ademgllavica.files.wordpress.com  · web view2020. 5. 18. · 2. materiali i terur bimor,...

13
Lenda: Dekorimi I ambientit te mbrendshem Klasa: XII_11 Profili: Hortikulture Kurorat e terura të rregullimit Objektivat Nxensi te : Te kene njohuri per lulet e thara Ti pergadisin Me cilat lule munde te pergaditen kurorat Qellimi i perdorimit te tyre Kurorat e luleve të thata janë shumë të bukura dhe mundet që ti shtojnë shtëpive dhe dhomave elegancën e brendshme, ose mundet që të përdoren si një kurorë e vendosur në derën e shtëpisë ose të aparatamentit, sipas preferencave të gjithë sejcilit. Një formë shumë e përdorur, është prodhimi dhe vendosja e tyre në mobiljet e shtëpisë, në dhomën e ngrënjes ose në një pasqyrë të rrumbullakët e cila mund të vendoset në dhomën e ndenjës. Këto lloj kurorash quhen “kurorat e gjyshes” sepse gjithmonë preferohen më shumë të bëhen nga njerëzit me moshë të madhe dhe sidomos gjyshet e shtëpive. Në rastin e këtyre kurorave është e këshillueshme që gjatë përgatitjes së tyre, duhet të kemi me vete edhe mjete të tjera si tel dhe vida. Gjethet dhe lulet duhet ti lëmë në një vend të sigurtë, ku nuk i zë dielli dhe pasi të thahen (në hije) fillon procedimi me përgatitjen e kurorës, ose siç quhet në gjuhen shkencore me prodhimin e kurorës. Eshtë e rekomandueshme që e gjithë zona në të cilën do të punohet për përgatitjen e saj duhet mbuluar me ndnjë mjet siç mund te jetë gazeta ose ndonjë karton për të bërër të mundur eleminimin e njollave.

Upload: others

Post on 10-Feb-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Lenda: Dekorimi I ambientit te mbrendshem

Klasa: XII_11

Profili: Hortikulture

Kurorat e terura të rregullimit

Objektivat

Nxensi te :

· Te kene njohuri per lulet e thara

· Ti pergadisin

· Me cilat lule munde te pergaditen kurorat

· Qellimi i perdorimit te tyre

Kurorat e luleve të thata janë shumë të bukura dhe mundet që ti shtojnë shtëpive dhe dhomave elegancën e brendshme, ose mundet që të përdoren si një kurorë e vendosur në derën e shtëpisë ose të aparatamentit, sipas preferencave të gjithë sejcilit.

Një formë shumë e përdorur, është prodhimi dhe vendosja e tyre në mobiljet e shtëpisë, në dhomën e ngrënjes ose në një pasqyrë të rrumbullakët e cila mund të vendoset në dhomën e ndenjës. Këto lloj kurorash quhen “kurorat e gjyshes” sepse gjithmonë preferohen më shumë të bëhen nga njerëzit me moshë të madhe dhe sidomos gjyshet e shtëpive.

Në rastin e këtyre kurorave është e këshillueshme që gjatë përgatitjes së tyre, duhet të kemi me vete edhe mjete të tjera si tel dhe vida. Gjethet dhe lulet duhet ti lëmë në një vend të sigurtë, ku nuk i zë dielli dhe pasi të thahen (në hije) fillon procedimi me përgatitjen e kurorës, ose siç quhet në gjuhen shkencore me prodhimin e kurorës. Eshtë e rekomandueshme që e gjithë zona në të cilën do të punohet për përgatitjen e saj duhet mbuluar me ndnjë mjet siç mund te jetë gazeta ose ndonjë karton për të bërër të mundur eleminimin e njollave. Ka disa lloje kurorash të cilat kompozohen nag lule dhe bimë të ndryshme. Më poshtë po japim disa prej tyre .

Trëndafilat

Kurorat me trëndafila në tone të kuqe transmetojnë sensacione frike dhe dashurie njëkohësisht cilësi, të cilat i atribohen kësaj lloj luleje. Këto tone mund të gjenden në lulet e trëndafilave, margaritës, tulipanëve etj…

Lulet me ngjyrë të verdhë

Ka shumë lloje lulesh të cilat kanë ngjyrë të verdhë dhe mund të përdoren për përgatitjen e kurorave të thata dhe të njoma. Zakonisht këto lloj lulesh përdoren në raste fatëkeqësish. Këtu bëjnë pjesë trëndafilat, margarita, Liliumi Oriental, Tulipanët dhe lulja e Krizantemos.

Lulet me ngjyrë vjollcë

Kjo ngjyrë përfaqëson paqë dhe transformim. Përdoret gjithashtu në shërbimet liturgjike dhe ngjyra e kurorave të tilla përfaqëson jetën e re, qoftë nëpërmjet fatkeqësive ose në momentin e lindje së fëmijëve. Këto ngjyra gjenden te Orkidet, luleshtry-dhet etj.

2. Materiali i terur bimor, procedurat e rregullimit Procesi i tharjes së luleve është shumë i thjeshtë dhe në pak minuta ne mund të realizojmë kurora dhe tufa me lule të thata, pa pasë nevojë për të harxhuar shumë lekë, me qëllim zbukurimin e qendrës së tavolines ose per tr rregulluar shtepin dhe ambjentin ku ne banojmë .

Speciet kryesore të cialt mund të përdoren për ndërtimin e kurorave të thata janë:

Gerbera, Helianthus, Gomphrena, Gypsophylla, Helichrysum, Hydra-ngea, Lavender, Limonium, Linum, Lily, Lunaria, Lupnis, Horace, Stachys lanata, Aglaphotis, Physalis, Rosa, Scabiosa, Statice, Tulips, Zinia, Achillea, Tenes, Cártamos, Dahlia, Digitalis, Scabious, Asparagus, Eucalyptus, Elbi dhe Tershëra.

Mbledhja e luleve

Bimët mud të merren në kopshte, tarraca dhe vende të tjera publike por duhet të kemi parasysh observacionet e mëposhtëme:

• Disa prej specieve janë të mbrojtura me ligj.

• Nuk mund të marrim të gjitha lulet që na pëlqejnë sepse duhet që disa prej tyre ti lëmë të frutifikojnë dhe farat ti marrim për ti shtuar.

• Nuk duhet ti shkulim lulet por duhet ti presim me gërshërë me qëllim që farat e ngelura të bien në tokë dhe të shtohen, ndërsa ato që janë shumëjeçare të florifikojnë vitin tjetër.

Momenti ideal per të prerë lulet është pas mesit të ditës, në një ditë me diell. Asnjëherë nuk duhen marrë lulet në ditët që ka rënë shi ose në mëngjes herët.

Momenti më i mirë është kur kanë filluar sythat të ënjtën.

Duhet që ti marrim lulet me madhësi të madhe sepse, kështu mund të manovrojmë dhe ti rregullojmë gjatë procesit të tharjes si duam.

Pasi i kemi vënë në këtë vend, fillojmë procesin e zgjedhjes së luleve që do të përdorim për përgatitjen e kurorave. Në qoftë se në kemi fat mund që ti gjejme edhe në kopshtet më të përafërta ose në vendet publike dhë në këto raste nuk kemi edhe pse të paguajmë. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të merremi seriozisht me këtë proces, (procesin e përgatitjes) dhe të mos i dëmtojmë lulet me qëllim që të mund ta vazhdojnë ciklin e tyre deri në përfundimin e rezervave ushqimore. Në momentin që ne kemi bërë të mundur zgjedhjen e luleve ne fillojmë me procesin tjetër i cili është tharja e luleve dhe ky hap nuk është gjë tjetër veçse një hap i cili mbështetet në eksperiencën e mëpërparshme me ekzemplarët e përdorur.

Nëpërmjet një sistemi të thjeshtë ne jemi në gjendje të kuptojmë se cilat janë lulet të cilat thahen mirë dhe cilat ndriçojnë më mirë kur thahen dhe cilat më pak. Kjo na ndihmon në përzgjdhjen tonë për të përgatitur kurorat. Nga ana tjetër kjo na ndihmon të kuptojmë se cilat janë lulet të cilat nuk i shërbejnë qëllimit tonë. Opinioni personal natyrisht që luan një rol shumë të rëndësishëm në përzgjedhje. Jo të gjithëve na pëlqejnë të njëjtat lule dhe të njëjta ngjyra dhe nisur nga ky fakt edhe opinioni mbi këtë cështje është i ndryshëm.

Nuk ka një regull të përgjithshëm që të na tregojë se se cili është momenti ideal për të tharë një lule. Momenti më i mirë konsiderohet që është momenti i fillimit të celjes së sytheve. Edhe ky moment mësohet gjatë përgatitjes së kurorave gjatë përdorimit të luleve të ndryshme.

Në më shumë se në një rast na ka ndodhur që kemi bërë të gjitha përgatitjet ër të tharë një lule dhe kur e kemi tharë pastaj kanë rënë petalet. Në këto raste duhet që lulen ta thajmë më përpara. Por në të shumtën e rasteve është e pamundur që të presim që lulet të hapen totalisht, sepse nga ana dekorative do të ishin krejt të papërdorshme. Dita e përshtatshme për prerjen e luleve është dita e thëtë, preferohet mëngjesi sepse edhe puna është më e kolallajtë për tu realizuar.

Përgatitja Për të përgatitur lulet për ti tharë, hapi i parë i rëndësishëm është që ti marrim dhe ti ndajmë në grupe me nga tetë ose dhjetë, duke i bashkuar sipas gjatësisë së tyre në një mbajtëse elastike, që të ketë hark dhe të jetë pak e ngritur nga të dyja anët me qëllim që të bëjmë të mundur eleminimin e rënjes së luleve në tokë. Pas kësaj i marrim dhe i vendosim në një vend tjetër ku nuk iu bie dritë direkte, i vendosim mbi një karton dhe lart ju vemë kapëse ose ndonjë mjet tjetërfiksues si të jëtë më komod për ne. Lulet duhet që ti kthejmë me kokë poshtë.

Kohëzgjatja Procesi i tharjes zgjat, vartësisht nga klima e zonës ku ndodhemi, veçanërisht lagështira, nga një deri në tre javë, me qëllim që të kemi një proces të plotë. Lulet e thata janë një mënyrë e shkëlqyer dekorimi, por në qogftë se ne përdorim edhe pak imagjinatë dhe gusto të mirë, mund të punojmë bashkarisht për të realizuar kurora të shkëlqyera. Modelet e ndryshme të tyre na lejojnë ti japim një stil të ndryshëm dekoracioni ambjenteve të ndenjes.

Gjthashtu ju mund të kuptoni dhe të realizoni deri në vela artizanale, vetëm për kënaqësi ose për të filluar një profesion të ri.

Pytje:

· Qka jane kurorat e luleve

· Ku munde ti vendosim kurorat e luleve

· Cilat jane speciet e luleve te cilat perdoren per kukoka te hata

· Si behet pergaditja e luleve

· Sa zgjate proqesi i tharjes se luleve

Metodat e tharjes së luleve të thata dhe gjetheve

1. Tharja me kokë poshtë 2. Tharja në formë horizontale 3. Metoda e përdorimit të Zhelit të Silicit 4. Metoda e tharjes me Glicerinë 5. Metoda e tharjes me presim 6. Metoda e tharjes me Mikrovalë

1. Tharja me kokë poshtë Pozicioni vertikal është mënyra më tradicionale e tharjes së luleve. Natyrisht jo të gjithë lulet mund të thahen në këtë mënyrë. Para tharjes eleminojmë gjethet e dëmtuara dhe të rangut të tretë ose ato gjethe që kanë aspekt të keq

Lulet vihen me kokë poshtë në vende të errëta dhe jo në vende më dritë. Lulet thahen afërsisht për tre javë. Në vartësi të tipi të lules humbet pak a shumë forma dhe rrudhoset pak dhe gjithashtu shkojnë në ngjyrë të zezë. Në dimër sipas rastit ka shumë mundësi që vendi të ketë shumë lagështi. Në këto raste duhet që ti vendosim mbi kaloriferë ose në mikrovalë me qëllim tharjen e tyre.

2. Tharja në formë horizontale. Konsiston thjeshtësisht në marrjen e luleve, vendosjen në pozicion horizontal në hije dhe lënjen e tyre për tharje. Tharja zgjat sipas tipit të lules dhe kohës së tharjes.

3. Metoda e përdorimit të Xhelit të Silicit Xheli i silicit është një material që thith lagështirën në materiale. Kjo metodë mund të përdoret për të gjitha llojet e luleve, bulbore, jobulbore etj. Me këtë metodë aspekti natyral ruhet krejtë-sisht. Duhet domosdoshmërisht të kontrollojmë kohën e tharjes sepse po zgjati shumë bimët prishen. Xheli mund të blehet në farmaci.

Duhet të kemi kujdes sepse substanca me ngjyrë blu që ka silici konsiderohet si kancerogjene. Ka shumë substanca të cilat mund të kryejnë rolin e silicit dhe sjanë kancerogjene. Duhet të përdorim xhel pa indikacione.

Metodologjia është e thjeshtë: në një shtresë (tip shtrese) prej 7 cm, shprendahen kristalet e silicit, në një recipient, i preferueshëm është qelqi ose metalik. Mbi këtë shtresë vendosen degët. Gjethet dhe lulet dhe tentohen ëqë të mbulohen të gjithame kristalet e silicit.

Recipientin duhet ta lëmë në vend të thatë dhe në temperaturë mjedisi deri sa granulat të absorbojnë të gjithë lagështirën e mbetjeve vegjetale. Pas dy ditësh shihet nëse bimët janë të thata (zheli duhet të ketë mërrë ngjyrë të kuqe) dhe në qoftë se jo mbulohet përsëri recipienti dhe në mënyrë të përsëritur shihet disa ditë rrjesht. Koha maksimale është shtatë ditë. Mesatarja është 4-5 ditë.

Në cdo specie tharja varet nga trashësia e lules, dhe mund të zgjasë në vartësi të kësaj nga një ditë deri në shtatë. Çdo gjë përcaktohet duke eksperimentuar. Në rast se petalet e nje luleje janë tharë por pjesatjeter (baza e tyre), atëherë duhet të mbulohet vetëm pjesa që nuk është e tharë.

4. Metoda e tharjes me glicerinë

Metoda e glicerinës konsiston në zëvendësimin e ujit që përmbajnë bimët me glicerinë. Materialli bimor ngelet fleksibël, jo i rrudhosur dhe i dobët.

Mund të aplikohet te lulet por ngelen shume të zeza dhe për rrjedhojë kjo metodë rekomandohet vetëm për gjethe dhe degë ashtu siç mund ta shohim edhe në pamjet e mëposhtëme.

Glicerima është e kollajshme për tu gjetur dhe mund të gjendet në farmaci ose në supermarkete ku shiten lule. Gjthashtu mund të gjenden edhe përzierje ujë me glicerinë që janë të gatshme.

Metodologjia konsiston në përzierjen e komplet të degëve të bimëve arbuste dhe gjetheve të mëdhaja në një recipient me glicerinë të tretur në ujë (gjysma ujë dhe gjysma glicerinë). Lihet për shumë ditë derisa ujë i bimës zëvëndësohet nga kjo përzierje. Pasi i nxjerrim nga glicerina duhet që ti lajmë me sapun dhe ti thajmë në vazhdim.

5. Metoda e tharjes me presim e luleve

Bëhet fjalë për një metodë shumë të thjeshtë për të gjithë që kanë shkuar në shkollë. Kush ka vendosur bimë ndërmjet faqeve të një libri? Botanistët dhe të apasionuarit i presojnë lulet për të bërë herbare.

Gjithashtu është e mundur që të thajmë të gjithë tipet e frutave dhe të verdurave duke i prere mirë në formë të rrumbullakët në formë gjatësore dhe tërthore. Shëmbuj të këtyre bimëve janë bimët e herbaceve në përgjithësi.

Në qoftë se është një trëndafil që ka lule të cilat shkëputen kollaj mund të ndahet në dysh dhe të presohen ose të vendosim çdo petale dhe në fund pas presimit ti mbledhim prapë mbi një sipërfaqe plane. Lulet e presuara janë ideale për dekorimin e kartave mbi artikujt e letrës, kuadro, dekorimin e llampave kuti dhuratash etj…

Procedura është e tillë: Vendosen lulet ose gjethet e sapoprera në letra thithëse, në gazeta javore ose ne tabakë të bardhë. Ndërrohen shumë herë ditëve të para me qëllim që të mos ngjiten pas faqes së tabakut, letrës etj… dhe letra të ketë fuqi absorbuese për lagështinë. Kjo rregullohet me ndërrimin e tyre. Eshtë e mundur gjithashtu që të fabrikojmë një shtresë presimi tip tabaki me spesor 2 cm, mbi të cilin vedosen lulet dhe pasta mbi lule një tabak tjetër mbi to. Pas kësaj presohen dhe kështu realizohet tharja. Nuk duhet të përziejmë lulet e ndryshme njëra me tjetrën sepse koha e tharjes është e ndryshme. Tharja totale e bimëve zgjat 20-25 ditë.

6. Tharja nëpërmjet mikrovalëve

Kjo metodë shërben për të tharë lulet në mënyrë të shpejtë. Në fillim bëhet një provë duke filluar me një sasi të vogël lulesh dhe pastaj kalohet në sasira të mëdha. Kjo për të parë modifikimet e luleve gjatë tharjes. Lulet vendosen në një letër absorbuese mbi mikrovale .

Vendoset mikrovala në teperaturë 70 gradë, derisa lulet të duket se janë mirë të thara.

Pytje:

· Cilat jane metodat e tharjes se luleve dhe te gjetheve?

· Cila eshte menyra me tradicionale e tharjes se luleve ?

· Qfar metode eshte tharja e luleve me presim?

· Per qka perdoret xheli i sicelitit ?

· Ku konsiston metoda e tharjes me glicerin ?

· Si veprojm me nje trendafil nese ka lule qe i shkeputen kollaj ?

· Per qfar arsye i thajm lulet ne mikroval ?

Materiali eshte marr : Dekorimi i ambijentit te mbrendshem nga MASHT_ DANIDA

Per cdo paqartesi me kontaktoni ne imel adresen : xhyzaejupi@hotmail. Com

E po ashtu pres pergjigjeje ne pytjet e parashtruara ne cllasroom .

Prof.Xhyzide Nuredini

.

:

.