gazeta 77 news botimi nr 277

8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 08.12.2012 VITI I - NR.277 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al OBRIE vlerëson nismën e qeverisë: Berisha me shtetësinë rrëzon Shengenin mes Shqiptarëve!..fq.2 Kukan: Reformat, test për qëndrueshmëri politike!.fq.3 Dy binjaket e mitura: Shesim bajame për të mbajtur familjen me bukë!...........................fq.4 Denoncimet e qytetarëve në QDS: CEZ faturon aforfe, është e padrejtë!.......................fq.5 Përurohet zyra koordinuese në Qarkun e Fierit, Loloçi: Objektivi ynë, marrja e dy deputetëve!........fq.8 ...>>fq.3 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Të menduarit pozitiv, përqendrimi juaj kryesor! Berisha: Buxheti i vitit 2013-të, në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve! N donjëherë, kur kam një ditë të keqe, unë i shkruaj një e-mail ndonjë mikut tim dhe i anko- hem atij. Ky mik duke bërë një llogaritje të vogël, gjithmonë mund të përgjigjet në këtë mënyrë: “Mundohu të mendosh për të gjitha... >> VIJON NË FAQEN 2

Upload: gazeta-77news

Post on 23-Mar-2016

220 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 277

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 08.12.2012 VITI I - NR.277 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

OBRIE vlerëson nismën e qeverisë: Berisha me shtetësinë rrëzon Shengenin mes Shqiptarëve!..fq.2 Kukan: Reformat, test për qëndrueshmëri politike!.fq.3 Dy binjaket e mitura: Shesim bajame

për të mbajtur familjen me bukë!...........................fq.4 Denoncimet e qytetarëve në QDS:

CEZ faturon aforfe, është e padrejtë!.......................fq.5 Përurohet zyra koordinuese në Qarkun e Fierit,

Loloçi: Objektivi ynë, marrja e dy deputetëve!........fq.8

...>>fq.3

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Të menduarit pozitiv, përqendrimi juaj kryesor!

Berisha: Buxheti i vitit 2013-të,në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve!

Ndonjëherë, kur kam një ditë të

keqe, unë i shkruaj një e-mail ndonjë mikut tim dhe i anko-hem atij. Ky mik duke bërë një llogaritje të vogël , gj ithmonë

mund të përgjigjet në këtë mënyrë: “Mundohu të mendosh për të gjitha... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 277

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Berisha me shtetësinë rrëzon Shengenin mes Shqiptarëve!OBRIE vlerëson nismën e qeverisë:

<< VIJON NGA FAQJA 1 gjërat e mira që ke në jetën tendë”. Ai ose ajo këmbëngul se në qoftë se ndryshoj mënyrën time të të menduarit dhe filloj të mendoj pozitivisht, atëherë e tërë bota ime do të ndryshojë bashkë me qëndrimin tim. Ndonjëherë, kjo nuk është ajo që unë dua të dëgjoj, por mendimi pozitiv ka një kuptim.

Ligji i tërheqjes thotë se në çfarëdo lloj gjëje, ju të fokusoni energjinë tuaj ose dhe vëmendjen drejt diçkaje, ajo gjë do të tërhiqet në jetën tuaj edhe nëse kjo gjë është diçka që ju nuk e dëshironi. Pra, nëse ju vazhdoni të harxhoni kohën tuaj duke menduar për gjëra që ju bëjnë të ndjeheni keq, atëherë jeta juaj do iu duket e shpifur dita-ditës. Por në qoftë se ju mendoni se sa e mrekullueshme është jeta, atëherë gjëra të mira dhe pozitive do vijnë në rrugën tuaj.

Në librin e tij “Një mesazh i fshehur në ujë”, Masaru Emoto pretendon se fjalët apo mendimet janë si fillim si pikëza uji dhe që pastaj ngrijnë dhe marrin formën e kristaleve. Pra, në qoftë se mendimet dhe ndjenjat kanë një efekt mbi ujë, me siguri ata kanë një efekt të drejtpërdrejtë në jetën tonë.

Por, a është e vërtetë kjo gjë? Mundet mendimi pozitiv vërtetë të zhvendosë bo-tët tona dhe të na sjellë të mirën në jetën

tonë? Disa këshillojnë që të besojmë të mendimi pozitiv dhe të manifestojmë për çdo gjë që dëshirojmë, si psh:

Një të dashur ideal.Një gjendje të mirë financiare.Shtëpinë e ëndrrave.Një makinë që gjithmonë kemi dashur.Pra, mos harroni se duke menduar pozi-

tivisht mund të na ndihmojë për të arritur qëllimet tona dhe të manifestojmë jetën që ne duam të jetojmë. Çfarëdo mendimesh që ju të mbani vazhdimisht në mendjen tuaj, do të shfaqet në botën tuaj fizike. Mendimet negative thjesht iu mbajnë të bllokuar në situata të caktuara dhe blloko-jnë gjithashtu mënyrën për të jetuar jetën ashtu si dëshironi ju. Njerëzit mendojnë se nuk do ia dalin kurrë për të zgjidhur një problem dhe kështu ata mendojnë gjith-monë negativisht.

Të menduarit pozitivisht kërkon disa origjinalitete. Me fjalë të tjera, nëse ju po shtireni se besoni te mendimi pozitiv, atëherë ky është vetëm një veprim i gabuar që nuk do të zgjasë shumë. Në mënyrë që të ktheni mendjen tuaj drejt mendimit pozi-tiv, puna e brendshme dhe trajnimi i saj janë të detyrueshme. Qëndrimi dhe men-dimet nuk mund të ndryshojnë brenda natës, pavarësisht se sa dëshirojmë ne t’i

ndryshojmë ato. Cila është mënyra më e mirë për të ndry-

shuar situatën dhe me të vërtetë të besojmë të mendimi pozitiv?

Së pari, të jemi të vetëdijshëm për ndje-njat tona sesa për mendimet tona. Kur ne imagjinojmë atë që dëshirojmë, ta ndjejmë atë dhe të përpiqemi ta plotësojmë më anë të ndjenjave sesa ta mendojmë atë vazhdi-misht. Nëse ndjenjat janë të lidhura me jetën aktuale që ne bëjmë apo me jetën që ne dëshirojmë, atëherë këshilla më e mirë është të qëndrojmë besnik mendimit pozitiv dhe ta lemë atë të na drejtojë për një kohë.

A jeni ju një mendimtar pozitiv? Një realist? Një ish-pesimist i shndërruar në një njeri optimist dhe me një histori për të ndarë rreth asaj se si mendimi pozitiv ka ndryshuar jetën tuaj?

Ajo nuk mund të dëmtojë, të paktën të përpiqet të jetë më pozitiv, apo jo? Por, mbani mend: Arsyeja pse të menduarit pozitiv nuk është gjithmonë punë është se në mënyrë që të jetë plotësisht efektive, ajo duhet të jetë përqëndrimi juaj kryesor në botë dhe jo një valixhe që ne jemi të detyruar ta mbajmë pas nesh.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Organizata OBRIE përshëndet nismën e kryeministrit të Shqipërisë Sali

Berisha për dhënien e shtetësisë për çdo shqiptar. Sipas OBRIE (Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane), edhe nëse kjo nismë interpre-tohet si manovër elektorale ajo është shu-më domethënëse, sidomos për shqiptarët e Kosovës të cilët e kanë të kufizuar lirinë

e lëvizjes. “Me këtë iniciativë kryeministri shqiptar përfundimisht po shemb murin e Shengenit edhe për kosovarët të cilët kanë kaluar peripeci të shumta pranë ambasa-dave të vendeve europiane me një krah letrash dhe dokumentesh nën sqetull, në kërkim të një të ardhme më të mirë, ajo që u mungon në vendin e tyre. Kosovarët nuk do të kenë më nevojë të paguajnë mijëra

euro ndërmjetësuesve për tu pajisur me shtetësinë serbe për arsye të ndryshme shëndetësore, për biznes si dhe për një perspektivë më të mirë drejtë vendeve të Bashkimit Europian”, vlerëson OBRIE me qendrën e saj në Shkup.

Sipas kësaj organizate, formalizmi i kë-saj nisme në përgjithësi ka efekt pozitiv në shumë dimensione për faktin se mundë-son lehtësimin e komunikimit ndërshqip-tar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ajo ndikon direkt pozitivisht, në zhvi-llimin e tregut, biznesit, edukimit dhe për një shoqëri më të hapur civile në Kosovë, faktorë të cilët edhe ndikojnë në përgjithë-si në procesin e reformimit dhe stabilizi-mit të rajonit”, thuhet në komunikatën e OBRIE-s.

OBRIE konstaton se nisma e Kryemi-nistrit Berisha do të jetë zgjidhje edhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët nuk e gëzojnë shtetësinë e këtij shteti.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 277

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 510 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Porche Albania Sh.p.k ofron vend pune IT Assistant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Kukan: Progresi me reformat, test për qëndrueshmërinë politike!

Berisha:

Buxheti i vitit 2013-të në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve!

Buxheti i vitit 2013 është më i madhi në historinë e Shqipërisë dhe ka si synim

rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në parlament në një seancë maratonë. Me argumenta dhe shifra kon-kretë kreu i qeverisë ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ardhura nga opozita lidhur me projektbuxhetin e vitit 2013. Në gjykimin e tij e gjithë kundërvënia e opozitës ka në thelb pikërisht keqardhje për dështimin e propagandës për të zbe-hur arritjet që ka shënuar vendi, e sido-mos investimet e pritshme në vend, duke e shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar. “Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë që arrin vlerën 410miliardë lekë, ka si synim më madhor rritjen e mirëqenies suaj të dashur qytetarë. Rritjen

e kësaj mirëqenie duke sjellë të ardhura direkt në xhepat dhe kostot tuaja. Objek-tiv madhor investimesh vendimtare për Shqipërinë, vend i zhvilluar brenda vitit 2017. Ky është buxheti më i fuqishëm, i cili shënoi rritjen më të madhe prej vitit 2012-2013, rritje prej 28 miliardë lekë. Ky buxhet, krahasuar me 2004, i cili realizoi të ardhura gjithsej 184 miliardë, shënoi në total 366 miliardë”, ka deklaruar kreu i qeverisë. Sipas Berishës buxheti i 2013-ës do të rrisë të ardhurat për vitin e ardhshëm.“Ky buxhet realizon 366 miliardë lekë të ardhura. Pra sigurisht dyfishimi i ekono-misë, por me gjysmën e taksës që vinit ju do të thotë se kaq dhe më shumë i mbeten biznesit për t’u zhvilluar. Ja pse ekonomia shqiptare gjeneron më shumë vende pune”, ka argumentuar kryeministri.

Për më tepër: www.77news.al

Në Bruksel është zhvilluar takimi pa-rapërgatitor i komitetit të stabilizim

asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Tiranë në 19 dhjetor. Pak ditë përpara këtij takimi, Parlamenti dhe Komisioni Europian vlerë-sojnë progresin e Shqipërisë me reformat dhe njëkohësisht inkurajojnë dialogun mes partive politike, për përmbushjen e tre kri-tereve të parealizuara. Eurodeputeti Vasi-lis Maragos ka vlerësuar se ka shumë pak vende që kanë bërë progresin e Shqipërisë

në një kohë kaq të shkurtër. Ai ka inku-rajuar bashkëpunimin mes palëve për të vijuar reformat. “Është e rëndësishme të shënohet ky progres. Ka pasur një anga-zhim politik të përgjithshëm për integri-min europian, por gjithashtu edhe kom-promise shumë konkrete që janë marrë nga forcat politike, mazhoranca dhe opozita në fusha kyçe që mbulojnë 12 prioritetet, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër ko-rrupsionit, apo kufizimin i imuniteteve në nivelin kushtetues që është një hap shumë

i rëndësishëm”, ka theksuar Maragos. Krye-tari i delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian, Eduard Kukan ka bërë apel për të vijuar progresin e arritur deri tani. “Ne shpresojmë që pas konklu-zioneve të Këshillit të Ministrave, progresi në reforma do të jetë po aq intensiv siç ka qenë më parë, pasi kjo do të jetë dhe një test për qëndrueshmërinë e dialogut poli-tik midis forcave politike kaq të duhura”, është shprehur Kukan.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 277

77 NEWS

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke stomatologe. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Dy binjaket e mitura:

Shesim bajame për të mbajtur familjen me bukë!

Sot është një ditë stuhie me shi, ftohtë, por përsëri dy binjaket 9-vjeçare i gjen

në zonën e Tiranës së Re duke shtrënguar në dorë kaushët e bajameve dhe duke iu lutur kalimtarëve t'i blejnë diçka, në këm-bim të 20 lekëve (të rinj). Era e pazakontë që duket se do të shembë çdo gjë dhe i fto-hti i Dhjetorit thuajse jua ka ngrirë duart dhe si për t'u ngrohur sadopak, dy vogëlu-shet sapo shohin derën e hapur të kafesë përballë, vrapojnë për t'u futur brenda në të, duke iu fshehur kamarierit. Nxitojnë duke marrë frymë me vështirësi, duke lënë të gjithë kaushët në ndonjë tavolinë. Pastaj, marrin rrëmbimthi 20 lekëshin e hekurt dhe i gëzohen duke buzëqeshur personit që është treguar zemërmirë me to. "Faleminderit, zoti t'i shtoftë, dëgjohet nga përtej derës së xhamit, zëri i një prej vogëlusheve që së bashku me motrën e saj,

edhe në një ditë dimri, orvatet rrugëve për dy qindarka. Pastaj, vazhdojnë sërish me shpejtësi të shtrijnë duart e tyre thuajse të mpira krejt nga të ftohtët, buzëqeshin në tavolinat e mbushura me njerëz dhe atje ku nuk mund të shesin ndonjë kaush me bajame, ulin kokën të dëshpëruara, por sërish nuk dorëzohen. Pasi i kemi vëzh-guar për disa minuta në punën e tyre të përditshme, i shkojmë pas. Dy vogëlushet i takojmë diku në strehën e një pallati të vjetër. Janë krejtësisht të lagura, pasi çadra e vjetër që shtrëngon në duar njëra prej vajzave të vogla është e prishur dhe pikon nga të gjitha anët. Historia

Vajzat janë 9 vjeçare, janë gjysëm rome pasi nënën e kanë të bardhë dhe babain rom. Dalin çdo ditë në zona të ndryshme për të shitur bajame dhe mund të nxjerrin mbi 10 mijë lekë të (vjetra) në ditë. Sapo i pyesim për emrin, ato nxitojnë të flasin njëra përpara tjetrës dhe na tregojnë se janë binjake, më e madhja që ka lindur 5 minuta më parë quhet Albina, tjetra Bora. I zgjasim 20 lekëshin dhe njëra prej tyre na jep kaushin me bajame. Duke fërkuar duart nga të ftohtit, pasi shiu është den-dësuar duke mbushur rrugët dhe duke e bërë të pamundur ecjen më këmbë, vogëlushet përfitojnë nga kjo gjë duke u strehuar në hyrjen e një ndërtese të vje-tër. Duke u mbështjellë me xhupat dhe veshjet e tyre të bëra qull nga shiu, ato na tregojnë se nuk shkojnë në shkollë

pasi shesin bajame deri pasdite. "Kemi dalë sot në të ftohtë dhe na ruan babi se nuk kishim bukë në shtëpi, nëna sapo e ka lindur vëllain e vogël dhe ai do të pijë qumësht, po nuk pate lekë, stë jep njeri, shprehet më e madhja, ndërsa tjetra mun-dohet të rregullojë rrobat e veta dhe me dorashkat e arnuara fshin fytyrën që ia ka rrahur era dhe shiu. Problemi

Lypësia dhe shfrytëzimi i fëmijëve është kthyer tashmë një nga problemet krye-sore në mbarë vendin. Por, në ulje të këtij fenomeni, dikasteri që ka përgjegjësinë kryesore për këtë fenomen, Ministria e Punës duket se përveç premtimeve boshe nuk po bën asgjë për fëmijët e rrugës, që duket se çdo ditë e më shumë po shtohen duke lypur e duke u shfrytëzuar. Një prej projekteve të nisura nga Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me strukturat e Policisë, ka nisur zbatimin e një projekti për largimin e fëmijëve nga rruga. Sipas burimeve nga Ministria e Punës, brenda disa muajve janë ndihmuar 30 fëmijë, kryesisht në Tiranë, të cilët janë strehuar pranë shtëpive të fëmijëve, por ky numër absolutisht që nuk e justifikon shifrën tejet të madhe të vogëlushëve që shfry-tëzohen mizorisht në rrugët e kryeqytetit.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 277

77 NEWS

Symmetric Group ofron vend pune Programues. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Kantina Bualjoti

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Denoncimet e qytetarëve në QDS

"CEZ faturon aforfe, është e padrejtë!"

Reth 500 kWh faturim për dritën e shkallës! Ne do të tregojmë përmes

shembujsh realë raste të evidentuara nga "77 News", praktikat e aforfeve të CEZ me dritat e shkallëve. Edi Luarasi dhe Kristaq Pano janë fqinjë në të njëjtin pallat, në rrugën "Ferrit Xhajko" pall. numër 59/2 me adresën e vjetër (ose Rr. "Memo Meta", pall. nr.1 me emërtimin e ri). Prej vitesh, në pallatin e tyre paguajnë konsum energjie për shkallën, nga 30 kWh në muaj secila familje. "Pesëkatëshi ynë me 3-4 llampa që më shumë janë të djegura dhe me një pompë uji që ndizet me orar, paguan ener-gji shkalle si të ishte fabrikë", thotë Edi Luarasi. Banori i katit të parë tregon më tej se, CEZ u ka faturuar kohët e fundit edhe më tepër kilovatë, aktualisht nga 34kWh. Llogaritja tregon se në total fqinjët pagua-jnë 510 kWh për ndriçimin e shkallës dhe pompën e ujit. Ata thonë se asnjëherë fatu-ristja nuk ua ka treguar gjendjen e matësit të shkallës.

"Nuk e kemi parë kurrë me sy, thotë Edi Luarasi. Ata abuzojnë me ne, sepse i kanë mbyllur nëpër bokse të padukshme, që të mos kemi mundësi të shikojmë konsu-min. I kemi kërkuar CEZ që, nëse energjia e shkallës sonë vidhet nga ndonjë subjekt tjetër, të vijë ta verifikojë dhe ta presë li-dhjen. Ose përndryshe…Kërkojmë që të zhdëmtohemi për këtë dëm ekonomik që CEZ na ka shkaktuar prej vitesh." Ndërsa, fqinji tjetër, Kristaq Pano, thotë: "Inspek-tore Bulja na tha që do të vijë të verifikojë, por ka kaluar një muaj e gjysmë dhe nuk e ka bërë ende. CEZ mund ta verifikojë shumë thjesht se kush vjedh, por duket se ka interes që ta lejojë. Ka gjasa që faturo-hemi dy herë".

Dëshmia e dytë: Ankesa për dritën e shkallës nuk kanë vetëm banorët e palla-teve të vjetër, por edhe ata të pallateve të rinj. Albert Rakipaj tregon se në pallatin e tyre në rrugën "Kongresi i Manastirit", pranë gjimnazit "Çajupi", 20 familjeve të tij u vjen në faturën e përmuajshme 20 kWh konsum për ambientet e për-bashkëta. "Pallati është 6-katësh, nuk ka as ashensor. Ne vetëm për ndriçimin e shkallës dhe pompën paguajmë 450-500 kWh", ankohet ai duke sqaruar më tej. "Realisht, energjia e shkallës nuk mund të vidhet, pasi matësi i shkallës nuk mban asnjë lloj pajisjeje me ngarkesë të madhe. Është vendosur i tillë, për ngarkesa të vo-gla si dritat dhe pompa e ujit, që harxho-jnë shumë pak. Ndryshe bie automati".

Albert Rakipaj thotë se e vetmja humbje për ne e mundshme, është faturimi aforfe që u bën CEZ. “Ne matësin asnjëherë nuk e kemi parë, as nuk dimë në është në gjendje pune".

Dëshmia e tretë: Përsëri në një pallat të ri, këtë herë në rrugën "Shefqet Kuka". E njëj-ta histori, edhe atje. Fatura aforfe e shkallës, edhe pse ka matës. Por, matësi është i ven-dosur në një nga bokset pa dritare, (bokset me drita janë kriter teknik i detyrueshëm sot). Në faturën me nr. matësi. S-626661 të një prej banorëve të pallatit, lexojmë: "Am-bientet e përbashkëta 50kWh". Ndërkohë që familja, e cila nuk ka banuar rregullisht në apartament, konsumin e brendshëm të apartamentit e ka 90kWh! Pra, më shumë se 1/3 e vlerës së faturës së energjisë, e ka për shkallën. Por ka edhe më. Meqenëse fatu-rat vijnë si zarf dhe nuk mund të lexohen nga fqinjët, CEZ e përdor këtë rrethanë, padrejtësisht. Ndriçimi i shkallës nuk pjesë-tohet në mënyrë të barabartë mes banorëve të shkallës. Ndërsa, disa familjeve u fatu-ron 30 kWh, disa të tjerave (madje, atyre që kanë konsum më të vogël energjie në apartament), u ka faturuar 50 kWh. Ky është rasti i banores që ka kontratën me nr. Pallati, aktualisht nuk ka ashensor dhe dritat e shkallës janë me rele.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Albert Rakipaj

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 277

77 NEWS

Për herë të parë arkeologët hyjnë në një varr të Maya-ve në Palenque!

Shaga Sh.p.k ofron vend pune financiere (F). Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Ura më mbresëlënëse në botë!Para pak muajsh, bëri “debatin” e saj ura

“fringo” e re e kalimtarëve në rajonin e Pudong në Shangai, urë kjo, e cila që me ditën e parë të funksionimit të saj fitoi përsh-typjet më të mira si të banorëve, po ashtu dhe të gjithë vizitorëve dhe të mbarë botës. Ky mbikalim ciklik këmbësorësh, u lejon këm-bësorëve të shijojnë qytetin e tyre nga sipër, pasi ura gjendet në lartësinë e 20 metrave mbi rrugët e qytetit, duke shmangur kështu trafikun në rrugën më të ngarkuar të qytetit.

Ura e këmbësorëve, ose mbikalimi, ofron

qasje në qendra të mëdha tregtare dhe sheshe, ndërsa ekzistojnë dhe shumë hyrje dhe dalje me shkallë të rrumbullakëta gjatë gjithë shtrirjes së saj. Etika e saj moderne, pra dizajni kaq i ideuar dhe stili arkitektu-ror, i ofrojnë këmbësorëve një përvojë të këndshme të soditjes urbane! Gjithsesi, nuk është e rastësishme që përbën veç “perlë” e qytetit gjithashtu konsiderohet si një nga urat më mbresëlënëse në botë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Gjaku i kuq në muret e varrit ishte sim-boli dhe shenja që befasoi arkeologët

e Institutit Ndërkombëtar të Antropolo-gjisë dhe Historisë së Meksikës (INAH), të cilët për herë të parë patën mundësin të studionin një varrë 1.500 vjeçar. Ekzistenca

e këtij varri ishte e njohur që nga viti 1999, por deri pak më parë askush nuk mund të hynte brenda tij, ndërsa tani mundën të hyjnë falë një detektori të pajisur me një mini kamera. Arkeologët panë se veç veprave të pikturuara në muret e varrit, ai

gjithashtu kishte 11 anije minautara dhe një sërë pjesësh nefriti. Ngjyra e kuqe e gjakut, simbolizonte fuqinë e jetës për Maya-t, i cili shpeshherë përdorej për të stolisur varret e mbretërve të tyre , pohon David Stuart i Universitetit të Teksasit në Ostin. Ndërkohë, ende nuk është bërë i mundur identifikimi i mbretit që "streho-hej" në atë varrë. Varri ndodhet në rajonin e Palenque, në Meksikën Jugore, që ishte një rajon shumë me rëndësi të veçantë për Maya-t ku zhvilloheshin rituale fetare dhe social-kulturore, nga vitet 500 deri në 700 para erës së re. Sipas hamendimeve të para, besohet se varri i përket mbretit "B'ahlam K'uk", i cili mbretëroi në periudhën 431-435 para erës së re, si dhe ishte themeluesi i perandorisë Pakal.

Anisa Metohuwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 277

777 NEWS

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Marsi do jetë mjaft dinamik në planin financiar. Ai do iu ndihmojë të mos tregoheni impulsivë.

Demi: Partneri do iu ofrojë të gjithë përkujdesjen e nevojshme dhe do iu dashurojë marrëzisht.

Binjakët: Pjesa më e madhe e dëshi-rave të zjarrta do mund t’iu realizohet dhe do ndiheni si në ëndërr.

Gaforrja: Do jeni magnetikë dhe mundësitë për të gjetur shpirtin binjak do jenë tejet të mëdha.

Luani: Ditë me fat kjo e sotmja për sektorin e financave. Shfrytëzojini të gjitha aftësitë tuaja menaxhuese dhe krijuese.

Virgjëresha: Beqarët do influenco-hen jashtëzakonisht nga yjet dhe do kenë fat në dashuri.

Peshorja: Përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet. Financat nuk do të jenë shumë të shëndetshme.

Akrepi: Do keni ide të mira për ta përmirësuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë me sukses.

Shigjetari: Do ndiheni shumë mire sot, në formë dhe të lumtur. Beqarët do jenë magnetikë.

Bricjapi: Pasioni do të rindizet sot në jetën tuaj në çift. Do bashkëpunoni me ate që keni në krah.

Ujori: Në mbrëmje do keni një takim mbresëlënës i cili nuk do iu lerë aspak indiferentë.

Peshqit: Financat do jenë të pastabi-lizuara. Mos bëni asnjë shpenzim pa u menduar.

Terna S.A ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Në Kampusin "Vitrina", veprimtaripër fëmijët me aftësi të kufizuar!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit organizata “Përtej Bar-

rierave” në bashkëpunim me shkollën spe-ciale “Luigj Gurakuqi” dhe me mbështetjen e Shkollës së Lartë Private “Vitrina “ nëpër-mjet Projektit “77 Club”, UNV dhe “Mara Foundation” organizuan një aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuar. Znj. Ana Der-vishi, përfaqësuese e shoqatës “Përtej Bar-rierave” theksoi mirënjohjen dhe falënderi-met jo vetëm për institucionet mbështetëse por edhe për vullnetarët e shumtë që ishin mbledhur. Në kuadër dhe në mbështetje të këtij aktiviteti është parashikuar mbje-llja e disa rrënjëve agrume dhe lule, këto të mundësuara nga UNV-ja. Përfaqësuesja e Sh.L.U.P “Vitrina” znj. Elisabeta Gjonpa-

laj, theksoi nevojën që kanë këta fëmijë për mbështetje dhe socializim. Për të ardhur në ndihmë të këtij aktiviteti SH.L.U.P “Vitrina” mundësoi edhe disa mjete pune, këto të për-gatitura nga Projekti 77 Club, nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë të këtij projekti, znj. Esmeralda Hoxha dhe znj. Enxhi Millona. Ndërsa Nëndrejtori i shkollës z. Maliqi, u shpreh i emocionuar dhe shumë i gëzuar për aktivitetet e organizuara. Puna dhe akti-vitetet me këta fëmijë u ndihmua edhe nga studentët e Fakultetit të Shkencave të Edu-kimit “Vitrina”, Dega Psikologji, viti i tretë, të cilët ishin të pranishme përgjatë gjithë ditës në ambientet e ndryshme të shkollës, së bashku me vullnetarë të tjerë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 277

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 08 DHJETOR 2012

Loloçi: Objektivi ynë, marrja e dy deputetëve në Fier! Përurohet zyra koordinuese në Qarkun e Fierit

Lëvizja Shqipëria e Re ka përuruar zyrën koordinuese në qarkun e Fie-

rit. Pas përurimit të zyrave koordinuese në Vlorë, Durrës, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Berat, Lëvizja Shqipëria e Re ka mbër-ritur në Fier. Kjo zyrë do të shërbejë si urë komunikimi për degët që do të ngrihen në këtë qark. I pranishëm në këtë ceremoni nënkryetari i LSHR-së Çerçiz Loloçi, ka theksuar se objektivi i kësaj partie të re politike për qarkun e Fierit, është marrja e dy deputetëve për të bërë të mundur përmbushjen e aspiratës së drejtimit të

Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Ministrisë së Diasporës. Ai ka nënvi-zuar se objektivi në drejtimin e këtyre dy institucioneve, është reformimi i tyre për t’i shndërruar në modele që i shërbejnë njerëzve të thjeshtë. Loloçi ka theksuar se Lëvizja Shqipëria e Re ka një program origjinal për këto tre institucione. Duke u ndalur veçanërisht tek Ministria e Punës, ai ka theksuar se ka ardhur koha për refor-mimin e këtij institucioni, në mënyrë që

të transformohet në një ministri të punë-simit. Ai ka informuar se LSHR propo-zon punën sociale në vend të ndihmës sociale për familjet në nevojë, në mënyrë që këta njerëz të marrin një pagë që përm-bush nevojat e tyre jetike dhe të japin një kontribut real për komunitetin e tyre. Nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re ka deklaruar se kjo forcë politike synon të sjellë një frymë demokratike në spektrin politik shqiptar.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re