gazetË e pËrditshme e premte, 12 qershor 2020 ......2020/06/12  · e premte, 12 qershor 2020 3 a...

16
VENDIMI I KLGJ- VENDIMI I KLGJ-Prishja e ndërtimeve në Velipojë Faqe 5 Shembja brutale e Teatrit Faqe 12-13 GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 Nr. 4695, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” “Shthurja” e maturës Skandali ripërsëritet, tezat e maturës dalin para provimit. Nuk mungoi kopjimi masiv Në zonën e populluar Vritet me pistoletë me silenciator 40-vjeçari te “Komuna Parisit” Historiania ruse Viti 1991, si u prish “blloku” – ndarja e pasurisë së ish-udhëheqësve Aktualitet Faqe 7 Aktualitet Faqe 6 Dossier Faqe 14-15 CMYK Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së COVID-19 Politikanët e korruptuar përdorën emergjencën shëndetësore për të shkatërruar demokracinë Njëmijë arsye pse Thaçi duhet të shkojë para drejtësisë për tradhti! Nga Sali Berisha Nga Tucker Carlson Nga Enver Bytyçi Opinion Faqe 9 Faqe 16 Faqe 8 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN PAAFTËSIA E SHTETIT! Shifra rekord, 44 të prekur me Covid-19 në 24 orë. Rama paralajmëron karantinën RAPORTI I DASH Presidenti Meta: Të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës së komuniteteve fetare << 3 Faqe 4 Faqe 5 Dhunë dhe gaz lotësjellës mbi qytetarët, PD: Duan të grabisin tokat për oligarkët dhe krimin Tre eurodeputetët i drejtohen Komisionit Europian: U dhunuan liritë e të drejtat e njeriut! Një profil mbi “veglën qorre” të pushtetit që u vendos në shërbim të vënies së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë nën kontrollin e kryeministrit

Upload: others

Post on 26-Feb-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

VENDIMI I KLGJ-VENDIMI I KLGJ-sësë

Prishja e ndërtimeve në Velipojë Faqe 5 Shembja brutale e Teatrit Faqe 12-13

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 12 QERSHOR 2020

Nr. 4695, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

“Shthurja” e maturësSkandali ripërsëritet, tezat e maturës dalin para provimit. Nuk mungoi kopjimi masiv

Në zonën e populluar Vritet me pistoletë me silenciator 40-vjeçari te “Komuna Parisit”

Historiania ruseViti 1991, si u prish “blloku” – ndarja e pasurisë së ish-udhëheqësve

Aktualitet Faqe 7

Aktualitet Faqe 6

Dossier Faqe 14-15

CMYK

Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së COVID-19

Politikanët e korruptuar përdorën emergjencën shëndetësore për të shkatërruar demokracinë

Njëmijë arsye pse Thaçi duhet të shkojë para drejtësisë për tradhti!

Nga Sali Berisha

Nga Tucker Carlson

Nga Enver Bytyçi

Opinion

Faqe 9

Faqe 16

Faqe 8

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

PAAFTËSIA E SHTETIT!Shifra rekord, 44 të prekur me Covid-19 në 24 orë. Rama paralajmëron karantinën

RAPORTI I DASH Presidenti Meta: Të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës së komuniteteve fetare

<<3

Faqe 4

Faqe 5

Dhunë dhe gaz lotësjellës mbi qytetarët, PD: Duan të grabisin tokat për oligarkët dhe krimin

Tre eurodeputetët i drejtohen Komisionit Europian: U dhunuan

liritë e të drejtat e njeriut!

Një profil mbi “veglën qorre” të pushtetit që u vendos në shërbim të vënies së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë nën kontrollin e kryeministrit

PËRFUNDON MANDATI I DVORANIT NË GJYKATËN E LARTËPËRFUNDON MANDATI I DVORANIT NË GJYKATËN E LARTË

“Lojtari” i Ramës që provokoi “Lojtari” i Ramës që provokoi puçin kushtetues tani duhet puçin kushtetues tani duhet

të japë llogari para drejtësisë!të japë llogari para drejtësisë!

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 20202

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se sistemi zg-

jedhor nuk duhet të ndryshohet prej partive por prej popullit. Vasili tha se për ndryshimin e sistemit zgjed-hor duhet ligji për referendumet sepse populli duhet të vendosë sis-temin, dhe jo partitë, pasi prej këtyre të fundit është zgjedhur edhe sistemi aktual dhe do ishte kthim në 2008. “Të jemi transparentë. Këshil-li Politik u aktivizua prej situatës së jashtëzakonshme. Sistemi është çështje e hapur prej 2017. Komisio-ni nuk përmbushi detyrat, u ringrit, u pengua nga mazhoranca. Dhe ishte për një Reformë Zgjedhore për të adresuar çështjet e ODIHR. ODIHR nuk ka asnjë rekomandim për sis-temin. Këshilli Politik nuk mund të ndryshojë sistemin. Është pjesë e partive, partitë e ndryshuan në 2008. Na duhet sërish të kthehemi tek pop-ulli. Na duhet një ligj për referendu-met. Dhe t’i japim shqiptarëve. Unë për vete i dua listat e hapura, por ka disa variante. Qytetarëve duhet t’u jepet mundësia. Ky është qëndrimi parimor, ndryshe do ishte një kthim në 2008.”, tha Vasili.

QëndrimiSipas Vasilit, i cili është edhe

anëtar i Këshillit Politik, përfundimi i marrëveshjes konturon dakordësitë themelore. “Për administrimin zg-jedhor ka një qëndrim shterues. Janë çështje të mbyllura. Mbetet përkthi-mi ligjor. Pjesa më e madhe është bërë. Shpresoj që në mbledhjen e Këshillit Politik, që çështjet e da-kordësuara do të jenë për t’u mbyl-lur me përcaktimet ligjore që janë përfundimtare. Do të vijohet me 6 grup çështjet e tjera. Ku ka elementë

që afektojnë dhe pjesë të tjera të leg-jislacionit, jo vetëm Kodin Zgjed-hor. Do ketë intensitet të lartë. Më pas votimi formal në Kuvend. Këtu mbyllet marrëveshja. Nuk e vë fare në diskutim çështjen fiton apo nuk fiton. Kanë pasur të bëjnë vetëm me votën e shqiptarëve, voton i lirë apo nën presion, numërohet rregullisht apo tjetër për tjetër, do kemi një 30 qershor të dytë apo jo. Këtyre çësht-jeve i është vendosur një zgjidh-

je apo barrikadë. Plani i Ramës për të numëruar vetë votat, iu vu jë bar-rikadë të madhe. Ai e ka refuzuar depolitizimin e administratës zg-jedhore. Çuditem si gënjeu Rama dje, se nuk është lajm që ai gën-jen. Përse gënjeu këtë radhë. Ditën para darkës së marërveshjes iu çua një propozim për administratën zgjedhore, por pa administratën e Edi Ramës. Rama këtë e refu-zoi dhe pranoi që edhe këto zg-jedhje të ishim në komisionet ek-zistese. Patjetër ai kërkoi këtë. Ne shtuam identifikimin biometrik për mos rënë asnjë gram poshtë garan-cive. Deduktuam dhe në shpërbër-jen e KQZ që shkatërroi zgjedh-jet e kaluara. Një refuzues ka qenë, Edi Rama. Edhe projekti që mund të aplikohej që tani depolitizimi, u refuzua se donte ose administratën e tij, o rashë e vdiqa.”, deklaroi ai.

Më tej nënkryetari i LSI-së tha se askush në atë parlament nuk përfaqëson LSI. “Qëndrimi ynë është i prerë, i kemi dorëzuar man-datet. Qëllimi politik ka qenë i qa-rtë, kemi qenë në shesh. Sistemi danez është paraqitur, janë dhe 5 propozime për sistemin zgjed-hor, kishin si atribute ndryshime të thella kushtetuese por nuk i përk-istë Këshillit Politik.”- deklaroi prerazi Vasili.

Intervista

Vasili: Sistemi zgjdhor të ndryshohet me referendum, ndryshe po e bënë partitë, ripërsëritet 2008-ta

Deputeti Lefter Maliqi tha dje se përshëndetja e Mike Pompeo-s për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore është hapi i parë për ikjen e Ramës dhe se ai vetë do e votojë. Maliqi bën thirrje që opozita parlamentare mos i bash-kohet aktrimit të Ramës, pasi nuk ka më shaka. Sipas Maliqit Amer-ika nuk ia beson fatin shqiptarëve Ramës që i ka dalë boja por ai do e votojë marrëveshjen sepse e mbështet Sekretari amerikan i Shtetit dhe nuk lejon asnjë të dalë kundër partnerik strategjik të Shqipërisë.

“Vendi i Demokracise se vertet SHBA pershendet marreveshjen per reformen zgjedhore,e cila es-hte hapi i pare per ikjen e Dik-tatorit Rama. Ftoj miqte e mi te opozites parlamentare te mos bashkohen me aktrimin dhe fun-din e turpshem te Beut te Surre-lit. No more jokes,Rama! Amer-

ika eshte vendi qe shqiptaret e duan per shume arsye dhe Ameri-ka nuk lodhet duke na mbeshtetur ne cdo forme.

Dhe USA meriton seriozitet!

Rama – se ti di anglisht me mire se une, po ama kete shprehjen fiksoje “No Jokes”. Se ti shikon dhe filma. Po,po, per ate te fun-dit e kam. Joker-in. No jokes! No films! No Joker! Konflikti eshte ai qe lind drama,sa me shume konf-likt gjen aktori aq me interesante behet shfaqja e tij – keshtu tho-shte ne fillim te viteve 70′ Michael Shurtleff nje prej Uraganeve te Broadëay-t. Nderkohe Ramziu nje kopjac i keq dhe pa pike virtualiteti kerkon te gjeje kudo konflikt ne fa-vor te performances se tij. Harron ky ditezi e driteshkurter se Ameri-ka nuk ia beson fatin e Shqiptareve apo integrimin si te tille nje pseu-do artisti dalë boje qe per me tep-er aktrimin e kthen ne palaçollek.Une votoj marreveshjen e mbeshte-tur nga Sekretari Amerikan Pompeo sepse nuk lejoje askend te veproj kunder partnerit strategjik”, shkru-ante Maliqi.

Maliqi: “No more jokes”, Rama! Do e votoj marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të mbështetur nga Pompeo

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit Parlamentar për Re-formën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Dami-an Gjiknuri ka propozuar thir-rjen e tryezës së grupit negoci-ator të Këshillit Politik, ditën e Premte (12 Qershor), ora 11:00. Në e-mailin e dërguar nga z.Gjik-nuri për Z.Bylykbashi, zonjën Ha-jdari dhe z.Vasili thuhet se mbledh-ja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë pa-ketën e amendimeve që adreso-jnë marrëveshjen e arritur. “Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nev-oja për të kaluar të gjitha procedu-rat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve për-katëse brenda këtij sesioni parlam-entar që mbaron në fund te Korri-kut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillim-

in e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri. Më tej, ai shkruan se: “temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Fi-nancimin e Partive Politike”.

Gjiknuri propozon thirrjen sot të tryezës së Këshillit Politik: Të mbyllim paketën e amendimeve

Politikë

Petrit Vasili

Lefter Maliqi

Damian Gjiknuri

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 2020 3

Ardian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë pritet të

mos drejtojë më as KED. KLGJ vendosi me gjashtë vota pro që atij t’i mbaronte mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvoran-it i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit. Sa i për-ket votimit, ai është bërë online. Gjykata e Lartë tashmë ka mbetur me tre anwtarë.

Dvorani largohet dhe nga KED, Vitore Tusha emri që e zëvendëson

Me largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë merr fund edhe detyra e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Zyrtarisht kryesimin e KED e merr anëtar-ja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Por kjo detyrë do të jetë provizore deri në hedhjen e shor-tit që do të përcaktojë anëtarin e KED.KLGJ vendosi sot mbarim-in e mandatit të Ardian Dvroran-it si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dvoran-it i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

DebatetKëshilli i Lartë Gjyqësor ven-

dosi përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, ndërsa rela-torja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaru-ar detyrimi kushtetues për të pri-tur pasardhësin e tij dhe se qën-drimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e Kus-htetutës.

Gazetarja Klodiana Lala tha dje KLGJ ka vendosur mbarim-in e mandatit të Ardian Dvroran-it si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Me

mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi ku është për shkak të de-tyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Gjatë mbledhjes, shumica e

anëtarëve u shprehën për mba-rimin e mandatit të Dvoranit. Al-ban Toro tha se këshilli duhet të konstatojë mbarimin e detyrim-it të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër Brikena Ukper-aj deklaroi në asnjë dispozitë nuk

gjen parashikim të tillë, që zoti Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë. Sipas saj, detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i katërt.

Ajo tha se detyrimi i zotit Dvo-rani për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar por mbaron në momentin e zgjidhjes së anëta-rit të katërt, që vjen nga radhët e juristëve të spikatur.

Brunilda Kadi tha se që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë, për-para Presidentit zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e dre-jta dhe mundësia që të qëndrojë në detyrë dhe ai nuk mund ta ush-trojë këtë detyrë. “Të drejtën për t’u caktuar në një pozicion ape-li mendoj që e kanë vetëm ata që i plotësojnë kriteret për te qenë në atë pozicion. Unë do të kërkojë që të verifikohen edhe kriteret nëse ai i plotëson për një pozicion në Apel”, tha Kadi.

Erjon Muharremaj deklaroi se në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë, Dvorani e ka përmbush-ur detyrimin e tij për të qëndruar në detyrë. Sipas tij, KLGJ duhet

t’i ofrojë mundësi që t’i ofrojë një pozicion në nivel Apeli. Ilir Toska tha se duke vlerësuar se qëndri-mi në detyrë i Dvoranit, ka qenë i përligjur deri më tani, vijimi i qëndrimit të tij nuk mund të jus-tifikohet.

Reagimi DvoranitPas shkarkimit të tij nga

Gjykata e Lartë, vjen një reagim nga Ardian Dvorani. “Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të ka-tranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”, po-hoi Dvorani.

Drejtësi e vonuar!

KLGJ vendos përfundimin e mandatit të Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Debatet në mbledhje

Aktualitet

Gazetari Dritan Kaba: Dvorani duhet të jetë para drejtësisë dhe jo te Gjykata e ApelitDvorani nuk duhet ta kishte lar-guar KLGJ nga Gjykata e Larte, por Komisioni i Vetingut nga Drejtesia per gahehje te te ard-hurave si fillim! SPAK me pas duhet ta pezullonte nga de-tyra dhe ta çonte para drejte-sise per manipulim, falsifikim te dokumentave zyrtare, shper-dorim te detyres dhe per shkel-je me ndergjegje te Kushtetutes! Ai duhet te pergjigjet! SPAK te mos fleje gjume dhe te kujto-je se mund te lihen ne harrese aktet kriminale te Dvoranit per kapjen e Gjykates Kushtetuese! Ai nuk duhet te jete pjese e Dre-jtesise. Ai e ka bere pis emrin e gjykatesit!Ardian Dvorani

Fitim Zekthi

Me vendimin qe mori KLGj per te shpallur mbarimin e mandatit te Dvoranit u tregua se ai ka qen-druar ne ate detyre, ka marre ven-dime dhe drejtuar Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi pertej mandatit. Ai u kthye ne nje vegel qorre ne sherbim te venies se Gjykates Kushtetuese, asaj te Larte dhe Inspektorit te Pergjith-shem nen kontrollin e Rames. Ai e kreu sherbimin per fatin e keq te vendit tone dhe ajo qe ai beri nuk zhbehet por te pakten nje het-ues i regjimit komunist dhe nje

jurist servil medioker po largo-het. Komisioni i Venecias eshte aktualisht ledhi i vetem qe mund te beje dicka per te ndalur Ra-men sic beri me Dvoranin, te ci-lin Rama e kishte nje prej ush-tareve te rendesishem te tij. Rama gjithsesi ka menduar per dite si kjo dhe ai ka shume ushtare qe ne nje menyre apo tjeter do ta zevendesojne Dvoranin. Reforma ne drejtesi, kapja e gjykatave es-hte ceshtje per “jete a vdekje” per Ramen dhe ai nuk mund te desh-toje aty.

Gazetari Fitim Zekthi: Vendimi i KLGJ tregoi se Dvorani ka marrë vendime në KED përtej mandatit

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 20204

Kurba e COVID 19 nuk njeh ulje. Vazhdon të rri-tet numri i rasteve të reja në vend. Ministria e Shën-

detësisë konfirmoi se janë 44 ras-tet pozitive në 24 orët e fundit nga 291 testime të kryera. Rastet janë shpërndarë: 22 Tirana, 4 Kamëz, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushn-ja, 1 Elbasani, 4 Durrësi. Mësohet po ashtu se në 24 orët e fundit ka patur 12 shtrime në Infektiv.

Mirela Cami-Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për të dy-shuar të prekur me Covid19 dhe vazh-don puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të raste-ve. Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, El-basan. Rastet e konfirmuara janë kon-takte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar num-rin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërru-ar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfir-muar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, së-mundje renale kronike, diabet melli-tus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijeto-jë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Vijon të ketë shtrime në spitalin in-fektiv kryesisht nga Tirana. Aktual-isht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi in-tensive. Në vendin tonë janë aktual-isht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare. Min-istria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të ku-jdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kon-takteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës per-sonale. Nëse keni shenja të sëmund-

jes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

SituataKjo është shifra më e lartë e

raportuar nga ISHP që prej 9 mar-sit kur u zbuluan dy raste të para me Sars Cov 2. Në përditësimin e fun-dit, ministria e Shëndetsisë ka la-jmëruar vdekjen e një pacienti 59 vjeçar nga Lushnja që prej 1 jave ështe mbajtur në terapi intensive. Nga informacionet e mbledhura në terren rezulton se vatra më e nxe-

htë në Tiranë është vetë spitali më i madh në vend.

Pas zbulimit të infeksionit në shër-bimin e Hematologjisë hetimi është shtrirë edhe në shërbimin e Gastro-hepatologjisë. Ndërkohë në harkun e 24 orëve mësohet se ka patur 12 urg-jenca mjeksore të mbërritura në spita-lin covid. Zyrtarisht ministria thotë se numri i të shtruarve është 52 persona, 8 në terapi intensive asnjë i intubuar. Ndërkohë shtim i dukshëm i rasteve të reja në 10 ditët e fundit ka ecur pa-ralelisht me rritjen e dukshme të num-rit të analizave të kryera. Aktualisht numri i të sëmurëve aktiv me Cov-id llogaritet në 349 ndërsa 2 javë më parë shifra numëroheshin 180 të së-murë aktivë.

Takimi ManasterliutMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta

Manastirliu zhvilloi dje një takim me drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në lidhje me situatën e kri-juar për shkak të COVID-19. “Lufta me Covid-19 nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojt-jes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike”, tha Manastirliu.

Shifra rekord, 44 të prekur me Covid në 24 orët e fundit. Humb jetën 59-vjeçari nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se rritja e num-rit të të infektuarve me korona-virus, nëse do të vazhdojë e tillë edhe në ditët në vijim, do dety-rojë sipas tij qeverinë të rikrhe-jë sërish karantinën. “Si do ia bë-jmë? Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë ato rregulla të thjesh-ta, sado të bezdisshme, apo do e bëjmë si lopa, kur thotë popul-li, që i bie me shkelm kovës së qumështit pasi e mbush? Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital sesa në kulmin e agresion-

it të tij kur ishim mbyllur nëpër shtëpi. Nuk dua ta bëjmë me të keq gjënë e duhur në këtë situ-atë. Nuk dua që të lëshojmë ofen-sivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet. Në fund të fundit, ekonomia bie dhe ngrihet. Të vdekurit nuk ringjal-len. Nuk dua as që ndëshkimet të jenë e vetmja rrugë për qytetarët që e shfaqin me kaq moskokëcar-je harresën dhe indiferencën ndaj rrezikut real të rënies pre e armi-kut të padukshëm pikërisht tani që jemi hapur. Nuk dua as ta men-

doj, jo më ta them fjalën karantinë përsëri, lëre pastaj të lëshojmë kushtrimin e rimbylljes nëse vazh-dojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje, të gjithë urgjent, që sot, menjëherë dhe nëse numrat e të shtruarve vazhdojnë të rriten dhe rritet largqoftë edhe numri i atyre që kanë nevojë për atë tubin e fry-mëmarrjes, atëherë me keqardhje, por, realisht nuk do kemi cfarë të bëjmë dhe do të na duhet të fillo-jmë nga e para, sic po ndodh fat-keqësisht në disa vende të tjera, dhe jo shumë larg nesh”.

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës: Nëse shifrat rriten, do ju kthejmë në shtëpi

Sociale

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 2020 5

Përplasje të forta në Velipojë , banorët kundër IKMT. Policia hedh gazlotsjellësPërplasje të forta janë shënuar dje në Velipojë. Qytetarët kanë kundërshtuar aksionin e policisë dhe IKMT në zonë për të ndërhyrë dhe prishur ndërtimet. Prishja objekteve u pezullua për disa orë pas ndërhyrjes së kryebashkiakes Ademi, që i kërkoi IKMT të sigurojë urdhërekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës. Por aksioni i nisur pasdite hasi sërish në rezistencën e banorëve që janë përplasur me policinë. Kjo e

fundit ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës për ti shpërndarë. Përkundër kësaj fadroma vazhdoi e pashqetësuar duke shembur objektet që kishte planifikuar. “Komunista, a ju vjen zor,” ishin thirrjet e pronarëve të objekteve.

Në një intervistë për Ora News, Ademi tha gjatë paradites se prishjet janë të jashtëligjshme, selektive dhe në mungesë të transparencës mund të shkaktojnë konflikte. “Ndërhyrja

është bërë pa pasur një komunikim me bashkinë e Shkodrës. IKMT ka ardhur në Velipojë pa dijeninë e kryebashkiakes. Ata duhet të vijnë me një urdhër por unë nuk e kam parë urdhrin. Ishte ndërhyrje e shpejtë e panjoftuar dhe e paparalajmëruar. Bashkia Shkodër nuk ka gjë të fshehtë por kërkon vetëm që ligji të erspektohet. Ndërhyrjet që janë bërë dje janë selektive. Unë I thashë ministrit të Brendshëm se kjo do të sjellë

konflikte në Velipojë.”. Kryebashkiakja e Shkodrës tha se deri tani dëmi që është shkaktuar është gati 400 mijë euro dhe pronarëve dhe bashkisë I lind e drejta të ankimojë këtë vendim. Në zonën e Velipojës, parashikohet të prishen 27 objekte, por pas shembjes së të parit, një pjesë nisën ti çmontojnë vetë strukturat për të shpëtuar çfarë të mundin. Aksioni vijon dhe në vijën bregdetare të Durrësit e Vlorës.

Aktualitet

Departamenti ameri-kan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lir-

isë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besim-it në 200 shtetet e territore dhe doku-menton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët . “Zbati-mi i të drejtës për lirinë fetare është një domosdoshmëri e sigurisë morale dhe kombëtare. Aty ku liria fetare mun-gon, terrorizmi dhe dhuna shpërthejnë. Mbështetja jonë për komunitetet fe-tare jashtë vendit ndihmon për të sigu-ruar mbrojtjen dhe paparimin e amer-ikanëve në vend”, thuhet mes tjerash në raport. Aty analizohet në kapituj të veçantë edhe gjendje e lirisë së besim-it në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të trashëguara.

ShqipëriaRaporti sërish nënvizon se kushte-

tuta e Shqipërisë garanton lirinë e be-simit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.Qever-ia ka marrëveshje të veçanta me ko-munitetet fetare dhe ligji përcakton që qeveria do të japë mbështetje financi-are për to. Por marrëveshja e qeverisë me Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH) sipas ligjit nuk e përcak-ton në mënyrë të qartë atë që të mar-rë një mbështetje të tillë, dhe me gjithë raportimin e VUSH-it qeveria nuk ndau fonde.Qeveria, thuhet në raport, legalizoi gjatë vitit 135 ndërtesa, pronë e grupeve fetare, ndryshe nga viti 2018 kur ishin legalizuar 105 syresh, ndër-sa statusi i 11 pronave të tjera është në shqyrtim e sipër.

Agjencia e Trajtimit te Pronave (ATP), tha në muajin shkurt se ka re-fuzuar 150 pretendime ndërsa lig-ji përcaktoi se ATP duhet të dërgojë 410 çështje të mbetura pezull në sis-temin gjyqësor.Komuniteti Islamik i Shqipërisë dhe ai Bektashi ngritën shqetësime në lidhje me ri ngritjen e kërkesave të tyre në sistemin gjyqësor si dhe raportuan probleme për sta-tusin e pronave të caktuara. Dre-

jtuesit e VUSH-it vazhduan të rapor-tojnë vështirësi në blerjen e tokës për ndërtimin e vendeve të adhurimit dhe problemet në lidhje me tarifat e qever-isë komunale.Komuniteti Islamik tha se nuk ka siguruar leje për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit Bed-er, një kërkesë e shtruar në vitin 2018, ndonëse Universiteti Beder ka sigu-ruar akreditimin për pesë vjet të tjera në muajin nëntor.Ky komunitet tha se qeveria nuk i njeh diplomat e lëshuara nga institucionet e huaja për teolog-ji dhe studime fetare. Këshilli i Minis-trave, nuk i ka miratuar rregulloret që do të mbështesnin zbatimin e një lig-ji të vitit 2017 mbi të drejtat dhe lir-itë e pakicave kombëtare, duke përf-shirë lirinë fetare, thuhet në raport.Gjatë protestave antiqeveritare, ud-hëheqësit fetarë lëshuan deklarata që dënonin dhunën dhe bënin thirrje për qetësi dhe dialog. Këshilli Ndër-fetar nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Shqiptare për bashkërendimin kundër ekstrem-

izmit të dhunshëm në muajin maj për të forcuar bashkëpunimin në paran-dalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe monitorimin e teksteve shkol-lore për të nënvizuar deklaratat çori-entuese për besimin, thuhet në raport.Më tej përmendet fakti se më 2 mars 2019, Komuniteti Islamik zgjodhi Bu-jar Spahiun kryetar të ri me mandat 5 vjeçar, në një konkurs që nxiti ko-mente në media në lidhje me kandi-datët, pretendimet për ndikime të huaja dhe shqetësime për procesin.Zyrtarët e ambasadës amerikane u kërkuan sërish zyrtarëve qeveritarë që të përshpejto-jnë procesin e shqyrtimit të kërkesave për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fe-tare ndërtesat dhe pronat tjera të kon-fiskuara gjatë epokës komuniste. Ata gjithashtu i kërkuan qeverisë të njohë diplomat e lëshuara nga universite-tet e huaja.Programet e mbështetura nga ambasada amerikane u përqendru-an në nxitjen e fuqizimit të grave në bashkësitë fetare dhe pajtueshmërinë e besimit fetar dhe demokracisë. Am-

basada vazhdoi punën e saj me komu-nitetet fetare për të dekurajuar thirrjet ekstremistëve të dhunshëm të lid-hur me fenë midis të rinjve. Në gusht një zyrtar i Departamentit të Shtetit u takua me drejtuesit e bashkësive fetare, Komitetin Shtetëror për besimet dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit për të diskutuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive fetare dhe përpjekjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjis-trimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Bashkësitë fetare drejtojnë 114 institucione arsi-more përfshirë universitete, shkolla fil-lore e të mesme, institucione parash-kollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore. Shumica e tyre nuk kanë lëndë të detyrueshme të fesë, por i of-rojnë ato si zgjedhoreQeveria ka vazh-duar procesin e legalizimit të xhamive jozyrtare, kishave katolike e ortodok-se dhe teqeve te bektashinjve të ndër-tuara gjatë viteve të 90-ta. Agjencia e legalizimeve tha se deri në muajin shtator legalizoi 135 ndërtesa fetare, përfshirë 4 kisha katolike, 71 xhami, 12 kisha ortodokse dhe 48 teqe.Komu-nitetet katolike, islame dhe ortodok-se thonë se mbështetja financiare nga qeveria është 109 milion lek, afërisht 1.2 milion dollarë, njësoj që nga viti 2015.Komisioni Shtetëror për Regjis-trimin organizatave fetare, numëroi 611 grupe, duke përfshirë 248 fonda-cione, 323 Organizata Joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet. Në qershor, zyra e Presidentit dhe amba-sada e Holandës, organizuan një kon-ferencë ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar në Tiranë që trajtoi harmon-inë ndërfetare si një faktor për qën-drueshmërinë shoqërore dhe politi-kat për menaxhimin e larushisë fetare. Në fjalën e tij, presidenti Ilir Meta tha

se ai ishte krenar me “bashkëjetesën dhe harmoninë e bashkësive fetare”.Në konferencën rajonale të muajit nëntori për avancimin e lirisë fetare, ambasadori amerikan për Liritë Fetare, u foli pjesëmarrësve për besimin si një mjet pajtimi, dha intervista për rëndësinë e lirisë fetare në Shqipëri dhe vizitoi vendet fetare në pjesën veriore të vendit së bashku me drejtuesit e bashkësive fetare të vendit.

Reagimi i PresidentitE përshëndes raportin realist të

DASH mbi liritë e besimit 2019 për Shqipërinë, dhe e çmoj me rëndë-si të madhe vlerësimin për harmon-inë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë. Ndaj të njëjtat konkluzi-one me gjetjet e raportit, ku evidento-hen shqetësimet e komuniteteve fetare për moskthimin e pronave të kon-fiskuara gjatë regjimit komunist, si dhe vështirësitë për marrjen e lejeve nga

disa autoritete lokale për ndërtimin e institucioneve të kultit. Apeloj që të gjitha shqetësimet e ngritura në rapor-tin e DASH, veçanërisht lidhur me tra-jtimin e pronave dhe pengesat admin-istrative e burokratike të vlerësohen me përparësi nga autoritetet përgjeg-jëse shtetërore dhe të marrin zgjidh-je ligjore pa zvarritje të mëtejshme. Ky proces, do të ndikonte në forcimin e pavarësisë të komuniteteve fetare dhe do t’i mbante ato larg ndikimive të huaja, që synojnë dëmtimin e harmo-nisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Du-het një reagim energjik dhe i sinqertë, institucional shtetëror për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës së ko-muniteteve fetare duke u dhënë fund praktikave burokratike dhe korruptive.

Raporti i DASH: Komunitetet fetare në Shqipëri, të njëjtën mbështetje financiare nga qeveria që prej vitit 2015

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 20206

Kronikë

Tahiri flet pas seancës gjyqësore: Kam bërë detyrën më mirë se Xhafaj e LleshajPërfundon seanca te Gjykata e Posaçme e Apelit. Tahiri tha se do të presë ven-dimin e gjykatës, ndërsa shtoi se gjy-qi ndaj tij është kthyer tashmë në një his-tori komike. Ai shtoi se ka bërë detyrën gjatë kohës që ishte minisër, duke theksu-ar se puna e tij ka qenë më e mirë se ajo e pasardhësve.“Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Gjyqi im është një his-tori komike. S’kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vet-mi që kam lënë mandatin e dpeutetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët për-para meje. Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se pasardhësit”. Vendimi për Tahirin do të jepet në datën 24 qershor.

Godet 58-vjeçarin me biçikletë dhe pas ‘plas’ grushti, shoqërohet autoriNjë sherr për motive të dobëta ka ndodhur sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, tek zona e njohur si 9 Katshet.Burime zyrtare nga poli-cia bënë me dije se si pasojë e konflikt te çastit shtetasi me inicialet R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shteta-sin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.Ndërkohë, shtetasi me inicia-let R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjar-je dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkatërrimi i bandës italo-shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave e sekuestrimin e 4 ton drogëPolicia e Shtetit përmes ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me aksionin që çoi në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare që çoi në arrestimin e 17 per-sonave.Sipas njoftimit zyrtar, policia theksoi se 4 prej tyre janë shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vi-tin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë. Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh, që solli sekuestrimin e mbi 4 ton marijuanë, armë zjar-ri, 0.5 kg kokainë, gomone etj. Si rezultat e një bashkëpunimi të konsolid-uar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestu-an 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh. Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të he-timeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë. Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton mar-ijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Në mes të zonës së populluar, ekzekutohet me pistoletë silenciator 40-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar në Gorishovë të Fierit pasi kishte shtënë gajtë natës me kallash-nikov. D.A, u arrestua 13 orë pas ngjarjes teksa u zbulua se ai kishte qenë i dehur kur kishte shtënë dhe nuk kishte lëndu-ar njeri. Po ashtu pas të shtënave ai fshehu kallashnikovin në pyll.

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë. Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjar-ri. Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori.Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëg-

juar të shtëna me armë zjarri.Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbi-met e Policisë, të cilët falë vep-rimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arres-timin në flagrancë të autorit të dy-shuar, shtetasit D. A., 30 vjeç,

banues në Gorishovë, i cili dysho-het se ka qenë në gjendje të dehur.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshe-hur në pyll.Materialet do t’i kalo-jnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të shtëna me armë në Fier gjatë natës, arrestohet 30-vjeçari, ishte i dehur, armën e fshehu në pyll

Krimi godet në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme një person është ekze-kutuar në një atentat me

armë zjarri pistoletë silanciator në zonën e Komunës së Parisit. Vik-tima i identifikuar si Hekuran Bil-la, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMË X6 e bard-hë kur është qëlluar nga një per-son i maskuar në afërsi të një qen-dre tregtare.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend. Si paso-jë e humbjes së kontrollit të mjet-it, makina e tij është përplasur me dy të tjera. Mësohet se në automjet ka qenë dhe një person tjetër por nuk raportohet se ka lëndime. "Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rretha-

na ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e ti-j"njofton policia.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet në drejtim të au-tostradës. Dyshohet se ekzeku-tori e ka hedhur armën e krimit në një prej koshave të mbeturi-nave. Pak minuta më pas në Pezë të Vogël është gjetur një autom-jet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e atenta-tit. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Proku-rorisë po vijon puna për sqarimin

dhe dokumentimin e plotë të rre-thanave të ngjarjes, si dhe sekues-trimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit. Ngjarja ka tronditur qytetarët pas-ur ka ndodhur në një zonë shumë të populluar.

Kush është viktima?Mësohet se Billa ka qenë i dën-

uar me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 34 vjetësh në burg, për vrasjen e Prel Markut në një klub në Londër. Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan dhe e arrestuan, duke e dënuar për vrasje dhe plagosje. Ai ishte ek-straduar në Shqipëri disa vite më parë dhe para 1 viti kishte perfun-duar denimin dhe ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës.

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 2020 7

Kronikë

Rindërtimi i Thumanës, PD: Rama gënjen. Bën show me fatkeqësinë e qytetarëveIsh deputetja e PD-së Orjola Pam-puri me anë të një statusi në “Face-book” shkruan se Edi Rama mash-tron në lidhje me rindërtimin e Thumanës. Pampuri vlerëson se Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rik-thyer gjithçka në normalitet, por aty

nuk ka shkuar askush, nuk ka pun-uar askush as me 3 e as me 4 turne. Më tej, Pampuri shprehet se Edi Rama di të bëjë vetëm shou propa-gandistik, që tregon edhe më shumë dyfytyrësinë e regjimit të tij.

“Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit, vijon të mbetet një grum-bull mbetjesh, të godinave të rrën-uara. Edi Rama premtoi pikërisht

nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithç-ka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normal-itet, por aty nuk ka shkuar ask-ush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne. Ajo që Edi Rama di të bëje është shoë propagandis-tik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më

shumë pafytyrësinë e tij është prop-aganda me fatkeqsinë e qytetarëve. Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.”, theksoi ajoThumanë

Maturantët iu nënshtruan dje provimit të dytë të Maturës Shtetërore, në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. E ndërsa ma-turantët ishin në provim, janë publikuar edhe tezat. Denoncimi është bërë në rrjetet sociale, ndër-sa është vënë në dijeni edhe min-istrja Besa Shahini. Kjo e fun-dit, bashkë me drejtues të tjerë të Ministrisë së Arsimit kishin para-lajmëruar masa të forta ndaj ma-turantëve që do të kapeshin me kopje apo celular. Tashmë Minis-tria e Arsimit duhet të sqarojë se si ka rrjedhur teza jashtë.

Ka qenë edhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provi-

meve të maturës, nëpër grupe Ëhatsapp-it ndërsa tha se mini-trja e Arsimit, Besa Shahini e ka damkosur emrin e vet duke për-dorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Sipas tij fletët janë shpërndarë nëpër grupe para zhvil-limit të provimit, ndërsa thekson se është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asn-jë masë nuk është marrë për paran-dalimin e këtij fenomeni.

Ndërkohë ish-deputeti Luçiano Boçi ka shkruar se,: “Siç pritej Matura Shtetërore u shndërrua në maturën e Besës. Një maturë pa protokolle sigurie, pa rregul-la administrimi e pa brumë, si vetë Ministria e Arsimit. Një maturë e

shthurur si vetë qeveria. Me fjalë boshe, në erë, me poza e reklama e me rezultate të manipuluara që në gjenezë. Përsëri u kopjua, përsëri doli testi, përsëri maturantët u mashtruan me kërkesa absurde dhe test aprofesional, jo të përputhshëm me njohuritë e tyre.

Maturantët përsëri u rrezikuan nga covid-19, nën dhunën e një vendimi, i cili për mënyrën se si po administrohet, nuk sjell gjë tjetër, përveç se deformimin e meritës dhe zhvlerësimin e punës shumëv-jeçare të nxënësve dhe investimin e familjeve të tyre. RAMAVIRU-SI po shkatërron kështu dhe të ard-hmen e të rinjve. Ta neutralizojmë me votë!”, tha ai.

Skandali ripërsëritet, dalin sërisht tezat e maturës para provimit

Testet e provimeve në whatsap

Disa dite me pare u pub-likua lista me depu-tete te parlamentit te cilet gjate periudhes

se pandemise, kane marre diet ate paguara nga Kuvendi sigurisht nga taksat tona. Nuk I mungonte listes Tom Doshi, Eglantina Gjermeni, Elio Hysko dieta dhe sufllaqe, Su-zana Topi me record ne vlere, Se-lami Jenisheri me mbi 100.000 lek te reja karburant dhe dieta, dhe te gjitha keto pervec pages qe nuk u nderpre pasi kane patur takimet on line dhe te tjjera. Por ajo qe bie ne sy se edhe deputeti Adriatik Ali-madhi dhe pse ka rezultuar I infek-tuar me covid dhe ka qene I shtru-ar nr spital ai perseri ka marre karburant pages prej 40.000 lekesh te rinj. Zoti Alimadhi i pyetur nga media përse e ka pranuar këtë pag-esë të Kuvendit, ndërkohë që ai ka qëndruar në shtëpi i sëmurë dha këtë përgjigje.

“Ky është një ligj që e kanë marrë deputetët më parë, e mar-rin aktualisht dhe do ta marrin sa të jetë ligji. S’ka të bëjë me momentin tim kam qenë i shtru-

ar në spital apo jo dhe kam marrë lekët e karburantit. Unë e shoh si një ngarkese të shoqërisë shqiptare madje të atyre që duan ta përdor-in aktualisht për deputetët që kanë marrë mandatin. Por ky është një imazh i keq i shoqërisë shqiptare.

Dhe thuhet që sa lekë i duhen zotit Alimadhi nga shtrati për në banjo. Unë nuk e di ca fryme është kjo. Nuk e di pse i frynë zjarrit”. De-putetes Majlinda Halilaj i mjaftoi vetëm një fjalim në parlament për t’u bërë e famshme.

Lista e publikuar nga Kuven-di për dietat dhe rimbursime kar-buranti përmban edhe deputetë nga shumica socialiste si Besnik Ba-raj, Fidel Ylli, Robert Bitri, Arben Kamami dhe shumë kolegë të tyre nga grupi parlamentar. Kontaktuar

nga Top Channel, Drejtoria e Tra-jtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë bëri këtë koment. Sipas pikës 11, të vendimit të Kuvendit sipërcituar “Vlera mujore e mbu-limit të shpenzimeve për transport, është e diferencuar sipas zonave të ndryshme në qarqet ku janë de-putetët dhe varion nga 30.016 leke deri ne 40.000 lekë në muaj. De-putetit i mbulohet ky shpenzim pa paraqitur asnjë dokumentac-ion. E pra te mos cuditemi aspak. Para pak kohesh ishte vet kryem-inistri Rama qe premtoi se ndosh-ta do te jepte nje pakete te trete per te gjithe personat qe kane hum-bur punen, por qe me pas nuk ven-dosi ta jape pasi nuk ju duk e nev-ojshme. Ndoshta me e nevojshme eshte rimbursimi I deputeteve tane ne parlament qe votojne cdo ligj qe kerkohet nga lart dhe refuzo-jne te teret, ndoshta atyre u duhen me shume ato para se sa ai per-soni qe si pasoje e lenies se punes nuk ka cfar ti dergoje per te ngrene familjes se tij. Kjo eshte Rilind-ja dhe nuk ka te pakten nje ndjese per kete.

Pas listës me 110 emra në kulmin e pandemisë, deputeti i shtruar në spital merr dieta!

Vazhdojnë çuditë me dietat e deputetëve!

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 20208

PRINTO ME NGjyRA CMyK

CMYK

Presidenti i Kosovës mun-di ta largojë vëmendjen e publikut nga një skan-dal i padëgjuar i tij lid-

hur me kufijtë dhe territorin e vendit, të cilin ai është i detyru-ar më kushtetutë ta mbrojë. Në momëntin që Jeta Xharra botoi investigimin e saj në BIRN, me të cilin provon angazhimin e Thaçit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ky i fundit shpiku aku-zat ndaj kryetares së Parlamen-tit, Vjosa Osmani. Dhe në fakt ia arriti qëllimit. Përveçse godi-ti me shpifje kundërshtaren e tij të opsionit serb të ndarjes së Kosovës, Thaçi mundi ta tërheqë vëmendjen e publikut në tjetër drejtim, jo te skandali që implikon presidentin e Republikës së Kosovës në aktin e tradhtisë kombëtare!

Por faktet janë aty dhe i akuzuari i përhershëm, Hashim Thaçi nuk i përgënjeshtroi ato fakte. Dëshmitarët janë po aty. Bashkëpunëtorët e Thaçit po ashtu vazhdojnë të shijojnë privilegjet që ai u ka dhënë atyre. Megjithatë le të flasim për secilin komponent që përmendëm më lart:

1. Eshtë fakt se Hashim Thaçi ka lobuar për ndryshimin e ku-fijve dhe ndarjen e Kosovës. Po ndaloj të marr frymë vetëm në deklaratat e zotit Thaçi të periud-hës gusht-shtator të vitit 2018:

TV ORA NEWS – shtator 2018 citon zotin Thaçi: “Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njohin njëri-tjetrin si shtete, do të jetë pjesë përbërse e demarka-cionit të kufirit të gjatë 430 km”. Po ky TV transmeton se për të ar-ritur qëllimin unë “kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigji-mit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia…”

Sipas Ora News dhe mediave tjera, por dhe sipas videos që ek-ziston në të gjitha variantet, zoti Thaçi u angazhua hapur dhe me vendosmëri për ndryshimin e ku-fijve gjatë një diskutimi me krerët e shtetit e të qeverive ballkani-ke në Alpach të Austrisë gush-tin e vitit 2018. Ai deklaroi në atë samit prerë dhe qartë se “an-gazhohet për korrigjimin e kufi-jve dhe shkëmbimin e territoreve”

dhe se “këtë ide do ta mbronte me këmbngulje”! Edhe pse presidenti i Serbisë, Vuçiq, i tha që “të mos i thoshte të gjitha” (dmth çfarë ata kishin biseduar në takime të fshe-hta), Thaçi, me guxim dhe i pa-penduar vazhdoi pohoi se “Po, po. Do të luftoj për ta realizuar këtë opsion”. Madje në atë samit zoti Thaçi kundërshtoi skeptikët dhe kritikët e kësaj teze, duke thënë se “korrigjimi i kufijve nuk e desta-bilizon rajonin” dhe se “Marrëve-shja midis Kosovës dhe Serbisë me korrigjim të kufijve nuk duhet të frikësojë askënd”!

Po në gusht 2018 presidenti i Kosovës replikoi nominalisht me të gjithë kundërshtarët e idesë së shkëmbimit të territoreve si An-gela Merkel, Daniel Serëer, Carl Bild, Sali Berisha, Ramush Ha-radinaj, Ilir Meta dhe shumë të tjerë, duke iu kundërvënë kë-tyre me arrogancë të pazakontë. Në këto replika në secilin rast ai ripohon angazhimin e tij për ndy-shimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë më 9 te-tor 2018 zoti Thaçi në postën el-ektronike të tij shtrembëroi një deklaratë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Eu-ropian, duke e paraqitur atë si mbështëtje të idesë së tij për ndry-shimin e kufijve, ndërkohë që në atë deklaratë thuhej se “shtetet et-nikisht homogjene nuk duhet të jenë objektiv në rajon”! Kjo e de-tyroi këtë komision të reagojë.

Një prokuror i angazhuar për ta provuar faktin se Hashim Thaçi ka lobuar dhe punuar për tjetër-simin e territorit të Kosovës, do të gjente me qindra dëshmi të tjera, të cilat nuk është vendi që t’i për-mendim në këtë analizë.

2. Dhe një prokurori e përgjeg-jshme së paku për fatin e shtetit e kombit të vet, po ashtu dhe një gjykatë e tillë, ka për detyrë që të marrë në shqyrtim deklaratat e dëshmitarëve, të cilët konfirmojnë jo vetëm deklaratat e presidentit të Kosovës, por edhe lobimin e tij me paratë e taksapaguesve të ven-dit të tij për tjetërsimin e territorit. Paratë kanë dalë nga llogaritë bankare të Kosovës dhe thesari i shtetit. Janë adresuar te kompan-itë e lobingjeve serbe e ruse në SHBA dhe në Europë. Nëse dre-jtësia gjurmon këto para dhe het-on veprimtarinë e lobuesve, do të konstatojë se këta lobues kanë

punuar për interesin serb dhe rus të Hashim Thaçit, si dhe për tjertërsimin e territorit të vendit, d.m.th kundër Kosovës.

Indicie e mjaftueshme për këtë janë deklarimet në BIRN, ku jep-en fakte se më 28 maj të vitit 2018 përmes një kontrate të nën-shkruar nga ministrja Dhura-ta Hoxha i janë paguar kompa-nisë me seli në Paris “Majorelle PR & Events” 168 mijë Euro me qëllim promovimin e “pozicionit të Kosovës” për “korrigjim terri-toresh”. Këtë e provon deklarimi i korrespodentit për Evuropën Qen-drore i gazetës “Le Monde”, Je-an-Baptiste Chastand.

Ndërkaq, diplomati, studiuesi dhe akademiku amerikan, David Phillips, sipas BIRN, ka deklaruar se “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] “më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve. Unë nuk besoj që ndarja është në inte-res të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në in-teres të Kosovës, prandaj e refu-zova”. Ndërkaq ai hedh dritë edhe mbi një fakt tjetër presioni ndaj tij, kur thotë se “gjatë udhëtim-it, (në Kosovë) i dërgova vajzat e mia binjake 15- vjeçare që ta ta-konin Presidentin Thaçi. Në sy të fëmijëve të mi, ai më akuzoi që isha i korruptuar. Ai më pye-ti: ‘Kush të ka paguar që të kun-dërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve? E di që jeni shitur, prej nga kanë ardhur ato para?” Kjo dëshmi është tron-ditëse, sepse nuk dëshmon thjesht për ide, por edhe për angazhim konkret të presidentit të Koso-vës në shkelje të nenit 2, pikës 2 të Kushtetutës, gjë për të cilën ai duhet akuzuar për një vepër pena-le, e cila dënohet jo më pak se 15 vjet heqje lirie.

Dëshmitar tjetër i kësaj vep-rimtarie është edhe kryetari i Ko-munës së Mitrovicës, i cili në TV Dukagjini u deklarua javën e kaluar që zoti Thaçi i ka shpje-guar planin e tij për ndryshimin e kufijve, sipas të cilit dy-tri ko-muna të Kosovës do t’i jepeshin Serbisë dhe Mitrovica do kishte status special. Por jo vetëm kaq. Presidenti Thaçi i ka kërkuar atij mbështetje për realizimin e këtij plani dhe në këmbim e ka ga-rantuar se zoti Bahtiri do të ishte kryetar i Komunës së bashkuar të

Mitrovicës. Një prokuror dhe një gjykatës i përgjegjshëm për fa-tin e vendit të tij do të gjente dh-jetra dëshmitarë të tillë dhe do të plotësonte një dosje të pakon-stestueshme në ngarkim të fajë-sisë së Hashim Thaçit.

3. Por prokurorë e gjykatës të tillë kanë mundësi të mble-dhin prova edhe nga bash-këpunëtorët e zotit Thaçi. P.sh mund të shërbënte si i tillë Baton Haxhiu. Deklarimet dhe intervi-stat që ai ka dhënë përmbajnë fa-kte pa fund me të cilat Haxhiu ka mbrojtur idenë e zotit Thaçi, Edi Ramës dhe Alëksandër Vuçiq për shkëmbimin e territoreve mi-dis Kosovës dhe Serbisë. Mja-fton të përdoret google. Po ashtu duhen hetuar gjithashtu disa ba-shkëpunëtorë të tjerë si ish-ze-vendës ministri i Jashtëm, zoti Selimi. Por edhe ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Ga-shi, të cilin e dekonspiron gazetari i “Le Mond” e për të cilën gjë fli-tet në BIRN.

Jam i bindur se nuk janë vetëm këta bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit në aventurën antiligjore e antikushtetuese të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbi-së. Ka edhe shumë të tjerë. Esht; gjithashtu e ditur se për ta reali-zuar këtë qëllim nuk janë përdor-ur vetëm paratë e shtetit të Koso-vës, por me shumicë, me lopatë, janë përdorur paratë e shtetit të Serbisë, të Beogradit.

Në rastin e një hetimi dhe gjykimi të veprimtarisë anti-shtetërore dhe antikombëtare të Ha-shim Thaçit ka vend të sqarohen shumë enigma tjera: P.sh pse ndry-shoi kahja e bashkëpunimit të tij nga orientimi te lobi proshqiptar te lobi proserb dhe prorus në SHBA?! Pse në Bruksel dhe në Europë ai u mbështet te politikanët ekstremi-stë të saj, të cilët njihen për lidhje të ngushta me Moskën dhe për syni-min e përbashkët me Kremlinin për dezintegrimin e BE-së? Pse pikëris-ht në këtë periudhë Hashim Thaçi u shndërrua në një antieuropian i përkushtuar, njësoj si lobistët ser-bë e rusë në SHBA e vendet e Eu-ropës?! Ka njëmijë enigma që të çojnë te burimi i marrëzisë së pa-dëgjuar ndonjëherë në historinë e shteteve në botë, kur presidenti i një vendi e thërret vendin dhunues të bashkëkombasve të tij për t’i falë territore!

Njëmijë arsye pse Hashim Thaçi duhet të shkojë para drejtësisë për tradhti!Nga Enver Bytyçi

Komente & Opinione

Faktet janë aty dhe i akuzuari i përher-shëm, Hashim Thaçi nuk i përgënjeshtroi ato fakte. Dëshmitarët janë po aty

Zoti Thaçi u angazhua hapur dhe me vendos-mëri për ndryshimin e kufijve gjatë një diskutimi me krerët e shtetit e të qeverive ballkanike në Alpach të Austrisë gushtin e vitit 2018

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 2020 9

CMYK

Komente & Opinione

Një pjesë e gazetarëve shqiptarë dhe e shoqat-ave për lirinë e mediave po brohorasin si një fi-

tore të angazhimit të tyre, konkuzi-onet e Venesias kundër paketës an-tishpifje. Fakti se nga nga juristët e regjur të komisionit u fshikull-ua roli i institucioneve të “pavar-ura”, si “AMA”, se u kundërsh-tuan gjobat e larta që rrezikojnë mbylljen e mediave on line, apo shmangia e gjyqësorit në zgjidhjen e konfikteve mes gazetarëve dhe “viktimave” të punës së tyre, me sa duket e varrosi përfundimisht këtë projekt të çmendur të qeverisë.

Madje, thirja për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjek-je autokratike për kontrollin e med-iave të reja.

Por, sado e fortë të jetë fitorja e pushtetit të katërt ndaj atij politik,

rëndësia e kësaj beteje nuk qëndron në ngadhënjimin e fjalës së lirë.

Opinioni i fundit i Venecias nuk ka vlerë vetëm se shërbeu si një mburojë për mediat on line (ka-zanët sipas Ramës), por se me anë të tij ne dekriptojmë më mirë fy-tyrën e regjimit që kemi mbi krye.

Në këtë kuptim, ai nuk duhet duhet parë i shkëputur nga lex-imet e fundit që komisioni i ka bërë realitetit shqiptar.

Fillimisht ky grupim me përvo-jë juristësh ndërkombëtarë arri-ti në konkluzionin se pretendi-met e ngritura nga rilindja për shkarkimin e presidentit të re-publikës, nuk përbënin shkel-je serioze. Pra në një kohë kur në Shqipëri bëhej gurguleja se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke dekretuar një datë tjetër për zg-jedhjet lokale të 30 qershorit, Venecia as nuk mendonte kësh-

tu, dhe as gjente justifikime të vlefshme që Edi Rama të kapte edhe presidencën.

E njëjta situatë u përsërit edhe për emërimet e Gjykatësve të rij kushtetues. Tentativa e shumicës parlamentare për ta kapur këtë in-stitucion, përmes lojrave meskine të Adrian Dvoranit, i cili në bash-këpunim me parlamentin donte të shpinte në këtë gjykatë besnikët e partisë, u fshikullua nga ky komi-sion. Venecia në dokumentin e saj vulosi se rruga e ndjekur nga KED dhe parlamenti “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet… ish-in bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Pra, për atë që ka ndodhur real-isht në Shqipëri gjatë vitit të fundit (qershor 2019-qershor 2020) Vene-cia na ka dhënë një pasqyrë të qa-rtë. Ajo në thelb na ka treguar se pushteti i Edi Ramës, po kërkon

të mposhtë me rrugë ekstraligjore të gjitha kundërpushtetet në vend, edhe mediat edhe gjykatën madje edhe të shkarkojë kreun e shtetit.

Mënyrë më të mirë për të kup-tuar se po kalojmë nga një sistem monist drejt një regjimi autokratik nuk ka. Pas portretizimit të errët që i bënë gazetat më të mëdha perindi-more, pas prishjes së Teatrit Kom-bëtar, ish artistit që u shndërrua në një politikan ‘barbar” (lexo linkun poshtë), dokumentet që na ka shpa-losur para syve Venecia, janë pas-qyra më e panshme për të kuptuar trokitjen e një diktature.

Dhe për këtë nuk është nevoja të besohen as kazanët vendas, as mak-ineria opozitare e baltës. Mjafton të shfletosh shtypin e huaj dhe sidomos, juristët me reputacion ndërkombëtar, që na kanë lënë mbi duar, opinionet e fundit nga Venecia.

Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

Nga Andi Bushati

Thirrja për vetërreg-ullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjekje autokra-tike për kontrollin e mediave të reja

Shndërrimi i Qëndrës Spi-talore Universitare “Nënë Tereza” në bombë bi-ologjike të COVID-19

për shkak të trajtimit xhahil e të papërgjegjshëm të pandemisë nga Kryeepidemiologu i Surrelit, është krim i rëndë me pasoja katastrofale, kolapsin e trurit të të gjithë sistemit tonë shëndetësor të vendit.

Në këtë Qendër janë dhjetëra e dhjetëra shërbime, më të special-izuarat e vendit, të cilat trajtojnë sëmundjet më serioze të mijëra e mijëra të sëmurëve të të gjitha mos-have. Shndërrimi i QSUT në bombë virale të COVID-19, në pavio-net e së cilës në çdo kohë ka me dhjetëra e dhjetëra të sëmurë që luftojnë me vdekjen, do të thotë në mënyrën më kriminale të ndi-hmosh këtë të fundit.

QSUT - bombë virale, pash-mangshëm do të sjellë shndërrim-in e saj në një spital COVID-19 dhe do të privojë nga mjekimi i specializuar urgjent dhe jetik për shpëtimin e jetës së tyre, me qin-dra e qindra të sëmurë me sëmund-je zemre, gjaku, të gjendrave en-dokrine, veshkave, mëlçisë, me sëmundje neoplazike etj.

Kjo do të thotë t’i dënosh ata e po në mënyrë kriminale, të mbeten në mëshirën e fatit të tyre.

Futja e COVID-19 në QSUT, in-

fektimi masiv i elitës mjekësore të vendit, e cila udhëheq diagnozën dhe mjekimin në shërbimet e spe-cializuara të rasteve më të ndërli-kuara nga mbarë vendi, do të thotë dekapitim i kësaj elite dhe kolaps i sistemit shëndetësor.

QSUT është aktualisht sipërmar-rja - me kolektivin numerik, per-

sonel shëndetësor, të sëmurë dhe punonjës ndihmës - me e madhe e vendit dhe me kontakte njerëzore më numerike dhe më intensive, më të shumta se çdo kolektivitet tjetër në Shqipëri.

Shndërrimi i saj në bombë bi-ologjike do të thotë krijimi i gen-eratorit më gjigant për përhapjen

e COVID-19 në Shqipëri. Rastet e të infektuarve të këtyre ditëve me COVID-19 kanë në bazë të padis-kutueshme, së paku për 80% të tyre, bombën biologjike QSUT.

Situata kontagioze në QSUT u krijua nga Kryeepidemiologu xha-hil i Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maska, që me vendosjen e mje-diseve për trijimin e rasteve me COVID-19 në Urgjencën e këtij spitali, gjë që u dënua me forcën me të madhe tek qytetari dixhital nga mjekë dhe infermierë të asaj qendre në këtë Fb!

Lënia pa mjetet mbrojtëse të punonjësve dhe të sëmurëve në pavionet e këtij spitali ndaj COV-ID-19 për shkak të vjedhjeve shfrenuara me blerjen e maskave, kostumeve madje edhe të skadu-ara, mungesa e ujit, sapunit, dez-infektantëve në pavione siç është denoncuar me zë dhe figurë nga pa-cientë të shtruar madje edhe me COVID-19 është mekanizmi i dytë madhor i megaskandalit të Sulltan Xhahil Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maskës.

Kështu që mund të thuhet se përpjekja për të fajësuar persone-lin mjekësor nga ata, që sollën këtë dramë të vërtetë kombëtare, është thjesht larje duarsh pas krimit të shëmtuar.

*Ish-kryeministër i Republikë

Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së COVID-19

QSUT - bombë virale, pashmangshëm do të sjellë shndërrimin e saj në një spital COV-ID-19 dhe do të privo-jë nga mjekimi i spe-cializuar urgjent dhe jetik për shpëtimin e jetës së tyre

Nga Sali Berisha*

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 202010

Çfarë po ndodh! Ulen investimet e huaja, largohen investitorët shqiptarëShqipëria do të përbal-

let shumë shpejt me një emergjencë, teksa in-vestimet e huaja janë

në rënie, si rrjedhojë e mba-rimit të TAP dhe krizës së Cov-id-19, në një kohë që sipërmar-rësit shqiptarë po preferojnë që të investojnë fondet e tyre të lira jashtë vendit. Në tre muajt e parë të 2019-s, sipërmarrjet shqiptare investuan 12 milionë euro jashtë.

Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave të tremujorit të parë 2020, se investimet direkte (neto) ishin 214 milionë euro ndaj 285 milionë euro një vit më parë. Rënia është gati 25%.

Kjo ecuri, sipas bankës, reflekton së bashku, nivelin më të ulët të flukseve hyrëse në formën e Investimeve të Huaja Direkte dhe zgjerimin e pjesëmarrjeve në inve-stime direkte jashtë.

Zotërimet tona jashtë – mje-tet financiare në formën e investi-meve direkte jashtë, u zgjeruan me 12 milionë euro, nga një fluks ne-gativ neto prej 1.2 milionë euro në 2019, tha banka. Ndërsa Investimet e Huaja Direkte neto ishin 227 mi-lionë euro, me një tkurrje prej gati 20% në raport me të njëjtën peri-udhë të një viti më parë. (Në total, Investimet e Huaja Direkte kanë re-gjistruar fluks kapitali prej 257 mi-lionë euro, dhe në të njëjtën kohë marrëdhëniet e borxhit mes kom-panive të lidhura derivuan një fluks negativ prej 30 milionë euro, duke i çuar investimet neto në 227 mln euro).

Sipas Bankës së Shqipërisë, rën-ia është e përqendruar kryesisht në sektorin e energjetikës ku investi-met në projektet kryesore janë drejt

fazës finale të realizimit. Nga ana tjetër, vijon përqendrimi i investi-meve në sektorin e hidrokarbureve të cilat kanë ndjekur trendin rritës.

Ky është niveli më i ulët i Inve-stimeve të Huaja Direkte, që prej tremujorit të dytë 2018.

Pritshmëria e investimeve të huaja

Për rreth katër vjet, Investi-met e Huaja Direkte kanë qëndruar në nivele të larta, për shkak të dy projekteve të mëdha në energjetikë, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft dhe gazsjellësi TAP. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burime-ve zyrtare. Tashmë të dy këto inve-stime janë drejt fundit, ndërkohë që kriza e Covid-19 pritet që të ulë in-teresin e investitorëve, të paktën në një të ardhme afatshkurtër. Edhe kompanitë hidrokarbure, që nxitën investimet në tremujorin e parë janë në krizë, teksa ato u detyruan të ndalnin për herë të parë prodhimin gjatë muajit prill.

Investimet e bizneseve shqiptare jashtë

Bizneset shqiptare po hedhin sytë jashtë për investime, kryesi-sht në rajon. Maqedonia ka rezul-tuar tërheqëse për ta për shkak të zonave të lira, lehtësive fiskale, rre-gullave të qëndrueshme, si dhe një politike agresive të qeverisë maqe-donase për tërheqjen e investime-ve të huaja.

Kompania Sagen ka nisur inve-stimin në Maqedoni për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë ilaçe. Grupi Balfin është përqendruar në investime në pasuritë e paluajtsh-me, në zhvillimin e një zone shu-mëfunksionale në periferi të Shku-pit. Kompania AGNA ka plane për prodhimin e një fabrike biskotash, më e madhja në Ballkan.

Kreditë me probleme rriten në prill

Huatë që nuk kthehen në afat në banka shënuan një rritje të lehtë në prill për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Ban-ka e Shqipërisë.

Në prill, ky tregues arriti në 8.28%, nga 8.18% që ishin në shkurt, kur huatë e pakthyera kish-in arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet. Rritja e këtij treguesi reflekton mosshlyerjen e huave deri në janar (bankat i raportojnë kreditë si prob-lematike kur ato nuk shlyhen prej më shumë se tre muajsh), ndërsa efektet e Covid-19 në këtë tregues nuk kanë nisur të reflektohen ende.

Rritja e këtij treguesi është e moderuar për shkak të procesit të ristrukturimit të huasë, që fil-loi pas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, që ka lehtësuar kërke-sat rregullatore mbi riskedulimin e

kredisë dhe ka inkurajuar bankat të ofrojnë shtyrje të pagesës së këstit të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme. Ven-dimi ishte fillimisht për tre muaj, për periudhën mars-maj dhe më pas është shtyrë edhe për tre muaj të tjerë, qershor-gusht.

Banka e Shqipërisë ka bërë të di-tur se për shtyrjen e parë tremujore janë ristrukturuar kredi me një vlerë totale prej rreth 2 miliardë euro, ose gati gjysmën e stokut të huasë të dhënë nga bankat.

Kreditë e shtyra nuk përlloga-riten si problematike dhe vetëm në shtator do të reflektohet i qartë efe-kti që ka pasur pandemia në huatë

me probleme.Guvernatori Sejko, në dal-

jen e fundit publike, paralajmëroi se mund të ketë një rritje të mosk-thyeshmërisë së huave në banka.

“Masat e kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pande-misë ndikuan në rënien e konsu-mit, investimeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve; pritet një rënie e nivelit të punësimit dhe rritje e papunësisë në vend, duke shkaktuar rënien e të ardhurave familjare dhe përkeqësimin e sit-uatës financiare të biznesit, çka mund të sjellë dhe rritje të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar”, pohoi ai.

Ekonomi

Ekonomisë globale do ti duhet të pa-ktën dy vjet për t’u rikuperuar nga ndikimi i koronavirusit, sipas Organ-izatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), e cila përfshin 37 shtete në të gjithë botën. Në kënd-vështrimin e tij të fundit global, or-

gani ekonomik ndërqeveritar para-lajmëron se pandemia ka shkaktuar “recesionin më të rëndë ekonomik në gati një shekull dhe po shkakton dëme të mëdha në shëndetin, punën dhe mirëqenien e njerëzve.” Rapor-ti parashtron dy skenarë për ekono-

minë globale. Në një skenar, një valë e dytë e infeksioneve, me bllokime të rinovuara, godet para fundit të vi-tit 2020. Në këtë të ashtuquajtur ske-nar me dy goditje, OECD parashikon që prodhimi ekonomik botëror të bie me 7.6 për qind këtë vit, përpara se

të rritet sërish me 2.8 për qind në vi-tin 2021. Në skenarin e dytë shman-get një tjetër shpërthim i madh i ko-ronavirusit. Nëse do të ndodhë kjo, OECD parashikon një rënie prej 6 për qind të aktivitetit ekonomik gjatë këtij viti. / CNN

Ekonomisë globale do t’i duhet të paktën 2 vjet për t’u rikuperuar nga koronavirusi, thotë OECD

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 2020 11

NJOFTIM I TELEKOM ALBANIA SHA.

Telekom Albania ju njofton se duke filluar nga data 11 Korrik 2020 paketat standarde L dhe Electronic Beats nuk do të jenë të vlefshme. Të gjithë abonentët që kanë një paketë aktive do të mund ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë të paketës.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Telekom ose Shërbimin e Klientit në 142.Duke ju falenderuar paraprakisht.Telekom Albania Sh.A

Shqipëria do të krijojë regjistrin e or-ganizatave jofitimprurëse, në një përp-jekje për të plotësuar rekomandimet e bëra nga Moneyval për të minimizuar riskun e pastrimit të parave. Ministria e Drejtësisë tashmë ka gati draftin e parë të projektligjit “Për regjistrimin e or-ganizatave jofitimprurëse”, i cili është në fazë konsultimi teksa vihet theksi në të gjithë elementët që do të shoqërojnë këtë proces.

“Nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrim-it të parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL) është vlerësuar dhe re-komanduar krijimi i regjistrit elektronik dhe përmirësimi i procedurave të reg-jistrimit të OJF-ve. Në Rekomandimet e Raportit është vlerësuar se vendi ynë nuk ka ndonjë politikë të qartë për të promovuar llogaridhënien, integritetin dhe besimin publik në administrimin dhe menaxhimin e OJF-ve, duke pas-ur një qasje të kufizuar ndaj sektorit të OJF-ve dhe komunitetit të donatorëve për çështjet e financimit nga terrorizmi” thuhet në relacionin e projektligjit.

I njëjti sjell në vëmendje se rapor-ti i Moenyval cilësonte se nuk ka asnjë dokument mbi praktikat më të mira që të jetë hartuar nga Shqipëria me përf-shirjen e OJF-ve, si dhe nuk janë ndër-marrë hapa për promovimin, mbikëqyr-jen e riskut ose monitorimin e OJF-ve. “Prandaj kjo nismë sigurisht vjen edhe nga rëndësia e përmbushjes së Reko-mandimeve të Komitetit të Ekspertëve të MONEYVAL lidhur me këtë fushë” vijon më tej relacioni.

Dokumenti bën të ditur se

veçanërisht për OJF-të jashtë Tiranës, i gjithë procesi i regjistrimit dhe koha e shpenzuar kanë një kosto totale prej 250 deri në 300 euro.

Sistemi aktual i regjistrave të mba-jtur manualisht është jo efektiv dhe i pamjaftueshëm për të gjeneruar infor-macion të saktë dhe në kohën e duhur për statusin dhe aktivitetet e OJF-ve.

” Prandaj reformimi i procesit të re-gjistrimit është i domosdoshëm.

Institucioni i regjistrimit duhet të ofrojë shërbime të shpejta, transparente dhe jo të kushtueshme për OJF-të. Pro-cesi i regjistrimit nuk duhet të krijojë kosto të panevojshme financiare dhe administrative për OJF-të larg Tiranës” thuhet në relacion.

Eurobondi rrit euron në tregun ven-

das, pasi bankat kanë blerë rreth 25% të borxhit të qeverisë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të lehtë vazhdueshme në tre-gun e brendshëm gjatë dy javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.3 lekë, me një mbiçmim prej 0.3 lekësh që nga fillimi i këtij muaji.

Aktorët e tregut pohojnë se ar-syeja lidhet me interesin e lartë që ban-kat vendase kishin për të marrë pjesë në emetimin e eurobondit shqiptar prej 650 milionë eurosh, që u finalizua me sukses dy ditë më parë. Nuk ka ende një informacion zyrtar se sa ka qenë pjesa e këtij borxhi, që u ble nga ban-kat vendase. Burime pohojnë se bankat vendase mund të kenë blerë rreth 25%

të totalit të eurobondit.Për të siguruar fondet në valutë,

bankat kanë qenë kryesisht në pozicion blerës, në mënyrë që të kishin valutë gjendje për eurobondin (duke mos çuar dot euro jashtë, pasi ende avionët nuk lëvizin ende, një mënyrë është të bëhen marrëveshje këmbimi, duke blerë euro, të cilat shkojnë në bankën korrespon-dente nga shitësi i tyre, ndërsa banka ia dërkon korrespondentit në momentin që blen eurobondin).

Kursi mesatar i këmbimit të euros deri tani gjatë këtij viti ka qenë 123.6 lekë, nga 123 lekë që ishte mesatarja e një viti më parë. Monedha e përbashkët shfaqi shenja të forta forcimi pas bl-lokimit të ekonomisë nga Covid-19 nga mesi i marsit, pasi ndalimi i lëvizjeve kufizoi hyrjen e valutës, çka bëri që euro të kërcente deri në 131 lekë. Më pas kursi u stabilizuar në nivelin e 123-124 lekëve. Ndonëse transporti vijon të mbetet i mbyllur, tregu ka arritur një lloj ekuilibri, duke qarkulluar valutën që ndodhet në vend, pasi dhe volumi i këmbimeve nuk është shumë i lartë.

Eurobondi

Shqipëria emetoi pak ditë më parë eurobondin prej 650 mln euro. Euro-bondi u emetua në një momnet mjaft të favorshëm, pasi likuiditeti dhe si rrje-dhojë kërkesa në tregjet ishte mjaft e lartë, duke i kaluar 3 miliardë, apo mbi 4.8 herë mbi shumën e kërkuar. Interes shfaqën rreth 190 investitorëve nga Eu-ropa dhe SHBA.

Kuponi për Eurobondin ka rezultuar 3.5 % ndërsa norma e interesit 3.625%

Rreziku i pastrimi të parave, pas rekomandimit të Moneyval do krijohet regjistri për OJF-të

Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të le-htë vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë dy javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.3 lekë, me një mbiçmim prej 0.3 lekësh që nga fil-limi i këtij muaji.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja lidhet me interesin e lartë që bankat vendase kishin për të marrë pjesë në emetimin e eurobondit shqiptar prej 650 milionë eurosh, që u finalizua me suk-ses dy ditë më parë. Nuk ka ende një informa-cion zyrtar se sa ka qenë pjesa e këtij borxhi, që u ble nga bankat vendase. Burime pohojnë se bankat vendase mund të kenë blerë rreth 25% të totalit të eurobondit.

Për të siguruar fondet në valutë, bankat kanë qenë kryesisht në pozicion blerës, në mënyrë që të kishin valutë gjendje për eurobondin (duke mos çuar dot euro jashtë, pasi ende avionët nuk lëviz-in ende, një mënyrë është të bëhen marrëvesh-je këmbimi, duke blerë euro, të cilat shkojnë në bankën korrespondente nga shitësi i tyre, ndër-sa banka ia dërkon korrespondentit në momen-

tin që blen eurobondin). Kursi mesatar i këmbim-it të euros deri tani gjatë këtij viti ka qenë 123.6 lekë, nga 123 lekë që ishte mesatarja e një viti më parë. Monedha e përbashkët shfaqi shenja të forta forcimi pas bllokimit të ekonomisë nga Covid-19 nga mesi i marsit, pasi ndalimi i lëvizjeve kufizoi hyrjen e valutës, çka bëri që euro të kërcente deri në 131 lekë. Më pas kursi u stabilizuar në nive-lin e 123-124 lekëve. Ndonëse transporti vijon të mbetet i mbyllur, tregu ka arritur një lloj ekuilibri, duke qarkulluar valutën që ndodhet në vend, pasi dhe volumi i këmbimeve nuk është shumë i lartë.

Eurobondi

Shqipëria emetoi pak ditë më parë eurobon-din prej 650 mln euro. Eurobondi u emetua në një momnet mjaft të favorshëm, pasi likuiditeti dhe si rrjedhojë kërkesa në tregjet ishte mjaft e lartë, duke i kaluar 3 miliardë, apo mbi 4.8 herë mbi shumën e kërkuar. Interes shfaqën rreth 190 investitorëve nga Europa dhe SHBA. Kuponi për Eurobondin ka rezultuar 3.5 % ndërsa nor-ma e interesit 3.625%

Eurobondi rrit euron në tregun vendas, pasi bankat kanë blerë rreth 25% të borxhit të qeverisë

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte 12 qershor 202012 •

Kulturë

Tetëmbëdhjetë ditë aspak të lavdishme madje fundosëse për kryministrin, kryetar-in e bashkisë, këshillin

bashkiak, por edhe për ministrin, pas përdhunës mbi Teatrin por njëkohësisht edhe tetëmbëdhjetë ditë në të cilat qindra artikuj e repor-tazhe nga skena e Tiranës pushtuan botën, pasi qeveria kujtoi që me një sulm të pabesë natën, do e mbyllte perden e çështjes së Teatrit, si pas një shfaqjeje të zakonshme. Ministri i brendshëm Lleshaj në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me ndërhyrjen policore. Vërehen tone keqardhjeje në fjalën e tij, sidomos në pjesën hyrëse; distancim i qartë mes vendimmarrjes për shembjen dhe zbatimit të saj; qartësim lidhur me kush e thirri policinë në aksion dhe cilat njësi u përfshinë realisht.

Në një përpjekje për ta lexuar të plotë atë fjalë, përfshi gjestet, mi-mikën, çehren e fytyrës së ministrit, mund të kuptohet diçka me rëndësi: edhe ai nuk do t’i ketë shpëtuar goditjeve të mëdha që janë lësh-uar nga të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë vendit, mbi shtetarët shqiptarë që zhvilluan krimin e 17 majit mbi trashëgiminë kulturore dhe pronën publike.

E zbërthejmë si vijon në 14 pika.

1. Rreshtimi me qytetarët- Po të isha i detyruar të bëja një

zgjedhje mes qytetarëve dhe poli-cisë, do të rreshtohesha me qytetarët. Por që të ndodhë kjo, do të duhej

Tri deputete portugeze në Parlamentin Europian, e pikërisht: Lídia Pereira (PPE), Maria da Graça Carvalho (PPE), Cláudia Monteiro de Aguiar (PPE), kanë ngritur pyetje për përgjigje me shkrim nga Komisioni Europian në thelb të të cilave është Shembja e Teatrit Kombëtar, si kërcënim për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

Shembja barbare e TeatritTre eurodeputetët i drejtohen KE: Është kërcënuar Demokracia, Liria

Tri deputete portugeze në Parlamentin Euro-pian, e pikërisht: Lídia Pereira (PPE), Maria da Graça Carvalho (PPE),

Cláudia Monteiro de Aguiar (PPE), kanë ngritur pyetje për përgjigje me shkrim nga Komisioni Europian në thelb të të cilave është Shembja e Teatrit Kombëtar, si kërcënim për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Tre deputetët i kanë parashtruar KE-së dy pyetje, që lidhen me faktin nëse ishin në dijeni të arrestimit të protestuesve për Teatrin si dhe për im-paktin që ky veprim ka mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e nego-ciatave. Sipas tyre liria e shprehjes është dhunuar në këtë rast.

“Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit analizon fjalën e ministrit të brendshëm, Aleksandër Lleshajt që ka mbajtur më 4 qershor në Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me ngjarjen e jashtëzakonshme të shembjes së Teatrit. Aleanca prej ditës së djeshme, ka përgatitur argumentet se si çfarë ka ndodhur pas “fjalës” së Lleshajt, që “standard” do t’i botojë sot, nesër dhe pasnesër

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Keqardhja e ministrit Sandër Lleshaj për shembjen e Teatrit Kombëtar

që policia të vihej kundër tyre – tha ministri Lleshaj që në fjalinë e parë të tij. 27 muaj protestë dhe 10 muaj rezistencë fizike për të mos lejuar shembjen e Teatrit kishin treguar qartaz diçka me rëndësi, policët nuk ishin kundër qytetarëve. Bashkëje-tesa ka qenë e mirë dhe këtë mund ta dëshmojnë si policët që kanë qën-druar e qëndrojnë roje në ministri e zonën përqark saj, ashtu edhe qën-drestarët që qëndronin roje në teatër. Këtë mund ta dëshmojnë më së miri kamerat e Ministrisë së Brendshme. Tri herë që policët u dolën qytet-arëve kundër në lidhje me çështjen e Teatrit, ndodhi me urdhër nga lart: më 24 korrik, 24 mars dhe 17 maj. Kush ua dha policëve urdhrin në secilën prej këtyre ditëve? Si u keqpërdorën ata nga pushteti?

Shpejt notat e keqardhjes përfshinë të folurën dhe fytyrën e ministrit. Disa fjalë për t’i shkuar tangent shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, një ndërtese me vlera të pranuara arkitektonike nga vetë Europa dhe e mbrojtur prej saj si trashëgimi kulturore europiane e rrezikuar fort, ndoshta disa fjalë edhe për të treguar që mbase nuk ishte në dëshirën e tij ajo shembje. Mbase. Nuk ishte në dëshirën e min-istrit ajo shembje? Cila ishte vota e ministrit Lleshaj lidhur me VKM-në nr.377 të datës 8 maj 2020? Si u zhvillua mbledhja e Këshillit të Min-istrave ku u mor vendimi? Apo edhe ajo me email qarkullues u kalua si vendim, sikurse edhe vendimi i

shembjes në Këshillin Bashkiak?Keqardhja vijon edhe më tej.

2. Policia jo palë- Policia nuk shkoi si palë por si

një autoritet ligjzbatues i thirrur për të zbatuar një vendim të ligjshëm – tha ministri Lleshaj.

Një fjali që vendos një distancë të qartë mes vendimmarrësve dhe zbatuesve. Por një fjali që fsheh njëkohësisht realitetin. Vendimi nuk mund të quhej dhe quhet i ligjshëm për aq kohë sa pas marrjes e para zbatimit të tij VKM-ja në fjalë u çua si çështje nga Presidenti i Repub-likës në Gjykatën Kushtetuese dhe te Avokati i Popullit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi çeljen e një hetimi administrativ lidhur me të. Se çfarë është e ligjshme apo jo e ligjshme në momentet kur dyshohet që po shkelet kushtetuta dhe çdo ligj tjetër në një vend demokratik, e për-cakton gjykata dhe asnjë politikan që rastësisht e përkohësisht ndodhet në një pozicion politik.

Si ka mundësi që një ministër që i referohet ligjshmërisë për veprimtarinë e vet dhe policisë, i mbyll sytë kaq fort para kushte-tutës dhe gjykatës, për më tepër para gjykatës më të rëndësishme në vend, asaj kushtetuese?

3. Tagra ligjore e institucioneve dhe autoriteteve zyrtare?

- Policia ka detyrë t’u përgjig-jet thirrjeve që vijnë nga kushdo qoftë, aq më tepër kur ato vijnë nga

të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë in-stitucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestu-an me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.

A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:

1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?

2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”, thuhet në reagimin e 3 eurodeputetëve.

bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përku-fizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ball-

kanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë. Në 17 Maj, autorite-tet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më

Lídia Pereira

Maria da Graça Carvalho

Cláudia Monteiro de Aguiar

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte 12 qershor 2020 13•

Kulturë

institucione dhe autoritete zyrtare që kanë tagra ligjore për këtë punë – tha ministri Lleshaj.

Cilat janë autoritetet zyrtare që kanë tagra ligjore për këtë punë? Qeveria që pronësinë kombëtare t’ia kalojë bashkisë së një qyteti? Bash-kia që merr në pronësi diçka që nuk është fare e regjistruar në hipotekë dhe vendos ta shembë? Këshilli bashkiak që të vendosë jashtë proce-durave për shembjen e një ndërtese kur është KKT që vendos për një gjë të tillë? Dhe kur kjo bëhet në një kohë që nuk ka leje ndërtimi, projekt e fonde të miratuara dhe bazuar në një raport të rremë inxhinierik për rrezikshmërinë e ndërtesës?

4. Vendimi i ligjshëm për shembjen?

- Policia nuk shkoi si palë por si një autoritet ligjzbatues i thirrur për të zbatuar një vendim të ligjshëm – tha ministri Lleshaj. Përsëri një dozë e ndjeshme distancimi të fortë me vendimmarrjen për shembjen, por përsëri ndërhyrja e justifikuar me ligjshmërinë e vendimit. Mund t’i rendisim sërish pyetjet e mësipërme për ligjshmërinë e vendimit ose thjesht të referojmë për rilexim disa rreshta më lart, në pikën 3.

5. Teatri Kombëtar pronë e bashkisë?

- Në thelb ligji e detyron policinë të përgjigjet ndaj kërkesave të çdo qytetari në rast se prona e tij është zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Më 17 maj ajo u thirr nga policia bashkiake, nga IMT e Tiranës, për të liruar një objekt që ishte pronë e bashkisë Tiranë dhe që kontrollohej në mënyrë të paautorizuar nga një grup personash pa asnjë tagër ligjor mbi godinën – tha ministri Lleshaj.

Doza e distancimit të fortë vijon dhe ministri qartëson publikun e gjerë me një informacion që deri në këtë çast kishte munguar. Kush e kishte thirrur policinë për ndërhyr-je? Ministri deklaroi që policia u thirr nga policia bashkiake dhe nga IMT. Objekti nuk mund të bëhej pronë e bashkisë Tiranë për aq kohë sa kalimi i pronësisë ishte i kontestuar në një gjykatë dhe duhej të pritej vendimi për të. Për më tepër, hulumtimi e nxorri në dritë ironinë më të thellë të kësaj historie 22-vjeçare të përpjekjes ramiste për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo ndërtesë nuk ishte fare e regjistruar e për pasojë ajo nuk mund të kalo-hej në pronësi të bashkisë.

6. 27 muaj uzurpim?- 27 muaj që kjo godinë ka qenë e

uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë autorizim, asnjë tagër ligjor mbi godinën, ndërkohë që më 17 maj policia ka vajtur aty e thirrur nga autoriteti pronar i godinës për të mbështetur veprimet e vetë autoritet-it pronar të godinës për shembjen e saj – tha ministri Lleshaj. Ndërtesa nuk ishte e okupuar për 27 muaj, por vetëm për periudhën 10-mujore: 24 korrik 2019 – 17 maj 2020.

Me përjashtim të tri rasteve të sul-mit policor mbi qytetarët që e mbronin ndërtesën, më 24 korrik, 24 mars dhe 17 maj, si qeveria, ashtu edhe bashkia, por edhe policia nuk bënë asnjë përpjekje për të çuar uzurpatorët para gjyqit e për të pritur dënimin për ta. Për çfarë do t’i çonin para gjyqit, se po mbronin trashëgiminë kulturore e historike dhe pronën publike? A nuk e miratuan të gjitha këto organe shtetërore me mosveprimin e tyre për kaq shumë kohë, mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga qytetarët?

Mundësinë për t’i zënë qytetarët në flagrancë për një akt të tillë për të cilin anatemohen e kanë pasur çdo ditë në harkun kohor 24 mars – 17 maj dhe edhe atëherë kur ndaluan disa prej artistëve e aktivistëve në raport me ndërtesën, e bënë për shkelje të masave të COVID-it.

A nuk tregon ky mosveprim që pushteti e ka ditur shumë mirë që shembja ishte krim? A nuk tregon ky mosveprim, që edhe shumë nga njerëzit në pushtet që ishin kundër shembjes së Teatrit kanë shpresuar që kush e kishte ndarë mendjen mos të arrinte dot gjithsesi që ta shembte Teatrin Kombëtar?

Fryerja e fyellit të “uzurpimit” është pra e kotë, sepse me mosvep-rimin e vet 10-mujor, pushteti i bie që bëhet po ashtu pjesëmarrës në të.

7. Detyrimi ligjor si e vetmja alternativë

- Çfarë alternativash kishte poli-cia më 17 maj?

Në fakt kishte dy. Ose të shkonte t’i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje ose ta refuzonte atë.

Pra kishte alternativë të zbatonte një detyrim ligjor ose mos ta zbaton-te atë. Sigurisht policia ka zgjedhur zbatimin e detyrimit ligjor – tha ministri Lleshaj.

Duke iu referuar çështjes së lig-jshmërisë së diskutuar të VKM-së e gjithë çka pasoi prej saj, çështja është tepër e qartë. Policia mund të zgjidhte padyshim zbatimin e detyrimit ligjor dhe ai do të ishte: të priste për daljen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me VKM-në 377.

Për aq kohë sa ai vendim nuk u prit, a nuk është policia po kaq e përfshirë në shkelje sikurse edhe organet e tjera?

8. Policët si mbrojtës apo shkelës të shtetit të së drejtës?

- Thirrjet për të hedhur kapelet, për t’u larguar nga detyra, dëshmo-jnë vetëm një gjë, sesa larg jemi ne me parimet elementare të funksion-imit të shtetit dhe drejtësisë – tha ministri Lleshaj.

Thirrjet drejtuar policëve u bënë pikërisht për këtë qëllim, që policët të mbronin ligjshmërinë dhe shtetin e së drejtës atë ditë të kobshme për historinë e demokracisë shqiptare. Mosveprimi i tyre ishte i barabartë me mbrojtje të kushtetutës. Se si dhe se pse ata nuk e bënë këtë, është dhe do të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Në fytyrat e shumë prej tyre

ndërgjegja po vepronte tashmë, që në mëngjesin e 17 majit. Zoti i shpëtoftë nga si do t’i brejë ajo ndërgjegje në vijim e si do t’u kthe-het mbrapsht ajo që kanë bërë.

9. Mos e zini në gojë At Gjergj Fishtën!

- Besoj që po të jetonte sot At Gjergj Fishta, do të duhej na i përsëriste disa gjëra që ai i shkruante tek Hylli i Dritës në vitin 1921, kur shteti shqiptar ishte realisht në orët e para, flas për shtetin e organizuar plotësisht – tha ministri Lleshaj.

Partia mëmë e Partisë Socialiste, parti e transformuar që sot e ka përfshirë si ministër në qeveri zotin Lleshaj, ia hodhi në Drin eshtrat At Gjergj Fishtës, ndaj referimi tek Fishta është shumëfish cinik. Po të kishte një varr do të mund të thuhej që me këtë përmendje At Gjergj Fishta do të jetë rrotulluar në varr. Por këtë luks Fishta ynë i madh nuk mund ta kishte, në vendin e sunduar nga fara vrastare e kulturës kom-bëtare shqiptare. Por një tjetër Gjergj atë mesnatë para sulmit mbi Teatrin Kombëtar e mbi qytetarët foli dhe ky Gjergj ishte dom Gjergj Meta, një njeri i fisëm i fesë dhe kulturës së re shqiptare, i cili bëri thirrje për dialog dhe iu referua për këtë thirrjes që vinte nga Bashkimi Europian. Si ka mundësi që nuk e dëgjoi ministri thirrjen e tij? Qoftë edhe vetëm si thirrje për zgjidhje të denjë paqësore nga një meshtar katolik?

(vijon)

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte 12 qershor 202014 •

Dossier

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Ti-ranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe nji-hte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

Historiania ruse: Viti 1991, si u prish “blloku” – ndarja e pasurisë së ish-udhëheqsve

Si u panë në Kongresin e X, drejti-mi i Shqipërisë nën idetë e Hoxhës? Pas stazhit 40-vjeçar si anëtar partie, Dritëro Agolli gati u dëbua nga tribu-na kur kritikoi Enver Hoxhën. Cili

ishte fjalimi i shkrimtarit që kish drejtuar për vite Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë? Cila ishte kritika që iu bë dhe figurës pasuese të diktatorit, Ramiz Alisë? A pranoi Alia përgjegjësitë e udhëheqjes së Enverit? Cilat ishin vendimet për ndryshimin e strukturës së PPSH dhe ndërrimi i simboleve të saj, si shkëputje nga PKSH-ja? Si shpjegohet shmangia e lehtë e “gardës së vjetër”? Cilat ishin kushtet e jetesës dhe luksi në të cilën jetonin bllokmenët?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim volu-minoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirno-va ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe an-glishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fil-lim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të nda-het më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, al-banologe dhe përkthyese, që është një nga au-toret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me ar-gumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Kënd-vështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet his-torike më kulmore gjatë shekullit XX.

* * *Shmangia krahasimisht e lehtë e “gardës së

vjetër” nga ajo shoqërore e vendit shpjegohet me faktin se, paralelisht me përtëritjen e partisë u luftua dhe kundër privilegjeve të elitës par-tiako-shtetërore. Në Shqipëri si dhe çdo vend tjetër të “socializmit fitimtar”, qe krijuar një kastë e ngushtë e nomenklaturës, që jetonte si-pas parimit komunist: “Secili sipas mundësive, secilit sipas nevojave”. Aftësitë e shumë prej 34

kryefamiljarëve që jetonin në lagjen qeveritare apo në “bllok”, ishin në nivelin mesatar, ndërsa kërkesat shumë më të mëdha. Ata jetonin mirë në bllokun e tyre në Tiranë dhe në “filialet” e tij nëpër qytete të tjera, të garantuar nga vendi-mi special i Byrosë Politike të 23 marsit të vitit 1976. Ata jetonin në “bllok” në klane familjare. Sipas të dhënave të gazetës “Zëri i Popullit”, në vilën e familjes Hoxha kishte 25 frigoriferë, 28 televizorë me ngjyra dhe manjetofonë. Në dis-pozicion të tyre kishte sera dhe një stallë lopësh me 150 krerë të racës “xhersi”, të njohura jo aq për rendimentin se sa për shijen e veçantë të qumështit të tyre.

Në fillim të vitit 1991 u vendos prishja e “bllokut”, shpërndarjen e familjeve nëpër apar-tamente të zakonshme. Ata e lanë parajsën e no-menklaturës pa dëshirë. Në mënyrë të veçantë kundërshtuan ata, që pak kohë më parë kish-in ardhur nga klasa punëtore dhe fshatarësia punonjëse, si p.sh. anëtarja e Byrosë Politike, Lenka Çuko, e cila kishte këmbyer karrierën e kryetares së kooperativës bujqësore me kull-tukun e drejtueses së politikës së kuadrit PPSH. Më 15 korrik u hoqën përfundimisht privilegjet dhe “blloku” u hap për të gjithë. Në fillim vilat u kthyen në banesa komuniale, ndërsa më pas (aty nga fundi i vitit 1999) ua lanë vendin ndërtesave shumëkatëshe. Mbeti vetëm vila e E.Hoxhës, që u përdor si shtëpi pritjesh. Skandalet lidhur me heqjen e privilegjeve të elitës së nomenklaturës, si dhe provësi i vështirë i ndarjes nga trashëgim-ia e “kultit të individit” të Hoxhës e vështirësuan seriozisht veprimtarinë e qeverisë së Ylli Bufit. Hija e zymtë e PPSH-së ra mbi PS-në, pavarë-sisht nga përpjekjet për t’u ndarë prej saj dhe për t’u marrë me problemet konkrete. Vendi ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike dhe të gjithë partitë ishin të një mendimi, se pa tërheqjen e ka-pitalit të huaj, nuk mund të bëhej as modernizimi i bazës materialo-teknike të industrisë e bujqë-sisë, as zhvillimi i infrastrukturës së turizmit, as mbushja e tregut me ushqime e mallra të nevojës së parë. Parulla popullore për domosdoshmërinë e integrimit në Evropë, u bë parulla e të gjitha partive e lëvizjeve.

Më 13 korrik, Bufi shpalli bazat e politikës së jashtme të kabinetit; stabilizimi i ekonomisë me ndihmën e perëndimit; integrimi i plotë në Evropë; pjesëmarrja aktive në OSBE, ku Shqipëria ishte pranuar anëtare me të drejta të plota në mbledhjen e Berlinit, më 18 korrik zgjerimi i bashkëpunimit shumëplanësh me vendet e Ballkanit dhe Adri-atikut; thellimi i marrëdhënieve të gjithanshme me Turqinë, zhvillimi i marrëdhënieve miqësore me Greqinë, Bullgarinë e Rumaninë. Kryeminis-tri theksoi interesin e veçantë për vendosjen dhe mbajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme poli-tike me Jugosllavinë.

Qeveria mendonte se normalizimi i gjend-jes së Shqipërisë mund të arrihej vetëm nëse punonjësit do të hiqnin dorë nga grevat e demonstratat, të cilat i sillnin dëm të madh ekonomisë popullore. Ndërkohë, deficiti bux-hetor i trashëguar nga qeveria paraardhëse kishte arritur në 3.2 miliardë lekë, ndërsa defi-citi i bilancit të pagesave në rreth 400 milionë dollarë dhe vazhdonin akoma të rriteshin.

Në verën e vitit 1991 u njoftua se në portet dhe në pikat e kufirit kishin mbetur sasi të kon-siderueshme produktesh ushqimore (sheqer, vaj, oriz, miell, margarinë). Sistemi i shkatërru-ar i transportit nuk mund të përballonte evadi-min e tyre. Partnerët e huaj, duke dyshuar se mallrat nuk arrinin te konsumatori, frenuan dërgesat. Nga mungesa e mjeteve të transpor-tit dhe karburanteve mbetën pa u furnizuar me lëndë të para fabrikat e uzinat, që solli dhe rrit-jen e tensionit shoqëror.

Gjendja e brendshme, jo aq e qëndrueshme, shkaktoi alarm në perëndim. Në tërësi, rajoni i Ballkanit jo vetëm nuk qe qetësuar pas trondit-jeve të viteve 1989-1999, por dhe ndodhej në kufijtë e një shpërthimi të ri. Qe forcuar procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qe ashpërsuar gjendja në Kosovë, ku si pasojë e heqjes së sta-tusit të krahinës dhe vënies në vartësi të plotë të Beogradit, filluan të krijoheshin organet shqiptare të pushtetit, paralele me ato serbe. Në Shqipëri, politikanët e huaj u bënë të shpeshtë.

Bejkeri në TiranëFill pas ministrave të punëve të Jashtme të

Italisë, Xhani de Mikelis e të RFGJ-së, H.F.Gensherit, më 22 korrik erdhi në Tiranë për vizitë njëditore sekretari i shtetit të SHBA-së Xh.Bejker, i cili e shfrytëzoi qëndrimin e tij në kryeqytetin shqiptar për të treguar parimet e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe ven-deve të Evropës Lindore. Ai uli disi shpresat e shqiptarëve për të marrë ndihma falas, vetëm duke deklaruar gatishmërinë për të kaluar men-jëherë në ekonominë e tregut.

Kryerja e reformave rrënjësore në fushat sociale dhe ekonomike, demokratizimi i gji-thanshëm, krijimi i kushteve për mundësinë e zhvillimit të plotë të ekonomisë së tregut, ndër-timi i shtetit të së drejtës-ja cilat ishin kushtet paraprake të bashkëpunimit të frutshëm e të përfshirjes së Shqipërisë në hapësirën evropiane, për të cilat foli Bejkeri në sheshin “Skënderbej” dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria duhej të plotësonte atë ç’ka kishte humbur në vitet e gjata të izolimit dhe perëndimi do ta mbështeste.

Pritja që iu bë Bejkerit në Shqipëri, siç u shpreh vetë ai, ishte fantastike. Atij iu dha titul-li “Qytetar Nderi” të Tiranës dhe emri i tij iu vu një rruge në Elbasan. Pavarësisht nga njëfarë

zhgënjimi prej shumës qesharake të ndihmës emergjente amerikane të premtuar prej tij (6 milionë dollarë), shtypi e vlerësoi vizitën e tij si një dëshmi tjetër e mbështetjes së Shqipërisë për të hyrë në bashkësinë evropiane.

Hapat e qeverisë Bufi në politikën e jashtme treguan largimin nga parimet e orientimit të Shqipërisë vetëm drejt një fuqie të madhe. Në korrik, Tiranën e vizitoi ministri i qever-isë franceze për problemet humanitare Ber-nar Kushner, e gjithashtu, një sërë figurash shtetërore rumune e maqedonase.

Ndërkohë, gjendja e brendshme e vendit vazhdonte të ishte e tensionuar. Në letër, në planet e në vendimet e qeverisë, gjithçka dukej plotësisht e mundur për t’u arritur. Ndryshimi i ekonomisë parashikonte kalimin e organi-zuar nga prona socialiste në atë private, nën kontrollin e rreptë të shtetit dhe përcaktimin e skemave dhe formave të privatizimit për 10-12 vitet e ardhshëm. Ekspertët e ekonomisë para-lajmëronin se vetëm një përqasje shkencore e kontrolluar dhe jo një eksperiment me vlera të dyshimta, do të bënte të mundur të shmangej rrokullisja drejt “kapitalizmit të egër” në fazën fillestare të akumulimit. Por, në praktikë, gjithç-ka u zhvillua në të kundërtën. Bilanci paraprak i vitit 1991 dëshmoi rënien e prodhimit në 50%. Nëse në mars, F.Nano foli për një borxh të jashtëm prej 350 milionë dollarësh, në dh-jetor ky borxh kishte arritur në 600 milionë. Liberalizimi i çmimeve solli inflacionin galo-pant, që arriti në 60%.

Në vend mbretëronte arbitrariteti juridik. Nëse gjyqi vendoste t’i kthente një pronë p.sh., një shtëpi një pronari të ligjshëm, qe e pamundur ta nxirrje atë që e kishte zënë ngaqë mungonin strukturat përkatëse zbatuese. Punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të cilët mbeteshin pa punë për shkak të mungesës së lëndës së parë, u paguhej 80% e pagës. Dilte se edhe adminis-tratës, edhe punëtorëve u interesonte më shumë të merrnin paratë e pakta nga shteti, duke nden-jur, sesa të organizonin punën. Fryma parazi-tare përfshiu dhe vetë qeverinë, e cila shpresat për shëndoshjen e ekonomisë i kishte varur te ndihmat e jashtëzakonshme (apo humanitare) nga jashtë dhe kreditë e huaja. Lindi dhe u

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte 12 qershor 2020 15•

Dossier

forcua dukuria e psikologjisë të shoqërisë në përgjithësi për të konsumuar. Sepse, edhe të ar-dhurat e shtetit vinin kryesisht jo nga prodhimi, por nga tregtia. Vendin e tregjeve të qytetëruar e kishin zënë pazaret e rrobave të vjetra, të rran-gullave e të mallrave kontrabandë.

Në politikën bujqësore i përmbahej parimit të kthimit të tokës ish-pronarëve. Por zmadhimet dhe zvogëlimet e vazhdueshme të kooperativave, procesi i urbanizimit, zënia e tokës bujqësore nga ndërtimet industriale dhe rrugët, e bënin të vështirë kthimin dhe ndarjen e tokës. Në fund të vitit 1991, sipas statistikave zyrtare, ndarja e tokës ishte bërë në masën 51%. Për më tepër, kjo shifër mesatare u referohej treguesve të rretheve Elba-san e Përmet (rreth 90%) dhe Tropojë e Gjiro-kastër (përkatësisht 1,4 dhe 0%). Pronarët e rinj u përballën menjëherë me një sërë vështirësish: shuma e kredisë bankare e deklaruar nga shteti për periudhën kalimtare, nuk siguroi mjete të tepërta financiare dhe nuk mjaftonte materiali mbjellës. Shumë fshatarë qenë të detyruar t’i ktheheshin parmendës dhe veglave të tjera primitive të kohës së ekonomisë natyrore.

Si u ndanë pronat e kooperativësGjatë ndarjes së pronës kooperativiste pati

përplasje nga pamundësia për t’i shpërndarë bagëtitë më drejtë si dhe kjo punë u la fare. Në jug të vendit, në bregdetin e Himarës, ku ullinjtë trashëgoheshin brez pas brezi në familje, tra-ditat shekullore u prishën plotësisht. Ata qenë shoqërizuar në vitin 1948 dhe u shpërndanë në vitin 1991, por në mënyrë mekanike, midis të gjithë anëtarëve të kooperativës, duke përfshirë edhe ata që kishin hyrë në të kohët e fundit, pa-varësisht në kishin qenë apo jo pronarë të tyre në të kaluarën.

Kultura e kultivimit të ullinjve dhe e nxjerr-jes së vajit kishte ardhur në Shqipëri nga fqinjët grekë dhe italianë, që prej kohësh që s’mba-heshin mend dhe qe bërë një degë parësore e bujqësisë. Më 1953, qeveria shqiptare miratoi planin 15-vjeçar për zhvillimin e ullirit. Që nga fundi i viteve ‘60-të filloi fushata masive e ak-sioneve për t’i kthyer shpatet perëndimore dhe jugperëndimore të kodrave të bregdetit Adri-atik e Jonian në ullishta. Tarracat e pafundme

në formë harku, me radhët e drejta të drurëve të mbjellë, si t’u kishe vënë perin, mahnitën të huajt që vizituan Shqipërinë pas daljes nga izoli-mi. Por, po aq ata u habitën edhe nga bunkerët e panumërt të mëdhenj e të vegjël, të ndërtuar gjoja për të përballuar sulmin e Flotës së Gjashtë amerikane e të socialimperializmit sovjetik. Në vjeshtën e vitit 1991, edhe në plantacionet e vjet-ra, edhe në të rejat, pati një prodhim shumë të madh. Qeveria iu drejtua popullsisë për të ndi-hmuar në mbledhjen e tij. Dhe, atëherë filloi sul-mi i turmave të paorganizuara për të grabitur, që thyen degët frutdhënëse, duke u sjellë një dëm të pandreqshëm, si drurëve shekullorë, edhe atyre që ishin fare të rinj.

Mpleksja e dhunës me plaçkitjet, që vërehej çdo herë kur në vend, apo në një pjesë të tij kri-johshin situata të rënduara, favorizuan krijimin e një sindrome të dëmshme e të përhershme.

Shoqëria shkoi shpejt drejt degradimit. Pap-unësia masive do të bënte në mënyra të pash-mangshme që popullsia e aftë për punë, ose të ikte jashtë vendit, ose të shndërrohej në rezervë të strukturave mafioze që po fuqizoheshin me shpejtësi. Vendi ishte zhytur në kaos dhe përherë e më shpesh njerëzit kujtonin me nostalgji: “Në kohën e Enverit kishte rend, kishte qetësi”.

Gjendja e jashtëzakonshmeMë 7 dhjetor të vitit 1991, me dekret të

Këshillit të Ministrave u vendos de facto gjend-ja e jashtëzakonshme. Në dhjetor flitej, se meqë forcat e rendit nuk mund të siguronin ruajtjen e depove, magazinave, qendrave industriale e tregtare, furrave të bukës, elektrostacioneve, rezervuarëve dhe të objekteve të tjera, këtë detyrë qeveria do t’ia ngarkonte ushtrisë. Ky dekret qe akti i fundit i kabinetit Ylli Bufi në vargun e masave, të cilat duhej të ndihmonin daljen e vendit nga gjendja e krizës.

Më 29 nëntor, në takimin e presidentit me përfaqësuesit e pesë partive të koalicionit qe-veritar, u arrit marrëveshja, sipas së cilës i jepet qeverisë një afat tremujor për të realizuar pro-gramin e veprimeve. Por, krejt papritur për të gjithë, në një konferencë shtypi, Sali Berisha deklaroi, se për shkak të refuzimit të PS-së për të pranuar zgjedhjet e parakohshme parlamen-tare, ministrat, anëtarë të PD-së qenë të detyru-ar të largoheshin nga përbërja e qeverisë.

Zëvendëskryeministri Gramoz Pashko, anëtar i udhëheqjes së PD-së, që ndodhej në Londër për ceremoninë e pranimit të Shqipërisë në Bankën për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERZH), kritikoi hapin e Berishës. “Qeveria duhej të mbetet deri në zgjedhje me të njëjtën përbërje për të shmangur kaosin e anarkinë në vendin më të varfër të Evropës”, tha ai. Pashko shpresonte t’i bindte kolegët për drejtësinë e qëndrimit të tij, duke parathënë çarjen e partisë në rast të kundërt. Por, më pas, ai pranoi se dal-ja nga qeveria qe e drejtë, ngaqë socialistët nuk bënin lëshim. Sidoqoftë, lidhur me përçarjen e partisë, ai pati të drejtë.

Më 16 dhjetor, Y.Bufi dha dorëheqjen, ndërsa më 19 dhjetor gazetat njoftuan formimin e ka-binetit të ri të ministrave, të kryesuar nga inx-hinieri 40-vjeçar, Vilson Ahmeti, ish-ministër i ushqimit në qeverinë e mëparshme. Në kabinet hynë intelektualë pa parti dhe vetëm kryeminis-tri dhe dy ministrat qenë anëtarë të PS-së. Qe pikërisht parimi i mosangazhimit partiak dhe jo profesionalizmi, kriteri mbi të cilin u ngrit qeveria, që për më tepër, u quajt qeveria e ek-spertëve. Për ta thënë prerë, aftësitë për punë të ministrave kishin rëndësi të dorës së dytë, sepse detyra e tyre e vetme për periudhën e dimrit, ishte sigurimi minimal i rendit në vend, ndërsa përgatiteshin zgjedhjet e parakohshme parlam-entare, të fiksuara për më 22 mars të vitit 1992.

’90-‘92 vitet e anarkisëKur kriza qeveritare sapo kishte filluar, min-

istri i marrëdhënieve ekonomike, Ylli Xhabiri, parashikoi përsëritjen e makthit të dimrit të urisë 1990-1991. Mungesa e qëndrueshmërisë mund të pengonte marrjen e ndihmës humanitare (kryesisht nga Italia) dhe të kredive shtesë. Ishte vonuar furnizimi i negociuar më parë prej 150 mijë tonë qymyrguri, për të cilin vendi kishte nevojë, ndërsa në fillim të dhjetorit nga importi kishin ardhur vetëm 80 mijë tonë. Qeveria du-hej të vazhdonte menjëherë bisedimet, këshilloi ministri, por ai iku bashkë me qeverinë.

Ndërkohë ndihma nga Tregu i Përbashkët dhe vende të veçanta vazhdonte të vinte. Në

radhë të parë u furnizua popullsia e zonave veriore dhe verilindore. U dërgua oriz, sheqer, vaj vegjetal, miell. Kishte ditë kur në Portin e Durrësit shkarkoheshin deri në dhjetë anije tregtare. Por jo të gjitha ushqimet mbërrinin atje ku duhej. Pavarësisht nga kontrolli i rreptë, një pjesë do të dilte patjetër në tregun e zi. Ud-hëheqja e PS-së bëri përpjekje të mëdha për ta bindur popullin e veçanërisht perëndimin në aftësitë për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të siguruar zhvillimin e tij normal. Në artikujt “orientues” të botuar në shtypin e partisë, vëre-hej falimentimi i sistemit njëpartiak totalitar i shtetit dhe i ekonomisë së centralizuar. E ard-hmja shihej në ecjen e Shqipërisë drejt demok-ratizimit, ekonomisë së tregut, e më pas, në integrimin në strukturat evropiane. Thirrja “In-teresat e Shqipërisë mbi gjithçka!”, që doli në kolonën e parë të gazetës “Zëri i Popullit” të 24 dhjetorit, vinte në dukje përparësitë e unitetit kombëtar mbi interesat partiake, për hir të arri-tjes së këtij qëllimi. Por oponenti kryesor i PS-së, Sali Berisha, mendonte dhe vepronte ndry-she, duke hedhur poshtë çdo bashkëveprim me socialistët. Ai kishte dalë nga i njëjti mjedis si dhe Nano, por të drejtën për të patur pikëpamje evolucioniste ia njeh vetëm vetes, duke mbetur në thelb ithtar i po atyre mënyrave autoritare. PD-ja kishte marrë në mënyrë të qëndrueshme kryesimin e fushatës elektorale, duke shpresuar në mbështetjen jo vetëm të strukturave të saj partiake, por dhe të organeve të pushtetit ekze-kutiv. Në shumicën e zonave administrative ajo kishte mundur të zinte pozita mbizotëruese. Vetëm në Tropojë, Kukës, Skrapar dhe Gramsh, shumica dërrmuese përkrahte PS-së, por edhe atje vërehej rënia e autoritetit të saj. Në fund të janarit qe qytetit të Tropojës. Përpara fillimit të takimit u bënë dy mitingje, i përkrahësve të Nanos dhe i kundërshtarëve, që hidhnin parulla antikomuniste. Si përfundim, kryetarit të so-cialistëve iu desh të braktiste makinën, sepse zunë ta qëllonin me gurë. Pak e nga pak PS-ja u tërhoq në pozita mbrojtëse. Madje, as krijimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, në shtator të vitit 1991 dhe as fillimi i procesit gjyqësor kundër përfaqësuesve të gardës së vjetër en-veriane, midis së cilëve ishte edhe Nexhmie Hoxha, në janar të vitit 1992 nuk mundën ta bindnin opinionin shoqëror se midis PS-së dhe PPSH-së nuk kishte lidhje trashëgimie. Social-istët nuk arritën të hynin në Internacionalen Socialiste, që do të shënonte ndarjen e tyre për-fundimtare me të kaluarën komuniste. Karrigen shqiptare të anëtarit të asociuar e zuri Partia So-cial-Demokrate, e krijuar në prill të vitit 1991, e cila kishte marrë rekomandimin e Partisë So-cial-Demokrate të Gjermanisë, e personalisht të Vili Brandit. Kryetar i PSD-së u bë profesor Skënder Gjinushi, i cili mbante postin e minis-trit të Arsimit në një nga qeveritë e fundit ko-muniste. Fushata parazgjedhore nxori në dukje përparësitë e stilit të ri dinamik të drejtimit të agjitacionit të shfaqur nga Berisha. Si dhe në fushatën e parë, ai nuk i trembej auditorit ma-siv dhe premtonte se po të fitonte ndaj PS-së, do të miratonte Kushtetutën e re, do të rilindte industrinë dhe do të nxirrte fshatin nga varfëria. Duke përsëritur minutë pas minute bindjen, se vetëm pas largimit të komunistëve nga pushteti do të bëhej e mundur marrja e një ndihme të madhe nga perëndimi, ai shpalosi në stadiumin e Korçës një shou të përmasave të mëdha. Pasi shkroi në pjesën më të madhe të fjalimit se si do të hapeshin për shqiptarët “të gjitha dyert e Evropës”, ia dha fjalën ambasadorit amerikan, Uilson Rajersonit, i cili premtoi mbështetjen për Shqipërinë e re. PD-ja fitoi zgjedhjet. Sipas rezultateve të të dy raundeve, të 22 marsit e 29 marsit, demokratët morën 92 nga 140 vendet e parlamentit, socialistët 38, social-demokratët 7, republikanët 1 dhe Partia e të Drejtave të Nje-riut 2. Vëzhguesit e huaj, të shumtë në numër, nuk vërejtën parregullsi thelbësore gjatë pro-cesit zgjedhor, të cilat do të mund të ndikonin ndjeshëm në rezultatin përfundimtar. Kështu përfundoi periudha kohore nga dhjetori i vitit 1990 deri në marsin e vitit 1992, vite që u qua-jtën vitet e anarkisë.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 12 QERSHOR 2020 ......2020/06/12  · E premte, 12 qershor 2020 3 A rdian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë

E premte, 12 qershor 202016

PRINTO ME NGjyRA CMyK

CMYK

Miliona amerikanë u bënë subjekt i ku-fizimeve të papara në jetën e tyre veti-

ake, në jetën e tyre të përditshme, në jetën e tyre familjare. Bllokimet prej koronavirusit vazhdojnë në shumë vende. Ju mund të mos e dini sepse këto fakte nuk marrin ndonjë publicitet, por kjo është e vërtetë. Nëse jetoni nën karantinë, duhet ta dini patjetër. Si rezultat i karantinës, dhjetëra miliona njerëz tani janë të papunë. Një numër i madh i tyre nuk kanë një perspek-tivë të qartë kur mund të punojnë sërish, mijëra biznese të vogla janë të mbyllura dhe nuk do të happen më kurrë.

Shumë amerikanë janë bërë të varur nga droga dhe alkooli, pasi martesat e tyre janë prishur për shkak të karantinës dhe papunë-sisë, ata po kalojnë në depression klinik. Shumë nga amerikanët kanë shtyrë dasmat. Shumë të tjerët u ndaluan nga qeveritë për të var-rosur të dashurit e tyre dhe për të marrë pjesë në funeralet e të mi-qve dhe të afërmëve të tyre. Disa amerikanë do të vdesin nga kanceri sepse nuk mund të bënin ekzam-inime në kohë. Një numër i panjo-hur I kanë dhënë fund jetës së tyre në dëshpërim. Të tjerët kanë dalë në rrugë duke u rebeluar sepse dufi dhe zhgënjimi kanë shumë forma për t’i shprehur

Kostoja e mbylljes së Shteteve të Bashkuara dhe ndalimi i qytet-arëve për të pasur kontakt jetësor me njëri tjetrin i ka çuar në dësh-përim të thellë dhe është e vështirë të llogaritet, por kostoja ka qenë e jashtëzakonshme. Njerëzit përg-jegjës për të bërë gjithëa këto, nuk kanë asnjë pendim – “Ne u për-ballëm me një fatkeqësi globale”, thonë ata. COVID-19 ishte pan-demia më e keqe që nga gripi Spanjoll. Por ai grip vrau mbi 50 milion njerëz.

Ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Ne bëmë gjënë e duhur. Kjo është ajo që po na thonë. A është e vërtetë? Përgjigja për këtë pyetje ka rëndësi jo vetëm sepse e vërte-ta gjithmonë ka rëndësi, por sepse besueshmëria e lederave tanë është në diskutim pikërishtpër këtë.

Ky është vendimi më i madh që ata morën në jetën tonë, ata ishin në gjendje ta bënin atë, ata sundo-jnë sepse ne jemi që i lejojmë? Fu-

qia e tyre vjen prej nesh. Pra, pye-tja tani dhe gjithmonë është, a janë të denjë ata për këtë fuqi? Ky nuk është një diskutim që ata duan ta bëjnë. Pikërisht tani, ata nuk duan ta bëjnë këtë diskutim sepse tani, të gjithë ne jemi të hutuar dhe të surprizuar nga revolucioni i pa-pritur, që po ndodh jashtë. Rev-olucionaret krijuan një vend të veçantë në Seattle.

Por ne mendojmë se ia vlen të ndalemi për të vlerësuar nëse ata ishin, apo jo, në fakt, duke na gën-jyer për koronavirusin dhe ma-sat e marra ndaj tij. Përgjigja e shkurtër është kjo: Po, ata gënje-jnë pa asnjë diskutim. Si çështje e shëndetit publik, përfundimisht, bllokimet nuk ishin të nevojshme. Në fakt, ne mund të vërtetojmë se dhe këtu janë provat më të fu-qishme – shtete që nuk u mbyl-lën kurrë, shtete, ku njerëzve u le-johej të jetonin si amerikanë dhe jo të mbylleshin brenda, vetëm në fund, nuk patën humbje njerëzore më shumë sesa shtetet që ishin në karantinë të detyrueshme.

Shtetet që u karantinuan dhe shkuan më shpejt drejt rihap-jes nuk kanë pasur shpërthime të rasteve të koronavirusit. E gjithë kjo është e kundërta e asaj, që ata thanë me shumë besim se do të ndodhte. Mediat parashikuan vdekjet masive në vendet e Liqen-it të Ozark dhe Ocean City, Mar-yland – vendi ku klasa e mesme guxon të bëjë pushime.

Por ato vdekje nuk ndodhën kurrë. Në fund, koronavirusi i Ëu-han-it doli të jetë një sëmundje jo shumë e rrezikshme, por një së-mundje e menaxhueshme si shumë të tjera. Shumë më të rrezikshme ishin vetë bllokimet. Për shembull, në Neë York, Pennsylvania, Neë Jersey, Massachusetts – guverna-torët e panikosur dhe të paaftë de-tyruan shtëpitë e pleqve, azilet, që të pranonin pacientë të infektu-ar me koronavirus. Si rezultat, me mijëra vdiqën dhe ata vdiqën pa asnjë ndihmë. Kjo është e gjitha një histori e jashtëzakonshme, por pothuajse tërësisht e shfaqur.

Mediat janë të gatshme t’ju shp-jegojnë pse ju urreni fqinjin tuaj për ngjyrën e lëkurës së tij. Medi-at përfundimisht nuk dëshirojnë të rishikojnë ato që thoshin vetëm disa javë më parë, megjithëse ata po vepronin si zëdhënësa për poli-

tikanët demokratë të trullosur nga pushteti. Në ato ditë, lajmet po ju ngulisnin mendimin që jut ë mos pyesnit për çfarë po ndodhte, por vetëm të bindeshit!

Një minute më parë ata që dilnin jashtë ishin vrasës të gjithë të tjerëve. Tani ata gjenden në Sam Adams. Ata janë atdhetarë, ata janë heronjtë amerikanë. Nëse e gjitha kjo duket si një strumbullar gox-ha i papritur, pse nuk shqetësoheni tani. Protetstat nuk janë një rrezik për shëndetin, për sa kohë që këto ndihmojnë në ambicjet e Partisë Demokrate për zgjedhjet e nën-torit, protestat e dhunshme nuk e përhapin koronavirusin.

Këto nuk janë thashetheme, ne mund të jemi të sigurt për këtë sepse javën e kaluar qindra zyrtarë të shëndetit publik me emër dhe mbiemër nënshkruan një letër duke theksuar se trazirat e organizuara nga Black Lives Matter janë një kontribut thelbësor për shëndetin publik. Në fakt, ato janë një proce-durë thelbësore mjekësore.

Por kjo nuk do të thotë që ju mund të dilni jashtë. Ti jo! Falë ko-ronavirusit, ju nuk keni të drejtë të rifilloni jetën tuaj. Dhe nëse anko-heni për këtë, është gati etiketimi, “nacionalizëm i bardhë”, ky ishte një përfundim profesional. A ka ndonjë amerikan, që e beson këtë? Jo, sigurisht që jo. Është shumë marrëzi ta besosh. Madje edhe për CNN, e cila nuk e ripërsëriti si zakonisht. Kjo është ana ogurzezë e gjykimit, nëse mendoni për të. Do të thotë që këta njerëz janë duke u përpjekur t’ju bindin, mad-je edhe t’ju budallepsin. Ata nuk japin argumente! Ata po nxjer-rin ligje. Ata mendojnë se munden ta bëjnë këtë. Ata besojnë se nuk më kanë nevojë për aprovimin tuaj për të marrë vendime të mëdha për vendin. Pasi autoritarizmi i tyre do përpiqet t’ju ndalojë të ndrys-honi mendim, madje edhe duke ju mashtruar. Nëse ata duan të për-dorin edhe forcën, do ta bëjnë ate, sepse e kanë.

Gjatë karantinës, shumë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nuk I lejuan të kishin një fu-neral të denjë për ta. Imagjinoni për këtë, është shumë e vështirë të gjeni ndonjë gjë më mizore se kjo, por kjo ju ndodhi shumë njerëzve. Ata arsyetuan dhe këmbëngulën se sihte e nevojshme, por nuk ishte e

tillë. Dhe ne e dimë këtë sepse tani që një njeri ka humbur jetën dhe vdekja e të cilit është politikisht e dobishme për Partinë Demokrate, autoritetet kanë lejuar të bëhen tre funerale për të dhe asnjë fjalë për një rrezik epidemik.

Ose arsyetoni për King County, në Washington – dhe për Seattle. Restorantet në King County janë në punë vetëm me 25% kapacitet. Ky është ligji tani. Bizneseve, si-pas arsyetimit jo të domosdoshme, ju lejohet të punojnë vetëm me 15% të kapacitetit. Efekti i kësaj është një katastrofë ekonomike. Shumica e bizneseve të vogla funksionojnë në kufijtë e mbije-tesës. Ata nuk mund të vazhdojnë kështu për shumë kohë, dhe shumë prej tyre janë mbyllur. Çfarë du-het të bëjnë ata? Ata duhet të bash-kohen me Antifën, padyshim, sepse në King County, Washing-ton, Antifa-t mund të bëjnë gjith-çka duan. Ata kanë marrë një sek-sion të tërë me gjashtë blloqe pallatesh në qendër të qytetit Seat-tle, dhe kjo është në rregull për au-toritetet shëndetësore. Nuk ka dis-tancim social sipas ligjeve. Ato për të tjerët janë thelbësore.

Po e shikoni pamjen që keni përpara? A përputhet kjo me men-dimin tonë? Yeah, ata janë duke u tallur me ju. Të gjithë ishim të tal-lur, politikanët e korruptuar na trembën dhe na detyruan të heqim dorë nga kontrolli mbi pyetjet më themelore për jetën tonë. Në të një-jtën kohë, ata u dhanë më shumë fuqi përkrahësve të tyre të bind-ur si Antifa ndërsa ruanin pjesën tjetër të bllokuar në shtëpi dhe cen-suruan lajmet në internet. Me fjalë të tjera, ata përdorën një emerg-jencë shëndetësore publike për të shkatërruar demokracinë dhe për t’u sjellë si autokratë. Si janë në gjendje ta bëjnë këtë? E vërteta e trishtueshme është se ata e bënë këtë sepse ne i lëmë ta bëjnë. Ne i besuam ata, prandaj jemi duke iu bindur akoma atyre. Nëse ka diçka që nxorrëm mësim si të dalim nga kjo bela, është se askush nga ne nuk do të bëjë kurrë të njëjtin ga-bim përsëri.

* Tucker Carlson ështe gazetar opinionist qe drejton emisionin e

dyte me te ndjekur ne SHBA. Nga viti 2016 ai drejton emiisionin e tij “Tucker Carlson Tonight” në Fox

News. Përgatiti: Dritan Kaba

Ne jemi tallur të gjithë, politikanët e korruptuar kanë përdorur emergjencën shëndetësore për të shkatërruar demokracinëNga Tucker Carlson*

Komente & Opinione

Shumë amerikanë janë bërë të varur nga droga dhe alkooli, pasi martesat e tyre janë prishur për shkak të karantinës dhe papunësisë, ata po kalojnë në depression klinik

Kostoja e mbylljes së Shteteve të Bash-kuara dhe ndalimi i qytetarëve për të pasur kontakt jetësor me njëri tjetrin i ka çuar në dëshpërim të thellë dhe është e vështirë të llogaritet, por kostoja ka qenë e jashtëzakonshme