eksperienca chazal në shqipëri - shvsh -chazal ne shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë,...

18
1 Eksperienca Chazal në Shqipëri -Kjo broshurë i referohet trajnimit të stafit QKRV-së dhe SHVSH-së nga z. Philippe Chazal, President i Komisionit të Unionit Europian të të Verbërve. Një ndër specialistët më të njohur europian për Rehabilitimin, Trajnimin Profesional, dhe Punësimine të verbërve. Tiranë - 2012

Upload: others

Post on 12-Oct-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

1

Eksperienca Chazal në Shqipëri

-Kjo broshurë i referohet trajnimit të stafit QKRV-së

dhe SHVSH-së nga z. Philippe Chazal, President i

Komisionit të Unionit Europian të të Verbërve. Një ndër

specialistët më të njohur europian për Rehabilitimin,

Trajnimin Profesional, dhe Punësimine të verbërve.

Tiranë - 2012

Page 2: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

2

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve

&

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

Punoi:Nora Islami

Adresa:Rruga “Nikolla Lena”,Nr.62,Tiranë

Email: [email protected]

Tel: + 355 4 22 59 636

Fax: + 355 4 22 59 611

Page 3: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

3

Përmbajtja

1. Jeta dhe Veprimtaria e Philippe Chazal.

2. Dy fjalë mbi shoqatat e të verbërve në Francë.

3. Legjislacioni në kuadër të personave të verbër.

4. Politikat e punësimit për të verbërit.

5. Roli i shkrimit Brail dhe Audio.

6. Imazhi i personave të verbër ndër vite.

7. Media dhe Cilësitë e personave të Verbër.

Page 4: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

4

1. Jeta dhe veprimtaria e Philippe Chazal.

- Ka lindur më 1954 në Francë. Që në moshën dhjetë vjeçare ka

humbur shikimin e tij. Madje ai shprehet se kjo është nje moshë e

“mirë” për tu rehabilituar, dhe është një moshë e mjaftueshme për të

regjistruar në kujtesë konceptin e ngjyravedhe hapësirave. Më vonë në

moshën 20 vjeçare iu fut studimeve për drejtësi për mbrojtjen e të

drejtave të personave me aftësi të kufizuar, atyre që kanë si handikap

shikimin.

Page 5: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

5

Z.Chazal duke folur për politikat e punësimit ndaj

personave me mungesë të theksuar shikimi.

Page 6: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

6

Studioi për ca kohë në Amerikë, ku iu dedikua më shumë studimeve

mbi verbërinë. Kur u kthye në Francë vendosi të merrej me kontributin

ndaj personave të verbër dhe jo me avokatinë.Në moshën 23 vjeçare u

bë vullnetar i Shoqatës së të verbërve dhe njëkohësisht zv/drejtor. Ka

kontribuar gjithnjë e më shumë për integrimin profesional të personave

të verbër.Madje ai në fjalimet e tij shprehet se "Mosveprimi i qeverisë,

majtas dhe djathtas, është e tmerrshme.Ka disa arsye të mëdha për të

cilat nuk mund të jenë partiake. Për të çuar përpara të drejtat tona.Për

integrimin e personave të verbër në jetën shoqërore nuk duhet

medeomos të jesh ose majtas ose djathtas. Për këtë duhet thjesht

bashkëpunim dhe vullnet i mirë për të integruar këtë komunitet.Ku

integriteti i këtij komuniteti tregon qytetarinë e një kombi.Chazal ka

kontribuar gjithnjë duke bashkpunuar dhe mbajtur kontakte me shoqata

të ndryshme evropiane për të ndihmuar të verbërit.

Ai ka bërë shkollën ndërkombëtare për shëndet publik , për të punuar

në fushën e shërbimeve , gjë që e ka bërë deri në vitin 2009. Ai

aktualisht është këshilltar i Presidentit të AVH-së.Ndërsa në 1999 ka

punuar si kryetar i Komisionit të bashkkimit Europian të të Verbërve

(EBU /Europian Blind Union),dhe aktualisht është pjesë e komisionit

të ligjeve në EBU-së.

Gjatë karrierës së tij Chazal ka kontribuar kryesisht në:

1. Formimin profesional dhe punësimin e personave të verbërve.

2. Legjislacionin për personat e verbër.

Page 7: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

7

2. Dy fjalë mbi Shoqatat e të verbërve në Francë

Në Francë janë krijuar dhe funksionojnë një numër i madh shoqatash jo-

fitimprurëse në ndihmë të personave të verbër. Ndër këto shoqata

përmenden: Shoqata e intelektualeve të verbër; shoqata e telefonistëve të

verbër; shoqata e sportit ku përmenden veçanërisht sporte të tilla si shahu

apo plotësimi i fjalëkryqeve; shoqata që angazhohen për të gjetur dhe

siguruar ndihmës për personat e verbër etj.Aktualisht, në Francë ka 30

shoqata te cilat janë bashkuar në një Konfederate. Qeveria Franceze e

kishte të vështirë se kujt ti drejtohej për përfaqësim ndër këto shoqata. Dhe

për këtë arsye u krijua një shoqatë (konfederate) e cila përbëhet nga 30

shoqata dhe bën përfaqësimin e tyre në qeveri. Çdo tre vjet bëhet një

konferencë kombëtare me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së

vendit për të trajtuar problemet kryesore. Që prej 3 vjetesh z.Philippe

është president i kësaj konfederate, gjë që i jep mundësinë atij të kontaktoj

me shumë ministra dhe përfaqësues të tjerë të shtetit për të negociuar për

të verbërit.

Funksionimi i të gjitha këtyre shoqatave tregon rolin që kanë ato për të

ndihmuar të verbërit për të kapërcyer çdo disavantazh që hasin gjatë

jetës, gjithashtu edhe për të ndryshuar opionin e personave të tjerë që

jetojnë rreth tyre. Për të sensibilizuar të gjithë opinionin publik që të

trajtojnë personat e verbër ashtu si vërtet e meritojnë dhe jo bazuar në

mungesën e shqisës së të parit. U kushtohet rëndësi ndihmesës që japin

shoqatat duke i kategorizuar ato në ndihmë njerëzore, teknike për

rehabilitimin e të verbërve, për përfshirjen e tyre në shoqëri, punë dhe

në familje.Shoqatat e të verbërve në Francë kanë disa forma apo

mënyra për të gjetur fonde:

E para është që të moshuarit të cilët nuk kanë fëmijë, në prag të vdekjes

së tyre ia kalojnë pasurinë shoqatave të ndryshme kryesisht të

Verbërve.

E dyta nëpërmjet fushatave të ndryshme të cilat kërkojnë të mbledhin

fonde. Kjo ushtrohet zakonisht në fushën e artit,duke ju bërë publicitet

Vipave, në mënyra të ndryshme .

E Treta është kuotizacioni.

Page 8: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

8

Meqenëse në Francë ka shumë organizata, ato ofrojnë lloje të

ndryshme shërbimesh për personat e verbër. Kështu që çdo person që

është i interesuar të marrë një lloj të caktuar shërbimi, paguan në atë

organizatë që ia ofron këtë lloj shërbimi. Psh: nëse një personi të verbër

i duhet një qen guide, shkarkim materialesh në elektronikë, fjalëkryqe/4

muaj, reviste vjetore etj.ai duhet të paguaj këtë formë shërbimi tek

organizata përkatëse që ia ofron këtë shërbim. Pra nëse një person i

verbër kërkon të marrë më shumë se një shërbim, ai paguan në më

shumë se në një organizatë. Pra nuk ka një kuotizacion fiks për çdo

shoqatë. Në francë të verbërit zgjedhin ti përkasin një shoqate,

pavarësisht numrit të madh të shoqatave që ekzistojnë. Për shoqatat

prodhuese të verbërit paguajnë rreth 30 euro në vit dhe mund të

shkarkojnë librat në audio dhe në elektronikë. Edhe pse në shtetin

Francez ekzistojnë shumë shoqata ata ndërmjet tyre janë të pavarura,

por mblidhen çdo shtator nëpërmjet konfederatës dhe mund të bëjnë

bashkëpunime mes njëra –tjetrës. Personi i verbër duhet të zgjedhë së

në cilën shoqatë do të bëjë pjesë.Nëse ai do ndihmë për shoqërues i

drejtohet shoqatës përkatëse, nëse do libra në audio i drejtohet shoqatës

tjetër përkatëse (pra shoqatës që merret me prodhimin e librave qoftë në

audio qoftë në brail) etj. Shoqëruesit që merren në shoqatë janë

vullnetare dhe këta mund të paguajnë një kuotë vjetore prej 30-40 euro.

3.Legjislacioni në kuadër të personave të verbër në Francë.

Sipas Ligjit për Rehabilitimin dhe Punësimin e Personave me Aftësi të

Kufizuara i miratuar që në vitin 2005, ekziston mundësia e krijimit të

qendrave të punës për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Të

cilët nuk janë në gjendje të punësohen në tregun e hapur të punës ose në

ndërmarrjet për rehabilitimin profesional dhe punësimin. Ky ligj flet për

aksesibilitetin në ndërtesa, transport, integrimin në shkolla, aksesin në

internet, aksesin në kulturë, kompensimin për shkak të verbërisë,

ndihmë për shkak të verbërisë etj.Në kuadër të kësaj qeveria merr

përsipër të paguajë në tre fusha të ndryshme:në ndihmë ekonomike,

Page 9: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

9

teknike ose ofron qen guide(ku roli i kësaj kafshe luan rolin e

shoqëruesit, pra janë kafshë të trajnuara).

Personat e verbër në shtetin Francez paguhen për:

1.Pagesat e verbërisë,

2.Trajnim profesional,

3.Ndërmarje kooperative për punësimin e të verbërve.

Ka dy mënyra konkrete për të ndihmuar personat e verbër që duan të

vetëpunësohen. Mënyra e parë i jepet çdo personi të verbër por jo

vetëm,dhe tjetra ekzison një status i veçantë për ata persona të verbër

që dëshirojnë të kenë biznesin e tyre. Ky status quhet Statusi i

vetëndërmarrjes. Për këtë ekziston ligji i cili është vendosur qysh në

vitin 1989, ku si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik duhet të

punësohen gjashtë përqind të personave me aftësi të kufizuar (pa

specifikuar kategoritë )në rast të kundërt ato duhet të paguajnë

sanksione, dhe kontribute sigurime shoqërore, si dhe page, për pjesën e

pa mbuluar të gjashtë përqindshit.

Ky gjashtë përqindsh mund të arrihet ndërmjet:

Gjobave, taksave për punëdhënësit nëse nuk e realizon.

Ndërmarrjet japin kontribut që personi i verbër të blejë dhe pajisje

zanore, ose në brail për t‟ju lehtësuar punën e tyre dhe ata mund të

punojnë dhe në shtëpi dhe të dorëzojnë më pas punën e tyre.

Ofron pajisje të aksesueshme për punësim .

Neëse ata nuk e kanë gjashtë përqind numrin e të punësuarve me

aftësi të kufizuar ata marrin gjobë e cila është shumeë herë më e madhe

se kontributi që i duhet të paguajë për këta persona.Në shtetin Francez

ekziston një fond që quhet AZHEFI ku derdhen kontributet e atyre

ndërmarrjeve që nuk kanë të punësuar 6% të personave handikap. Pra të

gjitha ndërrmarrjet janë të detyruara me ligj të paguajnë një kontribut në

këtë fond dhe më pas ky fond dhurohet për ndihmë personave me

aftësi të kufizuara.

Ky fond administrohet nga një këshill tre palësh të cilët janë:

1.Punonjësit (nga vet personat që punojnë)

2.Sindikatat (nga sindikata e punonjësve)

Page 10: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

10

3.Asistentet e personave handikap(nga shoqatat që punojnë në sektorin

e PAK).

Fondi i dytë publik i cili përbëhet nga:

Fondi i funksioneve publike që përbëhet nga Shteti dhe ministri të

ndryshme.

Fondi i funksioneve publike që përbëhet nga Bashkitë,Komunat.

Fondi i funksioneve publike që përbëhet nga Spitalet.

Të dyja fondet janë vetëm për mbështetje profesionale, për të zhvilluar

infrastukturën për vendin e punës,(për të blerë pajisje që atyre ju duhen

ne për në zyrën e punës, ose për të blerë pajisje për ne ndërmarrje si

p.sh. një palë shkallë për ata me karrocë).

Personat e verbër mund të përfitojnë nga ky fond sipas disa kritereve:

1.Të qenurit person handikap( pra person i verbër,por jo vetëm)

2.Të qenurit i punësuar.

3.Nëse është i aftë për punë dhe i duhen vërtetë këto para(për të blerë

pajisje apo diçka tjetër,dhe nëse di ti të përdor këtë pajisje).

Gjithashtu lehtësi që ofrohej në shtetin Francez nga legjislacioni ishte

përjashtimi nga konkurimi i të Verbërve për një vend pune, i verbëri

mund ta fitonte atë vend pune dhe pas një viti mund të testohej për

aftësitë e tij. Z.Chazal këshillon se këto praktika apo modele duhet të

aplikohen dhe në Shqipëri sepse do ti jepnin mundësinë të Verbërve

për tu integruar dhe për të nxjerrë në pah aftësitë e tyre ndaj kolegëve të

tyre ose punëdhënësve. Nëse personi i verbër nuk e di se çfarë mund të

jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në

bazë të përgjigjeve të dhëna se në cilin drejtim je më i aftë për të

punuar.

Sipas legjislacionit ne Francë të verbërit përfitojnë :

a. Pagese verbërie për të rriturit mbi 18 vjeç.

b. Për personat e verbër qe s‟punojnë fare kanë pagesë prej (70% të

pagesës minimale).

c. Kur personi i verbër futet në punë i ulej pagesa deri në nivelin që

mund t‟i hiqej fare. Kështu kur paga që ai merrte arrin deri në 120 % të

pagesës minmale, atij i hiqej ndihma.Por pas vitit 2005, kjo pagesë nuk

Page 11: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

11

u reduktohet më për të mos i dekurajuar më personat e vebër për të

punuar. Gjithashtu sigurojnë dhe shërbimin shëndetësor falas.

Për fëmijet 0-2 vjeç, ekzistojnë shoqata që kujdesen për dhënien e

asistencës psikologjike për prindërit që kanë fëmijë të verbër. Ka edhe

shoqata që japin leke për fëmijet e verbër të moshës 0-18 vjeç pasi

ndihmën ekonomike ata e marrin vetëm mbi 18 vjeç. Fëmijët 1-6 vjeç

mund të integrohen në kopshte normale, pasi edukatorët mund të gjejnë

lojëra të përshtatshme për të dy kategoritë e fëmijëve. Por 6-18 vjeç

është mirë që ata të studiojnë në shkolla speciale pasi duhet të marrin

njohuritë dhe specialitetet e bazuara në specifikat e tyre. Në moshën 18-

22 vjeç ata mund të frekuentojnë universitetet normale, pasi janë të

ndërgjegjshëm dhe mund të vazhdojnë studimet të ndihmuar nga

pajisjet ndihmëse të përshtatura.

Foto marrë gjatë trajnimit me z.Philippe Chazal.

Page 12: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

12

3.1 Politikat e punësimit për të verbërit.

- Përqindja e personave të punësuar në Francë.

Janë rreth tridhjetë përqind të personave të verbër të punësuar. Pra 1 në

3 persona është i punësuar.Në Francë ka rreth 60.000 persona të verbër

me vizus zero(ose të grupit të parë), nga të cilët 2/3 e tyre janë rreth 60

vjeç. Rreth 18.000 prej tyre janë në moshën rreth 18 – 60 vjeç. Rreth

2.000 persona jane 0-18 vjeç.Nga këta 7 mijë janë në punë dhe 1 mijë

prej tyre janë të punësuar nëpër shoqata për të verbër ose në ndërmarrje

që kanë lehtësi për të verbër. Ka rreth 6000 persona të verbër që

punojnë në sektorin publik dhe privat. Punësimi është një nga çështjet

më të rëndësishme për të verbërit. Dhjetë vjet më parë z. Philip Chasal

ka shkruar një libër: “Të verbërit në punë” ku ka përmendur rreth 110

rrëfime të personave të verbër të punësuar në 70 profesione të

ndryshme, të cilët ndahen kryesisht në:Manuale.Intelektuale.profesione

tradicionale .

Komisionet e ndryshme që merren me punësimin e të verbërve jo

gjithmonë e dinë me saktësi se çfarë bëjnë të verbërit dhe i drejtojnë

drejt profesioneve më të mira pa e ditur nëse kjo gjë është më e mira

për ta. Vështirësitë dhe lehtësitë për tu punësuar varen nga vet personat

e verbër.Ata mund të punojnë si telefonistë, sekretarë, fermerë, etj. Pra

varen nga aftësitë e çdo individi që ka si avokat, gjykatës, interpret,

ministër, deputet, muzikant etj.

Në këtë ky libër ka qenë një shembull shumë i mirë dhe ka qenë një

mundësi e mirë për ti njohur njerëzit me mundësitë që ata kanë dhe pse

janë të verbër.Në Francë profesioni më i përshtatshem dhe më i

ushtruar nga personat e verbër është ai telefonistit. Gjithashtu,

profesione të tjera të përshtatshme janë përkthyes apo sekretar .Libri i

parë i Chazal “Përmbledhje e librit – të verbërit në punë”mbetet ende

aktual dhe është një pasqyrë e vendeve të punës ku mund të punësohen

të verbërit. Gjithashtu dhe libri i dytë të cilin: E ka shkruar vitet e

fundit drejtuar kryesisht “Punëdhënësve” pasi në mënyrë të veçantë ata

kanë paragjykime për të punësuar një person të verbër. Madje shpesh

Page 13: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

13

herë njërëzit e ngatërrojnë me handikap mendor.Ai e pasqyron këtë me

një shembull real nga jeta e tij një natë në spital.

Doktori:”Si të quajnë?”

Gruaja e pacientit:” Më fal?”

Doktori:”Si e quajnë atë?”(për z. Chazal)

Philippe,pacient(në këtë rast)gruas së tij:

“Thuaj atij të më pyes mua …”

- Pra vizioni nuk u jepet të gjithëve …..

Prandaj duhet luftuar. Kundër injorancës, për integrimin profesional dhe

mirëmbajtjen e një sistemi për personat me aftësi të

kufizuar(veçanërisht personat me mungesë të theksuar shikimi).

Shpesh herë ndodh që punëdhënësit nuk e besojnë që një person i

verbër nuk i ngjit dot shkallët në mënyrë të pavarur, apo nuk mund të

shkruajë në kompjuter etj.

Në shoqatën që drejton z. Philip Chasal,por jo vetëm janë bërë

përpjekje për të siguruar të verbër të punësuar si:

Call center

Përdorimi i numrave të urgjencës.

Marrëdhëniet me klientin.

Në bankë (me ndihmën e JAWS-it).

Në agjensi turistike.

Interpret simultan i gjuhëve të huaja

Në punë tradicionale siç është profesioni i masazhatorit etj.

Edhe pse puna e sekretarit po zhduket për arsyen se i japin rëndësi

imazhit dhe pamjes së jashtme të sekretarit, një risi në këtë drejtim është

profesioni i masazhierit/fizioterapistit për të cilin personat e verbër

mund të trajnohen dhe aftësohen në një kohë të shkurtër në një kurs

profesional një vjeçar. Në Francë ekziston qendra e formimit të

kurrikulave e cila i prodhon por me patjetër duhet të miratohen nga

shteti. Kalojnë nëpër shumë etapa, i përshtaten profilit, miratohen nga

komisioni me profesionistët e specializuar dhe në fund i miratohen nga

Page 14: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

14

shteti sepse studenti do diplomohet nga shteti. Gjithashtu, janë zhvilluar

se tepërmi kurset e formimit profesional për te verbër te cilat jo vetëm

frekuentohen nga kjo kategori por edhe nxiten pasi ata marrin edhe një

pagesë gjatë kohës që vazhdojnë kursin profesional. Shpesh herë

konsiderohet më me leverdi frekuentimi i shkollave profesionale sesa

Universiteti pasi shteti paguan vetëm shkollat profesionale. Kështu ata

paguhen rreth 700 Euro gjatë frekuentimit të kursit dhe 2.000 euro kur

ata janë të punësuar në këto zanate. Aktualisht në Francë ekzistojnë tre

shkolla profesionale. Këto tre shkolla financohen nga shteti nepërmjet

sistemit të sigurimeve shoqërore, pra adminsitrohen si një spital.

Pagesën shtesë personat e verbër në Francë e marrin vetëm kur bëjnë

kurse për formim profesional dhe jo kur vazhdojnë shkollën normale.

Avantazhet e të verbërve në punë.

Avantazhet që kanë të verbërit në punë është që ata e kanë dy herë më

të madhe afatin kohor tw njoftimit për zgjidhjen e kontratës, si dhe

dalin në pension pas 30 viteve punë dhe jo pas 40 viteve pune siç është

për të tjerët.

4.Roli i shkrimit Brail & Audio

Shkrimi Brail është shumë i rëndësishëm në jetën e personave të verbër.

Asnjëherë nuk duhet të gjykojmë se audio dhe braili janë në konkurencë

me njëra –tjetrën. Sistemi i shkrimit brail dhe audio plotësojnë njëri-

tjetrin.I verbri nëse do të lexojë diçka sot mund ta bëj nëpërmjet një

CD-je, USB-je, kompjuteri etj.Nëse do të duhet të lexosh një gazetë e

bën atë nëpërmjet audios, por nëse të duhet të bësh një raport atë e bën

në brail se e prek në gishta, e ndryshon dhe mund ta përkthesh më lehtë.

Zhvillimi i teknologjisë e ka ndihmuar shumë shkrimin brail dhe këtë e

bën me ndihmën e printerit dhe sistemit brail.Shkrimi brail ka

përdorim të gjerë në jetën e përdishshme përmendim përdorimin e tij

në kutitë e ilaçeve , kutitë e konservave, në etiketat e shisheve të verës,

në bankomate,në ashensor etj., që të verbërit mund të orjentohen nëse

njohin shkrimin brail. p.sh nëse një i verbër do humbas shikimin në

moshën 40 vjeçare nuk do i duhet braili për t‟u arsimuar, por do i duhet

për jetën e përditshme.

Page 15: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

15

Para 15 vjetësh shkrimi brail ishte i detyrueshëm për të gjithë

personat e verbër me vizus zero dhe me shikim të pjesshëm,sepse dhe

ata me shikim të pjesshëm sforconin të parët e tyre,kjo me qëllim që të

mos e humbisnin dhe atë mundësi të vogël të të pari.Tani po aplikohet

që braili të përdoret vetëm për ata me vizus zero , por kjo sjell problem

për mësuesit totalisht të verbër, të cilëve ju duhet një asistent për të

korigjuar detyrat.Ndërsa në shkollë fëmijët mund të përdorin dhe

metodën e shkrimit të zmadhuar ku numri i shkrimit që ai përdor varet

në bazë të numrit të syzeve(pra mundësia e tij e të parit).Tekstet

shkollore për nxënësit nga klasa dytë deri në të gjashtën janë falas.

Në Francë ekziston një ligj i cili detyron të gjitha shtëpitë botuese që:

Çdo botim që ata bëjnë, një kopje në origjinal duhet ta dorëzojnë në

bibliotekën kombëtare. Aty organizatat apo institucionet e interesuara

mund të tërheqin kopjet për t‟i shumëfishuar në audio ose brail sipas

kërkesave që kanë marrë nga personat e verbër. Ky ligj parashikon të

gjitha të drejtat dhe detyrimet e organizatave që dëshirojnë të kryejnë

një gjë të tillë. Një person i verbër mund të tërheq librin që kërkon

pikërisht pranë këtyre organizatave. Këto organizata që realizojnë

botimin në brail të librave pa dyshim që realizojnë edhe printime apo

botime të tjera të llojeve të ndryshme: si psh: buletinet mujore të

bashkisë së qytetit, njoftime të ndryshme, kartvizita etj., të cilat iu

shërbejnë për aksesin në informacion të personave të verbër.

Shtypshkronja e brailit ka shumë punë, sepse aty përgatiten buletinat

për bashkitë, informacion mbi fluturimet e avioneve, pra mbi

informacionet e zakonshme.Buletini që botohet është buletini zyrtar i

bashkisë që përgatitet për të gjithë, por janë të detyruar që të kenë kopje

edhe në brail dhe këtë e financon bashkia. Braili ka funksion publik pasi

është dhe imazhi për të verbërit.Gjithashtu praktikohen dhe klube

argëtimi ku bëjnë punëdore, luajnë me njëri-tjetrin etj.. Përsa i takon

audios në Francë ka një sistem që quhet Daisy ku shkruajnë në CD, në

disketa informatike. Shumë shoqata në Francë prodhojnë filma të

Page 16: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

16

shkurtër të cilat i hedhin në CD dhe i shpërndajnë. Ato kanë përmbajtje

p.sh. si të shoqërojmë një të verbër, ose udhërrëfyes me qen apo me

shkop të bardhë etj..

Një risi për përshtatjen e filmave në audio:

Aktualisht teknologjia ka arritur të realizoj përshtatjen e disa filmave në

mënyrë që personat e verbër të mund të njihen edhe me detaje të tjera

që shfaqen në film përveçse asaj ç‟ka flitet me zë nga aktorët. P.sh.

është arritur të bëhen përshkrime të dekorit, veshjeve të protagonistëve,

të lëvizjes së tyre etj. përkrah përkthimit që ndodh normalisht. Në vitin

2013, shoqata jonë ka marrë përsipër të bëj të mundur përgatitjen e disa

filmave të cilët do të shfaqen në 6 media kombëtare. Kjo do të arrihet

me ligj që kanalet kryesore të transmetojnë në ditë një film për të

verbërit.

5. Imazhi i personave të verbër ndër vite.

Z.Chazal rithekson se elementi kryesor për integrimin dhe punësimin

e personave të verbër është opinioni që do të krijohet nga publiku apo

shoqëria. Për këta persona,imazhi luan një rol të pazëvendësueshëm,dhe

kryesor në çështjen e punësimit.Kjo pavarësisht ndihmës apo ligjeve që

bën shteti në kuadër të tyre.

Chazal hedh një vështrim imazhit të personave të verbër duke e

klasifikuar këtë në tre etapa:

Etapa e parë (ku personi i verbër konsiderohej si kafshë e çuditshme).

Deri në shekullin e 18-të, të verbërit konsideroheshin si kafshë të

çuditshme. Madje Chazal thekson se kjo situatë ende shihet në vendet e

të ashtuquajturës“Bota e trete“ ku përmend Afrikën, ku gjejmë të

njëjtën mënyrë sjelljeje.

Etapa e dytë (personat e verbër shihen si objekt mëshire)

Kjo periudhe i përkon viteve 1975-1980. Gjatë kësaj periudhe njerëzit

dhe shoqëria mbarë shprehej: “Të shkretët kanë nevojë për ndihmë” dhe

shpesh kjo i bënte personat e verbër të mos dilnin nga shtëpia, të mos

punonin etj.. Këtë situatë e ndihmoi dhe lufta e dytë botërore ku shumë

Page 17: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

17

njerëz kryesisht ushtarë humbën shikimin dhe shteti ju jepte pension,

përderisa këto njerëz shiheshin si njerëz që nuk mund të punonin. Në

këtë mënyrë, për t‟iu ardhur në ndihmë atyre u krijuan kooperativat ku

ata mund të punojnë së bashku.

Etapa e tretë (vlerësimi si individ, ndaj personave të verbër)

Shoqëria nuk e sheh më si handikap por përqendrohen tek vetë personi i

verbër. Ata vihen në qendër të vëmendjes (krahasimisht me shkallën e

dëmtimit të tyre). Në këtë fazë gjenden edhe shoqatat e të verbërve të

cilat punojnë për ngritjen e imazhit të personave të verbër. Psh: ata

bejnë filma, CD, disketa dhe i shpërndajne ato për sensibilizim dhe

ndërgjegjësim të shoqërisë. Publiku tashmë është i informuar se një

person i verbër është i aftë të integrohet dhe të arsimohet,dhe pse

lypset akoma shumë për të përmirësuar imazhin e tij në aspektin e

punësimit. Frekuentimi i të verbërve në universistete lartëson shumë

imazhin e personave të verbër, por kjo s‟mjafton duhet insistuar shumë

se diploma nuk vlen për asgjë nëse ai s‟punon, dhe s‟është i integruar në

shoqëri. Prandaj duhet të hapim portat dhe mundësitë që kjo të ndodh.

6. Media dhe Cilësitë e personave të Verbër.

Për mbrojtjen e imazhit të personave të verbër në Francë është ngritur

nje komision ku luan një rol të pazëvendësueshëm për lartësimin e

imazhit të këtyre personave. Duke e publikuar këtë me fakte nga jeta

reale se të verbërit mund te arsimohen, integrohen në rrjete të

ndryshme sociale.Mbi imazhin e personave të verbër është i

rëndësisshëm bashkëpunimi me median. Ato nëpërmjet politikave të

tyre sensibilizuese mund të arrijnë të ndryshojnë mendimin e gabuar të

punëdhënësve që kanë për të verbërit si dhe imazhin që të verbërit

gëzojnë tek publiku. Përgjegjësia e shoqatave mbi ngritjen e imazhit të

personave të verbër është shumë më e madhe se përgjegjësia që mban

shteti,por përgjegjësia i takon dhe medias për të publikuar çdo

rast,aktivitetet që lidhen me jetën e personave të verbër.

Ndër mënyrat për të ndikuar në imazhin e personave të verbër janë:

përdorimi i shkrimit brail në ashensor, në medikamente, në mjetet e

Page 18: Eksperienca Chazal në Shqipëri - SHVSH -CHAZAL ne Shqiperi.pdf · jetë në gjendje të bëjë, ekzistojnë teste psikoteknike të cilat tregojnë në bazë të përgjigjeve të

18

transportit etj. Vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohet imazhi ndaj

personave të verbër dhe shoqëria do të sensibilizohet për faktin që këta

persona duhet të trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët duke qenë se ata

janë të aftë të jenë pjesë e shoqërisë në mënyrë të pavaruar. Në këtë

drejtim, ajo çka duhet të bëj çdo shoqatë që punon për personat e verbër

dhe ofron shërbime të veçanta për ta është që të shfrytëzoj teknologjitë

e reja në mënyre të tillë që t‟i shërbej çdo personi të verbër për t‟u bërë

më i pavarur në jetën e tij personale, profesionale dhe familjare.

Përmirësimi imazhit të personave të verbër përpos përdorimit të

shkrimit brail në mjedise publike, duhet të arrihet dhe nëpërmjet

artikujve të ndryshëm, reportazheve të ndryshme në revista dhe gazeta

ku t‟i kushtohet rëndësi trajtimit se si të verbërit kanë rëndësinë e tyre

në jetën e përditshme. Personat e verbër mbartin disa cilësi. Theksojmë

këtu të qenurit i vëmendshëm një cilësi e vyer që mëshirohet më së miri

tek personat e verbër.Cilësi tjetër është rregulli,ata mund të bëjnë shumë

gjëra në shtëpi,zyrë dhe përsëri ditën tjetër ata gjejnë vendet e sendeve

që i kanë përdorur një ditë më përpara.Nuhatja dhe ndjeshmëria janë dy

cilësi të tjera që i përkasin këtij komuniteti,por duhet theksuar se ata

shquhen për një memorie të shkëlqyer.Të gjitha këto cilësi së bashku

duhet të publikohen dhe të faktohen nga jeta reale e përdishshme.Duhet

punuar shumë mbi ndërgjegjësimin e punëdhënësve por dhe mbarë

shoqërisë për t„u njohur dhe informuar me këto cilësi që vishen

personat e verbër.

Falenderojmë z.Chazal President i Komisionit të Unionit Europian

të të Verbërve, që ndau me ne eksperiencën e tij profesionale.

-Stafi i Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve të

Shqipërisë dhe i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.