bahri m.gashi ese kriza ekonomike greke

11
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2009/2010 Semestri VI Lënda Diplomacia e re ekonomike globale Tipi i punimit ESE Aspekte Përshkruese Tema Griza ekonomike Greke dhe impakti në ekonominë globale Prof.Dr. Ylber Sela Ass. Mr Bardhok Bashota Studenti Bahri Gashi

Upload: bahri-gashi

Post on 10-Apr-2015

971 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2009/2010Semestri VI

LëndaDiplomacia e re ekonomike globale

Tipi i punimit

ESE Aspekte Përshkruese

Tema

Griza ekonomike Greke dhe impakti në ekonominë globale

Prof.Dr. Ylber SelaAss. Mr Bardhok Bashota

StudentiBahri Gashi

Prishtinë, 14.04. 2010

Page 2: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

Hyrje

Titullit të cilit i referohem me rastin e këtij punimi të emërtuar “Griza ekonomike

Greke” që ka për qëllim analizimin dhe argumentimin e nevojshëm për të kuptuar

kompeksitetin financiar dhe kontradiktor të ndërlikueshmërinë ekonomike të faktorëve

dhe shkaqeve të krizës ekonomike që në trajtimin tone do të jenë të sistemuara në disa

këndvështrime të ndryshme.

Që kur ditë më parë mes Greqisë e Gjermanisë kishte shpërthyer një luftë

mediatike. Më shumë se një betejë mes mediave, duket një betejë mes dy shteteve me

koncepte të kundërta për zhvillimin. Në një anketë të bërë së fundi nga gazeta më e

madhe gjermane, BILD, kërkon që grekët të përjashtohen nga Bashkimi

Evropian. Tetëdhjetë për qind e qytetarëve të vendit më të fuqishëm në Evropë, nuk

pranojnë që të paguajnë para për të ndihmuar Greqinë, gjithashtu rreshton arsyet përse.

Më poshtë janë të botuara shkaqet pse sipas kësaj gazete Greqia po shkon drejt

falimentimit. Në këtë aspekt Greqia është në prag të falimentimit, por shpreson për

miliarda ndihmë nga Bashkimi Europian. Grekët vazhdojnë të jetojnë përtej mundësive të

tyre - kur mundeshin të kursenin miliarda. BILD numëron mëkatet më të këqija të

grekëve:

Në vijim po japim disa shembuj të çuditshmëm për një anëtarë të BE –së. Nuk ka

fatura, nuk ka kasa; taksistët, kamarierët, lulishtarët: pothuajse askush në sektorin e

shërbimit nuk lëshon fatura. Kur u bë një përpjekje që karburantet të kishin kasa, pati

grevë. Rreth 30 përqind e ekonomisë greke është në të zezë. Gjithashtu kaosi me taksat:

fshehja e taksave është si një lojë fëmijësh. Për shembull: mjekët e njohur në lagjen

luksoze të Athinës, Kolonaki, deklarojnë të ardhura mujore nga 300 deri në 1000 euro.

Shembuj të tjerë të burokracisë janë si, politika luksoze: parlamenti gjigand (300 anëtarë,

katër herë më shumë për votues sesa Bundestag) u paguan deputetëve 16 rroga mujore në

vit, përveç kësaj kanë dhe zyra e makina shërbimi. Në total, Greqia ka 50 mijë makina

për nëpunës e politikanë. Kostot: 350 milion euro në vit.

1

Page 3: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

Greqia gjithashtu konsiderohet si kampionë i Evropës në borxhe: në mënyrë që të

vjedhin euro, Greqia prej kohësh ka falsifikaur bilancin shtetëror. Grekët kanë në total

300 miliardë euro borxhe, deficiti i shtetit është rreth 12.7 përqind (3% është e lejuar)-

një rekord europian. Me të drejtë konsiderohet moral i ndyrë i shifrave: për shkak se është

bërë keq për lekë, shteti grek të lë në dispozicion 165 ditë për të paguar faturat. Për

momentin shteti grek u ka borxh prodhuesve europiane të pajisjeve mjekësore rreth 5.2

miliardë euro. 

Franca e Gjermania plan financimi për Greqinë

Liderët e vendeve evropiane, janë mbledhur në Bruksel dhe vendet tjera te BE –se

disa herë rradhazi për të dikutuar mbi çështjen e krizës financiare greke dhe për të arritur

një marrëveshje parandaluese për të ndaluar rënien e më tejshme të euros.

Franca dhe Gjermania duket se kanë arritur një marrëveshje për një plan financimi

për të ndihmuar Greqinë që do të përfshijë edhe ndihmën e Fondit Monetar

Ndërkombëtar. Sipas BBC e cila i referohet zyrtarëve në Bruksel, paketa e ndihmës, që

do të duhet të aprovohet edhe nga vendet e tjera të eurozonës, do të jetë 23 miliard

dollarë.

Presidenca franceze mendonte se do të duhet të kishte "kushte shumë preçize", në

të cilat 16 vendeve të eurozonës "u kërkohej që të ndërhynin" për të ndihmuar Greqinë.

Gjithashtu një pako kredish të koordinuara mes FMN-në janë parashikuar në këtë

marrëveshje. Liderët e Bashkimit Evropian javë më parë u mblodhën në Buksel për një

samit dyditor, por që pritet të dominohej nga kriza ekonomike greke.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi më herët se një plan shpëtimi për Greqinë

duhet të zbatohej vetëm si një alternativë e fundit për zgjidhjen e krizës.

Kryeministri grek Jorgo Papandreu, tha se vendi i tij do të merrte masa shtrënguese të

dhembshme, pavarësisht asaj që do të ndodhte në samit. Në ndërkohë vlera e euros

ndërkaq ka rënë ndjeshëm, për shkak të shqetësimeve se problemet e Greqisë me

buxhetin po zgjeroheshin.

2

Page 4: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

Përmasat e krizës financiare Greke

Athinë, 23 mars (MIA) - Kriza financiare në Greqi drejtpërdrejt mund të ndikojë në

ekonominë e SHBA-së, vlerësoi Denis Lokart, përfaqësues i rezervave federale rë

SHBA-së, i cituar nga gazeta greke "Katimerini". Ai shikon tre mënyra nëpërmjet të

cilave kriza në Greqi do të mund drejtpërdrejtë të ndikojë ndaj ekonomisë amerikane:

Një, në qoftë se vendet e BE-së merren me disa probleme të paraqitura, lidhur me

buxhetin, kjo mund të pengojë në zhvillimin e eurozonës dhe eksportit amerikan për këtë

rajon, tha Lokart, duke përkujtuar se BE-ja është tregu i parë për mallrat amerikane.

Dy, në qoftë se kriza shkakton lëvizje të kapitaleve në drejtim drejt dollarit dhe në

dëm të euros, revalorizimi i valutës amerikane, e cila është e mundshme të dalë nga ajo,

mund ta prishë aftësinë konkurrente të eksportit amerikan, shtoi Lokart.

Momenti i tretë është i lidhur me krizën e mundur buxhetore në Greqi t'u shkaktoj

shok tregjeve të parave. Kjo mund të reflektohet ndaj sistemit bankar nën formën e

tërheqjes së investitorëve nga blerja e borxhit, deklaroi përfaqësuesi i rezervave federale

amerikane.

Kriza financiare greke nuk kanos vetëm euron, por rrezikon gjithë Bashkimin

Evropian

''Kriza aktuale financiare që goditi Greqinë, ndërkohë që po i kanoset Spanjës,

Portugalisë madje edhe Italisë, kërkon përgjigje të fuqishme politike, që megjithatë

ngec'', shkruan "Financial Times" Kriza financiare greke nuk kanos vetëm euron, por

rrezikon gjithë Bashkimin Evropian, prandaj ajo kërkon përgjigje të fuqishme politike,

shkruante sot gazeta e njohur "Financial Times". ''Kjo që po ndodh në Greqi do të mund

ta rrezikojë bashkimin e familjes evropiane të ndërtuar përgjatë 60 viteve. Nëse Evropa

në planin politik nuk bën hap përpara në përgjigjen e krizës greke, do të fillojë një hap

pas dhe procesi i gjatë i integrimit evropian do të fillojë të shpërbëhet'', shton gazeta

londineze.

3

Page 5: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

''Formimi i tregut të vetëm dhe miratimi i valutës së përbashkët ishin vetëm

elementet fillestare në krijimin e politikës së unionit, qësolli deri tek zgjerimi i ligjeve

evropiane dhe zvogëlimi i sovranitetit kombëtar'', vazhdon gazeta. ''Kriza aktuale

financiare që goditi Greqinë, ndërkohë që po i kanoset Spanjës, Portugalisë madje edhe

Italisë, kërkon përgjigje të fuqishme politike, që megjithatë ngec'', shkruan "Financial

Times". "Me sa duket, evropianët nuk dëshirojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për

problemet e të tjerëve", vlerëson gazeta. ''Krahas krizës së re të euros, që do të mund të

shfaqet për disa muaj, ka rrezik që Bashkimi Evropian të ballafaqohet edhe me krizën e

mosbesimit'', përfundon ''Financial Times''

Kriza financiare greke dhe impakti i saj në Shqipëri

Shqipëria dhe shqetësimet për krizën e rëndë financiare që po kalon Greqia, tashmë i

kanë kaluar ndjeshëm kufijtë e saj. Edhe në axhendën prioritare të vetë BE-së, “çështja

greke” duket se është e para. Greqia rezulton vendi evropian i prekur  më rëndë, jo vetëm

nga kriza financiare, por mbi të gjitha edhe nga një menaxhim i keq i financave  të saj

publike. Shteti fqinj rezulton gjithashtu edhe si një vend që nuk e ka pasur fare nën

kontroll situatën financiare, si pasojë e defekte të mëdha në sistemin e statistikave dhe të

dhënave bazë makroekonomike.

Situata e shifrave duket se është aq problematike në besueshmërinë e tyre, aq sa

agjencia greke e statistikave ELSTA, do vihet nën tutelën e Eurostat-it ose nën survejimin

e njërës nga agjencitë e statistikave të vendeve të tjera të BE-së. Deficiti buxhetor ka

arritur në shifrat negative rekord prej 12.7% nga maksimumi 3% që lejojnë kriteret e

Manstrichtit. Borxhi publik i Greqisë e kalon shifrën e 300 miliardë eurove. Së fundi,

duket se situata u bë më serioze, edhe si pasojë e faktit se një pjesë e kapitaleve private,

nga frika e masave shtrënguese fiskale të Qeverisë, po shfaqin një tendencë largimi nga

Greqia. Duke ju referuar gazetave greke, “bankat greke po përballen me një largim masiv

të kapitaleve të tyre drejt Zvicrës dhe Qipros, në shuma që mendohet se arrijnë në 10

miliardë euro”.

4

Page 6: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

Gjithashu në thelb të asaj se si duhet ta shikojmë dhe trajtojmë edhe në Shqipëri

krizën financiare greke dhe pasojat e saj mbi ekonominë shqiptare. është e vërtetë se

bankat kryesore dhe më të mëdha greke janë në vështirësi serioze, pasojë e të cilave është

vlerësimi “me nota më të ulëta” që ju bë atyre nga institucione ndërkombëtare të

specializuara vlerësimi. Por, po ti referohemi analizave të revistave apo gazetave të

specializuara financiare e bankare, efekti kryesor jashtë Greqisë i kësaj situate të bankave

greke, duket se do të jetë një reduktim i kredisë që këto banka kanë dhënë në vende si

Bullgaria, Rumania, Shqipëria, etj. Në mënyrë të veçantë, vlerësohet se pasojat më të

mëdha pritet t’i ketë Bullgaria, vend në të cilin kreditë vjetore të bankave greke

vlerësohet se kanë arritur shumën e 1 miliard eurove. Në rastin e Shqipërisë, mendoj se

nuk duhet të ketë vend për trembje apo panik në lidhje me performancën dhe situatën

financiare të këtyre bankave, për faktin se bankat greke që janë prezente në Shqipëri, janë

“banka bija” të “bankave mëmë” dhe funksionojnë si banka të veçanta të pavarura në

mënyrë direkte apo të plotë nga qendra.

Një ndikim i mundshëm në ekonominë shqiptare pritet të jetë zvogëlimi i sasisë së

remitancave që emigracioni ekonomik shqiptar sjell në Shqipëri, si pasojë e një rritje të

mundshme të papunësisë dhe kostos së jetesës në Greqi në këto 2-3 vite të një rigoroziteti

buxhetor ekstrem. Përveç uljes së remitancave, nga shumë emigrantë ekonomikë

shqiptarë në Greqi nuk përjashtohet edhe mundësia e kthimit në Shqipëri, si pasojë e

vështirësisë për të mbajtur vendet e tyre të punës apo për të gjetur vende të reja. Kjo

situatë duhet studiuar me kujdes nga institucionet dhe politikat ekonomike e financiare

shqiptare. Së dyti, ndikim negativ mund të ketë sektori i industrisë me fason, sepse një

pjesë dërrmuese e kompanive prezente në tregun shqiptar janë me kapital dhe porosi

greke dhe natyrisht që kriza pritet t’i prekë direkt apo indirekt këto biznese, sidomos nëse

ato e kanë aktivitetin bazë të tyre në tregun grek. Shumë nga këto ndërmarrje kanë filluar

të mendojnë për mënyrat dhe masat e nevojshme që duhet të marrin për të përballuar një

kontraktim të përkohshëm të aktivitetit të tyre, si pasojë e situatës në Greqi duke u bërë

shumë të ndjeshme edhe në kërkesat për mbështetje nga Qeveria shqiptare.

5

Page 7: Bahri M.Gashi  ESE Kriza Ekonomike Greke

Konkluzione

Nuk mund të përjashtohet mundësia që Greqia e cila për momentin po ballafaqohet

me krizë serioze ekonomike, në fund megjithatë të publikojë se nuk është në gjendje ta

kthejë borxhin, vlerëson gazeta britanike "Ekonomist". Rasti me Greqinë, siç theksohet,

përkujton në atë që ndodhi me Argjentinën në vitin 2001, kur ky vend amerikano-jugor

pas kaosit disa mujor, në të cilin ra sektori i saj bankar në dhjetor të atij viti, publikoi se

nuk është në gjendje ta kthejë kredinë prej 81,8 miliardë dollarëve, e cila edhe pse më 29

mars arriti të grumbullojë 6,7 miliardë dollarë nga shitja e detyruesve shtetërorë, ka

nevojë për shumë më tepër mjete financiare.

Kur dihet se tani në një vend të BE –së, 30% e ekonomisë dhe e sistemit financiar

është ekonomi informate, kur dihet nga statistikat Grekët kanë në total 300 miliardë euro

borxhe, deficiti i shtetit është rreth 12.7 përqind (3% është e lejuar)- një rekord europian.

Gjithashtu shteti grek u ka borxh prodhuesve europiane të pajisjeve mjekësore rreth

5.2 miliardë euro.  Greqia ka 50 mijë makina për nëpunës e politikanë. Kostot: 350

milion euro në vit.

Nga pikëpamja sociopolitike me të drejtë citonte "Financial Times", se ''Kjo që po

ndodh në Greqi do të mund ta rrezikojë bashkimin e familjes evropiane të ndërtuar

përgjatë 60 viteve

Së fundi, nuhatja e bankierëve greke që “bankat greke po përballen me një largim

masiv të kapitaleve të tyre drejt Zvicrës dhe Qipros, në shuma që mendohet se arrijnë në

10 miliardë euro”, vlet për një ndërlikueshmëri në disa pista të zeza ekonomike si dhe një

thellim psikologjiko - faktik i krizës ekonomike mëton të vazhdoj edhe përkundër

injektimit të disa miliardave ( 23) si fazë e parë nga Gjermania e Franca si masa

preventive.

6