gazeta 77 news botimi nr 208

8
MENDIMI POZITIV E DIELË, 30.09.2012 VITI I - NR.208 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Evelina Shabani: Dritan Lamaj më goditi në komisariatin nr. 6, të ndiqet penalisht!..................f.3 Qytetarët e Kombinatit denoncojnë ndalimet arbitrare nga krerët e komisariatit nr. 6!................................f.4 Djali i sipërmarrësit: Kryepolici Lamaj më ka dhunuar psikologjikisht!..............................f.5 Klubi i të Rinjëve Antikomunistë Shqiptarë reagon: Policia e Shtetit të marrë masa për Lamajn!...........f.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! email: [email protected] Tel: +355 69 46 14 134 Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritet Sipërmarrësi Arben Frroku i dhunuar në Komisariatin nr. 6, Tiranë vetëm një orë para protestës së LSHR-së kundër dhunës dhe shantazhit të Shefit të Komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj. (Sot më datë 28.09.2012) Dhuna e Dritan Lamajt! Fuqia e mendimit dhe e fjalës! K a shumë fakte për të mbështetur idenë që mendimet dhe fjalët tona janë shumë të fuqishme >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 10-Mar-2016

251 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 newse e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 208

MENDIMI POZITIVE DIELË, 30.09.2012 VITI I - NR.208

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Evelina Shabani: Dritan Lamaj më goditi në komisariatin nr. 6, të ndiqet penalisht!..................f.3 Qytetarët e Kombinatit denoncojnë ndalimet arbitrare

nga krerët e komisariatit nr. 6!................................f.4 Djali i sipërmarrësit: Kryepolici Lamaj

më ka dhunuar psikologjikisht!..............................f.5 Klubi i të Rinjëve Antikomunistë Shqiptarë reagon:

Policia e Shtetit të marrë masa për Lamajn!...........f.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! email: [email protected]: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Sipërmarrësi Arben Frroku i dhunuar në Komisariatin nr. 6, Tiranë vetëm një orë para protestës së LSHR-së kundër dhunës dhe shantazhit të Shefit të Komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj.

(Sot më datë 28.09.2012)

Dhuna e Dritan Lamajt!

Fuqia e mendimitdhe e fjalës!

Ka shumë fakte për të mbështetur

idenë që mendimet dhe fjalët tona janë shumë të fuqishme

>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 208

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 dhe përbëjnë botën tonë reale.

“Me mendimet tona, ne ndërtojmë botën tonë”– Gautama Buddha.

“Pas mendimit vjen energjia” – Annie Besant.

“Ne bëhemi çfarë synojmë” – William Blake.

“Njeriu i krijon vetë mosmarrëveshjet e tij”– Hasrat Inyayat Khan.

Duke konsideruar thëniet e mësipërme, le t’i shikojmë më me detaje fjalët që për-dorim dhe kuptimet e tyre më të thella.

Mund të fillojmë me një frazë që ju e keni dëgjuar aq shpesh kur i thoni diçka dikujt. “Po por…” Kjo është një mënyrë për të mohuar opinionin apo idenë që keni shprehur. Dëgjojeni veten teksa flisni. A e përdorni këtë shprehje? Është në fakt një bllokues komunikimi. Mun-dësia për të mësuar çfarë po thotë personi bashkëfolës dhe vetëm konstaton opinio-nin tuaj dhe duhet të përdoret “po dhe”

në vend të saj. Kjo mënyrë do të arrinte të përmirësonte energjinë e komunikimit. Së pari, i pranon pikëpamjet e bashkëfolë-sit si të vlefshme dhe së dyti mban rrje-dhën e bisedës.

Ka shumë fjalë fuqizuese dhe shfuqi-zuese që shumë nga ne i përdorim shumë shpesh. Për shembull, “duhet” përdoret zakonisht për të treguar një ndjenjë që nuk ka zgjidhje tjetër. Dëgjojeni veten dhe të tjerët edhe një herë për të kuptuar çfarë po ndodh në një nivel të brendshëm.

‘Më duhet të’ është një shprehje shumë e mirë për t’u patur parasysh meqë ka ca ndjenja faji prapa. A keni thënë ndonjëhe-rë, “Më duhet të shkoj dhe të bëj xxx”? Prapa kësaj qëndron ideja që nëse nuk e bëj, do të ndihem keq.

Kemi gjithashtu dhe fjalët, asnjëherë, gjithmonë dhe përherë që futen nën titu-llin e përgjithsimeve të mëdha. Gjëja më kryesore për t’u përcaktuar është që ata nënkuptojnë në fakt fjalën “asnjëherë”.

Për shembull: “Ajo gjithmonë e ka atë pamjen kur shkoj vonë në shtëpi” dhe “ti asnjëherë nuk po më blen ndonjë gjë të bukur”. Këto fjali reflektojnë kuptimin e një personi që përgjithëson, jo realitetin.

Një tjetër fjalë e vogël interesante është fjala “provoj”. Mund ta keni vënë re kur dikujt i kërkohet për të kapur një laps për shembull. Ju nuk “provoni” të bëni diçka. Ose e bëni ose jo. Një shembull tjetër do të ishte nëse do t’i kërkonit dikujt të bëjë di-çka për ju dhe ai/ajo iu përgjigjet që “do ta provoj” çfarëdo që t’i keni kërkuar. Mund të jeni shumë të sigurt se me atë lloj për-gjigje, kërkesa juaj nuk do të plotësohet.

Qëndroni të vetëdijshëm me fjalët dhe frazat që ju përdorni. Do të çuditeni dhe mrekulloheni se çfarë ndryshimi do të kenë fjalët tuaja me të tjerët dhe jetën tuaj në përgjithësi.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 30 SHTATOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha-Creighton: Reformat vijojnë me sukses!

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhimin e plotë të qeverisë shqip-

tare në avancimin me sukses të integrimit evropian të vendit si projekti më i madh për qeverinë dhe popullin shqiptar.

Në një takim me Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës znj. Lucinda Creighton, Kryeministri vlerësoi marrëdhë-niet midis Shqipërisë dhe Irlandës si dhe mirënjohjen për mbështetjen që Irlanda i ka dhënë Shqipërisë në proceset e demokra-tizimit dhe integrimit euro atlantik.

Duke theksuar se e konsideron këtë proces të bazuar në meritë ai vlerësoi se puna e vazhdueshme për përmbushjen e standardeve dhe prioriteteve të vëna nga BE ka sjellë transformim rrënjësor të ven-

dit dhe zhvillim në fushën ekonomike, politike, sociale etj.

Kryeministri Berisha theksoi se pas bllokimit dy vjeçar nga ana e opozitës të reformave integruese axhenda e reformave është plotësuar më sukses në pjesën më të madhe të saj, si pasojë e marrëveshjes politike të nëntorit 2011 dhe bashkëpuni-mit mazhorancë – opozitë. Ndër të tjera, kryeministri theksoi si arritje madhore, përmbylljen me sukses dhe konsensus të reformës zgjedhore, kufizimin e imunite-teve dhe miratimin e ligjit për gjykatën administrative.

Ministrja Creighton i shprehu kryemi-nistrit Berisha kënaqësinë për vizitën duke e cilësuar si privilegj faktin që ishte ministr-

ja e parë irlandeze që vizitonte Shqipërinë. Ajo e cilësoi këtë vizitë si një rast shumë të mirë për të thelluar marrëdhëniet bilate-rale midis dy vendeve, por gjithashtu kjo vizitë kishte rëndësi në kuadrin e kryesimit të OSBE-së nga ana e Irlandës dhe marr-jes së Presidencës së BE-së në semestrin e ardhshëm.

Nga ana e saj, Ministrja Creighton tha se progresi në Shqipëri është i prekshëm dhe real dhe reformat e ndërmarra janë shumë inkurajuese qoftë në aspektin e Bashkimit Evropian ashtu dhe të OSBE-së. Ajo nën-vizoi se shpreson që rekomandimi i Bash-kimit Evropian në tetor do të jetë pozitiv dhe se progresi i bërë nga Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor.

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri zoti Eugen Wolfarth, i pranishëm në takim, duke u bazuar në eksperiencën e institucionit që drejton, shprehu bindjen që Shqipëria do të vazhdojë pa lëkundje në rrugën e reformave. Kryeministri Berisha nga ana e tij, siguroi se qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të ardhshëm zgje-dhor të lirë e të ndershëm dhe ftoi për një vëzhgim sa më të gjerë të këtyre zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 208

377 NEWS

Evelina Shabani është një qytetare e cila ka ngritur kallzim penal kundër shefit

të komisariatit nr. 6 në kryeqytet. Sipas saj, Dritan Lamaj e ka qëlluar dhe fyer rëndë. Në kallzimin penal, Shabani tregon në mënyrë të hollësishme ngjarjen dhe kërcënimet që ka marrë nga ky i fundit. Pas një orvatjeje të vazhdueshme midis komisariatit nr.6, Drejto-risë së Policisë, Qarku Tiranë dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Evelina Shabani tashmë në kallzimin penal i drejtohet Proku-rorisë për të nisur një procedim penal ndaj z. Dritan Lamaj.

Historia 38-vjeçarja Evelina Shabani, pasi është dhu-

nuar nga bashkëjetuesi, ka jetuar në një shtëpi private me të atin dhe djalin e lindur nga ma-rrëdhënia e pacelebruar. Si pasojë e dhunës së ushtruar mbi këtë të fundit dhe babain e saj, Gjykata e Tiranës ka nxjerrë dy urdhëra mbro-jtjeje, përkatësisht nga viti 2008 deri në 2011. Në korrik të vitit 2012, bashkëjetuesi i saj ka hyrë në banesën ku ajo jetonte, së bashku me

partneren e tij. Evelina tregon në kallëzimin penal se menjëherë pasi u njoftua nga fqinjët për këtë ngjarje lajmëroi policinë. Policia pasi kreu ekspertimin i kërkoi kësaj të fundit të shkonte në komisariatin nr.6 për të bërë ka-llëzim penal. ‘‘Kur kthehem nga komisariati, ish bashkëjetuesi im kishte ndërruar bravën e portës. Për kallzimin në fjalë nuk u ndërmor asnjë veprim nga ana e policisë për të nxjerrë jashtë personat që më kishin uzurpuar pa-drejtësisht banesën’’, deklaron Shabani. Pas kësaj ngjarjeje, 38-vjeçarja ngre një ankim në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, ndaj mosveprimit të funksionarëve të komisariatit të policisë nr.6. Dhe kjo e fundit referoi anki-mimin në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë kësaj periudhe Evelina tregon se për rreth 1 muaj e dhjetë ditë së bashku me të atin dhe djalin e saj mbetën jashtë banesës. Ajo thotë se iu drejtua edhe seksionit të Dhunës në Familje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ky seksion bëri të mundur, sipas saj, plotësimin e formularëve për nxjerrjen e një urdhëri mbrojtjeje nga Gjykata, formulari duhet të nënshkruhej edhe nga komisariati nr.6. Pasi gjykata lëshoi urdhërin, më në fund Evelina arriti të hynte sërisht në banesën e saj.

Incidenti me shefin e komisariatit Dri-tan Lamaj

Evelina deklaron se pasi arriti të hynte në banesë, e gjeti këtë të fundit të boshatisur. Menjëherë kjo qytetare i drejtohet komisaria-tit nr.6 për të bërë kallzim penal për vjedhje. ‘‘Edhe sot e kësaj ditë, nuk më kanë komu-nikuar asgjë në lidhje me kallzimin e bërë, apo ndonjë veprim procedurial të kryer për këtë çështje, në përputhje me dispozitat ligjore në

fuqi’’, thotë Shabani. Në gusht të vitit 2012 bashkëjetuesi i 38-vjeçares parkon automjetin e vet në oborrin e shtëpisë së saj. Sërish qyte-taria njofton komisariatin nr.6 , por përgjigjia që merr pas një ore është se ky i fundit nuk ka kopetenca për të lëvizur automjetin nga banesa. Pasi situata përsëritet, Evelina paraqet në datën 27 gusht të 2012 ankim administra-tiv pranë Shërbimit të Kontrollit të Brends-hëm. ‘‘Drejtori më garantoi se policia do të zbatojë ligjin. Një orë pas takimit me të më njofton inspektori i policisë Kreshnik Mëlyshi nga komisariati nr.6 dhe më tha se mund të bëja kallzim penal pranë komisariatit për çdo gjë që unë e shikoja të arsyeshme’’, deklaron E.Shabani. Rreth orës 14.30 të po kësaj ditë ajo, pasi paraqitet në komisariat në prezencën e inspektorit Melyshi dhe të një personi tjetër, fyet rëndë dhe goditet nga shefi i këtij institu-cioni Dritan Lamaj. ‘‘Lamaj filloi të më shante me fjalë të rënda, me motivin se unë kisha bërë ankime të shpeshta në SHKB dhe Drej-torinë e Policisë. Pasi kam kërkuar sqarime se përse po më fyente, Lamaj më ka qëlluar me grusht në fytyrë. Kam humbur ndjenjat dhe pasi jam përmendur kam vënë re se më është prekur telefoni im. Sërish Dritan Lamaj më ka kërcënuar duke më thënë se nëse nuk e lija rehat, atëherë do ta njihja vërtet se kush ishte, pasi ai po të donte më arrestonte’’, deklaron Shabani në kallzimin penal.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 30 SHTATOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Avance Sh.p.k Berat ofron vend pune EKONOMISTE. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Evelina Shabani: Dritan Lamaj më goditi në komisariatin nr. 6, të ndiqet penalisht!

Evelina Shabani

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 208

77 NEWS E DIELË, 30 SHTATOR 2012

Primalat Sh.p.k ofron vend pune Menaxher SHitjesh: Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” vazhdon të mbledhë dëshmi dhe

prova të qytetarëve të zonës së Kombi-natit, të cilët sjellin rastet e tyre të shkel-jeve ligjore që kanë bërë forcat policore të Komisariatit Nr.6 me urdhër të shefit të komisariatit, Dritan Lamaj. Këta dësh-mitarë kanë depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimet e tyre penale kundër këtij funksionari publik. Të gjithë dëshmitarët preferojnë të mos japin të gjitha gjeneralitetet e tyre, për shkak të ruajtjes së privatësisë personale.

Dëshmia e parë: Një klient i rregullt i lokalit “Xhoi Lloto”, tek Kompleksi “Misto Mame”, tregon se makina e tij është nda-luar dhe kontrolluar nga Policia e Komi-

sariatit nr.6 pa asnjë shkak ligjor. A. K. thotë se këto “bezdisje” i kalojnë shpesh edhe makinat e tjera të klientëve të për-ditshëm të lokalit të sipërpërmendur. Dhe arsyeja sipas tij, është vetëm frekuentimi i atij lokali. “Makina ime është kontro-lluar 3-4 herë në harkun e dy muajve. Gjithashtu, më kanë thirrur dy herë në komisariat. Shpesh ndalojnë edhe nipin tim, si pretekst se makina e tij sportive xhiron rrotat me zhurmë. Kjo shkelje është e dokumentuar në komisariat.” A. K. mendon se arsyeja e vërtetë e ndalimit të nipit është frekuentimi i lokalit “Xhoi Lloto”. “Policët bëjnë presion indirekt mbi klientët që t’i trembin të mos vijnë më dhe të shkatërrojnë kështu biznesin e “Xhoi Lloto”. Për këtë arsye, postbllokun e policisë e ngrejnë ose para ose pas hyrjes, pothuajse përditë. Për shefin e Policisë, Dritan Lamaj thuhet që ka mik të fortë që nuk e lëvizin. Këdo që të pyesësh në Kombinat, do t’iu thotë për të që është figurë shumë negative. Puna e tij është të marrë lekë nga njerëzit e dobët duke i frikësuar”.

Dëshmia e dytë: Një tjetër banor i lagjes Kombinat, (inicialet B. Ç.) ka dëshmuar pranë “77 News” se Policët e Komisariatit nr. 6 e kanë ndaluar disa herë me makinë. “Më ndalojnë dhe më pyesin se ku banoj, më kërkojnë emrin, numrin e telefonit. Unë kam një makinë “Skoda”. As vetë nuk e kuptoj pse më ndalojnë”. Personi me

profesionin e inxhinierit thotë se asnjëhe-rë nuk e ka marrë vesh se çfarë i shtyn forcat e Komisariatit nr.6 që ta ndalojnë. “Ata i kanë bërë rutinë këto kontrolle”, përfundon qytetari.

Dëshmia e tretë: Një emigrant i kthyer vetëm pak kohë më parë nga emigracioni tregon se është befasuar me veprimet e forcave të Policisë të Komisariatit nr.6. “Banoja në Greqi dhe jam kthyer vetëm 6 muaj më parë. E kam kushëri Arben Fr-rokun (sipërmarrësin që denoncoi shefin e komisariatit) dhe sigurisht që shkoj në lokalin e tij tek “Misto Mame”. Më ka bërë përshtypje se në çdo rast kur isha bashkë me të, sa na shikonin policët, më kontro-llonin makinën”. Qytetari tregon se këto ndalime arbitrare për kontroll dokumen-tash kanë ndodhur 5-6 herë. “Pothuajse çdo makinë të klientëve të rregullt të lokalit, e ndalin as 200 metra më tej këtij ambjenti, pas stacionit të autobuzit, aty ku kanë ngritur postbllokun policor. Kjo gjë ka rënë në sy. Mendoj se është dikush i veshur civil që lajmëron postbllokun sapo na sheh që dalim nga lokali. Në Greqi nuk më ka ndodhur asnjëherë kjo gjë”, përfun-don qytetari.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Komisariati nr.6

Qytetarët e Kombinatit denoncojnë ndalimet arbitrare nga krerët e komisariatit nr. 6!

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 208

77 NEWS

Në vijmësi të denoncimeve për kreun e komisariatit nr.6 Dritan Lamaj,

pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidari-tet” janë zbuluar raste të reja me shkel-jet arbitrare të kryera nga ky funksionar publik. Grand Frroku (djali i biznesme-nit Arben Frroku, i cili denoncoi shkeljet ligjore ndaj tij nga punonjësit e komisaria-tit nr 6), jep detaje në lidhje me gjithçka ka ndodhur. Në dëshminë e tij publike, 20-vjeçari ka rrëfyer për gazetën “77 News” në ambientet e qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, se familja dhe biznesi i tyre në tërësi ka patur shqetësime serioze nga punonjësit e policisë së Kombinatit dhe në veçanti nga kreu i këtij komisariati Dritan Lamaj. Sipas Grand Frrokut automjetet e firmës “Xhoi Lloto AML” ndalohen çdo

ditë në mënyrë të përsëritur nga furgonët e policisë së komisariatit nr 6. Në rrëfimin e tij 20 vjeçari bën me dije se përpara dy muajsh duke u kthyer nga shtëpia e xha-xhait të tij, duke kaluar tek “Hotel Rolandi” kishte postobllok policie dhe punonjësit e policisë i kishin bërë me shenjë të nda-lonte. Pasi kishte ndaluar makinën vetë shefi i Komisariatit të policisë nr. 6 Dritan Lamaj ishte prezent në këtë kontroll dhe në kohën që mbaroi verifikimi i doku-menteve dhe kontrolli i imtësishëm, 20 vjeçari kishte ndeshur me provokimin e Dritan Lamaj. “Shefi i komisariatit pasi mu afrua në momentin që u futa në makinë, më tha konkretisht këto fjalë: bëji të fala Benit nga unë, dhe i thuaj t’ia kalojë mirë në Selanik”. Fillimisht u habita sepse im atë kishte vetëm 3 orë që ishte nisur dhe përveç familjes asnjë tjetër nuk e dinte që ai do shkonte në Greqi, u tremba të them të drejtën pasi mendova se si ka mundësi të përndiqen në këtë formë njerëzit nga një shef policie, dhe mendoj se nuk është absolutisht e drejtë kjo gjë, ia ktheva me të njëjtat fjalë që edhe babai im i bënte të fala. Në momentin që do largohesha, mu afrua në xhamin e makinës dhe më tha se ku e dija unë se im atë i çonte të fala, pastaj më pa me ironi dhe më foli ashpër “ik… ik, se nuk merrem me fëmijë si puna jote”. Frroku ka dëshmuar për “77 News” se vazhdimisht ai personalisht ka pasur provokime dhe dhunë psikologjike

nga vetë shefi i Komisariatit nr. 6. Ndërsa në një situatë tjetër, 20 vjeçari tregon se përpara një viti e gjysëm punonjësit e këtij komisariati ia kanë mbajtur letrat e automjetit të tij personal, plot 19 ditë të bllokuara në rajon pa ndonjë shkak të caktuar. Sipas rrëfimit të 20 vjeçarit, ai ka shkuar në Policinë Gjyqësore për të pyetur për dokumentet e bllokuara nga policia dhe atje i kanë thënë se letrat janë bllo-kuar në mënyrë private nga vetë shefi i Komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj. Ndaj për këtë shkelje 20 vjeçari Frroku ka kryer një kallzim penal. Në momentin që ka shkuar për të tërhequr letrat pas disa ditësh në policinë Gjyqësore një prej oficerëve të këtij institucioni i ka thënë 20 vjeçarit se nëse ai donte mund të bënte dhe një denoncim për kreun e rajonit të Policisë nr. 6 Dritan Lamaj. Por djali nuk e kishte bërë diçka të tillë. 20-vjeçari thotë “Nuk gjej dot arsye për këto veprime dhe dyshoj se shefi i Policisë së rajonit nr. 6 gjithçka e bën për të nxjerrë përfitime personale”. Në qendrën për “Drejtësi dhe Solidari-tet” vazhdojnë deponimet e qytetarëve të shantazhuar dhe të keqtrajtuar nga forcat e komisariatit nr. 6 në Kombinat.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 30 SHTATOR 2012

ABSS Sh.p.k ofron vend pune Operator Telefonik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Djali i sipërmarrësit: Kryepolici Lamaj më ka dhunuar psikologjikisht!

Grand Frroku

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 208

77 NEWS

Një person në Francë ka shitur Fe-rrarin e tij model 599 GTO për

vetëm 1 euro. Domenique D. ka shitur makinën e fabrikës së famshme italiane Maranello me këtë çmim qesharak pas vetëm një vit përdorimi sepse nuk ishte dhe aq i kënaqur prej saj. Ferrari 599 GTO arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda dhe në pistë arrin një shpejtësi maksimale prej 335 km/h. Domethënë një makinë e cila nuk mund

të blihej nga të gjithë për faktin se në Francë vlerësohej me 400 mijë euro. Por, francezi i pasur ka deklaruar për mediat se “makina është shumë e bukur dhe argëtuese në drejtim, por jo shumë preçize në rrugë”. Duke u nisur nga ky fakt, lindi idea “gjeniale” për ta shitur, ose më mirë falur atë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E DIELË, 30 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Mali Sh.p.k.

Adresa: Kodër Marlekaj, Rruga Bec Patami, Lezhë e-mail: [email protected] Tel: +355 67 20 18 418+355 68 20 111 93

Shet Ferrarin për 1 euro!

Njeriu që kujton gjithçka!

Kompania FINAL ofron vend pune Menaxher. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përveç ditës së martesës dhe ditëlin-djeve të të afërmve, një njeri është e

vështirë të mbajë mend se çfarë ka bërë në ditë të caktuara të disa viteve më parë, por

Aurelien Hayman është ndryshe.Jo vetëm që mban mend se çfarë ka

bërë, por ai mund të të thotë se çfarë ka veshur, çfarë ka ngrënë dhe se si ishte koha

në çdo ditë të jetës së tij që kur ka mbus-hur 11 vjeç.

20-vjeçari britanik është nga të paktët njerëz në botë që vuan nga hipertimezia, një çrregullim që të jep një kujtesë shumë të fortë. Ai mund të thotë bisedat që ka bërë, programet që ka parë në TV dhe kën-gët që ka dëgjuar në çdo ditë të jetës së tij.

Aurelien tha për ‘Daily Mail’: “Kur mbusha 14 vjeç zbulova se kujtesa ime ishte shumë e fortë edhe pse bëhej fjalë për detaje të disa viteve më parë. Mbaj mend me saktësi se çfarë kam bërë gjatë një dite të caktuar. Mjafton që dikush të zgjedhë një datë çfarëdo dhe unë e mbaj mend të gjithë ditën si ka kaluar.”

Vetëm 20 persona në të gjithë botën vuajnë nga hipertimezia.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 208

77 NEWS

Një marrëveshje e ngjashme e cila mun-dëson këmbimin kosovaro-gjerman

në shumë fusha ka ekzistuar vetëm në vitin 1969, ndërmjet ish-RSFJ-së dhe Gjermanisë.

Marrëveshja ndërkulturore ndërmjet Re-publikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë është një kornizë e bashkë-punimit dhe të shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet të të dyja shteteve. Milena Wen-dering, zëdhënëse për politikë dhe kulturë në ambasadën gjermane në Prishtinë thotë për Deutche Welle-n, se: “E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se kjo është vazhdimësi e marrëveshjes ndërmjet ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Gjermanisë në vitin 1969. Nëpërmjet kësaj ma-rrëveshjeje është vënë baza e një shkëm-bimi ndërkulturor”.

Një marrëveshje e ngjashme para 40 vitesh

Sipas zonjës Wendering, brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje përfshihen shumë fusha, që nga shkëmbimi i kulturës klasike ndër-mjet Kosovës dhe Gjermanisë, shkëmbimi në

fu-shën e arsimit, artit, litaraturës, gjuhëve, në sport, media, në ruajtjen e monumenteve kulturore si dhe ne fushën e arkeologjisë. Ndërsa, kjo është vetëm një më shumë, në vazhdën e marrëveshjeve të shumta Koso-vë-Gjermani, thotë për Dojçe Vele-n Artan Behrami, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës: “Kjo marrëveshje vjen në vazhdën e marrëve-shjeve të shumta që kemi nënshkruar me autoritetet gjermane në shumë fusha. Ndërsa, ndër prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme është nënshkrimi i sa më shumë marrëveshjeve bilaterale me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë sa më shumë këtë bashkëpunim me Gjermaninë, të cilin e shohim si partner strategjik”.

Ambasada Gjermane ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, sidomos me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Spor-teve thotë zj.Wendering, sipas së cilës: “Kjo marrëveshje ndërkulturore krijon bazë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen”.

Republika e Gjermanisë ka ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave

Republika Federale e Gjermanisë ka qenë shumë aktive në promovimin e Republikës së Kosovës në botë dhe i investimeve gjer-mane në Kosovë. “Prandaj, qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës janë mirënjohës ndaj popu-llit gjerman, qeverisë gjermane për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë gjatë 20-30 viteve e sidomos gjatë procesit të pavarësimit të Kosovës dhe të shtetndërtimit të saj”, thotë z.Behrami.

www.dw.dePër më tepër: www.77news.al

E DIELË, 30 SHTATOR 2012 KULTURË

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 1 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

HOROSKOPI DITOR

Dashi:Do ndiheni më mirë se ditët e fundit dhe emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha.

Demi: Edhe pse pritet të keni fat me financat mos rrezikoni më tepër sesa duhet.

Binjakët: Jeta juaj në çift nuk do të jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Kujdes me ato që do thoni.

Gaforrja: Me financat dhe dashurinë do tregoheni të matur dhe do i mbani ato në ekuilibër.

Luani: Klima në planin financiar do jetë e dyzuar, kujdes sepse gjithçka që keni ndërtuar deri më sot mund të rrënohet.

Virgjëresha: Jeta juaj sentimentale do jete mjaft e qendrueshme sot, ju do të dashuroni ashtu si dini dhe si e ndjeni.

Peshorja: Në planin financiar çdo gjë do të shkojë më së miri. Do tregoheni të arsyeshëm dhe largpamës.

Akrepi: Kërkoni më shumë ngrohtësi në jetën tuaj në çift? Flisni me parterin dhe do e shihni që të gjitha dëshirat do iu plotësohen.

Shigjetari: Po humbet kohë kot duke menduar, duhet të veprosh. Në planin financiar do të keni fat dhe buxheti.

Bricjapi: Mos u nxitoni, ngjitini shkallët një nga një. Në planin financiar do keni surpriza.

Ujori: Jeta juaj do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe emocionet do jenë të mëdha.

Peshqit: Mos përdorni ironinë dhe mos e provokoni më tepër sesa duhet atë që keni në krah sepse do iu lindin probleme të mëdha.

Mango Universal Grup ofron vend pune Agjen Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Këmbime kulturore Kosovë-Gjermani!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 208

8 77 NEWS E DIELË, 30 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Prof. Taulant Grabova, drejtor i “Qen-drës Rinore Antikomuniste Shqip-

tare” në emër të kësaj lëvizjeje ka denon-cuar ditën e djeshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, nga shefi i komisariatit të policisë nr. 6 në Tiranë Dritan Lamaj.

Në një deklaratë për shtyp në mjediset e qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” Grabova bën me dije se ai mbështet në çdo rast Lëvizjen Shqipëria e Re” për evidentimin e rasteve të dhunës psiko-

logjike dhe fizike nga kreu i komisaria-tit nr. 6, Dritan Lamaj dhe punonjësit e këtij komisariati. Sipas Grabovës, Lëvizja Shqipëria e Re në këto raste ka qenë në mbrojtje të qytetarëve duke evidentuar me profesionalizëm të gjitha rastet e dhunës nga punonjësit e policisë së këtij komisariati.

Në deklaratën e tij Grabova ka thek-suar gjithashtu se “Qendra Rinore An-tikomuniste” do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të Lëvizjes “Shqipëria e Re” në aktet dhe denoncimet që i janë bërë ditët e fundit disa shefave të komi-sariateve në Tiranë.

Lëvizja që Grabova drejton dënon ashpër këto raste të cilat janë të pameri-tuara për shtetasit shqiptarë. Sipas Gra-bovës, pas 50 vjet diskriminimi komunist ky sistem po rivendoset përsëri në vend dhe Policia e Shtetit si edhe Ministria e Brendshme duhet të marrë masa të ash-pra për ngjarjet e dhunës që përkatësisht kreu i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj ka ushtruar në mënyrë të përsëritur ndaj qytetarëve të ndryshëm.

“Duhen marrë masa për këdo që në emër të ligjit abuzon me detyrën. Dri-tan Lamaj, kryepolici që ka dhunuar me grushta dhe me shkelma një biznesmen, është një person i veshur me pushtet që mban përgjegjësi për rendin dhe qetë-sinë publike dhe këto akte dhune janë të papranueshme për të”, ka deklaruar Taulant Grabova ditën e djeshme. Ai ka dënuar gjithashtu edhe rastet e tjera të dhunës kur vetë kreu i komisariatit La-maj ka kryer ndaj disa qytetarëve të tjerë.

Sipas tij në lidhje me këto ngjarje të

shëmtuara Policia e Shtetit duhet të ma-rrë masa të menjëherëshme. Ndër të tjera Grabova tha se “Qendra Rinore Antikomuniste Shqiptare” mbështet të gjithë shqiptarët, ish të përsekutuarit, individët e thjeshtë, intelektualët dhe të gjitha shtresat në nevojë, në rastet kur ata do të ndihen të dhunuar nga punonjës të policisë. “Ne jemi në mbro-jtje të demokracisë, lirisë, dhe votës së lirë kundër sistemit çrrënjosës së siste-mit të dhunës, dënojmë ashpër ngjarjet e fundit dhe jemi kundër çdo rasti dhune dhe shantazhi kudo që ndodh në vendin tonë”, bëri të ditur Grabova.

“Qendra Rinore Antikomuniste Shqiptare” është një grupim politik që merr në mbrojtje shtresën e ish të persekutuarave, ish të shpronësuarve, por dhe pa harruar dhe ish të afërmit pushkatuarve të cilët akoma janë me amanetin e zhdukjes së komunizmit dhe të të vënies së të drejtave të tyre të paplotësuara.

Grabova e përfundon deklaratën e tij, në emër të qendrës që drejton, se të drejtat e individëve në vendin tonë ende nuk janë gjendur për arsye se sis-temi komunist nuk është shfarosur, por është rivendosur me forma të reja dhe me mënyra të ndryshme siç janë edhe këto raste dhune që janë evidentuar së fundmi nga Lëvizja Shqipëria e Re.

“Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim” dhe “77 News”.

Prof. Taulant Grabova

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Klubi i të Rinjëve Antikomunistë Shqiptarë reagon: Policia e Shtetit të marrë masa për Lamajn!