universiteti i gjakovËs “fehmiagani...puna e fëmijës,mjeti me anë të të cilit ai rritet dhe...
TRANSCRIPT
Gjakovë, 2017
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMIAGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT – PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: RËNDËSIA E LOJËRAVE DHE LODRAVE NËZHVILLIMIN E FËMIJËS
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr.SHEFQET MULLIQI MAJLINDA LOSHAJ
2
Ky punim diplome u mbajt me datë
para Komisionit Vlerësues në përbërje:
1.Kryetar
2. Mentor
3. Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën( )
3
PËRMBAJTJA
ABSTRAKT.……………………………………………………………..… V
HYRJE……………………………………………………………………... VI
KAPITULLI I
1.Ç’është loja….……….………………………………………………….... 8
1.2.Historiku dhe qasjet teorike të lojë së fëmijëve……………………….… 9
1.3.Karakteristikat e lojës………………………………………….…….…. 11
KAPITULLIII
2. LLOJET E LOJËRAVE………………………………………………....... 12
2.1. Lojërat eksplorative…………………………………………….….…..... 12
2.2. Lojërat funksionale………………………………………………..……. 12
2.3.Lojërat manipulative…………………….……………………….…….. 13
2.4. Lojërat imagjinative……………………………….……………….….. 13
2.5. Lojërat konstruktive…………………………………………………..… 14
KAPITULLI III
3. FUNKSIONET(QËLLIMET) E LOJËS…...…..………………..……….. 14
3.1.Zhvillimin emocional dhe social………………………………...……… 14
3.2.Zvillimi i të folurit…………………….…………………………….…… 15
3.3.Mirëqenia fizike dhe zhvillimi motorik………………………...……….. 15
3.4.Kognicioni dhe dituria e përgjithshme………………………………….. 16
4
KAPITULLI IV
NDIKIMET E LOJËS TEK FËMIJËT…..……...………….…………….… 16
4.1. Ndikimi i lojës në zhvillimin fizik……………….…………….….…… 16
4.2. Ndikimi i lojës në zhvillimin social……….………………….......….…. 17
4.3. Ndikimi i lojës në zhvillimin emocional……………….….………….… 18
4.4. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual…...…………..…………….… 18
KAPITULLIV
RËNDËSIA E LODRAVE………………..…………..………………......… 20
5.1.Rëndësia e përzgjedhjes së lodrës (cilit fëmijë –çfarë lodre)…………... 20
5.2. Lodrat sipas moshës ……………...….…………………………………. 21
5.3. Dallimet gjinore në preferencën e lodrës…………..…………...………. 22
5.4. Lodrat ideale…………..………………………………...……………..... 23
KAPITULLI VI
FËMIJËT NË GRACKËN E TEKNOLOGJISË………..……...………....… 24
6.1.Dëmet që sjellin lojërat elektronike te fëmijët………….……………….. 26
6.2.Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku i lojërave……………………………… 27
PËRFUNDIM………………………………………………...…..………..… 28
REKOMANDIME………………..…………………………………………. 30
LITERATURA……………….……………..……………………….…....…. 31
SHTOJCË………………………………………..…………………...…....… 32
5
ABSTRAKT
Ky punim është një hulumtim literature,respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe
përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët kanë studiuar lojërat,lodrat dhe
rëndësinë e tyre në zhvillimin e fëmijës.Përmes këtij punimi është provuar të paraqiten
konkluzionet e tyre dhe të nxirren përfundime konkrete rreth ndikimit që këto të fundit kanë
në zhvillimin e fëmijës.Studime të konsiderueshme empirike janë bërë mbi të mirat e lojës
,aftësive të fëmijëve për të mësuar përmes lojës.
Përgjithësishtky punim është reflektim i rëndësisë së asaj në atë që studiuesit e cilësojnë
mësimi përmes përvojave të drejtëpërdrejta.
Hulumtimet e shumta mbështesin idenë se lojërat dhe lodrat kanë rëndësi të madhe në
zhvillimin fizik,social dhe në zhvillimin kognitiv të fëmijës.Secila lojë apo secili aktivitet
përfshinë lëvizje të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës,ndikon në zhvillimin e aftësive
psikosociale të tij dhe e përfshin atë në zhvillimin e kapacitetit intelektual.
Fjalëkyçe–Fëmijët,lodrat,lojërat,zhvillimi, rëndësia.
6
HYRJE
Rëndësia e lojërave dhe lodrave krahas shkollimit dhe aspekteve tjera të zhvillimit të fëmijës
është një çështje e cila në ditët tona gjithnjë e më shumë po depërton në rrethe psikologjike
dhe edukative.
Loja shihet si një mjet shumë i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës.Loja me të vërtetë është
puna e fëmijës,mjeti me anë të të cilit ai rritet dhe zhvillohet.
Hartimi i kësaj teme është i rëndësishëm duke u nisur nga fakti që gjatë pjesës më të madhe të
kohës që fëmija është i zgjuar,veprimtaria kryesore e tij është loja.Sipas një raporti të
Asociacionit Ndërkombëtar të Edukimit të Fëmijëve,loja,një sjellje dinamike,aktive dhe
konstruktive është pjesë përbërëse e rritjes dhe e zhvillimit të
fëmijës(Isenberg&Quisenberry,2002).
Loja e pasuron personalitetin e fëmijës duke e orientuar atë në përparim.Kur flitet për
rëndësinë e lojës në zhvillimin e fëmijës,këtu mendojmë për ndikimin që ajo ka në zhvillimin
fizik e psikosocial të fëmijës.Në kohën kur foshnjat bëjnë lëvizje të ndryshme me lodrat të
cilat ua ofrojnë të rriturit,ato në këtë mënyrë e zhvillojnë procesin e koordinimit
sensomotorik.Gjatë lojrave në të cilat fëmija duhet të konstruktojë, vendoset një koordinim i
mire dorë-sy,dorë-dorë,kurse te fëmija zhvillohet sensi për precizitet dhe
rregull.Prandaj,lëvizjet të cilat fëmijët i bëjnë përderisa luajnë,ndikojnë në zhvillimin e
aftësive fizike tek ata.(Osmani,2003)
Lojërat dhe lodrat përdoren me sukses edhe si mjete për njohjen e fëmijëve.Këta të fundit
gjatë lojës i shprehin marrëdhëniet dhe qëndrimet e tyre ndaj prindërve,vëllëzërve,motrave
dhe ndaj shokëve e shoqeve të tyre.Kjo ngjanë sidomos në ato lojëra në të cilat fëmijët
imitojnë situate të ndryshme nga jeta e tyre familjare dhe shkollore.Fëmija me anën e lodrave
(për shembull me anë të kukullave)i manifeston edhe qëndrimet e veta ndaj anëtarëve të
familjes.Secili anëtar i familjes paraqitet me nga një kukull.T’a zëmë një kukull paraqet
nënën,tjetra babanë,tjetra villain ose motrën,varësisht prej asaj se çfarë tregon fëmija ndaj
kukullës,mund të përfundohet për qëndrimetemocional ndaj tij apo ndaj saj.
Loja gjithashtu u jep mundësi të rriturve,që të kuptojnë se si fëmijët mendojnë,para se ata të
jenë në gjendje që këto mendime t’i shprehin me fjalë. (Juniku,1994).
7
Kështu,fëmijët mundohen që nëpërmjet lojës t’i shprehin qëndrimet e
tyre,ndjenjat,dëshirat,ëndërrat…Përderisa luajnë,fëmijët mendojnë,fantazojnë,apo me fjalë
tjera zhvillohen në aspektin mendor.Nga kjo shohim rëndësinë që ka loja në zhvillimin fizik
dhe psikosocial të fëmijës.
Sipas Asocacionit Ndërkombëtar të Edukimit të Fëmijëve,loja është një sjellje e fuqishme
natyrore që kontribuon në të mësuarit dhe në të zhvilluarit e fëmijëve,dhe si të tillë,asnjë
program i udhëzimeve për të rritur nuk mund t’a zëvendësojë pë vëzhgimet e vetë fëmijëve
,aktivitetet dhe diturinë e drejtëpërdrejtë të tyre .
Loja është pjesë përbërëse e mjedisit akademik.Ajo në kuadër të shërbimeve të shkollës
,siguron një zhvillim social,emocionaldhe kognitiv të femijës.Është vërtetuar se loja
ndihmon fëmijët që të përshtaten në me shërbimet e shkollës ,madje të rrisë të mësuarit e
sjelljeve dhe shkathtësive të zgjidhjes së problemeve.(Ginsburg,2007)
Nga ajo që u potencua në hyrje shohim ndërkaq se lojërat dhe lodrat zënë një vend të
rëndësishëm sa i përket zhvillimit të mëtutjeshëm të fëmijës,pasiqë një pjesë të madhe të jetës
fëmijët e kalojnë duke luajtur.Aktivitetet e tyre në këtë drejtim janë nga më të
ndryshmet.Fëmijët më së shpeshti i imitojnë të rriturit,prindërit,por imitojnë dhe atë që
shohin në televizion.Nëpërmjet lojës fëmija i plotëson nevojat dhe dëshirat imagjinare të
tij.Ai pëderisa luan i plotëson dëshirat e tij të ndaluara duke i shprehur ato në një formë të
pranueshme.Ndoshta,mbi të gjitha loja është një gëzim i thjeshtë që përbënë pjesën më të
bukur të fëmijërisë(Osmani,2007)
8
KAPITULLI I
Në këtë kapitull trajtohet në tërësi se çka është loja, pra aktivitetin vetë iniciues të
fëmijëve më konkretisht, historikun e saj duke shpjuguar qasjet teorike të saj, si dhe
karakteristikat që e dallojnë atë.
Çështë loja?
Loja paraqet formën më të zakonshme të ndërveprimit mes fëmijëve.Asnjë definicion për
lojën nuk mund të përfshijë të gjitha pikëpamjet ,përvojat,përceptimet dhe pritjet që janë të
lidhura me të. Megjithatë,duket që ekziston një pajtueshmëri në mesin e teoricienëve që vijnë
nga një sërë fushash të ndryshme diciplinore për lojën dhe kontributin e saj të
pazëvendësueshëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve.
Loja është një mënyrë me anë të së cilës fëmija krijon lidhje me botën e jashtme.Ajo
promovon mirëqenien e tyre dhe kontribuon në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre.Pra, loja
paraqet një aktivitet vetë iniciues i cii nxitet prej motiveve të brendshme dhe që ka për qëllim
argëtimin dhe kënaqësinë.
Brenda definicioneve për lojën përmenden këto karakteristika:efekti pozitiv,angazhim
aktiv,motivim i brendshëm,liria nga rregullat e jashtme.Efekti pozitiv i referohet knaqësisë
dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës i cili shprehet perms qeshjes,të kënduarit dhe shprehjes së
gëzimit gjatë lojës.Kënaqësia gjatë lojës që përjeton fëmija ndërlidhet edhe me angazhimin
aktiv të tij,involvimin e thellë të fëmijëve në lojë si dhe përqendrimin e plotë.Loja në mënyrë
të plotë tërheq interesimin e fëmijëvenëpërmjet lojës.Faktorë të ndryshëm mund t’a
motivojnë fëmijën për të luajtur:për të fituar një perspektivë të re familjare,për të fituar
zotërim ndaj objekteve të reja,nevoja për të punuar me ndjenjat.Liria gjatë lojës nga rregullat
e jashtme nuk nënkupton mungesën absolute të këtyre rregullave.Fëmijët gjatë lojës vendosin
rregulla ,udhëheqin role,vendosin rregullat e kyçjes në lojë(Fein 1981).
Sipas autores Victoria Dimidian loja është definuar si një aktivitet të cilin fëmijët e realizojnë
përpara se të përgaditen për punën e vërtetë.
Rreth asaj se ç’është loja,Dearden tregon se ende nuk i kemi përcaktuar karakteristikat e
saj.Në kopshte dhe shkolla,loja mund të jetë vrapim rreth shkollës,lojë me lodrat mbi
9
tavolinë,imitim i babait dhe nënës etj.Pra, shihet se ekziston një llojllojshmëri e madhe në
relacion me lojërat që fëmijët i kanë në dispozicion.(Musai,1999).
Një përpjekje më e sofistikuar për të kategorizuar sjelljet në lojë është bërë nga
Meadows,loja sipas tij u vlerësua së bashku me sjellje të tjera mbi përmasa të tilla
si:pjesëmarrja shoqërore,shkalla e përfshirjes së fëmijëve,numri i veprimit, temat ose aftësitë
e përfshira,shkalla e përdorimit të materialeve dhe qëllimeve të dukshme të fëmijës poashtu
dhe aktivitetet e fëmijës.(Musai 1999).
Janë bërë edhe përpjekje për të përcaktuar edhe tipat e sjelljes në lojë.Për shembull
Piazheja bënte dallimin ndërmjet lojës praktike dhe simbolike.Loja praktike sipas tij përfshin
përsëritjen e veprimeve deri sa ato të përvetësohen plotësisht,ndërsa loja simbolike përfshin
përdorimin e simboleve dhe lojërave me rregulla.Fëmijët 18 muajsh mund të përdorin një
krehër të vërtetë për të bërë sikur krihen ,3-4 vjeçarët mund të përdorin gishtat si
krehër,ndërsa 6-8 vjeçarët do t’a përdorin ndoshta një krehër imagjinarë për të kryer
veprimin.(Musai,1999).
Historiku dhe qasjet teorike të lojës së fëmijëve
Që nga koha e filozofëve klasik grekë,loja është kosideruar si mënyra më karakteristike e
sjelljes së fëmijëve të vegjël,një shprehje natyrore e shpirtit të fëmijës si dhe një tipar kryesor
i definimit të fëmijërisë(Fromberg,2006).
Aristoteli1 qysh në atë kohë vë në dukje se fëmijët pa qenë të vetëdijshëm nëpërmjet lojës
imitojnë role të ndryshme.Sipas Aristotelit imitimi paraqet paraqet një proces të
transformimit të së vërtetës apo realitetit dhe është konsideruar si një mundësi e të mësuarit
nëpërmjet përvojës.Qysh në atë kohë vendosën bazat e lojës së pretenduar dhe rëndësisë së
saj.Filozofët e njohur të kohës së Renesancës e vlerësojnë lojën si një aktivitet mental i cili e
mundëson të mësuarit tek fëmija.Sipas Kantit fëmijët duhet të mësojnë si të jenë në lojë.
1http://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20I.doc
10
Një filozof tjetër i njohur thekson se loja paraqet nivelin më të lartë të zhvillimit të
fëmijëve,ajo është aktiviteti më i natyrshëm i tyre.Jeta e mëvonshme e individit i ka rrënjët në
lojën e tij gjatë fëmijërisë së hershme.(Froebel,1887).
Maria Montesori është gruaja e parë e cila ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e
hershëm të fëmijëve.Sikurse Froebel edhe Montesori ka pare rëndësinë e aktivitetit të vetë
iniciuar nga fëmijët nën mbikqyrjen e një të rrituri.Poashtu ka vënë theksin më tepër në
rëndësinë e të mësuarit për jetën reale .
Në shekullin e XX loja dhe rëndësia e saj në zhvillimin e fëmijëve u studiua nga qasjet
moderne psikologjike si:biheviorizmi,psikanaliza, konstruktivizmi dhe teoria kognitive.
Biheiviorizmi mbron idenë se loja shërben si një përvojë e të mësuarit që mundëson
kultivimin e sjelljeve të pranueshme shoqërore.
Qasjaekonstruktivizmit është ngushtë e lidhur me punën e Piazhesë dhe Vigotskit.Të dy këta
teoricienë vënë në dukje se loja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin kognitiv,social dhe
emocional të fëmijës.Sipas tyre fëmija përshkruhet si një qenie aktive i cili mëson dhe
zhvillohet përmes ndërveprimit me ambientin dhe personat e tjerë të rritur.Në këtë kontekst
loja paraqet kontekstin esencial të të mësuarit dhe zhvillimit.
Teoriapsikanalitike lojën e fëmijëve e cilëson si mediumin më të përshtatshëm me anën e së
cilës fëmijët arrijinë të shprehin ndjenjat dhe boten e brendshme të tyre.Fëmijët mësojnë se si
të menxhojnë emocionet e tyre nëpërmjet lojës.Sigmund Frojd thekson se loja ka karakter
tarapeutik e cila iu mundëson fëmijëve të shprehin ndjenjat e padëshirueshme në një mënyrë
më të pranueshme.2
2Po aty.http://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20I.doc
11
Karakteristikat e lojës
Loja përmban karakteristikat e një pune(fizike-psikike).Në përgjithësi,lojërat e karakterit
intelektual janë të shoqëruara me efekte dhe rezultate,karakteristikë kjo e çdo
pune.Ndryshimi ndërmjet lojës dhe punës së njëmend qëndron në atë që “rrjedha e lojës” nuk
vështrohet si “e mirë materiale”.Loja bëhet për t’u dëfryer dhe zbavitur,për të bërë qejf dhe
për t’u çlodhur,për t’u frymëzuar dhe qetësuar.Çdo lojë ka fillim dhe mbarim.
Karakteristikat e lojës janë:
Loja është aktivitet i vetvetishëm(spontan)dhe i lirshëm;
Qëllimi i çdo loje është më i vlefshëm se rezultati i saj;
“Kurora” e lojës dhe rrjedha e saj përmbajnë disa të panjohura;
Loja është e përmbledhur,mund të fillojë dhe mbarojë në çastin e njëjtë;
Rregullat e lojës dhe marrëveshjet e ndërsjella pranohen;
Në raport me botën e njëmendtë loja fëmijërore është e “rrejshme”.
12
KAPITULLI II
Gjatë këtij kapitulli përshkruhen llojet e lojërave si dhe ipen sqarimet përkatëse për secilën
me radhë, në pika të shkurtra duke përmbledhur ato më kryesoret.
Llojet e lojërave
Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e
aftësive të të mësuarit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të fëmijëve.Qëllimi I të gjitha llojeve
të lojërave është t’i jap aftësi që do t’i ndihmojnë në jetë,kështu që në arsenalin e fëmijës
duhet t’i zhvillojmë të gjitha llojet e lojërave.
Lojërateksplorative/shqisore-fëmijët mjaftë të vegjël arrijnë tëeksplorojnë ambientin dhe
objektet e ndryshme perms prekjes ,duke i futur në gojë,duke i goditur apo shtrënguar.Kur
fëmijët rriten,material si plastelina,ngyrat shërbejnë si përvoja të lëndës shqisore.Në
përgjithësi kjo lojë mundëson për fëmijët përdorimin e shkathtësive fizike dhe shqisore në të
mësuarin e materialeve të lodrave të tyre,si duken ato dhe për qfarë mund të shërbejnë.
Lojëratfunksionale-ndryshe njihen edhe si lojëra praktike,janë një ndër lojërat më të
zakonshme për foshnajt dhe fëmijët e vegjël.Veprimet gjatë kësaj loje janë të karakterit
përsëritës dhe kontribuojnë në arritjen e vetbesimit dhe aftësive fizike.
Lojëratfizike- i referohen aktiviteteve që përfshijnë të gjitha llojet e lëvizjeve fizike.Gjatë
këtyre lojërave përvetësohen një sërë shkathtësish motorike.Te vogëlushët të cilët merren me
lojëra fizike zhvillohen aftësitë psiko-sociale dhe psiko-fizike. Fëmijët e tillë lidhin më tepër
miqësi, mësojnë se sa e rëndësishme është ekipore.
Prandaj, është shumë me rëndësi që fëmijët, që kur fillojnë të ecin, t’i nxisni që të luajnë, të
merren me aktivitete fizike, me aktivitete të llojllojshme fizike.Për më tepër ato duhet të
bëhen shprehi për fëmijët.
Lojëratmanipulative-përmes lojës manipulative fëmijët kontrollojnë forcën në gishtërinjtë
dhe duart e tyre,dhe iu ndihmon të zhvillojnë aftësitë precise motorike sidomos duke përdorur
kontrollin gjatë manipulimit të objekteve.
13
Lojëratkonstruktive- ka të bëjë me shfrytëzimin e materialeve nga ana e fëmijës për të krijuar
diçka.Kjo ndihmon në zhvillimin e të menduarit kreativ dhe aftësive të zhvillimit.Shembull
mund të jetë përdorimi i kutive nga fëmija për të krijuar një kështjellë.Kjo lojë iu mundëson
fëmijëve që të eksplorojnë objektet dhe të zbulojnë se çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo.
Lojëratimagjinative-i referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatik.Fëmijët e përdorin
imagjinatën e tyre në pretendimin e roleve,objekteve dhe situatave.Me rritjen e fëmijëve dhe
krahas zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat imagjinative bëhen edhe më komplekse.Ata
pëdorin dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë ata sajojnë tregime dhe skenarë të
ndryshëm.Zhvillimi i të menduarit e rritë aftësinë për të imagjinuar.
KAPITULLI III
14
Në këtë kapitull sqarohen funksionet e lojës, duke përfshirë të gjitha ato që loja mundëson:
zhvillimin emocional dhe social, zhvillimin e të folurit si dhe zhvillimin motorik.
Funksionet (qëllimet e lojës)
Loja në vitet e hershme të fëmijërisë ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin tërësor të
tyre.Aftësia për të luajtur paraqet një prej detyrave kryesore të zhvillimit në vitet e hershme të
fëmijërisë.
Studimet e shumta kanë arritur në përfundim se loja mundëson për fëmijën:
T’a kuptojë botën që e rrethon;
Shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij;
Zgjeron të kuptuarit social dhe kulturor;
Aftësohet që të zgjidh problemet reale;
Zhvillon vetë-kontrollin;
Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore;
Ndihmon zhvillimin e trurit dhe sistemit motorik;
Praktikon të menduarit fleksibel dhe divergjent;
Zhvillimin e përgjithshëm psiko-fizik.
(Bredekamp,1987;Bredekamp&Rosegrant,1992;Pellegrini&Smith,1993).
Teoritë mbi funksionimin e lojës shtrihen nga pikëpamja se loja është përgaditja për jetën e
deri tek teoria e Frojdit se loja siguron një mundësi që fëmijët t’u përshtaten dhe të arrijnë
deshirat e tyre.Kur flitet për qëllimet apo funksionet e lojës, në literaturë shpesh gjejmë
ndikimet e saj në zhvillimin fizik,ndikimet e saj në zhvillimin social e shëndetin mendor dhe
ndikimet në zhvillimin kognitiv.Loja është esenciale për zhvillimin e fëmijës sepse ajo
kontribuon në mirëqenien kognitive,fizike,sociale dhe emocionale të fëmijës dhe të
rinjëve.Loja gjithashtu ofron një mundësi ideale për prindërit,që të merren plotësishtë me
fëmijët e tyre.(Musai,1999).
Meuwly dhe Heininger (2007),i ndajnë nevojat themelore të mirëqenies psikosociale në
tri dimensione specifike:në fushën psikologjike,në të cilën përfshihen nevojat
individuale(zhvillimi individual,zhvillimi i identitetit dhe njohja personale);në fushën
15
sociologjike ,nevojat sociale(anëtarësimi apo pjesmarrja në grupe dhe njohja sociale);dhe në
fushën spiritual (shpirtërore),në të cilën përfshihen nevojat ekzistenciale (besimi dhe
domethënia,kuptimi i jetës).Lojërat dhe lodrat tentojnë të përmbushin këto nevoja të
mirëqenies psikosociale.Fëmijët nga lindja e deri në moshën 8 vjeçare mësojnë shumë
shpejt,duke përdorur të gjitha aftësitë e tyre të perceptimit dhe tërë trupin e tyre për të
pranuar,kuptuar ndodhitë dhe eksperiencat rreth tyre.Gjatë kësaj periudhe të jetës së tyre,ata
mësojnë përmes lojës dhe eksplorimit,përgjatë pesë dimensioneve kyçe të zhvillimit.Këto
dimensione përfshijnë:
Zhvillimin emocional dhe social: Aftësia për të formuar dhe mbajtur lidhjet sociale,i jep
kuptim eksperiencës së të mësuarit.Interaksionet e hapura japin një ndjenjë të mirëqenies që
iu mundëson fëmijëve të formojnë atashim(lidhje)me të tjerët dhe të jenë pjesë positive e
aktiviteteve edukative.
Zhvillimiitëfolurit: Gjuha iu mundëson fëmijëve të marrin pjesë me anën kognitive dhe atë
emocionale të programit edukativ.Eksperienca me gjuhën e shkruar dhe të folur ,u jep
fëmijëve aftësitë e domosdoshme për të bashkëpunuar apo bashkëvepruar me të tjerët,dhe për
të prezentuar mendimet,ndjenjat dhe eksperiencat e tyre.
Mirëqenia fizike dhe zhvillimi motorik: Shëndeti i një fëmije është i lidhur me vëmendjen
dhe performancën gjatë aktiviteteve edukative.Fëmijët e shëndetshëm janë në gjendje të
përqendrohen dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në eksperiencat kyçe të aktivitetit të të mësuarit.
Kognicioni dhe dituria e përgjithshme: Fëmijët kanë nevojë për mundësi interaksioni me
njerëz dhe objekte në ambient,dhe për të mësuar nga ajo që i rrethon.Eksperiencat me
bashkëmoshatarë dhe të rritur i lejojnë fëmijët të konstruktojnë modele të dijës,të kuptojnë
lidhjet në mes të objekteve dhe ngjarjeve,dhe të mësojnë rrugë për të zgjedhur problemet.
Qasjet ndaj të mësuarit: Fëmijët mund të jenë nxënës të suksesshëm në disa
mënyra.Duke kuptuar predispozitat dhe llojet e të mësuarit që influencojnë reagimin e një
fëmije ndaj mundësive për të mësuar, të rriturit mund të inkurajojnë dhe rrisin pjesëmarrjen.
KAPITULLI IV
Në kapitullin e radhës analizohen ndikimet e lojës tek fëmijët, në mënyrë të zgjeruar duke
cekur ndikimet më të rëndësishme siç është ndikimi i lojës në zhvillimin fizik, në zhvillimin
16
social, pastaj në zhvillimin intelektual për të vazhduar me ndikimin e saj në zhvillimin
emocional.Secila nga këto paraqet rolin e madhë që ka loja në zhvillimin psiko-fizik të
fëmijës.
Ndikimet e lojës tek fëmijët
Loja i nevojitet fëmijës që t’a zhvilloj trupin,intelektin dhe veçantitë e tij,ashtu si ushqimi,ajri
i freskët,uji,shtëpia,ushtrimet dhe pushimi.Përzgjedhja e lodrave të përshtatshme,ambientit
për lojë dhe shokëve të lojës ka rëndësi primare për fëmijën.Loja paraqet një formë të
bashkimit të efektit fizik dhe mendor në mënyrë që në fund të arrihet kënaqësia emocionale.
Lodrat duhet të jenë të përshtatura me moshën dhe zhvillimin e fëmijës.Nuk duhet të ketë pak
lodra por as tepër,sepse fëmija mund të hutohet.Ambienti për lojë nevojitet për aktivitete të
lira,çdo fëmijë duhet t’a ketë territorin e vetë të sigurt.Koha e lojës duhet të jetë e
arsyeshme,më parë e planifikuar,loja nuk duhet të jetë tepër e shkurtër për të mos shkaktuar
frustrimin e fëmijës,por as tepër e gjatë në mënyrë që të mos mërzitet.
Ndikimi i lojës në zhvillimin fizik-loja ka ndikim mjaftë të madhë për sa i përket
zhvillimit fizik.Manipulimet e para të cilat i bëjnë foshnjat,paraqesin ushtrimet kryesore
nëpërmjet të cilave,hap pas hapi zhvillohet procesi i koordinimit sensomotorik.Fëmijët teksa
vrapojnë,kacavirren,godasin topin dhe e ndjekin nga pas atë tregojnë se zbatojnë disa aftësi
motorike shumë të rëndësishme.E ndërsa luajnë e praktikojnë çdo ditë e më shumë,ata
ndihmojnë zhvillimin e sistemit psiko-motorik.
Kur flasim për rolin e lojës në zhvillimin fizik mendojmë lidhjen midis dëshirës tek fëmijët
për të praktikuar veprime fizike me qëlim zbavitjeje,si vrapimi,kacavarja,goditja e topit
etj.Secili aktivitet përfshin lëvizje që zhvillon aftësitë fizike të
fëmijës:fleksibiliteti,fuqia,rezistenca,shpejtësia,reagimi,ritmi,balancimi…(Osmani,2003).
Loja siguron një mundësi të shkëlqyer për të provuar kombinime sjelljeje të cilat nën presion
nuk do t’mund të promovoheshin asnjëherë! (Bruner,1972).
Ndikimi i lojës në zhvillimin social-Zhvillimi social i referohet zhvillimit të aftësive sociale
dhe pjekurisë emocionale të cilat janë të nevojshme përtë krijuar marrëdhënie me të
tjerët.Deri para disa dekadave është menduar se fëmija në ditët e para të lindjes nuk shfaqë
interesim për njerëzit përreth dhe objekteve.Sidoqoftë studimet e kohëve të fundit kanë
17
hedhur dritë mbi faktet se qysh në ditët e para të jetës foshnjat janë të afta të reagojnë ndaj
zërave.(Osmani,2003).
Loja paraqet formën më të zakonshme të ndërveprimit mes fëmijëve.Ajo paraqet një kontekst
vital për zhvillimin social të fëmijëve.Shumica e aftësive sociale zhvillohen tek fëmijët
nëpërmjet lojës.Loja mundëson përvetësimin e normave sociale dhe morale të cilat fëmija i
vëzhgon në familje,shkollë dhe komunitet.Disa prej aftësive sociale të cilat zhvillohen gjatë
lojës janë:aftësia për të punuar drejtë një qëllimi të caktuar,inicimi apo mbajtja e bisedës dhe
bashkëpunimi,ndarja dhe bashkëpunimi me moshatarët.Gjatë viteve parashkollore fëmijët e
zhvillojnë sensin e pavarësisë dhe kapacitetit për bashkëpunim.Ata arrijnë t’a përdorin gjuhën
më mirë,të shikojnë nga perspektiva e të tjerëve dhe bëhen më të aftë për të ndërvepruar me
të tjerët.Vetëm nëpërmjet lojës bashkëpunuese në grup fëmijët arrijnë të lënë anash nevojat e
tyre për hir të grupit.
Kur fëmijët angazhohen në lojërat dramatike dhe në situate imagjinare bëjnë sikur ata
arrijnë të demonstrojnë situate të ndryshme sociale të cilat kërkojnë edhe paraqitjen e
sjelljeve të caktuara sociale nga ana e tyre.Gjatë kësaj loje ata mësojnë të bashkëveprojnë dhe
provojnë mënyra të ndryshme të zgjidhjes së konflikteve.Kur fëmijët zgjedhin problemet në
botën e tyre të pretenduar ata janë duke zhvilluar perspektivën dhe aftësitë sociale të cilat do
t’i përdorin në jetën e tyre më tej.Lojërat në grup mundësojnë që fëmijët të zhvillojnë aftësitë
e tyre sociale.Zakonisht lojërat në grup zhvillohen në bazë të rregullave,disa prej këtyre
rregullave mund të jenë:marrja e radhës,bashkëpunimi,kompromisi,respektimi i mendimit të
të tjerëve,ndarja e përvojave dhe mendimeve të cilat ndihmojnë që fëmijët të zhvillojnë
kapacitetet për të shikuar nga perspektiva e tjetrit.
Të gjitha këto ndihmojnë në zhvillimin e kompetencës sociale dhe aftësive të tjera pro-
sociale.
Ndikimi i lojës në zhvillimin emocional-Nëpërmjet lojës fëmija ushtron dhe mprehë
perceptimin,zhvillon fantazinë,mendimin,memorien por paraqet edhe emocionin e tij.Në lojë
fëmijët paraqesin më së tepërmi gëzimin,kënaqësinë,lumturinë por rrallë edhe
hidhërimin.Loja ndihmon fëmijët si ventil emocional në zbrazjen si të energjisë ashtu dhe
ndjenjave.(Osmani,1999).
Loja e cila lejon interaksion mes moshatarëve,është komponentë e rëndësishme për të
mësuarit social-emocional.Fëmijët kanë dëshmuar se dinë të shkaktojnë kënaqësi apo
18
dhimbje me veprimet e tyre,që përfshijnë reagime të dhimbshme fizike ose ngushëllimin e
prindërve kur bëjnë sikur janë të mërzitur.(Musai,1999).
Loja është një lehtësim emocional për të vegjëlit.Nëpërmjet saj,fëmija si në asnjë mënyrë
tjetër,mund t’i shprehë brengat dhe frikësimet e ndryshme nga të cilat vuan.Ajo i’u
mundëson fëmijëve të mposhtin frikën e tyre,përderisa ata praktikojnë role që i imitojnë të
rriturit,ndonjëherë bashkë me fëmijët e tjerë ose me kujdestarët e tyre.(Murtezani,2006).
Në çastin kur fëmija luan,provon ndjenja shumë të vërteta,reale,preokupohet vetëm me
lojën dhe nuk do aspak që dikush t’ia ndërpresë atë.Përmes lojës dhe me anë të saj,fëmija
shpreh ndjenjat ashtu si janë në vetvete,pa trillime dhe gënjeshtra.Hulumtimet po ashtu
tregojnë se burim i veçantë për mësimin e raporteve sociale janë raportet në mes të rriturve,të
cilat fëmijët i shohin në rrethin shoqëror.Posaçërisht lojërat simbolike ose lojërat
imitative,tregohen si formë e veçantë e mësimit social tek fëmijët,sepse ndërmjet tyre ata
hyjnë në botën e veprimtarive të të rriturve dhe në raportet e tyre të
ndërsjella.(Osmani,,2003).
Në përmbajtjen e tyre lojërat e tregojnë kuptimin dhe raportin e fëmijës ndaj rrethit të
tij.Fëmija gjatë lojës e bënë rikonstruimin e saj që bëjnë të mëdhenjtë rreth tij,mundohet t’i
kuptojë raportet e tyre.Kurse ajo që fëmijën e bënë të luaj është dëshira që edhe ai të ketë
ndikim si të mëdhenjtë,pra të ndihet i madhë.(Osmani,2003).
Secili aktivitet ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale që rezulton në menaxhim më të
mire të emocioneve dhe lidhjeve sociale,dhe si rezultat në kooperim më të mire përmes
fëmijëve.Këto shprehi të fituara përmes aktiviteteve të ndryshme janë:
vetëbesimi,entuziazmi,kreativiteti,përgjegjësia,sinqeriteti,vendosshmëria,besimi tek të
tjerëtrespekti,komunikimi…(Meuwly & Heiniger,2007).
Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual-Të dhënat theksojnë një marrëdhënie të fortë midis
lojës dhe zhvillimit kognitiv.Studimet dëshmojnë një marrëdhënie midis lojës dhe mësimit
(Kumar & Harizuka,1998;Lieberman,1977).Ata i identifikojnë përparimet në vëmendje dhe
aftësitë për planifikim.Secila lojë dhe secili aktivitet e përfshinë fëmijën në zhvillimin e
kapacitetit të tij intelektual, ku përfshihet aftësia për t’u
koncentruar,vëzhguar,parashikuar,menduar,për të marrë vendime etj.
19
Më i rëndësishëm është fakti se fëmija gjatë lojës duhet të mendoj,të fantazoj,të bëj
kombinime të reja me elementet që i merr në realitet.Loja atij i mundëson të formoj procese
më të larta psikike.Për deri sa fëmija luan,ajo lojë është mbi moshën e tij reale(Osmani,2003).
Loja iu mundëson fëmijëve që të përdorin kreativitetin e tyre përderisa zhvillojnë
imagjinatën, shkathtësitë dhe fuqitë kognitive,fizike dhe emocioale.Ajo është e rëndësishme
për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.Loja është ajo që mundëson angazhimin dhe
interaksionin me botën përreth fëmijëve në moshën e hershme (Ginsburg,2007).
Mësuesit gjithmonë e kanë vlerësuar shumë aftësinë e fëmijëve për të mësuar përmes
lojës.Pjesërisht ky është reflektim i rëndësisë së asaj që ata e cilësojnë mësim përmes
“përvojave të drejtëpërdrejta”.Loja shihet si një komponent thelbësorë i zhvillimit normal të
fëmijës.Ajo është puna e fëmijës,mjeti me anë të të cilit rritet e zhvillohet.
KAPITULLI V
Në këtë kapitull shpjegohet rëndësia e lodrave, rëndësia e përzgjedhjes së tyre duke pasur
parasysh fëmijën dhe moshën e tij, pastaj shpjegohet dhe preferenca e lodrave në bazë të
20
gjinisë së fëmijës.Tjetër çështje që ceket në këtë kapitull janë edhe lodrat ideale dhe
edukative.
Rëndësia e përzgjedhjes së lodrës (cilit fëmijë-çfarë lodre)
Një aspekt tjetër me rëndësi është edhe përzgjedhja e lodrave,ekzistojnë lloje të ndryshme të
lodrave të cilat në të shumtën e rasteve janë të dobishme mirpo ekzistojnë dhe lodra që mund
të paraqesin rrezik për fëmijët.Pra, ekzistojnë lodra edukative,lodra që nxisin imagjinatën,që
nxisin shkathtësitë fizik,mirpo ka edhe lodra që ndikojnë negativisht.
Duke u nisur nga ky fakt e shohim rëndësinë e përzgjedhjes së lodrave.
Nga lodratqënxisinshkathtësinëfizike të fëmijës,më të shpeshta janë ato të cilat përdorën në
ajër të pastër, dhe të cilat gjithashtu shënojnë përparim të dukshëm dhe popullaritet të
madh.Disa prej tyre janë lojërat me çark,lojërat me top…etj.Poashtu shumë të popullarizuara
janë biçikletat dhe rollerat poashtu dhe “skateboard”.
Sai përket zhvillimit të aftësive fizike,lojërat jashtë shtëpisë janë dukshëm më të mira se ato
brenda shtëpisë.Ambienti i jashtëm lejon zhurmë,lëvizje dhe liri më të madhe në krahasim me
ambientin e mbyllur.Loja jashtë shtëpisë iu lejon fëmijëve mundësinë që t’a rrisin aktivitetin
fizik dhe në këtë mënyrë të zhvillojnë fuqinë fizike.(Isenberg & Quisenberry,2002).
Lodrat sipas moshës
Ka një rëndësi tejet të madhe,dhe kjo çështje paraqet interesin e shumë pedagogëve dhe
psikologëve.Për fëmijët më të vegjël se një vjeçar,zakonisht janë ato lodrat të cilat mund të
varen mbi dhe përreth fëmijës dhe të cilat zakonisht janë të dekoruara.Nga ato lodra që i
jepen fëmijës të t’i mbajë në dorë që me to të argëtohet janë të njohura “biberoni për
dhëmbët”kur fëmijës fillojnë t’i dalin dhëmbët,pastaj lodrat për ecjn e fëmijës,figurat e vogla
në formë të kafshëve.(Isenberg & Quisenberry,2002).
Fëmijët mbi një vjeç të cilët fillojnë të flasin,kanë nevojë për hapësirë dhe për ndryshimin e
rrethit.Për këta fëmijë është shumë me rëndësi që me prodhimin e parë gjuhësor të shohin
edhe figura.Njësoj janë të mira lodrat për rregullim dhe prej mëndafshi,përmes të cilave
fëmija i manifeston instinktet e studimit dhe të kontrollit të rrethit.Për fëmijët e kësaj moshe
21
është e përshtatshme të luajnë lojëra të cilat përfshijnë lëvizje të thjeshta motorike,si
renditja,rrotullimi i një lodre etj(Murtezani,2006).
Për fëmijët 3 vjeçar janë të përshtatshme të ashtuquajturat lodra imituese,siç janë
kukullat,kuzhinat dhe enët e kuzhinës,shtëpizat,punëtoritë,etj,sepse këto të fundit i ofrohen
fëmijës si refleksion i botës së të rriturve(Osmani,2002).
Për fëmijët e gjinisë mashkullore të moshës 5-8 vjeçare lodrat më të preferuara janë
automobilat dhe motoçikletat,për vogëlushet janë kukullat,kurse për fëmijët e të dy gjinive
janë lloje të ndryshme të lodrave si kube dhe lodra shoqërore.Për këtë moshë shpesh blihen
edhe marioneta,shumë të mira janë marionetat që prezantojnë anëtarët e familjes si
mamin,babin,vëllëzërit dhe motrat,gjyshërit (Osmani,2002).
Për fëmijët e moshës 8 vjeç e më shumë,dallimi në gjini bëhet gjithnjë e më evident dhe kjo
reflektohet dhe në interesin që i kushtohet lodrave dhe zgjedhjes së tyre gjatë
blerjes.Vogëlushet e rritura shprehin interesim më së tepërmi ndaj kukullës,siç është për
shembull shumë e popullarizuar “Barbi” (Osmani,2002).
Te fëmijët e moshës mbi 11 vjeç dominojnë lojërat me top,pastaj nga lodra edukative në
atë moshë më atraktive janë video-lodrat(Osmani,2002).
Dallimet gjinore në preferencën e lodrës
Dallimet gjinore në preferencën e lodrave paraqet një tjetër aspekt me rëndësi.Për shembull
në lojë me role,vajzat zakonisht i imitojnë nënat e tyre,gjyshet ndërsa djemtë mundohen më
22
shumë t’i imitojnë figurat nga televizioni,personazhet që kanë karakter luftarak,më agresiv si
p.sh. kaubojtë,luftëtarët.
Duhet t’u kushtohet rëndësi edhe të dhënave për rolet e preferuara të lojës nga ana e djemve
dhe vajzave të moshës 5-7 vjeçare.Në një hulumtim të bërë mbi procesin e zhvillimit të
konceptit gjinor të fëmijës nga 5-7 vjeç,në aspektin e përzgjedhjes së lodrave që shfrytëzohen
gjatë lojës,fëmijët meshkuj dhe femra kishin shfaqur dallime të shumta.Derisa të gjitha vajzat
janë përgjigjur që pëlqejnë kukullat dhe lodrat e kuzhinës,djemtë në anën tjetër janë
pëcaktuar për vetura,topa dhe personazhe të animuara të botës mashkullore.
Pra,fëmijët duke filluar nga mosha 5 vjeçare e”dinë” se cilat lodra janë të përshtatshme
për gjininë e tyre dhe poashtu e dinë se çfarë do t’iu duhet të evitojnë në mënyrë që të
përshtaten brenda gjinisë (A.Grajçevci, B.Halili, B.Salihu, F.Ismaili,2008).
Fëmija për nga natyra e zhvillimit të vet psikik është qenie që fantazon.Në botën e të
rriturve ai ndihet i pafuqishëm dhe i lënë në kujdesin e prindërve dhe njerëzve që e
rrethojnë.t’i lëshohet fantazisë ose ëndërrimit ditor,është një nga mënyrat që t’a mbisundojë
atë ndjenjë të pafuqisë e cila e frikëson atë tej mase.Ky aktivitet është krejtësisht i ngjajshëm
me aktivitetin e ëndrrës,derisa fëmija fle.Të shohësh ëndrra me sy hapur,të ëndërrosh duke
qenë zgjuar,kjo është një dukuri e vazhdueshme te fëmija,sidomos e fëmijëve të moshës 2-6
vjeçare.Fëmija kalon kohën duke imagjinuar histori dhe ngjarje me heronjë përgjatë kohës
përderisa ai luan.Kështu ëndërrimi i korrespondon ndjenjave më të thella të
fëmijës:ambicies,dëshirës,dashurisë,urrejtjes,nevojës për të dominuar etj (Lleshi,2003).
A do të thotë kjo se guxojmë të themi se loja e fëmijës është njësoj sikurse
ëndrra,respektivisht derisa fëmija është i preokupuar me lojën,ëndërron ndonjë ëndërr ditore?
Psikologjia mjekësore ka konkluduar se është ashtu.Sipas njohurive shkencore ”rregulli i
kënaqësisë” ështëkarakteristikë për aktivitetin psikik të pavetëdijshëm të fëmijës.Fëmija,pra
përmes lojës e realizon atë rregull të fuqishëm të kënaqësisë dhe kështu loja, sipas kësaj që
thamë,do të përfaqësonte “plotësimin halucinar të dëshirave të fëmijës”.Por çka ndodh me
“rregullin e realitetit”.Kjo rregull është karakteristike për aktivitetin e vetëdijshëm.Ajo
iunënshtrohet ligjeve të mendimit dhe gjykimit logjik dhe është karakteristikë për aktivitetin e
mendimit ditor të personave të rritur.Por nuk mund të themi se fëmijët sillen vetëm sipas
rregullit të kënaqësisë, respektivisht se gjithmonë jetojnë si në ndonjë ëndërr,ndërsa të rriturit
gjithmonë funksionojnë sipas rregullit të realitetit,respektivisht se u mungon krejtësisht
23
fantazia,kreativiteti.Në të vërtetë edhe te fëmija edhe te i rrituri përzihen edhe njëri proces
edhe procesi tjetër psikik,port e fëmija mbisundon i pari,rregulli i kënaqësisë,ndërsa te i
rrituri i dyti,rregulli i realitetit (Nikoliq,2005).
Lodrat ideale
Sa i përket blerjes komerciale të lodrave,me kërkesë të Asociacionit Ndërkombëtar të
lodrave,në prill të vitit 1977 në Francë është bërë një anketim të një milionë blerës të lodrave
të të dy gjinive,të moshës mbi 18 vjeç.
Në pyetjen se cilat kualitete i presin prindërit nga lodra, anketa zbuloi se lodra ideale do të
duhej të ketë katër karakteristika themelore:Të jetë edukative,t’i mundësoj fëmijës që të krijoj
dituri të reja; të zhvillojë aftësifizike te fëmija; t’i përshtatet moshës së fëmijëve dhe të
zhvillojë fantazinë e fëmijës (Nikoliq,2005).
Kur u theksua rëndësia e përzgjedhjes së lodrave,doli në pah se ekzistojnë lodra që nxisin
shkathtësitë fizike të fëmijës,e gjithashtu lodra që janë të determinuara për t’iu përshtatur
moshës së fëmijës.Tani ndërkaq,do të analizohen dhe sintetizohen lodrat edukative dhe
rëndësia e tyre në zhvillimin e fëmijës.
KAPITULLI VI
24
Në vazhdim, gjatë këtij kapitulli do të theksojmë rolin dhe ndikimin e teknologjisë tek
fëmijët, këtu cekim sidomos dëmin dhe ndikimin negative që mund të shkaktojë përdorimi
tepruar dhe jo i duhur i lojërave elektronike.
Fëmijët në grackën e teknologjisë
“ Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet,dhe jo atë që kërkon3”- kjo është një shprehje e Sami
Frashërit e cila zë shumë vend në realitetin e sotëm,ku fëmijët gjithnjë e më shumë po bëhen
pjesë e ambientit virtual.Mënyra e jetës por edhe ambient jonë ka ndryshuar shumë në
dhjetëvjeçarin e fundit.Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që fëmijët të rriten në një ambient
virtual duke marrë për bazë edukative të gjitha informacionet e pakontrolluara që i ofron
teknologjia.
Deri në moshën 18 vjeçare të rinjtë janë të dhënë pas atij që quhet konsum mediatik,duke
qenë më tepër të ekspozuar ndaj televizionit dhe internetit.Por ajo që është kthyer në një
fenomen dhe shqetësim për prindërit dhe specialistët janë videolojërat ose siç quhen ndryshe
lojërat kompjuterike.Për këtë çështje ka disa qëndrime.Disa hulumtues mendojnë se video-
lojërat ndikojnë në rritjen e inteligjencës,ndërsa të tjerë thonë se ato kanë një sërë pasojash
negative si: një qëndrim i keq trupor,probleme në komunikim,izolim
social,obeziteti,ekspozimi ndaj dhunës,etj.Kjo problematikë nuk është locale por ka një
përhapje ndërkombëtare.
Pa dyshim pasioni i fëmijëve pas mjeteve elektronike dhe varësi prej tyre nuk është fenomen
nacional,as anomali edukative që lidhet vetëm me shoqërinë tonë.Është koha e globalizimit
që këtë lloj komunikimi si trasnmetim të njohurive,kalimit të kohës dhe argëtimit virtual e ka
bërë fenomen social të përgjithshëm.Tashmë nuk jetojmë më në një shoqëri që “lëviz nëpër
kabllo” elektirke por njerëzit kanë filluar të jetojnë edhe në “shtëpitë me kabllo” që janë bërë
vetëm ambiente të jetës sociale por edhe shtojca të komunikimit dhe argëtimit
elektronik.Fëmijët janë ajo pjesë sociale që është më shumë e lidhur me mjetet elektronike
dhe që është në të njëjtën kohë duke përfituar dhe pësuar prej kësaj epidemie masive
elektronike.Padyshim kur flasim për pasojat nuk duhet t’i ndajmë nga përfitimet.Kostot dhe
përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi nga mjetet dhe lojërat elektronike janë të
dyanshme.Nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të zgjerimit të njohurive dhe dijeve
3http://www.tiranaobserver.al/femijet-ne-gracken-e-teknologjise-demet-qe-sjellin-lojerat-elektronike/
25
nga fëmijët.Por,nga ana tjetër duket se po shfaqen deformime fizike dhe sociale të cilat po
dëmtojnë rrjedhjen e natyrshme të fëmijërisë.Arsenali elektronik duket se po sjell dependencë
elektronike te fëmijët, të cilët po shfaqin shenja të pjekurisë së parakohshme,përdorimit të
informacioneve të pakontrolluara dhe përtej dhe jashtë natyrës së interesimeve moshore.Jo
vetëm kaq por kanë filluar të shfaqen fëmijë obezë pikërishtë për shkak të qëndrimit pasiv
dhe mënyrës së konsumimit të informacionit dhe lojërave elektronike.Ndërkaq po shfaqen
tendenca të të mësuarit dhe përshtatjes së tyre me jetën në vetmi,me tastierë përpara dhe kufje
në vesh,të cilat ka shumë mundësi që të bëjnë vetminë,egoizmin dhe asocialitetin një tipar
konsistent të tyre.
Dëmet që sjellin lojërat elektronike te fëmijët
Çdo ditë e më shumë një pjesë e konsiderueshme e studimeve botërore po i kushtohen
teknologjisë,veçanërisht dëmeve që ajo shkakton më së shumti tek fëmijët.Studimi i kryer së
fundmi nga Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë dhe Akademisë Amerikane të Pediatrisë,ka
arritur në konkluzionin se fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me paisjet e teknologjisë.Të
studiuara në target grupe të ndryshme,studimi tregon ndikimin që teknologjia ka për çdo
grupmoshë.Fëmijët nën 2 vjeç kurrë nuk duhet përdorin lojëra të tilla,fëmijët e moshës 3-5
vjeç mund t’i përdorin ato për një orë në ditë,ndërsa fëmijët e moshës 6-18 vjeç mund t’i
përdorin për dy orë gjatë ditës.
Ja cilat janë disa nga problemet që iu shfaqen fëmijëve gjatë përdorimit të
teknologjisë:dëmtimi i trurit,mbipesha,gjumë i pamjaftueshëm,çrregullimet
mendore,paqëndrueshëria,etj.4
Mbrojta e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave
4Po aty. http://www.tiranaobserver.al/femijet-ne-gracken-e-teknologjise-demet-qe-sjellin-lojerat-elektronike/
26
Fëmijët si modele më së shpeshti i marrin prindërit,edukatorët dhe moshatarët e tyre.Lojërat e
preferuara të fëmijëve janë ato lojëra ku luhet roli i nënës apo babait,mësuesit apo
doktorit,shitësit apo policit ose njerëzve tjerë të famshëm.Fëmija nëpërmjet praktikës sociale
i përvetëson modelet e sjelljes të cilat i sheh në realitetin social.Këtu një rol shumë të madh e
luan televizioni dhe lojërat elektronike,sepse në mënyrë të gjallë dhe të ilustruar futë te
fëmijët këto modele.Televizioni për fëmijët paraqet “dritare të hapur ndaj botës”,nëpërmjet së
cilës fëmija drejtohet më lehtë kah modelet e sjelljes,sesa kur ato tregohen në mënyrë
verbale.(Murtezani,2006).
Sa i përket lojërave elektronike,ka një shqetësim nga ana e atyre që merren me
fëmijë,pasi që fëmijët kalojnë shumë kohë të ulur para kompjuterëve dhe video-lojërave të
tyre.Qëndrimi vetëm mund t’a ndaloj mirëqenien mentale dhe fizike të fëmijëve.Ekspertët
pajtohen se lojërat e programuara elektronike monopolizojnë trurin,sepse fëmijët i përgjigjen
skenarëve që janë të përgaditura nga dikush tjetër,dhe kjo mund të ndikoj në kreativitetin e
tyre (Harris,2006).
Ekspertja amerikane për zhvillim të fëmijëve ,prof. Kathy Hirsh-Pasek,mendon se të
rinjtë shpenzojnë shumë kohë para televizionit dhe ekraneve kompjuterike,në atë kohë kur ata
është dashur të luajnë me lodrat e tyre.Në librin e saj “Einstein Never Used Flash Cards”, ajo
tregon se të ashtuquajturat “lojërat e mençura” dështojnë kur është fjala për zhvillimin e
fëmijëve.Përkundrazi,blloqet prej druri,lapsat,pikturat dhe topat u ndihmojnë atyre të
zhvillojnë shkathtësi vendimtare, si zgjidhja e problemeve etj (The Daily Mail,2004).
Gjithashtu edhe aktiviteti i lojës së kontrolluar mund të ketë pasoja negative në zhvillimin
social dhe emocional të fëmijës,sepse ato janë tepër të organizuara sa që bllokojnë iniciativën
e fëmijës për zgjedhje të lirë.Përkundrazi,forma e lirë e lojës e nxit kreativitetin dhe
zhvillimin te fëmijët.Lojërat indirekte i’u lejojnë fëmijëve të mësojnë si të punojnë në
grupe,të negociojnë,të zgjedhin konflikte dhe të mësojnë shkathtësi vetë-advokuese
(Ginsburg,2007).
Përveç mesazhit pozitiv që mbartë te fëmijët,ajo ngërthen në vete edhe një mesazh
negative.Loja ndikon në agresivitetin e fëmijës,kryesisht përmes lojërave dhe lodrave të
dhunshme.Mund të shtrohet pyetja se ku i marrin fëmijët,e sidomos djemtë,temat me
përmbajtje agresive për lojëra.Ajo që ndikon më së shumti këtu është televizioni dhe
programet televizive të cilat i shohin fëmijët.Statistikat theksojnë lidhjen e fortë të dhunës
televizive me agresivitetin.Bandura zbuloi se fëmijët sillen më agresivë pasi kanë parë një
27
dhunë televizive.Gjithashtu ajo zvogëlon sensitivitetin dhe ndjeshmërinë e fëmijëve ndaj
dhunës reale në jetë,dhe mund t’a çrregullojnë perceptimin e tyre real për botën
(Osmani,2003).
Hulumtimet që janë bërë përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit sa i përket filmave të
dhunshëm kanë treguar se shikimi i tyre ka efekte negative.Studimet e kryera nga psikologët
Douglas Gentile dhe Graig Anderson,tregojnë që lojërat e dhunshme mund të kenë efekt të
madh në agresivitetin e fëmijëve,sepse lojërat janë joshëse dhe ndërvepruese.Kërkimet e
Anderson-it,tregojnë se koha që shpenzojnë fëmijët në video-lojëra është në rritje,13 orë për
djem në javë dhe 5 orë për vajza (Anderson, Gentile & Buckley, under review;
Gentile,Lynch, Linder & Walsh,2004).
Një çështje tjetër sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga rreziku i lodrave,është rëndësia që
duhet t’u kushtohet lodrave në mënyrë që të mos jenë të dëmshme për shëndetin psiko-fizik
të fëmijëve.Për këtë në disa vende evropiane janë sjellë rregulla ligjore të cilat nga 15 nëntori
1977 i kushtëzojnë vendet evropiane që t’u përmbahen kushteve të sigurisë për
fëmijën.Ndalohet prodhimi i sendeve që mund të prejnë, shtrëngojnë, shpojnë, pickojnë,
rrëzojnë ose shkaktojnë ngulfatje, kur është fjala për fëmijët shumë të vegjël.Testet e
pëflakshmërisë janë rigorozishtë specifike, sidomos për lodrat e mëndafshit dhe llojeve të
ndryshme të maskave.Megjithatë ende nuk ka ligj komplet të normave për prodhimin e
lodrave.Punohet në përpunimin e normave në aspektin e helmueshmërisë së materialit,
ngjyrave, llaqeve,sintetikës dhe lodrave kimike.Kohët e fundit punohet në normat për
caktimin e lodrave me rrymë etj.Në anën tjetër , disa qytete, shtete dhe vende të ndryshme
kanë menduar që t’ua ndalojnë fëmijëve blerjen e lodrave që janë të dedikuara për të
rritur.(Nikoliq,2005).
PËRFUNDIM
28
Krahas shumë aspekteve tjera sa i përket zhvillimit të fëmijës,njohuria për rëndësinë e lojës
dhe lodrës në zhvillimin psikomototrik,emocional dhe kognitiv të fëmijës,gjithnjë e më
shumë po bëhet më e pranishme,falë rëndësisë që kjo çështje ka në zhvillimin e fëmijës.
Nga ajo që u tha më lartë, shohim se loja është një mjet shumë i rëndësishëm në zhvillimin e
fëmijës.Ajo është pjesë përbërëse e botës së tij dhe është e nevojshme për zhvillimin fizik dhe
psikik të fëmijës.Sipas kësaj loja ndikon që fëmija të piqet fizikisht,por edhe të mësoj raportet
sociale.Ajo çka është edhe më e rëndësishme,është se loja atij i mundëson të formojë
gjithashtu procese më të larta psikike.Edhe pse,siç thotë prof. Nikoliq,se nuk duhet tentuar që
lodrave t’u jepet rol magjik dhe të gjithëfuqishëm,shumica e atyre që merren me fëmijë
pajtohen se lojërat dhe lodrat kanë rol themelor në zhvillimin e fëmijës.Loja është puna e
fëmijës, mjeti me anën e të cilit ai rritet dhe zhvillohet (Musai,1999).
Në bazë të gjithë asaj çka u tha rreth temës, mund të përfundojmë se loja përveç që është një
aktivitet që zakonisht ndërmerret për argëtim, ajo përdoret edhe si mjet edukues.Dhe kështu
duke pasur parasysh faktin që ajo është mënyra më e mirë për mësimin e fëmijës, është
shumë me rëndësi që lodrat, librat dhe aktivitetet që u’a dedikojmë fëmijëve, t’i zgjedhim me
kujdes.
Lodra duhet të mundësojnë zhvillimin e fëmijëve në drejtim të personalitetit të lirë dhe
autentik, i cili përmes lojës do të zhvillojë iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të
përgjegjësisë.Këta faktorë të cilët argumentohet se zhvillohen përmes lojës, janë faktorë
jshtëzakonisht të nevojshëm për krijimin e relacioneve ndja të tjerëve dhe ndaj shoqërisë
(Nikoliq,2005).
Gjithashtu, loja e pasuron personalitetin e fëmijës duke i mundësuar atij një progres në
zhvillimin e mëtutjeshëm.Për këtë arsye,është mire që qysh në fëmijëri, duhet që fëmijës t’i
krijohen kushte të luaj, të lexoj, të prekë, të lëvizë e të flasë.Gjithashtu, fëmijës duhet t’i
mundësohet të krijoj, të zbuloj dhe të kundërshtoj.
Me gjithë përparësitë e saj ,lojërat dhe lodrat mund të kenë edhe ndikime negative. Ka
shumë raste kur lojërat dhe lodrat provokojnë sjellje të dhunshme nga ana e fëmijëve.Këtu,
fjala është për lojërat e dhunshme të cilat po rezultojnë me lëndime nga më të
rëndat.Fatkeqësisht, këto gjithnjë e më shumë po depërtojnë nëpër tregjet e lodrave dhe
video-lojërave.Për mbrojtjen e fëmijëve nga lojërat dhe lodrat e rrezikshme është e
nevojshme që së pari lodrat armë dhe programet televizive që përmbajnë skena agresive,
29
veçanërisht filmat si dhe video-lojërat agresive,të mbahen larg fëmijëve. Do të ishte mirë, që
institucionet tona në mënyrë ligjore të rregullojnë prodhimin dhe shitjen e lodrave. Me ligj,
duhet të përcaktohen qartë kriteret për shitjen e lodrave bazuar në moshën e fëmijëve.Lodrat
të cilat janë për fëmijët më të rritur, të ndalohet t;u shiten fëmijëve të vegjël. Gjithashtu,
prodhuesit e lodrave duhet që lodrat e dhunshme t’i zëvendësojnë me lloje të tjera të lodrave,
përmes të cilave fëmijët do të mësojnë që problemet t’i zgjidhin në mënyrë konstruktive dhe
në bashkëpunim me të tjerët. Lodrat e tilla do të ndikonin pozitivisht në zhvillimin e fëmijës.
Gjithashtu, një rol shumë të rëndësishëm këtu e kanë edhe prindërit.Psikologët kanë zbuluar
se kur prindërit u kufizojnë fëmijëve të tyre kohën dhe tipin e lojërave që ata luajnë, atëherë
është më pak e mundur që ata të shfaqin sjellje agresive.
Pra, reduktimi i kohës në lojërat agresive, diskutimi me fëmijën nga ana e prindërve,
duke i’u ofruar atij një zgjidhje jo të dhunshme të problemeve të ndryshme, mund të
reduktojnë ndikimin negativ të mediave tek fëmijët dhe të rinjtë.
REKOMANDIME
30
Loja është një ndër aktivitetet më demokratike, fëmijët nuk mund t’i mësojnë vlerat
demokratike nëpërmjet aktiviteteve të cilat i bëjnë të rriturit, por ekskluzivisht vetëm nëse i
bëjnë vetë, nëpërmjet lojës me fëmijët e tjerë.Ajo është çdo gjë, vetëm jo obligim.
Kur fëmijët lozin së bashku, ndodhen në një situate ku të gjithë fëmijët janë të barabartë,
ku vndosin bashkërisht, pa dallim dhe çka është më e rëndësishmja është se ata mësojnë të
respektojnë njëri-tjetrin.
Rekomandohet që te fëmijët të zhvillohet ndjenja e miqësisë dhe atashimit me të tjerët,
pikërisht nëpërmjet lojës, pasiçe falë saj arrihet një bashkëpunim reciprok, një gjendje e mire
shpirtërore të cilat bëjnë që jeta të jetë më argëtuese dhe më domethënëse.
Për prindërit rekomandohet që sa here të kenë rast, të luajnë me fëmiun e tyre, qoftë në
shtëpi ose edhe më mire në natyrë. Rolin kryesor në këtë zhvillim e ka nëna, e cila
përkujdeset për fëmijën që në fillimet e jetës. Nëna duhet të dijë të shrehë dashurinë në
shumë mënyra, një na nevojat natyrale të fëmijërisë është ajo “për të luajtur”, që rastësisht
kryen një rol të fuqishëm në përgaditjen e fëmijëve për të ardhmen.
LITERATURA
31
American Psychologial Association, (2004). Violent Video Games: Psychologists Help
Children from Harmful Effects.
Grajçevci, A Haliti, B.Salihu, B. Ismaili, F. Ajeti, M. (2008). Hulumtim nga lënda:Psikologji
Sociale; “Procesi i Zhvillimit të Konceptit Gjinor të Fëmijët” , Prishtinë.
Dansky, J.L.(1980).Make believe:A mediator of the relationship between play and associative
fluency. Child Development, 51, 577-579. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).
Ginsburg R. K.(2007). The importance of Play in Promoting Healthy Child Development
and Maintaining Strong Parent-Child Bonds. American Academy of Pediatrics Volume 119,
Number 1, January 2007.
Isenberg P.J. & Quisenberry N. (2002).”Play: Esential for all children”.A Position Paper of
the Association for Childhood Education International.
Juniku.Neki (1994).“Kaptina nga Psikologjia”. Shtëpia botuese :Asdreni. Shkup.
Lleshi Xhevair, (2003). Shenjtëria e tij-Fëmija.Shtëpia botuese UEGEN, Tiranë.
Musai Bardhyl, (1999).” Psikologji edukimi- zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia”. Shtëpia
botuese: PEGI, Tiranë.,1999.
Murtezani, Lulzim (2006).’ Psikologjia e zhvillimit.Një vështrim përmbledhës.Shtëpia
botuese “Çabej” Tetovë.
Nikoliq, Stanisha. (2005) “Bota e psikikës fëmijërore”.Bazat e psikologjisë
fëmijërore.Shtëpia botuese; Furkan ISM.Shkup.
Osmni, Qufli. (2003), Psikologjia Zhvillimore –periudha zhvillimore :zhvillimi
ontolgjenetik”. Dispencë, Tetovë.
Terre des Hommes, (2006). “Analiza e situates së sistemit të drejtësisë për të mitur në
Kosovë për fondacionin: Terre des Hommes , Misioni në Kosovë”, Prishtinë.
SHTOJCË