ademgllavica.files.wordpress.com · web viewshpendaria shpendaria është degë e rëndësishme e...

27
SHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund fitohen prodhime ushqimore me cilësi lartë, siç janë vezët dhe mishi. Kështu, nga pula e cila ka prodhimtari prej rreth 310 vezëve në vit, me masë mesatare prej 62 g, fitohen rreth 19,2 kg masë vezore paraqet prodhimtarinë për rreth 10 herë lartë nga vetë masa trupore e saj (2.0 kg). Pulat për vezë, për të prodhuar 1 kg masë vezore, harxhojnë 2,3- 2,5 kg ushqim koncentruar. Gjithashtu masa vezore ka vlerë të lartë ushqyese sepse përmban lëndë ushqyese pa zëvendësueshme, siç janë aminoacidet, yndyrat, vitaminat (A,D,E,K, vitaminat e B- kompleksit) dhe makro e mikroelemente të ndryshëm (Ca, P, Fe, J, Co, Zn, Cu, etj.). Të verdhët e vezëve pos tjerash përmban edhe Lecitinë, materie e pasur me fosfor dhe e rëndësishme për të ushqyerit e indeve nervore dhe stimulimin e rritjes. Po ashtu me përdorimin e vezëve për ushqim stimulohet regjenerimi i hemoglobinës gjak, që është i rëndësishëm për pengimin e paraqitjes anemisë. Mishi i shpendëve është i cilësisë së lartë dhe hynë në grupin e mishrave me tretshmëri të lehtë të lëndëve ushqyese nga organizmi i njeriut. Kështu, zogjtë e racave mishatake pulave dhe hibridet e tyre arrijnë për therje pas 40-42 dite, të patave pas rreth 70 dite, zogjtë e rosave për 50 ditë, dhe ata të pulave të detit për 90-150 ditë. Gjatë kësaj periudhe i arrijnë këto masa trupore: pulat 2,2-2,5 kg, patat rreth 4,0 kg, rosat rreth 3,0 kg dhe pulat e detit 6-12 kg. Këto pesha varen nga raca ose hibridi dhe intensiteti i majmërisë. Kategoritë e reja racave ose hibrideve për mish mjaft mirë e shfrytëzojnë ushqimin, te brojlerët për 1 kg shtimit masës trupore shpenzohen rreth 2 kg ushqim. Përveç prodhimeve kryesore nga shpendët merren edhe

Upload: others

Post on 29-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

SHPENDARIAShpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime ushqimore me cilësi të lartë, siç janë vezët dhe mishi. Kështu, nga pula e cila ka prodhimtari prej rreth 310 vezëve në vit, me masë mesatare prej 62 g, fitohen rreth 19,2 kg masë vezore që paraqet prodhimtarinë për rreth 10 herë më të lartë nga vetë masa trupore e saj (2.0 kg).

Pulat për vezë, për të prodhuar 1 kg masë vezore, harxhojnë 2,3-2,5 kg ushqim të koncentruar. Gjithashtu masa vezore ka vlerë të lartë ushqyese sepse përmban lëndë ushqyese të pa zëvendësueshme, siç janë aminoacidet, yndyrat, vitaminat (A,D,E,K, vitaminat e B-kompleksit) dhe makro e mikroelemente të ndryshëm (Ca, P, Fe, J, Co, Zn, Cu, etj.).

Të verdhët e vezëve pos tjerash përmban edhe Lecitinë, materie e pasur me fosfor dhe e rëndësishme për të ushqyerit e indeve nervore dhe stimulimin e rritjes. Po ashtu me përdorimin e vezëve për ushqim stimulohet regjenerimi i hemoglobinës në gjak, që është i rëndësishëm për pengimin e paraqitjes së anemisë.

Mishi i shpendëve është i cilësisë së lartë dhe hynë në grupin e mishrave me tretshmëri të lehtë të lëndëve ushqyese nga organizmi i njeriut. Kështu, zogjtë e racave mishatake të pulave dhe hibridet e tyre arrijnë për therje pas 40-42 dite, të patave pas rreth 70 dite, zogjtë e rosave për 50 ditë, dhe ata të pulave të detit për 90-150 ditë. Gjatë kësaj periudhe i arrijnë këto masa trupore: pulat 2,2-2,5 kg, patat rreth 4,0 kg, rosat rreth 3,0 kg dhe pulat e detit 6-12 kg. Këto pesha varen nga raca ose hibridi dhe intensiteti i majmërisë.

Kategoritë e reja të racave ose hibrideve për mish mjaft mirë e shfrytëzojnë ushqimin, që te brojlerët për 1 kg të shtimit të masës trupore

shpenzohen rreth 2 kg ushqim. Përveç

prodhimeve kryesore nga shpendët merren edhe

Page 2: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

nënprodukte të vlefshme, si: plehu i cili është i pasur me azot, fosfor etj., pastaj puplat e sidomos te pata që kanë vlerë të madhe për mbushjen e dyshekëve.

Shpendët karakterizohen edhe me veçori të tjera ekonomike: kanë riprodhim të lartë dhe të shpejtë duke lehtësuar shtimin numerik të tyre; janë kafshë omnivore, pasi e shfrytëzojnë çdo lloj ushqimi; për kultivimin e tyre nevojitet sipërfaqe relativisht e kufizuar strehimi, si dhe duke hyrë shpejtë në riprodhim dhe duke pasur qarkullim intensivë shpendët i amortizojnë investimet e bëra për to brenda një kohe të shkurtër.

Mirëpo, në shpendari lehtë mund të vijë edhe deri te humbjet e mëdha sepse shpendët paraqesin llojin më të ndjeshëm të kafshëve shtëpiake ndaj kushteve jo të përshtatshme të kultivimit dhe strehimit.

ORIGJINA E SHPENDËVE

Shpendët bëjnë pjesë në tipin e kordateve, nëntipin e vertebrorëve , klasën aves dhe nënklasën Carinata. Supozohet se zbutja e pulës është bërë 3500 vjet para epokës së re në Kinë e pastaj është përhapur në viset tjera të botës.

Paraardhëse e pulës është pula e egër, Gallus Bankiva, e cila jeton edhe sot në disa vende të botës (Azi Juglindore, etj.). Kjo karakterizohet me masë të ulët trupore (femrat rreth 600 g, kurse meshkujt deri 1200 g) dhe me prodhimtari të ulët të vezëve (10-15 vezë/vit).

HISTORIKU I SHPENDARISË NË KOSOVË

Prodhimtaria e organizuar dhe bashkëkohore e shpendëve në Kosovë ka filluar mjaft vonë. Ferma e parë e pulave për prodhimin e vezëve për konsum është themeluar në vitin 1970 në Kooperativën bujqësore "Kosova" në Lipjan.

Me shtimin intensiv të numrit të popullsisë në Kosovë dhe përmirësimin

e standardit jetësor shtohet nevoja për një zhvillim më të shpejtuar edhe të shpendarisë, si në sektorin shtetëror ashtu edhe në ekonomitë private.

Gjatë viteve të tetëdhjeta pularia në Kosovë ka pasur zhvillim më të hovshëm dhe është arritur

Page 3: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

deri te mbyllja e ciklit prodhues, sa u përket kapaciteteve të ngritura për prodhimtarinë e mishit dhe për prodhimtarinë e vezëve për konsum. Mirëpo, si pasojë e gjendjes së vështirë shoqërore dhe ekonomike në vitet 1990-1998, shumica e kapaciteteve prodhuese nuk e kanë kryer funksionin e tyre. Gjatë kohës së luftës (1998-1999) edhe ato pak kapacitete prodhuese që deri atëherë kanë qenë në funksion, janë dëmtuar tërësisht ose pjesërisht dhe prodhimi i vezëve dhe mishit të shpendëve është ndërprerë në tërësi.

Sa i përket prodhimtarisë së pulave, kanë ekzistuar fermat e prindërve, stacioni i inkubatorëve, fermat për prodhimtarinë e vezëve për konsum, fermat për majmërinë e brojlerëve, thertoret e shpendëve, objektet për përpunimin e mishit si dhe fabrikat e ushqimit të kafshëve për prodhimin e ushqimit cilësor të koncentruar për kategoritë e ndryshme të shpendëve.

Kapacitetet vjetore për prodhimin e shpendëve në KOSOVË (viti 1992).PRODHIMTARIA VENDI NUMRI/SASIAPRODHIMI I MISHITA. Ekonomitë shtetërore1. Prindërit e rëndë Gjilan 90.0002. Prodhimtaria e brojlerëve Gllogoc, Kamenicë, Gjakovë,

Mamushë7.000.000

3. Prodhimtaria e mishit të pulave të detitGjilan

300.000

4. Stacioni i inkubatorëve Gjilan 10.000.000B. Ekonomitë private

1. Prodhimtaria e brojlerëve Gjakovë, Gjilan 3.000.000PRODHIMI I VEZËVEA. Ekonomitë shtetërore1. Prindërit e lehtë dhe kultivimi i zogëzave 18 javë Gjakovë - në ndërtim2. Prodhimi i vezëve për konsum Lipjan, Gjakovë 600.000B. Ekonomitë private1. Prodhimi i vezëve për konsum Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj,

Prishtinë, Podujevë, Dragash220.000

KAPACITETET PËRPUNUESEA. Ekonomitë shtetërore1. Thertoret Gjakovë, Gjilan 14.000.0002. Fabrikat e ushqimit (tona) Fushë Kosovë, Klinë 90.000B. Ekonomitë private1. Përzierëset e ushqimit (tona) Gjakovë, Prizren, Ferizaj,

Suharekë, Pejë30.000

Deri sa kapacitetet për riprodhim dhe përpunim kanë qenë të ngritura vetëm në ekonomitë shtetërore, ato për majmëri dhe prodhimin e vezëve për konsum ndodheshin në sektorin shtetëror dhe në ekonomitë private.

RACAT E SHPENDËVESot njihen numër i madh i racave të shpendëve të cilat mes veti mjaft dallohen, por kanë edhe veti të përbashkëta morfologjike, biologjike, ekonomike, etj. Në ndryshimin e këtyre vetive rol të rëndësishëm ka njeriu, i cili përmes metodave të ndryshme seleksionuese ka arritur të krijoj raca dhe hibride të shumta.

Për klasifikimin e shpendëve në raca përdoren kritere të ndryshme, që disa prej tyre janë:

Ndarja në bazë të prejardhjes ose në bazë të vendit ku ato janë krijuar për herë të parë (racat Italiane, Franceze, Amerikane, Japoneze, etj.

Në bazë të shkallës së kultivimit (racat primitive, kaluese dhe racat fisnike .

Në bazë të prodhimtarisë (racat për vezë, racat për mish dhe racat me veti të kombinuara).

Page 4: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

RACAT E PULAVE

Janë të njohura shumë raca të pulave të cilat dallohen mes veti, por që prejardhjen e kanë të përbashkët nga pula e egër Gallus bankiva e cila edhe sot jeton në Azinë juglindore. Pula e egër karakterizohet me aftësi më të madhe të fluturimit dhe prodhimtarinë e vezëve kryesisht e ka në muajt Mars-Prill.

Pula e egër mesatarisht jep 10-15 vezë në vit, masa trupore mesatare e pulave është 500-700 g, kurse e gjelave të egjër 800-1200 g. Saktësisht nuk dihet se kur është bërë shtëpizimi i saj, por në bazë të dhënave arkeologjike supozohet që kjo është bërë diku rreth 3600 vjet para erës sonë në Kinë dhe Indinë veriore. Nga të gjitha llojet e shpendëve, njeriu më së shumti rëndësi i ka dhënë kultivimit të pulave, prandaj ato edhe janë të përhapura në tërë botën.

RACAT E PULAVE PËR VEZË

Këto raca karakterizohen me trup të vogël e të lehtë dhe me prodhimtari të lartë të vezëve që zakonisht brenda vitit japin rreth 200-300 vezë. Po ashtu janë raca të hershme që prodhimtarinë e vezëve e fillojnë në moshën 4-6 muaj dhe vazhdojnë të japin vezë gjatë tërë vitit pa ndërprerje. Prodhimin e vezëve nuk e ndërpresin edhe gjatë fazës së ndërrimit të puplave.

Pulat për vezë janë mjaft të lëvizshme dhe të pa lodhura në kërkimin e ushqimit të cilin mjaft mirë e shfrytëzojnë për dhënien e vezëve. Mishin nuk e kanë të cilësisë së lartë, pos kategoritë e reja në fazën e rritjes.

RACA LEGHORN

Leghorni është përfaqësues tipik i racave për prodhimtarinë e vezëve dhe është e përhapur në të gjitha kontinentet. Prejardhjen e ka nga pulat Italiane dhe Spanjolle të cilat kultivuesit amerikan i kanë kryqëzuar në mes veti dhe është fituar tipi me prodhimtari të lartë të vezëve.

Gjatë këtij kryqëzimi, varësisht nga ngjyra e puplave të prindërve, janë fituar disa tipe të Leghornit, si:

Tipi i bardhë, Tipi i zi, Tipi i verdhë, Tipi i kuq, etj.

Gjatë seleksionimit rëndësi më e madhe i është kushtuar tipit të bardhë, i cili është treguar me potencial më të lartë prodhues dhe me aftësi më të madhe që këtë potencial dhe ngjyrën e bardhë të puplave t’i përcjellë në pasardhës. Në bazë të këtij tipi në Evropë janë krijuar disa tipe të reja: Tipi Anglez, Italian, Gjerman, etj. Sa u përket aftësive prodhuese, asnjëri nga tipet e përmendura nuk mund ta arrijë Leghornin amerikan.

Vetitë prodhuese - leghorni hyn në grupin e racave të lehta që pulat kanë masë trupore 1,5-2,0 kg, kurse gjelat 2,0-2,5 kg. Mesatarisht jep 240-280 vezë brenda vitit me masë mesatare prej 57-60 g dhe me ngjyrë të bardhë. Është racë e hershme që zogëzat fillojnë të prodhojnë vezë në moshën 5-6 muaj. Kjo racë e ka humbë aftësinë e klloçitjes për shkak të prodhimtarisë së lartë të vezëve si dhe prodhimtarisë së pandërprerë gjatë tërë vitit. Në literaturë përmenden edhe individët e kësaj race që kanë dhënë edhe deri 360 vezë brenda vitit.

Page 5: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Leghorni mirë e shfrytëzon ushqimin e koncentruar dhe kullosën si dhe mjaft mirë u përshtatet kushteve të mbajtjes intensive. Sa i përket eksterierit, dallohet me kokë të vogël dhe lafshë të thjeshtë fletëzore me ngjyrë të kuqe, qafën e ka me gjatësi mesatare dhe mjaft të fortë, trupi është mirë i zhvilluar e sidomos në pjesën e gjoksit që mjaft mirë u përshtatet kushteve të kultivimit.

RACA ITALIANE

Kjo racë prejardhjen e ka nga Italia që mjaft është shfrytëzuar nga seleksionuesit amerikan të cilët përmes kryqëzimit të kësaj race me raca tjera i kanë fituar racat e vendit që mjaft lehtë janë aklimatizuar në vendet gjegjëse.

Ekzistojnë disa tipe të kësaj race, por më të përhapur janë:

Tipi i zi, Tipi i bardhë, Tipi i argjendtë, dhe Tipi fëllanzak i cili është më i përhapuri.

Vetitë prodhuese - pulat e kësaj race peshojnë 1,5-2,5 kg, kurse gjelat 2,5-3,0 kg. Poashtu është racë e hershme që zogëzat hyjnë në prodhim në moshën 5-6 muaj. Raca italiane brenda vitit prodhon 140-180 vezë, por ekzistojnë edhe individ që brenda vitit prodhojnë mbi 200 vezë. Vezët janë me ngjyrë të bardhë dhe me masë mesatare rreth 60 g.

Karakteristik e kësaj race, e sidomos e tipit fëllanzak, është se zogjtë mund të dallohen sipas gjinisë qysh në ditën e parë, pasi që femrat gjatë tërë gjatësisë së qafës kanë ngjyrë më të mbyllët të puplave në krahasim me meshkujt. Kjo racë mjaft mirë e shfrytëzon kullosën dhe ushqimin e koncentruar si dhe lehtë u përshtatet kushteve të

reja të kultivimit. Karakterizohet me trup të fortë dhe ndërtim tipik për prodhimtarinë e vezëve.

RACA MINORKA

Minorka prejardhjen e ka nga Spanja, ndërsa seleksionimi i kësaj race është kryer në Angli. Në përhapjen (seleksionimin) e kësaj race kanë ndikuar edhe seleksionues nga Franca dhe Gjermania.

Ekzistojnë disa tipe të kësaj race, por më i përhapuri është ai me ngjyrë të zezë i cili dallohet me lafshë të madhe.

Vetitë prodhuese - dallohet me masë trupore diç më të rëndë se raca Leghorni që pulat peshojnë deri 2,5 kg, kurse gjelat rreth 3 kg. Minorka brenda vitit ka aftësi të prodhoj 160-200 vezë me masë deri 80 g. Pasi që pulat e kësaj race karakterizohen me masë trupore më të rëndë, ato kryesisht nuk janë të përhapura në vende të ftohta dhe me klimë të ndryshueshme, për çka edhe janë më pak të përhapura në krahasim me Leghornin dhe racën italiane. Kjo kultivohet si racë e pastër, por mjaft shfrytëzohet edhe për kryqëzim me qëllim të fitimit të racave të reja. Rrallë bie klloç dhe zogëzat fillojnë të japin vezë në moshën 5-6 muaj. Ka trup mesatarisht të zhvilluar dhe mirë u përshtatet kushteve të mbajtjes intensive.

RACAT E PULAVE PËR MISH

Këto raca karakterizohen me trup të madh, sa i përket gjerësisë dhe thellësisë, e sidomos muskulatura është e zhvilluar në pjesën e gjoksit, skeleti është i lehtë, kurse gjymtyrët e shkurtra. Përfaqësuesit më të vjetër dhe më të rëndë të këtij grupi janë racat Aziatike të pulave, si: Langshan, Brahma, Koshin (Koshinshina) dhe raca Kornish. Gjatë seleksionimit të këtyre racave rëndësi më e madhe i është kushtuar

Page 6: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

shtimit të masës trupore.

Këto raca dallohen me prodhimtari të ulët të vezëve dhe prodhojnë rreth 100-120 vezë brenda vitit. Zogjtë e këtyre racave kanë rritje të ngadalshme dhe ngadalë vishen me pupla. Janë raca të vonshme që në riprodhim hyjnë në moshën 8 muaj. Relativisht pak e shfrytëzojnë kullosën, kështu që janë të varura nga ushqimi që e siguron njeriu gjegjësisht nga ushqimi i koncentruar. Mishi i tyre karakterizohet me fibrile (pejza) të vrazhda dhe është pa aromë.

Për arsye të faktorëve të përmendur këto raca rrallë përdoren si të pastra, por më së shumti përdoren për kryqëzim dhe fitimin e hibrideve me prodhimtari të lartë të mishit cilësor, brenda një kohe të shkurtër.

RACA LANGSHAN

Prejardhjen e ka nga Kina, prej nga është përhapur edhe në Evropë. Përmes kushteve të mira të mbajtjes dhe nën ndikimin sistematik të kultivimit janë krijuar 2 tipe të kësaj race:

Tipi anglez, dhe Tipi gjerman.

Tipi anglez është krijuar përmes kultivimit të kësaj race në gjak të pastër, kurse tipi gjerman është krijuar përmes kryqëzimit të kësaj race me Plimutrokun e zi, Minorkën e zezë dhe racën Viandot. Të dy këto tipe janë më të rënda në krahasim me paraardhësin e tyre. Puplat e kësaj race mund të kenë disa lloje të ngjyrave, si: të bardhë, të zezë, të verdhë, laramane, etj.

Vetitë prodhuese - hyn në grupin e racave të rënda që pulat peshojnë 3-4 kg, kurse gjelat rreth 5 kg. Mesatarisht, brenda vitit arrin të prodhojë 100-120 kokrra vezë me masë mesatare rreth 68

g. Langshani në krahasim me racat tjera të rënda është diç më i hershëm, karakterizohet me lartësi të madhe trupore që mund të arrijë deri 70 cm. Koka e kësaj race është e vogël, gjoksi i gjerë dhe i thellë, kurse mishi i cilësisë së dobët.

RACA BRAHMA

Është krijuar në SHBA me kryqëzimin e racave, Kohinhina dhe Luftarakja e malajes.

Ekzistojnë 2 tipe të kësaj race:

Tipi me ngjyrë të çelur, dhe Tipi me ngjyrë të mbyllur.

Vetitë prodhuese - është racë tipike e rëndë dhe në këtë pikëpamje, në krahasim me racat tjera, renditet në vendin e parë. Pulat e kësaj race peshojnë rreth 4-6 kg, kurse gjelat 5-7 kg. Mishi i tyre është i cilësisë së dobët dhe brenda vitit prodhojnë rreth 100 vezë me masë mesatare rreth 58 g. Zhvillimin trupor zogëzat e arrijnë në moshën 18 muaj, kurse lartësia maksimale trupore e kësaj race mund të arrijë 70-75 cm.

RACA KOSHIN (KOSHINSHINA)

Prejardhjen e ka nga Kina që mjaft vonë është sjellë në Evropë, kurse shumë më vonë në Amerikë. Varësisht nga ngjyra e puplave, dallojmë disa tipe të kësaj race:

Tipi i zi, Tipi i verdhë, dhe Tipi fëllanzak.

Page 7: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Vetitë prodhuese - pulat e kësaj race peshojnë 4-5 kg, kurse gjelat mbi 5 kg. Karakterizohet me skelet të vrazhdë, në ç'mënyrë edhe e zvogëlon sasinë e mishit i cili është me cilësi të dobët dhe jo aromatik. Prodhon 100-120 vezë brenda vitit me masë 50-55 g. Hyn në grupin e racave të vonshme sepse zogëzat e mbarojnë zhvillimin trupor deri në moshën 18 muaj. Trupin e kanë të mbuluar me sasi të madhe të puplave të cilat vështirë hetohen (janë mirë të mbështetura - palosura për trup).

RACA KORNISH

Prejardhjen e ka nga Luftarakja indiane e kryqëzuar në Angli. Kjo racë në fillim është kultivuar për qëllime sportive, kurse më vonë është krijuar tipi i Kornishit me rëndësi të madhe për prodhimtarinë bashkëkohore të mishit. Në bazë të ngjyrës së puplave ekzistojnë disa tipe të Kornishit, por më i përhapuri është tipi i bardhë.

Vetitë prodhuese - pulat e kësaj race peshojnë 3,5-4,0 kg, kurse gjelat 4,5-5,0 kg. Brenda vitit prodhojnë 100-150 kokrra vezë me masë mesatare 60-65 g. Për dallim nga racat tjera mishatake, kornishi dallohet me mish të cilësisë më të lartë, që për këtë arsye mjaft shfrytëzohet

për kryqëzim me racat tjera për fitimin e hibrideve për majmëri.

RACAT E PULAVE ME VETI TË KOMBINUARA

Këto raca janë krijuar përmes kryqëzimit të racave për prodhimtarinë e vezëve me racat mishatake. Kështu, disa prej racave të krijuara, sipas vetive morfologjike dhe prodhuese, janë më të afërta me racat për vezë e disa më të afërta me racat për mish, varësisht se cilit drejtim i është dhënë rëndësi më e madhe gjatë seleksionimit.

Sa i përket hershmërisë, këto janë raca diç më të vonshme në krahasim me racat për prodhimin e vezëve, kurse diç më të hershme në krahasim me ato për prodhimin e mishit. Instikti për klloçitje është mirë i shprehur, ngjashëm me racat mishatake. Eksterieri ndryshon varësisht nga raca dhe vetitë prodhuese të tyre.

Këtij grupi i takojnë racat: Plimutrok, Rodailand, Njuhempshir, Saseks, Viandot etj.

RACA PLIMUTROK

Plimutroku është krijuar si rezultat i kryqëzimit të disa racave tjera në mes veti që për këtë arsye ekzistojnë disa tipe të kësaj race:

Tipi i bardhë, Tipi i zi, Tipi i verdhë, Tipi fëllënzak etj.

Prej këtyre tipeve rëndësinë më të madhe e ka plimutroku i bardhë ose White Rock-u i cili shfrytëzohet me mjaft sukses si material për kryqëzim gjatë krijimit të hibrideve për trashje (brojlerëve).

Page 8: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Vetitë prodhuese - plimutroku hyn në grupin e racave të mëdha me veti të kombinuara. Sipas standardeve amerikane pulat janë me masë trupore rreth 2,7 kg, kurse gjelat rreth 3,6 kg. Prodhon 180-200 kokrra vezë brenda vitit me masë 60-70 g. Karakterizohet me aftësi të mirë për shfrytëzimin e ushqimit që për këtë edhe lehtë trashet. Mishin e ka të cilësisë mesatare, kurse zogëzat hyjnë në riprodhim në moshën 7-8 muaj.

Tipi i bardhë i kësaj race (White Rock-u) që është edhe më i përhapuri, është krijuar me kryqëzimin e Plimutrokut me racat Leghorn dhe Vijandoti i bardhë. Zogjtë e këtij tipi të Plimutrokut shpejtë rriten dhe mirë e shfrytëzojnë ushqimin në kushte të mbajtjes intensive, që për këtë arsye përdoren si material për majmëri. Gjatë vitit mesatarisht prodhojnë rreth 200 kokrra vezë.

RACA RODAILAND

Prejardhjen e ka nga SHBA. Rodailandi është racë me veti të kombinuara që brenda vitit prodhon rreth 200 kokrra vezë me masë mesatare rreth 60 g. Masa trupore e pulave është 2,5-3,0 kg, kurse masa e gjelave 3,5-4,0 kg.

Karakterizohet me shfrytëzim të mirë të kullosës që kjo ndikon në zvogëlimin e shpenzimeve të kultivimit. Rezultate të mira jep edhe gjatë mbajtjes gjysmë të kufizuar.

Është racë diç më e vonshme dhe zogëzat fillojnë të japin vezë në moshën 7-9 muaj. Ekzistojnë disa tipe, por më i përhapuri është Rodajlandi i kuq.

RACA NJUHEMPSHIR

Është krijuar me seleksionimin e racës Rodajland që gjatë këtij seleksionimi kujdes i posaçëm i është kushtuar prodhimtarisë më të lartë të vezëve dhe hyrjes më të hershme në riprodhim.

Vetitë prodhuese - është racë me madhësi mesatare që pulat peshojnë rreth 2,8-3,2 kg, kurse gjelat 3,5-4,2 kg. Prodhon rreth 200 kokrra vezë brenda vitit me masë mesatare rreth 62 g. Zogëzat fillojnë të japin vezë në moshën 5-6 muaj. Ka rritje të shpejt dhe mish të shijshëm për ç'arsye me të madhe përdoret në prodhimtarinë e brojlerve.

RACA SASEKS

Është racë angleze e cila për nga prodhimtaria i takon tipit të kombinuar, edhe pse vetit e mishit janë dukshëm më të shprehura.

Vetitë prodhuese - pulat peshojnë 2,5-3,0 kg, kurse gjelat 3-4 kg. Mesatarisht prodhon 150-160 vezë brenda vitit. Është racë e hershme që zogëzat fillojnë të japin vezë për të parën herë në moshën 5-6 muaj. Mishin e ka cilësor dhe mjaft aromatikë.

Page 9: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

RACA VIANDOT

Është krijuar në SHBA përmes Kryqëzimit të disa racave në mes veti. Për këtë arsye ekzistojnë disa tipe të cilat dallohen mes veti për nga ngjyra e puplave, por me prodhimtari afërsisht të njëjtë.

Vetitë prodhuese - pulat peshojnë 3,0-3,5 kg, kurse gjelat 3,5-4,0 kg. Mishin e ka cilësor dhe aromatik me ngjyrë të verdhë. Ka prodhimtari mesatare të vezëve që brenda vitit prodhon 140-170 kokrra, kurse zogëzat fillojnë të japin vezë në moshën 6-7 muaj.

HIBRIDET E PULAVE

Prodhimtaria bashkëkohore në shpendari bazohet në përdorimin e hibrideve me mundësi të larta prodhuese. Për këtë arsye kohëve të fundit gjithnjë e më tepër flitet për hibride, kurse gjithnjë e më pak për raca në kuptimin klasik.

Karakteristike është se hibridet përdoren vetëm për një lloj të prodhimtarisë kështu që ata ndahen në dy grupe:

Hibridet për prodhimin e vezëve - hibridet e lehta,

Hibridet për prodhimin e mishit - hibridet e rënda.

HIBRIDET E LEHTA

Hibridet e lehta ndahen në dy grupe:

a.Hibridet për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të bardhë,

b.Hibridet për prodhimin e vezëve me lëvozhgë ngjyrë gështenje (braun).

\HIBRIDET E LEHTA PËR PRODHIMIN E VEZËVE ME LËVOZHGË TË BARDHË

Në krijimin e këtyre hibrideve kryesisht përdoren linjat e racës Leghorn. Mirëpo mënyrën e krijimit të hibrideve të caktuara çdo kompani e mban në fshehtësinë më të madhe.

Këto hibride karakterizohen me prodhimtari të lartë të vezëve që brenda vitit prodhojnë 290-310 kokrra vezë. Masa trupore e hibrideve të tilla është e lehtë dhe afërsisht e njëjtë me racën Leghorn që te pulat është rreth 1,7-2,0 kg, kurse te gjelat rreth 2,0-2,5 kg. Këto hibride shpenzojnë pak ushqim dhe janë mjaft të qëndrueshme dhe temperamente.

Ndër hibridet më të njohura për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të bardhë janë: Nick chik, Hisex-i i bardhe (White Hisex), Shever, Prelux N, etj.

Page 10: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Sa i përket pamjes së jashtme këto hibride janë të ngjashme me Leghornin, kurse për kah prodhimtaria ekzistojnë dallime minimale në mes këtyre hibrideve dhe nuk mund të thuhet saktësisht se cili prej tyre jep numër më të madh të vezëve brenda vitit.

HIBRIDET E LEHTA PËR PRODHIMIN E VEZËVE ME LËVOZHGË TË NGJYROSUR

Këto hibride janë fituar me kryqëzimin e racave të ndryshme, si: Leghorn, Rodajland, Njuhempshir, Australorp, Minorka, Plimutrok etj.

Hibridet për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të ngjyrosur ose hibridet mesatarisht të rëndë janë më të përhapur tek ne dhe në krahasim me ata për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të bardhë janë diç më të rëndë, me konstitucion më të fortë, më të qëndrueshëm dhe me temperament më të qetë. Masa trupore e pulave sillet prej 2,0-2,5 kg, kurse e gjelave 2,5-3,0 kg. Mesatarisht prodhojnë 300-310 vezë në vit. Derisa te hibridet për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të bardhë puplat kanë ngjyrë të bardhë, këto hibride kanë pupla të ngjyrosura me ngjyrë gështenje të nuancave të ndryshme.

Ndër hibridet më të njohura për prodhimin e vezëve me lëvozhgë të ngjyrosur janë: Isabrown, Lohman, Dekalb, Hisex, Tetra-SL, Prelux R etj.

Këto hibride kanë mish më cilësor nga hibridet e bardha, kështu që më lehtë plasohen në treg pas largimit nga prodhimtaria.

HIBRIDET E RËNDA

Në prodhimtarinë industriale të mishit të zogjve, gjegjësisht majmërisë së brojlerëve, shfrytëzohen hibridet e linjave të ndryshme që quhen hibride të rënda ose hibride për prodhimin e mishit. Këto hibride kryesisht janë krijuar me kryqëzimin e pulave të racave Plimutroku i bardhë, Njuhempshir ose Saseks me gjelat e linjave të ndryshme, si ata të racës Kornishi i bardhë, etj. që ngjyrën e bardhë të puplave e përcjellin në pasardhës.

Sot ekzistojnë shumë hibride të rënda që më të përhapur janë: Hybro, Hubbard, Arbor Acres, Lohman, Ross, Peterson, Prelux-Bro, Jata, etj.

Hibridet e rënda karakterizohen me shtim intensiv të masës trupore që për 42-50 ditë e arrijnë masën trupore prej 1,7-2,0 kg, me konversion të ushqimit prej 2,0-2,5 kg dhe rreze të mishit rreth 75%. Gjithashtu karakterizohen me konstitucion të fortë, qëndrueshmëri dhe vitalitet të lartë që me sukses u përballojnë kushteve intensive të prodhimit dhe ambientit të mbyllur. Ngjyra e puplave të hibrideve të rënda është e bardhë, kurse lëkura e verdhë dhe kanë aftësi që mjaft shpejtë të vishen me pupla. Brenda vitit prodhojnë 150-170 vezë.

PULAT E DETIT

Pulat e detit shtëpiake rrjedhin nga paraardhësja e egër Meleagris gallopavo e përhapur në pyjet e Amerikës veriore e qendrore ku jeton edhe sot. Ekzistojnë 4 tipe të egra, por më i njohur është tipi meksikan nga i cili rrjedhin numri më i madh i racave të pulave të detit. Në Evropë është sjellë në shek.XVI, edhe ate së pari në Spanjë e pastaj në Francë, Angli, Gjermani etj.

Paraardhësja e egër ka pas masë trupore të vogël prej 3-4 kg, dhe prodhimtari të ulët të vezëve, prej 10-15 vezë në vit.

Gjatë seleksionimit rëndësi më e madhe i është kushtuar prodhimtarisë së mishit, pasi që mishi i tyre dallohet me sasi më të lartë të proteinave (30-34%) në krahasim me kafshët tjera dhe me cilësi të lartë. Prandaj të gjitha racat e pulave të detit i përkasin drejtimit për prodhimin e mishit.

Page 11: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Pula e detit është ndër shpendët me trup më të madh, kështu që nga një hibrid në kushte intensive të kultivimit brenda vitit mund të fitohen rreth 70 zogj të cilët gjatë fazës së trashjes e arrijnë masën trupore rreth 6 kg dhe në këtë mënyrë fitohen rreth 420 kg masë e gjallë trupore. Pos hibrideve gjigante (me trup të madh) kultivohen edhe të ashtuqujturat minihibride me masë trupore shumë më të ulët.

RACAT E PULAVE TË DETIT

Nga racat kryesore të pulave të detit janë: Raca me ngjyrë bronzi (Bronxato), E bardha e Holandës, Narraganset, Burboni i kuq, Raca e zezë, Raca e përhimtë, Beldsvili i vogël i bardhë etj. Ekzistojnë edhe varietete jo standarde të pulave të detit, ndër të cilat mund të përmenden Bronzato gjoksgjërë dhe E bardha gjoksgjërë (E bardha e madhe) e cila kryesisht mbarështohet për treg.

RACA NGJYRË BRONZI

Është raca më e vjetër e kultivuar e cila është krijuar me kryqëzimin e pulave të detit të egra Amerikane me racat e zeza Evropiane. Në bazë të saj janë krijuar varietete të ndryshme duke përfshir edhe varietetin gjoks gjerë apo si quhet ndryshe me gjoks të dyfishtë si rezultat i zhvillimit të theksuar të muskulaturës së gjoksit.

Përgjithësisht është racë e madhe me trup të gjatë, të gjerë e të thellë dhe me muskulatur mirë të zhvilluar. Ngjyra e puplave është e zezë por me pamje të kuqrremt në ngjyrë bronzi. Në shumicën e rasteve majet e puplave të krahëve dhe të bishtit janë të përshkuara me braza të bardha që sidomos janë të theksuara te femrat. Koka dhe pjesa e sipërme e qafës janë pa pupla.

Gjelat e rritur sipas standardit të racës arrijnë masën trupore 15-16 kg, kurse pulat 7-9 kg. Varietetet gjoks gjerë kanë peshë më të lartë dhe mashkujt arrijnë masën trupore 18-19 kg, kurse ata në moshë të avansuar mund të arrijnë masën trupore edhe deri 30 kg. Femrat gjatë vitit prodhojnë 70-90 vezë me masë mesatare 80-90 g dhe me lëvozhgë të njollosur. Instikti i klloçitjes te kjo racë është shumë mirë i shprehur.

RACA E BARDHË HOLANDEZE

Është krijuar në Holandë ku ngjyra e bardhë është fituar rastësisht dhe më vonë është shfrytëzuar për seleksionim. Nga Holanda është përhap gati në të gjitha vendet tjera të Evropës dhe në SHBA. Në krahasim me racën ngjyrë bronzi, kjo është më e vogël dhe më e lehtë.

Gjelat në riprodhim peshojnë 10-12 kg, kurse pulat 7-9 kg. Prodhon 60-80 vezë brenda vitit dhe dallohet me instikt shumë të mirë për klloçitje.

HIBRIDET E PULAVE TË DETIT

Në prodhimtarin intensive të pulave të detit hibridet gati krejtësisht i kanë zëvëndësuar racat e pastra sepse këta dallohen me rritje shumë më të shpejtë, kualitet më të lartë të mishit, shfrytëzim më të mirë të ushqimit dhe përshtatshmëri më të mirë për kultivim industrial. Të gjitha hibridet karakterizohen me ngjyrë të bardhë të puplave, konstitucion të fortë dhe qëndrueshmëri të lartë.

Kompanitë e ndryshme (Hybrid turkeys, Nicholas, etj.) që merren me kultivimin dhe seleksionimin e hibrideve të pulave të detit, ofrojnë 3 tipe të hibrideve: të rëndë, gjysëm të rëndë dhe hibride të lehtë.

Hibridet më të njohura janë:

Page 12: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

Hybrid Turkeys "LTD", Hybrid 1000 Smal White (Diamond

White), Hybrid 1500 Medium White (Double

Diamond Medium), Hybrid 2000 Heavy Medium, Hybrid 3000 Large White, Nicholas Turkey etj.

Prodhimtaria intenzive e mishit të pulave të detit, kryesisht bazohet në mbarështimin e hibrideve të rënda, mashkujt e të cilave në moshën 19-20 javë e arrijnë masën trupore mesatare 14-17 kg, kurse femrat e moshës 13-15 javë e arrijnë masën trupore mesatare 8-10 kg. Konversioni i ushqimit tek femrat arrin nga 2.5-2.7 kg për një kg të shtimit të masës trupore, kurse te meshkujt 2.9-3.1 kg.

ROSAT

Prejardhja e tyre është nga rosa e egër Anas boschas e përhapur në Evrop dhe Azi e më pak në Afrik dhe Amerik. Jeton buzë lumenjve e kënetave, është me masë trupore 1,0-1,5 kg dhe prodhon 8-14 vezë brenda vitit me masë mesatare rreth 55 g. Pasi që është shpendë shtegëtar zbutja dhe shtëpizimi i saj është bërë në kohë dhe vende të ndryshme, kështu që në kushtet shtëpiake e humbë instiktin e shtegëtimit.

RACAT E ROSAVE

Si edhe racat e pulave, në bazë të drejtimit të prodhimtarisë, klasifikohen në 3 grupe:

Racat për mish (Ajlesbari, Rosa Ruane, Rosa e Pekinit etj.).

Racat për vezë (Vrapuesja Indiane, Kaki Kembell, etj.).

Racat me veti të kombinuara (Orpington, etj.).

Më të përhapura janë racat për mish, pasi që ato për vezë, përveç që nuk mund ti rrezistojnë konkurencës së vezëve të pulës, është konstatuar rrezikshmëria e bartjes së paratifos (salmonelozës) tek njerëzit që ushqehen me vezë të rosës.

RACAT PËR MISH

Këto raca karakterizohen me trup të gjerë, të thellë dhe me muskulatur të gjoksit mirë të zhvilluar. Trupi i tyre anon pak pjerrtas. Racat më të njohura të këtij tipi janë: Ajlesbari (Foto majtas), Rosa Ruane dhe Rosa e Pekinit.

Kohëve të fundit për prodhimtarinë e mishit kryesisht përdoren hibridet nga të cilët më i përhapuri në Evropë është CHERRY VALLEY Ekzistojnë disa tipe të këtij hibridi që më i përhapur është tipi PL-2. Rosakët e këtij tipi gjatë fazës së riprodhimit peshojnë rreth 5 kg kurse femrat rreth 3 kg.

Kategoritë e reja të këtij tipi janë mjaft të përshtatshëm për trashje që në moshën 7 javëshe e arrijnë masën trupore 3.4-3.7 kg me konversion të ushqimit 2.4-2.6 kg. Femrat gjatë 10 muajve prodhojnë rreth 180 vezë.

Page 13: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

ROSA E PEKINIT

Prejardhjen e ka nga Kina dhe në të njëjtën kohë është përhap në Amerikë, Angli dhe Francë.

Prodhon 100-140 vezë brenda vitit me masë rreth 90 g dhe lëvozhgë të bardhë. Karakterizohet me randman të lartë të mishit dhe me cilësi të lartë.

Masa trupore e femrave sillet prej 3.0-3.5 kg, kurse e mashkujve 3.5-4.0 kg. Në moshë të avansuar arrijnë masën trupore 5-6 kg dhe atëher mund të japin deri 1 kg dhjamë.

RACAT PËR VEZË

VRAPUESJA INDIANE

Prejardhjen e ka nga India, kurse është seleksionuar në Angli ku është fituar raca me aftësi të larta për prodhimin e vezëve. Karakterizohet me qafë të gjatë e cila përbën gati gjysmën e gjatësisë së trupit. Emrin e ka marrë në bazë të vitalitetit të saj dhe cjes karakteristike pa e lëvizur trupin, siç është rasti me racat tjera të rosave. Puplat janë me ngjyrë të bardhë ose laramane dhe të ngjeshura për trupi.

Prejardhjen e ka nga India, kurse është seleksionuar në Angli ku është fituar raca me aftësi të larta për prodhimin e vezëve.

Karakterizohet me qafë të gjatë e cila përbën gati gjysmën e gjatësisë së trupit. Emrin e ka marrë në bazë të vitalitetit të saj dhe cjes karakteristike pa e lëvizur trupin, siç është rasti me racat tjera të rosave. Puplat janë me ngjyrë të bardhë ose laramane dhe të ngjeshura për trupi.

Prodhimtarinë e vezëve e fillon në moshën 5-6 muajshe dhe brenda vitit jep 170-200 vezë me masë 65-80 g. Ka kërkesa për hapësirë më të madhe sepse në hapësirë të kufizuar nuk prodhon vezë. Masa trupore e kësaj race është rreth 1,8-2,0 kg me kualitet të dobët të mishit dhe mjaft lehtë aklimatizohet.

PATAT

Patat shtëpiake të vendeve të ndryshme të botës kanë prejardhje nga paraardhës të ndryshëm, por racat më të njohura evropjane janë pasardhës të patës së murrme të egër Anser cinereus. Pata e egër peshon rreth 3 kg, kurse patokët 3,5-4,0 kg. Brenda vitit prodhon 6-15 vezë me masë mesatare 150-170 g.

Rëndësia e saj kultivuese bazohet në prodhimtarinë e mishit, mëlçisë dhe puplave të cilat vlerësohen lartë në tregun botërorë. Këto mjaft mirë u përshtaten zonave me kullosa, por përhapshmëria e tyre është e kufizuar në krahasim me llojet tjera të shpendëve e posaçërisht në krahasim me pulat sepse këto kryesisht përdoren për prodhimtarinë e mishit, kurse prodhojnë numër të vogël vezësh brenda vitit. Po ashtu vështirë u përshtaten kushteve intensive të kultivimit, pa kullotë, kurse mishi i tyre çmohet për përmbajtjen e lartë të yndyrës.

RACAT E PATAVE

Të gjitha racat e patave janë të tipit për mish dhe në mes vedi ndryshojnë kryesisht për nga madhësia apo masa trupore dhe numri i vezëve që japin brenda vitit.

Varësisht nga masa trupore, racat e patave ndahen në 2 grupe:

Racat e rënda (Pata e Tuluzit, Pata e Emdenit, Pata Afrikane, etj.)

Racat e lehta (Raca e Bardhë Italiane, Raca e Rajnës, Raca Kineze, etj.).

Page 14: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime

PATA E TULUZITËshtë raca më e vjetër dhe më e madhe e krijuar në Francë në rrethinën e qytetit Tuluz.

Karakterizohet me trup gjigant; me shpinë të gjatë të gjerë dhe horizontale; me gjoks voluminoz dhe muskulor; me bark të madh e të varur; me një palë të zhvilluar midis këmbëve ku deponohet sasi e madhe dhjami dhe me këmbë të shkurtra. Koka, qafa dhe shpina kanë ngjyrë të përhimtë, kurse barku dhe pjesa anësore dhe e poshtme e gjoksit janë të bardha. Sqepi dhe këmbët kanë ngjyrë portokalli.

Kjo racë kultivohet me qëllim të prodhimtarisë së mishit, dhjamit, mëlqisë dhe puplave, kështu që patokët e trashur mund të japin rreth 2,5-3,0 kg yndyrë, rreth 2 kg mish të gjoksit dhe rreth 1 kg mëlqi të kualitetit të lartë. Prodhimtarin e vezëve e ka të ulët dhe brenda vitit jep 40-50 kokrra vezë me masë 170-200 g dhe lëvozhgë të bardhë. Puplat për shkak të ngjyrës së përhimt i takojnë klasës së dytë. Instikti i klloçitjes është dobët i shprehur. Për kultivimin e kësaj race nevoitet klimë e butë, kullosë kualitative dhe ujë i mjaftueshëm. Patokët e rritur peshojnë rreth 11,5 kg, kurse patat rreth 9 kg, por mishi nuk është i cilësisë së lartë.

19.1.1.1. PATA E EMDENIT

Poashtu është me prejardhje nga Franca dhe nga e para dallohet me prodhimtari më intensive të mishit në moshën rinore nga zogjtë deri në moshën 8 javëshe kur e arrijnë masën e gjallë rreth 3,5 kg duke dhënë mish të cilësisë së lartë.

Masa trupore mesatare e patave në riprodhim është rreth 8-10 kg, kurse e atyre të trashura edhe deri 15 kg.

Karakterizohet me cilësi të shkëlqyeshme të puplave dhe pendëve me ngjyrë krejtësisht të bardhë.

Prodhon 35-50 vezë në vit me masë mesatare rreth 180-200 g dhe lëvozhgë të bardhë. Prodhimtarinë më të lartë të vezëve e jep në mes vitit të 2-5.

Nëse ushqehet me ushqim të bollshëm dhe cilësorë mund të merren rreth 750 g pupla për tri ndukje brenda vitit.

Nuk ka kërkesa për sasi të madhe të ujit por i nevoiten livadhe me kullosa të bollshme.

Page 15: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewSHPENDARIA Shpendaria është degë e rëndësishme e blegtorisë pasi që për një kohë mjaft të shkurtër mund të fitohen prodhime