olimpiada e podujevës, 6 prill - olimpiada xv kombëtare

4
OLIMPIADA E PODUJEVËS MATEMATIKË * KLASA 1-9 * programe nga CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS 6 PRILL 6 PRILL 2015 2015

Upload: udha-e-shkronjave

Post on 08-Apr-2016

241 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

"Udha e shkronjave" Cambridge International School rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë www.udhaeshkronjave.edu.al Drejtor: Artur Shkurti cel.0692076068 email: [email protected]

TRANSCRIPT

Page 1: Olimpiada e Podujevës, 6 prill - Olimpiada XV Kombëtare

OLIMPIADA E PODUJEVËSMATEMATIKË * KLASA 1-9 * programe nga CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS

6

PRILL6

PRILL2 0 1 5 2 0 1 5

Page 2: Olimpiada e Podujevës, 6 prill - Olimpiada XV Kombëtare

OLIMPIADAT LOKALE TË KOSOVËS dhe OLIMPIADA XV KOMBËTARE

OLIMPIADA E PODUJEVËS, 6 prill 2015 është pjesë e Olimpi-adës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm që mbahet në 1-9 qershor 2015, me pjesëmarrjen e klasave 1-9. Olimpiadat Lokale janë konkurrime për matematikë, ndërsa Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm është një konkurrim tre-garësh: Gjuhë shqipe, Matematikë, Shkencë. Në Olimpiadën XIV Kombë-tare morën pjesë rreth 1050 nxënës nga Shqipëria (85%) dhe Kosova (15%). Olimpiada e Podujevës, 6 prill, vjen pasi ne kemi organizuar Olimpiadat e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Beratit, Lushnjes, Korçës, Pogradecit, Shkodrës, Fierit, Vlorës, dhe do të vijojmë me qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë (Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Suharekë, Prishtinë). Prania e nxënësit në këtë olimpiadë do t’i japë atij dhe prindërve një in-formacion mjaft të dobishëm për vendin që zënë arritjet e tij në raport me bashkëmoshatarët e tjerë, sidomos nga Shqipëria. Programet e Olimpiadës XV Kombëtare për lëndët matematikë dhe shkencë janë programe të har-tuara nga Cambridge International Examinations, departament i vlerësi-meve ndërkombëtare të Universitetit të Kembrixhit, ndërsa për garën gjuhë shqipe janë të Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve, të riformuluara ose të pasuruara nga “Udha e shkronjave”. Pjesëmarrja e nxënësit në një olimpiadë lokale ose kombëtare që ka këto programe ndërkombëtare ndih-mon në zgjerimin, riformatimin e njohurive dhe të aftësive të tij dhe në ori-entimin mjaft të mirë të tij në programet ndërkombëtare të liderit botëror Cambridge International Examinations.

Libri “Olimpiada XV Kombëtare” përmban: 27 tezat e vjetshme,

18 programet e reja të Kembrixhit (matematikë dhe shkencë) për

Olimpiadën XV Kombëtare 1-9/06/2015 si edhe 36 klasifikimet e 1050 nxënësve.

Page 3: Olimpiada e Podujevës, 6 prill - Olimpiada XV Kombëtare

Linku 1: Shpjegimi në 9 hapa i numrave të përzier dhe thyesave jo të mirëfillta, që i përgjigjet objektivi në programin e matematikës, nivelin 5, kapitulli Numri.

Linku 2: Detyra e shtëpisë me korrigjim automatik (Markit) me dy faqe (Q1 dhe Q2) që lidhet pikërisht me shpjegimin në linkun 1, detyrë për çdo shpjegim.

Kursi Online do të jetë falas për nxënësit e Kosovës (për Shqipërinë ka qenë me pagesë 36 euro)Shembull: Programi i Olimpiadës, niveli 5 (klasa 5 ): Tema: Thyesat jo të mirëfillta dhe numrat e përzierObjektivi: Nxënësi të ndajë thyesat e mirëfillta nga jo të mirëfillta dhe të kthejë thyesat jo të mirëfillta (17/7) në numra të përzier 2 e 3/7 dhe anasjelltas.Shpjegimi Linku 1: http://goo.gl/ilJDge Praktika (Detyra) Linku 2: http://goo.gl/uhiLzBNxënësi me të klikuar linkun drejtohet menjëherë në shpjegimin online përkatës (shembull fotoja Linku 1) ose në Detyrën e shtëpisë (Online Homework) (shembull, fotoja Linku 2)

SHEMBULL I ZBËRTHIMIT ONLINE TË PROGRAMIT TË OLIMPIADËS

Page 4: Olimpiada e Podujevës, 6 prill - Olimpiada XV Kombëtare

NGA ANA JUAJ: 1. Drejtohuni pranë bankës ProCredit, llogaria “Udha e shkronjave” (1189003661000105) dhe paguani shumën 15 euro për regjistrim në olimpiadën e qytetit me këtë koment: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla për Olimpiadën e (emri i qytetit)”

2. Dërgohet SMS në 00355692076068 dhe email në [email protected] me tekst saktësisht “Kreva regjistrimin në bankën ProCredit për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....dhe adresa email....” Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës.

NGA ANA JONË: Përmes emailit, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online.

PROCEDURA E REGJISTRIMIT PËR OLIMPIADËN LOKALE të PODUJEVËS

6 prill 2015

Për më shumë informacion, drejtohuni në shkollën:

“Udha e shkronjave” Cambridge International Schoolrr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë (pranë shkollës “E kuqe”, Pazari i Ri)tel. 04 2267048 - cel. 0692076068 - [email protected] www.udhaeshkronjave.edu.al

Kursi Online është mjeti se si ne ua shpjegojmë objektivat e programit ndërkombëtar të matematikës