gazeta 77 news botimi nr 198

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 20.09.202 VITI I - NR.98 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Delvinë!................................f.2 Punonjësja sociale: Do të strehojmë menjëherë 13-vjeçarin me sindromën ‘‘Down’’!.......................f.4 Intervistë/Kurra: T’i jepet përparësi turizmit arkeologjik dhe kulturor!..........................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Transparenca në sistemin gjyqësor, Fetahu: Faktor kryesor i një shoqërie!......f.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.3 Z emra e njerëzve ndjen gjëra që syri nuk mund t’i shohë dhe di, atë që mendja nuk mund ta kuptojë. (Robert Valett) Shëndeti fillon me dashurinë dhe kjo dashuri mund të reduktojë stresin. Kjo është një metodë që është përdorur nga qindra njerëz në gjithë botën. Kjo metodë e thjeshtë po e ndryshon botën. Ajo për të cilën ju keni nevojë është dashuria. Kjo gjë ka rezultuar e vërtetë për shumicën e njerëzve. Sfida e vërtetë është: si ta krijoni dashurinë? Shumë kërkime kanë treguar se emocionet punojnë më shpejt dhe janë më të fuqishme se mendimet. Kjo kur bëhet fjalë për qëniet nje- rëzore, zemra është më e rëndësishme se truri për një mirëqënie dhe shëndet të përgjithshëm, madje edhe për funksionin njohës. Dominanca e saj brenda trupit është tashmë e demostruar qartësisht. Është e domosdoshme të mendoni qartë. Por, të ndjerit pozitiv me zemër iu jep një rritje të mrekullueshme të kreativitetit dhe shëndetit. Ripërjetimi për një kohë të shkurtër i një kuj- timi që ju e doni, krijon sinkronizim në zemrën tuaj dhe ritëm të dukshëm. Kjo rrit çlirimin e hormoneve energjike dhe të shëndetshme, ndërkohë që në të njëjtën kohë ul nivelet e hormoneve të stresit, të cilat janë dëmtuese, në të njëjtën kohë sistemi juaj imun fuqizohet, përmirësohet shëndeti dhe rritet përqëndrimi. Stresi është një fatkeqësi, një epidemi që pë- rhapet shpejt. Stresi është një nga shkaqet më të rëndësishme të rritjes së presionit të gjakut, që shkaktohet një në tre të >> VIJON NË FAQEN 2 Një ndryshim në zemër, ndryshon gjithçka! Kapitull i ri, për zyrtarët para ligjit! Imuniteti, Berisha:

Upload: gazeta-77news

Post on 23-Mar-2016

228 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 20.09.202 VITI I - NR.98BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Delvinë!................................f.2 Punonjësja sociale: Do të strehojmë menjëherë

13-vjeçarin me sindromën ‘‘Down’’!.......................f.4 Intervistë/Kurra: T’i jepet përparësi

turizmit arkeologjik dhe kulturor!..........................f.5 Drejtësi dhe Zhvillim/ Transparenca në sistemin

gjyqësor, Fetahu: Faktor kryesor i një shoqërie!......f.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.3

Zemra e njerëzve ndjen gjëra që syri

nuk mund t’i shohë dhe di, atë që mendja nuk mund ta kuptojë. (Robert Valett)

Shëndeti fillon me dashurinë dhe kjo dashuri mund të reduktojë stresin. Kjo është një metodë që është përdorur nga qindra njerëz në gjithë botën. Kjo metodë e thjeshtë po e ndryshon botën.

Ajo për të cilën ju keni nevojë është dashuria. Kjo gjë ka rezultuar e vërtetë për shumicën e njerëzve.

Sfida e vërtetë është: si ta krijoni dashurinë? Shumë kërkime kanë treguar se emocionet

punojnë më shpejt dhe janë më të fuqishme se mendimet. Kjo kur bëhet fjalë për qëniet nje-rëzore, zemra është më e rëndësishme se truri për një mirëqënie dhe shëndet të përgjithshëm, madje edhe për funksionin njohës. Dominanca e saj brenda trupit është tashmë e demostruar qartësisht. Është e domosdoshme të mendoni qartë. Por, të ndjerit pozitiv me zemër iu jep një rritje të mrekullueshme të kreativitetit dhe shëndetit.

Ripërjetimi për një kohë të shkurtër i një kuj-timi që ju e doni, krijon sinkronizim në zemrën tuaj dhe ritëm të dukshëm. Kjo rrit çlirimin e hormoneve energjike dhe të shëndetshme, ndërkohë që në të njëjtën kohë ul nivelet e hormoneve të stresit, të cilat janë dëmtuese, në të njëjtën kohë sistemi juaj imun fuqizohet, përmirësohet shëndeti dhe rritet përqëndrimi.

Stresi është një fatkeqësi, një epidemi që pë-rhapet shpejt. Stresi është një nga shkaqet më të rëndësishme të rritjes së presionit të gjakut, që shkaktohet një në tre të >> VIJON NË FAQEN 2

Një ndryshim në zemër, ndryshon gjithçka!

Kapitull i ri, për zyrtarët para ligjit!

Imuniteti, Berisha:

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 198

2 77 NEWS

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Delvinës tryezën e rrumbullaktë

me temë «Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021». Kjo tryezë vjen pas shumë të tjerave të organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në veri dhe në jug të vendit. Koordinatorja e LSHR-së, Nurie Derveni falenderoi të rinjtë për pjesëmarrjen dhe i ftoi të diskutojnë mbi problematikat që hasin në fushat e lartpërmendura. Besmir Duka, i diplomuar për biologji dhe kimi tha se problematika më e madhe e arsimit është se shumica e nxënësve që vijnë nga fshati nuk e kanë transportin të garantuar. «Në shkollat e Delvinës duhet t’u jepet mundësi të rin-jëve të punësohen. Nuk më duket e drejtë që të rinjtë që kanë përfunduar një arsim të caktuar me rezultate të larta të mbeten të papunë», u shpreh Duka. Sipas tij, nëse nuk ka investime nga shteti, nuk do ketë mundësi për t’u zhvilluar. «Në qytetin tonë

ndodhet fabrika e përpunimit të ullinjëve, por politikat që ndiqen nuk janë të drejta», shprehet Duka. Sipas Fatos Kurrës në Del-vinë ka shumë për të ndryshuar. «Rregu-llatori është shteti. Ka patur shumë largime nga fshatrat dhe qyteti, kjo ka sjellë uljen e ritmit të zhvillimit të bujqësisë. Autostrada e re, Ura e Kardhiqit–Delvinë, që po ndër-tohet, mund të sjellë efekte pozitive për Delvinën, pasi i jep mundësi fermerëve që produktet e tyre t’i tregtojnë më shpejt dhe më lehtë. Kriza në shtetin fqinjë, në Greqi, po ndikon negativisht, pasi shumë familje janë kthyer në vend dhe nuk kanë mundësi punësimi. Duhet mbështetje nga politika vendore dhe qendrore për këto familje», u shpreh Kurra. Sipas të rinjëve, duhet të favo-rizohet turizmi kulturor, pasi Delvina ka shumë resurse të pashfrytëzuara. Të rinjtë e Delvinës thanë se një pjesë e madhe e ven-deve arkeologjike nuk kanë infrastrukturë dhe ka vështirësi për t’i vizituar, gjithashtu

ato kanë nevojë për restaurim. Damjano Feruzi tha se bujqësia nuk është e zhvilluar, pasi ka disa problematika. «Në mjaft fshatra dhe zona të rrethit tonë mungojnë kanalet vaditëse, të cilat duhen përmirësuar. Nga ana tjetër shteti mund t’i ndihmojë ferme-rët me kredi», u shpreh Feruzi.

Përsa i përket arsimit, ai tha se ka mungesë në nxënës në disa fshatra, numri i mësuesve është në rritje dhe nuk kanë mundësi punë-simi. «Ndërsa në Delvinë, ka mbingarkesë në klasa, pasi ka shumë nxënës», u shpreh Feruzi. Pjesëmarrësi Endrit Hakarepi, në profesion infermier tha se janë shumë të diplomuar të papunë. «Të paktë janë stu-dentët që kthehen në Delvinë, duke qenë se mungojnë hapësirat për punësim, ata kërkojnë të gjejnë mundësi në qytetet e tjera», u shpreh Hakarepi. Përsa i përket shërbimit spitalor, ai tha se është në nivel të dobët. «Ka vetëm një qendër shëndetë-sore, ka mungesë të stafit mjekësor dhe nuk ofrohen kushtet e duhura», tha infermieri Hakarepi. Të rinjtë e këtij qyteti kërkuan që të hapen shkolla profesionale, pasi vetëm një e tillë është e hapur nga shteti grek në fshatin Mesopotam. Në mbyllje të këtij takimi, koordinatorja Nurie Derveni tha se të gjitha idetë e dhëna do jenë pjesë e platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re dhe do bëhet e mundur që zëri qytetar të dëgjohet në institucionet përkatëse.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 20 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

<< VIJON NGA FAQJA rritur në Europë dhe në Amerikën e Veriut dhe është shkaku i shumë sëmundjeve serioze të tilla si sëmundjet e zemrës ose goditjet. Stresi i ka bazat nga depresioni dhe nga lodhja.

“Lajmi i mirë është se efektet negative të stresit mund të luftohen në mënyrë efek-tive, më lehtësisht sesa ju mund ta imagji-noni. Kjo çon në një performancë më të mirë në çdo aspekt të jetës..

Drejtuesit çohen në seminare për stre-sin. Ofrohen leksione për Joga në zyra qën-drore kompanish të ndryshme dhe ka ma-dje kompani që i inkurajojnë punonjësit e tyre të marrin pushime. Kuptimi i lehtësi-mit nga një leksion Joga ose një fundjavë në plazh, humbet shpesh në bisedën e parë që bëni me një koleg të irrituar. Një stra-tegji e suksesshme anti-stres jep rezultate

preçize në momentin që përjetohet stresi. Kur njerëzit përjetojnë dashuri, ato nuk

ndjehen vetëm të lumtur dhe plot gëzim, por tek ato prodhohen gjithashtu më shu-më hormone që parandalojnë plakjen dhe iu japin ju ndjesinë e rinisë dhe vitalitetit. Në të njëjtën kohë, prodhimi i hormoneve të stresit siç është kortizoli, reduktohet. Nivelet e larta të kortizolit shoqërohen me sëmundjen e Alzhajmerit, diabetit, depresionit dhe lodhjes. Ndjenjat pozi-tive si: dashuria, përmirësojnë shëndetin. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Dikush i cili është i inatosur prodhon më pak hormone, që parandalojnë plakjen. Një ndryshim i zemrës, ndryshon gjithçka.

Por, si mund ta ndryshoni zemrën? Është shumë më e thjeshtë sesa duket “Nëse ju në mënyrë konstante e përqëndroni vëmend-

jen tek një emocion pozitiv, si vlerësimi dhe kujdesja ose nëse lejoni mendimet tuaja të rikthehen në kujtime të bukura që ju i doni, ritmi i zemrës tuaj ndryshon menjëherë.”

Më pak stres dhe më shumë shëndet, është sigurisht mjaftueshëm. Thjesht, men-doni se si ndjeheni në praninë e dikujt, i cili është person i vlerësuar, krahasuar me të qënit pranë dikujt të inatosur dhe të irrituar.

Nëse ritmi i zemrës tuaj është koherent, ekziston një shans, që mjedisi juaj do të sillet gjithashtu në mënyrë koherente. Një mjedis i shëndetshëm fillon me shëndetin tuaj personal. Ndryshimi i botës fillon nga ju.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Delvinë!

‘‘Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012- 2021’’!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWS

Një ditë pasi Kuvendi miratoi në una-nimitet heqjen e imunitetit, kryemi-

nistri Sali Berisha e ka cilësuar një arritje historike për vendin dhe për rendin Ku-shtetues. Ai theksoi se në prag të statusit kandidat, Shqipëria i përcjell partnerëve ndërkombëtarë mesazh pozitiv. “Kjo

është arritje historike, jo partiake, është një arritje mbi të gjitha qytetare, morale e jashtëzakonshme, është arritje e madhe e rendit kushtetues të vendit. Kjo dëshmon për një ndërgjegjësim të forcave politike, të cilat nderuan veten duke votuar heqjen e imunitetit. Mesazhi që ne dërgojmë është shumë pozitiv dhe bllokimi ishte përbaltje e rëndë që i bënim vetes sonë. Nuk mund të kishte lajm më negativ që mund t’u dër-gonim partnerëve tanë sesa mosvotimi i imunitetit”, është shprehur kryeministri.

“Burgim i përjetshëm për vrasësit e policëve dhe hakmarrjet!”

Duke marrë shkas nga vrasja e kryeko-misarit të Shijakut Adem Tahiraj, ai pro-pozoi të dërgohet në parlament ligji, i cili përcakton dënim përjetë ndaj çdo atenta-tori apo vrasësi të punonjësve të policisë, ndërsa shprehu besimin se opozita do ta

votojë këtë ndryshim. “Kryekomisari u vra në krye të detyrës, se po garantonte rregullin e sigurinë në zonën ku drejtonte, unë propozoj, që të dërgoj ligjin në parla-ment, që të përcaktojë dënim përjetë ndaj çdo atentatori apo vrasësi të policëve dhe unë shpresoj se opozita do ta votojë këtë ndryshim”, është shprehur kreu i qeverisë. Ai kërkoi nga ministri i Drejtësisë që ta dërgojë sa më parë në parlament këtë nen. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu ndëshkim maksimal për vrasjet për hak-marrje. “Ata të cilët vrasin për hakmarrje, udhëhiqen nga demonë të urrejtjes, egër-sisë njerëzore. Nëqoftëse ka një fakt shumë domethënës është mbidyfishimi i popu-llatës së burgjeve. Ka rënie drastike, por edhe ato të veçantat janë lëndues”, është shprehur kryeministri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 20 SHTATOR 2012

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 420 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

POLITIKË

AVANCE sh.p.k ofron vend pune Ekonomiste Marketingu. Dërgoni CV në e-mail: [email protected]./Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Imuniteti, Berisha: Kapitull i ri, për zyrtarët para ligjit!

Nishani takon diasporën shqiptare në Belgjikë: Të rrisim bashkëpunimin!

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Komuni-

tetit shqiptar në Belgjikë. Gjatë një bisede të mbajtur në mjediset e “Universitetit të Lirë të Brukselit”, kreu i shtetit i përgëzoi për kontributin që ata japin në të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe informoi për përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kujdesin dhe bashkëpunimin me diasporën shqiptare. Takimi u mbyll në for-mën e një bashkëbisedimi, ku u shkëmbyen mendime për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit amë dhe diasporës në të ardhmen. Presidenti Nishani zhvilloi gji-

thashtu një takim me ekipet e tri përfa-qësive diplomatike në Bruksel, të cilëve u kërkoi të bëhen promovues të arritjeve të Shqipërisë dhe të punojnë për të ndryshuar perceptimin që ekziston jashtë Shqipërisë, për vendin tonë. Në fund të vizitës së tij në Bruksel, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Ode-ta Nishani, morën pjesë në darkën e shtruar për nder të tyre në mjediset e Fondacionit “Kondrad Adenauer”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ndodhej edhe eurodeputetja gjermane Doris Pack, krye-tari i Delegacionit të Parlamentit Evropian

për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe euro-parlamentarë të tjerë, Presidenti Nishani vuri në dukje arritjet e Shqipërisë dhe sfidat që qëndrojnë përpara në rrugën e integri-mit evropian dhe konkretisht për të fituar statusin e vendit kandidat. Në përfundim, ai bëri një ekspoze të detajuar të politikës shqiptare në rajon, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh, për të lënë pas të shkuarën dhe me vështrim nga e ardhmja euro-atlantike e rajonit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWS

Menjëherë pas publikimit të historisë së Binak Berishës, babait që kërkon

ndihmë me qëllim shkollimin e djalit të tij 13-vjeçar, i cili vuan nga sindroma “Down”, reagon qendra e fëmijëve me aftësi të kufi-zuar «Qendra e Zhvillimit Pëllumbat». Në një prononcim për «77 News», stafi i qen-drës, shpjegon rrugën, që Binaku duhet të ndjekë në mënyrë që të përfitojë menjëherë një strehim rezidencial, ditor në mjediset e këtij institucioni. Sipas punonjësve socialë të kësaj qëndre, (të cilët preferuan të ngelen anonim) mësohet fakti se, babai i fëmijës duhet të ndjekë një sërë procedurash me qëllim strehimin e 13-vjeçarit, i cili vuan nga sindroma «Down».

Procedurat Në këto kushte, punonjësit e qendrës sqa-

rojnë se babai i fëmijës duhet të sigurojë cer-tifikatën e lindjes së djalit, fotografinë e tij,

certifikatën e gjendjes familjare, epikrizën shëndetësore si dhe vendimin e komisio-nit mjekësor për përcaktimin e paaftësisë. Nga ana tjetër, të gjitha këto dokumenta duhet të bashkangjiten me vërtetimin e gjendjes ekonomike të familjes si dhe të ardhurat personale të personit të paaftë. ‘‘Nëse Binaku plotëson këto dokumente, ai mund të adresohet pranë Shërbimit Social Shtetëror për të kaluar në komision’’, thotë punonjësja sociale e qendrës. ‘‘Procedura për të përfunduar komisioni zgjat më pak se një muaj, ku djalit i jepet një vërtetim, i cili më pas vjen me zarf tek ne («Qendra e Zhvillimit Pëllumbat» në Tiranë)’’, tregon punonjësja sociale.

Pensioni Gjithashtu, mësojmë faktin se një pjesë

e pensionit që shteti do t’i mundësojë 13-vjeçarit me sindromën «Down», kom-

pensohet duke i kaluar qendrës ditore rezi-denciale. ‘‘Problemi i Binakut është shumë i lehtë, nëse ndjek rrugën e mësipërme, më pas ne jemi shumë të lumtur të pranojmë djalin menjëherë’’, shprehet punonjësja sociale.

Reagimi Historia e Binak Berishës, u publikua një

ditë më parë në «77 News», duke ngritur një problematikë që 45 vjeçarin e shqetë-sonte prej kohësh. Përveç kushteve shumë të vështira ekonomike në të cilat gjendet, babai i fëmijës përballet dhe me shqetësi-min që i jep djali i tij, i cili nuk qëndron në banesë, por endet rrugëve të Tiranës duke rrezikuar jetën e tij. Kryefamiljari, prej kohësh, kërkon trajtimin e djalit në një shkollë për personat me aftësi të kufizuar, por ka hasur në neglizhencën e institucio-neve përgjegjëse për zgjidhjen e rastit. Rea-gimi i «Qendrës së Zhvillimit Pëllumbat», një rezidencë ditore e financuar nga shteti, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror si dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, është një «dritë jeshile», për zgjidhjen e dhjetra rasteve të ngjashme, ku fëmijët që vuajnë nga shën-deti nuk kanë trajtim të specializuar nga strukturat përgjegjëse.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 20 SHTATOR 2012

M&G Call Center ofron vend pune Operator Telemerketingu. Dërgoni CV në e-mail: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Punonjësja sociale: Do të strehojmë menjëherë 13-vjeçarin me sindromën ‘‘Down’’!

‘‘Qendra e Zhvillimit Pëllumbat’’

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWSE ENJTE, 20 SHTATOR 2012

AVANCE sh.p.k ofron vend pune Pastiçiere. Dërgoni CV në e-mail: [email protected]./ Për më tepër: www.njoftime.com

Tel: +355 68 34 33 707

PassionFitness

Facebook: WINGTSUNALBANIA/Fitnes pasion

Adresa: Rruga e Dibrës/ Pallati Pelivani, Mbrapa shkollës së Medresesë

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Sarandë!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Fatos Kurra në një intervistë për «77 News» flet mbi problematikën e punë-

simit në qytetin e Sarandës dhe burimet që ka Saranda për të zhvilluar turizmin arkeologjik dhe kulturor. Sipas tij, duhet të investohet edhe në bujqësi, të shfrytëzohen fushat në rrethinat e Sarandës.Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Sarandës?

Situata e punësimit është në nivel të ulët, ky qytet mbahet vetëm nga turizmi, ndërtimi dhe emigracioni. Për të rinjtë e diplomuar në një degë të caktuar ka shumë vështirësi për t’u punësuar, për arsye se nuk ofrohen mundësi për t’u punësuar në pro-fesionin e tyre, ka shumë kërkesa dhe nuk

ka vende të lira pune.Çfarë burimesh ka Saranda për t’u shfry-tëzuar në mënyrë që të hapen vende të reja pune?

Turizmi është kryesor për këtë qytet, por duhet të investohet më shumë, të për-mirësohet shërbimi dhe t’i jepet përparësi turizmit arkeologjik dhe kulturor, sepse ka shumë zona të cilat mund të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Duhet me çdo kusht të përmirësohet in-frastruktura e zonave arkeologjike. Men-doj se investime mund të bëhen edhe ne bujqësi, pasi shumë fusha, si ajo e Vrinës apo fushëgropa e Delvinës, janë të pash-frytëzuara, për shkak të infrastrukturës

së kanaleve vaditëse apo pamundësisë së fshatarëve për të punuar në to. Mendoj se ata duhet të stimulohen nga shteti me anë të kredive të buta.Si funksionon arsimi në qytetin e Saran-dës? Çfarë mund të përmirësohet?

Vitet e fundit ka patur përmirësime në infrastrukturë. Më shqetësuese situata ësh-të në fshatra, ku numri i nxënësve është në ulje dhe kemi klasa kolektive, ndërsa në qytet kemi mbingarkesë, klasa paralele që zhvillojnë mësim me turne. Duhet t’i ofro-het shërbim mësuesve të kualifikuar që të shkojnë në fshatra për të dhënë orë mësimi.Po shërbimet sociale, a funksionojnë siç duhet?

Shërbimet sociale janë në nivel mesa-tar, por gjithnjë ka nevojë për pëmirësime sepse varfëria po rritet, shtresat në nevojë kanë nëvojë për mbështetje.Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Sarandës, ku fokusi do të jetë arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjëve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucio-neve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë?

Është një nismë serioze dhe me perspek-tivë sepse në gjirin e saj është rinia, që është e ardhmja e këtij kombi. Uroj zëri i tyre të dëgjohet sa më lart dhe sa më shumë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Kurra: T’i jepet përparësi turizmit arkeologjik dhe kulturor!

Fatos Kurra

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWS E ENJTE, 20 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Puth luanin e egërsuar!

Të mirat e verës së kuqe!

Mary Simaku ofron vend pune Farmaciste. Dërgoni CV në e-mail: [email protected]../Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Vera e kuqe është pija më e mirë në natyrë, përveç ujit. Ajo përmban anti

oksidantë dhe është e kombinuar me baja-met, shërben për të rritur nivelin e rrua-zave të kuqe në gjak. Vera e kuqe është e rekomandueshme për të gjithë, jo fëmijët, jo më shumë se një gotë në ditë, si sho-qëruese gjatë ushqimit.

Antioksidantët në verën e kuqe, të qua-jtur polifenole, ndihmojnë kundër dëmti-mit të arterieve të gjakut. Një nga polifeno-let, i quajtur resveratrol, është një substancë që tërheq vëmendjen, specialistët thonë se është e shëndetshme për zemrën. Duket se resveratroli eleminon kolesterolin e dëm-shëm, parandalon dëmtimet e arterieve dhe parandalon bllokimet e damarëve. Madje resveratroli, i cili gjendet në lëkurën e rrushit të zi, ka dhënë rezultate pozitive edhe në kurat kundër kancerit.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Një vajzë 3-vjeçare puthi një luan të egërsuar në një kopësht zoologjik

në Zelandën e Re, duke u shndërruar në një “kuriozitet” botëror. Sofia Walker u sulmua nga një luan që mbeti vetëm pak centimetra larg saj, i frenuar nga një xham i pakalueshëm.

Megjithatë, vajza, në vend që të trembej dhe të largohej, nisi të përkëdhelte xhamin, përtej të cilit ishte kafsha e egër. Në një

moment, ajo u fotografua duke e puthur luanin.

Momenti u kap në video nga babai i saj, i cili shoqëronte të miturën në këtë vizitë. Ironik fakti që në video, në momentin kur luani nga gjendja e tij e zakonshme i vërsu-let vajzës, pavarësisht xhamit mbrojtës, disa të rritur largohen me shpejtësi të frikësuar.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 198

77 NEWSE ENJTE, 20 SHTATOR 2012 AKTIVITET

Adresa: Lushnje-Fier km 8 www.kompleksijoti.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse prej kohësh keni pasur diçka në mendje për një person special, sot është koha për ta shprehur hapur atë.

Demi: Për të zgjedhur rrugën që duhet të ndiqni është koha të përdorni intuitën tuaj.

Binjakët: Disa persona mund të tentojnë t’iu fusin në konfuzion sot, kjo për shkak të karrierës suaj profesionale, e cila po ecën mirë.

Gaforrja: Sot mund t’iu duket sikur nje-rëzit që keni përreth janë shumë seriozë ndaj jush, por është gjendje kalimtare.

Luani: Sot është dita të fokusoheni tërë-sisht te vetja dhe karriera juaj pa u shqetë-suar për askënd.

Virgjëresha: Dëshira juaj për sot është të qëndroni ulur gjithë ditën, por keni punë për të bërë.

Peshorja: Jeni shumë i qartë dhe i fo-kusuar në gjërat tuaja ndaj veproni me zgjuarsi.

Akrepi: Mos u tregoni shumë i nxituar në veprime dhe merrni kohën e nevojshme për ti menduar gjërat me kujdes.

Shigjetari: Përpiquni të hyni në kontakt me atë çfarë ju vërtet besoni dhe do të ndi-heni shumë më mirë.

Bricjapi: Kontakti me një mik sot do ta bëjë marrëdhënien tuaj me të fortë dhe do të arrini të ndani me të problemet tuaja.

Ujori: Keni nevojë për ndihmën e një personi që të tejkaloni shqetësimin që iu ka mbërthyer.

Peshqit: Pavendosmëria e personave që keni afër mund t’iu lërë me një shije zhgënjimi, duhet të tregoni mirëkuptim ndaj tyre.

SLM sh.p.k ofron vend pune Agjent Tregu. Dërgoni CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Universiteti “Vitrina” ishte pjesëmarrës në Konferencën për Edukim, Art dhe

Shkencë me temë: ‘‘Edukimi në Mjedisin Modern Europian’’. Kjo konferencë i zhvi-lloi punimet në datat 17-18.09.2012 në Opatija, Kroaci. Pjesëmarrja në këtë konfe-rencë kontribuon, jo vetëm në formimin e mëtejshëm profesional të stafit akade-mik pjesëmarrës, por është gjithashtu një vlerë e shtuar për universitetin «Vitrina». Përfaqësuesit e universitetit «Vitrina», që morën pjesë, ishin: Dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Dr. Proc Rita Loloçi, Zv. Rektore e Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. Proc. Anisa Subashi dhe Përgje-gjëse e departamentit të Shkencave Poli-

tike, Dr.Proc Edit Kane. Në sesionin e dytë të konferencës referuan dy përfaqësueset e universitetit «Vitrina», zv. Rektore e Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. Proc. Anisa Subashi dhe Përgjegjëse e departamentit të Shkencave Politike, Dr.Proc Edit Kane. Kjo pjesëmarrje shërbeu dhe për intensi-fikimin e marrëdhënieve me Përfaqësues të universiteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë konferencë, ku u shkëmbyen shumë ide dhe pse jo të krijohen hapësira për bashkëpunime të mëtejshme. Konferenca u mbyll me shpërndarjen e çertifikatave për pjesëmarrësit.

Për më tepër:www.77news.al

Universiteti "Vitrina", pjesëmarrës në konferencën shkencore në Kroaci!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 198

8 77 NEWS

Të flasësh për problemet në drejtësinë shqiptare me siguri nuk do të mjaftonte

kjo intervistë, por shkurtimisht do të prek disa prej problematikave më delikate, prej të cilave vuan e gjithë shoqëria.

Drejtësia shqiptare në ditët e sotme është duke u përballur me një terësi problemati-kash, të cilat reflektohen edhe me uljen e besueshmërisë së opinionit publik mbi ek-zistencën “e drejtësisë” në Shqipëri. Siguria juridike është ndër elementet thelbësore të shtetit të së drejtës. Kjo siguri presupozon, veç të tjerave, besueshmërinë e qytetarëve tek shteti, zbatueshmëria e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe vendosja e një drejtësie të paanshme dhe në përputhje me terësinë e normave juridike, që rregullojnë marrëdhëniet e caktuara. Zbatueshmëria dhe aplikueshmëria e ligjit, shpeshherë lënë për të dëshiruar, duke i hapur rrugë të lirë informalitetit dhe politikave, në funksion të interesave thellësisht personale.

Studimet ndërkombëtare dhe ato vendase tregojnë se, korrupsioni në sistemin gjyqësor shqiptar perceptohet të jetë shumë i lartë dhe të jetë pengesë serioze për funksioni-min e sistemit. Transparenca dhe e drejta e informimit si elemente kryesore të një sho-qërie demokratike, duhet të respektohen me rigorozitet në sistemin gjyqësor shqip-tar. Transparenca e plotë e sistemit gjyqësor është një standard mjaft i rëndësishëm për garantimin e respektimit të parimit për një proces të rregullt ligjor. Me keqardhje, praktika gjyqësore shqiptare na evidenton se, zvarritjet e proceseve gjyqësore janë të shpeshta dhe predispozitë për një drejtësi të mohuar ndaj subjekteve.

Informaliteti dhe korrupsioni si fenomen përbëjnë një problem të gjerë, jo vetëm në sistemin gjyqësor, por gjithashtu edhe në funksionimin e institucioneve të pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Një problem tjetër, për të cilin drejtësia

shqiptare vazhdon sot e kësaj dite të jetë e pa fuqishme në zgjidhjen e tij, është fenomi i “gjakmarrjes”, i cili përbën një gangrenë të madhe të shoqërisë shqiptare. Ekzistenca e këtij fenomi lejon vendosjen e drejtësisë nga individi dhe jo nga institucionet e drejtësisë, ajo sjell uljen e autoritetit të Institucioneve shtetërore, për të garantuar gëzimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, siç është edhe e drejta për të jetuar.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur problemet e thella, me të cilat ballafaqohet shoqëria në të drejtën pronësore. Gjatë këtyre 22 viteve, nën regjimin demokratik është luftuar mbi trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, i cili përbën edhe një hendek për ekonominë e vendit, por akoma ekziton pamundësia e përcaktimit të saktë të statu-sit pronar, mbi një pasuri të paluajtshme. Problemet pronësore, gjithashtu janë konsi-deruar si një stimul negativ ndaj rritjes së investimeve të huaja direkte në Shqipëri, të cilat përbëjnë një mekanizëm të fuqishëm për zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Në përfundim të kësaj interviste, do sillja në vëmendje të lexuesit se, roli dhe autoriteti i institucioneve shtetërore duhet të rritet më shumë, për të eliminuar mitin e individit si autoritet. Duke qenë në një etapë të rën-dësishme të historisë së Shqipërisë, konkre-tisht në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë si dhe në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, është e nevojshme që, shoqëria të ndërgjegjësohet, se duhet të respektohet ligji dhe institucioni, e jo të adhurohet individi.

Msc Erblina Fetahu, Pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë

www.banka-ideve.com

E ENJTE, 20 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETËÇdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina

në sejcilin prej Fakulteteve, vetëm 550 € / vit

plus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 24 shtator

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

Transparenca në sistemin gjyqësor, Fetahu: Faktor kryesor i një shoqërie!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Erblina Fetahu