pha - professional health associationpha-ks.com/wp-content/uploads/2017/03/dhimbja_akute.pdf · nga...
Post on 30-Aug-2019
19 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Dhimbja akute- Menaxhimi i dhimbjes postoperative
Dr. Albina Likaj
Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv
PHA - Professional Health Association Punëtori – Workshop “Menaxhimi i Dhimbjes”
25.11.2015, QKMF, Prishtine
Temat :
• Pse duhet trajtuar dhimbja akute?
• Verësimi i dhimbjes akute?
• Trajtimi I dhimbjes akute?
• Organizimi i menaxhimi të dhimbjes?
Pse duhet trajtuar dhimbja akute
Qëllimet e menaxhimit efektiv dhe të përshtatshëm të
dhimbjes janë:
• Përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientit;
• Lehtësimi i shërimit të shpejtë dhe kthimi në funksion
të plotë;
• Zvogëlim i sëmundshmërisë.
Pse duhet trajtuar dhimbja akute
Dhimbja duhet trajtuar :
1. Për arsye etike dhe humanitare;
2. Për të reduktuar peshën negative të faktorëve të ndërlidhur
fiziologjikë dhe psikologjikë;
3. Mundësinë e zvogëlimit të rrezikut për zhvillimit e dhimbjes kronike.
Pse duhet trajtuar dhimbja akute
• Për arsye etike dhe humanitare
– Lehtësim i vuajtjeve të shkaktuar nga dhimbja
– Menaxhimi efektiv i dhimbjes që është një përgjegjësi
profesionale, detyrë e njerëzve në profesionet e
shëndetesisë.
– Organizata të tilla si: Shoqata Ndërkombëtare për
Studimin eDhimbjes (IASP), Federata Evropiane (EFIC)
dhe Human Rights Watch, kanë lëshuar deklarata duke
identifikuar qasjen në menaxhimin e dhimbjes si një e
drejtë themelore e njeriut.
Pse duhet trajtuar dhimbja akute
• Për të reduktuar peshën negative të faktorëve të ndërlidhur
fiziologjikë dhe psikologjikë
Sistemet
kryesore të
trupit janë të
prekur
negativisht
nga dhimbja
akute
1. Sistemi respirator: ne kirurgjine e pjeses se siperme te abdomenit ose toraksit, ose te pacientet me thyerje te brinjeve, mund te ndodh nderprerje e diafragmes si pasoje e dhimbjes. Kjo mund te zvogeloj kollen, te zvogeloj tidal volumenin, retence te sputumit, atelektaze, infeksion dhe hipoksi. 2. Sistemi kardiovaskular: takikardia, hipertensioni, rritja e punes kardiake dhe rritja e konsumit te oksigjenit mund te qojë deri te infarkti I miokardit te pacientet ne rrezik. 3. Sistemi muskulo-skeletal: zvogelimi I levizshmerise dhe dhe rritja e spazmes muskulare si pasoje e dhimbjes mund te qoje te zhvillimi I trombozave te venave te thella. 4. Sistemi gastrointestinal: zvogelim te peristaltikes, staze gastrike dhe distension abdominal te mundshem. 5. Sistemi genitor-urinar: retence te urines. 6. Sistemi endokrin: Rritje te “stres hormoneve” si kortizolit dhe aldosteronit qe mund te qoje ne vonese te sherimit te plages dhe retence te fluideve. 7. Sistemi nervor qendror: Vuajtje, anksiozitet dhe pagjumesi. 8. Sindromat te dhimbjes kronike post-operative: Dhimbje kronike perzistente ne pjesen kirurgjike edhe pas mjekeimit. Dhimbja post-operative e patrajtur eshte treguar te jete faktor rreziku.
Pse duhet trajtuar dhimbja akute
• Mundësinë e zvogëlimit të rrezikut për zhvillimit e dhimbjes kronike
Dhimbja e pa trajtuar mund të
dërgoj në rritjen e:
• ankthit apo frikës te pacienti
• pagjumësi duke dërguar në
lodhje
Kur këta faktorë psikologjik janë
të pakësuar, ata mund të çojnë në
uljen e ndjesisë së dhimbjes.
Principet e një vlerësimi të suksesshëm të dhimbjes
• Dhimbja të vlerësohet si në qetësi, po ashtu edhe ne lëvizje;
• Vlerësohet efekti i trajtimit;
• Dhimbja dhe të trajtuarit, duke përfshirë efektet negative, janë të
dokumentuara në mënyrë të qartë ne formulare;
• Pacientët të cilët kanë vështirësi komunikimi kan nevojë për vëmendje
të veçantë;
• Dhimbja e papritur intensive, sidomos nëse shoqërohet me shenja të
ndryshuara jetike, (hipotension, takikardi, ose ethe), duhet vlerësuar
menjëherë;
• Anëtarët e familjes janë të përfshirë, kur është e përshtatshme.
Vlerësimi i dhimbjes
Cons për matjen e dhimbjes
• Përvoja e dhimbjes është shumë e ndërlikuar për t'u
vlerësuar.?
• “5 e një pacientit "nuk është e njëjtë si 5 e pacientit tjetër “
• Profesionistë shëndetësor mund / duhet të vlerësojnë
nivelin e dhimbjes së pacientit duke u bazuar në përvojën e
tyre
Vlerësimi i dhimbjes
Pro për matjen e dhimbjes
• Jep informacion nëse ka një problem;
• Përcakton ashpërsine e saj;
• Udhëzon mundësitë e trajtimit;
• Vlerëson efikasitetin e terapisë dhe në qoftë se ka një nevojë për
të ndryshuar atë.
Vlerësimi i dhimbjes
Pyetni pacientin: bëjeni dhimbjen të jetë e dukshme
• Dhimbja është gjithmonë subjektive
• Sjellja nuk pasqyron domosdoshmërisht nëse një pacient është duke përjetuar dhimbje ose jo
– Njerëzit mund të flejnë, qeshin, flasin dhe ende të përjetojnë dhimbje
– Dhimbja është një përvojë shumë-dimensionale
shpesh ekziston një korrelacion i dobët në mes të vlerësimit të stafit dhe atë të pacientit.
– POR klinicistët duhet të pranojë raportimin e dhimbjes të një pacienti.
Besoni pacientin!
Vlerësimi i dhimbjes
Pyetni pacientin: bëjeni dhimbjen të jetë e dukshme
• Përveç nëse kërkohet në mënyrë specifike, pacientët kanë
tendencë të tolerojnë dhimbje në heshtje
• Dhimbja bëhët e njohur kryesisht përmes raportimit të pacientit:
– pacientët të cilët kanë vështirësi komunikimi janë në rrezik për (
neglizhencë) nën-trajtim
– grupet në rrezik: pacient që flasin një gjuhë të ndryshme, të
moshuarit, fëmijët etj.
Përdor mjete të veçanta për vlerësimin e dhimbjes!
Metodat specifike për vlerësimin e dhimbjes
• Shprehjet e fytyrës:
Një piktogram me gjashtë fytyra me shprehje të ndryshme nga i
qeshur apo i lumtur - i mbytur në lot
0 1 2 3 4 5
Metodat specifike për vlerësimin e dhimbjes
• Shkalla e Vlerësimit Verbal(VRS):
Pacientit i kërkohet të jap vlerësimin për dhimbjen në
një shkallë me pesë pika si "asnjë dhimbje, dhimbje e
vogël, dhimbje e mesme, dhimbje e madhe, dhimbje
më të keqe të mundshme".
Metodat specifike për vlerësimin e dhimbjes
• Shkallë Numerike e Vlerësimit(NRS):
Konsiston nga nje gradim i thjeshte 0 deri 5 ose 0 deri 10
shkalle e cila korrespondon me ate “jo dhimbje” – 0 dhe
“dhimbje më të keqe të mundshme“- 5 ose 10.
Metodat specifike për vlerësimin e dhimbjes
• Shkalla Vizuale Analoge (VAS):
Kjo përbëhet nga një linjë e pa graduar, e drejt 100 mm e
shënuar në një fund me termin "pa dhimbje" dhe në anën
tjetër "dhimbje e keqe e mundshme". Pacienti bën një kryq
në rreshtin në pikën që përafron më e mirë për intensitetin
e dhimbjes.
Si të trajtohet dhimbja post-operative?
Pre-operativ
• Diskutoni mundësitë me pacientët
• Mësoni ata rreth vlerësimit, alternativave të trajtimit mjekësor
• Premedikimi
Intra-operativ
• Infiltrimi i plagës me anestezion lokal (kirurgu)
• Të fillohet me analgjetikë përpara se të mbyllet plaga
Si të trajtohet dhimbja post-operative?
Kur të fillohet me menaxhimin e dhimbjes?
• Post-operative
– Analgjezikët të jepen në intervale të rregullta
kohore – jo sipas nevojës;
– Të kombinohen opioidet me jo-opioidet;
– Titrimi të bëhët sipas nevojës individuale të
pacientit – e njëjta dozë nuk u bije tamam të
gjithëve!
Si të trajtohet dhimbja post-operative?
Me cilat rrugë ?
• Oral (PO)
• Intra-muskulare (IM)
• Sub-kutane (SC)
• Intra-venoze (IV)
Metodat farmakologjike të trajtimit të dhimbjes
• Ndahen në:
• 1.Analgjetikë jo opioide : Paracetamoli ,NSAIDs
• Opioidët e dobët :Codeine ,Tramadol
• Opioidët e fortë ; Morfina ,fentanyl,oxycodone
• 2.Analgjezioni regjional
Metodat jo farmakologjike
• Aplikim I të ftoftit
• Akupunktura
• Terapia relaksuese si muzika ,hypnoza
Si të organizohet menaxhimi i dhimbjes
„ Gjithnjë e më shumë po hulumtohet rreth zgjidhjes së problemit në trajtimin sa më të përshtatshëm të dhimbjes. Nuk qëndron aq shumë në zhvillimin e teknikave të reja, por në zhvillimin e një organizimi formal për përdorim më të mirë të teknikave ekzistuese“
Rawal N, Berggren L. Pain. 1994 Apr;57(1):117-23.
Si të organizohet menaxhimi i dhimbjes
• Sigurohuni që spitali ka barnat esenciale;
• Edukimi i stafit mjekësor dhe pacientëve;
• Standardizimi i trajtimit / krijimi i protokoleve lokale;
• Implementimi i vlerësimit rutinë të cilësisë.
Përmbledhje 1
• Dhimbja pas operacionit dhe traumës mund të jetë e dëmshme;
• Neglizhimi në trajtimin e dhimbjes mund të ketë pasoja negative;
• Ofrimi i menaxhimit efektiv të dhimbjes
është përgjegjësi profesionale e personelit mjekësorë.
Përmbledhje 2
• Vlerësimi i dhimbjes me mjete standarde është i
rëndësishëm
– E bën dhimbjen të dukshme dhe udhëzon trajtimin;
– Nëse pacienti është komunikativ – mbështetu në
raportimin e tij;
– Nëse pacienti nuk është komunikativ fillo me
trajtimin dhe me percjelljen e tij;
– Çdo herë që pacienti raporton dhimbje – vlerëso
dhe ofro trajtim!
Përmbledhje 3
• Mundohuni që spitali të ketë analgjetikët esencial për të ofruar trajtim.
• Shfrytëzo Listën Esenciale të Barnave të OBSH si udhëzues.
• Morfina është bari esencial për trajtimin e dhimbjes.
top related