1. te rejat rreth teknologjise - wordpress.com · google earth zhvendoset edhe në iphone shërbime...

31
1. Te rejat rreth Teknologjise Virusi i Obamas sërish vërshon internetin Tre milionë e gjysmë kompjuterë të infektuar brenda vetëm 24 orëve, është rezultati i vërshimit të virusit të ri kompjuterik, i cili për herë të parë është paraqitur në tetor të muajit tetor të vitit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar virusi i cili për shpërndarjen e vet përdorë porositë me e-mail, gjoja që lidhen me kryetarin e sapozgjedhur amerikan, ka filluar sulmin e tij në kompjuterët e përdoruesve në mbarë botën. Ekspertët e sigurisë kanë arritur që ta detektojnë me sukses dhe të përditësojnë mekanizmat e tyre kundër viruseve, mirëpo tani ai është paraqitur sërish, por me emër të ri. Siç raportojnë ekspertët e kompanisë F-Secure, virusi kompjuterik Conficker është paraqitur sërish, mirëpo tani bart emrin Downadup. Krimbi fshihet prapa lidhjeve të internetit të përfshira në porositë me e-mail, të cilët gjoja ridrejton në faqet zyrtare të presidentit të ri amerikan, Barack Obama.

Upload: others

Post on 14-Aug-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

1. Te rejat rreth Teknologjise

Virusi i Obamas sërish vërshon internetin

Tre milionë e gjysmë kompjuterë të infektuar brenda vetëm 24 orëve, është

rezultati i vërshimit të virusit të ri kompjuterik, i cili për herë të parë është

paraqitur në tetor të muajit tetor të vitit të kaluar.

Në fund të vitit të kaluar virusi i cili për shpërndarjen e vet përdorë porositë me e-mail,

gjoja që lidhen me kryetarin e sapozgjedhur amerikan, ka filluar sulmin e tij në kompjuterët

e përdoruesve në mbarë botën. Ekspertët e sigurisë kanë arritur që ta detektojnë me

sukses dhe të përditësojnë mekanizmat e tyre kundër viruseve, mirëpo tani ai është

paraqitur sërish, por me emër të ri.

Siç raportojnë ekspertët e kompanisë F-Secure, virusi kompjuterik Conficker është paraqitur

sërish, mirëpo tani bart emrin Downadup.

Krimbi fshihet prapa lidhjeve të internetit të përfshira në porositë me e-mail, të cilët gjoja

ridrejton në faqet zyrtare të presidentit të ri amerikan, Barack Obama.

Page 2: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Google shuan një numër të madh shërbimesh

Nga gjiganti i internetit Google jemi mësuar në paraqitjen të pareshtur të shërbimeve të reja, mirëpo këtyre ditëve

Google e ka bërë pikërisht të kundërtën: ka shuar disa shërbime të cilat nuk kanë treguar perspektivë.

Shërbimet të cilat janë shuar apo është paralajmëruar shuarja e tyre janë Jaiku, Google

Notebook, Dodgeball dhe Google Video.

Shuarja e Google Videos nuk është edhe ndonjë befasi, kur merret parasysh që Google e ka

blerë shërbimin YouTube i cili ofron po të njëjtën gjë: shkëmbimin e dosjeve video. Prej sot

Google Video më nuk do të pranojë video materiale të reja, derisa arkiva do të mbetet

aktive edhe për një kohë.

Google Notebook është një shtojcë për shfletuesin Firefox e cila u mundëson shkrimin e

rikujtuesve (reminders) që lidhen me ndonjë faqe, mirëpo qartazi shfrytëzuesit nuk e kanë

përdorë sa duhet, prandaj Google ka vendosur ta shuaj.

Dodgeball është shërbim për porosi të çastit i ngjashëm me atë Twitter, derisa shuarja e tij

zyrtare ka qenë vetëm çështje kohe sepse qëmoti ka qenë e njohur se nuk ka gjë prej tij.

Pjesërisht është kjo dhe për këtë Google e kishte blerë shërbimin Jaiku, një klon i Twitter i

cili po ashtu mundëson përpunimin e një mikroblogu shumë të thjeshtë në të cilin artikujt e

ri janë të kufizuar në 140 karaktere, dhe ata mund t‟i dërgoni me anë të porosisë SMS. Ajo

çka është më e çuditshme fakti se as Jaiku nuk do të zhvillohet tutje. Megjithatë, nuk bëhet

fjalë për shuarjen e plotë, Google sigurisht do ta ofrojë si shërbim për përpunimin e

mikroblogut të vet të personalizuar.

Page 3: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Google Chrome vjen edhe për Mac e Linux

Shfletuesi i parë i kompanisë Google për internet - Chrome së shpejti do të paraqitet edhe në platformat tjera, Linux

e Mac OS X.

Google planifikon të përfundoj zhvillimin e shfletuesit të vet për Mac e Linux gjatë pjesës së

parë të këtij viti të cilën gjë për portalin CNet e ka vërtetuar edhe Brian Rakowski,

udhëheqës i ekipit për zhvillim të shfletuesit Chrome.

Aktualisht është duke u përpunuar versioni fillestar testues i Chrome për Linux e Mac në të

cilin është e mundur vetëm të hapen faqet e internetit, derisa prioritet është përpunimi i një

paraqitjeje stabile dhe të thjeshtë.

Për gjitha guximtarë të cilët kanë njohuri të programimit Google ofron mundësinë e

shkarkimit të versionit "test shell" për Mac në këtë adresë.

Youtube heq video klipet e Warner grupit

Shtëpia diskografike Warner Music, do të luftoj më shumë kundër videove ilegale të publikuara në Youtube.

Page 4: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Ky produksion muzikor, ka detyruar Youtube të largoj të gjitha videot e ngarkuara të tyre.

Arsyeja e një vendimi të tillë ishte sepse Wanrer dhe Youtube nuk u ran dakord për

marrëveshjen e bashkëpunimit. Kështu, të gjitha materialet e artistëve të kësaj kompanie

(Red Hot Chili Peppers, Madonna, etj), fillimisht janë hequr nga publikimi.

Sipas disa lajmeve, shtëpia diskografike nga SHBA-të, ka këkuar më shumë hapësirë për

promocion në këtë portal. Përkundër kësaj, industria muzikore është e detyruar të ulet

sërish në tryezë për të gjetur kompromis me video portalin, pasi gjenerojnë të ardhura

mjaft të majme nga ky biznes i internetit.

Windows XP jeton edhe më tutje

Gjiganti softuerik amerikan Microsoft ka vendosur tu lejojë prodhuesve të kompjuterëve personal, partnerëve të tij,

të vazhdojnë të shesin në kompjuterët e tyre të instaluar me sistem operativ Windows XP deri më 30 maj 2009, në

vend të 31 janarit, sa ishte përcaktuar më herët.

Kjo do tu mundësojë partnerëve të Microsoftit, të cilët kanë qenë nën presionin e klientëve

që të zgjatet “jeta” e sistemit operativ Windows XP, që pa probleme të vazhdojnë të shesin

kompjuterët e tyre me këtë sistem tërë gjysmëvjetorin e parë të vitit 2009.

Derisa laptopët, megjithatë do të mund të shiten me sistemin operativ Windows XP deri në

qershorin e vitit 2010.

Dashuria e përdoruesve ndaj Windows XP apo averzioni ndaj Vistas është aq i madh sa që

disa janë të gatshëm të ndajnë deri në 150 dollarë, sa për shembull, kompania Dell kërkon

për largimin e Vistas dhe instalimin e Windows XP në kompjuterët e tyre të rinj.

Data e lansimit në treg të sistemit të ardhshëm operativ Windows 7 edhe më tutje mbetet e

panjohur, por ekziston mundësi e madhe që ai të paraqitet gjatë gjysmëvjetorit të dytë të

vitit 2009, apo më së voni në fillim të vitit 2010, kështu që Windows XP në kompjuterët e

rinj do të mund të zëvendësohej drejtpërdrejt nga sistemi operativ Windows 7, me të cilën

gjë do të anashkalohej Vista e jopopullarizuar.

Page 5: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Facebook ka 140 milionë shfrytëzues

Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer

kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.

Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur

mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues;

shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë

në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700

milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.

Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i

tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen

studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë

prej jashtë kufijve të SHBA-ve.

Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 200 milionë

shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Page 6: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Yahoo shkurton kohën e ruajtjes e të dhënave të përdoruesve

Yahoo është bërë makina e parë e kërkimit e cila ka shkurtuar kohën e ruajtjes së dhënave personale të përdoruesve

të cilët bëjnë kërkime dhe shfletojnë internetin.

Të gjitha të dhënat për shfletimin e uebit të cilat ruhen, nga trembëdhjetë muaj sa janë tani

do të shkurtohen në gjithsej tre muaj, që është më së paku prej të gjithë makinave të

kërkimit.

Google, për shembull, ruan të dhënat për përdoruesit për gjashtë muaj, e po aq gjatë

qëndrojnë edhe në bazën e të dhënave të Microsoftit.

Sipas informatave të cilat vijnë nga kompania Yahoo, pas tre muajsh do të fshihen të gjitha

informacionet mbi aktivitetet e vizitorëve, kërkimet individuale, informatat mbi fjalëkalimet

dhe emrat përdorues.

Ruajtja e të dhënave nëpër faqet e kompanisë Yahoo më gjatë se tre muaj do të ndodhë

vetëm atëherë kur të vlerësohet se ekzistojnë mundësi për mashtrim apo rrezikim të

sigurisë së përdoruesve. Në atë rast të dhënat do të ruhen për gjashtë muaj rresht.

Page 7: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Rritet numri i përdoruesve të Windows 7 dhe Mac OS

Sipas të dhënave të analistëve të kompanisë Net Applications, fituesit më të

mëdhenj gjatë muajit janar kanë qenë sistemet operative Windows 7 dhe Mac OS.

Rritja e përdoruesve të Windows 7 gjatë muajit të parë të këtij viti është krejt e pritur duke

marrë parasysh se Microsoft u ka ofruar përdoruesve sistemin e vet më të ri operativ krejt

falas. Në anën tjetër, Mac OS çdo ditë e më shumë po i afrohet kalimit të kufirit prej dhjetë

për qind të pjesëmarrjes në treg.

Në raportin e vet “Operating System Market Share” kompania Net Applications pohon se

pjesëmarrja e përdoruesve të Mac OS-it gjatë muajit janar është ndalur në kufirin prej 9.93

për qind, derisa kjo shifër gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 ka qenë 9.63 për qind.

Megjithatë, shikuar përgjithësisht, Windows-et kanë humbur pjesë të tregjeve dhe

pjesëmarrjen e përgjithshme (të të gjitha versioneve) në 88.26 për qind, që ka shënuar

rënie nga 88.68 për qind, sa ka qenë pjesëmarrja në fund të muajit dhjetor.

Vendin e tretë me pjesëmarrje prej 0.83 për qind edhe më tutje e mbajnë distribucionet e

sistemit operativ Linux.

Page 8: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Google Earth zhvendoset edhe në iPhone

Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për

paraqitje nëpër ekranet e vogla të pajisjeve mobile, andaj nuk na habit aspak lajmi

se është përshtatur edhe versioni i Google Earth i cili prej tani mund të përdoret

edhe në iPhone.

Google Earth mundëson pamje 3D në sipërfaqen e Tokës, derisa është e përbërë nga

fotografitë e shumta ajrore e satelitore. Versioni i ri i dedikuar për iPhone vepron tërësisht

njëjtë dhe pronarëve të pajisjeve u mundëson pamjet e përmendura në Tokë.

Në Google pohojnë se komponenti touchscreen i Iphone përshtatet në mënyrë të përsosur

me aplikacionin Google Earth, i cili në këtë mënyrë është shumë më thjesht të përdoret

sesa në kompjuterë.

Të gjithë shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë Google Earth për iPhone mund ta shkarkojnë,

natyrisht, pa pagesë me anë të shërbimit të Applet, App Store.

Page 9: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell

Dell është kompania të cilës më së miri i shkon për dore perfeksionimi i ideve të

huaja, prandaj nuk dyshojmë që netbooku (lexo: laptopi i vogël dhe i lirë) nga ta

do të jetë i shkëlqyeshëm.

Sipas informacioneve të fundit ai do të duhej të paraqitej në treg gjatë javës së ardhshme.

Dell Inspiron 910, siç pohon gazeta prestigjioze Wall Street Journal, do të duhej të paraqitej

në treg qysh nesër, mirëpo përkundër kësaj specifikat e sakta ende nuk janë të njohura.

Supozohet se çmimi do të jetë më i ulët se 400 dollarë, sistemi operativ do të duhej të ishte

Windows apo Linux, derisa ekrani do të duhej të ishte me diagonale prej 8.9 inçësh, gjersa

procesori i cili e fut në funksion me gjasë do të jetë Atom nga Intel. Tregu i netbook-ëve

tani veçmë është përplot, prandaj nuk do të çuditeshim nëse Dell do të na përgatiste edhe

ndonjë befasi në lidhje me këtë model./Dell/

Page 10: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Apple ndërron mendje në lidhje me antivirusin

Vërejtja për përdoruesit e kompjuterëve Mac që të instalojnë mbrojtje nga viruset

është larguar, derisa Apple pohon se kompjuterët e vet janë të sigurt dhe pa

nevojë për mbrojtje kundër viruseve.

Zëdhënësi i Applet, Bill Evans, ka deklaruar se vërejtja është larguar pasi që bëhet fjalë për

një artikull të vjetër në bazën e të dhënave i cili gabimisht është rifreskuar dje. Ai ka

theksuar se kompjuterët e kompanisë Apple për shkak të sistemit operativ janë të sigurt

ashtu siç janë edhe nuk ka kurrfarë nevoje për softuer shtesë antivirus. “Mac OS ka në vete

sisteme të integruara të cilat e mbrojnë nga softuerët dashakeq dhe kërcënimeve tjera të

sigurisë”, ka vazhduar Evans.

Page 11: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo

Edhe pse Microsoft pak kohë më parë jozyrtarisht ka deklaruar se heq dorë nga

blerja e Yahoo-së, megjithatë duket se kësaj sage ende nuk i ka ardhur fundi.

Sipas informatave të fundit, Microsoft është i interesuar vetëm për blerjen e

platformës së Yahoo-së për kërkim.

I gjithë tregimi rreth Yahoo-së tani duket shumë i dhimbshëm. Pasi që nuk ka ecur si duhet

shitja, e presionet në Yahoo kanë qenë të hatashme, tani është kaluar në marrjen e asaj që

më së shumti ka vlerë në gjigantin e internetit.

Ka disa interesa që përfshihen këtu: Jerry Yang, bashkëthemelues dhe njëri prej

aksionarëve të mëdhenj të Yahoo-së, dëshiron që kompania të mbetet e pavarur. Carl

Icahn, i cili së bashkë me bashkëmendimtarët e tij kontrollon rreth 28% të kompanisë, edhe

më tutje dëshiron që Yahoo në tërësi t‟i shitet Microsoftit. Microsofti megjithatë dëshiron

vetëm platformën e Yahoo-së për kërkim, që do t‟i kushtonte shumë më pak se blerja e

tërësishme e Yahoo-së, dhe do t‟i mundësonte që deri-diku të garojë në mënyrë të

barabartë në këtë fushë me Google.

Rezultatet janë të pamundura të parashikohen, por Yahoo siç e njohim nuk do të mbijetojë

gjatë, kjo është e sigurt.

Sistemi operativ i Apple nuk është i përsosur. Janë gjetur lëshime të sigurisë edhe në të,

megjithatë askush nuk është përpjekur të krijojë viruse të cilat do të shfrytëzonin këto

lëshime, prandaj përdoruesit, sa i përket kësaj, janë të sigurt.

Nga ana tjetër softuerët dashakeq çdo ditë e më shumë shfrytëzojnë shfletuesit e internetit

të cilët nuk janë specifik vetëm për një platformë. Në lidhje me këtë Apple nuk është

deklaruar./apple/

Page 12: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Laptopët Aspire One arrin në Evropë

Gjykuar sipas informatave nga faqja franceze e internetit Blogeee, netbooku 10

inçësh nga kompania Acer në tregun e Evropës do të paraqitet në tri versione,

derisa edhe më tutje do t‟i takojë linjës së suksesshme Aspire One.

Në versionin më të dobët, me shenjën D150-0B, Aspire One do të vjen me procesorin Atom

prej 1.6 GHz, një gigabajt të memories punuese, diskun prej 160 GB dhe baterinë me tri

çeli. Në tregun e Francës do të paraqitet këtë muaj me çmim prej 330 eurosh.

Shkopinj USB prej 32 gigabajt

Verbatim ka zgjeruar ofertën e vet të USB-ve duke i shtuar edhe dy shkopinj me

kapacitet prej 32 GB: modelin Executive me shpejtësi të mëdha të leximit dhe

shkrimit dhe modelin Mini Swivel me kapak rrotullues.

Duke marrë parasysh se kapaciteti i këtyre pajisjeve është i barabartë me kapacitetin e 45

CD-ve, ato janë ideale për të gjithë përdoruesit të cilët udhëtojnë dhe kanë nevojë që me

Page 13: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

veti të bart sasi të mëdha të dhënave.

Store 'n' Go Executive dhe Mini Swivel tanimë janë në dispozicion në treg, me çmim prej 81

për modelin e parë dhe 77 eurosh për të dytin.

Versioni D150-1B është i pajisur me baterinë me gjashtë çeli e cila laptopit, sipas

vlerësimeve të Acer, do t‟i sigurojë deri në shtatë orë të pandërprera punë. Karakteristikat

tjera janë identike si tek modeli D150-0B, derisa bateria më e mirë do të rris çmimin për 20

euro, e shitja do të filloj gjatë muajit mars.

Derisa versioni më i pajisur është ai me shenjën D150-2BG. Kur të paraqitet, ky netbook do

të jetë një prej të parëve me procesorin Atom N280 të kompanisë Intel me takt punues prej

1.66 GHz dhe FSB-në prej 667-MHz. Laptopi në mënyrë standarde do të shitet me modulin

3G për internet pa tela - wireless.

Çmimi i paralajmëruar është 450 euro, derisa edhe ky laptop do të paraqitet gjatë muajit të

ardhshëm.

Tregu në rritje i kompjuterëve netbook, laptopëve të lehtë miniatural, është më i

pasur edhe për një pjesëmarrës të familjes së kompanisë Acer - Aspire One.

Acer Aspire One deri më tani ka qenë i pranishëm në shumë variante, mirëpo të gjitha

pajisjet kanë përmbajtur ekran prej nëntë inçësh. Acer megjithatë tani ka vendosur që këtë

vocërrak ta rris në dhjetë inç.

Page 14: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Ajo që do të gëzojë shumë përdorues është e dhëna se çmimi i modelit Aspire One AOD150,

me ekran prej 10 inçësh do të jetë e njëjtë me modelet e mëhershme, prej 350 dollarësh

amerikanë e më lartë.

Prej tjerave theksojmë se Aspire One AOD150 përmban procesorin Intel Atom N270 (1.60G

Hz, 533 MHz FSB, 512 KB L2 Cache), Windows XP Home SP3, Mobile Intel 945GSE Express

Chipset, 1024 MB DDR2 533 MHz SDRAM, Intel Graphics Media Accelerator 950 të

integruar, disk të fortë me kapacitet prej 160 GB SATA 5400 RPM, Acer InviLink 802.11b/g

Wi-Fi, kamerë uebi, një çift të zmadhuesve stereo dhe tri qasje për USB.

Google Books për iPhone

Google ka përgatitur versionin e ri të katalogut të vet të dedikuar për pajisjen e

popullarizuar iPhone.

Me këtë veprim u është mundësuar përdoruesve të iPhone dhe iPod Touch të shfletojnë 1.5

milionë libra (për përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) apo 500.000 për

përdoruesit ndërkombëtarë, ku biem edhe ne.

Google ka shfrytëzuar njohjen automatike të teksteve në mënyrë që të jetë në gjendje të

shndërrojë librat në formatin i cili është i përshtatshëm për lexim në ekrane të vogla.

Disa tekste të cilat janë në formatin i cili është i vështirë për tu skanuar ende nuk janë në

dispozicion, por do të duhej të paraqiteshin pasi që ata të avancojnë teknologjinë.

Page 15: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Konfirmohet celulari LG Arena

Në kongresin e sivjetmë “Mobile World Congress” na presin paraqitjet e një vargu

të gjerë të modeleve të reja të celularëve.

Për një kohë të gjatë nëpër internet po paraqiten thashethemet e nxitura nga fotografitë e

telefonit të ri të mençur të kompanisë LG. Prodhuesi ka vendosur tu jap fund duke

konfirmuar ekzistencën e celularit.

Specifikat e modelit i cili do të bart emrin Arena KM900 njihen edhe nga më herët. Ai ka

ekran të ndjeshëm në prekje prej tre inçësh me rezolucion prej 800 x 480 piksela,

fotoaparat me rezolucion pesë megapikselash, GPS, FM radio, Wi-Fi e TV tuner. Video

materialet në të do të mund të incizohet në kualitetin DVD. Trashësia e shtëpizës së

celularit është 12 milimetra.

Celulari fillimisht do të paraqitet në ofertën e operatorit gjerman T-Mobile. Për çmimin ende

nuk dihet asgjë, derisa paraqitja zyrtare e tij do të jetë në kongresin “Mobile World

Congress” i cili fillon në mesin e këtij muaji.

YouTube nuk njeh krizën botërore, shikueshmëri rekord

Kriza ekonomike botërore duket se nuk është një shqetësim për Youtube. Gjatë muajit

dhjetor, video materialet e paraqitura në këtë shërbim janë klikuar dhe janë parë rreth dy

miliardë herë.

Siç raportojnë analistët e kompanisë comScore, gjatë muajit dhjetor në shërbime të

ndryshme për video online kanë qenë mbi 30 milionë përdorues dhe kanë shikuar gjithsej

katër miliardë incizime.

Ndërkohë, në vendin e dytë të shikueshmërisë në tregun e shërbime për video online, larg

Page 16: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

prej YouTube, janë gjetur disa prej video faqeve të transmetuesit BBC, të cilat kanë shënuar

rreth shtatë milionë vizita unike. Përdoruesit e faqeve të BBC kanë parë video materialet

rreth 60 milionë herë.

Në vendin e tretë janë gjetur faqet e Microsoft, derisa në të katërtin shërbimi

megavideo.com.

(e.n/Balkanweb)

Google: “luftë Software-ësh” me Yahoo-në për shërbimet e-mail

Programuesit nga Mozilla kanë lëshuar versionin më të ri të shfletuesit të tyre të internetit

(Firefox 3.0.6.) i cili rregullon disa lëshime të sigurisë të cilat janë paraqitur në versionet e

mëhershme.

Lëshimi më i madh është gjetur në makinën e Firefoxit – Javascript Engine, e cila ka

mundësuar nisjen e paautorizuar të programeve në kompjuterin e viktimës. Ky lëshim

përveç Firefoxit ka përfshirë edhe klientin e e-mailave (mail client) Thunderbird dhe

SeaMonkeyn. Arnimi i parë i sivjetmë i Firefox në të njëjtën kohë rregullon edhe pesë

lëshime tjera më të vogla.

Pos rregullimit të gabimeve të përmendura versioni i ri do të duhej të ofrojë stabilitet më të

mirë me shtojcat, siç është Adblock Plus.

Kalendar offline nga Google Google ka ndërmarrë edhe një hap për ofrimin e mundësive offline prandaj

përdoruesve u ka mundësuar përdorimi i aplikacionit Google Calendar edhe offline.

Kjo karakteristikë u mundëson përdoruesve të kontrollojnë orarin dhe obligimet e tyre edhe

kur nuk janë të lidhur me internetin.

Kalendari offline është në dispozicion për përdoruesit e Google Apps Standard Edition si dhe

Premier e Education Edition.

Për dy grupet e fundit administratori i sistemit duhet të aktivizojë opsionin e mundësisë së

qasjes offline.

Chrome për Mac OS e Linux

Page 17: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Kompania Google është në rrugë të mbarë për të respektuar afatet për lëshimin e

shfletuesit të vet Chrome për platformat Linux e Mac OS X deri në fund të muajit

qershor të këtij viti.

Google me nguti është duke punuar në lansimin e shfletuesit të vet, Chrome, edhe për

platforma tjera pos asaj Windows.

Këtu sigurisht gjenden edhe sistemet operative Linux e Mac OS X. E dyta tanimë është në

proces të skicimit të sistemit i cili mundëson paraqitjen e më shumë tab-ave në të njëjtën

kohë, që është një nga karakteristikat e rëndësishme të shfletuesit Chrome i cili secilin tab e

hapë si proces të veçantë.

Ekipi zhvillues pranon se konvertimi i këtij shfletuesi për platforma tjera nuk është aspak i

lehtë.

Është shumë e vështirë të integrohen të gjitha karakteristikat dhe paraqitjen e njëjtë për

përdorues në sisteme të ndryshme operative. Kjo vlen veçanërisht për Linux për shkak të

shumë nën-varianteve, kështu që për këtë sistem operativ është vendosur të punohet në

paketin GTK dhe GNOME.

Versionet e Chrome për Mac OS X dhe Linux do të duhet të lëshohen në shpërndarje gjatë

muajit qershor.

Netbook 12 inçësh nga Lenovo

Page 18: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Lenovo është duke u përgatitur për lancimin e netbook-ut prej 12 inçësh me Atom

N280 nga Intel për të cilin çmimin e lartë të procesorëve.

Sipas së përditshmes aziatike për teknologji informative “DigiTimes”, Lenovo ka në

përgatitje një netbook me diagonale diç më të madhe sesa zakonisht. Modeli do të bart

emrin IdeaPad S20, e sipas paralajmërimeve do të përdorë procesorin Atom N280 nga Intel

për Windows XP.

Me diagonalen prej 12 inçësh Lenovo shkel udhëzimet e kompanisë Intel sipas të cilave

procesorët Atom nuk do të duhej të integrohen në laptopët më diagonale më të madhe se

10 inç. Megjithatë, marrëveshja është arritur, e Lenovo për shfrytëzimin e këtij procesori

1.66 GHz gjoja paguan dhjetë dollarë më shumë sesa çmimet e rëndomta për netbook-ët

më të vegjël.

Prodhuesi shpreson se me modelin prej 12 inçësh do të përmirësojë shitjen dhe të shmang

konkurrencën në ofertën e netbook-ëve 10 inçësh.

Çmimi i paralajmëruar i laptopit për tregun amerikan është 600 dollarë.

Laptop miniatural me ekran prej 4.8 inçësh

Kompania koreane UMID ka paraqitur një laptop miniatural i cili me dimensionet e tij të

vogla fiton ndaj të ashtuquajturve “netbook”, laptopë çdo ditë e më të lehtë.

Mbook-u i ri M1 i kompanisë UMID në fakt do të mund të vendosej në kategorinë e pajisje

MID (Mobile Internet Device).

Miniaturali përmban ekran me diagonale prej 4.8 inçësh, me rezolucion prej 1024 x 600

piksela, futet në lëvizje nga procesori Atom i kompanisë Intel në 1.1 GHz, përmban deri në

Page 19: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

1 GB memorie punuese, derisa mbështet Wi-Fi, Bluetooth e nëse përdoruesi dëshiron

atëherë mund të përdorë edhe teknologjinë 3G.

Vjen versioni i ri i virusit të vjetër

Virusi i emëruar Conficker është paraqitur në internet qysh në muajin tetor të vitit të kaluar.

Që prej atëherë ka evoluar disa herë, e siç raportojnë ekspertët e sigurisë, tani është

paraqitur në versionin e ri, të cilin e kanë emëruar Conficker B++.

Ekspertët kundër viruseve çdo ditë bëjnë përpjekje të mëdha për të ndaluar masën e madhe

të viruseve, trojanëve dhe sulmeve të ngjashme të cilët “shkarraviten” nëpër kompjuterët

tonë. Në anën tjetër krijuesit e viruseve bëjnë përpjekje të shumta që të përpunojnë

versione sa më perfide të sulmeve të tyre kompjuterike.

Ekspertët e kompanisë SRI International raportojnë se virusi i njohur Conficker ka evoluar

edhe versionin më të ri, të cilin e kanë emëruar Conficker B++. Ai duket pothuajse identik

me paraardhësin e tij, mirëpo përdorë teknika të reja, edhe më perfide, për shpërndarje

dhe infektim të kompjuterëve.

Sikur edhe shumë herë deri më tani ua përkujtojmë që të softuerët kundër viruseve që ju

keni të janë të përditësuar dhe në asnjë mënyrë mos hapni bashkëngjitjet e e-mailave nga

dërguesit e panjohur.

Google korrigjon gabimin me kontinentin e zhdukur

Imazhet e Google Earth kane ngjallur debate te medha per disa ore rresht, pasi gazeta

“Sun” publikoi nje shkrim per nje zbulim te rendesishem te bere ne Oqeanin Atlantik.

Sipas jesaj gazete, nepermjet Google Earth, ne oqean jane vene re pjese te zhytura te

kontinentit Atlantid, te zhdukur mijera vjet me pare. Por menjehere pas publikimit te lajmit,

Google ka pergenjeshtruar gjithcka, duke thene se behet fjale per nje anije te specializuar

per te studiuar dyshemene e oqeanit.

Kompania Google ka sqaruar se nje lidhje paralele rrjetesh qe ka shkaktuar kete turbullire,

Page 20: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

por tashme gjithcka eshte sqaruar. Kontinenti misterioz per te cilin thuhet se ka pasur jete

dhe civilizim, por gjithcka mbetet ne kuadrin e hipotezave.

Gjeni të afërmit tuaj me Google

Gjigandi i kërkimeve në internet, Google, me anë të një shërbimi të ri në telefonët celularë

“Google Latitude”, do tu bëjë të mundur përdoruesve përcaktimin e vendndodhjes së të

afërmve të tyre. Sipas një njohtimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Google-it, me

hyrjen në funksionim një ditë më parë të shërbimit “Google Latitude”, përdoruesit e tij do të

kenë një tjetër mundësi argëtimi me të afërmit e tyre, pasi do të mund të jenë në gjendje

të përcaktojnë vendndodhjen e tyre. “Me anë të lëtij shërbimi, ju mund të kuptoni nëse

bashkëshorti / bashkëshortja juaj është bllokuar në trafik, nëse një miku juaj ka ardhur

gjatë fundjavës në qytetin tuaj apo edhe nëse avionic me të cilin të afërmit tuaj udhëtojnë

ka zbritur apo jo”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Duke ruajtur privatësinë e individëve në një shërbim të tillë, Google ofron ofron mundësitë

opsionale online të përdorimit të programit. “Ju nuk jeni të detyruar të viheni në një

pozicion të tillë që jeni nën kontroll nga të tjerët, edhe ju mund të kontrolloni në të njëjtën

mënyrë familjarët, miqtë dhe të afërmit, apo pse jo, nëse dëshironi mund edhe të zgjidhni

opsionin offline që nuk lejon të tjerët të kuptojnë se ndodheni”, theksohet në lajmërimin e

publikuar në faqen zyrtare të Google.

Përdoruesit e këtij shërbimi do të kenë edhe mundësinë e “mashtrimit”, pasi ata mund të

tregojnë për shembull sikur janë në SHBA ndërsa janë në Romë. Shërbimi është vënë në

përdorim në 14 shtete evropiane dhe u është sugjeruar 27 të tjerave.

Mitsubishi zbulon robotin kujdestar

Mitsubishi ka zhvilluar një robot të ri të quajtur Wakamarru, i cili mund të identifikojë deri

në 10 njerëz dhe të flasë me ta. Ai mund të njohë deri në 10 000 fjalë. Roboti do të të

zgjojë në mengjes, dhe të të kujtojë të gjitha gjërat që ke për të bërë atë ditë.

Page 21: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Nëse ju shkoni me pushime, mund të lini atë të kujdeset për shtëpinë tuaj. Gjatë ditëve që

ju jeni me pushime roboti do t‟ju njoftojë nëpërmjet telefonit celular për çdo problem që

mund të ndodhë në shtëpinë tuaj.

Mjetet fluturuese me lazer

Problemi themelor tek mjetet fluturuese është sasia e karburantit që ata duhet të mbajnë.

Projektuesit janë të detyruar të ulin konsumin e lëndës së djegshme dhe të "shtrydhin"

serbatorin në brëndësi të aeroplanit. E gjithë kjo rrit koston e prodhimit dhe ul

manovrueshmërine e mjetit.

Një zgjidhje e mundëshme, e cila zbatohet sot, është funizimi gjatë fluturimit, gjë e cila

është njëkohësisht e vështirë dhe e rrezikshme, pasi duhet që të dy aeroplanët (furnizuesi

dhe ai të cilit i nevojitet karburant) të takohen në arër dhe lenda e djegshme kalon përmes

një tubi të përkulshëm.

Për këtë arsye, universiteti i Klevelandit ne Amerikë, ka projektuar një mënyrë për të

furnizuar mjetet futuruese duke përdorur një lazer me fuqi të lartë për të karikuar batëritë

të cilat ndodhen në bordin e tyre.

Shkencëtarët e këtij universiteti thonë se në aeroplan duhet të montohen panelet të cilat

bëjnë të mundur konvertimin në energji elektrike të më tepër se 60% të dritës së lazerit që

i godet ato. Kështu një lazer i vetëm mund të mbajë në fluturim disa avione për një kohë të

papërcaktuar, duke i "gjuajtur" me drite.

Përdorimi më i afërt mund të jëtë për mjete të lehta dhe pa pilot, por me përmirësimin e

teknologjise së lazerit dhe baterive, edhe avionët e mëdhenj mund të mbahen në fluturim

përgjithmon.

E njëjta ide mund të përdoret edhe për furnizimin e mjeteve hapsinore drejtpërdrejt nga

toka, por më parë duhet gjetur një zgjidhje për problemin e mbinxehjes pasi në hapësirë

nuk ka ajër për të ftohur sistemin.

Gati automobili fluturues

Page 22: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Inxhinierët e NASA-s bëjnë të ditur se kanë përgatitur “automobilin e parë fluturues” dhe se

ai është i gatshëm që të testohet në fluturimin e tij. I cilësuar si automobili i parë fluturues

në botë, "Terrafugia Transition" do të testohet në muajin e ardhshëm. Automobili në fjalë ka

një kapacitet për dy persona dhe vetëm brenda 15 sekondash mund të kthehet në avion.

Zyrtarët e NASA-s bëjnë të ditur se për 18 muajt në vazhdim, Terrafugia Transition do të

prezantohet nëpër “Showroom-et” botërore.

Pronari i kompanisë Terrafugia me qendër në Masssachusetts, Carl Dietrich, shprehet se

makina në fjalë është e përmasave të tilla që mund të mbahet në çfarëdo lloj garazhi

normal. Ajo është një shembull i parë i këtij lloji dhe punon me benzinë, vijon ai.

Shpejtësia maksimale me të cilën mund të udhëtojë Terrafugia Transition është 180

kilometër në orë, ndërkohë që me serbatorin e mbushur plotë mund të përshkojë plot 750

kilometër.

Çudia e IBM: Ja Web-i që do të flasë

IBM po përgatitet për një tjetër çudi teknologjike. Shumë shpejt, përdoruesit e

kompjuterëve dhe internetit, do të kenë mundësinë e një “Spoken Web” (Web-i që flet). Me

këtë teknologji, njerëzit do të kenë mundësinë e marrjes së informacionit me zë, pas zërit

që përcillet nga aparati telefonik. Në këtë mënyrë, po bëhen përgatitjet që njerëzit në vend

të kompjuterit, me anë të telefonit celularë të kenë mundësinë e gjetjes së informacionit të

Page 23: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

kërkuar.

Pas futjes në funksion të këtij Spoken Web, njerëzit do të kenë mundësinë që kur përdorin

makinë, nëpërmjet telefonit të orientohen për në adresën që do të shkojnë. Po ashtu, mund

të bëjnë rezervime në restorante të caktuara dhe mësojë mbi vërejtjet që mund të ketë

ndaj tyre.

Për ata që janë të dhënë pas kuzhinës, do të mund të gjejnë receta gatimi nga më të

ndryshmet, duke kontrolluar kështu edhe nxehtësinë e furrës, kohën se sa duhet të

qëndroja tava në të etj.

Një tjetër gjë interesante, është që kur ata të dalin nga puna, për të mos humbur kohë

nëpër markete për blerjen e sendeve të nevojshme, do të kenë mundësinë e porositjes para

se të shkojnë atje.

E teksa shikojmë gjithë këto zhvillime në fushën e teknologjisë, vlen të përmendet

gjithashtu që vetëm 17 për qind e popullsisë botërore përdorin internet. Rreth 83 për qind e

saj, jetojnë në kushte të varfra.

Mafia mund të vrasë edhe me celular

Napoli - Policia napolitane ka arritur të zbulojë se mafia tani më mund të vrasë edhe me

anë të aparateve të telefonave celularë. Policia ka organizuar një operacion në një park të

Napolit ku në qendër të tij ka qenë arrestimi i disa të dyshuarve për trafikim lëndësh

narkotike. Gjatë operacionin, policia, krahas sasisë së konsiderueshme të lëndëve narkotike,

arriti të sekuestrojë edhe një aparat telefoni celular i cili në përbërje të tij kishte vend për

mbajtjen e katër plumbave. Telefoni në fjalë kthehej në pistoletë vetëm me shtypjen e një

butoni çfarëdo në të.

Organet e njeriut “do të printohen”

Page 24: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Tokio (Start)-E fundit nga teknologjia dhe studimet japoneze, është edhe “printimi” i

organeve të trupit të njeriut. Një studiues japonez ka menduar të krijojë organe të trupit të

njeriut në mënyrë të ngjashme me printimin e letrave nga printerat e zakonshëm të

kompjuterëve. Shkenctari Makoto Nakamura, shprehet se duke parë vdekjet e shumta për

mungesë organesh, në mendje i kishte ardhur edhe studimi i krijimit të organeve me

“spërkatje” boje si ajo e printerëve të kompjuterit.

Studiuesi, pasi ka analizuar pikëzat e bojës që lëshohen gjatë printimeve, ka arritur në

përfundimin se ato kanë afërsisht madhësinë e një qelize. Sipas tij, mbledhja e këtyre

miliona pikëzave dhe formimi i një fotografi me përmasa të zakonshme, nuk është aspak e

vështirë. Ai, pasi ka studiuar këtë gjë, ka menduar më parë vendosjen në një pozicion tri-

dimensional të organit. Pas një përpjekje të gjatë, studiuesi arriti të bind përfaqësuesit e

kompanisë Epson që ta ndihmojnë atë në krijimin e një “Printeri” i cili palos shtresat e

qelizave sipas komandës që do ti jepet.

Duke ju përgjigjur reporterit të AFP-së, Nakamura e ka cilësuar punën si mjaft të vështirë.

“Është një lloj sikur të ndërtosh një gradaçele me gurë mjaft të vegjël. Por besoj se do të

arrij të nxjerr në dritë një zemër njeriu”, ka thënë ai.

Nakamura shprehet i vetëdijshëm se një projekt i tillë kërkon të paktën 2o vjet punë

intensive. Ai shprehet se ka të paktën 13 vjet që e mendon një gjë të tillë.

Pyetjes së si do të arrijë të krijojë qelizat bazë, ai nuk arin do t2i përgjigjet. Mbase, sipas

tij, do të merren qeliza të gatshme fillimisht për tu krijuar kushte shumimi, por kurrsesi

krijimi i qelizës nënë duket i pamundur. Kjo, sipas teologëve, vërteton pamundësinë e

krijimit nga ana e njeriut, por sipas tyre, duke u bazuar në atë që Zoti ka krijuar, mund të

formohen organe e forma të ndryshme.

Shpejt, kompjutera që kuptojnë

Në një të ardhme jo shumë të largët, në treg do të hidhen kompjuterat që njohin kuptimin e

fjalëve. Një firmë amerikane ka prodhuar “kartën e të kuptuarit” e cila në memorien e saj

ka të paktën dhjetë herë më shumë fjalë se sa një student i sapodiplomuar nga universiteti.

Fale kësaj karte, kompjuteri do të arrijë të mësojë edhe kuptimin e fjalëve.

Sipas përfaqësuesit të kompanisë, Scott Jarus, cituar nga AFP, “kompjuterit i janë mësuar

Page 25: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

të gjitha fjalët dhe fjalitë në gjuhën angleze. Bazuar në programet e përgatitura, gjithçka do

të funksionojë sipas trurit të njeriut. Për përgatitjen e kësaj karte, janë dashur 30 vjet

punë. Ajo njihet si „sematik web‟ dhe është e destinuar për „web 3.0‟”.

Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Gtalk

Me anë të shërbimit të kompanisë Google për komunikim të çastit, Gtalk, po

shpërndahet një virus i cili mundet që seriozisht të cenojë intimitetin e

përdoruesve.

Virusi shpërndahet me dërgimin e porosisë 'Hey check out this video! . Porosia zakonisht

vjen prej përdoruesve që i njohim prandaj shumëkush, e madje edhe njerëzit e avancuar në

përdorimin e kompjuterit janë mashtruar dhe kanë vizituar adresën e dhënë. Deri në këtë

moment asgjë s‟ka të keqe, por në adresën e dhënë kërkohet nga përdoruesi që të shkruaj

emrin dhe fjalëkalimin për t‟iu qasur shërbimit Google Talk, e krejt këtë kinse për të parë

video materialin e përmendur.

Shumë njerëz i kanë shënuar të dhënat e kërkuara dhe kështu u është grabitur llogaria e

tyre për Google Talk.

Supozohet se tanimë është gjetur dhe fajtori për përpunimin e këtij virusi/krimbi, emrin e

ka Hoan Ton-That dhe jeton në San Francisko. Ai është gjetur pasi që ka filluar ë numëroj

emrat dhe fjalëkalimet e përdoruesve të cilat i ka mbledhur krimbi. Ende nuk dihet se çfarë

pasojash e presin.

Page 26: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Dell Studio XPS 435

Kompania Dell ka paraqitur modelet e reja të desktopëve nga linja e njohur Studio

XPS, e cila është e dedikuar për përdoruesit që kërkojnë pak më tepër dhe për

adhuruesit e lojërave kompjuterike.

Dell Studio XPS 435 blerësve u ofron vetëm procesorët Core i7 nga kompania Intel në

kombinim me 24 GB DDR3 memorie.

Kartelat grafike në ofertë janë ato nga ATI, prej Radeon HD 3650, mbi 4670 dhe deri tek

Radeon HD 4870, derisa për zë përkujdeset kartela prej 7.1 kanalesh nga Intel apo kartela

Sound Blaster X-Fi nga Creative. Sistemi i disqeve shkon prej 1.5 deri në 4.5 terabajt,

varësisht nga konfiguracioni dhe numri i disqeve, e në të gjendet edhe Blu-ray dhe rrjeta e

integruar pa tela.

Së bashku me kompjuter shiten versionet 64-bitëshe të sistemit operativ Windows Vista

(Home Premium apo ajo Ultimate).

Çmimet nisin prej 1.100 dollarë amerikanë për modelin me procesor Core i7 920, 3 GB

memorie dhe Radeon HD 3650 e më shumë, varësisht prej pajisjeve që përdoruesi kërkon.

Truri di të flasë edhe pa fjalë

Në trurin e njeriut ekziston një zonë e aftë për të përdorur sintaksen edhe në mungesë të

fjalëve.

Sintaksa që është kapaciteti për të prodhuar fjalë, është përcaktuar shumë domethëëse dhe

thelbësore per gjuhën e folur. Një veti e tille është e lindur tek njeriu, ndersa tek kafshët

mungon sepse në qenien tonë është e kodifikuar në një zonë të trurit që quhet broka.

Page 27: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Për këtë gjë dihet qysh në vitet 1800, ndërsa zbulimin konkret e ka bërë doktori Paul Broca,

i cili zbuloi tek një pacient me hematome celebrale se edhe pse ai kishte deshirë të fliste,

nxirrte me tingull vetëm fjalën “Tantantan”. Në të shkuarën kjo zonë është identifikuar edhe

si pergjegjëse për artikulimin e gjuhës nga shurdhëmemëcët.

Teleskopi Kepler niset në hapësirë në kërkim të jetëve të tjera

Agjencia amerikane e hapësirës NASA hodhi në hapësirë një teleskop të ri, me shpresën për

të zbuluar planete të ngjashme me Tokën.

Teleskopi Kepler u hodh nga një raketë mbrëmë nga Kepi Kanaveral i Floridës. Gjatë

misionit të tij prej tre vjet e gjysëm, teleskopi do të vëzhgojë rreth 100 mijë yje, në kërkim

të planeteve me përmasat e Tokës dhe në veçanti me temperaturat e nevojshme për të

patur ujë, që është elementi i nevojshëm për jetën.

Projekti me vlerën e 600 milionë dollarëve ka emrin e astronomit gjerman të shekullit të 17-

të, i cili ndihmoi në përshkrimin e lëvizjes së planeteve në orbitat rreth yjeve.

Incizohet „vallëzimi‟ i dy vrimave të zeza

Shkencëtarët kanë gjetur deri tani dëshmi më të mira për "vallëzim" në dy vrima të zeza,

që orbitojnë njëra rreth tjetrës në kuadër të galaksisë së njëjtë.

Ndonëse shkencëtarët edhe paraprakisht supozonin se një fenomen i tillë ekziston në

gjithësi, ai deri tani asnjëherë nuk është vërejtur.

Dy vrimat e zeza ose e ashtuquajtura "përbërje binare" orbitojnë njëra rreth tjetrës në

largësi dukshëm më të vogël prej asaj për të cilën supozonin shkencëtarët.

Ky zbulim, që është publikuar në revistën "Nature", bie ndesh me teorinë e zgjerimit të

galaksive, e cila shprehet se në secilën prej tyre gjendet nga një vrimë e zezë në vetë

qendrën e saj.

Një terabajt hapësirë për ruajtje të dhënave në SSD

Page 28: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Këtë do ta vendosim në kategorinë “për ata që kanë tepër para”. Në fakt,

kompania OCZ ka paraqitur katër disqe SSD në një shtëpizë të cilët integrohen në

qasjen PCI të kompjuterit tuaj dhe ofrojnë një terabajt hapësirë.

Z-Drive i kompanisë OCZ është një prej atyre kurioziteteve që mund ta shihni vetëm në

panairet siç është ai CeBIT. OCZ ka vendosur në një shtëpizë PCI katër disqe SSD, secili me

kapacitet prej 256 gigabajt, plus 256 MB RAM memorie.

Të gjithë së bashku do t‟u ofrojnë një terabajt hapësirë për të ruajtur të dhënat, me

shpejtësi të leximit deri në 600 megabajt për sekondë, derisa ajo e shkrimit do të jetë 500

megabajt për sekondë.

Çmimi do të jetë në mes të 1.500 deri në 2.000 dollarë, e mund të pritet në tregun

amerikan për rreth gjashtë javë. Mirëpo, nëse as kjo hapësirë nuk ju mjafton, OCZ është

duke planifikuar të del me pajisjen prej katër terabajtësh. Se sa do tu kushtojë kjo, as nuk

duam të mendojmë.

Page 29: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

SHBA-Telefoni Lady Diamond është risia më e re e sjellë nga kompania Gresso.

Duket qartë edhe nga emri, ky është një telefon për gra pasanike. Është për ato

femra të cilat janë në gjendje të paguajnë 5.500 dollarë për të patur një celular të

tillë, ndonëse janë hedhur në qarkullim vetëm 8 ekzemplarë të këtij lloji.

Për sa i përket pamjes, celulari “Lady Diamond” është përpunuar nga qeramika e teknikës

së lartë në ngjyrë “Magenta Diamond”, është mbështjellë me ar prej tetë karatësh dhe

përmban katër diamante në tastet për navigim.

Ndërkohë ky telefon është i pajisur me një fotokamera prej 2 mega piksel, me një memorie

prej 2 gigash, lidhjet GSM/GPRS e Bluetooth. (burimi/Balkanweb)

Apple ka ftuar gazetarët në paraqitjen e versionit të ri të softuerit për shumë të

popullarizuarin iPhone, e cila do të mbahet më 17 mars të këtij viti.

Paraqitjen e softuerit kompania Apple e ka organizuar në zyrat e saja qendrore në Cupertino

të Kalifornisë. Gazetarët do të mund të shohin versionin 3.0 në vepër, derisa Apple

Page 30: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

planifikon të shfaqë edhe paketën e re softuerike të dedikuar për programuesit të cilët

përpunojnë programe për iPhone. Nuk përmendet koha e daljes zyrtare e versionit të ri në

treg, derisa Apple ka lënë të kuptojë se ajo që gazetarët do të shohin është versioni në

fazën zhvilluese dhe ende të papërfunduar.

Apple e ka paraqitur iPhone 3G verën e kaluar. Gjatë vitit 2008 janë shitur gjithsej 12.7

milionë iPhone që ka qenë më shumë se parashikimet dhe planet e kompanisë Apple se do

të shes 10 milionë njësi.

Momenti vendimtar për popullarizim e iPhone ka qenë atëherë kur programuesve u është

dhënë mundësia që të krijojnë aplikacione për të. Pikërisht numri i madh i aplikacioneve të

llojllojshme të cilat mund të shkarkohen pa pagesë apo me një pagesë simbolike e bëjnë

celularin iPhone aq funksional dhe te ardhura.

Mbi 25.000 aplikacione në App Store Nuk është zyrtare, por gjithsesi është informacion i besueshëm, në dyqanin online

të kompanisë Apple – App Store janë në dispozicion mbi 25.000 aplikacione.

Përkundër kritereve rigoroze me të cilat Apple pranon aplikacione të reja në App Store, ky

shërbim është duke u rritur pandalshëm nga dita në ditë. Informacionet e fundit nga faqja e

internetit 148Apps flasin se në App Store, për gjithsej tetë muaj të ekzistimit, janë shumuar

mbi 25.000 aplikacione.

Lidhur me këtë të arritur, paraqiten edhe statika interesante. Çmimi i përgjithshëm i të

gjitha aplikacioneve në App Store është 72.471 dollarë e 81 centë, e më së shumti ka prej

atyre me çmim prej 0.99 dollarësh (gjithsej 10.464). Aplikacione pa pagesë janë 6.170,

respektivisht rreth 23%, derisa më e dendura është kategoria e lojërave e cila ka gjithsej

5.343 aplikacione. Çmimi mesatar i aplikacioneve (përfshirë edhe ato pa pagesë) është 2.79

dollarë.

Në fund të muajit të kaluar është publikuar se Windows Mobile, i cili përndryshe ekziston që

nëntë vjet, gjithsej ka rreth 20.000 aplikacione. Blackberry, Microsoft, Nokia e Palm tanimë

janë udhës për të paraqitur një vend të centralizuar të dedikuar për shpërndarjen e

aplikacioneve të platformave të tyre. Derisa, Google Android Market tanimë është në

funksion, e para pak kohe është integruar edhe mbështetja për pagesën e aplikacioneve. Përgjigju duke cituar mesazhin

Page 31: 1. Te rejat rreth Teknologjise - WordPress.com · Google Earth zhvendoset edhe në iPhone Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje

Komisioni Evropian i kënaqur me hapin e Microsoftit Pasi që Microsoft e ka konfirmuar mundësinë e largimit të aplikacioneve nga

sistemi i ri operativ - Windows 7, Evropa është e kënaqur.

Komisioni Evropian, i cili kishte ngritur padi në Microsoft për shkak të integrimit të

shfletuesit Internet Explorer në sistemet operative Windows, është i kënaqur me hapin e

fundit të ndërmarrë nga gjiganti Microsoft.

Sa për rikujtim, Microsoft ka konfirmuar se qysh në versionin e radhës të Windows 7 do të

ofrojë mundësinë e largimit të Internet Explorer, Windows Media Player, Windows Media

Center, Windows DVD Maker e Windows Search.

Në një deklaratë për transmetuesin britanik BBC, i ngarkuari i Komisionit Evropian për këtë

çështje, Neil Barrett, ka thënë ke ky hap është një gjë e mirë, si për Microsoftin ashtu edhe

për konkurrentët. Ai ka theksuar se deri tek vendimi për mundësinë e çaktivizimit të

komponentëve të caktuar të Windows ka ardhur ekskluzivisht në Microsoft, pa ndonjë

presion nga jashtë.