kanceri,forme e rebelimit qelizor

23
PROJEKT Lenda: Biologji Klasa: X Tema: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Upload: klevi-hoxha

Post on 14-Apr-2017

610 views

Category:

Education


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

PROJEKTLenda: BiologjiKlasa: XTema: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Page 2: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

OBJEKTIVATNxenesi duhet:-Te perkufizoje ceshte kanceri .-Te analizoje menyren se si shfaqet dhe perhapet kanceri.-Te klasifikoje kancerin sipas rrezikshmerise se tij .-Te tregoje llojet e kancerit .-Te njihet me metodat e kurimit te kancerit.

Page 3: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

C’eshte kanceri dhe si formohet ai ?

Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar.Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm . Brenda çdo qelize ekzistojnë disa “gjene kontrollues”, përgjegjës për të mos lejuar që një qelize “e cmendur” ( qelize qe i nenshtrohet nje ndarje te pa kontrolluar) të mbijetojë. Që të fillojë procesi tumoral, duhet që edhe këto “gjene kontrollues” të jenë jashtë përdorimit. Për shkak të këtij defekti, këto qeliza dyfishohen/shumëfishohen kur nuk duhet dhe pushtojnë një numer shumë të madh qelizash të tjera, me po të njëjtin defekt . Ky proces quhet neoplazme .Në këtë mënyrë, qelizat e shëndetëshme zëvedësohen nga qelizat neoplastike.

Page 4: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

• Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet neoplazme beninje ose tumor beninj . Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën. • Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose KANCER. Qelizat e një tumori malinj, si pasojë ndryshimesh të tjera në gjene, priren të shkëputen, të pushtojnë indet përreth, të migrojnë nga organi përkatës (i origjinës) dhe të kolonizojnë pjesë të tjera të organizmit/trupit. Qelizat kanceroze shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.Kanceret ndonjëherë janë kërcënuese për jetën.

Page 5: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Kater kategorite kryesore te kancerit 1)KARCINOMAT janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te kancerave. Eshte kanceri me i zakonshem i diagnostikuar qe prek lekuren, mushkrite, gjinjte,pankreasin dhe organe e gjendra te tjera.2)SARKOMAT janë kancere te rralle qe prek muskujt, kockat dhe indet . 3)LEUCEMIA është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve.4)LIMFOME eshte nje lloj kanceri qe prek sistemin limfatik qe ka te bej me qelizat qe jane pjese e sistemit imunitar

Page 6: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Llojet e kancereve sipas sistemit apo aparatit qe prekin KANCERI I LEKURES Kancer i lekures eshte forma me e shpeshte e kancerit .Melanoma eshte forma me e rrezikshme malinje e kancerit te lekures qe zhvillohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave melanocite.SHKAQET: Ekspozimi i rritur në rrezet ultraviolet të diellit është faktori kryesor që shkakton kancerin e lëkurës, përfshirë dhe Melanomën. Në faktorët e rrezikut përfshihet edhe faktori gjenetik dhe deficitet në sistemin imun.

Page 7: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I MUSHKERIVEDuke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen prane ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit. Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë.SHKAQET: Konsumimi i duhanit,thithja e tymit te duhanit ,ekspozimi ndaj asbestit ,ekspozimi ndaj elementeve te tjere si psh. celiku,nikeli,kromi,qymyrguri etj ,ekspozimi dhe rrezatimi ndaj ndotjeve te tjera te ajrit si psh. tymi, nafta etj.

Page 8: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I EZOFAGUT Ezofagu ndodhet ne kraharor. Është i gjate rreth 25.cm. Ai është pjese traktit tretës, ku ushqimi lëviz prej gojës ne ezofag ne drejtim te stomakut. Ezofagu është një tub muskulor.Kanceri i ezofagut mund te jete beninj ose malinj .Dy llojet kryesore te kancerit jane Adenokarcinoma e ezofagut i cili zakonisht gjendet ne pjesen e poshtme te ezofagut ne afersi te stomakut. Carcinoma me qeliza skuamoze e ezofagut i cili zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te ezofagut. Qe te dy tipet fillojne ne qelizat e shtreses se brendshme te ezofagut.SHKAQET: Konsumimi i duahnit,alkoolit,mosha etj.

Page 9: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I PANKERASITKanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer.SHKAQET: Mosha,duhanpirja,diabeti,pankreatiti kronik, faktori gjenetik.

KANCERI I STOMAKUTTre janë llojet kryesore të kancerit në stomak: •Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit imunitar që ndonjëherë gjendet në “muret” e stomakut. •Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”. •Tumoret kancerogjene janë tumoret e qelizave të stomakut. SHKAQET: anemi,infeksioni helikobakter,faktori gjenetik, kequshqyerja,ulcere ne stomak etj.

Page 10: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I GJAKUT (LEUCEMIA)Leucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt. Leucemia kronike Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi kronike gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leucemia kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht. Leucemia akute Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike rritet me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.SHKAQET: Substanca kimike,radioaktivet,viruse,ilaci kunder insekteve,nafta etj.

Page 11: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I GJIRITKanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. -Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit :KARCINOMA DUCTAL : fillon në kanalet e qumështit nga gjiri e deri tek maja e gjirit. Kjo lloj karcinome është me e zakonshmja.KARCINOMA LOBULARE : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobula në te cilat prodhohet qumështi.Në raste te rralla mund te paraqitet edhe në pjesë te tjera te gjirit.-Karcinoma e gjirit mund te jete dy lloje :INVAZIVE do te thotë që karcinoma është përhapur nga kanalet e qumështit në inde te tjera te gjirit.JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk janë përfshire indet e tjera te gjirit përveç në atë vend te lokalizuar.SHKAQET: Mosha,faktori gjenetik,terapia e rrezatimit ne gjoks,mungesw e aktivitetit fizik, kequshqyerja,konsumimi i duahnit.

Page 12: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KANCERI I VESHKAVEKanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kancereve: Karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e panevojshme) Karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku mblidhet urina).SHKAQET: Pirja e duhanit,obeziteti,faktori gjenetik,

Page 13: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Llojet te tjera të kancerit• Kanceri i zgavrës së gojës• Kanceri i mushkërive• Tumor të trurit• Kanceri i lëkurës• Kanceri fytit (laringut)• Kanceri i mëlçisë• Tumoret e kockës

• Kanceri mezenderit (pjesë e mesit e zorrës së trashë) dhe i rektumit• Limfoma• Kanceri i gjirit• Kanceri i fshikëzës• Kanceri i stomakut• Kancer pankreatik

• Onkologji & Hematologji Pediatrike• Kanceri i prostatës

• Kanceri Endometrial (mitrës)• Kanceri Cervikal (qafën e mitrës)

• Kanceri i tiroideve• Kanceri Ovarian

Page 14: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

KURIMI I KANCERIT---KIMIOTERAPIAKimioterapia eshte nje nder metodat e kurimit te kancerit. Ndryshe nga kirurgjia e cila e trajton kancerin lokalisht, kimioterapia bën të mundur çrrënjosjen e qelizave tumorale të përhapura në organizëm me gjakun apo limfen. Kimioterapia përdoret për t’i eliminuar qelizat kanceroze në të gjitha vendet në trupin e njeriut, duke i vrarë drejtpërdrejt ose duke e penguar shumimin e qelizave tumore. Kimioterapia vepron mbi të gjitha qelizat tumore, bile edhe te ato të cilat nuk mund të shihen gjatë ekzaminimeve. Ndjeshmëria e kimioterapisë është e ndryshme te lloje të ndryshme të tumoreve dhe kjo varet nga tipi i tumorit dhe vendi prej ku e ka origjinën. Sa më shumë është i ndjeshëm tumori nga kimioterapia aq më i madh është efikasiteti nga i njëjti.Kur fillon mjekimi me kimioterapi?Kimioterapi neoadjuvante mund të fillojë para intervenimit kirurgjik. Ajo ka për qëllim ta zvogëlojë madhësinë e tumorit, me çka do ta lehtësojë trajtimin kirurgjik, ta zvogëlojë rrezikun nga përsëritja e sëmundjes dhe ta vlerësojë efikasitetin e ilaçeve në mjekimin e tumorit. Kimioterapia adjuvante e cila përdoret pas trajtimit kirurgjik është zgjedhje e mjekimit me qëllim që ta zvogëlojë rrezikun nga përsëritja e sëmundjes. Kimioterapia paliative ka për qëllim mjekimin e sëmundjes metastatike.

Page 15: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

--Me kimioterapi mund të fillohet pas fitimit të rezultateve nga më shumë ekzaminime. Mjeku varësisht nga rezultatet e cakton tipin e kimioterapisë dhe mënyra e markës së tij. Kohëzgjatja e kimioterapisë është e ndryshme dhe adaptohet individualisht për çdo të sëmurë dhe nuk varet nga pesha e sëmundjes.

Si merret kimioterapia?Kimioterapia mund të merret në më shumë mënyra:-Intravenoze, që do të thotë marrja e ilaçeve drejtpërdrejtë në venë-Orale, ilaçet merren përmes gojës-Intramuskulore, ilaçet injektohen në muskul-Shumë rrallë drejtpërdrejt në tumor ose në ndonjë zbrazëtirë në organizëm që e ka përfshirë tumoriCilat nga këto mënyra të marrjes së ilaçeve kimioterapeutike do të zgjidhet varet nga ajo se cili lloj i ilaçeve do të përdoren, frekuenca e marrjes së tyre dhe kohëzgjatja e marrjes. Ekipi mjekësor e adapton mënyrën e marrjes së kimioterapisë për çdo të sëmurë individualisht. Efikasiteti i kimioterapisë nuk varet nga mënyra e marrjes.

Page 16: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Cilat janë reagimet e padëshiruara prej kimioterapisë?Ilaçet të cilat përdoren në kimioterapi nuk vepron vetëm te qelizat tumore, por edhe te ato të shëndetshmet, veçanërisht qelizat të cilat shumohen shpesh. Reagimet e padëshiruara nga kimioterapia janë drejtpërdrejt të lidhura me ilaçin, i cili e ka të administruar dozën e vet dhe inter reagimet me ilaçet tjera, reagimi individual i çdo pacienti ndaj ilaçeve të ndryshme, si dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Reagimet më të shpeshta të padëshiruara nga kimioterapia janë gërditja, vjellja, diarreja, obstipacioni, tharja e gojës, afta, alopecia (rënia e flokëve). Kimioterapia vepron edhe te palca kurrizore ku prodhohen qelizat e kuqe dhe të bardha dhe trombocitet që sjell deri te zvogëlimi i tyre që nuk është e përhershme.Shpesh paraqitet lodhje, tharje në sy, të mpirit e këmbëve, dhimbje në muskuj, zvogëlimi i memories dhe çrregullimi i fertilitetit. Shumica e efekteve të padëshiruara nga kimioterapia nuk janë të përhershme dhe kalojnë, ndërsa mund të parandalohen dhe të limituara me ilaçe adekuate, dhe këshilla të cilat pacientët i marrin nga mjekët, për çka duhet të kenë kujdes gjatë mjekimit me kimioterapi.---NDERHYRJA KIRURGJIKALENderhyrja kirurgjikale eshjte gjithashtu nje nder metodat me te zakonshme per kurimin e kancerit .Ajo aplikohet ne rastet kur masa tumoriale eshte e perqendruar ne nje zone te caktuar dhe behet e mundur heqja e saj . Ne varesi te llojit dhe permasave te tumroti nderhyrja kirurgjikale shoqerohet me kimioterapi para ose pas nderhyrjes.Menyrat e nderhyrjeve kirurgjikale per heqejen e kancerit sa vine edhe behen me moderne.Madje ne QSUT eshte bere e mundur heqja e nje mase tumoriale ne tru e nje pacientjeje nderkohe qe ajo ishte zgjuar.

Page 17: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

---ONKOLOGJIA E RREZATIMITOnkologjia e Rrezatimit është diciplinë e cila përmes përdorimit të rrezatimit jonizues shqyrton efektet e rrezatimit në kancer, sjelljen e tumoreve dhe gjithashtu bën hulumtime në këtë fushë.Onkologjia e rrezatimit ka dy fusha aplikimi: Radioterapinë dhe Radiokirurgjinë.

RADIOTERAPIA(Terapi me rreze -X)Radioterapia përdoret si në trajtimin e indeve kanceroze ashtu edhe tek trajtimi i disa tumoreve jo-malinje me rrezatim. Ajo njihet edhe si “terapi rrezatuese” apo “Terapi me rreze X“. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim t’i vrasin kanceroze apo të ndalojnë rritjen e tyre. Radioterapia aplikohet shpesh në trajtimin e kancerit. 60-80% e pacientëve të diagnostifikuar me kancer kanë nevojë të paktën për një dozë radioterapie.Pajisjet trajtuese të përdorura gjatë aplikimit të Onkologjisë Rrezatuese:1.RapidarkRapidark është një pajisje radioterapie e teknologjisë së lartë e cila redukton sasinë e kohës që pacientët duhet t’i nënshtrohen terapisë rrezatuese. Ajo siguron rehati më të madhe dhe lehtësi për pacientin duke ulur kohëzgjatjen e seancave të radioterapisë nga 15-30 minuta në më pak se 2 minuta.

Page 18: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

2.TrilogjiaTrilogjia është një lloj i përshpejtuesit linear (pajisje LINAC) e cila përdoret në trajtimin me radioterapi. Pajisja Trilogji bashkon karakteristika të ndryshme që gjenden në pajisjet e tjera duke mundësuar ndërhyrjen e saktë nga specialistët në hapësirën më të shkurtër kohore dhe në një proporcion ideal. Kjo do të thotë se pacienti merr trajtim më të saktë në hapësirë kohore më të shkurtër.3.BrakiterapiaBrakiterapia është një metodë që përdoret për të rritur kontrollin lokal të çrregullimit duke rritur dozën e rrezatimit që aplikohet në tumor para dhe pas radioterapisë së jashtme. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të përdoret më vete për qëllime kurative në pacientët gjendja e të cilëve ka nevojë për një trajtim të tillë.Në Brakiterapi burimet radioaktive vendosen në indet e tumorit dhe shënjestrojnë tumoret me metoda unike duke siguruar kufizimin i dozës rreth burimeve.

Teknikat e përdorura në zbatimin e Onkologjisë së Rrezatimit:IGRT : Terapia rrezatuese e drejtuar sipas imazhitIMRT: Terapia rrrezatuese me intensitet të moduluarRadioterapi konformale: Radioterapia konformale 3DSRT/SRS: Radioterapia Stereotaktike/Radiokirurgjia Stereotaktike

Page 19: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Në bazë të gjendjes së sëmundjes radioterapia mund të ndahet në dy grupe kryesore:Radioterapia kurative – Në dritën e informatave në dispozicion rreth sëmundjes ajo aplikohet në rastet kur sëmundja mund të trajtohet plotësisht. Ajo mund të aplikohet vetëm apo me kirurgji ose kimioterapi.Radioterapia paliative – Zbatohet në rastet kur është e pamundur shkatërrimi i plotë i sëmundjes. Qëllimi i saj është të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit që përballen me sëmundje serioze e komplekse. Për shembull dhimbja e kockave nga një pacient mund të reduktohet me anë të radioterapisë. Humbja e gjakut mund të vihet nën kontroll me anë të radioterapisë të aplikuar në tumoret hemorragjike. Doza e rrezatimit të dhënë në këtë lloj radioterapie është më pak sesa doza e dhënë në radioterapinë kurative. Kohëzgjatja e trajtimit është po ashtu më e shkurtër.Radiokirurgjia (Trajtimi kirurgjik pa bisturi dhe pa gjakderdhje duke përdorur rrezet)Qëllimi themelor në radiokirurgji është drejtimi i rrezeve me energji shumë të ulët në zonën e sëmurë duke u fokusuar rrezet me energji të larta vetëm në atë zonë.Qëllimi është që të tkurrë ose vrasë qelizat kanceroze me rreze intensive duke i mbrojtur indet e shëndosha përreth nga efektet e dëmshme të rrezatimit. Teknikat e përdorura në aplikimin e Onkologjisë së Rrezatimit SRS / SRT:Radiokirurgjia Stereotaktike(SRS) njihet si trajtimi i një objektivi specifik perms koordinatave 3-D e cila bën të mundur shkatërrimin e plotë të tumorit me anë të dozave të larta të rrezatimit.Në rastet kur kjo terapi aplikohet në më shumë se një seancë (zakonisht 3-5 seanca) quhet Radioterapi Stereotaktike (SRT).

Page 20: Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Page 21: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

---IMUNOTERAPIAImunoterapia (bioterapia ose terapia biologjike) është një lloj i trajtimit për shërimin e

kancerit përmes së cilës rritet aftësia natyrore e trupit për t’u mbrojtur nga qelizat e kancerit.

Edhe pse shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurtë se si ndikon imunoterapia në kancer, deri më tani ata kanë konstatuar se ajo definitivisht mund ta ngadalësojë ose ndalojë përhapjen e qelizave të kancerit.

Ekzistojnë disa lloje të imunoterapisë, ndërsa më së shumti përdoren:- terapia qelizore- terapia me antitrupa- terapia me citokinineCAR T - terapia qelizore është një lloj i imunoterapisë, një mënyrë e re e trajtimit eksperimental përmes të cilit sistemin imunitar stimulohet për t’i njohur dhe sulmuar qelizat e kancerit, transmeton Koha.net, por edhe sëmundjet e tjera. Imunoterapinë disa ekspertë e konsiderojnë premtuese.Këtë vit, FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA) i miratoi edhe 2 ilaçe për imunoterapi të cilat do të përdoren në trajtimin e melanomës dhe leukemisë kronike limfocitike.Ekspertët theksojnë se, për ta trajtuar kancerin, ata synojnë të punojnë në zbulimin e mënyrave të reja për ta forcuar imunitetin. Kjo e sjell një qasje krejt të re të vrasjes së qelizave të kancerit.

Page 22: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

Rëndësia e qelizave TQelizat T ndodhen në sistemin vaskular dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme në njohjen dhe shkatërrimin e infeksionit. Qelizat e kancerit sillen si qeliza normale, kështu që sistemi imunitar nuk kupton se ato janë të parregullta. Shkencëtarët i kanë modifikuar qelizat T që ato t’i njohin dhe sulmojnë qelizat e kancerit.Temperatura e lartë është një shenjë që qelizat T po e bëjnë punën e tyre. Nëse mjekët nuk mund të arrijnë ta ulin temperaturën e trupit tuaj, ata duhet ta zvogëlojnë nivelin e qelizave T me ilaçe të tjera dhe ta përfundojnë trajtimin e kancerit.Hulumtuesit vazhdojë t’i testojnë qelizat e modifikuara T në llojet e tjera të kancerit, si leukemia, limfoma dhe mieloma. Ata gjithashtu do të punojnë në modifikimin e qelizave T për trajtimin e kancereve më të zakonshme, si kanceri kolorektal, kanceri ovarian dhe kanceri i gjirit.

Page 23: Kanceri,forme e rebelimit qelizor

A jemi në gjurmë të një ilaçi për kancer?Kanceri mund të zhvillohet, sepse sistemi imunitar nuk e sulmon absolutisht çdo qelizë të kancerit. Sistemi imunitar pas një kohe bën pauzë, apo fillon të punojë më dobët dhe pastaj me kohë vazhdon të punojë siç duhet.Sikur sistemi imunitar do të ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë kohës, temperatura e trupit do të ishte e ngritur vazhdimisht dhe do të shfaqej skuqja e lëkurës.Shkencëtarët tani janë duke u përpjekur që sa më shumë të jetë e mundur ta reduktojnë kohëzgjatjen e këtyre fazave gjatë të cilave sistemi imunitar punon më dobët. Ky lloj i trajtimit duhet të jetë i suksesshëm në kancerin e mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.Megjithatë, ekziston një rrezik që qelizat T të fillojnë t’i sulmojnë edhe qelizat e shëndetshme të trupit. Kjo mund të shkaktojë probleme si koliti, hepatiti, skuqje të rënda të lëkurës, inflamacion të hipofizës dhe inflamacion të tiroideve. Deri tani, ky lloj trajtimi ka ndihmuar në shërimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.Shkencëtarët shpresojnë se do të kenë rezultate po aq pozitive në trajtimin e kancerit të gjirit, mushkërive, qafës së mitrës, prostatës, kokës, qafës, tiroideve dhe veshkave.