kanceri i mushkerise

12
KANCERI I MUSHKËRIVE Kandidati:Ardian Kryeziu Prof.ass.dr:Sefidin Muqaj

Upload: ardian-z-kryeziu

Post on 09-Aug-2015

248 views

Category:

Health & Medicine


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kanceri i Mushkerise

KANCERI I MUSHKËRIVE

Kand idat i :A rd ian Kryez iuPro f.ass .d r :Sefi d in Muqa j

Page 2: Kanceri i Mushkerise

►Hyrje

Page 3: Kanceri i Mushkerise

►Indikacionet mjeksore

Në stadin e hershëm kanceri i mushkërive shpesh nukjep ndonjë simptomë. Për këtë shkak shumë nga tumorëtzbulohen vetëm në një stad të vonshëm, atëherëkur janë formuar tashmë metastazat dhe s’mund tëshërohen më.Shqetësimet në vazhdim mund të sinjalizojnë kancerine mushkërive: Kollitja e ngulmët (rezistente) që mban më shumë se 4 javë. Kollitja kronike («Kollitja e duhanxhiut») që ndryshonpapritmas Pështyma (këlbaza) e përgjakshme gjatë kollitjes Frymëzënia Sëmundja e të ftohtit (rrufa) që me gjithë trajtiminmjekësor, nuk shërohet Dhimbja në zonën e krahërorit Humbja e padëshiruar e peshës, lodhja e përhershme,mungesa e oreksit

▸DIAGNOZA

Page 4: Kanceri i Mushkerise

▸Problemi i parë në lidhje me kancerin në përgjithësi, si dhe kancerin e mushkërive është kohëzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnë ndryshimet në qeliza dhe organizimi tumoral, gjer në momentin kur paraqiten simptomat e para. Gjatë kësaj kohe mund të vie gjer te metastazimi i qelizave malinje (përhapja në organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatë kësaj periudhe që ndonjëherë zgjatë me muaj, organizmi dëmtohet në mënyrë të pariparueshme (pa mundësi në kthimin e gjendjes së mëparshme). Ky problem është i kushtëzuar nga natyra e sëmundjes, dhe në te për kohën e tanishme shumë pak mund të ndikohet me të arriturat shkencore e teknologjike mjekësore. Si i tillë ky problem, që nuk varet nga faktori njeri, ekziston në tërë botën.

►Kualiteti i Jetes

Page 5: Kanceri i Mushkerise

▸Problemi i dytë, është po ashtu kyç sepse, edhe koha prej se janë lajmëruar simptomat e para e gjer te kërkesa për ndihmën mjekësore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh është në mënyrë të paarsyeshme e gjatë dhe kjo varet nga kultura shëndetësore e pacientit dhe niveli i shërbimit shëndetësor. Për fat të keq në Kosovë, për dallim nga shtetet e zhvilluara, edukimi shëndetësor i qytetarëve dhe organizimi i shërbimit shëndetësor ende janë të dobëta, ashtu që këtu humbet një kohë e çmueshme dhe e pakthyeshme për menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

Page 6: Kanceri i Mushkerise

Meshkuj Femra0

5

10

15

20

25

NumriPerqindja

Page 7: Kanceri i Mushkerise

▸Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), përfshirja e mushkërive, si dhe metastazimet (përhapja në pëlhurë, mushkërinë tjetër, meskraharor-mediastinum apo organet jashtë kraharorit).(Llojet e terapive)▸Kirurgjia, nëse është e mundshme, kishte me qenë zgjidhja më e mirë dhe me prognozë më të mire. Në Klinikën Pulmologjike të QKUK-së, është i evidentuar vetëm një pacient me mbijetesë prej më shumë se 20 viteve, i cili është operuar nga karcinoma e mushkërisë së majtë (lobektomia e sipërme-heqja e plotë e lobit të sipërm) dhe ende është gjallë dhe në gjendje të aftësisë së mirë për punë.

►Preferencat e Pacientit

Page 8: Kanceri i Mushkerise

Tretmani tjetër është ▸polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike të cilat i mbysin qelizat malinje, por që nuk janë selektive, ashtu që i dëmtojnë edhe disa lloje të qelizave të shëndosha. ▸Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, është terapi që me ndihmën e rrezeve radioaktive i shkatërron në masë të madhe qelizat malinje, por që njëkohësisht shkakton edhe fibrozë mushkërore që për pasojë ka zvogëlimin e kapacitetit të frymëmarrjes.Këto lloje të terapisë shpesh kombinohen ndërmjet veti ndonjëherë me efikasitet më të madh apo më të vogël, varësisht nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes, gjendja e përgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjë sëmundjeje tjetër (diabeti-sëmundje e sheqerit, tuberkulozi, sëmundjet e zemrës, të veshkës apo mëlçisë).Terapia suplementare (shtesë) aplikohet në tërë botën dhe ajo qëndron në dhënien e barnave natyrale me prejardhje bimore (çajeve: i gjelbri posaçërisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik të ehinaceas etj.), apo shtazore (qumështi i bletës-maja e mjaltës, vezët e shkurtave japoneze, etj.).

Page 9: Kanceri i Mushkerise

▸Gjatë tërë kohës së menaxhimit të kancerit mushkëror duhet që pacienti të mbështetet moralisht me ndihmë të psikoterapisë, e cila është më se e domosdoshme edhe për qëllim të rritjes së efikasitetit së terapisë bazike si dhe në përmirësimin e kualitetit të jetës.Fatkeqësisht, përvojat e gjertanishme kanë treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkëror, më shumë ka efekt në zgjatjen dhe përmirësimin e kualitetit të jetës, sesa në shërim të plotë të kësaj sëmundjeje fatale.Kështu, sot e kësaj dite në tërë botën insistohet në parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke filluar nga lufta kundër duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo është mënyra më efikase në zvogëlimin e numrit të kancerit mushkëror.

Page 10: Kanceri i Mushkerise

►Çështjet e pergjithshme (sociale,ekonomike,juridike dhe administrative)

-Të gjithë i dinë pasojat e duhanit, të gjithë e dinë se ai të vret, të shkurton jetën, por përsëri e konsumojnë. Së fundmi, as milionat e hedhura nëpër reklama sensibilizuese nuk po bëjnë punë. Pirja e duhanit vijon të shkaktojë shumë sëmundje me pasoja fatale për jetën si kancer, diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme në mushkëri etj. Ndërkohë që ky i fundit përmendet si shkaku kryesor i vdekjeve në Kosove e Shqipëri. Sipas statistikave zyrtare, pirja e duhanit shkakton 80-90 për qind të rasteve të këtij lloj kanceri. E dhëna tjetër që përforcon konkluzionin se duhani është shkaku kryesor për kancerin e mushkërive është ajo e shprehur në raportin më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit rezulton se nëntë në dhjetë të sëmurë me kancer të mushkërive janë duhanpirës.

Page 11: Kanceri i Mushkerise

Për të ulur rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri mund të luftohen faktorët e lartpërmendur që shërbejnë si faktorë për shfaqjen e sëmundjes. Mënyra më e mirë dhe më efektive është moskonsumimi i duhanit. Nëse jeni duhanpirës dhe vendosni të ulni dozë ose më mirë ta lini, do të jeni më pak i rrezikuar për të zhvillimin e kancerit të mushkërive. Gjithashtu, edhe shmangia e qëndrimit të vazhdueshëm në një mjedis në të cilin konsumohet duhan, bën që të ulet rreziku për këtë sëmundje. Është mirë që të shmangen testet e panevojshme me rrezatim në kraharor. 

Page 12: Kanceri i Mushkerise

fafalkfaflkaf

FALEMINDERIT