anomalite e pozites dhe formes se dhembeve

14
Anomalitë e pozitës së dhëmbëve 1.Rotacioni - Me rotacion kuptojmë lëvizjen e dhëmbit rreth boshtit gjatësorë(longitudinal).Nëse dhëmbi është I rotuar rreth boshtit qendrorë atëherë rotohet rreth cfarëdo boshti,paralel me boshtin qendrorë.Kjo ndarje e rotacionit ka vetem rendesi teorike sepse eshte e pamundur saktesisht te caktohet se per cfare rotacioni behet fjale.Mirepo ne praktike ka rendesi te dihet se incizivet e rotuar zene me pak vend se dhembet e vendosur normal derisa dhembet anesore te rotuar zene me teper vend. - Shkalla dhe rrafshi I rotullimit eshte I shumellojshem: nga ajo lehte meziolinguale apo distolinguale deri tek ajo me e rende 180º.Kjo shpesh takon incizivet dhe ate shume me shpesh dhembet e perhershem se sa ata te qumeshtit. - Deri te rotacioni I dhembeve vie me shpesh per shkak te: 1.Mungesës së hapësirës

Upload: donika-gojani

Post on 08-Nov-2015

319 views

Category:

Documents


12 download

DESCRIPTION

Njohurite themelore mbi anomalite me te shpeshta te pozites dhe formes se dhembeve.

TRANSCRIPT

seminari.docx

Anomalit e pozits s dhmbve 1.Rotacioni

Me rotacion kuptojm lvizjen e dhmbit rreth boshtit gjatsor(longitudinal).Nse dhmbi sht I rotuar rreth boshtit qendror ather rotohet rreth cfardo boshti,paralel me boshtin qendror.Kjo ndarje e rotacionit ka vetem rendesi teorike sepse eshte e pamundur saktesisht te caktohet se per cfare rotacioni behet fjale.Mirepo ne praktike ka rendesi te dihet se incizivet e rotuar zene me pak vend se dhembet e vendosur normal derisa dhembet anesore te rotuar zene me teper vend. Shkalla dhe rrafshi I rotullimit eshte I shumellojshem: nga ajo lehte meziolinguale apo distolinguale deri tek ajo me e rende 180.Kjo shpesh takon incizivet dhe ate shume me shpesh dhembet e perhershem se sa ata te qumeshtit. Deri te rotacioni I dhembeve vie me shpesh per shkak te:1.Mungess s hapsirs 2.Pozits s parregullt gjenetike te folikuleve te dhembeve3.Numri I teprt I dhmbve 4.Mjekimit te gabuar ortodontikRotacioni I dhembeve lateral rregullisht verehet pas ekstraksionit te ketyre dhmbve.

2.Inklinimi

Me inklinim kuptojme levizjen e dhembit rreth cfaredo boshti horizontal.Dallojme 2 lloje inklinimesh:-Inklinim centrik- kur dhembi inklinohet rreth boshtit ne mes te tretes apikale dhe te tretes se mesme te rrenjes klinike.-Inklinim ekscentrik kur dhembi inklinohet rreth cfaredo boshti tjeterNe te shumten e rasteve vie deri te zhvendosja e kurores dhe rrenjes ne te dy llojet e inklinimit por ne rrafshe te kunderta.Shume rralle ndodh qe apeksi I rrenjes nuk e percjell zhvendosjen e kurores.

Percaktimi I rrafshit te inklinimit behet duket u bazuar ne kurorat e dhembeve te cilet mund te jene te anuar ne drejtim :-mezial(kur kurora e dhembit anon ne drejtim te lindjes mediana)-distal(kur kurora e dhembit anon ne drejtim distal)-oral(kur kurora e dhembit anon ne drejtim te gojes)-vestibular apo labial kur kurorar e dhembeve frontal anojne ne drejtim te buzeve-inlinim bukal kur kurorar e dhembeve anesore si ato te premolareve dhe molareve anojne ne drejtim te faqeveSipas ketyre drejtimeve kryesore inklinimi I dhembeve mund te behet:MeziobukalDistobukalMeziooralDistooral

Shkaktaret e inklinimit mund te jene:Pozita e crregullt e folikulit te dhembit Dhembet e tepertPerzistim I dhembeve te qumeshtitHumbja e hershme e dhembeve te qumeshtit apo atyre te perhershemMungesa e hapesires ne harkun dentarProceset patologjike(cistat,tumoret,paradontopatia etj.)TraumaSherimi I gabuar ortodontik dhe protetik

3.Zhvendosja Bodili(zhvendosja trupore)

Me kete anomali nenkuptojme zhvendosjen e dhembit me gjithe teresine e tij ne pozite jonormale.Sipas drejtimit zhvendosja Bodili mund te jete:Zhvendosje meziale(pergjate harkut dentar n drejtim t linjs mediana)Zhvendosje distale ( pergjat harkut dentar prkundr linjes mediana)Zhvendosje orale ( dhmbi me trsin e tij qndron brenda harkut dentar)Zhvendosje vestibulare ( dhmbi me trsin e tij qndron jasht harkut dentar)

Ne te shumten e rasteve kjo anomali vie si pasoj e pozits se gabuar te embrioneve te dhembeve por edhe si pasoje e trajtimit te gabuar ortodontik me aparate fikseTek pershkrimi I anomalive vertikale te dhembeve sic eshte infrapozicioni dhe suprapozicioni rrafshi referues eshte rrafshi okluzal.Te keto devijime shfrytezohet prefiksi INFRA- kur dhembi nuk e arrin rrafshin okluzal dhe SUPRA- kur dhembi e tejkalon rrafshin okluzal

INFRAPOZICIONI Infrapozicioni I dhembit eshte aterher kur faqja okluzale ose tehu incizal nuk e arrin rrafshin okluzal.Per keta dhembe thuhet se kan zhvillim te pamjaftueshem.Duhet dalluar infrapozicionin e perkohshem (kur dhembi eshte ne eruptim) dhe infrapozicionin e perhershem (kur dhembi si pasoje e ndonje pengese apo pozite te gabuar ka ngecur ne erupcion).Infrapozicioni mund te paraqitet si tek dhembet e qumeshtit ashtu edhe tek dhembet e perhereshem por si anomali me e shpeshte eshte ne dhembet e perhereshem.Ne dhembet e qumeshtit me se shpeshti behet fjale per ANKILOZEN E MOLAREVE te qumeshtit. Ne dhembet e perhereshem me se shpeshti ne infrapozicion hasen dhembet kanin dhe premolaret e dyte.Kjo anomali me shpesh paraqitet si pasoje e mungeses se hapesires,dhembeve te mbinumert,terapise se gabuar ortodontike si dhe proseve patologjike.

SUPRAPOZICIONI

Kjo anomali paraqitet me rritjen e tepert te dhembeve,siperfaqet okluzale apo tehet incizale te te cilave e kalojne rrafshin okluzal.Si shkaktare me te shpeshte te kesaj anomale vertikale jane:Humja e dhembeve antagonist ose humbja e kontaktit me dhembvet anatagoniste

4.Ektopia

Me ektopi kuptojme zhvendosjen e cfaredo dhembi nga pozita e tij normale ne harkun dentare.Me I shpeshte eshte migrimi gjate eruptimit te ketyre dhembeve permanent:Kanineve te sipermPremolareve te dyteMolareve te trete te poshtemKanineve te poshtemEktopia e kanineve te siperm eshte me e shpeshte ne siperfaqen vestibulare te procesit alveolare ne mes te inciziveve lateral dhe premolareve te pare dhe mezial nga kjo pozite.Me rralle del distal nga kjo pozite apo palatinal dhe shume rralle paraqitet ne hapesiren nazale.Premolaret e dyte maksillare ne te shumten e rasteve paraqiten ne pozite palatinale.Ektopia e kaninit poshte nuk eshte rast aq I ralle;ai zakonisht del ne drejtim vestibulare krahasuar me harkun dentar e nganjehere migron deri te linja mediane.Shkaktaret e ektopise jane: 1.Harku I shkurter dentar2.Pozita jo e regullt e harkut dentar3.Ndonje proces patologjik ne nofull4.Anomalite kongjenitale(carjet dhe displazite fibrotike)

Dhembi ektopik mund te largohet nga rruga normale e eruptimit dhe te shkaktoje resorbim te dhembit fqinje para se te paraqitet ne kavitetin oral.

5.Transpozicioni

Transpozicioni eshte ajo anomali e pozites se dhembeve kur dy dhembe fqinje nderrojne vendet e tyre ne harkun dentar.Anomalia mund te jete a) Parcialeb) TotaleMe transpozicion parcial nenkuptohet nderimmi jo I plote I vendeve te dy dhembeve fqinje(dhembet te cilet nderrojne vendet jane jashte harkut apo jane anuar ashtu qe vetem kurorat I kane nderruar vendet)Transpozicioni total paraqitet ku dhembet ne pergjithsi I kan nderruar vendet e tyre dhe gjenden ne harkun dentar.Tek transpozicioni parcial dhembi me terapi ortodontike mund te vendoset ne vendin e tyre mirepo kjo eshte e pambundur tek trasnpozicioni total.Anomalia me shpesh haset ne maksille se sa ne mandibull.Ne maksill me shpesh I nderrojne vendet kanini me premolarin ndersa ne mandibul kanini me incizivin lateral.Deri me tani jane theksuar faktore te shumte etiologjik si burim I kesaj anomalie si : 1.Nderrimi I vendeve te folikuleve te dhembeve2.Drejtimi jo I rregullt gjate daljes se dhembit3.Proceset e ndryshme patologjike 4.Trashegimia

Anomalit e forms s dhmbve

Kjo anomali perfshine:1.Kuroren e dhembeve2.Rrenjen 3.Te dyja bashke

1.Anomalit e kurors s dhmbve

Forme jo normale te kurores mund te kene te gjithe dhembet e vecanarisht dhembet e fundit te cdo serie morfologjike : incizivet lateral siper,premolaret e dyte dhe molaret e trete.Kurora e incizivit lateral te siperm tregon variacione te medha ne forme dhe madhesi ku me e shpeshte eshte forma konike por kurora mund te jete e ngjajshme me ate te premolarit te poshtem kur cingulumi eshte I shprehur.Kurorat e inciziveve central te siperm dhe kurorat e kanineve rralle kane forme jonormale me perjashtim te rasteve me shkalle te larte te hipodoncionit.Malokluzioni I premolareve te poshtem e me rralle I atyre te siperm me shpesh I premolareve te dyte se sa I premolareve te pare eshte paraqitje relativisht e shpeshte.Edhe kurorat e kanineve shpesh jane atipike ndersa format jane te ndryshme.

2.Anomalite e rrenjes se dhembeve

Eshte anomali me e shpeshte tek dhembet e me shume rrenje se sa tek ata me nje rrenje.Me shpesh haset tek molaret e trete dhe premolaret e pare.Kesaj duhet shtuar edhe anomalite e numrit te rrenjeve ate me shume amo me pak rrenje.Markovic me 1976 paraqiti familjen ne te cilen ishin prezente molaret e qumeshtit dhe ata te perhershem me nga nje rrenje.Taurodontizmi eshte anomali e rrenjes dhe kanalit te molarit te qumeshtit dhe atij te perhershem ku kurora pulpare shoqerohet pothuajse deri ne apeks dhe rrenjet jane te shkurteraNe etiologjine e anomalive te formes se dhembeve faktoret trashegues kane rol predominues.Taurodontizmi rrjedh nga fjala greke qe d.m.th DEM.Karakterizohet me kurore normale dhe me rrenje te gjere e cila arrin deri ne te tretat apikale.Atakohet ne molare po mund te paraqitet edhe te dhembet e tjera si tek dhembet e qumeshtit ashtu edhe ne ata te perhershem.Konsiderohet si dukuri atavistike.

3.Geminacioni

Kjo anomali e formes dhe zhvillimit te dhembit shikohet si fillim por jo edhe perfundim I ndarjes se embrionit te dhembit.Sipas rregullit me teper atakon dhembet frontal dhe kaninet e qumeshtit dhe ata te perhershem.Ne inspektim kimik manifestohet me incizure te lehte apo te thelle ne margon incizale te kurores.incizura mund te kete thellesi te ndryshme varesisht nga kohezgjatja e shkakut etiologjik dhe mund te shihet prej tehut incizal deri tek cerviksi dental.Sa me heret qe nis aq me I plote eshte geminacioni.Krahas ndryshmeve te formes kurora e ketyra dhembeve eshte mjaft e gjere ndersa egziston vetem nje rrenje nje kanal dhe pulpa.Geminacioni duhet dalluar nga fuzioni.Nese vie deri te ndarja e plote e folikulit te dhembit atehere flasim per dhembe bineq(dhembe te mbinumert)Mekanizmi I formimit te geminacionit qendron ne invaginacionin e organit te smaltit te dhembit.Faktoret trashegues te geminacionit jane vertet te ngjajshem me ata te cilet e stimulojne laminen dentare nga ju formohet hiperdoncioni.Fuzioni :Manifesthet me bashkimin e smaltit dhe dentines apo vetem te smaltit te dy folikuleve te dhembeve.Kjo ndodhe gjate kohes kur kurora ende nuk eshte e mineralizuar.Varesisht nga koha e zgjatjes te faktorit mund te jete:a) Total(I teresishem) ku dy dhembet rriten te bashkuar gjate gjithe gjatesise se tyre.b)Parcial(I pjeserishem) kur dy dhembe rriten te bashkuar vetem ne kurore apo vetem ne rrenje.Kjo anomali shpesh paraqitet tek dhembet e qumeshtit se sa tek ata te perhershem.Tek dhembet e qumeshtit me shpesh bashkohen kanini dhe incizivi lateral poshte pastaj incizivi central dhe lateral I siperm.Bashkimi I incizivit central dhe incizivit lateral siper ne dhembet e perhershem I njeanshem apo I dyanshem haset me se shpeshti.Kjo vecanarisht haset kur incizivet lateral te mbinumert vendosen ne mes te inciziveve central ku bashkimi I ketyre dhembeve formon njefare kendi.Perzistimi I lamines dentare eshte verejtur tek dhembet e bashkuar tek qeni prandaj mendohet se kjo mund te jete faktor I rendesishem I fuzionit te dhembeve tek njeriu.Dixon dhe Stewart (1975) gjate studimeve te tyre ne familje dhe bineq mendojne se fuzioni eshte anomali e trasheguar dominante me penetrim te redukuar te gjenit.Fuzioni I dhembeve sigurisht formohet si pasoje e afersise se tepert te folikuleve te dhembeve dhe kalcifikimit te njekoheshem te tyre si pasoje e procesve patologjike lokale dhe cregullimeve metabolike te qelizave.Percaktimi I sakte se cka eshte fuzioni e cka geminacioni eshte I veshtire sidomos fuzioni I dhembeve normal dhe dhembeve te teper ku kjo munde te vertetohet ne imazhin rentgenografik si nje rrenje e gjere me pulpe te perbashket.Nese ne anomali nuk eshte e perfshire edhe dhembi I tepert atehere edhe fuzioni e geminacioni merret si nje dhemb.Numri I dhembeve ne harkun dentare gjate geminacionit mund te jete normal ndersa gjat fuzionit kemi dhemb me pak.

4.Konkrescencia

Kjo anomali ka te beje me bashkimin e rrenjeve ne pjesen e struktures se cementit te dy apo me shume dhembeve.Egzistojne dy tipe te konkresciences :Konkrescenca e vertete : e cila zhvillohet para se te kryhet formimi I rrenjeve te dhembitKonkrescenca e fituar: e cila zhvillohet pas formimit te rrenjesKonkrescenca haset me shpesh tek molaret e dyte dhe te trete siper.Faktoret etiologjik te konkrescences nuk jane plotesisht te sqaruar dhe sipas disa autoreve konkrescenca e vertete vie si pasoje e mungeses se hapesires dhe ankiolizes se dhembeve ndersa ajo a fituar si pasoje e proceseve kronike ne hapesiren e rrenjes se dhembeve.

5.Dens invaginatus

Dens invaginatus lidhet me invaginacionin e organit te smaltit ne indin pulpare te dhembit dhe gjithashtu eshte e njohur edhe si dens in dente.Mund te kete shkalle te ndryshme duke filluar nga cingulumi e deri te hapja apikale.Haset me shpesh tek incizivi lateral I siperm I perhershem edhe kryesisht zbulohet gjate kontrollit klinik dhe radiologjik.Nder mekanizmat gjenetik te dens invaginatus eshte e mundur trashegimia autosomale dominante apo edhe modeli poligjen I trashegimise.

Dens evaginatus

Dens evaginatus eshte anomali e formes se dhembit e kundert me invaginacionin dhe formohet si pasoje e shtyerjes se folikulit te dhembit ne vendin e eruptimit.Mund te sqarohet si forme e jashtme e invaginacionit e cila ne rrethin e saj ka kanal gjatesor te mbushur me ind pulpar.Dens evaginatus ka prejardhje gjenetike dhe kryesisht paraqitet tek popullata mongoloide.Si anomali te vecante te formes se dhembeve duhet permendur edhe dhembet e Hutchinsonit te cilet vijne si pasoje e diferencimit te pamjaftueshem morfologjik. Te gjitha keto anomali te siperpemendura mund te paraqesin probleme estetike ne pamjen e jashtme prandaj me mire te njihen si anomali.