vlerësim i shpejtë i zhvillimit të zinxhirit të vlerës së ... · agropuka, një shoqatë...

32
VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Vlerësim i Shpejtë i Zhvilli të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës SHQIPËRI Nëntor 2016 1

Upload: others

Post on 25-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës SHQIPËRI

Nëntor 2016

1

Page 2: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës(Shqipëri)

AUTORËT: SHKELZEN MARKUTOM PREKUSABAH DJALOSHI

NËNTOR 2016

Kujtesë: Ky dokument është përgatitur nga AgroPuka në bashkëpunim me Fondacionin Partneritet për Zhvillim(PfD) me mbështetje nga We-Efect. Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet eekspertëve dhe të kontribuesve të ndryshëm dhe nuk shprehin domosdoshmërisht pikëpamjet apopolitikat e AgroPuka, PfD apo We-Efect. Për pasojë, AgroPuka, PfD apo We-Efect nuk mund tëmbahen përgjegjës për çfardo lloj përdorimi që mund ti bëhet informacionit të gjendur në këtëdokument.

Të gjitha kërkesat duhet të dërgohen në adresën: Agropuka, Lagjja e Re, Pukë, ShqipëriCopyright: © 2016 AGROPUKA

PROFILI I ZONËS SË PUKËS

Sipërfaqja: 1045,95 kilometër katrorë

Popullësia: 28,487 banorë (rreth 27,24 banorë/km2)

Njësitë administrative: Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz, me 76 fshatra gjithsejt.

Pozicioni Gjeografk: Zona e Pukës shtrihet në pjesën qëndrore të Veriut të Shqipërisë, në të djathtë të Shkodrës. Në veri dhe verilindje rrethohet nga rrether Tropojë dhe Has, në jug nga rrethi i Mirditës, në jugperëndim nga rrethi i Lezhës dhe në perëndim nga rrethi i Shkodrës.

Klima: Puka ka një klimë sub-kontinentale me dimër relativisht të ftohtë (më e ulta nga -3 në -10 °C), reshjetë shumta (afërsisht 2020 mm/vit), dëborë që mund tëzgjasë deri në Prill, dhe një verë të freskët dhe të shkurtër (zakonisht ndërmjet 20-22 °C dhe më e larta arrin ndonjëherë deri në afërsisht + 39 °C).

2

Page 3: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

MirënjohjeKy studim është mbështur, në forma dhe madhësi të ndryshme kontributesh, nga një numër i madhpersonash dhe pavarësisht pamundësisë për t’i përmendur të gjithë emrat, ne u jemi shumëmirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij studimi.

Autorët deshirojnë të falenderojnë veçanërisht individët e mëposhtëm që ndanë me ne ekspertizën,eksperiencën, njohuritë dhe sugjerimet e tyre: Përparim Laçi, Xhimi Begeja, Astrit Kuçi, Vaid Lluka,Dritan Frroku, Mirjana Pashkaj, Jetmir Qafa, Tonin Bala, Dodë Marinaj, Gezim Vata, Lin Marku, PetritDobi, Saimir Muslia.

Një falenderim i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Pukë, Z. Gjon Gjoni dhe Kryetarin e BashkisëFushë-Arrëz, Z. Fran Tuci, që na vonë në dispozicion kohën e tyre dhe ndanë me ne vizionet, planetdhe dijet e tyre për zhvillimin e sektorit të turizmit në territoret administrative përkatëse.

Së fundmi, i jemi shumë mirënjohës staft të AgroPuka, veçanërisht Besmira Aliaj dhe Mary Lou Surgi,për mbështjetjen e tyre në kordinimin e punës tonë në terren si dhe për ndarjen me ne të njohurivedhe sugjerimeve të tyre profesionale.

3

Page 4: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmbajtja

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE..............................................................................................................6

1. HYRJA...........................................................................................................................................8

1.1. Historiku – Shoqata AgroPuka.................................................................................................8

1.2. Qëllimi dhe Metodologjia e Studimit.......................................................................................8

2. TURIZMI NË EKONOMINË SHQIPTARE...........................................................................................9

3. ZINXHIRI I VLERËS SË TURIZMIT NË PUKË....................................................................................11

3.1. Turizmi në zonën e Pukës......................................................................................................11

3.2. Kërkesa dhe Oferta Turistike..................................................................................................13

3.3. Informacioni mbi Destinacionet............................................................................................14

3.4. Transporti dhe Infrastuktura..................................................................................................15

3.5. Akomodimi dhe Ushqimi.......................................................................................................16

3.6. Aktivitetet dhe Argëtimi........................................................................................................17

3.7. Dyqanet e Turistëve...............................................................................................................19

3.8. Shërbimet për Turistët...........................................................................................................19

4. FORCIMI I ZINXHIRIT TË VLERËS DHE IMPAKTIT TË TIJ NË KOMUNITET........................................20

4.1. Analiza SWOT........................................................................................................................20

4.2. Ndërgjegjësimi dhe Njohuritë Lokale....................................................................................21

4.3. Informacioni, Promovimi dhe Marketimi...............................................................................22

4.4. Zhvillimi i Produktit................................................................................................................22

4.5. Zhvillimi i Burimeve Njerëzore...............................................................................................23

4.6. Qeverisja dhe Koordimi.........................................................................................................23

4.7. Infrastruktura dhe Shërbimet................................................................................................24

4.8. Lidhjet dhe Ndërlidhjet..........................................................................................................24

5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME...........................................................................................26

BIBLIOGRAFIA.................................................................................................................................31

4

Page 5: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Lista e FiguraveFigura 1. Skema e hakllave dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës së turizmit...........................................12

Figura 2. Pikat kryesore të futjes së turistëve në zonë.........................................................................15

Figura 3. Shpërndarja gjeografke e faciliteteve të akomodimit për turistët........................................16

Figura 4. Rezultatet e analizës SWOT në zinxhirin e vlerës së turizmit................................................21

AkronimeALL Monedha Shqiptare – LekBE Bashkimi EuropianEUR Monedha e BE – EuroPBB Prodhimi i Brëndshëm Bruto NMVM Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme MZHUT Ministrua e Zhvillimit Urban dhe Turizimit PfD Fondacioni Partneritet për ZhvillimSCC Qëndra Suedeze e Koperativave UK Mbretëria e BashkuarUSD Dollar i Shteteve të BashkuaraWTTC Komiteti Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit

5

Page 6: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmbledhje Ekzekutive

AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dheka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e zonës nëpërmjet një game mjaft të gjërëndërhyrjesh. Ky studim u zhvillua në kontekstin e projektit të AgroPuka “Të Kontribojmë për njëPërmirësim të Qëndrueshëm të Mirëqënies së Njerëzve në Zonat Rurale të Pukës”, fnancuar nga We-Efect (ish-SCC). Studimi ka për qëllim të vlerësojë situatën aktuale të zinxhirit të vlerës së turizmit nëzonën e Pukës, të identifkojë mangësitë dhe ndërhyrjet e mundshme për zhvillimin e aktiviteteveturistike në këtë territor. Kjo analizë e zhinxhirit të vlerës mbulon të githë territorin e Pukës, përfshirëBashkinë Pukë dhe Bashkinë Fushë-Arrëz. Studimi bazohet kryesisht në rishikimin e dokumentave tëdisponueshëm, vizitat e ekspertëve në terren, si dhe intervista, takime dhe diskutime me aktorëtkryesorë të zinxhirit të vlerës. Për shkak të karakteristikave të studimit (madhësia e vogël dhe numërii kufzuar i aktorëve të disponueshëm, mungesa e të dhënave dhe statistikave zyrtare, gjeografa ezonës, etj.) konsulentët kanë përzgjedhur qasjen e vlerësimit të shpejtë të zinxhirit të vlerës duke ubazuar në analizën empirike dhe deskriptive.

Studim është i organzuar në pesë pjesë kryesorë. Pjesa e parë prezanton medotologjinë epërgjithshme të studimit si dhe konceptet e përdorura. Pjesa e dytë paraqet rëndësinë e turizmit përekonominë Shqiptare, një hyrje në turizmin malor në Shqipëri, dhe më pas një hyrje mbi zhvillimit eturizmit në zonën e Pukës dhe rëndësinë e tij në zhvillimin e ekonomisë lokale. Pjesa e tretë futet mënë detaje në analizimin e gjendjes së zhvillimit të zinxhirit të vlerës së turizmit në zonën e Pukës,duke e ndarë atë dhe analizuar progresin e bërë në secilën prej hallkave të ndryshme. Pjesa e katërtfokusohet në analizimin e aspekteve të ndërvarura dhe horizontale të zhvillimit të zinxhirit të vlerësdhe propozon një listë me ndërhyrje të mundshme, që janë të nevojshme për të përshpejtuar njëstrukturim më të mirë dhe forcim të zinxhirit të vlerës dhe impaktit të tij në komunitetin lokal. Pjesae pestë dhe e fundit paraqet një përmbledhje të gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve për ndërhyrjezhvillimore.

Ndërhyrjet kryesore të propozuara zhvillimin e zinxhirit të vlerës fokusohen në shtatë pikat emëposhtme (shih pjesën 5 për një listë më të detajuar të rekomandimeve afat-shkurtra, afat-mesmedhe afat-gjata):

Përmirësim i njohurive dhe ndërgjegjësimit të aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës përburimet dhe atraksionet turistike, si dhe dijet e tyre mbi mënyrat sesi të kthehen këto burimedhe atraksione në mundësi reale për zhvillimin e turizmit.

Përmirësim i informacionit për turistët, promovimit dhe marketingut të produkteve dhedestinacioneve të zonës së Pukës, përfshirë këtu dizenjimin dhe realizimin e një mesazhi, markedhe një fushate marketingu të thjeshtë, por kuptimplotë, bazuar veçanërisht në platformatonline.

Përmirësim i zhvillimit të produkteve, cilësisë së produkteve dhe krijimi i një portofoli tëdiversifkuar me produkte të ndryshme turistike për të rritur tërheqjen dhe shitshmërinë edestinaconit tek një gamë më të gjerë klientësh.

Page 7: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmirësim i burimeve njerëzore, rritje e aftësive dhe profesionalizmit të aktorëve të zinxhirit tëvlerës në mënyrë që të mundësojnë ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe menaxhim më të mirëtë produkteve, si dhe përmirësimin të aftësive dhe kapaciteteve të stafeve të qeverisjes vendoreqë janë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit.

Përmirësim të qeverisjes dhe kordinimit. Përgatitja e një “plani afat-mesëm të zhvillimit tëturizmit” për të dy bashkitë dhe ngritja e një strukture menxhuese të destinacioneve, e përbërënga aktorë publik dhe privatë, që të ketë një vështrim më të gjërë mbi rajonin dhe rrisëkordinimin dhe bashkëpunimin mes aktorëve.

Përmirësim i infrastrukturës dhe shërbimeve për ta bërë Pukën më tërheqëse jo vetëm përturistët por gjithashtu edhe për investitorët në sektorin e turizmit.

Mbështetja e zhvillimit të lidhjeve dhe ndërveprimeve me aktorët e tjerë, përfshirë: krijimin elidhjeve me organizatorët e tour-eve dhe aventurave turistike në nivel lokal, kombëtar dhendërkombëtar; krijimin e disa dyqaneve suveniresh për të rritur ofertën e produkteve përturistët; mbështetjen e fermerëve dhe përpunuesve të vegjël për të përmbushur rregullat esigurisë ushqimore dhe përmirësuar kapacitetet e prodhuesve për përpunimin, paketimin dhemarketingun e produkteve me vlerë të shtuar.

Page 8: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

1. Hyrja

1.1. Historiku – Shoqata AgroPuka

AgroPuka është një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001 si një shoqatë jo ftim prurëse.Ajo ka më shumë se 300 anëtarë përfshirë prodhues, fermerë, këshillues dhe individë të tjerëinteresuar. Misioni i AgroPuka është të kontribojë në zhvillimin e integruar të zonës rurale të Pukësduke inkurajuar dhe promovuar zhvillimin rural ekonomik, ndërhyrket për xhvillimin e komunitetitdhe iniciativat për përmirësimin e mirëqenies së anëtarëve të AgroPuka si dhe komunitetit të zonaverurale rë Pukës. Për të përmbushur këtë mission, AgroPuka fokusohet në dy drejtime kryesore: (i)modelet e prodhimit bujqësor, marketingut dhe bashkëpunimit, përfshirë informacione dhe analizambi tregjet, bujqësia e qëndrushme, lehtësimi i hyrjes në treg dhe shitjeve, praktikat miqësore ndajmjedist me bujqësi, mbrojtje e mjediseve kulturore; etj.; dhe (ii) promovimi i demokracisë lokale dhepërfshirjes sociale, përfshirë mundësi të barabarta per femrat dhe meshkujt, mbështetja dhezhvillimi i të rinjve, qeverisja dhe bashkëpunimi local, fuqizimi i shoqërisë civile, etj. Që në vitin 2001,AgroPuka ka zbatuar shumë projekte dhe ka ofruar një mbështetje të konsiderueshme për zhvillimine zonës nëpërmjet nje sërë ndërhyrjesh. Duke flluar që nga Nëntori i vitit 2011, AgroPuka po zbatonprojektin “Të Kontribojmë për një Përmirësim të Qëndrueshëm të Mirëqënies së Njerëzve në ZonatRurale të Pukës”, fnancuar nga We-Efect (ish-SCC), i cili është tani në fazën e dytë (2014-2016).AgroPuka ka identifkuar turizmin si një nga sektorët me potencial të lartë për zhvillim në zonën ePukës dhe ka realizuar këtë studim në mënyrë që të vlerësojë situatën aktuale dhe të identifkojëndërhyrjet potenciale në mbështetje të zhvillimit të aktiviteteve turistike në këtë territor.

1.2. Qëllimi dhe Metodologjia e Studimit

Objektivi i këtij studimi është të identifkojë dhe të japë një përshkrim të përgjithshëm mbi gjendjenaktuale të zinxhirit të vlerës së turizmit në këtë rajon, përfshirë oportunitetet, mangësitë dhe nevojatnë mënyrë që të prioritizohen dhe përzgjidhen ndërhyrjet e mëpasme me më shumë potencial për tëprodhuar impakt pozitiv në zhvillimin e komunitetit dhe sidomos të varfërve në këtë zonë. Studimiidentifkon dhe rekomandon ndërhyrjet më të nevojshme për të përshpejtuar zhvillimin e sektorit tëturizmit brënda territorit. Kjo analizë e zinxhirit të vlerës mbulon të githë territorin e Pukës, përfshirëbashkitë Pukës dhe Fushë-Arrëz. Pjesa më e madhe e studimit është bazuar mbi rishikimin edokumentave të disponueshme, të dhënat e grumbulluar në terren, vizitat në terren, intervistat,takimet dhe diskutimet me aktorët kryesorë të zinxhirit të vlerës.

Për shkak të karakteristikave të studimit (madhësia e vogël dhe numëri i kufzuar i aktorëve tëdisponueshëm, mungesa e të dhënave dhe statistikave zyrtare, gjeografa e zonës, etj.) konsulentëtkanë përzgjedhur qasjen empirike dhe deskriptive për grumbullimin dhe analizën e të dhënave ndajasaj më statistikore. Si e tillë, ndonëse studimi rreket të mbulojë një gamë të gjërë të çështjeve tëzinxhirit të vlerës, numrat e dhënë në këtë dokument duhet të merren me rezerva, dhe vetëm siorientues të çështjes respektive në konsidatë.

Page 9: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Gjithashtu, siç është e provuar gjërësisht në shtete të tjera, strukturat publike qeverisëse einfluencojnë zinxhirin e vlerës, por ato nuk mund të riformojnë një produkt ose treg me anë tëvendimeve. Si rrjedhojë, studimi është fokusuar më shumë në identifkimin e ndërhyrjeve të bazuarambi tregun, që përfshijnë sektorin privat dhe që i mundësojnë tregut të funksionojë në mënyrë mëefektive dhe të prodhojë impakt më positiv në zhvillimin e komunitetit dhe të varfërve të zonës.Përveç kësaj, rishikimi dhe analiza e informacionit të mbledhur është bazuar në një set koncepteshdhe përkufzimesh të mirënjohura dhe praktike që mundësojnë identifkimin më të qartë tëbashkëveprimeve mes aktorëve si dhe veprimeve potenciale të nevojshme për tu ndërmarrë përpërmirësimin e situatës.

2. Turizmi në Ekonominë ShqiptareShqipëria ka potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit. Numri i mardh aseteve të sajturistike ofron një sërë eksperiencash të ndryshme për vizitorët - nga 470 km bregdet Mesdhetar meplazhe të mrekullueshme deri tek zonat malore dhe liqenet si dhe një trashëgimi kulturore e pasurdhe e shumëllojshme dhe histori të shquar. Vëndet më të vizituara të Shqipërisë përfshin kryeqytetinTirana, si një portë hyrjeje në Shqipëri dhe për arsye biznesi; pjesa bregdetare qëndrore dhe jugore;qëndrat arkeologjike të Butrintit dhe Apollonisë, dhe; qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Nëjuglindje, zona e Korçës është e njohur për kulturën dhe historinë e saj, për liqenet (Ohri dhe Prespa),si dhe për fshatrat historike dhe malet e saj. Pjesa veriore e vëndit ofron peisazhe të ashpra maloredhe mundësi të mrekullueshme turizmi ekologjik dhe adventuror. Gjatë viteve të fundit, Shqipëriaështë vizituar nga një numër në rritje turistësh nga vendet e Europës Perëndimore dhe Lindore.

Në vitet e fundit, shumë gazeta dhe media ndërkombëtare për turizmin (p.sh. Lonely Planet, TheNew York Times, etj.) e kanë përmendur Shqipërinë si një nga destinacionet prioritare kryesore përt’u vizituar. Megjithatë, shumica e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë mbeten akomashqipëtarët etnik nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Greqia si dhe më tejnga Diaspora Shqiptare. Shumica e turistëve të huaj (jo-shqiptar) zakonisht vijnë nga Europa Qëndoredhe Lindore, veçanërisht nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Çekia. Një numër në rritje turistëshkanë flluar të vijnë gjithashtu dhe nga shtete si Gjermania, Belgjika, Hollanda, Franca, Mbretëria eBashkuar, vendet Skandinave si dhe nga Amerika, Turqia dhe vendet Aziatike.

Kontributi total i Udhtime & Turizëm në PBB (përfshirë efektet e gjëra nga investimet, zinxhirin evlerës dhe impaktet indirekte të të ardhurave) ishte 306.2 billion ALL në 2015 (21.1% e PBB, nga e cila6% si kontribut direkt) dhe pritet të rritet me 5.4% në 322.7 billion ALL (21.5% e PBB) në 2016. Nëvitin 2026, ai parashikohet të rritet me 5.3% për vit ose 540.3 billion ALL (27.2% e PBB, ku kontributidirekt pritet te shkojë në 7.9% e PBB). Kontributi total i Udhtim & Turizëm në punësimin (përfshirëefektet e gjëra nga investimet, zinxhirin e vlerës dhe impaktet indirekte të të ardhurave) ishte180,000 vënde pune në 2015 (19.3% e punësimit total) nga të cilat 51,000 vënde pune direkte (5.5%e punësimit total). Kjo parashikohet të rritet me 3.1% në 2016 me 185,500 vënde pune (19.7% epunësimit total). Deri në 2026, Udhtime & Turizëm parashikohet të krijojë 265,000 vënde pune(25.4% e punësimit total), një rritje prej 3.6% për këtë periudhë. Paratë e shpenzuara nga vizitorët ehuaj në Shqipëri (ose eksportet e vizitorëve) në 2015 arriti në rreth 204.2 bilion ALL. Në 2016, kjo

Page 10: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

shifër pritet të rritet me 5.7%, dhe vendi pritet të tërheqë rreth 3,809,000 turistë të huaj. Në vitin2026, ardhjet e turistëve të huaj parashikohet të arrijnë në rreth 5,789,000, duke gjeneruar afërsisht369.2 billion ALL shpenzime në vend, ose një rritje prej 5.5% për vit. (WTTC, 2016)1

Këto numra reflektojnë kryesisht aktivitetin e konsiderueshëm ekonomik të gjeneruar nga bizneset eturizmit si hotelet, agensitë turistike, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera transportit të pasagjerëve, sidhe kontributin e rëndësishëm të turizmit në ekonominë e Shqipëtare. Përftimet ekonomike ngaturizmi janë reflektuar në bilancet e pagesave të bizneseve, rritjen e punësimit, rritjen e të ardhuravedhe rritjen e aktiviteteve sipërmarrëse në Shqipëri. Argumenti më i dukshëm në favor të turizmitështë efekti i tij shumëfshues. Në këtë mënyrë, turizmi mund të gjenerojë të ardhura dhe gjithashtudhe të veprojë si një shtysë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke mbështetur një numër tëmadh biznesesh vendore apo kombëtare që luajnë rolin e furnizuesve ose ofruesve të shërbimevepër restorantet, hotelet, transportin dhe guidat turistike në të gjithë vëndin.

Si një industri shërbimesh, turizmi ofron një gamë të gjërë mundësish profesionale të ndryshme,duke flluar nga punët me aftësi të ulta profesionale deri tek ato me aftësi të larta, që janëvecanërisht të përshtatshme për femrat dhe të rinjtë. Femrat dhe të rinjtë veçanërisht përbëjnë njëpjesë të madhe të fuqisë punëtore në turizëm. Ky është një faktorët që e bën sektorin e turizmit(sidomos turizmin rural dhe agro/eco-turizmin) shumë të rëndësishëm për punësimin e tyre, kupothuajse gjysma e popullsisë së varfër në Shqipëri janë nën moshën 21 vjeç, më shumë se gjysma epopullsisë jeton në zonat rurale dhe rreth 57% e tyre janë femra. Gjithashtu, familjet e mëdha dheato rural kanë një tendencë të jenë më të varfër dhe rreth 50% e familjeve me 7 ose më shumëanëtarë jetojnë poshtë nivelit të varfërisë. 2

Qeveria ka vendosur së fundmi një fokus më të madh në drejtim të rritjes së turizmit në zonat maloredhe rurale. Strategjia për përmirësimin e industrisë së turizmit në vënd përfshin tani gjithashtufshatrat rurale që shërbejnë si vënde kryesore për tërheqjen e turistëve. Me më shumë se 1,300fshatra të shtrira në të gjithë zonën malore të vendit, Shqipëria mund të kthehet në një destinaciontë preferuar të turistëve duke i nxjerrë më mirë në pah këto fshatra dhe komunitete të vegjël.Strategjia inkurajon dhe mbështet “krijimin e stukturave tradicionale të mikpritjes në zonat rurale,veçanërisht në zonat e thella malore, dhe orientimin e investimeve drejt përmirësimit tëinfrastrukturës në këto zona”.(MZHUT, 2014)3

Alpet Veriore të Shqipërisë, një zgjatim i sistemit malor Dinarik, mbulojnë pjesën veriore të vëndit.Kjo pjesë e Shqipërisë, me lartësi që i afrohen 2,700 metrave – pjesa më thyer e vëndit, është enjohur për pejsazhin malor alpin, bjeshket e mbrojtura, territoret historike, rezervuaret e mëdhahidroelektrike, hanet tradicionale dhe zonat e kampingut, dhe aty ku ndodhen pjesa më e madhe eakullnajave të Europës jugore. Kjo është një zonë me pyje të dendura dhe një popullsi të rrallë dhe tëshpërndarë dhe ku jetesa e shumicë së popullsisë është e lidhur kryesisht me pylltarinë ose membarështimin e blegtorisë. Në kontrast me Alpet, pjesa më qëndrore dhe jugore e zonës malore, qështrihet nga veriu në jug nga lumi Drin deri tek lumi Devoll në qëndër dhe pjesa e poshtme e lumit

1 WTTC, Travel& Tourism: Economic Impact 2016, Albania, www.wttc.org 2 Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania;

http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania3 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Draft Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020

Page 11: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Osum, ka një popullësi më të dendur dhe një terren më të zbutur. Në pjesën më lindore të vendit,ndodhet blloku prej gipsi i malit më të lartë të Shqipërisë, Mali i Korabit, që arrin deri në 2,753 metra.Kjo zonë ka një depozitë të konsiderueshme mineralesh si kromi, hekur-nikeli dhe bakri. Aktivitetetkryesore ekonomike janë pylltaria, mbarështimi i blegtorisë, puna në minierë dhe bujqësia. Nëpjesën jugore të maleve qëndrore ndodhet një sërë vargmalesh te orirnetuara drej veri-perëndimimitdhe jug-perëndimit, me lartësi që arrin deri në rreth 2,500 metra. Të përbëra nga shkëmbinjëgëlqeror, vargmalet ndahen nga lugina të gjëra. Ndryshe nga Alpet dhe zonat qëndrore të cilat janë tëmbuluara me pyje të dendur, malet e kësaj zone janë ose të zhveshura ose kanë vetëm një mbulesëtë hollë me shkurre Medhetare, dushk dhe pisha Mesdhetare.

Për shkak të diversitetit të klimës dhe pamjeve të mrekullueshme, Shqipëria ka një shumëllojshmëritë madh bimësh dhe një gamë të gjërë zogjsh dhe kafshësh si ujqër, dhelpra, arinjë, drerë, dhi, mace,etj. Pyjet shqipëtare janë gjithashtu shtëpia e një numëri të madh zogjsh dhe kafshësh q ë janëzhdukur ose janë në zhdukje në rajon. Flora e Shqipërisë është e pasur me më shumë se 3,221 llojebimësh. Rreth 489 bimë janë specifke për Gadishullin Ballkanik dhe 40 prej tyre ndodhen vetëm nëShqipëri. Pyjet e lisit janë tipike dhe përbëjnë 20% të pyjeve të vendit. Në zona të tjera, vizitorëtmund të gjejnë shkurre mediterreane deri në lartësinë 800m mbi nivelin e detit si dhe eucalipt, fq tëegër dhe dafna.

3. Zinxhiri i Vlerës së Turizmit në Pukë

3.1. Turizmi në zonën e Pukës

Sipërfaqja e Pukës mbulon bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz, me një sipërfaqje prej 1,045.95 km2, me28,487 banorë ose një desitet prej 27,24 banorë/km2 (në krahasim me 59.000 banorë në fllim tëviteve 90’) dhe është e ndarë në 76 fshatra dhe 2 qytete të vogla (Bashkia Pukë me sipërfaqje 505,53km2 dhe 16,836 banorë dhe Bashkia Fushë-Arrëz me sipërfaqje 540.42 km2 dhe 11,651 banorë). Zonae Pukës ndodhet në pjesën qëndrore të Veriut të Shqipërisë, në anën e djathtë të rrethit të Shkodrës.Në veri dhe verilindje, Puka rrethohet nga rrethet Tropojë dhe Has, në juglindje nga Mirdita, nëjugperëndim nga Lezha dhe në perëndim nga Shkodra. Puka ka një klimë sub-kontinentale me dimërrelativisht të ftohtë (minimumi -3 deri në -10 °C), reshje të shumta (afërsisht 2020 mm/vit), medëborë në disa nga malet e larta që zgjat afërsisht deri në Prill, dhe verë të shkurtër dhe të freskët(zakonisht ndërmjet 20-22 °C dhe më e larta arrin ndonjëherë deri në afërsisht + 39 °C).

Puka ka një terren të ashpër me lugina të thella dhe male të larta si Mali i Krrabit që arrin deri në1680 metra mbi nivelin e detit dhe Mali i Munellës me lartësi deri në 1991 metra mbi nivelin e detit.Malet janë të pasura me pyje, kullota të gjelbërta, lëndina, të përshkuara me përrenj dhe lumejnë tëshumtë, me ujë të patër, të ushqyer nga bora, dhe që zgjasin deri heret në pranverë. Vegjetacionipyjor mbulon rreth 80% të zonës së Pukës duke e bërë një nga vëndet më të ndjekura në Shqipëri.Pylli ka qenë dhe vazhdon të mbetet një simbol për Pukën. Vegjetacioni pyjor është i pasur dhe ishumëllojshëm, me afërsisht 160 specie drurësh, ndër të cilat më të përhapurat janë shkurret

Page 12: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Mesdhetare, dushku, ahu, pisha e zeza, bredhi i bardhë, shkoza, etj. Gjithashtu, pyjet e Pukës kanënjë faunë të pasur me kafshë të ndryshme si ujku, dhelpra gri dhe dhepra e kuqe, lepuri, vjetulla,derri i egër, dhia e egër, macja e egër, ariu i murrmë, dreri, kunadhja, rrëqebulli Ballkanik, lepuri,qelbësi European, iriqi, dhe shumë zogjë të tillë si shqiponja, thëllënza, pëllumbi i egër, etj.

Pavarësisht, burimeve natyrore të përmendura më sipër, zona e Pukës është një nga më të varfëratnë Shqipëri, me më shumë se 2/3 e popullësisë që jetojnë në varfëri dhe më shumë se 45% qëmbështeten me asistencë nga shteti. Kjo vjen për shkak të shumë faktorëve - mungesa einfrastukturës, largësia dhe izolimi, madhësi ae vogël e fermës, tokat e varfëra, mundësitë e kufzuaratë punësimit, etj. Vështirësitë e aksesit në tregje për fermat e vogla, të shperndara dhe të izoluara, sidhe niveli i kufzuar i dijeve rreth cilësisë dhe prodhimit të orientuar nga tregu nga njëra anë, dheinefçienca e organizimit të tregjeve nga ana tjetër, mbeten arsyet kryesore për kapacitetet e ulta tëgjenerimit të të ardhurat nga bujqësia. Përveç bujësisë dhe mbarështimit të blegtorisë, të sjellin tëardhurat bazë për rreth dy të tretat e popullësisë në zonat rurale, burime të tjera me rëndësi janëedhe shërbimet publike, transporti, tregtia, ndërtimi, pylltaria dhe përpunimi i drurit. Papunësia nëzonë vlerësohet të jetë mbi 20%, sidomos tek femrat dhe të rinjtë, ndërsa nën-punësimi vlerësohettë jetë mbi 50%. Ky nivel i lartë papunësie, i shoqëruar me mundësi ekonomike dhe punësimi tëkufzuara, ka shkaktuar një emigracion masiv drejt zonave urbane në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo lëmbrapa një popullsi përditë e më të moshuar dhe fshatra të braktisura. Në këtë situatë kompleke,shto këtu dhe mungesën e mjedisit favorizues për biznesin, bëhet akoma më e vështirë për migrantëtqë kthehen nga Europa të shohin dhe zhvillojnë mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Figura 1. Skema e hakllave dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës së turizmit

Informacioni& organzimi i

udhe mit

Transpor&infrastruktura

Accommodimdhe ushqim

Ac vitete dhearge m Dyqane

Online & individe

Agjensiudh mesh

Operatore turesh

Transporajror

Makina vetjake &makina me qira

Sherbime te tjeratranspor

Hotele & bujna

Hane & vendekampingu

Restorante &bar-kafe, etj.

Eskursione &ak vitete te tjera

Guida turiskelokale

Shitje me pakice

Ferma lokale

Qendra arzana

sherbime

Siguria (policia)

Qendratshendetesore

Sherbimetfnanciare

Asetet natyrore ne desnacionet turiske(i.e. flora, fauna, mjedisi, vendndodhjet historike, grupet e iden te t, aventurat, sportet, etj.)

Vete-organizuar,ture, sh gje, etj.

Source: Përshtatur nga Spescha & Reutimann (2013)

Edhe pse zhvillimi i mëtejshëm i bujqësisë mbetet sfdues për shkak të kushteve stukturore dhe agro-ekologjike, zona ka potenciale për të ndërlidhur më të mira trashëgiminë natyrore dhe kulturore me“turizmin rural/malor”, dhe sidomos me “turizmin agro/ekologjik”. Shtimi i shërbimeve turistikepërmes organizimit dhe transformimit të aktiveteve, vendeve dhe atraktisioneve të zonës në“eksperienca turistike” dhe përmes rritjes së madhësinë e tregut për produktet lokale ushqimore dhenaturore do të sjellë mundësi të reja për më shumë punësim dhe gjenerim të ardhurash.

Page 13: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Skema mësipërme prezanton një gamë të gjërë aktivitetesh dhe aktorësh, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin brënda zinxhirit të vlerës për krijimin e një experiencë të veçantë për turistët dhe gjenerimin etë ardhurave dhe mundësive të punësimit për komunitetin dhe bizneset lokale.

Ndonëse aktivitete të tilla po zhvillohen me shpejtësi në pjesën më veriore të Shqipërisë (p.sh. Theth,Vermosh dhe Valbonë), ato janë akoma mjaft të kufzuara në territorin e Pukës. Megjithatë, zona ePukës ka shumë monumente naturore që mund ti shfrytëzojë më mirë, si akacia e Migjenit, pyjet epishës në Dardhë, guri i Shenjtë, pyjet e gështenjave të Kokëdodës, sofra e Lekës, ujëvara e Kryeziut,akacia e Kabashit, lisi i Lekës, kështjella e Micoit, burimi i zanave, shpella e Kaurrit si dhe shumëshpella të tjera, etj. AgroPuka dhe grupet e grave dhe fermerëve që ajo ka mbështetur kanë krijuarqëndra përpunimi dhe një markë që njihet për cilësinë e saj të lartë si dhe për produktet lokale tëpaketuara që shiten në të gjithë Shqipërinë. Rritja e proflit të këtyre produkteve me paketime dhemaketing të përmirësuar në Tiranë dhe destinaione të tjera turistike do ta forcinte proflin dhe brand-in e cilësisë natyrore nga territori i Pukës.

3.2. Kërkesa dhe Oferta Turistike

Gjetja e statistikave mbi arrdhjet e turistëve dhe matja e kërkesës turistike është një misionpothuajse i pamundur jo vetëm në Pukë por në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht disa statistikavelidhur me numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri, që mbledhura nga zyrat kuftare, Shqipëria nukështë akoma e aftë të masë saktësisht fluksin e turistëve. Puka e ka akoma më të vështirë në këtëaspekt, për shkak të mungesës së strukturave dhe sistemeve të përshtatshme, si në nivel tëqeverisjes vendore ashtu dhe në nivel të aktorëve akomodues. Për më tepër, niveli i lartë iinformalitetit e bën akoma më të vështirë mbledhjen e këtyre të dhënave, sidomos në zona si Puka.Në këto kushte, ne mund ti referohemi vetëm shifrave anektodike të mbledhura përmes intervistavetë kryera me aktorë të ndryshëm të përfshirë në zinxhirin e vlerës.

Bazuar në intervistat e kryera me aktorët kryesorë, vlerësohet se rreth 5,700 vizitorë (afërsisht 2,700të huaj dhe rreth 3,000 shqiptarë) kanë vizituar Pukën në 2015, dhe këto të dhëna duken të jenë nërritje gjatë 2016 si për vizitorët e huajt ashtu dhe për ata shqiptarë. Shumica e këtyre turistëve mundtë kategorizohen në tre segmente: (i) ata që vizitojnë të afërmit dhe shoqërinë (shumica janëpersona me origjinë nga Puka që vijnë të vizitojnë familjen, duke qëndruar zakonisht nga 1-3 netë);(ii) ata që vijnë për relaksim (familjet ose grupet shoqërore që vizitojnë zonën brënda një ditë osemksimumi deri në 2 ditë) dhe; (iii) ata që adhurojnë natyrën, aventurat dhe dashamirësit e sportit, kupërfshihen shumica e vizitorëve të huaj dhe disa sportistë shqiptarë të cilët vijnë në grupe tëorganizuara dhe që shumicenën a rasteve kanë një itinerar dhe axhendë aktivitetesh të paracaktuarqë duhet të ndjekin (p.sh çiklizëm dhe moto-ciklizëm, rally, ture të studimit të mjedisit, etj.)

Edhe pse anekdotike, këto shifra janë të rëndësishme sepse, kur i krahasojmë me rreth 350 vende tëdisponueshme (që nënkupojnë një total prej rreth 127 mijë krevatë/netë ose vënde fletjepotencialisht të lira në vit), ato tregojnë përafërsisht një nivel shfrytëzimi të përgjithshëm shumë tëulët - maksimumi vetëm 6-8%. Megjithate, ky nivel i përgjigjshëm fsheh karakteristikën shumësezonale, me shifra zënje/shfrytëzimi shumë të ulta gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës dhe

Page 14: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

pothuajse kapacitet të plotë në një periudhë të shkurtë të sezonit të veres.

Pjesa më e madhe e turizmit në zonën e Pukës është gjeografkisht e përqëndruar kryesisht rreth dyqyteteve, në tre hotele kryesore që ndodhen në qytetin e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe në fshatin eDardhës dhe në shumë pak bujtina që ndodhen në akset Pukë, Fushë-Arrëz, Qafë Mali, Kryezi,Dardhë, Iballë dhe Munellë. Sezonaliteti është një karakteristikë e rëndësishme e turizmit në Pukëdhe faktor qëndror që spjegoj nivelin e ulët të zënjes/shfrytëzimit të vendeve të akomodimit.Aktivitetet e destimacioneve “verore” janë të fokusuara në një periudhë të shkurtër zakonisht ngaMaj deri në Shtator dhe vuajnë nga një periudhë e gjatë “boshlleku dimror” në kërkesë turistike qëshkon zakonisht nga Tetori në Prill. Ky sezonalitet i lartë ndikon negativisht në shfrytëzimin oprimal tëaseteve fkse (si hotelet dhe bujtinat) si dhe afekton ata që varen nga të ardhurat nga turizmi,sidomos më të varfërit që marrin pjesë në zinxhirin e vlerës.

3.3. Informacioni mbi Destinacionet

Hapi i parë i çdo turisti është të vendosë se ku të shkojë. Kjo përfshin kërkime, marrjen dhe rishikimine informacioneve mbi alternativat e ndryshme dhe më pas zgjedhjen e destinacionit. Ndonësefushatat e rajonale dhe kombëtare të promovimit janë të rëndësishme për të promovuaroportunitetet e zonës, ato zakonisht vetëm rrisin dëshirën për të kërkuar më shumë informacion mbidestinacionin përmes një ose më shumë kanaleve të mësipërme. Hapi tjetër është kërkimi i mëshumë detajeve mbi destinacionin e zgjedhur me anë të kanaleve të disponueshme. Tre janë kanaletkryesore ku turistët e gjejnë një infromacion të tillë: (i) kontaktet me shoqërinë dhe familarët të cilëtmund të kenë pasur eksperienca të mëparshme; (ii) kontaktet me agjensitë turistike, operatorët etureve ose organizimet individuale të udhëtimeve, dhe; (iii) kërkimet në platformat e ndryshmeonline.

Për destinacionet e Pukës, kanali më i rëndësishëm i informacionit mbetet “familja dhe shoqëria”,përfshirë këtu edhe kontaktet personale ose “fjalë-pas-fjale”. Turistët vëndas përdorin kryesishtkanalet jo-formale dhe rekomandimet personale për të zgjedhur një hotel ose restorant. Kur kërkoninformacion për Pukën si destinacion turistik, dallohet qartë mungesa e madhe e të dhënave nga tëgjitha kanalet e tjera. Shumë pak nga agjensitë turistike e përmëndin dhe/ose të ofrojë Pukën si njëdestinacion, madje edhe ato që e përmendin/ofrojnë atë, zakonisht e ofrojnë si një udhtim“kalimtar” për dikund tjetër. Gjithashtu, zonës së Pukës nuk i kushtohet fare ose vetëm shumë pakvëmëndje në broshurat dhe guidat lokale. Shpeshherë, në rastet që përmendet, thjeshtë ështëemërtuar në hartë ose është konsideruar si një pikë kalimi për turistët dhe vetëm një numër shumë ivogël ofrojnë një historik fare të shkurtër të zonës dhe qytetit të Pukës.

Pavarësisht se përdorimi i internetit është perhapur masivisht në Shqipëri, gjetja e një informacionitë plotë dhe të saktë në platformat online për destinacionet e Pukës është akoma i vështirë, dhepothuajse e pamundur të krahasosh çmimet dhe të organizosh transportin ose aktivitete të tjera meanë të internetit. Prezenca online e hoteleve dhe bujtinave është shumë e kufzuar, me një cilësi tëdobët dhe jo të përditësuar siç duhet. Shumica e aktorëve të zinxhirit të vlerës kanë një presencë mëtë madhe dhe ofrojnë më shumë infomacione në rrjetet sociale sesa në websitet përkatëse.Megjithatë, ko formë promovimi zakonisht nuk arrin të prezantojë një produkt të mirëorganizuar dhe

Page 15: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

është i fokusuar kryesish drejt turistëve vendas, dhe jo drejt turistëve të huaj të cilët kanë një fuqiblerëse më të madh.

3.4. Transporti dhe Infrastuktura

Shumica e turistëve (rreth 80%) udhëtojnë drejt Pukës me mjetet e tyre, përfshirë me makinatpersonale dhe mjete të perbashkëta, biçikletat ose motoçikletat, ndërsa pjesa tjetër përdorintransportin e ofruar nga agjensit turistike dhe një numër shumë i vogël përdorin transportin publik,taksitë ose makinat me qera. Pikat kryesore të hyrjes në zonën e Pukës mbetet rruga e Vaut të Dejësdrejt Pukës (që përdoret nga rreth dy e treta e vizitorëve) dhe rruga Fierzë -Pukë (shih skemënmëposhtë, ku shigjetat tregojnë rrugët kryesore të hyrjes).

Figura 2. Pikat kryesore të futjes së turistëve në zonë

Infrastruktua rrugore është përmirësuar shumë në vitet e fundit, përfshrë dhe rikonstuktimin errugës Kryezi - Iballë që kanë ka hapur mundësi të reja për zhvillimin e tureve turistike në këtë zonë.Gjithsësi, intervistat dhe vizitat në terren kanë treguar që disa rrugë kryesore (p.sh. rruga Reps –Gjegjan – Fushe-Arrëz) dhe veçanërisht ato që lidhin fshatërat më të thella, janë akoma në gjendje tëdobët. Përveç cilësisë së rrugës, aktivitetet turistike vazhdojnë të vuajnë nga ndërprerje e shpeshtatë energjisë, furnizimi problematik me ujë, ndriçimi i zonave publike, vendosje jo të mirë të shënjaveorientuese përgjatë destinacioneve, si dhe menaxhim të dobët të mbetjeve. Pavarësisht se turistëtnuk paguajnë në mënyrë direkte për këto shërbime, mungesa ose cilësia e dobët e infrastukturësmund të jetë përcaktuese nëse turistët do ta zgjasin apo shkurtojnë kohën e qëndrimit të tyre nëketë zonë, ose nëse do të kthehen përsëri herë tjetër në këtë zone apo jo.

Page 16: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

3.5. Akomodimi dhe Ushqimi

Puka mbetet akoma një destinacion i kufzuar turistik dhe i pazhvilluar mirë, me një numër total prejmë pak se 350 krevatë në të tre hotelet dhe dhjetë bujtinat. Përveçse gjeografkisht i shpërndarë,aktiviteti turistik është i fokusuar kryesisht në një numër të vogël të hoteleve më të mëdha. Bazuarnë intervistat tona, pothuajse 90% e akomodimit të disponueshëm të turistëve gjendet në tre hotelete Pukës, Fushë-Arrëz dhe Dardhë dhe në një nga bujtinat në Pukë, – ku pothuajse tre të katërtat enumrit total të krevatëve gjenden në qytetin e Pukës. Pjesa tjetër e krevatëve tëe disponueshëmgjenden në nëntë bujtinat e tjera që variojnë në madhësi nga rreth 6 deri në 9 krevatë secila.Pavarësisht se individualisht çdo hotel/bujtinë duket se shfrytëzohet nën kapacitetin e saj, pjesa më emadhe e tyre janë larg njëra-tjetrës duke e bërë të vështirë akomodimin e grupeve të mëdha prej mëshumë se 10 turistë që ndalojnë në zonë dhe kërkojnë akomodim të rastësishëm, sidomos në zonatjashtë qyteteve Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Figura 3. Shpërndarja gjeografke e faciliteteve të akomodimit për turistët

Hotelet kryesore

Buj na

Rruge kryesore

Rruge dytesore

Rruge anashkaluese

Ndonëse të tre hotelet dhe një pjesë e bujtinave kanë një cilësi të pranueshme, pjesa tjetër edhomave të dispoueshme në zonë është me cilësi të ndryshme dhe përgjithësisht modeste. Deri taninuk ka akoma një system kombëtar klasifkimi, kështu që operatorët turistikë bëjnë vetë një vlerësimtë cilësisë së kushteve të akomodimit. Kjo do të thotë, gjithashtu, se nuk ka ndonjë garanci qëstandarti i cilësisë së akomodimit në Pukë të jetë i njëjtë me ato të destinacioneve të tjera. Gjatëviteve të fundit, ka pasur disa iniciativa të mira dhe investime private në zhvillimin e produkteve, nëpërmirësimin e kushteve të hoteleve dhe ngritjen e disa bujtinave të reja. Shumica e restaurantevedhe shërbimeve të tjera të ushqimit në Pukë ofrojnë zakonisht ushqime tradicionale dhe tëshëndetshmë. Më shumë investime nevojiten sidomos në llojshmërinë e ushqimeve, cilësisnë eshërbimit, dhe jo vetëm nëpër fshatra. Megjithatë, disa nga të intervistuarit deklaruan që për shkaktë nivelit të ulët të turistëve dhe çmimeve të ulta, të ardhurat nga akomodimi (sidomos në zonat largPukës dhe Fushë-Arrëzit) janë të pakta dhë të pamjaftueshmë për të mirëmbajtur numrin ekzistues

Page 17: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

te krevatëve – dhe jo më për të përmirësuar cilësinë dhe për të zgjeruar më tej numrin e tyre.Gjithashtu, shprëndarja e madhe gjeografke dhe niveli i ulët i sinergjise mes aktorëve të zinxhirit tëvlerës mbeten faktorë të rëndësishëm kufzues de ndokojnë negativisht në përfshirjen e komunitetitdhe impaktin e turizmit tek më të varfërit.

Intervistat treguan një diferencë të madhe në çmimet e dhomave, ku hotelet dhe disa bujtina mecilësi më të lartë aplikojnë çmime mes €15-25 për dhomë/natë (përfshirë mëngjësin) dhe bujtinat nëzonat e thella aplikojnë çmime nga €5-15 për dhomë/natët. Ndonëse dhomat e kontraktuara ngaoperatorët turistikë mund të jenë më të ulta sesa sesa ato të paguara nga vizitorët e pavarur, këtoshifra duhet të shikohen në një kontekst më të gjërë. Së pari, të dhënat në vendet e tjera turistike nëveri (Theth, Valbonë dhe Vermosh) tregojnë të njëjtat tarifa nga €5 deri në €10 në kohën kur ato sapoe kishin nisur aktivitetin e tyre turistik dhe kishin pothuajse të njëjtën cilësi akomodimi, dhe i rritenmë pas deri në €15 deri në €25 me rritjne e aktivitetit turistik dhe cilësisë së kushteve të akomodimit.

Bazuar në intervistat tona dhe në një vlerësim të përgjithshmë, të ardhurat mesatare për hotelet dhebujtinat me cilësi të lartë afër qytetit të Pukës dhe Fushë-Arrëz variojnë ndërmjet €500 dhe €750 përkrevat në vit (përjashtuar të ardhurat nga ushqimi i drekës dhe darkës), ndërkohë në bujtinat e tjeramë te vogla dhe me cilësi më të ulët variojnë midis €200 deri në 350 për krevat në vit (ose një xhiroprej €1200 – 2100 për një bujtinë me 6 krevatë të dispueshëm). Kjo nënkupton një të marzhë brutorreth 60% për akomodim (përfshirë mëngjesin) ose një nivel punësimi që varion nga rreth 3.5 deri në6 muaj ekujvalent punësim me kohë të plotë në një bujtinë me 6 krevatë. Këto shifra do të jenëakoma më të larta nëse përfshijmë këtu dhe të ardhurat e gjeneruara nga shitja e ushqimit të vaktevetë tjera gjatë ditës (drekë dhe darkë).

Mungesa e aksesit në kapitale – e ilustruar shumë qartë nga individët më të pasur që kanë nëzotërim hotelet, bujtinat dhe restorantet – është një vështirësi mëse e dukshme për zhvillim e pjesësmë të madhe të popullësisë qe ka më pak asete fnanciare. Kjo bën një kontrast të dukshëm nëkrahasim zonat e tjera turistike veriore (Thethi, Vermoshi dhe Valbona), ku shumica e bujtinave janëndërtuar përgjithësisht nga pjesëtarë të zakonshëm të komunitetit që u janë përgjigjur nxitjeve tëinvestimeve, ku shumë prej tyre janë mbështetur fnanciarisht dhe teknikisht edhe nga projekte tëndryshme zhvillimi.

3.6. Aktivitetet dhe Argëtimi

Aktivitetet dhe argëtimi i turistëve përfshin një gamë të gjërë veçorish të ambjentit natyror dhe atijtë krijuar nga dora e njeriut që janë me interes për turistët, dhe që përbëjnë arsyet bazë pse turistetkanë ardhur në këtë zonë. Këto vaçori përfshijnë vendodhjet historike dhe natyrore, muzeumet,festivalet, sportet dhe aktivitetet kulturore, aktivitetet e biznesit (p.sh. konferencat, seminaret, vizitatstudimore, etj.), pjesmarrjet në aktivitet fzike në natyrë, etj.

Falë mjedisit natyror impresionues dhe shumëllojshmërisë se atraksioneve, Puka ofron mundësi përshumë lloje aktivitetesh turistike, përfshirë turet në natyrë, ngjitjet në male, çiklizmin dhe shumëaktivitete të tjera në kuadër të turizmit rural dhe malor, turizmit sportev dhe adventuresk, etj. Nëzonë gjenden vendodhje historike, shtige nëpër pyje, thesare botanike, shpella të paeksploruara,

Page 18: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

muzeume, shkolla dhe kisha që duhet të jenë “në hartën” e turistëve që kalojnë. Por ka shumë pakinformacion, si të shkruar apo online, në anglisht apo në gjuhë të tjera, mbi vëndet dhe objektet qëjanë shumë afër në distancë me ato që janë më të njohura për turistët.

Megjithëse ofertat ekzistuese turistike në Pukë (paketat dhe itineraret) mbeten akoma shumë tëkufzuara, disa shembuj të mirë kanë flluar të zhvillohen gjatë viteve të fundit dhe të paraqesinprovat e interesit dhe tërheqjes së turistëve për këtë zonë. Për shëmbull, mund të përmëndin rrugëtmalore nga Puka në Koman ose nga Iballa në Fushë-Arrëz që kanë fllua të tërheqin ciklistët ngaBallkani dhe vënde të tjera, rrugët për rrally/motociklim nga Fushë-Arrëz - Kryezi – Iballë - Fierzë dhenga Pukë – Kabash – mali i Krrabit, si dhe lundirmin në liqenin Koman i cili është një aventurë që“duhet bërë” për gjithë vizitorët e zonës së Shkodrës.

Përvec vendodhjeve kuturore dhe natyrore, disa aktivitete lokale rajonale kanë flluar të zhvillohennë Pukë të cilat mund të kontribojnë në një tërheqje më të madhe të turistëvë, si: Dita Kulturore ePukës (9 Qershor), Dita e Trashëgimisë Kulturore (10 Shtator), Sofra Pukjane (E djela e parë eNëntorit), Festivali i Ndërkombëtar i Fëmijës (E Djela e tretë e Majit), dhe Dita Shën Palit (28Qershor). Aktivitete të tjera të ngjashme priten të krijohen dhe/ose të transformohen në aktiviteteturistike në të ardhmen (p.sh. dita e emigrantëve, etj.).

Pavarësisht përmirësimit gjatë viteve të fundit, oferta turistike nuk e plotëson potencialin që ka zonadhe çfarë është më e rëndësishme, produktet dhe paketat e ofruara janë akoma të pazhvilluara mirësi në cilësi ashtu dhe në sasi. Ndonëse kërkesa turistike në Pukë ka flluar të rritet, ajo vazhdon të jetëakoma më e ulët seç duhet për të nxitur mjaftueshëm zhvillimin dhe diversifkimin e mëtejshëm tëofertës, përfshirë përmirësimin e itenerareve, krijimin e shërbimeve komplementare, organizimin emë shumë aktiviteteve argëtuese, përmirësimin e produkteve lokale, etj. Arsye të tjera përfshijnëmungesën e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve privatë lokalë si dhe kapacitetettë kufzuara të institucioneve lokale për të marrë në dorë rolin drejtues të zhvillimit të sektorit.

Guidat turistike janë një nga aktorët e rinjë që i janë shtuar kohët e fundit sektorit të turizmit lokal.Deri pak kohë mëparë, guidat turistike nuk konsideroheshin si një profesion i mirëflltë në Pukë,kështu që guidat ekzistuese e praktikonin këtë aktivitet pa pasur ndonjë trajnim formal apo çertifkimtë njohur. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka flluar kohët e fundit të ofrojnë trajnime, kugrupi i parë i guidave turistike prej 20 vetash janë çertifkuar në fllim të verës dhe një grup tjetër mepo 20 pjesmarrës kanë flluar trajninim fll mëpas. Gjithsesi, për shkak të arsyeve të ndryshme, vetëmdisa prej tyre (më pak se 10) vazhdojnë të jenë aktivë në treg deri tani. Përmirësimi i këtij funksioniështë veçanërisht i rëndësishëm pasi guidat turistike kanë fuqinë të krijojnë të rëndësishëm nëkënaqësinë dhe perceptimine turistëve mbi cilësinë e produkteve vëndëse turistike në zonë. Sipasojë, kjo ndikon shumë në numrin e turistëve që mund të rikthehen përsëri ose ta rekomandojnëkëtë specifk destinacion tek personat e tjerë.

3.7. Dyqanet e Turistëve

Siç përmedëm mëparë sektori i turizmit është i ndërlidhur me shumë sektorë të tjera, por më shumëme bizneset e artizanatit dhe agro-ushqmit. Të dyja këto sektorë kanë një ndikim të madh në krijimin

Page 19: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

e një përceptimi më të mirë tek turistët për zonën dhe dëshirën e tyre për të zgjatur kohën eqëndrimit, për tu kthyer dhe/ose për t’ua rekomanduar këtë destinacion të tjerëve. Edhe pse disainiciativa janë marrë këto vitet e fundit, gjendja e përgjithshme e produkteve artizanale dheushqimore të disponueshme për turistët janë akoma pak të zhvilluara (si në cilësi dhe në sasi).

Numri i vëndtregtimeve ku ofrohen produkte artizanale për turistët turistët janë shumë të pakta, dhekëto produkte janë të disponueshme pothuajse vetëm qytetet Pukë e Fushë-Arrëz. Edhe produktetushqimore që shkojnë për sektorin e turizmit janë gjithashtu të lufzuara. Përveç produkteve qeblihen nga fermerët prej hoteleve, bujtinave dhe restaurantëve dhe që më pas u ofrohen turistëve sinjë produkt i përfunduar, sasia e produkteve lokale që u ofrohen në mënyrë direkte turistëve duketse është shumë e vogël.

Disa produkte lokale të mbështetura dhe të zhvilluara nga njësia e marketingut pranë AgroPuka janënjë shembull i mirë se si këto lloj produktesh mund të përdoren për të promovuar territorin lokal megjithë burimet e tij. Shumë persona të intervistuar në Tiranë që kishin vizituar Pukën, kur u pyetën secilat janë dy cilësitë e para që u vijnë në mendje rreth visitës në Pukë, përmendën “natyra ekëndshme” dhe “produktet e AgroPukës” (p.sh. frutat e thara, mjalti, reçeli, etj.). Si bujqësia ashtudhe produktet e përpunuara në fermat e vogla familjare kanë një potencial të madh për sa u përketllojeve të produkteve që mund të vendosen në dispozicion të turistëve si për shëmbull, frutat e thata,reçeli, kompostot, djathii i dhisë, etj. Zhvillimi i suvenireve dhe produkteve të tjera për tregun turistikdo të ndihmonte jo vetëm në përmirësimin e perceptimit mbi produktin turistik por gjithashtu do tëkontributojë dhe në zhvillimin ekonomik lokal përmes gjenerimit të të ardhurave shtesë për familjetvëndase.

3.8. Shërbimet për Turistët

Aktualisht pjesa më e kërkesës turstike vjen kryesisht ngaata që “vizitojnë familjen dhe miqtë” dhe“turistët adventurierë/sportistë që ndjehen rehat në terrenet malore” - ose si pasojë e njohurivepersonale dhe lidhjeve me zonën, ose se janë tipa aventuresk. Për të tërhequr një gamë më të gjërëturistësh nevojiten përmirësime të dukshme në cilësinë e shërbimeve. Ndër këto shërbime, shumë tërëndësishme janë ato të lidhura me sigurinë personale dhe shërbimet e kujdesit mjeksor. Ndonësesiguria personale është përmirësuar në mënyrë dukshme në vitet e fundit në të gjithë territorin ePukës, përfshirë dhe fshatet e thella, shumë pak është bërë për të përmirësuar imazhin dhe për tëndryshuar perceptimin e turistëve më të orientuar drejt shmangjes së riskut. Ajo cfarë ështëshqetësuese është situata e shërbimit shëndetësor. Në shumë fshatra këto qendra mungojnë poredhe aty ku janë prezente, përvec spitalit në qytetin e Pukës, nuk kanë pajisjet dhe kapacitetin enevojshëm për të dhënë shërbimet minimale për turistët. Gjendja e sigurisë shëndetësore ështëakoma më shqetësuese. Qëndrat shëndetësore në shumicën e fshatrave mungojnë dhe edhe kuekzistojnë, përveç ndoshta në sipalin e qytetit të Pukës, nuk kanë pajisjet dhe kapacitetet për tëofruar minimumin e shërbimit shëndetësit të përshtatshëm për turistët. Cilësia e dobët e shërbimeveshëndetësore, ndikon shumë tek oferta turistike në Shqipëri në përgjithësi dhe akoma më shumë nezonat malore. Kjo është gjithashtu një nga arsyet kryesore pse shumë turistë vëndas, si familjet mefëmijë të vegjël, zgjedhin destinacione të tjera, më të sigurta (p.sh. jashtë vëndit) ose zgjedhin tëudhëtojnë në zonat rurale dhe malore për maksimumi një ditë të vetme.

Page 20: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Gjithashtu, edhe pse shumica e turistëve që vizitojnë Pukën për “më gjatë se një ditë”, tentojnë tëjenë disi turistë aventurierë, siguria e ushqimeve, transportit, tureve, etj., është një element irëndësishëm në zgjedhjen e destinacioneve. Duke qënëse turizmi adventuresk pritet të rritet mëshpejt në Pukë sesa llojet e tjera të turizmit, guidat turistike individuale dhe operatorët e tureve qëofrojnë aktivitete turistike duhet të marrin më shumë masa sigurie dhe të bëjnë të mundur që këtomasa të jenë sa më të dukshme për turistët.

Shërbimet fnanciare për turistët në Pukë vazhdojnë të jenë të pazhvilluara, dhe të gjitha pagesatkryhen me para në dorë. Shërbimet fnanciare online si rezervimet dhe sistemet e pagesave tëshpenzimeve në vënd (me karta krediti/debiti) akoma nuk janë futur në zonën e Pukës. Pothuajse tëgjithë turistët, që nuk vijnë në Pukë përmes operatorëve të tureve, i bëjnë rezervimet ose dukekontaktuar direkt me vëndet e akomodimit të tyre të preferuar ose përmes kontakteve personale.Pavarësisht se kudo që të shkojnë, turistët mund të paguajnë akomodimin me cilëndo nga valutat mëtë përdorua (sidomos në EUR dhe USD), ata duhet të mbajnë më vete një shumë të caktuar lekësh qëtë paguajnë shpenzimet e ndryshme gjatë rrugës. Duke qënë se shërbimet e këmbimit valuatorndodhen vetëm në dy qytetet e zonës, mbajtja e një shume të tillë parash kontrobon gjithashtu nërritjen e ndjenjës së pasigurisë personale gjatë udhtimit në destinacionet e thella malore.

4. Forcimi i Zinxhirit të Vlerës dhe Impaktit të tij në Komunitet

4.1. Analiza SWOT

Figura e më poshtë preznaton një përmbledhje të pikave të forta, dobësive, mundësive dhekërcënimeve të sektorit të turizmit në zonë e Pukës, bazur në rezultatet e vizitave në terrendhe intervistave me aktorët e zinxhirit të vlerës. Pjesa e mëpasme shpjegon më në detajeelementët më shqetësues dhe propozon disa ndërhyrje që mund të ndërmerren për tëpërmirësuar situatën.

Figura 4. Rezultatet e analizës SWOT në zinxhirin e vlerës së turizmit

Page 21: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

Pikat e fortaPasuri e mjedisit natyror dhe vëndeve të atraksionit për turistike.Lehtësi hyrjeje në zonë përmes rrugëve Shkodër – Vau i Dejës – Pukë dhe Tropojë – Fierzë – Fushë-Arrëz.Cilësi disi e mirë e rrugëve kryesore: nga Vau i Dejës – Pukë – Fushë-Arrëz - Fierzë; dhe nga rruga Kryezi – Iballë që sjellin hapjen e destinacioneve të reja për turistët.

Pikat e dobëtaMungesë e vizionit strategjik, drejtim, bashkëpunimin dhe kordinimin. Numër i kufzuar dhe i pazhvilluar produktesh turistike (itinerare, paketa turistike).Infromacion dhe promovim i pamjaftueshëm i burimeve turistike dhe aktiviteteve aventureske të Pukës, veçanërisht online.Infrastukturë e dobët dhe cilësi shërbimesh e dobët, sidomos në zonat rurale

mundesiteRritje e numrit të turistëve aventuresk të interesuar për zonat malore të Shqipërisë.Disa itinerare ekzistuese, edhe pse të reja, tregojnë atraksion dhe potencial për promovin e Pukës si destinacion turistik malore.Afërsi me Shkodrën dhe liqenin e Komanit.Sinergji potenciale për tu zhvilluar me itineratet dhe vendet turistike të zonave fqinje.

KercenimetTuristët që kalojnë në autostradën Rubik-Kukës dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Turistët që udhëtojnë me tragetin e Komanit dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Gatishmëri e lartë e të rinjve për tu larguar nga zona, duke reduktuar forcën e punës në turizëm.Konkurrencë e lartë nga zonat malore fqinje si Thethi, Vermoshi and Valbona.

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

4.2. Ndërgjegjësimi dhe Njohuritë Lokale

Niveli i ndërgjegjësimit dhë të njohurive të aktorëve te zinxhirit të vleres, dhe sidomos ndër grupetkomunitare, mbi burimet turistike të zonës dhe si mund të kthehen ato në mundësi vazhdojnë tëjenë akoma të kufzuara. Ndonëse, një listë e gjërë resursesh të turizmit janë përmëndur nga aktorëttë ndryshëm të zinxhirit të vlerës gjate intervistave, niveli i dijeve të tyre si për ato kulturore ashtudhe natyrore, dukej mjaft sipërfaqësor.

Ka shumë pak dokumentim dhe pothuajse s’ka asnjë vlerësim të saktë të burimeve turistike në këtëzonë dhë kontributi i aktorëve që marrin pjesë në zinxhirin e vlerës në dokumentimin e tyre mbetetminimal. Një nohje dhe dije e mirë e burimeve të ndryshëm dhe karakteristikave të tyre përkatëseështë një kusht shumë i rëndësishmë për disenjimin dhe zhvillimin e produkteve turistike.

Ndërhyrjet kryesore të propozuara për përmirësimin e gjendjes përfshijnë: (i) përmirësimin eidentifkimit dhe dokumentimit i burimeve të disponueshme të turizmit; (ii) përmirësimin e dijevedhe ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe burimet turistike të Pukës, si tek komuniteti lokal ashtu dhetek vizitorët e mundshëm; (iii) përfshirja e përfaqësuesve të grupeve të komunitetit lokal në

Page 22: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

identifkimin dhe dokumentimin e burimeve turistike; (iv) përgatitja e një vlerësimi të detajuar tëburimeve turistike që mund të përdoren për të zhvillimin e produkteve të reja; dhe, (v) përgatitja enjë plani renovimi/rehabilitimi specifk dhe zhvillimi për paketat/turet turistike kryesore, dukepërfshirë të gjitha burimet që janë të lidhura me paketat/turet specifke.

4.3. Informacioni, Promovimi dhe Marketimi

Zona e Pukës ka një mjedis natyror madhështor dhe një shume atraksione që ofrojnë lloje tëndryshmë aktivitetesh turistike. Megjithatë, këto burime janë të shpërndara përgjatë gjithë zonësdhe ka pak informacion të disponueshëm për turistët, online ose të printuar, në anglisht ose në gjuhëtë tjera, edhe për vendet dhe objektet që janë në distancë të afërt me vendet/objektet më shumëatraktive. Kanalet jo-formale, kontaktet personale ose “fjala-pas-fjale” janë shumë të rëndësishme nëzonën e Pukës, sidomos për turistët e vëndas. Informacioni online për bizneset turistike pothuajsemungon dhe vizibiliteti online i destinacioneve ekzistuese është akoma shumë i dobët. Shumica eaktorëve në zinxhirin e vlerës mbështeten kkryesisht në mediat sociale, ndonëse ky lloj promoviminuk është efçent në prezantimin e një produkti të mirëorganizuar dhe u drejtohet më shumëturistëve që dinë shqip, duke lënë pas dore tregun e madh potential të turisteve të huaj.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) përmirësimin endërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi rëndësinë e informimit, promovimit dhemarketingut përmes internetit; (ii) ndërtimi i një faqe webi per shfaqjen e oportuniteteve, burimevedhe aktiviteteve turistike, me kapacitet për të ofruar mundësi kontakti direkt me ofruesit eshërbimeve; (iii) dizenjimi dhe realizimi i një mesazhi, marke dhe një fushate marketingu të thjeshtëpor kuptimplotë, për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi produktet dhe destinacionet turistike; (iv)përmirësimi i prezencës së produkteve dhe produkteve turistike të Pukës në forma të ndryshme tëmediave; (v) përmirësimi i aftësive të guidave turistike lokale dhe i njohurive të tyre më të thelluarambi elementet e ndryshme të produkteve dhe paketave turistike, përfshirë vendodhjet historike,kulturore dhe natyrore; dhe, (vi) përmirësimi i aftësive të përdorimit të gjuhëve të huaja tek aktorët ezinxhitit të vlerës, veçanërisht ndër stafet e ofruesve kryesorë të shërbime në zonë.

4.4. Zhvillimi i Produktit

Në përgjithësi, ofertat dhe produktet turistike (paketat, aktivitete, iteneraret) të Pukës mund tëkonsiderohen akoma si të pazhvilluara, si në cilësi, organizim dhe menaxhim ashtu edhe përsa ipërket numrit të tyre të limituar. Veç kësaj, paketat, iteneraret dhe aktivitetet ekzistuese kanë nevojëpër më shumë përmirësim për t’u quajtur autentike/unike apo të bazuara në disa tradita dhe dhevlera të veçanta. Krijimi i një shporte të diversifkuar produktesh të ndryshme turistike mund të rrisëdhe të përmirësojë tërheqjen dhe tregtueshmërinë e destinacionit tek grupe më të gjëra klientëshdhe mjund të kontribojë në rriejn e numrit të vizitorëve. Një cilësi e ulët e produkteve mund të sjellënjë publicitet negativ i cili mund të shkaktojë një dëm afat-gjatë në reputacionin e destinaconit. Sirrjedhojë, është e nevojshme të përmirësohet dukshëm cilësia e produkteve në mënyrë që tëmbahet dhe të rritet tërheqja e Pukës si destinacion turistik. Përmirësimi i cilësisë së produkteve dheshërbimeve do të sjellë gjithashtu rritjen e shpenzimeve për blerjen e tyre si dhe rritjene ndikimit

Page 23: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

pozitiv të turizmit në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) përmirësimin e nivelittë njohurive dhe kuptimit të sktorëve të zinxhirit të vlerës mbi ciklin e produktit turistik dhe rolet epërgjegjësitë e palëve të interesuara për te garantuar se produkti shtet; (ii) rritja e nivelit tëndërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi nevojën e bahkëpunimit për krijimin epërbashkët të produkteve dhe paketave të reja dhe më të mira; (iii) përmirësimin e ofertave tëprodukteve turistike, përfshirë përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe paketa ekzistuese si dhedisenjimin dhe krijimin e produkteve të reja; (iv) identifkimin dhe zhvillimin e aktiviteteve festive nëterritor që do të mund të perdoren për tërheqjen e më shumë vizitorëve; dhe, (v) përmirësimin ecilësisë së mallrave dhe shërbimeve qe janë të lidhura me aktivitetet turistike.

4.5. Zhvillimi i Burimeve Njerëzore

Zhvillimi i burimeve njerësore në nivele të ndryshme të zinxhirit të vlerës konsiderohet sidomosdoshmi për zhvillimin e turizmit në zonë (duke qenë se turizmi është në vetvehte një industrishërbimesh). Megjithëse shpeshkerë lavdrohen aftësitë ndër-personale dhe ngrohtësia e mikpritjes,ka akoma shumë për tu përmirësuar përsa i përket sjelljes dhe aftësive të stafeve që punojnë në këtësektor (aftësitë e kuzhinierëve, guidave turistike, shërbimit ndaj klientit, menaxheriale, etj.). Per tëarritur pritjet e vizitorëve dhe standartet e kërkuara nga sektori, nevojitet të ndërmerret seriozishtnjë gamë e gjërë trajnimesh profesionale.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) dizenjimin dhe zbatimine një programi që ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve më të lartë të stafeve të qeverisjes vendoreqë janë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit; (ii) dizenjimin dhe ofrimin enjë program trajnues për stafn në sektorin e shërbimeve mikëpritëse turistike në mënyrë që tëndërtohet kapacitete të qëndrueshme.

4.6. Qeverisja dhe Koordimi

Sektori i turizmit në Pukë është akoma në fazat fllestare dhe vuan nga mungesa e vizionit, drejtimit,dhe trupat koordinuese, që do të mund të mbajë një vështrim më të gjërë mbi rajonin, të krijojë njëmjedis të qëndrushëm për zhvillimin e turizmit, si dhe të nxisë bashkëpunimin mes aktorëve lokalëduke u bazuar në asetet e rajonit. Menaxhimi i destinacioneve kërkon një kordinim dhe integrim të tëgjithë elementeve përbërës të destinacionit në një zonë gjeografke të caktuar, bazuar në një strategidhe plan turistik të mirëpërcaktuar. Ligji i ri i turizmit dhe ligji i ri i planifkimit territorial, së bashkume strategjinë e turizmit 2014-2020 (pavarësisht se është akoma në fazë draft që në 2014), fusinelementë të rinjë që e shtujnë qeverisjen vendore të marrë një rol më të rëndësishëm në zhvillimin eturizmit, si për shëmbull: organizim më të mirë vendor dhe rajonal, planifkim të zhvillimit,përgjegjësi në zbatimin e këtyre planeve, bashkëpunim vertikal dhe horizontal, partneritet publik-privat, standartizim i strukturave të turizmit, etj. Megjithatë, dy administratat e qeverisjes vendore(bashkitë), të krijuara nga reforma e re territorial, janë akoma të dobëta dhe nuk i kanë akomakapacitetet për ti ndërmarrë këto funksione të rëndësishme. Nga ana tjetër, akoma vazhdon të ketënjë nivel të ulët bashkëpunimi mes bizneseve që lidhura me sektorin e turizmit në rajon.

Page 24: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) ngritja e një strukturepër menaxhimin e destinacioneve, e përbërë nga aktorë të sektorët publik dhe privatë, që tëshërbejë si një mekanizëm për kordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të zinxhirit tëvlerës, si dhe të ushqejë ndërgjegjen kolektive mbi rëndësinë e turizmit për zhvillimin ekonomik dhesocial të zonës; dhe (ii) përgatitja e një “plani veprimi afat-mesëm për zhvillim e turizmit”, tëpërbashkët për të dy bashkitë (Pukë dhe Fushë-Arrëz) ku zhvillimi i destinacioneve turistike janë tëndërlidhura dhe ndërvarura.

4.7. Infrastruktura dhe Shërbimet

Niveli i dobët i infrastruktures dhe shërbimeve si, rrugët, energjia, shërbimet parësor shëndetësor,etj., pengon zhvillimin e turizmit dhe ebën arritjen dhe mbajtjen e standarteve në turizëm më tëvështirë e më të kushtueshëm. Turizmi në Pukë bazohet në një cilësi dhe numër modest mundësishakomodimi dhe në produkte turistike verore. Sektori aktual i turizmit mund të bëhet një bërthamë ezhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm, i cili mund të ndohmojë gjithashtu zhvillimin e tregjet tjeralokale dhe të përmirësojë mirëqenien në zonë. Një element esencial për suksesin blerjeve lokale dheforcimin e lidhjeve ndërsektoriale është ekzistenca e një infrastrukture të përshtatshme. Kjoinfrastrukturë e nevojshme përfshin transportin, sistemin e ujit të pijshëm dhe atë të ujitës,magazinimin e produkteve, akses në farëra dhe tregje, dhe trajnime të përshtatshme për aktorët.Krijimi i një mjedisi mundësues, përmes përmirësimit të infrastrukturës, lehtësimi i lëvizjes, sistemetfnanciare, etj., mund ta bëjë një zonë më tërheqëse nga investitorët, sidomos për individët e megjëndje më të mirë ekonomike me origjinë nga Puka dhe që jetojnë në Tiranë ose jashtë vëndit.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) mbështetjen e krijimittë bujtinave të vogla e kampingjeve dhe zgjerimi i rrjetit të mundësive akomoduese; (ii) përmirësimi iinfrastrukturës rrugore, veçanërisht në zonat rurale për ta bërë më të lehtë hyrjën e turistëve nëdestinacioner e përzgjedhura; (iii) përmirësimi i shërbimit parësor shëndetësor në zonat rurale dhesigurimi i aksesit dhe vizibilitetit të këtyre qëndrave dhe shërbimeve, në mënyrë që turistët të jenë tëinformuar që mund të marrin ndihmën e shpejtë në qoftë se kanë nevojë; dhe (iv) rehabilitimi dherritja e aksesibilitetit për eksplorimin e vendodhjeve kulturore dhe natyrore (vendodhjet historike,kishat, xhamitë, ujëvarat, shpellat, urat, etj.).

4.8. Lidhjet dhe Ndërlidhjet

Impakti më i drejtpërdrejtë në komunitetet e zonave si Puka vjen përmes forcimit të lidhjeve midisbujqësisë dhe turizmit, pasi shpenzimet e bëra në ushqime dhe pije janë deri më sot shpenzimet mëtë mëdha që bëhen nga turistët – që vlerësohen të jenë rreth gjysma e të gjithë shpenzimeve tëxhepit që turistët bëjne gjatë qëndrimit të tyre në një destinacion.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) krijimi i dyqaneve tësuvenireve për të rritur ofertën e mallrave për turistët, përfshirë këtu produktet e artizanatit; (ii)mbështetja e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël për tu përshtatur me regullat e sigurisë ushqimoredhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe paketuese të prodhuesit të produkteve me vlerë të lartë

Page 25: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

të shtuar dhe rritjen e aktivitetit ekonomik në zonë; dhe (iii) vendosjen e lidhjeve ndërmjetoperatorëve turistikë në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Page 26: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

5. Konkluzione dhe RekomandimeTurizmi malor në Shqipëri (përfshirë të gjitha format, p.sh. agro-, eko-, turizmi adventuresk, etj.) kapotencial të konsiderueshem ndihmjë në mirëmbajën dhe zhvillimin e komuniteteve të vogla lokale.Ky lloj turizmi, me ndërlidhjet e tij me sektorët e tjerë (si ushqimi dhe bujqësia, artizanati osetransporti) ka potencial për të ofruar më shumë të ardhura për fshatrat rurale dhe mund të ndihmojënë ruajtjen e vendodhjeve natyrore turistike. Zona e Pukës, përfshirë këtu dy bashkitë (Pukë dheFushë-Arrëz), ka një mjedis natyror impresionues dhe një variacion atraksionesh, të cilët ofrojnë njësërë oportunitetesh për aktivitetesh të ndryshme turistike, si turet natyrore, ngjitjen e maleve,çiklizmin, etj. Gjithashtu, përgjatë zonës ka mjaft vendodhje historike, shtigje nëpër pyje, shpella tëpaeksploruara, thesare botanike, muzeume, shkolla dhe kisha, etj. Megjithëse ofertat ekzistueseturistike në Pukë (paketat dhe itineraret) akoma vazhdojnë të jenë shumë të pakta, disa shembuj tëmirë kanë flluar të krijohen, duke treguar prova se interesi dhe tërheqja turistike ekziston de dukebërë hapao e para në vendosjen e Pukës “në hartën” e turizmit malor dhe aventuror në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësht zhvillimive positive në vitet e fundit, industria e turizmit në Pukë vazhdon tëjetë akoma e pazhvilluar dhe vuan nga mangësi të rëndësishme: njohuri dhe ndërgjegjësim i kufzuari aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës mbi pasurinë e burimeve lokale të disponueshme;informacion dhe promovim i kufzuar i straksioneve dhe mundësive turistike të dispueshme në zonë;mangësi në vision, udhëheqje, dhe kordinim midis aktorëve lokalë për të kapitalizuar në asetet erajonit që cilët janë akoma mjaft të pazhvilluara; mungesë e produkteve turistike të mirëpërcaktuarasi, itenerare/paketa, aktivitete dhe eksperienca me bazë natyrën, që janë oe mund të përmirësohenshumë lehtë dhe të bëhen tërheqëse dhe të përshtatshme për turistët që kalojnë; mungesë einformacioneve lehtësisht të aksesueshme mbi vendodhjet tërheqëse, shërbimet dhe aktivitetet edisponueshme, para dhe pas mbërritjes në zonë, etj. Këto dobësi u shtohen atyre që shqetësojnëvëndin në tërësi, si: infrastrukture e dobët, investime të pakta, dhe një mjedis i vështirë i të bëritbiznes, sidomos për bizneset mikro, të voglat dhe të mesme.

Turizmi malor në zonat fqinje (Theth, Vermosh, Valbonë, etj.) është duke u zhvilluar me shpejtësi nëvitet e fundit dhe aktorët e interesuar në zhvillimin e turizmit të Pukës mund të mësojnë shumë ngakëta shëmbuj. Pavarësisht se këto zona janë më të dukshmë në hartën e turizmit malor dhe janëkonkurentë të fortë, ka mundësi të mira bashkëpunimi dhe sinergjish me ta, të cilat mund të sjellinmë shumë përftime sesa konkurrencë për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së turizmit në zonën ePukës.

Më poste jepet një listë më e plotë e ndërhyrjeve kryesore të rekomanduara për tu ndërmarrë nëafat të shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë sipas çështjeve më të rëndësishmte të identifkuara nëzinxhirin e vlerës.

1. Njohuritë dhe ndërgjegjësimi lokal : Përmirësimi i njohurive dhe ndërgjegjësimi i aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës dheveçanërisht për pjesën më të madhe të grupeve të komunitetit, mbi burimet e turizmit, vendodhjet

Page 27: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

turistike, si dhe të kuptuarit dhe dijet e tyre mbi mënyrat se si këto burime dhe atraksione mund tëkthehen në oportunitete turistike.

Afat-shkurtër: o Përmirësim i identifkimit, dokumentacionit dhe vlerësimit të resurseve turistike të

disponueshme, si dhe rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe burimetturistike në Pukë, si për komunitetin lokal ashru dhe për vizitorët e mundshëm.

o Përfshirja e përfaqësuesve të grupeve të komunitetit lokal (sidomos femrat dhe të rinjtë)në identifkim dhe dokumentimin e busimeve turistike (kulturore dhe natyrore,aktivitete, etj.), jo vetëm për përmirësimin e dijeve dhe ndërgjegjësimit të tyre por edhepër të rritur përfshirjen e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve ekzistuese dhe tëreja në sektorin e turizmit.

Afat-mesëm: o Përgatitja e një vlerësimi të detajuar të burimeve turistike që mund të përdoren për të

zhvilluar produkte të reja (rrugë/itenerare, paketa, aktivitete), si: (i) shtigje për ecje nënatyrë; vizita në muzeume ku tregohet përdorimi tradicional i bimëve mjekësore, bimëvearomatike dhe kopështve botanikë; (ii) vizita në vendodhjet historike dhe medomethënie kulturore, vendodhjet arkeologjike, kishat/xhamitë e vjetra, etj.; (iii)aventura, vizita në shpellat, ngjitje nëpër male, ciklizëm, ngjitje në shkëmbinjë; (iv)aktivitete eksperimentale të agro-turizmit, bërja e djathit, tregimi i jetës në fshat dhegatimeve e produkteve tradicionale, etj.

o Përgatitja e planeve për renovimin/rehabilitimin dhe zhvillimin e paketave/rrugevekryesore të turizmit duke përfshirë gjithë burimet e lidhura me paketat/rrugët,identifkimin e roleve dhe përgjegjësive, që do të shërbejnë si një guidë për ndërhyrjet emundshme të çdo paketë/rrugë turistike në të ardhmen.

2. Infomacioni turistik, promovimi dhe marketimi: Përmirësim i informacionit të disponueshëm për turistët. Dizenjimi dhe realizimi i një mesazhi, markedhe fushate marketimi për produktet dhe destinacionet turistike në zonën e Pukës, duke u bazuarsidomos në përdorimin e platformave online. Gjithashtu, përfshira e zonës në media dhe materiale tëndryshme të printuara të përzgjedhura (p.sh. guidat turistike) është shumë e rëndësishme.

Afat-shkurtër: o Përmirësim i ndërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi informacionet online,

promovimi dhe marketimi i shërbimeve dhe aftësive të tyre në mirëmbajtjen dhepërditësimin e vazhdueshme të informacionit.

o Ndërtimi i një faqje Web për të treguar mundësitë, burimet dhe aktivitetet turistike mekapacitet për të mundësuar kontaktet direte me ofruesit e shërbimeve.

o Dizenjimi dhe implementimi i një mesazhi, një marke dhe një fushatë marketimi, tëthjeshtë por kuptimplotë, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi produktet dhedestinacionet tursitike, përfshirë: përgatitjen dhe ndarjen e gjërë të materialevepromocionale që tregojnë “gjëra për të bërë” në Pukë; pjesëmarrje në aktivitetet epromovimit të turizmin në nile lokal, kombëtar dhe rajonal; dhe, vendosja e kontakteveme shkrimtarët për turizmin, librat e guidave, revistat, etj, për të promovuar Pukën si njëdestinacion i mirë turistik.

Afat-mesëm:

Page 28: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

o Përmirësim i prezencës së produkteve dhe paketave turistike të Pukës në mediat endryshme, që ndihmon në tërheqjen e jo vetëm turistëve të huaj por edhe turistëve tëvëndit në destinacione që nuk njiheshin shumë më parë prej tyre.

o Përmirësim i dijeve të aktorët të zinxhirit të vlerës, mbi gjuhët e huaja, sidomos përstafet e ofruesve kryesorë të sherbimeve turistike në zonë.

o Përmirësim i aftësive të guidave turistike dhe njohurive të tyre për elementët endryshëm të produkteve dhe paketave tursitike, përfshirë vendndhjet historike, natyroredhe kulturore.

3. Zhvillimi i Produktit : Përmirësim i cilësisë së produkteve turistike dhe krijim i një shporte të diversifkuar me produkte tëndryshme për të përmirësuar tërheqjen dhe shitshmërinë e destinacionit tek një gamë më e gjërëklientele si dhe rritjen e numrit të klientëve potencialë.

Afat-shkurtër: o Përmirësim i të kuptuarit dhe dijeve të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi fazat e

ndryshme të ciklit të produktit, fazave të ndryshme që një biznes duhët të kalojë që tëketë një produkt të suksesshëm, dhe rolet e përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm për tësiguuar që ky produkt shitet.

o Rritja e nivelit të ndergjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi nevojën ebashkëpunimit për një produkt/paketë turistike të përbashkët.

Afat-mesëm: o Përmirësim i ofertave të produkteve turistike, përfshirë vlerësimin e cilësisë së

produkteve dhe paketave ekzistuese dhe kryerja e përmirësimeve të nevojshmë, si dhedizenjimi dhe zhvillimi i produkteve të reja, përmirësimi i shenjave orientimit/drejtuese,etj.

o Identifkimi dhe zhvillimi i aktiviteteve festive ne territor (bazuar në kulturën/traditëndhe natyrën, etj.) që mund të përdoren per tërheqjen e vizitorëve.

o Përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve që janë të lidhura me aktivitetetturistike; nga produktet në dyqanet e lokale të artizanatit, tek cilësia e staft të hotelevedhe guidave turistike, tek produketet ago-ushqimore, që të gjitha i shtojnë vlerënproduktit turistik, si dhe ndihmojnë popullsinë lokale të përmirësojnë aftësitë e tyre dhetë gjenerojnë të ardhura.

4. Burimet njerëzore :Përmirësimi i aftësive dhe profesionalizmit të aktorëve të zinxhirit të vlerës për të bërë të mundur njëcilësi më të lartë shërbimi dhe menaxhim më të mirë të produkteve.

Afat-shkurtër: Zbatimi i programeve për ngritjen e kapaciteteve të staft të qeverisë vëndore qëjanë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit, në çështje si mbledhja e tëdhënave, vlerësimi dhe priorizimi i aseteve lokale për të rritur eksperiencat e vizitorëve në rajon,si dhe planifkimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për zhvillimin e turizmit.

Afat-mesëm: o Nxitja e krijimit të shërbimeve publike dhe/apo private për sektorin e turizmit, si p.sh.

kurse anglishtje për punonjësit në sektorin e turizmit; kurse se si të drejtosh një bujtinë,etj, që mund të ofrohen nga zyrat e shërbimit të punës/profesionale ose apo

Page 29: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

shkollat/kurset private.o Dizenjimi dhe realizimi i programeve të trajnimit për stafet e ofruesve të shërbimeve

turistike (përfshirë guidat turistike, bujtinat, restorantet, muzeumet, hotelet, etj.) për tëndërtuar kapacitete të qëndrushme në ofrimin e shërbimeve mikëpritjes dhe turistike.

5. Qeverisja dhe kordinimi :Përmirësim i panifkimit strategjik, udhëheqjes, dhe kordinimit mes aktorëve, si dhe menaxhimit tëdestinacioneve dhe zhvillimit të funksioneve brënda zinxhirit të vlerës.

Afat-shkurtër: Krijimi i një strukture për menaxhimin e destinacioneve, e kompozuar nga aktorëte sektorit privat dhe publik (një strukturë e tipit a Grup i Veprimit Lokal, e ndërtuar bazuar nëpërqasjen e programit Leader+), për të patur një këndvështrim më të gjerë për rajonit, për tënxitur një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e turizmit, dhe për të shërbyer si një mekanizëmkordinimi dhe bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe të interesuarve në zinxhirin e vlerës sëturizmit, dhe të shërbejë gjithashtu dhe si një nxitës i ndërgjegjes kolektive mbi rëndësinë esektorit të turizmit për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Afat-mesëm: Përgatitja e një “plani veprimi afat-mesëm për zhvillimin e turizmit” të përbashkëtpër të dy bashkitë (Pukë dhe Fushë-Arrëz) ku zhvillimi i destinacioneve turistike është i ndërlidhurdhe i ndërvarur.

6. Infrastruktura dhe shërbimet :Përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor, ngritja eqëndrave/pikave të kontaktit dhe informacionit për turistët, etj., për ta bërë Pukën më tërheqëse jovetëm për turistët por edhe per investitorët në sketorin e turizmit në zonë.

Afat-mesëm: Mbështetja e krijimit të bujtinave të vogla dhe kampingjeve dhe zgjerimin rrjetin efaciliteteve akomoduese, duke flluar kryesisht nga destinacionet ekzistuese më të mëdha.

Afat-gjatë: o Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos rrugët rurale, për të lëhtësuar aksesin në

destinacione për turistët që udhtojnë me makina jo-4X4WD, hapja e mundësive tëaksesit në destinacion për një kohë më të gjatë përgjatë vitit per rritjen e sezonit turistik.

o Përmirësim i shërbimeve bazike të kujdesit shëndetësor në zonat rurale dhe sigurimi ivizibilitetit për këto qendra dhe shërbime, për të siguruar turistët se mund të marrin tëpaktën shërbimin mjeksor bazë nëse j’u nevojitet.

o Rehabilitimi dhe rritja e alsesibilitetit në vendodhjet kulturore dhe natyrore tëpaekploruara (vendodhjet historike, kishat, xhamitë, ujëvarat, shpellat, urat, etj.)

7. Lidhjet dhe ndërrlidhjet: Lehtësimi dhe mbështetja e zhvillimit të lidhjeve dhe ndërlidhjeve të forta me sektorët e tjerë,veçanërisht me bujqësinë që ka potencialin të sjellë impaktin më direkt mbi komunitetin e zonave siPukës, duke qënë se shpenzimet në ushqime dhe pije janë komponentët ku turistët shpenzojnëshumat më të mëdha – që arrijnë zakonisht deri në pothujase gjysmën e shpenzimeve te xhepit gjatëqëndrimit në një zonë.

Afat-mesëm: o Mbështetja e krijimit të dyqaneve të suvenireve për të rritur oferten në produkte për

turistët, përfshirë produktet artizanale dhe shumë produkte ushqimore të pershtatshmepër tutistët, sidomos për turistët vëndas.

Page 30: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

o Mbështetja e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël për të përmbushur me regullave mbisigurinë ushqimore dhe për të përditësimin e kapaciteteve përpunuese dhe paketues(pajisjet dhe trajnimet) të prodhuesve të produkteve me cilësi dhe vlerë të lartë tështuar, duke rritur kështu dhe aktivitetet ekonomike në zonë.

o Vendosja e lidhjeve me operatorët e tureve dhe organizuesit e aktivitete aventuresketuristike në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Page 31: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Bibliografa

Ashley, C., & Mitchell, J, (2007). Assessing how tourism revenues reach the poor. Overseas Development Institute Briefng Paper 21, June.

Kruja, D., Luf, M., &Kruja, I. (2012). The Role of Tourism in Developing Countries. The Case of Albania. European Scientifc Journal, 8(19).

Lonely Planet. (2016). Top 10 countries for 2011: Europe’s got the goods. Retrieved from: https://www.lonelyplanet.com/travel-tips-and-articles/76164

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. (2014). Draft Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020

Mitchell, J & Ashley, C (2007) Can tourism ofer pro-poor pathways to prosperity? Examining evidence of the impact of tourism on poverty. ODI Briefng Paper 22, June.

Mitchell, J &Faal, J, (2006). The Gambian Tourist Value Chain and Prospects for Pro-Poor Tourism. Report submitted to the Commonwealth Secretariat.

Outdoor Albania. (2016). http://www.outdooralbania.com/

Overseas Development Institute. 2009.Value chain analysis and poverty reduction at scale. Evidence from tourism is shifting mindsets. Briefng Paper No.49. March.

Population and Housing Census in Albania. (2011). Institute of Statistics. Retrieved from: http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf

Puka Municipality and Communes ofRrape, Gjegjan and Luf-Qerret. 2008. Puka Area Tourism Action Plan.

Puka Municipality. 2008. Strategic Development Plan Of Puka Municipality – Short Version.

RisiAlbania. 2014. Market System Analysisin Tourism sector in Albania and business constraints togrowth.

Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania. http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania

Saskia, M. (2011). Community-based & Pro-Poor Tourism. International Trade Forum (2), 22.

Tourist Guide of Puka, Albania. http://www.slideshare.net/hoteleritourismalbania/tourist-guide-of-puka-albania

TravelMagazine. (2016). Puka General Info. http://albaniantravel.info/GeneralInfo5-Puka.htm

Wiegman, E., Merrill, L., Freed, M., Hickey, T. 2013. Community Based Tourism at Pellumbas Village, Albania. Worcester Polytechnic Institute, Worcester, MA

WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2016, Albania, www.wttc.org

Page 32: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe ka ofruar

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit

në Zonën e Pukës

SHQIPËRI

Nëntor 2016