kuvendi r a p o r t - · pdf filepasuritë e të cilëve janë në proces...
Post on 10-Feb-2018
224 Views
Preview:
TRANSCRIPT
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Tiranë, më 20.11.2015
R A P O R T
PËR VLERËSIMIN NË PARIM TË PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE
SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE
VENDORE”, TË NDRYSHUAR”
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në 2 mbledhje të tij,
të zhvilluara në datën 20 nëntor 2015, shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe
shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.
Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe shqyrtohet në përputhje me nenet 78-
85 të Rregullores së Kuvendit.
Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
prezantuan ndryshimet e propozuara në projektligj, arsyet dhe efektin e pritshëm të tyre tek
qytetarët, biznesi dhe ekonomia e vendit.
Projektligji është pjesë e paketës fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016. Ai është
hartuar në mbështetje të programit të Qeverisë dhe të politikave të saj në drejtim të reduktimit të
barrës fiskale ndaj biznesit, zgjerimit të formalizimit të ekonomisë, si dhe mbështetjes së
reformës administrativo territoriale që po kryhet në vendin tonë.
Politikat për lehtësimin e barrës fiskale ndaj biznesit janë në vijueshmëri dhe thellim të
mëtejshëm. Më 1 janar 2014 shkalla e tatimit mbi fitimin e biznesit të vogël u reduktua nga 15
2
për qind, në 7.5 për qind. Projektligji parashikon heqjen apo reduktimin e mëtejshëm të këtij
tatimi për një numër të konsiderueshëm biznesesh. Ai siguron rritjen e mbështetjes ndaj
bizneseve që kanë qarkullim dhe të ardhura më të ulëta dhe lehtësimin e mëtejshëm tatimor të
bizneseve të tjera, me të ardhura më të mëdha.
Reforma ndaj informalitetit është një nga reformat më të rëndësishme që po realizohet në vendin
tonë. Ajo synon zgjerimin e bazës së tatueshme, formalizimin e bizneseve dhe të punësuarve,
forcimin e konkurrencës së ndershme, e si rrjedhojë përmirësimin cilësor të klimës së biznesit.
Rezultatet e kësaj reforme duken mjaft pozitive, duke sjellë rritje të numrit të bizneseve dhe të të
punësuarve që deklarojnë veprimtarinë, si dhe të të ardhurave të arkëtuara prej tyre.
Projektligji synon, gjithashtu, promovimin e sektorit të turizmit, si rezultat i reduktimit të taksave
për operatorët turistikë.
Projektligji harmonizohet me ligjin nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të
njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë“, duke mbështetur reformat e
ndërmarra për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit fiskal.
Ndryshimet që propozohen në këtë projektligj janë si më poshtë:
1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
Shkalla tatimore e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, e cila varet nga qarkullimi
vjetor, ndryshohet si më poshtë:
Tatimi i thjeshtuar mbi
fitimin për biznesin e vogël
Ishte Bëhet
Me qarkullim vjetor 0-2
milionë lekë
25 mijë lekë/vit Me qarkullim vjetor 0-5 milionë
lekë
0
Me qarkullim vjetor 2-8
milionë lekë
7.5 %, por jo më
pak se 25 mijë
lekë në vit
Me qarkullim vjetor 5-8 milionë
lekë
5 %
3
Nga kjo politikë fiskale përfitojnë afro 100 mijë biznese, nga të cilët:
rreth 84 mijë biznese, qarkullimi vjetor i të cilëve është nga 0-5 milionë lekë, nuk do të
paguajnë më tatim;
rreth 16 mijë bizneseve, qarkullimi vjetor i të cilëve është nga 5-8 milionë lekë do t’u
reduktohet tatimi nga 7.5 për qind, në 5 për qind.
Efekti negativ në buxhet nga reduktimi i kësaj takse parashikohet 1.3 miliardë lekë.
2. Taksa e fjetjes në hotel.
Projektligji parashikon reduktimin e taksës së fjetjes në hotel nga “5 për qind e çmimit të
fjetjes”, në “140 lekë për natë qëndrimi”. Kjo politikë fiskale synon reduktimin e kostos së
operatorëve që ushtrojnë veprimtari turistike dhe rritjen e deklarimit të numrit të personave që
qëndrojnë në hotel. Si rezultat, pritet të rriten më tej të ardhurat e pushtetit vendor, tek të cilat
derdhet kjo taksë. Efekti në të ardhura pritet të rritet me 510 milionë lekë.
3. Mbështetja e reformës administrativo-territoriale.
Projektligji parashikon heqjen e emërtimit të njësisë administrative “komunë“, duke e përputhur
përmbajtjen e tij me ligjin nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të
qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë“. Sipas ndarjes së re administrativo-territoriale,
nuk ekziston më si njësi administrative “komuna”, por vetëm bashkitë dhe qarqet.
4. Taksa e truallit.
Aktualisht, tatimi mbi pasuritë e paluajtshme vepron mbi tokën bujqësore dhe ndërtesat.
Projektligji parashikon që të shtohet një taksë e re: taksa e truallit. Niveli i kësaj takse
parashikohet, në varësi të kategorizimit të bashkive, 5600 lekë/ha, 4200 lekë/ha, 2800 lekë/ha
dhe 1400 lekë/ha në vit. Kjo politikë fiskale është ndërmarrë në zbatim të kërkesave të
administratorëve të pushtetit vendor, si dhe të rekomandimeve të FMN dhe USAID-it,
mbështetur në përvojat e vendeve të tjera. Ajo do të sjellë rritjen e të ardhurave të pushtetit
vendor dhe zgjerimin e shërbimeve të tyre në favor të qytetarëve.
5. Taksa mbi përdoruesit e pasurive të paluajtshme.
4
Taksa mbi truallin parashikohet të paguhet edhe nga personat që e kanë truallin në përdorim, por
jo në pronësi. Arsyet e kësaj politike fiskale janë se në vendin tonë, megjithëse procesi i
regjistrimit të pasurive të paluajtshme po vijon, ka një numër të konsiderueshëm personash,
pasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo legalizimi, por ende nuk e kanë dokumentin e
pronësisë. Kjo politikë fiskale synon trajtimin e barabartë fiskal të të gjithë personave që
zotërojnë në pronësi apo në përdorim pasuri të paluajtshme, duke ndikuar në rritjen e të
ardhurave të pushtetit vendor.
Përdoruesit e pasurive të paluajtshme, të cilët nuk kanë dokumentin përkatës të pronësisë, do ta
vetëdeklarojnë sipërfaqen e truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli. Organet e
pushtetit vendor kanë instrumentin ligjor për verifikimin e këtij vetëdeklarimi.
6. Taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë është trajtuar në ligjin ekzistues dhe i shërben pushtetit vendor
për të kryer investimet e nevojshme në hapësirat publike ku infrastruktura është prishur, si
rezultat i ndërtimeve të reja. Projektligji bën një saktësim të përmbajtjes së dispozitës ekzistuese,
duke qartësuar që kjo taksë paguhet vetëm në rastet kur kostoja e rehabilitimit nuk është
përfshirë në preventivin e investimit.
Vlerësime dhe rekomandime:
Gjatë shqyrtimit të projektligjit deputetët paraqitën vlerësime të ndryshme, të cilat janë si më
poshtë:
Vlerësimi i mazhorancës.
- Politikat fiskale të parashikuara në këtë projektligj do të ndikojnë në lehtësimin e barrës fiskale
ndaj qytetarëve dhe biznesit, rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe të barazisë në zbatimin e
politikave fiskale, rritjen e të ardhurave të pushtetit vendor, thellimin e decentralizimit fiskal, si
dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.
- Për zbatimin me sukses të masave të parashikuara në këtë projektligj është e nevojshme
të përmirësohet më tej performanca e administrimit tatimor. Duhet të forcohet kontrolli
5
tatimor në drejtim të saktësisë së vetëdeklarimeve të biznesit, për të mos lejuar shmangjet
nga pagesa e tatimit.
- Komisioni rekomandon që strukturat përkatëse ekzekutive të përshpejtojnë dhe forcojnë
procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në proces, për të bërë të mundur
evidentimin sa më të plotë të tyre.
Vlerësimi i opozitës.
- Deputetët e opozitës e mbështetën politikën lehtësuese fiskale për biznesin e vogël, duke
e konsideruar nismë pozitive. Por, ata ishin të mendimit se ajo që e dëmton më tepr këtë
biznes janë sanksionet e ashpra që po zbatohen ndaj kësaj kategorie të biznesit, në kuadër
të luftës kundër informalitetit, të cilat nuk kanë një korelacion të drejtë me dëmin e
shkaktuar. Kjo ka ndikuar në dëmtimin e klimës së biznesit, reduktim të të ardhurave të
tyre, si dhe të të ardhurave të buxhetit në përgjithësi.
- Projektligji parashikon rritje të disa taksave, siç janë taksa për hotelet dhe taksa e truallit,
duke rënduar barrën fiskale për biznesin e vogël.
Përfundim.
Komisioni e miratoi projektligjin në parim me votat pro të mazhorancës dhe votat kundër të
opozitës.
RELATORI KRYETARI
Ervin KOÇI Erion BRAÇE
6
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Tiranë, më 9.12.2015
R A P O R T
PËR VLERËSIMIN NEN PËR NEN DHE NË TËRËSI TË PROJEKTLIGJIT “PËR DISA
NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN
E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në 3 mbledhje të tij,
të zhvilluara në datat 7 dhe 9 dhjetor 2015, shqyrtoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për
disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”,
të ndryshuar”. Projektligji është pjesë e paketës së projektligjeve financiare që shoqërojnë
projektbuxhetin 2016.
Shqyrtimi nen për nen u zhvillua pas miratimit në parim të këtij projektligji në seancën plenare të
datës 4 dhjetor 2015 dhe procedura përkatëse mbështetet në nenet 32-38, nenin 80 dhe nenin 83
të Rregullores së Kuvendit.
Në mbledhjet e Komisionit ishin të pranishëm, për të dhënë spjegime mbi projektligjin,
Zëvendësministrja e Financave dhe Drejtoresha e Politikave Fiskale në këtë ministri.
Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me shoqatat e biznesit për projektligjet financiare që
shoqërojnë projektbuxhetin 2016. Në këtë seancë paraqitën mendime e propozime për
projektligjin drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhomës Amerikane të
Tregtisë, Shoqatës “Biznes Albania” dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Gjithashtu, Komisioni
7
zhvilloi një seancë dëgjimore me Kryetarin e Shoqatës për Autonomi Vendore, njëkohësisht
edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të cilën u njoh me disa mendime, vërejtje e propozime për
ndryshime në projektligj, të cilat synojnë përmirësimin e sistemit fiskal të pushtetit vendor.
Pasi analizoi propozimet për ndryshime të paraqitura nga grupet e interesit, Komisioni miratoi
disa ndryshime në dispozitat e projektligjit për këto çështje:
1. Taksa e truallit.
Lidhur me këtë taksë, Komisioni propozon këto ndryshime:
- Taksa e truallit në projektligj është e njëjtë, pavarësisht nëse taksapaguesi është individ apo
biznes. Për diferencuar nivelin e taksës së truallit midis qytetarëve dhe bizneseve, në përputhje
me të ardhurat, Komisioni propozon që kjo taksë të ndahet në dy kategori, sipas përdoruesve të
truallit, si dhe niveli i taksës të jetë si më poshtë:
Për qëllime banimi nga individët. Në këtë rast niveli tregues i taksës mbetet i njejtë si në
projektligj, duke mbështetur argumentin që synimi i kësaj takse është për qëllime
statistikore. Niveli i taksës është tejet i ulët: 0.56; 0.42; 0.28; 0.14 lekë/m2/vit, në varësi të
kategorizimit të bashkive, sipas aneksit bashkëlidhur projektligjit.
Për qëllime biznesi.
Në rastet e përdorimit për qëllime biznesi, taksa e truallit propozohet të jetë më e lartë: 20,
18, 15 apo 12 lekë/m2/vit, në varësi të kategorizimit të bashkive, i cili mbetet i njejtë si në
projektligj.
- Ndryshon nga “hektar” në “m2”, njësia e matjes së sipërfaqes së truallit në pronësi apo në
përdorim të taksapaguesit, e cila shërben si bazë e taksës mbi truallin. Ky ndryshim bëhet për ta
bërë më të thjeshtë dhe të matshme sipërfaqen e truallit.
Efekti në të ardhura është rreth 1.7 miliard lekë.
8
2. Taksa për zënien e hapësirës publike.
Aktualisht, kjo taksë aplikohet mbi të gjitha subjektet që shfrytëzojnë hapësira publike për të
kryer aktivitete të ndryshme. Baza e taksës për zënie të hapësirave publike është sipërfaqja në
metër katror që vihet në shfrytëzim nga subjekti për ushtrim aktiviteti.
Mbështetur në propozimin e Shoqatës së Bashkive, Komisioni propozon që taksa e zënies së
hapësirave publike të riklasifikohet si tarifë. Kjo për arsye se zënia e hapësirave publike për
qëllime biznesi është qiradhënie dhe jo taksë. Përcaktimi si tarifë do të mundësojë një
vendimmarrje të plotë të Këshillave Bashkiakë, të cilët njohin më mirë pasuritë publike të tyre,
zonat përkatëse dhe kanë të gjithë informacionin e nevojshëm për një tarifim të drejtë. Kjo do të
shërbejë:
Si një stimul për Këshillat Bashkiakë në politikat e përdorimit dhe efiçencës së hapësirave
publike;
Për rritjen e fleksibilitetit në vendimmarrje, në përputhje me frymën e decentralizimit;
Efekti n[ t[ ardhura [sht[ rreth 0.15 miliard lek[.
3. Taksa e tabelës.
Komisioni propozon disa ndryshime, si më poshtë:
a) Detajohet dhe riklasifikohet taksa e tabelës për qëllime identifikimi.
Aktualisht, tabela për qëllime identifikimi, pavarësisht nga sipërfaqja, ka një nivel takse prej 120
lekë/vit.
Përcaktimi “pavarësisht nga sipërfaqja” lë vend për abuzime nga subjekte të ndryshme tregtare,
të cilat mund ta përdorin për qëllime reklamimi. Për të shmangur këtë problematikë dhe për të
vendosur një nivel takse në përputhje me qëllimin e saj, taksa e tabelës për qëllime identifikimi
detajohet në:
Tabelë për qëllime identifikimi, deri në 2 metra katror. Niveli i taksës bëhet zero.
9
Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra katror. Niveli i taksës bëhet 45 000
lekë/m2/vit.
b) Detajohet, për sa i përket nivelit të taksës, kategoria “Tabelë për qëllime reklamimi, të thjeshta
dhe elektronike”, si më poshtë:
Për tabelat e thjeshta, niveli i taksës mbetet i njejtë me nivelin aktual.
Për tabelat elektronike, niveli i taksës dyfishohet.
Kjo masë synon të kufizojë përhapjen e tabelave elektronike, të cilat ndikojnë negativisht në
sensin estetik të hapësirave publike.
c) Taksa aktuale “për sipërfaqet mbi 18 metër katror”, e cila ishte mjaft e lartë, nuk përbën kuptim
ekonomik dhe penalizon padrejtësisht një pjesë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e
reklamimit, duke defavorizuar konkurrencën, Për këtë arsye, kjo kategori e taksës është hequr.
ç) Për të qartësuar subjektet paguese të taksës së tabelës për qëllime reklamimi, referuar
ndryshimeve në mënyrën e ushtrimit të aktivitetit reklamues, saktësohen në projektligj kategoritë
e reklamave të lëvizshme dhe të palëvizshme.
Efekti në të ardhura vlerësohet rreth 49 milion lekë.
Të dhënat e detajuara për taksën e tabelën pasqyrohen në Aneksin 7.
4. Taksa e ndërtesës.
Ndryshimet kryesore janë:
- Përgjysmohet taksa për ndërtesat që përdoren për veprimtari prodhuese, niveli i të cilave
nga 400, 300 dhe 200 lekë/m2 në vit që është aktualisht, ulet në 200, 150 apo 100 lekë/m2
në vit, në varësi të zonës përkatëse”;
10
- Përfshihet në projektligj kategoria e taksave “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në
territore të miratuara si fshatra turistike, me nivel takse 400 lekë/m2 në vit”. Kjo taksë është
pjesë e ligjit ekzistues, por për shkak të një gabimi teknik, nuk ka qenë e përfshirë në
projektligj. Rregullimi që propozohet është rregullim teknik.
5. Taksa e fjetjes në hotel.
Komisioni propozon ndryshimin e nivelit të taksës së fjetjes në hotel nga 140 lekë për natë
qëndrimi, në disa nivele të ndryshme, në përputhje me kategorizimin e bashkive dhe llojin e
njësive akomoduese, sipas Aneksit 8, pjesë e këtij raporti, si më poshtë:
d) - Hotel me 4-5 yje: 200, 100 apo 80 lekë për natë fjetje;
e) - Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, sipas përcaktimeve të ligjit për
turizmin: 100, 50 apo 35 lekë për natë fjetje, në varësi të zonës ku ndodhen.
Argumenti:
Në disa bashki të mëdha ushtrojnë veprimtari një numër i madh hotelesh, ku vizitorët vijnë
kryesisht për qëllime biznesi dhe çmimet janë shumë më të larta se sa në bashkitë më të vogla,
ku hotelet presin vizitorë për qëllim turizmin.
Aplikimi i taksës fikse prej 140 lekë për natë qëndrimi krijon një barrë tatimore shumë të ulët në
raport me të ardhurat për kategorinë e hoteleve të biznesit, kundrejt barrës tatimore që
përballojnë hotelet për qëllime turizmi. Si rrjedhojë, aplikimi i këtij niveli të taksës do të sillte
edhe reduktim të të ardhurave në bashkitë e mëdha.
Për të shmangur këto problematika, propozohet një kategorizim i nivelit të taksave sipas
bashkive dhe njësive akomoduese.
6. Taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Aktualisht kjo taksë llogaritet mbi vlerën në lekë të investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Niveli
i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind e kësaj vlere,
ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind e saj.
11
Komisioni propozon që të bëhet një shtesë, sipas së cilës në rastin e ndërtimeve për qëllime
banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në
sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në
masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet
në vlerën referuese të tregut sipas përcaktimeve të udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për
miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që
miratohet çdo vit.
Kjo masë propozohet mbështetur në propozimin e Shoqatës së Bashkive, me këto argumente:
Duke qenë se baza e taksuar është kosto e ndërtimit dhe jo vlera e tregut, të ardhurat nga kjo
taksë janë në vlerë të ulët dhe politika e nxitjes apo dekurajimit të ndërtimit sipas zonave është
joefiçente.
Vendosja e një tavani të lartë për taksën fikse, bën të mundur që të nxitet zhvillimi në zonat që
kanë ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të ngadalësohet ndërtimi në
hapësira të mbindërtuara e të urbanizuara tej limiteve të mundshme infrastrukturore.
Vendet e rajonit, për të racionalizuar boom-in ndërtimor dhe për të krijuar një burim të ardhurash
për bashkinë, kanë taksa të larta për ndërtimin për metër katror. Tabela më poshtë tregon nivelet
e taksës në vendet e rajonit:
Qyteti Taksa e Ndërtimit Çmimi mesatar qendër
(€/m2)
Çmimi mesatar
perfieri
(€/m2)
Podgorica 0 - 140 € / m2 1700 € 1100 €
Sarajeva 5 - 50 € / m2 1300 € 800 €
Shkupi 70 € / m2 1200 € 900 €
Beogradi 50 - 60 € / m2 1900 € 1100 €
12
Tirana 2-4% (8 € / m2) 1700 € 700 €
Tirana e
propozuar
30-100 €/ m2
Gjithashtu, të ardhurat që vjelin bashkitë nga kjo taksë nuk justifikojnë aspak vlerën e krijuar
nëpërmjet dhënies së lejeve të ndërtimit, sidomos për sa i përket godinave rezidenciale të banimit
në zonat shumë të kërkuara. Për më tepër, kjo vlerë nuk justifikon aspak presionin që këto
ndërtime të reja krijojnë nëpërmjet rritjes së dendësisë së banorëve në infrastrukturën pubike.
Përfundim.
Komisioni e miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi me votat pro të mazhorancës dhe
votat kundër të opozitës, me disa ndryshime, si më poshtë:
Neni 4 i projektligjit, që ndryshon nenin 9 të ligjit ekzistues.
Ky nen riformulohet si më poshtë:
1. Pika 2 e nenit 9 ndryshohet si më poshtë:
“2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi
tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.”.
2. Pika 7 “Taksa për zënien e hapësirave publike”, shfuqizohet.
Neni 8 i projektligjit, që ndryshon nenin 26 të ligjit ekzistues.
Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Niveli tregues i taksës është sipas aneksit 8 bashkëlidhur këtij ligji.
Pika 4 hiqet.
13
Neni 13 i projektligjit, që shton nenin 23/1 në ligjin ekzistues.
Në nenin 23/1, që shtohet, bëhen këto ndryshime:
f)
g) - Në pikën 1, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të
taksapaguesit.”.
h)
i) - Në pikën 2 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Niveli i taksës caktohet ne lekë për metër katror.”.
j) - Aneksi nr.2.1 që i bashkëlidhet këtij projektligji zëvendësohet me aneksi 2.1 në fund të këtij
raporti.
Neni 14 i projektligjit ndryshohet si më poshtë:
“Neni 27 ndryshohet si më poshtë:
“Taksa e ndikimit në infrastrukturë”
“1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e
çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri, përcaktohen në
përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
2. Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat
nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e
ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror. Baza
e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së njësive të shërbimit apo
ndërtesave për qëllime banimi. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të
vlerës së tregut sipas përcaktimeve të udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e
kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.
14
3. Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, niveli i
taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere,
ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind e saj.
Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve,
tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto
projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 për qind e vlerës së
investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar kur kjo kosto
nuk është përfshirë në preventivin e investimit.
Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të
reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.
4. Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat
mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.
5. Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet
nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që
mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
6. Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie
ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen
proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të
ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës Bashki.”
Pas nenit 14, shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 32 “Taksa të tjera”, ndryshohet si më poshtë:
“Këshilli Bashkiak cakton bazën dhe nivelin e taksës së tabelës.”.
15
Pas nenit 14/1 të projektligjit, shtohet neni 14/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 14/2
1. Në pikën 1, të nenit 35 “Tarifat vendore dhe administrimi i tyre”, pas shkronjës “b”, shtohet
shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) paguhet për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi. Tarifat llogaritet si detyrim
mujor i tatimpaguesit. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin, rregullat bazë për administrimin
dhe mbledhjen e kësaj tarife, si dhe mund të caktojë nivele të ndryshme të kësaj tarife sipas
nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar.
Tarifa për zënien e hapësirës publike nuk zbatohet për hapësirat që nuk janë në pronësi dhe
nën administrimin e pushtetit vendor”.
Neni 15 riformulohet si më poshtë:
“Anekset 1; 2.1; 3; 6 dhe 7 zëvendësohen me anekset me të njejtët numra që i bashkëlidhen
këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.”.
16
Aneksi 1.
Nivelet treguese të taksës së ndërtesës.
Bashkitë
Zona 1 Zona 2 Zona 3
Kategoritë
minimale të
ndërtesave
Bashkia Tiranë,
Njësia
Administrative
Tiranë, Kashar, Dajt,
Farka.
Bashkia Durrës,
Njësia
Administrative
Durrës
Bashkia Vlorë, Njësia
Administrative Vlorë
Bashkia Fier, Njësia
Administrative Fier
Bashkia Sarandë, Njësia
Administrative Sarandë
Bashkia Pogradec, Njësia
Administrative Pogradec
Bashkia Korçë, Njësia
Administrative Korçë
Bashkia Elbasan, Njësia
Administrative Elbasan
Bashkia Berat,
Njësia Administrative
Berat
Bashkia Lushnjë, Njësia
Administrative Lushnjë
Bashkia Ura Vajgurore,
Njësia Administrative Ura
Vajgurore
Bashkia Kuçovë, Njësia
Administrative Kuçovë
Bashkia Skrapar, Njësia
Administrative Skrapar,
Bashkia Poliçan, Njësia
Administrative Poliçan
Bashkia Dibër, Njësia
Administrative Peshkopi
Bashkia Bulqizë,
Njësia Administrative
Bulqizë
Bashkia Mat, Njësia
Administrative Burrel
Bashkia Klos, Njësia
Administrative Klos
17
Bashkia Gjirokastër,
Njësia Administrative
Gjirokastër
Bashkia Shkodër, Njësia
Administrative Shkodër
Bashkia Kavajë, Njësia
Administrative Kavajë
Bashkia Lezhë, Njësia
Administrative Lezhë
Bashkia Durrës/ Njësia
Administrative Sukth
Bashkia Durrës/ Njësia
Administrative Manëz
Bashkia Shijak, Njësia
Administrative Shijak
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Krujë
Bashkia Cërrik, Njësia
Administrative Cërrik
Bashkia Belsh, Njësia
Administrative Belsh
Bashkia Peqin, Njësia
Administrative Peqin
Bashkia Gramsh, Njësia
Administrative Gramsh
Bashkia Librazhd, Njësia
Administrative Librazhd
Bashkia Përrenjas, Njësia
Administrative Përrenjas
18
Bashkia Patos, Njësia
Administrative Patos
Bashkia Roskovec, Njësia
Administrative Roskovec
Bashkia Divjakë, Njësia
Administrative Divjakë
Bashkia Mallakastër,
Njësia Administrative
Ballsh
Bashkia Libohovë, Njësia
Administrative Libohovë
Bashkia Tepelenë, Njësia
Administrative Tepelenë
Bashkia Memaliaj, Njësia
Administrative Memaliaj
Bashkia Përmet, Njësia
Administrative Përmet
Bashkia Këlcyrë, Njësia
Administrative Këlcyrë
Bashkia Dropull, Njësia
Administrative Dropull i
Poshtëm
19
Bashkia Maliq, Njësia
Administrative Maliq
Bashkia Pustec
Bashkia Kolonjë, Njësia
Administrative Ersekë
Bashkia Devoll, Njësia
Administrative Bilisht
Bashkia Kukës, Njësia
Administrative Kukës
Bashkia Has, Njësia
Administrative Krumë
Bashkia Tropojë, Njësia
Administrative Bajram
Curri
Bashkia Mirëditë, Njësia
Administrative Rrëshen
Bashkia Kurbin, Njësia
Administrative Laç
Bashkia Malësi e Madhe,
Njësia Administrative
Koplik
20
Bashkia Vau i Dejës,
Njësia Administrative Vau
i Dejës
Bashkia Pukë, Njësia
Administrative Pukë
Bashkia Fushë-Arrëz,
Njësia Administrative
Fushë-Arrëz
Bashkia Kamëz, Njësia
Administrative Kamëz
Bashkia Vorë, Njësia
Administrative Vorë
Bashkia Rrogozhinë,
Njësia Administrative
Rrogozhinë
Bashkia Selenicë, Njësia
Administrative Selenicë
Bashkia Himarë, Njësia
Administrative Himarë
Bashkia Sarandë, Njësia
Administrative Sarandë
21
Bashkia Konispol, Njësia
Administrative Konispol
Bashkia Finiq, Njësia
Administrative Finiq
Bashkia Delvinë, Njësia
Administrative Delvinë
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Krujë
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Fushë-
Krujë
Bashkia Kurbin,
Njësia Administrative Laç
Bashkia Kurbin,
Njësia Administrative
Mamurras
Bashkia Kolonjë,
Njësia Administrative
Ersekë
Bashkia Kolonjë,
Njësia Administrative
Leskovik
22
Bashkia Has,
Njësia Administrative
Krumë
Lekë/m2 në vit
I. Ndërtesa
banimi
- ndërtuar
para 1993
15 10 5
- ndërtuar
gjatë dhe pas
1993
30 12 6
II. Ndërtesa
të tjera
- Për tregti
dhe shërbime
400 300 200
- Të tjera 100 60 40
Ndërtesa që
përdoren për
veprimtari
prodhuese
200 150 100
III. Ndërtesa
në pronësi
apo në
përdorim, në
territore të
miratuara si
fshatra
turistike.
400
400
400
23
Shënim I: Në të gjitha njësitë administrative të tjera, niveli tregues i taksës për çdo kategori
minimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të
ndërtesës në njësitë administrative të përcaktuara në tabelë.
Shënim II: Për ndërtesat në pronësi të shoqërive të ndërtimit, të destinuara për shitje, por që janë
ende të pashitura, taksa do të vendoset sipas destinacionit të përdorimit të ambientit të ndërtesës.
Ambientet e hipotekuara, si:
- apartamente banimi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”;
- ndërtesë biznesi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa të tjera për tregti
dhe shërbime”.
24
Aneksi 2.1
Nivelet treguese të taksës së truallit (jo hapsirë
publike)
Klasifikimi sipas bashkive
Vlera e taksës në lekë/m2/vit
për qëllime banimi nga
individët
Vlera e taksës në
lekë/m2/vit, për qëllime
biznesi
I
Bashkia Tiranë
Bashkia Durrës 0.56 lek/m2
20 lekë/m2
Bashkia Kavajë
Bashkia Krujë
Bashkia Lezhë
Bashkia Lushnjë
Bashkia Fier
Bashkia Vlorë
Bashkia Sarandë
II
Bashkia Shkodër
0.42 lek/m2
18 lekë/m2
Bashkia Elbasan
Bashkia Berat
25
Bashkia Korçë
Bashkia Delvinë
Bashkia Kurbin
Bashkia Peqin
Bashkia Kuçovë
III
Bashkia Gjirokastër
Bashkia Përmet
Bashkia Pogradec
Bashkia Librazhd
Bashkia Dibër 0.28 lekë/m2
15 lekë/m2
Bashkia Skrapar
Bashkia Mallakastër
Bashkia Devoll
Bashkia Tepelenë
IV
Bashkia Bulqizë
Bashkia Kukës 0.14 lekë/m2
12 lekë/m2
26
Bashkia Tropojë
Bashkia Pukë
Bashkia Mirditë
Bashkia Malësi e Madhe
Bashkia Gramsh
Bashkia Ersekë
Bashkia Has
Të gjitha Bashkitë e tjera 0.14 lekë/m2
12 lekë/m2
27
Aneksi 7
TAKSA E TABELËS.
Kategoritë Niveli i taksës
1) Tabelë për qëllime identifikimi:
a) Tabelë për qëllime identifikimi, deri në 2 metra
katror, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose
brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që
nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të
tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji
i aktivitetit të kompanisë.
a.1) Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra
katror, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose
brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që
nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të
tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji
i aktivitetit të kompanisë.
b) Tabela për qëllime identifikimi jashtë territorit
ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e
tabelave të sinjalistikës për orientim.
0 lekë/vit
45 000 lekë/m2
120 lekë/vit
2) Tabelë për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e
palëvizshme:
a) Pёr Bashkinë e Tiranës
a.1) Tabelë e thjeshtë
a.2) Tabelë elektronike
45 000 lekë/m2/vit.
90 000 lekë/m2/vit.
28
b)Pёr bashkitë qendër qarku
b.1) Tabelë e thjeshtë
b.2) Tabelë elektronike
c) Pёr bashkitë e tjera
c.1) Tabelë e thjeshtë
c.2) Tabelë elektronik
3) Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme
të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese,
banderola etj
22 500 lekë/m2/vit
45 000 lekё/ m2/vit
13 500 leke/ m2/vit
27 000 leke/ m2/vit.
1 000 lekë/m2/ditë
29
Aneksi 8.
Taksa e fjetjes në hotel.
Bashkitë
Zona 1 Zona 2 Zona 3
Kategoritë
minimale të
taksës së
fjetjes në
hotel
Bashkia Tiranë,
Njësia
Administrative
Tiranë, Kashar, Dajt,
Farka
Bashkia Durrës,
Njësia
Administrative
Durrës
Bashkia Vlorë, Njësia
Administrative Vlorë
Bashkia Fier, Njësia
Administrative Fier
Bashkia Sarandë, Njësia
Administrative Sarandë
Bashkia Pogradec, Njësia
Administrative Pogradec
Bashkia Korçë, Njësia
Administrative Korçë
Bashkia Elbasan, Njësia
Administrative Elbasan
Bashkia Berat,
Njësia Administrative
Berat
Bashkia Lushnjë, Njësia
Administrative Lushnjë
Bashkia Ura Vajgurore,
Njësia Administrative Ura
Vajgurore
Bashkia Kuçovë, Njësia
Administrative Kuçovë
Bashkia Skrapar, Njësia
Administrative Skrapar,
Bashkia Poliçan, Njësia
Administrative Poliçan
Bashkia Dibër, Njësia
Administrative Peshkopi
Bashkia Bulqizë,
Njësia Administrative
Bulqizë
Bashkia Mat, Njësia
Administrative Burrel
Bashkia Klos, Njësia
Administrative Klos
30
Bashkia Gjirokastër,
Njësia Administrative
Gjirokastër
Bashkia Shkodër, Njësia
Administrative Shkodër
Bashkia Kavajë, Njësia
Administrative Kavajë
Bashkia Lezhë, Njësia
Administrative Lezhë
Bashkia Durrës/ Njësia
Administrative Sukth
Bashkia Durrës/ Njësia
Administrative Manëz
Bashkia Shijak, Njësia
Administrative Shijak
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Krujë
Bashkia Cërrik, Njësia
Administrative Cërrik
Bashkia Belsh, Njësia
Administrative Belsh
Bashkia Peqin, Njësia
Administrative Peqin
Bashkia Gramsh, Njësia
Administrative Gramsh
Bashkia Librazhd, Njësia
Administrative Librazhd
Bashkia Përrenjas, Njësia
Administrative Përrenjas
31
Bashkia Patos, Njësia
Administrative Patos
Bashkia Roskovec, Njësia
Administrative Roskovec
Bashkia Divjakë, Njësia
Administrative Divjakë
Bashkia Mallakastër,
Njësia Administrative
Ballsh
Bashkia Libohovë, Njësia
Administrative Libohovë
Bashkia Tepelenë, Njësia
Administrative Tepelenë
Bashkia Memaliaj, Njësia
Administrative Memaliaj
Bashkia Përmet, Njësia
Administrative Përmet
Bashkia Këlcyrë, Njësia
Administrative Këlcyrë
Bashkia Dropull, Njësia
Administrative Dropull i
Poshtëm
32
Bashkia Maliq, Njësia
Administrative Maliq
Bashkia Pustec
Bashkia Kolonjë, Njësia
Administrative Ersekë
Bashkia Devoll, Njësia
Administrative Bilisht
Bashkia Kukës, Njësia
Administrative Kukës
Bashkia Has, Njësia
Administrative Krumë
Bashkia Tropojë, Njësia
Administrative Bajram
Curri
Bashkia Mirëditë, Njësia
Administrative Rrëshen
Bashkia Kurbin, Njësia
Administrative Laç
Bashkia Malësi e Madhe,
Njësia Administrative
Koplik
33
Bashkia Vau i Dejës,
Njësia Administrative Vau
i Dejës
Bashkia Pukë, Njësia
Administrative Pukë
Bashkia Fushë-Arrëz,
Njësia Administrative
Fushë-Arrëz
Bashkia Kamëz, Njësia
Administrative Kamëz
Bashkia Vorë, Njësia
Administrative Vorë
Bashkia Rrogozhinë,
Njësia Administrative
Rrogozhinë
Bashkia Selenicë, Njësia
Administrative Selenicë
Bashkia Himarë, Njësia
Administrative Himarë
Bashkia Sarandë, Njësia
Administrative Sarandë
34
Bashkia Konispol, Njësia
Administrative Konispol
Bashkia Finiq, Njësia
Administrative Finiq
Bashkia Delvinë, Njësia
Administrative Delvinë
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Krujë
Bashkia Krujë, Njësia
Administrative Fushë-
Krujë
Bashkia Kurbin,
Njësia Administrative Laç
Bashkia Kurbin,
Njësia Administrative
Mamurras
Bashkia Kolonjë,
Njësia Administrative
Ersekë
Bashkia Kolonjë,
Njësia Administrative
Leskovik
35
Bashkia Has,
Njësia Administrative
Krumë
Lekë për natë fjetje
Hotelet 4-5
yje 200 100 80
Bujtinë,
fjetinë,
motel, dhe
çdo njësi
tjetër
akomoduese,
sipas
përcaktimeve
të ligjit për
turizimin
100 50 35
RELATORI KRYETARI
Ervin KOÇI Erion BRAÇE
top related