vesel hoxha nga: aqif ymeri dritËro agolli projekti i...

16
cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 4 (48). PRILL 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO LAJMI Projekti i tunelit: nga 3.5 km shkurtohet 2.7 km Shkurtimi i tunelit 3.5 kilometra në rrugën e Arbërit krijon mundësinë që kjo vepër të ndër- tohet më shpejt dhe me kosto më të ulta. Projektuesi i rrugës inx- hinieri Faruk Kaba thotë se po punohet që tuneli do të shkurto- het me rreth 700 metra lineare dhe se projekti përfundimtar mund të jetë gati për afërsisht dy muaj. “Është vendosur që të ngrihet tuneli në kuotë, nga kuotat rreth 820 në kuota 930-940, pra, rreth 100-120 metra. Kjo do të ketë një impakt pozitiv, si në koston e ndërtimit të këtij tuneli, në sig- urinë e këtij ndërtimi, sepse tako- hen formacione te mira, nga pikë- pamja gjeologjike, gjithashtu dhe në afatet e ndërtimit të këtij tune- li, që është shumë e rëndë- sishme”, tha Faruk Kaba, drejtor Infratransprojekt. Shkurtimi i tunelit ul kostot e ndërtimit por ndryshe nga se ka qenë parashikuar në studimin e fizibilitetit kjo rrugë do të jetë më e shtrenjtë. “Nga Tirana deri në urën e Cerenecit do kushtojë rreth 300 milionë euro”, vijoi Kaba. Rruga e Arbërit është një nga arteriet e rëndësishme që lidh Ti- ranën me pjesën lindore të ven- dit. Ajo e shkurton distancën ak- tuale Tiranë-Peshkopi e më tej me 100 kilometra. Adi Darsi (ALSAT, 13 prill 2010) “Njeriun me top” e mora në Luzni KRITIKË LETRARE Gëzim Alpion dhe tradita e teatrit politik Nga: Profesor Adrian Blackledge - FAQE 10 Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 DRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk e di mirë përfitimin (nga Skavica). Do të jetë një për- fitim më i madh se ato fusha apo do të jetë më i vogël. Në se është më i vogël nuk ia vlen. Por në se është më i madh përfitimi, për ngritjen e mirëqënies së popullit, për uljen e çmimit të energjisë, për përfitime të tjera që të verë në lëvizje fabrika të tjera që mund të ngrihen, atëherë ia vlen të bëhet”. Intervista e marrë nga Abdurahim Ashiku - FAQE 3 “Një tufë me lule për Presidentin” - Foto: LEKË HOTI PROF.DR. BAMIR TOPI U SHPALL QYTETAR NDERI I DIBRËS SË MADHE Dibra është e Juaja, Ju jeni i Dibrës PROF.DR. BAMIR TOPI: Sot jemi sëbashku dhe detyra e politikanëve në Shqipëri e Maqedoni është që të hecim para. Unë kam një detyrim dhe motivim më të fortë, për të promovovuar vetëm politikat e kominikimit të paqes dhe fqinjësisë së mirë. Shteti dhe Qeveria e Shqipërisë janë të angazhuar të ndërtojmë infrastrukturën, ta revitalizojmë korridorin tradicional Rruga e Arbërit, të cilën jemi duke e ndërtuar. Malet nga ku kalon kjo rrugë do t’i penetrojmë që njerëzit të qarkulojnë lirshëm, e distanca mes Dibrës dhe Tiranës do të jetë 75 kilometra. FAQE 2 BOTIME Për një teatër terapik Nga: Dr. Gëzim Alpion - FAQE 11 Botohet në amerikë drama 'Sikur të Vdekurit të Dëgjonin' SHËNIME Nëpër malet e Mirditës... Nga: Vesel Hoxha - FAQE 12-13 OPINION Të ringjallim vlerat kulturore e historike Nga: Aqif Ymeri - FAQE 9

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

cyan magenta yellow black 1

GAZETË E PAVARUR. NR. 4 (48). PRILL 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO

LAJMI

Projekti itunelit:nga 3.5 kmshkurtohet2.7 kmShkurtimi i tunelit 3.5 kilometranë rrugën e Arbërit krijonmundësinë që kjo vepër të ndër-tohet më shpejt dhe me kosto mëtë ulta. Projektuesi i rrugës inx-hinieri Faruk Kaba thotë se popunohet që tuneli do të shkurto-het me rreth 700 metra linearedhe se projekti përfundimtarmund të jetë gati për afërsisht dymuaj.

“Është vendosur që të ngrihettuneli në kuotë, nga kuotat rreth820 në kuota 930-940, pra, rreth100-120 metra. Kjo do të ketë njëimpakt pozitiv, si në koston endërtimit të këtij tuneli, në sig-urinë e këtij ndërtimi, sepse tako-hen formacione te mira, nga pikë-pamja gjeologjike, gjithashtu dhenë afatet e ndërtimit të këtij tune-li, që është shumë e rëndë-sishme”, tha Faruk Kaba, drejtorInfratransprojekt.

Shkurtimi i tunelit ul kostot endërtimit por ndryshe nga se kaqenë parashikuar në studimin efizibilitetit kjo rrugë do të jetë mëe shtrenjtë. “Nga Tirana deri nëurën e Cerenecit do kushtojë rreth300 milionë euro”, vijoi Kaba.

Rruga e Arbërit është një ngaarteriet e rëndësishme që lidh Ti-ranën me pjesën lindore të ven-dit. Ajo e shkurton distancën ak-tuale Tiranë-Peshkopi e më tej me100 kilometra.

Adi Darsi (ALSAT, 13 prill 2010)

“Njeriun me top” e mora në Luzni

KRITIKË LETRARE

Gëzim Alpiondhe tradita eteatrit politikNga: Profesor Adrian Blackledge - FAQE 10

Market KENLaprakë, Tiranë

Tel: +355 4 22 50 480Cel. 068 20 36 394

DRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”:

“Unë nuk e di mirë përfitimin(nga Skavica). Do të jetë një për-fitim më i madh se ato fusha apodo të jetë më i vogël. Në se ështëmë i vogël nuk ia vlen. Por në seështë më i madh përfitimi, përngritjen e mirëqënies së popullit,për uljen e çmimit të energjisë,për përfitime të tjera që të verënë lëvizje fabrika të tjera qëmund të ngrihen, atëherë ia vlentë bëhet”.

Intervista e marrë nga Abdurahim Ashiku - FAQE 3

“Një tufë me lule për Presidentin” - Foto: LEKË HOTI

PROF.DR. BAMIR TOPI U SHPALL QYTETAR NDERII DIBRËS SË MADHE

Dibra është e Juaja,Ju jeni i DibrësPROF.DR. BAMIR TOPI:Sot jemi sëbashku dhe detyra e politikanëve në Shqipërie Maqedoni është që të hecim para. Unë kam një detyrimdhe motivim më të fortë, për të promovovuar vetëmpolitikat e kominikimit të paqes dhe fqinjësisë së mirë.Shteti dhe Qeveria e Shqipërisë janë të angazhuartë ndërtojmë infrastrukturën, ta revitalizojmë korridorintradicional Rruga e Arbërit, të cilën jemi duke e ndërtuar.Malet nga ku kalon kjo rrugë do t’i penetrojmë që njerëzittë qarkulojnë lirshëm, e distanca mes Dibrës dhe Tiranësdo të jetë 75 kilometra. FAQE 2

BOTIME

Për një teatërterapik

Nga: Dr. Gëzim Alpion - FAQE 11

Botohet në amerikë drama'Sikur të Vdekurit të Dëgjonin'

SHËNIME

Nëpër malete Mirditës...

Nga: Vesel Hoxha - FAQE 12-13

OPINION

Të ringjallimvlerat kulturoree historikeNga: Aqif Ymeri - FAQE 9

Page 2: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

2 - Prill 201048nr.

DREJTOR:Rakip Suli

KËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Bashkëpunuan në këtë numër:Adrian BLACKLEDGEGëzim ALPIONAgron TUFAAbdurahim ASHIKURexhep TORTEXhafer MARTINIVesel HOXHAPetrit FETAHUSelman MEZIUAhmet KAMBERIDali TËRSHALLAAgim KASAAqif YMERIMentor HOXHATheodhori KARAJYmer KETA, etj.

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

vizitaPosta e

Asnjëherë më parë nuk e kishim parëDibrën e Madhe aqë të gëzuar e tëbuzqeshur dhë në atmosferë aqë fes-tive si më 15 prill 2010, të enjtenpas dite, kur në qendrër të qytetitkishin dalë i madh e i vogël pa marëparasysh shiun rrebesh, për ta për-shëndetur dhe për t’i shprehurmirëseardhje Prof. Dr. Bamir Topi,Presidentit të Shqipërisë, bash-këshortes së tij Teuta dhe delega-cionit që e shoqëronte. Dibra e Mad-he aqë e përvuajtur historikisht, duketse nuk është lënë në haresë, ajo sotështë duke përjetuar dritën e ardh-mërisë.

Sipas agjendës së vizitës përfaqë-suesit e pushtetit vendor me në kryeArgëtim Fida, kryetarin e komunës,kishin dalë ta presin Prof.Dr. BamirTopi dhe delegacionin nga Shqipëriate Manastiri Shën Jovan Mbiguri, meç’rast mysafirët e vizituan edhe këtëmanastir. Pas kësaj mysafirët arritënnë Dibrën e Madhe të zbukuruar dhetë përgatitur solemnisht për të priturmysafirët. Takimi zyrtar u zhvilluanë ambientet e Komunës së Dibrëssë Madhe . Pas kësaj Presidenti Topibëri një shëtitje nëpër qendrën eqytetit duke vendosur lule te bustete Said Nadenit e Josif Bagerit dhe temonumenti i Skenderbeut. Gjatëshëtitjes nëpër qendër të qytetit ai upërshëndet ngrohtësisht nga di-branët.

Ceremonia solemne e shpalljes sëProf.Dr. Bamir Topi Qytetar Nderi iDibrës së Madhe u mbajt nërestorantin “Uraniku” të Banjave tëDibrës- Capa.

Në mesin e më se 400 të pran-ishëmve intelektualë, përfaqësues tëpartive politike, institucioneve fetare,afaristë, përfaqësues të institucion-eve, deputetë, kryetarë komunash,nga Shqipëria e Maqedonia, përfaqë-sues të presidencave dhe ministrivetë jashtme të Shqipërisë e Maqedo-nisë, ishin të pranishëm edhe RafizAliti, z/v kryetar i Prlamentit tëMaqedonisë, Abdylaqim Ademi, z/v kryeministër i Maqedonisë, minis-tri Xhelal Bajrami, Lindita Qazimi,z/v ministresha për arsim, Arben Çe-jku, ambasadori i Shqipërisë në Shk-up dhe Bllagorodna Minova-Krepieva, ambasadore e Maqedonisënë Tiranë, Gjenerali Gëzim Ostreni

PROF.DR. BAMIR TOPI U SHPALL QYTETAR NDERI I DIBRËS SË MADHE

Dibra është e Juaja, Ju jeni i Dibrësetj.

Vendimin për shpalljen QytetarNderi i Dibrës së Madhe dhe Çelësine Qytetit, Prof.Dr. Bamir Topit iadorëzoi Argëtim Fida, kryetar i ko-munës, ndërsa Pllaketën e Komunës,Nizamedin Papraniku, kryetari i KK.

Argëtim Fida, duke përshëndeturPresidentin Topi dhe mysafirët, de-klaroi se,”Sot Dibrës me praninëTuaj i kthehet pesha dhe rëndësiaqë ka patur. Ju përveç aktivitetit sh-kencor, me punën Tuaj dëshmuatpolitikë moderne të qëndrueshme,me çka jeni i mirënjohur në rajon emë gjerë. Aktiviteti i Juaj politikdaton me fillet e lëvizjes demokra-tike. Keni qenë 3 herë deputet i PD-së, ministër i Bujqësisë dhe Ush-qimit, 2 herë nënkryetar i Grupitparlamentar të PD-së. Jeni zgjedhurPresident i Republikës së Shqipërisëmë 20 korrik 2007. Në vazhdimësijeni i pranishëm në masmediat sh-qiptare dhe të huaja me qëndrimetTuaja konstante dhe koherente, si nërealitetet e ndryshme vendore ashtuedhe në ndërtimin e politikave tëbashkëppunimit me fqinjët dheinteresimin për avancimin e për-bashkët në proceset euro-atlantike,si edhe në ndërtimin e standardevenë rajon, për demokraci të qën-drueshme , realizimin e Marrëveshjessë Ohrit dhe përmirësimin e infras-trukturës mes dy shteteve tona, metheks të posaçëm në angazhimet edy palëve për ndërtimin e Rrugëssë Arbërit. Simpatia që Ju gëzoni tedibranët dhe shumë premisa tjeratë karakterit Tuaj, për çka gëzoni re-spekt te gjithë shqiptarët kudo qëjanë, por edhe te popujt tjerë në ra-jon e më gjerë, më motivuan të marnismën para Këshillit të Komunëspër shpalljen Tuaj Qyetar Nderi iDibrës së Madhe, që më 12 prill2010, në senancën e 12-të në mënyrëunanime u miratua vendimi përshpallje Qytetar Nderi i Dibrës sëMadhe, me “Motivacion për meri-ta të veçanta në promovimin e bash-këpunimit ndërkufitar dhe afrimine popujve dhe shteteve në rajon”.Zoti President, Ju tani e keni Çelësine Dibrës së Madhe. Jemi tëmirëseardhur përgjithmonë. Dibraështë e Juaja”, tha në fund ArgëtimFida.

Prof.Dr. Bamir Topi, duke u fal-enderuar për këtë eveniment historik,shtoi se, “Këto monente janë të njëemocioni të veçantë. Rregulli e doqë unë të flas duke lexuar në letër,por unë mendoj se është më mirë qëme ju të flas pa letër dhe drejtpër-drejt. Unë që sot jam qytetar i Di-brëssë Madhe . Unë shëtita nëpërqytetin tim duke u përshëndetur dhebiseduar me qytetarët e mij. Unë ngazemra dëshiroj tu falenderoj tëgjithëve. Në radhë të parë atyre qënjë kohë të gjatë më pritën në rrugëdhe në shi, ju falenderoj edhe tëgjithëve për këtë ceremoni emo-cionuese, këtë ngjarje nuk do ta harojasnjëherë. Të flasish para dibranëveështë nder dhe përgjegjësi. Nga tëgjithë njihet institucioni i Odës Di-brane. Unë kam shumë miq nga Di-bra, e disa prej tyre i kam miq shumëtë ngushte, prandaj i njoh mirë rreg-ullat e kësaj zone. E njoh relativ-isht mirë edhe historinë e kësaj zone.Në vitin 1991 erdhi në Shqipëri njëmisionar anglez i Luftës së DytëBotërore, i cili kishte shërbyer në këtozona dhe i cili i kishte njohur shumëmirë rregullat e kësaj zone. E kamfjalën për rinard Herber, personaliteti shkolluar, i cili kishte mbaruarUniversitetin e Oksfordit. Ai ishteplot kujtime dhe emocione për di-branët dhe Odën Dibrane. Ai thosh-te se kishte kryer dy universitete, atëtë Oksfordit dhe të Dibrës. Ai ibarazvlerësonte parlamentarizminelitar anglez me atë të Odës Dibrane.Duke u futur në këtë sallë dëgjovakëngën shumë të bukur me një teksttë qëlluar të Këngëtarit Haxhi Maqel-lara., një melodi shumë të bukur, pormë i bukur dhe emocionues ështëteksti i saj. E kam dëgjuar në sallëne Teatrit dhe Baletit në Tiranë kur ukëndua për herë të parë, dhe na kaemocionuar të gjithëve. Falenderimiështë institucioni dhe gjëja më fis-nike për njeriun. Një varg i kësajkënge thotë se “sikur të jetoj edhenjë jetë këtë borxh se laj kurrë”. Edheunë këtë borxh të sontëm nuk do tëmund ta laj kurrë. Ky është njëdetyrim dhe motivim që të vij mëshpesh në Dibër të Madhe . Sot ko-hërat kanë ndryshuar. Unë nuk dëshi-roj ti referohem shumë periudhës tëerrët të së kaluarës. Mbaj mend

shumë mirë kur për herë të parë evizitova Peshkopinë në vitin 1984.Kishim dëshirë të madhe të udhë-tonim dhe mallëngjeheshim mendriçimin e dritave natën që vintenga Dibra e Madhe. Parafytyroniçfarë drame dhe çfarë dhembje nd-jenim asokohe. Këto vite tashmëkanë kaluar, sot jemi sëbashku dhedetyra e politikanëve në Shqipëri eMaqedoni është që të hecim para.Unë kam një detyrim dhe motivimmë të fortë, për të promovovuarvetëm politikat e kominikimit tëpaqes dhe fqinjësisë së mirë. Shtetidhe Qeveria e Shqipërisë janë të an-gazhuar të ndërtojmë infrastrukturën,ta revitalizojmë korridorin tradicio-nal Rruga e Arbërit, të cilën jemi dukee ndërtuar. Malet nga ku kalon kjorrugë do t’i penetrojmë që njerëzittë qarkulojnë lirshëm, e distanca mesDibrës dhe Tiranës do të jetë 75 ki-lometra.

Gjatë dy ditëve të vizitës simenë Maqedoni i kam konsumuar fjali-met politike. Njeriu nuk duhet të flasmë shumë se sa duhet. Ju siguroj seMaqedonia dhe Shqipëria kanë njëtë ardhme të përbashkët drejt Bruk-selit. Shqipëria është anëtare eNATO-s dhe Maqedonija do jetëanëtare e NATO-s. Maqedonia ësh-të një hap para Shqipqrisë për inte-grim në BE, dhe Shqipëria e kon-soliduar po shkon rrugës për tu inte-gruar në BE. Kjo do të sjell klimë tëre në rajon, do të sjell investime tëreja, më shumë vitalitet për tërë ra-jonin, i cili nuk e ka merituartraumën që e përjetoi në të kaluarën.Kemi shumë arsye për të qenë opti-mistë, për ta rritur ndjeshëm bash-këpunimin midis nesh, për ta ruaj-tur dhe konsoliduar traditën që ësh-të me rëndësi për këtë zonë. Unëdëshiroj që në kuadrin e moderniz-imit të infrastrukturës tua urojndërtesën e re të komunës. Të gjithëdibranëve, të gjithë juve, familjevetuaja dhe fëmijëve tuaj ju uroj shen-det të mirë dhe prosperitet për këtëzonë magjepëse”, u shpreh Prof.Dr.Bamir Topi.

Këtë ceremoni me interpretim memuzikës me violine e flautë e sho-qëruan maestrot Ermal Memeti dheJeta Starova-Memeti.

REXHEP TORTE

PROF.DR. BAMIR TOPI:Sot jemi sëbashku dhe detyra e politikanëve në Shqipëri eMaqedoni është që të hecim para. Unë kam një detyrimdhe motivim më të fortë, për të promovovuar vetëmpolitikat e kominikimit të paqes dhe fqinjësisë së mirë.Shteti dhe Qeveria e Shqipërisë janë të angazhuar tëndërtojmë infrastrukturën, ta revitalizojmë korridorintradicional Rruga e Arbërit, të cilën jemi duke e ndërtuar.Malet nga ku kalon kjo rrugë do t’i penetrojmë që njerëzittë qarkulojnë lirshëm, e distanca mes Dibrës dhe Tiranësdo të jetë 75 kilometra.

Gazetë e pavarur.Nr. 4 (48). 1 - 30 Prill 2010

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj, Agim Pepa, BletaQormemeti (Berisha), XhaferMartini, Vesel Hoxha, Isa Halilaj,Selman Meziu, Bujar Plloshtani,Mahmud Hysa, Majlinda Cami,Rexhep Ndreu, Xhelal Roçi,Abdurahim Ashiku, Beqir Sina,Murat Koltraka, Kujtim Boriçi,Dukagjin Hata, etj, se shkrimet etyre, për arsye vendi nuk janëbotuar në këtë numër.Ato do të botohen në numrat e ardhs-hëm të gazetës “Rruga e Arbërit”.

Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri mëdatë 20 të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.JU LUTEMI, QË SHKRIMET QËVIJNË PËRMES EMAILIT, TË KENËPATJETËR ZANOREN “Ë”.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

Foto: Lekë Hoti

Page 3: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

3 - Prill 201048nr.

intervistë

Atë ditë, e premte 9 prill 2010,trokita në portën e “Kullës Agolli”pa e njoftuar më parë e pa lënëtakim. Një ngatërresë në numrintelefonik, e zakonshme për neikanakët të mësuar me numra mepesë shifra të Tiranës, më detyroi tibije ziles, ndoshta sa për t’i dhënëSadijes në këmbë dy librat e mi tëfundit, njeri prej të cilëve “Rilindësite kohës sonë – 2” ishte i pagëzuarnga shkrimtari ynë i madh.

Zëri i Sadijes, si zëri i grave bur-rnesha të kullave të moçme sh-qiptare, më ftoi menjëherë tungjitem shkallëve e të hyj në derëngjithnjë të hapur të familjes Agolli..

Ulur në të njëjtin kolltuk, si njëlis i moçëm me rrënjë të thella,Dritëro Agolli...

Përqafohemi, shkëmbejmëbuzëqeshjet e zemrës, flasim përshëndetin, ngremë rakinë e saposhërbyer, gjerbim kafenë e Sadijes...

I ve përpara librat “Shkolla sh-qiptare e Athinës-Rilindësit e kohëssonë-2” dhe “Po Dibrës! Jo Skav-icës”...

Kuvendojmë...

* * *A.Ashiku: Me Skavicën mbytet e

gjithë fusha e Dibrës, i them ndërsaai shfleton librin, mbytet e gjithë his-toria e Dibrës, histori që është elidhur me Skënderbeun por edhe mengjarje të tjera të mëdha. Por mbytetedhe “varri” i Mato Grudës, atje tekMatet dhe Grudet në Luzni...

Agolli: Pse edhe Luznia mbytet?A.A: Mbytet Fusha e Luznisë, Ka-

tundi i Ri mbytet tërësisht kurseHoteshi pjesërisht...

Agolli: Po.A.A: Desha që të kthehemi pak në

kohë, atëherë kur ishit gazetar në“Zërin e Popullit”, kur u ngjitët nëMalin e Luznisë dhe mësuat historinëe njeriut me top, Manuket që goditënMeret dhe bëtë romanin “Njeriu metop”. Unë, siç e shikoni kam bërë njëlibër ku i them Jo Skavicës sepse mbytnjë qytetërim të tërë dhe kërkoj që tëshihet një tjetër alternativë, alternati-va e hidrocentraleve mbi lumenjtë,degë të Drinit. Me që jeni devolli mëngjan se Skavica si rezervuar është siti vesh një pritë Devollit në Maliq, tëmbytësh gjithë fushën për hir të hidro-centraleve që do të bëhen në kaskadëne Devollit.

Agolli: Ta vësh në Cangonj.A.A: Duke hedhur një vështrim

tek e kaluara do të desha këndvësht-

Dritëro Agolli ekskluzivisht për gazetën “Rruga e Arbërit”:

“Njeriun me top”e mora në Luzni

“Unë nuk e di mirëpërfitimin. Do të jetënjë përfitim më imadh se ato fusha apodo të jetë më i vogël.Në se është më i vogëlnuk ia vlen. Por në seështë më i madhpërfitimi, për ngritjene mirëqenies së popul-lit, për uljen e çmimittë energjisë, për për-fitime të tjera që tëverë në lëvizje fabrikatë tjera që mund tëngrihen, atëherë iavlen të bëhet”.

Nëse përfitimet nga ndërtimi i Skavicës janë më tëvogla, atëherë nuk ia vlen të ndërtohet...

rimin tuaj për këtë gjë. Si e gjetëtNjeriun me top në Luzni, si e kri-juat Mato Grudën dhe Plakun Mere?Si i morët emrat e fiseve dhe i bëtëpersonazhe të romanit?

Agolli: Atje mbi... në fshatin Ara-paj...

A.A: Arap i Poshtëm. Arap i Posh-tëm dhe Lishani i Poshtëm vendetku është zhvilluar ngjarja reale...

Agolli: ...Një njeri i familjes sëtyre, të Mereve, kishte shkruar gjithëhistorinë e familjes. Bënte fjalë nëato shënime edhe për një top të artile-risë së lehtë që tërhiqej me kuaj që ekishin gjetur pas rënies së Italisë fash-iste dhe e kishin marrë me vete...Këta e kishin marrë që kur të vinterasti ta qëllonin me top këtë shtëpi.Ajo ishte një fletorkë me kapak tëzinj siç ishin atëherë fletoret, sibllok. E këtij formati ishte sa i këtijlibri. Ai shkruante me një vërtetësitë madhe të gjitha ngjarjet si kishinndodhur. Atje ishte një gazetar i“Zërit të Popullit”, Osmani...

A.A: Osman Allkja. E njoh, e kammik.

Agolli: Ai, Maneja, se Mane ithosha unë, pasi i tregova për fle-torkën më tha se unë kam këtë fle-tore. Ma dha ky fletoren. Nuk e moraunë vetë. Unë kam një fletore mëtha dhe do të ta sjell, po të asaj sh-tëpie të Manukëve. Ma dha fletoren.Unë e mbajta gjatë atë fletore. Fle-torja mbeti në sirtarin e tavolinëstime në Lidhjen e Shkrimtarëve dhenuk e di ku përfundoi. Pas disavjetëve mendova, më lindi ideja, përtë bërë romanin Njeriu me top. Doe-mos unë ia ndërrova emrat, porMeres nuk ia ndërrova. E vura Merese më dukej kështu shumë ekzotikedhe një emër që nuk i përkiste fevetë ndryshme që kemi këtu ne. Meremund të jetë edhe nga vende të tjerë,edhe francez mund të jetë. Apo jo?

A.A: Po.

Agolli: Kështu mora këtë sepseishte asnjanës. Mere, ne andej kemishkurtimin e Remes, Muharrem oseMere i themi, apo një emër tjetër qëmbaron me këtë. Prandaj mora em-rin, mora edhe ngjarjen dhe u shk-rojt ky roman. Pasi u botua romani,Viktor Gjika, tashti ka vdekur dhevdiq i ri, relativisht shtatëdhjetë vjeç,regjisor shumë i mirë, nga më tëmirët që kemi ne e që kemi pasurdhe nuk besoj të zëvendësohet le-htë. Viktorit i pëlqeu si ngjarje dhemë tha se unë do ta bëj këtë filmpor më bëj ti skenarin. Unë i thashëmë mirë bëje vetë se unë çfarë kishapër të thënë i thashë në roman. Nëndonjë gjini tjetër këtë nuk e hedhdot prandaj merre dhe bëj çfarë tëduash. Ai e bëri vetë skenarin dukeia parë edhe unë, duke precizuardisa ngjarje vetëm për ti dhënë disakonsultime, jo si redaktor. Kështu ubë filmi Njeriu me top.

A.A: Mato Gruda. Në Luzni janëdy fise Matet dhe Grudet...

Agolli: Mato është emër shqiptar,veçanërisht në bregdet. Ka Mate nëÇorraj, në Sasaj...

A.A: Ashtu siç ka shumë edhe nëDibër.

Agolli: Edhe Jakupi që ishte, ti enjihje Jakup Matën. E bëra në atëmënyrë që të ndjehej se ishte në tëgjithë Shqipërinë jo vetëm në atëkrahinë. Kjo mund të ishte edhe ngaDevolli, edhe nga Labëria, edhe ngaVeriu prandaj i përzjeva këto edheGrudë edhe Mate në mënyrë që tëmos thoshin të tjerët se ja na e kabërë krahinën tonë kështu.Megjithëse në përgjithësi tendencae romanit ishte pozitive. I lanëhasmëritë dhe luftuan kundër njëpushtuesi të përbashkët. Kështu lin-di ky roman. U botua me tirazh tëmadh, u shit brenda një jave. Ështëribotuar disa herë...

A.A: Është botuar edhe në re-

vistën “Nëntori”...Agolli: Një pjesë, jo i gjithë, disa

fragmente. Nuk më kujtohet në“Nëntori” apo në “Drita”. Është ri-botuar disa herë dhe u përkthye nëFrancë, në Siri, në Bullgari dhe nëdisa vende të tjera. Ka bërë jehonëedhe në vende të tjerë. Kështu ështëhistoria e këtij romani.

A.A: Tani le të kthehemi tek ajoqë po diskutohet këto ditë, ajo qëështë deklaruar edhe në shtyp që dotë ndërtojmë Skavicën si rezervuarpër të furnizuar hidrocentralet ekaskadës së Drinit por që mbyt tëgjithë Dibrën, 6500 hektarë dhe qëshpërngul rreth dyzetmijë banorë...

Agolli: Ky projekt, siç e di edhevetë, ka qenë që në kohën e social-izmit. Ishte që të bëhej një hidro-central që të stabilizonte të gjithëhidrocentralet mbi lumin e Drinitdhe të mos kishte shterpësi uji, thatë-sirë, por të kishte ujë të vazh-dueshëm. Dhe u bë një projekt që edi mirë Farudini (Hoxha). Më duketai bashkë me disa të tjerë e ka bërëprojektin, edhe me Emin Muslinë dhetë tjerë se e shihnin si një përfitimtë madh. Vërtet do të mbyste disatoka atje, jo vetëm nga ana jonë poredhe përtej kufirit. Nuk u bë se ata ishisnin shtrenjtë tokat përtej kufiritdhe ata nuk kishin dëshirë të bëhejse u mbytej një pjesë e tokave. U lapastaj si i tillë. Si projekt ai ka qenëqë atëherë. Tashti me sa duket ugjallërua dhe mendohet të bëhet njëhidrocentral dhe të përmbytë disatoka, një pjesë të mirë të fushës sëDibrës, Fushë Alinë...

A.A: Fushat e Dibrës komplet meFushë Muhurrin, Fushën eKishavecit, Fushën e Brezhdanit,Fushën e Luznisë, Fushën eGjoricës...

Agolli: Unë nuk e di mirë përfiti-min. Do të jetë një përfitim më imadh se ato fusha apo do të jetë më

i vogël. Në se është më i vogël nuk iavlen. Por në se është më i madh për-fitimi, për ngritjen e mirëqenies sëpopullit, për uljen e çmimit të en-ergjisë, për përfitime të tjera që të verënë lëvizje fabrika të tjera që mund tëngrihen, atëherë ia vlen të bëhet.

A.A: Janë 6500 hektarë tokë, 40mijë banorë që shpërngulen përgjith-një, toka do të vlerësohet me njëgjysmë euroje metri katror...

Agolli: Nuk ma merr mendja qëtë zhvlerësohet kaq kjo. Por në qoftëse ajo ka përfitime në vlerë mëshumë se sa shpenzimet, se kujtimetdhe të tjerat janë tjetër gjë. Se dhenë hidrocentralet që kemi bërë nejanë përmbytur Kukësi...

A.A: Kukësi u ndërtua i ri. A dotë ndërtohet një Dibër e re?

Agolli: Kukësi u përmbyt si qytet.Edhe në Kukës kishte një histori tëmadhe shqiptare të asaj krahine, kish-te bile edhe që kanë lindur, janë rri-tur, kanë luftuar dhe njerëz të shquarjo vetëm nga Shqipëria këtej Drinitpor edhe matanë tij. Për këtë unë nukdi të flas shumë sepse nuk di lever-ditë. Di vetëm që si shkrimtar vlerë-soj kujtimet por tani është shekulliqë të jetojë populli më mirë dhe timbaj mend ato kujtime, por të moslidhet edhe kaq ngushtë me to sepsepastaj do të mbetej i varfër. Në gjithëbotën kështu ka ndodhur kur janëbërë këto hidrocentrale. Edhe në lug-inën e lumit Po, në Vollga e tjerëjanë mbytur me qindra kilometra.Prandaj për këtë nuk di sepse ky ësh-të një projekt që mendohet të bëhetdhe ende nuk është vendosur.

A.A: Si korçar, sikur të shtrohejngritja e një dige për mbytjen e Mal-iqit dhe e Fushës së Korçës si do tëreagonit?

Agolli: Kjo është personale pormbytja e gjithë Fushës së Devollit nukka mundësi të bëhet sepse lumi iDevollit nuk është një lumë si Drini.

A.A: E kam fjalën jo e gjithëFusha e Korçës por Maliqi...

Agolli: Por Fusha e Maliqit ështëmbytur. Ajo kënetë është bërë. Unënuk e di këtë histori dhe nuk mund tëthem po apo jo. Ti që je tamam ngaDibra mund ta thuash se e di mirë.

A.A: Unë e kam dhënë alternativëndhe përkundrejt mbytjes së Dibrësshtroj alternativën, që nuk e ka asnjëlumë tjetër, që mbi degët e Drinit,që janë disa, të ndërtohen hidrocen-trale të mesëm të cilët do ta kthejnëDibrën, Malet e Dibrës krahas liqen-eve të Lurës edhe me liqene të tjerënë një zonë të bukur turistike që meKorabin, luginën e tjerë kthehet nënjë vend të bukur turistik e të begatëekonomik. Këtë kërkoj nga zanatçin-jtë e teknikës, kërkoj ta studiojnë këtëgjë dhe të vendosin se cila prej këtyreështë më me interes.

Agolli: Kategorikisht që edhe atamund të studiohen. Se mund të ketënjë variant tjetër po me këtë kapac-itet.

A.A: Në vitet ’80-të është bërë njëstudim në Dibër sipas të cilit ngandërtimi i hidrocentraleve mbi kana-let ujitës, nga 16 milionë kilovatorëqë prodhonte Dibra nga hidrocentra-let e vegjël asokohe, prodhimi sh-konte në 220 milionë, pa këto hidro-centralet e mesëm. Duke i shtuaredhe këto, po të mbledhësh të gjithëenergjinë që prodhohet nga këto dheshndërrimin e Dibrës në një vend tëbukur turistik, atëherë do të kishimnjë “Skavicë” më shumë se “Skav-ica” që mbyt Dibrën.

Agolli: Po të jetë ashtu, më mirëtë bëhen këto. Por siç thashë nuk edi mirë këtë problem. Emin Musliurri këtu, karshi meje.

A.A: Është koha të hapet një debat.Agolli: Emini i di mirë këto.

ABDURAHIM ASHIKU

Page 4: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

4 - Prill 201048nr.

miniatura

Për opinione dhe komente mund të na shkruani në adresën: “[email protected]”. Tel. 00355 4 22 33 283.OPINIONET DHE KOMENTET E BOTUARA NUK SHPREHIN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E REDAKSISË

Nga: Agron TUFA

Ne do ta quajmë zoti R, për të shmangur ndonjë faulletik: më ftoi për kafe dhe nxitoi që të mos ia refuzoja,se për këtë kishte ardhë. Kandidat i partisë së madheopozitare në një zonë të jugut, zoti R kishte një hall tëmadh, të cilin këmbëngulte ta kuvendonte me mua nëmënyrën më miqësore që mund të bëhej. I hapa udhëpër në kafe, me paralajmërimin: “Vetëm për 30 minutadhe asnjë sekondë më shumë!”. Sapo u ulëm, i privavetë, duke hyrë drejt e në temë:

- Ç’hall ju ka zënë zoti R, dhe a jeni i sigurtë semundem t’ju ndihmoj?

- Si ore s’mundesh! – ma priti ai. – Ti ke në dorë tëvetmin televizion që shihet në të gjitha zonat e Sh-qipërisë.

- Nuk ka si të jetë e vërtetë kjo që thua; unë kam nëdorë vetëm atë që varet prej meje: mendimin tim.

- Ke ndikimin, i dashur! – ngriti pëllëmbët ai, nëmënyrë çarmatosëse. – Po të duash ti, më bën një nderme fushatën.

- Në ç’mënyrë u bëka kjo?- Dy-tre kronika nga zona ime zgjedhore dhe bashkë

jemi larë, - tha zoti R në mënyrën më lakonike të mund-shme, duke shkundur duart.

- Heu! Po mua që më duket se bashkë nuk jemi nëndonjë borxh dhe, rrjedhimisht, s’kam ç‘të të laj?

- Po miqësia?- Cila miqësi?- A jemi shokë?- Jo, nuk jemi.- Shokë jemi, i dashur, bile shumë shokë, pavarë-

sisht bindjeve të tua që unë i di mirë... Ne jemi shokë,kolegë se, që të dy, merremi me librin... Kjo ka qenë nëfakt arsyeja pse u përfshiva në politikë unë: të ngre zërinpër librin në parlament dhe të zgjidh disa problemeinfrastrukturore në fshatin tim.

- Meqë e çove llafin deri këtu, - i thashë, - po, ështëe vërtetë që ne merremi me librin, por kam përshtypjense merremi në mënyra të ndryshme: unë duke e fisni-këruar, ti duke e përdhosur. Të paktën kështu mendojunë...

- S’u bëka fjalë me ty sot, - tha duke buzëqeshur medjallëzi.

- Provoje njëherë nesër…R., vazhdoi me një taktikë tjetër:- Ji më i gjerë z. Tufa... Më i gjerë... Je dhe poet...- …Domethënë i gjërë sa një thes, që të nxë brenda

gjithë shejtanllëqet e tua! Po të flisja si poet këtu me ty,të kisha zënë me shqelma, - iu përgjigja ashpër, duke eparë e parë në sy me gatishmërinë e sherxhiut.

- Po sikur të të them se fitorja ime është thuajse esigurtë?

- Dhe ju prisni që unë të impresionohem?- Po të kërkojë ndihmë, o burrë i dheut...! Njëherë

është kjo... dhe nuk ta harroj sa të jem gjallë... Bëhumë i gjerë. Je alamet djali... Më duhen ato tre kronika

I gjashti në listëI gjashti në listëI gjashti në listëI gjashti në listëI gjashti në listënga vendlindja ime. Kaq mjafton... dhe votojnë Partinëtime.

Unë heshta. E lashë të fliste dhe, në fakt, po mun-dohesha të rrokja me mendje se si ka mundësi që trekronika të mund të sjellin një përqendrim votash, sa tënxjerrin fitues dikë nga palët politike. Meqë nuk e kup-tova (e as tani nuk arrij ta kuptoj), e pyeta vetë:

- Pse mendon se ato tre kronika a intervista mund tëtë sjellin fitore? Në fund të fundit, në skemën e tashmezgjedhore nuk ka përballje kandidatësh, por numra fa-vorizues, që i vendosin sipas parapëlqimeve vetë kry-etarët e partive.

Ai kishte marrë zemër dhe e zbuti aq shumë zërin,duke i dhënë një ton intim, miqësor e familjar, madjeduke më kallzuar edhe një sekret tepër të rëndësishëm.

- Shiko, ta them si vëllaut... Në listë mua më kanëvenë në vendin e gjashtë. Është rreth i madh dhe kashumë mundësi ta kap unë vendin e gjashtë e jo kandi-dati blu. Por nëse arrij të ndikoj personalisht, duke shëtiturnëpër gjithë krahinën e duke u premtuar atyre gjërat mëjetike... se unë e di ku u dhemb atyre! Marrja e votaverozë më shumë, përcakton fitoren përfundimtare të kan-didatit të gjashtë rozë, dhe jo të gjashtë blu... Dreqi tahajë, është llogaritje e saktë...

Pastaj, duke e marrë heshtjen, apo më saktë, kuresh-tjen time, si miratim, ai më rrëfeu dhe për një shpresëtë fshehtë, sipas së cilës, do ta kishte krejt të sigurtëfitoren. Pa rreth e rrotull, e uli kokën dhe e zgjati paksaqafën, duke zbuluar mishrat e irrituara e të përskuquratë qafës nga jaka e këmishës së re dhe, me një zë tëngazëllyer e konfidencial, tha:

- Unë, more miku im, dua t’ia bëj hyzmetin kështusiç më kanë pozicionuar në listë – në vendin e gjashtë –megjithëse kam shumë, po jashtëzakonisht shumëshpresë që të zë vendin e pestë!

- Në ç’mënyrë kështu? Me sa di unë, listat janë tëpalëvizshme që nga momenti i miratimit në KQZ.

- Absolutisht e vërtetë. Por... e ke parasysh se kushkandidon në vendin e pestë?

Ngrita supet. Ai vuri dorën hinkë anash gojës dheshqiptoi emrin e një politikani të njohur brenda kampitrozë, një person energjik e agresiv, në moshë të re,imazhin e të cilit e kisha parë me dhjetëra herë në studi-ot më të njohura të telekanaleve tona.

- E çfarë pastaj? Do të japë dorëheqje?- Jo, jo, - tha ai me zërin e emocionuar të një të

fshehte përvëlonjëse. – Emrin e ka në listë, siç të thashë,në vendin e pestë, por vetë ai... gjendet në një spitaleuropian prej dy muajsh, i sëmurë rëndë... në derexhetë fundit... me leuçemi... Ka mërdhif krejt, s’bëhet mëpër mbarë. Kupton tani?

Ai fliste, me të njëjtin ton, me të njëjtin ankth, me tënjëjtin ngulm, por në veshët e mi, pa e nga një grimëzuri të zhurmërijë mbyturazi një zhuzhimë e bezdis-shme mizash dhe, se si, një një vel i hollë mjegullexixa-xixa e veshi pamjen përqark me një optikë të tur-bullt dhe opake.

Lexova tek gazeta: ”Rruga e Arbërit”se nje farë Abd Ashiku na qenka dukendërtuar nje libër per tu mos u ndërtu-ar Skavica .

E pabesueshme për shumë dibran,por edhe per redaksinë e gazetës qëpranon shkrime të tilla .Nuk ka paturdhe nuk ka asnjë dibran qe te dal paratyre e te thotë, bëni si tu them unë .Aposiq dihet dibranët janë te zgjuar dhedinë kujt ti shkojnë pas , dine kë te dëg-jojne ,dinë cila është e mira ,dine cilaështë e keqja .Ato më dinë dhe më njo-hin edhe mua që po shkruaj kështu.Apo ato i dinë dibranet dhe jo dibra-net që” shqetësohen” për Dibrën . Di-branët dhe Dibra nuk më dëgjojnë asmua që po shkruaj e as ato që shkrua-jnë ,ato dibranët janë ne gjendje vet, tanjohin mirë realitetin .

Skavica duhet të ndërtohet detyri-misht sepse kjo Skavic është e di-branëve dhe e Shqiperisë .

Ø Çfare dëmi ju sjell liqeni di-branëve ?

Ø Çfare dëmi ju sjell çidhnakëveura Thikanush– Ostush ?

Ø Po murrakëve ç`dëm ju sjellura mbi digë ?

Ø Apo luznakëve?v Çfare toke zë ky liqe ne Çidhën

ku edhe fisi i kovaqe nuk përmbytet!v Çfarë dëmi ju sjell atyre di-

branëve që do të shpronësohen = aqdëm sa ju ka sjell bovillasve të cilët mekëto para bënë vilat në metroponunshqiptarë !

v Cili eshtë ai dibran që flet perpronën e vet ?

Dibra, Skavica dhe dibranëtv Jov Flasin ato (që nuk kanë asnjë cm

²) pronë që ju pëembytet !v Jo ...!v Janë amelkëqinjët se pse shteti

ju jep lekë .v Është e pa besueshme se : “për

tu mos u bërë Skacica flasin ato që nukpërmbyten “.

Ështe krejt e natyrshme që persionindaj qeverisë duhet që ndërtimi i Skav-icës të bëhet sipas projektit te dytë metre diga i cili t’ju vijë në ndihmë komu-nitetit në të dy anët e luginës së Drinitdhe jo sipas projektit të parë me njëdigë.

Ndërtimi i tre liqeneve dhe ndërtimii urave ?në Çidhën ,Muhurr , Zogjej ,ndërtimi i rrugës automobilistike ne tëdy krahët e luginës do ta bëj Dibrënperlë në zonën veri- lindore .

Tre liqejtë do te rregullojnë klimën,do ta bëjnë këtë vënd turistik dhe përnga bukuria do tua kalojnë atyre tëLurës .

Ai ashiku kujton se është Enverigjallë , e do ta bëj Skavicën vetëm menjë digë ku dibranët ti mbys në liqe .

Po jo zotrote !Skavica do të ndërtohet me tri diga .

Lidhjet do të jenë me ura mbi diga .Keto tri diga do të krijojnë tre liqene tëbukura ku rreth e përqark tyre dibranëtdo ndërtojnë vilat...Pavarësisht nga llo-jet holucionacioneve të individëve teveçantë apo nga ksenofobia e arriturderi ne kleptofobi ,Skavica do te ndër-tohet ,,, por jo si objekti i Enverit .

DALI TËRSHALLA, Dibër

Përgjigje e redaksisëPërgjigje e redaksisëPërgjigje e redaksisëPërgjigje e redaksisëPërgjigje e redaksisëDëshiroj të jesh mirë dhe faleminderit që na shkruan.

Gjithashtu, ne të konfirmojme se mendimin tuaj do ta botojme në numrine ardhshëm të gazetës (prill 2010), pasi numri i marsit sapo ka dale nga shtypi.

Siç edhe do ta shohësh, ne kemi këtë radhë një shkrim, që është "Pro"ndërtimit të Skavicës.

Gjithashtu, duhet të të rikonfirmojme se gazeta "Rruga e Arberit" as nukështë Kundër ndërtimit të Skavicës, as nuk është Pro. Nuk është detyrë e njëgazete të tregojë se çështë e mirë dhe çështë e keqe, por është detyrë që gjithëopinionet, të mira dhe të këqija qofshin, gazeta duhet ti botojë. Gjithashtu, nëfaqen 2 të gazetës vazhdimisht është një shënim që "Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehin domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë". Janë di-branët ngado që janë, por sidomos ata jetojnë në Dibër, që vendosin se çfarëështë e mirë dhe çfarë është e keqe.

Gjithashtu, për hir të etikës së komunikimit duhet tju rikujtoj se personi qëka bërë librin nuk e ka emrin Abd Ashiku, por Abdurahim Ashiku. Si do tëdukej ty përmendja e emrit tënd në nuanca shkurtuese apo keqdashëse?Besoj se nuk do të pëlqente. Nuk do më pëlqente as mua.

Është e drejta e Abdurahimi, si e çdo dibrani dhe çdo shqiptari, që të jetëkundër një ideje apo pro saj. Mjafton që për këtë ai të jetë i bindur dhe të sjellëargumenta. Këtë mund ta bësh edhe ti, bashkë me shumë miq e dashamirës,që ti tregoni një opinioni mendimin dhe qëndrimin ndryshe. Dhe këtu nuk kaasgjë të keqe. Ndërsa detyrë e gazetës dhe mision i saj është që çdo debat dheide ta ballafaqojë dhe ta bëjë të njohur për lexuesin.

Çdo person, çdo individ, kur flet, si unë, ti apo Abdurahimi, është mirë qëtë flasë në vetën e parë, pasi çdo përgjithësim është subjektiv dhe ka brendavetes nuanca populiste, shumë të ngjashme me ato të kohës që duhet taharrojme të gjithë. As unë, as Abdurahimi, as Ti, nuk bëjmë mirë të flasim nëemër të Dibrës, në emër të Brezhdanit apo emër të Çidhnës. Ne përfaqesojmëindivide të veçantë dhe nuk kemi asnjë mandat që të flasim në emër të kra-hinës.

Gjithashtu, unë jam dakord me çdo pyetje që ju ngrini shkrimin tuaj, porpër asnjerën prej tyre nuk ka përgjigje zyrtare, nga asnje drejtues lokal apoqendror.

Projekti që flisni Ju, me "tre diga", apo me "një digë", janë ide e debate tëfushës dhe specialistëve përkatës, por për asnjërën prej tyre, asnjë specialistapo qeveritar, nuk ka shkruar për opinionin ato që po përgatitet për Skavicën.

Gjithashtu, sipas informacioneve që kemi ne në gazetë, kjo faze e "njëdige, dy diga apo tre diga", ka marrë fund, pasi tenderi për këtë proces kadështuar tri herë. Tani, edhe sipas Kryeministri Berisha, çdo gjë do të fillojënga e para: me ndërtimin e Skavicës do të merret qeveria shqiptare.

Tani është një kohë tjetër. Nuk është me koha e diktaturës, ku në emër tëpopullit dhe për të mirën e popullit, ndodhi ajo që ndodhi. Tani është demokra-ci, dhe në demokraci nuk flitet në emër të popullit, në emër të Dibrës. Ata qeflasin në emër të Dibres kanë vendin dhe kohën kur flasin. Ne na takon që çdomendim, çdo ide, çdo teme ta hedhim për diskutim. Sa ajo gjen mbeshtetje,është çështje e çdo dibrani personalisht.

Duke të uruar gjithë të mirat dhe duke na mirëkuptuar për ato që shkrovamë sipër, ju rinkonfirmojmë edhe njëherë se shënimin tuaj do ta botojmë nënumrin e ardhshëm.

Për gazeten "Rruga e Arbërit"Bujar Karoshi

E-mail: [email protected]. (04) 22 33 283 / 068 31 19 232

w w w . r r u g a e a r b e r i t . c o m

merrkopjentënde

Bëhuni pjesëe gazetës!

Page 5: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

5 - Prill 201048nr.

lajme

Edhe kësaj vere në Dibër të Madhe priten të vijnë mërgimtarët për

pushimet verore. Ardhja emërgimtarëve në Dibër ka shumëqëllime sublime. E para është çmalljame prindërit, të afërmit, miqtë,shokët e shoqet. E dyta synetet, feje-sat e dasmat caktohen gjatë pushi-meve verore për të krijuar mundës-inë që këto çaste gëzimi t’i kalojnësëbashku mërgimtarët dhe dibranëtqë jetojnë në vendlindje. Vendasitdhe mërgimtarët gjatë pushimeve kr-ijojnë mundësi që të rinjtë të njof-tohen, të krijojnë lidhje fejesash emartesash, me të vetmin qëllim përt’i ikur asimilimit dhe për t’i ruajturaqë sa ka mundësi traditën, doket ementalitetin dibran. Në dasmat dheahengjet dibrane çdo verë shpenzo-hen miliona euro.

MËRGATA T’I VË DORËN DIBRËS

Në SHBA ka afër 15 mijë dibranëka edhe në Kanada, në shtetet e tjeratë Evropës e gjer në Australinë elargët. Mërgatëa dibrane në shtetetku jeton ka veprimtari dhe biznesetejet të suksesshme, pasuria e tyrevlerësohet në miliona e miliona dol-larë, ndërkaq sasi të mëdha parashëjanë depozituar edhe në bankat kujetojnë.

Megjithatë investimi i dibranëvenë vendlindje është pothuajse zero.Kjo ndikon që për shkak të papunë-sisë së theksuar dita ditës nga Dibratë largohen të rinjtë, të cilët nëvendlindje nuk shohin asnjë perspe-ktivë për jetën dhe ardhmërinë e tyre.Çdo e treta shtëpi është e mbyllurme çelës dhe hapet vetëm kurmërgimtarët vijnë për pushime.

E djela, 18 prilli 2010, do të mbetet ditë e shënuar dhe e paharruar përdibranët e Dibrës së Madhe, sepse në këtë ditë në hapësirat e ish kazerëmës

së ushtrisë, filloi aksioni i revitalizimit të objekteve për arsimin sipëror. Me këtëeveniment u kthehet merita Dibrës dhe dibranëve, të cilët gjatë historisë ishinpishtarë dhe sakrifikues për arsimin dibran dhe mbarëshqiptar për çka ekzis-tojnë dokumente historike të iluminizmit.

Argëtim Fida, kryetar ikomunës, me këtë rastpara gazetarëve, deklaroise, “Pushteti vendor dheinstitucionet e tjera të ko-munës sot filluan aksion-in në adaptimin e objek-teve të ish Kazermës“Liman Kaba” që tashmëështë parashikuar zi zonëuniversitare dheekonomike. Ky aksionnuk të të ndërpritet derinë përfundimin e adap-timit të objekteve përfillimin e vitit të ri akademik 2010/2011. Në lokalet prej më shumë se 1400metra katrorë, që do t’i revitalizojë pushteti vendor, do të fillojnë studimet nëFakultetet filologjike për gjuhën angleze, gjermane, frenge dhe italiane që do tëdispersohen nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe nga Universiteti i Manas-tirit. Mw vonw varwsisht nga interesimi do tw happen edhe fakultetet e tjera.Këtu do të përgatiten ambientet edhe pëe dekanatin, sekretariatin dhe sektorëte tjerë të nëvojshëm.Varësisht nga numri i studentëve që do të paraqiten nëkonkursin në muajin qershor, do të fillojnë edhe drejtimet e gjuhëve përkatëse.Këto fakultete nuk mund të fillonin po qe se pushteti vendor nuk do të gjentemundësinë e akomodimit të përhershëm të këtij institucioni. Përveç sigurimittë objekteve ne si komunë jemi të obliguar të investojmë më shumë se 200mijë euro në përgatitjen e këtyre ambienteve.

Apeloj te tërë kompanitë e Dibrës së Madhe, duke filluar nga “KNAUF-Radika”, “Digjipsi”, firmat e tjera dhe afaristët dibranë, që të japin kontributin etyre në materiale të ndryshme ndërtimi të nevojshme për adaptimin e ambi-enteve të brendshme e të jashtme. Oferta është e hapur për të gjithë ata që kanëdëshirë të ndihmojnëbiznesin. Në këto fakultete priten të regjistrohen studentënga Dibra e Madhe dhe qytetet e tjera nga Shqipëria e Maqedonia”.

Julijeta Marku, deputete e BDI nga Dibra e Madhe, shtoi se,” Në vitin 1994komuna e Dibrës së ishte nënshkruese e themelimit të UT-së. Sivjet Qeveria eMaqedonisë mori vendim që në vitin shkollor akademik që do të fillojë gjatëkësaj vjeshte, do të bëjë dispersimin e Fakultetit filologjik. Edhe kazerma i ështëdhënë pushtetit vendor gjatë viteteve kur BDI ishte në qeveri. Dibra e Madheka qenë djepi i arsimit shqip. Në vitet e 60-ta, arsimtarët dibranë shërbenin nëfshatrat e Pollogut dhe të Maqedonisë Perëndimore. Jam e bindur se arsimisipëror në Dibër do të ketë një numër të madh të studentëve”, tha në fundJulijeta Marku. /R.T

Në Spitalin e Përgjithshëm nëDibër të Madhe më datë prill

2010, në praninë e personelit mjekë-sor dhe të pacientëve në dializë, ushënua jubileu i 30 vjetorit tëmjekimit në dializë të pacientitAbdija Mustafoski nga fshati Kos-ovrast i Dibrës së Madhe. Ky ështënjë nga rastet e rala në mjekësi nëMaqedoni dhe më gjerë. Me këtë rastu organizua një koktej ku këtij paci-enti iu dhurua një orë dore, njëmirënjohje dhe një tortë ëmbëlsirë.

Dr.Spc. Baki Alili, drejtor i Spi-talit të Përgjithshëm, para të pran-ishëmve, deklaroi se,”Jemi mbledhurnë këtë takim shumë të rëndësishëmnga aspekti i shëndetëisisë. Sotshënojmë tri dekada të mjekimit tëpacientit tonë Abdija Mustafoski, icili 30 vite radhazi i është nënshtru-ar terapisë mjekuese në repartin tonëtë dializës. Rastet e këtilla të suk-sesshme të mjekimit me terapi tëdializës për një periudhë kaqë të gjatëkohore janë të rala. Ky jubile i 30vjetorit dëshmon vullnetin e paci-entit për të jetuar dhe angazhimin epunën e pakursyer të personelitmjekësor në repartin tonë të dializës,gjithnjë në të mirë të pacientëve.Përgëzoj edhe personelin mjekësorpër punën e deritashme cilësore,duke i dëshiruar arritje edhe më të

DIBRA DHE INDIFERENTIZMI I MËRGATËS DIBRANE

Lypsen investime e jo fjalë boshe

Nuk ka mërgimtar dibran që nukthotë se e don vendlindjen, se e donDibrën e Madhe , por kjo më shumëbëhet deklarativisht, sa për t’ia bëëqejfin vetes dhe atyre me të cilët fla-sin, se sa konkretisht për të ngriturekonomi të vogla apo të mesme dhepër të zgjeruar frontet e punës.

Pasiviteti i mërgatës dibrane utregua edhe gjatë periudhës së priva-tizimit në vendlindjen e tyre dheasnjëri nuk u bë i gjallë që të vendorë dhe të aktivizojë ndonjërin ngaobjektet ekonomike të falimentuara.Kjo ndodhi edhe me fabrikën e dëg-juar të qilimave, ku dikur punoninafër 1 mijë punëtorë e punëtore,ndërsa sot është rafshuar për toke,ka ndëruar destinimin dhe nuk gjen-det asnjë gjurmë e saj. E njejta gjëka ndodhur edhe me KombinatinBujqësor që dikur lulzonte dhe be-gatonte dhe me ndërmarrjet e tjera.Dibrën e Madhe e mbajnë gjallë dhe

e ruajnë ata që jetojnë dhe sfidojnëvazhdimisht. Dibranët nuk lypin lë-moshë. Rrugëve të Dibrës së Madhenuk ka lypësa dibranë. Dibranët kanësedrën dhe dinjitetin e tyre. Atakërkojnë të kenë ku të punojnë dheme djersën e ballit ta fitojnë kafs-hatën e bukës dhe të krijojnë ardh-mërinë e tyre.

Mërgata dibrane ka dështuar nëinvestimin dhe krijimin e ndërmar-rjeve të vogla, të mesme, apo nëngritjen e plantacioneve bujqësore,për të cilat ekzistojnë kushte dhemundësi. Kështu do të punësoheshindibranët dhe do të kishin leverdi tëndërsjellë edhe pronarët e ndërmar-rjeve edhe punëtorët. Kjo do të ishtemënyra më e mirë për tu zhvilluae embrojtur Dibra nga boshatisja dhenga kolapsi ekonomik.

Ata që mirëfilli e duan Dibrën eMadhe duhet edhe të investojnë.

Rexhep TORTE

Sukses i mjekësisë në Dibër të Madhe

mëdha. Shpreh angazhimin tim qëky repart në të ardhmen të pajisetme aparate edhe më të sofistikuara”,tha drejtori Baki Alili. Dr.Spc.Lavdërim Sela, udhëheqës i Qendrëstë dializës në Dibër të Madhe , ushpreh se, “Ky pacient është lindurnë vitin 1956, në vitin 1980 për herëtë parë i nënshtrohet hemodializës,Për nga kohëzgjëtja është pacienti mekohë më të gjatë në dializë. Gjatëkëtyre 30 viteve ka patur shumë ndë-rhyrje të ndryshme mjekësore. Der-itani ka kryer më se 5000 dializa tërregullta dhe të çrregullta, ka njënumër të madh kateterizimesh, Tanika të vendosur një kateter të përher-

shëm. Ka patur ndërhyrje për shumëlëndime dhe fraktura të ndryshmedhe shumë radioskopi. Ajo që e kainkurajuar këtë pacient që t’i përbal-lojë të gjitha këto ndërhyrje mjekë-sore, është dëshira e jashtëzakon-shme e tij për të jetuar, regjimi i tijrigoroz i ushqimit, i respektimit tëkëshillave mjekësore dhe perfeksion-imi i vazhdueshëm i aparateve tëdializës. Ky pacient është shembullimë i mirë për mjekimin me dializënë Dibër të Madhe dhe Maqedoni.Idëshirojmë nga zemra mjekim tësukseshmë dhe jetë të gjatë në tëardhmen”, tha në fund Dr.Spc.Lavdërim Sela. / R.TORTE

Abdija Mustafoski 30 vite në dializë

Rikthehet djepi i dijesFillon rikonstruksioni i objekteve përfakultetet në Dibër të Madhe

Në mbjelljen e fidaneve në Ditën Ballkanike të Drurit në venndkalimin kufitartë Bllatës përveç nxënësve, arsimtarëve, nëpunësve të administratave komu-nale, ishin të pranishëm edhe Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës,Mukrem Mehmedi, kryetar i komunës Mavrovë - Rostushë, Mirjana Sekullovs-ka, zv/ministrte e Infor-matikës nga Maqedonia,si edhe Ilir Krosi, kryetar iBashkisë së Peshkopisë,Bardhyl Agolli, kryetar ikomunës së Maqellarësdhe Shpëtim Lika, zv/ambasador në Shkupnga Shqipëria. Me këtërast në zonën neutrale tëdy anëve të kufirit umbollën fidane dekora-tive krekër dhe gështen-jë e egër.

Kryetarët e komunaveFida, Mehmedi, Krosi dhe Agolli këtë aksion të pyllëzimit në zonën neutrale tëvendkalimit kufitar të Bllatës, e vlerësuan lartë me dëshirë që në të ardhmen tëbëhet tradicional, duke u shtrirë edhe në zonat erozive, dhe si simbolikë nëfrymën e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, të aderimit në BE dhe tëshkrirjes së kufijve. Mirjana Sekullovska, përfaqësuese e Qeverisë së Maqe-donisë, u shpreh se ky aksion zbukuron natyrën, zhvillon bashkëpunimin dheështë në të mirën e të gjithëve.

Shpëtim Lika, zv/amasador, theksoi se, nxënësit, përfaqësuesit e adminis-tratave vendore, kryetarët e komunave nga dy anët e kufirit sot dëshmojnëbashkëpunimin e suksesshëm ndërkomunal dhe ndërshtetëror.

Në aksionin e mbjelljes së fidaneve u angazhuan edhe nxënësit e shkollavenë Dibër, të cilët në rajonet rreth liqenit dhe në Tatar Elevcë mbollën afër 100mijë fidane pishë të bardhë dhe arra. / R.T.

Fidane në vendkaliminkufitar të Bllatës

Page 6: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

6 - Prill 201048nr.

reportazh45nr.

Një udhëtim meKonsullin Jasterbov

Nga: Dr. SELMAN MEZIU Firence

(Vijon nga numri i kaluar)

FSHATRA TË FJETUR APO. . . . . .

Ecim përmes rrugëve të fshatit, lëvizjet enjerëzve janë të pakta. Takojmë Nazif Preçi, menjë thes në krah, u përshëndetëm dhe e pyesim:- Nga ishit? Ai uli kokën e më përgjigjet: -Rashëderi në Fushë te djali e mora një dorë domate tëkuqe e speca. Toka pa ujë si familia pa fëmijë -më thotë- e u ndam. Në dasma siçorganizoheshin në një të kaluar jo të largët, kykërcente e hidhte valle, ishte ndër më të mirëtishte si i thonë, ahegçer, por kohët ndryshuan epesha e saj është ndjerë edhe tek pamia e trupi itijë, rrudhat në ball, flokët e rëna e të mbeturat tëzbardhura.

Heshtje. Ndodhem pranë gërmadhave tështepive të Daut e Murat çikut. Ishin shtëpiadykatëshe, me qoshe e dritare me gurë tëgdhendur, nxjerrë e transportuar nga Kepi iMarkut e më pas të punuara me mjeshtri ngagurë skalitësit. Të zymtohet shpirti, të rrënqethetmishtë. Dy plaka të vjetra më ndërprenë heshtjen:-Në këto fshatra ka vetëm ikje, shtegëtim, që ngarrethinat e Kurbinit, Fushë Krujës, në kodrat,fushat e qytetet e Tiranës, Durrësit, Lezhës e derinë Angli e Amerikë, njerëzit janë shpërndarë sizogjtë e qyqes. E shtëpia pa njëri shkatrrohet orbir.

Konsulli Rus i shoqëruar në këto anë ngaAhmet begu i Brezhdanit shkruante: "Fshatrat eMuhurrit janë ata që vijojnë: Hurdha e Muhurri15 shtëpi, Kurti i Bogjoit - (nuk ka numur), Buljaçi10 shtëpi, Shirokan 15 shtëpi, Vamze 18 shtëpie çurkajt 14shtëpi. E më poshtë “Muhurri nëkohë të hershme kishte qenë quejt Mokri, . . .Mokrenë, Mokri, Mukur. . . , , Në hallkat eshekujve natyra sëbahku me bashkësitë enjerëzve ndryshojnë, transfomohen përrethrajëvizimeve të kohës.

Me udhërrëfyesin Ali çikun e shofer Rrushinecim në këtë rrugë të shkatërruar, me gropa ekanale, e përshtatshme për traktor me zinxhir.Lemë pas këto mjedise të përgjumura duke kaluarpranë Lugut të kishës së Shën Gjergjit e Aliu mëtregon përgjat një kurrizi, Livadhin e Miherit osetë vulave. Emra të çuditshëm, të cilat fshehinenigmat e ish banorëcve mijëra vjeçar. Sakënaqësi do të ishte të kërkoje për zbulimin e tëfshehtave të këtyre vendeve.

Rruga lenë në anën e sipërme Gurin eSkenderbeut e papritur të shpaloset fshati Bulaçsikur hedh valle përreth shpateve të një luginereliev thyer. Keto janë të veshura me pyje e përrenjtë thellë në fundin e tyre, por mjerisht pa as edhenjë pikë uji. Ndonjë kemborëe tufave të deleveapo dhive që dëgjohet duke prishur qetësine ematyrës. Në shtëpitë e para disa fëmijë që luaninme një top llastiku të vjetruar e sa dëgjuanzhurmën e makinës na shihnin me kureshtje,pse jo edhe me një habi fëminore. Ndalemi nëafërsi të Shkollës ku kane shërbyer mësusit HalilLleshi, Shefqet Disha, Sami Kbej, Rexhep NaziHoxha, Mudë e Qazim Mani, Narushie e AbazLosha, etj, Rruga e makinës nuk shkon më tej.Detyrohemi të ecim në këmbë.

Nuk mungojnë kodra të ngritura me shtëpitënë majë të saj apo në shpate. Në kodër të Lleshit,duket një grumbull plepash të egër, trupi i tyre idrejte e lëvore bardhe e me kurorën e lehtë e tëngushtë që era e lehtë i përkdhel. Dëgjojmfëshfrima e lehtë. Kjo është muzika e natyrës. Sae këndshme!Por sa e trishtueshme edhe këtushtëpitë e braktisura nuk mungojnë ato tëngërdheshura duken sikur iu ankohën të zotëvetë tyre. Emrat janë të shumte, ndoshta ndonjëstudiues do të verë penën mbi letër e me dije ekulturë do të shkruaj për motivet e shtegëtimit etë braktisjes se kësja natyre të mrekullueshme.

Jemi te rrënojat e kishës më të vjetër të quajtur,Shën Salvadorit. Deshirojmë- na thotë banori mëi afërt i saj Osman Losha- që ndonjë të investojee ta rindërtojme duke e kthyer ne vend besimi emuze të fshatit. Sa me zgjuarsi mendojnë këtonjërëz! Kërkesa për të vazhdimësinë e jetës, dukeshfrytëzuar mjediset historike apo kultet fetareetj. Shembuj të tillë në botën e qytetëruar nukmungojnë.

E kaluara e Bulaçit është e mbushur me ngjarjeepike, të historise ku aktorët e saj janëbulaçnianët. Vargjet e një kënge trimërie e kaliturnë emblemën e shekujve, ende këndohen në

këto anë:

Sulltan Mehmeti n’kam a çu,Trai hordi i ka hazru,Ne per Diber i ka çu,Naisi lufta e mur xham Batafi,Traj hordi çidhna i pihati,Beteja u zhvillua e pergjakshme e përfudoi

deri në prroin e Setës, ku ajo filloi të rridhtevetëmgjak të vrarësh. Një ngjarje kjo e shekullittë pesëmbëdhjetë. Afrohemi më tej në kohë. Anuk ishte trimi, patrioti famëmadh Isuf Karasaniqë u strehua, ushqye e mbrojtur nga trimat ekësaj ane? A nuk ishte burri i zgjuar Demir Lleshime dymbëdhjet djem të kësaj ane që shkoi teHasani i zi i Dibrës së poshtme e doli fitimtarduke shpëtuar edhe djalin e Topuzëve ngatorturat më ç’njerezore e vdekja e sigurt?Sigurisht.

Dielli po perëndon e hija e vargmalit të Runjëspo mbulon natyren përreth e ne po largohemiduke shënuar në bllokun tonë të shënimeveshumë ngjarje, njerëz, toponime, mendime epërshtypje. E na vjen në mend natyrshëm pyetja:A do të mendoj ndonjë qeveri, pushtetar përrrugët ndërtesat që po shkatërrohen e shfrytëzimie këtyre peisazheve natyrore e historike përturizmin?

SHTEGËTARËT

Dallëndyshet shtegëtojne çdo vjeshtë drejtvendeve më të ngrohta e rikthehen në pranverene lulëzuar. Blegtoria e fshatrave buzë drinasverojnë në rrafshnaltat e gropat e Plleut për tuushqyer e prodhuar më shumë. Po njerëzit përsevallë në çdo vit, dhjetëvjeçar, gjysëm shekulliapo më shumë marrin dhenë?

Udhëtari francez Justin Godard shkruan: ‘’. . .Ne donim të dëgjonim nga vetë refugjatët përvuajtjet e tyre, e me dy Maji njëmijë e nëntëqinde njëzet e një në Tiranë morëm në pyetje shumëprej tyre. . . . . . . Fshati Bulaç përfaqësohet nganjë grua e varfër, e mbuluar nga një rrognicë etrashë dhe me ca zhele të këqia. Ajo ka humburarsyen duke parë të masakruar nga serbët dyvajzat e saj dhe djalin. , ,

Disa fise nga Bulaçi, Mresti, Hurdhë Muhurri,Shqathi, Shorokani kanë vëllezërit e tyre në FushëMuhurr, Rreth kale, Kishavec, Brezhdan e mëlarg. Ato në këto treva kanë transformuar natyrën,duke e kthyer në dobi të tyre, vete kanë krijuarshoqëri e miqësira të reja e gjaku është përzierduke formuar bashkësi të tjera jetese.

Ndërsa peisazhet, mozaikët, e jetesës tështegëtarëve janë shumuar në fundshekullin enjëzete e fillim shekullin e ri. Luanit njëzetëvjeçargjyshi i tijë Xhemali në airoportin ‘’Nënë Tereza,, tëTranës i thotë:-Të ectë mbarë në Amerik, dhezgjidhi rrugët se ato janë të shumta, se në njështet të tillë si ai mund të marresh çdo llojidrejtimi, , lotët e pëcjelljes e tradhëtuan ai i fshiudhe ndoqi avionin në apsiren blu të qiellit derisa u zhduk. Pas një udhëtimi shumë orësh aizbriti në Njujork. Si të mos i ngjallte habi, shastisje,grataçelat njujorkeze e gjithëçka përreth tijë. Atëe përqafojnë ngrotësisht, vllazërisht Rakip Veshie Agim çiku, bashkëfshatarët e tijë. Emocionet ipushtojnë shpirin zemrën e të sapoardhurit. Ai

flet i emocionuar duke treguar për jetën epeisazhet e vendëlindjeve të tyre. Femijët e tyredëgjojn, si të shastisur fjalët e tyre, tëpakuptueshme. Eshtë gjuha e banorëve Barbaretë Herodotit e që ka shekuj që përpiqet tëkultivohet edhe pëtej oqeanëve. Megjithëse e katë vështirë të mbijetojë.

Eshtë Katunari im Naim Berisha që i filloikrijimet e para leterar e të kënduarin mefirzamonik këtu në vendbanimin e tije e sot ai nëLondër shkruan, vellimet me poezi me tregime,romane duke dialoguar, me natyrën e shoqërinëku ai u mëkua. Po Gazetari e poeti Agim Devanga Minesota e Amerikës shkruan e dërgonnëpërmjet internetit pa qene nevoja për pulla ezarfa, duke hedhur nektarin e mallit për tupërthithur nga bashkë fshatarët emigrantë, nëGreqi, Itali, Gjermani, Francë etj.

Ish studenti i shkëlqyer i Istitutit të Arteve SeferHoxha, punon në ishullin e Korfuzit, e në kohëne lire me penelin e tije krijon peisazhe prekse tënatyrës e të qytetit, skicon portrete e mjedise punesi të ishin real e i tregëton. Ai kështu mban gjallëprofesinin, freskon mendimin, e iu jep udhëëndrrave rinore.

Krijimet e para poetike, pjesëzat teatrale,artikujt publiçistik Halil Rama i nisi në fshatinbuzëdrinas e tashmë ai ka më shumë se njëdhjetëvjeçar që punon si gazetar te ‘’RilindiaDemokratike, , në Tiranë ku shkruan në gjithëgjedhet e gazetarisë. Pena e tijë si e një shtegëtaripo penelon në tregimet e tija karaktere e episodenga jeta e përditshme, ku ai jeton e vuan sipersonazhet e tijë emocionues.

Sa janë këto, shumë shumë, ndoshta pakurrefarë inventari. Veçse nënat, baballarëtpërloten e shprehur me rrokullimen e kokrravetë lotit, me mallin qe iu ka brengosur shpirt ezemër. Ato janë brenda tyre e zëri qe degjohetnëpëmjet telefonit u hedh një dozë gëzimi,çmallje, ngrohtësie por çe don është shumë pak.E kjo është magazina biologjike, e ndjenjavenjerëzore. Ku në momente të caktuara shpërthensi një shatravan i stërmadh. Eshtë peisazhi ishpirtit me pamjet tërheqëse e të shëmtuara qe

vegjeton në zemrat e njerëzisë përjetësisht.

XIXËLLONJAT

Sa të befasojn ato në muzgun e natëspranverore. Lodrojnë në hapsirë si lozonjare etë ngjallin, habi, kureshtje e të emocionojn.Fëmijët kureshtar i ndjekin për ti kapur,përkdhelur por ato veçse llamburisin dritëza efluturojnë.

Ishte në të perenduar të diellit kur udhetonimrrugës në drejtim të Zallit të Sinës. Një rrugë plotkthesa që gjarpëron në shpatin lindor pothuajsetë xhveshur të Sukës së Arrasit. Papritur dy të rinjme biçikleta. Ndalojmë makinën dhe iu bëjmëzë. Ndalohen, iu afrohem dhe i pyes: - Nga jeni epër ku shkoni? Më përgjigjet djaloshifytyrëbardhe e trupë hollë kuptohet në anglisht.- Jemi nga Londra. Po shëtisim përgjatë luginëssë Drinit. Shikojeni ç’bukuri mahnitëse. Kjo fushëposhtë nesh e shoqëruar me ujit e Drinit mëngjajne më të bukura se peisazhet Galeze.

U përshndetëm me to duke shternguar fortduart. Dhe më shpalosen faqet e kujtesës. Kanëkaluar pesë vjetë kur gjashtë motorra të mëdhenjkaluan në rrugën Muhurr-Selishtë. Ato bëninshumë zhurmë dhe kishin dritat e ndezura. Nuku ndaluan por më pas mësuam se ishin një grupturistësh Gjerman.

Fëmijët iu afruan një çadre. E ngritur në zhurete Murrës. Me ndonjë fjalë qe iu vinte ndërmendnga gjuha angleze shkëmbyen disa fjalë. Atavështronin lumin, e lodronin peisazhin që ngabokat gurë shumë të Brethave të Lale, grykën eMurrës e shpatet plotë gjelbrim të kodrës së Ballee përroit të Gjonit . Ra nata e ndezën një llampëqë ushqehesh me bateri. Hëngrën darkë e fjetënaty, nën zhurmën e këndshme të rrjedhjes së ujite cila reflektonte nga rrezet e dritës së hënës. Sae këndshme e çlodhëse kjo mënyrë jetese!

Edhe këto njerëz të mirë janë tashmë pjesëz ejëtës së banorëve buzë drinasve. Sa kanëndryshuar kohërat. Fijet e sajë mpleksen eshpleksen përjetësisht.

* * *

Zbres nga makina, për të takuarbashkëfshatarët e mi, të ulur në barin në të majtëne hyrjes të urës së Drinit, iu shtërngoi dorën epërqafohem me Ilmi e Kujtim Dishin, Faik Preçin,Sabri Pirën, Ramë Balliun, Halit Hoxhën, XhavitBallën etj. Ata pinë kafenë e kur është rasti eshoqërojnë me gotën e konjakut apo të rakis. Ebiseda udhëton përmes shinave të kujtimeve, përkohën e sotme. mbi lajmet që shohin e degjojnënë televizion, e ndonjë kujtim opo episode tëkaluarës së afërt e të largët.

Nën urë duket pasqyra e kthjelltë e ujit të Drinitdeshmitarë i të sotmes e të kaluarës, e një fik nëformë shkurreje ku vegjeton nën freskine e ujit tëlumit. Duket me plotë shëndet, por mjerani nukka prodhuar kurrë edhe një kokërr fik. Sa keq qës’mundet! Në anën tjetër në krahun e Gjaricësbuzë lumit një ndërtes e re po hedh shtat. Do tëshërbej si lokal dasmash e argëtimi. Investim i tëriut Fatbardh Lala.

I përcjellur nga kërcitjet zhurmëmadhe edërrasave të urës pothuajse shtatëdhjetë vjeçare,shpresoi, ëndërroi, mendoi e shpirti më kullonmall për vendëlindjen e rininë time e tështegetarëve numurshumtë.

merrkopjentënde

“RRUGA E ARBËRIT”

Page 7: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

7 - Prill 201048nr.

vendlindja

Nga: AHMET KAMBERI

Shëngjergji, kjo festë pagane që lidhet me gëzimin e bollëkut që sjell

Pranvera, festohet më 6 Maj. Për Pela-dhiasit e vegjël dhe të rinj ajo ishte njëfestë shumë e dashur dhe e meziprit-shme. Ishte punuar toka, kishin mbirëtë mbjellat, ishin rritur zarzavatet e para,bari në livadhe ishte rritur, gjethi kishteshpërthyer i plotë, jeshilia dhe lulet kish-in mbuluar vendin. Bilbilat, të ledhatu-ar nga blerimi, lulet dhe freskia, këndo-nin nga të katër anët. Kishte ardhur dhekishte filluar të këndonte qyqja. Njerëzitishin të qeshur dhe ndjesheshin si tëdehur nga kjo natyrë e rigjallëruar që imbushte me optimizëm. Mundi dhedjersa e tyre i mbushte me shpresën eshpërblimit. Këtë atmosfere, ne fëmijëte asaj kohe e përjetonim pavetëdijësishtnë mënyrë të mahnitshme, sikur vetëne të ishim pjesë e pandashme e Pran-verës. Ç’lumturi!

Gëzimi ynë niste natën eShëngjergjit. Mezi prisnim të na vinindarkën dhe të flinim shpejt. Duhej tëzgjoheshim herët. Shumë herët! Parase të këndonte qyqja! Mjerë ai ose ajoqë do të mundej nga qyqja! Do tëmbetej dembel e i përhumbur gjatëgjithë verës. E kush mund ta pranonteatë në një atmosferë të tillë gëzimi?Askush. Të gjithë duhej ta mundnimqyqen! Hanim shpejt e shpejt dhe sh-triheshim menjëherë si qingjat, pa bërënjëmijë përdredhje e cicërrima si netëttjera. Qyqja?!! Qyqja këndon shumëherët; para se të nisë të gëdhihet.

Do të vinte nëna të na zgjonte. Pasdisa shkundjesh, nën tingëllimin efjalëve të nënës “Shpejt se qyqja!” hap-nim sytë dhe në dritën e kandilit ose tëllampës me vajguri, lanim fytyrën,visheshim shpejt e shpejt dhe drejt enë sofër, ku na priste “mëngjesi imundjes së qyqes”. Ç’mëngjes ishijshëm! Kulaç i ngrohtë gruri, djathë,arra dhe hudhra të njoma. Kur e kishimmbaruar këtë të ngrënë aq të shijshme,ia kishim hedhur qyqes. E kishim mun-dur! Ndjeheshim të çliruar e të shten-dosur. Dilnim përjashta në oborr dheorganizoheshim për të shkuar për rrën-jë shpengllash dhe mbledhje lulesh.

Shëngjergjinë Peladhi

Ne të mëhallës sonë, në Peladhinëe Epërme, drejtimin e kishim te Lama eKasmit. Ishte ende errët, por ne e shih-nim rrugën si macet, nga që njihnimedhe gurët e vegjël. Kur dëgjonim zërine qyqes, të gjithë si në kor bërtisnim:“Aha! Na marsh të keqen. Piqemi vitintjetër.” Rruga kalonte përmbi livadhet eDufjet (Dufeve). Kalonim përroin e Sh-tjerrave, aty ku mbarojnë livadhet eDufjet, dhe dilnim në arat e Lamës sëKasmit. Zakonisht shkonim te një trap igjerë i njerës prej arave pranë përroit tëGurishtave. Ai ishte plot me drunj tëmëdhenj dushku dhe lëndina poshtëtyre ishte e mbushur me shpenglla tëpjekur tashmë (shpenglla është lulja eparë e pranverës). Për Mushnjeverë nekëpusnim lulet e tyre, për t’i vënë nëpyka druri përreth dyerve të jashtëmetë shtëpisë. Për Shëngjergj duhej të sh-kulnim dhe të mblidhnim rrënjët e tyre.Kishte plot dhe ne shkulnim vetëm disa.Na duheshin prapë për vitin e ardhs-hëm. Këto rrënjë do t’hidhnim në hat-ullat e shtëpive. Ato ruheshin atje dhethaheshin. Kur ndodhte që dhentëprekeshin nga ngalosa (një sëmundjeqë i bënte të çalonin), rrënjët e thara tëshpengllave digjeshin në hajat dhe lës-honin tym. Tymi merrej me frymëmar-rje nga dhentë dhe ato shëroheshin ngasëmundja. Thoshin edhe se rrënjët eshpengllave në hatulla “Sjellin bereqete mbarësi për shtëpinë”. Si të kishimshkulur rrënjët e shpengllave, si lecke-jcat (leckejc i thonë ketrit) lëshoheshimdrejt livadheve të Dufjet. Ato ishin li-vadhe të pjerrëta. Livadhi i Hajdaritmbaronte me një rrafsh të vogël dhe napëlqente më shumë se ai i Hysenit. Bariishte rritur deri mbi gjunjët tonë. Ne fil-lonim rrukllejmën (rrukullisjen) në kryee përfundonim në fund të livadhit. Dhenuk kënaqeshim me vetëm njëherë. Ebënim barin për të ardhur keq. Por, satë mirë të zotët e tyre! Edhe pse ishtekohë ujitjeje livadhesh, asnjëherë nukndodhi që të lëshonin ujë ndër to atoditë. Ata e dinin se ne kishim qejf tabënim këtë shejtanllëk – e kishin bërëdhe ata vetë para nesh - dhe e prano-nin atë dëm që u bënim. Nuk na eprishën kurrë; ishin njerëz zemër-bardhë. E kujtoj me mirënjohje ndjesh-

mërine e tyre ndaj fëmijëve, edhe pseishin fukarenj. Nuk është fukarallëkuqë e ngushton shpirtin e njerëzve.

Ndërkohë që ne rruklleheshim nëlivadhe, njera nga gratë e shtëpisë,përgjthsisht e zonja e shtëpisë, shkon-te në kopësht për të djegur prejat (Pre-jat janë parcela të vogla të tveçanta,tëpunuara shumë imët dhe të mbjella mefidane perimesh të ndryshme). Ajondizte një tufë kashtë dhe i vinte rrotullkopshtit. Përveç hudhrave që ishinmbjellë herët, fidanet tjera sapo kishinnisur të çelnin dhe ende qëndronin tëmbuluara me krane, për t’i mbrojtur ngazogjtë. Në Peladhi bëhej një kujdes ijashtëzakonshëm për kopshtin. Pro-dhimet e tij ishin mbi sofër gjatë gjithëverës e vjeshtës. Por asnjë peladhiasnuk shiste perime në Pazar të Shupen-zës. Pasi mbaronte punë me djegien eprejave, gruaja kthehej në shtëpi dhembushte mtejnin (mëtinin) me kos.

Si na kishte dalë dhe qejfi i rruku-llisjeve në livadhe, edhe dielli kishte fil-luar të lante Majën e Muriqit dhe tëzbriste drejt Temlës e përteposhtë. Rreg-ulloheshim. Lidhnim dhe ndonjëgjalëm që mund të na ishte zgjidhurduke u rrukullisur dhe fillonim tëmblidhnim lule në trapet mbi livadhe.Sa shumë lule që kishte! Të gjithë bënimtufa të mëdha me lule ngjyra-ngjyra. Meto në dorë ktheheshim gjith gaz në sh-tëpi; e drejt e te mtejni. Mëtini priste imbushur me kos. Nuk e tundëte e zon-ja e shtëpisë pa ardhur ne. Ajo pristelulet tona. Ne bënim shpejt e shpejtkunorë dhe ato ia vishnim mëtinit ngafundi në krye. Aroma e luleve mbushteshtëpinë. Lulet tona do të bënin që“mëtini të ishte gjithnjë plot”. Ne e be-sonim atë me gjith shpirt. Bylmeti ishtei dëshiruari ynë. Ne e kuptonim seduhej punë për ta pasur mëtinin plot.

Kjo na bënte që të mos i bënim dredhadetyrave tona. Nuk ishte qejf i madh tëngriheshe pa ra dielli në Muriq për tëlëshuar shtjerrat, por ne e bënim atëgjatë gjithë verës. Përpiqeshim t’i kullos-nim ato sa më mirë, kur i kthenim nështëpi si të fillonte vapa, duhej tu kish-te dalë mulla në shpejnë. Atëherë nd-jeheshim të kënaqur, bile merrnim dhelavdrime. Lavdëroheshim se, si të gjithëqë punonin në shtëpi, edhe ne e kishimbërë mirë punën tonë.

Kur mbaronim punë me zbukurimine mëtinit dhe kishim marrë përqafimine nënave e të njerëzve tanë të dashurdhe pasi kishim mbushur duarët meue (vezë) të kuqe, dilnim e luanim nëoborr. Luanim e luanim dhe herë pasherë thërrisnim “Për Mushnjeverëqumështuer me ue, për Nevruz një gjeltë kuq, për Shnjergj një keç të keq”.Nuk e di se pse thoshim kështu, se përShëngjergj vërtet nuk kishte keç të keq.Por ndoshta ashtu na rimonte fjalia.Kecat dhe shqerrat, të gjithë ishin tëmajmë. Për më tepër, për Shëngjergjtherej ogiçi. Ogiçi ishte një dash osesqap që mbahej i veçuar nga bagëtitëtjera dhe ushqehej veçan, me qëllimqë të majmej sa më shumë. Mush-njevera, siç e kam treguar në një sh-krim tjetër, ishte një festë shumë e gë-zueshme për neve fëmijët e Peladhisë.Nevruzi, nuk na ngjallte emocione tëveçanëta. Të mëdhenjtë ndoshta i gë-zoheshin më shumë se sa ne. PorShëngjergji ishte një festë e gëzueshmepër të gjithë. Edhe dreka e Shëngjergjitishte e veçantë. Sigurisht sipas mundë-sive. Por flinin, që ishte pjata e veçantëe kësaj feste, të gjithë e bënin. Flini bëhejme miell misri. Në kusinë e varur nëoxhak, me ujë që valonte, pasi ishtehedhur kripë, hidhej një sasi mielli, qënuk duhej të ishte i bluar hollë. Sigur-

isht, unë nuk i mbaj mend masat e ujitdhe të miellit. Për flinin përdornim kus-inë më të madhen. Mielli i futur në kus-inë me valë duhej përzier vazhdimishtme kallëm (ostagaç). Kur fillonte tëtrashej mirë dhe s’mund të përzihej më.Çpohej me kallëm vrima-vrima. Ngavrimat dilte avull dhe lihej ashtu, në zjarrtë butë, deri sa të bëhej si tul buke.Pastaj përzihej me lugë druni me bishttë gjatë dhe hidhej në një tepsi të mad-he, i hidhej gjalpë i tretur dhe vazh-dohej përzierja me lugën e drunit derisa të bëhej thërmija-thërmija. Ashtu ingrohtë shërbehej në sofër dhe sho-qërohej me kos. Me kos Maji, ë! Sa ishijshëm që ishte! Të lëpije gishtat! Muanuk më ka bërë kurrë përshtypje mishiqë vinte pas. Pjata e veçantë e Shnjergjitishte “flini me kos”. Ne asaj i gëzo-heshim më shumë.

Peladhia është një fshat i vogël rrëzëmalit të Temlës dhe përballë Zerqanit eValikardhës. Ka dhe ajo traditën e vettë krijuar brez pas brezi nga të parëttanë. Ata edhe në varfëri e kushte tëvështira jetese kishin krijuar mundësipër t’iu gëzuar punës e mundit të tyredhe për të besuar në një të ardhme gjith-një e më të lumtur. Kjo dhe tradita tëtjera si ajo e punëve të përbashkëta, emarrëveshjes etj. nuk duhen lënë jash-të kujtese. Ato na ndihmojnë të kup-tojmë se nga dhe si kemi ardhur derikëtu dhe për të gjetur rrugën e duhur tëzhvillimit, përparimit e jetesës gjithnjëe më të mirë. Jo si individë të vetmuarpor si bashkësi. Koha në të cilën jetojmë– fryt i përpjekjes shumëshekullore tëmbarë njerëzimit - është koha e njëteknologjie të paparë dhe në zhvillimtë paparashikueshëm. Me mençuri,mundësitë e përfitimit janë të pa-kufishme.

Më 5 prill 1945, pra 55 vite mëparë, ra heroikisht në Prizren për

çlirimin e trojeve shqiptare nën ish –Jugosllavi, luftëtari Bajram Arif Kasa, lin-dur në Trebisht – Bala të rrethit të Di-brës.

Luftoi siç dinë të luftojnë njerëzit endritur dhe ra në luftë për çlirimin evendit të tij, siç bien në fushë të betejësheronjtë e vërtetë. Larg syve të nënës,por në krahët e shokëve të tij, ra njëriprej trimave të Luftës Nacionalçlir-imtare, trimi që triumfoi në luftën përçlirimin e Tiranës dhe gëzoi betejën përçlirimin e vendit të tij, por jo atë të çlirim-it të trojeve shqiptare nën ish –Jugosllavi.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Ko-mbit, në parcelën 7, varri 44, preheneshtrat e tij, ardhur aty në vitin 1972nga Kosova martire.

Bajram Arif Kasa lindi në vitin 1922në një familje, jo thjeshtë fshatare, dhe

Në prag të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Jeta e shkurtër e një heroiaskush nuk mund ta dinte se në atopak vite jetë të jetuara për vete – vëtem23, ky luftëtar i madh do të bënte aqshumë jo vetëm për të ndritur emrin etij, por së bashku me të tjerë trima do tëbëhej i pavdekshem për veprën që për-funduan – çlirimin e vendit, një ëndërrqë i kish lodhur në jetë të jetëve.

Jeta e tij mund të kish qenë jetë e njëustai, që di të merret me ndërtim – si eshkuara ndër breza e gjithë krahinës sëGollobordës, e kështu jo shumë e ndry-shme nga jeta e bashkëfshatarëve të tijtë ikur e ardhur gjithnjë në fshatin etyre të lindjes – Trebishti, për të punu-ar vërtet larg familjes së tij, por jo larghalleve të vendit të tij. Edhe Bajrami,djalii dytë i usta Arifit, që në moshën 17vjeçare, truplidhur e i fuqishem erdhime ëndrrën për të punuar në Tiranën e

vitit 1939 - që për kohën ishte ezhurmshme nga punët e mëdha tëndërtimit. Erdhi me bashkëmoshatarëe gjeti gjithashtu bashkëmoshatarë, jovetëm nga fshati i tij i lindjes, por edhekrahina e tij - me jetë të njëjtë, por joedhe fat të njëjtë, erdhi nga një fshatme histori pa e kuptuar se edhe veteduke u ritur e pjekur do të bënte his-tori.

Aktiviteti i tij prej luftëtari filloi në ile-galitet që në vitin 1942, me shpërndar-je traktesh dhe buletineve të Luftës Na-cionalçlirimtare dhe shumë shpejtgrumbullimin e municionit të luftes sibomba e fishekë, duke e rrëmbyer ngadepot e fashisteve italiane, të cilët ihapën edhe dosjen e parë si element irrezikshëm. Për shkak të aktivitetit të tijdetyrohet të zhvendoset shpesh sa në

fshatin e lindjes në Trebisht, po aq edhenë Tiranë për ti shpëtuar ndjekjes që ibënin italianët. Në korrik të vitit 1944inkuadrohet në rradhët e Brigadës I –S., ku veprimtaria e tij do të kulmonteme luftën për çlirimin e Tiranës. Njëfotografi shumë përfaqësuese e tregonhipur mbi tank si triumfator në ditën eçlirimit të Tiranës. Në albumin familiarkemi mjaf fotografi të kësaj periudhe –gjithnjë i qeshur, pa e ditur se dita endarjes nga kjo botë ishte mjaf e afërt.Çlirimi i Tiranës e më pas lufta për çlir-imin e Shqipërisë formuan profilin e tijprej luftëtari. Për t’iu gëzuar deri në fundkëtyre betejave ai ju largua Tiranës dheu vendos në Trebisht. Duket se luftëta-rin e madh të tjera beteja e prisnin, mekalimin nëpër fshat të formacioneve luft-arake të batalionit të II të Brigadës 18 -

S., ndër detyrat e së cilës ishin lufta përçlirimin e trojeve shqiptare nën ish –Jugosllavi, ai u inkuadrua në rradhët eatyre luftëtareve. Në një nga këto bete-ja me forcat gjermane dhe bashkëpunë-torët e tyre, kur dimri sapo kish dalë, aido te plagosej dhe nga plagët e shumtavdiq në spitalin e Prizrenit.

Në këtë ditë, që është edhe Dita eDëshmoreve, e kujtojmë gjithë mirën-johje. Një shkollë në fshatin tonë tëlindjes Trebisht mban emrin “10 dësh-moret” për të përkujtuar jo vetëm atë –heroin Bajram Arif Kasa, por edhe tëtjerë trima nga ky fshat që ranë në luftëpër çlirimin e vendit. Shkolla e fshatitështë nga më të vjetrat, që prej vitit1914, si një nga të parat shkolla shqipenë Dibër, që pregatitet të festojë 100vjetorin e ngritjes së saj.

Përgatiti:Agim Xhevahir Kasa

Nipi i dëshmorit

Page 8: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

8 - Prill 201048nr.

cyan magenta yellow black

botimeLibri, pra, ka vlerë dokumentare, ai është një muze lëvizës, futur brenda kapakëve të tij. Libri ka vlerë..., sidomos për brezin e ri, icili duhet të njoh jo vetëm njerëzit më të afërt, të familjes dhe të rrethit të ngushtë, por edhe më gjerë e më thellë, sepse ai kështubëhet lisi i madh, rrënjëthellë, dhe nuk e ndien veten si një qepujkë, që mund ta shkulësh menjëherë.

Fisi Bruçi në një libër interesantNga: XHAFER MARTINI

Kur u bë promovimi i librit “FisiBruçi i Lukanit të Dibrës” i Faik

Bruçit, nga drejtuesi i veprimtarisë,z. Dëfrim Methasani, u ftova për tëmarrë fjalën, kur një gjë të tillë nuke kisha në plan as unë, as ai vetë.Por, për të respektuar auditorin, dolae i thashë dy fjalë në përgjithësi, sindodh kur nuk e ke lexuar librin. Por,të paktën, me paraqitjen ejashtme:me cilësinë e letrës, lidhjen,shtypjen etj., libri të imponohej.

Por, kur e lexova, konstatova mekënaqësi se ishte një libër i shkruarmirë, me masë, me modesti, meqëllimin për të bërë të njohurvendlindjen e autorit, Lukanin, dhefisin Bruçi, në ato kufij dhe në atopërmasa që e meritojnë. Faik Bruçiqë në hyrje të librit tregon objektivine tij: “Këtë libër modest ua kushtojbashkëfshatarëve të mi dhe të gjithëatyre që kanë lidhje shpirtërore meLukanin, vendlindjen tonë të pahar-ruar.”

Vlera e parë e këtij libri, ështëvlera njohëse. Libri ua bën të njohurlexuesve fisin Bruçi dhe Lukanin, porai bën të njohur lukanakët me njëri-tjetrin, fisin me rrënjë e me degë,duke treguar jo vetëm prejardhjendhe të parët që janë gurët e themelit,por edhe degëzimet në shekuj. Janëmë dhjetëra e dhjetëra emra, burrashe grash, gjyshër e stërgjyshër, etër ebij, nipër dhe mbesa; me dhjetëra edhjetëra fotografi të secilit prej tyre,herë veç e veç e herë disa bashkë;janë me dhjetëra biografi njerëzish,shkruar shkurt dhe qartë; janë medhjetëra kulla të fotografuara, kullae secilit, pa bërë dallime dhepërzgjedhje; janë me dhjetëra pei-zazhe dhe fotografi nga Lukani, qënuk të bëjnë për vete vetëm për cilës-inë e fotografimit, por edhe me fak-tin që pothuaj nuk ka mbetur kënd ibukur i natyrës pa u pasqyruar nëlibër.

Libri, pra, ka vlerë dokumentare,ai është një muze lëvizës, futur bren-da kapakëve të tij. Libri ka vlerë jovetëm për ne që nuk kemi ditur gjëose kemi ditur pak për të gjithë atanjerëz, por edhe për vetë ata, sido-mos për brezin e ri, i cili duhet tënjoh jo vetëm njerëzit më të afërt,të familjes dhe të rrethit të ngushtë,por edhe më gjerë e më thellë, sepseai kështu bëhet lisi i madh, rrën-jëthellë, dhe nuk e ndien veten sinjë qepujkë, që mund ta shkulëshmenjëherë. Sot kur shkenca ka arri-tur që ta prodhojë njeriun me meto-dat e saj shkencore, të rinjtë duhettë kuptojnë që nuk kanë dalë në këtëjetë përmes manipulimit teknologjik,por kanë një babë e një nënë, siçkanë edhe këta të fundit nënat dhebaballarët e tyre, e kështu, nga brezinë brez, me qindra vjet. Sot, kur vrullii jetës të rrëmben dhe të çon jovetëm në katër anët e Shqipërisë, por

edhe të botës, brezi i ri duhet të diqë ka një atdhe, që quhet Shqipëri,ka në këtë atdhe një vend që quhetLukan dhe se ata janë bijtë e tij dhe,ngado që të shkojnë, dhe çfarëdo qëtë bëhen në jetë, një copë plis dhenjë copë guri i këtij vendi do të pe-shojë në jetën e tyre dhe do t‘i mbajëlidhur me rrënjët e thella. Kjo ështëe domosdoshme edhe për një arsyetjetër: fshatrat po braktisen. Shtëpitëe mbetura bosh, rrëzohen, shkatër-rohen, shkurt, fshati ndryshon pam-je dhe, kur ta shikosh mbas shumëvitesh, nuk është më ai që ka qenë.Edhe njerëzit nuk ke ku t‘i gjesh më:një pjesë kanë vdekur dhe vazhdojnëtë vdesin, kurse pjesa më e madheikin në vende të tjera, brenda dhejashtë Shqipërisë. Kështu ka ndodhuredhe me fisin Bruçi dhe me lu-kanakët. Libri i Faik Bruçit nuk i nda-lon dot proceset jetësore, se këtë nukmund ta bëjë askush. Libri “FisiBruçi dhe Lukani i Dibrës” përpiqettë mbushë këtë zbrazësi, në të regjis-trohet çdo gjë: ai në kuptimin figu-rativ është një arkiv i tërë; ai ështëzyrë e gjendje civile, zyrë kadastri-mi, urbanistike, e burimeve njerë-zore. Ky libër në të ardhmen do tëjetë një pikë e përhershme referimi.Kujtoni, për shembull, Librin e ka-dastrimit osman të vitit 1467 çfarëvlere ka sot për historinë tonë. Pokëtë vlerë do të ketë ky libër për Lu-kanin mbas shumë vjetësh, kur tëkenë ndodhur ndryshime shumë mëtë mëdha sesa këto që po ndodhinsot. Libri na e pasqyron Lukanin siçka qenë dhe si është; ai i ndjeknjerëzit e tij kudo që janë, tregon seata nuk janë zogj shtegtarë pa fole,por, kudo ku kanë shkuar, kanëhedhur rrënjë po me atë identitet qëkanë pasur. Lexuesi mëson sh-kurtimisht dhe qartë për jetën e se-cilit. Të rinjtë që janë shpërndarë,në këtë libër shikojnë Lukanin edashur, ku kanë jetuar të parët e vetë,shikojnë kullat prej guri, peizazhete mrekullueshme dhe thonë : “Po,ky është Lukani, dhe nuk ka për tëvdekur kurrë.”

Libri “Fisi Bruçi i Lukanit të Di-brës” ka edhe vlera të mëdha eduka-tive. Dikush mund të më kundërsh-tojë për këto vlerat edukative, sepsei kujtohet propaganda e dikurshmepër edukimin marksist-leninist, ikujtohen format e edukimit etj. Poredukimi është i nevojshëm dhe ipaasgjësueshëm, veçanërisht përbrezin e ri. Ky brez nuk duhet tëedukohet si kozmopolit, që t`i bjerë

me shkelm çdo gjëje që është ko-mbëtare, që të shajë dhe përçmojëvendin e lindjes, që të mohojënënën, babanë, familjen; që të përç-mojë kulturën, gjuhën, historinë, deriedhe Skënderbeun; të rinjtë duhet tëedukohen në atë mënyrë që të mosu vijë turp që janë shqiptarë, pavar-ësisht që ata emigrojnë në vende tëzhvilluara, ku ndeshen mepsikologji, kulturë dhe mënyra të tjerajetese. Shqipëria është e varfër, epastabilizuar, në një tranzicion qëzgjati shumë. Por, megjithatë, ështëatdheu ynë. Çajupi, kur Shqipëriaishte e robëruar, shkruante: “E dashurmëmëdhe/të dua edhe kështu si je/por kur të shoh të lirë/ do të dua mëmirë”. Kurse Faik Konica në njëprozë të mrekullueshme “Malli iShqipërisë”, megjithëse jetonte nëvendet më të zhvilluara, zhuritet ngamalli për Shqipërinë e vogël, të varfërdhe të prapambetur dhe shpërthenme dhembje të madhe në një ngaprozat poetike më të bukura të letër-sisë shqiptare. E pra, brezin e ri du-het ta edukojmë me dashurinë përatdheun, për gjuhën dhe kulturëntonë, për historinë; ta edukojmë mendjenjën e krenarisë kombëtare qëtë mbajë kokën lart kudo që të sh-kojë dhe të punojë, të studiojë dhetë sillet në atë mënyrë që ta shtojëkrenarinë dhe dinjitetin kombëtar dhejo t`i përbaltë ato. Por atdheu, sithotë një fjalë, fillon nga dera e sh-tëpisë, fillon nga rrënjët, nga të parët,nga fisi, nga fshati dhe ashtu rrathë-rrathë fillon e zgjerohet e thellohet.Këtë e bën shumë mirë libri i FaikBruçit. Dhe kjo nuk është gjë e vogël.I riu dhe e reja nga ky libër mësojnëse lukanakët kanë luftuar për liri epavarësi në shekuj, se ata e kanë der-dhur gjakun jo vetëm për të mbroj-tur Lukanin e Katër Grykët, por kudoku i thonë tokë shqiptare; mësojnëse ky Lukan ka nxjerrë burra jo vetëmtë pushkës, por edhe të penës dhe tëkulturës, filozofë e mendimtarë;mëson se lukanët nuk kanë mbeturaspak prapa trevave të tjera, por,përkundrazi, duke pasur një zell tëmadhe arsimor, kanë nxjerrë inxhin-ierë, biznesmenë, mjekë, shkrimtarëe poetë, gazetarë e përkthyes, politi-kanë dhe ushtarakë etj. Edhe në pro-movimin e këtij libri u pa një gjë etillë. Sado që kishte miq e të ftuar,dibranë e jodibranë, pjesën më tëmadhe e përbënin katërgrykasit e lu-kanakët e shkolluar dhe arsimuar menjë performancë të shkëlqyer.

Në këtë libër, një vlerë tjetër, e

veçantë, pothuaj unikale, është për-faqësimi i femrës, duke i dhënë asajvendin që meriton. Autori shkruanme dashuri për nënat, plakat, hallat,tezet, për shumë e shumë gra dhe tëreja, që jo vetëm kanë lindur jetën,që janë burimi i saj, por edhe kanëushqyer tek fëmijët e tyre virtytet mëtë larta. Këto gra të thjeshta, shumi-ca të paarsimuara, kanë edhe fo-tografitë edhe jetëshkrimin e shkurtërnë librin e Bruçit, sepse këtë vendato e kanë pasur dhe e kanë në jetë.Ani pse ato nuk janë Misse, por tërrëgjuara dhe të nëpërkëmbura ngajeta, librit ia shtojnë bukurinë jo mepamjen fizike, por me bukurinë eshpirtit. Në monografitë e tjera rrallëshikon gra, jo më me fotografi dheme jetëshkrimin, por as përmenden,me ndonjë përjashtim të rrallë. Sepseautorët e tyre, duke shmangur kësh-tu gjysmën e jetës dhe të njerëzimit,kujtojnë se u japin librave të tyre toneburrërore, heroike dhe luftarakë. Nëfakt, ndodh e kundërta.

Vlerë tjetër e librit është rritja nëkuptimin më të thellë të kësaj fjale.Bruçet, lukanakët, Katër Grykët, janërritur në kuptimin e cilësisë së jetës,në kuptimin e nivelit kulturor, tëmënyrës së jetesës, të qytetërimit,duke dalë pothuaj të gjithë ngakufijtë e fshatit dhe të krahinës, dukee parë, madje, edhe qytetërimin eu-ropian e botëror, si një vlerë që u

takon edhe atyre dhe bëjnë përpjekjepër ta marrë këtë vlerë. Vetë autori ikëtij libri, një biznesmen i suk-sesshëm, është një shembull në këtëdrejtim. Puna që bën dhe rezultatetqë ka arritur e kanë bërë atë që tëtakohet, të rrijë e të bëjë fotografi jovetëm me njerëzit e thjeshtë, poredhe me burra shteti; puna që ai bëndhe vijon të bëjë, e ka bërë që tëndihet si në shtëpinë e vetë edhe nëPragë e Londër, në Shën Petërburg eRomë etj. Megjithëse është autor ilibrit dhe protagonist jetësor, ai, nëkëtë rast, ka vlerë përgjithësuese sepsenëpërmjet tij jepet rruga e ngjitjes edhjetëra e qindra lukanakëve e katër-grykasve. Dhe kjo që thamë vërteto-het me faktin që nga Lukani dhe KatërGrykët shumë vajza e djem kanë kry-er apo kryejnë studimet në univer-sitetet më të shquara të Europës dheAmerikës. A mund të mendohej kjonë të kaluarën? A nuk është rritje kjo?Pavarësisht nga të gjitha arsyet epengesat, liria jep frytet e veta.

Dhe në fund: mesazhi i librit ësh-të ky: Bruçaj, lukanakë, katërgrykas!Në emër të cilësisë së jetës dhe tëëndrrave dhe dëshirave, forconikrahët dhe fluturoni sa më lart dhesa më larg që të jetë e mundur, pormos harroni Lukanin, mos prisni rrën-jët, se ato do t‘ju mbajnë kur tufa-net e jetës do të përpiqen t‘u rrë-zojnë.

Bruçaj, lukanakë, katërgrykas! Në emër të cilësisë sëjetës dhe të ëndrrave dhe dëshirave, forconi krahëtdhe fluturoni sa më lart dhe sa më larg që të jetë emundur, por mos harroni Lukanin, mos prisnirrënjët, se ato do t‘ju mbajnë kur tufanet e jetës dotë përpiqen t‘u rrëzojnë.

www.rrugaearberit .como n l i n e Tel. (04) 22 33 283. E-mail : rrugaearber it@gmail .com.

Page 9: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

9 - Prill 201048nr.

cyan magenta yellow black

traditëËshtë koha të ringjallim vlerat kulturore e historikeNga: Aqif YMERI

Nisur nga objekti themelor i gazetës“Rruga e Arbërit” dhe nga fakti qëshumë nga monumentet, për të cilëtjam i interesuar të shkruaj, kanë qenënë anë të Rrugës së Arbërit, më pëlqentë bashkëpunoj me këtë gazetë. Mekëto shkrime, dua të qetsoj memundësitë që kam edhe shpirtin tim,për të ndjerë përherë të gjallë frymë-marrjen e gjyshërve të mi. Por bashkëme qetësinë, më shoqëron edhe dhem-bja e trishtimi për ndonjë hamendësima pamundësi depërtimi të plotë tek evërteta. Gjithsesi, ne duhet të bëjmësa të mundemi, për të mos lënë kohëntë kapërcejë më vonë deri në pamundë-si, për shumë nga ato që ajo pa mëshirëi rrëmben. Çdo ditë që kalon, fshehdiçka. Ndaj edhe sot, jam i bindur, sepër shumë nga ato që fshihen në kohëështë vonë.Është mjaft e dhimbshmetë kujtosh shumë burra të mençur eme kujtesë të çuditshme, memorjen etë cilëve e shkuam dëm, duke mos arri-tur ta regjistronim. Rrënjët e ekzis-tencës sonë janë të thella, shumë tëthella, por sa do të mund të depërtojënë ato thellësi mendja jonë! Për të shk-ruarat, jemi të qetë, por ç’të bëjmë përtë pashkruarat dhe për ato që po rrëno-hen dita ditës, duke na kërkuar t’i shpë-tojmë, të mos i braktisim, të mos i har-rojmë. Po rendis disa prej tyre.

Në majën pëballë shtëpisë sime,qëndron me muret që i kanë mbetur,fortesa e Petralbës. Për të është shkruardhe përderisa Barleti, në veprën e tijmonumentale “Histori e Skënderbeut”e përmend disa herë, besoj se edhe nesot duhet ta ndjejmë vlerën e saj. Këtupo rendis, fjalët e Barletit, sipas faqevetë “Historisë së Skënderbeut”, të botim-it të tretë (Tiranë 1982). Faqe 98-99 lex-ojmë: “Duke vazhduar drejt rrugën, ar-ritën në Petralbë, e cila është larg ngaPetrela 30 mijë hapa, nga Kruja po 30mijë, ndërsa Petrela nga Kruja 25 mijëhapa. Ky është një qytet në Mat, i ndër-tuar mu në majë të një mali të vogël, poqë s’i trembet, megjithëkëtë, përveçurisë, asnjë fuqie armiku. Veç kësaj,lumi i Matit, që rrjedh rrëzë malit, duketse i shton këtij vendi jo më pak bukur-inë se sa fuqinë mbrojtëse dhe dobinë.Sapo ushtria zuri vend e nguli çadratnën muret, erdhën disa të dërguar ngaata të qytetit te Skënderbeu dhe i bënëme dëshirën e vet dorëzimin e qytetit”.Në faqen 199, lexojmë: “…mbajti vetëmdy burra, më bujarët, Andrenë dheVulkathanin, si një farë pengu për be-sëlidhjen e ardhshme dhe si një farësigurie të paqenë kundër egërsisë sh-kodrane. Për këta ai dha urdhër që tëmbaheshin me rojë në kështjellën ePetralbës, por në një mënyrë sa mëbujare dhe sa më mirë”. Në faqet 391-392 lexojmë: “…Prandaj e shpërndaumbledhjen dhe ushtrinë dhe i la tëgjithë të lirë të ktheheshin në shtëpi,ndërsa ai vetë, bashkë me Hamzën dheme pak kalorës, shkoi në Petralbë. Atjeai kishte lënë të shoqen që në fillim tëverës, gjë që e bëri pastaj gjatë gjithëkohës së mbretërisë, me qëllim që verëndhe vjeshtën të qëndronte atje për pre-hje, kurse kohën tjetër në Krujë, mepërjashtim të rasteve kur vinte Mehme-ti apo ndonjë mizëri tjetër me ushtarë;atëherë ai, i shqetësuar nga rreziku imadh që kishte përpara dhe tërë hallpër mbretërinë, e shpinte atë bashkëme gjithë familjen dhe me plaçkën mëtë çmuar në Kolhinium, qytet bregde-tar i venedikasve, apo në qytete të tjeramë të largëta (Kolhinium: Ulqini isotëm). Rrëzë kështjellës ishte një fushëme një bukuri të veçantë, si nga hijeshia

e vetë natyrës dhe e vendit, si nga pun-imi plot kujdes i banorëve, saqë s’imungonin as pemët, as hardhitë, as fru-tat, asgjë nga ato që begatojnë e zbuku-rojnë tokën. Atje, zonja, bashkë mefamiljen e me vargje të pambaruaravajzash e me shërbime mbretërore, si-pas zakonit, e kalonte atë pjesë të vitit.Rreth e rrotull, nga çdo anë e fushësishin pyje të paafrueshme dhe ngushti-ca luftëtarësh për ruajtjen e saj. Dhevetë qytetin e kishte pajisur si jo mëmirë me burra, armë dhe ushqime përçdo rast”. Në faqen 484 lexojmë:“…Skënderbeu pasi la ushtrinë që mbe-ti në kujdes të Moisiut, për më se tri ditëu ndodh në Krujë për punë të ndry-shme, sidomos për të sjellë nga Petral-ba gruan dhe fëmijët”. Më tej në faqen615, lexojmë: “… Por Skënderbeu pasiarriti në kamp i cili ishte vendosur nënjë vend, që quhet Petralbë, 15000hapa larg armikut, ku kishte 8000kalorës dhe 4000 këmbësorë nga mëtrimat, po armatosej e po bëhej gati përt’u nisur kundër armikut”. Pra disa herëi kthehet Barleti Petralbës, fortesës sëkastriotëve në fshatin tim, por sa jemikujtuar të shkruajmë për të ne sot? Popër toponimet e shumta, që fatmirësishtderi në ditët tona kanë arritur me qin-dra, kush u kujtua të shkruante dhe përmë tej ç’studim u bë? A ka menduarnjeri të shpjegojë se pse banorët e fs-hatit Fshat, Petralbën e njohin me em-rin “Maja e Qytetes”? A është kujtuarnjeri të shpjegojë, se pse këtij fshati, i

mbeti emri Fshat? A mori mundiminndokush, të ngrejë zërin, kur në kohëne kooperativave bujqësore traktorët ebuldozerët, për të hapur toka të reja,shkatërruan disa dhoma të nënd-heshme, me gurë kuadratikë të skali-tur, në vendet që edhe sot mbajnë em-rat “Majkishë” e “Dyqanet e Vene-dikasve” në këtë fshat? A u kujtua njeritë gjurmojë në vendin e quajtur “Birat eQytetes”, ku edhe sot janë të dukshmeshenjat e njërit tunel të nëndheshëm,disa metra poshtë Kalasë së Petralbës?

Po në anën tjetër të Lezedrës,përkarshi Petralbës dhe rrëzë malit, nëmajë të të cilit ka qenë Kalaja Ilire e Xi-brrit, ku ne gjatë vitit të kaluar gjetëmnjë kapitel kollone të gdhendur, në njëbllok shtufi, me tre forma gjeometrikeqë pasonin njëra tjetrën që nga baza,kuboid, trung koni e më lart cilindrikedhe, aty përreth konstatuam edheshumë fragmente qeramike e sende tëtjera, si peshore qeramike, plumçe evarur në një fije si gërshet bisht kali,blloqe shtufi gurësh kuadratikë në ven-din e gërmuar ato ditë për hapjen e njëujëmbledhësi, një hapësirë ku ata ish-in të detyruar të mos ndërhynin mefadromë nga që ndjehej tronditja ma-sive e dheut, si dhe shumë të tjera, qëne i publikuam në revistën “Emathia” enë gazeta, bëmë dhe informacione, poraskujt nuk i shkoi ndërmend për to.Hapësira ku u ndeshëm me këto gjetjepërbëhet nga disa sipërfaqe shumë-dynynëshe me murëmbajtës prej

gurësh të mëdhenj. Rrëzë tyre kalon njëdegëzim i Rrugës së Arbërit, në njërënanë të të cilit është një luginë që mbanemrin “Lugu i Qerreve”, ndërsa në anëntjetër vendi mban emrin “Hu-Shpatë”.Gjatë këtij dimri u zbulua nga ujërat nëatë vend një kapitel tjetër kollone dhenjë arkitra. Për të pashkruajtura të tillashumë domethënëse dhe për më tepër,për mungesë interesimi nga organizmatpërkatës të fushës së arkeologjisë dhemonumenteve të kulturës, është për t’ushqetsuar shumë. S’mund të kuptoj seç’objekt tjetër pune mund të kenë këtoinstitucione, kur s’duan t’ia dinë përgjetje të tilla në terren. Aq më tepër kurne i publikojmë. Nuk bëhet fjalë pastajpër moskokëçarjen e askujt për rrën-imin e këtyre monumenteve. Kështurrënojat e Petralbës po zhduken ditaditës, Ura e famshme e Vashës, thuajsepo shkatërrohej, por u gjet një bamirësnga Dibra, që në shenjë respekti përgjyshërit e tij që kanë kaluar në shekujnga ajo urë, (më vjen keq se nuk i mës-ova emrin, sepse duhet përmendur përgjestin e tij fisnik) bëri riparime dukembushur gropat në sipërfaqen e saj dhee risjellë atë edhe njëherë, disi, në gjend-jen e mëparshme, Ura e Skurës nëRrugën e Arbërit dhe urat e tjera harko-re të gurta të stilit venecian, në degëz-imet e Rrugës së Arbërit, si Ura e Halilitnë Dars, Ura e Allamanit në Klos, Ura eShahinit në Patin, Ura e Shën e Premtesnë Gurrë, Ura e Kulmares, Ura e Hox-hës dhe Ura e Vogël e Gurrave në Gur

të Bardhë, po shkatërrohen.Kur bisedon me drejtues të push-

tetit lokal e të institucioneve të tjera gjengjithnjë të njëjtën përgjigje: “s’kafonde!”. Janë të shumtë monumentethistorike e kulturore që po shkatërro-hen dhe askush nuk e merr mundimintë bëjë diçka. Është për të ardhur keqse dikur, disa nga këto monumentejanë bërë për sevap. Thuhet nga pleqtë:“Sevapet bëhen në këtë renditje, kurbën urë, çezmë, xhami”. Psh, Ura eVashës, është bërë për sevap, në shek-ullin e XVIII nga Haxhi Hajrulla Skura,ura tjetër pranë saj (përsëri e gurtëharkore) mbi zallin e Dishit, është ndër-tuar për sevap nga një vajzë me emrinHasime Tuska, pak kohë pas Urës sëVashës. Me që nga shteti asnjëherë s’ukujtuan për të ndalur rrënimin e mëte-jshëm të këtyre objekteve, le tëshpresojmë se do të gjenden edhe sotbamirës nga bizneset, që të venë dorëmbi objekte të tilla, sepse do t’i jepninmë shumë jetë e ndjesi vetë shpirtit eqënies së tyre dhe sikur sot përmen-dim emrat e atyre që i ndërtuan, paramë se 200vjetësh, këto për sevap, nesërfëmijët e nipërit tanë do të shkruajnëedhe për njerëzit me zemër njerzore tësotëm.

Gjithsesi, shqetsimi i sotëm më imadh është për të pashkruarat që mbases’do të mund të shkruhen më. Dhe kurnjëri nga miqtë e mi matjanë, që sotështë bërë qytetar tiranas, shprehej nënjë takim në Burrel se “do të bëjmë njëkonferencë shkencore për Matin, jo meju, por me akademikët në Tiranë”, unëthashë me vete: “përse ky, me shokë,paska ardh nga Tirana për të na e thënëkëtë”?. Në se e bëjnë, shyqyr që e bëjnë,sepse vlerat e Matit janë aq të shumta,sa s’do të mjaftonin disa dhjetëra se-sione shkencore me tematika nga mëtë ndryshmet, por, si s’u kujtuan për tëparë se ç’është gjetur e ç’po gjendet nëMat, madje ç’është fshehur nga katrahu-rat e mëparhme e ç’duhet kërkuar? Sinuk u kujtuan të vlerësojnë e madje tëstimulojnë mbledhjen e toponimisë nëMat, që po bëhet në formë amatoreskenga njerëz që duan ta bëjnë me shpirtkëtë punë? A nuk e dinë ata se sh-kencëtarët e akademikët më të mëdhenjpër Matin do të mbeten Dilaver Kurtime Ramiz Fiçorrin, me kërkimet e tyrekëmbëngulëse? Mendoj se, sado që tëlodhem unë, bashkë me ata të Tiranës,nuk do të mund të arrijmë për Matin,vlerat e Dilaver Kurtit e të Ramiz Fiçorritsi studiues. A nuk e dinë ata se nukmund të ketë akademizëm pa ditur mirëgjithçfarë është gjetur e po gjendet nëMat? Gjithsesi, ca nga ata që janë nëTiranë, vijnë për të na mbushur mend-jen se dinë e bëjnë shumë. Kjo ështëpunë e tyre, por që të bëhet punë, sëpari duhet studiuar mirë terreni. Natyr-isht që arkivat e bibliotekat, që po ishfrytzojmë edhe ne fshatarët që rrimënë Mat, por që kalojmë shumë kohëedhe në Tiranë, kanë rolin e tyre tëpazëvëndësueshëm. Por mbi të gjithaterreni duhet gjurmuar e studiuar mirësa s’është vonë. Sa për të shkruarat, atos’fshihen më, por si t’ja bëjmë për tëpashkruarat!?

Ura e Hoxhajve

Ura e Skurës

Kalaja e Petralbës

Ura e vogël e HoxhësUra e Vashës

Vlerat e Matit janë aqtë shumta, sa s’do tëmjaftonin dhjetërasesione shkencore metematika nga më tëndryshmet për ti njohur.

“Ne duhet të bëjmë sa të mundemi, për të mos lënë kohën të kapërcejë më vonëderi në pamundësi, për shumë nga ato që ajo pa mëshirë i rrëmben. Çdo ditë që kalon,

fsheh diçka. Ndaj edhe sot, jam i bindur, se për shumë nga ato që fshihen në kohë është vonë.”

Page 10: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

10 - Prill 201048nr.

kritikë

Nga: Profesor ADRIAN BLACKLEDGEUniversiteti i Birminghamit, Mbretëria e

Bashkuar

Drama e re e Gëzim Alpion Sikur të Vdekurit të Dëgjonin (‘If Only the Dead

Could Listen’) bën pjesë në traditën e rëndë-sishme të teatrit politik. Ky nuk është një teatëri rehatshëm por mbresëlënës dhe u bën sfidëspektatorëve të angazhohen në çështje të vësh-tira që i përkasin qoftë realitetit të sotëm apoedhe ato që nuk kanë kufij kohorë. Drama ngreçështje me rëndësi jetike lidhur me refugjatëtdhe azil-kërkuesit në Britani, si dhe rrethmënyrave që ndjekin vende të ndryshme perte trajtuar njerëzit që mbërrijnë nga zona tëtrazuara të botës.

Përpara se të lexoni hyrjen e Dr Alpion dotë ishte me vlerë identifikimi dhe korrigjimi idisa koncepteve të gabuara rreth procesit tëkërkimit të azilit në Britani. Së pari, azil-kërkuesit janë në kërkim të një vendi të sig-urtë. Pavaresisht nga termat kontradiktore qëpërdorin mediat, nocione të tilla si azil-kërkues‘i paligjshëm’ apo i ‘rremë’ jane pa baza. Si-pas ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare, çdokush ka të drejtë të aplikojë për azil në Britanidhe të qëndrojë këtu për aq kohë sa autorite-tet të shqyrtojnë kërkesën e tyre. Konventa përRefugjatët e vitit 1951 i siguron gjithsecilit tëdrejtën për të kërkuar azil. Azil-kërkuesit nukjanë emigrantë ekonomikë. Dhjetë vendet ngatë cilat vinte numri më i madh i refugjatëvenë vitin 2006, janë vende me nje histori tëhidhur përsa i përket respektimit të të drejtavetë njeriut, ose janë vende ku vazhdojnë luftratdhe konfliktet. Shumica e azil-kërkuesve nuke zgjedhin vendin ku duan të shkojnë. Shumëprej tyre që kanë mundësi të zgjedhin, ven-dosin të vijnë në Britani sepse kanë miq oseanëtarë të familjes të cilët janë të vendosurkëtu. Shumë refugjatë dhe azil-kërkuesshpresojnë të kthehen një ditë në shtëpitë etyre, nëse situata atje përmirësohet.

Së dyti, azil-kërkuesit dhe refugjatët nukmarrin ‘lëmosha’ të mëdha nga shteti. Ata nuklejohen të punojnë përpara se të kenë kaluardymbëdhjetë muaj nga data e paraqitjes sëkërkesës per azil. Kështu ata janë të detyruartë mbështeten në ndihmën që u jep shtetipritës, që përbën 70% të të ardhurave të sh-tetasve britanikë që marrin asistencë sociale.Azil-kërkuesit dhe refugjatët nuk vinë në Brit-ani për të përfituar nga asistenca sociale. Nëfakt, shumica e tyre, para se të vijnë në Brit-ani, dinë fare pak rreth sistemit Britanik të azilitapo atij të asistencës sociale. Azil-kërkuesitnuk marrin shtëpi pa radhë nga bashkia dheata nuk mund të zgjedhin se ku duan të je-tojnë. Strehimi që u ofrohet atyre nuk paguhetnga autoritetet lokale. Ata strehohen pothua-jse gjithmonë në zona ku shtetasit britanikenuk kanë dëshirë të marrin shtëpi me qira.Shumica azil-kerkuesve jetojnë në varfëri dheshpesh vuajnë nga shëndeti dhe uria.

Së treti, pjesa dërmuese e njerëzve qëkërkojnë azil janë qytetarë që zbatojnë ligjin.Ndërkohë, shumë prej tyre nuk ndjehen të sig-urtë në mjedisin e ri, gratë refugjate dhe azil-kërkuese thonë se nuk lëvizin natën sepse kanëfrikë nga abuzime dhe ngacmime. Nga anatjetër, autoritetet e emigracionit kanë të drejtëti ndalojnë dhe arrestojnë azil-kërkuesit edhekur nuk kanë kryer ndonjë krim, dhe kjo nënjë kohë që azil-kërkuesit shpesh nuk kanëmundësi të raportojnë rastet kur bëhen vik-timë të ngacmimeve dhe dhunës raciste.

Së katërti, refugjatët japin një kontribut tëmadh në Britani. Për shembull, më shumë se1,100 refugjatë të kualifikuar për mjekësi fig-urojnë në regjistrin e Shoqatës Mjekësore tëBritanisë. Kostoja e përgatitjes së një refugjatipër të ushtruar profesionin e mjekut ështëvetëm 10,000 paund në Britani ndërkohë qëpër të përgatitur një mjek nga e para kushton250,000 paund. Shumë refugjatë kanë kuali-fikime akademike edhe si arsimtarë. Në Anglika më se 1500 refugjatë që ushtrojnë profe-

Nga: Mr.PETRIT FETAHU

Zhvillimi historik i arsimit në Dibër ka zanafillë të motçme në rritje të vazhdueshme

diakronike, koherante, me përfaqsues të den-jë, të shquar, të pasionuar e sakrifikues nëlëminë e arsimit, që kanë arritur të shkrinëmendjen, mundin dhe jetën e tyre për të shpën-darë mësim, dije, dituri, kulturë etj.që i japinqytetit dhe banorëve të tij imazhin e mburrjese të kranarisë si djepi i përhapjes së ilun-inizmin, për nismën e hershme të shkollimitdhe emancipimit që meritojnë të zënë vendtë dukshmëm prezantimi nëpër libra presti-cioz dhe shkencor, por njëkohesisht dëshmo-het se aty kanë punur personalitete të devot-shme mësuesish.

Dibra ka pasur dhe ka mësues dhe profe-sorë të përkushtuar, autoritativ, të pakursyer,të palodhur që kanë një veprimtari të begat-shme, sakrifikuese dhe flijuese, që u kanë rrez-istuar e sfiduar asimilimit, shkombtarizimitsërbomadh, sllavomadh, torturat çjerrëzore,ndjekjet dhe dhunës dhe imponimeve të ndry-shme nga pushtuesit, sistemeve duke mos ubërë as turkofil as sllavofil, por u kanë mbeturkonsuguent idealeve të pastra patriotike, qëkanë nxjerrë gjenerata kuadrash mjekësh, inx-hinierësh, profesorësh etj.s’kanë lakmuarkolltuqe dhe pasuri.Njëkohesisht janë veçuaredhe në krijimtarinë e artit, muzikës, letër-sisë, shkencës etj me kualitetete dhe vlera na-cionale, me të cilat mburet tërë kombi.

Pas Sait Najdenit, mësues dibran vjen JosifBageri nga Nistrova, që dikur binte në prefek-turën e Dibrës që në mënyrë të padrejtë iumuarr me qellim të copëtimit të trojeve sh-qiptare, por ai do të mbetet banor i Dibrës.Ngaletërkëmbimet e gjetura në ASHM e të pub-likuara nga Dr.A.Mustafa merret vesh se aiishte nisur për të e hapur shkollë në Dibër e tëshërbejë si mësues i gjuhës shqipe, por s’julejua nga qeveritarët turk.Mandej e gjejmë simësues në Shkup, një kohë të shkurtër, ndërsapak më vonë e caktojnë edhe si mësues i gju-hës shqipe në një shkollë turke, por e refuzoingase deshte të kontribojë në vendlindje, atye shihte veten më të nevojshëm dhe më tëdobishëm, siç arsyetohet vet, ngase s’kishtekuadra për të hapur shkollë..”Gjatë viteve1905-1907 ndihmoi shumë në përpjekjet e ar-simit shqip në masat popullore, ndërsa më1908, pas shumë përpjekjesh hapi shkollë nëNistriovë, ku shërbeu si mësues.Pra, JusufBageri është illuminist i shquar, i palodhur ekëmbëngulës në aspiratën për të shkolluarpopullin e vet.

Pastaj vinë një plejadë mesueshish para epas luftës antifashiste, qe ngritën nga themelishkollën shqipe më këtë qytet dhe mbajtënmbi kurriz diskriminimin shovenisht sërbo-madh, sllavomadh, rrepresaljet çnjerëzore,ndjekjet dhe burgosjet politike, por s’u mposh-tën dhe s’u nështruan, por mbrojtën kombin,gjuhën dhe historinë, s’u stepën para presion-eve, kushteve të rënda të punës, gjendjes so-ciale dhe ekonomike, përsëri s’e shuan zellindhe vizionin, idealin dhe vrrullin për të ar-simuar dhe për të zhdukur analfabetizmin, siçishin :Halil Golja, Dervish Shehu, AdemSharofi e Nazmije Menzelxhiu.Pedagogët enderuar të Normales së Elbasanit:Esat Men-zelxhiu, Medat Cami e Irfan Uruçi.Pak mëvonë Sherif Lleshi, Zenjel Shemsiu, Abdi Begu-Haxhiu, Skender Daci, Hilmi Golja, FatonDaci, Refik Qatipi, Marjeta Kreshova-Raufi,Sami Mashkulli e shumë e shumë të tjerë, që

Gëzim Alpion dhetradita e teatrit politik

sionin e mësuesit. Fëmijët e azil-kërkuesve japinnjë ndihmesë shumë të dobishme në të gjithëshkollat në mbarë vendin. Si rrjedhojë, kjo umundëson familjeve të tyre një integrim mëtë suksesshëm me komunitetet lokale.

Së pesti, sistemi i azilit në Britani ështëshumë i rreptë. Ai është plotësisht i kontrol-luar dhe i ndërlikuar, gjë që e bën të vështirëaprovimin e të drejtës për azil. Aplikimet përazil në Britani gjatë pesë viteve të fundit kanërënë pothuajse shtatëdhjetë e pesë përqind.Që nga viti 2005, njerëzve të njohur si refug-jatë u janë dhënë vetëm leje qëndrimi pesëvjeçare, gjë që e bën shumë të vështirërindërtimin e jetës dhe krijimin e lidhjeve tëreja.

Së gjashti, tani janë kufizuar ndjeshëm fon-det për sponsorizimin e kurseve të anglishtespër folësit e gjuhëve të tjera, apo ESOL (En-glish for Speaker of Other Languages). Kufizi-mi i fondeve ESOL-in për azil-kërkuesit ështënjë goditje e rëndë e cila nuk i lejon ata tëveprojnë dhe komunikojnë normalisht gjatëperiudhës kur shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.Njohja e gjuhës angleze rrit pavaresinë, gjë qëështë me rëndësi, përveç të tjerash, sepse ibën azil-kërkuesit të jenë më pak nën vartës-inë e shërbimeve sociale. Mësimi dhe përvetë-simi i anglishtes gjithashtu i lejon ata që tëkrijojnë lidhje me komunitetin lokal, lidhjetë cilat përndryshe nuk do të ishin të mund-shme. Ngaqë nuk u lejohet të punojnë, azil-kërkuesit nuk kanë burime të tjera financimipër të mësuar gjuhën angleze. Këto ndryshimejanë me shumë pasoja negative për integrimine refugjatëve Njerëzve që iu është dhënë njëfarë leje qëndrimi duhet të fillojnë të mësojnëanglisht sa më shpejt që të jetë e mundur.Prej Prillit të vitit 2007 të gjithë ata që kërkojnëtë jetojnë përgjithmonë në Britani duhet tëkalojnë provimin e gjuhës angleze dhe atë të‘njohurive mbi mënyrën e jetesës në Britani’.Kufizimi i fondeve për ESOL-in mund të cilë-sohet si diskriminues për refugjatët, aq më tepërkur atyre u kërkohet me të madhe që të përm-bushin kërkesën e zotërimit të gjuhës anglezesi kusht për të aplikuar për qëndrim të përher-shëm.

Drama e Gëzim Alpion merret me çështjete politikës dhe legjislacionit në planin indi-vidual. Ajo paraqet diskriminimin nëpërmjetnjë gjuhe që është e drejtpërdrejtë por që nëtë njëjtën kohë pranon ndërlikueshmërinë elidhjes njerëzore. Kjo nuk nuk është thjeshtnjë botë njerëzish ‘të mirë’ dhe ‘të këqij’, pornjë dramë e njerëzve që kanë ngecur në njësistem që ofron një vend të sigurtë si dhe njëbotë të re padrejtësie. Kjo drama është një vepëre rëndësishme që shtron pyetje të cilave du-het tu japim përgjigje secili prej nesh.

Përktheu nga anglishtja:GERON KAMBERI

Drama e Gëzim Alpion merretme çështjet e politikës dhelegjislacionit në planinindividual. Ajo paraqetdiskriminimin nëpërmjet njëgjuhe që është e drejtpërdrejtëpor që në të njëjtën kohëpranon ndërlikueshmërinë elidhjes njerëzore. Kjo nuknuk është thjesht një botënjerëzish ‘të mirë’ dhe ‘tëkëqij’, por një dramë enjerëzve që kanë ngecur nënjë sistem që ofron një vendtë sigurtë si dhe një botë të repadrejtësie.

Arsimtarët e denjë dibranë

duhet të shkruhet me shkronja të arta dhe tëvendosen në krye të librave të zhvillimit tëarsimit dibran, që kurrë s’e lëshuan ditarinnga dora, si disa që e hudhën për të zënëposte të larta shtetërore.

Mandej kemi një mori arsimtarësh di-branë që kanë edhe veprimtari të pasur e tësuksesshme si në sferën e arsimit, por edhenë shkencë, kulturë, art etj.Prof.dr.MuhametPaçuku, ndër inisiatorët e hapjes së gjimna-zit të Dibrës, drejtori i parë i tij, profesor ifilozofisë dhe i sociologjisë në fakultetinedrejtësisë në Prishtinë, autor i disa vepraveshkencore dhe tekstesh universitare,prof.dr.Mahmud Hysa, professor i gjuhës dheletërsisë shqiptare, në gjimnazin e qytetit, iakademise pedagogjike në Shkup, fakultetitfilozofik në Prishtinë, autor i mbi 15 vepraveshkencore nga lëmia e letërsisë dhe historisë,Musa Piperku, profesor i muzikës, poashtunë gjimnaz, në akademinë e muzikës nëPrishtinë, krijues i një mori kompozimesh,emer i madh dhe fitues i shumë festivalevetë këngës popullore e zbavitëse, që PetroMarko kur dëgjon muzikën e këngën “Hastava vista” dhe sheh trupin e tij të imët ithot:”Shqipëria ka më të mëdhej se ty, pors’e bën dot një këngë të tillë!”Duhet të për-mendet Mojsi Lutfiu, drejtor dhe profesor igjimnazit, studjues i të folmes lokale,mbledhës dhe botues folklorit, lojarave,anekdotave dhe përrallave dibrane duke ishpëtuar nga humbja.Emin Pustina, mësuesshumë i nderuar, pedant, i kujdeshëm, i ve-mendshëm që gjeneratat mësuan shumë ngaai, i cili edhe u ndoq nga pushteti dheagjentët jugosllavëdhe dhe shumë të tjerëqë duhet të jenë objekt për një studim më tëgjerë.Pra, këta figura duhet të zënë vend nëlibra, jo shkrimanet e broçkulët që mund tëbëhet nga ndonjë i pandergjegjshëm dhe sub-jektiv.

Pra, Dibra ka histori të bujshme të zhvil-limit të arsimit, ka shumë emra që kanë kr-ijuar vlera pune në arsim, me krijimtari ar-tistike shkencore, me ideologji të paster at-dhedashëse, që s’duhet të anashkalahen, tëinjorohen, por duhet të nxjerren nga arkivattë raujtura në popull, në dokumenta, në bil-blioteka, se vetëm aty mund t’i gjejme dhevetëm ashtu do t’i shërbejmë të vërtetës dhebrezave të ardhshëm.

Dibra ka histori të bujshmetë zhvillimit të arsimit, kashumë emra që kanë krijuarvlera pune në arsim,me krijimtari artistikeshkencore, me ideologjitë paster atdhedashëse,që s’duhet të anashkalahen,të injorohen, por duhet tënxjerren nga arkivat tëraujtura në popull, nëdokumenta, në bilblioteka,se vetëm aty mund t’igjejme dhe vetëm ashtudo t’i shërbejmë të vërtetësdhe brezave të ardhshëm.

www.rrugaearberit [email protected]

Drama e re e Gëzim Alpion “Sikur të Vdekurit të Dëgjonin” bën pjesë në traditën e rëndësishme të teatrit politik.Ky nuk është një teatër i rehatshëm por mbresëlënës dhe u bën sfidë spektatorëve të angazhohen në çështje tëvështira që i përkasin qoftë realitetit të sotëm apo edhe ato që nuk kanë kufij kohorë

Page 11: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

11 - Prill 201048nr.

botime

Nga: Dr. GËZIM ALPIONBirmingham, Mbretëria e Bashkuar

Në diskutimin me spektatorët pas shfaqjesnë mbrëmjen e premierës britanike të

dramës Sikur të Vdekurit të Dëgjonin ('If Onlythe Dead Could Listen') më 7 Shkurt 2006 nëTeatrin MAC ne Birmingham, një aktor i ringa Bosnja më pyeti se përse, sipas tij, potregohesha kaq i ashpër me Britaninë, veçanër-isht duke pasur parasysh se sa shumë ka bërëqeveria dhe populli britanik për të ndihmuarrefugjatët. Ai, sigurisht, fliste nga eksperiencae tij dhe e shumë refugjatëve dhe azil-kërkuesvetë cilët janë mirëpritur në Britani dhe ku porindërtojnë nga e para jetët e tyre të shkatërru-ara si edhe po japin një kontribut të paçmuarpër ekonominë dhe kulturën britanike. Aktori,me sa dukej, e shikonte dramën si një kopjetë plotë të realitetit, gjë që nuk është e vërtetë.

Unë nuk isha i bindur kur mu drejtua pyet-ja e lartpërmendur, ashtu siç nuk jam i binduredhe tani, se në dramën Sikur të Vdekurit tëDëgjonin nuk kam mbajtur qëndrim të drejtëndaj Britanisë. Mbi të gjitha, drama ime nukështë vetëm rreth te metave në sistemin e azilitnë Britani. Po ashtu ajo nuk është kryesishtrreth padrejtësive me të cilat përballen refug-jatët kudo në Europë, sic kanë vërejtur disakritikë. Në këtë vepër jam përpjekur që të nxjerrnë pah, nëpërmjet gjuhës së dramës, pasigur-inë që perjetojnë shumë refugjatë në vendet etyre dhe në vende të huaja. Ajo cfarë u ndodhpersonazheve të dramës time në Britani mundt'iu ndodhë njerëzve kudo në botë, në Lindjedhe Perëndim.

Unë e kuptoj përse disa komentatorë e kun-drojnë Sikur të Vdekurit të Dëgjonin si dramëpolitike. Unë nuk e shoh veten si shkrimtarpolitik, gjë që nuk do të thotë se jam apolitik,por se jam i sigurtë se nuk ndikohem nga poli-tika. Ajo cfarë jam përpjekur të trajtoj në këtëvepër janë traumat që vijnë si rezultat i ven-dimit të njerëzve për të lënë atdheun e për tëfilluar jetën sërish në një vend tjetër. Pavarë-sisht se dikush është refugjat politik apo emi-grant ekonomik, dhimbja e largimit është enjëjtë. Largimi nga vendlindja është tragjedi.Vlera e atdheut kuptohet vetëm pas largimit.

Megjithëse une vetë nuk jam një refugjat,nuk kam dyshim se vendimi që mora për tëmos u kthyer në Shqipëri pas përfundimit stu-dimeve të doktoraturës në Universitetin eDurhamit në Angli në 1997, ishte një vendimekstrem me shumë rrjedhoja për mua. Megjith-atë, nëse do të mundja të ktheja kohën mbra-pa, unë do të beja përsëri të njëjtën gjë. Porunë flas si shkrimtar dhe, në rastin tim, tëqëndruarit jashtë atdheut ishte vendimi im dhejo një detyrim i kushtëzuar nga rrethana qënuk ishin në dorën time. Kjo largësi fizike ngavendi amë është jetike për artistin për ti vënëgjërat në një këndvështrim tjetër, për të marrënga kulturat e tjera, dhe për të vlerësuar his-torinë dhe trashëgiminë e tij në mënyrë kri-

Për një teatër terapik

Hyrje e botimit amerikan të dramës 'Sikur të Vdekurit të Dëgjonin'('If Only the Dead Could Listen'),

tike. Ne e 'gjejmë' vendlindjen vetëm kur lar-gohemi.

Mësimi më i rëndësishëm që kam nxjerrënga largimi im është se askush nuk mund dhenuk duhet ta shikojë vendin, popullin dhe his-torinë e tij sikur të jenë pa të meta. Kjo ështëderi diku ajo që jam përpjekur të them nëpërm-jet personazheve të mi në dramën Sikur tëVdekurit te Dëgjonin. Por a do të thotë kjo sepersonazhet janë vetja ime?

E rrënjosur në përvojën vetjake të artistit,çdo vepër arti ështe deri diku edhe një auto-biografi. Në këtë kuptim personazhet e dramësjanë 'zëdhënësit' e mi. Megjithatë, si per ina-tin dhe kënaqësinë time, une vura re që nëfillim se nuk mund ti mbaja nën kontroll per-sonazhet e mi; ato filluan shpejt që të mosmë binden, të kishin jetën e tyre, veçanërishtdy protagonistët kryesorë, Leka Trimi, një azil-kërkues me origjinë nga Kosova, që ështe tru-all shqiptar, dhe Alma Gurabardhin (Stoun),një studiuese nga Tirana me një karrierë prem-tuese në Britani.

Gjatë ballafaqimit të tyre në nje rajon pol-icie në Londër, Leka dhe Alma prekin dy ngatemat kryesore të dramës: patriotizimin dhehumanizmin. Këto tema ishin në qendër edhetë dramës time Kuponat që e shkrova në 2001.Me regji të dramaturges serbe Dushka Radosav-ljevic, kjo dramë u shfaq për herë të parë nëFestivalin e Dramës Bashkëkohore Evropianenë Hadersfild të Britanisë në Mars 2002. Muamë bëri përshtypje guximi i Radosavljevic-itpër të vënë në skenë këtë dramë, pavarsisht sekjo vepër përshkruan krimet e kryera nga forcatserbe në Kosovë në vitin 1999.

Une u inkurajova nga suksesi i shfaqjes sëKuponave, megjithatë menjëherë pas saj fill-ova të bëj ndryshime ne tekst, ndonjëherë duke

e rishkruar nga e para. Ky ishte një process igjatë dhe i lodhshëm, i cili përfshiu disa udhë-time në Ballkan, për të parë me sytë e mi re-alitetet që Leka dhe Alma kishin lënë prapanë fillim të viteve 1990-të. Gjatë këtyre udhë-timeve në vendlindje, më shumë se kurrë mëpare, e ndjeva veten si të huaj, veçanërishtgjatë vizitave në Shqipëri të cilën fillimisht ekisha lënë në vitin 1985 për të studiuar nëUniversitetin e Kajros në Egjipt.

Sado që në fillim ishte e dhimbshme nd-jenja e të qenit 'i huaj' dhe 'pa rrënjë', nëfund më vleu shumë për të trajtuar temat mëdelikate të dramës në një mënyrë gjithnjë eme të pavarur, veçanërisht ato të patriotizmitdhe humanizmit. Unë nuk doja të mbaja anëne askujt kur përshkruaja apo përmendja konf-liktet ndërnacionale apo ndërkombëtare nëBallkan. Shpresoj që të mos kem anuar ngaasnjëra anë. Paanshmëria është një parim qëtë kushton shumë; e megjithatë unë jam për-pjekur ta ndjek atë në mënyrë të vazhdueshmeqoftë si dramaturg apo edhe studiues i shken-cave sociale.

Shpesh më pyesin nëse ngjarjet në dramate mia kanë ndodhur me të vërtetë. Linjat engjarjeve që shtjellohen në Kuponat dhe Sikurtë Vdekurit të Dëgjonin janë plotësisht fryt iimagjinatës time. Megjithatë, nëse do të bëjanjë shqyrtim të imtësishëm të dorëshkrimevetë dramave, shihet qartë se nuk kam krijuarapo trilluar asgjë. Unë thjesht u kam dhënëformë atyre copëzave të shumta të informa-cionit që kam ndeshur jo vetëm mes viteve2000 dhe 2006, kur po shkruaja dhe rishkrua-ja vazhdimisht tekstet, por ndoshta qëkur kamqenë fëmijë. Nëse do të përdorja një klishe,më dukej sikur i kisha përjetuar këto linja ng-jarjesh gjatë gjithë jetës time. Ishte thjeshtçështje kohe se kur do të 'detyrohesha' ti hidh-ja ato në letër.

Unë u gëzova kur në fund të vitit 2005,Këshilli i Arteve të Anglisë më miratoi njëfond që mundësoi regjisorin e talentuar srilanko-britanik Marcus Fernando dhe ko-mpanisë teatrore Dreamscape të vinte në skenëkëtë dramë në Teatrin MAC në Birmingam nëShkurt 2006. Shfaqjet e Marsit 2008, në Teat-rin Arena në Ullverhampton u sponsorizuannga r:evolve, një konsorcium i Teatrit Arena,Qendrës së Arteve në Midlands (MAC) dheTurneut Blek Kantri.

Shfaqjet u pritën shumë mirë nga kritikët,gazetarët dhe spektatorët. Për mua, suksesi ishfaqeve është tregues edhe i vizionit të Fernan-dos, trupës së talentuar e të përkushtuar tëaktorëve që ai përzgjodhi (Andrew Cullum,Peter Collis, David Wake dhe Laurence Saun-ders, i vetmi aktor që iu bashkua trupës në2008-tën.), si dhe muzikës mbresëlënëse tëkompozuar enkas nga Mark Taylor.

Fernando-s i la mbresa të thella që në fillimpersonazhi i Lekës, të cilin ai e përshkruan sinjë 'figurë mahnitëse dhe një sfidë për çdoaktor që e interpreton, i cili luhatet midis nje

Sponsorizuar nga Këshilli i Arteve të Anglisë,drama e Gëzim Alpion. Sikur të Vdekurit tëDëgjonin ('If Only the Dead Could Listen') uvu në skenë në Angli në qytetet Birminghamdhe Wolverhampton në 2006 dhe 2008 ngatrupa teatrale Dreamscape. Drama u botuanë SHBA nga Globic Press, Chapel Hill, NC,në 2008. ISBN-13: 978-0-9801896-1-2(paperback).

... unë nuk jam argëtues; unëshkruaj me qëllim që tëshqetësoj njerëzit. Qëllimi imështë që spektatorët të largo-hen në fund të shfaqes ngasalla me një seri pyetjesh,përgjigjet e të cilave duhet tigjejnë ata vetë. Drama ështërreth shenjtërisë së jetës dhedinjitetit njerëzor, dhe nësespektatorët shqetësohen,atëherë, për mendimin tim,kjo ështe një shenjë të mirë.Arti është mëse i arrirë kurshërben si terapi, dhe terapiajo gjithmonë është një ekspe-riencë e këndshme.

palaçoje dhe filozofi, dhe midis një të dëbuaritë zemëruar dhe një të dashuruari që vajton.Personazhi është herë simpatik, herë arrogant,herë i apasionuar, dhe herë i pështirë. Për njërol të tillë duhet një aktor i fortë dhe shumë-planësh'. Fernando e gjeti një aktor të tillë tekaktori i mirënjohur anglez Ricard Attlee, qëinterpreton rolin e Kenton-it në serialin brit-anik The Archers të transmetuar nga BBC Ra-dio 4. Po ashtu, Fernando mori nje vendimshumë të mirë kur i besoi rolin e Almës ak-tores kroate Tina Hofman. Attlee dhe Hofmannxorrën në pah, në mënyrë të shkëlqyer urre-jtjen dhe simpatinë e Lekës dhe Almës përnjëri tjetrin.

Shumica e njerëzve që më kanë shkruar përshfaqjet kanë theksuar se u ka ngjallur kuresh-tje agresiviteti i Lekës, disa prej të cilëve ekanë quajtur edhe 'brutalitet', si dhe fundi ipapritur i dramës, që sigurisht është tragjik.Disa madje mendojnë se unë jam treguarshumë i ashpër me Lekën dhe Almën. Është eqartë se ata që kanë ndjekur shfaqjet janëprekur prej tyre.

Ky është lajm i mirë. Në diskutimin passhfaqjes, që e përmenda në fillim, unë theks-ova se nuk jam argëtues; une shkruaj me qëllimqë të shqetësoj njerëzit. Qëllimi im është qëspektatorët të largohen në fund të shfaqes ngasalla me një seri pyetjesh, përgjigjet e të cilaveduhet ti gjejnë ata vetë. Drama është rrethshenjtërisë së jetës dhe dinjitetit njerëzor, dhenëse spektatorët shqetësohen, atëherë, përmendimin tim, kjo ështe një shenjë të mirë.Arti është mëse i arrirë kur shërben si terapi,dhe terapia jo gjithmonë është një eksperiencëe këndshme.

Përktheu nga anglishtja:GERON KAMBERI

www.rrugaearberit.como n l i n e

Gazeta në internet mundësohet nga kontributi dhe mbështetja e zotit AGIM DEVA

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected].

Page 12: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

12 - Prill 201048nr.

shënime

Ishte fillim qershori i vitit 1972. Akoma nuk i kishambushur 20 vjeç. Sapo kisha mbaruar studimet evitit të dytë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Mini-erave, në degën e gjeologjisë, për minerale tëdobishme të ngurta. Me shokun tim të kursit, meshokun e fëminisë së hershme Sabri Hotin, ucaktuam për të kryer punën prodhuese dhe prak-tikën mësimore në Ndërmarrjen Gjeologjike tëRubikut, për të përfunduar detyrimin e fundit tevitit akademik në fjalë. Nuk kundërshtuam shumë,ndonëse nuk e pritëm mirë, për faktin se ishimnga Dibra dhe, praktikën deshironim ta kryenimnë Dibër, të ishim më afër familjes, më afërnjerzëve tanë. Rrugën për të vajtur në malet eMirditës unë e kisha ters në raport me vendlind-jen, ndërsa miku im, pak më ndryshe, e kishte mëmbarë, pasi Mirdita lidhej me Lurën me një rrugëtë mirë, për kohën që po shkruaj këto kujtime.Makina të shumta me lëndë drusore ngarko-heshin çdo ditë nga Lanë Lura e largët e malet përrreth saj, në drejtime të ndryshme, duke kaluarmespërmes Mirditës. Pasi paisemi me dokumen-tet shoqëruese nga fakulteti, të nesërmen largo-hemi për në shtëpi që të dy, por në drejtime tëndryshme. Sabriu u nis në drejtimin e Kurbneshit,duke shfrytëzuar makinat e transportit të lëndësdrusore për të vajtur në Lurën e tij të dashur epiktoreske, kurse unë, në drejtimin e Peshkopise,drejt fshatit tim të lindjes, Blliçes. Pas tre katër ditëpushimi pranë familjeve do të niseshim për nëqendrën e ndërmarrjes gjeologjike në Rubik. Ish-te praktika e parë që do të bënin në bazë pa qenëtë shoqëruar nga pedagogët e fakultetit. Në zonëne Mirditës do të kaloja për herë të dytë gjatë jetëstime. Dy vite më parë kisha qëndruar në Minier-en e Kurbneshit, për të punuar për temën ediplomës së Makshejderit, në vitin e fundit të sh-kollës së mesme. Takimin me Sabriun e lamë tekshtëpia e tij. Aty do të vendosnim për më tej. Aido udhëhiqte rrugën tonë matanë Lurës, pasi enjihte më mirë rajonin ku do kalonim.

* * *Ditët e pushimit kaluan shpejt dhe dita për tu

nisur erdhi. Me ato mundësi që kishte nëna mëbëri gati. Me bënte gati me dashuri, sa herë që mëpërcillte, se dashuria e nënës nuk plakët. Nukkishim shumë rroba në atë kohë, falë dhe faktit seishte verë. Nisëm herët, në atë ditë qershori, që tëmos më kapte vapa në maloret e pafundme tëkodrës së Mustafajve dhe malorës së Tajanit.Rrugën e njihja mirë pasi kisha kaluar që në fëmi-ni nëpër ato vise për të vajtur në malet e Xharxh-ishtës dhe Lanë Lurës se famshme (që njihet në tëgjithë Shqipërinë), për pushime verore në standhe, për të ndihmuar pjestarët e tjerë të familjesnë ruajtjen e bagëtisë. Pasi kisha udhëtuar rrethpesë orë në këmbë, pasi kisha kaluar me rradhëkodra e qafa dhe të përpjeta të shumta, pasi kishapushuar herë pas here duke fshirë djersët që nukkishin të ndalur, shfaqet para meje me gjithëmadhështinë e saj, Lanë Lura turistike, por jo ajoLanë Lurë, që kisha fiksuar në sytë dhe në mend-jen time. Ja kishin prishur “virgjërinë”, ja kishteprishur sistemi. Livadhet e saj me luletshumëngjyrëshe ia kishin lënë vendin brazdavetë traktorit për të mbjellë patate....! Trashësia etokës vegjetale e livadheve me bukuri të rrallë qëmbaja mend unë, dhe që kam patur rastin ti shi-jojë për shumë e shumë vite që në fëmininë ehershme, kur “dora e të ashtuquajturit social-izëm” nuk kishte arritur akoma në ato lartësi, nukishte më. Milionat e viteve që u deshën për taformuar dhe krijuar atë shtresë të çmuar, atë re-liev natyrore, ishin palosur thellë në tokë për tëushqyer farën e patates....! Pikërishtë në këtë vendtë bukur turistik, që mu duk sikur po “ankohej”për masakrën që i ishte bërë, në emër të luftës përbukën, luftës për socializmin; në këtë fushe tëmadhe karstike e njëherësh dhe tektonike, kishatakuar dhe isha njohur për herë të parë me tëvoglin e të madhin Sabri Hoti, nga Borie Lura,një nga fshatrat e bukura të Lurës. Rastësia mënjohu me këtë njeri të thjeshtë e të ndershëm qëdo të më ndiqte gjithë jetën pas, si një mik i çmuare i dashur i jetës sime, në ditë të mira e në ditë tëvështira, si një vullkan i pashuar humori e opti-mizmi njerëzor. Kaloj me ngadalë rrugësmespërmes Lanë Lurës, duke sjellë në kujtesë, sinë një film dokumentar, fëmininë time në këtoanë. Kujtoja me rradhë Titarën, Majën e Gjegjme,Vëltushin, Hanzat e Thata afër Livadheve të Hotit,Majën e Madhe, Livadhet e Lushit, Hurdhen eShkurt dhe Hurdhën e Pepës, Gjurrën e Kuqe,Qafën e Cukut etj. etj. Kujtoja burimet e famshmetë ketyre anëve, me vlera të palogaritshme, me nëkrye burimin cilësor të Kroit të Kecit! KujtojaLuleshtrydhet (dredhesat) dhe Njetrrat e fam-shme të asaj zone, në veçanti të Veltushit, këto

pasuri të paçmuara të natyrës... etj. etj.! Nuk shik-ova më atë Lanë të rrethuar me kurorat e virgjëratë pyjeve me lloj lloj pishe, bredhi, ahu etj. etj. qërrinin të heshtura dhe hijerënda, në kodrat e ma-let për rreth saj. Arrijë në qafë Lanë dhe para mejeshfaqet hapsira befasuese e maleve të Nezhdës,me liqenet aq të njohur në të gjithë Shqipërinë,por jo me atë gjelbërimin dhe shkëlqimin e dikur-shëm; pamja e një pjese të masivit ultrabazik tëLurës, që sa po kisha filluar të mësoj rreth tij nëfakultet, me Fushë Lurën në këmbët e tij. Ultraba-zikët janë shkëmbinj magmatik (janë shkëmbinjqë kanë lidhje me llavën e vullkaneve, ku llavanuk ka arritur të ftohet në sipërfaqe, por eshtëftohur, kristalizuar, në thellësi të kores së tokësdhe më vonë për shumë arsye që lidhen me dukurigjeologjike të mëvonëshme kanë dalë në sipër-faqe) me një reliev të aksidentuar, ku rriten disalloje drurësh pyjor, e në veçanti pishat. Special-istët e pyjeve, duhet të dinë, pse në këto forma-cione, rriten më shumë pishat. Jo vetëm kaq,por,...ato shkëmbinj fshehin në “gjirin e tyre”shumë pasuri minerale... kromi....platini....e sa esa minerale të tjerë metalorë e jo metalorë!

***Shumë vite më vonë, kur unë u transferova me

punë në Tiranë, do të kisha rastin të rrijë e tëtakohem rregullisht me Sabri Hotin, ose siç thirretme humor, po thuaj nga të gjithë kolegët, menofkën “profesor Hoti”. Jo si më parë që pas mba-rimit të studimeve pothuaj e harruam njeri tjetrin,duke u takuar vëtëm në sebepe! Ai maleve teMirdites...Pukes...Tiranës..! Unë maleve tëDibrës...Kukësit...Burrelit...Librazhdit..! Nuk besojtë gjendet gjeolog që nuk e njeh “profesorin”. Porja që jeta na bashkoi përsëri dhe vështirë se fusimnjë pasdite në mes pa u takuar. Duam të kompe-sojmë me shpejtësi “kohën e humbur”. Sa ekëndëshme qenka jeta kur takohesh, pas shumëe shumë vitesh, me mikun dhe shokun tënd tëfëminisë, të shkollës së mesme e të universitetit,me atë që ke ndejt dhe ke jetuar në një dhomëpër tetë vjetë. Me atë që bashkë ke ndarë dheqindarken e fundit në shkollën e mesme dhe jetënstudentore, atë qindarkë aq të pakët dhe të sh-trenjtë në atë kohë. Sa bukur qenka kur rikujtonedhe një herë ato vite që nuk kthehen pas, kurkujton takimet e para të njohjes në Lanë Lurën etij të largët, dhe më vonë, në fushën e Domos-dovës, në Teknikumin e Minierave dheGjeologjise në Prrenjas, në Fakultetin e Gjeologjisëdhe të Minierave në Tiranë, në Bulqizë, për tundarë pastaj dhe për tu takuar pas shumë viteshnë Tiranën e zhurmëshme.....e në ditët pa shi –në Tiranën me pluhur e vapë, me smogun e sajqë askush nuk e din se kur do largohet! E mira, ebukura, e vyshmja, jo lehtë mund të harrohen, esa mirë është kur ato kujtohen e kurrë nuk harro-hen, veçse forcohen për më shumë punë, për mëshumë suksese, për më shumë të ardhme, për mëshumë dashuri.

Çdo pjesë e jetës sonë mbështetet në një farëmënyre tek kujtesa. Ajo na mundëson të ecim, tëmësojmë, të pushojmë, të komunikojmë dhe tëshijojmë kohën e lirë. Kujtesa afatëgjatë ka për

qellim ruajtjen për një kohë të gjatë, midis të tjer-ave, edhe të kujtimeve që vijnë nga e kaluara.Dhe pse dihet shumë pak për mekanizmat ekujtesës, një fakt që pranohet gjërësisht është sesa më shumë ta vesh në punë, aq më aktive bëhetajo. Dhe thesarët e kujtimeve janë dashuri, kësh-tu mund ta perifrazojmë thënien e Balzakut. Kyeshtë leitmotivi i shenimeve të mia. Unë i shkruajshënimet me kujtime nga malet ku kam punuar epunoj, ashtu siç ka qenë dhe është realiteti, pasimendoj se i kam vështruar njerëzit drejtë e në sy,edhe kur ata nuk i kanë patur, kur e kishin hum-bur shikimin! Ndaj dhe më ka pëlqyer thënia eJosè Saramagos, (fitues i çmimit nobel në letërsi):“E di, e di, e kam kaluar jetën duke vështruar nëbrendësi të syve të njerëzve; ai është i vetmi vendi trupit ku mund të ketë ende një shpirt edhe kursytë kanë humbur.” (“Verbëria”, Tiranë 2002, f.148); “Sikur një ditë të kem përsëri sytë e mi, do tëvështroj me të vërtetë sytë e të tjerëve, si të shohënë to frymën e tyre.” (po aty f. 298)

***Edhe pse isha i ri, rruga më lodhi shumë. Atë

e bëra të gjithën në këmbë. Në përgjithsi ndarjetme prindërit i përjetoja me mërzitje sa herë qëlargohesha nga shtëpia, dhe kjo ma shtontelodhjen, e rruga më dukej shumë e gjatë. Shtokëtu pastaj ato valixhet prej druri e kompesatojenën dorë. Me Sabriun e kishim lënë që një natëdo të qëndroja tek prindërit e tij, kisha kohë pa iparë, që kur ishim me stan në Lanë Lure, dheduhej ta mbaja fjalën. Kësisoj, ndonëse kisha dhenjërëz të tjerë në Lurë, kisha byrazerat e babës,Xhokolet, kësaj rradhe do të veja tek shtëpia eSabriut, tek shtëpia e byrazerit tim. Babai i Sabri-ut, Aliu dhe nëna e tij Mihana (rahmet paçin) mëpritën me shumë kënaqësi e respekt. Ishin njerëztë thjeshtë e të dashur. Jeta dhe hallet e saj i kishinlodhur. E dinin që do të shkoja. Sabriu u kishtetreguar dhe më kishte dalë përpara. Më priten nëoborrin e shtëpisë dykatëshe të ndërtuar me gurëgëlqerori të bardhe, me qoshe të gdhendura e tëlidhura me gëlqere. Të dy për nga vitet që kishinmbi supe, ishin të moshuar, por për nga pamja ejashtme tregonin më të ri. Ndoshta geni, ndoshtaklima e Lures, ndoshta diçka tjetër…e kishin bërëpunën e tyre, edhe pse ana ekonomike, si te tëgjithë fshatarët në atë kohe dhe, të asaj ane nëveçanti, linte shumë për të dëshiruar. Pasi u fu-tëm në dhomën e miqve babai i Sabriut, Aliu, mëbëri shumë muhabet, duke më pyetur gjërë e gjatë,për të gjithë njërëzit e shtëpisë, duke ma larguarmërzinë e ndarjes nga familja. Ishte një dhomë emadhe me dysheme dhe tavan drase, (arrnini tëbardhë) të skalitur mjeshtërisht nga vëllai i Sabri-ut, Tofiku (rahmet pastë), që i jepnin odës njëhijeshi të veçantë. Për të më respektuar mua,mikun e shtëpisë, ose byrazerin siç kishte dëshirëtë thoshte ai, kishte ftuar për darkë njerëz të afërttë fisit, siç është traditë në Dibër. Në muhabet(bisedë) e sipër, unë i drejtohem njerit prej tyreme urimin, u bëfsh 100 vjeç (për një ngjarje tëbukur që na tregoi, pasi më pëlqeu shumë, dhena kënaqi të gjithve, një thënie nga filozofia pop-ullore). Esenca e asaj që na tregoi plaku i fisit Hoti

te Borie Lurës atë natë vere (që në Lurën malorenuk ishte e tillë), konsistonte ne faktin se errë-sirën e dëbon drita, drita e besimit…dhe urre-jtjen e dëbon dashuria.., mes vëllezërve, mes fisit,mes fshatit, mes krahinës, mes kombit e mëgjërë…. Fliste me zë të ulët dhe i pushonte muha-betit. Gjithmonë i kam dashur dhe respektuarnjerëzit që flasin avash dhe me zë të ulët, edhekur nuk thonë gjëra me vlerë. Me që ai nuk edëgjoi urimin tim, pasi kishte qenë vertet imoshuar, dhe nuk dëgjonte mirë, më përgjigjetbabai i Sabriut, Aliu, ndonëse dhe ai i kishtembushur të 77-at. Duke mu drejtuar mua më tha:100 u bëfshi Ju, për këtë e din Zoti! Ai i ka kalurte njeqintat! Fillimisht vura buzën në gaz se mosbënte shaka, pasi xha Aliu kishte një humor tëhollë. Jo, jo -mu drejtua përseri mua -nuk bëj sha-ka, është e vertet. Të dyja thëniet më pëlqyenshumë. Pas disa ditësh, kur u stabilizuam në ekipingjeologjik të Lurthit, mes maleve të Mirditës, gjetakohën e duhur për ti shkruar diku, për të mos iharruar. Jo rrallë, kur bisedojmë me Sabriun përato kohë, vështirë se kalon takimi pa i permendurthëniet e babës së tij dhe të xhaxhait. Vjenë kohae darkës dhe ulemi pranë sofrës për të ngrënë(sofra e madhe prej pishe, kundërmonte një aromëshumë të këndëshme). Ishin shpenzuar shume.Sofra ishte plotë. Pas pak më vendosin para edhenjë tas të madh me kryet e berrit (dashit) që kishinprerë. Jo kështu xha Ali -ndërhyra në bisedë -sevritet byrazeri, unë jam njeri i shtëpisë, pastaj jami ri e nuk jam unë për respekte të tilla. Je ti je, orlum byrazeri, mu drejtua mua me mirësjellje dheme një buzëqeshje të lehtë, siç dinte të buzëqeshteai. Ne këtej nga anët tona kemi një thënie për këtoraste -u fut në bisedë kushuriri i xha Aliut- HalimHoti. A të flas -ju drejtua ai xha Aliut -për ti marrëleje në shenjë respekti si zoti i shtëpisë, ndoshtaedhe për moshën, megjithse dhe ai dukej imoshuar. Fol Halim, fol -iu drejtua ai -veç fol fjalëtë mira dhe me kujdes, mos na vrasësh pahir (pa-dashur) mikun, se ky nuk din, nga ata “budalla-llëqet tona”. Duke mu drejtuar mua ai vazhdoj:“Nderi e sajdia (respekti) se mishin (berrin osedashin) e han shtëpia”, or lum meku, e mbyllifjalën e tij, në dialektin e Lurës, xha Halimi. Vitemë vonë, do të mësoja shumë gjera të tilla ngaUniversiteti i rrethit ku kam lindur, i Dibrës, do takuptoja dhe madhështinë e asaj fjale kuptimplotetë plakut të Hotit të Lurës dhe të të tjerëve, që mëthanë atë natë vere, në shtëpinë bujare te të paha-rruarit Ali Hoti, të cilit zoti i fali jetë të gjatë, deriafër shekullit. Jo më kot, ka shkruar Shekspiri se:“Mikun, që ia provove dashurinë, E lidh në shpirtme rrathë prej çeliku,..(“Hamleti”, F.34, Onufri2005).

***Të nesërmen u nisëm herët. Prindërit e Sabriut

na percollën, në atë mëngjes të freskët, disa dhje-tra metra larg oborrit të shtëpisë. Gjerë në qendërtë Fushë Lurës na përcolli me mushkë Tofiku,vëllai i madh i Sabriut, për të cilin do të ruaj gjithëjetën time një respekt e dashuri të madhe. Ai unda nga jeta e kësaj bote në kohën kur ishte idomosdoshën më shumë se kurrë për të gjithë,për fëmijët dhe familjen e tij të respektuar. Nukkishim shumë plaçka, por, valixhet e drurit të asajkohe, peshonin më shumë se ato që kishin bren-da. Këto ishin kushtet. Me makinat e trupave udhë-tuam për në Rubik. Në Rubik do të shkonim përherë të parë. Nuk e njihnim atë qytezë, as ndër-marrjen, nuk e dinim ku ishte. Kaluam nëpër Kurb-nesh, nëpër qytezën e minatorëve dhegjeologëve, ku rreth dy vite më parë kishim bërëpraktikën e diplomës së shkollës së mesme, unëpër makshejderi, Sabriu për miniera. Tani që po isistemoj dhe i plotësoj këto shënime me kujtimetë vyera dhe të papërsëritshme, sjellë ndër mendPreng Pepën, drejtorin e minierës së Kurbneshit,një burrë fisnik e serioz, punëtorë e i thjeshtë,Thanas Gogën, kryeinxhinierin e minierës, Vax-hit Tahsimin, kryegjeologun e minierës, PetritKollakun, Kryemakshejderin e minierës, Dali Bu-cin (Lurakun, që vite më vonë do ta njihja më ngaafër kur ai do të punonte në Bulqizë, dhe për tëcilin ruaj mbresa shumë të mira), Dedë Tushën,Preng Kabalin, Grekun me emrin Kristo etj. etj.kuadro e punëtorë e deri tek kryetari i bashki-meve profesionale të minierës, që më vonë dhaedhe jetën për të, minatorin Frrok Kaçorri, shën-det-ligun e shpirt-madhin, njeriun e vuajtur tëviseve malore dhe nëntokës së Mirëditës, e sa esa të tjerëve. Kujtova vështirësitë e para në profe-sion, në përdorimin e instrumentave gjeodeziknë nëntokë, pa dritën e diellit e nën flakën ellampës së karbitit, kur jepja drejtimet e punimittë unazës së brendëshme të nivelit + 10 të pusit,që vijonte në thellësi të nëntokës për të nxjerrë

Nëpër malet e Mirditës...!NgaVeselHOXHA*

Pamje e rrugës që zbret nga Lanë- Lura në Fushë Lurë

Page 13: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

13 - Prill 201048nr.

në çadërmineralet aq të kërkuara të bakrit, dhe më pas,nëpërmjet një elektrovozi që ngjante me trenin,vagonat e të cilit ngarkoheshin nga trimozhat enivelit +10, për në traverbangun kryesor, trans-portoheshin mespërmes tij, nëpër shpatin e malite drejtë në fabrikën e pasurimit. Kujtova“shpikjen” për vetë shkarkimin e vagonave nëkëtë unazë nëntokësore me anë të mekanizmit tëLitarit pa Fund. Ndërsa kujtonim kohën e punësnë këtë minierë, shoferi i skodës e ndërpret hesh-tjen duke na thënë se arritën në Rubik dhe këtumund të zbrizni. U përshëndetëm me shoferindhe u drejtuam, me të pyetur, për tek zyrat e ndër-marrjes gjeologjike. Për fatin tonë e gjetëm në zyrëkryegjeologun. Ky ishte z. Vasil Grillo, që mëvonë, do të drejtonte Sherbimin Gjeologjik Sh-qiptar, për disa vite. Na priti në zyrë dhe nuk nabëri fjalë, pasi ishim paraqitur disa ditë me vonesë.Ndoshta, ai, as që mendonte për atë punë. Kishteprobleme të tjera më të rëndësishme. Doni të sh-koni në Lurth -na u drejtua shkurt e qartë dhevazhdoi -atje drejton punimet një inxhinier i aftë,Pëllumb Belishova dhe prej tij, mund të fitonishumë gjatë redaktimit të rilevimit në shkallë 1:10000 që po kryhet në atë zonë -e mbylli parash-tresën kryegjeologu Grillo. Pak më pare, ne nukdinim ku binte ndërmarrja, jo më të dinim ku binteLurthi apo ekipet dhe ekspeditat e tjera të kësajndërmarrje të madhe për kohën që flasim. Nandodhi si puna e Kristofor Kolombit që: “…kuru nis, nuk dinte ku shkonte, kur arriti, nuk dinteku ndodhej. Artur Conte (“Jalta dhe ndarja eBotës”, f.106, Tiranë 1994). Sabriu, si më i sh-kathët nga natyra, përgjigjet po. Mirë -vijoj ai -sotështë në ndërmarrje për furnizime magazinieri iekspeditës së Dervenit nga varet ekipi i Lurthit, sëbashku me kryetarin e Ekspeditës, PjetërNdrecën. Ato mund t’ju ndihmojnë dhe sho-qërojnë deri në ekspeditë dhe, po ju premtoi koha,edhe deri në ekipin e Lurthit. Do ju jap porosi qëtë mos kini probleme për të fjetur, për të zhvilluarpraktikën mësimore dhe punën prodhuese. Ndër-sa dëgjoja shpjegimet e kryegjeologut, sytë mevenin sa andej këtej duke parë me dëshirë tëmadhe dhe kuriozitet të tepruar atë kampionaturëtë bollshme që mbante në zyrë. Ishin lloj-lloj ka-mpionesh me minerale bakri dhe shkëmbinjësh,kampione të përzgjedhura. Kampionet shkëmbo-re në përgjithsi, dhe ato minerale në veçanti, mëkanë tërhequr gjithmonë, ndaj gjithë jetën kambërë kujdes, që të mbledh sa shumë të jetë emundur. Më duket sikur ata më lidhin me profe-sionin, sikur ma mbajnë gjallë dashurinë që kampër të. Gjithë disiplinat e gjeologjisë, të cilat sotnuk numërohen më, as me një dorë, as me dyduar, shumica janë të orientuara, në fund të fun-dit, tek mineralet, pasi ato, kur shfrytëzohen, kurvihen në qarkullim ekonomik, sjellin dobi përshoqërinë njerëzore, sjellin punësim, sjellin zh-villim, sjellin begati për popullin. Kur bën shkencëpër shkencë nuk i duhesh askujt, as institucionit,as shtetit, as privatit. Ato janë bërë ushqim i pazëvëndësueshëm i shpirtit tim. Me kryegjeologunmbaruam punë. Duhej të takonim kryetarin e ek-speditës, të ekspeditës ku do të kryenim praktikëndhe punën prodhuese.

***Koha ishte e mirë. Kjo për ne kishte rëndësi të

madhe, pasi nga Dërveni për në ekipin e Lurthitku do të shkonin, duhej të ecnim në këmbë. Gjer-sa të arrinim në ekip kishim akoma vështirësi përtë kaluar. Edukata islame këshillon se vështirë-sive u duhet përgjigjur me nje durim aktiv dheme besim tek fuqia e Allahut për të ti larguar vësh-tirësitë. Takohemi me kryetarin e ekspeditës, flokëbardhin, Pjeter Ndreca. Biseda me të na la përsh-typjen sikur i zgjidhëm të gjitha hallet. Ishte njënjeri i çelur në fytyrë, komunikues, i qetë, dukej ilodhur nga hallet e jetës, fliste me zë të ulët engadalë dhe, të dëgjonte me vëmendje përgjigjen,kur të pyeste. Ai, në atë kohë, ndoshta nuk i kish-te mbushur as të dyzetat, por neve, na dukej imadh në moshë. Thonë se, thinjat dhe pjekuria emendimit, ta rritin moshën. Ndoshta. Që të dyja ikishte ai njeri. Fillimi i mbarë është gjysma e punës.Fjalët që shkëmbyem me kryetarin sikur na ngro-hën më shumë se dielli i asaj dite qershori. Nuk uvonuam shumë nëpër ndërmarrje dhe u nisëm.Me gjithë lutjet që ne të uleshim në sediljet egabinës së zisit, nuk pranuam. Mbi të gjitha ishimtë ri, edhe pse ata na respektuan si jabanxhi. Nëverë, udhëtimi sipër në karroceri, është i kënd-shëm dhe i freskët. Kishim mundësi më shumëpër të soditur natyrën, për të shuar kuriozitetinduke u orientuar me rrugët e terrenin e zonës.Tani, as që merret me mend, transporti i njerzëvenë korroceri makinash, aq më tepër kur janë tëngarkuara me materiale. Pas një udhëtimi jo tëgjatë arritëm në Derven, në qendrën e ekspeditës.Vura re se kishte shumë baraka prej dërrase pishe.U ulëm në një cep të mënsës për të ngrënë drekë.Pasi mbaruam, i drejtohem kryetarit, flokbardhitPjetër Ndreca, duke i kërkuar që të na jepte sishoqërues një udhërrëfyes. Pa humbur kohë,donim të niseshim, që të arrinim pa u errësuar në

Lurth. Edhe për këtë kishte menduar njeriu i mirë,Pjetër Ndreca. Jo rastësisht ai ishte në atë detyrëtë vështirë e fisnike. Ai ishte praktik dhe me aftësiorganizative. Puna dhe ndershmëria e kishin thir-rur që të drejtonte. Kishte ardhur nga fshatiShëngjergj i Kaçinarit per të punuar e drejtuarpunimet gjeologjike në këto anë të maleve të Mird-itës, larg familjes, si shumë e shumë të tjerë. Dot’ju shoqëroj guzhinieri i ekipit ku do të punoni,Ndue Xhaferi. Po ngarkon kafshën me ushqimedhe për dhjetë minuta do të niseni. Merreni edhekëtë zarfë me vehte. Ma dha Kryegjeologu për Ju.Kam vënë dhe një shënim timin për drejtuesit eekipit. Praktikë të mbarë dhe mirëutakofshim-ish-in fjalët e ndarjes me kryetarin. U ndamë me tëdhe u nisëm për rrugë. Sjellja njerzore e kryetaritna shoqëroi gjithë kohën që punuam në atë zonë.Njerëzit e mirë nuk zbukurojnë vetëm vehtën,ato zbukurojnë shoqërinë. Rastësisht do të mëso-ja nga ish ministri, Dr. Viktor Doda, tani koleg iimi në Institutin e Gjeoshkencave, pranë Univer-sitetit Politeknik të Tiranës, se Pjeter Ndreca, përtë cilin ju shkruani me aq dashuri e mirësi -mudrejtua ai, është vjehrri i Dr. Kristina Ndrecës(Gjeçi), kolegës tonë, të të vetmës gjeologe mird-itore me gradë shkencore, një grua serioze, punë-tore dhe dinjitoze. U gëzova shume dhe shtova -dashuria që kishte ai njeri për gjeologjinë, nukkishte si të ndodhte ndryshe, veçse ta “celebron-te me miqësi”.

***Rruga na zgjati rreth një orë e gjysën. Guzhin-

eri nuk na bëri muhabet rrugës. Ishte njeri i qetë,trup shkurtër, kurajoz dhe i shëndetshëm, me pakbark, ndoshta si dhuratë e profesionit. FshatinLurth, nga kishte marrë emrin ekipi, e lamë nëkrahun e majtë të rrugës, duke vazhduar më nëjug. Pas asaj rruge të gjatë e me reliev të thyerarritëm në ekip. Qendra e tij ishte ngritur në njëshesh të vogël, në mes të pyllit me dushk, ahishteetj., rrëzë një shpati mali. Sa po arritëm, punëtorëtdolën për të na parë. U bënë kurajoz për ardhjentonë. U takuam me të gjithë. U sistemuam nënjerën nga dy çadrat e ngritura. Përveç çadrave,ishin ndërtuar edhe dy baraka drase dhe mensa.Në ekip u takuam me inxhinierin Pëllumb Bel-ishova dhe teknik gjeologun Kol Lleshi. Pëllumbiishte një njeri shumë serioz. Ishte vëllai i Liri Bel-ishovës, kësisoj kishte arsye të rrinte e të shikontepunën dhe bisedat me të tjerët ti kishte të rralla eti bënte me kujdes. Kishte mbaruar me rezultatetë shkëlqyera universitetin Llomonosov nëMoskë, në specialitetin e petrografisë (degë egjeologjisë). Pellumbi kishte një kulturë profesio-nale dhe të përgjithshme për tu patur zili. Prej tijmësuam shumë. Kol Lleshi, ishte teknik gjeologui ekipit te Lurthit dhe Dervenit. Kola ishte një njerime zgjuarsi natyrale, i shtruar, i hapur dhe zemërbardhë. Nga sa mësova në ndërmarrje dhe ngasa punova me të në ekipin e Lurthit, Kola ishtendër teknikët gjeologët më të aftë të saj, falë dhenjë specializimi dy vjeçar që kishte bërë në Gjer-mani. Kolës i mungonte formalisht diploma e inx-hinierit. Fliste lirshëm gjuhën Gjermane dhe mëpak gjuhën ruse. Tek e dëgjoja kur fliste gjerman-isht, me atë timbërin burrëror të kësaj gjuhe, Kolamë dukej edhe më i mirë. Gjuhët e huaja e zbuku-rojnë njeriun. Njerzit e ditur kanë thënë se - sagjuhë të dijë njeriu aq herë eshtë i tillë. Nuk ishintë pakta rastet, kur bënte biseda edhe në gjuhënruse, me inxhinier Pëllumbin. Me sa duket kishtepunuar me rusët. Kishte marrëdhënie të mira meinxhinierin dhe e respektonin njeri tjetrin. Har-monia jep rezultate. Nuk kaluan shumë ditë dheme Kolën u miqësuam shumë, sikur njiheshimprej vitesh. Kishte dhe raste që luanim shah nëçadër apo në barakën e mensës. Grumbullo-heshin punëtorët duke na parë. Që të mos trego-hem modest, unë fitoja në shah me të dy, por nuke bënin merak. Kola vinte i imët në fytyrë dhe idobët. Kishte flokë ngjyrë gështenjë dhe trupmesatar. Ai kishte eksperiencë në rilevime dhe në

kërkim-zbulimin e mineraleve të bakrit. Dukumen-timet gjeologjike të Kolës ishin të një niveli të lartë.Përpara se të vendoste emërtimet shkëmbore apoxeherore, edhe kur ishte i sigurt në to, nuk har-ronte ti godiste me çekiç dhe ti vrojtonte me lup.Jo rrallë copat e thyera i lëpinte me gjuhë. Syu tëgënjen – duhen veglat ndihmëse, e përsëristeshpesh dhe me humor. Ekipi kishte në punë vetëmnjë sondë ruse, dy galeri dhe shumë punimesipërfaqësore si puse dhe kanale. Që të gjitha indiqte Kola. Me punëtorët Kola ishte autoritar.Fjala e tij ishte ligj për to. Inxhinieri nuk rrinterregullisht në ekip, plus, merrej dhe me problemete rilevimit. Ditët kalonin dhe ne filluam të ambi-entoheshim me jetën në çadra, në male, larg qen-drave të banuara, larg shtëpisë e mes punëtorëve.Pjesëm më të madhe të ditëve e kaluam në ri-levim. Rilevimi është punë e lodhëshme, pasi atyndërthurën po thuaj të gjitha disiplinat egjeologjisë dhe fiton shumë në profesion. Herëpas here inxhinier Pëlumbi mirrte kampione dheshkonte në Rubik për ti parë në mikroskop. Kish-te një larmi formacionale. Krahasonte pamjen mesy të tyre me rezultatet e analizës mikroskopike.Kështu ishte i sigurt. Kampioneve që ju kishte bërëanalizën ju ngjiste një copë likoplast ku kishteshënuar emrin e shkëmbit dhe numrin. Sistemati-ka në gjeologji eshtë numri një. Po u ngatrruangjërat, këtu mbaron gjithçka. Në punimet nën-tokësore dhe shpime punuam më pak. Kur Kolakishte për të bërë dokumentim shkonim dhe ne.Kisha zili tek e shikoja me sa rregull i mbanteblloqet e dokumentimit dhe, si i azhornonte tëdhënat e dokumentimit në profilet gjeologjike,duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e punimeve,sidomos kur afroheshin drejtë zonës minerale tëprojektuar, që në të shumtën e rasteve bëhej re-alitet.

***Me mirditorët po kalonim mirë dhe nga profe-

sioni filluam dalëngadalë të mësojmë shumë gjëratë reja. Të thëm të drejtën, ne që kishim mbaruarTeknikumin e Minierave dhe te Gjeologjise nëPërrenjas, në punët praktike, nuk kishim shumëvështirësi në lidhjen e teorisë së mësuar me prak-tikën. Më ka bërë përshtypje një thënie e karpant-ierit të ekipit Xhon Xheta (Gjeta) që punoi disajavë për ndërtimin e një barake të re. Një ditë prejditësh na tha: Vlerësojeni praktikën djema, lidhe-ni atë me ato që keni mësuar në shkollë, që tabëni “murin e fortë”. Dhe vazhdoj -muri bëhëtme llaç dhe me gurë, pra kur bashkohen të dybashkë. Sa bukur thash me vehte. Sabriu mu drej-tua me të qeshur mua, mos eshtë nga anët tonaky marangozi. Xhoni ishte mirditor, dhe mirdi-torët janë të zgjuar. Ai vertet ishte marangoz, pordinte të fliste italisht rrjedhshëm, kurse unë e Sa-briu akoma nuk flisnim asnjë gjuhë rrjedhshën.Dallonte nga punëtorët e tjerë. Brigadieri i puni-meve quhej Gjet Llesh Doda. Ishte burre me trupmesatar, i heshtur dhe i thjeshtë. Ai fliste me punë.Puna i ecte. Plani realizohej rregullisht. Aftësia etij organizative jepte rezultat. Gjithë ditën, bile dhenë turnët e dyta dhe të treta ai shkonte për të parëecurinë e punimeve. Në shtëpi shkonte shumërrallë. Kur sonda takoi në mineral (rreth 3 m trashë-si), Kola na mori dhe ne. Gjetën e gjetëm aty. Bakër,bakër inxhinier, kështu e thërriste ai Kolën. Kanëardhur me këmbë të mbarë studentat, dibranët,pergjigjet Kola. Edhe ne u gëzuam shumë. Miner-ali ishte me cilësi të lartë. Mbaj mend që vizual-isht Kola tha se duhet të jëtë mbi 3 % Cu. Në turngjetëm Pashk Ricën, Ndre Molshin, Nikoll Ricëndhe Lek Gjokën që kishte ardhur nga gëzimi, pasisonda ishte afër ekipit. Dukeshin me sy, si miner-ali i Kalkopiritit (CuFeS2) ashtu dhe mineralet etjerë. Sondistëve u shkëlqenin sytë nga gëzimi.Me gjeologjinë dhe perspektivën e saj kishin lidhurjetën, me gjeologjinë mbanin familjen.

Pasi mori provat, bëri dokumentimin, matipusin dhe kreu të gjithë dokumentacionin përmbylljen e shpimit sipas rregullave, Kola bëri një

letër dhe e dergoj në Rubik me shënimin: Kujtnuk i janë bërë sytë bakër, le të vijë në Lurth!

Pas dy ditësh, kur shpimi ishte mbyllur dhesonda ishte transportuar në një shesh tjetër, To-pografi Zef Doda bëri lidhjen e pikës së shpimit.Atë e bëmë së bashku. Topografia është dhe pro-fesioni im i parë, ndonëse në jetë nuk u mora mekëtë punë. Zefi ishte nga një fshat aty afër, ngaShtrezi. Nuk mbaj mend sa larg ishte në këmbënga ekipi, por mbaj mend se, për të shkuar nështëpi rruga këmbësore kalonte nga vendi ku ish-te vrarë Pal Melyshi. Për të ardhur në ekip ai du-hej të përballonte çdo ditë një malore të fortë. Zefiishte një njeri i rregullt dhe familjarë. Tek shtëpiae tij patëm shkuar një natë me Sabriun dhe napriti me bujari. Aty u njohëm dhe me motrën eZefit, Mrikën, e cila ishte studente për histori -gjeografi. Mikun e respektojnë mirditorët. Kur poi thoja plakut të Zefit, se më ka bërë përshtypje tëfolurit me zë të ulët në ekip, megjithse jemi në male nuk na dëgjon njeri, ai mu përgjegj: Ashtu qoftë.Kjo është gjë e mirë dhe më bëhet qefi, aq mëtepër për mirditorët. Unë kam dëgjuar shumë fjalëtë mira por mbaj mend një prej tyre që lidhet mekëtë fakt – kur muhabeti bëhet me zë të lartë, jenjë hap larg shamatës, pushkës, thikës, hurit apogrushtit! Dhe kjo ka të vertetën brenda, përfundojplaku i Zef Dodës. Këtë fjalë e mbajta mend,ndonëse të folurit me zë të lartë, jo vetën unë porshumica e shqiptarëve e kemi në gjak. Në këtëekip qëndruam dyzetë ditë. Disa ditë para së tëmbaronim, Kola na dha leje. Një ditë në ekip,numurohet dy, tha me humor Kola, ndaj duhej tukisha dhënë leje më parë. U takuam me të gjithë.U ndamë me dashuri e mbresa të pa shlyeshmenga kjo praktikë e paharruar në malet e Mirditës!Kola na shoqëroj deri në Rrëshen. Letrat na i kish-te firmosur e vulosur ditë më parë në Ndërmar-rjen Gjeologjike Rubik!

***Jeta është shumë interesante, sidomos kur e

vlerëson dhe don të shkruash diçka për të. Ashtusi sizmografët që rregjistrojne pa pushim lëvizjete tokës (sëkëllditë dhe teshtitjet e saj të herëpas-herëshme, pasi, vendi im i dashur dhe i shtrenjtShqipëria, ndodhet në atë pjesë të kësaj rruzullie“që ka marrë të ftohur” dhe herëpas-here do tëketë të teshtitura gjersa të “shërohet”) që shkak-tojnë termetët (që për shumë arsye objektive sh-kenca gjeologjike nuk ka arritur të parashikoj kohë-ndodhjen e tyre) apo veprimtaritë njerzore, ash-tu dhe njerëzit kanë dëshirë të rregjistrojnë ndo-dhitë dhe bëmat e jetës që kanë vlerë e duhet tëtregohen, dhe për të cilat kemi nevojë dhe vetë,sa jemi gjalle, veç brezave që pasojnë.

Para disa kohësh një koleg i imi në Institutin eGjeoshkencave (Institutin e Gjeologjise), më ofroinjë libër familjar që ta lexoja para se ai ta botonte,që ti bëja ndonjë vërejtje per ta përmirësuar, tëpaktën, ashtu mendonte ai për mua, duke mëmundësuar njëkohësisht dhe privilegjin ta shikoji pari këtë libër, që ta vlerësoja, të sygjeroja, tëdiskutoja, por edhe të lakmoja për një punë tëmirë, të vyeshme që do mbesi e pavdekëshmekurrë.

Libri më pëlqeu shumë. Më ngeli në mendjenjë shprehje që po e citoj më poshtë: “Duke shk-rue, duke kujtue, duke vlerësue gjanat që i kishime nuk i kemi, kështu qënka jeta edhe me Ah, ahsikur ta kisha baben, ah ta kisha nanen, ah takisha vëllanë, ah ta kisha motrën, ah të kisha, ahtë kisha…ah ta kisha ....Sa e sa herë duke shkruedhe kemi kujtue ata që sot si kemi dhe na u dash-tën për mos pas boshlleqe, pa dije, për me mujtme ndryshue diçka për ma mirë, po kot kjo nukvjen dhe s’mund të vijë jo, po me ndryshimettona në të gjykuar, në të menduar, në të vlerë-suar, pra detyrimisht këto do të ndodhin se atanuk janë dhe nuk mund të jenë. Diçka dhe mëlarg tek gjyshërit dhe gjyshet, nga kemi ardhë dhesi po përsëriten brezat duke bërë dhe vazhdimës-inë krahasuese”.

Shkrimi i artikujve të tillë, për punët maleve nëkërkim të thesareve me shok e miq por, dhe mekundërshtarë e dashakeq, të bënë edhe të ndry-shosh në këndvështrimin e gjërave, të kuptoshdhe të vlerësosh më mirë vehtën, familjen, vël-lazninë, fisin, kolektivin e punës e më gjërë, ko-mbin tand. Vendi të duket më i bukur, njerzit mëtë afërm, me të dashur, më të dhimbshëm, bjesh-ka më e mirë, rruga më e mirë, shtëpia më e mirë,gjithshka që ka të bajë me ty, më të mira, më tëbukura, më të këndëshme, kjo asht vlera për ve-htëvehtën. Besoj se edhe të tjerët të shikojnë emendojnë ndryshe për ty, për vlerat tuaja, përkapacitetin, kontributet dhe këndvështrimet e sëardhmes. Ti dhe ata që të lexojnë ty, librin dheveprën tënde, përmirësojnë shoqërinë, vendin kujeton, vendin ku punon, gjithshka që ka të bëjëme mjedisin, me vlerat, me të nesërmën, me tëardhmen.

*Autori i shkrimit është antar i SenatitAkademik të Universitetit Politeknik të Tiranës

Pamje e rrugës se makinës Kreje Lurë - Kurbnesh

Page 14: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

14 - Prill 201048nr.

krijimtari

FSHATIT BLLIÇE

Brodha shumë nëpër botëPashë vende të magjishmePor askush s’më ngrohu dotSi vendlindja-fshati Blliçe.

Molla, kumbulla dhe rrushiSi gjerdan fshatit i rrinëVajzat, faqet kuq si prushiDjemtë porsi yje ndrijnë.

Armiqtë porsi kuçedraTre herë Blliqen e dogjënPor lirinë ndezur përbrendaDot blliqjanit s’ia morën.

Shumë rrebeshe edhe dallgë!E përgjakën fshatin timPor Blliqja u ngrit mbi valëSi zgalemi mbi stuhinë.

...Thesaret e fshatit BlliçeKush si njeh, e kush si diNdaj është kaq e magjishmeNdjenja që më vlon në gji.

Madhështinë e fshatit timQindra vargje nuk e nxënë...Aty kombi im rilindDemokracia ka rrënjë....

Paris, korrik 2000

PESHKOPIA

Peshkopia është qyteti i mollëve dhe blirëveKu kënga e zogjve ndihet në çdo stinëKu gjurmët e pellazgëve dhe ilirëveSi dëshmi të lashtësisë ngado rrinë.

Peshkopia ka pranë vargmale madhështorëKu qëndresa dhe shqiponja ka folenëKëtu frymëmarrje merr çdo dëshmorDhe Liria e Demokracia së bashku flenë.

Peshkopia është qyteti i bukurisë dhe ajritKu çdo votër qytetare rrit nga një MissKëtu lartësohet më shumë emri i shqiptaritDhe flatrat rreh më fort flamuri i lirisë.

....Peshkopia i ka të gjitha përbrendaBukurinë, krenarinë, besën, qëndresënKëtu merr më shumë kuptim jetaSe peshkopiasit e duan shumë jetën.

TUNGJATJETA DHEU IM!Shumë larg nga AngliaPo shkruaj vargjet e jetësDheu im nga ShqipëriaZë i bën yllit të shpresës.

Tungjatjeta Dhe i bukur!Dhe ti kombi im i dashur!Mbetën djemtë emër humburTrupë ftohtë e zemër plasur.

Shpirtit mardhur shpresa rriUdhëton tokës shqiptarePor dhe Nëna ShqipëriAkull është, nuk ngroh fare.

Brenda zemrës zjarr i shpresësKrejt u shua në vendlindjeSado shpresën që ta ndezëshDheu yt ta fik me dhimbje.

* * *

Për vendlindjen zjarr i ndezurBrenda shpirtit rend me vrapNë çdo cep botën kam bredhurPor i lumtur nuk jam prapë.

Ndaj, o vendi im i mirëNgrohma trupin që ka mardhurS’të them dotë, lamtumirë!Dil më prit! Jam duke ardhur.

Londër, mars 2002

...Ndërsa avioni i linjës Tiranë-Frankfurtlargohej nga Rinasi, e bashkë me të edheimazhi i prindërve të mi, motrës dhe bash-këshortes që po më përcillnin, nga dritarja eavionit shikoja shtëllungat e bardha të revedhe vende mahnitëse që shfaqeshin e zh-dukeshin pambarim. Isha dërguar nga Mediapër disa reportazhe me azilkërkuesit dhe emi-grantët shqiptarë në Evropë. Stjuardesa, njëvajzë e re dhe shumë e bukur mundohej të nashërbente me një buzëqeshje të ëmbël dukena qerasur herë pas here me pije dhe ushqime,por mua që udhëtoja për herë të parë në Evropëmë pushtonte ndjenja se si do më prisnin nëvendet që do zbarkoja. Në këtë udhëtim tëgjatë e të mrekullueshëm në kryeqytetet mëbrilante të Evropës në Frankfurt, Doseldorf,Këln, Berlin, Bruksel, Paris, Londër, Ports-mouth, Southampton, Oksford, Athinë, Spar-ta, Veria, Amaliadha, Ajah, Amfiloqi, Agrin-io, Astakoh, Zakynthos, Patra, Ithaki, krahasvendeve fantastike që pashë, takova qindraemigrantë shqiptarë, të cilët me punën, djersëndhe talentin e tyre kishin dhe ata meritën nëndërtimin e këtyre mrekullive evropiane. Këtofytyra janë fiksuar në celulolidin e aparatit timfotografik dhe në memorien e kujtesës sime,por këtë radhë, të nderuar lexues përzgjodhapër ju këto lirika të shkruara në kryeqytetet mëtë bukura të Evropës, ndërkohë që ciklin mereportazhe nga bukuritë e këtyre vendeve dhepër 100 emigrantët dhe azilkërkuesit shqiptarëmë të suksesshëm që takova gjatë qëndrimitnë këto vende i kam përmbledhur në dy librate tjerë të serisë “Shënime nga Europa”.

TTTTTungjatjeta dheu im!ungjatjeta dheu im!ungjatjeta dheu im!ungjatjeta dheu im!ungjatjeta dheu im!POEZI & REPORTAZHE NGA MENTOR HOXHA

Krijimtaria e botuar është marrë nga dy librat e botuar së fundi: “Shënime nga Europa” dhe “Lirika nga Europa”

Një kafe në shtëpinë eCharles Dickens në AngliPasioni për letërsinë ka nxitur gjithmonëtek unë kureshtjen për të vëzhguar nga afërvendet ku kanë jetuar gjenitë. Kjo dëshirëm’u shtua akoma më shumë kur u mësojanxënësve të mi gjimnazistë veprën dhe jetëne tyre. Pas shembjes së komunizmit fati mëbuzëqeshi që t’i shoh shtëpitë muze të kë-tyre gjigandëve. Charles Dickensin e gjetanë Portsmouth të Anglisë, vendi ku qën-drova dy vjet rresht për studime. Madje ar-rita të pi dhe një kafe me të, në shtëpinëmuze. Në qendër të qytetit ndodhej bib-lioteka gjigante, ku një kat i përkiste vetëmatij. M’u kujtua vendlindja ime, ku gjen-itë e Shqipërisë, Migjeni, Poradeci, Agolli,Kadare dhe shumë të tjerë, nuk kanë aspërkujdesjen më të vogël nga shteti. Edhenë vendlindjen e Dickensit jetonin njënumër i konsiderueshëm emigrantësh sh-qiptarë, të ardhur nga Kosova, Shqipëriadhe Maqedonia.

AUTOPORTRET

Nuk e di ç’ka ndodhur me muaKam ndryshuar s’jam ai që ishaShpirtin tim kur e zë furtunaHungëron si era ndër pisha.

Nga mërzia brengosem më shumëLotë derdh për një plagë zoguS’më kënaqin as plazhet në lumëKur një Miss s’më lëmon te floku.

Thjeshtësinë fare e harrovaPër pushtet mendoj dhe në gjumëShumë herë veten e mallkovaPse për dreq libra shkrova shumë.

* * *

As vetë se di ç’më ka ndodhurDikur isha një njeri krejt tjetërQetësi kisha në të folurMë nderonin të rinj e të vjetër.

Shpirti im brengosej më rrallëNgrohtësi hidhja në në çdo shpirtSa më shihnin femrat vinin pranëDashuri më falnin për ditë.

Njerëz të thjeshtë kisha nga çdo anëPër pushtet fare nuk mendojaPorsi nuse vargjet rrinin pranëTjetër gjë nga jeta nuk doja.

Por tani, shumë kam ndryshuarNuk jam më djaloshi që ishaNdaj e djeshmja rri si gur i ç’muar...Dhe të sotmen s’do doja ta kisha.

PAS VDEKJES

Nga kjo botë do iki dhe unëSiç ikën miliarda të tjerëPor shpesh mendoj dhe në gjumëPas vdekjes do kem ndonjë vlerë?!

Shqiptarët zbukuruanishullin ZakynthosEmigrantët shqiptarë u ngjajnë her-

onjve të heshtur. Nuk flasin në ekranedhe gazeta. Atyre u flet mendja dhedora. Pak të njohur në vendin e tyre,shumë të njohur në ishullin magjepsës.Pa to, Zakynthosi do të ishte një ishulli zbrazur dhe pak i njohur në hartënturistike. Siç ishte para se të vinin këta.Ishin pikërisht këta skulptorë modernëqë kthyen lavdinë e këtij qyteti. I vunëkurorën e gurtë mbi atë ujore, duke ebërë të flasë krenar udhëve të botës.Çdo turist kur vjen këtu merr me vetedhe një pjesë të mrekullisë së këtyreshqiptarëve. Nga pak ndërtesamadhështore që ishin para nëntëdh-jetës, sot janë mijërafishuar nga sh-qiptarët. Shqiptarët mijërafishuan dhebaret e restorantet. Ngritën shtëpitë tur-istike prej guri si në Antikitet, skalitënrrugët dhe sheshet, duke lënë za-konthiotët dhe turistët e shumtëgojëhapur. Kudo që shkelën lanë gjur-mët e historisë dhe talentit të tyre. Porpër punën e tyre nuk foli askush, nukdolën në shtyp apo ekrane, pasi nukkërkojnë lavdi. Kërkojnë një jetë më tëmirë për ta dhe fëmijët, të siguruar mepunë dhe djersë. Tamam si heronj tëheshtur që nuk flasin, por vetëm dësh-mojnë. Edhe ata dëshmojnë. Artin dhedorën e tyre e gjen kudo: në ndërtim,turizëm, bujqësi, hoteleri, bar-restorante, biznes. Pra, kudo. Gjithçkaqë u servilet turistëve buron prej tyre.Janë pikërisht këto emigrantë që ndry-shuan faqen e Zakynthosit dhe me ar-tin e punës së tyre mbushën celuloidine kamerave të shumta të turistëve, sirelike të çmuara në vigjilje të kujtimeve,duke e kthyer ishullin e vogël në njëvend pelegrinazhi për turistët dhe ven-dasit, ndërkohë që vendi i tyre vajtonikjen e tyre nga prehri atëror.

Nga intervistat me emigrantët që ba-nonin këtu mësuam shumë gjëra rrethishullit dhe kontributit të emigrantëveshqiptarë. Fillimisht ishulli kishte pakbare, restorante dhe ndërtesa. Edhe tur-istë më pak. Sot është krejt ndryshe.Janë mbushur rrugët me turistë, ndërte-sa guri dhe bar-restorante. E gjitha kjopunë gjigante është bërë nga emi-grantët. Ka pasur shumë punë këtu, si-domos në ndërtim dhe turizëm - thotëHaki Ferhati, i cili ka ndërtuar shumështëpi guri me vëllezërit e tij duarartë.

Page 15: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

15 - Prill 201048nr.

kulturë

Në organizim të Grupit rinor pranë Myftinisë së Dibrës së së Madhe, të djelën mbrëma, më 18 prill 2010, në sallën e madhe të Shtëpisë

së Kulturës, u shfaq programi kulturor-artistik me moton “Personaliteti ipapërsëritshëm- Muhamedi alejselam. Në sallën e mbushur përplot kumerrnin pjesë edhe Argëtim Fida, kryrtar i Komunës së Dibrës së Madhedhe Nizamedin Papraniku, kryesues i KK, ky program i begatë la mbresaimpresionuese te shikuesit. U mbajt në kohën e duhur, kur njerëzit janëlarguar nga vlerat e mirfillta të çmuara shpirtërore, morale, etike e fetaredhe janë dhënë pas gllabërimit enorm të pasurisë,pas amoralitetit, de-gjenerimit të personalitetit njerëzor, pas sjelljeve devijante që kërkojnëshpëtim në përdorimin e alkoolit, drogës dhe të keqes ndaj njeriut, dukeharruar respektin ndaj Perëndisë dhe njeriut, solidaritetin, ndihmën, butës-inë dhe bamirësinë njerëzore që janë baza e Kur’anit. Programi filloi meleximin pjesë të Kur”anit nga hafiz Ziber Lata. Pas kësaj myftiu i Dibrës sëMadhe Mr. Efendi Ruzhdi Lata në fjalën e tij përshëndetëse , duke përgë-zuar këta të rinj për programin e përgatitur, tha se, “Që nga lindja e Muha-medit a.s. numri i besimtarëve në botë se vjen e shtohet. Profeti në fund tëjetës së tij kur duhej të caktohej një udhëheqës për në luftë kundër bi-zantinëve, ai caktoi një 19 vjeçar për të udhëhequr ushtrinë dhe islamin.Me këtë dua të them se duhet të kemi besim te të rinjtë tanë studentë tëshembullorë, atdhetarë, të kulturuar, të sjellshëm dhe besimtarë të dev-otshëm. Aktiviteti islam në Dibër ka platformën e aktiviteteve në gërsh-etimin atdhetar dhe fetar, siç kemi në të kaluarën Haxhi Vehbiun, theme-luesin e Komitetit Islam Shqiptar në Tiranë, Sherif Langun, kryetar tëSenatit në Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, Said Najdenin, autorin eAlfabetit dhe të Ferrëfenjëses së Muslimanëve, Haxhi Vildanin nga Rekae Dibrës së Madhe që i printe Komitetit për përhapjen e shkollave shqipeetj. Jemi krenarë që mbetemi në umetin e Muhamedit a.s. Nuk mund tëketë demokraci dhe shoqëri demokratike pa besim dhe themele të mo-ralit. Nuk mund të kemi shoqëri të shëndoshë demokratike me sjelljekomuniste e moniste. Profeti Muhamed është mëshirues dhe udhërëfyes.Zgjidhje për problemet tona mund t’i gjejmë vetëm në Kur’an. Kur jetana ndan është islami ai që na bashkon, ndaj duhet të jetojmë me bind-jen për të tashmen dhe të ardhmen islame”, tha myftiu Ruzhdi Lata.

Në këtë program artistik u shfaq një videoklip ku spjegohej se lindjae Muhamedit a.s. nuk ishte lindje e zakonshme, sepse ai ishte shpresa eshpëtimit të njerëzimit. U fol dhe u dhanë shembuj konkretë se askushnë histori nuk ështe vlerësuar më shumë se Muhamedi a.s.. Profeti Mu-hamed pushtoi mëndjet, arsyet, zemrat dhe shpirtërat e njerëzve. Aibashkoi fiset armike dhe nomadët në shtet të civilizuar e të fuqishëm.Ai i pari i ka kumtuar njerëzimit lirinë e vërtetë dhe barazinë para ligjit.Me ushtrinë e tij gati për ta pushtuar Mekën, ai zgjodhi rrugën e paqes,duke i falur dhe lënë të lirë ata që e përzunë, që e shanë, që ia vranëshokët, që e poshtëruan. Ky është virtyti i lartë i Profetit.

Të rinjtë dibranë Erduan e Jolanda Klloboçishta dhe Lundrim Paçukurecituan vargje që ngrenin lartë misionin e shenjtë të profetit Muhamed.

Prof. Abaz Jahja dhe grupi i tij instrumental intermpretuan me plotvirtuozitet muzikë dhe këngë mistike.

Mirush Kabashi, artisti i mirënjohur shqiptar përmes vargjeve shprehurëndësinë dhe vlerën e personalitetit të të Muhamedit a.s. Hafiz Xhe-mail Çupi nëpërmjet videobimit prezentoi fotografi të xhamivemagjepëse në Medine, Mekë e Palestinë, prezentoi fotografi të vendeveku janë zhvilluar betejat e rëndësishme islame dhe fotografi të shtëpisëku ka banuuar Profeti, prezentoi veshmbathjet dhe enë që i ka përdorurProfeti, si edhe letrat që ua ka dërguar mbretërve të ndryshëm, ku dësh-mohet edhe aftësia e tij diplomatike. Pjesë e këtij programi kulturor eartistik ishte edhe dokumentari “Islami perandor i besimit- Lajmëtaria.s.”, i producentit me famë botërore Robert H. Gardner, i cili ka fituarOskarin dhe çmimin Emmy në vitin 1996.

Me këtë rast u bë e ditur se bibliotekave të shkollave fillore “SaidNajdeni”, Vllazrim bashkim, Gjimnazit dhe Bibliotekës së qytetit udhurohen nga një komplet librash nga kultura islame dhe jeta e Muha-medit a.s.

Rexhep TORTE

Pas një pune tepër të lodhëshme disavjeçare, Z. Aqif Karaj ketë radhë,

vjen para lexuesit me librin Bulqiza nëudhën e historsë, tematikë kjo mjaft evështirë. Pasi përshkroi me hollësi kra-hinën e Bulqizës me librin Teqe e Lap-idar, sot ai ka mundur të përshkruaj nëmënyrë kronologjike, luftërat e ngjarjethistorike që kanë ndodhur në këtë kra-hinë, duke përshkruar ato me të rendë-sishmet.

Kur angazhohesh të derdhësh shpir-tin e mendjes në letër për një njeri apopër një krahinë të lind ndjenjadetyruese për ta bërë të pranueshmetek lexuesi dhe jetësor. At’herë ai bëheti përjetshëm në realitet dhe në hapsirë.

Autori në pëshkrimin e ngjarjeve fletsi një djalë i dhimshëm, pasi të dy nevejemi larguar nga ai vend para tre e mëshumë dekadash, por dhe sot mend-jen dhe shpirtin atje e kemi. Neve atjekemi lindur e jemi rritur, pra kemi kalu-ar fëmijërinë dhe rininë tone. Ashtu meata vujtje të njohura, por, për neve ësh-të më e embëla. Çdo libër i botuar ësh-të një kujtesë, për brezat e sotëm dheata që do të vijnë. Ideja dhe qëllimi iautorit, për të arritur objektivin, ka gje-tur realitetin e vet, falë përkushtimit tëtij, duke përballuar mjaft vështirsi.

Çdo epokë ka historinë e vet të luftëse të punës por, epopeja dhe epoka eL.N.Çl është e pa përseritshme dhe qënuk duhet harruar. Pasardhësit duhettë njohin luftërat që ka zhvilluar popu-lli ynë në shekuj, si dhe rrugën që kapërshkruar si pjesë e historisë së tij, nëkrenarinë kombëtare. Vitet do të ecin.Kurdoherë që shfletojmë libra si ky, dotë jenë dëshmi për kohën duke vënënë arsyen historike rrugën e lavdishmetë këtij populli të pamposhtur.

Kur merr penën për të shkruar përnjë krahinë si Bulqiza s’është e lehtë.Në ketë rast mendoj se unë kam paturdy avantazhe që ma lehtësuan realiz-imin e librit “Bulqiza dhe Bulqizakët”;

E para se neve të dy jemi djem të

Nga: Prof. Dr. THEODHORI KARAJ

Një ditë të shkurtit 2010, pimë një kafeme Profesorin dhe mikun tim HamletBezhani dhe Dr. Sadik Lalën. Ata mëkërkuan të jepja një mendim dhe tëshkruaja diçka për “Fjalori iPsikologjisë-Terma dhe Autorë” të shk-ruar nga Dr. Lala, të cilin e takoja përherë të parë. Ajo që më bëri përshtypjeishte pasioni i veçantë me të cilin aifliste për praktikën psikiatrike, që sëbashku me profesor Ulvi Vehbiun dheDragush Totozanin (dy autoritete nëpsikiatrinë shqiptare), ushtronte në klin-ikën e shëndetit mendor “Venis”. Porveçanërisht më bëri përshtypje pasionime të cilin fliste Dr Lala (një psikiatër)fliste për psikologjinë. Them më bëripërshtypje të madhe, për arsye se, përfat të keq, mes psikologëve dhe pski-atrëve në Shqipëri ka ende një rivalitet,mosbesim dhe një mungesë bash-këpunimi të dukshëm. Ndërkohë, bash-këpunimi është i domosdoshëm, sepsesiç tregon praktika, shumë çrregullimemendore nuk mund të kurohen vetëmpërmes ndërhyrjeve medikamentoze,ashtu siç nuk mund të kurohen dot,vetëm përmes ndërhyrjeve psikotera-peutike. Kur mbarova së shfletuari fjal-orin e shkruar nga Dr. Lala: “Fjalori iPsikologjisë-Terma dhe Autorë”, e kup-tova vërtetë arsyen e pasionit të tij. Kyfjalor është i pari i këtij lloji në Shqipëri.Gjithmonë gjërat e para kanë në vetve-te meritën e të qënit të parat. Por unëdua të theksoi, se ky fjalor ka meritë jovetëm se është i pari, por sespe, në të

Një fjalor që na ka munguar të gjithëve

njëjtën kohë, është një vepër e arrirë.Kjo për arsyen se është shkruar nga njëprofesionist dhe është e rëndësishmepër t’u vënë në dukje sidomos ditët esotme në Shqipëri, ku në fushën epsikologjisë njerëz jo profesionistë,duke u nisur nga qëllime komerciale,marrin inisiativën e botimeve dhe përk-thimeve, që shumë shpesh nuk arrin t’ikuptosh. Ky fjalor është në veçanti i pa-sur me terma nga fusha e psikologjisëklinike dhe psikiatrisë. Ndonëse vjennga fusha e psikiatrisë,Dr. Lala ka diturt’u jap hapësirën dhe harmoninë e du-

hur termave nga fushat e tjera sipsikologjia e zhvillimit, psikologjiasociale,kognitiviste, psikologjia eedukimit, psikofiziologjia, etj. Gjithash-tu më duket me mjaft vlerë, që krahastermave janë përfshirë edhe mini-biografitë konçize të filozofëve dheautorëve klasikë e bashkëkohorë qëkanë kontribuar në fushat epsikologjisë dhe psikiatrisë. Kjo eshmang monotoninë, që krijon leximii termave, duke e bërë më interesant sifjalor. Dua të vë në dukje dhe diçkatjetër. Ka mjaft libra nga fusha epsikologjisë dhe psikiatrisë(në mes tyredhe fjalorë), që mund të jenë të suk-seshëm, por që mbeten të orientuar nganjëra apo tjetra shkollë e madhe epsikologjisë apo psikiatrisë. Ky fjalor kameritën se nuk ka paragjykime për asn-jërën nga shkollat e mëdha tëpsikologjisë. Në të gjen shpjegime mbiterma dhe autorë, që i përkasin shkol-lave të ndryshme të psikologjisë, si ajopsikodinamike, kognitiviste, bihevior-iste, biologjike, humaniste apo rry-mave të reja në psikologji, duke refrek-tuar kështu debatet dhe kundërshtitëkonceptuale brenda fushës sëpsikologjisë. Kjo padyshim është rritjae këtij fjalori. Unë besoi realisht që“Fjalori i Psikologgjisë-Terma dhe Au-torë”, do të jetë një tekst mjaft i vlef-shëm në radhë të parë për studentët epsikologjisë, të psikiatrisë, të punës so-ciale si dhe për profesionistët e prak-tikës psikoterapike dhe psikiatrike, ash-tu si dhe për lexuesin e thjeshtë që kainteres në këtë fushë.

Dibër e Madhe - Program artistik për Muhamedin alejselam

Fisnikërim i shpirtit,largim nga e keqja

Bulqiza në udhë të historisëkësaj krahine të njohur jo vetëm nëDibër e në veri të vendit por, në Sh-qipëri e më gjerë.

Së dyti ; Duke qenë afërsisht të njëmoshe, kemi thuajse të njejtat kërkesatë motshme, që dhe kjo krahinë të gjejeveten në fushën e letrave, disi e privuarnë këtë fushë.

Emri “Bulqizë”, është i hershëm, ipërfolur nga kronikan të perandorive,pasi bulqiza u bë shesh lufte që ngaSllavët me Romakët e deri tek luftërat epërgjakshme të perandorisë automaneme ushtrinë Arbre. Më vonë me ataSerbe-bullgare-austriake e italo-gjer-mane.

Bulqiza ka ekzistuar herët.Kokërdhaku njihet si qyteti i parë , thu-het që, në kohën Pellazgo-Ilire. Mëvonë” qyteti i Volosit” që u rrafshuaplotësisht në shek, VII-të nga Sllavët, eqë u pasua në fund të shekullit të XIX-të me qytetin “Minatori “ me rreth14000 banorë.

Bulqiza, Mal; po ç’far mali !Në të gjitha kohërat, e gjejmë Bul-

qizën në hartat e luftrave për liri e pa-varsi. E gjejmë në hartat e gjeografisëekonomike, për kromet për pyjet, përujrat. E gjejmë në folklore e doket za-konore për këngët, për vallet, për për-rallat e moçme. E gjejmë në këngën eIbrahim Ketës së Ri, që, për nga vlerat, iafrohet epopesë së Gjergj Elez Alisë.

Bulqiza e kanunit të Skënderbeut,por pa gjaqe, ç’ka e bën ate, unikal nëllojin e vet. Pushkën dhe çiftelinë, imbajti varun në odë miqsh. Me push-kën luftoi hasmin. Me çiftelinë në res-pekt të mikut,këndoi këngë. Dhe mëvonë Bulqiza është “Mal” në histori. Ajobëhet pjesë Nentë Maleve të Dibrës.

Bulqiza me veshjen e saj më të bukur.Asambli Shtetror i Këngëve dhe i vallevePopullore, 40 vjet, programin e hapime “Vallen e Shqipeve” dhe vajzat ekësaj vallje, kishin veshje bulqize.

Bulqiza përgjithsisht në besimin esaj” është e sektit Bektashi”, ku Teqet e

bulqizës, mbanin flamurin kombëtar,kur atdheu ishte në rrezik, ato bëheshinshtabe lufte. Bulqizakët në shekuj kanëkrijuar dhe vazhdojnë të ruajnë mode-lin e bujarisë dhe të pritjes së mikut,jabanxhiut dhe njërzve në nevojë.

Kjo krahinë për nga vlerat që mbart,meriton studim të organizuar në grup.Është e pa falshme të ngelet në hije punadhe aktiviteti i minatorve të Minjerës sëKromit. Të atyre që ranë në zgafellat esaj, e askush s’shkruan qoftë dhe njëfjalë për to. Miratohen buxhete përbashki e komuna në Qarkun e Dibrësdhe lihet në heshtje fjala e historianëve,e intektualve që drejtojnë këto bashkiue komuna duke miratuar një buxhetqoftë dhe simbolik, për të shkruar përkëto heronj të nëntokës që nuk janëpak por me qindra.

Autorët e këtyre librave, apo dhe nëgazeta lokale e qendrore, po mun-dohen të sensibilizojnë opinionin, qëinteletualët të ngrejnë zerin e tyre, përzhvillimin e kësaj zone me aq resurse,që të mos trashëgoje atë varfëri të te-jskajshme. Janë të gjitha mundësitë qëajo të rrisë kapacitet e prodhimitekonomik.

YMER KETA.

Page 16: Vesel Hoxha Nga: Aqif Ymeri DRITËRO AGOLLI Projekti i ...rrugaearberit.com/arkiva/2010/Prill2010.pdfDRITËRO AGOLLI EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”: “Unë nuk

16 - Prill 201048nr.

cyan magenta yellow black

Email: [email protected]. Phone: 612 203 5960. www.devadesign.net

Nga: BEQIR SINA, New York

Philadelphia - Pennsylvania :Në 21 Mars 2010 -Shtëpia

botuese amerikane "OutskirtsPress"botoi në anglisht librin me poezi "Përjetë me Ty!", nga autori dibran IvziCipuri, me banim në Filadelfia-Pen-sillvenia, i cili thotë se ky liber më ifundit i tij me poezi është : "Nëkujtim dhe përkushtim gruas time tështrenjte, e cila ndërroi jetë 6 vjetmë parë, në Amerikë." Libri i IvziCipurit në anglisht " Forever WithYou", teknikisht është i përmasave6,14 x 9,21, me kapak të hollë nëkategorinë e poezisë së përgjiths-hëme. "Forever With You" ( "Për jetëme Ty") është në dispozicion të lex-uesve dhe blerësve në të gjithë botënpër shitje përmes internet it- "dyqa-net elektronike" të tilla si në :www.amazon.com dhe Barnes &Noble, etj..me një çmim shitje rreth20 dollarë, përfshirë edhe paketimine postimin. Libri me titull "ForeverWith You" - ka 136 faqe.

RRETH LIBRIT:

11 poezitë në pjesën e parë tëvëllimit poetik të Cipurit, na bëjnëtë jetojmë, të ndajmë dhe gëzojmefillimin e një dashurie të vërtetë nërritje dhe që pret në vazhdim të më-sosh një "fund te lumtur”. Por, pikër-isht kur sapo pret se po arrin tek kul-mi i lumturisë së kërkuar, një kthesëdramatike e hedh çiftin në një duelpër jetë a vdekje. Një semundje epasherueshme godet baskshorten eautorit në moshën 43 vjeçare.

Poema e gjatë “Për jetë me Ty”në pjesën e dytë, e mban lexuesin

Shtëpia botuese amerikane "Outskirts Press" botoi në anglisht librin me poezi"Forever With You" ("Për jetë me Ty") nga autori dibran Ivzi Cipuri.

Poezi e një dashurie të vërtetë

në ankth kur meson luftën e hidhurtë çiftit për të fituar mbi vdekjen përgati dhjete vjet. Dhjetë vite plotdhimbje, frikë, sakrifica, por prapakoma me shumë dashuri, më shumëforcë, dhe më shumë besim në njeritjetrin, gezime dhe lumturi gjatëgjithë kësaj ëndërre të tmerrshme pafund. Fundi i hidhur vjen… Megjith-atë dashuria e çiftit vazhdon. “Koha”për autorin nuk është “kurim” që aitë harrojë të ndjerën gruan e tij. Aivazhdon të mbaje zi, të vuaj, të qajëe të thërrasë fort heshtazi përmes

vargjeve të tij. Ju vazhdoni të lexonidhe të ndjeni dhimbje, ankth e sim-pati, vuajtje dhe ndoshta pika lotimund t’ju lagin fytyrën.

Ky libër i autorit Ivzi Cipuri ësh-të një "shërim" për të gjithë ata qëedhe ndoshta kanë përjetuar tënjëjtën tragjedi. Edhe ju kur ta lexo-ni dhe të mësoni ato çka ndjen sotautori i këtij libri poetik, shkruar metimber të thellë e ndenjë, natyrishtqë mund të ndani ato që ndjen sotautori. Mund të ndodh që gjatë lex-imit "padashje dhe pa kuptuar " t’jurrëshqasin edhe pika loti nëpër faqe,ashtu siç ndodh dhe në faqet e librit"Forever With You" ( "Për jetë meTy").

PAK RRETH AUTORIT

Ka lindur në Peshkopi (Shqipëri),3 prill 1944. Diplomuar në Univer-sitetin e Tiranës, për gjuhën angleze,në 1966 ka punuar 4 vjet si mësuesi gjuhës angleze, në Peshkopi. Nëtetor 1968 u martua me Alije Zhu-lali-n, të cilës i dedikon edhe këtëlibër, shkruar për të. Në vitet 1971-1987 ka punuar në Ministrinë e Jas-htme në Tiranë, Shqipëri, si dhe kaqënë diplomat në Suedi. Në vitet1988-1991 dhe 1992-1997, ka qënëdrejtor i marrëdhënieve me jashtë tëdisa departamenteve, respektivisht tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe Min-istrisë së Arsimit. Në fillim të viteve1990 ka përkrahur aktivisht lëvizjendemokratike në Peshkopi.

Pas ngjarjeve dramatike në vendnë 1997, për arsye të forta, politikedhe veçanërishtë për shëndetin e gru-as së tij, u detyrua të largohet përnë Greqi për të siguruar mbështetjen

Libri me poezi është "Nëkujtim dhe përkushtimgruas time të shtrenjtë, ecila nderroi jetë 6 vjet mëparë" thotë vetë autori IvziCipuri në nëntitullin e librit.

e nevojshme shëndetësore. Në vitin2000 ata erdhën në Amerikë për tënjëjtat arsye. Më 17 mars, 2003, gru-aja e tij, Alije, vdiq, pas dhjetë viteshluftë të gjatë me një sëmundje e pa-shërueshme.

Ivzi Cipuri tani jeton në Filadelfiame dy bijat e tij e dy nipat. Në vitet2005-2006 ndoqi studimet pasuni-versitare në universitetin Arcadia nëFiladelfia dhe mori titullin "Masterin Education” (Mjeshtër në Arsim).Aktualisht jep mësim gjuhën dheletërsinë angleze pranë DrejtorisëArsimore të Distriktit të Filadelfias..

Në verën e 2008, Cipuri, botoilibrin e tij poetik "Për jetë me Ty!"në gjuhën shqipe. Libër ky i cili u

prit me entuziazëm të madh dhekonsiderata të larta në media, si nëShqipëri dhe jashtë vendit, duke përf-shirë edhe Amerikën. Gazeta ko-mbëtare Bota Sot, ka shkruar edhemë parë për këtë autorë dhe bijën etij Iva Cipuri, autore e njohur e disalibrave në anglisht dhe shqip. Sido-mos për librin e saj bestseller "Trans-form". Tani, Ivzi Cipuri me botimine librit në anglisht, "Forever WithYou" -, i tha gazetës tonë, se ai kamenduar që të "flasë" anglisht melexuesin e pasionuar amerikan, përpoezinë. Ivzi Cipuri fletë shumë mirëshqip, anglisht dhe suedisht. Dhe mëtë mund të kumonikoni me anë të e-mailit : [email protected]

www.rrugaearberit.como n l i n e

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected].