nji ze nga shkretetira shqiptare

13

Click here to load reader

Upload: rexhep-sherifi

Post on 20-Oct-2015

78 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Written by Gazeta SOT Saturday, 07 March 2009 22:44 Nga Agim HAMITI

Pjesa e parë e artikullit: «Një zë nga shkretëtira shqiptare» "Më së fundi!", thashë me vete, kur lexova në Internet artikullin e Z. Kastriot

Myftaraj "Partia e Sigurimit dhe partia e Denoncuesit", botuar në gazetën “Sot”.

Vlera e vërtetë e atij artikulli për mua nuk qëndronte në epitetet e merituar adresuar PS dhe PD, dy nofullave të morsës së kuqe që ka mbërthyer në fyt Shqipërinë e po i merr frymën, por tek denoncimi i dorës së fshehtë që vajis e shtrëngon gradualisht atë morsë – diplomacia anglo-amerikane. Sikur PS dhe PD të mos punonin për interesat e të huajve, por t’iu shërbenin vërtet shqiptarëve, dy

kryesitë e tyre sot do të ishin doemos në burg, pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të papranueshme edhe për vendin më të prapambetur të Afrikës. Por SHBA dhe Evropa, jo vetëm që nuk iu thanë “plaç!” me gojë atyre, por u rrahën edhe krahët e i lanë përsëri në pushtet, për të vepruar sipas urdhrave që do t’iu jepeshin. Sa më e zhytur të jetë në krim e korrupsion një qeveri kukull, aq më e bindur do të jetë ndaj

urdhërdhënësve të saj. Për të zbardhur të vërtetën e firmave piramidale, shembja e të cilave u përdor si

shkak për t’i zhytur shqiptarët në një luftë vëllavrasëse të verbër, e fitoi « tenderin » një firmë financiare angleze (kush e ka harruar, të shfletojë shtypin e kohës). Pas dy muajsh, kjo firmë kërkoi asistencën teknike të një simotre amerikane (Inteligjencë-

Servisi fton gjithmonë CIA- n për të hermetizuar kapakun e problemeve irrituese). Pasi morën shpërblimin e premtuar prej 3 milionë dollarësh nga qeveria shqiptare për shërbimin e kryer, dy firmat e lartpërmendura u larguan qetësisht, duke e

varrosur njëherë e përgjithmonë të vërtetën makabre të firmave piramidale. Ku shkuan 7 miliardë dollarët e përfolur nga shtypi shqiptar që disponoheshin prej

këtyre firmave? Ndofta kanë shkuar për të kërkuar dosjen e floririt të grabitur, që sipas raportit

të paraqitur prej ish ministrit të kontrollit të shtetit, Blerim Çela, në vjeshtë të vitit 1993 në parlamentin shqiptar, bëhej fjalë për 279 ton ar të zhdukur pa adresë dhe një vakum dokumentacioni prej 12 vjetësh: pikërisht në periudhën kur diktatura ka

sekuestruar me dhunë floririn e tregtarëve e të familjeve të pasura. Për më tepër, gazeta RD denoncoi më 1991një grabitje rishtas të arit shqiptar me urdhër të R. Alisë. Madje u dhanë edhe hollësi lidhur me përmasat e arkave ku ishin vendosur lingotat e floririt, që fluturoi me avion, dhe emri i “sipërmarrësit të mallit” –

zvicerani Xhon Megou. Ku përfundoi gjithë ky flori i grabitur prej atij vendi pa zot me emrin Shqipëri?

Me siguri atje ku përfundojnë përshpirtjet e një populli të tradhtuar, tek kolonizatori i maskuar si mik.

Pikërisht për këtë arsye më impresionoi artikulli pasardhës i Z. Myftaraj "Letër e

çifutit Marks drejtuar çifutit lavash…". "Sa shumë m’u desh të prisja – nëntë vjet! – para se të dëgjoja këtë zë të ardhur

nga shkretëtira shqiptare", mendova. Ishte dita e Ujit të Bekuar – 6 janari 2000, kur së bashku me gruan e dy fëmijët e

mitur u largova me dokumente false nga Shqipëria. Një person i besuar kishte

shtypur në Itali 1000 kopje të librit tim me ngjarje të jetuara e personazhe realë,

"Odiseja e një Detektivi". Mbi kopertinë ishte shkruar “roman”, për të shmangur rrezikun momental të personave, që do t’i shpërndanin kopjet e librit midis studentëve të gjithë fakulteteve të universitetit të Tiranës. Megjithëse i shtypur me gabime nga shtypshkronja italiane, mesazhi i librit ishte i qartë: kolonizimi i fshehtë

i Shqipërisë nga Anglia, nëpërmjet rekrutimit agjenturor të Enver Hoxhës prej

Page 2: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

misionarëve anglezë – kuadro me përvojë të Inteligjencë-Servisit-, që vepronin pranë Shtabit të Përgjithshëm partizan gjatë viteve të luftës.

Ngjarjet e librit, të jetuara në kampin e punës së rëndë të detyruar të të burgosurve politikë në Qafë-Bari, Pukë, i përkasin periudhës shtator 1983 – korrik

1984. Me sugjerim të protagonistit të ngjarjeve, ish-detektiv i nivelit të lartë botëror,

(larg qoftë i tipit Asim Aliko!), duhej respektuar parimi i ruajtjes së sekretit me rëndësi të veçantë për një afat 15 vjeçar nga data e ngjarjeve. Pra, dorëshkrimi nuk duhej publikuar para korrikut 1999.

Pas largimit tim nga Shqipëria, bashkëpunëtorët e mi shpërndanë, më 20 janar

2000, 850 kopje të librit nëpër fakultetet e universitetit të Tiranës dhe 50 kopje në Durrës e Vlorë. Më vonë, 100 kopjet e fundit u janë dhënë në dorë intelektualëve të veçantë në SHBA, Kosovë e Maqedoni.

Vetëkuptohet, kuadrot neokomunistë janë mbushur me frymë të lehtësuar, duke mësuar nëpër faqet e librit se "militaristët e Londrës", siç i quante diktatori

padronët e tij, dhe "imperialistët e Washingtonit" ishin dadot, miqtë dhe përkrahësit e zjarrtë të "heronjve të internacionalizmit proletar". Të tjerët, të humburit (dhe këtu hyn shumica dërrmuese e shqiptarëve), kanë ndier shijen e hidhur të zhgënjimit.

Muajt e vitet kalonin dhe mungesa e plotë e reagimit në ndonjë farë forme të pjesës së painfektuar të inteligjencies shqiptare më habiste. Mendoja:

"Si është e mundur të mos reagohet ndaj denoncimit publik të një problemi madhor kombëtar, i cili i ka lënë e po i lë pa të ardhme Shqipërinë e Kosovën? Edhe lopët reagojnë ndaj gjakut tek vendi ku theret ndonjëra prej tyre. Pajtimi me skllavërinë ka çmim shumë më të shtrenjtë, se përpjekja për t’u çliruar prej saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një përpjekje të qytetëruar, pa dhunë, pa arrogancë,

por me një mjet shumë të denjë për kohën tonë, me një mjet kulture, me libër". Nuk ma donte kurrsesi zemra të pranoja se në vendin tim kishte hedhur rrënjë

dukuria fatale shoqërore e përshkruar prej një antropologu:

"Si pasojë e degjenerimit të tij, populli është i prirë t’i përshtatet në një mënyrë organike gjendjes së tij të degraduar".

Personazhet realë të atij libri, pjesa më e madhe e të cilëve mbajnë emrat origjinalë edhe në botimin shqip, kanë vëllezër, motra, kushërinj, miq e shokë në Tiranë e gjetkë. Emrat e tyre figurojnë në zyrat e gjendjes civile të Tiranës. Kushdo mund ta provojë një gjë të tillë, mjafton që ta dojë të vërtetën dhe t’i interesojë ajo. Gazetarët e moralshëm rrezikojnë jetën në vende të huaja, për të ndriçuar ngjarjet

në zonat e nxehta të globit, të cilat ndikojnë fare pak apo aspak në të ardhmen e vendeve të tyre. Mesatarisht, 60 gazetarë në vit humbasin jetën në krye të detyrës nëpër botë. Edhe ata e duan jetën njësoj si gazetarët shqiptarë, veçse profesionin dhe të vërtetën i duan më shumë se kolegët e tyre shqiptarë.

Për arsye të atij libri, mua më është njohur e drejta e azilit politik të posaçëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria shpreson të hyjë një ditë. Do të kisha dëshirë që qeveria shqiptare, në bashkëpunim me urdhërdhënësit e saj – ambasadorin amerikan e atë anglez në Tiranë –, të më padisin në gjyq, se iu kam njollosur "aleancën historike". Motivacioni me të cilin më është njohur e drejta e

azilit politik në Bruksel është një shuplakë morale për ata dhe paraardhësit e tyre. Ose, të paktën, të ndërhyjnë pranë autoriteteve belge të më mohohet e drejta e azilit, se për këtë gjë i kam ndihmuar pak edhe unë: i kam deklaruar me shkrim qeverisë së Belgjikës,se jam gati të kthehem (si person) vullnetarisht në vendin tim 6 muaj mbasi ajo të ketë botuar në Shqipëri (nëpërmjet konsullatës së saj) dy

vëllimet e librit tim mollë sherri (në të vërtetë, ai libër ka dy vëllime).

Këtë deklaratë e kam depozituar gjithashtu pranë Oborrit Mbretëror belg, Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Gjenevë, Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë dhe redaksisë së gazetës "Le Monde" në Paris (së bashku me disa dokumente për t’i mbajtur në

ruajtje kjo e fundit).

Page 3: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Shoqëria e çoroditur shqiptare është sot viktimë e një manipulimi antishqiptar të studiuar e të investuar fuqishëm nga jashtë e nga brenda. Varfëria e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetarët, shkatërrimi ekologjik i vendit, degradimi total i

arsimit, atrofizimi kulturor e shpirtëror i shoqërisë, nxitja e shthurjes morale

galopante të brezit të ri e fenomene të tjerë negativë, aspak të rastësishëm, errësojnë të ardhmen e vendit dhe kanalizojnë energjinë e popullit në dëm të tij.

I dërguari i Asfalisë në Tiranë, Janullatos, e ka nderë rrjetën e merimangës së zezë në gjithë Shqipërinë e drobitur, që është katandisur si Rosinanti e mezi

qëndron në këmbë. Ai do e mbjellë së shpejti tokën shqiptare me eshtra grekësh, për t’iu shtruar rrugën me kurora planeve aneksioniste të Athinës ndaj vendit tonë. Varfëria i ka detyruar një pjesë të shqiptarëve të lënë jo vetëm vendin e tyre, por edhe kombësinë, veprim ky i nxitur nëpërmjet përfitimesh të çastit nga organizatat vorio-epiriote. Minoriteti grek në Shqipëri ngjiret duke thirrur se jeton në tokat e tij,

ndërkohë që të parët e tyre kanë jetuar si bujq me mëditje tek pronarët shqiptarë dhe nuk trashëgojnë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Ndikimi i ekonomisë dhe kulturës greke në disa qytete të jugut është dominant dhe rritet vazhdimisht. Në të ardhmen, duke përfituar edhe nga legjislacioni i një Evrope tinzare të Bashkuar vetëm në pamje, Athinës do t’i mjaftonte organizimi i një referendumi në zonat

jugore të Shqipërisë për t’i kaluar administrativisht ato nën kontroll të saj. Ndërkohë ndaj rinisë shqiptare ushtrohet një propagandë e shfrenuar për

braktisje të ndjenjës kombëtare, në emër të evropianizimit, të globalizimit, «të qytetarit planetar». Tullumbace diplomatike me destinacion vendet e pazhvilluara. Në Hënë valëvitet flamuri amerikan, jo ai i OKB, që do të përfaqësonte gjithë

planetin. Për të përballuar krizën e përgjithshme ekonomike, që ka pllakosur botën e industrializuar, në teori përpilohen plane të përbashkëta, por shpejt hiqet dorë prej tyre dhe aplikohen plane proteksioniste kombëtare të shteteve më të fuqishëm,

siç qe dhe ky i fundit i presidentit Obama. Ndërsa shqiptarët duan t’i katandisin t’ju vijë turp një ditë të quhen të tillë. Ajo

që duket sot në bulevardet e Tiranës dhe qyteteve të tjerë është vetëm fasada e një drame të heshtur, metastazat kanceroze të së cilës po paralizojnë gradualisht shoqërinë shqiptare.

Adelbert Shamizo ka shkruar: «Gjithkush i a ka për borxh atdheut gjak e gjithçka,

Dikush ia ha me qejf atdheut gjak e gjithçka.» Në Shqipërinë e sotme punohet me të gjitha mjetet, që shoqëria të prodhojë sa

më shumë monstra që ia hanë me qejf atdheut gjak e gjithçka. Për këtë shfrytëzohet me sukses trashëgimia e egërsisë së diktaturës komuniste. Dikur, një grup

oficerësh sigurimi i prenë këmbët me sharrë për së gjalli ish sekretarit të Gurakuqit, Lazër Shantoja, duke i bërtitur derisa dha shpirt ky atdhetar i shquar:

«Hë, po tani, a e do më Shqipërinë Etnike?» Bën mëkat t’i quash njerëz krijesa kaq të përçudnuara, pa le më shqiptarë!

Ëndrra e armiqve të Shqipërisë është ta shikojnë shoqërinë shqiptare të dominuar

pikërisht nga të tillë kanibalë. Politikanët shqiptarë janë thjeshtë marioneta. Ata janë zgjedhur me kujdes, si

individë që janë të gatshëm për të bërë gjithçka, për hir të karrierës së tyre të pamerituar. Pavarësisht se u pëlqen të vetëquhen qeveritarë, ata janë në të vërtetë skllevër rrethanash. Për rolin e ulët që kanë marrë përsipër në dëm të popullit e të

atdheut të tyre, ata janë të padenjë t’i urresh, veç t’i neverisësh.

Në këto kushte, mefshtësia e pjesës së ndershme të inteligjencies shqiptare i krijon hapësirë së keqes. Dhe vjen një ditë që e keqja ose do të të bëjë për vete, ose do të të nxjerrë jashtë shtëpisë. Sa më gjatë ta lësh pa sulmuar sëmundjen, aq më i vështirë bëhet shërimi prej saj.

Page 4: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Megjithatë, punën me librin unë do ta çoj përpara edhe i vetëm. Nuk do të vonojë shumë e ai do të botohet në një gjuhë premtuese. Sipas një proverbi romak, "pika e ujit e shpon shkëmbin jo me forcën, por me këmbënguljen e saj".

Edhe mendimi i vyer i një kundërshtari mund të të ndihmojë:

"Humbja nuk është fatale, suksesi nuk është i përhershëm ; vendimtare është

vendosmëria e përpjekjes", ka thënë Ëinston Çërçill, njeriu që i dha OK gjeneral Dejvisit më 1943 për të rekrutuar Enver Hoxhën në cilësinë e agjentit potencial, me pikësynim uzurpimin e pushtetit në Shqipëri me ndihmën e tyre.

Megjithëse disponoja prova të pakundërshtueshme për motivimin e kërkesës

time për azil politik në Bruksel, autoritetet belge u treguan shumë të ngurta. Sigurisht, me rekomandimin e aleatëve të tyre të mëdhenj. Këmbëngulnin se njohja e të drejtës së azilit politik, me atë motivacion që pretendoja unë, dëmtonte imazhin politik të Shqipërisë dhe vështirësonte hyrjen e saj në BE. Për kompensim të dorëheqjes nga ky status, më bëheshin oferta ekonomike të favorshme, të

shoqëruara me njohjen e nënshtetësisë belge. Meqenëse unë isha i prerë në vendimin tim, ata aplikuan një taktikë tjetër, për të ma vështirësuar në maksimum arritjen e objektivit.

U thirra pesë herë për dhënie interviste, ndërkohë që ligji procedural parashikon vetëm dy herë. Më thërrisnin pas orës 14, kur shumica e zyrtarëve largoheshin. Për

disa orë rresht, më duhej t’iu përgjigjesha një mori pyetjesh të parapërgatitura nga ekspertë. Për secilën pyetje të drejtuar në frëngjisht (pa përkthyes, për ruajtje sekreti), kisha në dispozicion një numër të caktuar minutash për

tu përgjigjur me një kusht të rëndësishëm : që nga çasti që nisja përgjigjen, nuk kisha më të drejtë të mendohesha. Ndërprerja e të folurit për dhjetë sekonda, e

bënte përgjigjen të pavlefshme. Përgjigjet shkruheshin e regjistroheshin. Personi që më intervistonte kishte shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar disa detaje të rëndësishme që kishin të bënin me personazhet realë të librit tim.

Pas tri thirrjeve të para, duke e kuptuar që njohja e të drejtës së azilit politik sipas motivacionit që kërkoja unë po bëhej e pashmangshme, nuk më thirrën më

për tre vjet. Ndërkohë u përgjigjeshin me heshtje letrave të mia për të vazhduar intervistën. Një shkelje flagrante e ligjit të tyre procedural. Avokat nuk angazhoja dot, mbasi ma kishin bërë të qartë, se çështja ishte delikate e ata nuk përgjigjeshin për pasojat e mundshme të publikimit të saj.

Megjithëse me zemër të thyer, pas dy thirrjesh të tjera të mëvonshme, autoritetet

belge më njohën të drejtën e azilit politik, sipas motivacionit të pretenduar nga unë. vijon...

Page 5: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Pjesa e dytë e artikullit « Një zë nga shkretëtira shqiptare » Në këtë periudhë fillova përkthimin në frëngjisht të vëllimit të parë të librit tim.

Deri atëherë, nuk e kisha konstatuar dot se kompjuteri im kontrollohej prej

Microsoftit. Kur qendra e Microsoftit m’i kishte kërkuar të dhënat e identitetit në

fillim të lëshimit të programit, unë, ngaqë s’dyshoja asgjë, ia kisha dhënë ato të sakta, në vend të veproja ndryshe.

Nuk kisha përfunduar akoma përkthimin e kapitullit të parë, kur opsioni "Orthographe et Grammaire" i kompjuterit, i cili shërben për korrigjimin e gabimeve

ortografike e gramatikore, u bllokua. Duke e vlerësuar një defekt teknik, e çova tek specialisti. Ai konstatoi se kompjuteri s’kishte defekt dhe i telefonoi qendrës së Microsoftit, për të aktivizuar opsionin e lartpërmendur. Dyshova pak, kur informaticieni belg doli jashtë, për të vazhduar bisedën telefonike. Dyshimi m’u përforcua kur ai hyri përsëri në atelié e më tha:

"Unë do ju a bëj funksional sot kompjuterin, por, në qoftë se do të përsëritet defekti, mos e sillni më tek unë". Pas 24 orësh, “defekti” u përsërit. Thirra në shtëpi një informaticien tjetër.

Njësoj si kolegu i tij një ditë më parë, edhe ky konstatoi se kompjuteri ishte në rregull dhe i telefonoi qendrës së Microsoftit të aktivizonte opsionin në fjalë. Nga

ana tjetër e telefonit përgjigjja siç dukej qe e qartë dhe e prerë, mbasi informaticieni mbylli celularin dhe, me një buzëqeshje kuptimplote, më tha:

"Zotëri, kompjuteri është në rregull; ju vetë..., nuk e di". Të nesërmen isha duke shtypur një material, kur printeri m’u bllokua papritur.

Megjithëse me njohuri të kufizuara në informatikë, pas disa minutash e kuptova ku

qëndronte e keqja: në saje të një ndërhyrjeje nga jashtë në kompjuterin tim, i jepej komandë tjetër printerit. I revoltuar, i nisa një faks jo aq korrekt qendrës së Microsoftit në Belgjikë, duke i shkruar në krye emrin, adresën dhe numrin e

telefonit tim. Faksi anormal e normalizoi gjendjen. Pas gjysmë ore, printeri funksiononte rregullisht. Katër ditë më vonë, pata një telefonatë të gjatë nga

Mikrosofti. Pasi më “falenderuan” për faksin, më njoftuan hapjen e një dosjeje në emrin tim

dhe më ofruan bashkëpunimin e tyre, për të kapur “piratët informatikë” që guxonin të shqetësonin një azilant politik! Bashkëpunimi më vinte para një kushti: Unë duhej t’i orientoja paraprakisht, se cili mund të ishte “provokatori” dhe pse e bënte

ai këtë ndërhyrje. Mbasi unë iu përgjigja pa ngurrim e pa dorashka kësaj pyetjeje, ata, “të thartuar”, më thanë se do ta mbyllnin dosjen, mbasi kështu “nuk bashkëpunohej”.

Për të korrigjuar tekstin që përktheja, u detyrova të shkoja tek dikush tjetër. Për

çudinë tonë, pas pak minutash, Microsofti e bllokoi opsionin e nevojshëm edhe në kompjuterin e atij. Kuptohej që ata e kishin parashikuar manovrën time dhe kishin vënë në përgjim tekstin e librit tim, jo thjesht kompjuterin tim. Për këtë u binda, kur me disketën time shkova në Francë e në Luksemburg dhe ndodhte e njëjta gjë.

Ajo që është më interesante, kur e provoja më vonë këtë opsion në kompjuterin

tim, sigurisht i bllokuar, Microsofti afishonte në ekran një propozim me shënimin, "Confidentiel".

Ishte një çast që kërkonte doemos angazhimin e një avokati. U interesova dhe gjeta një avokat me reputacion, si për sukseset e çështjeve që merrte në ngarkim edhe për kurajën. Pa e njohur ende thembrën e Akilit të problemit tim, ai e pranoi

dosjen time. Por për arsye që i di vetëm “kurajozi”, pas disa ditësh asistentja e tij

ma solli dosjen në shtëpi, pa më dhënë sqarim pse kapua i saj tërhiqej nga trajtimi i dosjes sime. Madje, avokati nuk pranonte më as të bisedonim në telefon, por mbyllte celularin me të marrë vesh kush i fliste. Vetëm mbasi disa prej avokatëve më të njohur që më rekomandoheshin nuk pranuan ta merrnin në ngarkim dosjen

Page 6: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

time, e kuptova që situata po komplikohej më shpejt e më keq nga ç’e kisha parashikuar unë.

Prej dy kolive postale (këto i postoja jashtë Belgjikës, se kisha pasur humbje më parë) adresuar në këtë kohë Z. Antonio Guterres – Komisar i Përgjithshëm i

Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Gjenevë – mora vetëm kartelat e mbërritjes

së tyre në destinacion; asnjë përgjigje. Takimet zyrtare që tentoja të ndërmerrja me personalitete të jetës politike belge më bëheshin të pamundur.

Në këto rrethana, s’më mbetej tjetër për të bërë, veç t’i drejtohesha shtypit të lirë për ndihmë. Meqenëse për takimet fizike nëpër zyra gazetash nuk disponohen

prova, u nisa nga një faks redaksive të tri të përditshmeve më të mëdha frankofone belge, "La Libre Belgique", "Le

Soir" e "La Dernière Heure". Kështu disponoja jo vetëm tekstin origjinal të faksit, por, më e rëndësishmja, provën kompjuterike të mbërritjes së tij në destinacion. U bëja të ditur këtyre gazetave se unë, një azilant politik në kryeqytetin e BE, nuk

gjeja dot një avokat, ndërkohë që Sadam Huseini, në Azi, pati dy avokatë deri ditën që përfundoi në litar.

Si organe shtypi me shumë përvojë, ata nuk nxituan të më kontaktonin apo të më ftonin të shkoja atje, por, me sa mora vesh më vonë, u ishin drejtuar organeve kompetente për të më njohur më mirë. Prej andej u kishte ardhur sinjali: "Kujdes,

çështje tabu"! Pasi kaluan dy javë pa asnjë përgjigje, u nisa nga një faks të dytë me një tekst

vërtet agresiv e të habitshëm për ata. E njëjta heshtje. Një muaj më vonë, një gazetar me përvojë i njërës prej këtyre redaksive më takoi fshehurazi, i paautorizuar. Prej asaj dite, ai mbetet një nga miqtë më të mirë e më të dobishëm

që kam këtu. Është i trishtuar se, deri sot, nuk ka arritur të bindë ndonjë avokat që të pranojë ta marrë dosjen time në ngarkim.

Heshtja e rekomanduar e shtypit, si mundësi e fundit për të çarë akullin, më

kujtoi thënien e heroit të Termoplieve: "Rruga më e mirë për të çarë vështirësitë është t’iu biesh mes për mes".

Megjithëse Belgjika prej dy vjetësh po përjeton krizën më të rëndë sociale e institucionale të historisë së saj (pohim i shtypit vendas), vendosa t’i drejtohem kryeministrit të saj. Meqenëse, për arsyet e lartpërmendura, kontaktimi fizik ishte i pamundur, i postova një pliko rekomande të pajisur me kartelë. Për çudi (gjë që s’më kishte ndodhur as në Shqipërinë diktatoriale), kartela u kthye bosh, e

pafirmosur dhe pa vulën e zyrës pritëse të Kabinetit të Kryeministrit. Tentativë mashtrimi.

E ndodhur me shpatulla për muri, posta e pranoi që ky veprim përbënte kundërvajtje dhe përpiloi një procesverbal, ku firmosa edhe unë, adresuar drejtorisë

qendrore të postave belge. U detyrova të përgatisja një pliko tjetër, të cilën e postova vetëm 200 m larg selisë së kryeministrisë. Kjo s’ndryshoi asgjë; loja banale me kartelën e boshatisur u përsërit. Vlen të theksohet se vlera e shërbimeve postare të kësaj natyre është goxha e shtrenjtë në Belgjikë.

Në fillim të qershorit 2008, me kartelat “mashtruese” dhe vërtetimin e

shpenzimeve postare në dorë, shkova në selinë e Kryeministrisë dhe kërkova takim me përgjegjësin e korrespodencës së Kabinetit të Kryeministrit. Ky i fundit, meqenëse e kuptoi që isha i indinjuar, autorizoi përgjegjësen e korrespodencës së vetë kryeministrit për të më takuar. Kjo pranoi se asnjëra prej dy plikove nuk kishte mbërritur në zyrën e shefit të ekzekutivit, por nuk shprehu asnjë lloj habie për

anomalinë postare. Për kompensim, pranoi që unë t’i çoja dorazi të nesërmen një

pliko të tretë. Përgjigjja e kryeministrit (të paktën, e firmosur nga dora vetë), ishte jashtë teme,

anësore, nuk e prekte fare problemin që i shtroja unë. Të nesërmen e përgjigjes, shkova prapë në kryeministri dhe kërkova takim me përgjegjësen e korrespodencës

Page 7: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

së kryeministrit. Ajo vetë më kishte dhënë numrin e saj të telefonit, duke u zotuar se do të ishte e gatshme të më takonte, sa herë të kisha nevojë. Ashtu ndodhi.

Duke i dhënë një kundërpërgjigje të letrës që më kishte dërguar shefi i saj, i thashë:

"Nuk prisja kurrë një letër kaq të thatë nga z. Lëterm".

Zonja Zhaklinë, një grua e zgjuar e me përvojë në postin e saj, e pati në majë të gjuhës përgjigjen:

"Zotëri, mos prisni që kryeministri t’ju heqë qafe pasojat e atyre shkaqeve që nuk varen prej tij dhe që ju i njihni më mirë se ai".

Kuptohej që ajo e kishte lexuar me vëmendje plikon që i kisha dorëzuar. Kur i fola mikut tim gazetar për takimet në kryeministri, ai buzëqeshi e më tha: "Kur isha gazetar i ri, kam shkuar disa herë në Kinshasa (kryeqyteti i Kongos),

ku jetojnë mjaft prej bashkatdhetarëve të mi. Habitesha kur shikoja që vendalinjtë bënin roje në portat e vilave të belgëve, ndërsa vetë jetonin në banesa tepër

modeste, ndërkohë që nëntoka e tyre është nga më të pasurat. Qysh atëherë, më është tronditur besimi në ekzistencën e drejtësisë. Ishte pikërisht kjo ndjenjë e lënduar, që më nxiti të ndërmerrja takimin e parë me ju. Por, meqenëse unë nuk po ju siguroj dot një avokat belg dhe porta e kryeministrisë u mbyll, jam i mendimit të shkoni në Luksemburg, për të provuar mos gjeni atje ndonjë avokat. Meqenëse

popullsia është e pakët (400 mijë banorë), avokatët me zë atje njihen direkt me autoritetet vendore. Edhe

sikur t’iu lindë ndonjë problem, ata marrin kontakt të menjëhershëm me të parët e vendit dhe i evitojnë telashet".

Mendimi i tij m’u duk me interes. Luksemburgu njihet në gjithë BE si vendi me

administratën më korrekte dhe legjislacionin më solid. Ndofta për të mbrojtur me xhelozi begatinë e tyre mbi shkëmbin magjepsës ku jetojnë.

Në shtator të vitit të kaluar shkova atje në kërkim të një avokati. Zakonisht, ata

nuk presin klientë pa fiksuar më parë takim, por, meqenëse unë banoja në Belgjikë, bënin përjashtim.

Tek dy avokatët e parë që takova më ndodhi e njëjta gjë, sikur ta kishin bërë me fjalë. Pyetja e parë e tyre ishte pikërisht ajo që unë nuk dëshiroja ta dëgjoja:

"Pse nuk angazhoni avokat belg, por mundoheni deri këtu, duke shtuar edhe koston e shpenzimeve"?

Mbasi u thosha të vërtetën, u tregoja dorëshkrimin e vëllimit të parë të librit të

përkthyer në frëngjisht. Kur lexonin hyrjen, e cila hedh dritë të plotë mbi subjektin dhe personazhet, vendosnin pa mëdyshje:

"Më falni, zotëri, por jam shumë i ngarkuar me punë e nuk më mbetet kohë të angazhohem në dosjen tuaj të komplikuar".

Por, ndërsa merrnin një kafe me mua në studio, më kërkonin leje që sekretarja e tyre ta fotokopjonte dorëshkrimin. Të dy i pyeta nëse mund të më rekomandonin adresën e ndonjë kolegu, që mund ta merrte në ngarkim dosjen time. Si i pari dhe i dyti, pa më dhënë asnjë garanci, më rekomanduan të njëjtin emër; diçka inkurajuese kjo për mua. I rekomanduari ishte me origjinë gjermane, ashtu si një

pjesë e mirë e popullsisë së Luksemburgut. Optimizmi m’u shtua kur konstatova se ai ishte amator letërsie dhe i pëlqeu

frëngjishtja e dorëshkrimit. E mbajti pa entuziazëm dosjen time dhe më tha se do ta studionte mirë. Më la të kuptoja që, para se të vendoste nëse do ta mbante, duhej të këshillohej me dikë. Më fiksoi një takim pas dy javësh.

Shkova ditën e caktuar dhe përgjigjja qe negative. Madje, ai shtoi disa fjalë që më

dukej se binin në kundërshtim me natyrën e një gjermani. Ia shpreha mendimin tim. Më vështroi një çast i përqendruar e u përgjigj:

"Gjermanët trima ranë në dy luftërat botërore. Ne të sotmit jemi barasvlerë me evropianët e tjerë. Për ju është e rëndësishme të kuptoni një gjë: Ata që ju pengojnë

me kaq këmbëngulje për të gjetur një avokat, nuk i shqetëson fare fitimi i një gjyqi

Page 8: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

nga ana juaj me Microsoftin, apo dikë tjetër. Ndofta juve nuk ju ka shkuar ndërmend, por keni të drejtë të hapni gjyq për të siguruar një botim e shitje të lirë të librit tuaj. Presioni i nëndheshëm që ju bëhet është një shkelje flagrante e lirisë së fjalës e të mendimit, një nga të drejtat themelore të njeriut. Për më tepër, ju jeni

azilant politik dhe arsyeja e mërgimit tuaj është pikërisht ky libër. Por çdo gjë është

relative në botën tonë; veçanërisht kur bëhet fjalë për zemërimin e Zeusit. Njerëzit e idealit, që rrezikojnë pa përfillur interesin, janë rralluar shumë. Sikur ju të gjenit një avokat të atij brumi, e imagjinoni dot se çfarë publiciteti do të ishte për librin tuaj botimi dhe hedhja në treg e tij me një vendim gjykate? Kjo i shqetëson ata që

nuk ju ndahen e do t’ju mbeten pas, si hija e trupit tuaj". Në prill të vitit 2005, dy shtëpi botuese italiane, në bashkëpunim me njëra-

tjetrën, botuan në Romë vëllimin e parë të librit tim "Odissea di un Detective". Megjithëse përkthimi nuk ishte në lartësinë e duhur, shitjet e muajit të parë i

entuziazmuan botuesit. Mjaft gazetarë e politikanë të rangut të dytë (kryesisht të së

majtës italiane) nxisnin publicitetin e tij. Në korrik 2005, drejtuesi i programit të mirënjohur "Zapping" të Radio Uno (ora

18:00 deri 20:30) doktor Forbice, më propozoi, nëpërmjet përkthyesit tim, të jepja një intervistë direkt prej 15 minutash në programin e tij të datës 25 korrik, prej orës 20:00 deri në 20:15. Në studio do të ishin të pranishëm dhe dy kolegë të doktor

Forbice, të cilët do të më drejtonin pyetjet. Më propozuan të zgjidhja midis italishtes dhe frëngjishtes. U thashë se preferoja të flisja direkt me zërin tim në italisht, por meqenëse njohuritë e mia në këtë gjuhë nuk garantonin një zhvillim normal të intervistës, dëshiroja që të ishte i gatshëm në kabinën e përkthimit një person që njihte frëngjishten, për të më ndihmuar në rast nevoje.

Doktor Forbice angazhoi në këtë rol një vajzë me emrin Elena. Kjo bëri një test direkt me mua dhe, ndofta për mirësjellje, pohoi se italishtja ime nuk do të kishte nevojë për të.

Mirëpo në mbasditen e 24 korrikut 2005, Elena më telefonoi për të më kërkuar ndjesë, mbasi intervista ishte anuluar. Ajo nuk ishte e autorizuar të jepte

shpjegime, gjë që dr Forbice nuk e ka bërë as sot, me gjithë këmbënguljen e përkthyesit të librit.

Më 25 nëntor 2005, botuesit organizuan një takim me gazetarë e të ftuar të tjerë për promovimin e librit në Romë. Prej 264 të ftuarve, të cilët kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet, qenë të pranishëm vetëm 16! Nuk erdhën as

disa bashkëpunëtorë të afërt të dy shtëpive botuese. Por mungesa që i befasoi më shumë organizatorët e kësaj ceremonie kulturore, qe ajo e gazetares Xhuliana Zgrena, e plagosur rishtas në Irak në atentatin ku humbi jetën eksperti i shërbimit inteligjent italian në Lindjen e Mesme, Nicola Calipari. Ajo e kishte lexuar librin dhe

e kishte pritur ftesën me kënaqësi. Më 25 nëntor, në orën 9:30, Zonja Zgrena u telefonoi organizatorëve, për të mësuar nëse kishte mbërritur në Romë autori i librit. Pas përgjigjes pozitive, ajo premtoi se do të vinte 20 minuta para fillimit të mbledhjes, për të zhvilluar një bisedë kokë më kokë me autorin. Por ajo nuk erdhi as në orën 11, kur promovimi i librit filloi...

vijon...

Page 9: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Written by Gazeta SOT Wednesday, 11 March 2009 14:23 Nga Agim HAMITI

Pjesa e tretë e artikullit: "Një zë nga shkretëtira shqiptare" Onorevole Michele Rallo (dy legjislatura deputet i së djathtës italiane, historian i

mirënjohur e autor i disa librave), i cili bëri prezantimin e librit para auditorit

modest, deklaroi: «Hyrja e këtij libri, ku prezantohen në mënyrë të detajuar të dhënat e identitetit

të personazheve realë të tij, nuk lë të bjerë hije dyshimi mbi vërtetësinë e këtyre ngjarjeve delikate. Megjithatë, edhe sikur vetëm 10 % e subjektit të këtij librit të ishte e vërtetë, ajo do të mjaftonte për të na imponuar revizionimin e historisë së

shekullit XX. Janë shfaqur mjaft dyshime prej analistëve më kompetentë të historisë së shekullit të kaluar, se sistemi komunist, ndryshe nga sistemet paraardhës, nuk ka qenë rezultat i evolucionit të shoqërive ku ai hodhi rrënjë, por një operacion politik konspirativ në shkallë të gjerë, për të zëvendësuar kolonizimin legal të shekujve të kaluar me një kolonizim ilegal, të kamufluar, nëpërmjet

rekrutimeve të paramenduara të diktatorëve të ardhshëm, të cilët u imponoheshin popujve të tyre të pazhvilluar me mbështetjen efektive e të padukshme të kultivuesve të komunizmit. Ja më së fundi një libër që na ofron provat e nevojshme. Pikërisht Anglo-Amerikanët, që pretendojnë se sulmuan Irakun për të eksportuar demokracinë në Azi, po bëjnë çmos edhe sot e kësaj dite të mbrojnë diktaturën

komuniste të kamufluar këtu, në Evropë, tek fqinjët tanë shqiptarë. Sabotimi që iu bë kësaj mbledhje sot flet shumë për këtë çështje. Dhe sikur ndokush të kishte ndonjë hije dyshimi për vërtetësinë e ngjarjeve të librit objekt promovimi, janë vetë

kundërshtarët e tij që na dhanë një provë bindëse, se ai i djeg. Amerikanët nuk iu tremben kurrë trillimeve, ndërsa të vërtetës, po. Ndodh shpesh që duke tentuar të

fshehësh diçka, e zbulon atë më shumë. Këtë po e kuptojmë më së miri sot në këtë sallë pothuajse të boshatisur. Është e qartë se mungesa e gjithë këtyre intelektualëve nuk është e rastësishme. Megjithatë ky është takimi ynë i parë por jo i fundit.»

Ndërsa një kritike letrare e të përditshmes "Il Messaggero", admiruese e ngjarjeve

të librit, u shpreh: «Prej vitesh kam asistuar në një numër të madh promovimesh libri, por surprizën

e sotme po e jetoj për herë të parë... Këto karrige të boshatisura janë më elokuente nga ata që nuk guxuan të uleshin në to. Unë e kam blerë librin prej disa muajsh,

por sot do të blej këtu një kopje tjetër, për të pasur autografin e autorit.» Në të vërtet Onorevole Rallo e mbajti fjalën. Ai dhe disa historianë të tjerë italianë, francezë e irlandezë, kanë përgatitur një kritikë historike të argumentuar me titull: «Pse duhet revizionuar historia e shekullit XX.» Në punën e tyre ata janë ndihmuar mjaft nga historianë, intelektualë, e veprimtarë rusë, nëpërmjet dëshmish e provash

nga më të ndryshmet. Ndërsa këta intelektualë të huaj interesoheshin posaçërisht për ngjarjet e librit

tim, botuesit shqiptarë (ata kosovarë nuk i kam testuar) nuk pranonin prej vitesh ta botonin librin "Odiseja e një detektivi". As ai që më kishte botuar një përmbledhje tregimesh dhe një roman me ngjarje nga jeta e burgut. Edhe në qoftë se ata këtë e

bënin nga frika, një përgjigje refuzimi sqaruese parashikohet në normat e

mirësjelljes profesionale edhe të shtëpive botuese më të prestigjioze të kontinentit. Ky problem as që ia vlente të përmendej në këtë shkrim, sikur të mos më shqetësonte një dukuri primitive e mentalitetit shqiptar, që na pengon të zhvishemi nga ndikimi i ndjenjave në gjykimin e realitetit objektiv.

Page 10: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Jam i mendimit se edhe një pjesë e inteligjencies së pastër shqiptare e kosovare, nën ndikimin e respektit të madh ndaj anglo-amerikanëve (gjë që e kam manifestuar vetë për një kohë shumë të gjatë) e kanë quajtur si një lloj “rebelimi” të papëlqyer publikimin e atij libri, i cili mund t’iu prishte humorin "miqve tanë të

mëdhenj". Kjo është njësoj si të shkosh i plagosur në spital e t’i thuash kirurgut:

«Ma qepni plagën, ju lutem, por plumbin mos ma hiqni, se është i markës amerikane!»

Kjo “mirësjellje” vetëvrasëse, që i habit edhe vetë amerikanët, i frymëzon ata për të na trajtuar sikur kemi zbritur dje nga pemët.

«Rebelimi i së drejtës është një element i përparimi», ka shkruar Hygoi. Ashtu si shumica e shqiptarëve, në Shqipëri e në Kosovë, edhe unë vetë i kam

vlerësuar për një kohë shumë të gjatë anglo-amerikanët si simbol të drejtësisë dhe si të vetmit shpëtimtarë të mundshëm nga zgjedha komuniste. Për këtë më nxiste dhe një arsye familjare. Në vitin 1949, babai im, i angazhuar gjatë viteve të luftës në

frontin antikomunist, u detyrua të arratisej. Ai kishte mbaruar liceun francez të Korçës dhe vlerësohej me të drejtë nga diktatura si intelektual nacionalist. E ardhmja e këtyre ishte burgu ose pushkatimi.

Kur u arratis babai, unë isha vetëm dy vjeç. Qysh atëherë e deri në moshën 44 vjeç, jeta më kaloi në internim, burg e dëbim. Duke më torturuar në hetuesi, më

pyesnin: «Na thuaj, ç’di për babanë, që sot është një agjent i CIA- s?» Dhe të doja, unë nuk dija çfarë t’iu thosha, se nuk e kisha njohur e as nuk arrita

të njoh baba në jetën time. Mendoni me sa simpati i dëgjoja unë emisionet e rdios "Zëri i Amerikës"! Edhe pa një vakt bukë mund të rrija, por jo pa dëgjuar në darkë

në një radio shumë të vjetër Zërin e Shpresës, siç e quaja unë atëherë, mbasi diktatura më luftonte pa mëshirë si "bir i një agjenti të CIA-s" (koha vërtetoi se për këtë ata kishin të drejtë).

Imagjinoni se ç’ndodhi në shpirtin tim, kur në kuadër të ngjarjeve të jetuara të librit, mësova se ishte pikërisht dora anglo-amerikane, që e kishte sjellë dhe e

mbante në pushtet Enver Hoxhën, dhe "Zëri i Amerikës" s’kishte qenë gjë tjetër veç Zëri i Mashtrimit!

Për të shprehur më konkretisht zhgënjimin tim të madh, në prill të vitit 2000 i dërgova kësaj radioje prestigjioze dy kopje të librit tim: njërën me një shënim për z. Elez Biberaj, drejtor i seksionit shqip në atë kohë, dhe tjetrën adresuar personelit të

këtij seksioni. Mendoni se sa "humanitarë" janë anglo-amerikanët, kur s’je i gatshëm t’iu

shërbesh interesave të tyre: Ndonëse babai im, si shumë bashkatdhetarë, punoi e vdiq atje, ata sot i bëjnë një luftë të gjithanshme një 62- vjeçari të shumëvuajtur, që

jeton në mërgim me fëmijë të vegjël. Në artikullin e mëparshëm unë kam trajtuar vetëm majën e ajsbergut të peripecive të këtushme, por ato nuk mungojnë të cënojnë edhe sferën e jetës private e familjare. E mbi të gjitha, me një cinizëm të skajshëm, më pengojnë të kem një avokat, i cili është domosdoshmëri për çdo emigrant në Perëndim.

Kjo dukuri tipike shqiptare e paaftësisë për të ndarë shapin nga sheqeri kur bëhet fjalë për "Miqtë e Mëdhenj" (si dikur për Bashkimin Sovjetik) është mjaft e pranishme sot edhe në Kosovë. Sigurisht, pavarësia e Kosovës është një fitore historike për mbarë kombin tonë, por për këtë ne duhet t’i jemi mirënjohës Zotit, që e bëri atë një territor të domosdoshëm për interesat politike amerikane në rajon.

Para se të merrte vendimin për të urdhëruar forcat e NATO-s të bombardonin

hordhitë e Milosheviçit në Kosovë, ish-presidenti Klinton mbajti një fjalim të gjatë me temën "Pse interesat perspektive politike amerikane kërkojnë të bombardohet ushtria serbe në Kosovë" në një seancë me dyer të mbyllura të Kongresit Amerikan.

Pasi Kongresi i dha OK Presidentit për të bombarduar Kosovën, sikur gjithë

kosovarët të bërtisnin natë e ditë "të mos bombardohet vendi ynë", ata nuk do t’i

Page 11: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

dëgjonte kurrë njeri, ashtu siç nuk i dëgjojnë sot, kur thërrasin me të drejtë për të vendosur qetësinë në veri të Kosovës, e veçanërisht në Mitrovicën e ndarë, ku në çdo çast situata mund të dalë jashtë kontrollit. A mos e kanë të vështirë amerikanët ta vendosin qetësinë në veri të Kosovës, po t’iu interesonte? Aspak. Por duhet bërë

ky dallim shumë i rëndësishëm: ata janë të interesuar për territorin e Shqipërinë e

të Kosovës, por jo për popujt e tyre. Përkundrazi, sa më shumë probleme e vështirësi të ndeshin elitat kukulla të

urdhërzbatuesve në Tiranë e në Prishtinë, aq më të nënshtruara e më të bindura do të jenë ndaj urdhërdhënësve. Evropa ngurron t’i pranojë të burgosurit e

Guantanamos, që brenda vitit diku duhet të shkojnë. Polonia e Çekia nuk do të jenë më vendet e instalimit të radarëve ultramodernë e të sistemit antiraketor amerikan. E ku ka vende më të nënshtruara në Evropë se Shqipëria e Kosova, ku çdo veprim i amerikanëve është i duartrokitur para kohe?

Kujtoni për një çast reagimin e presidentit Klinton, kur serbët treguan në

televizor tre ushtarakët amerikanë të zënë rob gjatë bombardimeve të NATO-s. Njëri prej tyre kishte një shenjë keqtrajtimi fizik në fytyrë. Presidenti amerikan, i revoltuar si rrallëherë në karrierën e tij të suksesshme, i dërgoi

ultimatum gjakësorit Milosheviç se keqtrajtimi i tre robërve amerikanë ( pa le më vrasja !) do të kishte pasoja katastrofike për Serbinë. Dhe diktatori serb u bë qengj.

Pse nuk reagonte në të njëjtën mënyrë z. Klinton edhe për mbrojtjen e jetës së mijëra vajzave e djemve të pafajshëm kosovarë që u përdorën mish për top nga bandat e Arkanit dhe nuk po u gjenden eshtrat as sot? Sepse në ndërgjegjen e tij tre ushtarakët amerikanë vlenin më shumë se gjithë populli i Kosovës.

Vëllezër Kosovarë! Mos mendoni se amerikanët mund ta lënë Kosovën, po ua

prishëm qejfin ne. Politika nuk bazohet në ndjenja, por në logjikë, në llogari. A e shikoni sot se sa me dashuri i ledhatojnë amerikanët ish- komunistët shqiptarë dhe pjellën e tyre, megjithëse ata i kanë sharë e mallkuar për gjysmë shekulli? Brezat që

do të vinë, në qoftë se ndjenja e atdhedashurisë shqiptare do të arrijë të mbijetojë, nuk do të na jenë aspak mirënjohës për lëshimet e pakushtëzuara, që po bëhen sot

me sy mbyllur në favor të interesave amerikane. Në kohën e krizës së Karaibeve, kur sovjetikët tentuan të instalonin raketa në

Kubë në fillim të viteve gjashtëdhjetë, presidenti Kenedi mbajti një fjalim të rëndësishëm drejtuar kombit, të cilin e filloi me këtë shprehje:

«Liria ka çmim të lartë, por populli amerikan ka qenë gjithmonë i gatshëm ta

paguajë atë.» Kjo është një e vërtetë historike. Përndryshe amerikanët nuk do të ishin ata që

janë e i ka zili gjithë bota. Po populli shqiptar, në Shqipëri e në Kosovë (çështja shqiptare është vetëm një), a është i gatshëm ta paguaj çmimin e lirisë? Apo

mendon se e ka fituar lirinë? Nuk besoj të jetë kaq naiv. Ndofta ngaqë kemi vuajtur shumë si popull, Zoti na ka ofruar një shans të rrallë

për ta fituar lirinë e vërtetë me një çmim modest, pa sakrifica, pa gjak, pa dhunë, pa rrëmujë, por me veprime të ligjshme, të denja për qytetarin e këtij fillim shekulli. Një proverb kinez thotë:

«Nyjen duhet ta zgjidhë ai që e ka lidhur.» Ne kemi sot në dorë prova të pakundërshtueshme, se nyjen e fatit tonë e kanë

lidhur pisk amerikanët. Është misioni ynë në të ardhmen që me mjete paqësore, por me vendosmëri, t’i detyrojmë ata ta zgjidhin me duart e tyre këtë nyje. Kjo është plotësisht e mundshme sot. Pavarësisht nga dritë-hijet e diplomacisë anglo-

amerikane, dy popujt e tyre janë pa diskutim më të kulturuarit e më të

emancipuarit e botës. Asnjë popull perëndimor nuk e kundërshtoi luftën në Irak me vendosmërinë e anglezëve dhe, më pas, të amerikanëve vetë. Ata janë dy popuj që e duan shumë lirinë dhe jo rrallë i kundërshtojnë me kurajë veprimet e qeverive të tyre.

Page 12: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Le të bëjmë bashkërisht të gjitha përpjekjet e mundshme, për të nxjerrë plotësisht në dritë të vërtetën e dramës shqiptare të shkaktuar nga diplomacia anglo-amerikane dhe dy popujt e tyre të kulturuar do të jenë përkrah nesh dhe do t’i detyrojnë qeveritë e tyre ta lajnë borxhin karshi popullit shqiptar. Provat i kemi

bindëse. Dy trima flenë të qetë në varrezat e Tiranës, se e kanë kryer me nder

detyrën ndaj popullit të tyre e atdheut: Fatmir Merdari e Afrim Pahia (të dy personazhe të librit). Çdo shqiptar i ndershëm, që i bie rruga të kalojë nga varrezat e Tiranës, le të vendosë një lule mbi varrin e tyre, mbasi e dhanë jetën në moshën 35 vjeçare, për të shpëtuar popullin shqiptar nga diktatura komuniste. Ëndrra e

tyre dhe e bashkëluftëtarëve të tyre do të ishte bërë realitet në vitin 1984, sikur CIA ta kishte mbajtur premtimin e dhënë, për të ndihmuar grupin komplotist antidiktatorial të kuadrove të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar për përmbysjen e diktaturës. Por ata vepruan ashtu siç kishin vepruar me forcat nacionaliste gjatë viteve të luftës: e sabotuan veprimtarinë e tyre. Duke e vënë nën kontroll gjithë

grupin në emër të bashkëpunimit, ata i dekoruan anëtarët e tij dhe i tërhoqën në Amerikë, duke sabotuar qëllimin e veprimtarisë së tyre.

Plot 20 anëtarë të atij grupi ( ish kuadro të rëndësishëm dhe detektivë të DSJsë) mbahen nën kontroll të rreptë të CIA-s në Amerikë prej një çerek shekulli.

Midis tyre janë edhe Hamit Meli, Guri Streto (ish baxhanak i Ilir E. Hoxhës) dhe

Dari Meli (vëllai i të parit), të tre personazhe të librit. Të dhënat e identitetit të dy vëllezërve Meli mund t’i gjeni në zyrën e gjendjes civile të lagjes “Palorto” në Gjirokastër. Të interesuarve dashamirës do t’iu jepja dhe ndonjë adresë a numër telefoni të dobishëm. Për fat, të gjithë ata janë më të rinj nga unë. Ata janë dëshmitarë të gjallë të sabotimit që iu bë veprimtarisë së tyre atdhetare dhe

disponojnë një arkiv shumë të pasur, të fshehur në Shqipëri, me filmime që zgjasin orë të tëra, regjistrime masive,

fotografi e prova nga më të ndryshmet. Është për këtë arsye që CIA vigjëlon me

fanatizëm në survejimin e tyre. Në këto rrethana, duhet që me një libër e një lule në dorë, në mënyrë paqësore e

të vendosur, t’i detyrojmë ambasadorët e tyre, institucionet e tyre, personalitetet e tyre të prononcohen për këtë çështje, që duan ta ruajnë top sekret, megjithëse ajo nuk është më e tillë. Mua m’u njoh e drejta e azilit politik mbasi e vërteta e librit u shoshit për vite e vite me radhë, megjithëse ajo ishte e qartë si drita e diellit. Ç’kuptim ka heshtja tendencioze e anglo-amerikanëve sot, kur dosja ime në

Bruksel, e përpiluar nga vetë aleatët e tyre, i akuzon ata për prapaskenën e dramës shqiptare?

Atëherë, me zë të fortë e pa na u dridhur qerpiku t’iu themi: «Zotërinj Anglo-Amerikanë,

Na ktheni lirinë e sabotuar dhe Atdheun e copëtuar! Jo Shqipërinë e Madhe, siç e trumbetojnë armiqtë tradicionalë të kombit tonë, por Shqipërinë e Zotit, ku foli gjuhën e tij paqësore populli më i lashtë i Ballkanit. Mos vazhdoni më të na sakrifikoni, pse jemi një grusht myslimanësh të rrethuar nga kryqet e fqinjëve grabitqarë e agresivë. Ne e admirojmë dhe e respektojmë qytetërimin tuaj, ashtu siç

urrejmë flijimet politike, që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë kombit tonë. Respektoni parimin tuaj të mirënjohur se «në politikë nuk ka miq e as armiq të përhershëm.» Presidenti Obama të mbajë premtimin e tij drejtuar botës në fjalimin inagurues si president:

"Gjithë njerëzit dhe qeveritë që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e

deri te fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi

dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një të ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe né jemi gati për të udhëhequr edhe një herë."

Le të jetë ky premtim i madh fillim i një ere të re në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që të sjellë NDRYSHIMIN historik që ishte moto e fushatës elektorale të

z. Obama. Zgjatu dorën e miqësisë së sinqertë shqiptarëve konform premtimit tuaj,

Page 13: Nji Ze Nga Shkretetira Shqiptare

Zoti President, dhe ata do t’ju presin me bukë e kripë e zemër, sipas zakonit fisnik të trojeve të tyre të lashta ku, jo vetëm njerëzit, por edhe guri e druri janë djegur për liri e drejtësi.»

Në qoftë se pjesa e shëndetshme e inteligjencies shqiptare e kosovare nuk do të

jetë e gatshme t’i paguaj një çmim kaq modest e të kulturuar lirisë së saj, atëherë

né duhet të pranojmë se jemi duke përjetuar me një gjakftohtësi diskredituese fillimin e fundit të kombit tonë dhe nuk meritojmë fat tjetër. Por zëri që më erdhi nga shkretëtira shqiptare këtë prag pranvere shpresoj të jetë një ogur i mirë.