gazeta 77 news botimi nr 200

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 22.09.202 VITI I - NR.200 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha: Opozita të votojë Ligjin për Gjykatën e Lartë dhe Shërbimin Civil!..............f.3 Administrata, i moshuari: Jetoj me borxhe, prej 15 vitesh s’marr pensionin e plotë!..................f.4 Intervistë/Saranda po betonizohet, Cara: Duhet një plan urbanistik!.............................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Përse duhet rikthyer dënimi me vdekje?.................................................f.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.2 K ur jeta juaj në punë dhe ajo personale janë në dis- balancë, stresi juaj ka gjasa të shtohet. Përdor këto strategji për të ri- vendosur harmoninë. Na ishte një kohë kur kufiri mes punës dhe shtëpisë ishte shumë i qartë. Sot, gjithsesi, ka mundësi që puna të zotërojë shumicën e kohës suaj dhe të mbash një balancë puna-jeta nuk është shumë e thjeshtë. Kjo është e vërtetë nëse jeni shumë të shqetësuar se mund të humbni punën tuaj nga lëvizjet në punë, heqje nga puna apo arsye të tjera si këto. Po sërish, balaca punë-jetë nuk është se është e pakapshme. Filloni duke vlerësuar marrëdhënien tuaj me punën. Aplikoni strategji të veçanta për t’iu ndihmuar të arrini një ekuilibër të shëndetshëm. Jeni i kurorëzuar me punën. Mendoni pak për çmimin që ju duhet të paguani. Mund të jetë tunduese të rropateni në punë, sidomos kur jeni duke u munduar të keni një promovim apo të menaxhoni një ngarkesë të madhe në punë. Ndonjëherë, nevojitet edhe puna jashtë orarit. Në qoftë se e kaloni shumicën e kohës duke punuar, jeta juaj në shtëpi do të marrë një goditje. Konsideroni pak pasojat e një disbalance mes jetës dhe punës: Lodhja. Kur ju jeni të lodhur, aftësia juaj për punë produktive dhe një mendje të kthjellët mund të mos jetë në lartësinë e duhur, e cila mund të marrë një tarifë shtesë mbi reputacio- nin tuaj profesional apo të çojë në gabime të rrezikshme, të kushtueshme. Koha e humbur me shokët dhe të dashurit. >> VIJON NË FAQEN 2 mes punës dhe jetës! ‘‘Në qytet pa makinën time’’! 22 shtatori, Balanca,

Upload: gazeta-77news

Post on 25-Mar-2016

225 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 22.09.202 VITI I - NR.200BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha: Opozita të votojë Ligjin për Gjykatën e Lartë dhe Shërbimin Civil!..............f.3 Administrata, i moshuari: Jetoj me borxhe,

prej 15 vitesh s’marr pensionin e plotë!..................f.4 Intervistë/Saranda po betonizohet,

Cara: Duhet një plan urbanistik!.............................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Përse duhet rikthyer

dënimi me vdekje?.................................................f.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.2

Kur jeta juaj në punë dhe a jo

personale janë në dis-balancë, stresi juaj ka gjasa të shtohet. Përdor këto strategji për të ri-vendosur harmoninë.

Na ishte një kohë kur kufiri mes punës dhe shtëpisë ishte shumë i qartë. Sot, gjithsesi, ka mundësi që puna të zotërojë shumicën e kohës suaj dhe të mbash një balancë puna-jeta nuk është shumë e thjeshtë. Kjo është e vërtetë nëse jeni shumë të shqetësuar se mund të humbni punën tuaj nga lëvizjet në punë, heqje nga puna apo arsye të tjera si këto.

Po sërish, balaca punë-jetë nuk është se është e pakapshme.

Filloni duke vlerësuar marrëdhënien tuaj me punën. Aplikoni strategji të veçanta për t’iu ndihmuar të arrini një ekuilibër të shëndetshëm.

Jeni i kurorëzuar me punën. Mendoni pak për çmimin që ju duhet të paguani.

Mund të jetë tunduese të rropateni në punë, sidomos kur jeni duke u munduar të keni një promovim apo të menaxhoni një ngarkesë të madhe në punë. Ndonjëherë, nevojitet edhe puna jashtë orarit. Në qoftë se e kaloni shumicën e kohës duke punuar, jeta juaj në shtëpi do të marrë një goditje.

Konsideroni pak pasojat e një disbalance mes jetës dhe punës:

Lodhja. Kur ju jeni të lodhur, aftësia juaj për punë produktive dhe një mendje të kthjellët mund të mos jetë në lartësinë e duhur, e cila mund të marrë një tarifë shtesë mbi reputacio-nin tuaj profesional apo të çojë në gabime të rrezikshme, të kushtueshme. Koha e humbur me shokët dhe të dashurit. >> VIJON NË FAQEN 2

mes punës dhe jetës!

‘‘Në qytet pa makinën time’’!

22 shtatori,

Balanca,

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 200

2 77 NEWS

Data 22 shtator shënon evenimentin "Dita Ndërkombëtare pa Makina",

që ka si qëllim përdorimin sa më pak të automjeteve, përdorimin sa më shumë të transportit publik, biçikletave dhe pro-movimin e ecjes në këmbë për të ndih-

muar në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në të jetuarit në mënyrë sa më të shëndetshme. Në kuadër të aktiviteteve organizuar nga Bashkia e Tiranës për këtë datë, policia ka marrë masa për mbarëva-jtjen e tyre në drejtim të sigurimit të ren-

dit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas për-fundimit. Kështu, sipas policisë, në datat 22 dhe 23 shtator 2012 do të ketë bllokime të pjesshme të lëvizjes së automjeteve në drejtim të sheshit "Nënë Tereza", duke bllokuar kryeqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Rr."Faik Konica" midis Hotel "Sheraton" dhe godinës së Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Po ashtu, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09.00 - 11.00, do të zhvillohet lëvizja me biçikleta me synim lehtësimin e tra-fikut në intenerarin e mëposhtëm: Sheshi "Willson" deri në rr. "Murat Toptani", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në pedonalen "Murat Toptani", Bule-vardi "Zhan D'Ark", "Rruga e Kavajës", Sheshi "Skëndërbej", Rr. “Elbasanit” deri në Rr. “Murat Toptani”. Çdo vit, me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashko-hen në rrugë dhe lagje për t’iu kujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Në vitin 2007 në më shumë se 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma të tjera alternative të transportit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA Në qoftë se punoni shumë, ju mund të humbisni ngjarje në familje apo momente të rëndësishme. Kjo mund t’iu bëjë të pandjeshëm ose t’iu dëmtojë marrëdhëniet me të dashurit tuaj. Gjithashtu, është shumë e vështirë për të ushqyer miqësitë nëse jeni gjatë gjithë kohës në punë.

Pritje në rritje. Nëse punoni rregullisht edhe me orë shtesë, mund t’iu jepen më shumë përgjegjësi e si pasojë mund të çojë në shqetësime dhe sfida të tjera.

Rregullo më mirë balancën punë-jetë. Gjatë kohës që ju jeni në punë, të balancosh kërkesat për karrierën dhe jetën personale është një sfidë e vazhdueshme. Konsideroni këto ide për të gjetur ekuilibrin punë-jetë, që është e nevojshme për ju:

Kape kohën: kushtoji vëmendje detyrave tuaja të përditshme, duke përfshirë aktivi-tete të lidhura me punën dhe ato personale. Vendos se çfarë është e nevojshme dhe çfarë iu kënaq më shumë. Shkurtoni ose nda-

jini aktivitetet që nuk iu pëlqejnë ose nuk mund t’i përballoni, ose ndani shqetësimet tuaja dhe zgjidhjet e mundshme me punë-dhënësin tuaj ose të të tjerëve.

Përfitoni nga mundësitë: pyesni prona-rin për një rregullim të orarit të punës, për të punuar nga shtëpia apo për të lëvizur shpesh. Sa më shumë kontroll të keni në orarin e punës tuaj aq më pak i stresuar do të jeni.

Mësoni të thoni jo: Nëqoftë se një koleg iu thotë të përgatisni një projekt, apo më-suesja e fëmijës tuaj iu këkon të organizoni një festë, kujtoni që është OK të thoni edhe jo. Atëherë kur do të ndaloni së pranuari punë të ndryshme, si pasojë e fajit apo e ndjenjës së detyrimit, ju do të keni më shu-më kohë për t’iu kushtuar më shumë atyre gjërave që kanë më shumë kuptim për ju.

Lëreni punën në punë: Me teknologjinë e re që lidh çdo njeri në çdo kohë, mund të mos ketë një kufi në mes punës dhe shtë-pisë, vetëm nëse ju e vendosni. Merrni një

vendim për të ndarë kohën e punës nga koha juaj. Për shembull, kur jeni me famil-jen, mbajeni kompjuterin në çantë.

Menaxhojeni kohën: Organizojini punët e shtëpisë, bëni pastrimet, vini lavatriçen çdo ditë, dhe mos i lini për ditën e pushimit.

Përkrahni që t’iu përkrahin: në punë, punoni me ata kolegë që mund t’iu zëvën-dësojnë (dhe anasjellats) kur keni ndonjë problem familjar.

Ushqehuni mirë: mbani një dietë të shën-detshme, bëni ushtrime fizike ne rutinën ditore dhe flini orët e nevojshme.

Kujtoni që për të krijuar një balancë mes punës dhe jetës personale nuk është dhe aq e lehtë. Ai është një proces i vazhdueshëm ndryshimesh mes jetës private, punës dhe interesave të tjera. Prandaj duhet të ana-lizoni prioritet tuaja, të bëni ndryshime nëse mundeni dhe sigurohuni se jeni në rrugën e duhur.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

22 shtatori, "Në qytet pa makinën time"!

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

Ligji për Gjykatën e Lartë dhe ligji për Shërbimin Civil, janë dy hapat e tjerë që

duhet të ndërmarrë Kuvendi i Shqipërisë, në përmbushje të rekomandimeve të Ko-misionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Këto projektli-gje kërkojnë shumicë të cilësuar votash në parlament, për këtë arsye kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës të Komi-

tetit Ndërministror të Integrimit, kërkoi bashkëpunimin e opozitës për miratimin e tyre. “Qeveria ka në përmbushje e sipër një seri detyrimesh, të cilat duhet që me shpejtësi t’i votojë e t’i zbatojë. Ndërkohë, janë sërish ligje që kërkojnë 3/5 dhe kjo varet nga vullneti i opozitës. Por, ne shpre-sojmë se, siç dëshmoi vullnet për reformën zgjedhore, siç dëshmoi vullnet për kufizi-min e imunitetit, opozita të dëshmojë vullnet dhe për ligjin e Gjykatës së Lartë, Ligjit të Shërbimit Civil, por edhe ligje të tjera që, pavarësisht se kërkojnë shumicë të thjeshtë, do të ishte shumë mirë që ato të kishin konsensusin e të gjitha palëve”, është shprehur kreu i qeverisë. Gjatë shqyrtimit të ecurisë së Planit të Veprimit, kryemini-stri vlerësoi se këto 6 muaj, që nga miratimi i tij në datën 21 mars të vitit 2012, është bërë një punë intensive dhe janë realizuar reforma të thella e të mëdha, ndër të cilat,

më kryesorja është reforma e imunitetit, si dhe reforma zgjedhore. “Këto reforma u miratuan tërësisht me konsensus, çka përbën një arritje të vërtetë. Këto 6 muaj, në tërësi, është bërë një punë intensive dhe janë realizuar reforma, ndër të cilat, pa dyshim, më kryesorja është reforma e imunitetit. Me këtë votim në Parlament, Shqipëria renditet ndër vendet me stan-dard të përparuar për sa i përket imunitetit të zyrtarëve të saj, pra kufizimit të tij. Të pakta janë vendet që kanë standarde më të avancuara, të tjera vende, fatkeqësisht ruajnë standardin që ne e lamë pas dje, ndërsa ne renditemi, në tërësi, në grupin e vendeve me standarde të larta në këtë fushë. Kushtetuta e vendit është bërë një Kushtetutë më e drejtë, më demokratike, më qytetare”, theksoi Kryeministri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 420 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

Kompania Orion Tiranë, ofron vend pune Financier. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha: Opozita të votojë Ligjin për Gjykatën e Lartë dhe Shërbimin Civil!

Ndryshimet klimaterike, Sequi: BE mbështet sektorin energjetik efikas ndaj klimës!

Zhvillimi i energjisë së gjelbër dhe mira-timi i legjislacionit të plotë për ndryshi-

met klimaterike janë dy drejtimet kryesore ku duhet të përqëndrohet Shqipëria në për-balljen me këtë sfidë globale. Rekomandimet vijnë nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi gjatë konferencës rajonale me temë: «Përqasja rajonale me ndryshimet klimatike». Ambasadori Sequi e vuri theksin tek zbatimi më i fortë i legjis-lacionit, ndërkohë që shprehu mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë për të arritur objek-

tivat. “Kam kënaqësi të shoh që Shqipëria po i merr shumë seriozisht çështjet klimaterike, megjithatë duhet bërë shumë në mënyrë që të miratohet legjislacioni i ri për ndryshimet klimaterike. Shqipëria ka miratuar disa ligje me energjinë, ujin, ajrin, megjithatë duhet të forcohet zbatimi i legjislacionit. Bashkimi Evropian e mbështet Shqipërinë në periu-dhë afatgjatë për të arritur këto objektiva dhe ta bëjmë sektorin energjetik efikas ndaj klimës. “Sot është shumë e rëndësishme për ne që të gjithë aktorët të mobilizohen për

t’iu përgjigjur ndryshimeve klimaterike. Ne po përballemi me urgjenca. Tashmë koha nuk dëgjon asnjë lutje dhe kalon”, theksoi ambasadori i BE-së. Ndërsa Ministri i Mjedi-sit Fatmir Mediu, e vuri theksin tek ruajtja e partneritetit me sektorin privat për ruajtjen e mjedisit nga fatkeqësitë natyrore. Në për-fundim të konferencës rajonale, u miratua deklarata ministrore për ndryshimet klima-terike.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

Qemal Xhibo, 75-vjeçari nga Durrësi, denoncon në «77 News» kalvarin e

gjatë të zvarritjeve administrative, ku për 15 vjet rresht, ai nuk merr pensionin mak-simal dhe për këtë arsye administrata duhet t’i kthejë një shumë të konsiderueshme. Aktualisht, çështja është në Gjykatën e Apelit Durrës dhe për këtë arsye i mo-shuari kërkon urgjentisht nga KLD-ja si dhe Ministri i Drejtësisë të hetojë dosjen Nr. 997 e depozituar në vitin 2011 në këtë gjykatë, me qëllim që të mos devijohet e drejta që i është dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Sa vite keni punuar dhe përse pretendoni se iu është llogaritur gabim pensioni?

Unë jam nga Durrësi dhe kam punuar 33 vjet e tre muaj punë të siguruara. Në janar të vitit 1992 dola në pension të parakoh-

shëm pleqërie, (me pension maksimal) sepse kontributet e mia në tre vite rresht, në dhjetëvjeçarin e fundit, ishin të larta, në masën 21 mijë lekë të vjetër. Theksoj se fillimi i pensionit tim në vitin 1992 ishte 10,500 lekë të vjetër. Më vonë, pas katër vitesh, konstatova që unë nuk merrja pen-sion maksimal që më ishte caktuar sipas ligjit nga vetë sigurimet shoqërore, sepse pensioni im në krahasim me pensionin maksimal të shokëve kishte diferencë të theksuar në masën 40 përqind më pak. Në këto kushte, iu drejtova ISSH-së Durrës me shkresë zyrtare dhe ata më kthyen përgjigje, që pensioni im i plotë i pleqërisë del 40 përqind më i lartë se maksimali, prandaj ti vazhdon me pension maksimal, pasi mbi këtë pension nuk ka pension tjetër. Kur iu drejtuat gjykatës, në lidhje me pre-tendimet tuaja?

Pasi i konsumova të gjitha ankesat admi-nistrative, bëra kërkesë padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, në datë 11.03.2010, ku kërkova shfuqizimin e vendimeve admi-nistrative të sigurimeve shoqërore si dhe detyroja këtë institucion të kthente dife-rencat e papaguara të pensionit, gjithsej 434.876 lekë të rinj si dhe vlerën e intere-save 423.030 lekë të rinj për 16 vite rresht. Në fakt, Gjykata e Shkallës së Parë më dha të drejtë, por përsëri ISSH Durrës e ka anki-muar këtë vendim në Gjykatën e Apelit, pikërisht në datën 28.06.2011. Deri më tani janë zhvilluar në Gjykatën e Apelit Durrës

3 seanca gjyqësore e kjo çështje po zvarritet. Sa ju ka lodhur kjo çështje dhe kujt ins-titucioni i drejtoheni për zgjidhjen e saj?

Kam 15 vite rresht që nuk po gjej drejtësi dhe kjo gjë më ka lodhur nga ana psikolo-gjike, financiare dhe morale, ku më kanë detyruar që të jetoj nën nivelin jetik. Aktua-lisht, unë marr 200 mijë lekë të vjetër, kur në fakt duhet të merrja 231 mijë lekë. Përse duhet të mohohet një shumë e tillë për kaq vite me radhë. Unë pjesën më të madhe të kohës kam jetuar me borxhe. Jam pensio-nist i vetmuar, pasi s’jam martuar si dhe nuk kam fëmijë. Të ardhurat e mia janë ve-tëm nga pensioni. Derisa unë të marr atë që më takon, nuk do të jem asnjëherë i qetë. E ndjej veten inferior dhe i ofenduar kur më mohohet një e drejtë që më takon me ligj. Njëkohësisht, kam humbur besimin nga adminsitrata, përveç Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht, Gjykata e Apelit Durrës ka bërë dy ekspertiza të tjera të cilat janë në disfavorin tim, pa llogaritur eksper-tizën e mëparshme. Kërkoj urgjentisht nga KLD-ja si dhe Ministri i Drejtësisë të hetojë dosjen Nr. 997, e depozituar në vitin 2011 në Gjykatën e Durrësit, me qëllim që të mos devijohet e drejta që më është dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

«Qendra per Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012

World-flex Tirane, ofron vend pune asistente (ekonomiste). Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Administrata, i moshuari: Jetoj me borxhe, prej 15 vitesh s’marr pensionin e plotë!

Qemal Xhibo

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

Aleksandër Cara, qytetar i Sarandës thotë se ky qytet po betonizohet, sipas

tij, duhet të ketë një plan urbanistik. Në një intervistë për "77 News", ai shprehet se duhet të investohet më shumë në turizmin arkeologjik.Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Sarandës?

Në qytetin e Sarandës punësimi mbetet një problem shqetësues. Vetëm në muajt e verës kemi një punësim sezonal për të rin-

jtë dhe kryesisht funksionon vetëpunësimi. Për pjesën tjetër të vitit, çdo gjë mbetet e shkretë.Çfarë burimesh ka Saranda për t'u shfry-tëzuar në mënyrë që të hapen vende të reja pune?

Burimet janë të shumta në këtë qytet. Turizmi është kryesor, por nuk është inves-tuar siç duhet. Çdo ditë e më shumë, ky qytet po betonizohet, nuk kemi një plan urbanistik. Nga ana tjetër, duhen agjenci

turistike që të ofrojnë më shumë infor-macion për turizmin arkeologjik, pasi ka shumë vende në Sarandë dhe në rrethina që mund të vizitohen. Shteti duhet të rrisë kontrolllin tek biznesi privat sepse ka abu-zime me çmimet. Përveç turizmit duhet të hapet një fabrikë, që të krijohen vende punë të reja.Si funksionon arsimi në qytetin e Saran-dës? Çfarë mund të përmirësohet?

Infrastruktura në shkolla është përmirë-suar vitet e fundit, por gjithnjë ka vend për më shumë punë në të gjitha drejtimet. Po shërbimet sociale a funksionojnë siç duhet?

Shërbimet sociale janë në nivel mesatar. Në spital duhet të përmirësohen kushtet sepse lënë për të dëshiruar, më ka ndodhur që edhe të mos gjej shërbimin e duhur, pasi mungojnë mjekë për një sëmundje të caktuar. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Saran-dës, ku fokusi ishte arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe pro-pozimet e të rinjëve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë?

Jo vetëm në Sarandë, por kudo, rinia duhet të jetë më aktive. Të rinjtë duhet të angazhohen dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme më të mirë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012

Kompania Q.Srl ofron vend pune marketing. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021" në Sarandë!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Saranda po betonizohet, Cara: Duhet një plan urbanistik!

Aleksandër Cara

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Qen me lëkurë tigri!

Rezerva më e madhe e diamantëve!

Kompania Q.Srl ofron vend pune marketing. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Një minierë diamanti shumë e madhe, e formuar brenda kraterit të hapur

nga një fragment asteroidi, ndodhet në një lokalitet të humbur të Siberisë. Miniera, që ishte mbajtur sekret gjatë gjithë viteve të Luftës së Ftohtë nga Bashkimi Sovietik, që e konsideronte një rezervë strategjike, tani mund të shkaktojë një revolucion të vërtetë në tregjet ndërkombëtare.

Ajo ndodhet në Popigai, në Siberinë lindore, 400 kilometra nga qendra e parë

e banuar dhe 2 mijë kilometra në veri të kryeqendrës Krasnoiarsk.

E zbuluar në vitet ’70, kjo minierë diamantësh u mbulua menjëherë nga misteri, nga autoritetet e atëhershme të Bashkimit Sovietik.

Këtë javë, për herë të parë që kur u zbulua sërish në vitin 2009, kërkuesit e institutit të gjeologjisë dhe minierave të Novosibirskut, kanë filluar të publikojnë detaje mbi minierën gjigande.

Ajo u krijua brenda kraterit të një aste-roidi, që ra në tokë 35 milionë vjet më parë dhe ka një diametër prej 100 kilometrash.

Impakti nga përplasja, sqarojnë eks-pertët, e ka kthyer menjëherë nëntokën e terrenit siberian në diamantë të vegjël, që janë përhapur në një rreze prej 10 kilo-metrash nga pika e rënies.

Gurët kanë një diametër që shkon nga 0.5 në 2 milimetra dhe janë me ngjyra të ndryshme si gri, blu dhe të verdhë.

E veçanta e zbulimit, kanë deklaruar kërkuesit, qëndron në faktin se rezervat e diamantëve të Popigait, shumë të përdo-rur në sektorin e aeronautikës, janë 110 herë më të mëdha se rezervat e të gjithë botës.

Për më tepër, gurët janë dy herë më rezis-tentë se diamantët industrialë. Megjithatë, Bashkimi Sovietik preferoi të ndërtonte fabrika diamantësh sintetikë dhe ta linte megaminierën ashtu siç ishte.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Kur e shikoni nga largësia, me siguri do të iu duket se në bar qëndron

i shtrirë një tigër, por me t’iu afruar e shihni kafshën duke u ngritur dhe duke lëvizur bishtin, do ta kuptoni se megji-thatë ai është qen “me lëkurë tigri”.

Në Kinë, kohët e fundit, është bërë modë ngjyrosja e kafshëve shtëpiake për t'u dukur si një kafshë tjetër e

egër. Kështu, retriveri i artë bëhet tigër, ndërsa qentë e vegjël leshatakë ngjyrosen për t’i përngjarë këlyshëve të pandës.Megjithatë, ende nuk dihet se si pro-narët e qenve arrijnë t’i bindin manarët e tyre të rrinë të qetë, derisa i ngjyrosin.

Nga Elona GjelajPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

Meqë në Evropë ekziston një pasiguri e madhe, çdo vend mban fillimisht

parasysh interesat e veta. Megjithatë per-spektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është e padiskutueshme.

Deri para ca kohësh, anëtarësimi në BE u dukej shumë evropianojuglindorëve si një biletë e përhershme, për lozhën, për VIP-a. Kroacia, e cila ishte mjaft përpara me bisedimet për anëtarësim, shihej prej vendeve të tjera të Evropës Juglindore me një lloj përzierje admirimi dhe zilie. Por kriza ekonomike që tronditi Bashkimin Evropian bën që me çdo lajm të keq që vjen nga Athina, Madridi apo Roma të bierë çdo muaj edhe entuziazmi për fa-miljen e madhe evropiane. Kjo tendencë vërehet si në vendet e BE-së dhe në vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE. Një stu-dim i kohëve të fundit i Fondacionit Ber-

telsmann ka treguar se edhe gjermanët, të cilët konsiderohen si evropianë entuziast, ngadalë po e humbasin besimin e tyre tek Evropa.A është perspektiva evropiane ende e drejtë?

Këtë pyetje tashmë e shtron shumëkush. «Evropa nuk është më një sukses i vetëkup-tueshëm, këtë duhet ta kemi të qartë,» - tha profesor Hans-Jürgen Axt nga Universiteti Duisburg-Essen gjatë një paneli diskutimi për Deutsche Welle rreth temës: «Solida-riteti evropian në fund?»

Ne jetojmë në një kohë kur disa koordi-nata duhet të ripërcaktohen nga e para, kur vihen në pikëpyetje disa gjëra që deri tani konsideroheshin si të sigurta pra «Evropa = mirë, Evropa = progres, Evropa = pasuri». Dhe nisur nga ndihmat financiare për ven-det e eurozonës në krizë, gjermanët po e pyesin vazhdimisht veten nëse po paguajnë para për aksione shpëtimi, përfundimi i të cilëve është i pasigurtë.

Meqë në Evropë ekziston një pasiguri e madhe, çdo vend mban fillimisht para-sysh interesat e veta. Kjo nuk është domos-doshmërisht një gjë e keqe dhe nuk do të thotë dhe fundi i solidaritetit, thotë profe-sor Axt. Por, konfliktet për shkak të krizës së euros do të shtohen në rast se të gjithë do të bëjnë të njëjtën pyetje: A mund ta mba-jmë Greqinë në zonën e euros në aspekt afatgjatë dhe a mjaftojnë instrumentet e solidaritetit që ka zhvilluar BE-ja?

www.dw.dePër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012 FOKUS

Mali Sh.p.k.

Adresa: Kodër Marlekaj, Rruga Bectami, Lezhë e-mail: [email protected] Tel: +355 67 20 18 418+355 68 20 111 93

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Dyshimi është ndërmjet që-nies së matur dhe ndërmjet lëshimit totalisht të vetes tuaj në një aventurë.

Demi: Hëna në aspekt jo harmo-nik në shenjën e Akrepit po iu bën të humbisni kohë pas një personi që nuk e meriton.

Binjakët: Sot mund ti lejoni vetes një dhuratë të vogel pasi e keni merituar, po merrni veten në sektorin financiar.

Gaforrja: Në planin financiar do jeni me fat. Raporte të mira me partnerin.

Luani: Çdo hap që ju hidhni në këtë periudhë duhet të jetë i kujdesshëm pasi rrezikoni të gaboni në punë.

Virgjëresha: Duke punuar mos u për-qëndroni shumë në rezultatin e arritur sa në bërjen e detyrës ashtu si duhet.

Peshorja: Hëna në aspekt pozitiv ju bën të jeni shumë luftues për të arritur qëllimet tuaja.

Akrepi: Partneri juaj me mungesat e tij të shumta po iu bën që të nervo-zoheni. Jeni shumë të acaruar dhe pa durim.

Shigjetari: Kujdes, sot është e lehtë për ju që të bini pre e ankimeve dhe të mërzitjeve.

Bricjapi: Pyeteni veten sot nëse është vërtet kjo ajo që ju dëshironi të keni për jetën tuaj.

Ujori: Sot do iu duhet që të impenjo-heni në maksimum edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Peshqit: Letrat e vëna nga Marsi iu ndihmojnë shumë dhe nuk duhet të tërhiqeni për shkak të ndonjë pasigurie.

Qen me lëkurë tigri!

ABCom Sh.p.k ofron vend pune Jurist. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Sa solidare është akoma Evropa?E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 200

77 NEWS

Dënimi me vdekje është kthyer kohët e fundit në një temë diskutimi mjaft

delikate. Prezenca e një shkalle të madhe të kriminalitetit në vend, kryesisht për krime të rënda dhe familjare, është tregues i një shteti jo funksional dhe një shoqërie që po përjeton një krizë të thellë identiteti dhe vlerash. Përballë kësaj panorame, qëndro-jnë dy kërkesa të kohës që nuk kënaqin njëra tjetrën: nga njëra anë janë qytetarët, të cilët po jetojnë në një kohë pasigurie fizike dhe nga ana tjetër kërkesat për një rend ligjor sipas standardeve evropiane.

Dënimi me vdekje është hequr nga le-gjislacioni ynë penal, me vendim të Gjy-katës Kushtetuese Nr. 65 date 10.12.1999, “…Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dënimit me vdekje, në kohë paqeje. Ky ven-dim është përfundimtar, i formës së prerë, hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e tij juridike

mbi të gjitha vendimet e gjykatave të cilat përmbajnë dënimin me vdekje dhe që nuk janë ekzekutuar.” Duke qenë se vendi ynë është palë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe nënshkruese e Protokollit Nr. 6 të saj, nevojitet një vullnet politik dhe ligjor për ndryshimet e nevo-jshme të Kodit Penal me qëllim, përfshirjen e dënimit me vdekje për një kategori të caktuar veprash të rënda penale në kohë paqeje.

Aplikimi i dënimeve kapitale, tregon që shteti ligjor gjendet i pafuqishëm për të parandaluar kriminalitetin. Kjo vjen si rezultat i mugesës së “frikësimit” të krimi-nelit potencial nga pasoja që do të vijë nëse ai kryen krimin. Burgimi, si sistemi krye-sor i dënimit, për një kategori të caktuar kriminelësh, është një alternativë që ata e marrin në konsideratë, dhe ky motiv nuk i distancon nga kryerja e krimeve. Në një shtet ku sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe ineficient, ku politika është e impe-njuar në plaçkitjen e pasurive kombëtare dhe ruajtjen e status quo-së, ku strukturat shtetërore nuk koordinojnë me njëra-tjetrën për garantimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë së qytetarëve, duhet detyrimisht të kalohet në masa ekstreme. Dënimi me vdekje është i përshtatshëm për gjendjen e Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Mbrojtësit e heqjes së dënimit me vdekje, si pikën më të fortë të platformës së tyre “pro jetës”, kanë prezencën e marzhit të gabimit në dhënien e dënimeve, e cila nënkupton se dënimi me vdekje mund të aplikohet dhe mbi një të pafajshëm. Asnjë sistem ligjor nuk garanton drejtësi, dhe sak-tësi. Megjithatë, me zhvillimin e shkencës kriminalistike dhe zgjerimin e përdorimit të analizave të AND-së, është rritur përqin-

dja e saktësisë në ngarkimin e përgjegjësisë penale për një të dyshuar për krime. Marzhi i gabimit është gjithnjë e më i vogël.

Përse duhet të mos i merret jeta një njeriu që ka kryer krime mostruoze? Penalogjia shpesh ka hasur vështirësi në garantimin se një dënim me burgim mund të rehabilitojë një të dënuar për krime të rënda. Realiteti ka treguar se individë të tillë, “malum in se” (kriminelë të lindur), sapo janë liruar nga burgu, kanë kryer sërish krime të rënda.

Kjo nuk do të thotë se ne jemi pro vras-jeve, por jemi pro një shoqërie që jeton në begati dhe siguri. Dënimi me vdekje ka rezultuar i efektshëm në “frikësimin” e kriminelëve potencialë, duke i bërë ata të mendohen mirë përpara se të kryejnë një krim. Praktika ka treguar se mundësia më e madhe e dhënies së dënimeve i referohet krimeve të rënda, të menduara dhe të pro-gramuara, më tepër sesa krimeve të kryera në gjaknxehtësi e sipër. Por, as këto kate-gori veprash penale nuk janë plotësisht të përjashtuara nga dënimi me vdekje. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që dënimet me vdekje nuk janë si në 1992 në Fier, ku dy shtetas u varën në litar në sheshin e qytetit. Dënimet me vdekje, në ato shoqëri perën-dimore që i kanë ende në fuqi, aplikohen nëpërmjet injeksioneve vdekjeprurëse, të cilat nuk synojnë shkaktimin e trajtimit çnjerëzor dhe vuajtje të skajshme të të dënuarit.

Edhe pse, një jurist idealist është gjith-monë kundër dënimit me vdekje, logjika e një realiteti të frikshëm qëndron mbi pa-sionin për drejtësi. Ka ardhur koha për një ndryshim të perceptimit mbi dënimin me vdekje. Ndonjëherë është zgjidhja e vetme.

Nga Dorina DajaPër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 22 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 550 € / vit

plus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 24 shtator

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përse duhet rikthyer dënimi me vdekje?

Dorina Daja