tË drejtat e punËs nË aspektin krahasimorË nË mes tË
TRANSCRIPT
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo
UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center
Theses and Dissertations Student Work
Summer 8-2019
TË DREJTAT E PUNËS NË ASPEKTIN KRAHASIMORË NË MES TË TË DREJTAT E PUNËS NË ASPEKTIN KRAHASIMORË NË MES TË
PUNËSUARVE NË SEKTORIN PRIVAT DHE NË SEKTORIN PUNËSUARVE NË SEKTORIN PRIVAT DHE NË SEKTORIN
SHTETËRORË SHTETËRORË
Aljma Memeti
Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd
Part of the Law Commons
I
Kolegji UBT
Fakulteti Juridik
TË DREJTAT E PUNËS NË ASPEKTIN KRAHASIMORË NË MES TË
PUNËSUARVE NË SEKTORIN PRIVAT DHE NË SEKTORIN
SHTETËRORË
Niveli Master
Aljma Memeti
Gusht / 2019
Prishtinë
II
Kolegji UBT
Fakulteti Juridik
Punim Diplome
Viti akademik 2018/2019
Aljma Memeti
TË DREJTAT E PUNËS NË ASPEKTIN KRAHASIMORË NË MES TË
PUNËSUARVE NË SEKTORIN PRIVAT DHE NË SEKTORIN
SHTETËRORË
Mentori: Dr. Sc. Artan Qerkini
Gusht / 2019
Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të
pjesshme për Nivelin Master
III
ABSTRAKT
Mungesa e stabilitetit politik gjatë dy dekadave të fundit në Kosovë, ka për pasoj që të drejtat
socio-ekonomike, përfshirë të drejtat e punës të mos respektohen ose thënë ndryshe të mos jenë në
përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare. Nëse analizojmë se sa respektohen të
drejtat e punëtorëve të punësuar në sektorin privat, krahasuar me të drejtat e punëtorëve të punësuar
në sektorin shtetërorë, mund të shohim se kushtet e punës të punëtorëve të sektorit privat janë
shumë më të rënda dhe të drejtat e tyre respektohen më pak, dhe shumica e të punësuarve në
sektorin privat janë pjesë e ekonomisë joformale.Sa i përket kësaj dukurie negative dhe këtij lloj
abuzimi me të drejtat e punëtorëve nuk kemi studime dhe analiza të mjaftueshme të cilat do të na
informonin në detaje mbi arsyet e shkeljes së këtyre të drejtave, si dhe të na orientojnë se çfarë
politike ose strategji duhet implementuar në mënyrë që këto të drejta të respektohen më shumë ose
së paku të përafrohen me standardet e vendosura nga instrumentet ndërkombëtare. Qëllimi i këtij
punimi është hulumtimi lidhur me atë se sa respektohen të drejtat e punës në sektorin privat dhe
sa në sektorin shtëtërorë.Në kapitullin e parë- është trajtuar zhvillimi i të drejtës së punës në
periudha të ndryshme kohore jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi, etapat e zhvillimit të saj deri
në formimin dhe ndarjen si degë e veçantë e së drejtës dhe si disiplinë shkencore.
Në kapitullin e dytë- janë trajtuar burimet e të drejtës së punës, duke analizuar në detaje si burimet
e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Në kapitullin e tretë- janë paraqitur shtatë parimet kryesore të drejtës së punës.
Në kapitullin e katërt- janë shtjelluar llojet e ndryshme të politikave të punësimit dhe dokumenteve
strategjike të cilat i ka implementuar shteti i Kosovës, si dhe është analizuar niveli i zbatimit të
këtyre dokumenteve dhe efekti i tyre në uljen e shkllës së papunësis në vend.
Në kapitullin e pestë- jepet një vështrim krahasues rreth mënyrës së themelimit të marrdhënies së
punës në sektorin privat dhe atë publik, si dhe respektimit të drejtave të tjera që dalin nga
marrëdhëniet e punës.
Në kapitullin e gjashtë- është analizuar dhe krahasuar legjislacioni i punës në Kosovë si dhe
legjislacionet e punës në vendet e rajonit, dallimet dhe ngjashmëritë në mes tyre, si dhe është
analizuar se sa është harmonizuar legjislacioni i punës së Kosovës me legjislacionin e Be-së.
IV
Fjalët kyqe: të drejtat e punës, sektori privat, sektori publik, marrdhëdhëniet e punës, parimet e të
drejtës së punës, politikat e punësimit, dokumentet strategjike, organizata ndërkombëtare e
punës, papunësia, legjislacioni i punës, ligji i punës, standardet ndërkombëtrae.
V
MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME
Jam e lumtur të falëndëroj shumë njerëz të cilët më kanë ndihmuar të arrijë qëllimin e këtij punimi
të diplomës. Fillimisht do të doja të falëndëroj Familjen time që asnjëherë nuk janë ndalur së
besuari në ëndërrat e mia dhe gjithmonë më kanë mbështetur në qëllimet e mia në jetë.
Një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësin shkencorë të këtij punimi Dr.Sc. Artan Qerkini,
mirënjohje të pafund për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij hulumtimi si dhe e falëndëroj për
durimin, përkrahjen e vazhdueshme dhe komentet me vlerë për këtë punim. Kjo arritje nuk do të
kishte qenë e mundur pa ndihmën e këtyre njerëzve
VI
PËRMBAJTJA
FJALORI I TERMAVE .................................................................................................................................... VIII
1 .HYRJE ......................................................................................................................................................... 1
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS ........................................................................................................................ 2
2.1 Nocioni dhe objekti i drejtës së punës .............................................................................................. 3
2.3 E drejta e punës si disiplin e veçantë shkencore ............................................................................... 5
2.4 Rëndësia e të drejtës së punës ........................................................................................................... 6
2.5 Metodat e te drejtës së punës ............................................................................................................ 7
2.6 Raporti i drejtës së punës me degë të tjera juridike ........................................................................ 8
2.7 Burimet e drejtes së punës ................................................................................................................. 8
2.7.1 Aktet e Organizatës Ndërkombtare të Punës ............................................................................... 9
2.7.2 Aktet e OKB-së .......................................................................................................................... 12
2.7.3 Aktet e Organizatave Rajonale .................................................................................................. 13
2.7.4 Burimet e brendshme të së drejtës së punës ............................................................................... 14
2.7.5 Burimet autonome të drejtës së punës ........................................................................................ 16
2.8 Parimet e të drejtës së punës ............................................................................................................. 18
2.8.1 Parimi i lirisë së punës ............................................................................................................... 18
2.8.2 Parimi i të drejtës për punë ....................................................................................................... 19
2.8.3 Parimi i mbrojtjes dhe sigrisë në punë ....................................................................................... 20
2.8.4 Parimi i lirisë sindikale .............................................................................................................. 22
2.8.5 Parimi i respektimit të dinjitetit në punë .................................................................................... 22
2.9 Politikat e Punësimit ........................................................................................................................ 23
2.9.1 Flexicurity .................................................................................................................................. 27
2.10 Të drejtat e punës në aspektin krahasimor në mes të punësuarve në sektorin privat dhe në sektorin
shtetëror .................................................................................................................................................. 28
2.10.1 Themelimi i marrëdhënies së punës ......................................................................................... 30
2.10.2 Orari i punës ............................................................................................................................. 31
2.10.3 Pushimi dhe mungesa nga puna .............................................................................................. 32
2.10.4 Mbrojtja dhe siguria në punë ................................................................................................. 34
2.10.5 Paga dhe beneficionet e të punësuarve ................................................................................ 36
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT ........................................................................................................................ 37
VII
4. METODOLOGJIA ...................................................................................................................................... 38
5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ..................................................................................................... 39
6. REFERENCAT ........................................................................................................................................... 40
VIII
FJALORI I TERMAVE
ONP- Organizata Ndërkombëtare e Punës
OKB- Organizata e Kombeve të Bashkuara
BE- Bashkimi Evropian
MSA- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
1
1. HYRJE
Kosova ka kaluar nëpër zhvillime të ndërlikuara politike, dhe për këtë arsye përballet me një
shkallë të lartë të papunësisë. Perveç nivelit të lartë të papunësisë që konsiderohet sfidë për
Kosovën, vështirësi edhe më të mëdha hasim në respektimin e të drejtave të punëtorëve si në
sektorin privat ashtu edhe në atë shtetërorë. Megjithatë nëse krahasojmë këto dy sektore abuzimet
më të shumta me të drejtat e punëtorëve i hasim në sektorin privat. Të punësuarve në këtë sektor
në mënyrë flagrante ju shkelen të drejtat elementare që dalin nga marrëdhënia e punës. Shumica e
të punësuarve në sektorin privat janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punojnë pa kontrata, me
orare të zgjatura të punës, pa të drejtë për pushim ditor, pushim javor ose vjetor, pa konpensim për
punë jashtë orarit, pa sigurim në punë, pa paisje mbrojtëse, pra duke i’a shkelur të drejtat
fundamentale të cilat sigrohen me të gjitha instrumenete ndërkombëtare.(solidar.org, 2011).
Qëllimi i këtij punimi është vënja në pah e të drejtave që shkelen nga ana e punëdhënësve si dhe
krahasimi se në cilin sektor abuzohet më shumë me të drejtat e punëtorëve edhe pse është evidente
se në sektorin privat kemi shkelje më të mëdha të drejtave të punëtorëve, mirëpo nëpërmjet një
pytësori që do të prezantohet në kapitullin e pestë do të kemi shifra konkrete dhe informacione më
të detajuar sa i përket respektimit të drejtave të punëtorëve në të dy sektoret, dhe në këtë mënyrë
duke e bërë të mundur realizimin në aspektin krahasimor mes tyre.Lidhur me temën të drejtat e
punës në aspektin krahasimor në mes të punësuarve në sektorin privat dhe në sektorin shtetërorë,
interes të veçant në mua ka zgjuar fakti se në cilin sektor respektohen më pak të drejtat e
punëtorëve? Cilat të drejta që dalin nga marrëdhënia e punës shkelen më së shpeshti? Cilat janë
politikat apo strategjitë që kanë hartuar dhe implementuar institucionet e Rep. së Kosovës lidhur
me uljen e shkallës së papunësisë? Cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë në mes të legjislacionit të
punës që zbatohet në Rep. e Kosovës dhe legjislacionit të punës që zbatohet në shtetet e rajonit?
2
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS
E drejta e punës cilësohet si një prej degëve më të reja në përgjithësi sepse u paraqit relativisht
vonë,ne fund te shek XIX dhe në fillim te shek XX. Historikisht paraqitja e normave të së drejtës
së punës ka lindur si pasoje e nevojës së rregullimit te marrëdhënieve individuale të punës.Këto
marrëdhënie rregulloheshin me rregullat e përgjithshme të drejtës civile, përkatësisht legjislacionin
civil që rregullonte kontratat e punës, praktikën e kontratave kolektive , me zhvillimin e tyre u
shfaq nevoja për një rregullim më akeduat si dhe ndarjen e punës si degë e veçantë e sistemit
juridik(Nikolic,1995). Zhvillimi i të drejtës së punës fillon në ndarjen e saj nga e drejta civile
përkatësisht e drejta tregtare, procesi i ndarjes ka filluar në momentin e ndërhyrjes së shtetit në
rregullimin e marëdhënieve të punës. Indiferenca e shtetit në rregullimin e marëdhënieve të
punës,shkaktoi revoltë të madhe tek punëtorët, sepse marrëdhëniet ne mes të punëdhënsit dhe
punëmarrësit rregulloheshin me kontrat mbi punën dhe si të tilla kishin karakter individual, për
këto kontrata vlenindispozitat e kontratës mbi qiranë(Bujupi-Ismajli,2007).Zhvillimi i të drejtës së
punës paraqitet në disa periudha kohore:
Periudha e pare- ne ketë periudh mbrojtja e drejtave të punëtorëve ishte e pamundur të realizohej
vetëm me intervenimin individual të personave te caktuar, për këtë arsye punëtorët filluan të
organizohen ku edhe u formuan shoqatat e para të punëtorëve. Sindikatat e para të punëtorëve
janë shfaqur në Anlgi (1852),Franc (1864), Gjermani (1900), Austri (1910).
Këto sindikata inicuan disa lëvizje me qëllim të mbrojtjes të drejtave elementare të punëtorëve dhe
si pasoj e presionit që këto organizata bënin mbi strukturat qeversiëse, kushtet e punës filluan të
përmirsoheshin. (Brajic, 1987). Në këtë periudh liria e kontraktimit ishte thjesht mashtrim për
punëtorët . Kjo liri ishte e një anshme dhe si e tillë i përkiste pronarit të mjeteve të prodhimit.(
Pesic, 1960). Kushtet e punës ishin të mjerueshme, koha e punës ishte e pakufizuar punohej aq sa
këkonte punëdhenësi, punë të rënda fizike kryheshin gjithashtu nga grat dhe fëmijët , nuk
egzistonte mbrojtja në punë e as sigurimi shëndetësor.Në kushte të tilla të shfrytëzimit punëtorët
patjetër duhet të kërkonin mbrojtje. Për shkak të lëvizjeve të organizuara të punëtorëve dhe
revulucioneve të mëdha shteti filloj të miratoj legjislacionin mbrojtës. Në këtë periudh fillestare
duhet theksar se e drejta e punës ishte në kuadër të së drejtës civile, përveç disa dispozitave të
3
veçanta me të cilat rregulloheshin qështje me rëndësi nga fusha e punës.( Bujupi –Ismajli, 2007).
Kërkesat që punëtorët patën krejt në fillim ishin rregllimi i orarit të punës, mbrojtjen e grave dhe
fëmijëve në marrëdheniet e punës u realizuan në këtë periudh, ndërsa më vonë kërkesat e
punëtorëve erdhën duke u zgjeruar.
Periudha e dytë -fillon nga fundi i shek XIX zgjat deri në përfundim të luftës së dytë botërore.
Gjatë kësaj periudhe shënohet një intervenim shumë i madhë i shtetit në fushën e rregullimit të
marrëdhënieve të punës. Me ligj filluan të rreglloheshin qështje si pushimi javor, puna e natës ,
paga minimale, ndihma për të papunet etj. (slideshare.net. 2013). Në këtë periudh Kosova ishte
nën juridiksionin e ish- Jugosllavisë, megjithate në kushtetutën e parë të RSFJ-së, kushtetutën e
vitit 1946 janë proklamuar parimet bazë mbi rregllumin e marrëdhënieve të punës, të cilat kanë
pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj të drejte.( Ustav Federativne Narodne
Republike Jugoslavije, 1946).
Periudha e tretë- i tërë legjislacioni i miratuar gjat kësaj kohe kishte për qëllim mbrojtjen e të
drejtave të punëtorëve, në anën tjetër me intenzitet të lartë vazhdonte kodifikimi i drejtës së punës
në shumë vende të botës.
Periudha e katërt- në këtë periudh e drejta e punës jo vetëm në vendet e zhvilluara industrialisht
por pothuajse në të gjitha vendet e botës ishte degë e të drejtës nacional .
2.1 Nocioni dhe objekti i drejtës së punës
Në teori ekzistojnë përkufizime të ndryshme të drejtë së punës, megjithatë, tradicionalisht e drejta
e punës si degë e sistemit pozitiv-juridik përkufizohet si tërsi e normave juridike në bazë të të
cilave rregullohen marrdhëniet e punës (Ravnic, 2004). Megjithatë ende nuk ka një purkufizim të
pranuar gjerësisht të drejtës së punës, kjo për faktin se vet nocioni e drejta e punës kuptohet në
mënyra të ndryshme. Historikisht ka shumë disiplina të cilat janë marrë me studimin e punës dhe
marrëdhenieve të punës. Puna dhe marrrëdhëniet e punës, si koncept dhe si veprimtari njerëzore,
kryesisht studiohen nga disiplina që merren me punën, njeriu dhe marrëdheniet shoqërore, siç është
rasti me sociologjinë, socilogjinë e punës si dhe shkencave të veçanta të punës.
Panvarsisht nga numri i disiplinave që meren me studimin e punës, asnjëra prej tyre nuk na jep
njohuri të plota ose të përgjithshme mbi punën përveç të drejtes së punës. Edhe pse ekzistojnë
shumë përkufizime për të drejtën e punës përfndimisht mund të thuhet se e drejta e punë si degë e
sistemit pozitiv-juridik përfshin normat shtetrore, kontratat kolektive dhe dispozitat autonome që
4
i referohen marrëdhënieve të punës në ndërrmarje, institucione, të punëdhënësit dhe subjekte të
tjera (Bujupi-Ismajli, 2007). E drejta e punës, është një përmbledhje rregllash të normuara të
raporteve nga marrëdhëniet e punës, e cila në radhë të pare është vënë në shërbim të mbrojtjes së
të punësuarit. Nga kjo është e kuptueshme se e drejta e punës është e drejtë e cila i mbron
përkatësisht promovon të drejtat e të punësuarve dhe e njejta trajtohet si raport juridik dhe social
ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.(Robaj, Ademaj, Juniku, 2018).Objekt i drejtës së punës
janë marrëdhëniet e punës.Me nocionin marrëdhënie të punës nënkuptojmë, krijimin e
marrëdhënieve të punës në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit në pajtim me ligjin, marrveshjet
kolektive dhe aktet e tjera (Brajic, 2001). Është e rëndësishme që marrëdhëniet e punës të vendosen
vullnetarisht. Karakteristikat themelore të drejtës së punës janë : dinamizmim, zgjerueshmëria si
dhe univerzaliteiti .
Dinamizmi- i të drejtës së punës reflektohet me vetë fakti se kjo e drejtë ndryshon dhe plotësohet
në vazhdimsi me rregulla të reja të punës në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike
dhe shoqërore.
Zgjerueshmëria – manifestohet me tendencën e kësaj të drejte që t’i rreglloj të gjitha llojet e
marrëdhënieve të punës
Univerzaliteti- manifestohet me tendencën që kjo e drejtë, gjithnjë e më shumë të zgjerohet
nëpërmjet miratimit të konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nga ana e sa më shumë
shteteve.
2.2 Subjektet në të drejtën e punës
Si subjekte të së drejtës së punës konsiderohen të gjithë pjesëmarrësit që në mënyrë të
drejtpërdrejt ose të tërthortë marrin pjesë në rregullimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e instituteve
të së drejtës së punës. Nga ajo që theksuam më lartë është e qartë se subjektet në të drejtën e punës
janë të shumtë dhe duhet bërë dallimi në mes të subjekteve në marrëdhënie të punës dhe subjektev
të së drejtës së punës.
Subjekte në marrëdhënie të punës janë personat fizik dhe juridik të cilët mund të jenë bartës të
drejtave dhe detyrimeve që dalin nga këto marrëdhënie.Subjekt në marrëdhënie të punës janë
punëdhënësi dhe punëmarrësi, ndërsa subjektet në të drejtën e punës përfshinë një rreth më të gjerë
të personave dhe institucioneve.Subjektet në të drejtën e punës mund të ndahen në subjekte
individuale dhe kolektive (Ivosevic,2006).Subjekte individuale të së drejtës së punës janë
5
punëdhnësi dhe punëmarrësi të cilët njëkohësisht janë edhe subjekte në marrëdhënie të punës. Me
termin “punëdhënës” nënkptojmë një person fizik ose juridik i cili punëson një ose më shumë
punëtorë dhe për të cilin punëtori (ose punëtorët) kryejn detyra të caktuara në marrëdhënie të
punës. Punëdhënësi mund të paraqitet në forma të ndryshme, edhe atë si : a) person juridik – forma
të ndryshme të shoqërive tregtare (shoqëri aksionare, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,
komandite etj), institucione, fondacione, shoqata , b) si person fizik- tregtar, zejtar(biznes
individual) . Me termin “punëmarrës” nënkuptojmë një person fizik i cili në marrdhënie të punës
kryen detyra të caktara për punëdhënësin. Prandaj, punëdhënësi mund të paraqitet si person fizik
dhe si person juridik, ndërsa punëmarrësi vetëm si person fizik. Subjektet kolektive në të drejtën e
punës janë: shoqatat e punëdhënesve, shoqatat e punëtorëve, (Sindikatat, Ministira e Punës,
Inspektoriati i punës ) (Skriptar. Blogger.ba, 2012)
Ligji i Punës përcakton qartë se dispozitat e tij zbatohen ndaj të gjithë të punësuarve në Republikën
e Kosovës.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik
në Republikën e Kosovës.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit dhe punëdhënësit, punësimi i të cilëve
rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për çështje të caktuara
nga marrëdhënia e punës.
3. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit me shtetësi të huaj dhe personat pa
shtetësi, të cilët janë të punësuar tek punëdhënësit në territorin e Republikës së Kosovës, nëse me
ligj nuk është rregulluar ndryshe. (Ligji i Punës, 2010).
2.3 E drejta e punës si disiplin e veçantë shkencore
E drejta e punës përveç se është degë e sistemit pozitiv juridik ajo gjithashtu është disiplin e vçantë
shkencore . Pra e drejta e punës na paraqitet si degë e veçantë e së drejtës dhe si disiplin shkencore,
që të dyja kanë lidhje të forta në mes vete sepse përbëjnë një tërësi, megjithatë ekzistojn edhe
dallime në përmbajtjen e tyre. E drejta e punës si disiplin shkencore ka lëndën specifike të
6
stdudimit, si dhe shërbehet me metodat e veta të veçanta. Kjo disiplin shkencore bënë mledhjen
dhe sistemimin e njohurive, shtjellimin e tyre logjikisht si dhe bënë ndarjen e njohurive në të
rëndësishme dhe më pak të rëndësishme.Shkenca gjithmonë mirret me studimin e thelbit të
problemit, për shkencën nuk është e rëndësishme vetëm të gjej përgjigjje si dhe kur është shfaqur
një fenomen shoqëror, por e rëndësishme është të shpjegoj se pse është shfaqur një fenomen i
tillë.(Berberovic, 1990).E drejta e punës si disiplin shkencore nuk merret vetëm me interpretimin
e normave ligjore, por gjithashtu duhet ti përgjigjet pyetjeve se përse p.sh. dispozita të caktara të
ligjit të punës nuk zbatohen, përse disa nga sbjektet në të drejtën e punës sillen në kundërshtim
me rregullat ose normat ligjore. Këtyre pyetjeve kjo disiplin i përgjigjet vetëm duke aplikuar
metoda të ndryshme shkencore. Nga pikpamja teorike, detyrat dhe objektivat kryesore të drejtës
së punës si disiplin shkencore janë: a) të interpretoj dhe shpjegoj normat e sistemit juridik, b) të
shpjegoj dhe interpretoj në aspektin doktrinor , normat e të drejtës së punës me qëllim të
përmirsimit të legjislacionit të punës, c) të jap komente dhe propozime lidhur me norma të
ndryshme ligjore, gjithmon në favor dhe duke marr parasysh interesat individuale dhe kolektive të
punëtorëve. (Peric,1987).
2.4 Rëndësia e të drejtës së punës
E drejtës së punës shpesh është objekt i “mosëmarrëveshjeve” dhe thelbi i këtyre
mosëmarrveshjeve ka të bëjë me faktin nëse kjo e drejtë klasifikohet si e drejtë private apo si e
drejtë publike. Ka mendime të ndryshme disa autor mendojnë se kjo e drejtë i takon të drejtës
private, ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo e drejtë ka karakteristika të së drejtës publike.
Panvarsisht këtyre dilemave, e drejta e punës cilësohet si njëra prej degëve më të zhvilluara dhe
më të rëndësishme të së drejtës, kjo për faktin sepse e drejta e punës rregullon marrëdhëniet e
punës të miliona punëtorëve( Brajic,2000).Kur flasim për rëndësin e të drejtës së punës , ne
kryesisht mendojmë për rëndësinë që ka kjo e drejtë në mrbojtjen e interesave, rregllimin e të
drejtave si dhe përgjegjësisë të subjekteve në marrëdhënie të punës. Një pjesë e madhe e
marrëdhënieve të punës, rregullohen me normat e të drejtës ndërkombëtrae, në këtë mënyrë është
formuar e drejta ndërkombëtare e punës e cila vetëm konfirmon rëndësinë e të drejtës së punës
duke i dhënë një dimension të ri kësaj të drejte e cila rregullon marrëdhëniet e punës të miliona
punëtorëve të cilët janë të angazhuar në baza të ndryshme juridike dhe në forma të ndryshme të
punës .
7
2.5 Metodat e te drejtës së punës
E drejta e punës si disiplin shkencore ka lëndë specifike të studimit, dhe shërbehet me metodat e
veta të veçanta . Me termin metod nënkuptojmë procesin përmes të cilit arrihet deri tek rezultate
dhe njohuri të reja, ose deri tek e vërteta objektive. Meqenëse e drejta e punës hyn në grupin e
shkencave shoqërore , ajo përdor një sërë metodash që janë të përbashkëta apo të ngjashme për të
gjitha shkencat shoqërore. Metodat më të rëndësishme të drejtës së punës janë : metoda dogmatike,
historike dhe krahasuese.
Metoda dogmatike- është metoda kryesore, dhe për një kohë të gjatë ka qenë metoda e vetme dhe
më e rëndësishme e të gjitha degëve të së drejtës. Me anë të kësaj metode përcaktohet në mënyrë
të qartë kuptimi i norms juridike. Specifik e kësaj metode është ndarja që kjo metod i bën normave
juridike, dhe drejtësis në përgjthësi , nga politika, faktorët ekonimik etj. Ka rezultuar se për
studimin e drejtës së punës nuk mund të shërbehemi vetëm me këtë metodë, sepse normat juridike
është e pamundur të sqarohen duke aplikur vetëm metoden dogmatike.
Metoda historike- është njëra ndër metodat më të vjetra që përdoret dhe ka një rëndësi
jashtëzakonisht të madhe sepse na ndihmon që të kuptojm më lehtë historinë e instituteve të drejtës
së punës. Njohja e gjenezës të institutive të drejtës së punës është e domosdoshme, sepse vetëm
duke njohur që nga kohërat më të hershme mënyrën e funksionimit të këtyre institutive, mund t’i
rregullojmë ose ti japim kahje të duhur rregullimit të tyre në ditët e sotme (Jovanovic, 2003).
Për shumë institute të drejtës së punës ne ende shërbehemi me njohuritë që kemi fituar nga e drejta
romake. Për të drejtën e punës në Kosovë, kjo metodë ka rëndësi të veçantë pasi marrëdhëniet e
punës janë zhvilluar në sisteme të ndryshme politike dhe ekonimike.
Metoda krahasuese- është metod specifike, dhe një nga metodat që aplikohet më së shumti si në
të drejtë e punës ashtu edhe në ë drejtat e tjera. Për dallim nga metoda historike e cila na jep njohuri
mbi zhvillimin e instituteve të drejtës së punës në periudha të ndryshme kohore, metoda krahasuese
na mundëson të gjejm ngjashmërit dhe dallimet në mënyrën e rregullimit të institutive të njejta në
sisteme të ndryshme ligjore. Përmes kësaj metode ne mësojmë për mënyrën e rregullimit të
institutive të drejtës së punës në shtetet e tjera, duke kontribuar kështu edhe në zhvillimin e
bashkëpunimit ndërshtetëror. Aplikimi i një numri të madh të metodave, kontribuon në krijimin e
legjislacionit adekuat për të drejtën e punës.
8
2.6 Raporti i drejtës së punës me degë të tjera juridike
E drejta e punës nuk paraqet një degë të izoluar të së drejtës, por ka raporte dhe lidhshmëri me
degë të tjera juridike. Raporti i të drejtës së punës me degë të tjera juridike nuk është statik, sepse
në fakt, ato marrëdhënie për nga përmbajtja nuk janë të njejta dhe të pandryshueshme. (Juridiksi.e-
moniste, 2018). E drejta e punës ka raporte të ngushta posaqërisht me të drejtën kushtetuese ,
drejtën civile, të drejtën e procedurës civile, të drejtën familjare etj.
Raporti me të drejtën kushtetuese – e drejta e punës është në raporte të drejtpërdrejta me të drejtën
kshtetuese. Kushtetuta si instrument apo akt juridik më i lartë , përmban parime dhe normat e
përgjithshme mbi rregullimin e sistemit ekonomiko-shoqëror të një vendi.( Bujupi-Ismajli, 2007).
Me kushtetutë vehen parimet themelore nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe ato zakonisht janë
bazë për legjislacionin e punës, si dhe për rregullativën nënligjore dhe atë autonome.
(Slideshare.net, 2016) . Kushtetutat moderne ashtu si edhe kushtetuta e Republikës së Kosovës
ploklamojnë parime të cilat kanë një rëndësi esenciale për të drejtën e punës.
Këto parime janë: e drejta për punë, liria e punës ( ndalimi i pnës së dhunshme apo të detyruar, e
drejta për organizimi sindikal, grevë si dhe të drejtat kolektive.Raporti me të drejtën civile- e drejta
e punës rrënjët e saj i ka në të drejtën civile. Instrument i parë me të cilin është rregullar
marrëdhënia në mes të punëmarrësit dhe punëdhënësit ishte kontrata mbi qiranë, ose location
conduction operarum. Pavarsisht faktit se e drejta e punës është ndarë dhe është zhvilluar në
mënyrë të pavarur nga e drejta civile, prap edhe sot e drejta e punës mban lidhje të ngushta me
këtë të drejtë.E drejta e punës ende shërbehet me disa nga institucione të së drejtës civile ( p.sh.
vlefshmëria e kontratës mbi veprën, parashkrimi i afateve për kërkesa, parimi i kompenzimit të
dëmit për dëmin e shkaktuar material) (Juridiksi.e-moniste, 2018). E drejta e punës ka raporte të
nugshta edhe me të drejtën e procedurës civile, sepse kontestet e punës zgjidhen duke aplikuar
rregulla të veçanta të procedures civile. E drejta e punës ka raporte gjithashtu edhe me të drejtën
familjare sepse: ndalon diskriminimin ndaj punëtorëve me obligime familjare, parasheh mbrojtje
të veçantë për femrat shtatzënë, ndalon punësimin e fëmijëve etj.E drejta e punës është në raporte
të caktuara edhe me degët e tjera juridike,përkatësisht me shkenca të tjera juridike.
2.7 Burimet e drejtes së punës
Burimet e së drejtës janë bazë substanciale që sigurojnë egzistencën formale të disiplinave
shkencore, si dhe degëve të sistemit juridik. Me termin burime të së drejtës nënkuptojmë: Faktorët
9
që krijojnë të drejtën, dhe përmes të cilëve fitojm njohuri mbi të drejtën . ( Ravnic, 2004). Sa i
përket ndarjes së burimeve në të drejtën e punës, ato zakonisht klasifikohen në burime
ndërkombëtare të drejtës së punës dhe burime të brendshme të drejtës së punës.( Sunderic, 2001).
Burimet ndërkombëtare të drejtës së punës, paraqesin parime, norma ose udhëzime mbi të drejtat
ekonomiko-shoqërore, kushteve të punës, sigrurisë dhe mirëqenies shoqërore në nivel
ndërkombëtar. Standardet e punës proklamojn dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e punëtorëve në
punë në nivel ndërkombëtar.Si burime kryesore ndërkombëtare të drejtës së punës janë Konventat
dhe Rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Megjithatë, rëndësi të madhe kanë
edhe aktet që sjellin organizatat tjera të cilat merren me mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore
të njeriut.(Bilic, Buklijas, 2006). Organizata të tilla janë Organizata e Kombeve të Bashkuara si
organizat univerzale, gjithashtu ndikim mjaft të madh kanë edhe aktet që sjellin organizatat
rajonale si Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Këto organizata kanë dhënë një kontribut të
madh në ngritjen dhe zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të punës.(Lubarada, 2004).
Në kuadër të burimeve ndërkombëtare të drejtës së punës hyjn edhe Marrëveshjet Bilaterale dhe
Multilaterale q ë lidhin shtetet në mes veti, në këtë mënyrë ato rregullojnë çështjet e punësimit dhe
kushteve të punës të shtetasve të një shteti që punojnë në territorin e shtetit tjetër.
Duke marrë parasyshë atë që thamë më lartë, burimet e të drejtës ndërkombëtare të punës mund ti
ndajm në: a) Burimet e Organizatave Rajonale dhe Univerzale, b) Burimet që rrjedhin nga
Marrëveshjet Bilaterale dhe Multilaterale, c) Si dhe burimet më të rëndësishme që rrjedhin nga
Organizata Ndërkombëtare e Punës.Njohja e burimeve të çdo dege të së drejtës ka rëndësi të madhe
sepse na e bënë të mundur interpretimin dhe zbatimin e normave në mënyrë adekuate.
2.7.1 Aktet e Organizatës Ndërkombtare të Punës
Ideja për krijimin e një Organizatës Ndërkombtare të Punës , e cila si aktivitet kryesor të saj do të
kishte krijimin e legjislacionit më të përshtatshëm dhe gjithëperfshirëse për mbrojtjen e punëtorëve
në të gjitha shtetet nga eksploatimi si dhe kapitalizmi , është e hershme.(Pesic ,1969).Me fjal të
tjera, ideja për krijimin e një organizate ndërkombëtare e cila si veprimtari kryesore të saj do të
kishte mbrojtjen e drejtave të puntorëve, kishte lindur që kur kishin filluar edhe lëvizjet e para të
punëtorëve për përmisimin e kushteve të punës.Orgaizata Ndërkombëtare e Punës u themelua me
28 qershor 1919 (me Traktatin e Paqës së Versajës) si organizat e specialiuzuar në kuadër të
Lidhjes së Kombeve. ONP kishte si qëllim institucionalizimin e standardeve në të drejtën e punës
duke tentuar që me krijimin e saj të vendosë standard ndërkombëtare të njëjta kryesisht në të gjitha
10
vendet anëtare të saj (academia.edu, 2016 ).Konventat e para të miratuara nga kjo organizatë janë:
“Konventa për Ndalimin e Punës së Natës për Grat e punësuara në Industri” (me përjashtim të
ndërrmarjeve të vogla) , dhe tjetra “Konventa për Kufizimin e perdorimit të Fosforit të Bardhë”,
substanc toksike që përdorej për prodhimin e shkrepsave. (academia.edu,2019). Pas luftës së dytë
botërore në vitin 1946, në bazë të marrëveshjes midis Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe
ONP-së, Organizata Ndërkombtare e Punës si institucion i specializuar bëhet pjesë OKB-së. Sa i
përket strukturës dhe funksionimit të ONP-së, ajo perbëhet nga organe të ndryshme të ngarkuara
në përmbushjen e misioneve e që u janë besuar. Organet kryesore të ONP-së janë: Konferenca
Ndërkombtare e Punës, Këshilli Drejtues , Zyra Ndërkombtare e Punës,si dhe Drejtori i
Përgjithshëm.
Konferenca Ndërkombtare e Punës - është asamble e përgjithshme e cila përbëhet nga përfaqsues
të secilit shtet anëtar ,dy nga pjestarët e delegacionit janë përfaqësues të qeverisë, një përfaqësues
i punëtorëve dhe një përfaqësues i punëdhënësve. Kompetencat kryesore të saj janë miratimi i
normave ndërkombëtare të punës, kontrolli i respektimit të këtyre normave nga shtetet anëtare,
miratimi i buxhetet te organizatës, pranimi i anëtareve të rinj. (hup.hr, 2019).
Këshilli Drejtues- është organ ekzekutiv i ONP-së, kompetencat e të cilit janë drejtimi i veprimtaris
së organizatës , gjithashtu kujdeset per zbatimin vendimeve që merr konferenca. Këshilli drejtues
bën përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm , ky organ përbëhet nga 28 përfaqësues të qeverisë,
dhe nga 14 përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve.
Zyra Ndërkombtare e Punës- konsiderohet edhe si sekretariati i ONP-së. Zyra ndërkombtare e
punës është urëlidhëse në mes të Konferences , Këshillit Drejtues dhe shteteve, selia e zyrës është
në Gjeneve.
Drejtori i Përgjithshëm- pranon raportet e qeverive të shteteve anëtare që kanë retifikuar konvetat,
përgadit një përbledhje të këtyre raporteve për ta dorzuar në konferencë.
Organizata Ndërkombtare e Punës në aktin e vet të themelimit ka përcaktuar, detyrat dhe qëllimet
themelore të saj e të cilat ishin përmirsimi i kushteve të punës, për realizmin e drejtësisë shoqërore
( Poslodavci.rs, 2019).
Objektivat e përgjithshme të ONP-së janë shumë konkrete :
Rritja e punësimit
Regullimi i kohës së punës (të përditshme dhe javore),
11
Garantimi i pagës minimale,
Mbrojtja e të punësuarve nga sëmundjet e përgjithshme profesionale,
Mbrojtja e të miturve dhe grave në punë,
Pensionet e pleqërisë dhe të invaliditetit,
Liria sindikale,
Formimi profesional, (academia.edu, 2018)
Për të realizuar qëllimet e synuar, ONP-ja zhvillon një gamë të gjerë të aktiviteteve. ONP-ja
përmbush objektivat e veta, duke aplikuar metoda të ndryshme : nëpërmjet seminareve, punës
kërkimore, publikimeve etj. Aktetet më të rëndësishme të cilat i miraton ONP-ja janë Konventat
dhe Rekomansimet, me anë të këtyre akteve përcaktohen standardet ndërkombtare të punës.
Konventat dhe Rekomandimet rregullojnë institute të ndryshme në fushën e drejtës së punës siç
janë: orari i punës , pushimet, të ardhurat, mbrojtja në punë, papunësinë, sigurin në punë, ndalimin
e diskriminimit , kushtet e punës , organizimin sindikal etj. Konventat dhe rekomandimet
miratohen nga Konferenca Ndërkombtare e Punës, shtetet anëtare, si dhe delegacioneve të tyre me
2/3 e votave.(Sunderic,2001) .Konventat-janë marrëveshje shumë palëshe me të cilat rregllohen
çështjet më të rëndësishme nën juridiksionin e ONP-së. Në momentin që këto akte ratifikohen nga
shtete anëtare ato kanë karakter detyrues. Nëse ratifikohet konventa , duhet të ratifikohet me tekst
identik si e ka miratuar ONP nuk lejohen ndryshime. Megjithatë është e mundur që konventat të
ratifikohet pjesërisht, me kusht ose me rezerva, gjithmonë nëse një mundësi të tillë e parashikon
vet konveta.(Dedic, Gradascevic-Sijercic, 2005). Deri më tani nga ONP janë miratura gjithsej 185
konventa dhe 195 rekomandime.( Učur, Laleta, 2007).
Konventat më të rëndësishme që ka miratuar ONP-ja janë:
• Konventa Mbi Punën e Detyruara ( nr.29, 1930),
• Koventa “ Për politikën e punësimit” (nr.122, 1964),
• Konventa për “Paga të barabarta për punëtorët burra dhe gra për punë me vlerë të
barabartë” (nr.100. 1951) ,
• Konventa “Për eleminimin e punës së detyruar” (nr.105, 1957),
12
• Konventa “Për mbrojtjen e amësisë” (nr.103, 1952) (sssbih.com, 2016).
• Konventa për “Diskriminimin lidhur me punësimin dhe profesionin”(nr.111, 1958),
• Konventa “Ne lidhje me moshën minimale për pranimin në punë” ( nr.138, 1973),
• Konventa “Lidhur me punën me kohë të pjesëshme” ( nr.175, 1994)( Robaj, Ademaj,
Juniku, 2018).
• Konventa “Mbi format më të këqija të punës së fëmijës” (nr.182,1999)(infocip.org, 2001),
• Konventa mbi lirin e Shoqatave dhe Mbrojtjen e të drejtës për tu organizuar” (nr.87, 1948),
• Konventa “Për zbatimin e parimeve për të drejtën për t’u organizuar dhe për të negocuar
kolektivisht” (nr.98, 1949),
• Konventa “Për kontrollin e punës në Bujqësi”(nr.129, 1969) (infocip.org,2007)
• “Konventa për “Inspektimin në punë”(nr.81,1947),
• Konventa për “Mrojtje dhe Siguri në punë”(nr.155, 1981) (sssh.hr,2019) etj.
Rekomandimet- e miratuara nga ONP dallojn nga konventat për faktin se ato nuk kanë karakter
detyrues për shtetet anëtare, pra rekomandimet nuk krijojnë detyrime ligjore për shtetet që ti
zbatojn ato por vetëm detyrim moral. Për këtë arsye shumica e autorëve nuk i konsiderojn
rekomandimet si burime të së drejtës. Me rekomandime zakonisht rregullohen çështje të caktuara
të cilat nuk mund të rregullohen me konventa. Gjithsej deri më tani nga ONP janë miratuar 195
rekomandime.Rekomandimi për “Orientimin profesiona dhe trajnimin professional në zhvillimin
e Burimeve Njerëzore”(nr.150, 1957), Rekomandimi lidhur “Me ndërprerjen e punësimit me
iniciativën e punëdhënësit”(nr.166, 1982), Rekomandimi për “Detyrimin indirekt përtë
punuar”(nr.35, 1930) (Robaj, Ademaj, Juniku, 2018).
2.7.2 Aktet e OKB-së
Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një numër të madh të akteve por Deklarata
Univerzale për të Drejtat e Njeriut dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe
Kulturore, kanë rëndësi të veçantë.
Deklarata Univerzale për të Drejtat e Njeriut- u miratua nga Asamblja e Përgjithshme e OKB-së
me10 dhjetor të vitit 1948. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore
dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë
njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore. (Univerzalna
Deklaracija o Ljudskim Pravima, 1948). Qëllimi kryesor i kësaj deklarate është proklamimi i të
13
drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat që lidhen me punën përkatësisht të
drejtat që lindin në marrëdhëniet e punës.Meqënse ratifikimi i Deklaratës Univerzale nuk është i
detyrueshëm nuk rezultojnë as obligime ligjore të shteteve antëtare që të harmonijon legjislacionet
e tyre me këtë Deklaratë, e njejta nuk është burim formal i ndonjë të drejte e as të drejtës së punës.
Megjithatë për shkak të rëndësis të madhe që ka kjo Deklaratë për njerëzimin, shumë shtete parimet
e përshkruara në këtë Deklaratë i kanë bërë pjesë të legjislacionit të tyre.
Për nga natyra dhe përmbajtja për të drejtën e punës rëndësi më të madhe ka Pakti Ndërkombëtar
për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore- i cili u miratua nga Asamblja e Përgjithshme e
OKB-së në vitin 1966. Në vitin 1971 këtë Pakt e ka ratifikuar edhe ish-Jugosllavija, pjesë e së cilës
ishte edhe Kosova. Në premabulën e këtij Pakti theksohet se parimet themelore të vendosura me
Deklaratën Univerale për të Drejtat e Njeriut mund të realizohen vetëm nëse krijohen kushte që të
gjithë të gëzojnë të drejtat e tyre politike, ekonomike , kulturore dhe sociale, dhe në kuadër të tyre
edhe të drejtat edhe të drejtat që burojnë nga puna siç janë: e drejta për pushime, liria e organizimit
sindikal, e drejta për grevë, e drejta për sigurim social, e drejta për mbrojtje të veçantë të grave, e
drejta për mbrojtje të veçantë të miturve të punësuar(Medjunarondi Pakt o Ekonomskim,
Socijalnim i Kulturnim Pravima, 1967).
2.7.3 Aktet e Organizatave Rajonale
Si burime të së drejtës ndërkombëtare të punës konsiderohen edhe legjislacionete e organizatave
rajonale, si organizata rajonale konsiderohen Bashkimi Evropian , Liga Arabe etj.Karta mbi të
Drejtat Sociale të Punëtorëve- u mirata në vitin 1989 nga Komuniteti Europian, paraardhës i Be-
së, kjo Kartë klasifikohet si burim i të drejtës së Punës, sepse përmban përveç dispozitave për
mborjtjen e drejtave themelore të punëtorëve, përmbanë edhe dispozita, mbi marrëveshjet
kolektive, të drejtën për grevë, të drejtën e organizimit sindikal dhe të drejtat kolektive të të
punësuarëve.(zakon.poslovna.hr, 2019).Fakti që kjo Kartë zbatohet vetëm në shtete anëtare të Be-
së, nuk ulë vlerat dhe rëndësin e kësaj Karte si burim i të drejtës së punës. Qysh nga themelimi i
Be-së, fusha e marrëdhënieve të punës dhe ajo sociale në të gjitha segmentet e tyre zënë një vend
shumë të rëndësishëm në kuadër të politikës së përgjithshme të kësaj bashkësie, sepse këto fusha
drejtpërsëdrejti janë të lidhura me ekonominë e tregut të planifikuar (Bujupi-Ismajli,2007).
E drejta Europiane e punës ndahet në të drejtën individuale dhe kolektive të punës. Dispozitat
juridike që ju referohen rregullimit të marrëdhënieve individuale të punës janë më të shumta në
14
numër se ato që i referohen rregullimit të marrëdhënieve kolektive të punës, pasi që rregullimi i
marrëdhënieve kolektive të punës është në kompetenc të Sindikatave të Punëtorëve, Shoqatave të
Punëdhënësve, prandaj rregullimi i këtyre marrëdhënieve në mënyrë të detajuar parashihet me
legjislacione nacionale të shteteve anëtare.Në kuadër të burimeve ndërkombëtare të drejtës së
punës hyjnë edhe Marrëveshjet Bilaterale ose Dypalëshe të lidhura midis dy shteteve me qëllim të
rregullimit të të drejtës së punës, përkatësisht kushteve të punës, sigurimit social, të shtetasve të
një shteti që punojnë në territorin e shtetit tjetër. Marrëveshja e pare e këtij lloji është lidhur në
mes të Italis dhe Francës me 14 prill të vitit 1904 (Nikolic,1985). Këto kontrata prodhojnë efekte
juridike vetëm ndaj palëve kontraktuese, jo edhe ndaj palëve të treat. Me ratifikimin nga ana e
atoriteteve kompetenet , marrëveshjet bilaterale bëhen të detyreshme për ato shtete.
Për rregullimin e të drejtave dhe kushteve të punës të shtetasve të Republikës së Kosovës që
punojnë në territoret e shtetev tjera, Rep. e Kosovës deri më sot nuk ka nënshkruar asnjë
marrëveshje dypalëshe , ndërsa ish-Jugosllavija pjesë së cilës ishte edhe Kosova kishte nënshkruar
marrëveshje të shumta dypalëshe me shtete të ndryshme, marrëveshja e pare ishte me Italinë në
1925, Shqipërinë 1926, Austrinë 1931etj(Nikolic,1985). Ekzistojnë edhe Marrëveshjet
Multilaterale që lidhen në mes të 3 ose më shumë shteteve me qëllim të rregullimit të të drejtës së
punës, përkatësisht kushteve të punës, sigurimit social, të shtetasve të një shteti që punojnë në
territorin e shteteve tjera.
2.7.4 Burimet e brendshme të së drejtës së punës
Në këtë grup të burimeve të drejtës së punës hyjnë aktet juridike të cilat ekskluzivisht janë të
përcaktuara nga ana e institucioneve shtetërore, si dhe aktet juridike të njohura ndryshe si burime
autonome të cilat janë të përcaktuara nga ana e organeve joshtetërore (shoqatave të punëdhënësve,
sindikatave të punëtorëve etj). Duhet të theksohet se burimet autonome nuk janë krejtësisht të
pavarura , sepse për përpilimin e tyre si shoqatat, sindikata në përgjithësi institucionet joshtetërore
duhet të bazohen në aktet juridike siç është Kushtetuta , Ligji dhe Aktet nënligjore. Pavarësia e
subjekteve në rregullimin e marrëdhënieve të punës nuk është e pakufizuar. Si burime të drejtës së
punës të cilat ekskluzivisht janë të përcaktuara nga ana e institucioneve shtetërore, dhe të cilat
subjektet në marrëdhënie të punës duhet ti zbatojnë ashtu siç janë formuluar pa mundësi ndryshimi
janë: Kushtetuta, Ligji dhe Aktet nënligjore.Kushtetuta- në kuptimin formal është akti juridik më
i lartë i një shtetit, ndërsa në kuptimin material është akti me të cilin rregullohen bazat e sistemit
ekonomiko-shoqëror të një vendi. Mbi këtë bazë ndërtohet sistemi juridik në një shtet, të gjitha
15
ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën . Me Kushtetutë
përcaktohen parimet themelore mbi bazën e të cilave funksionon shteti-shoqëria, ndër të tjera aty
përcaktohen edhe parimet mbi të drejtën e punës dhe marrëdhënieve të punës (Ivosevic, 2006).
Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
në kuadër të këtyre të drejtave hyn edhe e drejta e punës.
Për të drejtën e punës dispozitat e mëposhtme, janë të një rëndësie të veçantë:
Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar]
1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.
2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk konsiderohet
puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë
vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur sipas rregullave të
përcaktuara me këtë Kushtetutë.
Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]
1. E drejta e punës garantohet.
2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. (Kushtetuta e Republikës së
Kosovës, 2008).
Ligjet- janë burim i rëndësishëm i të drejtës së punës, sepse nëpërmjet ligjeve, rregullohet numri
më i madh i institteve të kësaj të drejte, bazuatr në ligje nxjerren edhe aktet nënligjore si dhe ato
autonome. Pasi që marrëdhëniet e punës si dhe të gjitha çështjet e drejtës së punës, nuk mund të
rregullohen vetëm me një ligj, kjo fushë e së drejtës rregullohet edhe me ligje të tjera.
Ligji bazë ka për qëllim të rregulloj të drejtat dhe detyrimet që lindin nga marrëdhëniet e punës,
ndërsa ligjet e tjera rregullojnë çështje tjera nge drejta e punës, ligje të tilla janë : Ligji për sigurinë
dhe shëndetin në punë, Ligji për pensionet e personave me aftësi të kufizuar, Ligji për siguri në
punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës. Kuvendi i Republikë së Kosovës
me qëllim të krijimit të një baze ligjore funksionale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për
marrëdhënien e punës, ka miratuar Ligjin e Punës (Ligji i Punës, 2010).Ligji bazë në fushën e të
drejtës së punës në Rep. e Kosovës është Ligji i Punës, ndërsa shembull i një ligji të veçantë që
16
rregullon marrëdhëniet e punës , është Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës . Ky
ligj rregullon statusin e nëpunësve civil, si dhe marrëdhëniet e tyre marrëdhëniet e tyre të punës në
institucionet e administrates qëndrore dhe komunale(Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës,2010).
Aktet nënligjore- marrëdhëniet e punës rregullohen gjithashtu edheme akte nënligjore. Këto akte
nxirren nga organet shtetërore, gjitmonë bazuar në kompetencat që i ka dhënë ligji këtyre
organeve. Me ndihmën e akteve nënligjire në mënyr të detajuar rregullohen çështje specifike që
dalin nga marrëdheniet e punës. Aktet nënligjore nxirren në formë të urdhëresave, direktivave,
vendimeve , rregulloreve dhe udhëzimeve. Aktet nënligjore duhet të nxirren gjithmonë në
përputhje me ligjin, dhe për qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore. Ndërsa tek ne vendimet e
Gjykatës si dhe praktika gjyqësore nuk konsiderohen burme të drejtës së punës.
2.7.5 Burimet autonome të drejtës së punës
Burimet më të rëndësishme autonome janë: Kontratat Kolektive dhe Rregulloret e Punës.
Kontara Kolektive- për nga përmbajtja është Akt i përgjithshëm dhe e njëjta për nga rëndësia dhe
hierarkia radhitet para të gjitha Akteve tjera interene të punëdhënsve me të cilat rregullohen
marrëdhëniet e punës dhe të cilat duhet të jenë në harmoni me të(Ivosevic,1990).
Me zbatimin e Kontratave Kolektive përmirsohen ndjeshëm kushtet e punës dhe pozita e
punëtorëve në marrëdhëniet kontraktuale me punëdhënësin. Kontratat Kolektive janë paraqitur në
fazat e hershme të revolcionit industrial, kontrata e pare kolektive është lidhur në Francë në vitin
1830, por e njejta u anulua menjëher pas lidhjes.Kontratat Kolektive janë marrëveshje të shkruara
që lidhen në mes të punëdhënësit, grup punëdhënësish ose Shoqatave të punëdhënësve, në njërën
anë dhe Sindikatave të punëtorëve ose përfaqësuesve të punëtorëve në anën tjetër, me qëllim të
rregullimit në mënyrë sa më të detajuar të drejtave, përgjegjësive dhe detyrimeve të palëve.
Me dispozitat e Kontratës Kolektive rregullohen:
1.themelimi i marrëdhënies së punës;
1.2.orari dhe pushimet;
1.3.pagat, kompenzimet dhe te ardhurat tjera personale;
1.4. informimi i të punësuarave
17
1.5.ndërprerja e kontratës së punës,
1.6.të drejtat dhe obligimet e palëve dhe mënyra e zgjedhjes së kontesteve. (gzk.rks-gov.net, 2014)
Kontrata Kolektive përmbanë gjithashtu edhe klauzola, si Klauzola për mirëqenien sociale, për
zgjidhjen në mënyrë paqësore të kontesteve të punës, ndërmjetësimit etj.
Bazuar në nenin 90 të Ligjit të Punës, Marrëveshja Kolektive lidhen ndërmjet
1.Marrëveshja Kolektive mund të lidhet ndërmjet:
1.1.organizatës së punëdhënësve ose përfaqësuesit të tij, dhe
1.2. organizatës së të punësuarve ose kur nuk ekzistojnë organizata, marrëveshjen mund ta lidhin
edhe përfaqësuesit e të punësuarve.(Ligji iPunës, 210).
Rregullorja e Punës - është akti i cili rregullon të drejtat , detyrat dhe përgjegjësit që rrjedhin nga
marrëdhëniet e punës, në pajtim me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive. Me aktin e bredshëm
punëdhënësi definon mbarëvajtjen e punëve sa i përket organizimit dhe funksionimit të
ndërmarrjes.(Buklijas, 2006).Akti i brendshëm domosdoshmërisht duhet të rregulloj por nuk
kufizohet në në çështjet si në vijim:
• Sistematizimin nëpërmejt përshkrimit të punëve dhe detyrave të punës;
• Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të punës
• Auditimin;
Etikën e punës;
• Planet e aftësit dhe kualifikimin e të punësuarve;
• Planet e punës ;
• Konkursin publik dhe rekrutimin e të punësuarve;
• Procedurën e rekrutimit të të punësuarve dhe procedure e ndërprerjes së marrëdhënies së
punës;
• Përshkallzimi\kategorizimi i punëve sipas ndërlikueshmërisë dhe rrezikshmërisë
(Robaj, Ademaj, Juniku , 2017)
18
2.8 Parimet e të drejtës së punës
Parime e të drejtës së punës paraqesin rregullat bazë të sjelljes të cilat zbatohen në raste kur çështje
nga fusha e të drejtës së punës nuk janë të rregulluara me dispozita ligjore.
Për shkak se marrëdhëniet shoqërore janë shumë dinamike e drejta e punës e ka të pa mundur të
rregulloj të gjitha çështjet që dalin nga kjo fushë . Kur çështje të caktuara nga e drejta e punës nuk
janë te rregulluara me dispozita ligjore, subjektet e të drejtës së punës udhëhiqen nga parime
themelore të kësaj të drejte, duke mbular në këtë mënyrë zbrasëtirat juridike.
Parime e të drejtës së punës në secilin vend reflektojnë kushtet ekonomiko-shoqërore të atij vendi,
si dhe pozitën e punëtorëve në shoqëri . E drejta e punës bazohet në parime të cilat e kanë burimin
nga akti me i lartë juridiki i shtetit pra nga Kushtetuta. Parimet më të rëndësishme në të drejtën e
punës janë: 1) Parimi i lirisë së punës, 2) Parimi i të drejtës për punë, 3) Parimi i ndalimit të
diskriminimit në punësim, 4) Parimi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë , 5) Parimi i lirisë sindikale,
6) Parimi i respektimit të dinjitetit në punë.
2.8.1 Parimi i lirisë së punës
Parimi i lirisë së punës nënkupton të drejtën e punëtorit që lirisht, pa kurrfarë detyrimi të kryej
punën për të cilën ai ka vendosur vullnetarisht, si dhe lirinë absolute të punëdhënësit në aspektin e
themelimit të marrëdhënieve të punës. Në shtetet demokratike liria e punës është kategori
kushtetuesi . Edhe me Kushtetitën e Rep. së Kosovës në një far forme proklamohet ky parim neni
28 i Kushtetutës thotë:
1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë. (Kushtetuta
e Republikës së Kosovës, 2008).
Parimi I lirisë së punës përfshinë : 1) Lirinë për të zgjedh profesionin, 2) Lirinë që secili person të
vendos nëse mjetet e jetesës do ti siguroj duke punuar pra nga marrëdhënia e punës ose duke
ushtruar aktivitet të pavarur professional, 3) Lirinë e punëtorit në themelimin dhe ndërprerjen e
marrëdhënies së punës, 4) Ndalimin e punës së detyruar, 5) Përfshinë dhënjen e mundësive të
barabarta për punësim, profesion apo ngritje profesionale, duke ndaluar diskriminimin mbi çfardo
baze.( Paravina, 1980). Dispozitat që i referohen lirisë së punës mund ti gjejmë edhe në aktet
ndërkombëtare me karakter universal, rajonal si dhe aktet e miratuara nga organizatat e
specializuara ndërkombëtare e sidomos konventat e miratuara nga ONP ( Tintic, 1972).
19
Së pari, neni 23 i Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejta e Njeriut thotë “ Gjithkush ka të drejtën
për punë, të zgjedh lirisht profesionin , të ket kushte të favorshme pune dhe të jetë I mbrojtur nga
papunësia”( Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejta e Njeriut, 1948).Gjithashtu neni 6 i Paktit
Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Shoqërore dhe Kulturore parasheh: 1) Shtet pale të këtij
pakti njohin të drejtën e punës e cila përfshinë të drejtë e secilit për të pasur mundësin e sigurimit
të jetesës duke punuar punën e pranuar lirisht dhe marrin masa të përshtatshme për ta mbrojtur
këtë të drejtë (Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim i Kulturnim Pravima,1976).Ndërsa
Organizata Ndërkombëtare e Punës është organizata e pare botërore, e cila vazhdimisht përmes
një e cila vazhdimisht pëërmes një numri të madh të Konventave dhe Rekomandimeve të miratuara
promovon parimin e Lirisë së Punës . Parimi i Lirisë së Punës përjashton punën e detyruar. Ky
parim është paraqitur atëherëë kur janë miratuar edhe aktet e para ndërkombëtare të cilat kanë
ndaluar punën e detyruar. Kështu Liria e Punës garantohet edhe me Konventën (nr.29) të vitit
1930, e miratuar nga ONP, Konventa për heqjen e punës së detyruar (dhunshme).
Ndërsa neni 1 i Kartës Sociale Europiane (të ndryshuar ) thotë: “Cilido të ketë mundësin të fitoj
jetesën e tij në një punë në të cilën ka hyrë lirisht” (Kartës Sociale Europiane e ndryshuar, 1996).
Instrumentet ndërkombëtare të lartëpërmendura kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për
promovimin dhe garantimin e parimit të liris së punës.
2.8.2 Parimi i të drejtës për punë
E drejta për punë nënkupton të drejtën në lirinë dhe pavarësin e kryerjes së punëve të caktuara,
përkatësisht ushtrimin e profesionit të caktuar.( Bujupi-Ismajli, 139). Parimi i të drejtës për punë
është i lidhur ngusht me parimin e lirisë së punës, në korpusin e të drjetave ekonomiko-shoqërore
kjo e drejtë është një nga të drejtat themelore të njeriut.
Neni 49 i Kushtetutës së Rep. të Kosovës garanton të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit:
1. E drejta e punës garantohet.
1. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës ( Kushtetuta e
Republikës së Kosovës, 2008).
E drejta për punë, përfshinë gjithashtu edhe detyrimin që ka shteti për ti mundësuar punë popullatës
aktive ose të aftë për punë, duke ndërmar masa të caktuara nëpërmjet politikave të punësimit dhe
mirëqenies sociale. Edhe Deklarata së Përgjithshme mbi të Drejta e Njeriut garanton këtë të drejtë,
20
neni 23 i kësaj deklarate thotë “Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedh lirisht profesionin , të
ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia” (Deklaratës së Përgjithshme
mbi të Drejta e Njeriut, 1948).
2.8.3 Parimi i mbrojtjes dhe sigrisë në punë
Paimi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë përfshinë mbrojtjen e integritetit fizik dhe psikik të
punëtorëve, si dhe mrbojtjen e kategorive të veçant të punëtorëve, para së gjithash grave(nënave)
të rinjëve (femijëve) dhe personave me aftësi të kufizuar. Parimi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë
thekson nevojën për mbrojtje të shëndetit të punëtorëve, krijimin e kushteve të sigurta për punë,
mbulimin e shpenzimeve në rast të sëmundjeve profeionale ose sëmndjeve të lidhura me punën, të
drejtën për sigurim shoqëror etj.Instrimenet më të rëndësishme ndërkombëtare proklamojnë
parimin e mbrojtjes dhe sigurisë në punë : Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 23 I
kësj Deklarate së bashku me të drejtën për punë dhe lirinë e punës, garanton edhe të drejtën për
kushte të favorshme pune. Gjithashtu neni 24 i kësa Deklarate thotë “ Gjithkush ka të drejtë për
pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e
paguar periodik”.( Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, 1948). Këto dispozita
kontribojnë në humanizimine e kushteve të punës, rivitalizimin e aftësis punuese të punëtorëve,
duke garantuar kryerjen e punës në mënyrë të suksesshme, si dhe duke mos rrezikuar integritetin
fizk dhe psikik të punëtorëve. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe
Kulturore, njeh të drejtën e secilit për të gëzuar kushte më të drejta e të favorshme, përvec tjerash
siguron edhe mbrojtjen higjeniko-sanitare në punë(Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim
i Kulturnim Pravima,1976).Karta Sociale Europiane ( e Rishikuar) ky instrument përmban
dispozita edhe më speccifike sa i përket mbrojtjes dhe sigrisë në punë, ndër to mund të përmendim
“ të drejtën e të gjithë punëtorëve për kushte pune të drejta, të sigurta dhe të shëndetshme; të drejtën
e punëtorëve për një page të drejtë të mjaftueshme për një standard jetese të përshtatshëm për ata
dhe familjet e tyre; të drejtën e organizimit; të drejtën për sigurim shoqëror; të drejtën e punëtorëve
për t’u informuar dhe konsultuar brenda ndërrmarjes; të drejtën e personave të moshuar për
mbrojtje sociale etj (magjistratura.edu.al, 2019). Bashkimi Europian ndërrmer masa të rrepta për
mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, përfshirë masat për parandalimin e rreziqeve
profesionale, parimet bazë janë dhënë në Dierektivën nr. 89/391/EE3 ( Direktiva nr. 89/391/EE3,
1989). Një mjedis pune i sigurt dhe i shëndetshëm është, element thelbësor për punë cilësore në
BE.Rritja e nivelit të sigiris dhe mbrojtja e shëndetit në punë është gjithashtu pjesë e programit të
21
ONP-së. Kjo organizat ka miratuar një numër të madh të konventave të cilat si synim kryesor
kishin përmirsimin e kushteve të punës dhe mbrojtjen e shëndetit në punë, janë miratuar: Konventa
(nr.115) për Mrbojtjen e Shëndetit në Punë (1981); Konventa (nr.187) për Sigurin dhe Shëndetin
në Punë (2006); Konventa (nr.167) për Sigurinë dhe Shëndetin në Sektorin e Ndërtimtarisë (1988);
Konventa (nr. 102) për Sigurimet Shoqërore. (sssh.hr, 2019) .Për më tepër, ONP ka miratuar më
shumë se 40 standarde , të cilat dretpërdrjet ose tërthorazi merren me rregullimin e mbrojtjes së
shëndetit dhe sigurisë në punë.(ilo.org, 2019)Këto janë instrumente më të rëndësishme
nëdrkombëtare me të cilat qeveritë, sindikata dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të shërbehen me
qëllim të krijimit të praktikave sa më adekuate në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në
punë. Strategjia Globale për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e miratuar në vitin 2003, konfirmon
edhe njëherë rolin dhe ndikimin që ka ONP në promovimin e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë
në punë.(ilo.org, 2019).
Ndërsa në Kosovë, në aspektin legjistlativ siguria në punë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin
e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Me qëllim të përmirsimit të shkallës së
sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar
Ligjin nr.04/L-161, Për Sigrinë dhe Shëndetin në Punë. Megjithatë përkundër masave legjislative
që janë marrë nga institucioneve kompetene, siguria në punë ende është sfidë sepse në Kosovë çdo
vit dhjetra punëtor humbin jetën ose aksidentohen në vend të punës si pasoj e nivelit të ulët të
sigurisë në punë. Me qëllim të parandalimit të numrit të madh të vdekjeve në vend të punës,
lëndimeve si dhe sëmundjeve profesionale qeveria e Kosovës duhet të hartojë një Strategji përmes
së cilës të synohet që në mënyrë konkrete të rregullohet kjo fushë, si dhe të përkujdeset për
zbatimin e saj. Strategjia Kombëtare për Siguri dhe Shëndet në punë duhet të përcaktoj qartë
funksionet dhe përgjegjësit që kanë institucione shtetrore, punëdhënësi dhe vetë punëmarrësit pra
të gjithë akterët në këtë fushë. Në hartimin e një Strategjie sa më efikase është i nevojshëm
bashkpunimi me institucione të ndyshme, rëndësi të veçant ka Inspektoriati i Punës që si organ i
pavarur bën monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe
sigurisë dhe shëndetit në punë, rapotrtet vjetore që nxjerr ky organ na bëjë të kuptojmë se cilat
janë shkeljet më të shpeshta në këtë fushë që rrezikojn integritetin fizik dhe psikik të punëtorëve.
22
2.8.4 Parimi i lirisë sindikale
Parimi i lirisë sindikale ngërthen në vete të drejtën dhe lirinë e formimit të Organizatve të të
Punësuarve (Sindikatave) dhe të drejtën e formimit të Shoqatave të Punëdhënësve. Liria për të
formuar Sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesa të veçanta që rrjedhin
nga procesi i punës, është e garantuar. (Marinociv- Draca, 2004).Liria e asociimit garantohet edhe
me Kushtetutën e Rep. së Kosovës, neni 44 i kësaj Kushtetute thotë: “Liria e asociimit është e
garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur
nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë
pjesë në aktivitete të një organizate”. (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008).
Përvec se është e garantuar me Kushtetut, liria e asociimit rregullohet edhe me ligj, Kuvendi i Rep.
së Kosovës ka miratuar Ligjin për Organizimin Sindikal në Kosovë, ky ligj ka për qëllim “Të
rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarëve për themelimin dhe organizimin
e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit
dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna dhe
marrëdhënia e punës”.Edhe pse nuk kemi mungesë të kuadrit ligjor që rregullon çështjen e Lirisë
së Asociimit, ende mbete një hendek në mes të bazës normative në këtë fushë dhe zbatimit të
njëjtës në praktik, sepse në Kosovë sektori privat konsiderohet si punëdhënësi më i madh dhe në
këtë sektor ende mungon organizimi sindikal, si pasoj e frikës së humbjes vendit të punës ,
punëtorët nuk marrin iniciativën e krijimit të një Sindikate që do të kishte për qëllim mbrojtjen e
interesave të tyre.Liria e asoccimit është e drejtë e cila garantohet edhe me instrumente
ndërkombëtare, si akte më të rëndësishme ndërkombëtare janë Konventat e ONP-së: Konventa
(nr.87) mbi Lirinë Sindikale dhe Mbrojtjen e të Drejtës Sindikale (1948); Konventa (nr.98) mbi të
Drejtën e Organizimit dhe Negociaatave Kolektive (1949). (sssh.hr, 2019). Edhe Deklarata
Universale për të Drejta e Njeriut proklamon lirinë e asociimit, neni 23 i kësaj Deklarate thotë:
“Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të
veta” (Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima,1948).
2.8.5 Parimi i respektimit të dinjitetit në punë
Mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit njerëzor si kategori juridike dhe si vlerë universal, është bazë
e një shoqërie demokratike. Element i domosdoshëm i kulturës së punës dhe emancipimit të së
drejtës së punës , është mbrojtja dhe repektimi i dinjitetit në punë. Mungesa e pabarazisë ligjore,
dhe mbi të gjitha pabarazia ekonomike në punë, cënon dinjitetin e njeriut.
23
Një nga detyrimet themelore të punëdhënësit, në marrëdhënie të punës është mbrojtja e dinjitetit
të punëtorëve. Lidhshmëria në mes të punës dhe dinjitetit njerëzor ishte theksuar në Deklaratën
Rreth Qëllimeve dhe Destinacionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës e miratuar në Filadelfi
më 1944 ( e njohur si : Deklarata e Filadelfisë”; e inkorporuar në Kushtetutën e ONP më 1946) ku
shkruan se “Puna nuk është produkt” dhe se “ të gjitha qeniet njerëzore ... kanë të drejtë ta ndjekin
mirëqenien materiale dhe zhvillimin e tyre shpirtëror në kushtet e lirisë dhe dinjitetit, të sigurisë
eknonomikë dhe mundësive të barabarta.” (etc-graz.at, 2019).Respektimi i dinjitetit në punë
proklamohet edhe me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 23 pika 3 e kësaj
Deklarate thotë “Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në
mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë
se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror”.
(Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima,1948) Të gjitha Instrumentet ndërkombëtare
proklamojn paprekshmërin e dinjitetit njerëzor. Dnjitetiti i njeriut garantohet edhe me Kushtetutën
e Rep. të Kosovës, neni 23 thotë “Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha
të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.( Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008).
2.9 Politikat e Punësimit
Gjatë viteve 1990, Kosova përjetoi trazira të thella politike, ekonomike dhe sociale. Gjatë tërë
kësaj periudhe, dhe duke arritur kulminacionin në konfliktin e vitit 1999, ekonomia u përkeqësua
me humbjen e tregjeve të mëparshme dhe kollapsin e shumë ndërmarrjeve shoqërore, që kanë qenë
punëdhënës të mëdhenj. Mungesa masive e investimeve, politikat e dobëta ekonomike, sanksionet
ndërkombëtare dhe neglizhimi i mirëmbajtjes kanë shkaktuar një deindustrializim të
konsiderueshëm.(blerand.com, 2010) Në anën tjetër mungesa e stabiliteti politik gjatë dy dekadave
të fundit ka pasur ndikim të konsiderueshëm në përbërjen e forces së punës.
Edhe sot njëri nga problemet kryesore me të cilin përballet Kosova është papunësia veçanësrisht
papunësia e grave dhe të rinjëve, Kosova ende mbetet vendi më i varfër dhe me nivelin më të lartë
të papunësisë në Europë.Popullsia e Kosovës është ndër më të rejat në Europ, sipas regjistrimit të
popullsisë në vitin 2011, të rinjtë (0-14 vjeç) ishin 25.7% e popullsisë, ndërsa grupi në moshë pune
(15-64 vjeç) llogaritej prej 67.6 % dhe të moshuarit (65+ vjeç) 6.8% të popullsisë. Raporti i
Kosovës në mes popullsisë në moshë pune ndaj vartësve është parashikuar të rritet nga 1.88 në
vitin 2011 në 2.24 në vitin 2021, dhe nuk do të bie nën nivelin e vitit 2011 para vitit 2046. Vetem
24
8% e popullsisë së Kosovës sot janë të moshuar, krahasuar me 19% në vendet e BE-së, dhe 22%
në Itali. (documents.worldbank.org, 2017) Edhe përkundër moshës së re të popullsisë shkalla e
papunësisë në vend është shumë e lartë.Bazuar në statistikat që ka publikuar Agjencia e
Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë në vend në vitin 2017 ishte 30.5%. Papunësia më e
theksuar është te femrat me 36.6%, krahasuar me meshkujt 28.7%. Shkalla më e theksuar e
papunësisë është tek grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.7% .(ask.rsk-gov.net, 2017) . Ndërsa
rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore lidhr me shkallën e papunësisë në vend për vitin 2018
kanë shenuar rritje.Sipas rezultateve të AFP-së , në vitin 2018 shkalla e papunësisë ishte 31.4%.
Papunsia më e theksuar ishte tek femrat me 38.0%, krahasuar me meshkujt 29.2%. shkalla më e
theksuare papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.3%. (ask.rks-gov.net, 2018)
Ndërsa të dhënat e tre mujorit të pare të vitit 2019 tregojnë se shkalla e punësimit në Anketën e
Fuuqisë Punëtore është 28.2%. Punësimi më i lartë është tek meshkujt 43.0%, ndërsa punësimi te
femrat është 13.3%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit
shëndetësor, me 54.6% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë,
ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 43.8%. (ask.rsk-gov.net, 2019).Niveli i lartë i papunësisë është
shqetësues për këtë arsye hartimi i politikave adekuate të punës dhe mireëqenies sociale është më
se i nevojshëm, përveç tjerash duhet të rritet edhe niveli i zbatimit të legjislacionit që ndërlidhet
me të drejtën e punës dhe punësimit në përgjithësi.Politikat e punësimit ndahen në dy lloje të
politikave pasive dhe active. Polotikat pasive kanë për qëllim sigurimin e një standardi minimal të
jetës për të papunët. Kjo nënkupton ndarjen e një shume të parave që mbulon koston e jetesës për
ata persona që kanë mbetur pa punë derisa të gjejnë punë. Politikat aktive, në anën tjetër, kanë për
qëllim aktivizimin e punësimit duke rujatur vendet egzistuese të punës, dhe duke inkurajuar
krijimin e vendeve të reja të punës ose përmes vetëpunësimit.(Tomev, Meinardus, 2012)Kështu
me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe uljes së nivelit të papunësis në vend, Qeveria
e Kosovës në vitin 2009 hartoi një strategji gjithëpërfshirëse, Strategjia e Punësimit 2010-2012.
Në këtë dokument thuhet se vënia e Kosovës në një rrugë të drejtë për të krijuar sa më shumë
vende të punës është sfidë afatgjate. Si objektiva kryesore të Strategjisë së Punësimit 2010-2012
janë vendosur:
a) Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ulja e kostos së biznesit me qëllim të rritjes së
shpejtësisë së krijimit të vendeve të punës duke inkurajuar hapjen e firmave dhe zgjerimin në
aktivitete me më shumë vlerë të shtuar;
25
b) Promovimi i një bazë të fuqishme të shkathtësive dhe zhvillim më të madh të kapitalit njerëzor
përmes arsimit formal dhe sistemeve të trajnimit profesional.
c) Përmirësimi i funksionimit të tregut të punës përmes institucioneve më të mira të tregut të
punës, politikave dhe procedurave. (Strategjia e Punësimit 2010-2012).
Në planin afatshkurtër, strategjia synonte që nëpërmjet investimeve publike të hapte vende të reja
të punës, duke ulur në këtë mënyrë nivelin e papunësisë në vend. Ndërsa në planin afatmesëm,
strategjia synon që nëpërmjet rivitalizimit të sektorëve të energjisë dhe minierave, si dhe duke
promovuar zhvillimin e ndërmarjeve aktuale, të sigurojë vende të mjaftueshme të punës. Vlesime
të shumta i janë bërë Strategjisë së Punës 2010-2012, si dhe efektit të saj në uljen e nivelit të
papunësisë, sipas këtyre studimeve kjo strategji i ka mangësit e veta.Strategjia e Punësimit 2010-
2012 nuk mund të shërbejë si një model i mire i krijimit të vendeve të reja të punës në vitet në
vazhdim për dy arsye: e para kjo strategji është shumë e përgjithësuar, fokusi kryesor i kësaj
strategjie është përshkrimi i problemeve makroekonomike të Kosovës, se sa ofrimi i politikave
konkrete për punësim. E dyta kjo strategji nuk është e matshme.(institutigap.org, 2013).
Në vitin 2017 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka hartuar Strategjinë Sektoriale 2018-
2022. Vizioni dhe objektivat strategjike të këtij dokumenti janë:
Objektivi strategjik 1: Ulja e inaktivitetit, rritja e punësimit, zhvillimi i shkathtësive në përputhje
me kërkesat e tregut të punës dhe administrimi më i mire i tregut të punës.
Objektivi strategjik 2: Përmirësimi i kushteve të punës dhe zvogëlimi i punësimit informal përmes
fuqizimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe forcimit të dialogut social.(Strategjia Sektoriale
2018-2022)
Objektivi strategjik 3: Rritja e mirëqenies sociale përmes zgjerimit dhe ngritjes së cilësisë së
mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e familjare, me fokus të veçantë në grupet në nevojë dhe
barazinë gjinore.
Objektivi strategjik 4: Realizimi i të drejtave në përfitime për pensionistët dhe pensionistet dhe
kategoritë e luftës përmes zhvillimit të sistemit të qëndrueshëm pensional, harmonizimit të
kornizës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe teknologjike.(mpms.rks-
gog.net, 2018)
26
Se a do të arrihen objektivat e vendosura me këtë strategji, mbetet të shihet në vijim. Qeveria e
Kosovës në vitin 2016 hartoi strategjinë, Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. Në kuadër
të këtij dokumenti trajtohet gjithashtu fusha e punësimit dhe mirëqenies sociale. Duke vendosur
zhvillimin e kapitalit njerëzor si një prej katër shtyllave të strategjisë.Strategjia thekson se fuqia
punëtore në Kosovë nuk mungon për këtë arsye shumë kompani të huaja që ushtrojnë veprimtarin
e tyre në vendet e zhvilluara mund të zhvendosen në Kosovë edhe për faktin se kostoja e prodhimit
është më e ulët, mirëpo mungesa e kualifikimit professional, është një hendikep i madh. Me qëllim
të eleminimit të pengesave të lartëcekura, ky document në kuadër të shtyllës së katërt zhvillimi i
kapitalit njerëzor parasheh:
1)Rritjen e përfshirjes së fëmijëve në institucione parashkollore.
2)Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies në arsimin fillor dhe të mesëm.
3)Përmirësimi i ndërlidhjes ndërmjet shkathtësive të fituara në arsim dhe kërkesave të tregut të
punës.
4) Forcimi i mekanizmave të llogaridhënies dhe certifikimit në sistemin arsimor.
5)Përmirësimi i planifikimit të shpenzimeve në sistemin e arsimit.
6)Ulja e nivelit të punësimit joformal.
7)Angazhimi konkret i ekspertëve dhe studentëve të diasporës.
Një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm është gjithashtu edhe Programi Kombëtar për
Zbatimin e MSA-së për periudhën 2017-2021, në kapitullin 19 të këtij programi zën vend politikat
sociale dhe të punësimit, MSA parashef reforminim e politikave të punësimit si dhe harmonizimin
e legjislacionit të Kosovës me Acquis në këtë fushë. Edhe pse legjislacioni për rregullimin e kësaj
fushe nuk mungon, raporte të shumta vlersuses për politikat e punësimit dhe mirëqenies sociale
në Kosovë theksojnë se ; niveli i zbatimit të këtyre dokumenteve strategjike në përgjithësi dhe
masave të ndërlidhura me politikat e punësimit dhe mirëqenies sociale në vecanti, është tejet i ulët.
Kjo për arsye se dokumenteve strategjike, akteve ligjorer dhe institucioneve u mungon buxheti i
mjaftueshëm dhe kapacitetet njerëzore për të realizuar aktivitetet dhe arritur objektivat e
caktuara.(keen-ks.net, 2017).
27
2.9.1 Flexicurity
Flexicurity ky term ka lind nga kombinimi i dy fjalëve, fjalës Fleksibilitet dhe Siguri, ndërsa në
gjuhën shqipe ende nuk përdorim ndonjë term adekuat për këtë fjalë. Flexicurity është strategji ose
politik e punësimit nëpërmjet së cilës sigurohet fleksibiliteti i mjaftueshëm në punësimin dhe
shkarkimin e punëmarrësve, në këtë mënyrë duke sinkronizuar tregun e punës, si dhe duke
organizuar punën dhe marrëdhëniet e punës. Rritja e fleksibilitetit në tregun e punës është e
mirëserardhur për punëdhënësit ndërsa punëmarrësve mund të ju shkaktoj pasiguri.Pikërisht kjo
politikë synon të menaxhojë këtë pasiguri përmes masave që i ndërrmer: flexicurity i brendshëm
ose masat që ndërmiren brenda kompanive me implementimin e kësaj politike, p.sh. nëse një
punëmarrës pranon të kryej detyra ose punë për të cilat nuk është i kontraktuar, i njëjti patjetër
duhet të kompenzohet. Qëllimi i kësaj politike është mbrojtja e punëmarrësve jo e vendeve të
punës.Danimarka ka qenë shteti i parë i cili ka hartuar një model të flexicurity-s në fillim të viteve
90-ta në kohën e kryeministrit Poula Nyrup Rasmussena. Një model i tillë danezëve i mundësoi
punësim të lehtë dhe të shpejtë, ndërsa të papunësuarve të ardhura të mjaftueshme për një standard
minimal të jetesës. Modelin e njëjtë të flexicurity-s kanë tentuar ta kopjojnë shumë shtete
Europiane, pasi që një model i tillë në Danimark ka ngritur nivelin e punësimit, duke bërë kështu
Danimarka vendi me shkallën më të ultë të papunsisë. Pikërisht në modelin danez janë bazuar gjatë
hartimit të dokumentit kryesor Europian të flexicurity-s, të njohur si “Parimet e Përgjithshme të
Flexicuritys”. Ky dokument përmban gjithsej tetë parime bazë.(jutarnji.hr, 2007).
Edhe pse nuk egziston një model ideal i flexicurity-s, shtetet si Danimarka dhe Holanda njihen si
vende të cilat, secila në mënyrën e vet, më së miri e zbatojnë një marrëveshje fleksibiliteti, gjithnjë
duke respektuar trekëndëshin e artë:
a) duke promovuar dhe mbrojtur të drejtat në marrëdhënie të punës,
b) duke siguruar një standard minimal për të papunët,
c) duke promovuar politika aktive të tregt të punës,
Për të hartuar një politik sa më efikase e cila do ti përgjigjej specifikave të tregut të punës në një
shtet duhet marrë parasyshë tre lloje të fleksibilitetit:
1) Fleksibilitetin kontraktual- që i referohet llojeve të ndryhme të kontratave, siç janë kontratat
me afat të caktuar, kontratat për punë dhe detyra specifike etj.
28
2) Fleksibilitetin e orarit të punës- i referohet orareve të punës atipike, punës më të gjatë se orari
i plotë i punës, punës me turne, punës në vikend, punës në ditët e festive, ssi dhe pagesës
shtesë për oraret që rezultojnë nga puna jashtë orarit.
3) Fleksibilitetin në organizimin e punës- nënkupton angazhimin e punëtorëve në kryerjen e më
shumë punëve në të njejtën kohë (të ashtëquajturën multitasking) e gjitha kjo arrihet përmes
trajnimeve të organizuara nga vet kompania, gjithmonë duke u bazuar në aftësin e punëtorëve
për të kryer detyra dhe aktivitete të ndryshme. Në këtë mënyrë në vazhdimsi rritet
produktiviteti dhe fleksibiliteti i punëtorëve në kryerjen e punëve të ndryshem.
Zhvillohen debate të shumta nga Sindikata të ndryshme të punëtorëve, mbi efektin që mund të
ketë kjo politik në shkeljen e të drejtave të punëtorëve, sepse sipas tyre flexicurity i jep mundësi
punëdhënësve të krijojnë monopole, dhe nga “flexicurity” të shëndrrohet në “flexi-eksploatim”.
Megjithatë në shtetet e zhvilluara, flexicurity si politikë e punësimit zë një vend shumë të
rëndësishëm në sistemin ekonomiko-shoqëror të tyre.
2.10 Të drejtat e punës në aspektin krahasimor në mes të punësuarve në sektorin privat dhe
në sektorin shtetëror
Për të mbledhur informata sa më konkrete lidhur me temën “Të Drejtat e Punës në Aspektin
Krahasimor në mes të Punësuarve në Sektorin Privat dhe në Sektorin Shtetërorë” dhe me qëllim
të realizimit të idesë së këtij punimi si dhe nxjerrjes së përfundimeve sa më reale dhe të besuaeshme
kam hartuar një pyetësor të cilit i’u kanë përgjigjur gjithsej 81 të punësuar nga të dy sektoret, nga
sektori privat dhe ai shtetërorë.Nga 81 punëtorë të anketuar 67.9% janë të gjinisë femërore, ndërsa
30.9% të gjinisë mashkullore. Kemi theksuar edhe më herët se popullsia e Kosovës është ndër më
të rejat në Europë, edhe në anketën e realizer dominojnë me 85% të punësuarit në moshë të re prej
21-35 vjeç, dhe me 12,5% të punësuarit në moshën 36-64 vjeç. Ndërsa sa i përket nivelit të
arsimimit të të anketuarve 51.9% të tyre kanë përfunduar Studimet Themelore (Fakultetin), 37%
Studimet në Nivelin Master dhe 9.9% Shkollën e Mesme. Nga 81 punëtorë të anketuar 72.5%
punojnë në sektorin privat dhe 27.5% në atë shtetërorë.Në pyetjen se sa e njihni legjislacionin e
punës që zbatohet në Republikën e Kosovës, 30% e të anketuarve janë përgjigjur Mjaftueshëm,
8.8% janë përgjigjur Aspak, dhe 10% janë përgjigjur Pak. Ndërsa sa i përket llojit të kontratës që
kanë lidhur me punëdhënësin 40% e të anketuarve punojnë me kontratë për një periudhë të caktuar,
33.8% punojnë me kontratë për një periudhë të pacaktuar, dhe 17.5% punojnë pa kontratë.
29
Në pyetjen se sa orë në javë punoni, 32.8% e të anketuarve janë përgjigjur 40 orë në javë, 5.9%
janë përgjigjur 45 orë në javë, ndërsa 7.4% janë përgjigjur 48 orë në javë.Nga 81 punëtorë
anketura, 50.6% të tyre punojnë jashtë orarit të plotë të punës, ndërsa 38.2% e të anketuarve nuk
punojnë jashtë orarit të plotë të punës.Jashtë orarit të plotë të punës brenda një jave 12.8% e të
anketuarve punojnë nga 5 orë, 10.3% nga 8-10 orë në javë.Në pyetjen nëse paguheni për orët jashtë
orarit orarit të plotë të punës 54.4% e të anketuarve janë përgjigjur Jo nuk paguhemi, 27.9% janë
përgjigjur Po, dhe 17.6% janë përgjigjur paguhemi Pjesërisht. Në ditët e festave zyrtare 56.3% e
të anketuarve nuk pnojnë, ndërsa 43.8% e të anketuarve punojnë edhe në ditët e festave zyrtare.
Ndërsa në pyetjen se a e shfrytëzoni pushimin gjatë orarit të punës 86.3% e të anketuarve janë
përgjigjur Po, dhe 13,7% janë përgjigjur Jo.Pushimi gjatë ditës së punës për 50.7% e të anketuarve
zgjatë 1 orë, ndërsa për 49.3% e të anketuarve 30 min. Pushimin vjetor 92.5% e të anketuarve e
shfrytëzojnë ndërsa 7.5% e të anketuarve nuk e shfrytëzojnë. Në pyetjen se sa është kohëzgjatja e
pushimit që mund të merrni brenda një viti 41% e të anketuarve janë përgjigjur dy (2) javë, 29.5%
janë përgjigjur katër (4) javë, dhe 23.1% shfrytëzojnë tre (3) javë pushim.
Në pyetjen nëse pushimi vjetor të cilin e shfryëzojnë të punësuarit është me pagesë apo pa pagesë,
84.8% e të anketuarve janë deklaruarse është Me pagesë, ndërsa 15.2% janë deklaruar Pa pagesë.
Pushimin e lehonisë 6 muaj rradhazi e kanë shfrytëzur 44.8% e femrave të anketuara, ndërsa 31%
e femrave të anketuara kanë shfrytëzuar vetëm 3 muaj nga pushimi i lehonisë, 10.3% kanë
shfrytëzuar 9 muaj nga pushimi i lehonisë, dhe 13.8% kanë shfrytëzuar 12 muaj nga pushimi i
lehonisë.Gjatë kohës që kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë janë paguar 72.4% e femrave të
punësuara, ndërsa 27.6% e femrave të punësuara nuk janë paguar.
Në pyetjen se sa është shuma e të ardhurave tuaja mujore 28.9% janë përgjigjur 350 euro, 23.7%
janë përgjigjur 450 euro, 17.1% janë pvrgjigjur 550 euro, dhe 7.9% janë përgjigjur mv shumv se
650 euro.Nga 81 punëtorë të anketuar 71.8% janë pëgjigjur se me pagën aktuale pjesërisht mbulojn
nevojat elementare të jetesës, 19.2% janë përgjigjur se nuk arrijnë të mbulojn nevojat elementare
të jetesës, dhe 9% janë përgjigjur se i mbulojnë plotësisht nevojat elementare të jetesës. Në pyetjen
se a ndjeheni i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, 71.3% e të anketuarve janë deklaruar Po,
ndërsa 28.7% janë deklaruar Jo. Nga 81 punëtorë të anketuar 87.3% e tyre janë deklaruar se nuk
janë anëtarë të ndonjë Sindikate, ndërsa 12.7% janë deklaruar se janë anëtarë të Sindikatës. Në
pyetjen se pse nuk jeni antarsuar në ndonjë Sindikatë, 47.1% e të anketuarve janë deklaruar se
askush nuk i ka ofruar antarësim, 29.4% janë deklaruar se në sektorin ku ata punojnë nuk vepron
30
asnjë Sindikatë dhe 22.1% janë deklaruar se nuk besojnë në punën e Sindikatës.Nga të dhënat e
disponueshme ne shohim qartë nivelin e zbatimit të legjislacionit të punës në Republikën e
Kosovës, si dhe masën e respektimit të të drejtave të punëtorëve si në sektorin privat ashtu edhe
në atë shtetërorë, mirpo në vijim me shifra edhe më konkrete do të krahasojm dhe analizojmë
punën në të dy sektoret.
2.10.1 Themelimi i marrëdhënies së punës
E drejta e punës, liria e zgjedhjes së profesionit dhe vendit të punës është e garantar për secilin
shtetas Kosovar ose të huaj me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Kosovës. Kjo e drejtë
proklamohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Neni 7 i Ligjit të Punës garanton të
drejtën e themelimit të marrëdhënies së punës me çdo person prej moshës 18 vjeçare. Themelimi
i marrëdhënies së punës është rezultat i nevojës së punëdhënësit për të angazhuar në kryerjen në
kryerjen e punëve të caktuara një person të kualifikuar, si dhe nevojës së punëmarrësit i cili përmes
kryerjes së shërbimeve të caktuara përfiton një shpërblim në formë të pagës. Për themelimin e
marrëdhënies së punës duhet të ekzistojn së paku dy subjekte, sbjektet duhet që këtë marrëdhënie
ta themelojnë bazuar në vullnetin e tyre të lire.Nëse krahasojmë procedurat që duhet ndjekur për
të themeluar marrëdhënien e punës në sektorin publik dhe atë privat, shohim se dallimi kryesor
mes tyre qëndron në obligimin e shpalljes së konkursit publik. Neni 8 i Ligjit të Punës thotë:
1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që
pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.
Ndërsa për punëdhënësin në sektorin privat ligji nuk parasheh një obligim të tillë, punëdhënësi
është i lirë që të bëjë pranimin e punëmarrësit edhe pa shpallur fare konkurs.
Për themelimin e marrëdhënies së punës në të dy sektoret si në atë shtetërorë ashtu edhe në sektorin
privat është e domosdoshhme lidhja e kontratës së punës. Kontrata e punës (Contrat de travail,
Arbeitsvertrag) mund të definohet “si marrëveshjenë mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit me të
cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet në marrëdhënie të punës”. (Sunderic, 1996).
Neni 10 i Ligjit të Punës thotë :
Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari.
Kontrata e Punës mund të lidhet për:
31
2.1. një periudhë të pacaktuar;
2.2. një periudhë të caktuar;dhe
2.3. për punë dhe detyra specifike
Në pytësorin e realizuar 51 punëtorët e anketuar punojnë në sektorin privat ndërsa 30 punëtorët
tjerë në sektorin shtetërorë, nga 51 punëtorët e sektorit privat, 24 prej tyre punojnë me kontratë për
një periudhë të caktuar , 12 me kontratë për një periudhë të pa caktuar, dhe 15 punojnë pa kontratë.
Ndërsa nga 30 punëtorët e anketuar të sektorit shtetërorë 22 prej tyre punojnë me kontratë për një
periudhë të pa caktuar, 5 prej tyre me kontratë për një periudhë të caktuar, ndërsa 3 prej tyre me
kontratë për punë dhe detyra specifike.Nga të dhënat e lartë shënuara shihet se sektori privat ka
numrin më të madhë të punëtorëve megjithatë punëdhënësit end në masë të madhe abuzojn me të
drejtat themelore të tyre dhe me obligimin për respektimin e legjislacionit të punës, sepse një
numër i konsiderushëm i të punësuarve punojnë pa kontratë që do të thotë se janë pjesë e
ekonomise joformale, por edhe nëse punojnë më kontratë ata kontraktohen për një periudhë të
caktuar kohore, që do të thotë se vendi i tyre i punës nuk i jep aspak siguri.Nëse krahasojmë këto
dy sektore sa i përket kontraktimit të të punësuarve është evidente se në sektorin shtetërorë,
punëtorët janë më të sigurt bazuar në kontratën e lidhur me punëdhënësin.
2.10.2 Orari i punës
Orari i punës nënkupton periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë dhe shërbime në
të mire të punëdhënësit (Brkovic, 2005). Konventat dhe Rekomandimet e ONP-së përcaktojn
orarin e punës si periudhën kohore gjatë së cilës i punësuari është në dispozicion të punëdhënësit.
Kohëzgjatja e orarit të punës ishte objekt i diskutimeve të shumta në mes të punëtorëve dhe
punëdhënësve, në “luftën” që bënin punëtorët për kushte më të mira të punës, sepse orari i
stërgjatur i punës dhe rrogat minimale ishin baza e eksploatimit të punonjësve nga ana e
punëdhënësve. Orari i stërgjatur i punës i pamundësonte punëtorëve rigjenerimin e aftësive
psikofizike.
Ligji i punës, neni 20 pika 2, përcakton se :
Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar
ndryshe
32
Mundësia e përcaktimit ndryshe me këtë ligji sa i përket orarit të plotë të punës, nënkupton se jo
domosdoshmërisht orari i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, mund të zgjasë më shumë por edhe
më pak brenda një jave.Nga 51 punëtorët e anketuar që punojnë në sektorin privat 28 prej tyre
punojnë 40 orë në javë, 14 punojnë nga 45 orë në javë, ndërsa 9 prej tyre nga 48-50 orë në javë.Nga
30 punëtorët e anketuar që punojnë në sektorin shtetërorë të gjithë punojnë nga 40 orë në javë.Edhe
në kohëzgjatjen e orarit të punës vërehen dallime në mes të dy sektorëve, përsëri të punësuarit në
sektorin privat punojnë 8-10 orë në javë më shumë se ata në sektorin shtetërorë, që nënkupton se
të punësuarit në sektorin privat zakonisht punojnë edhe gjatë ditëve të vikendit..Puna më e gjatë
se orari i plotë i punës është formë më specifike e punës, dhe paraqet një përjashtim me të cilin i
lejohet punëtorëve që në raste të caktuara bazuar në vullnetin e tyre të lirë të punojnë më gjatë se
dyzet (40) orë në javë.
Ligji i Punës, neni 23 pika 1 dhe pika 4 parasheh:
1. Në raste të jashtëzakonshme, me rritjen e vëllimit të punëve dhe në raste të tjera të
domosdoshme, me kërkesën e punëdhënësit, punëtori duhet të punojë me gjatë se orari i
punës (puna jashtë orarit), më së shumti deri në tetë (8) orë në javë.
2. Përveç punës shtesë të detyrueshme nga paragrafi 1. i këtij neni, i punësuari mund të bëjë
punë shtesë vullnetare në marrëveshje me punëdhënësin, me kompensim page sipas nenit
56 të këtij ligji.
Nga 51 punëtorët e anketuar, 28 prej tyre punojnë 40 orë në javë që nëkuptonë se kanë orarë të
rregullt të punës, 14 punojnë me nga 5 orë shtesë në javë, ndërsa 9 prej tyre me nga 8-10 orë shtesë
në javë.Nga 30 punëtorët e anketuar që punojnë në sektorin publik asnjë prej tyre nuk punon jashtë
orarit të plotë të punës.Bazuar edhe në orarin e punës, punëtorët e punësuar në sektorin publik janë
më të favorizuar në raport me ata të punësuar në sektorin privat, sepse kanë një orarë më të rregullt
pune, nuk punojnë ditëve të vikendit duke i mundësuar kështu në masë të mjafteshme rivitalizimin
e aftësive psikofizike të tyre.
2.10.3 Pushimi dhe mungesa nga puna
Me qëllim të rajtjes dhe rikuperimit të aftësive psikofizike të punëtorëve si dhe sigurimit të
kushteve për punë sa më të suksesshme, pushimi përtë punësarit është i domosdoshëm.
33
E drejta për pushim parashihet edhe me dispozitat e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut
(1948). (Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima , 1948)
Neni 22 i kësaj deklarate thotë:
1. Secili ka të drejtë për pushim dhe kohë të lire, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të
orarit të punës dhe pushimin e paguar të herëpasherëshme.
Punëdhënësi nuk mund t’i mohoj të punësuarit të drejtën e shfrytëzimit të pushimit, nëse
punëdhënësi vepron ndryshe nga ajo që parashihet me dispozitat ligjore, atëherë duhet
sanksionuar.
Neni 28 i Ligjit të Punës parasheh:
1. I punësuari ka të drejtë për pushim gjatë ditës së punës, me orar të plotë të pandërprerë të
punës, në kohëzgjatje më së paku prej tridhjetë (30) minutash, i cili nuk mund të caktohet
në fillim apo në mbarim të kohës së punës.
Nga 51 punëtorët e anketuar të cilët punojnë në sektorin privat 47 prej tyre e shfrytëzojnë pushimin
gjatë ditës së punës ne kohëzgjatje prej 1 orë ose 30 minuta, ndërsa 4 të anketuarit e tjerë nuk mund
të shfrytëzojnë pushimin gjatë ditës së punës.Nga 30 punëtorët e anketuar të cilët punojnë në
sektorinin shtetërorë të gjithë e shfrytëzojnë pushimin gjatë orarit të punës në kohëzgjatje prej 1
orë.Dallime megjithëse jo të mëdha vërehen edhe në kohëzgjatjen e pushimit gjatë ditës së punës
sepse në sektorin shtetërorë shfrytëzohet 1 orë e plotë pushim, ndërsa në sektorin privat ka edhe
punëtorë të cilët nuk mund të shfrytëzojnë fare pushimin, duke ju shkelur kështnë në mënyrë
flagrante e drejta për pushim, e cila garantohet me dispozitat ligjore të lartë cekura. Pushimi vjetor
është një formë e pushimit për punonjësit dhe konsiderohet njëra nga të drejtat themelore në
marrëdhënie të punës. Pushimi vjetor përveç se është i garantuar me legjislacionin e punës, ai
garantohet dhe proklamohet me instrumentet shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Konventa nr.52 Për Pushimin Vjetor të Paguar (1936) dhe Konventa nr.132 Për Pushimin Vjetor
të paguar (1973) parashohin që çdo marrëveshje në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit me të
cilën hiqet dorë nga pushimi vjetor i pagur konsiderohet e pavlefshme ( nezavisnost.org, 2018)
Neni 32 i Ligjit të Punës parasheh se:
34
1. I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një
kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të
shkurtuar
Nga 51 punëtorët e anketuar të cilët punojnë në sektorin privat 49 prej tyre e shfrytëzojnë pushimin
vjetor në kohëzgjatje prej dy (2) deri në tri (3) javë me pagesë, ndërsa 2 nga të anketuarit janë
deklaruar se nuk e shfrytëzojnë fare pushimin vjetor.Nga 30 punëtorët e anketuar të cilët punojnë
në sektorin shtetërorë të gjithë janë deklaruar se e shfrytëzojnë pushimin vjetor, 28 nga të
anketuarit e shfrytëzojnë pushimin vjetor në kohëzgjatje prej tri (3) deri në katër (4) javë me
pagesë, ndërsa 2 nga të anketuarit shfrytëzojnë më shumë se katër (4) javë të pushimit vjetor.
Neni 49 i Ligjit të Punës ( pika 1, 3 dhe 4 ) parasheh se:
1. Femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të pushimit të lehonisë.
2. Gjashtë (6) muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me
kompensim 70% të pagës bazë.
3. Tre (3) muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim
50% të pagës mesatare në Kosovë .Prej 51 të anketuarve që punojnë në sektorin privat 22
prej tyre janë femra dhe 13 prej tyre meshkuj, kanë deklaruuar se pushimin i lehonisë në total
e kanë shfrytëzuar 6 muaj duke ju paguar vetëm tre muajt e pare të pushimit, ndërsa 9 prej
tyre kanë shfrytëzuar vetëm 3 muaj nga pushimi i lehonisë me pagesë. Prej 30 të anketuarve
që punojnë në sektorin shtetërorë 21 prej tyre janë femra dhe 15 prej tyre kanë shfrytëzuar
pushimin e lehonisë 9 muaj me pagesë, ndërsa 6 prej tyre kanë shftyrëzuar nga pushimin i
lehonisë 12 muaj, dhe vetëm për 3 muajt e fundit nuk janë paguar. Këtu mund të shohim se
mbrojtja e amësisë dhe e drejta e shfrytëzimit të lehonisë si njëra ndër të drejtat themelore e
cdo femre që punon në sektorin privat nuk respektohet në nivele të cilat kërkohet nga
dispozitat ligjore.
2.10.4 Mbrojtja dhe siguria në punë
Mbrojtja dhe siguria në punë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për këtë arsye përvec se
rregullohet me dispozitat e Ligjit të Punës në mënyrë të detajuar mbrojtja dhe siguria në punë
rregullohet edhe me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
35
Neni 3 pika 1 nënparagrafi 1.3 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e përkufizon sigurin
dhe shëndetin në punë si :
1.3 pjesë përbërëse e organizimit të procesit të punës, duke ndërmarrë masat parandaluese, që
kanë synim përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve,
përmirësimin e ambientit të punës, mbrojtjen fizike dhe psikike të punësuarëve dhe të
tjerëve që marrin pjesë në procesin e punës;
Mbrojtja dhe siguria në punë është e rregulluar edhe me instrumentet ndërkombëtare, në vitin 1981
Organizata ndërkombëtare e Punës miratoi Konventën Për Mbrojtje në Punë, Kujdes të Shëndetit
dhe Mjedisit të Punës. ( nezavisnost.org, 2019). Duhet theksuar se mbrojtja në punë vlen për të
gjithë të punësuarit panvarsisht ku ata punojnë.
Neni 42, pika 1, 2 dhe 3 e Ligjit të Punës thotë:
1. I punësuari ka të drejtë në sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetit dhe në ambientin e
përshtatshëm të punës, në përputhje me këtë ligj dhe Ligjin për siguri në punë, mbrojtje
të shëndetit të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
2. Punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të
cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve në pajtim me ligjin.
3. Punëdhënësi detyrohet ta informojë punëtorin me shkrim para angazhimit të tij, për
rreziqet në punë dhe për masat mbrojtëse të cilat obligohet t’i marrë.
Sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e punës nga 51 të anketuar të cilët punojnë
në sektorin privat 35 prej tyre kanë deklaruar se ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur në
vendin e punës, ndërsa 16 prej tyre ndjehen të rrezikuar për shkak të kushteve të pasigurta
në vendin e punës të vendit të punës.
Nga 31 te anketuar të cilët punojnë në sektorin shtetëror 26 prej tyre ndjehen të sigurtë në vendin
e punës ndërsa 4 të tjerë ndjehen të rrezikuar për shkak të ambientit të papërshtatshëm të punës.
Rezultatet e pytësorit si dhe informatat e nxjerrura perms hulumtimit dhe analizimit të sigurisë në
vendin e punës paraqesin qartë kushtet e vështira të punës në sektorin privat, megjithatë edhe në
sektorin shtetëror ka pasiguri si pasojë e ambientit të venit të punës.
36
2.10.5 Paga dhe beneficionet e të punësuarve
Qëllimi dhe motivimi kryesor për të punuar është paga, sepse përmes pagës njerëzit sigurojn
egzistencën dhe plotësojnë nevojat e tyre. E drejta për pagë, si formë e shpërblimit kundrejt një
shërbimit të kryer, është njëra nga të drejtat themelore në marrëdhënie të punës. E drejta për page
është e rregulluar edhe me Konventat dhe Rekomandimet e ONP-së, Konventa nr.100 Lidhur me
Pagat e Barabarta për Punëtorët Burra dhe Gra për Punë me Vlerë të Barabartë (1951), Konventa
nr.109 Lidhur me Pagat dhe Kohën e Punës (e rishikuar, 1958) ( Konvencija o Platama, Radnom
Vremenu na Brodu I Brojnom Stanju Posade, 1958).
Neni 55 i Ligjit të Punës parasheh se:
4. I punësuari ka të drejtë në pagë, e cila përcaktohet me Kontratën e Punës, në pajtim me
këtë ligj, Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit .
Nga 51 të anketuar të cilët punojnë në sektorin privat 18 prej tyre pranojnë pagën në shumë prej
230 euro që nënkupton është më e ulët se paga minale e përcaktuar me dispozitat ligjore, ndërsa
22 prej tyre pranojnë pagën prej 350 euro në muaj dhe 11 prej tyre pranojnë pagën në shumë prej
450 euro. Nga 30 të anketuar të cilët punojnë në sektorin shtetëror 20 prej tyre pranojnë pagën në
shumën 350 euro ndërsa 10 prej tyre në shumë 650 euro. Dallimi më i madh në mes këtyre dy
sektoreve qëndron në pagën që pranojnë të punësuarit, sepse në sektorin privat paguhen edhe me
page më ulët se paga minimale e përcaktuar me ligj.
Neni 56 i Ligjit të Punës parasheh:
1. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe
për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë ligj, Kontratën
Kolektive dhe Kontratën e Punës.
2. Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:
2.1. 20 % në orë për kujdestari;
2.2. 30 % në orë për punë gjatë natës;
2.3. 30 % në orë për punë jashtë orarit;
2.4. 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe
37
2.5. 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.
Nga 51 të anketuar 38 prej tyre punojnë në ditët e festave zyrtare dhe për punën e bërë ata nuk
paguhen, ndërsa 12 të tjerë janë deklaruar se nuk punojnë gjatë ditëve të festave zyrtare.
Nga 30 të anketuar të cilët punojnë në sektorin shtetëror kanë deklaruar se nuk punojnë gjatë ditëve
të festave zyrtare.
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT
Në cilin sektor respektohen më shumë të drejtat e punëtorëve në atë privat apo shtetëror? Cilat të
drejta që dalin nga marrëdhënia e punës shkelen më së shpeshti? Cilat janë politikat apo strategjitë
që kanë hartuar dhe implementuar institucionet e Rep. së Kosovës lidhur me uljen e shkallës së
papunësisë? Cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë në mes legjislacionit që zbatohet në Rep. e
38
Kosovës dhe legjislacionit të punës që zbatohet në shtetet e rajonit?Qështja e respektimit të të
drejtave të punës si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetrorë, është problem real dhe një sfidë
për institucionet e Kosovës. Kam vendosr të trajtoj një temë të tillë për arsye se është një qështje
gjithëpërfshirëse, brengosëse dhe një problem real i shoqërisë tone, për të cilin nevoitet zgjidhje
imediate.Problem tjetër është edhe mos njohja e legjislacionit të punës nga ana e të punësuarve
dhe vet punëdhënësve, si pasoj e mosnjohjes së dispozitave ligjore të drejtat epunëtorëve shkelen
më shume dhe punëtorët shpesh here nuk janë koshient për të drejtat që u janë shkelur. Për këtë
arsye trajtimi i temave të tilla dhe avokimi për respektimin dhe informimin mbi të drejtat që dalin
nga marrëdhënia e punës ështe i një rëndësie të veçantë.
4. METODOLOGJIA
Për realizimin e këtij punimi janë aplikuar metoda të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund
t’i qasemi dhe t’a shpjegojmë në tërsi një qështje kaq komplekse, gjithëpërfshirëse, dhe shumë të
rëndësishme për mirëqenien e shoqërisë tonë.Metodat e përdorura në këtë punim janë : metoda
historike, metoda juridiko-dogmatike, metoda statistikore dhe metoda krahasimore.
39
Metoda historike- gjatë trajtimit të kësaj teme, kam përodur metodën historike ku nëpërmjet kësaj
metode kam mbledhur fakte dhe të dhëna sa i përket etapave të zhvillimit të drejtës së punës si
degë e veçantë e së drejtës dhe si disiplinë shkencore.
Metoda juridiko-dogmatike- duke shfrytëzuar këtë metodë kam arritur të përcaktoj nocionin e të
drejtës së punës, objektin e kësaj të drejte, subjektet, metodat me të cilat shërbehet, si dhe raportet
që ka kjo e drejtë me degë të tjera juridike.
Metoda statistikore- analizimit të kësaj qështje, i jam qasur duke shfrytëzuar metodën statistikore,
si njërën ndër metodat më të përshtatshme për pasqyrimin e të drejtave të punës, si dhe krahasimit
të tyre, sa respektohen ato në sektorin privat dhe sa në atë shtetërorë. Përdorimi i kësaj metode
është baazuar në rezultatet e pytësorit të përgaditur nga unë, të cilit ju kanë përgjigjur punëtorë të
punësuuar në sektorin privat dhe atë shtetërorë.
Metoda krahasimore- nëpërmjet kësaj metode është bërë i mundur analizimi dhe krahasimi i
legjislacionit të punësi cili zbatohet në Kosovë me legjislacionin e punës që zbatohet në vendet e
rajonit si dhe Be-së.
5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Krahasuar me vendet e tjera në tranzicion tregu i punës në Republikën e Kosovës ka karakteristika
të vecanta , sepse evidentohen dallime të mëdha sa i përket nivelit të zbatimit të legjilsacionit të
punës në sektorin shtetëror dhe atë privat, edhe pse në asnjerin nga sektorët nuk kemi nivelin e
kënaqshëm të zbatimit të ligjit megjithatë bazuar në hulumtimin e bërë si dhe rezultatet e pytësorit
mund të vijmë në përfundim se të punësuarit në sektorin privat ju shkilen të drejtat në mënyrë
40
flagrante. Duke abuzuar në këtë mënyrë me të drejtat themelore që dalin nga marrëdhënia e punës.
Edhe pse Republika e Kosovës ka inkorporuar pjesën më të madhe të instrumenteve
ndërkombëtare më te cilat rregullohen të drejtat e punëtorve, të njejtat nuk gjejn zbatim. Faktorët
kryesorë që ndikojnë në shkeljen e të drejtave të punëtorve dhe që rekomandohet që në të ardhmen
të merren masa për përmisimin e tyre janë mungesa e dokumenteve të përshtatshme strategjike me
anë të të cilave luftohet papunsia dhe me të cilën synohet ngritja e nivelit të respektimit të drejtave
të punëtorve, sepse shumica e dokumenteve të hartuara deri me tani mbeten në letër pa shifra
konkrete si pasojë e mungesës së buxhetit për t’u realizuar. Mungesa e sindikatave në sektorin
privat është një hendikep i madh sepse një sindikatë aktive do të ndikonte në ngritjen e vetëdijes
së puntorve lidhur me të drejtat e tyre për një punë të denjë si dhe do të luftonte për forcimin e rolit
të punëtorve në marrëdhënie të punës me raport me punëdhënsin. Ngritja e kapaciteteve dhe
fuqizimi i rolit të inspektoriatit të punës si mekanizëm mbikqyrës do të kishte ndikim të madh në
ngritjen e shkallës së respektimit të të drejtave të punëtorve.
6. REFERENCAT
Nikolic, D. (1995). Gradjansko pravna sankcija , Vol.1. fq.32. Novi Sad
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq.19. Prishtinë
Brajic, B. Radno Pravo. (1987) Savremena Administracija,Vol.1. fq.18. Beograd
Pesic, R..(1960) Radno pravo, Naucna Knjiga ,Vol.1. fq.32. Beograd
41
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq.26. Prishtinë
Nocioni dhe objekti i të drejtës së punës, 2013.
[Online] https://www.slideshare.net/nexhatslideshare/e-drejta-e-punes-komplet?fbclid=IwAR0-
vwccxo2SsxG_1zq4JIBQGKUH8kqCkJ5X93qeE51MdfFSczSNvGleeHM [Qasja : 20 Prill 2019]
Ustav Federativne Narodne Republike Jugoslavije, hyri në fuqi me 31, janar 1946.
Ravnic, A. (2004) Osnove radnog prava , fq.52. Zagreb.
Respektimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Punëtorëve në Kosovë, 2011
[Online]http://www.solidar.org/system/downloads/attachments/000/000/292/original/37_kosovo_lab
ourlaw_albanian.pdf?1457601322&fbclid=IwAR0A41B9rjVcKavenVRakITHPanIK20ZACKqgPvjBAXX8ewfa
57Ip21tG_E [Qasja : 20 Prill 2019]
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq.30. Prishtinë
Robaj,A. Ademaj, A. Juniku, D. (2018) Komentar , Ligji i Punës, fq. XLIX. Pejë
Brajic, V. (2001) Radno pravo, Vol.6. fq.4. Beograd
Ivosevic, Z. (2006) Radno Pravo, fq.34. Beograd
Radno Pravo, 2012
[Online]http://skriptar.blogger.ba/arhiva/2012/02/16/3144367?fbclid=IwAR0odViqBwX1LzKhD0O8k8
mm5w1GPGtTtCcoCFnDXCVGr2CJGcKnp2GcGWw [Qasja : 22 Prill 2019]
Brajic, V. (2000) Fleksibilne forme zaposljavanja i sindikat, fq.17. Budva-Beograd
Ligji i Punës , (Neni 2 ), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, I cili ka hyrë në fuqi me 01,
dhjetor 2010, Ligji Nr. 03/L-212
Berberovic, J. (1990) Filozofija i svijet nauke, Svjetlost, fq.21 Sarajevo
Peric, B. (1987) Prava zasnost i dijalektika , fq.208. Zagreb
Raporti i të drejtës së punës me degë të tjera juridike
42
[Online] http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-e-punes/leksione/raporti-i-te-drejes-se-punes-me-
dege-te-tjera-
juridike.html?fbclid=IwAR3HQb7RgEo5GstA0palKTpTvazXxzReOWud9hsLD_l4mupZVh4OPJK0ZRw
[Qasja : 25 Prill 2019]
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq. 36-37. Prishtinë
E drejta e Punës
[Online] https://www.slideshare.net/refiku/e-drejta-e-
puns?fbclid=IwAR0AbZPem88rh_WoQyOVZKOJYKOc0er4riMtoY1Fb6E5HTVWoRCKjcTDi0c
[Qasja : 28 Prill 2019]
Raporti i të drejtës së punës me degë të tjera juridike
[Online] http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-e-punes/leksione/raporti-i-te-drejes-se-punes-me-
dege-te-tjera-juridike.html?fbclid=IwAR00-
D0kpSPbE6YWbbxsjwPGJuJTaj7x5uucbVIP7LqkkT36Ee2h88u0dJs
[Qasja : 28 Prill 2019]
Ravnic, A.(2004) Osnove radnog prava, fq.58, Zagreb.
Bilic, A. Buklijas, B (2006) Medjunarodno radon pravo , fq.10. Split.
Pesic, R. (1969) Medjunarodna organizacija rada, fq.30. Novi Sad.
Organizata Ndërkombëtare e Punës
[Online]https://www.academia.edu/30517525/e_drejta_e_punes.docx [Qasja : 01 Maj 2019]
Organizata Ndërkombëtare e Punës
[Online]https://www.academia.edu/10926703/Organizata_Nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare_e_Pun%C3%
ABs?fbclid=IwAR08io3To1kVAOGVvJSMVmJUA-MOoSXNfv1gDROxDsbPul5hV1DZSJBvpl4
[Qasja : 01 Maj 2019]
Medjunarodna Organizacija Rada
43
[Online] https://www.hup.hr/medjunarodna-organizacija-rada-ilo-i-medjunarodna-konferencija-rada-
ilc.aspx?fbclid=IwAR0M89MMK8SSyTA0PVq6IdkeKsgKUQandPFUrZThDj3zWuIx5xC9CQrpVxA
[Qasja : 03 Maj 2019]
Medjunarodna Organizacija Rada
[Online]http://www.poslodavci.rs/medjunarodna-organizacija-rada-
mor/?fbclid=IwAR07xHdf1G9SAfEMlfnrZxEX7svDQikzINxnIWjjJzg8iVnrzFD1K1Iu5CQ
[Qasja : 03 Maj 2019]
Organizata Ndërkombëtare e Punës
[Online]https://www.academia.edu/10926703/Organizata_Nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare_e_Pun%C3%
ABs?fbclid=IwAR3Xk0bu0dBkMlxf0snVjPy4WuKg2rRB8DLipckF28yc42PfADbzmrCqOvc
[Qasja : 03 Maj 2019]
Sunderic, B. (2001) Pravo Medjunarodne Organizacije Rada , fq.9. Beograd
Dedic, S. Gradascevic-Sijeric, J. (2005) Radno Pravo, fq.73. Sarajevo.
Učur, M. Laleta, S . (2007) Konvencije Međunarodne organizacije rada-s komentarima, fq.17.
Zagreb.
Konvencije MOR-a
[Online]http://www.sssbih.com/konvencije-mor-a/ [Qasja : 06 Maj 2019]
Robaj,A. Ademaj, A. Juniku, D. (2018) Komentar , Ligji i Punës, fq. XVI. Pejë
Konventa mbi Format më të Këqia të Punës së Fëmijëve, Organizata Nërkomëtare e Punës , (1999)
.
Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës
[Online]http://www.infocip.org/al/?p=3737&fbclid=IwAR1tqyFVDxyF3CexW-
bMtxsC1Y38sAOFQki_fJtbH2cjm6kPYLJOwvxo20c [Qasja : 06 Maj 2019]
44
Konvencije MOR-a
[Online]http://sssh.hr/hr/dokumenti/medunarodni-dokumenti/konvencije-mor-a-
28?fbclid=IwAR3bAnriugJu-5oSgYISSjQvgZxU5ySQ19Y_KBVz6ODa0DZMNgmIj9-Fvgw
[Qasja : 06 Maj 2019]
Robaj,A. Ademaj, A. Juniku, D. (2018) Komentar , Ligji i Punës, fq. XVIII. Pejë
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, Asambleja Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
,Paris (1948).
Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim i Kulturnim Pravima, Asambleja Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara ,Paris (1976)
Povelja Zajednice o Osnovnim Socijalnim Pravima Radnika, (1989)
[Online]http://zakon.poslovna.hr/public/Povelja-Zajednice-o-osnovnim-socijalnim-pravima-
radnika/2182/zakoni.aspx?fbclid=IwAR1LCxw1oIhaDsdukyejGh4FuNWU6-
WorhjW91u47k3Kw0_VnQ3u7Arbx3c [Qasja : 08 Maj 2019]
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq. 54-55. Prishtinë
Nikolic, A. (1985) Medjunarodno Radno Pravo, fq.84. Beograd.
Ivosevic, Z. (2006) Radno Pravo, fq.35. Beograd.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 28 , 49 ) hyri në fuqi më 15 qershor 2008
Ligji i Punës , (Neni ), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, I cili ka hyrë në fuqi me 01,
dhjetor 2010, Ligji Nr. 03/L-212
Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë,
I cili ka hyrë në fuqi me 25, qershor, Ligji Nr. 03/L-149
Ivosevic, Z. (1990) Kolektivni Ugovori po Zakonu o osnovnim pravima iz radnog odnosa, fq.125.
Beograd
Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës
45
[Online]https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=9534&fbclid=IwAR0Gy6W-
hJKBm4FYzAL8jg11XXuYFKPUuov8t_njj0zkCPN6ZARCKBaMjfs [Qasja : 11 Maj 2019]
Ligji i Punës , (Neni 90), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, I cili ka hyrë në fuqi me 01,
dhjetor 2010, Ligji Nr. 03/L-212
Buklijas, B (2006) Kolektivno Radno Pravo, fq.97, Split
Robaj,A. Ademaj, A. Juniku, D. (2018) Komentar , Ligji i Punës, fq.15, Pejë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 28) hyri në fuqi më 15, qershor 2008.
Paravina, D (1980) Neka Osnovna Nacela Radnog Prava, fq. 172, Nis.
Tintic, N (1972) Radno Socijalno Pravo, Radni Odnosi II , fq.303, Zagreb.
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 23) Asambleja e Përgjithshme e Kombeve
të Bashkuara ,Paris (1948).
Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim i Kulturnim Pravima,Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara, (1976).
Kartës Sociale Europiane (e ndryshuar) (Neni 1) ,( 1996).
Bujupi-Ismajli , H .(2007) E drejta e punës ,Vol.2. fq.139. Prishtinë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 49) hyri në fuqi më 15, qershor 2008.
Ligji i Punës , (Neni 3, nënparagrafi 1.17), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, I cili ka
hyrë në fuqi me 01, dhjetor 2010, Ligji Nr. 03/L-212.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 24) hyri në fuqi më 15, qershor 2008.
Ligji i Punës , (Neni 5), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, i cili ka hyrë në fuqi me 01,
dhjetor 2010, Ligji Nr. 03/L-212.
Ligji për Barazi Gjinore, (Neni 15, pika 1.1, 1.2, 1.3) Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë,
i cili ka hyrë në fuqi me 26, qershor 2015, Ligji Nr. 05/ L-020.
46
Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, I cili ka hyrë
në fuqi me 26, qershor 2015, Ligji Nr. 05/ L-021.
Punësimi i Grave Zhillimi I Shoqërisë, 2017
[Online]http://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/01/126-01-grate-dhe-tregu-i-punes-ne-
prizren-2017-final.pdf?fbclid=IwAR2DGgqd9CPVD8f-a_v7s3KAOSncQLZyfeizp7wKtioH0QeHhBb1FnGxli0
[Qasja : 16 Maj 2019]
Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim i Kulturnim Pravima, (Neni2, pika 2)Asambleja
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ,Paris (1976)
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 23, pika 2) Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara ,Paris (1948).
Konventa Mbi Diskriminimin në fushën e Punësimit dhe Profesionit, (1958)
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 23, 24) Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara ,Paris (1948).
Medjunarondi Pakt o Ekonomskim, Socijalnim i Kulturnim Pravima, (Neni, 7)Asambleja
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ,Paris (1976)
[Online]http://www.magjistratura.edu.al/478-pakti-nderkombetar-per-te-drejtat-ekonomike-
shoqerore-dhe-kulturore-ligji-nr-7511-8-8-
1991.html?fbclid=IwAR269fse7WDiUJuq2LDwFYsf7z9U9DShwCUzI-DNC_bJIAEW7J5ngsvTPH4#472
[Qasja : 16 Maj 2019]
Direktiva br.89/391/EE3, O Urodjenju Mera Podsticanja Poboljisanja Bezbednosti i Zdraavlja
Radniku na Radu, (1989) fq.1-8.
Konvencije MOR-a
[Online]http://www.sssh.hr/hr/dokumenti/medunarodni-dokumenti/konvencije-mor-a-
28?fbclid=IwAR0ZG5O5pGLSq0bhCsIrclyyDsioRiekyWmpNpaOIYYnPSxTHRNa80k7s44
[Qasja : 17 Maj 2019]
Standards and Other Instruments on Occupational Safety and Health
47
[Online] https://www.ilo.org/safework/info/standards-and-instruments/lang--en/index.htm [Qasja : 17
Maj 2019]
Global Strategy on Occupational Safety and Health
[Online]https://www.ilo.org/safework/info/policy-documents/WCMS_107535/lang--en/index.htm
[Qasja : 17 Maj 2019]
Marinkovic-Draca, D (2004) Sjudjelovanje Radnika u Odlucivanju, fq.8, Zagreb.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 44) hyri në fuqi më 15, qershor 2008
Konvencije MOR-a
[Online]http://www.sssh.hr/hr/dokumenti/medunarodni-dokumenti/konvencije-mor-a-
28?fbclid=IwAR0qlQrVfUhYtQOIlQDZDXkEjAbwwCToQxZf-CDEsGdPEGsqAgLrZp8PE7k [Qasja : 19 Maj
2019]
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 23, 24) Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara ,Paris (1948).
Kushtetuta e Organizatës Ndërkombëtare të Punës
[Online]http://www.etc-graz.at/typo3/fileadmin/user_upload/ETC-
Hauptseite/manual/versionen/albanian/work/work.pdf [Qasja : 20 Maj 2019]
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 23, pika 3) Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara ,Paris (1948).
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, (Neni 23) hyri në fuqi më 15, qershor 2008.
Strategjia e Punësimit 2010-2012
[Online]http://blerand.com/downloads/strategjiaepunesimit.pdf [Qasja : 24 Maj 2019]
[Online] http://documents.worldbank.org/curated/en/519991508764269649/pdf/ACS21442-WP-
ALBANIAN-93p-KOSOVO-Jobs-Diagnostic-Final-for-printing-
48
ALB.pdf?fbclid=IwAR1xD0LY6gDiRpirajoa8h3Df9IRYxc1-9JpNlN8XyHc8_v65beqoEuS-LY [Qasja : 27 Maj
2019]
Anketa e Fuqisë Punëtore, 2017
[Online]http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/anketa-e-fuqise-
punetore-afp-2017?fbclid=IwAR1MsO-dj7glqNp_kEy5byJze6wvTJyEJ7s0bZ3K-9LxcZPVd-nNYAM1gUI
[Qasja : 27 Maj 2019]
Anketa e Fuqisë Punëtore, 2018
[Online]http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/anketa-e-fuqise-
punetore-tm4-2018?fbclid=IwAR0CTrxy0ZRnNBY4a1H_cE8jZVU2jTO_cB3FuVTUFTad24ZoilKzwUstn4A
[Qasja : 27 Maj 2019]
Anketa e Fuqisë Punëtore, 2019
[Online] http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/anketa-e-fuqise-
punetore-afp-tm1-2019?fbclid=IwAR1Os4Dka-
QzHTHASv1_kjucby8PXFZxmFjfykjze8g8faWErjUNkb6NzHY [Qasja : 27 Maj 2019]
Tomev, L. Meinardus, M. (2012) Employment Policies in South-East Europe, fq.7, Bullgari
Strategjia e Punësimit 2010-2012
Vlerësimi i Strategjië së Punësimit 2010-2012
[Online]https://www.institutigap.org/documents/16233_Vleresimi%20i%20Strategjise%20se%20Punesi
mit_Analize%20Politikash.pdf?fbclid=IwAR3sxnGOIc7ahP3Ynk0J5hgtIoEC76MYJO_L9_5j2RdkZwomVAbf
n5kcShU [Qasja : 27 Maj 2019]
Strategjia Sektoriale 2018-2022
[Online]https://mpms.rks-gov.net/wpdm-package/strategjia-sektoriale-2018-
2022/?fbclid=IwAR3LyOnyRhGSQXT0ZhOe22rVrTpU8hAuME3T-i5hsVy16IUUU5aghtDCAr4
[Qasja : 03 Qershor 2019]
Politikat e Punësimit dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë
49
[Online]
http://www.keenks.net/site/assets/files/1406/raport_vleresimi_per_politikat_e_punesimit_dhe_mireq
enies_sociale_ne_kosove.pdf?fbclid=IwAR0d5OZkAi9aURh2swU0AQjh99AvkgEKorufWmLrJJcfsx3a7p48J
PRt9eQ
[Qasja : 03 Qershor 2019]
Fleksisigurnost: Zaposlenost je u Uniji pocela rasti
[Online]https://www.jutarnji.hr/arhiva/fleksisigurnost-zaposlenost-je-u-uniji-pocela-
rasti/3848433/?fbclid=IwAR1sczSlAaRs-XV-jLv-pR8OO_zmdVxhVhaLxPc9iKg6usaAmaCChN5lMPc
[Qasja : 03 Qershor 2019]
Univerzalna Deklaracija o Ljudskim Pravima, (Neni 22 ) Asambleja e Përgjithshme e Kombeve
të Bashkuara ,Paris (1948).
Zakon o Ratifikaciji Konvencije Broj 132 Medjunarodne Organizacije Rada o Placenom
Godisnjem Odmoru , Beograd (1973)
[Onlinehttp://nezavisnost.org/wp-content/uploads/2017/01/Konvencija-br-132-O-placenom-godisnjem-
odmoru.pdf?fbclid=IwAR38pD_pNYkGtGDEVTEDXWq5k2vq4FY0dpZCVlDH28piCTG2qynPVijpLAk [Qasja
: 03 Qershor 2019]
Konvencija o Platama, Radnom Vremenu na Brodu I Brojnom Stanju Posade, 1958
[Onlinehttp://www.uznr.me/images/naslovna/konvencije/109.pdf [Qasja : 05 Qershor 2019]
Zakon o Ratifikaciji Konvencije Broj155 Medjunarodne Organizacije o Zastiti na Radu,
Zdravstvenoj Zastiti i Radnoj Sredini
[Online]http://nezavisnost.org/wp-content/uploads/2017/01/Konvencija-br-155-O-bezbednosti-
zdravlja-na-radu.pdf [Qasja : 08 Qershor 2019]
50