csr booklet 2017 alb · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët...

10
BALKAN FINANCE INVESTMENT GROUP CSR BOOKLET 2017

Upload: others

Post on 31-Oct-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

BALKAN FINANCE INVESTMENT GROUP

CSR BOOKLET 2017

Page 2: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

PËRGJATË VITIT 2017

• Ndihmuam familjet në zonat e përmbytura, me pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimoreGrupi Balfin i është përgjigjur thirrjes së Top Channel për të qenë pjesë e task forcës koordinuese të procesit të grumbullimit të ndihmave në nevojë të familjeve që u dëmtuan gjatë përmbytjeve të fundit në vend. Nëpërmjet kompanive Neptun dhe SPAR, Grupi Balfin ka ofruar një kontribut madhor duke mundësuar pajisjen e disa familjeve të përmbytura me pajisje elektroshtëpiake BEKO si frigoriferë, makina larëse, ndërkohë që SPAR ka ofruar për ta tonelata me ushqime dhe pije.

Ndihmuam familjet në nevojë

• Konkretizuam bashkëpunim afatgjatë me “Fundjave Ndryshe”Grupi Balfin dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Nëpërmjet Fondit Balfin, të ngritur nën kujdesin e veçantë të Z. Mane, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë familjet në nevojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, në ofrimin e një burse universtare pranë Tirana Business University dhe në kthimin e vlerave dhe rëndësisë që ka një jetë aktive për këtë kategori të shoqërisë shqiptare për familje të cilat do të jenë të identifikuara dhe referuara nga “Fundjavë Ndryshe”. Marrëveshja u nënshkrua midis Presidentit të Grupit Balfin Z. Samir Mane, dhe drejtorit të fondacionit Arbër Hajdari.Grupi Balfin beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe punën e bërë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe” duke u bërë një nga bashkëpunetorët e ngushtë dhe afagjatë të këtij fondacioni.

• Dhuruam për familjet e minatorëve gjatë festave të fundvititNë sezonin e festave, minatorët e kanë patur një surprizë të këndshme. Në te gjitha objektet ku AlbChrome operon, punonjësit janë prezantuar me pako dhuratash të cilat janë shpërndarë nën kujdesin e veçantë të Z. Samir Mane dhe janë pjesë e kontributit, vëmendjes dhe kujdesit të veçantë që Grupi tregon ndaj punonjësve të tij. Në këtë kuadër, në një ambient festiv, në festa të veçanta në ambjentet e tyre të punës, rreth 1100 punonjësve të minierës së Bulqizës, Uzinës së Ferrokromit Burrel, Traverbankut Klos dhe Fabrikës së Përpunimit Elbasan, u janë dhuruar pako me dhurata për fëmijët e tyre dhe ushqime, në shenjë mirënjohje për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 dhe për të bërë të mundur një fundvit sa më festiv për ta dhe familjet e tyre.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 3: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

• Ndihmuam familjen Bicaku që jetonte në varfëri ekstremeHistoria e varfërisë së tejskajshme të familjes Bicaku në fshatin Thanasaj të qytetit të Lushnjes, tronditi dhe preku mbarë audiencën përgjatë transmetimit të reportazhit në emisionin Opinion. Për shkak të problemeve shëndetësore, asnjë prej pjesëtarëve të kësaj familje nuk është vlerësuar si i aftë për të punuar, ndaj dhe ushqimi dhe nevojat e tjera bazike që ata kanë, sigurohen me të ardhura minimale nga asistenca. Gjatë transmetimit live të emisionit, Grupi Balfin, nëpërmjet kompanisë SPAR Albania, u ofrua të sigurojë për familjen Bicaku plotësimin e nevojave të tyre ushqimore për dy vite me rradhë, kontribut i cili arrin vlerën prej 720,000 lekë.Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të Z. Samir Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

• Mbshtetëm familjet në nevojë në qytetin e Himarës Në shenjë përkujdesje dhe dashurie Green Coast, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, ka dhuruar dhjetra shporta ushqimore për familjet në nevojë në qytetin e Himarës. Në këtë mënyrë Green Coast na risjell në vëmendje që festat janë momenti më i mirë për të dhuruar e për të qëndruar pranë atyre që më së shumti kanë nevojë.

• Vlerësojmë dhe ndihmojmë punonjësit në nevojëSPAR Albania ka ndërmarrë nismën “Vleresojmë dhe ndihmojmë punonjësit tanë në nevojë”. Duke vlerësuar përkushtimin, seriozitetin dhe punën e tyre, SPAR ka dhuruar ndihma simbolike për punonjësit në nevojë. SPAR është një familje e madhe në të cilën të gjithë punonjësit trajtohen në mënyrë të barabartë.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 4: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

Kontribuam në mirëqënien e fëmijëve

• Kontribuam për fëmijët me aftësi të kufizuaraFalë suportit të Grupit Balfin, programi Tungjatjeta arriti të përcojë jehonën në çdo cep të vendit duke gjeneruar kontribute të shumta nga qytetaret Shqiptare. Spar Albania, si pjesë e Grupit Balfin, vijon kontributin në kuadër të nismës duke personalizuar ujin Spar me etiketë të dedikuar e për çdo shishe të shitur dhuron 5 lekë në mbështetje të programit “Tungjatjeta”. Njëkohësisht Spar ka vendosur në dispozicion hapësirat pranë kasave në çdo supermarket, si një mënyrë për të ftuar këdo që ka dëshirë, të jape një kontribut sado të vogël për këta fëmijë në kutitë e donacionit, duke besuar se të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë!

• Festuam me fëmijët e QSUTGrupi Balfin, me rastin e 1 Qershorit, i erdhi në ndihmë fëmijëve të shtruar në QSUT në Spitalin e Fëmijëve në Pavionin e Onkohematologjisë. Nëpërmjet shoqërive SPAR Albania, Fashion Group dhe Jumbo, si dhe në mbështetje të Fondacionit “Ti je një luledielli”, Grupi Balfin ka dhuruar lodra, veshje dhe shporta ushqimore për fëmijët dhe për familjet e tyre. Ky bashkëpunim i Grupit Balfin me “Ti je një luledielli” synoi lehtësimin sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave.

• Mbështetëm World Vision në programin social “Tungjatjeta”Grupi Balfin ju bashkua programit social të World Vision, “Tungjatjeta”, si një nga partnerët strategjikë të këtij programi. Organizata ndërkombëtare World Vision ka në themel mirëqenien e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar. Tungjatjeta është një program social i dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në zonat më të thella të vendit. Tungjatjeta është e fokusuar jo vetëm në integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe në fuqizimin e prindërve, familjeve dhe sensibilizimin e komunitetit për integrimin e këtyre fëmijëve.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 5: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

• Vrapuam për autizmin Më datë 2 Prill, Spar Albania iu bashkua nismës “Run 4 Autism Albania”, aktivitetit të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Stafi i SPAR Albania u bë pjesë e maratonës së zhvilluar tek Liqeni Artificial i Tiranës, duke dhënë kontributin e tij në rritjen e ndërgjegjësimit mbi Autizmin e duke u bërë pjesë e ndryshimit.

• Mbështetëm fëmijët me sindromën Down në Shqipëri

Neptun është përfshirë konkretisht në dhënien e kontributit të drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare duke u angazhuar në aktivitete të përgjegjësisë sociale në mbështetje të individeve dhe grupeve me nevoja të veçanta siç janë fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down. Në mbështetje të kësaj kauze, Neptun dhuron si kontribut financiar për shoqatat “Down Syndrome Albania” dhe “Qendra Xhonatan” të gjithë fondin e mbledhur nga shitja e kartave Happy, me qëllimin për të ndihmuar në informimin, ndërgjegjësimin dhe përfaqësimin sa më mirë të këtyre individëve në shoqëri. Neptun është i përkushtuar për ta vazhduar me shumë pasion dhe përgjegjësi këtë nismë, ndërkohë që vijon kontributi edhe nga shoqëri të tjera të Grupit. Lumturia e fëmijëve është ajo që vlen më tepër, ndaj dhe Green Coast ka qenë sponsor i festës së fundvitit pë fëmijët e Fondacionit “Down Syndrome Albania”. Njëkohësisht, Green Coast i është bashkuar fushatës “Adapto një terapi për 21 Euro/muaj”, duke dhuruar fonde të cilat shkojnë për shërbimet terapeutike të këtyre fëmijëve. Fushata e promovimit të brandit Women’Secret nga Fashion Group, e quajtur “Lule për ty” ndihmoi njëkohësisht edhe Fondacionin Down Syndrome Albania. Të gjitha lulet e kësaj fushate u morën në dyqanin "Flowers by Down Syndrome Albania", një biznes social që ka si qëllim financimin e fondacionit, ku marrin shërbime pa pagesë fëmijë me sindromën Down.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 6: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

• Organizuam festën e fundvitit për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrësTashmë si një traditë, fundviti e gjen Grupin Balfin pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe vëmendje, për të uruar dhe për të dhuruar, si dhe për të përcjellë mesazhin se askush prej tyre nuk është vetëm në gëzimin e pragfestave. Grupi Balfin nëpërmjet shoqërivë SPAR dhe JUMBO ka organizuar një festë mjaft argëtuese për fëmijët e policëve të vrarë, shoqëruar me plot dhurata për secilin prej tyre. Me mbështetjen e pakursyer, Grupi Balfin ka dhënë çdo vit shembullin se si të gjithë duhet të jemi më të ndjeshëm ndaj kësaj kategorie, e ti ofrojmë mbështetjen dhe ngrohtësinë për të cilën ata kanë nevojë.

• Dhuruam gjak në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të GjakutTë dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës. Në ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, shumë punonjës të Spar, u ofruan si dhurues vullnetarë gjaku duke u shndërruar në Hero për një ditë.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 7: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

Ndihmuam në edukimin e brezave të rinj

• Dhuruam mbi 1700 libra për Biblioteken e qytetit të Lezhës Biblioteka e Lezhës është pasuruar me mbi 1700 tituj të rinj librash, me një vlerë prej mbi 1.2 milion lekësh të reja. Kjo përpjekje është realizuar falë nismës së Grupit Balfin dhe interesimit personal të Z. Samir Mane. Z Mane ka vizituar ambjentet e bibliotekës dhe ka qenë prezent gjatë dhurimit të librave së bashku me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea. Ky mision humanitar ka qenë rrjedhojë e kërkesës publike tashmë të plotësuar të Znj. Bala, drejtoresha e kësaj biblioteke, e cila në rubrikën "Ka një mesazh për ty" të drejtuar nga Ardit Gjebrea kërkoi libra për fëmijët dhe Balfin ju përgjigj kësaj thirrje menjëherë. Grupi Balfin vlerëson shumë potencialin dhe fuqinë e patjetërsueshme që dija dhe leximi kanë për zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.

• Dhuruam libra për fëmijët “Dhuro librin tënd” quhej nisma që qendra tregtare TEG ndërmori në prag të fillimit të Vitit të Ri Shkollor. TEG ftoi të gjithë ata që kishin mundësi ta përkrahin këtë inciativë dhe që dëshironin të dhuronin librat e tyre, të vizitonin këndin e leximit pranë Hyrjes së Gjelbër. Kontributet sado të vogla ishin një vlerë shumë e madhe për vogëlushët që i morën këto libra në duar. Në sajë të kësaj iniciative nuk dhuruam thjeshtë libra, por synuam gjithashtu të kultivojmë shprehinë e leximit tek fëmijët.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 8: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

Ndihmuam në promovimin e artit dhe kulturës

• Dhuruam një televizor për aktorin Robert Ndrenika në 75-vjetorin e lindjes së tij Në 75 vjetorin e lindjes së Robert Ndrenikës, aktorit të madh dhe aq të dashur për publikun shqiptar, kompania Neptun, me iniciativen direkte të Presidentit të Grupit Balfin, i dhuroi atij një televizor. Dhurata u mirëprit me shumë dashuri e falenderime nga Ndrenika. Kjo dhuratë ishte një shenjë respekti ndaj punës së palodhur të këtij artisti të madh dhe kontributit të tij për artin dhe kulturën në vend.

• Mbështetëm organizimin për herë të parë në Tiranë të Muzeut të Stilit Etno Vibe“TI Institute” solli për herë të parë në Tiranë “Muzeun e Stilit Etno Vibe”, për të promovuar integrimin e etnografisë shqiptare dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj dhe te dimensioned moderne. Ky aktivitet gëzoi mbështetetjen e plotë të Grupit Balfin. Me një ndërthurje midis të vjetrës dhe të resë, spektakël, muzikë, të ftuar e surpriza të ndryshme, Muzeu i Stilit Etno Vibe, ku u promovua Moda Kontemporane nga Tradita, mirëpriti në ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, dashamirës e njerëz të njohur nga bota e artit.

• Mbështetëm dhe promovuam “Za Festival”Duke besuar se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen kulturore të komunitetit ku ai vepron, jemi gjithmonë krah atyre artistëve të vërtetë që me punën e tyre pasurojnë kulturën e këtij vendi dhe rrisin vlerat e tij. Ne jemi pranë tyre për ti mbështetur me kontributin tonë e për ti inkurajuar për më tej. Zâ Festival është festivali që mblodhi në Theth me qindra të rinj, në një vend që koha e ka izoluar gjatë e që e bën sot pasurinë e thesareve të harruara. AlbChrome ishte sponsori zyrtar i këtij festivali i cili synon të rizgjojë shpirtin e këtij vendi, të kthejë vëmëndjen nga kjo perlë e veriut të Shqipërisë dhe ta bëjë atë pikën e takimit të kulturave të ndryshme me artin si gjuhën e përbashkët me mikpritjen bujare të Thethjanëve.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Page 9: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

• Mbështetëm Teatrin KombëtarÇdo muaj, punonjësit e Grupit Balfin kanë mundësinë të ndjekin shfaqjet më të mira teatrale, shfaqje baleti dhe eventet më të bujshme në Tiranë. Si një mundësi e mirë për të kaluar pasditet në shoqërinë e njëri-tjetrit, por jashtë ambienteve të punës, Balfin dhuron në mënyrë të vazhdueshme bileta për punonjësit duke patur si qëllim argëtimin e tyre, por dhe shkëmbimin e experiences, prezantimin me zhvillimet kulturore.

BALFIN CSR BOOKLET 2017

Kontribuam në mbrojtjen e mjedisit

• Ndihmuam në gjelbërimin e qytetitGjithmonë e angazhuar për të ruajtur dhe zhvilluar gjelbërimin, ManeTCI i ka dhuruar kryeqytetit dhjetra pemë dhe drurë dekorativ. Përkujdesjen ndaj mjedisit dhe zonave të gjelbëruara kompania Mane TCI e dëshmon jo vetëm me stilin e ndërtimeve të saj, por edhe me iniciativat e ndërmara në kuadër të përgjegjësisë sociale. Në bashkëpunim me institucionet lokale, janë mbjellë sipërfaqe të tëra të gjelbëruara në lagjen Unaza e Re.

Page 10: CSR BOOKLET 2017 ALB · sadopak të dhimbjes dhe momenteve të vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. • Mbështetëm World Vision

BALKAN FINANCE INVESTMENT GROUP

St. “Papa Gjon Pali II”, ABA Business Center,11th Floor, Tirana, AlbaniaBalfin Social [email protected] / www.balfin.al