· web viewndërkohë pala e paditur ndonëse me të drejtë, e mban këtë tokë, duke vendosur...

1688
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 2 (00-2017-20) 02.02.2017.....Gjergji Veliko, Naxhije Veliko, Klodian Veliko kundër Kompania Stream Oil&Gaz................ 3 (00-2017-5) 02.02.2017.....Arjon Cakrani në mungesë kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier në mungesë 4 (00-2017-22) 09.02.2017...........Armand Dulo kundër Këshilli i Ministrave 5 (00-2017-23) 09.02.2017.........Piro Zbogo, Zhaneta Nota, Gjinovefa Zbogo, Aliqi Zbogo, Theodhori Kumi, Petro Kumi, Arben Kumi, Aneta Gjika, Nikollaq Vreto, Stafan Vreto, Petraq Vreto, Marko Vreto, Lilika Qirici, Dhimtër Bixhili, Shano Bixhili kundër Të gjithë trashëgimtarët e tjerë të trashëgimëlënësit Koste Marko Zbogo: Eli Zbogo, Kostaq Zbogo, Violeta Zbogo, Dhimitrit, Ollge Zbogo; Drejtoria e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës-Qarku Vlorë; Bashkia e Qytetit Himarë................................. 6 (00-2017-79) 09.02.2017.....Astrit Braka në mungesë kundër Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 7 (00-2017-36) 02.02.2017...........Agim Bega Leonora Komini, Albana Komini, Sokol 1

Upload: others

Post on 29-Feb-2020

35 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

2 (00-2017-20)02.02.2017Gjergji Veliko, Naxhije Veliko, Klodian Veliko kundër

Kompania Stream Oil&Gaz

3 (00-2017-5)02.02.2017Arjon Cakrani në mungesë kundër Agjensia e Trajtimit

të Pronave Tiranë në mungesë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Fier në mungesë

4 (00-2017-22)09.02.2017Armand Dulo kundër Këshilli i Ministrave

5 (00-2017-23)09.02.2017Piro Zbogo, Zhaneta Nota, Gjinovefa Zbogo,

Aliqi Zbogo, Theodhori Kumi, Petro Kumi,

Arben Kumi, Aneta Gjika, Nikollaq Vreto,

Stafan Vreto, Petraq Vreto, Marko Vreto, Lilika Qirici,

Dhimtër Bixhili, Shano Bixhili kundër Të gjithë

trashëgimtarët e tjerë të trashëgimëlënësit Koste Marko

Zbogo: Eli Zbogo, Kostaq Zbogo, Violeta Zbogo,

Dhimitrit, Ollge Zbogo; Drejtoria e Administrimit e

Mbrojtjes së Tokës-Qarku Vlorë; Bashkia e Qytetit

Himarë

6 (00-2017-79)09.02.2017Astrit Braka në mungesë kundër Ministria e Zhvillimit

Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

7 (00-2017-36)02.02.2017Agim Bega Leonora Komini, Albana Komini, Sokol

Komini, Edmond Komini (Trashëgimtarët E Llaqi

Komini), Në Mungesë kundër Agim Arapi

8 (00-2017-87)16.02.2017Kisha Katolike Urdhëri i Jezuitëve kundër Agjencia e

Trajtimit të Pronave Tiranë, Persefoni Gjinopulli,

Aleko Gjinopulli, Vasil Gjinopulli, Shpresa Sulaj,

Kalopi Pulaj, Raimond Perolla, Violeta Grillo,

Vladimir Grillo, Eduard Mazi, Vjollca Mazi

9 (00-2017-86)16.02.2017Stamato Bardhi kundër Këshilli i Ministrave Tiranë,

Bashkia Korçë

10 (00-2017-88)16.02.2017Veledin Idrizaj kundër Ministria e Zhvillimit

Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në mungesë,

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

në mungesë, Njësia Vendore (ish Komuna) Hore

Vranisht, Bashkia Himarë në mungesë

11 (00-2017-101)16.02.2017Kërkues: Kamber Aliu

12 (00-2017-89)16.02.2017Kërkues: Ylli Sulejmani

13 (00-2017-100)23.02.2017Xhafer Hoxha kundër Sanije Lamka, Hajrie Lamçe,

Fatjon Merko, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Përmet, Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronave Publike- Sektori i Shitjes së Pronave

Publike në Ministrinë e Financave

14 (00-2017-102)23.02.2017Liljana Dyla, Alkjon Dyla, Redona Dyla kundër Byroja

Shqiptare e Sigurimeve

15 (00-2017-103)23.02.2017“Albtelekom” sh.a kundër Silvana Shakaj në mungesë

Çështje Penale

(00-2017-).02.2017Të pandehur:

3 (00-2017-8)01.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Nikoll Kolaj, Nertil Pervizi,

Fatmir Bakalli, Enver Karaj, Fatos Fasko

4 (00-2017-10)01.02.2017I pandehur: Erald Zefi në mungesë

5 (00-2017-9)01.02.2017Kërkues: Mariglen Sula

6 (00-2017-11)01.02.2017E pandehur: Vojsava Oparaku

7 (00-2017-41)08.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Fatbardh Bardhi, Saimir Bardhi

8 (00-2017-42)08.02.2017I pandehur: Shaban Alushllari

9 (00-2017-17)08.02.2017I pandehur: Qerim Rabaj

10 (00-2017-43)08.02.2017Të pandehura: Ferzilet Liti, Mrike Cara

11 (00-2017-44)08.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Kurbin

I pandehur: Fatmir Lama

12 (00-2017-45)08.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Reinold Terolli

13 (00-2017-46)08.02.2017I pandehur: Edmond Qevjani

14 (00-2017-47)08.02.2017Të pandehur: Rrok Gega, Shoqëria “Rroku Guest”shpk

15 (00-2017-48)08.02.2017Të pandehur: Altin Liçaj, Krenar Xhemali,

Flamur Kadena

16 (00-2017-20)08.02.2017Të pandehur: Ilir Hysenagolli, Albert Zerani,

Rubin Hoxha

17 (00-2017-19)08.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Korçë

I pandehur: Albano Milori

18 (00-2017-81)08.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Hashim (Abdyl) Basha

19 (00-2017-18)08.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Arben (Albin) Dodaj

20 (00-2017-16)09.02.2017Të pandehur: Almir Llupo

21 (00-2017-12)09.02.2017Të pandehur: Edmond Rapi, Hamdi Braha

22 (00-2017-13)09.02.2017I pandehur: Agron Velaj

23 (00-2017-14)09.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Alfred Gjoka, Baki Huqi,

Erian Muharremi

24 (00-2017-15)09.02.2017I pandehur: Viktor Ujkaj

25 (00-2017-49)15.02.2017Të pandehur: Sokol Sinomati, Armando Sulejmani

26 (00-2017-40)15.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

Të pandehur: Marjo Begaj, Romeo Begaj

27 (00-2017-52)15.02.2017I pandehur: Abaz Rabia në mungesë

28 (00-2017-51)15.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Qemal Lleshi

29 (00-2017-50)15.02.2017I pandehur: Lulzim Markola

30 (00-2017-148)22.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë

I pandehur: Bledar Çela

31 (00-2017-149)22.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Mikel Koprelli

32 (00-2017-292)22.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krimet e Rënda Tiranë

Të pandehur: Vangjel Zguri, Renaldo Thoma,

Arben Shquti

33 (00-2017-150)23.02.2017Të pandehur: Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj,

Ani Begaj

34 (00-2017-214)27.02.2017Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

Të pandehur: Kejvi Shkëmbi, Jorgo Lazi, Bledar Zoja,

Adrian Emini

35 (00-2017-569)27.02.2017Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Durrës

Të pandehur: Erifili Theohari, Fatjon Aliaj,

Nevjana Isufi, Sabri Troci, Vasil Gjoni, Viktor Ndreka

36 (00-2017-213)27.02.2017Të pandehur: Sefan Billa, Polimer Bejo

Çështje Administrative

(00-2017-).02.2017 kundër

18 (00-2017-229)01.02.2017Majlinda Topallaj (Toci) kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

19 (00-2017-222)01.02.2017Pirro Verushi kundër Drejtoria e Shëndetit Publik

Gramsh

20 (00-2017-223)01.02.2017Besim Xhixha kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës

21 (00-2017-).02.2017Loreta Bakalli kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve

22 (00-2017-37)07.02.2017Isuf Asllani kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

23 (00-2017-38)07.02.2017Leme Koxha kundër Bashkia Burrel

24 (00-2017-39)07.02.2017Bashkim Sheraj kundër Drejtoria e Policisë Vlorë

25 (00-2017-40)07.02.2017Artan Xhiku kundër Drejtoria e Përgjithshme

Doganave

26 (00-2017-644)07.02.2017Astrit Zenuni kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

27 (00-2017-54)07.02.2017Theodhora Kola kundër Agjencia e Trajtimit të

Kredive

28 (00-2017-56)07.02.2017Gazment Koduzi kundër Instituti i Sigurimeve të

Kujdesit Shëndetësor Tiranë në mungesë

29 (00-2017-55)07.02.2017Sulltana (Tana) Bilbilaj në mungesë kundër

Universiteti “Ismail Qemali Vlorë” në mungesë

30 (00-2017-58)07.02.2017Ermal Malaj në mungesë kundër Organi Administrativ,

pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë

në mungesë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë

në mungesë

31 (00-2017-).02.2017 kundër

32 (00-2017-).02.2017 kundër

33 (00-2017-).02.2017 kundër

34 (00-2017-175)08.02.2017Pëllumb Qeska kundër Bashkia Korçë, Zyra e

Përmbarimit Korçë

35 (00-2017-265)08.02.2017Shoqëria Albanian Mobile Communications Sh.a

kundër Komuna Muhur- Dibër

36 (00-2017-269)08.02.2017Kleitos Dramolli kundër Ministria e Financave Tiranë,

Dega e Thesarit Pogradec

37 (00-2017-268)08.02.2017Vangjel Vevecka kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Durrës, Drejtoria e Apelit Tatimor Tiranë

38 (00-2017-267)08.02.2017Muhamed Mahja, Shefqet Mahja, Muharem Mahja

kundër Tahir Mahja, Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Bashkia Tiranë

39 (00-2017-).02.2017 kundër

40 (00-2017-1791)28.02.2017Besarije Bajraktari kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Kukës

41 (00-2017-67)08.02.2017Ylli Salla sh.p.k kundër Këshilli i Qarkut Elbasan,

Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës Elbasan, Avokatura e

Shtetit

42 (00-2017-80)14.02.2017Shoqëria “I.T.S.G.A” sh.a kundër Njësia e Mbikqyrjes

së Lojërave të Fatit, Komisioni i Apelimit të Gjobave

pranë Ministrisë së Financave

43 (00-2017-81)14.02.2017Rudina Skonja kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

44 (00-2017-82)14.02.2017Shoqëria “TRANS-BR” Sh.p.k në mungesë kundër

Bashkia e qytetit Patos në mungesë

45 (00-2017-85)14.02.2017Shoqëria “Velipoja - Ekspres” Shpk në mungesë

kundër Bashkia Shkodër në mungesë

46 (00-2017-83)14.02.2017Shoqëria “Studio Ekonomia-Legjislacioni-Biznesi” sh.p.k

kundër Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit

të Parave

47 (00-2017-84)14.02.2017Arben Musaka kundër Luljeta Musaka

48 (00-2017-334)15.02.2017Gentiana Biku kundër Autoriteti i Mediave

Audiovizive

49 (00-2017-299)15.02.2017Kastrati sh.p.k. kundër Drejtoria e Inspektimit

Metrologjik Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë

50 (00-2017-228)15.02.2017Edmond Shkjezi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës

51 (00-2017-297)15.02.2017Gentian Bregu kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar

52 (00-2017-615)15.02.2017Ardita Hykaj kundër Shërbimi Social Shtetëror

53 (00-2017-435)15.02.2017“Emanuel Star” Shpk kundër Inspektoriati Qendror

Teknik Tiranë, Shërbimi Përmbarimor “ZIG” Shpk

54 (00-2017-).02.2017 kundër

55 (00-2017-).02.2017 kundër

56 (00-2017-).02.2017 kundër

57 (00-2017-).02.2017 kundër

58 (00-2017-).02.2017 kundër

59 (00-2017-).02.2017 kundër

60 (00-2017-117)21.02.2017Bashkia Sarandë kundër Muhamet Kosta

61 (00-2017-118)21.02.2017Florije Ajdini kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Korçë

62 (00-2017-120)21.02.2017Shoqëria “Meni” sh.p.k kundër Bashkia Ersekë

63 (00-2017-119)21.02.2017Shoqëria “Euro Lines” sh.p.k kundër Inspektorati

Ndërtimor Urbanistik Kombëtar

64 (00-2017-512)21.02.2017Elona Gjoka kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë

65 (00-2017-124)21.02.2017Agron Islami kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

66 (00-2017-125)21.02.2017Shoqëria “Ecologica” Sh.p.k kundër Drejtoria Rajonal

Tatimore Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

67 (00-2017-121)21.02.2017Red Bull GmbH kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Patentave dhe Markave, Fresh shpk

68 (00-2017-123)21.02.2017Feim Ilias në mungesë kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve në mungesë

69 (00-2017-122)21.02.2017Anila Shyti kundër Avokati i Popullit

70 (00-2017-587)22.02.2017Riza Keçi kundër Komuna Velipojë

71 (00-2017-616)22.02.2017Gazmend Hamitaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

72 (00-2017-1064)22.02.2017Blerim Tuda kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Durrës

73 (00-2017-614)22.02.2017Fatjon Kamberllari kundër Ministria e Financave

(Dega e Thesarit Pogradec)

74 (00-2017-653)22.02.2017Kujtim Brari, Luljeta Brari kundër Këshilli i

Ministrave, Ministria e Punëve Publike, Transportit

dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e

Rrugëve

75 (00-2017-652)22.02.2017Nebahete Zhllima kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

76 (00-2017-647)22.02.2017Kujtim Xhepa kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

77 (00-2017-654)22.02.2017Mersim Kica kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

78 (00-2017-655)22.02.2017Arben Xhaferri kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

79 (00-2017-651)22.02.2017Afrim Dervishaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Pogradec

80 (00-2017-335)22.02.2017Mehmet Bardhoshi kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar

81 (00-2017-423)22.02.2017Nezir Bata kundër Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,

Universiteti i Tiranës

82 (00-2017-215)28.02.2017Shoqëria “Vllaznimi Deda” Sh.p.k, kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme

e Tatimeve, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë

83 (00-2017-211)28.02.2017Veli Kajmaku kundër Drejtoria e Përgjithshme

Tatimeve në mungesë

84 (00-2017-210)28.02.2017Komisioni Vendor i Vlerësimit te Titujve te Pronësisë

pranë Prefektit te Qarkut Elbasan kundër Skënder Alliu

85 (00-2017-209)28.02.2017Sulo Çeçi kundër Prefektura Vlorë

86 (00-2017-208)28.02.2017J.H.Tonnjes E.A.S.T. GmbH & Co.KG kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit

Rrugor, Avokatura e Shtetit

87 (00-2017-207)28.02.2017Nikolla Felahi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës, Bedri Sina

(00-2017-).02.2017 kundër

Kompetenca Civile

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-3401.02.2017Xhevat Hoxha kundër Ferdinand Liman Hoxha,

Adi Liman Hoxha, Qazim Maloku

00-2017-3501.02.2017Subjekti tatimpagues “AL-TE kabllor" shpk kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, Drejtoria e Apelit

Tatimor Tiranë, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore

Durrës

00-2017-14928.02.2017Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural kundër

Subjekti “ZINPAG” sh.p.k.

00-2017-15028.02.2017Izet Haxhiymeri kundër Agjensia e Trajtimit të Pronës

Tiranë, Zyra Vendose e Regjistrimit Pasurisë

Paluajtshme Dibër

00-2017-15128.02.2017Shoqëria “Gea Valle Verde” sh.p.k. Shoqëria

“Viki” sh.p.k., Shoqëria “Mumja” sh.p.k., Shoqëria

“American Millenium Investors” sh.p.k.,

Degjon Elezaj, Alban Xhillari, Artan Shkëmbi kundër

Shoqëria Përmbarimore Private “EPSA” sh.p.k.,

Raiffeisen Bank sh.a.

00-2017-15228.02.2017Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Vlorë

kundër Përmbaruesi Gjyqësor Privat Elmir Vangjeli

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-15828.02.2017Ferdinant Domi kundër Inspektorati Shtetëror i Punës

dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) Dega

Rajonale Kukës, Zyra Përmbarimore Kukës

00-2017-15928.02.2017Sulejman Ismailaja kundër Autoriteti Kontraktor i Shish

(Njësi përfaqësuese e Shërbimit Informativ

Shtetëror)

00-2017-16028.02.2017Shoqëria “A.S.A” sh.p.k. kundër Banka “Intesa San

Paolo” sh.a., Shoqëria e Përmbarimit Privat

“E.P.S.A.” sh.p.k.

00-2017-16128.02.2017Enver Ura kundër Klodian (Aurel) Petalli

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-16428.02.2017Mark Mexhaj, Ndrek Mexhaj, Gjin Kolaj kundër

Ndërmarrja e Ujësjellësit Pukë, Njësia Administrative

Qelëz

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-17328.02.2017Luan Mulaj kundër Drejtoria e Shërbimit të Trupit

Diplomatik Tiranë

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-17728.02.2017Shoqëria “Alb Bakri” sh.a kundër Përmbaruesi gjyqësor

privat Arben Melonashi

00-2017-17828.02.2017Elvis Rrashi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtëshme Shkodër

00-2017-17928.02.2017Drita Meta kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-18828.02.2017Tanush Rica, Margarita Rica, Llesh Rica kundër

Shoqëria O.SH.E.E. sh.a

00-2017-189.02.2017Luan Çelo kundër Harun Çelo, Xhevaire Rabi, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Gjirokastër

00-2017-19028.02.2017Evgjeni Shkupa kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Shkodër

00-2017-19228.02.2017Damin Bejko kundër Enti Kombëtar i Banesave

Drejtoria Rajonale Durrës, Zyra Përmbarimore Durrës,

Qefsere Kaceli (Shijaku), Osman Kaceli

00-2017-19328.02.2017Thanas Stavro kundër Bashkia Finiq, Stavro Buro

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-23001.02.2017Ministria e Financave kundër Azis Jata

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-37601.02.2017Petraq Koka kundër Zyra e Gjendjes Civile pranë

Bashkisë Himarë

00-2017-37701.02.2017Shaqir Plaku, Fatbardha Plaku, Daniel Plaku,

Shkurt Plaku kundër Sabri Ismaili, Drejtoria e Punëve

Publike pranë Bashkisë Tiranë, Njësia Administrative

Baldushk - Bashkia Tiranë, Stacioni i Policisë Farkë,

pranë Drejtorisë Vendore e Policisë së Shtetit Tiranë

00-2017-40917.02.2017Ardian Dauti kundër Nelo Lelaj

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-42017.02.2017Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural kundër

Shoqëria “Eneri” sh.p.k,

00-2017-42117.02.2017Sose Buçpapaj kundër Artur Zenelaj, Sali Ramaj,

Fatmir Iberhasaj, Haziz Docaj, AKU Kukës

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-43317.02.2017Shoqëria Flladi sh.p.k. kundër Bashkia Gjirokastër,

Njësia Administrative Cepo

00-2017-43417.02.2017Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kundër

Blerte Kraja

00-2017-43717.02.2017Sokol Riska kundër Shoqëria “Star NRG” sh.p.k.

00-2017-43817.02.2017Shoqëria “Energji Univers” sh.p.k. kundër Përmbaruesi

gjyqësor privat Eduard Allamani

00-2017-52308.02.2017Avokatura e Përgjithshme e Shtetit kundër Agjencia e

Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave Tiranë,

Jakup Sela

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-62020.02.2017Rajmonda Beu kundër Gëzim Sejko; Mehmet Sejko;

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-62420.02.2017Luan Durro kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë; Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

00-2017-62520.02.2017Alma Nesturi kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve

Sarande; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-74622.02.2017Albert Mullaj kundër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit

dhe Pyjeve Gjirokastër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-75522.02.2017Shoqëria “DORI-N08” sh.p.k kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Durrës

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-97608.02.2017Rapo’s Resort Hotel kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Vlorë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë

Drejtorisë së Përgjithshme

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

00-2017-.02.2017 kundër

Nr.11115-01140-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2017-20 i Vendimit (2)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Admir Thanza

Anëtar

në datën 02.02.2017 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :

PADITËSA:GJERGJI VELIKO, NAXHIJE VELIKO, KLODIAN VELIKO, në mungesë në gjykim.

I PADITUR: KOMPANIA STREAM OIL&GAZ,

në mungesë në gjykim.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur, të lirojë dhe dorëzojë palës paditëse

pemëtoren e zënë në mënyrë të paligjshme, pronë e palës paditëse,

ndodhur në Delvinë, të heqë rrethimin dhe të prishë ndërtimin

e ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e palës paditëse,

detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin shkaktuar palës paditëse.

Baza Ligjore: Nenet 296 e 608 të Kodit Civil;

nenet 153, 154 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.604, datë 09.05.2012, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, së paditësit Ramadan Veliko.

Detyrimin e palës së paditur Kompania Stream Oil & Gaz, t’i lirojë dhe dorëzojë palës paditëse Ramadan Veliko, sipërfaqen e tokës bujqësore “pemëtore”, në masën 4130 m2 në pronën e paditësit, të ndodhur në Delvinë dhe të marrë me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.183, datë 20.10.1999 të Komisionit të Ndarjes së Tokës Delvinë, sipërfaqe, kjo e individualizuar, në skicën shoqëruese të aktit të ekspertimit, të punuar nga eksperti Z. Haxhi Musai datë 23.02.2012 në kuadratin me ngjyrë jeshile, duke hequr rrethimin e vënë në këtë pronë.

Rrëzimin e kërkesë padisë, për pjesën tjetër të kërkimit ligjor, të palës paditëse.

Pushimin e gjykimit të çështjes civile për pjesën e kërkimit ligjor të detyrimit të palës së paditur Kompania Stream Oil & Gaz, të shpërblejë dëmin e shkaktuar palës paditëse.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen, në dy pjesë paditësit dhe një pjesë, palës së paditur.”

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.89, datë 12.02.2013 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.604, datë 09.05.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka paraqitur rekurs pala e paditur Stream Oil&Gas Ltd, nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.89, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.604, datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë ose në alternativë, prishjen e vendimit nr.89, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të palëve pjesëmarrëse, si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ё R E N

Se vendimi nr.89, datë 12.02.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural civil dhe si rrjedhojë do të prishet dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

I. RRETHANAT E FAKTIT

1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon:

Paditësi Ramadan Veliko është banues në Lagjen “Sinan Ballaci“ Delvinë. Ai në bazë të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 është trajtuar me tokë bujqësore. Konkretisht ai është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi, të lëshuar nga Ish komisioni i ndarjes së tokës Delvinë, me nr.183, datë 20.10.1999 në qytetin e Delvinës dhe ka marrë gjithsej një sipërfaqe tokë bujqësore prej 18.300 m2, të ndarë respektivisht në dy parcela në ngastrën e quajtur: ”Selo” 2300 m2 ullishte me kufizime përkatëse dhe në ngastrën “Shqope” me sipërfaqe 16000 m2 kullote, me kufizime përkatëse. Ndërkohë paditësi disponon, edhe formularin nr.6 të skicës së kësaj prone, që është procesverbal dorëzimi i pronës, ku jepet skica e pronës datë 16.04.1993.

2. Për të provuar këto fakte paditësi ka paraqitur AMTP-në, formularin (Procesverbalin datë 16.04.1993), shkresën me nr.844/1 protokolli, datë 24.04.2012 të Këshillit të Qarkut Vlorë (ZAMT-ja pranë saj ), që konfirmon pronësinë e Ramadan Velikos në qytetin e Delvinës.

3. Sipas vendimit Gjyqësor civil nr.2216/1248, datë 28.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është deklaruar pasaktësia e AMT nr.183, datë 20.10.1999 të paditësit në lidhje me zërin kadastral të parcelës “Shqope “, duke e saktësuar atë, nga “Kullote”, në tokë bujqësore “Pemishte“. Ky vendim ka marrë formë të prerë.

4. Tashmë paditësi duke patur pronësinë mbi këtë sipërfaqe tokë bujqësore, me padinë për gjykim pretendon se: në parcelën e quajtur “Shqope”, me sipërfaqe prej 16.000 m2, pemishte të rregulluar me vendimin Gjyqësor, që kufizohet nga: Veriu-Rrugë e vjetër, Jugu- Hasan Hado dhe Përroi, Lindja- Rrugë automobilistike dhe perëndimi- me Pusin e naftës, pala e paditur e pengon në mënyrë të kundërligjshme, paditësin të ushtrojë normalisht të drejtën e pronësisë së tij, duke rrethuar kështu pronën e tij me rrjet teli, ka hapur tip brezaresh për sigurinë, dhe ka vendosur depozita me gaz të lëngshëm, si dhe ka kryer gërmim në truallin e tij.

5. Paditësi pretendon, se pala e paditur padrejtësisht dhe në mënyrë të kundraligjshme i ka zënë këtë sipërfaqe pemishte, pronësi të tij dhe kërkon nga pala e paditur, t’ia lirojë këtë sipërfaqe tokë bujqësore, duke hequr rrethimin e telit në pronën e tij dhe po ashtu të prishë ndërtimin e depozitave në tokën e tij.

II. PROCEDURAT GJYQËSORE.

6. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.604, datë 09.05.2012, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, së paditësit Ramadan Veliko.

Detyrimin e palës së paditur Kompania Stream Oil & Gaz, ti lirojë dhe dorëzojë palës paditëse Ramadan Veliko, sipërfaqen e tokës bujqësore “pemëtore”, në masën 4130 m2 në pronën e paditësit, të ndodhur në Delvinë dhe të marrë me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.183, datë 20.10.1999 të Komisionit të Ndarjes së Tokës Delvinë, sipërfaqe, kjo e individualizuar, në skicën shoqëruese të aktit të ekspertimit, të punuar nga eksperti Z. Haxhi Musai datë 23.02.2012 në kuadratin me ngjyrë jeshile, duke hequr rrethimin e vënë në këtë pronë.

Rrëzimin e kërkesë padisë, për pjesën tjetër të kërkimit ligjor, të palës paditëse.

Pushimin e gjykimit të çështjes civile për pjesën e kërkimit ligjor të detyrimit të palës së paditur Kompania Stream Oil & Gaz, të shpërblejë dëmin e shkaktuar palës paditëse.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen, në dy pjesë paditësit dhe një pjesë, palës së paditur.”

7. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.89, datë 12.02.2013 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.604, datë 09.05.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.

8. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka paraqitur rekurs pala e paditur Stream Oil&Gas Ltd, nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.89, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.604, datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë ose në alternativë, prishjen e vendimit nr.89, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.”

9. Në shkaqet e rekursit veçohen:

· Vendimet e Gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural dhe në shkelje të rënda procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit përfundimtar.

· Gjykata e Apelit ka zhvilluar gjykimin në mungesë të palës së paditur, pa e njoftuar këtë të fundit, duke zhvilluar një proces të parregullt gjyqësor, duke cënuar parimin e kontradiktorialitetit, parimin e barazisë së armëve, të drejtën e të paditurit për të marrë njoftim, për të marrë pjesë në gjykim, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.

· Gjykata e Apelit, pavarësisht se ka vendosur të përsërisë pjesërisht hetimin gjyqësor, nuk i ka komunikuar palës së paditur një kopje të aktit tjetër të ekspertimit topografik.

· Gjykata e Apelit ka kryer kalimin procedural të paditësit Ramadan Veliko me trashëgimtarët e tij pa njoftuar për këtë palën e paditur. Kjo palë ka marrë dijeni për kalimin procedural vetëm pasi është njohur me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

· Gjykatat kanë gabuar në zgjidhjen e çështjes kur kanë vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë me një arsyetim kontradiktor, pasi mungonte legjitimimi pasiv. Nga njëra anë gjykatat pranojnë se i padituri është posedues i ligjshëm i sipërfaqes së tokës, pasi e drejta e përdorimit të tokës i buron nga neni 10 i Ligjit nr.7746, datë 28.07.1993 “ Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe prodhimi)” dhe nga ana tjetër arsyetojnë se i padituri e mban këtë tokë pa asnjë titull e në këto kushte legjitimimi pasiv i palës së paditur, si posedues i paligjshëm pa titull i sipërfaqes së tokës që pretendon paditësi, nuk plotësohet.

III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR

10. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.604, datë 09.05.2012 ndër të tjera ka arsyetuar se: “…(…) Në rastin objekt gjykimi gjykata konkludon se paditësi është pronar i ligjshëm mbi këtë tokë bujqësore dhe konkretisht me AMTP-në përkatëse dhe të saktësuar parcelën objekt konflikti gjyqësor me vendimin gjyqësor të formës së prere të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë nr.2216/1248 datë 28.10.2011 dhe AMTP kjo e vërtetuar nga Këshilli i Qarkut Vlorë (ZAMT pranë saj).. Po ashtu provohet fakti, që paditësi nuk e posedon këtë pronë, pasi është zhveshur nga pronësia e tij dhe ku ne fakt sipas aktit të ekspertimit të punuar nga eksperti Z.Haxhi Musai del se në fakt, mbivendosja e pronës së paditësit me pronën e palës së paditur është 4130 m2, kuadrati me ngjyrë jeshile, në skicën bashkangjitur aktit, pasi në fakt këtë pronë e ka rrethuar me rrjet teli , pala e paditur dhe në fakt, e mban pa asnjë titull pronësie, pasi nga inventari i dorëzimit të pronës nga Albpetrol Sh.a, drejtë palës së paditur, nuk del sipërfaqja e pronës së pusit D12 dhe D4, planvendosja përkatëse dhe sipërfaqe përkatëse e kësaj prone dhe puseve përkatëse.

Gjykata konkludon se padrejtësisht dhe pa asnjë titull pronësie, pala e paditur, i ka rrethuar pronën paditësit në sipërfaqen 4130 m2, duke ia rrethuar dhe kështu ajo duhet t’ia lirojë këtë sipërfaqe toke prone, palës paditëse. Kjo për shkak se gjykata e sheh të ligjshme aktin e ekspertimit, pasi eksperti ka punuar në dokumentat e paraqitura nga palët, dhe nuk ka vend pretendimi i palës së paditur se ka punuar në dokumentat e servirura nga pala paditëse, pasi në fakt të paditurit, edhe pse iu kërkua dokumentacion i pronësisë së puseve, planvendosje dhe sipërfaqe përkatëse nga gjykata disa seance, ai nuk i solli, edhe pse kishte detyrim në bazë të nenit 15 të K.Pr.Civile. Akti i punuar nga eksperti është i ligjshëm, pasi ai është bazuar në gjendjen faktike dhe dokumenta të pakundërshtueshme nga palët.

Përsa i përket vendosjes së depozitave në këtë sipërfaqe gjykata konkludon: se palës së paditur, i buron e drejta e përdorimit të kësaj toke në bazë të nenit 10, të ligjit nr.7746, datë 28.07.1993 qe thotë se:”E drejta e përdorimit të tokës “Në bazë të kushteve të specifikuara në rregulloret e hartuara në përputhje me nenin 9.1(e) do të gjykohet që një kontraktori i është dhënë sipas dispozitave të ligjit “Për tokën “, e drejta për të hyrë dhe përdorur tokë publike ose private për të kryer operacione hidrokarburesh nën marrëveshjen e Hidrokarbureve ku kontraktori është palë”. Dhe detyrimisht pala e paditur legjitimohet ta përdorë këtë tokë private të palës paditëse, për të kryer operacione Hidrokarbure për kërkim hidrokarbure. Dhe ne fakt posedimin e këtyre depozitave të naftës, pala e paditur e ka me mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë pala e paditur ndonëse me të drejtë, e mban këtë tokë, duke vendosur depozita nafte, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.7747 datë 28.07.1993, për të kryer operacione hidrokarbure, porse ajo duhet që më parë të ketë detyrimisht një marrëveshje kontraktore mes saj dhe pronarit, që në këtë rast është paditësi Ramadan Veliko, për t’ia shfrytëzuar këtë tokë, si dhe të fitojë të drejtën e kalimit në pronën e paditësit, sipas dispozitave ligjore të parashikuara nga neni 261-265 të K.Civil, duke kërkuar më parë, tek paditësi të drejtën e servitutit të kalimit, në pronën e palës paditëse.

Në rastin konkret, plotësohen kriteret ligjore të parashikuara nga nenin 296 të K.Civil dhe si pasojë, pranohet padia e palës paditëse, vetëm në pjesën, që sipas aktit të ekspertimit pala e paditur i ka zënë pronën palës paditëse, ne sipërfaqen 4130 m2, duke prishur kështu, rrethimin që ajo ka bërë në pronën e paditësit.

Përsa i përket vendosjes të depozitave në pronën e palës paditëse, eksperti nuk përcaktoi një gjë të tillë, dhe në fakt pala e paditur i ka vendosur ato në mënyrë të ligjshme, vetëm se duhet të lidhë një marrëveshje në të ardhmen, për shfrytëzimin e kësaj pronësie të palës paditëse me këtë të fundit.

11. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.89, datë 12.02.2013 ka arsyetuar pothuajse si gjykata e shkallës së parë.

IV. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.89, datë 12.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile) është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qenë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë madje është detyrim që, gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

14. Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e procedural nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

15. Gjykata e Lartë nuk mund të përsërisë vetë tërësisht a pjesërisht hetimin gjyqësor, për shkakun e thjeshtë se, duke qenë vetëm gjykatë ligji, nuk i lejohet të marrë prova të reja apo të lejojë palët të debatojnë mbi provat, duke hetuar e çmuar ndryshe provat e debatuara në gjykimin në apel e shkallë të parë.

16. Kolegji Civil çmon se, konkluzionet e arritura nga gjykata e apelit janë marrë në mungesë të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, ku nga gjykata nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat faktike që lidhen me gjykimin e çështjes.

17. Pala e paditur, Dega Shqipëri e Shoqërisë së Huaj Sream Oil & Gaz, në vijim të Marrëveshjes Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Delvinë”, me Shoqërinë Albetrol sh.a, të miratuar me VKM nr.509, datë 08.08.2007, ka marrë në dorëzim ndërmjet të tjerave dhe një pus nafte në Delvinë më gjithë aksesorët e tij, por nuk përcaktohet sipërfaqja e tokës, mbi të cilën ndodhet ky pus, siç pretendon vetë pala e paditur në rekurs “ nuk ka marrë dokumentacionin që tregon sipërfaqen e puseve dhe planvendosjen e tyre”.

18. Në këto rrethana Kolegji Civil konkludon se, duhet të hetohet në lidhje me çështjen e zgjidhjes së konfliktit të pronësisë së tokës së të paditurit të mbivendosur me pronën e paditësit në frymën e Ligjit 7746, datë 28.07.1993, “Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)”, në nenin 10, për të drejtën e përdorimit të tokës, në të cilin është parcaktuar: “(l) Në bazë të kushteve të specifikuara në rregulloret e hartuara në përputhje me nenin 9.l(e), do të gjykohet që një Kontraktori i është dhënë, sipas dispozitave të ligjit "Për Tokën", e drejta për të hyrë dhe përdorur tokë publike ose private për të kryer Operacione Hidrokarburesh nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve ku Kontraktori është palë. (2) Nëse Kontraktori nuk paguan kompensim kur i kërkohet, ai do t'i nënshtrohet gjobave të specifikuara në rregulloret përkatëse. (3) Për qëllimet e këtij neni "tokë private" do të thotë tokë në pronësi private dhe tokë e dhënë me qera apo në përdorim nga Shteti.”.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në zbatim të përcaktimeve të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile i cili përcakton se: “Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve apo kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë dhe prova të reja.”, gjykata e apelit duhej që t’i kishte dhënë mundësi palës ankuese që të paraqiste pretendimet e saj, në lidhje me dokumentacionin teknik që bashkëshoqëron kontratën e kërkimit të hidrokarbureve përsa kohë që, këto të fundit mund të ndikonin në mënyrë thelbësore në zgjidhjen e çështjes.

20. Gjykata e apelit, në përgjigje të pretendimeve të ngritura në ankim dhe në kufijtë e këtyre pretendimeve (përveç çështjeve për të cilat ligji e ngarkon të shprehet e konstatojë kryesisht), mund dhe duhet të kryejë vetë hetim të plotë e të gjithanshëm të çështjes, për të riparuar mangësitë e hetimit gjyqësor në shkallë të parë, nëpërmjet mekanizmit të përsëritjes së pjesshme a të plotë të hetimit gjyqësor, duke patur të drejtën e detyrimin për të realizuar të gjitha veprimet procedurale hetimore sikurse gjykata e shkallës së parë, madje edhe duke lejuar a kërkuar marrjen dhe paraqitjen e provave të reja.

21. Bazuar në nenin 465 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit duhet të vendosë kryesisht a mbi kërkesën e palës të përsërisë pjesërisht a tërësisht hetimin gjyqësor. Përsëritja tërësisht e hetimit gjyqësor është mjeti procedural domethënës për të treguar se, gjykata e apelit nuk ka kufij gjykimi si gjykatë fakti, rrjedhimisht nuk ka justifikim ligjor për të mënjanuar veten nga përmbushja e urdhërimit të ligjit për ta gjykuar vetë e në mënyrë ezauruese çështjen e gjykuar me mangësi hetimi nga gjykata e shkallës së parë dhe të ardhur për shqyrtim në apel mbi ankimin e palëve. Në këtë kontekst, i vetmi përjashtim është rasti kur nevojitet marrja e një prove të re, e cila përmbush njëkohësisht dy kushte: të jetë vendimtare për zgjidhjen e çështjes dhe të jetë e vështirë marrja e saj në shkallë të dytë.

22. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton edhe se, gjatë gjykimit e konkretisht në datën 12.11.2012 ka ndërruar jetë paditësi Ramadan Veliko dhe Gjykata e Apelit vetëm nëpërmjet certifikatave të dorëzuara nga përfaqësues të palës paditëse, ka bërë kalimin procedural bazuar vetëm në çertifikatën e vdekjes dhe çertifikatën familjare, duke mos kërkuar nga trashëgimtarët që të kryenin procedurën e lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë për paditësin si i vetmi dokument ligjor që përcakton në mënyrë shteruese rrethin e trashëgimtarëve të paditësit.

23. Për arsyet e parashtruara më sipër Kolegji Civil vlerëson se, vendimi nr.89, datë 12.02.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është rrjedhojë e një hetimi të pamjaftueshëm gjyqësor e për pasojë do të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja (c) të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.89, datë 12.02.2013, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë më 02.02.2017

Nr. 11243-00130-00-2017 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2017-5 i Vendimit (3)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.02.2017, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ARJON CAKRANI, në mungesë

TË PADITUR: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesë

ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME FIER, në mungesë

Me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda

PERSONA TË TRETË:PETRIT TAFAJ, në mungesë

DASHNOR SHEHAJ, në mungesë

OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit nr.102, datë 27.02.1996,

të Komisionit të Kthim Kompensimit të Pronës Fier,

duke kthyer fizikisht sipërfaqen e pronës prej 11,200 m2

të ish-subjektit Qani Bejleri (Cakrani), trashëgimtarëve të tij

ndodhur në fshatin Cakran, Fier.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 36, 41, 42, 153, 154, 154/a, 158 të K.Pr.Civile,

ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, ka vendosur:

“Të nxjerrë jashtë juridiksionit mosmarrëveshjen civile nr.21239-00823-62-2015 (1193/575) regjistri, datë 05.12.2015.

Të dërgojë aktet e kësaj çështjeje civile për shqyrtim pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronës, Tiranë”.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë, pala paditëse Arjon Cakrani, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë të shprehet nëse vendimi nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12. 2016, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është një vendim i drejtë apo çështja duhet të dërgohet në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, duke paraqitur shkaqet sa më poshtë:

· Paditësi i është drejtuar gjykatës me padi, në datën 20.04.2015, periudhë kur në fuqi ishte Ligji 9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe si rrjedhojë të gjitha veprimet proceduriale dhe provat janë marrë në përputhje me ligjin e kohës, pra me ligjin nr.9235/2014. Gjykata ka gabuar kur i është referuar Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ndërkohë që kërkesë padia është ngritur kur në fuqi ka qenë Ligji nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”

· Gjykata në vendimin e saj për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes objekt gjykimi, ka gabuar, sepse KKKP Fier e ka shqyrtuar një herë këtë kërkesë dhe ka vendosur kthimin pjesërisht të sipërfaqes së sekuestruar në vitin 1945. Paditësi duke mos qenë dakord me masën e kthimit fizik i është drejtuar gjykatës dukë kundërshtuar vendimin e KKKP Fier.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palës paditëse; në mungesë të personave të tretë; përfaqësuesin e palës së paditur Avokatin e Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; dhe si diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Paditësi, Arjon Cakrani, sipas vendimit nr.3226, datë 17.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë, është një ndër trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit Qani Bejleri (Cakrani).

2. Me vendimin nr.102, datë 27.02.1996, Komisioni i Kthim dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka vendosur që trashëgimlënësit të paditësit, ish pronarit Qani Bejleri (Cakrani), t’i njohë pronësinë mbi një sipërfaqe prej 11.200 m2 dhe kthimin fizik vetëm për sipërfaqen prej 1.950 m2. Ky komision ka arsyetuar në këtë vendim se i kthehet ish pronarit Qani Bejleri (Cakrani) sipërfaqja prej 1.950 m2, sepse është një sipërfaqe e lirë, ndërsa pjesa e mbetur nga 11.200 m2 është e zënë me ndërtime të ndryshme.

3. Paditësi Arjon Cakrani si një nga trashëgimtarët e ish pronarit (trashëgimlënësit) Qani Bejleri (Cakrani), pretendon se në vendimin nr.102, datë 27.02.1995, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, duke mos bërë një akt ekspertimi, nuk ka përcaktuar se sa është sipërfaqja e zënë me ndërtime dhe në cilën pjesë të kësaj sipërfaqeje ndodhen këto ndërtime. Kjo palë gjithashtu pretendon se kjo sipërfaqe ka qenë dhe vazhdon të jetë e lirë në të gjithë sipërfaqen e saj prej 11.200 m2.

4. Në këto rrethana pala paditëse në bazë të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, kundërshton vendimin nr.102, datë 27.02.1995, të Komisionit të Kthim dhe Kompensimit të Pronave, Fier dhe kërkon ti kthehet tërësisht e gjithë sipërfaqja truall prej 11.200 m2, duke ju drejtuar gjykatës me padinë me objekt si më sipër.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, ka vendosur:

· Të nxjerrë jashtë juridiksionit mosmarrëveshjen civile nr.21239-00823-62-2015 (1193/575 ) regjistri ,datë 05.12.2015.

· Të dërgojë aktet e kësaj çështjeje civile për shqyrtim pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronës, Tiranë.

5.1. Kjo gjykatë ka arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, se: “...omissis... Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, datë 05.12.2015, neni 9, fondi i kompensimit te pronave sipas këtij ligji përbëhet nga : A) Fondi Financiar i Kompensimit; B) Fondi i Tokës, ... , neni 32, pika 1, Agjensia e Kthimit të Pronave është transformuar në Agjensinë e Trajtimit të Pronës dhe ndjek të gjitha mosmarrëveshjet për të cilat është dalë me vendim përfundimtar nga personi juridik i mëparshëm publik sipas përgjegjësive të ngarkuara nga ligji. Rezulton se sipas nenit 9, pika 2 të ligjit nr.133/2015 asnjë organ administrativ apo gjyqësor nuk mund të disponojë mbi këtë fond, përveç subjekteve të parashikuara në këtë ligj për administrimin e tij, pra vendimmarrja e kësaj natyre i takon Agjensisë së Trajtimit të Pronës. .(...).”

6. Kundër vendimit nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, brenda afatit ligjor, pala paditëse Arjon Cakrani ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë me shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm.

7.Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 36: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

7.2. Neni 59: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ”.

7.3. Neni 60: “Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.”

8. Dispozitat e Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 2: Qëllimi i këtij ligji është:

a) përfundimi, në përputhje me këtë ligj, i procesit të trajtimit nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të pronave të subjekteve, të cilave u janë shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marra me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti komunist prej datës 29.11.1944;

b) rregullimi dhe shpërblimi i drejtë i kompensimit të pronës, ekzekutimi i vendimeve përfundimtare të kompensimit, si dhe përfundimi i procesit të kompensimit, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, nëpërmjet fondit të kompensimit.

8.2. Neni 3:“1. Ky ligj vepron për të gjitha kërkesat, të cilat janë në shqyrtim në AKKP, në ditën e hyrjes në fuqi të tij, si edhe mbi të gjitha ato kërkesa, të cilat do të paraqiten brenda afateve të këtij ligji, sa i takon njohjes së të drejtës së pronës.

2. Gjithashtu, ky ligj i shtrin efektet, sa i takon vlerësimit financiar, për:

a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;

b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.”

8.3. Neni 20: “Kërkesat e bëra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe kërkesat e bëra brenda afatit të përcaktuar në këtë ligj, nëse prona nuk kategorizohet në pronat e përcaktuara në nenet 4 dhe 25, të këtij ligji, do t'i nënshtrohen trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes së të drejtës së subjekteve të shpronësuara me vendim të ATP-së dhe kompensimit të tyre sipas këtij ligji. Në çdo rast, aty ku është e mundur, i jepet përparësi kompensimit fizik në pronën që i njihet subjektit me vendim të ATP-së.”

8.4. Neni 29:“Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

9. Se ankimi i veçantë i paraqitur pala paditëse Arjon Cakrani, nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja objekt gjykimi.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil. Çështja konkrete nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor prandaj konflikti duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet në rrugë administrative.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile).

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

13. Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor...(...)”. Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se çdo gjykate në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në analizë dhe vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, konstaton se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

15. Në nenin 29 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” në të cilin është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”.

16. Kolegji vlerëson se dispozita e mësipërme duhet zbatuar vetëm për ato raste kur paditë paraqiten për shqyrtim para gjykatave mbas hyrjes në fuqi të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” për të kundërshtuar një vendim të marrë nga ATP sipas parashikimeve të këtij ligji.

17. Në rastin konkret rezulton se kërkesëpadia objekt gjykimi është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier me datë 20.04.2016, ndërsa Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, është botuar ne Fletoren Zyrtare nr.255 të datës 08.02.2016 dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas kësaj date, pra kërkesëpadia është regjistruar në gjykatë pasi ky ligj ka hyrë në fuqi.

18. Në rrethanat kur çështja është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë, pasi ka hyrë në fuqi Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, e drejta e ankimit kundër vendimeve të komisioneve të kthimit e kompensimit të pronave mund të bëhej në gjykatën e apelit, pasi të jetë ezauruar rruga administrative pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave.

19. Për sa më sipër arsyetoi Kolegji Civil çmon se jemi para një çështjeje e cila nuk hyn në juridiksionin gjyqësor por në atë administrativ.

20. Përfundimisht Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12. 2016, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duhet të lihet në fuqi dhe aktet e kësaj çështjeje duhet të dërgohen për shqyrtim pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronës, Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 37, 59 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.62-2016-4253-(1368), datë 05.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 02.02.2017

Nr. 11243-00139-00-2017 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2017-22 i Vendimit (4)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.02.2017, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-00139-00-2017, që u përket palëve:

PADITËS:ARMAND DULO.

TË PADITUR: KËSHILLI I MINISTRAVE.

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME KORÇË.

OBJEKTI:

Detyrimi i të paditurit të njohin pronarë paditësin mbi pasurinë

me nr.58/2 ZK 1321 vol 7 faqe 169 ndodhur në fshatin Buçimas

e llojit truall me sip 384.25 m2 e regjistruar si pasuri shtet

dhe mbi pasurinë me sip. 374.37 m2 e llojit arë pjesë e pasurisë

me nr.58/1 ZK 1321 N 6 faqe 168 ndodhur në Buçimas Bashkia Maliq.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 154 K.Pr.Civile

Neni 169, 170 K.Civil

Ligji 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr.2150 akti, datë 22.11.2016, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkimit të Avokaturës së Shtetit me objekt "Ndryshimin e vendimit gjyqësore të ndërmjetëm datë 22.11.2016 për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësorë.“

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, dhe kundër-ankim pala paditëse Armand Dulo, të cilët parashtrojnë këto shkaqe:

Avokatura e shtetit Zyra Vendore Korçë.

· E drejta e pronësisë është një e drejtë themelore e çdo shtetasi dhe subjekti juridik që garantohet dhe mbrohet prej Kushtetutës të Republikës të Shqipërisë. Për këtë qëllim janë parashikuar një sërë mekanizmash dhe mjetesh për ta mbrojtur dhe realizuar atë. Në fakt jo vetëm kjo por edhe çdo e drejtë tjetër e ligjshme gëzon mbrojtje ligjore prej të gjitha juridiksioneve qoftë administrative qoftë edhe gjyqësor. Pra në mbrojtjen e një të drejte apo të përfitimit të një të drejte përfituesit në varësi të rastit dhe të situatës i drejtohen qoftë juridiksionit administrativ qoftë atij gjyqësor, por sipas disa premisave ligjore që duhet të plotësohen. Këto premisa përcaktojnë në mënyrë përfundimtare rrugën që duhet të ndiqet prej subjektit dhe kujt juridiksion i drejtohet fillimisht.

-Përcaktimi i këtij juridiksioni, në rastin tonë konkret, duhet të marrë në analizë kushtet konkrete të çështjes dhe ti japë përgjigje konkrete subjektit paditës për mënyrën e zgjidhjes të çështjes.

- Duke i’u referuar rastit konkret mendojmë se kjo çështje zgjidhet prej juridiksionit administrativ fillimisht. Pra paditësi ka të gjitha mundësitë ligjore që t’i drejtohet organeve të administratës shtetërore për rastin përkatës dhe të ezaurojë fillimisht këtë juridiksion dhe më tej në varësi të zgjidhjes të vazhdojë me procesin gjyqësor.

-Paditësi realisht ka edhe mundësi të tjera administrative për të realizuar të drejtën e pretenduar.

- Për rastin konkret duke qenë se paditësi kërkon të fitojë pronësinë e truallit nën një godinë dhe atij funksional, të blerë në mënyrë të rregullt prej një enti shtetëror sikurse Drejtoria e Administrimit të Pronës Publike, ai duhej që t’i drejtohej Ministrisë të Financave, Drejtorisë të Administrimit të Pronës Publike, pasi ai të fitonte këtë pronësi nëpërmjet ligjit nr.10270, datë 22.04.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij” si dhe V.K.M nr.413, datë 25.06.2014. “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të shitjes së trojeve në përdorim sipërfaqe të domosdoshme, dhe trojet shtesë e funksionale të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, të objekteve shtetërore të veçuara apo të privatizuara, të objekteve apo ndërtesave të shitura të ish-kooperativave bujqësore si dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve publike.

-Pra siç shihet qartë paditësi është subjekt i këtyre akteve ligjore dhe çështja e tij zgjidhet shumë mirë prej juridiksionit administrativ. Pra paditësi ka të gjitha mundësitë që prej ligjeve dhe akteve nënligjore të fitojë pronësinë e pretenduar sepse ai plotëson disa premisa ligjore të cilat i kemi përmendur më lart.

-Mendojmë se zgjedhja e juridiksionit gjyqësor është zgjidhja e fundit që ekziston kur një çështje nuk mund të zgjidhet prej juridiksionit administrativ për shumë arsye p.sh sepse nuk ka ligj të veçantë apo akte të tjera ligjore që e zgjidhin këtë çështje. Kur konkurrojnë të dy juridiksionet detyrimisht çështja fillimisht zgjidhet prej atij administrativ dhe pasi ai mbaron “detyrën” ky juridiksion në varësi të zgjidhjes kërkuesi mund të vazhdoj më tej.

-Në këtë mënyrë sipas rastit juridiksioni gjyqësor, kontrollon edhe juridiksionin administrativ.

-Përfundimisht kërkojmë prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër-ankimi i palës paditëse Armandi Dulo.

· Pretendimi i ngritur nga Avokatura e Shtetit është jo vetëm një pretendim i pabazuar në ligjin procedurial por njëkohësisht është dhe alogjik për faktin e thjeshtë se Kjo Zyrë kërkon ti diktojë palës paditëse rrugën që ajo zgjedh për të fituar një të drejtë siç është në rastin konkret e drejta e pronësisë mbi sipërfaqen e truallit dhe tokës arë të poseduar në fakt prej saj.

· Kjo pasi legjislacioni ynë por edhe ai ndërkombëtar njeh disa mënyra të fitimit të pronësisë, njëra prej të cilave është dhe ajo e pretenduar nga paditësi, pra fitimi i pronësisë nëpërmjet parashkrimit fitues. Kjo mënyrë e fitimit të pronësisë është parashikuar në legjislacionin civil të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994 “K.Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ekzaktësisht në nenet 268 dhe 169 të tij.

· Për të realizuar këtë të drejtë të pretenduar pikërisht nëpërmjet këtij instituti kërkohet vetën plotësimi i disa kushteve të përcaktuara në këtë ligj dhe nuk është e domosdoshme që të jetë realizuar më parë me ndonjë procedurë administrative.

· Në rastin konkret paditësi nuk kërkon që ta realizojë këtë të drejtë pronësie nëpërmjet blerjes e cila do të diktonte paraprakisht ezaurimin e rrugës administrative por kërkon që të njihet pronar nëpërmjet parashkrimit fitues, pasi vlerëson se kjo rrugë është më me interes për të.

· Ndaj pretendimi i Avokaturës së Shtetit që kjo çështje të dalë jashtë juridiksionit gjyqësor, prej nesh vlerësohet një pretendim jo ligjor dhe jo korrekt dhe mbi të gjitha një pretendim që nuk mund të gjejë mbështetje në ligjin procedurial të cituar nga vetë kjo Zyrë.

· Përfundimisht kërkojmë mospranimin e ankimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Paditësi sipas objektit të saj në padi kërkon njohjen e pronësisë mbi dy sipërfaqe të cilat pretendon se i posedon pa titull për një kohë mbi 20 vjet njëra sipërfaqe e llojit truall dhe tjetra e llojit are.

Pas parashtrimeve të palës paditëse në seancën e datës 22.11.2016 Avokati i Shtetit pasi u njoh me padinë kërkoi nxjerrjen jashtë juridiksionit të këtij gjykimi për arsye se nga ana e paditësit duhet të ezaurohet rruga administrative për sipërfaqen 374.37 m2 e llojit “arë" pjesë e pasurisë me nr.58/1 ZK 1321 e cila duhej të ishte trajtuar me Ligjin nr.7501 “Për Tokën” dhe nuk figuron e tillë, ndërsa sa i përket pasurisë me nr 58/2 ZK 1321 vol. 7 faqe 169 ndodhur në fshatin Buçimas e llojit truall me sipërfaqe 384.25 m2 e regjistruar si pasuri shtet në të cilën paditësi kërkon të fitojë pronësinë që ndodhet nën një godinë si pjesë funksionale, duhet të ndiqet rruga administrative për ta blerë në mënyrë të rregullt prej një Enti Shtetëror sikurse është Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në mbështetje të ligjit nr.10270, datë 22.04.2010.

Pala paditëse nëpërmjet përfaqësuesit ligjor parashtroji se duke qenë posedues i këtyre sipërfaqeve për një periudhë të gjatë kohe nuk dëshirojmë ta blejmë por të njihemi pronare, për sa kohë nuk është kërkuar rivendikimi i saj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr.8211, datë 17.10.2016, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkimit të Avokaturës së Shtetit me objekt “Ndryshimin e vendimit gjyqësore të ndërmjetëm datë 22.11.2016 për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësorë.”

Me arsyetimin se, Gjykata pasi dëgjoi të dy pretendimet me vendim të ndërmjetëm u shpreh se në këtë moment të gjykimit (veprime paraprake) të mos e pranojë kërkesën për faktin pasi duhet të hetohet gjatë procesit gjyqësor se nëse do jemi para kërkimit të Avokaturës së Shtetit për nxjerrjen e gjykimit jashtë juridiksionit gjyqësorë apo të vazhdimit të shqyrtimit gjyqësorë.

Ky vlerësim gjen mbështetje në dispozitën ligjore të nenit 59 të K.Pr.Civile që përcakton se: “Në çdo fazë dhe shkallë gjykimi Gjykata qoftë dhe kryesisht merr në shqyrtim nëse çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësorë apo administrativ.”

Pra në vështrim të kësaj dispozite mos pranimi i kërkesës të Avokaturës së Shtetit lidhej vetëm me fazën e gjykimit e cila ishte në veprimet paraprake për të cilën u çmua se duhet të nënshtrohet hetimit të plotë mbi bazën e pretendimeve të palëve.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë dhe kundër-ankim pala paditëse Armandi Dulo, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

LIGJI I ZBATUESHËM

1. Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

2. Neni 116 i Kushtetutës: “1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta; b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; c) ligjet; ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave.

3. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe.

4. Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit të tyre”.

5. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

5.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

5.2 Neni 45§1 i K.Pr.Civile: “Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre.”

5.3 Neni 59 i K.Pr.Civile: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.”

5.4 Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos mos kompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.2150 akti , datë 22.11.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

Në këtë kuptim doktrinat shkencore të së drejtës procedurale civile dhe penale europiane kanë krijuar institutin perpetuatio iuridictionis, për të konceptuar dhe rregjuar juridikisht çështjet primare dhe fillestare se si konstituohet gjyqtari natyral dhe se si ruhet permanenca dhe vazhdimësia e pandërprerë e kësaj figure gjyqësore garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo subjekti të së drejtës, konkretisht çështjes së juridiksionit dhe kompetencës së gjyqtarit natyral , çështje të cilat nga ana tjetër janë edhe prezumimit procedurale kryesore dhe absolute të vlefshmërisë së procesit gjyqësor.

Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor...(...). ” Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor.

Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me juridiksionin gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në analizë dhe vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Kolegji vlerëson se, në këtë lloj gjykimi, i cili lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, mund të bëhet vetëm nga gjykatat e zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile. Gjykata zhvillon një gjykim themeli lidhur me titullin e pronësisë. Nga pikëpamja e ligjit procedural (neni 12 dhe 213 të K.Pr.Civile), paditësi duhet ta provojë këtë fakt me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon.

I gjithë hetimi gjyqësor i lartë përmendur, i jep jetë nenit 31 të K.Pr.Civile që shprehet se “Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. ...” Nga ana tjetër, “Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.”, çka do të thotë se i padituri ka të drejtë të paraqesë pretendime lidhur me legjitimitetin aktiv ashtu edhe me legjitimitetin pasiv, në mënyrë që nga debati kontradiktor të dalë e vërteta mbi marrëdhënien objekt gjykimi dhe mbi bazën e kësaj të vërtete gjykata ta shpallë të bazuar në ligj apo jo padinë.

Kolegji Civil sjell në vëmendje Vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013, në të cilin është arsyetuar se :”...nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi do të rezultojë se kërkimet e shtruara për zgjidhje, si dhe shkaku ligjor i kërkesë padisë së paraqitur për shqyrtim janë të natyrës civile, atëherë kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata civile, pavarësisht përcaktimit që mund të jetë propozuar nga ana e palëve ndërgjyqëse.

Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegjet e Bashkuara arrijnë në konkluzionin se kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryerja e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për të kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës civile.

Në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë lidhur me pyetjen e parë arrijnë në interpretimin unifikues se: ....

C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”

Kolegji thekson se, në këtë rast kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje tipike juridiko - civile, e cila bazohet në të drejtën e pronësisë. Pala paditëse ka ngritur një padi klasike, objekti i të cilës është kërkim për njohje pronar, të parashikuar nga dispozitat përkatëse të K.Civil, neni 168 dhe 169 i K.Civil. Çështja objekt gjykimi nuk ka të bëjë me një kërkim drejtuar një organi administrativ, as me një mosmarrëveshje administrative, për rrjedhojë nuk mund të bëhet fjalë për ekzistencën apo jo të juridiksionit administrativ për trajtimin e saj.

Në rrethana të tilla, gjejnë zbatim dispozitat mbi juridiksionin për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në K.Pr.Civile (Pjesa e Parë, Titulli i III-të, Kreu i II-të). Sipas nenit 36§1 të K.Pr.Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Për rrjedhojë, paditë që themelohen në dispozitat e Kodit Civil janë mosmarrëveshje civile që i përkasin ekskluzivisht juridiksionit gjyqësor. Mjafton vetëm shkaku i padisë i themeluar mbi këto dispozita për të detyruar gjykatën të marrë në shqyrtim çështjen dhe pas shqyrtimit gjyqësor të shprehet me vendim përfundimtar.

Kolegji lidhur me pretendimin e palës ankuese Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, vlerëson se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me konkurrim midis dy juridiksioneve, atij administrativ dhe atij gjyqësor, pasi pala paditëse me kërkimet objekt gjykimi ka kërkuar të fitojë pronësinë në zbatim të nenit 169 të Kodit Civil, si rezultat i parashkrimit fitues dhe jo nëpërmjet parashikimeve të Ligjit nr.10270, datë 22.04.2010 “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit” si dhe V.K.M nr.413, datë 25.06.2014.

Në lidhje me pretendimin, se pala paditëse duhej të kërkonte fitimin e pronësisë mbi truallin shtetëror nëpërmjet parashikimeve të Ligjit nr.10270, datë 22.04.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit” si dhe V.K.M nr.413, datë 25.06.2014, Kolegji Civil konstaton se pala paditëse ka poseduar qetësisht sikur të ishte pronarë, sendet objekt material të padisë për më shumë se 20 vjet dhe për rrjedhojë kërkon të njihet pronarë me parashkrim fitues sipas nenit 169 të Kodit Civil, gjë që vërteton se zgjidhja e çështjes i përket tashmë juridiksionit gjyqësor.

Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionit administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës.

Kolegji Civil vlerëson se çështja e juridiksionit vlerësohet ngushtë me natyrën e mosmarrëveshjes, e cila nga ana e saj përcaktohet nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë. Në rrethanat kur objekti i padisë është pretendimi për fitimin e pronësisë nëpërmjet parashkrimit fitues, parashikuar në nenin 169 të Kodit Civil, juridiksion për të gjykuar këtë çështje ka vetëm pushtetit gjyqësor.

Rruga jashtëgjyqësore e zgjidhjes së pretendimeve të subjekteve që përfitojnë nga K.Civil i R.Sh, është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin, por jo rrugë e detyrueshme për t’u shteruar prej tyre para se t’i drejtohen gjykatës .

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me Nenin 485/a të K.Pr.Civile duhet të vendoset lënia në fuqi e vendimit nr.2150 akti, datë 22.11.2016, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Korçë, si një vendim i drejtë dhe në përputhje me ligjin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2150 akti, datë 22.11.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 09.02.2017

Nr. 11117-00196-00-2017 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2017-23 i Vendimit (5)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.02.2017, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11117-00196-00-2017, që u përket palëve:

PADITËS: PIRO ZBOGO, ZHANETA NOTA, GJINOVEFA ZBOGO, ALIQI ZBOGO, THEODHORI KUMI, PETRO KUMI, ARBEN KUMI, ANETA GJIKA, NIKOLLAQ VRETO, STAFAN VRETO, PETRAQ VRETO, MARKO VRETO, LILIKA QIRICI, DHIMTËR BIXHILI, SHANO BIXHILI.

TË PADITUR: Të gjithë trashëgimtarët e tjerë të trashëgimëlënësit KOSTE MARKO ZBOGO: ELI ZBOGO, KOSTAQ ZBOGO, VIOLETA ZBOGO, DHIMITRIT, OLLGE ZBOGO.

DREJTORIA E ADMINISTRIMIT E MBROJTJES SË TOKËS-QARKU VLORË.

BASHKIA E QYTETIT HIMARË.

PERSONA TË TRETË: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE TIRANË.

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË.

OBJEKTI:

Njohjen pronar në bashkëpronësi me trashëgimtarët e tjerë

të pasurisë së paluajtshme trashëgimore të lënë në trashëgimi n

ga trashëgimlënësi Koste Marko Zbogo në Dhërmi Vlorë, në vendet:

1.1“Helladhra”, 3 vreten tokë me 20 rrënjë ullinj.

b.8 vreten tokë me 20 rrënjë ullinj me kufij:

L: Foto Zhupa, P: Thimio Gjikopulli, V: Kosta M.Zbogo, J: Lica Muca.

c. Një bahçe me 8 vreten tokë me 70 portokalle dhe 4 ullinj me kufij:

L:Lilo Koshmani, P: Foto Kocani, V: Pavllo Vreto, J: Vasil Fotiadhi.

d. Tokë 1010 m2 me kufij sipas skicës kadastrale,

gjithsej 22 vreten dhe 1010 m2 me 64 rrënjë ullinj.

1.2 "Shkambo", 2 vreten tokë me 20 portokalle.

b. një bahçe me 2 vreten tokë me kufij:

L: Vangjel Nikolla, P:Foto Koca, V: Petro Zhupa, J; Vasil Ziu,

gjithsej 4 vreten pemishte.

1.3.Shën Ilia 4 Vreten:

b.4 vreten me kufij: L: Rrugë komunale, P: Shën Ilia,

V: Rrugë komunale, J: Shën Gjergji, gjithsej 8 vreten.

1.4 Llangodhea, 2 vreten pemishte me kufij:

L: Kiço Muço, P: Lume, V:Janaq Gjika dhe Kosta Dhimilri, J: Sofo Vreto.

5. 556 m2 arë.

1.5 “Qele” 10 strem bahçe me 30 portokalle me kufij:

L: Lumë, P: Foto Bixhili, V: Stefo Dhima, J: Foto Beli.

1.6 “Llango" 10 vreten vresht me 5000 rrënjë ullinj hardhi me kufij:

L-J: Rrugë , P: Përrua, V: Thanas Dhima.

1.7 “Dhërmi” 168 m2 truall, total 46 vreten tokë me 64 rrënjë ullinj

1796 m2 tokë arë, 168 m2 truall dhe 10 stren tokë pemishte.

2. Rivendosje në afat të kërkesës për aplikim njohje, kthim e kompensim

të pronës trashëgimore pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronës Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 31, 32/a, 151, 154 i Kodit të Procedurës Civile,

neni 349 i Kodit Civil,

ligji nr.133/2015, datë 05.12.2015,

“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr.1696, datë 06.10.2016, ka vendosur:

“Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.2130 Akti për shkak të juridiksionit administrativ“.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur ankim të veçantë, paditësat, duke parashtruar këto shkaqe:

· Paditësat si trashëgimtarë ligjorë të Koste Marko Zbogo të pronave, pasuri e paluajtshme tokë arë, ullinj, dhe truall në Dhërmi Vlorë, që nuk kanë përfituar tokë as nga Ligji nr.7501 19.7.1991 “Për token”, për mosndjekje të procedurave ligjore për shkak të ndodhjes familjarisht në emigracion, pasi kanë siguruar dokumenta pronësie nga AQSH, dhe Këshilli i Qarkut Vlorë dhe dëshmitë e trashëgimisë përkatëse të ndodhur në mosmarrëveshje me trashëgimtarët e tjerë të paditur, dhe të mosndjekjes të çështjes nga përfaqësuesi i autorizuar prej tyre, brenda afatit ligjor, kanë paraqitur në Gjykatë kërkesë padi me objekt njohjen pronar në bashkëpronësi me trashëgimtarët e tjerë të pasurisë së paluajtshme trashëgimore të lënë trashëgim nga trashëgimlënësi dhe rivendosjen në afat të kërkesës, aplikim njohje, kthim ose kompensim pranë ATP Tiranë.

· Në vazhdim paditësat paraqesin kërkesë me dokumentacionin e pronësisë të tërhequr nga AQSH, dhe Këshilli i Qarkut Vlorë me dëshmitë e trashëgimisë dhe prokurat e përfaqësimit në ATPronave Tiranë që pranohen me nr.8936 datë 1.9.2016 protokolli, me orientimin për paraqitje të vendimit gjyqësor të njohjes pronar që vërteton sipërfaqen, vendndodhjen, kufijtë e vjetër dhe të rinj, me planvendosje nga ekspertët si dhe konfirmim të ZVRPP në lidhje me gjendjen dhe regjimin juridik të pronës të pretenduar për të drejtën e kompensimit.

· Në këto rrethana paditësat në seancë përgatitore kanë hequr dorë nga objekti për rivendosje në afat të kërkesës, për rivendosje në afat të aplikimit për trajtim me kompensim të pronës pranë ATP Tiranë, duke kërkuar vazhdimin e gjykimit për objektin e padisë.

· Siç rezulton në këtë rast paditësat kërkojnë njohjen pronar në bashkëpronësi me trashëgimtarët e tjerë të paditur të pasurisë trashëgimore të lënë trashëgim nga trashëgimlënësi i tyre, nuk kërkojnë kthimin apo dorëzimin e saj nga poseduesit e paditur trashëgimtar që kanë përfituar nga zbatimi i Ligjit “Për Tokën”, në këtë zonë sipas parimit “ish pronarëve”.

· Gjykata në këtë rast i referohet vendimit Unifikues nr.2/2011 të Kolegjeve të Bashkuara (faqja 9 e këtij vendimi), që jo vetëm parashikon që në dy rastet e konstatuara (ndonëse, nuk janë të njëjtë me rastin në këtë gjykim), “gjithsesi edhe në këto dy raste çështja ben pjesë në juridiksionin gjyqësor”, por në rastin konkret Ligji nr.133/2015 datë 5.12.2015 ka shfuqizuar Ligjin nr.9235 date 29.07.2004 “Për kthimin e kompensimin e pronave”, me parashikime të trajtimit të pronës dhe përfundimin e procesit të Kompensimit të pronave", bazuar në dokumentat e paraqitura nga ish pronarët dhe vendimet gjyqësore që u njohin pronësinë trashëgimore për efekt kompensimi.

· Gjykata në shkelje të rregullave proceduriale duke shpallur me datën 06.10.2016 vendimin e saj të paarsyetuar deri me datën e sotme të paraqitjes së këtij ankimi nuk vë në dispozicion të paditësave as vendim të shkurtuar veç fotokopje të paragrafeve të vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke penguar paditësat të ushtrojnë ankim, ndaj këtij vendimi, me gjithë kërkimet e përsëritura duke qëndruar ne pritje paditësat dhe përfaqësuesit e tyre.

· Përfundimisht kërkojmë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se paditësit i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar njohjen bashkëpronar mbi pasurinë e paluajtshme të trashëgimlënësit Koste Marko Zbogo në Dhërmi Vlorë, duke thirrur si të paditur trashëgimtarët e tjerë të tr