goditja e fundit

23
POEZI NGA VALENTINA LLAPRI PLAKU. Ecejake nëpër kohë. Brezat nëpër vite , sa shumë kanë luftuar, me ide dhe koncepte , apo diku ndoshta gabuar. Me këmbëngulje e vullnet, edhe ligjet jane ndryshuar! janë fituar shumë beteja, dhe malet s’janë tjetërsuar. As fushat , as kodrat , as bilbilat nëpër pemë, dallëndyshet lartë në qiell ,

Upload: valentina-llapri

Post on 23-Mar-2016

235 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

POEZI NGA

VALENTINA LLAPRI PLAKU.Ecejake nëpër kohë.Brezat nëpër vite ,sa shumë kanë luftuar,me ide dhe koncepte , apo diku ndoshta gabuar.Me këmbëngulje e vullnet, edhe ligjet jane ndryshuar!janë fituar shumë beteja, dhe malet s’janë tjetërsuar.As fushat , as kodrat , as bilbilat nëpër pemë,dallëndyshet lartë në qiell ,

aty thellë e bëjnë folenë.Njëllojë kanë qenë ,e ashtu sërish vazhdojne të jenë,dhe dielli s'ka ndryshuar as qielli bashkë me retë.I vetmi ndryshim eshte veç tek njeriu,është bërë kaq i ftohtë ,si më i ftohti robot.Në plan të parë ,është fryma individualiste,të marrësh e të grumbullosh,e asnji trashëgimni të mos gëzosh.Të etur për para,për famë edhe pushtet,piedestale pafund ,

e kaq zhurmë në fshat a qytet,Njerëz të këputur , mezi qëndrojne në këmbë,nuk kanë se ç'të hanë , të tjerë, dot s'po nxenë.Po ndjenjat valle ku shkuan!! kush i vodhi vallë!pse njerezit u tjetërsuan, pse veten lartësuan!Ku shkoi dinjiteti, ku vate sinqeriteti, gëzon edhe qesh ,fodulli dhe i pabesi.Dhe malet hijerënda ,që dinë, ohhhh sa shumë dinë,nuk flasin e nuk mburren,

por veç të heshtura rrinë.Dhe fushat plote me lule,të dëlira e të mira,ato janë himn i jetes, ato janë mbrekullira.Por rrinë edhe nuk flasin ,si njerëzit nuk bërtasin,të qetë edhe te mira,të ëmbëla e të dëlira.Dhe qielli hijerendi , si një mama e mirë, shikon gjithçka nga lartë, shpërndan arome të dëlirë,Ai është më i larti , ai është qelibari,diamant që veç shkëlqen

i bukur si kristali.Brezat e atëhershëm , brezat e tanishëm , ato që do të vijnë , mendojnë veç për lavdinë…

Valentinë.*************************************

Edhe pse heshtur , zemra të ther.

Ti ike large , në dhe te huajë,Ishe i ri, me plotë fuqi,kaptove malet i hutuar,me a’t avion në kaltërsi.Dhe qielli i kaltër si shok i mirë,

të shoqeroi gjer në të gëdhirë,valixhja jote e zezë e nxirë,sa shume kujtime, sa pak hapsirë.Një bllok kujtimesh , a një ditar ,një stilolaps edhe shumë mall,lotët e nënës margaritar,ne a’t valixhe mbushur rradhë- rradhë.Avioni humbi në retë pafund,dhe ti në heshtjen që zuri vend,pak mall e fjalë shikon gjithkund,edhe pse heshtur, zemra të ther.Valentina mars 2014 kuçovë**********************************************

Goditja e fundit.Një kërcitje në oqeanin e madh, në gjumë qenë udhëtarët e klasit te parë,pas një feste mondane, nëpër të bukurat shkallë, as në mend su shkonte, se ç'kish ndodhur vallë.Kapiteni i Titanikut, i habitur po vështronte ,ç'qe kjo kërcitje!- motori pse mirë s'po punonte??doli dhe vështroi , difektin shumë shpejtë konstatoi,në fytyrë u nxi, rrebeshi shumë shpejtë mbretëroi.Projektuesi i më të madhes histori, i shastisur , ngeli edhe ai.

Në mes të shkallëve mondane , me ngjyrë floriri,shkrinte pikë -pikë, në tavolinat qiriri.Dhe vështrimi humbi thelle ne errësirë,kjo gjë s'ishte e mundur , aspak jo kurrsesi,nuk duhej e nuk dihej , po ç'fare vallë kishte ndodhur,anija e goditur , gjigandja shpejtë qe lodhur.E madhe gjer në re, e fortë si një kështjellë,të pasur e të varfër, në gji seç kishte mbledhë,punëtore e kamariere, të vegjël e te mëdhenjëzëri i kapitenit: shpejte varkat të rrëmbejmë.Dhe njerëzit kur u zgjuan ,sa shumë që u hutuan,para disa çastesh vec qeshën dhe gëzuan,

bënë edhe shaka , hëngrën e pinë verë,u puthën romantikët, mes natës plote me erë.Eh, në të vërtetë frynte ca , era me tërbim vështrimin mjegulloi, shpejtësinë motorit ja dyfishoi dhe oh, papritur goditja triumfoi.Gjithë ai ajsberg , si nje shkëmb i thellë,bëri ate që deshi, e prishi gjiganden , e bëri me cen,dhe njerëzit të hutuar, të qeshur a dashuruar, silleshin vërrdallë , kokën për të shpëtuar.Fëmijë edhe te rinj, kërkonin një shpëtim,kush mundi të shpëtonte, që ne do t’na tregonte.Ishte natë e thellë , qe gjithë kjo errësirë,

në mes të oqeanit, ikën plotë njerëz të mirë…Valentina mars 2014 ********************************************

Habitem.

Habitem gjithnji ,

me pavendosmërinë e disa njerëzve,

që të shushatur në mes të një rruge qëndrojnë.

Aty rrinë tërë kohën ,

mes zhurmës dhe smogut,

me vështrim hutuar,

nuk dinë ku të shkojnë.

**************************************

Kam plotë.

Unë kam shok diellin,

dhe shoqja ime është pranvera.

tjetër shok kam detin , atë të thellin,

pastaj të tjera shoqe kam lëndinat me luleshqerra.

Unë kam shoke aq shumë,

yjet në qiell të pafundëm,

dhe hënën e bukur , me të flas çdo natë,

dhe qenin aty pranë, dhe pse e kam frikë pak…

Unë hapem dhe flas

me ta shumë buzëqesh,

me hënën e bukur

dhe qiellin krejtë pa re.

Këta jane shokët e mi,

të mirët të çiltërtit,

të thjeshtët, të mençurit,

të pastertit , të dëlirët..

Pastaj ç’mu kujtua!!

dhe zogjte çamarrokë,

oh sa shumë kënaqem

i kam të tërë shok.

Rrugën e mëngjesit,

kur unë shkojë në punë,

ata afër meje,

këndojnë gjithnji e më shumë.

Oh çfare sysh qe kanë,

të pastër, të mirë,

vetëm u shkëlqejnë ,

zogjtë janë ëmbëlsirë.

Valentinë 15 Janar 2014

***********************************

Kur dy zemra.Kur dy zemra bashkohen,edhe qielli lumturohet,kur mes tyre ka dashuri,është vërtetë nje mbrekulli.Kur dy njerez mirë-kuptohen,kanë arsye , dhe llogjikë,hapin udhë dhe tolerohen,nuk ka natë por vetem ditë.Kur dy zemra lumturohen ,edhe bota ëmbëlsohet,dashuria është veç mbret.Vlerë e saj do t’rrojë përjetë.Valentinë gusht 2014

***********************************************

Lëre njeriun të qetë .Hej , ti djallë i keq , largohu nga njeriu i shkretë.Lëre ,të gjorin në hall të vetë,ik, dhe rrokullisu në greminë përjetë.Lëre njeriun, të jetojë jetën e tij të mirë,shpirtin, gjithsecili ta ketë me virtyt të dëlirë,mos e josh me lek , me poste apo e pushtet,ik mor djalle me bri , lëre njeriun të qetë.Valentinë mars 2014 ********************************************************

Më pëlqen jeta ne fshat.

Më pëlqen kaq shume jeta në fshat,

me ajrin më të pastër, e me tokën më të begatë,

traktori nëpër fushë, dhe bari shume jeshil,

dhe pulat edhe zogjtë, të qeshura mbi lëndinë.

E dua aromën e fshatit , se eshte krejtë e vecantë,

qetësinë dhe hijeshinë , aromën dhe pastërtinë,

ujin te burimi , ja aty pranë tij,

dhe njerezit bujarë , të qeshur e zemërmirë.

**************************************************************

Moj toka ime e mirëËshtë e bukur kjo Shqipëria,

Seç ka një aromë , më të mirën në botë,

balta, dhe ajo vjen një erë që se shpjegoje dot,erë malli, per ata që dikur kanë fluturuar si shqiponja mali.Seç ka nje vezullim vendi im,në netët e errëta e të pandricuara mirë,toka arom-plota hijeshi pafund,zogjtë që këndojnë, e fluturat seç vallezojnë.Eshtë kaq i bukur ky vendi im,dhe pse me baltë,

apo tek tuk ndonjë shkrepëtim apo gjëmim..Moj tokë e virgjër , e mençur ashtu pambarim,o toke e lartësuar, o mbrekulli e bekuar.Valentinë**************************************************************

Moj tokë e ngrohtë.Të dua ty moj toka ime,e do të dua gjer sa të vdes,këtu kalova fëmijërinë time,kujtim i ëmbël aty do t’mbesë.Të dua shumë folezë e ëmbël,je fllad i lehtë, aromë e mirë,

me ty unë shpesh e hapa zemrën,këndova këngën , më të dëlirë.O toka ime, folezë e ngrohtë,je shkëmb i ëmbël , je gji i ngrohtë,je erë e mirë , në kaltërsi,shqiponjë e mençur , plotë hijeshi.Të dua shumë moj toka ime,se më ke rritur me aq mundime,një nënë e mirë ke qënë çdo kohë,O shpirt i mirë, moj tokë e ngrohtë.Valentinë mars 2014

*************************************************************

Në udhëtim.

Udhëtimi përmes shiut pambarim,

nga xhami ,

arrijë të dallojë kërcimin e piklave mbi asfalt,

pemët dhe krejtë rruga ,qe veshur me një shkëlqim,

një vezullim ngjyrash ,qe dukej ja atje më largë..

*************************************************************

Një mall i tretur.

Një mall i fikur , një mall i shuar,

ngadalë - ngadalë , si dritë e zbehtë,

në tokë të largët , në dhe të huaj,

ky mall i fjetur , këtu do t’mbesë.

Anijet ikin dhe sërish vijnë,

me valë përrballen , dhe me det gri,

me diell me shi e pak stuhi,

ky mall i tretur, këtu do t’rrijë.

Valentinë mars 2014 kuçovë

*****************************************************

Sot është e dielë.

Sot është e dielë, me diellë,parku i qytetit qenka mbushur plotë,voglushë edhe flutra , seç vallzojnë tok.zogjtë lartë në pemë , mirëmëngjes po thonë.Sot është e dielë, oh sa ditë plotë diellë,lulet paskan çelur, se është dhe pranverë,kjo pranverë plotë diellë, e ëmbël erëmirë,stina që gëzon, fëminë dhe pleqërinë.Sot është e dielë, ky mëngjes plotë diellë.

Valentinë

FUND

*************************************************************