11 - e-bug.eu farm...seksioni 2.4, higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës...

23
1 11 Pjesa e përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë me diskutime në grup, ‘rrjete sociale’, dhe një lojë tavoline me fermë për rreziqet dhe benefitet e mikrobeve të ndryshme të fermës. Stadi kyStadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f, 2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f Njësia mësimore Njësia 6 Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit do të mësojnë se: Mikrobet e dobishme në fermë i ndihmojnë fermerit në prodhimin e ushqimit Mikrobet e dëmshme mund të ndodhen në fermë dhe ato mund të përhapen te njerëzit Me larjen e duarve dhe përfilljen e disa rregullave bazike ne mund ta zvogëlojmë mundësinë e infektimit në fermë Nxënësit më të aftë do të mësojnë: Ku mund të ndodhen disa mikrobe specifike të dëmshme në fermë Ku mund të ndodhen disa mikrobe specifike të dobishme fermë dhe si përdoren ato në prodhimin e ushqimit

Upload: others

Post on 05-Jul-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

1

11

Pjesa e përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë me diskutime në grup, ‘rrjete sociale’, dhe një lojë tavoline me fermë për rreziqet dhe benefitet e mikrobeve të ndryshme të fermës.

Stadi kyStadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f,

2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit do të mësojnë se: Mikrobet e dobishme në fermë i ndihmojnë fermerit në prodhimin e ushqimit

Mikrobet e dëmshme mund të ndodhen në fermë dhe ato mund të përhapen te njerëzit

Me larjen e duarve dhe përfilljen e disa rregullave bazike ne mund ta zvogëlojmë mundësinë e infektimit në fermë

Nxënësit më të aftë do të mësojnë:

Ku mund të ndodhen disa mikrobe specifike të dëmshme në fermë

Ku mund të ndodhen disa mikrobe specifike të dobishme fermë dhe si përdoren ato në prodhimin e ushqimit

Page 2: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

2

Nëse PowerPoint nuk është i përshtatshëm, mund të shkarkohen PDF fajllet e secilit sllajd dhe mund të kopjohen në folje për përdorim me grafoskop si ndihmesë vizuale.

Fjalët kyçe Ferma Higjiena E. coli Salmonella Campylobacter Mikrobet e dobishme Rhizobia Thermophiles Lactobacilli

Materialet e nevojshme Për grup nxënësish Kopje e SW 2 - SW 8 Loja me fermë:

tablloja, figurat, zaret dhe kartat

Për klasë Kopje e sllajdeve

PowerPoint ose SW 1 për çdo nxënës

Nga një kopje e SW 2 - SW 8 për secilin grup të nxënësve (4-5 nxënës për grup). Shkarkoni sllajdet PowerPoint ose përgatitni SW 1 për secilin nxënës/grup Përgatitni lojën e tavolinës për secilin grup.

Materialet e internetit në dispozicion

Demonstrimi i këtij aktiviteti

Sllajdet PowerPoint për aktivitetin kryesor

Loja interaktive ‘Farm Fun’ në faqen e internetit Junior për të përforcuar mesazhin e këtij mësimi

Një film i shkurtër në faqen e internetit Junior i cili tregon metodën e rekomanduar për larjen e duarve me sapun

Ferma është një vend argëtues dhe edukativ për njerëzit e të gjitha moshave. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm për mikrobet që shoqërojnë ambientet e fermës, disa nga të cilat mund të jenë të dëmshme për njerëzit. Kjo do të na sigurojë që vizitat në fermë të jenë të këndshme dhe të sigurta. Kafshët e fermës, madje edhe ato që duken të pastra dhe të shëndetshme, mund të bartin mikrobe të cilat janë të dobishme dhe të padëmshme për kafshën, por mund të sëmurin njerëzit nëse depërtojnë në trupin etyre. Escherichia coli, Salmonella dhe Campylobacter janë shembuj të baktereve që mund të shkaktojnë infeksione në të gjitha grup moshat, por simptomat mund të jenë posaçërisht të rënda te fëmijët e vegjël. Këto baktere normalisht gjinden në jashtëqitjet e kafshëve dhe si të tilla mund të ndodhen kudo që ka feces, p.sh. në dyer, rrethoja, fytyrë të kafshës etj. Nevojitet vetëm një numër i vogël i këtyre baktereve për të shkaktuar infeksion.

Simptomat e secilit infeksion mikrobik mund të ndryshojnë por në përgjithësi përfshijnë humbjen e shpejtë të lëngjeve për shkak të barkqitjeve dhe vjelljeve, e në rastet shumë të rënda mund të çojnë në vdekje.

Megjithatë, në fermë, ka shumë më tepër mikrobe të dobishme sesa të dëmshme. Këto përfshijnë Lactobacilli që fermentojnë silazhin (ushqimin e kafshëve) dhe shndërrojnë qumështin në jogurt; termofilet që zbërthejnë materiet bimore në përzierje plehërash; dhe rhizobia që në tokë shndërrojë azotin e ajrit në amoniak. Ky plan mësimor synon që t’i mësojë nxënësit për mikrobet e dobishme dhe të dëmshme në fermë.

Nxënësit do të mësojnë për disa hapa të thjeshtë që ata mund t’i ndërmarrin për ta ulur rrezikun e infektimit gjatë vizitës në fermë. Ata, gjithashtu do të mësojnë më shumë rreth mënyrës së përhapjes së mikrobeve në ambiente të ndryshme.

Disa nga këto hapa të thjeshtë janë:

Larja e duarve me sapun dhe ujë pas kontaktit me kafshët dhe para ngrënies dhe pirjes (xheli me alkool ose pecetat e lagëta nuk do t’i largojnë këto mikrobe në mënyrë efikase).

Shmangni puthjen e kafshëve ose vendosjen e fytyrës tuaj afër fytyrës së kafshëve; dhe shmangni vendosjen e duarve në afërsi të fytyrës ose gojës tuaj.

Ngrënia në zonat e caktuara për piknik/restorant.

Mos hani asgjë gjatë lëvizjes nëpër fermë e as ndonjë send të rënë në tokë.

Larja mirë me ujë dhe sapun e mbathjeve të baltosura dhe pastaj larja e duarve me ujë dhe sapun.

2.4 Përhapja e infeksionit Higjiena në fermë

Hyrje

Përgatitja e avansuar

Sugjerimi alternativ

Page 3: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

3

1. Filloni mësimin duke kërkuar nga nxënësit që të identifikojnë disa nga rreziqet gjatë vizitës së fermës p.sh. rrëzimi në tokë, makineritë e fermës etj.Pastaj pyetni nëse mendojnë që në fermë ka diçka që mund të shkaktojë sëmundje, p.sh. ngrënia e ushqimit të kafshëve! Mbyllni diskutimin duke pyetur se a mund të ketë mikrobe të dëmshme në fermë, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje.

2. Shpjegoni se disa kafshë të fermës (që duken të pastra dhe të shëndetshme) mund të kenë mikrobe, të cilat nuk mund të shihen dhe nuk i shkaktojnë ndonjë dëm kafshës, por mund të na shkaktojnë dëm neve nëse na ngjiten.

3. Shpjegoni që këto mikrobe normalisht jetojnë në jashtëqitjet e kafshës dhe se këto jashtëqitje shpesh ndotin gjëra të ndryshme. Kërkoni nga nxënësit që të imagjinojnë lopën duke i kruar të pasmet në rrethojë dhe pastaj fytyrën në të njëjtin vend të rrethojës. Ku janë tani të gjitha mikrobet nga jashtëqitjet? Në të pasmet dhe fytyrën e lopës, por edhe në rrethojë gjithashtu. Shpjegoni se kur të prekim këto kafshë ose vendet ku këto kafshë kanë qenë, ne mund t’i marrim mikrobet në duart tona dhe nëse këto mikrobe arrijnë në brendi të trupit tonë, ato mund të shkaktojnë vjellje dhe barkqitje.

4. Tregoni nxënësve se ata do të mësojnë për disa mikrobe të dëmshme në fermë dhe se si shumë lehtë mund ta mbrojnë veten gjatë vizitës në fermë dhe kontaktit me kafshë. Gjtihashtu tregoni atyre se do të mësojnë edhe për mikrobet e dobishme që mund të gjinden në fermë dhe si këto mikrobe ndihmojnë në prodhimin e ushqimit.

Loja ‘Argëtimi në fermë‘ do të theksojë përkujdesjet e nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit në fermë.

1. Gruponi nxënësit në ekipe me 6 persona dhe jepini secilit ekip një tabllo, figurat, zaret dhe kartat.

2. Nxënësit e luajnë lojën duke i hedhur zaret dhe duke lëvizur figurat e tyre nëpër tabllo. Nëse figura e tyre bie në një mikrob të dëmshëm ose dobishëm, lojtari në të majtë duhet ta marrë një kartë dhe ta parashtrojë pyetjen e shkruar aty. Karta e përdorur pastaj vendoset nën grumbullin e kartave dhe vazhdon lojën lojtari tjetër. Fitues është ai lojtar, i cili arrin i pari në fund të tabllos.

Kjo lojë mund të luhet edhe para ekskurzionit në fermë. Skenaret mund të ndërlidhen me aktivitetet që do t’i bëjnë nxënësit, si vozitja me traktor, ose mund të luhet siç është përshkruar më lartë, para se të fillojë vizita në fermë.

2.4 Përhapja e infeksionit Higjiena në fermë

Hyrje

1. Tregoni nxënësve fotot e kafshëve (Sllajdet PowerPoint ose PDF mund të shkarkohen nga faqja e internetit www.e-bug.eu).

2. Për secilën kafshë kërkoni nga nxënësit që t’iu përgjigjen pyetjeve dhe të diskutojnë (pikat mësimore janë të detajuara në TS 4).

3. Pastaj pyetni nxënësit se ku mendojnë se mund të jenë mikrobet e dobishme për njerëzit në fermë.

4. Pyetni nxënësit se a kanë ndonjë ide se si quhen këto mikrobe të dëmshme dhe të dobishme. Jepni nxënësve SW 1 – SW 6.

5. Kërkoni nga nxënësit që të diskutojnë se çka mund të thojnë nga profilet e tyre rreth rreziqeve dhe dobive të mikrobeve të ndryshme dhe se a do të dëshironin që t’i bënin ‘miq’ ato. Diskutoni për çdo gjë që vërejnë në profilet, që mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së mikrobeve të dëmshme në njerëz.

Aktiviteti dytësor

Aktiviteti kryesor

Page 4: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

4

2.4 Përhapja e infeksionit Higjiena në fermë

1. Diskutoni me nxënësit për rëndësinë e gjërave që kanë mësuar

Është e rëndësishme për të qenë të vetëdijshëm për mikrobet e dëmshme që mund t’i bartin kafshët dhe të mbahet higjiena e mirë për të mbrojtur veten nga sëmundjetl.

Gjithashtu është e rëndësishme për të kujtuar se në fermë ka shumë mikrobe të dobishme, të cilat i ndihmojnë fermerët që të prodhojnë ushqim për ne, për çdo ditë.

2. Kërkoni nga klasa që të thonë disa gjëra që mund t’i bëjnë për të mbrojtur veten nëse vizitojnë një fermë. Për shembull:

a. Të lajnë duart e tyre me sapun dhe ujë pas prekjes së kafshëve dhe para ngrënies dhe pirjes

b. Të hanë në zonat e përcaktuara për piknik/restoran

c. Të mos hanë asgjë që ka rënë në tokë

3. Shfrytëzoni këtë diskutim për të përforcuar mesazhet kyçe shëndetësore:

Kafshët e fermës mund të bartin mikrobe të dëmshme si Salmonella, E. coli dhe Campylobacter, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje.

Larja e duarve me sapun dhe ujë është shumë e rëndësishme, posaçërisht pas prekjes së kafshëve dhe para ngrënies dhe pirjes.

Kafshët nuk duhet puthur ose prekur afër fytyrës, pjesës së pasme ose te këmbët; dhe fëmijët duhet të shmangin prekjen e fytyrës ose gojës së tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Nëse fëmijët sëmuren pas vizitës në fermë, prindërit duhet të lajmërohen te mjeku dhe fëmijët duhet të mos shkojnë në shkollë edhe dy ditë pasi të largohet mundimi dhe barkqitja, për të ulur përhapjen e infeksionit te shokët.

Plenare (pas aktivitetit në klasë OSE vizitës në fermë)

Vizitoni pjesën ‘Junior student’ në faqen e e-Bug, www.e-bug.eu, për t’iu qasur aktivitetit mësimor interaktiv ‘Argëtimi në fermë‘. Ky animacion interaktiv i mundëson nxënësve që të vërejnë gjërat që vizitorët e ri në fermë nuk janë duke i bërë si duhet dhe spjegon se pse këto veprime mund të sjellin dëme.

Aktiviteti plotësues

Page 5: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

5

2.4 Përhapja e infeksionit Higjiena në fermë

Në cilën pjesë të lopës mund të gjeni shumë mikrobe të dëmshme?

Mikrobet mund të përqendrohen në disa zona, si në gojë, pjesën e pasme, bisht dhe këmbë dhe nxënësit duhet të shmangin prekjen e kafshëve në këto pjesë, për shkak të mundësisë më të madhe për infektim. E. coli jeton në zorrën e kafshës ku ndihmon në tretjen e ushqimit, prandaj ka më shumë të ngjarë që të përqendrohet në rrugën fekale-orale dhe në tokë në jashtëqitje. Pyetni nxënësit se cila pjesë e trupit është më e përshtatsme për përkëdhelje sipas tyre (përgjigja duhet të jetë anash, qafa ose shpina).

Në cilën pjesë të fermës mund t’i përhapin mikrobet këto dhí? Dhitë mund t’i përhapin mikrobet e dëmshme në çdo pjesë të fermës ku ato ecin, rrethoja që prekin, pajisjet për ushqim nga të cilat hanë, ose në çdo njeri ose kafshë me të cilin kanë kontakt. Mos harroni që kafshët bartin mikrobe të cilat janë për to të shëndetshme.Por, nëse këto mikrobe kalojnë te njerëzit ato mund të shkaktojnë sëmundje (p.sh. E. coli në zorrët e kafshëve ndihmon në tretjen e ushqimit, por nëse ne i gëlltisim mund të na shfaqet barkqitja). Prandaj, ne duhet t’i lajmë duart pas kontaktit me çdo lloj kafshe në fermë, përfshirë qentë dhe macet.

Pse duhet të jeni të kujdesshëm që të lani duart pas mbajtjes së kësaj pule? Është argëtuese që të mbahen pulat,por jashtëqitet e tyre mund të bartin mikrobe shumë të dëmshme. Prandaj, mundësisht mos shkelni në to dhe sigurohuni që t’i lani duart mirë me ujë e sapun pas prekjes së tyre.

Beni është infektuar me një mikrob barku pas vizitës në fermë - a e dini pse? Ekzistojnë shumë mikrobe të dobishme dhe të dëmshme në kafshë dhe në sipërfaqet rreth fermës. Disa nga këto mikrobe nuk ju bëjnë dëm kafshëve por mund të na shkaktojnë sëmundje neve! Është me rëndësi që të lani duart mirë për të larguar mikrobet e dëmshme, të cilat mund të jenë të pranishme pas kontaktit me kafshë, si dhe para se të hani ose pini ndonjë gjë. Nëse sëmureni, mos shkoni në shkollë, pini shumë ujë dhe duhet ta tregoni mjekut tuaj se keni qenë në fermë.

Page 6: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

6

Pse duhet të jeni të kujdesshëm që të lani duart pas mbajtjes së kësaj pule?

Në cilën pjesë të lopës mund të gjeni shumë mikrobe të dëmshme?

Në cilën pjesë të fermës mund t’i përhapin mikrobet këto dhí?

Beni është infektuar me një mikrob barku pas vizitës në fermë - a e dini pse?

Page 7: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

7

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Unë jam trazavoq për dallim nga kusherirët e mi të mirë E. coli ... ata mund të jenë të

dobishëm për njerëzit por mua më pëlqen t’i

bëj ata të sëmurë!

Muri Sali Delja E. coli, më ke munguar, qëkur më ke braktisur për të shkuar me pushime në trupin njerëzor! Shpresoj se po argëtohesh duke shkaktuar telashe në barkun e tyre! Baa x Norovirusi Hej, sapo pashë një reklamë për Konventën e vjelljes dhe barkqitjes për këtë vit... do të mund të mësojmë mënyra të reja për t’i sëmurë njerëzit! Urra! Shihemi aty, N. Doktor Aliu E. coli, je i dëbuar nga trupat e pacientëve të mi, duke i’u falenderuar këshillës sime të mençur për të pirë shumë ujë dhe për të qëndruar larg njerëzve derisa të të heqin qafe. Gjithashtu larja e duarve me sapun dhe ujë funksionoi për mrekulli! Më shumë fat herave tjera!

Fotot

E pranoni si shok? Po Jo

Shokët

C. difficile

H. pylori

Shigella

Nofka: E. coli Adresa: Lakesa 1, Zorra, Trupi i njeriut, N05E 2T0E Adresa alternative: Gjuha e dhisë 1, Rruga e shpinës së lopës, Kodra e fermës, V00L 1EE Më pëlqen: T’i sëmur njerëzit (haha!), Jashtëqitjet e kafshëve – njami! Më pëlqen të shndërrojë zorrët e njeriut në rrëshqitëse të shpejtë që përfundon me një kërcim fekal në toalet...kënaqësi! Gjithashtu, xhelet me alkool dhe pecetat e lagura janë të preferuarat e mia, njerëzit mendojnë se janë aq të mençur që të më fshijnë - por nuk e dijnë që këto gjëra nuk mund ta bëjnë këtë. Unë jam më i fortë se aq! Nuk më pëlqen: Antibiotikët... bljak! Dhe pirja e sasive të mëdha të ujit (ma vështirëson shumë jetën, uff.) Gjithashtu URREJ sapunin dhe ujin, meqenëse duhet të kapem shumë më fuqishëm sesa kur njerëzit përdorin vetëm ujë për larje të duarve.

Page 8: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

8

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Qëllimi kryesor në jetën time është të rehatohem – por duket se kjo kurrë

nuk do të ndodhë! S’mund të përmbahem

meqë gjithmonë shkaktoj helmime me ushqim,

apo jo?!

Muri Burimi, organizatori i udhëtimeve Ky është një mesazh i shpejtë për t’ju falenderuar që keni udhëtuar me ne! Me ndihmën tuaj, së bashku jemi duke arritur në çdo cep të globit! Shpresoj që herën tjetër të merrni edhe miqtë tuaj! Dada Shotë Salmonella, a do të m’i lësh rehat vezët e mia!! Prej që ke ardhur ti askush nuk po i blen ato dhe me të vërtetë më nevojiten të hollat – dua ta blej një pellg të ri.. dhe ti je duke mi prishur planet!!! Doktor Aliu Oh e shoh – nuk të mjaftojnë zorrët e kafshëve dhe ti dëshiron të pushtosh edhe fasulet e reja për të ngopur urinë tënde për infeksion! Mos u merakos, jam duke u përgatitur që të gjithë pacientët të lajnë dhe gatuajnë ushqimet mirë për të të inatosur ty!

Fotot

E pranoni si shok? Po Jo

Shokët

C. difficile

H. pylori

Shigella

Puna: Unë jam anëtar krenar i Armatës Salmonella – jemi mbi 2500 lloje! Adresa: Zgavra e barkut, Trupi njerëzor, V0M 1T5 Adresa alternative: Vezët e pulës 2, Strofulla, Fusha e gjelbër, 1CL UCK Më pëlqen: Mua dhe miqve të mi të armatës Salmonella na pëlqen më së shumti që të argëtohemi në fermë... aty dijnë si të na mirëpresin! Gjithashtu më pëlqen edhe të udhëtoj... ÇMENDEM pas vendeve të ngrohta! Prandaj nëse planifikoni të udhëtoni dikund mund të më merrni gjatë qëndrimit aty! Nuk më pëlqen: Njerëzit të cilët lajnë duart me sapun... ma prishin tripin!

Page 9: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

9

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Specialiteti im të shkaktoj barkqitje

me gjak dhe ngërçe të dhimbshme të barkut... ah po, është gjithmonë

argëtuese kur unë jam aty!

Muri Pacientja Ana Je i tmerrshëm Campylobacter, më ke bërë SHUMË të sëmurë! Do dëshiroja që kurrë mos të të bëja shok! Kenan Pula Tung miq, keni kujdes dhe vendosni kremë për rrezitje kur ta vizitoni kuzhinën këtë javë - mund të vdisni nëse temperatura në furrë është e lartë! Doktor Aliu Campylobacter... Të jam vënë pas! E di që fshihesh këtej rrotull dhe mund të përhapesh në njerëz tjerë edhe pasi që pacientët fillojnë të ndihen më mirë. Por kujdes... i kam paralajmëruar për dobitë e larjes së duarve me sapun dhe ujë!

Fotot

E pranoni si shok? Po Jo

Shokët

C. difficile

H. pylori

Shigella

Adresa: Rrethi i stomakut, Trupi njerëzor, PA1N FUL Adresa alternative: 1 Nën Zierja, Rruga e shpezëve, Market Farm, M3AT RAW Më pëlqen: Të luajë dredhjen e zorrëve! Edhepse, ndonëse e them vetë, jam i mirë në shtangimin e brendisë tuaj! Gjithashtu më pëlqen pula dhe qumështi i papasterizuar... janë shumë të mirë për tu shoqëruar. A keni mish të pagatuar në frigorifer? Nuk jam nazeli, nëse është duke qëndruar do ta bëjë si shtëpi. Nuk më pëlqen: Mishi i gatuar mirë dhe temperaturat e larta të furrës... këto janë armiku!

Page 10: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

10

Nofka: Baktere lidhëse të azotit Adresa: Mahalla e rrënjëve, Shtegu i legumeve, Fshati nën tokë, N1TR OG3N Na pëlqen: Ne jemi mikrobe që na pëlqen të qëndrojmë në shtëpi, posa të gjejmë një vend të mirë në rrënjë na pëlqen të qëndrojmë aty ditë e natë! Nuk është për shkak se jemi përtacë – ne e paguajmë qëndrimin duke e mbushur tokën me shumë amoniak të nevojshëm për rritjen e bimëve, duke e përdorur gazin natyral që ndodhet në ajër!! Tingëllon si magji, por ka të bëjë me fshehtësi të zanatit... dhe na bën me kulm mbi kokë! Nuk na pëlqen: Shumë oksigjen – e di se tingëllon si çmenduri për njerëzit, por ja që nuk na pëlqen, meqë na çrregullon punën tonë të rëndësishme.

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Muri Bari Tërfili Hej, si i’a kaloni aty poshtë? Rrugës janë duke ardhur shumë fara nazelike, prandaj na nevojitet që të punojmë shumë që ta bëjmë tokën të përshtatshme për to! Nuk mund ta bëjmë këtë vetë, unë dhe ju duhet të punojmë së bashku për ta realizuar këtë! Fermeri Daut Tung djema, mendova që do të donit ta dini – posa fitova një çmim në qytet për drithërat e mia fantastike. Desha të ju them se nuk do të mund t’ia dilja pa ju – faleminderit shumë!

Fotot

A dëshironi të bëheni pjesë e grupit? Po Jo

Shokët

L. acidophilus

S. cerevisiae

Penicillium

Rhizobia janë të shkëlqyeshme për një gjë – shndërrimi i azotit

në ushqim të shëndetshëm për bimë. Por nuk e bëjmë këtë të

vetme; ne jetojmë brenda bishtajave,

tërfilit dhe bizeleve të cilat na ndihmojnë në

punën tonë të vështirë!

Page 11: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

11

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Ne jemi termofile sepse na pëlqen

nxehtësia! Udhëtoni në mesin e

kompostit dhe do të gjeni një ambient të këndshëm dhe të

ngrohtë – kjo është perfekte për ne – na nxit që të punojmë

më shumë!

Muri Sara Dredhëza Tung termofile, faleminderit për darkën e shijshme që e keni krijuar në kuzhinën e kompostos, ishte fantastike! Do t’i kërkoj Fermer Dautit më shumë javën që vjen, prandaj vazhdoni punën! X Lactobacillius Të dashur, shpresoj se do të vini në festën time javën që vjen – është një festë fushore për të kremtuar edhe një vit të podhimit të mirë të ushqimit në fermë. Shpresoj që mos të prishet festa – nuk dua që të vijnë bakteret e këqija! Eko Edi Urime termofile, jeni nominuar për çmimin eko për përpjekjet tuaja në riciklim. Duke shndërruar të gjitha mbeturinat e bimëve në ushqim për fermë, ju me të vërtetë ndihmoni ekosistemin. Ju lumtë!

Fotot

A dëshironi të bëheni pjesë e grupit? Po Jo

Shokët

L. acidophilus

S. cerevisiae

Penicillium

Nofka: grup i madh i adhuruesve të nxehtësisë! Adresa: Gropa e barit të prerë, Shporta e kompostit, Rrethi i kopshtit, TOAS T1E Adresa alternative: Vija drithërore, Shpërndarja mbi tokë, Fusha e gjelbër, 1MEA DOW Na pëlqen: Ne ADHUROJMË grumbulin e copave të prera të bimëve – përzieni ca bar të prerë dhe tokë dhe kjo shndërrohet në një ushqim madhështor! Për të qenë anëtar i grupit të termofileve mund të jesh baktere ose kërpudhë - ka të bëjë vetëm me punën në temperatura të larta! Bimët e prishura janë specialiteti ynë - ne i zbërthejmë ato dhe i riciklojmë në ushqime të shijshme, e gjithë kjo në rehatinë e nxehtësisë tropikale! Nuk na pëlqen: Ju e dini se na pëlqen nxehtësia – por e urrejmë ftohtësinë! Dhe kur themi ftohtë, kjo d.t.th. 20ºC – në këto temperatura, bakteret në mesin tonë as që nuk do të dalin nga endosporet e tyre mbrojtëse! Brrr!

Page 12: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

12

Nofka: Baktere probiotike Adresa: Zona e bazenit, Pellgu i qumështit të lopës, Ferma qumështore, F3R M3NT Adresa alternative: 1. Mikrob i dobishëm, Skaji i zorrës së hollë, Mahalla e barkut, PPL5 ZORRA Na pëlqen: Ushqimi ynë i preferuar është laktoza – njeri, ky sheqer i qumështit është i pakrahasueshëm!! Na jep shumë energji dhe ne e dijmë që rezultati i fermentimit tonë është një jogurt i këndshëm që i kënaq të gjithë! Gjithashtu, disa nga ne jemi të mirë në bërjen e silazhit – bari i fermentuar të cilin lopët dhe delet e hajnë gjatë tërë vitit... atyre u pëlqen shumë! Nuk na pëlqen: Mikrobet e dëmshme të cilat janë të tmerrshme për njerëzit – çka është kjo? Njerëzit dhe Lactobacilli kanë qenë gjithmonë shokët më të mirë - ne e ndihmojmë njëri tjetrin apo jo?!

Higjiena në fermë e-Bug rrjeti social

Na pëlqen një meç i mirë boksi kur

rrijmë në zorrët e njeriut, prandaj

kujdes ju baktere të dëmshme – ne

luftojmë për shëndetin e mirë të

njerëzve! Ding Ding, rundi i parë

po vie!

Muri Shoqata e prodhimeve qumështore Të dashur anëtarë të Lactobacilli, jemi duke e mbajtur një mësim për rëndësinë e kulturave bakteriale në furnizimin e ushqimit dhe shpresojmë se do të mundeni ta mbani një prezantim. Ju me të vërtetë jeni nga më të mirët në këto gjëra! Ju lutemi na lajmëroni sa më parë. Pacientja Ana Faleminderit shumë Laktobacile miqësore, pas rrëmujës që e bënë Kampilobakteret, ju me të vërtetë më ndihmuat që të kthjellem dhe të ndjehem e shëndoshë sërish. Me dashuri Ana x Dorontina Lopa Vazhdoni kështu Lactobacilli! Me ndihmën tuaj qumështi im është shumë i popullarizuar dhe po shitet shumë shpejtë! Së shpejti do të kem mundësi që të shkoj në pushimin pranë plazhit, të cilin e kam ëndërruar gjihmonë,... mezi pres ta ndjejë rërën nën thundrat e mia!

Fotot

A dëshironi të bëheni pjesë e grupit? Po Jo

Shokët

L. acidophilus

S. cerevisiae

Penicillium

Page 13: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

13

Higjiena në fermë Rregullat e lojës

Rregullat

1. Gjuani zarin që të përcaktoni cili lojtar do të luaj i pari – numri më i madh luan i pari!

2. Luani me radhë, në drejtim të akrepave të orës, për të gjuajtur zarin dhe lëvizur nëpër fushë.

3. Nëse bini në fushën me mikrob, personi në të majtën tuaj duhet ta marrë një kartë nga grumbulli dhe të ju parashtrojë pyetjen.

4. Kush arrin i pari në fund fiton!

Page 14: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

14

Page 15: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

15

Lëvizni 3 vende prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Pse nuk duhet të hani ëmbëlsira në vendqëndrimin e

kafshëve?

Ndërroni vendet me personin në vend të fundit Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Pse duhet t’i lajmë duart para

lojës me kafshë?

Lëvizni 4 vende prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Në fermë ka vetëm mikrobe të

dëmshme. E saktë ose e pasaktë?

Ndërroni vendet me personin pas jush

Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Pse duhet të hamë ushqim vetëm në vendet ku na thotë fermeri?

Lëvizni 5 vende prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Pse mund të ketë mikrobe të

dëmshme në rrethoja?

Lëvizni 1 vend mbrapa për çdo përgjigje të gabuar

Numëroni 3 vende në fermë ku

mund të ketë mikrobe të dëmshme?

Lëvizni prapa në hapësirën numër 2

Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

A mund të thoni një mikrob të dëmshëm që mund ta gjeni në

fermë?

Lëvizni 2 vende prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Mësuesi ju ka zënë duke e thithur gishtin kur ishit duke

luajtur me një viç. Pse nuk është e mirë kjo?

Lëvizni 1 vend prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Përdorimi i sapunit dhe ujit për të larë duart është më mirë sesa

përdorimi i xhelit për duar. E saktë ose e pasaktë?

Mikrobet e dëmshme mund të kalojnë në gojë gjatë ngrënies dhe të shkaktojnë sëmundje

Kafshët bartin mikrobe të dëmshme të cilat shkaktojnë

sëmundje. Ju mund t’i merrni ato me prekje të kafshëve

Fermeri do të ju thotë që të hani në një zonë ku mund të lani duart dhe ku nuk lejohen kafshët dhe kështu zvogëlohet

mundësia e infektimit me mikrobe të dëmshme.

Kafshët bartin mikrobe të dëmshme në trupin e tyre dhe mund t’i ngjesin ato në rrethoja gjatë kalimit afër tyre, gjatë kruarjes së të pasmeve në to ose lëpirjes e jargavitjes në

rrethoja.

E pasaktë – në fermë ka shumë mikrobe të dobishme të cilat i ndihmojnë fermerit që të prodhojë ushqim për ne.

Tre nga: Në trupin e kafshës, në vendqëndrimin e kafshës, në jashtëqitjen e kafshës, në rrethojë, në tokën ku ecin

kafshët

Ose: E. Coli, Salmonella, Campylobacter

Mikrobet e dëmshme mund të kalojnë në gojë gjatë thithjes së gishtit dhe kjo shkakton sëmundje. Saktë, sepse largon më shumë mikrobe të dëmshme.

Page 16: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

16

Page 17: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

17

Ju keni larguar disa mikrobe të dëmshme kur

keni larë duart pas lojës me kafshë.

Lëvizni para 3 vende

Ju keni parë një kafshë duke u kruar në rrethojë dhe keni

qëndruar larg saj për shkak se mund të jetë mbuluar me

mikrobe të dëmshme. Lëvizni para 5 vende

Ju i keni ndihmuar fermerit që të tregojë se ai përdor

mikrobe të dobishme për të prodhuar silazh

Ndërroni vendet me udhëheqësin e lojës

Fermeri ka menduar që jeni shumë të mençur sepse keni

ditur për ekzistencën e mikrobeve të dobishme që

ndihmojnë rritjen e të mbjellave

Lëvizni para 4 vende

Ju keni ndihmuar ca fëmijë më të vegjël për të larë

duart para drekës

Lëvizni para 4 vende

Nëse mund të thoni 1 vend në fermë ku ka mikrobe të

dobishme

Ndërroni vendet me personin para jush

Ju keni larë çizmet tuaja para se të largoheshit nga ferma

dhe kështu keni larguar mikrobet që kanë mundur të

jenë në to Lëvizni para 1 vend

Nëse mund të thoni se pse duhet t’i lajmë duart me sapun dhe ujë e jo vetëm

me xhel për duar ose peceta të lagura

Lëvizni para 8 vende

Nëse mund të numëroni 3 vende në fermë ku mund të ketë mikrobe të dëmshme Ndërroni vendet me udhëheqësin e lojës

Një nga: Shporta e kompostit, në tokë, në qumështore, në rezervoarin e silazhit,në kuzhinën e fermës, nyje të rrënjëve

Sapuni zbërthen yndyrat në duart tona, vendin ku ngjiten mikrobet dhe uji i shpërlan ato. Xheli i duarve nuk i largon

mikrobet nga duart, prandaj sapuni dhe uji është më i mirë.

Tre nga: Në trupin e kafshës, në vendqëndrimin e kafshës, në jashtëqitjen e kafshës, në rrethojë, në tokën ku ecin

kafshët

Page 18: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

18

Page 19: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

19

Lëvizni 3 vende prapa Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Çka duhet të bëni nëse keni dhimbje barku disa ditë pas

vizitës në fermë?

Ndërroni vendet me personin në vend të fundit

Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

A mund të gjinden mikrobet e dëmshme në kafshët që jetojnë në

shtëpi?

Lëvizni prapa 4 vende Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Pse është më mirë të mbathni

çizme të gomës sesa atlete gjatë vizitës në fermë?

Ndërroni vendet me personin pas jush

Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Jepni një shembull të mikrobit të dëmshëm që mund të gjindet në

fermë?

Lëvizni prapa 5 vende Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

A mund ta hani sanduiçin i cili ju

bie në tokën e fermës?

Lëvizni prapa 1 vend për çdo përgjigje të gabuar

Thoni 3 gjëra që nuk duhet t’i

bëni derisa ndodheni në vendqëndrimin e kafshëve?

Lëvizni prapa në vendin numër 2

Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Në cilin vend të trupit të kafshës mund të ketë shumë mikrobe të

dëmshme?

Lëvizni prapa 2 vende Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Ju shihni një mollë të rënë nga pema në fushën e lopëve dhe

jeni të uritur. Do ta hani apo jo?

Lëvizni prapa 1 vend Por qëndroni aty ku jeni nëse përgjigjeni saktë në pyetjen

Çka është më mirë - larja e duarve nën ujë të rrjedhshëm

nga çeshmja e jashtme, apo në një enë me ujë?

Të mos shkoni në shkollë dhe të pini shumë lëngje dhe t’i kërkoni prindit që t’i tregojë mjekut se keni qenë në fermë.

Po, kafshët e shtëpisë mund të kenë mikrobe të

dëmshme, prandaj lani duart pas lojës me ta E. Coli, Salmonella, Campylobacter

Jo, mikrobet e dëmshme mund të transferohen nga toka në sanduiç. Nëse e hani mund të sëmureni.

Çizmet e gomës lahen më lehtë në fund të vizitës dhe kanë më pak të çara ku mikrobet mund të ngjiten dhe fshihen.

Tre nga: hani, thithni gishtin, lëpini gishtat, prekni fecesin e kafshëve, të uleni në tokë, të puthni kafshët, të prekni fytyrën

tuaj

Njëra nga: këmbë, gojë, pjesë të pasme, bisht Jo, mikrobet e dëmshme mund të transferohen nga toka në

mollë. Nëse e hani mund të sëmureni. Uji i rrjedhshëm – sepse largon më shumë mikrobe të

dëmshme dhe është më i pastër.

Page 20: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

20

Ju jeni kujtuar që t’ia jepni prindërve fletën informuese të fermerit se çka duhet të bëhet pas vizitës në fermë

Lëvizni para 3 vende

Ju ka rënë një ëmbëlsirë në tokë dhe e keni gjuajtur në shportë

Lëvizni para 5 vende

Jeni rrëzuar dhe duart i keni bërë me baltë, prandaj i keni larë me ujë dhe sapun para

prekjes së njerëzve tjerë

Ndërroni vendin me personin udhëheqës

Jeni kujtuar që ta hani drekën në zonën e piknikut dhe i keni

larë duart paraprakisht

Lëvizni në katrorin e ardhshëm çift

Jeni kujtuar se jashtëqitja e kafshëve përmban mikrobe të

dëmshme, prandaj keni shmangur shkeljen e bajgës së

lopës!

Lëvizni para 4 vende vendepaces

Në fermë ka më shumë mikrobe të dobishme se të

dëmshme – saktë ose pasaktë?

Ndërroni vendet me personin para jush

Pas kthimit nga ferma në shtëpi ju keni zbathur këpucët tuaja dhe i keni lënë jashtë që

një i rritur t’i pastrojë

Lëvizni para 1 vend

Nëse mund të thoni një mikrob të dobishëm që

mund të gjindet në fermë

Lëvizni para 8 vende

Nëse mund të thoni një ushqim ose pije që bëhet në

fermë me ndihmën e mikrobeve të dobishme

Ndërroni vendin me personin udhëheqës

Saktë – shumë nga këto mikrobe ndihmojnë fermerin që të prodhojë ushqim për ne.

Lactobacilli, Thermophiles, Rhizobia Jogurt, qumësht, bukë, drithëra ose perime, mushti i frutave, birra

Page 21: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

21

60 59 58 57 56 55 54 53 52 51

41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

40 39 38 37 36 35 34 33 32 31

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

20 19 18 17 16 15 14 13 12 11

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Page 22: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

22

Page 23: 11 - e-bug.eu Farm...Seksioni 2.4, Higjiena në fermë, i mëson nxënësit se ambienti i fermës është vendbanim i mikrobeve të dobishme dhe të dëmshme. Nxënësit mësojnë

23