gazeta 77 news botimi nr 443

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 23.05.2013 VITI II - NR.443 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Qendra e Mendimit Pozitiv Liderët e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, trajnim në Stamboll me partinë e Erdoganit!.......fq.2 PLSHR për fuqizimin e institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale!....fq.3 Ferite Rexha: Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor!.............................................fq.5 Dënohet lëvizja shiite Hezbollah!.........................fq.7 Edmond Vlashaj: Projekte të vogla por masive, për më shumë punësim për familjet shqiptare!.....fq.8 ...>>fq.3 Përmirësoni pikën tuaj të tërheqjes! Do të përgjysmohen detyrimet e industrisë turistike! Kryeministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë: T ani, kjo është ajo që dua që ju të dëgjoni: Ne nuk kemi zgjidhur asnjë gjë. Me fjalë të tjera, në të vër- tetë asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Ju akoma keni për t’i përllogari- tur taksat, por gjëja më... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 25-Mar-2016

237 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 23.05.2013 VITI II - NR.443BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

Liderët e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, trajnim në Stamboll me partinë e Erdoganit!.......fq.2 PLSHR për fuqizimin e institucioneve Arsimore,

Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale!....fq.3 Ferite Rexha: Të respektohen rregullat

e qarkullimit rrugor!.............................................fq.5 Dënohet lëvizja shiite Hezbollah!.........................fq.7 Edmond Vlashaj: Projekte të vogla por masive,

për më shumë punësim për familjet shqiptare!.....fq.8

...>>fq.3

Përmirësoni pikën tuaj të tërheqjes!

Do të përgjysmohen detyrimet e industrisë turistike!Kryeministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë:

Tani, kjo është ajo që dua që ju të

dëgjoni: Ne nuk kemi zgjidhur asnjë gjë. Me fjalë të tjera, në të vër-tetë asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Ju akoma keni për t’i përllogari-

tur taksat, por gjëja më... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E ENJTE, 23 MAJ 2013

MENDIMI POZITIV

Liderët e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, trajnim në Stamboll me partinë e Erdoganit!

Më 21 maj 2013, liderët e rinj të Par-tisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR)

ishin pjesë e një trajnimi në zyrat e Par-tisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Bajrampashasë në Stamboll ku u pritën nga z. Demirshah Aksu, anëtar i Këshillit Administrativ dhe kreu i trajnimit të liderëve të rinj. Gjatë trajnimit, përveç ideve dhe këshillave të ndryshme që z. Demirshah u dha liderëve shqiptarë të PLSHR, gjithashtu i përgëzoi për punën e palodhur që po bëjnë dhe i inkurajoi që të mos heqin dorë në asnjë moment, por ta bëjnë punën intensive si një pjesë

të pandarë të jetës së tyre. Ai u shpreh se fillimi i tyre është premtues dhe çelësi i suksesit është: BASHKIMI. “Duhet të jeni të gjithë të bashkuar, për të punuar për të njëjtin ideal dhe të keni besim, besimin në Zot. Gjithashtu edhe dëshira, mjafton dëshira e mirë për të bërë diçka dhe me këmbëngulje, besim dhe punë të përbashkët që të arrini gjithçka”, - tha z. Demirshah. Nuk munguan pyetjet nga liderët e rinj dhe as shpërndarja e informacioneve të ndryshme rreth esk-periencave që z. Demirshah dhe Partia për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ka patur ndër

vite. Bashkëbisedimi ishte shumë pozitiv për liderët e rinj të PLSHR, të cilët do t'ua përcjellin këtë eksperiencë shumë pozitive dhe interesante edhe anëtarëve të tjerë të kësaj force politike. Ndër të tjera z. Demirshah u shpreh: “Shqipëria ndodhet në një pozitë gjeografike që fa-vorizon zhvillimin e turizmit dhe se me politikën e duhur ajo mund të ketë një zhvillim të shpejtë e akoma më të madh nga ai që ka Turqia sot. Me shumë punë e me besim në Zot në besojmë se do t'ja arrini”.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 e rëndësishme që unë dua që ju të dëgjoni është se ju tani po qëndroni në një pozicion më të mirë se më parë. Me fjalë të tjera, qartësia vjen tek ju më lirshëm se më përpara. Kujtesa do të jetë më e lehtë për ju se sa më përpara. Ideja se ku i keni lënë gjërat më parë do t’ju kujtohet më lehtë se më parë. Me fjalë të tjera, të gjitha ato copëza të jetës tuaj që ishin nëpër kuti, dosje, apo në fund të portofolit, të gjitha ato copëza informacionesh të shpërndara do të mblidhen së bashku në mendjen tuaj. Me fjalë të tjera, Mendja juaj e Brendshme do të fillojë të ushqejë në mënyrë të vazhdueshme, në një mënyrë që nuk ka ndodhur më parë,

dhe më parë juve ju është dashur pak kohë që të përputhnit energjinë me dëshirën tuaj.

Qoftë një kështjellë apo një kopsë, nëse ju po e përdorni si objektin e vëmendjes tuaj, atëherë po mlidhni Forcën Jetësore, dhe është ndjesia e Forcës Jetësore ajo që është dhe vetë jeta. Arsyeja që po e mblidhni këtë është pa konsekuenca. Që do të thotë se, çdo gjë bëjeni të ketë brenda lumturi, sikur të ishit duke bërë planifikimin e një pushimi në oqean. Tani ju mund të mos e besoni dot këtë, por kjo ndodh sepse ju nuk e keni lejuar energjinë të rrjedhë përmes jush, përkundrejt objekteve të vëmendjes tuaj pa asnjë rezistencë. Ju mblidhni energjinë

sepse ju doni të bëni atë që keni për të bërë, por pastaj ju e ridrejtoni energjinë, sepse ju keni gjithë ato vese apo deklarata praktike që nuk e lënë atë të rrjedhë. Kur ju keni energji që rrjedh përmes jush dhe ju nuk e lejoni të rrjedhë, ajo rreh shumë fort përbrenda jush. Dhe tani, për arsye se proçesi i Rrotës së Fokusimit ju detyron të fokusoheni për një periudhë kohe pak më të gjatë se zakonisht mbi një subjekt të veçantë, ndërkohë që ju në mënyrë të qëllimshme po kërkoni për mendime që ju bëjnë të ndjeheni mirë, pika juaj e tërheqjes ndryshon.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE ENJTE, 23 MAJ 2013

SK94 sh.p.k. ofron vend pune part time Ndihmës Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

KORÇË

Albania

HOTEL TURIZËME-mail: [email protected] Cel: +355 69 32 64 960

Kryeministri Berisha: Do të përgjysmohen detyrimet e industrisë turistike!

Qeveria përcakton autoritetin kontrak-tues për zbatimin e projekteve të rën-

dësishme për kryeqytetin, siç është Bulevardi

verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha tha se me këtë vendim qeveria hap siparin e transformimeve të mëdha për Tiranën. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e ekzekutivit me Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se zbatimi i këtyre projekteve mund të konsiderohet si fillimi i një epoke të re për kryeqytetin. “Në një hark kohor ndër më të shkurtërit bashkëpunimi Bashki e Tiranës me qeverinë, bëri të mundur hapjen e pro-jekteve të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21. Për hir të së vërtetës duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e atij urba-

nisti të madh që projektoi Tiranën, por që u arkivua për dekada nga regjimi komunist dhe për 11 vite nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës. Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese”, - u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se qeveria do të vendosë edhe për përgjysminin e taksave për turizmin.

“Në përputhje me premtimet duhet të bëhet përgjysmimi i të gjitha detyrimeve të të gjithë industrisë turistike të vendit. Ne e mbajmë fjalën tonë. Turzimi është degë kryesore e ekonomisë” u shpreh Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

Propozimi i PLSHR për fuqizimin e institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale!

Në një deklaratë për shtyp, PLSHR, nëpërmjet zëdhënëses së saj Fabiola

Kajana, u ndal në propozimin e kësaj force

politike për fuqizimin e instiucioneve Arsi-more, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale. Më poshtë vijon deklarata e plotë:

“Sot do të vijojmë me pikën e dytë të Platfor-mës Politike të PLSHR, e cila është Fuqizimi i Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale. Këto institucione duhet të marrin rëndësi të veçantë për çdo qeveri që është në pushtet, pasi janë në shër-bim të publikut. Shërbimi që ato do të ofro-jnë duhet të jëtë falas dhe shumë cilësor. Çdo individ që studion në universitet apo shkol-lat shtetërore duhet ta përfitojë këtë shërbim falas. Çdo individ që ka nevojë për shërbime shëndetsore duhet ti përfitoje ato falas. Çdo individ që ka nevojë për përkujdesje so-ciale duhet ta përfitojë këtë shërbim dhe përkujdesje falas, pasi është dëtyra e shtetit për t’i mbuluar këto shërbime”.

Për më tepër: www.77news.al

Sali Berisha

Zëdhënësja e shtypit e PLSHR, Fabiola Kajana

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

4 77 NEWS

ERGIS SHPK ofron vend pune part time Juriste. Dërgoni CV në: [email protected] /www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E ENJTE, 23 MAJ 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Fondacioni "Amaneti" vlerëson kandidimin për deputet të Juli Pjetrit në qarkun e Tiranës!

Kandidati për deputet i PLSHR për qarkun e Tiranës, z.Juli Pjetri zhvilloi

takim me një person shumë të rëndë-sishëm, me zemër të madhe dhe bujare. Z. Qazim Gapi, një mik i mirë i PLSHR, drejtor ekzekutiv i fondacionit "Amane-ti", me qendër në Memaliaj, kontribuese me ndihma humanitare prej 15 vitesh për shtresat në nevojë, sipërmarrës i sukses-hëm dhe personalitet shumë i spikatur, shprehu mbështetjen për PLSHR dhe për kandidaturën e z.Juli Pjetri për deputet në zonën e Petrelës.

Z. Gapi përkrahu platformën politike dhe synimet e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, për një Shqipëri të Zhvilluar dhe të Begatë!

Për më tepër: www.77news.al

Çaçellari: PLSHR, rritje të investimeve në sektorin e arsimit!

Kandidatja për Deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), për

qarkun e Korçës, Znj.Elona Hasimllari zhvilloi një takim me z.Miludian Çaçel-lari nga Erseka. Miludiani është student në Universitetin e Tiranës. Ai është njo-hur me programin politik të PLSHR-së, nëpërmjet rrjeteve sociale. Miludiani shprehu përgëzimet e tij për platformën dhe mënyrën organizative të zhvillimit të fushatës politike të PLSHR-së. Gjithash-tu, si student ai pohoi se me aplikimin e heqjes së taksave për investime në arsim,

do të gjendet zgjidhja e uljes së numrit të nxënësve për klasë, pasi aktualisht në shumë shkolla numri i nxënësve dhe i studentëve për klasë është shumë i lartë, çka sjell vështirësi në cilësinë e procesit mësimor.

Rritja e investimeve në sektorin e arsi-mit do të rrisë hapësirat e ambjenteve më-simore, të cilat do të ndikojnë në uljen e numrit të nxënësve /studentëve për klasë, si dhe do të eleminojë korrupsionin për një vend studimi në degë të caktuara.

Për më tepër: www.77news.al

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

577 NEWS

KALECI

Cel:+355 69 20 23 207

Elektroshtëpiake

Adresa: Rr.”Sitki Çiço”, Lagjia Porcelan, Brryli, Tiranë

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE ENJTE, 23 MAJ 2013

Dyqan Mishi

Adresa: Rr.” Sh.Ndroqi”, Tiranë Cel: +355 68 51 13 553

Prodhim qoftesh me mish viçiTregëtim mish lope,viçi dhe dele

HR Carrefour kërkon Supervizor Sigurie. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor!E dëmtuara Ferite Rexha:

Mos respektimi i rregullave të qarkul-limit rrugor është një problem

shqetësues që jo vetëm nuk po minimizo-het, por po shtohet dita ditës. Ferite Rexha banore e Tiranës denoncon pranë Qen-drës për Drejtësi dhe Solidaritet faktin që ka kryer një aksident rrugor që mund t’i kushtonte edhe jetën. Në lidhje me të gjitha detajet lexoni intervistën.Si quheni dhe nga jeni ?

Une quhem Ferite Rexha dhe jam nga Tirana. Banoj prej 20 vitesh në Tiranë së bashku me familjen time, e cila përbëhet nga 6 pjestarë. Jemi në gjendje ekonomike të mjerueshme. Unë jam 56-vjeçe dhe e

kam shumë të vështirë që të qarkulloj qoftë edhe në këmbë në qytetin e Tiranës, pasi kaosi i madh i makinave m’a bën jetën shumë të pasigurtëCili është problemi juaj?

Ndjehem shumë e pasigurt kur dal në rrugë, pasi edhe ata pak semaforë që funk-sionojnë nuk respektohen nga shoferët e automjeteve. Në shumë raste kam dëgjuar se është rrezikuar jeta e qytetarëve, ndërsa unë pata fatin e mirë dhe shpëtova nga një aksident tepër i rrezikshëm pas përplasjes që mora nga një automjet, i cili po ecte tej normave të lejuara. Falenderoj Zotin që shpëtova nga ai aksident, i cili mund të

rezultonte fatal për mua. Dua të theksoj se raste të tilla aksidentesh po shtohen çdo ditë, por duhet punuar edhe më shumë për evidentimin e tyre. Një ndërhyrje në forcimin e ligjit dhe ndëshkimin e atyre që bëjnë kundravajtje penale do të shërbente në shpëtimin e shumë jetëve të qytetarëve.Cili është apeli juaj?

I bëj apel Drejtorisë së Qarkullimit Rru-gor që të jetë më e rreptë në zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e atyre që nuk zbatojnë rregulloren. Gjithashtu dua që të vihen para përgjegjësisë dhe organet kopetente që lëshojnë patenta (dëshmi drejtim automjeti) të pamerituara. Dhë-nia pa kriter e lejeve fiktive të drejtimit rezulton në mos funksionimin e ligjit. Të rritet gjoba për këdo që shkel ligjin dhe ecën tej normave të lejuara, pasi shpejtë-sia e tepërt po vret jetë të pafajshme nje-rëzish. Njëkohësisht një thirrje dua ta bëj edhe për shoferët që ngasin automjetet, pasi janë ata të parët që duhet të bëjnë kujdes në respektimin e këmbësorëve, të cilët rrezikojnë jetën në këtë kaos të madh automjetesh dhe semaforësh që më shumë nuk punojnë sesa janë në gjendje pune.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Foto ilustruese

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

77 NEWS

Primalat shpk ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E ENJTE, 23 MAJ 2013

Eksperiencë 5 vjeçareNjë vend mikpritës për tu çlodhur,

me një pamje fantastike!

Adresa: Flag Ship Center,Durrës Lagjia nr.4 , Rr.Skënderbej E-mail: [email protected] Cel: +355 67 29 99 998

Fytyra është më e bukur në anën e majtë!

“Unioni i Krijuesve dhe Artistëve” vazhdon takimet me qëllim prezantimin e platfor-

mës politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. E ftuar në këtë takim ishte znj Adelina Hasa, e cila shfaqi dukshëm mbështetje e saj për PLSHR-në, duke përqafuar më së miri platformën politike dhe synimet e saj. Gjatë takimit u diskutua mbi pika të ndryshme të platformës, si Fuqizimi i Familjes, duke u ndalur në veçanti mbi disa plagë të rënda që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare si: aborti, bixhozi etj. Tryeza mori trajtën e një bashkëbisedimi duke shkëmbyer ide dhe mendime në lidhje me pikat e platformës politke të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Në fund të bashkëbisedimit të ftuarës iu dhurua platforma politike e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, në mënyrë që të njihet edhe më gjerë-sisht me të.

Për më tepër: www.77news.al

Nga një hulumtim ku janë analizuar portretet e 10 meshkujve dhe 10

femrave ka rezultuar se ana e majtë e fytyrës është më e bukur dhe që mjedisi do të na vlerësojë më të bukur nëse e kemi shikimin në anën e majtë të fytyrës.

Në 20 fotografitë e prezantuara, pjesë-marrësit e hulumtimit, simpati më të madhe kanë treguar për fotografitë në të cilat është treguar fytyra nga ana e majtë, pavarësisht asaj nëse fotografitë fillimisht janë bërë nga ana e majtë apo janë rezultat

i inversionit të pasqyrës.Shkencëtarët këtë dukuri të pa-

zakonshme e shpjegojnë në mënyrën që ana e djathtë e trurit, e cila menaxhon emo-cionet, kontrollon anën e majtë të fytyrës. Për këtë arsye ana e majtë e fytyrës zbulon më shumë emocione, çka për vëzhguesit është më e këndshme dhe tërheqëse. Inte-resant është fakti që portretet e artistëve të mëdhenj në 64 për qind të rasteve janë pikturuar me pamje në faqen e majtë.

www.banka-ideve.com

Hasa: Përkrah bindshëm platformën politike të PLSHR!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

77 NEWS

Albanian HR Solutions ofron vend pune Recepsioniste (F). Kontaktoni në: Cel: +355 66 20 92 424 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE ENJTE, 23 MAJ 2013

Turqia në BE, brenda vitit 2015!Iniciativa e Stabilitetit Evropian, ka njof-tuar se nënshtetasit turq jo më vonë se viti 2015 do të kenë mundësinë të udhë-tojnë pa viza në Bashkimin Evropian.Në raportin e titulluar “Zgjidhja e kom-bit të vizave” përgatitur nga Iniciativa e Stabilitetit Evropian, një institut i men-dimit të specializuar mbi politikën e zgjerimit të BE-së dhe me qendër në Bashkimin Evropian, shkruhet se Turqia për shkak të eksperiencës që ka pasur në negociatat e anëtarësimit, nuk i beson BE-së dhe për këtë nuk e ka nënshkruar edhe Marrëveshjen e Ripranimit.Në raportin në fjalë shkruhej se Bash-kimi Evropian, jo më vonë se viti 2015 duhet të liberalizojë vizat me Turqinë.Sipas këtij raporti, përqasja e BE-së në procesin e liberalizimit të vizave percep-tohet në këtë mënyrë: “Përmbushni 70 kushte e përcaktuara në hartën rrugore të vizave. Shpenzoni edhe më tepër për kontrollin e kufijve dhe na ndihmoni për mbylljen e kufijve kundër emigri-mit të pakontrolluar. Gjithashtu duke nënshkruar marrëveshjen e Ripranimit, merrni në Turqi me mijëra emigrantë që hyjnë në Evropë nga Turqia. Njihni të drejtën e refugjatëve për të gjithë dhe duke u sjellë mirë me këta individë bëni që ata të mos shkojnë në Evropë. Kur ju t’i keni përmbushur të gjitha këto kushte, atëherë vendet e BE-së mund të votojnë për liberalizimin e vizave për nënshteta-sit turq. Fatkeqësisht se kur dhe se si do të përfundojë ky votim është e paqartë.

Për më tepër: www.77news.al

Dënohet lëvizja shiite Hezbollah!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pa asnjë detyrim tjetër!

1400 € / 3 vite460 € / 1 vit oseÇdo regjistrim në SH.L.U.P. Vitrina në secilin prej Fakulteteve:

KUSHTOJINI VËMENDJETË ARDHMES!

Deri më 29 Maj

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdo-gan dënoi të martën mbështetjen

ushtarake të ofruar nga lëvizja shiite libaneze, Hezbollah për trupat e regjimit në Damask, në betejën për kontrollin e qytetit sirian Kuseir.

"Mbështes totalisht mendimin tuaj", deklaroi Erdogan duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, i cili e pyeti në qoftë se e konsideronte përfshirjen e trupave elitare të Hezbollahëve për luftime në Siri, si një "ndërhyrje të huaj".

"Në Siri nuk janë vetëm Hezbollahët, por edhe forca të tjera", - theksoi ai, duke iu referuar në mënyrë të nënkuptuar Ira-

nit, një nga mbështetësit e paktë të regji-mit të Presidentit Beshar Esad.

"Mediat e të gjithë botës duhet të shpje-gojnë se cilat organizata, të mbështetura nga cilat vende, janë aktualisht aktive në Siri", u shpreh kryeministri turk në një konferencë shtypi të organizuar në aero-portin e Stambollit, ndërsa po kthehej nga një vizitë zyrtare në SHBA.

"Ata që e konsiderojnë mbështetjen lo-gjistike të ofruar nga Turqia për opozitën siriane si një ndërhyrje të huaj, nuk thonë të njëjtën gjë lidhur me lëvizjet e përfshira në luftime", - shtoi Erdogan.

Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Erdogan

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 443

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 23 MAJ 2013

Edmond Vlashaj: Projekte të vogla por masive, për më shumë punësim për familjet shqiptare!

Duhen me qindra mijëra projekte të vogla zhvillimi dhe investimesh

në çdo fushë të ekonomisë, jo vetëm në bujqësi e blegtori, por edhe në investimet për masivizimin dhe popullarizimin e prodhimit të energjisë me burime të rino-vueshme, investime masive dhe të vogla në turizëm, investime masive dhe të vogla në infrastrukturën familjare dhe komuni-tare, në rinovimin e shtëpive dhe përsh-tatjen e tyre për bujtina dhe shtëpi turis-tike. Qindra mijëra projekte të vogla në 4 vitet e ardhshme, në mënyrë që të kemi një rishpërndarje të burimeve financiare dhe të dobive që sjellin këto investime në masën më të madhe të mundshme të po-pullit, si në fshatra ashtu edhe në qytete.

Sa më shumë investime në projekte të vogla dhe shumë më pak investime në projekte të mëdha, në mënyrë që numri

i përfituesve prej shumëzimit të vendeve të punës të jetë sa më i madh, sa më pro-porcional dhe sa më i drejtë për shqiptarët në zonat malore, në zonat fushore apo në bregdet.

Në këto 4 vite duhen sa më shumë investime të shpërndara në projekte të vogla që nxisin prodhimin. Çfarëdo lloj prodhimi të mundshëm dhe të shitshëm, por të orintohemi medoemos drejt prod-himit! Ekonomia jonë duhet të prodhojë dhe minimalisht duhet të mbushë bos-hllëqet e veta në prodhim, në mënyrë që të eleminojë importet e prodhimeve ushqimore pikësëpari, pastaj të synohet edhe minimizimi i importit të mallrave industriale në ato fusha ku ne i kemi potencialet për ta realizuar këtë gjë, në një të ardhme shumë të afërt brenda një mandati 4-vjeçar.

Duhen sa më shumë investime në qin-dra e mijëra projekte të vogla, projekte në të cilat shteti prin si partner, si nxitës dhe garant i nisjes e zhvillimit të këtyre pro-jekteve, që kreditohen në plan-bizneset e tyre nga shteti dhe që shlyejnë kreditë e tyre me produktin që ato prodhojnë për shitje. Shteti duhet të marrë vetë përsipër grumbullimin dhe shitjen e këtyre prod-himeve. (Kështu përmbushen jo vetëm nevojat e institucioneve shtetërore dhe sektorit publik, por nëpërmjet kësaj ini-siative, duke përjashtuar tenderat mbi tendera për energji, ushqime, materiale ndërtimi, kancelari, etj, dhe ndërkohë do të krijohej garancia e vazhdimësisë së këtyre projekteve, duke prodhuar me qindra mijëra vende pune).

Sot është prioritet qendrueshmëria sociale dhe ekonomike e çdo familjeje të Shqipërisë. Dhe kjo qendrueshmëri ka nevojë për një qasje mikro, për vëmendje në përgjigje të shpejta, dinamike, të men-jëhershme, të pazvarritura në pritje shu-mëvitesh të projekteve apo veprave të mëdha ku përfitimi është i madh në fakt, por për shumë pak njerëz, thjesht dhe vetëm për miliarderët që kanë akses në banka për kredi apo kanë mundësi inves-timi si dhe përfitimi prej statusit të tyre "xhep-madh".

Po për "xhep-vegjëlit" apo për "xhep-shpuarit" kush do të mendojë?

PLSHR e koncepton Shqipërinë e Re, si vendi ku të gjithë pa përjashtim, kanë mundësi e shanse të barabarta për Punë dhe Begati, për Zhvillim në Drejtësi!

Edmond Vlashaj, kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë.