mmph-rks.orgmmph-rks.org/.../replan_-_shala_me_report_2_-alb_306604.docx · web viewministria e...

35
PLANI I VEPRIMIT TË ZHVENDOSJES LAGJJA SHALË PROJEKTI HADE KOSOVË RAPORTI I MONITORIMIT 2 Prill-shtator 2014 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit të Projektit PPRT-AF, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Upload: ngohanh

Post on 08-Jun-2018

224 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PLANI I VEPRIMIT TË ZHVENDOSJESLAGJJA SHALË

PROJEKTI HADE KOSOVË

RAPORTI I MONITORIMIT 2Prill-shtator 2014

Përgatitur për:Njësia e Monitorimit të Projektit PPRT-AF, Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor

Përgatitur nga:rePlan Inc.

Shtator 2014

Raport Monitorimi #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Pasqyra e përmbajtjes

1 INFORMATAT NË PRAPAVIJË DHE GJETJET KRYESORE..................................................................................1

2 AKTIVITETET E MONITORIMIT..................................................................................................................... 3

3 ANGAZHIMI I PALËVE ME INTERES.............................................................................................................. 4

3.1 Brengat/ankesat..........................................................................................................................5

3.2 Efektshmëria e aktiviteteve në angazhim....................................................................................5

3.3 Rekomandimet në lidhje me angazhimin e palëve me interes....................................................5

4 TË DREJTAT................................................................................................................................................. 7

4.1 Kompensimi për pasuritë e humbura..........................................................................................7

4.2 Përkrahja kalimtare/Kompensimi i qirasë....................................................................................7

5 ZHVILLIMI I LOKACIONIT DHE NDARJA E PARCELAVE...................................................................................8

5.1 Zhvillimi i infrastrukturës në Shkabajn e ri...................................................................................8

5.2 Ndarja e parcelave.....................................................................................................................10

5.3 Titujt pronësorë.........................................................................................................................10

5.4 Rekomandimet për zhvillimin e lokacionit.................................................................................11

6 MIRATIMET/LEJET DHE NDËRTIMI............................................................................................................. 11

6.1 Lejet e ndërtimit........................................................................................................................11

6.2 Gjendja e punëve ndërtimore....................................................................................................11

7 RIVENDOSJA/ZOTËRIMI............................................................................................................................ 13

Shpërngulja............................................................................................................................................13

8 MIRËQENIA............................................................................................................................................... 13

8.1 Qasja në arsim...........................................................................................................................13

8.2 Gjendja shëndetësore................................................................................................................14

8.3 Statusi i të ardhurave.................................................................................................................14

8.4 Rekomandimet për mirëqenie...................................................................................................14

9 VAZHDIMËSIA NGA REKOMANDIMET E MËPARSHME................................................................................15

10 REKOMANDIMET...................................................................................................................................... 15

11 AKTIVITETET E PLANIFIKUARA GJATË PERIUDHËS VIJUESE TË RAPORTIMIT................................................16

SHTOJCA A - MATRICA....................................................................................................................................... 17

Matrica e rekomandimet.......................................................................................................................17

April 2014 rePlan

SHTOJCA B - PËRMBLEDHJE............................................................................................................................... 19

Përmbledhje e monitorimit (për paraqitje publike)...............................................................................19

SHTOJCA C - FOTOGRAFITË................................................................................................................................ 21

Shtator 2014 rePlan

1 Informatat në prapavijë dhe gjetjet kryesore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Korporata e Energjisë së Kosovës (KEK) si dhe Komuna e Obiliqit janë bashkuar, me përkrahjen e Bankës Botërore, për të implementuar zhvendosjen e Lagjes Shalë, në përgjigje ndaj zgjerimit të fushës së gërmimit të linjitit për termocentralin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Zhvendosja kërkon zhvendosjen fizike të 64 ekonomive familjare që banojnë në Lagjen Shalë të Hades, tek një lokacion në afërsi të fshatit Shkabaj, që gjendet në kufirin administrativ ndërmjet komunave të Obiliqit dhe Prishtinës.

Në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me Planin e Veprimit për Zhvendosjen e Shalës (PVZH Hade)1, MMPH-ja ka angazhuar një kompani konsulente ndërkombëtare për zhvendosje, rePlan, për të monitoruar zhvendosjen e familjeve të prekura. Raporti i parë i monitorimit mbulonte periudhën ndërmjet tetorit 2013 dhe prillit 2014 (Raporti i parë i monitorimit)2. Raporti i parë është publikuar në gjuhën shqipe dhe angleze në faqen e internetit të MMPH-së në gusht të vitit 2014, ndërsa përmbledhja e tij ekzekutive ishte vënë në dispozicion në gjuhën shqipe për familjet e prekura, përmes diskutimeve joformale me popullatën e ndikuar nga projekti. Për më tepër, përfaqësuesit e MMPH-së dhe rePlan-it paraqitën gjetjet e raportit gjatë takimeve të Konsultimeve Publike të mbajtur në tetor të vitit 2014, si pjesë e Procesit formal të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për termocentralin e ri të propozuar nga KEK-u. Ky dokument paraqet raportin e dytë të monitorimit përgatitur për Ministrinë si dhe mbulon periudhën ndërmjet prillit dhe shtatorit 2014.

Siç është paraqitur në raportin e parë të monitorimit, Tabela 1 paraqet informatat mbi indikatorët që janë identifikuar për të monitoruar përparimin e zbatimit të PVZH-së. Indikatorë të tjerë do të përfshihen si pjesë e Auditimit të Përfundimit të Zhvendosjes që do të përgatitet në dhjetor të vitit 2014.

Tabela 1 – Indikatorët kryesorë për monitorimin e implementimit të PVZH-së

Indikatori # ShënimeGjithsej familje të prekura nga projekti 87 Nga nëntori 2011 (PVZH Shalë)Familjet fizikisht të zhvendosura nga projekti 64 Nga nëntori 2011Familjet ekonomikisht të prekura nga projekti 23 Nga nëntori 2011Familjet fizikisht të zhvendosura që kanë zgjedhur të marrin tokën për zhvendosje në fshatin e vendosjes

52 Nga gushti 2013 (vendimi i Qeverisë së Kosovës 106/2013

Familjet fizikisht të zhvendosura që kanë zgjedhur kompensimin me para dhe vetë-zhvendosje

12 Nga gushti 2013

Familjet ekonomikisht të prekura që kanë marrë kompensimin me parë

23 Nga dhjetori 2013

Parcela të ndara në fshatin e vendosjes 52 / 52 Nga shtatori 2014Familjet që ende banojnë në lagjen Shalë në fshatin Hade

0 Nga shtatori 2014

1 Plani i Veprimit të Zhvendosjes së Shalës: http://mzhe.rks-gov.net/repository/docs/Plani_i_veprimit_per_zhvendosje-Lagjja_ShalaHade_-_ENG.pdf2 Plani i Veprimit të Zhvendosjes, Raporti i Monitorimit 1: http://mmph-rks.org/repository/docs/rePlan_-_Shala_ME_Report_1_-_final_345581.pdfApril 2014 rePlan 1

Hugo Bonilla, 11/04/14,
This figure has been arrived at from a detailed revieë of the baseline information and the Shala RAP.

Familjet që kualifikohen për pagesë të qirasë 0 As of April 14, 2014Vendimet e pranuara për ndarje të parcelës 52 Nga shtatori 2014Titujt pronësorë të parcelës në fshatin e vendosjes 52 Nga shtatori 2014Lejet e ndërtimit të kërkuara dhe të lëshuara 39 Nga shtatori 2014Shtëpitë e vendosjes në ndërtim 22 Nga shtatori 2014Shtëpitë me ndërtim të vrazhdë 21 Nga shtatori 2014Shtëpitë për vendosje të gatshme për banim 6 Nga shtatori 2014Familjet e prekura nga projekti që banojnë në Shkabajn e ri

6 Nga shtatori 2014

Pjesa vijuese përmbledh gjetjet kryesore që dalin nga aktivitetet monitoruese të rePlan-it që prej publikimit të raportit të parë të monitorimit:

1. Punët finale për të kryer infrastrukturën e komunitetit dhe për të përgatitur fshatin për vendosje për banim janë kryer në fund të qershorit 2014, pasuar nga pranimi teknik në dhjetorin e vitit 2013 nga Komisioni Pranues për përshtatshmërinë e punëve të infrastrukturës në Shkabajn e ri. Kjo siguroi kushtet e nevojshme (duke përfshirë kyçjet funksionale të kanalizimit, ujit dhe energjisë elektrike) për familjet e zhvendosura që të banojnë në shtëpitë e tyre.

2. Efekti i kësaj vonese në përfundimin e infrastrukturës në ndërtim të shtëpive të reja për vendosje në lokacion është i kundërshtueshëm. Në njërën anë, banorët e komunitetit theksojnë që punët ndërtimore në shtëpitë e reja janë ndalur për shkak të mungesës së furnizimit të ujit dhe energjisë në lokacion. Sipas banorëve, këto punime rifilluan pas korrikut të vitit 2014. Në anën tjetër, MMPH ka pranuar raporte nga kontraktorët që thonë se kanë arritur të ndërtojnë pa pengesa që prej dhjetorit 2013.

3. Deri më sot, Komuna e Obiliqit ka lëshuar 39 leje ndërtimi, gjë që ka rezultuar me punime të ndërtimit në 22 shtëpi të vendosjes. Deri në shtator të vitit 2014, janë përfunduar dhe banuar gjashtë shtëpi të tilla të vendosjes.

4. Deri më sot, familjet e zhvendosura nuk kanë shprehur ndonjë brengë për kushtet e tyre të jetesës në fshatin Shkabaj të ri. Megjithatë, janë identifikuar disa çështje të vogla, si: Rrugët sekondare janë vazhdimisht në gjendje të rëndë, sepse familjet që kanë filluar punët

ndërtimore janë duke bërë kyçjet në sistemin e kanalizimit; Periudhat e reshjeve kanë shkaktuar përkeqësim të rrugëve të pashtruara sekondare.

Banorët vazhdimisht kërkojnë që këto rrugë të shtrohen, për të shmangur shpenzimet e vazhdueshme të mirëmbajtjes;

Fëmijët e vegjël që ecin deri në shkollën e Shkabajt, përballen me dy sfida të sigurisë: i) trotuari kryesor gjendet në anën tjetër të rrugës, ndërsa nuk ka asnjë kalim këmbësor të shënjuar në afërsi; si dhe ii) prania e qenve endacakë në zonë.

Shtator 2014 rePlan

5. Gjithsej gjashtë fëmijë nga familjet që janë vendosur në Shkabajn e ri janë regjistruar me sukses në shkollën fillore të Shkabajt. Këta fëmijë janë shpërndarë në klasat përkatëse nga e para në të nëntën. Banorët dhe autoritetet shkollore vazhdojnë të shprehin brengat e tyre në lidhje me

kapacitetin e shkollës për të marrë përsipër fëmijët e tjerë të ardhur.6. Siç është theksuar në Raportin e parë të Monitorimit, ankesat vazhdojnë të trajtohen njëra pas

tjetrës, në baza joformale pa krijimin e protokolleve specifike. Fuqimisht rekomandohet që të themelohet formalisht një mekanizëm për trajtimin e ankesave për të dokumentuar plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra nga MMPH-ja dhe KEK-u për të zgjidhur çështjet e ngritura nga komuniteti.

7. Angazhimet së voni me banorë kanë treguar që disa familje po këmbejnë parcelat e tyre përkatëse në Shkabajn e ri për të marrë parcela më afër anëtarëve të familjes apo miqve të tyre. Këto këmbime, që mund të jenë normale në një proces zhvendosjeje, duhen monitoruar për të theksuar praninë e transaksioneve, gjë që mund të çojë në cenueshmërinë e familjeve të zhvendosura për shkak të mungesës së pronës.

8. Siç është theksuar në raportin e parë të monitorimit, ka mungesë të informatave aktuale socio-ekonomike për popullatën e zhvendosur. Këto informata, kur krahasohen me të dhënat e gjendjes bazë të Shalës të vitit 2011, do të mundësojnë dokumentimin e mirëfilltë për evolucionin e jetesës së familjeve dhe të vlerësojnë efektshmërinë/ndikimet e strategjive të rikuperimit të jetesës. Ky krahasim është element themelor i Raportit Final të Auditimit të Zhvendosjes, që është në përputhje me praktikat më të mira. MMPH-ja ka kërkuar që rePlan-i të hartojë një studim të shpejtë socio-ekonomik para dhjetorit të vitit 2014.

2 Aktivitetet e monitorimit

Ndërmjet muajve maj dhe shtator 2014, rePlan ka ndërmarrë aktivitetet vijuese si pjesë e detyrimit të tij për monitorim e vlerësim të zbatimit të Planit të Veprimit për Zhvendosje të Shalës (PVZH):

1. Takimet me Zyrën e Projektit të Hades / Departamenti për Shpronësim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) (maj 2014, qershor 2014 dhe korrik 2014);

2. Takimet me zyrtarët e Komunës së Obiliqit (drejtorin e planifikimit urban, drejtorin e departamentit për lëshim të lejeve të ndërtimit) (korrik 2014);

3. Takimet me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK/KEDS) (qershor dhe korrik 2014)4. Takimet me zyrtarë të Kompanisë Rajonale të Ujit Prishtina (përfshirë drejtorin ekzekutiv dhe

drejtorin rajonal për Obiliq) (qershor dhe korrik 2014);5. Vizitat në Lagjen Shalë, fshati Hade (maj 2014, qershor 2014, korrik 2014, gusht 2014);

Shtator 2014 rePlan

6. Takimet me pjesëtarë të familjeve të prekura (p.sh. grupet joformale dhe takimet sy-më-sy në Shkabajn e ri dhe Hade, takime formale të komunitetit) (maj 2014, qershor 2014, korrik 2014, gusht 2014);

7. Intervistat joformale me 10 familje në shtator 2014, zgjedhur nga mostra e stratifikuar e rëndomtë;

8. Prezantimi i gjetjeve kryesore nga Raporti i parë i Monitorimit dhe Vlerësimit të PVZH-së në Punëtorinë për Marrjen dhe Zhvendosjen e Tokës (maj 2014);

Pjesët vijuese paraqesin gjetjet që kanë dalë nga këto aktivitete. Gjitha shifrat janë nga shtatori 2014, përveç nëse theksohet ndryshe. Raporti përfundon me një pasqyrë rekomandimesh për trajtim nga agjencitë implementuese të PVZH-së (MMPH, KEK dhe Komuna e Obiliqit), si dhe aktivitetet e planifikuara të rePlan-it në periudhën raportuese deri në dhjetor 2014. Shtojca A përmbledh veprimet e rekomanduara, ndërsa Shtojca B paraqet një përmbledhje të këtij raporti monitorimi.

3 Angazhimi i palëve me interesrePlan ka vëzhguar disa zhvillime pozitive që kanë dalë nga veprimet e mirëfillta të ndërmarra nga palët e interesuara gjatë kësaj periudhe raportimi.

KEK dhe Departamenti për Shpronësim në MMPH kanë reaguar me përpikmëri ndaj brengave të theksuara nga banorët e 15 parcelave të tokës në Shkabajn e ri, të cilët nuk janë kompletuar plotësisht pasi është kryer kontrata fillestare e infrastrukturës në dhjetor të vitit 2013. Deri në qershor 2014, kontrata e menaxhuar nga Ministria, e financuar nga KEK-u kishte finalizuar të gjitha punët e nevojshme në këtë zonë.

Siç përshkruhet në raportin e parë të monitorimit, MMPH kishte angazhuar një Zyrtar të Informimit Publik (ZIP) për të ofruar informata për popullatën dhe palët e interesuara për zhvillimet në termocentralin e ri. Edhe pse ZIP-ja kishte marrë për detyrë krijimin dhe fuqizimin e dialogut të informuar dhe efektiv për procesin e Analizës së Ndikimit Mjedisor dhe Social për termocentralin, roli i tij/saj përfshinte edhe shërbimin si kontakt-person për familjet e prekura të Lagjes Shalë në procesin e zhvendosjes.

Megjithatë, intensiteti i angazhimit që kërkohet në procesin e VNMS-së së Termocentralit nuk i ka mundësuar ZIP-së të angazhohet drejtpërdrejt me familjet e prekura nga Lagjja Shalë. Për më tepër, edhe pse fillimisht pritej që zyra e ZIP-së do të vendosej në Komunën e Obiliqit për të ofruar qasje më të lehtë për popullatën e prekur, kufizimet e hapësirës kanë bërë që zyra e ZIP-së përkohësisht është zhvendosur në zyrën e MMPH-së në Prishtinë. Zgjidhja afatgjate e këtij kufizimi hapësire duhet kërkuar, sepse duhet ofruar qasje më e lehtë për familjet e prekura nga zhvendosja.

Shtator 2014 rePlan

rePlan ka vërejtur nevojën për qartësim të roleve të secilës agjenci përkatëse në lidhje me aktivitetet e angazhimit të palëve me interes për zhvendosjen e lagjes Shalë, për të trajtuar siç duhet çështjet që janë përshkruar më lart.

3.1 Brengat/ankesat

Siç përmendet më lart, agjencitë përgjegjëse (MMPH, Komuna e Obiliqit, KEK, me përkrahje nga rePlan) vazhdojnë të përgjigjen ndaj brengave dhe ankesave që vijnë nga popullata e zhvendosur. Pjesa vijuese paraqet brengat më të shpeshta që janë shprehur nga popullata.

1. Familjet argumenojnë që vonesat në përfundimin e infrastrukturës së shërbimeve komunale në lokacionin e ri kanë shkaktuar vonesa në ndërtimin e shtëpive të reja dhe kanë krijuar paqartësi tek popullata.

2. Disa familje të kontaktuara kanë sugjeruar që të paguhen shpenzimet e qirasë pas muajit prill 2014 për të kompensuar vonesat në ndërtimin e infrastrukturës në lokacionin e ri.

3. Familjet kanë shprehur brengën për mungesën e një furnizimi të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe të ujit.

4. Pasiguria për afatet dhe mundësinë e ndërtimit të shkollës fillore dhe rrugëve sekondare në Shkabajn e ri

5. Siguria e fëmijëve të vegjël në rrugën e tyre për shkollë në Shkabaj, për shkak të mungesës së shiritave të kalimit të rrugës, si dhe prania e qenve endacakë në zonë;

Siç është theksuar në raportin e parë të monitorimit, brengat dhe ankesat e veçanta vazhdojnë të menaxhohen joformalisht pa krijimin e një mekanizmi të strukturuar të ankesave. Kjo pengon përpjekjet për dokumentim të përshtatshmërisë së procesit të implementimit të zhvendosjes. Pika 3.3 përmban veprime të veçanta të rekomanduara që mund të ndërmerren nga agjencitë përgjegjëse për të përmirësuar menaxhimin dhe dokumentimin e ankesave.

3.2 Efektshmëria e aktiviteteve në angazhimAktivitetet e vazhdueshme të angazhimit të palëve me interes të kryera nga KEK, MMPH dhe rePlan kanë dhënë rezultate të prekshme që prej publikimit të raportit të fundit të monitorimit. Në veçanti, këto aktivitete kanë siguruar që edhe furnizimi i energjisë edhe ujit të jenë funksionale që nga korriku 2014. Hollësi të këtyre aktiviteteve janë dhënë në pikën 5.1.

3.3 Rekomandimet në lidhje me angazhimin e palëve me interesNë këndvështrimin e gjendjes së angazhimit aktual të palëve me interes si dhe vërejtjeve tjera të dokumentuara në këtë raport, rePlan rekomandon si në vijim:

1. Të definohet agjencia që do të marrë rolin udhëheqës në aktivitete të angazhimit të palëve në lidhje me zhvendosjen e lagjes Shalë – Definimi i qartë i këtij roli udhëheqës do të lehtësojë

Shtator 2014 rePlan

komunikimin me palët me interes në të ardhmen, si dhe do të mundësonte zbatimin e lehtë të rekomandimeve të dhëna në këtë pikë.

2. Të zbulohen më shumë informata për adresimin e pyetjeve dhe brengave në lidhje me përmbylljen e procesit të zhvendosjes – rePlan rekomandon angazhimin aktiv të komuniteteve në muajt vijues, për të adresuar ankesat dhe për të dhënë informata relevante për statusin aktual të projektit. Temat e veçanta që duhen diskutuar janë: Disponueshmëria e Zyrtarit për Informim Publik për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve dhe

për të dhënë informata të reja; Krijimi i një procesi formal të Menaxhimit të Ankesave; Afatet për përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës në lokacionin e ri (shkolla fillore,

varrezat, rrugët sekondare); Qëndrimi i komunës në lidhje me lirimin nga pagesa për bartjen e parcelave në Shkabajn e

ri; Arsyeshmëria e vendimit për të bërë pagesat e qirasë nga dhjetori 2013 deri në prill 2014;

3. Përmirësimi i dokumentimit të aktiviteteve të angazhimit të palëve me interes – Veprimet specifike që mund të ndërmerren për të përmirësuar dokumentimin e të gjitha aktiviteteve të angazhimit të palëve me interes përfshijnë: Përdorimi i fletëve të pjesëmarrjes në takimet me përfaqësues të komuniteteve dhe

autoritete Hartimi dhe vërtetimi i rezultateve kyçe dhe hapat vijues nga takimet me pjesëmarrës Ofrimi i kopjeve të shënimeve/procesverbalit të vërtetuar për palët për shënime të tyre

4. Implementimi i një mekanizmi formal për menaxhimin e ankesave – Veprimet specifike përfshijnë: Përcaktimi i qartë i agjencisë në krye të menaxhimit, përpunimit dhe zgjidhjes së ankesave Regjistrimi i secilës ankesë në një format që përfshin së paku emrin e ankuesit, natyrën e

ankesës dhe datën kur është regjistruar. Ky shënim duhet të mundësojë edhe dokumentimin e veprimeve të kryera për ta zgjidhur, si dhe datën e zgjidhjes.

Procesi 2-shkallësh i eskalimit i bazuar në kohën e përgjigjes/zgjidhjes duhet përcaktuar, ndërsa rolet për vazhdim/proces duhen definuar qartë.

5. Edhe pse nuk është përfshirë në kontratën e monitorimit për Lagjen Shalë, rekomandojmë angazhimin e familjeve të zhvendosura më 2004/2005 në lidhje me rivendosjen në Shkabajn e ri

4 Të drejtat

4.1 Kompensimi për pasuritë e humburaPas një procesi individual negocimi që ka rezultuar me nënshkrimin e marrëveshjeve individuale nga fundi i vitit 2011 deri në fund të 2012-ës, KEK-u ka iniciuar procesin për të paguar gjithë kompensimin

Shtator 2014 rePlan

për të gjithë personat e prekur nga projekti në Lagjen Shalë. Ky proces pagesash ka përfunduar në fillim të vitit 2013.

4.2 Përkrahja kalimtare/Kompensimi i qirasëSiç përcaktohet me marrëveshjen e nënshkruar në qershor të vitit 2012, që të 21 familjet me tokë brenda zonës emergjente janë dashur të zhvendoset përkohësisht, si dhe kështu kanë fituar të drejtën e kompensimit të qirave nga KEK-u. Fillimisht, këto kompensime janë dashur të paguhen derisa Komisioni i pranimit do të shpallte lokacionin e rivendosjes të gatshëm për të filluar ndërtimin e shtëpive të tyre. Sipas MMPH-së, ndërmjet qershorit 2012 dhe dhjetorit 2013, zyrtarët e Ministrisë vazhdimisht kanë angazhuar përfaqësuesit e komunitetit për t’i informuar për kushtet e kësaj marrëveshjeje. Siç është theksuar më parë, Komisioni i pranimit teknik ka kryer inspektimin e lokacionit të Shkabajt të ri në dhjetor të vitit 2013 si dhe ka kryer pranimin teknik të lokacionit. Ky pranim efektivisht do të thotë që pagesat e qirasë do të ndërpriteshin menjëherë nga KEK-u në dhjetor të vitit 2013.

Megjithatë, duke njohur nevojën e një kohe të ndërmjetme për të ndërtuar shtëpitë e tyre në parcelat e reja, agjencitë përgjegjëse kanë siguruar një zgjatje të këtyre pagesave të qirave për katër muaj shtesë deri në prill të vitit 2014.

Sipas Ministrisë, zyrtarët kanë angazhuar joformalisht përfaqësuesit e komuniteteve për t’i informuar për arsyeshmërinë dhe kushtet e këtij vazhdimi të pagesave. Sipas planifikimit, si dhe pas 22 muajve të vazhdueshëm të pagesave të qirave, KEK-u ka ndërprerë pagesat për familjet në Shkabajn e ri më 30 prill 2014.

Që prej atëherë, disa familje që janë intervistuar janë ankuar për ndërprerjen e pagesave nga KEK-u para përmbushjes së kushteve të marrëveshjes së vitit 2012. Ata theksonin që infrastruktura e parcelave ishte bërë funksionale në fund të verës së fundit (2014), si dhe që si rezultat i kësaj vonese, ata janë dashur të paguajnë qira, derisa ndërtimi i shtëpive të tyre vazhdonte, si dhe vazhdon ende.

Agjencitë përgjegjëse duhet të angazhojnë përfaqësuesit e komuniteteve për të qartësuar natyrën e pagesave të qirasë si dhe vlefshmërinë e ndërprerjes së pagesave pas prillit 2014.

5 Zhvillimi i lokacionit dhe ndarja e parcelave

5.1 Zhvillimi i infrastrukturës në Shkabajn e riKa pasur zhvillime të prekshme në zhvillimin e infrastrukturës që prej periudhës së fundit të monitorimit. Shumica e këtyre avancimeve janë vërejtur në fushat vijuese:

EnergjiaSiç është raportuar më herët, edhe pse Komisioni i Pranimit Teknik ka bërë pranimin teknik për lokacionin e ri më 10 dhjetor 2013, deri në prill 2014 nuk ka pasur ende furnizim të energjisë në

Shtator 2014 rePlan

Shkabajn e ri. Përkundër faktit që instalimi i gjithë infrastrukturës elektrike është kryer në Shkabajn e ri, KEK-u3ende nuk kishte dhënë lejen e kyçjes në rrjetin elektrik. Në prill të vitit 2013, KEK-u nxori një shkresë që numëronte kërkesat për avancim të infrastrukturës së rrjetit elektrik dhe për miratim të kyçjes. Ndërmjet gjërave që kërkohej nga njësia inspektuese e KEK-ut ishte që instalimi i njehsorëve elektrikë në secilin nën-stacion elektrik të lokacionit, bashkë me instalimin e siguresave elektrike. Për më tepër, KEK-u ka kërkuar kyçjen e të gjitha lokacionit në një nën-stacion me energji të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën për energji elektrike.

MMPH, Departamenti i Shpronësimeve dhe rePlan-i janë takuar vazhdimisht me zyrtarët nga Kompania e Shpërndarjes dhe Furnizimit të Energjisë së Kosovës (KEDS) me qëllim të gjetjes së mënyrave për të përshpejtuar funksionimin e mirëfilltë të infrastrukturës së rrjetit elektrik në Shkabajn e ri. Si rezultat, në qershor të vitit 2014, KEDS lëshoi një leje kyçjeje të përkohshme njëvjeçare dhe filloi të operonte me nën-stacionet elektrike të lidhura me lokacionin e Shkabajn e ri në fillim të korrikut 2014.

Rrjeti elektrik i lokacionit aktualisht është përkohësisht i lidhur me një nën-stacion të vendosur në fshatin Shkabaj, që nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjitha kyçjet e reja shtesë. Leja e përkohshme e lëshuar nga KEDS-i (skadon në korrikun e 2015-ës) kërkon që rrjeti elektrik të kyçet me një nën-stacion tjetër që gjendet 2 kilometra më larg nga lokacioni.

Megjithatë, që prej shtatorit 2014, nuk ka qartësi mbi atë se cila është pala përgjegjëse për kryerjen e këtij përmirësimi, ose se cili është afati kohor i duhur për ta bërë këtë. Kjo çështje duhet monitoruar me kujdes për të siguruar që kyçja e re të bëhet para skadimit të lejes së përkohshme apo se si ngarkesa e kyçeve në sistem do të mund të bënte rëndesë në sistemin edhe ashtu të ngarkuar të përkohshëm.

Për më tepër, disa nën-stacione që gjenden në lokacion janë vjedhur apo dëmtuar. Kjo mund të krijojë vështirësi në kyçjet e reja në rrjet. Për të shmangur çështjet e tilla, MMPH-ja ka angazhuar një roje sigurie që prej qershorit 2014 për të patrulluar në zonë. Ky veprim, bashkë me praninë e rritur të familjeve në Shkabajn e ri duhet të pengojnë humbjen e infrastrukturës në të ardhmen.

Uji

Furnizimi i ujit është vendosur në lokacionin e ri në korrik të vitit 2014. Kompania Rajonale e Ujit Prishtina kishte bllokuar kyçjen fillestare, duke kërkuar që secila parcelë të kishte njehsorë individuale. Fatkeqësisht, njerëzit e prekur nga projekti nuk janë informuar fillimisht për këto kërkesa, gjë që ka çuar në vonesa në krijimin e furnizimit të ujit në lokacion.

MMPH dhe rePlan kanë kërkuar takime me Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujit Prishtina si dhe me Drejtorin e KRU-së në Obiliq, për të gjetur mënyra për të tejkaluar ngërçin. Fushata

3 KEDS – Kompania e Shpërndarjes dhe Furnizimit të Energjisë së Kosovës është privatizuar në maj të vitit 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK-u Sh.A., ndërmarrje publike. Në këtë raport, KEK-u është shfrytëzuar për të përmendur të njëjtën kompani që ka qenë funksionale para majit 2013, si dhe KEDS-i pas asaj periudhe.Shtator 2014 rePlan

komunikuese për informimin e komunitetit për kërkesat nga kompania e ujit ishte filluar, si dhe ishte përballur me reagime pozitive nga familjet e prekura. Si rezultat, njehsorët individualë u instaluan, ndërsa furnizimi i ujit u bë funksional në korrik të vitit 2014.

Lejet e ndërtimit

Sipas rregulloreve komunale, për të marrë lejen e ndërtimit në zyrën e kadastrit në Obiliq, ndërtuesit duhet të marrin lejet e kyçjes elektrike dhe të ujit, si dhe duhet t’i regjistrojmë ato tek ndërmarrjet publike. Duke marrë parasysh numrin fillestar të kërkesave për leje në lokacionin e Shkabajt të ri, si dhe për të promovuar fillimin më të shpejtë të punëve ndërtimore, zyra e kadastrit kishte vendosur të mos zbatonte këtë kërkesë. Megjithatë, ky vendim kishte krijuar efekte anësore të padëshiruara. Familjet që kishin marrë lejet e ndërtimit nuk kishin pasur ndonjë dëshirë që ta regjistronin formalisht tek ndërmarrjet publike në afat të shkurtër. Në anën tjetër, kompanitë i pezulluan punët në lidhjen e këtyre ndërtimeve me rrjetet përkatëse. Për të shmangur këto çështje, pas diskutimeve me MMPH-në dhe rePlan-in, përfaqësuesit e kadastrit u përkushtuan të zbatonin këtë kriter për të gjitha kërkesat që prej shtatorit 2014.

Punët përfundimtare të “imta” ndërtimore

Sipas përshkrimit të planit të lokacionit të prezantuar në PVZH-në për Shalën, duhen kryer punë tjera për të përfunduar fazën e parë të ndërtimit në Shkabajn e ri. Këto punime nuk pritet të ndikojnë në funksionimin e përgjithshëm të vendbanimit të ri apo të pengojë kapacitetin e vazhdimit të ndërtimit të shtëpive. Këto janë:

Kyçja e rrjetit elektrik të vendbanimit në nën-stacionin e duhur, sipas udhëzimeve të KEDS-së Instalimi i ndriçimit publik Shtrimi i rrugëve sekondare Qasja e ndërtesave dhe përkufizimi i qartë i zonës së varrezave Mundësimi dhe caktimi i një hapësire të lirë si park/zonë rekreacioni

5.2 Ndarja e parcelaveNdarja e parcelave është përfunduar me një vendim të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës 4 në gusht të vitit 2013, pas një viti negociatash ndërmjet PAP, MMPH-së dhe Komunës së Obiliqit.

Intervistat joformale të bëra me familjet që nuk janë vendosur në vendbanimin e ri kanë treguar që familjet që nuk kanë qenë të kënaqur me ndarjen e parcelës, ose ato që kanë ndërruar preferencën e tyre në ndërkohë, janë duke negociuar me pronarët tjerë për të këmbyer parcelat që janë më të pëlqyeshme për ta.

4 Qeveria e Kosovës, Numri i Vendimit 106/2013, data 09.08.2013Shtator 2014 rePlan

Kostoja e regjistrimit të parcelave të tokës është paraqitur në raportin e parë të monitorimit si burim i brengave për familjet e prekura. Si reagim ndaj kësaj brenge, Kuvendi Komunal ka dhënë pëlqimin për të hequr të gjitha shpenzimet e regjistrimit të parcelave të Shkabajt të ri, marrjen e titujve pronësorë si dhe marrjen e lejeve ndërtimore për të gjitha familjet e Shkabajt të ri. Megjithatë, pasi tani disa familje po këmbejnë parcelat e tyre brenda Shkabajt të ri, kërkesat tash përqendrohen tek lirimi nga tarifa kadastrale për të mundësuar regjistrimin e këtyre këmbimeve. Deri tani, nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare nga Komuna në këtë drejtim.

5.3 Titujt pronësorëDeri në shtator të vitit 2014, që të 52 familjet kishin marrë titujt pronësorë të parcelave në vendbanimin e ri nga Komuna e Obiliqit.

Shtator 2014 rePlan

5.4 Rekomandimet për zhvillimin e lokacionit

1. Përkrahja e kyçjes së rrjetit elektrik të komunitetit në nën-stacionin përkatës – Angazhimi i komunitetit dhe palëve përkatëse për të planifikuar dhe zbatuar rikyçjen e rrjetit elektrik të vendbanimit në nën-stacionet e duhura në skadim të lejes së përkohshme njëvjeçare të lëshuar nga KEDS-ja.

2. Të avancohen punimet ndërtimore “jothemelore” në Shkabajn e ri – Rekomandohet që MMPH-ja të angazhojë kontraktorë për të avancuar këto punime në muajt vijues, si dhe të komunikojë afatet e zbatimit tek palët e interesit përmes një procesi formal të konsultimeve. Rishikimi i buxhetit në dispozicion për implementim të këtyre punëve përfundimtare ndërtimore gjithashtu rekomandohet.

3. Të nxirren mësimet nga procesi i zhvendosjes së lagjes Shalë për të ushqyer rishikimin e mundshëm të legjislacionit, politikave dhe praktikave të zhvendosjes në Kosovë – rePlan rekomandon që punëtoria për zhvendosje e planifikuar nga MMPH-ja për dhjetorin e vitit 2014 të fokusohet mbi atë se si mësimet e nxjerra në Hade duhen transferuar drejtpërdrejt në proceset vijuese të zhvendosjes të planifikuara nga KEK-u apo Qeveria.

4. Të hartohen dhe zbatohen politika për promovimin e qëndrueshmërisë së procesit të zhvendosjes dhe infrastrukturës: Ndërmarrjet publike duhet të bëjnë inspektimin e rrjedhjeve apo përdorimit të paautorizuar

të infrastrukturës në vendbanimin e Shkabajt të ri; Komuna e Obiliqit duhet të respektojë të gjitha standardet për punimet e reja ndërtimore që

bëhen në vendbanimin e ri.

6 Miratimet/lejet dhe ndërtimi

6.1 Lejet e ndërtimitQë prej shtatorit 2014, 35 nga 52 familje kishin aplikuar dhe kishin marrë lejet e ndërtimit në vendbanimin e ri nga zyra komunale kadastrale. Katër kërkesa shtesë për leje të parashtruara ndërmjet gushtit dhe shtatorit mbesin të papërpunuara. Autoritetet kanë theksuar që këto do të përpunohen sapo që aplikantët të dorëzojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm përkrahës (si lejet e kyçjes së ujit dhe energjisë elektrike).

6.2 Gjendja e punëve ndërtimoreSiç është përcaktuar më herët, edhe pse komisioni pranues teknik zyrtarisht kishte miratuar përfundimin e infrastrukturës në dhjetor të vitit 2013, infrastruktura e vendbanimit është bërë funksionale vetëm në fund të korrikut 2014. Familjet kanë theksuar që fillimisht kishin pezulluar punët ndërtimore të

Shtator 2014 rePlan

brendshme për shkak të paqartësisë së furnizimit elektrik, por pasi problemi u zgjidh, ata rifilluan ndërtimin.

Në kohën e vizitës së rePlan-it në Shkabaj në shtator të vitit2014, aty kishte 22 shtëpi në ndërtim, disa prej të cilave kishin filluar në dhjetorin e hershëm 2013. Në fund të shtatorit, në gjashtë shtëpi ishin përfunduar të gjitha punët ndërtimore, ndërsa në 10 shtëpi kishte ende punë në brendi të tyre.

Tabela 2 më poshtë tregon listën e parcelave të tokës ku janë në vazhdim punët ndërtimore.

Tabela 2 – Lista e parcelave në ndërtim dhe statusi i ndërtimit

Numri Numri i parcelës Statusi1 1879-254 Përfunduar/banuar2 1879-255 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces3 1879-258 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces4 1879-259 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces5 1879-260 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces6 1879-261 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces7 1879-262 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces8 1879-278 Përfunduar/banuar9 1879-276 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces10 1879-272 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces11 1879-271 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces12 1879-279 Punët e vrazhda në proces13 1879-280 Përfunduar/banuar14 1879-307 Përfunduar/banuar15 1879-308 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces16 1879-286 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në

process17 1879-187 Punët e vrazhda të kryera/punët e imta në proces18 1879-301 Përfunduar/banuar19 1879-300 Përfunduar/banuar20 1879-309 Punët e vrazhda të kryera21 1879-311 Punët e vrazhda të kryera22 1879-312 Punët e vrazhda të kryera

Është me rëndësi të përmendet që ka dëshmi që punët e kyçjes së kanalizimit të kryera nga familjet e vendosura kanë dëmtuar rrugët sekondare. Me ndërtime më të shumta, kjo çështje ka mundësi të shumëfishohet, si dhe të krijojë edhe më shumë pengesa për banorët e rinj.

Shtator 2014 rePlan

7 Rivendosja/zotërimi

Shpërngulja Që prej shtatorit 2014, 6 familje kanë përfunduar shpërnguljen e tyre në Shkabajn e ri. Diskutimet me 10 familjet që aktualisht janë duke kryer punët e brendshme kanë treguar që planifikojnë të shpërngulen posa të kryejnë punët e mbetura, me gjasë brenda 2014-ës. Gjashtë shtëpitë e mbetura që kanë kryer punët e vrazhda planifikojnë të shpërngulen në shtëpitë e tyre gjatë vitit 2015. Konsultimet dhe intervistat me disa prej këtyre familjeve tregojnë mungesën e sigurisë në lidhje me afatet e sakta të punëve të imta dhe shpërnguljen brenda atyre shtëpive.

Studimi socio-ekonomik që duhet kryer për Auditimin Final të Përfundimit të Zhvendosjes do të ofrojë më shumë informata të hollësishme për numrin total të familjeve që planifikojnë të vendosen në Shkabajn e ri.

8 Mirëqenia

8.1 Qasja në arsimQë prej shtatorit 2014, gjithsej pesë fëmijë të moshës shkollore janë regjistruar në shkollën fillore të Shkabajt 1.1 km larg. Këta fëmijë i përkisnin gjashtë familjeve që së voni ishin shpërngulur në vendbanim. Megjithatë, numri i regjistrimeve të reja ka gjasë të rritet deri në 10 deri në fund të vitit, kur shumica e familjeve të mbetura të kryejë punët ndërtimore dhe të vendoset në Shkabajn e ri.

Pas diskutimit me komunitetin, autoritetet shkollore u pajtuan që të regjistronin fëmijët e Shkabajt të ri, përkundër faktit që vinin nga një rajon tjetër. Intervistat e rePlan-it me disa familje të ndikuara konfirmuan që ata që kishin fëmijë nuk kishin pasur probleme me regjistrimin e tyre në shkollën e Shkabajt.

Autoritetet kanë theksuar që secila klasë ka hapësirë për 4-6 nxënës të rinj. Megjithatë, ato organe kanë qenë shumë të qarta në brengën e tyre në lidhje me kufizimet e infrastrukturës së instaluar për të asimiluar rritjen e pritur të numrit të nxënësve deri në shpërnguljen e plotë të popullatës në Shkabajn e ri. rePlan do të vlerësojë këto brenga me informatat nga studimi i freskuar socio-ekonomik që do të bëhet ndërmjet nëntorit e dhjetorit 2014.

Për më tepër, intervistat joformale tregojnë që disa prindër janë të brengosur për sigurinë e fëmijëve të vegjël gjatë rrugës së tyre në dhe nga shkolla. Argumenti bazohet në mungesën e kalimeve këmbësore të mirëfillta për fëmijët për të shkuar në shkollë, si dhe praninë e qenve endacakë në zonë. Këto brenga, sipas prindërve, gjithashtu kanë theksuar nevojën e transportimit publik për zonën. Në lidhje me këtë të fundit, familjet janë siguruar nga autoritetet që që një vijë autobusi që vjen nga Prishtina do të kalojë afër Shkabajt të ri, si dhe do të hyjë në funksion kah fundi i këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Shtator 2014 rePlan

8.2 Gjendja shëndetësoreFamiljet e zhvendosura kanë qasje në institucionin shëndetësor në Shkabaj. Intervistat joformale të rePlan-it me familjet që jetojnë në Shkabajn e ri zbuluan që edhe pse asnjë nga familjet e intervistuara nuk kishin pasur asnjë përvojë me institucionin shëndetësor deri në atë datë, të gjitha demonstronin qëndrim pozitiv ndaj qasjes së qëndrueshme në një institucion mjekësor. Familjet theksonin që nuk kanë pasur këtë mundësi kur banonin në Hade.

8.3 Statusi i të ardhuraveNjë pjesë e marrëveshjes për zhvendosjen e Lagjes Shalë përfshinte sigurimin e mundësive të punësimit në KEK për familjet e ndikuara. Gjatë këtyre negociatave, si dhe pas një procesi të thukët konsultimesh, KEK-u kishte punësuar gjithsej njëzet persona nga komuniteti i prekur. Përparësi iu ishte dhënë familjeve që nuk kishin asnjë anëtar me punësim të plotë, si dhe familjet pa anëtarë të punësuar në KEK.

Intervistat joformale të kryera në shtator të vitit 2014 treguan që familjet që kishin përfituar nga kjo marrëveshje vazhdojnë të varen nga këto mundësi punësimi për mirëqenie. Intervistat gjithashtu kanë treguar që familjet e tjera që nuk kishin përfituar nga kjo marrëveshje ose kanë ruajtur punësimet e tyre paraprake ose janë zhvendosur drejt zonave urbane (Obiliq, Fushë-Kosovë, Prishtinë) në kërkim të mundësive të reja të punësimit.

Pritet që një pasqyrë më e hollësishme e të ardhurave tek popullata e prekur të ofrohet në Auditimin Përfundimtar të Zhvendosjes, në bazë të informatave që do të mblidhen nga studimi socio-ekonomik.

8.4 Rekomandimet për mirëqeniePërveç rekomandimit të paraqitur në raportin e parë të monitorimit që theksonte nevojën për të kryer një hulumtim socio-ekonomik të familjeve të prekura në përfundim të shpërnguljes, rePlan rekomandon si në vijim:

1. Të angazhohet komuniteti dhe autoritetet komunale për trajtimin e brengave të sigurisë së fëmijëve në rrugën e tyre drejt shkollës – Sidomos të ndërmerren veprime në lidhje me krijimin e kalimeve këmbësore dhe qentë endacakë në zonë.

2. Të përkrahet krijimi i një organizate komunitare në Shkabajn e ri që mund të mbikëqyrë implementimin e projekteve të ardhshme të komunitetit

3. Të bëhet një hulumtim socio-ekonomik i familjeve të prekura në përfundim të zhvendosjes – MMPH dhe KEK janë pajtuar të vazhdojnë me studimin e shpejtë socio-ekonomik të popullatës së prekur për të siguruar dëshmi të dokumentuar të rivendosjes së jetesës së tyre dhe përfundimit të zhvendosjes. Një synim tjetër i studimit do të ishte krijimi i përshtypjes për planet e secilës familje për vendosje në vendbanimin e ri.

Shtator 2014 rePlan

9 Vazhdimësia nga rekomandimet e mëparshmeKjo pjesë shkurt thekson përparimin e bërë në lidhje me rekomandimet e kaluara të rePlan-it dhe nënvizon pjesët ku këto rekomandime mbeten relevante.

Shfrytëzimi i mekanizmit formal të menaxhimit të ankesave për adresimin e brengave të palëve të interesuara – Deri më sot, nuk është implementuar ndonjë mekanizëm formal i menaxhimit të ankesave. Të gjitha brengat dhe ankesat po trajtohen joformalisht dhe pa dokumentacionin përcjellës, gjë që në të ardhmen mund të përbëjë rreziqe për propozuesit e projektit.

Rregullimi dhe dokumentimi i aktiviteteve në angazhim të palëve me interes - rePlan ka gjetur që edhe pse është emëruar Zyrtari për Informim Publik, nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin dhe rregullsinë e angazhimit me komunitetin e zhvendosur të Shalës. Kjo krijon paqartësi të vazhdueshme në lidhje me aktivitetet dhe politikat e zhvendosjes si dhe mund të krijojë një gjendje mosbesimi.

Plani për anketimin socio-ekonomik të familjeve të prekura – agjencitë përgjegjëse për implementimin e zhvendosjes janë pajtuar për nevojën e dokumentimit të mirëfilltë të kushteve të jetesës së popullatës së prekur në fund të fazës së zhvendosjes. Studimi socio-ekonomik do të kryhet, ndërsa rezultatet do të prezantohen në Raportin e Auditimit të Zhvendosjes.

10 RekomandimetrePlan ka përgatitur një listë të freskët rekomandimesh për reflektim ndaj përparimit të arritur me implementimin e PVZH-së deri më sot. Ky kapitull ofron një version të përmbledhur të rekomandimeve që janë paraqitur hollësisht në këtë raport.

1. Të definohet agjencia që do të marrë përsipër rolin udhëheqës në aktivitete të angazhimit të palëve pjesëmarrëse në lidhje me zhvendosjen e Shalës

2. Të përforcohet zbulimi i informatave për adresimin e pyetjeve dhe brengave në lidhje me përmbylljen e zhvendosjes

3. Të përmirësohet dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve me interes4. Të implementohet një mekanizëm formal i menaxhimit të ankesave5. Të mbështetet kyçja e rrjetit elektrik të komunitetit në nën-stacionin e duhur6. Të përparohet me punimet ndërtimore “jothelbësore” në Shkabajn e ri7. Të nxirren mësimet nga procesi i zhvendosjes së Shalës për të ushqyer rishikimin e mundshëm të

legjislacionit, politikave dhe praktikave të zhvendosjes në Kosovë8. Të zhvillohen e zbatohen politika për promovimin e qëndrueshmërisë së procesit dhe

infrastrukturës së zhvendosjes9. Të angazhohen komuniteti dhe autoritetet komunale për adresimin e brengave për sigurinë e

fëmijëve në rrugën e tyre drejt shkollës

Shtator 2014 rePlan

10. Të mbështetet krijimi i organizatës komunitare në Shkabajn e ri që mund të mbikëqyrë implementimin e projekteve të ardhshme të komunitetit

11. Të kryhet anketa socio-ekonomike e familjeve të ndikuara në përfundim të rivendosjes12. Edhe pse nuk është përfshirë në kontratën e monitorimit të rePlan-it për lagjen e Shalës, ne

rekomandojmë angazhimin e familjeve të zhvendosura më 2004/2005, në lidhje me rivendosjen e Shkabajt e ri

11 Aktivitetet e planifikuara gjatë periudhës vijuese të raportimitrePlan planifikon të ndërmarrë aktivitetet vijuese si pjesë e fazës së ardhshme të monitorimit dhe vlerësimit në dhjetor të vitit 2014:

1. Vizitat në Shkabajn e ri për të vëzhguar përparimin e ndërtimeve si dhe për të takuar familjet e ndikuara dhe ekipet e ndërtimit;

2. Konsultimet me komunitete, duke përfshirë edhe takimet e rePlan-it në grupe të vogla dhe takimet formale në bashkëpunim me agjencitë implementuese;

3. Dokumentimi i indikatorëve të përparimit në projekt (p.sh. lejet e ndërtimit, përfundimet e ndërtimit, shpërnguljet);

4. Angazhimi i vazhdueshëm me agjencitë implementuese, Bankën Botërore dhe palët e prekura në lidhje me pengesat e projektit dhe veprimet korrigjuese; si dhe

5. Kryerja e studimit të shpejtë socio-ekonomik të familjeve të prekura për të definuar kushtet e jetesës në fund të procesit të zhvendosjes;

6. Përgatitja e Auditimit për përfundimin e zhvendosjes deri në dhjetor 2014.

Shtator 2014 rePlan

SHTOJCA A - Matrica

Matrica e rekomandimet# Çështja Veprimi/rekomandimi Afati Pala përgjegjëse1 Angazhimi i

palëveTë definohet agjencia që do të marrë përsipër rolin udhëheqës në aktivitete të angazhimit të palëve pjesëmarrëse në lidhje me zhvendosjen e Shalës

Tetor 2014 MMPH / KEK / Departamenti për shpronësim / Banka Botërore

2 Angazhimi i palëve

Të përforcohet zbulimi i informatave për adresimin e pyetjeve dhe brengave në lidhje me përmbylljen e zhvendosjes

Në vazhdim Agjencia e zgjedhur

3 Angazhimi i palëve

Të përmirësohet dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve me interes

Në vazhdim MMPH / KEK

4 Angazhimi i palëve

Të implementohet një mekanizëm formal i menaxhimit të ankesave

Në vazhdim MMPH / KEK

5 Ndërtim/ zhvendosje

Të mbështetet kyçja e rrjetit elektrik të komunitetit në nën-stacionin e duhur

Korrik 2015 MMPH

6 Ndërtim/ zhvendosje

Të përparohet me punimet ndërtimore “jothelbësore” në Shkabajn e ri

Në vazhdim MMPH / KEK

7 Planifikim për zhvendosje

Të nxirren mësimet nga procesi i zhvendosjes së Shalës për të ushqyer rishikimin e mundshëm të legjislacionit, politikave dhe praktikave të zhvendosjes në Kosovë

Dhjetor 2014 MMPH

8 Ndërtim/ zhvendosje

Të zhvillohen e zbatohen politika për promovimin e qëndrueshmërisë së procesit dhe infrastrukturës së zhvendosjes

Në vazhdim Ndërmarrjet publike, komuna

9 Monitorim/ mirëqenie

Të angazhohen komuniteti dhe autoritetet komunale për adresimin e brengave për sigurinë e fëmijëve në rrugën e tyre drejt shkollës

Dhjetor 2014 MMPH / komuna e Obiliqit

10 Monitorim/ mirëqenie

Të mbështetet krijimi i organizatës komunitare në Shkabajn e ri që mund të mbikëqyrë implementimin e projekteve të ardhshme të komunitetit

Në vazhdim MMPH / KEK

11 Monitoring / Ëell-being

Të kryhet anketa socio-ekonomike e familjeve të ndikuara në përfundim të rivendosjes

Dhjetor 2014 MMPH / KEK / rePlan

12 Stakeholder Angazhimi i familjeve të zhvendosura më Dhjetor 2014 MMPH

Shtator 2014 rePlan

engagement 2004/2005, në lidhje me rivendosjen e Shkabajt e ri

Shtator 2014 rePlan

SHTOJCA B - Përmbledhje

Përmbledhje e monitorimit (për paraqitje publike)Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Komuna e Obiliqit janë bërë bashkë, me përkrahjen e Bankës Botërore, për të implementuar zhvendosjen e Lagjes Shalë, në përgjigje të zgjerimit të propozuar të fushës së gërmimit të linjitit për termocentralin e Korporatës Energjetike të Kosovës në këtë zonë. Zhvendosja kërkonte shpërnguljen fizike të 64 familjeve që më parë banonin në Lagjen Shalë të Hades, në një lokacion në afërsi të fshatit Shkabaj, që gjendet në kufirin ndërmjet komunave të Obiliqit dhe Prishtinës.

Në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me Planin e Veprimit për Zhvendosjen e Shalës (PVZH Hade), MMPH-ja ka angazhuar një agjenci ndërkombëtare për zhvendosje, rePlan, për të monitoruar zhvendosjen e familjeve të prekura. Ky dokument paraqet raportin e dytë të monitorimit dhe vlerësimit të përgatitur për Ministrinë, që prej fillimit të procesit të monitorimit dhe vlerësimit më 2013, për të siguruar implementim efektiv të PVZH-së së Shalës.

Siç është prezantuar në raportin e parë të monitorimit, Tabela 1 paraqet indikatorët e freskuar që janë identifikuar për të monitoruar progresin e implementimit të PVZH-së. Indikatorë të tjerë do të përfshihen si pjesë e Auditimit të Përfundimit të Zhvendosjes, që do të përgatitet në dhjetor të vitit 2014.

Tabela 1 – Indikatorët kryesorë për monitorimin e zbatimit të PVZH-së

Indikatori # ShënimeGjithsej familje të prekura nga projekti 87 Nga nëntori 2011 (PVZH Shalë)Familjet fizikisht të zhvendosura nga projekti 64 Nga nëntori 2011Familjet ekonomikisht të prekura nga projekti 23 Nga nëntori 2011Familjet fizikisht të zhvendosura që kanë zgjedhur të marrin tokën për zhvendosje në fshatin e vendosjes

52 Nga gushti 2013 (vendimi i Qeverisë së Kosovës 106/2013

Familjet fizikisht të zhvendosura që kanë zgjedhur kompensimin me para dhe vetë-zhvendosje

12 Nga gushti 2013

Familjet ekonomikisht të prekura që kanë marrë kompensimin me parë

23 Nga dhjetori 2013

Parcela të ndara në fshatin e vendosjes 52 / 52 Nga shtatori 2014Familjet që ende banojnë në lagjen Shalë në fshatin Hade

0 Nga shtatori 2014

Familjet që kualifikohen për pagesë të qirasë 0 As of April 14, 2014Vendimet e pranuara për ndarje të parcelës 52 Nga shtatori 2014Titujt pronësorë të parcelës në fshatin e vendosjes 52 Nga shtatori 2014Lejet e ndërtimit të kërkuara dhe të lëshuara 39 Nga shtatori 2014Shtëpitë e vendosjes në ndërtim 22 Nga shtatori 2014

Shtator 2014 rePlan

Hugo Bonilla, 11/04/14,
This figure has been arrived at from a detailed revieë of the baseline information and the Shala RAP.

Shtëpitë me ndërtim të vrazhdë 21 Nga shtatori 2014Shtëpitë për vendosje të gatshme për banim 6 Nga shtatori 2014Familjet e prekura nga projekti që banojnë në Shkabajn e ri

6 Nga shtatori 2014

Më poshtë është lista e shkurtuar e gjetjeve kryesore që kanë dalë nga aktivitetet e monitorimit nga rePlan që prej publikimit të raportit të parë të monitorimit:

1. Furnizimi i ujit dhe energjisë elektrike kanë qenë në funksion që prej korrikut 2014. Kjo siguroi kushtet e domosdoshme që familjet e zhvendosura të vendosen dhe të banojnë në shtëpitë e tyre të reja.

2. Deri më sot, Komuna e Obiliqit ka lëshuar 39 leje ndërtimi, që ka rezultuar në 22 shtëpi që janë aktualisht në ndërtim e sipër. Deri në shtator 2014, gjashtë shtëpi të reja janë përfunduar dhe janë banuar.

3. Ankesat vazhdojnë të trajtohen rast pas rasti, në baza joformale pa krijimin e protokolleve specifike.

4. Angazhimet e reja me banorë kanë treguar që disa familje po këmbejnë parcelat e tyre përkatëse në Shkabajn e ri për të siguruar parcela më të afërta me familjarët apo miqtë e tyre.

Në frymën e këtyre gjetjeve, rePlan ka paraqitur një listë me 12 rekomandime kyçe për agjencitë implementuese. Këto rekomandime janë:

1. Të definohet agjencia që do të marrë përsipër rolin udhëheqës në aktivitete të angazhimit të palëve pjesëmarrëse në lidhje me zhvendosjen e Shalës

2. Të përforcohet zbulimi i informatave për adresimin e pyetjeve dhe brengave në lidhje me përmbylljen e zhvendosjes

3. Të përmirësohet dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve me interes4. Të implementohet një mekanizëm formal i menaxhimit të ankesave5. Të mbështetet kyçja e rrjetit elektrik të komunitetit në nën-stacionin e duhur6. Të përparohet me punimet ndërtimore “jothelbësore” në Shkabajn e ri7. Të nxirren mësimet nga procesi i zhvendosjes së Shalës për të ushqyer rishikimin e mundshëm të

legjislacionit, politikave dhe praktikave të zhvendosjes në Kosovë8. Të zhvillohen e zbatohen politika për promovimin e qëndrueshmërisë së procesit dhe

infrastrukturës së zhvendosjes9. Të angazhohen komuniteti dhe autoritetet komunale për adresimin e brengave për sigurinë e

fëmijëve në rrugën e tyre drejt shkollës10. Të mbështetet krijimi i organizatës komunitare në Shkabajn e ri që mund të mbikëqyrë

implementimin e projekteve të ardhshme të komunitetit11. Të kryhet anketa socio-ekonomike e familjeve të ndikuara në përfundim të rivendosjes

Shtator 2014 rePlan

12. Të angazhohen familjet e zhvendosura më 2004/2005, në lidhje me rivendosjen e Shkabajt e ri

Shtator 2014 rePlan

SHTOJCA C - FotografitëFigura 1. Banimi me punimet e jashtme të kryera

Shtator 2014 rePlan

Figura 3. Ndërtimi në vazhdim në Shkabajn e ri

Figura 4. Ndërtim në vazhdim në Shkabajn e ri

Shtator 2014 rePlan

Figura 5. Gjendja e disa rrugëve sekondare

Shtator 2014 rePlan