buletini - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _shq_ buletini.pdf ·...

6
1 BULETINI Përmbajtja 1. Aktivitetet nga Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL) 2. Aktivitetet nga Programin Fillestar për Arsimim Ligjor ( PFAL) 3. Aktivitetet tjera Numër 7/2011 ZHVILLIM PRFESIONAL GJYQËSOR Korrik Gusht 2011 A7Penale E Drejta Evropiane në Praktikë - Hyrje dhe Përqendrim në të Drejtën Penale IGJK/Projekti i Binjakëzimit (EU LER) Adresa: Lagja e Spitalit, Rr. “Muharrem Fejza” pa.nr. Prishtinë, Republika e Kosovës Tel&fax: +381 (0) 38 512 069 +381 (0) 38 512 081 +381 (0) 38 512 095 www.kjijudicial.org [email protected] Aktivitetet nga Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL) Më 18 deri më 22 korrik 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit- Reformimi i Sistemit të Arsimimit Ligjor Kosovë, ka realizuar një trajnim pesëditor me temë E Drejta Evropiane në Praktikë - Hyrje dhe Përqendrim në të Drejtën Penale. Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive lidhur strukturën organizative të Bashkimit Evropian si dhe të drejtën e Bashkimit Evropian si: rregulloret, direktivat dhe vendimet të cilat janë të obligueshme ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare. Çështjet të cilat janë diskutuar gjatë këtij sesioni trajnues kryesisht kishin të bënin me: lidhjen në mes të drejtës së Bashkimit Evropian dhe të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut; epërsinë e të Drejtës Evropiane mbi të drejtën kombëtare; liritë fundamentale në praktikë; rregulloret dhe udhëzimet e BE-së; Gjykatën e Bashkimit Evropian, përbërjen, detyrat dhe kompetencat e gjykatës; procedurat para Gjykatës së Bashkimit Evropian; vendimi preliminar: si funksionon dhe punon ajo; hyrjen në mekanizmat e së Drejtës Evropiane në të drejtën penale dhe vendimet ekzistuese. Në kuadër të këtij trajnimi në fokus kanë qenë edhe fusha të specializuara të së Drejtës së Bashkimit Evropian në fushën e së drejtës penale si: luftimi i krimit të organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, armë dhe substanca narkotike, krimet përtej kufitare, bashkëpunimi policor. Përveç kësaj u shtjelluan edhe raste nga praktika gjyqësore sa i përket këtyre çështjeve: Kufizimi i principit për një gjykimi të drejtë, Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, Epërsia e së Drejtës Evropiane mbi të drejtën kombëtare; Liritë fundamentale në praktikë; Vendimi preliminar, si të formulohet pyetja pra Gjykatës së BE; Urdhër Arresti Evropian. Me këtë rast përmes shembujve praktik të improvizuar nga pjesëmarrësit u bë një bashkëbisedim aktiv rreth çështjeve të lartshënuara. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësve u shpërndanë certifikata për pjesëmarrje.

Upload: others

Post on 06-Nov-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

1

BULETINI

Përmbajtja

1. Aktivitetet nga

Programi i

Vazhdueshëm për

Arsimim Ligjor

(PVAL)

2. Aktivitetet nga

Programin Fillestar

për Arsimim Ligjor

( PFAL)

3. Aktivitetet tjera

Numër 7/2011

ZHVILLIM

PRFESIONAL

GJYQËSOR

Korrik –Gusht 2011

A7– Penale E Drejta Evropiane në Praktikë - Hyrje dhe Përqendrim në të

Drejtën Penale IGJK/Projekti i Binjakëzimit (EU LER)

Adresa: Lagja e Spitalit, Rr.

“Muharrem Fejza” pa.nr.

Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel&fax: +381 (0) 38 512 069

+381 (0) 38 512 081 +381 (0) 38

512 095 www.kjijudicial.org

[email protected]

Aktivitetet nga Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor

(PVAL)

Më 18 deri më 22 korrik 2011, IGJK në

bashkëpunim me Programin e

Binjakëzimit- Reformimi i Sistemit të

Arsimimit Ligjor në Kosovë, ka

realizuar një trajnim pesëditor me

temë E Drejta Evropiane në Praktikë -

Hyrje dhe Përqendrim në të Drejtën

Penale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive lidhur strukturën organizative të Bashkimit Evropian si dhe të drejtën e Bashkimit Evropian si: rregulloret, direktivat dhe vendimet të cilat janë të obligueshme ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare. Çështjet të cilat janë diskutuar gjatë

këtij sesioni trajnues kryesisht kishin të

bënin me: lidhjen në mes të drejtës së

Bashkimit Evropian dhe të Konventës

Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut;

epërsinë e të Drejtës Evropiane mbi të

drejtën kombëtare; liritë fundamentale

në praktikë; rregulloret dhe udhëzimet

e BE-së; Gjykatën e Bashkimit

Evropian, përbërjen, detyrat dhe

kompetencat e gjykatës; procedurat

para Gjykatës së Bashkimit Evropian;

vendimi preliminar: si funksionon dhe

punon ajo; hyrjen në mekanizmat e së

Drejtës Evropiane në të drejtën penale

dhe vendimet ekzistuese.

Në kuadër të këtij trajnimi në fokus kanë

qenë edhe fusha të specializuara të së

Drejtës së Bashkimit Evropian në fushën

e së drejtës penale si: luftimi i krimit të

organizuar, trafikimi me qenie njerëzore,

armë dhe substanca narkotike, krimet

përtej kufitare, bashkëpunimi policor.

Përveç kësaj u shtjelluan edhe raste nga

praktika gjyqësore sa i përket këtyre

çështjeve:

Kufizimi i principit për një gjykimi të

drejtë,

Konventa Evropiane mbi të Drejtat e

Njeriut,

Epërsia e së Drejtës Evropiane mbi të

drejtën kombëtare;

Liritë fundamentale në praktikë;

Vendimi preliminar, si të formulohet

pyetja pra Gjykatës së BE;

Urdhër Arresti Evropian.

Me këtë rast përmes shembujve praktik

të improvizuar nga pjesëmarrësit u bë një

bashkëbisedim aktiv rreth çështjeve të

lartshënuara.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e

Kosovës.

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësve u

shpërndanë certifikata për pjesëmarrje.

Page 2: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

2

Aktivitetet nga Programi Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL)

Trajnimet e PFAL III

Gjenerata e tretë e kandidatëve të

Programit Fillestar për Arsimim Ligjor ka

përfunduar trajnimet e fazës së dytë gjatë

muajit qershor, ndërsa trajnimet për fazën e

tretë të filluara në mars kanë vazhduar edhe

gjatë muajit korrik dhe gusht sipas

programit.

Në këtë periudhë kandidatët kanë ndjekur

trajnimet praktike të fazës së tretë, nën

mbikëqyrjen e mentorit gjyqtarë apo

prokurorë, sipas programit të përcaktuar

nga IGJK në koordinim me Koordinatorët e

Mentorëve.

Këto trajnime janë ndjekur nga 32

kandidatë.

Trajnimet e PFAL IV

Trajnimet në fazën e parë dhe të tretë të PFAL

IV kanë vazhduar edhe gjatë muajit korrik dhe

gusht sipas orarit dhe programit trajnues.

Kandidatët kanë ndjekur trajnimet intensive (6

ditë në javë), ku tri ditë kanë qenë në trajnime në

IGJK, ndërsa 3 ditë tjera në gjykata përkatësisht

prokurori varësisht nga profili për të ndjekur

trajnimet praktike. Trajnimet i kanë ndjekur 56

kandidatë.

Kandidatët e PFAL IV gjatë kësaj periudhe kanë

filluar përgatitjet në përzgjedhjen e temave dhe

grupeve punuese si dhe çështjeve tjera teknike

për hartimin e numrit të katërt të revistës

“Justicia” e cila është revistë juridike me punime

të kandidatëve të PFAL.

Page 3: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

3

Trajnimet me programin NITA

Me qëllim të aplikimit të teknikave moderne mbi

shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim nga ana e

kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorët të

gjeneratës së tretë të PFAL, me mbështetjen e

D e p a r t a m e n t i t

Amerikan të Drejtësisë

(DoJ) dhe Ambasadës

së SHBA-ve në

Kosovë u organizua

një trajnim 4 ditor në

të cilën trajnues të

certifikuar nga NITA

(National Institute for

Trial Advocacy) lidhur

me Shkathtësitë e

P ë r f a q ë s i m i t n ë

Gjykim, prezantuan

para kandidatëve

teknikat e reja dhe

mënyrën e marrjes në

pyetje gjatë zhvillimit

të procedurës.

Gjatë këtij trajnimi u

prezantuan temat si:

Marrja në pyetje e

drejtpërdrejt, marrja në

pyetje e tërthortë, vënia në

dyshim e dëshmive, rimarrja

në pyetje e drejtpërdrejt-

rehabilitimi, fjala hyrëse dhe

fjala përfundimtare e palëve.

Për të gjitha temat e

prezantuara, organizoheshin

punë në grupe dhe më pas

kandidatët praktikonin këto

teknika të cilat më parë

ishin prezantuar nga

trajnuesit.

Në fund të trajnimit ishte

organizuar një simulim

gjykimi nga kandidatët e PFAL III, i bazuar në

teknikat e prezantuara gjatë këtij trajnimi.

Page 4: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

4

Trajnimi për Dhunën në Familje

Si pjesë e projektit të UN Woman “Gratë në

ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin

Perëndimor” i cili ka për qëllim mbështetjen e

IGJK-së në realizimin e objektivave të

përcaktuara programore lidhur me trajnimet për

çështjet e gjinore, më 26 gusht 2011 është

realizuar trajnimi për “Dhunën në Familje”.

Në këtë trajnim morën pjesë kandidatët e

gjeneratës së tretë të Programit Fillestar për

Arsimim Ligjor të IGJK-së.

Objektivat e kësaj punëtorie ishin:

Definimi i dhunës në familje

Njohja me format e shprehjes së dhunës

në familje,

Struktura e Ligjit për Mbrojtjen nga

Duna në Familje

Procedurat gjyqësore lidhur me rastet e

dhunës në familje,

Si dhe përgatitja e rasteve praktike nga

kandidatët lidhur me rastet e dhunës në

familje

Ky trajnim është vlerësuar si tepër i rëndësishëm

për kandidatët në forcimin e njohurive të tyre në

këtë fushë, posaçërisht në fazën në të cilën tani

ndodhen ata kur presin që të përfundojnë edhe

procedurat e intervistimit dhe emërimit në

funksionin e gjyqtarit apo prokurorit.

Page 5: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

5

Nga 11 deri 16 korrik 2011, në bashkëpunim me

Akademinë e Drejtësisë së Republikës së

Turqisë dhe me mbështetjen financiare nga

TIKA, është organizuar një program i veçantë

trajnimi për kandidatët e gjeneratës së tretë të

Programit Fillestar për Arsimim Ligjor të

Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Ky program ka përfshirë tema të ndryshme

trajnimi dhe vizita të karakterit studimor dhe

është realizuar në Ankara dhe Stamboll.

Në kuadër të trajnimit ishin përfshirë për trajtim

tema si: etika gjyqësore, menaxhimi i stresit, e

drejta për një gjykim të drejt, reflektimi i

vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejta

të Njeriut në të drejtën vendore, ekzekutimi i

sanksioneve penale dhe teknikat e marrjes në

pyetje.

Ndërsa në kuadër të vizitave institucioneve të

ndryshme u morën informata për sistemin

gjyqësor të Republikës së Turqisë, për sistemin

elektronik të menaxhimit të drejtësisë, u bënë

vizita në Gjykatën Kushtetuese, në

Departamentin Penal të Xhandarmerisë dhe në

Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Përvoja e fituar nga ana e kandidatëve për gjyqtarë

dhe prokurorë do të jetë një përfitim i rëndësishëm

në kuadër të ngritjes së tyre profesionale para

emërimit në pozitën e gjyqtarit apo prokurorit.

Kjo është hera e dytë që organizohen programe të

ngjashme për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë

të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Program i

ngjashëm ishte organizuar edhe vitin e kaluar, për

kandidatët e gjeneratës së dytë të PFAL.

Në kuadër të këtij trajnimi dhe vizite studimore,

morën pjesë edhe anëtarë të stafit menaxhues të

Institutit Gjyqësor të Kosovës.

PROGRAM TRAJNIMI : 11- 16 korrik 2011 Republika e Turqisë (Ankara/Stamboll)

Page 6: BULETINI - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/312/1/2011_07 & 08 _Shq_ Buletini.pdf · teknikat e reja dhe mënyrën e marrjes në pyetje gjatë zhvillimit të procedurës

6

Programi për praktikant-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

IGJK/Fakulteti Juridik i UP-së

IGJK në bashkëpunim me Qendrën për Shërbime të

Karrierës të Fakultetit Juridik, e mbështetur nga ABA /

ROOLI, deri më tani ka ofruar mundësi për punë

praktike për 6 studentë të Fakultetit Juridik të

Universitetit të Prishtinës në institucionet e Republikës

së Kosovës.

Qëllimi i projektit është që studentëve të ju mundësohet

ofrimi i njohurive praktike në kuadër të programeve të

IGJK-së. Përfitues të këtij programi janë studentët e

vitit të tretë të nivelit bachelor apo vitit të katërt me

sistem katërvjeçar.

Projekti ka filluar të zbatohet në muajin nëntor të

vitit 2010 dhe është në vazhdimësi. Studentët të cilët

vijuan praktikën kanë qenë të ndarë në tri grupe nga

dy studentë. Grupi i parë i studenteve ka filluar

praktikën më 01 nëntor 2010 dhe ka përfunduar më

28 shkurt 2011. Grupi i dytë ka filluar më 01 mars

deri më 01 maj 2011. Në muajin shator 2011 do të

përfundon praktikën grupi i tretë i studentëve, ndërsa

grupi i katërt do të filloj praktikën më 01 tetor 2011.

Praktikantët të cilët e vijuan praktikën në

Institutin Gjyqësor të Kosovës kanë ofruar

mbështetje administrative për Programin

Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL) dhe

Programin Trajnues për Avancim (PTA). Përveç mbështetjes administrative praktikantët kanë

ofruar mbështetje edhe për:

Udhëheqësit e Programeve të IGJK në

koordinimin e punëve në lidhje me

realizimin e programeve.

Përcjelljen e mbarëvajtjes se trajnimeve,

zbatimin e agjendës, kalendarit dhe orarit

trajnues;

Evidentimin dhe raportimin në baza

ditore, javore dhe mujore lidhur me

respektimin e orarit të trajnimeve nga kandidatët dhe trajnuesit në PFAL;

Si dhe detyra tjera të caktuara nga

Udhëheqësi i Programit dhe Koordinatori i

Programit të IGJK-së.

Gjatë punës praktike studentët kanë pasur mundësi të njoftohen me veprimtarinë dhe funksionin e

IGJK-së si dhe kanë marrë pjesë në trajnime nga

fusha të ndryshme në kuadër të tri programeve të

cilat i zhvillon Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Pas përfundimit të periudhës praktike në

kohëzgjatje prej tre muajsh, praktikantët janë pajisur me një çertifikatë për përfundimin me

sukses të programit të praktikës në IGJK.