet Pseudomonas, luajnë rol të veçantë në
infeksionet rekurente dhe në infeksionet e shoqëruara me manipulime urologjike, gurë dhe
obstruksion. Ato luajnë rol të rëndësishëm të infeksioneve nozokomiale, të shoqëruar me
katetrin urinar. Shkaktarët më të shpeshtë te infeksionit urinar janë bacilet gram - negative.
Escheria coli shkakton 80 përqind të infeksioneve. Lloji Proteus (në sajë të prodhimit të
ureazës) dhe lloji Klebsiella (në sajë të prodhimit të matriksit jashtëqelizor dhe
16
polisaharideve) janë të prirur për të formuar gurë dhe janë të izoluar shumë shpesh te
pacientët me gurë ne traktin urinar. Koket gram - pozitive luajnë rol më të vogël të UTI - ve.
Pjesa apo organi që preket dhe Simptomat
Veshkat (pyelonefriti akut)
Dhimbje e sipërme dhe anësore
Ethe e lartë
Të dridhura
Të përziera
Të vjella
Fshikëza (cystitis) Presioni në legen
Siklet më të ulët të barkut
Urinim i shpeshtë, i dhimbshëm
Gjaku në urinë
Uretra (uretritis) Djegia gjatë urinimit
Vështirësi gjatë urinimit
17
2.3.1.Uretriti
Është inflamacion i uretrës që shkakton simptoma të ngjajshme me infeksionet tjera te traktit
urinar.Te pacientët e gjinisë mashkullore, shenjat dhe simptomat e uretritit janë djegia ose
vështirësia gjatë urinimit dhe zakonisht sekrecione nga vrima e jashtme e uretrës.
Uretriti është i njohur me disa simptoma: sindromi piuri-disuri, sindromi ferekuent-disuri
sindromi trigonitis (pezmatimi i mukozës së fshikëzës urinare në regjionin e trekëndëshit të
fshikëzës) si dhe sindromi uretral. Është i zakonshëm te gjinia femrore pas menopauzës dhe
është ndoshta i shkaktuar nga ndryshimet në inde e lidhur me nivelin e ulët të estrogjenit.
Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë në uretër.
Veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagina janë shumë afër, edhe sëmundjet seksualisht të
transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të
uretriteve.
2.3.2.Infeksioni I fshikëzës (cistiti)
Cistiti është një inflamacion i vezikës urinare. Agjentët e ndryshëm infektivë, duke përfshirë
bakteriet, virusët, kërpudhat dhe parazitët, mund të shkaktojnë cistitin. Infeksionet e fshikëzës
(cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90%) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që
gjendet në traktin tretës. Akti seksual mund të çojë deri te cistiti por infeksioni i traktit urinar
mund të zhvillohet edhe pa pasur jetë aktive seksuale. Gjinia femrore është më shumë e
predispozuar për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së
uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale me fshikëzën e urinës.Ky
lloj bakteri zakonisht gjendet në traktin gastrointestinal (GI). Megjithatë, ndodhë që edhe
bakteret tjera të jenë përgjegjëse për shfaqjen e infeksioneve. Zakonisht pacientët me cistit
manifestojnë disuri, urinim të shpeshtë dhe dhimbje suprapubike.
18
Shpesh urina është makroskopisht e trubullt, me erë të keqe dhe, afërsisht te 30% e rasteve, është
hemorragjike. Në pjesën më të madhe te rasteve leukocitet dhe bakteriet mund të zbulohen nga
ekzaminimi i urinës së pacentrifuguar.
2.3.3.Pielonefriti
Është infeksion bakterior në pelvikun renal. Mund të jetë akut dhe kronik.
Pielonefriti akut mund të rezultojë nga hyrja e bakterieve gjatë shtatëzanisë dhe mund të
shkaktojë ndryshime epiteliale ose inflamacion të rëndë intersticial dhe ndryshime qelizore.
Pielonefriti kronik është i shoqëruar me anomali strukturore dhe / ose obstruksion, si rrjedhojë e
fibrozës pas inflamacionit ose deformimeve te ndryshme te veshkave. Shkaktarët e zakonshëm
të pielonefritit janë: Escheria coli, Klebsiella, Enterobakteri, Pseudomonas , Serratia,
Morganella.
2.3.4. Prostatiti
Prostatitet janë infeksione të prostatës dhe përveç shenjave shumë të theksuara që kanë (djegie
gjatë urinimit, urinime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut) kanë
edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t’u
mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë periudha të gjata
mjekimi, deri në 6 muaj.
Termi prostatit përdoret për gjendje të ndryshme inflamatore që prekin prostatën, duke përfshirë
infeksionet akute ose kronike të prostates nga bakterie specifike dhe më shpesh gjendjet në të
cilat shenjat dhe simptomat e inflamacionit të prostatës janë të pranishme, por asnjë organizëm
specifik nuk mund të zbulohet.
Zakonisht pacientët me prostatit bakterial akut mund të zbulohen lehtësisht në bazë të
simptomave dhe shenjave tipike të piurisë dhe bakteriurisë. Për të klasifikuar një pacient të
dyshuar për prostatit kronik në mënyrë sa më të saktë, mostra e porcionit të mesëm të urinës,
19
masazhimi i prostatës dhe mostra e urinës pas masazhit duhet të ekzaminohen në kultura sasiore
dhe të vlerësohen për numrin e leukociteve.
2.4.Faktorët e rrezikut
Prevalenca e ITU-ve varion nga mosha dhe gjinia. Infeksionet e traktit urinar ndodhin 50 herë
më shpesh tek gjinia femrore sesa tek gjinia mashkullore.
Jane regjistruar shumë faktorë të rrezikut për zhvillimin e infeksioneve urinare:
- ulje e imunitetit;
- abstenim nga urinimi;
- masa jo adekuate të higjienës;
- prania e rërës dhe gurit në traktin urinar;
- gjëndra e prostatës së zmadhuar (BHP);
- marrëdhënie seksuale me personat që kanë ndonjë nga sëmundjet seksualisht të
transmetueshme, klamidia (Chlamydia trachomatis) ose gonorrea (Neisseria
gonorrhoeae).
Faktorët e rrezikut specifik te gjinia femrore për ITU përfshijnë:
Anatomia e gjinisë femërore - Një grua ka uretër më të shkurtër sesa një burrë, gjë që shkurton
distancën që bakteret duhet të kalojnë për të arritur në fshikëz urinare.
Mosha - Pas menopauzës, infeksionet urinare mund të shtohen, pasi indet e vaginës, të uretrës
dhe baza e fshikëzës urinare bëhen më të holla dhe më të brishta nga humbja e estrogjeneve që i
mbajnë këto inde vitale.
Aktiviteti seksual - Gratë aktive seksuale kanë tendencë të kenë më shumë UTI sesa gratë që
nuk janë aktive seksuale. Të kesh një partner të ri seksual gjithashtu rrit rrezikun për infeksione.
Perdorimi i disa metodave profilaktike - Gratë që përdorin diafragma për kontrollin e lindjes
mund të jenë në rrezik më të madh, si dhe gratë që përdorin prodhime spermicide.
20
Anomalitë e traktit urinar - Foshnjat e lindura me anomali të traktit urinar që pengojnë
eliminimin e urinës normalisht, ose të bëjë që urina të rikthehet në uretër, kanë rrezik të rritur
nga UTI.
Gjendjet tjera te cilat kontribuojnë në rritjen e ITU
Diabeti dhe sëmundjet tjera që dëmtojnë sistemin imunitar;
Imobilizimi (qëndrimi për një kohë shumë të gjatë në shtrat – pas frakturave dhe
lëndimeve të ndryshme);
Shtatëzania;
Higjiena e ulët;
Përdorimi i zgjatur i tubave (kateterave) urinare.
2.5. ITU - të e lidhura me prezencën e katetrit urinar
Risku i infeksionit nga kateterizimi është afërsisht tre deri në pesë përqind në ditë.
Infeksioni shfaqet kur bakteret arrijnë fshikëzën urinare me një ose dy rrugë: ata ose migrojnë
nëpërmjet rrjedhjes së urinës për në lumenin e katetrit (rruga intraluminale) ose sipër
mbështjelljes mukozale që ndodhet jashtë katetrit (rruga periuretrale). Patogjenët e fituara në
komunitet mund të futen në katetrin e pacientit ose në sistemin ku grumbullohet urina, nga duart
e personelit të spitalit, nga solucionet ose shpërlarësit e kontaminuar dhe nëpërmjet
instrumenteve ose dezinfektuesve të kontaminuar. Më shpesh bakteret futen në sistemin e katetrit
në vendin ku bashkohet katetri me tubin kolektor, ose në vendin e futjes së katetrit në qeskën e
drenimit. Më pas organizmat ngjiten nga rruga intraluminale për në fshikëzën urinare brenda 24-
72h. Ndonjëherë, te pacientët e kateterizuar në më pak se dy javë, infeksionet e traktit urinar të
lidhura me katetër, mund të parandalohen nga përdorimi i një sistemi kolektor të mbyllur steril,
duke i kushtuar vëmendje teknikave aseptike gjatë futjes së katetrit. Trajtimi i infeksionit të
traktit urinar nga katetri duhet të përfshijë antibiotikët me rrugë intravenoze, të cilët mbulojnë
bakteret gram-pozitive dhe ato gram-negative.
21
Komplikimet
Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikime. Por,
nëse infeksioni lihet i patrajtuar, mund të bëhet gjendje serioze. Infeksionet urinare të patrajtuara
mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të
vazhdueshme veshkat dhe shpie deri te pamjaftueshmeria e veshkave.
Fëmijët dhe të rinjtë kanë risk më të lartë për dëmtim renal pas infeksioneve, pasi simptomat
neglizhohen apo ngatërrohen me gjendje tjera. Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë
risk të rritur për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Te gratë të cilat
kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka shumë mundësi të kenë përsëritje të
infeksioneve urinare.
Sepsis është një ndërlikim potencialisht kërcënues për jetën e pacientit gjate infeksionit,
veçanërisht nëse infeksioni shtrihet deri në traktin urinar dhe në veshka dhe nuk trajtohet në
menyrë adekuate.
2.6.Marrja e mostrës së urinës për analizë mikrobiologjike
Mostrimi i drejtë i materialit për analizë mikrobiologjike është hapi më i rëndësishëm në
diagnozën e saktë të një infeksioni. Diagnoza mikrobiologjike dhe klinike përfshinë veçimin dhe
identifikimin e mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundjen e manifestuar si ITU. Diagnoza e
saktë mikrobiologjike ndikon drejtpërdrejtë në trajtimin dhe ecurinë e sëmundjes për pacientin.
Pasi që klinicisti dhe mikrobiologu janë partnerë në përcaktimin e etiologjisë të infeksionit, është
me interes të veçantë komunikimi aktiv në mes tyre. Diagnostika mikrobiologjike përfshinë:
Marrjen e mostrës së urinës;
Transportin e mostrës së urinës;
Përpunimin e mostrës se urinës me veçimin e shkaktarit të infeksionit, identifikimin e tij
si dhe
përcaktimin e ndjeshmërisë ndaj antimikrobikëve;
Raportimin dhe interpretimin e rezultatit të ekzaminimit bakteriologjik.
22
2.6.1. Marrja e mostres te urinës
Duhet pastruar gjenitalet me ujë te rrjedhshëm dhe sapun;
Duhet të shpërlahen me gaza të lagështa;
Fillon urinimi në tualet dhe merret porcioni i mesëm në enën sterile për mostrim;
Mbushet 1/3 e enës dhe mbyllet korrekt;
Mostra, bashkë me fletën udhëzuese, dorëzohet menjëherë në laborator.
2.6.2.Transporti i mostrës së urinës
Transporti i mostrës së urinës nga momenti i mostrimit deri në laborator duhet të bëhet ne afat
kohor prej 30 minuta deri 2 orë. Nëse nga mostrimi i urinës kanë kaluar më shumë se dy orë dhe
mostrat nuk janë ruajtur në frigorifer, atëherë kërkohet përsëritja e mostrës.
2.7.Terapia medikamentoze –Trajtimi
Terapia me antibiotikë dhe me çajra urologjikë është e zakonshme, veçanërisht në çrregullimet
akute ose të papritura shëndetësore. Zakonisht, simptomat e infeksionit zhduken pas disa ditësh
nga fillimi i terapisë (në varësi të shkallës së sëmundjes), por terapia duhet të vazhdojë për një
kohë më të gjatë, deri në stabilizimin e plotë dhe terhekja e shenjave të infeksionit.
Antibiotikët janë vija e parë e trajtimit dhe mjekimit të ITU-ve.
Medikamentet më të preferuara në trajtimin e këtyre llojeve te infeksioneve janë:
Trimethoprima / sulfametoksazoli (Bactrim,të tjerët)
Nitrofurantoina (Macrodantin, Macrobid),
Ciprofloxacina (Cipro)
Ceftriaksoni
23
Levofloxacina
Cephalexina
Doxycylina.
Në shumicën e rasteve simptomat qetësohen dhe fillojnë të zbehen që në ditët e para të fillimit të
mjekimit, por ka raste kur situata është më e rëndë dhe trajtimi me antibiotikë detyrimisht duhet
të zgjasë për një ose më shumë javë.
Në veçanti, çajrat medicinale me efekte anti-inflamatore, antibakteriale dhe diuretike
rekomandohen nga mjekët dhe farmacistët dhe është një mënyrë racionale për të ruajtur dhe
përmirësuar infeksionin e traktit urinar brenda farmakoterapisë moderne. Edhe në raste të
infeksioneve akute të traktit urinar, të cilat janë pa komplikime, dhe gjendja e përgjithshme e
organizmit është mjaft e mirë, rekomandohet fitoterapia me çajra urologjike. Edhe pse fitoterapia
me vetë-mjekim është një terapi racionale, gjendja mjekësore duhet të monitorohet nga një
profesionist mjekësor, i cili mund të vlerësojë në mënyrë të saktë gjendjen e pacientit, në varësi
të simptomave specifike, si dhe historinë e tij mjekësore. Infeksionet e traktit urinar janë shumë
rezistente, shpesh herë janë persëritëse. Në shqetësimin afatgjatë të shëndetit urinar, domethënë
inflamacionit kronik, Urologët aplikojnë terapi të përshtatshme me rekomandimin e marrjes së sa
më shumë çajrave urologjikë, të cilët ndihmojnë organizimin të perballojë infeksionin me efekte
anësore më pak të dëmshme.
24
2. Qëllimi i punimit
Qëllimi i këtij punimi është që të rishikohet regjistri i pacientëve me infeksione të traktit urinar
ne Repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Kemi analizuar sëmundjet më të shpeshta të traktit urinar në Repartin e Urologjisë në Spitalin
Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Kjo mundeson informimin për parandalim dhe përkujdesje ndaj infeksioneve të traktit urinar.
3. Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi kemi marrë të dhënat për infeksionet që prekin traktin urinar në
Repartin e Urologjise.
Njëkohësisht kemi bërë kontrollin e regjistrave të pacientëve të prekur nga komplikimet e traktit
urinar dhe me infeksione urinare.
Nga këto të dhëna janë shqyrtuar pacientët që kanë marrë trajtim në pjesën e dytë të vitit 2019,
konkretisht nga muaji Korrik deri në muajin Dhjetor.
Të dhënat janë marrë në Repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
25
4. Rezultatet
Bazuar në të dhënat e marra nga libri i protokolleve i Repartit të Urologjisë në Spitalin Rajonal
“Isa Grezda” në Gjakovë kemi fituar këto rezultate.
5.1.Ndarja sipas gjinisë
Për një periudhë prej gjashtë muajve të vitit 2019 kemi pasur 277 pacientë që kanë marrë trajtim
në këtë Repart - prejtyre 185 kanë qenë të gjinisë mashkullore ose 66.78% kurse 92 të gjinisë
femërore ose 33.22%.
Tabela 1.Ndarja sipasgjinisë
Gjinia Numri Perqindja
Meshkuj 185 66.78%
Femra 92 33.22%
Gjithsej 277 100 %
26
Grafiku 1.Ndarja sipas gjinisë e pacientëve te trajtuar gjatë vitit 2019
Koment: Numri total i rasteve të të sëmurëve që kanë marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës për vitin 2019
ishte 277 pacienta. Prej tyre 185 apo 66,78% i takojnë gjinisë mashkullore, ndërsa 92 raste apo 33.22% i
takojnë gjinisë femërore .
5.2.Ndarja sipas grupmoshave
Në bazë të të dhënave nga regjistrat ndarja në grupmosha është: prej gjithsej 277 pacientëve: 48
pacientë kanë qenë 0-20 vjeq ose 17.33% , 77 pacientë kanë qenë të moshës 21-40 vjeqose
27.8%, 76 pacientë kanë qenë të moshës 41-60 vjeq ose 27.45%, 62 pacientë kanë qenë 61-80
vjeq ose 22.40% dhe 14 pacientë kanë qenë me moshë mbi 80 vjeq ose 5.02%.
Tabela 2. Ndarja sipas grupmoshave
Grupmosha Numri Përqindja
0-20 48 17.33%
21-40 77 21.40%
41-60 76 27.45%
61-80 62 22.40%
81-100 14 5.02%
66.78% 33.22%
Meshkuj 66.78% Femra 33.22%
27
Grafiku 2. Ndarja sipas grupmoshave
Komenti:Siq shihet nga tabela dhe grafikoni janë paraqitur rastet sipas moshës e të prekurve në
vitin 2019 nga infeksionet e traktit urinar; grupmoshat nga 21-40 vjeç janë më së shumti të
atakuar.
5.3.Ndarja sipas sëmundjeve
Në bazë të të dhënave të mbledhura nga libri i protokoleve në Repartin e Urologjisë në Spitalin
“Isa Grezda” në Gjakovë, numri më i madh i pacientëve që kanë marrë trajtim mjekësorë kanë
qenë nga këto sëmundje apo komplikime:
17.33% 21.40% 27.45% 22.40% 5.02%
48
77 76
62
14
0-20 vjeq 21-40 vjeq 41-60 vjeq 61-80 vjeq 81-100 vjeq
Grafiku i ndarjes sipas grumoshave
28
Tabela3.Ndarja sipas sëmundjeve
Sëmundjaapokomplikimi Numri Përqindja%
Pielonefriti 30 10.85
Epididimitis 21 7.58
Ca vesicae urinaris 25 9.02
Colicarenalis 64 23.10
Nefrolitiasis 11 3.97
Uretrolitiasis 29 10.46
Hernia inguinale 16 5.77
Cistiti 10 3.61
Hematuria 8 2.88
BPH 6 2.16
Varicocela testis 7 2.88
Retentio testis 17 6.13
Nefropatia 4 1.44
Insuficiencarenale 10 3.61
Ca I prostates 4 1.44
Uretral stenosis 3 1.1
Hydrocelae testis 5 1.80
Hidronefrosis 4 1.44
Condiloma 3 1.1
29
Grafiku3.Ndarja sipas sëmundjeve
Komenti : Sëmundjet apo komplikimet për të cilat kanë marrë trajtim pacientët në Repartin e
Urologjisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë në pjesën e dytë të vitit 2019 (periudha
Korrik- Dhjetor).
5.4.Ndarja e infeksioneve sipas gjinisë
Nga të dhënat e marra në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”në Gjakovë numri më i madh i pacientëve
të trajtuar nga infeksionet e traktit urinar kanë qenë të gjinisë mashkullore, 47 pacient ose 52.2%,
kurse numri i gjinise femrore ishte 43 ose 47.8%.
Pie
lon
efri
tet
Epid
erm
itis
Ca
vesi
ca u
rin
aris
Co
lica
ren
alis
Nef
rolit
iasi
s
Ure
tro
litia
sis
Her
nia
ingu
inal
e
Cis
titi
Hem
atu
ri
BP
H
Var
ico
cela
te
stis
Re
ten
cio
tes
tis
Nef
rop
ati
Insu
fici
en
ca r
en
ale
Ca
I pro
stat
ws
Ure
tral
ste
no
sis
Hyd
roce
le t
est
is
Hid
ron
efro
sis
Co
nd
ilom
a
30
2125
64
11
29
16
108
6 8
17
410
4 3 5 4 3
30
Tabela 4. Ndarja e infeksioneve sipas gjinisë
Gjinia Numri Perqindja %
Meshkuj 47 52.2
Femra 43 47.8
Grafiku 4. Ndarja e infeksioneve sipas gjinisë
Koment: Nga të gjitha rastet e komplikimeve me infeksione kemi 47 te gjinise mashkullore dhe
dhe 43 të gjinisë femrore.
52.20%
47.80%
45.00%
46.00%
47.00%
48.00%
49.00%
50.00%
51.00%
52.00%
53.00%
Meshkuj Femra
31
6.Përfundime
Nga të dhënat statistikore mund të vijmë deri në përfundimin se:
Në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, në gjysmën e dytë të vitit 2019, në
Repartin e Urologjisë kanë marrë trajtim 277 pacientë. Prej tyre 128 kanë qenë të gjinisë
mashkullore kurse 92 kanë qenë të gjinisë femrore.
Nga aspekti i grupmoshave me komplikime urinare grupmosha më e prekur ka qenë
mosha prej 21-40 vjeq.
Nga të gjitha rastet e komplikimeve me infeksione janë paraqitur 47 pacient te gjinisë
mashkullore dhe 43 pacient të gjinisë femrore.
Kur flasim për infeksionet e traktit urinar, shihet se infeksionet e traktit urinar më shumë
e atakojne gjinine femrore sesa gjininë mashkullore. Mirëpo, nga të dhënat tona,një
numër i madh i pacientëve kishin marrë trajtime për epididymitis (që paraqitet vetëm tek
meshkujt) gjë që rezulton se numri më i madh i të trajtuarve ishin te gjinisë mashkullore.
32
7.Rekomandimet
Ekzistojnë shumë rekomandime në mënyrë që të mbrohemi nga infeksionet urinare dhe sa me
pak të përballemi me probleme të infeksionit të sistemit urinar. Këshillat që ndihmojnë për ta
lehtësuar shërimin në rastet kur paraqiten këto infeksione janë:
Të mbahet higjiena personale - Pas urinimit ose defekimit çdo herë pastrohuni për ta ndaluar
kalimin e bakterieve nga zgavra anale në uretër. Duhet pastruar pjesën intime së paku një herë
brenda ditës dhe çdo herë para dhe pas aktit seksual.
Të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve - Sa më shumë lëngje që konsumoni, aq më tepër e
“pastroni”organizmin nga infeksionet.
Të konsumohet vitamina C – të konsumohet kjo vitaminë në formë të tabletave. Vitamina C e
rritë aciditetin e urinës dhe e zvogëlon shumimin e bakterieve.
Duhet urinuar çdo herë kur të ndjehet nevojë për urinim - Asnjëherë të mos mbahet urina.
Të mbajturit e urinës në fshikëzën urinare për një kohë më të gjatë, bakterieve u mundësohet
ambient i mirë për shumim.
Duhet urinuar para dhe menjëherë pas marrëdhënieve seksuale - Çdo herë të urinohet para
dhe pas mardhënieve seksuale që të lirohet fshikëza nga bakteriet që mund të hyjnë në uretër.
Para aktit seksual të pihet një gotë ujë.
Të përdoren vata sanitare në vend të tamponave - Tamponat e rrisin rrezikun e zhvillimit të
infeksioneve urinare, vatat higjienike të ndërrohen pas çdo vizite të tualetit.
Të pihet lëng ose çaj nga boronicat - Hulumtimet tregojnë se boronica e kuqe ndihmon në
shërimin e infeksioneve urinare, por nuk duhet të konsiderohet si medikament. Më mirë është të
33
konsumohet lëng natyral nga boronica. Kur të furnizoheni me çaj nga boronicat, çdo herë të
lexohet udhëzimi, sepse shumë prej tyre përmbajnë përqindje të vogël të boronicës.
Rekomandohet poashtu largimi i alkoolit, kofeines dhe mëlmesave - Alkooli, kafeja, lëngjet e
gazuara dhe mëlmesat mund ta përkeqësojnë gjendjen. Gjatë kohës së trajtimit të infeksioneve
urinare, është e nevojshme që këto të anashkalohen plotësisht!
8.Rezyme
Infeksionet e traktit urinar janë një nga llojet më të zakonshme të infeksioneve që hasen në
mjekësi. Infeksionet e traktit urinar janë pasojë e infeksionit me bakter te llojit: E.Coli,
Klebsiella, Proteus, Enterokoke dhe Stafilokokë.
Simptomat e UTI - ve janë:
- Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar; -
- Urinim i shpeshtë dhe me sasi të vogël;
- Ndjesia sikur nuk urinojnë dot, apo nuk e zbrazin plotësisht fshikëzën urinare;
- Gjak në urinë apo urinë e turbullt,
- Erë e rëndë në urinë ;
-Urinim gjatë natës (nikturia).
Gjatë paraqitjes së simptomave të infeksioneve urinare, menjëherë rekomandohet një vizitë
mjekësore.
Këshillat e lartëpërmendura mund të ndihmojnë në shërim, por nuk duhet të konsiderohen si
zëvendësim në tretmanin mjekësor. Infeksionet urinare janë problem serioz nëse nuk shërohen
me kohë!
34
REFERENCAT:
Prof/As.Dr. Drita Totozani, Prof/As.Dr Sofika Qamirani.“Anatomia normale e njeriut”-(pjesa e
pare).n.d.
Ideal Jaka " Mjeksi Interne- Veshkat dhe sistemi urinar" . 2015.
Jonathan Cohen, Ëilliam G.Poëderly,Seth F.Berkley, Thierry Calandra,Roger G.Finch,Scott
M.Hammer ,Steven M. Holland Timothy E.Kiehn,Dennis G.Maki,Keith P.Ë.J. Mcadam ,Steven
M.Opal,Allan R.Ronald,Claus O.Solberg,Jan Verhoef. “Sëmundjet infektive”. s.d.
Alex M.Davison, J. Steëart Cameron, Jean-Pierre Grunfeld, Claudio Ponticelli, Eberhard Ritz,
Christopher G. Ëinearls, Charles van Ypersele. “Nefrologjia Klinike” Vëllimi 1.
https://amedica.rs/urinarne-infekcije/
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/urinary-tract-infection/symptoms-
causes/syc-https://xn--
http://cdaaa.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/?term=urinary+tract+infections20353447
https://www.femina.al/trajtimi-dhe-parandalimi-i-infeksioneve-te-traktit-urinar-363/
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/urinary-tract-infection/symptoms-
causes/syc-2035347
35
Biografi e shkurtër e kandidatës - CV (Curriculum Vitae)
Informatat personale
Emri dhe mbiemri Salinda Shoshi
Datëlindja 04.10.1999
Gjinia Femër
Nr.personal 1240170376
Të dhënat kontaktuese
Nr.tel. +38349492373
Adresa Lubeniq –Pejë
E-mail [email protected]
Të dhënat e kualifkimit
Shkolla e mesme e lartë Shkolla e mesme e mjekësisë –Pejë
Universiteti Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
Nr.ID 170306037
36
Biografi e shkurtër e kandidatës - CV (Curriculum Vitae)
Informatat personale
Emri dhe Mbiemri Ardiana Kelmendi
Datëlindja 02.02.1999
Gjinia Femër
Nr.personal 1243052641
Të dhënat kontaktuese
Nr.tel. +38343902058
Adresa Kramovik- Rahovec
E-mail [email protected]
Të dhënat e kualifkimit
Shkolla e mesme e lartë Sh.m.m “Hysni Zajmi”- Gjakovë
Universiteti Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
Nr.ID 170306010
37