masonet

23
MASONET

Upload: egli-tafa

Post on 08-Aug-2015

55 views

Category:

Spiritual


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Masonet

MASONET

Page 2: Masonet

MASONET

Masonët janë një grup njerëzish me qëllime të përbashkëta që veprojnë sipas disa rregullave të përcaktuara dhe të nxjerra nga natyra njerëzore. Qëllimi i tyre është krijimi i kushteve në planet si për një vend jetese më të mirë sipas nevojave të paraqitura nga vetë shumica e njerëzimit.Ata besojnë në djall dhe e adhurojnë atë duke bërë rituale si pirja e gjakut te dhise,ritual ky te cilin mund ta bëjnë vetem masonët e shkallë së 30-të e me sipër.

Nëse do te pyesnim një mason përsa i përket përkufizmit për masonerinë ai do t'u pergjigjej se " Masoneriaë një sistem parimesh morale,i fshehur në alegori dhe i ilustruar me simbole.

Masoneria i pati rrënjët tek esnafet e muratoreve të Europës dhe prandaj ishte një organizatë burrash. Disa qindra vjet më parë ca thonë që në 1703 u themelua një degë e grave e quajtur Ylli Lindor. Masonet jane konsideruar ndryshe si "hallke" e konspiracionit. Gjithashtu mendohet se grupi i Masoneve ka konflikte

Page 3: Masonet
Page 4: Masonet

EMRI – NOCIONI Mason Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe

me njëfarë droje! Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze

Page 5: Masonet

. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...

Page 6: Masonet
Page 7: Masonet

HYRJEKush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të qujatur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë? Anri Tur, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit të përmendur, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyre e saj? Cili është qëllimi? Cilat janë planet e masonerisë”... Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?! A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?! Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme. Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje. Është vështirë të jipet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mundtë të jipet fare. Disa studiuesë mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta jepë vetëm ndonjë mason apo iluminat!. Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajsuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, termetet, etj. Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimim e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diç që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit...” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare – një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme... Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve.

Page 8: Masonet

Disa kanë akuzuar masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë. Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës... Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor... Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjiha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumëherë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme...”.

Page 9: Masonet
Page 10: Masonet

ZANAFILLA E MASONERISË (Muratorëve të lirë)

Lidhur me zanafillën e Masonerisë ka mendime dhe rrëfime të ndryshme, të skajshme, madje dhe për atë moderne që, siç u tha në fillim, merret viti 1717, kur u themelua Lozha e Madhe Angleze, dhe ai i Konstitucioneve (Kushtetuta e Andersonit, viti 1723. Sipas masonëve ekzistojnë vetëm dy teori: 1. Zanafilla e tyre fillon që në lashtësi, në Greqinë antike, madje në Egjiptin e vjetër... dhe 2. Masonët rrënjët i kanë te esnafët gurëgdhendësit e Evropës mesjetare… Në fakt, edhe pse Masoneria zyrtarisht ishte themeluar dhe pranuar vetëm në fillim të shek. 18-të, (më 1717) në Angli, mendim i përbashkët i shumicës së historianëve është se gjeneza e kësaj lëvizjeje zë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të, dhe se janë vazhdues të Tempullarëve... Por, për të tjerët, masoneria rrjedh drejtpërdrejt nga çifutët. Ndërsa disa pohojnë se lozhat e para masone i themleuan protestantët... Origjinën e masonerisë, sipas Harun Jahjas, por edhe shumicës së studiusve të tjerë që u morën me këtë çështje, e gjejmë (edhe më herët): te paganizmi, te magjistarët, priftërinjtë dhe materialistët e Egjiptit të Vjetër; te druidët e lashtë, te kabalistët, te judaizmi, te Abrahami e veçmas te Salomoni, madje edhe te Adami dhe bijt e tij,... “Ajo është themeluar nga qytetërimet e lashta pagane të Egjiptit të vjetër, Greqisë antike dhe Romës dhe verbërisht pason traditat e faraonëve dhe magjistarëve të tyre... Masoneria është pasuese e Tempullarëve, rosikrusantëve, e veçmas e Iluminizmit që konsiderohet si një degë e saj, përfundon Haruni por edhe të tjerët... Studiuesi tjeter, turk, Dr. Selami Isindag, në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjeter në origjinen e Masonerisë shkruan: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."

Page 11: Masonet

Masoni i njohur rus, Elagini, sipas Popovskit, thotë: “Masoneria nuk është trilluar nga mendja e njeriut, por ka ardhur nga vet Perëndia, meqë është fjalë e Zotit”. Ndërsa sipas interpretimit të një mësuesi të masonerisë, “Muratorët e Lirë” – Masoneria është “shkenca më e vjetër e shenjtë sekrete e cila ka ekzistuar me shekuj që nga fillimi dhe është “mbuluar” fshehur me alegori dhe simbole, kurrë nuk do të mbetet në harresë dhe nuk do të ndryshojë. Është e njëjta urtësi – mençuri e madhe që është ruajtur te patriarkët e Dhjatës së vjetër, pastaj në tempujt haldeje, egjiptiase, në shkollat e Salomonit, jeseje, sinaje dhe mësimet e Gjonit Pagzues, pastaj i është zbuluar Krishtit si bekim i ri...

Page 12: Masonet
Page 13: Masonet

LOZHAT Ç’është lozha? Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët

operativ të Mesjetës. Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin. Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”. Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin... Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”. LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person. Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri. Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. +

të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë.

Page 14: Masonet

Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.... Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor

Page 15: Masonet

RITET DHE SHKALLËT Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një

ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi). Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë. Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit...

Page 16: Masonet
Page 17: Masonet

Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë.

Page 18: Masonet

RITET DHE SHKALLËT Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të

vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski. Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori. Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone. Është e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë... Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë. Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike.

Page 19: Masonet

SIMBOLET Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Simbolet

kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“. Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët... Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta. Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotë:Trekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër...

Page 20: Masonet

Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun. Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave. Aty zakonisht shihen këto simbole: Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Solomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera.

Page 21: Masonet

Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes... Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon… Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore. Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim. Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës. Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë… Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi).

Page 22: Masonet
Page 23: Masonet

FUND