lajme të mira - procreditbank.com.mk vesti 06 alb.pdf · biznes forume: e shËnojmË...

11
Bankë e cila punon për Ju NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË: BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME GJATË SHFRYTËZIMIT TË KARTELAVE KREDITORE PËRKRAHJA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË KUSHTE TË VËSHTIRËSUARA PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN nr. 6-09 Lajme Të Mira KARNEM-IT KLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITET KARNEM-IT KLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITET TEMA JONË:

Upload: doanhanh

Post on 30-Jan-2018

233 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Bankë e cila punon për Ju

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË:

BIZNES FORUME:

E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE

PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME GJATË SHFRYTËZIMIT TË KARTELAVE KREDITORE

PËRKRAHJA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË KUSHTE TË VËSHTIRËSUARA PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE

P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË

RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN

P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË

RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN

nr. 6-09Lajme Të Mira

KARNEM-IT

KLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITETKARNEM-IT

KLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITET

TEMA JONË:

Page 2: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

2

www.procreditbank.com.mk

3

Misioni ynëMisioni ynë është të jemi bankë e orientuar drejt zhvillimit me shërbim të tërësishëm. Ne ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme për të cilat jemi të bindur se krijojnë numër më të madh të punësimeve të reja dhe japin kontribut vital në zhvillimin e ekonomisë në kuadër të veprimtarisë të cilën e kryejnë.

Për dallim nga bankat tjera, banka jonë nuk promovon kredi të konsumit. Ne fokusohemi në veprimtarinë bankare të përgjegjshme me ndërtim të kulturës së kursimit dhe partneritet afatgjatë me klientët tanë.

Aksionarët tanë presin kthim të sigurt dhe të vazhdueshëm të investimeve, por në themel pa interes për rritje afatshkurtër të profitit. Ne e zgjerojmë investimin në trajnim të të punësuarve tanë me qëllim që të krijojmë atmosferë efikase dhe çlodhëse dhe të mundësojmë shërbim miqësor i cili më së shumti u përgjigjet klientëve tanë.

EKIPI I BASHKËPUNËTORËVE:Biljana Tasevska – Udhëheqëse e Sektorit për Shërbim të Klientëve; Magdalena Hristova – Udhëheqëse e Sektorit për Kontroll Financiar; Rezak Fetai – Sektori i Financave dhe Kontrollimit në ProCredit Holding, Gjermani; Biljana Trajkovska – Përgjegjëse për marketing; Marija Angelova – Përgjegjëse për trajnim; Nikola Stefanov – Analist regjional kredish

ProCredit Bank SH.A. Shkup, Bul. Jane Sandanski 109a, 1000 ShkupTel. 02 / 2446 000, Faks 02 / 321 99 [email protected]

Të drejtat autoriale:© 2009 ProCredit Banka SH.A. ShkupTë gjitha të drejtat të ruajtura. As ky botim, as cilado qoftë pjesë e tij nuk mund të shumëzohen, të ruhen në sisteme për ofrim të të dhënave ose të barten në cilëndo qoftë formë ose në cilëndo qoftë mënyrë, elektronike, mekanike, fotokopje, incizim ose formë tjetër, pa lejen paraprake nga ProKredit Banka SHA Shkup.

Të nderuar miq,

Me kënaqësi Jua prezantojmë edicionin vjeshtor të magazinës për klientë – Lajme të Mira. Duke i pasur klientët e vetë në fokusin e vëmendjes, ProCredit Banka edhe në këtë numër informon për tema dhe ngjarje aktuale nga fusha e punës bankare, financave dhe përgjegjësisë shoqërore.

Tema e numrit është shfrytëzimi i kartave për pagesë si zëvendësim për pagesën me para në dorë, me theks të veçantë në përgjegjësinë gjatë shfrytëzimit të kartave të kredisë, si parandalim nga huamarrja e tepërt.

Do të Ju njohim më së afërmi me vlerat e ProCredit Bankës, duke i theksuar elementet kryesore të misionit tonë korporativ, si edhe përcaktimet sipas të cilave dallohemi nga bankat tjera në treg.

Me Ju i ndajmë edhe momentet nga shënimi i gjashtëvjetorit të ProCredit Bankës. Me rastin e gjashtëvjetorit të punës së suksesshme në tregun maqedonas, të punësuarit në Bankë kontribuuan për rigjallërimin e Dojranit dhe Liqenit të Dojranit nëpërmjet një sërë aktivitetesh: shtimin e peshqve, vendosjen e ulëseve dhe koshave për mbeturina, hartën e Dojranit të Vjetër si edhe tabela të drunjta informative.

Në këtë vit specifik ekonomik, kontrollimi i harxhimeve në kompanitë erdhi në shprehje të plotë. Prandaj, në këtë numër u kushtojmë vëmendje masave dhe aktiviteteve nëpërmjet të cilave harxhimet mund të menaxhohen me sukses, e ndërkaq të mbahet, bile edhe të përmirësohet pozita në treg.

Përveç kontrollit ndaj harxhimeve, për arritjen e pozitës më të mirë në treg, shumë i rëndësishëm është edhe reputacioni. Pikërisht për këtë, me temën e fundit të këtij numri do të Ju japim ide si të udhëhiqni me reputacionin Tuaj personal si edhe reputacionin e kompanisë Tuaj.

Ne mbetemi Bankë të cilës mund t’i besoni. Të gjithë Juve, të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë, Ju dëshirojmë sukses të madh në punë.

Me respekt,

Ekipi i ProCredit Bankës

MISIONI YNË........................................................................ 2

HYRJE................................................................................. 3

TEMA JONË: PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME GJATË SHFRYTËZIMIT TË KARTELAVE KREDITORE............................ 4

PROCREDIT HOLDING: BANKA TË PËRGJEGJSHME PËR NJERËZ TË RËNDOMTË......... 6

RRËFIMI IM: P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN............................... 8

PËRVOJA TË FITUARA JASHTË VENDIT: SHPRESOJ SE KONTRIBUOJ ME PËRGJEGJËSI PËR PROCREDIT GRUPIN DHE SHOQËRINË................................. 10

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE................................................. 12

BIZNES FORUME: PËRKRAHJA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË KUSHTE TË VËSHTIRËSUARA PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE.. 14

TRANSPARENCË: SI TË KONTROLLOHEN HARXHIMET, POR TË MBETEMI TË POZICIONUAR LARTË NË KUSHTE TË KRIZËS........................ 15

RRËFIMI IM: MIHALJO MIHALJOSKI, PRONAR I KARNEM-IT KLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITET......................... 16

TRAJNIM DHE EDUKIM: REPUTACIONI I KOMPANISË – REFERENCË KYÇE E KLIENTIT.............................................. 18

Page 3: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

4

www.procreditbank.com.mk

5

TEMA JONË: PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME GJATË SHFRYTËZIMIT TË KARTELAVE KREDITORE

Para se të aplikoni për çfarëdo qoftë kartë pagimi, është e nevojshme të posedoni llogari për transaksione në Bankën Tuaj. Llogaria për transaksione shfrytëzohet për kryerje të pagave në vend dhe jashtë vendit, pagesa, tërheqje, punë këmbimi. Të punësuarit, nëpërmjet llogarisë për transaksione e pranojnë rrogën e tyre, ndërsa pensionistët pensionin e tyre. Por, llogari për transaksione mund të kenë edhe studentët, personat e papunësuar, sipërmarrësit, biznesmenët...

Pagesa e parave mund të bëhet në llogarinë personale për transaksione ose në llogarinë për transaksione të individit tjetër, ndërsa tërheqja e parave mund të kryhet vetëm nga llogaria personale për transaksione ose nga llogaria në të cilën personi i cili i tërheq mjetet është i autorizuar.

Llogaria për transaksione përveç në valutë lokale – denar maqedonas (MKD), mund të jetë edhe në euro (EUR), dollar amerikan (USD), franga zvicerane (CHF), dollar australian (AUD) dhe funta britanike (GBP).

Shfrytëzimi i llogarisë për transaksione më së shpeshti nuk është pa pagesë. Kini parasysh se bankat arkëtojnë për hapje, mirëmbajtje, dorëzim të raporteve, mbyllje të llogarisë, si edhe aktivizim të urdhrit periodik ose transferimeve financiare në vend dhe jashtë vendit. Për këtë arsye është mirë që të kontrollohen ofertat e bankave të ndryshme dhe gjatë procesit të hapjes së llogarisë të kërkohet nga zyrtari bankar të Ju informojë për të gjitha shpenzimet e lidhura me shfrytëzimin e llogarisë për transaksione.

Kartat e debitit për pagesë janë të lidhura me llogarinë për transaksione. Shuma e mjeteve financiare në dispozicion në kartën e debitit është e njëjtë me shumën e mjeteve të cilën e keni në llogarinë Tuaj për transaksione (duke e përfshirë edhe tejkalimin në llogari, nëse e njëjta Ju është miratuar). Kur paguani me kartë debiti, llogaria Juaj për transaksione ngarkohet në të njëjtin moment. Nga ana tjetër, me kartat kreditore

për pagesë blini kur Ju konvenon Juve, ndërsa paguani gjatë disa herëve në bazë të faturës të cilën e merrni nga banka.

Kartat në bankomate dhe vende pagimi shfrytëzohen me numër personal për identifikim (PIN) i cili më së shpeshti përbëhet nga 4 numra. Niveli i sigurisë është i lartë nëse u përmbaheni rekomandimeve mos ta ruani PIN-in në formë të shkruar bashkë me kartën. Mundohuni ta mbani mend.

Shfrytëzimi i kartave për pagesë nuk është falas. Prandaj, para se të zgjidhni kartë, kontrollojeni provizionin e bankës për lëshim të kartës, anëtarësimet vjetore për shfrytëzim të saj, provizionet për rilëshim të kartës së humbur/vjedhur ose të PIN-it, si edhe provizionet për tërheqje të parave nga bankomati.

Mendohuni cila kartë u përgjigjet më mirë nevojave dhe mundësive Tuaja. Për dallim prej kartave të debitit të cilat Ju mundësojnë pagesë me paratë Tuaja, kartat e kredisë kërkojnë kujdes më të madh nga ana e shfrytëzuesit. Ata paraqesin një lloj kreditimi afatshkurtër dhe mund të Ju ngarkojnë po aq sa kreditë e konsumit. Kartat e kredisë zakonisht karakterizohen me shkallë të lartë të interesit dhe paraqesin mënyrë të shtrenjtë të huamarrjes.

Bëhuni posaçërisht të kujdesshëm në raport me limitin e kredisë të cilin Jua miraton banka. Kontrolloni me punëtorin bankar në cilën mënyrë rritet limiti, sepse disa banka automatikisht e risin limitin e miratuar (vetëm me lajmërim me shkrim, pa konsultim paraprak me klientin).

Për shkak të shfrytëzimit të papërgjegjshëm të limiteve, kartat e kreditit shpesh sjellin deri në futje të tepërt në borxhe, dhe në rastin më të keq klienti vendoset në pozitë të merr kredi konsumi që ta mbulojë borxhin e kartës së kredisë. Mbulesa e këtillë e njërit borxh me tjetër, çon deri te rrethi futjes së tepërt në borxhe nga i cili shumë vështirë dilet. Këshilla jonë do të ishte se nuk duhet të pranoni dhe të shfrytëzoni limit të kartës së kredisë i cili është më i madh se mundësitë e Juaja reale për kthim të të njëjtit, bile edhe kur bankat Ju ofrojnë limite të larta.

Kartat e pagesës janë zëvendësimi i pagimit me para në dorë dhe janë të lidhura me llogarinë për transaksione. Kartat

paraqesin kuletën Tuaj elektronike. Me ta mund të tërhiqni para nga bankomati, të blini në POS-terminale, të blini

nëpërmjet internetit, të rezervoni akomodim hoteli apo biletë avioni. Gjatë shfrytëzimit të kartës Tuaj në internet, është

e nevojshme që ueb-faqja ta ketë Maqedoninë në listën e vendeve për porosi, ndërsa transaksioni llogaritet si i sigurt

nëse ueb-faqja kërkon bartje të kodit CVV2, i cili gjendet në anën e prapme të kartës. Ekzistojnë dy lloje të kartave për

pagesë: debiti dhe krediti.

Përgjegjësia individuale dhe informimi i klientit janë faktorë shumë të rëndësishëm për shfrytëzim racional dhe

joracional të kartave të kredisë. Rreziku i përdorimit të papërshtatshëm të këtyre kartave është i madh. Jo rrallë

kartat e kredisë shfrytëzohen për blerje të prodhimeve ose shfrytëzim të shërbimeve, të cilat nëse nuk do ta kishit

kartën nuk do t’i kishit konsumuar.

Page 4: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

6

www.procreditbank.com.mk

7

ProCredit është grup global i bankave të përgjegjshme nga fqinjësia për njerëzit e rëndomtë. Duke bërë një vështrim më të kujdesshëm në fjalët kyçe në këtë sintagmë të shkurtër, e cila paraqet rezyme të asaj që e theksojmë kur përcaktojmë cilët jemi dhe me çka dallohemi nga bankat tjera, do t’u japim theks të veçantë elementeve kryesore të misionit korporativ të bankës.

Theksi i përgjegjësisë rrjedh nga përpjekja jonë për avancim të zhvillimit, përkushtimit ndaj klientëve tanë dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të kontrolluar, të qëndrueshëm të institucioneve tona.

Ne punojmë në vende në zhvillim dhe ekonomi në tranzicion, duke siguruar kredi për biznese të vogla dhe duke ofruar shërbime bankare të thjeshta, të kuptueshme për njerëzit e rëndomtë. Pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në sektorin formal financiar është e rëndësishme në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme, ndërsa qasja deri te kreditë e përgjegjshme u ndihmon bizneseve të vogla, të cilët janë forca lëvizëse e ngritjes ekonomike, të zhvillohen. Në shumicën e vendeve në zhvillim dhe ekonomive në tranzicion, këta grupe synuese janë të lëna pas dore nga ana e institucioneve financiare. Për shkak të kësaj, sigurimi i shërbimeve formale bankare për ta paraqet prioritet zhvillimor, por më e rëndësishme është që kjo të bëhet në mënyrë të përgjegjshme.

PROCREDIT HOLDING: .BANKA TË PËRGJEGJSHME PËR NJERËZ TË RËNDOMTË

Kjo është në kundërshtim me mënyrën e punës së një numri të madh të bankave komerciale, të cilat kryesisht përqendrohen në kreditë e konsumit për pranuesit e rrogave. Kreditimi i konsumit është relativisht i lehtë për organizim në përmasa të mëdha dhe përpurthet shkëlqyeshëm në qasjen e tyre të orientuar drejt kapitalit gjatë analizës kredituese; mbështetet në procedurë të thjeshtë të mjeteve të pranuesit të rrogës, respektivisht, të rrogës dhe hipotekës.

Megjithatë, kjo mund të sjellë deri te kreditimi i papërgjegjshëm nëse zbatohet nën moton “pa parashtrim të pyetjeve”, respektivisht kur është mbështetur me reklamim agresiv, shumë shpesh, edhe reklamim të rrejshëm. Kjo, nga ana e vet, e trason rrugën deri te futja e tepruar në borxhe te popullata.

Nëse vetëm e shohim ndikimin e kolapsit hipotekar dhe krizën vijuese në sektorin botëror financiar, rreziqet e lidhura me qasjen e tillë janë të dukshme.

Mandej, në raport me mobilizimin e depozitave, bankat konvencionale komerciale më së shpeshti nuk janë të interesuara për kursyesit e vegjël. Në vend të kësaj, ekziston tendencë ata të fokusohen në depozita me të parë të plasuar nga ana e ndërmarrjeve të mëdha dhe depozita të afatizuara të klasës së lartë të mesme. Në kundërshtim me këtë, ProCredit ka për qëllim t’i përfshijë pikërisht kursyesit e vegjël. Ne ofrojmë produkte atraktive kursimi pa kërkesë për saldo minimale në llogari, bashkërisht me spektrin themelor të shërbimeve standarde bankare, duke përfshirë edhe karta debiti, shërbime elektronike bankare, tejkalime të lejuara në llogari dhe qarkullim të pagave.

Përpjekja jonë është ndërtimi i institucioneve formale, të rregulluara financiare të cilat janë të qëndrueshme në aspektin komercial dhe të afta të sigurojnë paletë standarde të shërbimeve bankare. Ofrojmë shërbime për spektrin e tërësishëm të bizneseve në kuadër të sektorit për ndërmarrje shumë të vogla, të vogla dhe të mesme – nga “mikrondërmarrjet” joformale deri te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Bizneset e tilla janë grup vital i klientëve i cili krijon vende të reja të punës dhe e motivon zhvillimin ekonomik. Ai është grupi i cili është i shërbyer në mënyrë të papërshtatshme nga ana e bankave tjera komerciale. Në këtë drejtim, ProCredit Bankat dallohen nga organizatat joqeveritare, dhënëse të mikro kredive. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë baraspeshës mes zhvillimit institucional dhe nevojës për të nxjerrë fitim.

Ne gjithashtu i vendosim theks veprimit si grup. Njëra nga anët tona të forta është ajo që ProCredit funksionon si grup global i gërshetuar ngushtë me ekip të fuqishëm ndërkombëtar të menaxherëve. Grupi paraprihet nga ProCredit Holding, kompania nënë, e cila posedon pako shumicë në të gjitha institucionet e ProCreditit. ProCredit ka ndikim të fuqishëm ndaj degëve të saja dhe e përkrah implementimin e praktikave më të mira bankare anekënd grupit. Kohë më parë grupi vendosi ta bashkëngjisë implementimin sistematik të standardeve për udhëheqje me rrezik në pajtueshmëri me rregullat bankare gjermane.

Grupi ProCredit është në pronësi të aksionarëve të cilët kanë vizion afatgjatë. Ata themeluan banka të cilat janë të fokusuara në shërbim të grupit të synuar dhe arritje të qëllimeve zhvilluese dhe fitimprurëse. Aksionarët insistojnë të përfitojnë fitim adekuat, të qëndrueshëm, afatgjatë duke e zbatuar konceptin e “bankës së përgjegjshme nga fqinjësia”, që nuk i jep përparësi veçanërisht maksimizimit të fitimit afatshkurtër.

ProCredit fokusohet në sigurimin e kredive për ndërmarrjet e vogla, veçanërisht në rastet kur kredikërkuesit i mungojnë mjete likuiditeti ose llogari formale. ProCredit zbaton teknologji kredie të zhvilluar gjatë viteve nga ana e IPC-së, e cila mbështetet në analizë të kujdesshme, por efikase të aftësisë dhe përgatitjes së klientit për pagesë të kredisë. Qëllimi është që të sigurohet siguri se klienti nuk do të futet së tepërmi në borxhe dhe do të jetë në mundësi në mënyrë produktive t’i shfrytëzojë mjetet e kredisë. Gjatë viteve të kaluara arritëm të krijojmë lidhje të forta, afatgjate me klientët tanë në këtë bazë, ndërsa luajaliteti i tyre është shprehje e mirëkuptimit tonë për nevojat e tyre afariste.

Qasja jonë e bankës nga fqinjësia mbështetet në përpjekjen tonë për dispozicion, besim, partneritet dhe orientim afatgjatë në bashkësitë në të cilat klientët tanë jetojnë dhe punojnë. Investojmë konsiderueshëm në nisma për përparimin e transparencës dhe edukimit financiar me qëllim që të krijojmë mirëkuptim mes popullsisë dhe klientëve tanë për atë sa në të vërtetë kushtojnë shërbimet financiare dhe si shfrytëzohen në mënyrë më të përshtatshme. Bankat tona synojnë të bëhen pjesë përbërëse e bashkësisë, jo vetëm nëpërmjet sigurimit të shërbimeve financiare, por edhe nëpërmjet përkrahjes së nismave më të gjera lokale, qofshin ato projekte për ndërtim apo rikonstruksion të fushave për lojë, aktivitete nga fusha e kulturës ose përpjekje për përkrahje të bashkësisë. Ne nuk e kuptojmë marketingun si mjet për reklamim tej mase dhe në vend të kësaj fokusohemi në zhvillimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me klientët dhe bashkësitë lokale të shërbyera nga ana e degëve tona.

Banco ProCredit Mozambique

ProCredit BankDemocratic Republic of Congo

ProCredit Savings and Loans GhanaBanco Los Andes

ProCredit Bolivia

Banco ProCredit Ecuador

Banco ProCredit Nicaragua

Banco ProCredit El Salvador

www.procredit-holding.com

ProCredit Bank Bosnia and Herzegovina

ProCredit Bank Georgia

ProCredit Bank Bulgaria

ProCredit Bank Ukraine

ProCredit Bank Kosovo

ProCredit Bank Albania

ProCredit Bank Macedonia

ProCredit Bank Moldova

ProCredit Bank Serbia

ProCredit Bank Romania

ProCredit Bank Armenia

ProCredit Services Colombia

Banco ProCredit Honduras

ProCredit Bank Kyrgyzstan

(planned)

ProCreditMexico

ProCredit Bank Sierra Leone

ProCredit: Banks around the corner and around the world

ProCredit Holding

Page 5: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

8

www.procreditbank.com.mk

9

Libri i Artë është themeluar në vitin 2004, me kapital privat të katër anëtarëve. Ideja për fillimin e këtij biznesi udhëhiqej nga konstatimi se në të gjitha tregjet më të zhvilluara ekzistojnë informatorë të cilat njerëzit i shfrytë-zojnë në shtëpi dhe në punë për fitimin e informatave të nevojshme për jetën e përditshme. Vlerësimi ynë ishte se në tregun në Maqedoni ka hapësirë të zhvillojmë prodhim të tillë, dhe në atë ide ende punojnë me ngulm.

Në fillim, shumë kohë na morri krijimi i bazës relevante të të dhënave për ndërmarrjet në Maqedoni, si edhe trajnimi i forcës së shitjes, për çka në atë kohë por edhe tani nuk ekzistojnë kurse relevante ose trajnime. Gjithsesi, si në të gjitha bizneset tjera na nevojiteshin thuajse dy vite të hyjmë në fshehtësitë e këtij “zanati” dhe gjatë atyre dy viteve humbëm shumë kohë që ta gjejmë modelin e vërtetë për punë.

Publiku para së gjithash na njeh nga informatorët e shtypur nën markën “Libri i Artë”. Kemi edhe ueb edicion në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht. Prej para një viti lëshuam edhe një ueb faqe www.sk.com.mk – udhëzues kulturor për Shkupin, ku japim informata nga fusha e kulturës, sportit, argëtimit... Japim shërbime në domenin e Marketingut të drejtpërdrejtë – shitje të bazave të të dhënave dhe postë të drejtpërdrejtë.

Botimet e Librit të Artë distribuohen falas nëpërmjet rrjetit të shitjes me pakicë të Media Print Makedonija, Koha dhe sallonet e Telekomit të Maqedonisë, si edhe panairet e shumta, promovimet dhe ngjarjet ku ka frekuencë të një numri të madh njerëzish.

Shpalljet reklamuese dhe shërbimet tjera të P3 Infomedia shiten posaçërisht nëpërmjet shitjes së drejtpërdrejtë të konsulentëve të trajnuar të marketingut të cilët para së gjithash u ndihmojnë ndërmarrjeve të vijnë deri te zgjedhja më e mirë për promovim të shërbimeve dhe prodhimeve të tyre.

RRËFIMI IM: VLADIMIR VECOVSKI, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I P3 INFOMEDIA – LIBRI I ARTË RAPORT I SINQERTË NDAJ KLIENTËVE DHE BASHKËPUNIM NË PRINCIPIN WIN-WIN

Prodhimet e shtypura shfrytëzohen në masë. Vërtetim për këtë është ajo që në vitin 2009 Libri i Artë u zgjodh si Superbrend për Maqedoninë. Duke e marrë parasysh faktin që thuajse 50% e popullsisë në Maqedoni në këtë moment shfrytëzon internet, jemi të kënaqur nga fakti që në muaj kemi 40.000 mijë shfrytëzues të ndryshëm në ueb botimet tona.

Motoja jonë është që prodhimet e P3 Infomedia të jenë burim Numër një i Informatave të vlefshme, të rëndomta, të azhurnuara dhe me çmim të ulët të nevojshme për jetën e përditshme. Klientët tanë presin që reklama e tyre të depërtojë deri te numri sa më i madh i blerësve të mundshëm dhe me atë investimi i tyre të paguhet. Ne japim përpjekje maksimale mos t’i dëshpërojmë pritjet e klientëve tanë.

Numërohemi në mesin e firmave të vogla me 18 të punësuar. Njerëzit të cilët punojnë në shitje kanë çdoherë përparësi në P3 Infomedia. Secili shpërblehet individualisht sipas rezultateve të tij. Në të njëjtën kohë ndërmarrja u ndihmon të gjithë të punësuarve që të jenë sa të jetë e mundur më të suksesshëm në punën e tyre.

Në Maqedoni ka edhe emërore tjera, por askush prej tyre nuk ka shpërndarje të gjerë dhe falas deri te shfrytëzuesit përfundimtarë, ndërmarrjet dhe familjet. Ekipi i ri i përbërë prej profesionistëve të cilët janë të përkushtuar maksimalisht në punë është dallimi i dytë i rëndësishëm mes neve dhe konkurrencës. Konkurrenca është çdoherë e mirëseardhur, na motivon të shkojmë përpara dhe të përpiqemi më shumë.

Kemi rritje të vazhdueshme në 5 vitet e kaluara sipas të gjitha param-etrave të cilat janë të rëndësishme për industrinë tonë. Jemi të kënaqur, por para neve qëndron edhe shumë punë. Investojmë që nga fillimi në ndërtimin e markës Libri i Artë dhe shfrytëzimin e prodhimit nëpërmjet aktiviteteve të marketingut dhe rritjes së tirazhit të botimeve. Trajnimi i vazhdueshëm i të punësuarve tanë si edhe përmirësimi i kushteve për punën e tyre është drejtimi i dytë i investimeve tona.

Gjatë vitit 2010 planifikojmë investime serioze në pjesën e versioneve të internetit të Librit të Artë, si edhe zgjerim fillestar drejt njërit prej tregjeve tona fqinje.

Në partneritet me ProCredit Bankën deri tani kemi organizuar 30 punëtori anekënd Maqedonisë. Kjo për ne dhe

për Bankën paraqet mundësi të shkëlqyeshme që për së afërmi t’i njohim ndërmarrjet, t’i kuptojmë nevojat dhe

problemet e tyre, si edhe të bartim një pjesë të dijeve dhe përvojave tona në tema të caktuara të cilat janë të

rëndësishme për ta.

Në vitet e kaluara kemi mësuar se që të arrihet sukses në këtë sferë është i nevojshëm raporti i sinqertë ndaj

klientëve dhe bashkëpunëtorëve në principin win-win. Nuk është e mundur që P3 Infomedia të jetë e suksesshme

dhe të ritet në periudhë afatgjate, nëse e njëjta nuk ndodh me klientët e saj. Përsosje dhe saktësi në raport me të

dhënat të cilat ia mundësojmë publikut janë dimensioni i dytë i rëndësishëm i punës tonë. Të dyja grupet është e

pamundur të bashkëpunojnë në mënyrë cilësore nëse nuk ekziston punë e vërtetë ekipore te të gjithë të punësuarit

në P3 Infomedia.

Page 6: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

10

www.procreditbank.com.mk

11

përkrahje gjatë financimit, resurse njerëzore, MIS, revizion, kontroll, udhëheqje me rreziqe, kreditim etj.

Rolin tim në Holding do të kisha mundur ta ndaj në disa faza. Në periudhën e parë obligimet e mia përbëheshin nga kontrollimet kualitative të raporteve financiare që dërgohen në bazë të rregullt deri te Holdingu nga bankat e ndryshme. Në këtë mënyrë kisha mundësi të njihem me specifikat e bankave/vendeve të ndryshme, në raport me punën e tyre financiare.

Në fazën e dytë, roli im përbëhej nga kontrollimi i përkrahjes së bankave në lidhje me planet e biznesit, si edhe konsolidimin e tyre. Gjithashtu, në ndërkohë mora pjesë në analiza të ndryshme që bëheshin për nevojat e Holdingut.

Në fazën e tretë, morra pjesë në projektin për optimizim të harxhimeve, me ç’rast e analizuam strukturën e harxhimeve të të gjitha bankave në grup, si edhe praktikat e ndryshme gjatë menaxhimit të të njëjtave. Në këtë moment jam në ProCredit Bosnje dhe Hercegovinë, me detyra të caktuara në fushën e udhëheqjes me rreziqe.

Mundësia e dhënë t’i shoh punët nga perspektiva të ndryshme është me rëndësi të jashtëzakonshme, për shkak se vetëm në këtë mënyrë njeriu mund të sjell vendime më të mira, por gjithashtu të jetë bindshëm i qëndrueshëm në zbatimin e tyre. Me ndarjen e përvojës sime në mjediset në të cilat punoj, shpresoj që kontribuoj maksimalisht dhe përgjegjshëm për grupin dhe shoqërinë.

Në Gjermani jetoj në Frankfurt, qytet i cili është më internacional në vend. Frankfurti është qendër financiare e kontinentit, qytet i vërtetë evropian, qyteti i Getes, i bursës, i panairit të librave, i rrokaqiejve... Në rrugët e Frankfurtit dëgjohet secila gjuhë e botës që qytetit i jep specifikë dhe bukuri shtesë.

Edhe pse jemi me prejardhje nga mjedise të ndryshme sociale, shtete dhe kontinente, duke filluar nga Ukraina në Evropën Lindore, RD e Kongos në Afrikë dhe Kolumbia në Amerikën Latine, kemi arritur sukses të veprojmë si ekip i vërtetë, duke e marrë parasysh atë që të gjithë jemi të përgatitur për bashkëpunim dhe jemi të fokusuar në atë që është e rëndësishme dhe që na afron.

Gjermania është e vendosur në Evropën Qendrore dhe përfshin sipërfaqe e cila është afërsisht për 14 herë me e madhe se Republika e Maqedonisë. Sistemi shtetëror është demokraci parlamentare dhe është i organizuar si republikë federale e cila përfshinë 16 shtete. Popullsia e Gjermanisë numëron 82.3 milionë banorë që e bën vendim më të madh në këtë bazë në Evropë. Në të njëjtën kohë Gjermania ka ekonomi më të fuqishme në Evropë.

Gjermania ka klimë qendrore-evropiane që karakterizohet me temperatura më të ulëta. Temperatura mesatare vjetore është 9 gradë celsius. Ajo ka natyrë të mrekullueshme me numër të madh të lumenjve dhe liqeneve, numër të madh të vendeve kulturore-historike, por në të njëjtën kohë edhe ndërtime dhe kreacione avangarde.

Bankat e sigurojnë pjesën më të madhe të kapitalit investues të vendit, për shkak të shkallës së lartë të kursimit në Gjermani. Gjermanët sipas rregullave parapëlqejnë t’i investojnë paratë në bankë (respektivisht të kursejnë) sesa t’i investojnë në letra me vlerë. Ajo që mua më la përshtypje, është se një pjesë e madhe e gjermanëve si rezultat i shërbimeve bankare me internet gjithnjë e më rrallë fizikisht i vizitojnë bankat, por nga ana tjetër, kualiteti i shërbimeve në degët e bankave gjermane është i shkëlqyeshëm.

Në ProCredit Bank, njëjtë si një pjesë e madhe e të punësuarve të tjerë, fillova si analist kredish së pari në ProCredit Bank Kosovë, në degët në Prishtinë dhe Ferizaj. Me themelimin e Bankës në Maqedoni, punova si mbikëqyrës analist kredish për kreditë e vogla dhe të mesme në degën në Tetovë, deri në fund të vitit 2004. Në fillim të vitit 2005 vazhdova me obligimet e punës në Drejtorinë Qendrore të Bankës, duke marrë pjesë në MIS (sistemi i informimit të menaxhimit) sektorin. Në ProCredit Holding erdha nga pozita e udhëheqësit të sektorit të MIS-it dhe Informimit në ProCredit Bank Maqedoni, funksion të cilin e kryeja deri në qershor të vitit 2008.

Aktivitetet e mia në ProCredit Holding janë në linjë me rolin e Holdingut si përkrahje e bankave në fusha të ndryshme. ProCredit Holding, Frankfurt është aksionar i shumicës i grupit të 22 bankave. Roli i Holdingut është të sigurojë përkrahje strategjike dhe udhëheqje të këtyre bankave të cilat karakterizohen me rritje të fuqishme. Roli i tij përfshin

PËRVOJA TË FITUARA JASHTË VENDIT:SHPRESOJ SE KONTRIBUOJ ME PËRGJEGJËSI PËR PROCREDIT GRUPIN DHE SHOQËRINË Rezak Fetai, Sektori për financa dhe kontrollim në ProCredit Holding, Gjermani

Sektori bankar është njëri nga sektorët më dinamikë të ekonomisë gjermane në disa dekadat e fundit. Karakteristikë që vërehet e sistemit bankar gjerman është numri relativisht i madh i bankave dhe rrjeti i madh afarist. Në gjermani ka rreth 2.400 banka, duke përfshirë thuajse 400 banka më të vogla. Në sistemin bankar gjerman dominojnë bankat universale. Atyre u është mundësuar t’i kombinojnë funksionet e bankave komerciale dhe investuese, si edhe biznesin e letrave me vlerë. Në bankat universale është përqendruar rreth 75% e vëllimit të përgjithshëm afarist të industrisë bankare. Konkurrenca e madhe mes bankave dhe shtypja të realizohen rezultate të kënaqshme operative, kontribuon të zvogëlohen dallimet mes bankave, d.m.th. numri më i madh i bankave ofrojnë paletë të plotë të shërbimeve financiare.

ProCredit Holding në Frankfurt është vërtet ndërkombëtar. Kam kolegë dhe kolege nga vende dhe kontinente të

ndryshme. Të gjithë funksionojmë në pajtueshmëri me kulturën korporative të ProCreditit, e cila mund të përmblidhet

në konceptin e tolerancës dhe kuriozitetit, mendimit racional dhe metodës shkencore, solidaritetit dhe miqësisë,

krenohemi me sukseset e përbashkëta dhe e tërë kjo kontribuon për bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Page 7: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

12

www.procreditbank.com.mk

13

Dojrani është njëri nga vendet më të bukura turistike në Maqedoni, i vendosur në pjesën jugore të vendit tonë, pranë kufirit me Greqinë. Për Dojranin dhe Liqenin e Dojranit flitet larg, veçanërisht për efektin shërues të baltës së Dojranit, duke iu falënderuar kombinimit me ujin e liqenit, të pasur me alga dhe jod, si edhe klimën mediterane. Besohet se balta e Dojranit është shumë më cilësore se balta e Detit të Zi, e cila shfrytëzohet për trajtim terapeutik.

Për fat të keq në të kaluarën Liqeni i Dojranit përjetoi katastrofë të madhe ekologjike. Me tërheqjen e ujit u zvogëlua edhe bota e gjallë në liqen, si edhe sasia e algave shëruese. Kjo gjithsesi që ndikoi edhe për zvogëlimin e numrit të turistëve në këtë vend të bukur turistik.

Me kthimin e ujit në liqen, por edhe me rregullimin e plazheve, si edhe me promovimin e vërtetë të vetive natyrore shëruese të liqenit, algave dhe baltës, mund të pritet që në të ardhshmen të rritet edhe numri i mysafirëve. Duke e pasur këtë parasysh, ProCredit Banka vendosi ta shënojë gjashtë vjetorin e punës së saj të suksesshme në tregun maqedonas me disa aktivitete qëllimi i të cilave ishte të ndihmohet në rigjallërimin e Dojranit dhe Liqenit të Dojranit dhe sërish të kthehet shkëlqimi i vjetër.

“Ajo që ProCredit Bankën e bënë posaçërisht të fuqishme është besimi i madh i tërë ekipit në vlerat dhe parimet tona korporative mes të cilave janë edhe përgjegjësia sociale dhe kujdesi për bashkësinë. Mbetemi edhe në të ardhmen fuqishëm të përkushtuar në vlerat tona dhe kujdesin ndaj shoqërisë”, deklaroi Karina Dunker, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e ProCredit Bankës, gjatë shënimit të përvjetorit.

Mënyra e këtillë e shënimit të përvjetorëve është karakteristike për ProCredit Bankën. Në vitin e kaluar ProCredit Banka organizoi eko-aksion të madh i cili përfshinte pastrim të 4 regjioneve në Maqedoni.

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË: .E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE

SHKOLLA BANKARE PËR GAZETARË

Gjatë shtatorit të vitit 2009 i tërë ekipi i ProCredit Bankës mori pjesë në lëshimin e peshqve në Liqenin e Dojranit, ku duke iu falënderuar donacionit të ProCredit Bankës u bë lëshimi i peshqve, krapit të ri të Dojranit, i siguruar nga shtimi artificial. Krahas kësaj, në kuadër të shënimit të përvjetorit të saj ProCredit Banka për qytetin e Dojranit dhuroi hartë të madhe informative të Dojranit të Vjetër e cila është vendosur në hyrje të qytetit ndërsa do të shërbejë për informim më të lehtë të turistëve të vendit dhe të huaj. Të punuarit e Bankës vendosën edhe ulëse dhe kosha për mbeturina në parkun e qytetit dhe pranë bregut të Liqenit, si edhe tabela informuese prej druri të cilat i tregojnë objektet më të rëndësishme në qytet.

Duke u nisur nga njëri prej përcaktimeve të saja strategjike, zhvillimi, ProCredit Banka organizoi shkollë dyditore bankare për gazetarë, në hapësirat e Akademisë së ProCredit Bankës, në Liqenin e Velesit.

Për makroekonominë dhe sektorin bankar, gazetarët diskutuan me prof. Miroljub Shukarov, ndërsa për faktorët mikroekonomik me prof. Vladimir Filipovski. Prof. Dejan Pendev foli për rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa Frosina Celevska foli për funksionet dhe kompetencat e Bankës Popullore. Emilija Spirovska, Maja Palçevska dhe Biljana Haxhi-Janeva nga ProCredit Banka me gazetarët i hapën temat për punën e përgjegjshme bankare, për kursimin dhe për krijimin e shkallëve të interesit.

Krahas kësaj, gazetarët kishin mundësi edhe për këmbim të përvojave të ndërsjella nëpërmjet diskutimeve të hapura, ndërsa gjatë ditës së dytë gazetarët nëpërmjet punës praktike – analizës së dy institucioneve financiare, e zbatuan diturinë e fituar.

Në prezencë të Ambasadores së R. së Gjermanisë në Maqedoni, e.s. Ulrike Knoc, kryetarit të komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, përfaqësuesve të bashkësisë afariste, medieve dhe gjithsesi banorëve të Manastirit, solemnisht u lëshua në përdorim mekanizmi i rinovuar i orës së qytetit. Duke iu falënderuar restaurimit manastirasit sërish do të kenë mundësi çdo ditë, saktë pasdite ta dëgjojnë himnin e Manastirit “Manastir vendlindja ime” të Ajri Demirovskit.

”Besojmë se përmendoret historike dhe kulturore janë pasuria jonë pa çmim e cila duhet me kujdes të kultivohet dhe ruhet” – tha Emilija Spirovska, anëtare e Këshillit Drejtues të ProCredit Bankës në fjalimin e saj me rastin e lëshimit solemn në përdorim të Sahat Kullës së rinovuar.

Në vitin 2004 ProCredit Banka e inicioi dhe e financoi shndritjen e lokaliteti historik Heraklea duke e theksuar ambientin antik të lokalitetit gjatë natës. Shpresojmë se edhe shumë shekuj këta përmendore do të mbeten ndër shenjat më të rëndësishme me të cilat do të identifikohet qyteti i Manastirit.

Shkollën bankare e vizituan rreth 40 gazetarë nga mediet kombëtare dhe lokale. Qëllimi i shkollës ishte t’i thellojë

njohuritë për ambientin makro dhe mikro ekonomik, rolin e sektorit bankar në Maqedoni si edhe shërbimet

financiare, me tendencë t’u ndihmojë gazetarëve ta risin shkathtësinë e tyre për hulumtim më të thellë, gjykim

objektiv dhe vështrim analitik.

Të udhëhequr nga strategjia për përkrahje të vlerave kulturore dhe tradicionale, ProCredit Banka e ndihmoi

restaurimin e orës së qytetit në Manastir, duke i mundësuar që sërish të shkëlqejë me dritë të plotë.

RESTAURIMI I SAHAT KULLËS NË MANASTIR

Page 8: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

14

www.procreditbank.com.mk

15

“Duke e pasur parasysh përkrahjen e ekonomisë, ProCredit Banka dhe Lidhja e Odave Ekonomike e thelluan bashkëpunimin duke lidhur marrëveshje për partneritet. Qëllimi i kësaj marrëveshje të ndërsjellë është forcimi i përkrahjes ndaj bashkësisë afariste nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta të cilat në fokus do t’i kenë ndërmarrjet.

“Ndjehem veçanërisht mirë që në pesëvjetorin e themelimit të Lidhjes së Odave Ekonomike filluam bashkëpunim të theluar me ProCredit Bankën për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që është me rëndësi të jashtëzakonshme në këto kushte të rënduara të veprimtarisë ekonomike” – deklaroi drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike, Vladimir Matevski.

Në drejtim të themelimit të bashkëpunimit, Lidhja e Odave Ekonomike dhe ProCredit Banka organizuan ngjarje edukative-interaktive të destinuar për sektorin afarist në vend. Ngjarja u mbajt në hotelin Ovçe Pole, Sh. Nikollë, ndërsa u vizitua nga ana e një numri të madh të bujqve individualë dhe agro ndërmarrjeve.

Në ngjarje bujqit kishin mundësi të informohen në detale për mundësitë për zhvillim të biznesit nëpërmjet shfrytëzimit të linjave kredituese të ProCredit Bankës, mënyrës së aplikimit, kushteve dhe mundësive të volitshme të cilat i ofron Banka për sektorin bujqësor, posaçërisht për furnizimin me agromekanikë duke e pasur parasysh Programin për shfrytëzim të mjeteve për ndihmë para inkuadrimit të Unionit Evropian (IPARD). Si plotësim, nga ana e vet bujqve u paraqitën shembuj të suksesshëm për investime në bujqësi.

ProCredit Banka është njëra nga bankat e para në treg e cila ofron kushte të posaçme dhe kredi të destinuara për bujqit, të përshtatura me nevojat e tyre: fleksibilitet në raport me pengun dhe qasje individuale në mënyrën e pagesës së kredisë, respektivisht mundësi për kthim stinor sipas aktivitetit bujqësor.

Ndërmarrjet, gjatë punës së tyre të përditshme, me qëllim që të realizojnë të ardhura të caktuara nga puna, bëjnë shpenzime të caktuara. Dallimi mes të ardhurave dhe harxhimeve në një ndërmarrje paraqet rezultat financiar të punës së ndërmarrjes (fitim ose humbje).

Në kushte të krizës globale ekonomike, në kushte të kërkesës së ulur për prodhime dhe shërbime, imponohet si e patjetërsueshme çështja e kontrollit efikas të harxhimeve në ndërmarrje. Kjo nënkupton shkallë më të lartë të kontrollit të harxhimeve nga kontrolli i cili tanimë është vendosur në një ndërmarrje. Disa mënyra të optimizimit të shpenzimeve janë:

• Analizë e detajuar e të gjitha shpenzimeve të bëra në periudhë të caktuar kohore në ndërmarrje;

• Analiza e të gjitha marrëveshjeve të vlefshme për shfrytëzim të shërbimeve ose prodhimeve të një ndërmarrjeje tjetër dhe analizë e mundësive për paramarrëveshje të çmimeve të marra vesh për më të ulëta;

• Cost – benefit analizë për shfrytëzim të shërbimeve të caktuara të ndërmarrjeve të specializuara;

• Ndërprerje ose minimizim të harxhimeve të cilat nuk janë të patjetërsueshme për funksionim normal të ndërmarrjes;

• Analizë dhe riorganizim të proceseve në punën e ndërmarrjes.

ProCredit Banka zbaton kontroll efikas të harxhimeve prej fillimi të punës së saj. Me këtë rast, shembull për disa nga masat për optimizim të harxhimeve janë analizat në detaje dhe propozimet për zvogëlim të harxhimeve të ndryshueshme, si edhe analizë të proceseve në punën e Bankës. Gjatë kësaj, është e rëndësishme të përmendim se në Bankë, harxhimet për trajnim të të punësuarve bile edhe në kushte të krizës globale ekonomike nuk zvogëlohen, sepse investimi në të punësuarit dhe avancimit të rëndësisë së tyre është njëri nga qëllimet themelore. Gjithashtu, harxhimet për marketing dhe promovim drejtohen në mënyrë joefikase në media të ndryshme, sepse është i rëndësishëm sinjali i cili dërgohet deri te tregu i klientëve, sepse pikërisht ata janë rekomandimi më i mirë për cilëndo qoftë ndërmarrje.

Në fund, është e rëndësishme të thuhet se në kushtet e krizës globale ekonomike ndërmarrjet duhet të gjejnë mënyra t’i zvogëlojnë harxhimet, veçanërisht ata të cilat janë joproduktive. Edhe vetëm qasja pozitive dhe e sistematizuar do të mundësojë punë të suksesshme dhe përmirësim të pozitës në treg të ndërmarrjeve.

BIZNES FORUME: .PËRKRAHJA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË KUSHTE TË VËSHTIRËSUARA PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE

TRANSPARENCË: .SI TË KONTROLLOHEN HARXHIMET, POR TË MBETEMI TË POZICIONUAR LARTË NË KUSHTE TË KRIZËS

Në kuadër të partneritetit ProCredit Banka dhe Lidhja e Odave Ekonomike do të organizojnë biznes forume qëllimi themelor i të cilave do të jetë shkëmbimi i përvojave dhe mundësive për zhvillim të bizneseve. Thuajse mbi 80% e portfolios kredituese të ProCredit Bankës e paraqesin kreditë të biznesit, prandaj edhe më tej misioni i Bankës do të jetë përkrahja e ndërmarrjeve nëpërmjet të cilave përkrahet edhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Partneritet për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Ngjarje edukative-interaktive e destinuar për sektorin e agro-biznesit

SHPENZIME NË NDËRMARRJET:

Fikse Të ndryshueshme

Shpenzime të cilat nuk janëdrejtpërdrejt të varura ngaprodhimi ose shërbimi

Shpenzime të cilat janë tëdrejtpërdrejt nga

prodhimi ose shërbimivarura

Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se optimizimi i harxhimeve është strategji e cila jep rezultate në afat

të shkurtër dhe të mesëm, por e njëjta duhet ta ritë edhe vetëdijen e të punësuarve dhe të vazhdojë të respektohet

në kushte të funksionimit normal të ndërmarrjes.

Page 9: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

16

www.procreditbank.com.mk

17

RRËFIMI IM: MIHALJO MIHALJOSKI, PRONAR I KARNEM-ITKLIENTËT TANË E DINË SE BLEJNË KUALITET

Ideja për fillimin e këtij aksioni daton që prej vitit 1990. Qëllimi i

përcaktuar i dy personave të rinj, i mbështetur me arsimim, përkushtim

dhe përpjekje të madhe, filloi në mënyrë modeste të realizohet në

vitin 2000. Në fakt, bëhet fjalë për biznes familjar i cili është krenari e

tërë familjes. I përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e suksesshëm

të biznesit jam unë, Mihajlo Mihajloski – inxhinier i diplomuar i

elektronikës dhe gruaja ime Zlatana Mihajloska – bio teknologe e

diplomuar.

Veprimtaria jonë është në fakt industria për përpunimin e mishit,

respektivisht prodhimi i prodhimeve të përziera gjysmë afatgjate dhe

të freskëta. Sfida më e madhe për fillimin me këtë veprimtari është

dashuria ndaj mishit dhe besimi se prej gjithë kësaj mund të ndërtohet

biznes kualitativ dhe i qëndrueshëm. Si aktivitet paraprak, i cili mund

të lidhet ngushtë me të tanishmin, në pjesën e industrisë së mishit,

është puna disavjeçare në shitoren personale të sandviçëve.

Bartës kryesor i përcaktimit tonë për prodhim të prodhimeve të cilët do të paraqesin markë të llojit të vet, ishte

besimi se klienti ynë dëshiron të blejë vlerë. Përgjigje ndaj gjithë kësaj ishte futja e markës së suxhukut shtëpiak,

nën emrin “Baba Zhivka”, i vetmi në treg pa konservues dhe aditivë.

Kënaqësi e madhe është fakti që klienti maqedonas shumë mirë e dallon kualitetin e prodhimeve tona. Që prej

fillimit të prodhimtarisë kemi rritje të vazhdueshme, ndërsa si më të suksesshëm do ta kishim veçuar vitin 2009.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje më të madhe në industrinë ushqimore në Maqedoni

prej 18%. Duke i marrë parasysh rrethanat në vend, kohën në të cilën punojmë dhe krizën botërore, rritja e madhe

në prodhimtari më bën shumë të kënaqur dhe edhe më tepër të motivuar për arritje më të mëdha.

Industria e mishit në vendin tonë në kohën e fundit është prodhues solid, ndërsa për shkak të kësaj pjesëmarrja

e prodhimeve të importit është gjithnjë e më e vogël. Kjo mund të vërtetohet me faktin se prodhimi i Maqedonisë

ka çmim më konkurrues në krahasim me prodhimet e importit. Ajo që

na bën më të dallueshëm nga konkurrenca vendase është përdorimi

i lëndëve të para më kualitative dhe më të shtrenjta gjatë procesit të

prodhimit. Ne garojmë me kualitet, e jo me kuantitet. Konkurrenca

joluajale nga ana e disa kompanive vendase, për fat të keq, ende

paraqet pengesë për vëllim më të madh të bashkëpunimit me blegtorët

maqedonas.

Kompania jonë në këtë moment numëron 23 të punësuar në prodhim

dhe 5 në administratë. Miratimi i konceptit për mësim të përjetshëm

rezultoi me punë më të organizuar ekipore. Të punësuarit tanë janë

të përfshirë drejtpërdrejtë në të gjitha projektet tona, që është

arsye për motivimin e tyre dhe arritjen e niveleve më të larta. Është

e rëndësishme se të ardhurat tona janë në proporcion të drejtë me

rezultatet e realizuara.

Njëri nga “fajtorët” kryesorë për suksesin e Karnemit është ProCredit

Banka jonë. Ata janë shtylla jonë e fuqishme. Secili hap i ynë çdoherë

pranohet dhe përkrahet pozitivisht. Kredia jonë e parë arrinte në

2.500 Euro, ndërsa prej atëherë e këndej investimet e Karnemit, me

përkrahje të ProCreditit, arritën bile 400.000 Euro.

Suksesi i biznesit drejtpërdrejtë varet nga investimet në të njëjtin.

Investimi ynë më i madh, i cili zhvillohet në këtë moment, është

ndërtimi i repartit modern prodhues, me të gjitha standardet dhe

normat evropiane. Me këtë investim dëshmohet qëllimi ynë për

furnizim cilësor dhe të sigurt të klientëve tanë dhe përcaktimi për

implementim të të gjitha standardeve për cilësi. Me ndërtimin e repartit

të ri dhe vënien e tij në funksion presim të përmbushet ëndrra për

rritjen e kapaciteteve, përmbushja e standardeve të sigurisë, zgjerimi

i asortimentit prodhues dhe punë maksimale korporative të industrisë

së mishit Karnem në Gostivar.

Që të arrihet sukses në këtë sferë vendimtarë janë kualiteti, përkushtimi, rregullsia dhe qasja e sinqertë ndaj

klientëve. “Ide e freskët për sot” – kjo është motoja jonë. Ndjekja e rregullt e të gjitha risive në këtë fushë dhe

përsosja e vazhdueshme e procesit të prodhimit nëpërmjet përfshirjes së novacioneve, është dëshmi e mjaftueshme

se Karnem kujdeset për konsumatorët e vet të respektuar. Thënë shkurt, kualiteti i prodhimtarisë sonë është

rezultat i shkallës së kontrollit gjatë hyrjes së lëndëve të para, furnizuesit e njohur dhe të dëshmuar, kontrolli gjatë

prodhimit dhe përkushtimi i të punësuarve.

Sot, sasia normale ditore e mishit që përpunohet arrin afërsisht

2.000 kilogramë, ndërsa rekordi ynë i brendshëm ditor arrin 4.500

kilogramë. Përcaktimi ynë për prodhim të prodhimeve me cilësi të

lartë, si edhe shfrytëzimi i lëndëve të para cilësore, gjatë këtyre viteve

na bëri udhëheqës për prodhimin e produkteve të mishit të thatë në

Maqedoninë Perëndimore.

Page 10: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË

Lajme Të Mira nr. 6-09

18

www.procreditbank.com.mk

19

TRAJNIM DHE EDUKIM: REPUTACIONI I KOMPANISË – REFERENCË KYÇE E KLIENTIT

Reputacioni është faktor i rëndësishëm në shumë fusha, siç janë arsimi, biznesi, diplomacia, ekonomia, e posaçërisht në përcaktimin e statusit social d.m.th. rangun dhe prestigjin social. Në tekstin e mëtejshëm do të ndalemi në rëndësinë e reputacionit të kompanisë në raportet me klientët, sepse për klientët reputacioni është shprehje e kulturës dhe identitetit të kompanisë.

Për dallim prej reputacionit, imazhi është mendimi që grupi konkret i synuar e ka për kompaninë, respektivisht për prodhimin. Imazhi është sqarim që secili klient i Juaj e ka për Ju kur do të mendojë për kompaninë Tuaj.

Reputacioni është fenomen shumë më kompleks dhe ka të bëjë me qëndrimin për mendimin e të gjitha palëve të përfshira, respektivisht publikut të gjerë. Reputacioni është proces dinamik i bartjes së vlerësimit dhe mendimit, qëndrimit, pa u precizuar vlerësuesi. Ai mund të ndryshohet me anë të korrupsionit, gabimit, mashtrimit dhe të ngjashme, por gjithashtu është lëndë për ndryshim të vazhdueshëm duke e marrë parasysh atë që bëhet fjalë për proces i cili funksionon në dy drejtime dhe në më shumë nivele. Pikërisht për këtë, reputacioni mund të menaxhohet që të arrihet mendimi i dëshiruar i publikut.

Reputacioni është mendim që publiku e ka për një person, grup të njerëzve ose kompaninë. A e dini se çfarë reputacioni ka biznesi i Juaj? A mendoni se për atë reputacion ka ndikim personaliteti i Juaj dhe të punësuarit Tuaj, dhe se në atë posaçërisht ndikojnë vetëm biznesi dhe prodhimet?

Menaxhimi me reputacioninMenaxhimi me reputacionin e kompanisë është obligim i sektorit për marrëdhënie me publikun. Aty ku nuk ka sektor të këtillë, ky është obligim i kuadrit më të larët udhëheqës. Udhëheqja me reputacionin është sfidë e cila i përfshinë mendimet dhe ndjenjat e të gjitha palëve të interesuara në dhe rreth kompanisë, siç janë pronarët, të punësuarit, furnizuesit, mjedisi i përafërt, mediumet, qeveria, konkurrenca dhe më me rëndësi klientët. Për këtë qëllim është e nevojshme të shihen mirë interesat dhe besimet e të gjitha palëve të interesuara të theksuara më lartë dhe të udhëhiqen me mençuri marrëdhëniet mes tyre.

Reputacioni i këtillë nga ana e vet në periudhë afatgjate sjell përfitime të llojit të qarkullimit të rritur, klientë besnikë, çmim më të mirë të aksioneve, mbajtje të të punësuarve dhe përgjithësisht paraqet përparësi strategjike në treg. Bile 88% e menaxherëve e vlerësojnë reputacionin si jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërsa 16% të tjerë shtesë si shumë të rëndësishëm për funksionimin e biznesit.

Reputacioni personal i të punësuarve është i lidhur pandashëm me reputacionin e kompanisë. Kuptohet, ndikimi i reputacionit personal ndaj reputacionit të kompanisë është proporcional me pozitën hierarkike, respektivisht ndikimi i reputacionit personal të udhëheqësve më të lartë është gjithsesi më i madh. Por është e rëndësishme të përmendet se klientët e lidhin reputacionin e kompanisë me përvojën personale që e kanë pasur me kompaninë, kështu që secili i punësuar ndikon në mënyrën e vet. Gjithsesi se është e dukshme dhe e dallueshme edhe mënyra me të cilën punohet dhe komunikohet në një kompani. Të punësuarit të cilët kontaktojnë drejtpërdrejt me klientët ose bashkëpunëtorët janë fytyra e kompanisë Suaj dhe një pjesë e madhe e imazhit për të. Klientët tuaj e ndërtojnë pikërisht nëpërmjet perceptimit të kontaktit dhe bashkëpunimit me “linjën e parë të frontit”. Kompanitë që punojnë në reputacionin e vet nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve e forcojnë vetëdijen te të punësuarit për rëndësinë e reputacionit dhe e zhvillojnë në mënyrë plotësuese në drejtim të përmirësimit të reputacionit të kompanisë.

Menaxhimi me reputacionin në kushte krizeMenaxhimi me reputacionin është kryesor në kushte krize. Kompani të shumta kanë përjetuar dëme të pariparueshme për shkak të mosreagimit në kohë të duhur dhe në mënyrë përkatëse në kushte krize. Për këtë arsye është e rëndësishme që kompania në kohë, respektivisht sa të jetë e mundur më shpejtë në themelimin e saj dhe në punë të zhvillojë plan për veprim në situata të ndryshme krize.

Qëllimi është të barten me kujdes vlerat dhe misioni i kompanisë, me çka të gjitha palët e interesuara, para së

gjithash klientët do të formojnë mendim më të afërt për atë që Ju dëshironi ta kenë për Ju dhe kompaninë Tuaj.

Karakteristika të cilat synon t’i tregojë një kompani mund të jenë: sjellja etike, kualiteti i prodhimeve/shërbimeve,

konsekuenca ndaj furnizuesve dhe klientëve, udhëheqja e mirë, trajtimi ndaj të punësuarve, përgjegjësia, sinqeriteti,

lojaliteti.

Page 11: Lajme Të Mira - procreditbank.com.mk vesti 06 ALB.pdf · BIZNES FORUME: E SHËNOJMË GJASHTËVJETORIN ME NGJARJE TË MADHE ME PËRGJEGJËSO SHIQËRORE PËRGJEGJËSIA ËSHTË MË