gazeta 77 news botimi nr 206

8
77 NEWS Eja në protestë. Së bashku jemi më të fortë! Marshimi i protestës do të organizohet ditën e premte, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza nga ora 11:00, deri në ora 12:00 VEPRO TANI! Stop Korrupsionit në Komisariatin nr. 6 Të shkarkohet Dritan Lamaj. Ju ftojmë të gjithë ju banorë dhe sipërmarrës të kërcënuar dhe dhunuar, në marshimin e protestës për shkarkimin e Dritan Lamajt dhe dërgimin e tij para Drejtësisë. 100% Shqip Forum MENDIMI POZITIV E PREMTE, 28.09.202 VITI I - NR.206 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Zbardhen 4 kallzimet e para për Dritan Lamajn! . . ..fq.2 Vazhdojnë shantazhet e Dritan Lamajt: Furgonë policie te sipërmarrja ‘‘Xhoi Loto’’!...... .. ...f.4 Ekskluzive me Xh.Bushin: Nuk jam dhunuar fizikisht, dhashë dëshmi të rreme!.... .....fq.5 Nurije Lila: Policët e komisariatit 6 më rrahën barbarisht mua, burrin dhe djalin!.......................fq.8 LSHR dhe Alternativa Civile- protestë kundër korrupsionit, Vlashaj : Qeveria të reagojë ndaj padrejtësive!.....fq.3 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. A ty ku keni për- dorur mendime racionale për të iden- tifikuar mendime negative të pasakta, mundet që shpesh të jetë e dobishme të përgatitësh mendime pozitive dhe pohime për t’i kundërshtuar. Gji- thashtu është e dobishme të shikoni situatën dhe të kërkoni për ndonjë mundësi që ofrohet. Pohimet iu ndihmojnë të ndërtoni vetëbesimin. Duke i bazuar pohimet tuaja në vlerësime racio- nale dhe të qarta të fakteve që ju keni bërë duke përdorur mendimin racional, mund t’i përdorni ato për të zhbërë atë >> VIJON NË FAQEN 2 Kërkimi i mundësive! Shtohen dëshmitë për dhunën e Dritan Lamajt në komisariatin 6!

Upload: gazeta-77news

Post on 18-Mar-2016

222 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 206

77 NEWS

Eja në protestë. Së bashku jemi më të fortë!

Marshimi i protestës do të organizohet ditën e premte,në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza nga ora 11:00, deri në ora 12:00

VEPRO TANI!Stop Korrupsionit në Komisariatin nr. 6

Të shkarkohet Dritan Lamaj.

Ju ftojmë të gjithë ju banorë dhe sipërmarrëstë kërcënuar dhe dhunuar, në marshimin e protestës për shkarkimin

e Dritan Lamajt dhe dërgimin e tij para Drejtësisë.

100% ShqipForum

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 28.09.202 VITI I - NR.206BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Zbardhen 4 kallzimet e para për Dritan Lamajn!....fq.2 Vazhdojnë shantazhet e Dritan Lamajt:

Furgonë policie te sipërmarrja ‘‘Xhoi Loto’’!...........f.4 Ekskluzive me Xh.Bushin: Nuk jam

dhunuar fizikisht, dhashë dëshmi të rreme!.........fq.5 Nurije Lila: Policët e komisariatit 6 më rrahën

barbarisht mua, burrin dhe djalin!.......................fq.8 LSHR dhe Alternativa Civile- protestë kundër korrupsionit,

Vlashaj : Qeveria të reagojë ndaj padrejtësive!.....fq.3

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Aty ku keni për-dorur mendime

racionale për të iden-tif ikuar mendime negative të pasakta, mundet që shpesh të jetë e dobishme të përgatitësh mendime

pozitive dhe pohime për t’i kundërshtuar. Gji-thashtu është e dobishme të shikoni situatën dhe të kërkoni për ndonjë mundësi që ofrohet. Pohimet iu ndihmojnë të ndërtoni vetëbesimin. Duke i bazuar pohimet tuaja në vlerësime racio-nale dhe të qarta të fakteve që ju keni bërë duke përdorur mendimin racional, mund t’i përdorni ato për të zhbërë atë >> VIJON NË FAQEN 2

Kërkimi i mundësive!

Shtohen dëshmitë për dhunën e Dritan Lamajt në komisariatin 6!

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 206

2 77 NEWS

Zbulohen të tjera të dhëna për shefin e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Burime të

mirëkonfirmuara për “77 News” thanë se ditën e djeshme janë depozituar katër kall-zime penale në prokurinë e rrethit gjyqësor të Tiranës.

Kallzimi i parë është bërë nga Arben Frroku, administrator i shoqërisë “A.M.L. shpk”, ku kërkohet ndjekje penale për zotin Dritan Lamaj për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare” të parashikuara nga neni 250 i Kodit Penal. Në këtë kallzim i shpjegohet organit të akuzës e gjithë pro-blematika që ka pasur ky sipërmarrës me kreun e komisaritatit 6. Vetë sipërmarrësi është ndaluar pa të drejtë nga Dritan Lamaj dhe është mbajtur në birucë për 6 orë. Pas

denocimit publik që ka bërë ndaj Lamajt, ditën e djeshme furgonë policie kanë qën-druar sërish pranë biznesit të tij.

Kallzimi i dytë kundër Dritan Lamajt është bërë nga Altin Marinaj ku kërkohet nisja e procedimit penal ndaj kryepolicit për kryerje të veprimeve arbitrare. Sipas kallzimit thuhet se “në mars 2012, pranë hotel ‘Roland’, të vëllait të tij, është ndaluar familjarisht nga Dritan Lamaj dhe gjatë sho-qërimit është keqtrajtuar dhe goditur nga uniformat blu. Pa asnjë mandat, thuhet në kallzimin e Marinajt, jam mbajtur në qeli për 12 orë derisa jam liruar nga punonjësit e SHKB-së”.

Kallzimi i tretë mban firmën e Luan Sulajt që ka të njëjtin objekt me dy të mësipër-met: procedim penal kundër Dritan Lamajt. Në kallzim ai shpjegon se “për shkak të një konflikti që kishte me një shokun e tij dhe që e kishte zgjedhur me marrëveshje, ishte thirrur në komisariatin nr. 6 dhe ishte fyer dhe goditur me grushte nga Dritan Lamaj. Edhe Luan Sulaj pohon në kallëzim se është mbajtur 10 orë në komisariatin nr. 6 me urdhërin e shefit të komisariatit.

Kallëzimi i katërt kundër shefit të komisa-riatit 6 është bërë nga Edmond Vlashaj, që

kërkon gjithashtu procedim penal kundër Dritan Lamajt. Sipas kallëzimit mësohet se “Në 17 janar 2012 ka ndodhur një inci-dent mes një studenti universitar dhe një punonjësi të kësaj kompanie, i cili është bërë pretekst për ndërhyrje të dhunshme të for-cave policore të drejtuara nga Dritan Lamaj”. Po sipas kallëzimit “Forcat e policisë kanë hyrë dhunshëm në të gjitha mjediset e Kam-pusit “Vitrina”, kanë shoqëruar punonjës, petagogë, studentë dhe minorenë, kanë kërcënuar dhe fyer drejtues dekanatesh dhe departametesh duke synuar marrjen e dëshmive kundër institucionit. Ndërkohë janë mbajtur për tri ditë në qeli adminis-tratori dhe nëntë punonjës, ndaj të cilëve është ushtruar edhe dhunë. Kjo ngjarje, sipas kallëzimit, i është dërguar Avokatit të Popullit që nga ana e tij e shikon ndërhyrjen e Dritan Lamajt në kundërshtim me ligjin 9749 “Për policinë e Shtetit” dhe ligjin 9741 “Për Arsimin e Lartë”.

Në numrat e ardhshëm ‘‘77 News’’ do të hedhë më shumë dritë rreth këtyre kallzi-meve si dhe do t’iu informojë për dëshmi të tjera kundër shefit të komisariatit 6 Dritan Lamaj.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA mendim negativ që mund t’i keni bërë vetëvlerësimit.

Në shembujt e mëposhtëm, pohimi pozi-tiv mund të jetë:

•Ndjenja e pamjaftueshmërisë: “Unë jam i/e trajnuar shumë mirë për këtë. Kam eks-periencën, mjetet dhe burimet e rezervat që më nevojiten. Jam menduar dhe përgatitur për të gjitha çështjet e mundshme. Mun-dem të punoj shumë mirë.”

•Shqetësimet për performancën: “Kam bërë kërkime dhe plane dhe e kuptoj shu-më mirë se ku qëndron problemi. Kam ko-hën, burimet dhe ndihmën që kam nevojë. Jam shumë i/e përgatitur për të bërë një punë të shkëlqyer.”

•Çështjet problematike jashtë kontro-llit tuaj: “Kemi menduar mirë gjithçka që mund të ndodhë dhe kemi planifikuar mirë se si të manovrojmë në të gjitha ras-tësitë. Të gjithë janë gati për të ndihmuar kur është e nevojshme. Jemi të vendosur siç duhet për të reaguar me fleksibilitet dhe efektivitet në raste të pazakonshme.”

•Të shqetësohesh për reagimin e njerëzve të tjerë: “Unë jam i/e përgatitur shumë mirë

dhe po jap më të mirën time. Njerëzit e dre-jtë do ta vlerësojnë dhe respektojnë këtë. Do të ngrihem kundër kritikës së padrejtë në një mënyrë të matur dhe profesionale.”

Nëse e shihni të përshtatshme, shkruajini këto pohime në një fletore që t’i përdorni atëherë kur t’iu nevojiten.

Ashtu sikur iu lejon të strukturoni gjitha pohimet e nevojshme, një pjesë e mendi-mit pozitiv është kërkimi për mundësitë që situata mund t’iu ofrojë. Në shembujt e mësipërm, kapërcimi me sukses i situatave që shkaktojnë një mendim negativ, do të krijojë edhe mundësi të reja. Ju do të për-fitoni aftësi të reja, do të shiheni si dikush që mund të menaxhojë edhe situatat më të vështira dhe do t’iu hapë rrugë shumë mundësive për të bërë karrierë.

Sigurohuni t’i identifikoni këto mundësi dhe fokusohuni në ta si pjesë e mendimit tuaj pozitiv.

Këshillë:Në të shkuarën njerëzit e kanë mbroj-

tur mendimin pozitiv pothuajse shumë të pakujdesshëm, si të ishte zgjidhja për gjithçka. Mendimi pozitiv duhet në fakt

të përdoret në mënyrë racionale. Në fillim, vendosni se çfarë qëllimesh do të arrini nëse do të punoni shumë dhe më pas përdoreni mendimin pozitiv për ta përforcuar këtë.

Kështu:Ndërgjegjësimi iu ndihmon të kup-

toni se mendimet negative, kujtimet e pakëndshme dhe keqinterpretimet e situatave mund të ndikojnë dhe mund të dëmtojnë shumë vetëvlerësimin në perfor-mancën tuaj.

Mendimi racional është një teknikë që iu ndihmon të sfidoni këto mendime negative nga të cilat mund të nxirrni mësime apo t’i refuzoni si të padrejta.

Mendimi pozitiv pra, përdoret për të kri-juar pohime pozitive, që ju mund të për-dorni për të kundërshtuar mendimet nega-tive. Këto pohime neutralizojnë mendimet negative dhe ndërtojnë vetëbesimin tuaj. Gjithashtu, përdoret për të gjetur mundë-sitë që janë pothuajse të pranishme në një situatë të vështirë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

Komisariati nr.6

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Zbardhen 4 kallzimet e para për Dritan Lamajn!

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 206

77 NEWS

Mijëra simpatizantë të Lëvizjes Shqipëria e Re, i janë bashkuar protestës paqësore

kundër korrupsionit në drejtësi, të organizuar nga Lëvizja “Alternativa Civile”. Me flamurin kuq e zi në shpinë protestuesit i kanë bërë thirrje qytetarëve të zgjohen dhe të mos he-shtin më, përball gjyqtarëve dhe prokurorëve që shkelin ligjin në emër të parasë. Përballë tyre ndodheshin fotot e personave të vrarë muajt e fundit dhe për të cilët ende drejtësia nuk ka dhënë drejtësi. Në shenjë përkujtimi pranë fotove të tyre ishin vendosur qirinj që formonin fjalën “Drejtësi”. Pikërisht për

plotësimin e kësaj të drejte themelore bëri thirrje edhe kryetari i Lëvizjes Alternativa Civile, Mentor Kikia. “Çfarë duhet të bëjmë ne kur drejtësia jonë ka degraduar? Duhet të heshtim, duhet të largohemi nga vendi ynë? Unë them jo dhe ju që jeni këtu thoni jo. Ndaj t’iu themi të tjerëve që të mos heshtin. Të dalin, të ngrenë zërin është më mirë se të heshtim”, është shprehur Kikia. Ndërsa kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re Edmond Vlashaj, në një prononcim për “77 News”, i bëri thirrje qeverisë që në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, të reagojë jo vetëm ndaj dhuni-

mit të së shkuarës, por edhe të së tashmes. Ai bëri apel që qeveria të reagojë ndaj padrejtësive dhe korrupsionit me të cilin po përballen sot shqiptarët duke theksuar se e tashmja, ka po aq rëndësi sa edhe e shkuara. “Do ishte mirë që të gjithë politikanët krahas vëmendjes që i kanë kushtuar të vërtetave të 100 viteve shtet shqiptar, ti kushtojnë edhe atyre që kanë ndo-dhur para pesë minutash, që kanë ndodhur sot dhe çdo ditë. Ka shumë të vërteta të ditëve të sotme që duhet të zbardhen dhe që duhet të dalin në dritë”, ka theksuar Vlashaj. Ai ka shtuar më tej se LSHR u bashkua me zërin e të gjithë qytetarëve të lodhur nga korrup-sioni në drejtësi. “Ne jemi këtu për të qenë aktiv, për të bashkuar zërin tonë me atë të qytetarëve të tjerë që ishin këtu, por edhe të atyre që nuk ishin këtu për shkak të frikës. Ne jemi këtu për ti thënë stop korrupsionit në drejtësi, që fillon që tek komisariatet e policisë dhe vazhdon deri tek gjykatat”, është shprehur kreu i LSHR-së Edmond Vlashaj.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

PharmaOne ofron vend pune Manaxher për Blerjet. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

LSHR DHE ALTERNATIVA CIVILE PROTESTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Vlashaj: Qeveria të reagojë ndaj padrejtësive!

Berisha: Sistemi rrugor, kusht vendimtar për nxitjen e sipërmarrjes!

“Sistemi rrugor është kusht vendimtar për luftën kundër varfërisë, valorizi-

min e aseteve dhe nxitjen e sipërmarrjes”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në Kongresin e parë të rrugëve. Ai ka theksuar se qeveria e konsideron infrastrukturën rrugore jetike dhe ven-dimtare për zhvillimin e Shqipërisë. “Kemi pasur ndërtimet më kulmore dhe do të vazhdojmë me të gjithë potencialin tonë

deri në komplementimin dhe më pas vendosjen e një sistemi efiçent të mirëm-bajtes së tyre, i cili do të jetë partneritet publik dhe privat”, është shprehur Berisha. Kryeministri ka shtuar më tej se projekti ambicioz i qeverisë është shkurtimi i dis-tancave nëpërmjet tre tuneleve. "Projekti ynë është ambicioz. Ne synojmë që me tre tunelet, tunelin e Kalimashit, tunelin e Krrabës dhe atë të Qafë Murrizit të shkur-

tojmë distanca nga skajet e vendit. Në këtë mënyrë hapen potenciale të mëdha turistike, minerare dhe bujqësore për zhvillimin e zonave të vendit”, ka shtuar kryeministri. Ai gjithashtu e ka cilësuar infrastrukturën si një element themelor të bashkimit kombëtar.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 206

77 NEWS

Gjatë paradites së djeshme "77 News" ka qënë e pranishme në zonën e Kombi-

natit, në kryeqytet. Pas një telefonate që ka ardhur në redaksinë e agjencisë së lajmeve "77 News", mësuam se një postobllok poli-cie qëndronte shumë pranë biznesit të një nga sipërmarrësve që ka raportuar publi-kisht shantazhin, që dikur shefi i komisa-riatit të policisë nr. 6, Dritan Lamaj i ka

bërë këtij të fundit. Mbërritëm menjëherë në vendngjarje për të parë nga afër se çfarë po ndodhte.

Në foton e publikuar ju shihin qartë sesi këto makina policie qëndrojnë pranë kom-panisë private "Xhoi Loto", e cila ndodhet në hyrje të zonës së Kombinatit në krye-qytet.

Aty shihet qartë aksioni i zakonshëm që

forcat e rendit po bëjnë kundrejt drejtuesve të automjeteve kalimtare në këtë aks rrugor. Kemi kontaktuar me sipërmarrësin Arben Frroku, për t’u njoftuar nëse ka ndodhur ndonjë përballje midis tij dhe policisë, por ai ka pohuar se nuk ka patur asnjë problem apo shqetësim.

Prania e medias së shkruar dhe vizive në këtë zonë ka sjellë reagimin e menjëher-shëm të forcave blu. Në vendngjarje pamë dhe filmuam makinën e shefit të komisaria-tit, e cila siç shihet edhe në foto, ka qëndruar për disa minuta në afërsi të sipërmarrjes "Xhoi Loto". Kjo ka sjellë zhvendosjen e shpejtë të makinave të policisë, në një zonë tjetër të Kombinatit. Arben Frroku është një nga sipërmarrësit guximtar që ka publikuar historinë e tij dhe marrëdhëniet që ka patur me shefin e komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj.

Dëshmia e tij është publikuar jo vetëm në agjencinë e lajmeve "77 News", por ky sipër-marrës ka qënë i pranishëm edhe në tryezën e organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re, me qëllim denoncimin e rasteve të dhunës që është ushtruar nga Lamaj, kundrejt qyte-tarëve dhe sipërmarrësve në zonën ku komi-sariati që ky i fundit drejton, është përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012

Illyrians Sh.p.k Prishtinë ofron vend pune Agjent Shitjeje: Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 1 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Furgonë policie te sipërmarrja ‘‘Xhoi Loto’’!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Vazhdojnë shantazhet e Dritan Lamajt:

Foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 206

77 NEWS

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet pas investigimit që po bën çdo ditë

me një grup gazetarësh profesionistë dhe juristësh me përvojë, disponon prova të plota si regjistrime audio, pamje filmike, dokumenta shkresore, për lajmin e pavër-tetë publikuar në disa media për ushtrim dhune ndaj nxënësit minoren Xh. Bushi i shkollës “Vitrina” në datë 21.09.2012, nga punonjësit e sigurisë së këtij institucioni. Minoreni, pa prezencën e avokatit, prin-dit si dhe të ndonjë mësuesi ka dhënë dëshmi të rreme në komisariatin nr.6 pas incidentit që u krijua në momentin që ai u konfliktua me një vajzë (nxënëse e po kësaj shkolle). Këtë gjë e pohon dhe vetë i mituri, duke na sqaruar nga afër se, dësh-minë e rreme për ‘ushtrim dhune’ ndaj

tij, e ka dhënë me qëllim që punonjësit e shkollës të marrin ndëshkim. Madje i mituri shprehet se nuk e di se çfarë kanë shkruajtur në procesverbal punonjësit e policisë. A jeni dhunuar nga punonjësit e shko-llës?

Nuk më kanë dëmtuar, nuk ka pasur dhunë, por më kanë thirrur të firmos kontratën dhe kanë shtyrë tavolinën, e cila më ka prekur në bark.Të ka dëmtuar?

Jo nuk më ka dëmtuar. Ju kanë qëlluar ?

Jo nuk më kanë qëlluar, por për mua shtyrja e tavolinës dhunim fizik quhet, pavarësisht sado i madh apo i vogël është. Në komisariatin e policisë ju keni thënë

se jeni dhunuar fizikisht?E drejtë, por unë në komisariat kam thënë

këtë gjë me qëllim që punonjësit e shkollës të marrin ndëshkim.Realisht nuk je dhunuar?

Realisht ata kanë shtyrë tavolinën që unë të firmosja kontratën.A u ke thënë punonjësve të policisë që je dhunuar fizikisht?

Për momentin se ça ka shkrujtur policia nuk e di. Unë për vete nuk kam asnjë shenjë në trup. Domethënë i gënjeve punonjësit e poli-cisë?

Për momentin unë nuk e di se çfarë u kam thënë, për momentin i kam gënjyer.Avokat kishte kur dëshmove?

Jo nuk kishte. E njihnit atë vajzën?

Atë vajzën nuk e njihja më përpara. Ato ishin duke kaluar në korridor. I thashë atij shokut tim që “hapja rrugën se po kalon ajo goca e mirë”. Ajo e ka marrë për ofendim këtë gjë. Më pas vajza i kish thënë badigardit. Po për pjesen kur thuhej në një të për-ditshme se ju jeni dhunuar fizikisht nga punonjësit e shkollës?

Jo nuk di gjë unë, atë fjalë e ka thënë policia.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012

ALBANIA-INCOMING ofron vend pune agjent imobiliarë: Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

e-mail: [email protected]: www.prendishpk. com

Adresa: Rr. “Shtraus”, Lagjia “Beslidhja”, Lezhë - AlbaniaTEL (Al): +355 69 20 60 282/ (It): +39 34 887 16 128/ Fix: +355 21 52 34 74

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nuk jam dhunuar fizikisht, dhashë dëshmi të rreme në polici!Furgonë policie te sipërmarrja ‘‘Xhoi Loto’’!

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Ish-nxënësi Xh.Bushi:

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 206

6 77 NEWS

Një fshat i vogël peshkatarësh në Aberdeen të Skocisë, u mbulua i tëri

nga një shkumë e çuditshme, me ngjyrë të bardhë, që u shfaq papritur pas një stuhie të fortë dhe reshjesh të dendura shiu që kishin goditur zonën.

Vendasit u befasuan nga kjo dukuri e çuditshme, pasi ata shikuan shtëpitë dhe makinat e tyre teksa ishin mbuluar nga kjo shkumë e bardhë, e cila kishte zbardhur

gjithë fshatin Footdee.Autoritetet vendase, të shqetësuara nga

ky fenomen urdhëruan që më shumë se 100 shtëpi të braktisen urgjentisht dhe të evakuohen banorët e tyre, në zonën që ndodhet në veri të Anglisë dhe Uellsit, të frikësuar dhe nga dukuritë e rënda që do të pasojnë orët në vijim.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Frances Cooley, 47-vjeçare, është pronare e kompanisë për prodhimin e ëmbël-

sirave në Bristol të Britanisë së Madhe. Së fundi, ajo ka zgjeruar asortimentin e pro-dukteve të saj, duke prodhuar koleksione të tëra të këpucëve çokollatë.

Përkundër faktit se këto këpucë të shi-jshme femërore kushtojnë rreth 34 dollarë, kërkesa për to është shumë e madhe. “Njerë-zit janë të kënaqur me këtë produkt, ngaçë mendojnë se është dhuratë e përkryer për gratë, pra këpucët dhe çokollata në një vend. Kam vërejtur se krahas kësaj çokollate në

formë të këpucëve femërore, njerëzit blejnë edhe shampanjë, ndërsa ndodh që sham-panjën ta pinë nga këto këpucë”, ka thënë Frances.

Cooley kishte themeluar kompaninë e saj 10 vjet më parë, atëherë kur kishte vendosur të hiqte dorë nga karriera e saj prej dizajneres së grafikës. Tani nga kompania e saj ajo fur-nizon 25 markete të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe dyqanin luksoz Liberty nga Londra, i cili edhe e bëri të famshme.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Të mësoni të vërtetën tuaj me anën e leximit të letrave TAROT,shpjegimin e ëndrrave, dhe të tjera,nga znj. Liliana Shefqata, e licensuardhe e diplomuar në Athinë, Greqi

Dukuri e mistershme!

Mjekësia moderne dhe ajo popullore!

Genisis sh.p.k ofron vend pune Webmaster. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Sa herë që mjekësia moderne zbulon një të re, po aq herë i kthen sytë prapa,

në kohë dhe në metodë. E thënë me pak fjalë, në një traditë që lidhet me metoda të vjetra për shërimin e sëmundjeve, por që janë po aq të rëndësishme sa zbulimet

e fundit në shkencën mjekësore.Edhe kjo është një lloj mjekësie, gati pa-

ralele, madje ndonjëherë duket sikur kon-kurron edhe mjekësinë moderne, që çudi-tërisht bota nuk e ka braktisur. A nuk iu ka ndodhur që të keni një të sëmurë në shtëpi

dhe doktori nuk i bën derman dhe për një çast i ktheheni mjekësisë popullore. Ja për shembull: Murrizi shëron zemrën, manaferra shëron shikimin, hithra që djeg nëse zihet kuron rënien e flokëve, rigoni në ushqim dhe në lëngje ndihmon në zhdukjen e gurëve në tëmth, sherebela largon astmën dhe temperaturën e lartë, spinaqi kuron reumatizmën.

Lulet e pjeshkës zhdukin bajamet nëse zihen dhe pihet si lëng. Dafina dhe çikorja parandalojnë pankreasin. Këto dhe shumë bimë të tjera mjekësore, por edhe fruta dhe perime që shërojnë sëmundjet në tru-pin e njeriut, vijnë sot në një suplement të rrallë, për të cilët as vetë mjekët nuk heqin dorë dhe në shumë raste i rekomandojnë. Fundja, një ilaç që marrim në farmaci a nuk është një bimë e përpunuar?

Përgatiti: Luljeta Hasaniwww.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 206

77 NEWS

Korça ka mirëpritur për të shtatin vit radhazi Festivalin Ndërkombëtar

të Monodramës «Albamono». Festivali ka nisur rrugëtimin në teatrin «Andon Zako Çajupi», për të vijuar më pas me shfaqje të tjera. Në “Albamono” marrin pjesë 12 vende të rajonit. Drejtori Dhimi-tër Orgocka tregon se këtë vit në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, një rëndësi e veçantë iu është kushtuar trevave shqip-folëse, Kosovës dhe Maqedonisë.

«Meqënëse jemi në kuadër të 100-vje-torit, i kemi dhënë pak përparësi trevave shqipfolëse dhe e kemi quajtur këtë festi-val, “Festivalin e 100-vjetorit”. Në të kemi ftuar edhe trupa nga Kosova dhe shqip-

tarët e Podujevës. Meqënëse është dhe fes-tival ndërkombëtar, kemi edhe nga shtete të tjera që na rrethojnë», tha drejtori i këti festivali Dhimitër Orgocka.

Festivali Ndërkombëtar “Albamono” edhe këtë vit do të zhvendoset duke qënë më pranë publikut. Monodramat do të shfaqen në zonat turistike të rajonit të Korçës si Voskopoja, Dardha etj. Festi-vali do të zhvillohet përgjatë 6 ditëve në përfundim të të cilave juria do të ndajë dhe çmimet për më të mirët e edicionit të shtatë.

Nga Isida MuçoPër më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012 KULTURË

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Falë kreativitetit që ju keni, idetë dhe projektet tuaja do të vlerësohen shumë sot.

Demi: Humori juaj i mirë sot do të jetë vërtetë ngjitës dhe do ju bëjë që të njihni persona të rinj.

Binjakët: Mundohuni të shpërndani energjitë tuaja pa e ekzagjeruar gjatë ditës së sotme.

Gaforrja: Shpesh f lisni pak por kur e bëni një gjë të tillë, shkoni direct e tek thelbi i gjërave pa u shpërndarë shumë.

Luani: Dashuria sot do të jetë një kopsht me lule, mirëkuptimi me partnerin është në maksimum.

Virgjëresha: Sot do të jetë një ditë e mbushur me dyshime në lidhje me jetën tuaj sentimentale.

Peshorja: Mos i dëgjoni kritikat që do iu bëhen gjatë ditës së sotme. Dihet që zilia është diçka shumë e keqe.

Akrepi: Momentet më të bukura të ditës së sotme për ju do të jenë ato që i dedikoni personit të dashur.

Shigjetari: Duhet të përqëndroheni pasi sot jeni shumë të pavendosur në kapjen e mundësive.

Bricjapi: Ju do të kuptoni që ka ardhur momenti që të liheni të lirë dhe të shkë-pusni çdo lloj zinxhiri me të kaluarën.

Ujori: Duhet të gjeni momentin që të shplodheni pak pasi jeni vërtet shumë të stresuar.

Peshqit: Hëna sot hyn në shenjën tuaj dhe ju rikthen optimizmin dhe dëshirën për të jetuar që iu ishte zbehur kohët e fundit.

Creative Center Albania ofron vend pune Mësuese Gjermanishteje. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Festivali i Monodramës në Korçë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 206

8 77 NEWS

Menjëherë pas thirrjes së “Lëvizjes Shqipëria e Re” në lidhje me çdo

shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, që ka bërë shefi i komisariatit nr.6 Dritan Lamaj, shumë qytetarë denoncuan pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet. Një prej tyre është qytetarja Nurie Lila, organizatore e protestës për moskom-pensimin e pronave të 17 familjeve në zonën e “Astirit”. Ajo tregon mes lotësh dhunën fizike që punonjësit e policisë së komisariatit nr.6 kanë ushtruar mbi vetë atë, djalin dhe bashkëshortin e saj, tre muaj më parë. Qytetarja tregon se ditën

e protestës asaj i kanë dëmtuar krahun, ndërsa bashkëshortit i kanë shkaktuar disa fraktura në trup duke qëndruar një javë në shtrat (disponon raporte mjekë-sore). Nga ana tjetër djalin e saj 32-vjeçar, Dashnor Lila policët e komisariatit nr.6 e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë mbajtur 30 ditë në qeli. Si quheni dhe çfarë problemi keni me pronën tuaj?

Unë jam Nurie Lila, një nga organiza-toret e protestës që u zhvillua në zonën e “Astir”, tre muaj më parë, në pallatin e Namik Pelivanit. Bashkëpunëtori i këtij të fundit Alket Karamani më ka ardhur në shtëpi përpara disa vitesh dhe më ka premtuar se nëse do ta jepja shtëpinë time prej 500 m katrorë tek firma që ai punonte do merrja disa hyrje dhe dyqan. Por kanë kaluar katër vjet dhe jo vetëm që më morën përpara syve të mi pronën e më lanë në mes të katër rrugëve, por edhe na trajtojnë si të ishim kriminelë duke më keqtrajtuar fizikisht djalin dhe gjithë familjen. Unë kërkoj ndihmën e shtetit, të kryeministrit Sali Berisha, që të marrë masa kundër komisariatit nr.6 për dhunën e ushtruar nga policët dhe nga vetë kreu i këtij komisariati, Dritan Lamaj. Si u dhunuat nga komisariati i policisë nr.6 gjatë ditës së protestës, a keni një apel?

Gjatë protestës që zhvilluam tre muaj më parë për çështjen e mos kompensimit të apartamenteve, sipas kontratës të fir-mosur me pronarin e firmës së ndërtimit “Pelivani Sh.p.k”, erdhi policia dhe vetë shefi i komisariatit Dritan Lamaj dhe

fillimisht u sollën mirë duke na thënë të zbrisnim nga tarraca e pallatit. Pas pesë ditësh kur rifilluam sërish protestën, në momentin që ne nuk pranuam të zbris-nim, filloi dhuna nga policia. Policët e komisariatit më morën dhe më zbritën mua më forcë duke më thyer krahun. Bashkëshortin tim e kanë dhunuar egërsisht. Mbaj mend që atë ditë policët kanë ardhur këtu me skafandra sikur do arrestonin ndonjë kriminel. Sot më kanë lënë në rrugë të madhe mua djemtë dhe familjen time. Unë kërkoj ndihmën e shtetit sepse jo vetëm që më kanë lënë pa pronën time, të cilën e kam ndërtuar me shpirt e me gjak prej 20 vjetësh, por më kanë dhunuar vazhdimisht. A keni çuar një padi në prokurori për çështjen e moskompensimit të pronës tuaj?

Çështja e pronës për kompensimin e 17 familjeve është ende e pazgjidhur. Gjyqi për këtë çështje ka rreth një vit që shtyhet pa na dhënë asnjë lloj sqarimi dhe ne nuk na pranojnë as tek dera e prokurorisë. Djalin ma thërrasin ditë për ditë në gjykatë pa të drejtë, aq më tepër që është me fëmijë të sëmurë në shtëpi. Po luftojmë për bukën e gojës, pasi nuk kemi as shtëpi ku të fusim kokën; kam tre kurora në shtëpi dhe prona ime po gëzohet nga tjetër kush. I lutem shtetit të më ndihmojë se jam në rrugë të madhe.

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim,Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 28 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nurie Lila

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Nurije Lila: Policët e komisariatit 6 më rrahën barbarisht mua, burrin dhe djalin!