gazeta 77 news botimi nr.237

8
T ë gjithë e dëshiro- jmë suksesin. Ky është një fakt i padis- kutueshëm. Ju e dini se çfarë kam kuptuar? Edhe pse ka shumë materiale për të më- suar si të jemi të sukseshëm dhe të kuptojmë se çfarë kuptimi ka suksesi, >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E HËNË, 29.10.2012 VITI I - NR.237 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Drejtori i Entit të Banesave: Kredia për të pastrehët do vijojë edhe pas 1 nëntorit!................................fq.2 Nëna nga Berati, lyp në kryeqytet, E.L.: Flejmë rrugëve, kam frikë mos më trafikojnë fëmijën!...................fq.4 Pacientja: Jam operuar 5 herë për tumor në kokë, kam dhënë para nën dorë!....................................fq.5 Fokusi politik i javës, Vlashaj: Misioni ynë për fuqizimin e Familjes dhe Kombit Shqiptar!.....fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Rruga drejt suksesit! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Kalendari i veprimtarive nëntor-dhjetor dhe strategjia fituese e LSHR-së në 2013! Takimi i Kryesisë së LSHR:

Upload: gazeta-77news

Post on 18-Mar-2016

227 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

Të gjithë e dëshiro-jmë suksesin. Ky

është një fakt i padis-kutueshëm. Ju e dini se çfarë kam kuptuar? Edhe pse ka shumë materiale për të më-

suar si të jemi të sukseshëm dhe të kuptojmë se çfarë kuptimi ka suksesi, >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 29.10.2012 VITI I - NR.237 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Drejtori i Entit të Banesave: Kredia për të pastrehët do vijojë edhe pas 1 nëntorit!................................fq.2 Nëna nga Berati, lyp në kryeqytet, E.L.: Flejmë rrugëve,

kam frikë mos më trafikojnë fëmijën!...................fq.4 Pacientja: Jam operuar 5 herë për tumor në kokë,

kam dhënë para nën dorë!....................................fq.5 Fokusi politik i javës, Vlashaj: Misioni ynë

për fuqizimin e Familjes dhe Kombit Shqiptar!.....fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Rruga drejt suksesit!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Kalendari i veprimtarive nëntor-dhjetordhe strategjia fituese e LSHR-së në 2013!

Takimi i Kryesisë së LSHR:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 duke na ofruar mëny-ra frymëzuese suksesi, këshilla etj, fakti është se rruga drejt suksesit është më e qartë nga se mund të mendojmë ne. Suksesi nuk është aq i komplikuar sa mesa duket, për të kuptuar përkufizimin e tij, thjesht duhet të mësojmë ekuacionin e suksesit.

Janë dy parime themelore mbi të cilat ju duhet të ndërtoni kuptimin për të arritur dhe shijuar suksesin. Dhe ato janë idetë dhe veprimi. Këto dy parime janë vendimtare për përcaktimin e suksesit. Sigurisht, ju mund të keni dhe shumë faktorë të tjerë, por e gjitha fillon me një ose disa ide dhe përfundon kur ju i vini në lëvizje këto ide. Suksesi nuk vjen nga qëndrimi që ju mbani, por në çfarë mënyre e shikoni ju atë.

Që të arrini të keni sukses, së pari duhet të keni një ide të qartë. Kjo ide nuk duhet të jetë trilluese por të këtë një objektiv të qartë dhe të jetë e dallueshme nga të tjerët.

Mos harroni, nga një ide lind një tjetër. Kjo gjë është një realitet për shumë veta. Ju mund të filloni me një ide të qartë, kjo ide

pastaj do iu çojë në shumë ide të tjera dhe në këtë mënyrë pikëpamja juaj zgjerohet. Këto pikëpamje të reja do iu çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt suksesit.

Veprimi: Duke vënë në lëvizje njërën ide, do lindin dhe ide të tjera. Ju duhet të vini në zbatim idetë, mendimet dhe kërkimet tuaja. Vetëm duke vënë në veprim idetë tuaja, mund të arrini suksesin e dëshiruar. Pra, ju duke vepruar në këtë mënyrë mund të zgjidhni ekuacionin e suksesit: Suksesi kërkon lëvizje të vazhdueshme.

Vetëm duke qenë aktiv dhe duke vënë inteligjencën tuaj krijuese, kapacitetin tuaj entuziast dhe fuqitë tuaja në lëvizje, mund të arrini atë që dëshironi, suksesin e pash-mangshëm.

Nëse ju keni ide të qarta por iu mungon guximi për t’i vënë ato në lëvizje, atëherë ky është një problem serioz që largon sukse-sin nga vetja juaj. Ndoshta është mendja juaj e nënndërgjegjshme ajo që iu detyron të veproni në këtë mënyrë, ju keni frikë të largoheni nga zona juaj e “sigurisë”, ose

ndoshta kjo vjen nga ndikimi i shoqërisë skeptike që iu rrethon.

Duke dekurajuar idetë tuaja, ju shtyni veten në një cikël të pafund, nga i cili mund të jetë vështirë për të dalë në të ardhmen. Por, ka një mënyrë për të dalë. Kjo është e mundshme vetëm atëherë kur të ndryshoni perceptimin tuaj kur është fjala për sukses.

Si të adaptoni mendimin e një personi të sukseshëm dhe përfundimisht të keni sukses? Suksesi nuk ndodh, vetëm atëherë kur ju nuk e dëshironi atë. Që suksesi të bëhet realitet, ju duhet të besoni në të në mënyrë të pakushtëzuar.

Will Smith ka thënë: “E vetmja gjë që da-llohet ndryshe nga unë dhe ti, është se unë nuk kam frikë të vdes në një punë rutinë.

Ju mund të keni më shumë talent se mua, ju mund të jeni më të zgjuar se unë, por në qoftë se punojmë bashkë në një punë rutinë, dy gjëra mund të ndodhin:

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 29 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Data 1 nëntor nuk është afati i fundit për lirimin e banesave të ish pronarëve nga

të pastrehët. Drejtori i Entit të Banesave, Ylli Piro në një intervistë për mediat tregon se të pastrehët që jetojnë në shtëpi ish-pronarësh kanë mundësi të aplikojnë për kredi me in-teres zero edhe pas kësaj date. Deri tani kanë aplikuar afro gjysma e kategorisë që përfito-jnë kredi në bazë të aktit normativ.

"Dalja e aktit normativ e ka luajtur plotë-

sisht rolin e vet sepse javët e fundit kemi një ecuri shumë pozitive të këtij procesi, gjë që do të thotë që qytetarët e pastrehë në pronë ish-pronari janë ndërgjegjësuar tashmë që prona është e dikujt tjetër dhe ajo duhet të lirohet dhe nga ana tjetër janë ndërgjegjësuar që marrja e kredisë me interes zero përqind për një kohëzgjatje 30 vjet është një benefit i shkëlqyer dhe tashmë kemi një ecuri pozitive të këtij procesi, gjë që do të thotë se kemi

shanse të mira për të pasur sukses të plotë në procesin e lirimit të banesave pas datës një nëntor", thotë Piro. Vetëm gjatë muajit tetor kanë dorëzuar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë aplikuar për kredi pranë BKT 380 familje. Para aktit kanë përfituar kredi 1 mijë familje dhe pas tij 500 familje të tjera. "Nëse mund të themi që gjatë tre viteve 2009-2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012, para dal-jes së aktit normativ, kemi pasur një numër prej 1 mijë qytetarësh të pastrehë, vetëm për periudhën pas daljes së ligjit, ka një aplikim nga këta qytetarë në masën rreth 50 për qind të asaj që kanë aplikuar për tre vjet e gjysmë. Duke menduar edhe faktin që ky proces në nëntor nuk ngrin, në kuptimin e aplikimeve për të vazhduar procesin, jemi të sigurtë se kjo është dhe pjesa reale që listohen si qytetarë të pastrehë sipas kërkesave të ligjit", theksoi ai. Sipas aktit normativ, 3289 familje duhet të lënë shtëpitë e ish-pronarëve dhe të marrin kredi me interes zero, për 30 vite, por më parë duhet të lëshojnë banesat që kanë jetuar prej afro 67 vjet. Sipas Piros, jo të gjithë të listua-rit që jetojnë në shtepi pronari, do përfitojnë kredi, pasi ka nga ata që kanë biznese dhe shtëpi të tjera.

Për më tepër: www.77news.al

Drejtori i Entit të Banesave:

Kredia për të pastrehët do vijojë edhe pas 1 nëntorit!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

377 NEWS

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj ka zhvilluar një

takim me kryesinë e partisë. Gjatë këtij takimi është bërë analiza e veprimtarisë së deritanishme, janë diskutuar veprim-taritë për periudhën nëntor-dhjetor 2012 si dhe janë hedhur ide për hartimin e një strategjie fituese në zgjedhjet e vitit 2013. Në funksion të kësaj strategjie, Lëvizja Shqipëria e Re do të fillojë promovimin e projektit “Shqipëria, vend i zhvilluar dhe i begatë 2013-2021”. Komunikimi me njerëzit përmes strategjisë së kalimit të fjalës do të vijojë të mbetet autentike në promovimin e këtij projekti. Gjithashtu në muajin dhjetor do të përfundojë ngri-tja e seksioneve dhe degëve në çdo fshat

dhe lagje të Shqipërisë. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re është ndalur edhe tek aleancat politike. Ai ka deklaruar se është vendosur aleanca me Partinë Demokra-tike dhe kryeministrin Sali Berisha, e cila do të konkretizohet shumë shpejt me një marrëveshje dypalëshe. Gjithashtu, LSHR i ka shtrirë aleancat e saj përtej kufijve të Shqipërisë. Në Kosovë bashkëpunon me partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa në Turqi me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të drejtuar nga krye-ministri Erdogan. Ndërkohë u zgjodhën dhe u konfirmuan drejtuesit më të lartë të Lëvizjes Shqipëria e Re. Konkretisht, Ça-jup Çangollari i cili deri tani ka mbajtur postin e Koordinatorit Organizativ, është

zgjedhur nënkryetar i LSHR-së, përgjegjës për organizimin e brendshëm; Vullnet Domi Nënkryetar, përgjegjës për ma-rrëdhëniet me aleatët dhe koalicionin me Partinë Demokratike; Vilma Kërçiku për-gjegjëse për drejtimin e Organizatës së të Rinjve të LSHR-së; Blerina Gjoka përgje-gjëse për drejtimin e Organizatës së Gruas dhe Çerçiz Loloçi, përgjegjës për Marrë-dhëniet me Mediat. Vlashaj ka deklaruar se secili prej tyre është zgjedhur në bazë të aftësive dhe kontributit të vazhdueshëm në veprimtarinë e përditshme të LSHR-së. Kreu i LSHR-së ka prezantuar edhe drej-tuesit e departamenteve dhe qendrave në funksion të partisë. Kështu Deprtamenti i Marrëdhënieve me Jashtë do të drejtohet nga Marsela Behari, Departamenti i Marrë-dhënieve me Publikun dhe Anëtarësinë nga Aida Marku, Departamenti i Marketingut Ershela Hazizi, Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet nga Kondi Ilia, Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim nga Dorina Daja dhe Qendra e Mendimit Pozitiv nga Mira Përlala. Lëvizja Shqipëria e Re do të vijojë bashkëpunimin me rrjetin e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, që ka në përbër-jen e tij 3 mijë anëtarë, rrjetin e Unionit të Krijuesve Shqiptarë me mbi 5 mijë anë-tarë, rrjetin e Unonit të Liderëve Shqip-tarë me mbi 3 mijë anëtarë, rrjetin e 77 club, “Jeto shëndetshëm” me 700 anëtarë si dhe rrjetin e 100% shqip.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 29 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 700 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 29 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

llukani ofron vend pune Help Desk. Për më shumë informacion na vizitoni në: http://www.albredstone.com/puna / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kalendari i veprimtarive nëntor-dhjetor dhe strategjia fituese e LSHR-së në 2013!

Takimi i Kryesisë së Lëvizjes Shqipëria e Re

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

77 NEWS

Kjo nënë që shihni në foto e ndoshta jo vetëm, pasi mund ta keni ndeshur buzë

trotuaresh e cepa rrugësh, kërkon çdo ditë lëmoshë për të mbijetuar. E.L. me origjinë nga Berati jeton prej vitesh në kryeqytet. E vetme, në qiell të hapur, me një djalë të vogël, ajo gdhihet pranë kodrave të liqenit artificial, çdo ditë. Tek kalon përgjatë rru-gëve të Tiranës, ndeshesh shpesh me raste të tilla. Madje kalimtarë të shumtë duket se kanë krijuar imunitet ndaj kësaj katego-rie e cila realisht shprehet se ndjehet jashtë shoqërisë dhe vëmendjes së shtetit. Midis skamjes, mjerimit, mungesës së arsimimit e mbi të gjitha e papunë E.L. rrëfen për jetën e saj dhe vështirësitë e të jetuarit krejt e vetme me një fëmijë të vogël të cilin shpeshherë e vë në gjumë siç thotë ajo "me barkun bosh".Pse keni ardhur në Tiranë dhe cila është arsyeja që ju lypni?

Jam jetime pa prindër. Deri në moshën 18 vjeç kam jetuar në Berat dhe jam rritur

rrugëve. Kam vuajtur që fëmijë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar çdo të thotë të kesh një familje. Nuk kam lypur gjithmonë, shpeshherë më kanë punësuar si sanitare në ndonjë bar a lokal por në të shumtën e rasteve jam detyruar të kërkoj lëmoshë pasi askush nuk më ka dhënë mundësinë që unë të kem një punë të vazhdueshme. Jam pa shkollë, pa përkrahje, tashmë jam bërë edhe nënë, s'kam ç’bëj më.Ju thatë se nuk e keni përjetuar fëmijërinë, po të ktheheni në kohë, çfarë kujtoni?

S'kam ç’të kujtoj, thjesht më duhej të gjeja vetë bukë për të ngrënë. Njerëz si unë që janë jetimë, pa familje nuk kanë ku të përplasen. Kalimtarë të rastit shpeshherë me mua kanë qënë bujarë dhe kjo mund të them se ka qënë e vetmja ngrohtësi që kam marrë në këtë jetë të lodhshme dhe plot vështirësi. Megjithatë, unë sërish jam në rrugë e pashpresë se një ditë do të kem një jetë ndryshe. Mos kujtoni se është e

lehtë të lypësh, të ndjesh përçmimin apo keqardhjen.Jeni munduar të kërkoni ndihmë në insti-tucionet si Bashkia, Ministria e Punës apo edhe në shoqata të ndryshme?

Kam kërkuar ndihmë edhe asgjë s'më kanë ofruar. Jam e paarsimuar. Edhe këto shoqatat që janë në vendin tonë nuk të ofro-jnë shumë. Unë kam edhe djalin e vogël me vete, por sërisht nuk kam pasur asnjë mbështetje. Kam frikë ndonjëherë se mos ma marrin tim bir e nuk do ta shoh më.Pse e keni këtë frikë?

Ai është i vogël, ne flemë rrugëve, kam dëgjuar se shumë fëmijë që lypin janë edhe pre e trafikimit, kjo më tremb më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë, pasi unë i kam provuar të gjitha, varfërinë, skamjen e injo-rimin.Kujt i bëni apel?

Ministrisë së Punës i lutem që të marrë masa konkrete për ne që flemë rrugëve, pasi si kushdo në këtë jetë edhe ne kemi të dre-jtë të jetojmë si gjithë të tjerët. Duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë situatë, ju e shihni edhe vetë, çdo ditë dalin në rrugë njerëz që kërkojnë lëmoshë të cilët janë të rinj ashtu si dhe unë por që nuk kanë asnjë mundësi.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 29 TETOR 2012

AKDIE ofron vend pune Inspektor Monitorimi në terren. Dërgoni CV në adresen e emailit: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Nëna nga Berati, lyp në kryeqytet

E.L.: Flejmë rrugëve, kam frikë mos më trafikojnë fëmijën!

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

77 NEWS

Një 45-vjeçare është operuar 5 herë në kokë pasi rrezikonte jetën nga

tumori. D.A. ende nuk e ka fituar betejën, megjithëse ka bërë shumë ndërhyrje. Ajo rrëfen për "Qendrën për Drejtësi dhe Soli-daritet" problemet e shumta të sëmund-jes, orvatjet në Qendrën Spitalore Univer-sitare "Nënë Tereza" si dhe vështirësitë e shumta ekonomike. Prej disa kohësh, ajo ka marrë edhe statusin e invalides, pasi sëmundja e ka rënduar së tepërmi gjënd-jen e saj shëndetësore. E takuam teksa po kalonte me bashkëshortin e saj në QSUT për të kryer proceduarat e KEMP-it. Ajo pranoi të shprehet, por duke ruajtur ano-nimatin, pasi shpresat e saj se në institu-cionet shëndetësore të vendit tonë do të ndryshojë diçka janë të pakta.Prej sa kohësh vuani nga tumori në kokë?

Kam shumë vite që vuaj. Jam operuar

5 herë dhe aktualisht jam në KEMP. Një sëmundje shumë e vështirë, një betejë të cilën nuk e di ende nëse e kam fituar. Filli-misht më thanë që është një tumor i cili nuk riprodhohet, duhet t'i nënshtrohesha një operimi dhe më pas një kure. Pas ope-racionit të parë fillova trajtimin me barna, por vija re që nuk përmirësohesha. Më pas u kontrollova dhe më thanë që duhet t'i nënshtrohesha një operimi të dytë. Edhe pas këtij nuk gjeja zgjidhje, sërish kisha shqetësime të vazhdueshme. Çfarë ndodhi më pas?

Më pas, sërish vazhdova me probleme, bëra ndërhyrjen e tretë, të katërtën dhe në fund të pestën. Sot jam bërë gjysëm njeriu. Jam shkatërruar jo vetëm nga shëndeti, por edhe psikologjikisht dhe ekonomi-kisht.Të përballosh 5 operime nuk është e lehtë. Mendoj se edhe mjekët shpesh herë janë të papërgjegjshëm, pasi unë kur hyra në operimin e tretë më thanë që kishte pasur probleme nga i dyti. Keni dhënë para nën dorë?

Nuk ka pacient që e "përballon" hallin me këto dyer që të mos japësh para. Në shumë raste më kanë lënë të kuptohej që donin para dhe unë normal jua kam dhënë. Por, ka patur edhe raste kur m'i kanë kërkuar troç dhe në ato momente është shumë e shëmtuar të shohësh një mjek që në një farë mënyre të ka jetën në dorë. A mund të ndaleni tek rasti kur iu kanë

kërkuar paratë?Po, kam debatuar me anestezistin njëhe-

rë. Unë i dhashë 15 mijë lekë të vjetra pa më kërkuar asgjë. Ai reagoi duke më thënë se ishte një shumë e vogël parash krahasuar me atë që i kisha dhënë kirurgut. Në atë momente reagova keq, por në të njëjtën kohë kuptova që pazaret bëhen midis të gjithëve. Ju e dini që kryeni korrupsion, pra vepër penale nëse ofroni rryshfet dhe madje ndëshkoheni nëse mjeku denoncon ras-tin?

E di që nuk është e ligjshme. Por unë iu rrëfeva edhe më lart në bisedë, ka shumë mjekë që nuk shprehen hapur por ta lënë të kuptosh se duhet t'i japësh para. Kur të zë halli dhe sëmundja, nuk ke çfarë bën, do t'i japësh.Si e keni përballuar ekonomikisht së-mundjen?

Me shumë vështirësi, me borxhe dhe kre-di. Im shoq është detyruar të punojë në një moshë të thyer, pasi nuk ia dalim dot. Unë duhet të jem e qetë dhe të trajtohem si nga ana ushqimore ashtu edhe psikologjike për të luftuar sëmundjen, por në kushtet që ndodhem kjo është e pamundur.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 29 TETOR 2012

Burimet Njerezore Shekulli ofron vend pune Gazetar. Dërgojnë CV në adresen: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pacientja: Jam operuar 5 herë për tumor në kokë, kam dhënë para nën dorë!

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

77 NEWS

Një nga arsyet pse duhet të vizitoni Du-bain, është që të shikoni shatërvanin

më të bukur në botë, i cili me të drejtë është cilësuar si një mrekulli e kohëve moderne.

Ky shatërvan mund të “vallëzojë” sipas rit-meve të muzikës me një koreografi që do ta kishin zili edhe kërcimtarët më të zotë. Sistemi hidraulik i tij ka gjatësi 275 metra, ndërsa lartë-sia e ujit mund të arrijë deri në 75 metra. Sigu-risht, që nuk mungojnë edhe dritat pa fund

si dhe 25 prozhektorë që i japin ujit ngjyra të ndryshme, në kombinim me muzikën klasike apo moderne.

Vlen të përmendim se ky shatërvan është projektuar nga një firmë me bazë në Kaliforni, që quhet “Wet Design”, ndërsa shuma totale për ndërtimin e tij shkoi në 218 milion dollarë.

Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Ekzistojnë lojëra që mund luani me en-gjëjt e vegjël, t’i kënaqni dhe të kënaqeni

me ta, pa qenë e nevojshme të shpenzoni asnjë grosh. Pra, ja disa nga mënyrat më të mira për të luajtur me ta:

1. Statuja me shkumë sapuni.Vjen ora e banjës dhe vogëlushi juaj duket

sikur nuk i pëlqen? Ekzistojnë mënyra si të argëtoni fëmijët. Përdorni shkumën e sapu-nit të banjës për të bërë skica të ndryshme, të sapunisni më shumë flokët e tij, ndërkohë që keni një pasqyrë plastike pranë dhe t’i tre-

goni atij se si janë bërë ato. Kjo do e kënaqte shumë bebushin. Merrni kupa të vogla dhe bëni sikur po krijoni filtra të fshehta.

2. Fëmijët bëhen nëna.Nuk është e nevojshme të keni kukulla.

Në këtë rast, mund të bëheni ju fëmija dhe fëmija juaj të bëhet mamaja. T’iu rregullo-jnë flokët, t’iu vënë gjumë dhe t’iu këndojnë. Fëmijët e vegjël, sidomos vajzat adhurojnë të luajnë rolin tuaj.

3. Mbulesa të dobishme.Nuk është e mjaftueshme vetëm t’i mbu-

lojmë fëmijët, teksa ata janë gati të flenë, ne mund të përdorim mbulesat e tyre dhe si karrocë. Futni brenda fëmijën tuaj dhe tërhiqeni atë duke mbajtur me të dy duart tuaja. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë për të luajtur lojë fshehurazi.

4. Fotografi fëmijësh.Fëmijëve u pëlqen të shikojnë fotografi. Do

ishte shumë e dobishme t’iu tregonit fotogra-fitë tuaja, që në kohën kur ishit të vegjël. T’iu tregoni atyre histori se si ju luanit atëherë.

Fëmijëve u pëlqen shumë të dëgjojnë histori, kjo do t’u tërheqë atyre shumë vëmendjen.

5. Lojëra me këngë.Këngët për fëmijë që përfshijnë dhe usht-

rime, janë më të dashurat për ta. U pëlqejnë ushtrimet me duar që ndjekin ritmin e kën-gës, e shumë më tepër nëse përdorni emrin tuaj apo emrin e vogëlushit.

6. Shëtitje dhe bisedime.Kur dilni shëtitje me fëmijë pak më të

rritur, mund të kini me vete një qese për të mbledhur gjëra të rëna në rrugë. Si p.sh; gjethe pemësh si dhe gjëra të tjera të cilat nuk janë të dëmshme, bëni kujdes me ato çka mblidhni. Bisedoni me ta, shpjegojuni atyre për ato që keni mbledhur se çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë.

7. Lojë me ushqimin.Të luajë dikush me ushqimin jo gjithmonë

është gjë e keqe. Përdoreni atë për të luajtur lojëra.

Anjeza KastratiPër më tepër: www.77news.al

E HËNË, 29 TETOR 2012KURIOZITETE

Dubai, shatërvani magjik që “vallëzon” sipas muzikës!

10 mënyra të zgjuara për të luajtur me fëmijën tuaj!

XL WORLD a Xerox Company kërkon Operatori Telemarketing. Dërgoni CV në adresen e emailit: vlora@xlëorld.eu7 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

777 NEWS

Më shumë zhurmë, më shumë plehra dhe njerëz me shumicë, jeta në

qytetet e mëdha është stresuese. Se çfarë do të thotë kjo për shëndetin përpiqen ta hulumtojnë ekspertë të degës së re të "neu-ro-urbanizmit".

Perspektiva për një punë më të mirë, të ardhura më të larta, kulturë dhe stil jetese urban tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në qytete: nëse 60 vjet më parë më pak se një e treta e popullsisë së botës jetonte në qytete, sot jeton atje më shumë se gjysma. Deri në 2050 rreth 70 për qind e njerëzve në glob do të jetojnë në zonat urbane, vle-rësojnë ekspertët.

Me rritjen e numrit të banorëve të qyte-teve, rritet në të gjithë botën edhe numri i sëmundjeve psiqike, paralajmëron Andreas Meyer-Lindenberg, drejtor i institutit për shëndet mendor në Mannheim: "Vetëm de-presionet u kushtojnë njerëzve në Evropë çdo vit rreth 120 miliardë euro. Nëse merr-en së bashku kostot e të gjitha sëmundjeve psiqike, përfshirë këtu demencën, frikën

patologjike dhe psikozat, shuma tejkalon buxhetin e mekanizmit evropian të sta-bilitetit. Shpeshtësia dhe forma e rëndë e sëmundjeve vazhdojnë të neglizhohen."

Jeta në qytet shpesh të sëmur dhe të bën të vetmuar

Gjithmonë problem me kohën.Në 2003 psikiatër britanikë publikuan

një studim për gjendjen psiqike të banorëve të lagjes Camberwell në Londër, një zonë e cila ka përjetuar një rritje të fortë që prej mesit të viteve 1960. Mes viteve 1965 dhe 1997 numri i pacientëve me skizofreni thuajse është dyfishuar ndërkohë që numri i popullsisë nuk është rritur në të njëjtën masë. Në Gjermani mes 2000 dhe 2010 ësh-të dyfishuar numri i ditëve të mungesës për sëmundje për shkak të problemeve psiqike. Në Amerikën Veriore sipas vlerësimeve të kohëve të fundit rreth 40 për qind e munge-save të të punësuarve për shkak sëmundje lidhen me depresionet.

"Në qytete mund të ndodhë që nuk i njeh fqinjët, që mbështetja sociale e cila ekzistonte ndoshta në qytezë apo fshat, nuk është më e mundur, që njeriu bëhet gjith-një e më i vetmuar, ndihet i përjashtuar në aspektin social dhe i mungon rrjeti që siguron mbështetje." Disavantazhet e jetës në qytet janë të njohura, mendon Andreas Heinz, drejtor i Klinikës për Psikiatri dhe Psikoterapi në spitalin Charité në Berlin.

Por studime solide për ndikimin e qytetit në trurin e njeriut deri tani thuajse nuk ka.

Për më tepër: www. 77news.al

E HËNË, 29 TETOR 2012 FOKUS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 470 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 29 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Në raportin në çift do të jeni të gatshëm për të besuar atë që do t'iu thonë.

Demi: Ditë pozitive veçanërisht për punët serioze. Do t'iu nevojitet pak vëmendje për të ndarë prioritetet tuaja.

Binjakët: Ju prêt një ditë e këndshme ku do të kënaqeni si me miqtë dhe me të afërmit tuaj.

Gaforrja: Yjet iu ftojnë në një reflek-tim të sinqertë mbi disa sjellje tuajat pas-ka fëminore. Mbase ka ardhur momenti të ndryshoni, nuk iu duket keshtu?

Luani: Mos u shtyni më tepër se duhet në situata të turbullta për ju.

Virgjëresha: Një surprizë do t'iu qetë-sojë mbi ndjenjat e partnerit kundrejt jush.

Peshorja: Sot do të jetë një ditë e fa-vorshme për të bërë biznes. Jeni shumë entuziaste për diçka që deri dje nuk do të vinit bast as një qindarkë.

Akrepi: Nuk është rasti ta shfaqni pasigurinë tuaj sepse do t'iu sulmojnë shumë shpejt.

Shigjetari: Prisni pak përpara se të veproni. Nuk mendoheni shumë për ato që bëni dhe mund ta pësoni një ditë.

Bricjapi: Bashkë me kolegët më të besuar do të çoni në përfundim një punë mjaft të vështirë.

Ujori: Nëse keni pranë persona që janë shumë të ndryshëm nga ju, bëni mirë t'i injoroni.

Peshqit: Jeni të këndshëm me të tje-rët edhe pse e dini se nuk është dita e përshtatshme.

Webster center ofron vend pune part time mësuese e gjuhës angleze e italiane. Kontaktoni në nr e Cel:069 58 64 200 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qytetet e mëdha shkaktojnë stres!

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.237

77 NEWS E HËNË, 29 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

FOKUSI POLITIK I JAVËSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re bëri me dije për gazetarin Artur Nura dhe

nëpërmjet tij dhe ekranit të “77 News” për teleshikuesit, formimin e kryesisë së partisë duke qartësuar emrat dhe institucionet qe ata përfaqësojnë në organizimin për har-timin e një strategjie fituese në zgjedhjet e vitit 2013 dhe në një aleancë shumë të shpejtë me partinë demokratike dhe drej-tuesin e saj, kryeministrin Sali Berisha. Z. Vlashaj shtoi se nëpërmjet kësaj kryesie te zgjedhur si për nga cilësitë individuale dhe në grup, komunikimi me njerëzit përmes strategjisë së kalimit të fjalës do të vijojë të mbetet autentik në promovimin e projektit politik të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Vizita e Sekretares se Shtetit, Klinton,

mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, është komentuar nga drejtuesi i LSHR-së Vlashaj si eveniment që duhet vlerësuar si mbështetje e SHBA-së ndaj Shqipërisë, por edhe si përgjegjësi ndaj klasës politike shqiptare në 100 vjetorit e pavarësisë.

Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re komen-toi si të rregullt dhe kushtetues takimin e nesërm të Presidentit të Republikës z. Nishani me partitë politike parlamentare për datën e zgjedhjeve, por shtoi nevojën gjithashtu për një Kod Etik të nevojshëm për këto zgjedhje.

Platforma e kësaj lëvizje në raport me fuqizimin e Kombit Shqiptar si detyrim politik, kushtetues dhe moral të Shqipërisë

ndaj gjithë bashkëkombësve në rajon dhe më gjerë zuri një pjesë të mirë emisionit. Krijimi i një Akademia Shkencash mbarë-shqiptare sipas platformës u përshkrua me kujdes dhe pasion nga drejtuesi i kësaj lëvizje politike e cila e ka si shtyllë të rën-dësishme këtë dimension kombëtar në programin e saj. Forcimi i Familjes Shqip-tare në mbështetje te martesës ndër vetë shqiptarët jo vetëm ne rajon, por edhe me gjerë u shpjegua nga drejtuesi i LSHR-se si domosdoshmëri.

Në mbyllje të emisionit z. Vlashaj, duke komentuar deklaratat e fundit të depute-tit socialist Ahmetaj dhe strategjinë që do ndjek PS-ja në lidhje me sistemin tatimor, tha se kopjimi në politik duhet përgëzuar kur çon drejt përparimit të sipërmarrjes dhe prosperitetit te shoqërisë. Drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re tha se duhet për-gëzuar koncepti i “one stop shop” aplikuar nëpërmjet QKR dhe QKL nga Partia Demo-kratike dhe ai duhet zgjeruar siç rekoman-don edhe PS-ja në vetëm një zyrë tatimore, “siç në fakt ka kohë qe e propozon edhe vetë organizimi politik i LSHR-së që ai vetë drejton”, përfundoi z. Vlashaj.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

"Fokusi politik i javës" në "77 News" këtë puntatë në bashkëbisedimin

e përjavshëm me z. Edmond Vlashaj, kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re (LSHR) trajtoi temat politike më të rëndësishme të kësaj jave duke filluar me zgjedhjet e realizuara brenda vetë lëvizjes më të re politike në Shqipëri.

Vlashaj: Misioni i LSHR-së për fuqizimin e Familjes dhe Kombit Shqiptar!