metoda kerkimi

29
STRUKTURA E DETYRES Hyrje ……………………………………………………………………………………………………………………………………… 2 Metodologjia …………………………………………………………………………………………………………………………. 3 Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik dhe metamorfozën e Ulqinit ……………………………………. 4-5 Turizmi masiv apo elitar ……………………………………………………………………………………………………….. 5-6 Fundi i turizmit masiv dhe fillimi i një progresi të ri në turizem ………………………………………….. 7 Roli i investimeve ne zhvillimin e turizmit ……………………………………………………………………………. 7-8 Ndikimi i krizes n ë turizem …………………………………………………………………………………………………… 9-10 Menaxhimi i vlerave kulturore ……………………………………………………………………………………………… 10 Kultura dhe turizmi ……………………………………………………………………………………………………………….. 10-11 Vlerat kulturore dhe klientela turistike …………………………………………………………………………………. 12-13 Organizata turistike në Ulqin …………………………………………………………………………………………………. 13 Roli i organizates turistike për zhvillimin e turizmit ………………………………………………………………. 14

Upload: causi

Post on 18-Nov-2014

196 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Metoda Kerkimi

STRUKTURA E DETYRES

Hyrje ……………………………………………………………………………………………………………………………………… 2

Metodologjia …………………………………………………………………………………………………………………………. 3

Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik dhe metamorfozën e Ulqinit ……………………………………. 4-5

Turizmi masiv apo elitar ……………………………………………………………………………………………………….. 5-6

Fundi i turizmit masiv dhe fillimi i një progresi të ri në turizem ………………………………………….. 7

Roli i investimeve ne zhvillimin e turizmit ……………………………………………………………………………. 7-8

Ndikimi i krizes në turizem …………………………………………………………………………………………………… 9-10

Menaxhimi i vlerave kulturore ……………………………………………………………………………………………… 10

Kultura dhe turizmi ……………………………………………………………………………………………………………….. 10-11

Vlerat kulturore dhe klientela turistike …………………………………………………………………………………. 12-13

Organizata turistike në Ulqin …………………………………………………………………………………………………. 13

Roli i organizates turistike për zhvillimin e turizmit ………………………………………………………………. 14

Prioritetet në veprimtarin OT-es, projektet …………………………………………………………………………… 14-15

Konkluzione dhe Rekomandime ……………………………………………………………………………………………. 16

Bibliografia …………………………………………………………………………………………………………………………….. 17

APENDIKS ……………………………………………………………………………………………………………………………….. 18-19

Page 2: Metoda Kerkimi

2

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Hyrje

Turizmi konsiderohet kudo si një nga veprimitaritë me zhvillim dinamik, pasi në përgjithësi për

të ka një treg me kërkesa mjaft të larta gjithmonë në rritje, duke përbërë njëherit edhe një burim

të ardhurash dhe punësimi. Zonat më të pëlqyeshme nga turistët zakonisht janë vendet

bregdetare, pranë maleve ose qytetet me një histori të vecantë. Si rezultat i potencialeve të

shumta natyrore dhe kushteve të favorshme klimatike, i pranisë së një vije bregdetare të

mrekullueshme me plazhe të gjata dhe me kualitet të mirë të rërës, Ulqini u bë destinacioni

kryesor i qarkullimeve turistike në bregdetin e Malit të Zi.

Kështu, pas viteve ´60-ta e deri ne vitin 1989 zhvillimi i turizmit ka njohur nivelin e tij më të

lartë. Ndërsa pas viteve ´90-ta si rezultat i ndryshimeve politike dhe socio-ekonomike që u

zhvilluan në Ballkan dhe në hapësirën e ish –Jugosllavisë zhvillimi i turizmit në qytetin e Ulqinit

u ballafaqua me një metamorfozë të re, si në ndryshimin e numrit dhe strukturës së turistëve, në

ndryshimin e hapësirës mjedisore në këtë qytet etj.

QellimiQellimi për këtë studim është që të vlerësoj potencialet e turizmit që ofron Ulqini dhe si

ta menaxhojmë ate për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Ulqinit.

Arsyet e këtij punimi

Ndër arsyet e zgjedhëjes së këtij punimi veçojmë:

1. Turizmi është një rrugë atraktive për zhvillimin ekonomikë të një vendi me

potenciale turistike.

2. Ulqini ka potenciale te pa zhvilluara nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mundësi të

pakta të tjera zhvillimi ekonomikë.

Page 3: Metoda Kerkimi

3

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

METODOLOGJIA

Hipoteza

Zhvillimi i turizmit në Komunen e Ulqinit është rruga drejtë permisimit të ekonomisë ne këtë

qytet.

Objektivat

1. Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit

2. Zhvillimi i turizmit në Ulqin

3. Nxjerrja ne pah e vlerave të turizmit në Ulqin

4. Menaxhimi i vëlerave kulturore

Për vërtetimin e kësaj hipoteze dhe arritjen e objektivave të parashtruara më siper fillimisht kemi

hulumtuar çdo material të publikuar në lidhje me detyrën si burime sekondare. Por kryesisht na

ka shërbyer si bazë në ndërmarrjen e kerkimit primar arsyeja e thjeshtë sepe jemi bonor të këtij

qyteti.

Page 4: Metoda Kerkimi

4

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik dhe metamorfozën e Ulqinit

Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne si në vendet e

zhvilluara, ashtu edhe në disa shtete në tranzicion siç është Mali i Zi. Turizmi në qytetin e

Ulqinit është produkt i rëndësishëm dhe gjenerator i punësimit, zhvillimit dhe mirëqenies.

Qyteti i Ulqinit i cili shtrihet ne skajin më jugor të bregdetit të Malit të Zi me një histori të lashtë,

karakterizohet nga potenciale të shumta natyrore dhe historiko-kulturore te cilat kane ndikuar ne

zhvillimin e turizmit.

Industria Turistike e Ulqinit deri në vitin 1990 ka realizuar rreth 80-90 % të produktit shoqëror

vendor, varësisht nga fakti për cilin vit është fjala dhe a janë marrë parasysh të gjithë faktorët e

drejtpërdrejtë (industria hoteliere, gastronomia) ose faktorët e tërthortë (bujqësia, ndërtimtaria,

etj.).

Gjatë viteve 1960 – 1989 turizmi në qytetin e Ulqinit njohu lulëzimin e tij dhe si rezultat i shtimit

të numrit të turistëve në zonat më atraktive të qytetit si në Plazhin e Madh, Plazhin e Vogël, në

ishullin Ada, etj. u ndërtuan disa hotele dhe komplekse të kategorive të ndryshme si pjesë e

urbanizimit turistik. Ndërtimi i hoteleve dhe objekteve të tjera turistike ndikuan në punësimin

dhe në rritjen e nivelit socio-ekonomik dhe në mirëqenien e banorëve të rrethit të Ulqinit. Mbi

70% e të punësuarve i takonin sektorit të turizmit.

Deri në vitin 1990 zhvillimi i turizmit në këtë qytet turistik ishte më i organizuar dhe kjo ndikoi

edhe në ruajtjen e hapësirës mjedisore nga ndërtimet e pakontrolluara. Pas viteve ´ 90-ta me

ndryshimet e shumta politike që ndodhën në hapësiren e ish-Jugosllavisë dhe me kalimin nga

ekonomia e planifikuar dhe e centralizuar në ekonominë e lirë të tregut edhe turizmi si dega

kryesore dhe më e rëndësishmja e ekonomisë në qytetin e Ulqinit u përfshi nga një metamorfozë

e re.

Gjatë viteve ´90 zhvillimi i turizmit në qytetin e Ulqinit u ballafaqua me mjaft probleme si:

rënia e numrit të turistëve sidomos nga Evropa Përendimore

amortizimi i objekteve hoteliere

rënia e numrit të të punësuarve në sektorin e turizmit

mospjesëmarrja në tregjet dhe panairet ndërkombëtar turistike etj.

humbja e kontakteve me tour –operatorët turistikë ndërkombëtarë etj.

Page 5: Metoda Kerkimi

5

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Duhet pranuar që pas viteve ’90 e në vazhdim pothuaj se është filluar nga e para si në drejtim të

përmirësimit të kapaciteteve pritëse (hoteleve), formimit të personelit të ri, ofrimit të një produkti

të ri turistik, vënies së kontakteve me tour–operatorët e nojhur turistikë etj. Dihet se turizmi si

degë e ekonomisë është i ndjeshëm ndaj situatave politike ne vende të cilat prioritet të vetin e

kanë turizmin.

Situatat e reja socio-ekonomike dhe ato politike që u paraqiten në Mal të Zi ndikuan edhe në

metamorfozën e turizmit në qytetin e Ulqinit. Kjo u vërejt në disa drejtime si :

• në kalimin nga turizmi i organizuar që ishte para viteve ´ 90 , në turizëm spontan e pjesërisht

privat i karakterit masiv.

• në devastimin e hapësirave mjedisore si rezultat i ndërtimeve pa kriter nga investitoret

privatë në zonat më atraktive turistike të qytetit të Ulqinit, kryesisht në pjesën lindore.

Prandaj mund të konstatojmë se turizmi për dekada të tëra ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të

qytetit të Ulqinit në mënyrë stihike duke u bërë njëherit edhe pjesë e urbanizimit turistik.

Ulqini – destinacion i turizmit masiv apo elitar ?

Shfaqja e fenomenit turizëm masiv pas viteve ´90 në lëvizjet turistike në qytetin e Ulqinit u

shoqërua me probleme të ndryshme. Zhvillimi i turizmit masiv në përgjthësi çoi në degradim të

mjedisit natyror. Turizmi masiv rriti kërkesën si për:

për energji elektrike

Page 6: Metoda Kerkimi

6

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

për ujë të pijshëm

për prodhime konsumi dhe shërbime

për krijimin e vendparkimeve

për shtimin e hapësirave të gjelbra

për shtimin e kapaciteteve akomoduese kryesisht në sektorin privat

për funksionimin e një rrjeti informues për turistët etj.

Pasojë e këtij lloj turizmi me të cilin po ballafaqohet Ulqini gjatë 18 viteve të fundit është rritja e

ndërtimeve informale private më qëllim përfitimit, të zhurmave dhe të degradimit të mjedisit.

Si rrjedhim i këtyre pasojave negative, turizmi masiv është konsideruar si një turizëm agresiv

dhe shpesh quhet në gjuhën e përditshme si “pushtim“ ose “dyndje“ turistësh duke pasqyruar

kështu atmosferën që dominon gjatë stinës së pushimeve në zonat më atraktive turistike të qytetit

të Ulqinit si në: Plazhin e Madh, Plazhin e Vogël pranë Qytetit të Vjetër etj.

Në qytetin e Ulqinit zhvillimi i turizmit masiv gjatë dekadës së fundit u shoqërua me

metamorfozën e strukturës së turistëve si dhe të mjedisit natyror. Kjo metamorfozë e zhvillimit të

turizmit ka prekur zonat më atraktive turistike të Ulqinit sidomos pjesën lindore të tij.

Deri në vitin 2007 si rezultat i çmimeve të ulëta dhe të ofertës të dobët turistike ku përvec (rërës

së plazheve dhe fast-fudeve dhe muzikës pupollore kosovare), Ulqini ka qenë destinacioni

kryesor i turistëve nga Kosova, të cilët kanë dominuar në mbi 90 % të numrit të përgjithshëm të

turistëve në këtë qytet. Prandaj edhe oferta turistike e Ulqinit gjatë këtyre viteve është e orientuar

vetëm në tregun që ka mundësi të vogla pagimi (Low-Budget).

Megjithatë nga viti 2008 politikat e zhvillimit të turizmit në qytetin e Ulqinit të bazuara edhe në

Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020 do të orientohet në zhvillimin

e turizmit të qëndrueshëm dhe elitar duke u bazuar edhe në “master planin e zhvillimit të turizmit

në qytetin e ulqinit” si dhe në shfrytëzimin sa me efikas të potencialeve turistike.

Page 7: Metoda Kerkimi

7

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

A ishte viti 2009 fundi i turizmit masiv për Ulqinin dhe a është viti 2010 fillimi

i një progresi të ri në turizëm?

Kjo pyetje besoj se do të gjejë përgjigjen e vet pas 2 – 3 viteve ndoshta edhe më tepër.

Edhe më tej mendojm se tregu kosovar por edhe ai i vendeve fqinje për disa vite do të mbeten

tregjet kryesor në turizmin e Ulqinit, meqë ende mbetet të bëhet shumë punë që të krijohen

produkte cilësore për konkurim me vendet me turizëm elitar.

Vetëm rreth 1.000 shtretër hotelesh janë të përshtatshëm për ofertë në tregun e jashtëm. Mbi këtë

bazë nuk mund të krijohet ekonomia e përparuar turistike në Ulqin, e sidomos jo në turizëm

modern. Nga atraktiviteti dhe konkurrenca e ekonomisë turistike ulqinake varen vendet e punës

dhe mirëqenia, jo vetëm e një pjes të konsiderushme të popullsisë, por edhe përparimi i fuqisë

ekonomike të vendit në përgjithësi.

Mendojmë se Ulqini ka shanse të mëdha të zhvillojë turizmin elitar por që për këtë lloj turizmi

duhet bërë shumë në drejtime të ndryshme ku më kryesorja është përmirësimi i infrasturkturës

turistike, ngritja e hoteleve me 4 – 5 yje, ngritja e nivelit të shërbimeve, përgatitja e kuadrove të

reja që do të merren me trurizëm etj.

Cili do të jetë roli i investimeve në zhvillimin e turizmit të Ulqinit ?

Planifikimi cilësor i hapësirës është një ndër parakushtet më të rëndësishme për zhvillimin

afatgjatë dhe të qëndrueshëm të turizmit në Komunën e Ulqinit. Mungesa e planeve urbanistike

gjatë këtyre 18 viteve u ka lënë dorë të lirë ndërtimeve kaotike. Vetëm sektori privat ka investuar

kryesisht në objekte private (shtëpi tipa vilash me 2-3 kate) , ndërsa sektori shtetëror gjatë këtyre

18 viteve është ballafaquar me probleme të ndryshme si ato financiare, amortizimit të hoteleve,

problemet më të punësuarit në hotele etj.

Page 8: Metoda Kerkimi

8

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Pasuritë natyrore si Plazhi i Madh, ujdhesa e Adës, Gjiri i Valdanosit, liqeni i Shasit etj. po

bëhen gjithnjë më tërheqëse për investitorët e huaj, pasi në këto zona mjedisi është i paprekur

nga ndërtimet informale. Ruajtja e këtyre hapësirave mjedisore duhet të jetë prioritet kryesor për

investitoret e ardhshëm në qytetin e Ulqinit.

Duhet përmendur se gjatë 3-4 viteve të fundit potencialet turistike të lartpërmendura të Ulqinit

kanë qenë në qendër të vëmendjes së investitorëve si nga Rusija, Evropa Perëndimore, nga

Emiratet e Bashkuara Arabe etj. Si rezultat i klimës së favorshme të investimeve të krijuara nga

qeveria e sidomos pas pavarësisë investimet ruse kanë dominuar në turizmin e Malit të Zi.

Investimet ruse, por edhe të vendeve tjera më tepër kanë qenë të drejtuara në blerjen e objekteve

hoteliere si të hotelit Otrant në Ulqin etj, dhe në blerjen e pasurive të patundshme si: troje,

apartamente, shtëpi private, lokale etj. pasi këto investime konsiderohen si investime afatgjata

dhe të sigurta.

Pjesa më e madhe e apartamenteve dhe shtëpive të blera nga këta investitorë në bregdetin e

Ulqinit kryesisht shfrytëzohen për t’u dhënë me qira gjatë 3 muajve të sezonit turistik veror

ndërsa pjesën më të madhe të viti nuk shfrytëzohen. Realizimi i Master Planit ku është paraparë

ndërtimi i hoteleve me 4-5 yje si dhe të objekteve tjera përcjellëse me rreth 30 000 shtretër në

Plazhin e Madh në ishullin Ada në Gjirin e Valdanosit etj do të hapte fronte të reja pune, ku sipas

ekspertëve do të duhej fuqi punëtore edhe nga jashtë Ulqinit.

Investimet në turizmin e Ulqinit gjatë viteve në vijim sipas eksperteve do të kapin shifra kolosale

afërsisht 5-15 mlrd.€. Investimet parashohin ndërtime të komplekseve turistike të destinuara për

turizmin e lartë.

Page 9: Metoda Kerkimi

9

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Ndikimi i krizës në turizëm

Sot, në kohën e krizës globale sidomos degët e ndjeshme, siç është turizmi, kanë ngecje dhe

rënie të dukshme. Fillimisht lind pyetja a janë aprovuar, apo zbatuar programet e duhura

antikrizë? Përndryshe nëse kësaj sfide i shtohet edhe politika, e cila e gulfatë ekonominë –

turizmin, atëherë ikja nga faza e papërshtatshme nuk është proces i shkurtër, dhe nënkuptohet

marrja e masave drastike që të ndalohet devastimi. Deri vonë, për shkaqe të tilla që

korrespondojnë me situatat e ndryshme shoqërore, politike, monopoliste, partiake, shumë vende

nuk kanë dashur të pranojnë situatën e krijuar globale duke thënë se nuk ka krizë apo “qeveria ka

marrë masat e duhura”. Kësisoji, sfida globale ndërroi rrënjësisht apo shkatërroi dukshëm

strukturën ekonomike të sistemeve më të fuqishme botërore.

Prandaj, mikrosistemet e vendeve në tranzicion pra edhe Mali i Zi nuk mund të krahasohen me

makrosistemet globale dhe tradicionalisht të zhvilluara.

(Shtiblar, Ndikimi i krizës në Ballkan, Podgoricë, 2009).

Për shkak të krizës globale, sot turizmi tradicional i Evropës shënon rënie 10% si dhe

Mediterani, djepi i turizmit botëror, i cili shënon një rënie prej 12%. Nga ky aspekt duke patur

parasysh ndikimin e krizës, sidomos në ekonomi, “Qeveria e Malit të Zi po përballet me

programin antikrizë më të mirë se shumë ekonomi më të zhvilluara.Publicistja malazeze

M. Tadiq, duke depërtuar në thellësi të jetës socio-ekonomike, tërheq vërejtjen për ndikimin e

Page 10: Metoda Kerkimi

10

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

krizës dhe prishjen e barspeshës në ambientin më të bukur jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në

Adriatik, duke nënvizuar se kjo republikë mu tani do të ballafaqohet me krizën.

Turizmi si degë prioritare në ekonominë e Malit të Zi me Master planin e renovuar, respektivisht

me Strategjinë e zhvillimit të turizmit deri më 2020 përveç riorientimit bashkëkohor, kooperimit,

sinhronizimit dhe prodhimit të ofertës parasheh edhe monumentet e trashëgimisë

kulturore-historike. Turizmi si dega kryesore eksportuese në Mal të Zi inkason më shum të

ardhura se të gjitha degët e tjera eksportuese. Strategjia kryesore e turizmit mbështetet dhe

stimulohet nga biznesi dhe afarizmi që rritë konkurrencën e prodhimit dhe shërbimet vendore.

Kjo parasheh rritje të të ardhurave dhe për tri herë rritje të bujtjeve-strehimit ose 21 milion

strehime nate duke hapur në perspektivë 75 mijë vende pune. Përndryshe, eksperti I njohur në

këtë fushë, kryetari i Organizatës Botërore të Turizmit dhe Udhëtimit Zhan Klod Baumgarten

parasheh mbi 40 mijë vende pune si dhe pjesëmarrjen e turizmit me afro 25% në GDP (gross

domestic product) – të prodhimin shoqëror bruto. Revista amerikane Nacional Geographic

Traveller e rradhitë Malin e Zi në mesin e 500 destinacioneve më të bukura në planet.

MENAXHIMI I VLERAVE KULTURORE

Kultura dhe Turizmi

Çështje të veçantë paraqesin monumentet kulturo-historike dhe sa janë menaxhuar vlerat e tyre

kulturore, duke marrë parasysh se ato tregojnë në mënyrë transparente të kaluarën e këtij mjedisi.

Në këtë aspekt përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin vendor por edhe të republikës, sepse nuk

Page 11: Metoda Kerkimi

11

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

janë angazhuar seriozisht që vlerat ekzistuese t’i prezantohen opinionit të gjerë, e sidomos

klientelës turistike. Nëse turistët e shumtë të cilët vizitojnë Ulqinin gjatë verës për Qytetin e

Vjetër-Kalanë kanë njohuri elementare, për monumentet e tjera kulturo-historike janë të

painformuar pothuaj tërësisht.

Në botën bashkëkohore ku turizmi është veprimtari parësore ekonomike subjektet përkatëse në

agjenden vjetore të organizimit kujdes të veçantë i kushtojnë kulturës duke ndarë mjete të

konsiderueshme, sepse është pikërisht kultura e cila ofron vlera për klientelen turistike. Andaj në

këtë gamë angazhohen individë të specializuar të cilët si fokus të veprimtarisë së tyre kanë

menaxhimin e vlerave kulturore të cilat paraqesin ofertë të veçantë të çdo mjedisi turistik.

Pikërisht nga një veprimtari e tillë ka lindur edhe termi turizmi kulturor i cili ne dekadat e fundit

është bërë sinonim i turizmit bashkëkohor që paraqet atraksion të veçantë për të gjitha mjediset

turistike.

Page 12: Metoda Kerkimi

12

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Vlerat kulturore dhe klientela turistike

Është e njohur se turizmi si veprimtari shoqërore është shumë komplekse dhe kjo çështje është

trajtuar nga shumë aspekte nga studiues të profileve të ndryshme. Në këtë aspekt vazhdimisht

janë trajtuar ndërlidhjet e turizmit me kulturën, duke theksuar se vlerat kulturore janë një

destinacion i veçantë për klientelën turistike. Dihet se disa mjedise të ndryshme kanë rritur

imazhin e tyre turistik në saje të monumentëve kulturore-historike. Nuk ka dilemë se në qytetet e

ndryshme në këtë aspekt përparësi kanë qytetet e vjetra, që paraqesin atraksion të veçantë

kulturor dhe turistik. Një dukuri e tillë është e pranishme kudo në botën bashkëkohore, sepse

klientelës turistike përveç plazheve, ujit të detit, natyrës i intereson të dëfrehet, duke shijuar edhe

motivet antropogjene turistike te mjedisit përkatës. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as qyteti i

Ulqinit. Por, pyetja është se sa i afrohen klientelës turistike në mënyrë cilësore vlerat ekzistuese

kulturore të këtij mjedisi dhe sa është i angazhuar ne këtë drejtim pushteti vendor dhe subjektet e

tjera që merren me turizëm.

Në ketë aspekt nevoitet një angazhim konkret kryesisht nga pushteti vendor që duhet të obligojë

përfaqësuesit e agjensive të ndryshme turistike që në programet e tyre turistike të jenë edhe

Kalaja dhe monumentet e tjera e jo ato të anashkalohen si deri më tash. Nuk mund të arsyetohet

qendrimi anashkalues apo idiferent i agjensive turistike ndaj qytetit të Ulqinit në përgjithësi, kur

dihet se këtu qëndrojnë kalimthi apo shumë pak duke mos i ofruar klientelës vlerat e mirëfillta

Page 13: Metoda Kerkimi

13

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

kulturore dhe historike të këtij qyteti. Pse veprohet kështu mund vetëm të paragjykojmë, por

kemi informata se të njëjtët në qytetet tjera qendrojnë më orë të tëra, e dhënë kjo e mjaftueshme

për të kuptuar edhe prapavinë e këtij veprimi.

Organizata Turistike ne Ulqin

Si ka ndikuar kjo në zhvillimet turistike të këtij qyteti?

Mendojm se, pos tjerash, problematika ligjore e mbledhjes së taksës turistike, përfshirë këtu edhe

taksën e qëndrimit, ka prolonguar formimin e plotë d.m.th. vënien në veprim të Organizatës

Turistike që nga vendimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit e deri më sot. Problematikë kjo që po

debatohet ende në instancat më të larta shtetërore edhe këto ditë, që do të thotë se qeveria, sipas

informatave që kemi, po rishqyrton këtë zgjidhje ligjore dhe praktikë sipas së cilës punohet dhe e

cila duhet të ndryshohet.

Ndërsa në të kaluarën, qoftë të largët apo të afërt, mund të thuhet se me siguri ka ndikuar edhe

mungesa e vullnetit politik për themelimin e saj apo subjektivizmi politik i këtij funksioni për

qëllime që mund të paramendohen. Megjitatë, mund të konstatoj se edhe në mungesë të OT-së,

veprimtaria me të cilën do të merret ajo është ushtruar edhe në të kaluarën falë përkushtimit të

autoriteteve kompetente dhe angazhimit të sektorit publik, privat si dhe grupeve të tjera të

interesit. Pra, organizimi turistik ka ekzistuar në formën e vet, por nuk ka qenë e themeluar mbi

bazat e përcaktuara ligjore. Mirëpo duhen reforma e nëse flasim për reforma atëherë duhet thënë

se ka shumë e shumë hallka të pushtetit të qeversijes lokale të cilat kanë mbetur ende të

pareformuara duke filluar nga ajo që është më e thjeshta, statutet e tyre dhe forma e organizimit.

Kritikët më të mëdhenj do të pajtoheshin se në të kaluarën Ulqini ka përjetuar sezone të

suksesshme turistike. Mirëpo, duke ditur rëndësinë vitale që ka turizmi si degë e ekonomisë për

banorët e komunës së Ulqinit, paraqitet nevoja e formimit të OT-së e cila me një plan veprimi

dhe objektiva strategjike e konkrete duhet të ndërmarrë përsipër sinkronizimin e aktiviteteve,

subjekteve dhe faktorëve publikë e privatë për avancimin dhe zhvillimin e një turizmi mirë të

balancuar e të qëndrueshëm, me një diversitet të produktit turistik, që synon shtimin e ofertës

turistike, përmirësimin dhe profesionalizimin e shërbimeve turistike, gjë që doemos do të

Page 14: Metoda Kerkimi

14

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

rezultojë në kohëzgjatjen e sezonit turistik, rritjen e numrit të turistëve dhe do të jetë katalizator i

cili i mungonte procesit të zbërthimit të zhvillimit ekonomik.

Roli i Organizatës Turistike për zhvillimin e turizmit

Organizata turistike detyrë primare do të ketë:

a) zhvillimin dhe promovimin e turizmit,

b) formimin e kushteve dhe aktivizimin e resurseve turistike të komunës,

c) nxitjen, koordinimin dhe organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike, sportive, afariste,

etj., të cilat do të ndihmojnë në pasurimin e ofertës turistike,

d) stimulimin e atyre pjesëve të komunës të cilat nuk janë ose janë fare pak të përfshira në

aktivitetet turistike,

e) organizimin e aksioneve të ndryshme me qëllim të ruajtjes së territorit turistik, ambientit

jetësor dhe pasurive kulturore,

f) ofrimin e shërbimeve si dhe të informatave të nevojshme për turistët, regjistrimin dhe

përcjelljen e lëvizjes turistike në komunë,

g) formimin e byrove turistiko-informative në vende të përshtatshme.

Gjithashtu, kjo organizatë do të bashkëpunojë ngusht me organet e komunës për të marrë masa të

nevojshme për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të turistëve në komunë dhe për t’i

implementuar këto masa do të bashkëpunojë me organizatat joqeveritare të cilat merren me

çështjet e turizmit, hotelierisë, si dhe fusha të tjera të rëndësishme për turizmin vendor, do të

bashkëpunojë me organizatat e tjera turistike në nivel republikan dhe atë ndërkombëtar, do të

hartojë raportin dhe informatat për nevojat e Organizatës Nacionale Turistike si dhe do të

angazhohet në mjaft detyra të tjera të cilat për qëllim kanë promovimin e ofertës turistike në

territorin e komunës.

Prioritet në veprimtarinë e Organizatës Turistike ,projektet që mendohen të

realizohen dhe nevoja e Ulqinit në aspektin turistik?

Nevojat dhe projektet të cilët duhet të renditen në bazë të prioriteteve dhe mundësive për

realizim janë të shumtë.

Page 15: Metoda Kerkimi

15

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Së pari, siç e përmenda edhe më parë, duhet filluar me përpilimin e një plan veprimi duke u

bazuar në gjendjen aktuale shikuar nga aspekti turistik. Ulqini është vend në zhvillim dhe sa i

përket industrisë turistike lë shumë për të dëshiruar.

Ulqini duhet të zgjidhë detyra komplekse: oferta e tij duhet të përcjellë zhvillimin ndërkombëtar

në lëmin e turizmit. Ulqini duhet ta definojë pozitën e vet se çfarë turizmi do. Njëkohësisht

duhet ta zbatojë procesin e vështirë të transformimit në të gjithë segmentet e ekonomisë dhe të

jetës. Kjo detyrë vështirësohet kur kemi parasysh lëkundjet në tregun botëror. Të gjitha

destinacionet në rajon dhe më gjerë i pret një konkurrencë më e fortë dhe luftë e ashpër për

pjesën e tyre në treg. Andaj punohet pandërprerë në përmirësimin e cilësisë së hoteleve,

shërbimeve dhe infrastrukturës. Në këtë aspekt, pozita e Ulqinit është momentalisht mjaft

inferiore: i mungojnë mjetet financiare, produkti i përshtatshëm për tregun dhe personeli

profesionalisht i kualifikuar. Ofertat janë të orientuara gati vetëm në tregun që ka mundësi të

vogla financiare (Low-Budget). Edhe më tej ky mbetet tregu kryesor në Ulqin, meqë ka edhe

shumë punë për t’u bërë nëse orientohemi në krijimin e produkteve cilësore për turizmin elitar.

Fillimisht Ulqinit i mungojnë hotelet e rikonstruktuara e të standardizuara, me përjashtim të

Otrant-it dhe ca të tjerë me kapacitet më të vogël, të cilët janë të përshtatshëm për ofertë në

tregun e jashtëm. Hotelet e ish sektorit shoqëror, të cilët zënë rreth 70% të shtretërve hoteliere në

Ulqin, janë të vjetër, të lënë pas dore dhe të pajisur dobët. Kurse sektori privat, i konceptuar në

formë të moteleve, vilave, bujtinave, etj. të cilat janë në pozitë konkurruese në rajon, do të duhej

t’i nënshtrohen procesit të standardizimit dhe legalizimit. Edhe përkundër mangësive të

lartpërmendura, Ulqini, përpos bukurive natyrore, posedon cilësi të çmuara njerëzore: atë e

karekterizon bujaria, mikpritja dhe tradita e gjatë turistike, andaj me plot bindje themi se suksesi

nuk do të mungojë.

Pritet funksionimi i plotë Organizata Turistike

Tanimë me të madhe po punohet në përmbushjen e obligimeve juridike dhe organizative. Ekipi

punues fillestar do të jetë i ngushtë, mirëpo numri i të angazhuarve do të rritet dita ditës me

qëllim që të jene sa më të përgatitur për fillimin e sezonit të ardhshëm turistik.

Page 16: Metoda Kerkimi

16

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Konkluzione

Në raportet zhvillim qyteti-turizëm, në rastin e Ulqinit, turizmi do të vazhdojë

të ketë rol parësor në të ardhmen e tij. Shumë ecuri të zhvillimit demografik,

urban dhe infrastrukturor të qytetit do të varen direkt apo indirekt nga ecuria

e zhvillimit të turizmit. Potencialet turistike mbeten të shumta dhe pjesërisht

akoma të pashfrytëzuara për një ndikim të tillë të turizmit në zhvillimin e

ardhshëm të qytetit.

Rekomandime

Të bëhet i mundur investimi në fushen e turizmit në mënyrë që të

ndikojnë në tërheqjen e vizitoreve.

Të pasqyrohen atraksionet, në sa më shumë guida turistike, pse jo dhe

në internet.

Të bëhet negocimi me sherbimin e rendit publik për sigurinë e turistit.

Bibliographyhttp://www.visit-ulcinj.com/blog/index.php?s=tURIZMI

Page 17: Metoda Kerkimi

17

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

http://www.google.com/#hl=en&q=Turizmi+ne+Ulqin%2C+Rritje+apo+Renie%3F&aq=f&aqi=&oq=&fp=baa94940edcea411

http://www.visit-ulcinj.com/blog/2009/07/07/roli-i-turizmit-ne-zhvillimin-ekonomik-dhe-metamorfozen-e-ulqinit/

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/articles/2009/10/10/reportage-01

http://www.destination-montenegro.com/cg/ulcinj-turizamcg.htm

http://www.visit-montenegro.com/sicg/tourism.htm

http://www.forca.me/index.php?option=com_content&view=article&id=233%3Asezona-u-ulcinju-na-samom-dnu-&catid=35%3Amonitor&Itemid=245&lang=sq

http://www.forca.me/index.php?option=com_content&view=article&id=284%3Adita-e-turizmit&catid=34%3Aforca-press&Itemid=131&lang=sq

Intervitë të drejtëpërdrejt me drejtuesin e Organizates Turistike në Ulqin z. Ali Rexha

Apendiks

Page 18: Metoda Kerkimi

18

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

Pyetësor

Ne jemi një grup studentësh nga Fakulteti Ekonomik te Universitetit

të Shkodres “Luigj Gurakuqi”, dega Financë-Kontabilitet.

Kemi dëshirë që të na ndihmoni duke iu përgjigjur pyetjeve të

mëposhtme. Do të ishte tepër e rëndësishme për vetë qëllimin e

punës tone që t’iu përgjigjeni pyetjeve që vijojnë duke i thënë gjërat

ashtu siç janë dhe jo ashtu siç mendoni se duhet të jenë.

1. A mendoni se ka ndikuar kriza globale në turizem? Nëse PO,

atëherë a mendoni se janë operuar, apo zbatuar programet e

duhura antikrizë?

PO JO

2. Ulqini, destinacioni i turizmit:

a) Masiv

b) Elitar

c) ___________

3. A ishte viti 2008 fundi i turizmit masiv për Ulqinin dhe a qe viti

2009 fillimi i një progresi të ri në turizem?

4. Cili do të jetë roli i investimeve në zhvillimin e turizmit të

Ulqinit?

5. Si ka ndikuar themelimi i organizatë turistike të Ulqinit në

zhvillimin turistikë të këtij qyteti?

6. Cili është roli i organizates turistike për zhvillimin e turizmit?

Page 19: Metoda Kerkimi

19

Roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik dhe metamorfozen e Ulqinit 2010

7. C’farë përbën prioritet në veprimtarin e organizates turistike?

a) Përpilimi i një planë veprimi

b) _______________

8. Cilat janë projektet që mendoni se duhet të realizohen dhe për

çfarë ka Ulqini më tepër nëvoj në aspektin turistik?

a) Infrastruktur

b) Hoteleri

c) _____________

9. Sa i ofrohen klienteles turistike në mënyrë cilësore vlerat

ekzistuese kulturore të këtij mjedisi?

a) Pakë

b) Mjaftueshëm

c) Shumë

10. Ku bazoheni për marrjen e vendimeve dhe për

përcaktimin e strategjive?

a) Intuitë

b) Eksperiencë

c) Bashkpunim me kolegët

d) Tjetër_______________

11. Mendoni se vlera kulturore e qytetit të vjetër të Ulqinit

(Kalasë së Ulqinit) janë një shtysë për vizitorët? PSE?

PO JO

Faleminderit për bashkëpunimin!!!