politika e privatësisë e “apple”

10
Politika e privatësisë e Apple Politika e privatësisë e Apple përshkruan mënyrën e mbledhjes, përdorimit dhe ndarjes së të dhënave tuaja personale nga Apple. Përditësuar më 27 tetor 2021 Përveç kësaj politike të privatësisë, ne sigurojmë të dhëna dhe informacione të privatësisë të integruara në produktet tona dhe disa tipare që kërkojnë të përdorin informacionet tuaja personale. Këto informacione specifike për produktin shoqërohen nga ikona jonë për të dhënat dhe privatësinë. Ju do të keni mundësinë t'i rishikoni informacionet specifike për produktin përpara se t’i përdorni këto tipare. Mund t'i shikoni po ashtu këto informacione në çdo kohë, te cilësimet në lidhje me ato tipare dhe/ose në linjë në apple.com/legal/privacy/data. Kushtojini pak çaste familjarizimit me praktikat tona të privatësisë, të cilat mund t'i gjeni në titujt e mëposhtëm, dhe na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje. Politika e privatësisë së aplikacioneve të studimeve të shëndetit të Apple

Upload: others

Post on 04-Nov-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Politika e privatësisë e Apple Politika e privatësisë e Apple përshkruan mënyrën e mbledhjes, përdorimit dhe ndarjes së të dhënave tuaja personale nga Apple. Përditësuar më 27 tetor 2021

Përveç kësaj politike të privatësisë, ne sigurojmë të dhëna dhe informacione të privatësisë të integruara në produktet tona dhe disa tipare që kërkojnë të përdorin informacionet tuaja personale. Këto informacione specifike për produktin shoqërohen nga ikona jonë për të dhënat dhe privatësinë.

Ju do të keni mundësinë t'i rishikoni informacionet specifike për produktin përpara se t’i përdorni këto tipare. Mund t'i shikoni po ashtu këto informacione në çdo kohë, te cilësimet në lidhje me ato tipare dhe/ose në linjë në apple.com/legal/privacy/data.

Kushtojini pak çaste familjarizimit me praktikat tona të privatësisë, të cilat mund t'i gjeni në titujt e mëposhtëm, dhe na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje.

Politika e privatësisë së aplikacioneve të studimeve të shëndetit të Apple

Çfarë janë të dhënat personale në Apple? Në Apple, ne besojmë fort tek të drejtat themelore të privatësisë — dhe se ato të drejta themelore nuk duhet të ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni. Për këtë arsye, ne i trajtojmë të gjitha të dhënat në lidhje me një individ të identifikuar apo të identifikueshëm ose që lidhen ose mund të lidhen me të nga Apple si “të dhëna personale”, pavarësisht se ku jeton individi. Kjo do të thotë se të dhënat që ju identifikojnë drejtpërdrejt — si p.sh. emri juaj — janë të dhëna personale dhe gjithashtu të dhënat që nuk ju identifikojnë drejtpërdrejt, por që mund të përdoren në mënyrë të arsyeshme për t’ju identifikuar — si p.sh. numri i serisë së pajisjes suaj — janë të dhëna personale. Të dhënat e përgjithshme konsiderohen të dhëna jopersonale për qëllimet e kësaj politike të privatësisë.

Kjo politikë e privatësisë trajton mënyrën se si Apple ose një kompani filiale e Apple (në tërësi, “Apple”) i trajton të dhënat personale, si kur ndërveproni me ne në uebsajtet tona, përmes aplikacioneve të Apple (si Apple Music ose Wallet), ashtu dhe personalisht (duke përfshirë përmes telefonit ose kur vizitoni dyqanet tona të shitjes me pakicë). Gjithashtu, Apple mund të lidhet me palët e treta për shërbimet tona ose t'i bëjë aplikacionet e palëve të treta të disponueshme për shkarkim në App Store-in tonë. Politika e privatësisë e Apple nuk vlen për mënyrën e përkufizimit të të dhënave personale apo të përdorimit të tyre nga palët e treta. Ju inkurajojmë që të lexoni politikat e tyre të privatësisë dhe të njihni të drejtat tuaja të privatësisë përpara se të ndërveproni me to.

Të drejtat tuaja të privatësisë në Apple Në Apple, ne respektojmë mundësinë tuaj për të njohur, shfrytëzuar, korrigjuar, transferuar, kufizuar përpunimin dhe për të fshirë të dhënat tuaja personale. Këto të drejta privatësie i kemi përfshirë në bazën tonë globale të klientëve dhe nëse zgjidhni të ushtroni këto të drejta të privatësisë, ju gëzoni të drejtën të mos trajtoheni në mënyrë diskriminuese dhe të mos merrni një nivel më të ulët shërbimi nga Apple. Apple nuk i shet të dhënat tuaja, duke përfshirë si “shitje” përkufizimin në Nevada dhe Kaliforni.

Për të ushtruar të drejtat dhe zgjedhjet tuaja për privatësinë, duke përfshirë këtu rastin kur një ofrues i shërbimeve të palës së tretë vepron në emër të Apple, vizitoni faqen e të dhënave dhe privatësisë së Apple në privacy.apple.com për Apple ose shazam.com/privacy për Shazam. Për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë së të dhënave tuaja personale, duhet të hyni në llogari dhe identiteti juaj do të verifikohet. Nëse

Çfarë janë të dhënat personale në Apple? Të drejtat tuaja të privatësisë në Apple Të dhënat personale që Apple mbledh nga ju Të dhënat personale që Apple merr nga burime të tjera Përdorimi i të dhënave personale nga Apple Ndarja e të dhënave personale nga Apple Mbrojtja e të dhënave personale në Apple Fëmijët dhe të dhënat personale Kukit dhe teknologjitë e tjera Transferimi i të dhënave personale ndërmjet shteteve Përkushtimi i të gjithë kompanisë sonë për privatësinë tuaj Pyetje rreth privatësisë

2

faqja e të dhënave dhe e privatësisë nuk është në dispozicion në rajonin tuaj, mund të dërgoni kërkesa për të drejtat e privatësisë në apple.com/legal/privacy/contact.

Mund të ketë raste kur ne nuk mund ta miratojmë kërkesën tuaj — për shembull, kur na kërkoni të fshijmë të dhënat e transaksionit tuaj dhe Apple ka detyrimin ligjor që të mbajë të dhënat e atij transaksioni për të qenë në përputhje me ligjin. Ne mund ta refuzojmë një kërkesë edhe në rastin kur një veprim i tillë do të cenonte përdorimin legjitim të të dhënave nga ana jonë për qëllime të sigurisë dhe parandalimit të mashtrimit, si p.sh. kur kërkoni fshirjen e një llogarie që është duke u hetuar për arsye sigurie. Arsye të tjera për të cilat kërkesa juaj mund të mohohet përfshijnë rastet kur ajo rrezikon privatësinë e të tjerëve, është e pavlerë apo shqetësuese ose është jashtëzakonisht jopraktike.

Nëse banoni në Kaliforni dhe nuk mundeni ta hapni faqen e të dhënave dhe të privatësisë së Apple, ju ose agjenti juaj i autorizuar mund të paraqesë një kërkesë në apple.com/legal/privacy/contact ose duke telefonuar në 1-800-275-2273.

Për më shumë informacion mbi ushtrimin e të drejtave tuaja, vizitoni support.apple.com/en-al/HT208501.

Të dhënat personale që Apple mbledh nga ju Në Apple, ne besojmë se mund t’ju ofrojmë produkte dhe privatësi të shkëlqyer. Kjo do të thotë se përpiqemi të mbledhim vetëm të dhënat personale që na nevojiten. Të dhënat personale që mbledh Apple varen nga mënyra e ndërveprimit tuaj me Apple. Përshkrimet se si i menaxhon Apple të dhënat personale për shërbime të caktuara individuale janë të disponueshme te cilësimet në lidhje me ato tipare dhe/ose në apple.com/legal/privacy/data.

Kur krijoni një ID të Apple, aplikoni për kredi tregtare, blini dhe/ose aktivizoni një produkt ose pajisje, shkarkoni një përditësim softueri, regjistroheni për një mësim në një Apple Store, lidheni me shërbimet tona, na kontaktoni (duke përfshirë përmes medieve sociale), merrni pjesë në një anketë në linjë ose ndërveproni në mënyrë tjetër me Apple, ne mund të mbledhim një sërë informacionesh, duke përfshirë:

• Informacionet rreth llogarisë. ID-në tuaj të Apple dhe detaje të lidhura me llogarinë, duke përfshirë adresën e emailit, pajisjet e regjistruara, statusin e llogarisë dhe moshën

• Informacionet rreth pajisjes. Të dhëna identifikuese të pajisjes suaj, si p.sh. numri i serisë së pajisjes, ose rreth pajisjes suaj, si p.sh. lloji i shfletuesit

• Informacionet e kontaktit. Të dhëna si emri, adresa e emailit, adresa fizike, numri i telefonit ose informacione të tjera kontakti

• Informacionet rreth pagesës. Të dhëna rreth adresës së faturimit dhe mënyrës së pagesës, si të dhënat bankare, informacion rreth kartës së kreditit, kartës së debiti ose një karte tjetër pagese

• Informacionet rreth transaksioneve. Të dhëna për blerjet e produkteve dhe shërbimeve të Apple ose transaksionet e lehtësuara nga Apple, duke përfshirë blerjet në platformat e Apple

• Informacionet rreth parandalimit të mashtrimeve. Të dhënat e përdorura për të ndihmuar në identifikimin dhe parandalimin e mashtrimeve, duke përfshirë rezultatin në pikë të besueshmërisë së pajisjes

• Të dhënat e përdorimit. Të dhëna rreth aktivitetit dhe përdorimit të produkteve tona nga ana juaj, si lëshimet e aplikacioneve në shërbimet tona, duke përfshirë historikun e shfletimit; historikun e kërkimit; ndërveprimin me produktin; të dhëna rreth ndërprerjes dhe performancës dhe të dhëna të tjera diagnostikuese; si dhe të dhëna të tjera të përdorimit

3

• Informacionet rreth vendndodhjes. Vendndodhja e saktë vetëm për të mbështetur Find My dhe vendndodhja e përgjithshme

• Informacionet shëndetësore. Të dhëna për gjendjen shëndetësore të një individi, duke përfshirë të dhëna për gjendjen ose shëndetin fizik ose mendor. Të dhënat personale shëndetësore përfshijnë gjithashtu të dhëna që mund të përdoren për të nxjerrë përfundime ose për të zbuluar gjendjen shëndetësore të një individi. Nëse merrni pjesë në një studim duke përdorur një aplikacion të studimit shëndetësor të Apple, politika që rregullon privatësinë e të dhënave tuaja personale përshkruhet në Politika e privatësisë së aplikacioneve të Apple për studimin e shëndetit.

• Informacionet rreth formës fizike. Detaje rreth formës fizike dhe informacione për ushtrimet, kur zgjidhni t’i ndani këto të dhëna

• Informacionet financiare. Detaje rreth pagës, të ardhurave dhe pasurive, kur mblidhen, dhe informacione për ofertat financiare të markës Apple

• Të dhënat e dokumentit të identifikimit të lëshuar nga qeveria. Në disa juridiksione, në rrethana të caktuara mund t'ju kërkojmë një dokument identifikimi të lëshuar nga qeveria, duke përfshirë rastet kur konfiguroni një llogari pa tel dhe kur aktivizoni pajisjen, për qëllimet e kredisë tregtare, menaxhimit të rezervimeve ose siç kërkohet nga ligji

• Informacione të tjera që na jepni. Detaje të tilla si përmbajtja e komunikimeve tuaja me Apple, duke përfshirë ndërveprimet me mbështetjen e klientit dhe kontaktet përmes kanaleve të mediave sociale

Ju nuk jeni të detyruar të na i jepni të dhënat personale që ju kërkojmë. Megjithatë, nëse zgjidhni të mos e bëni këtë, në shumë raste ne nuk do të jemi në gjendje t'ju ofrojmë produktet ose shërbimet tona apo t’u përgjigjemi kërkesave që mund të keni.

Të dhënat personale që Apple merr nga burime të tjera Apple mund të marrë të dhëna personale rreth jush nga individë të tjerë, biznese ose palë të treta që veprojnë me udhëzimin tuaj, nga partnerët që punojnë me ne për të ofruar produktet dhe shërbimet tona dhe që na ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e mashtrimeve, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.

• Individët. Apple mund të mbledhë të dhëna rreth jush nga individë të tjerë — për shembull nëse ai individ ju ka dërguar një produkt ose kartë dhuratë, ju ka ftuar të merrni pjesë në një shërbim ose forum të Apple ose ka ndarë përmbajtje me ju.

• Me udhëzimin tuaj. Ju mund të udhëzoni individë të tjerë ose palë të treta për të ndarë të dhëna me Apple. Për shembull, mund të udhëzoni operatorin tuaj të shërbimit celular që të ndajë me Apple të dhënat e llogarisë suaj të operatorit për qëllime të aktivizimit të llogarisë, ose mund të udhëzoni programin e besueshmërisë që të ndajë informacione rreth pjesëmarrjes suaj në mënyrë që të mund të fitoni shpërblime për blerjet përmes Apple.

• Partnerët e Apple. Ne mund të konfirmojmë gjithashtu informacionet që na jepni — për shembull kur krijoni një ID të Apple, me një palë të tretë për qëllime të sigurisë dhe për parandalimin e mashtrimit.

Për qëllime zhvillimi dhe kërkimi, ne mund të përdorim grupe të të dhënave si p.sh. ato që përfshijnë imazhe, zëra ose të dhëna të tjera që mund të lidhen me një person të identifikueshëm. Kur marrim grupe të tilla të dhënave, ne e bëjmë këtë në përputhje me ligjin në fuqi, duke përfshirë përputhjen me ligjin në juridiksionin ku ruhet grupi i të dhënave. Kur përdorim grupe të tilla të të dhënave për kërkim dhe zhvillim, ne nuk përpiqemi t’i identifikojmë sërish individët që mund të shfaqen aty.

4

Përdorimi i të dhënave personale nga Apple Apple i përdor të dhënat personale për të mundësuar shërbimet tona, për të përpunuar transaksionet tuaja, për të komunikuar me ju, për qëllime të sigurisë dhe parandalimit të mashtrimeve, si dhe për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Të dhënat personale i përdorim edhe për qëllime të tjera, me miratimin tuaj.

Apple i përdor të dhënat tuaja personale vetëm kur kemi një bazë të vlefshme ligjore për ta bërë këtë. Në varësi të rrethanave, Apple mund të mbështetet në miratimin tuaj ose në faktin që përpunimi nevojitet për përmbushjen e një kontrate me ju, për të mbrojtur interesat tuaja jetësore ose interesat e personave të tjerë, apo për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Ne mund t’i përpunojmë të dhënat personale edhe kur besojmë se kjo është në interesin e të tjerëve apo në interesin tonë legjitim, duke mbajtur parasysh interesat, të drejtat dhe pritshmëritë tuaja. Nëse keni pyetje rreth bazës ligjore, mund të kontaktoni me përgjegjësin për mbrojtjen e të dhënave në apple.com/legal/privacy/contact.

• Mundësimi i shërbimeve tona. Apple mbledh të dhënat personale që janë të nevojshme për të mundësuar shërbimet tona, ku mund të përfshihen të dhënat personale të mbledhura për të përmirësuar ofertat tona, për qëllime të brendshme si auditimi ose analizimi i të dhënave, ose për zgjidhjen e problemeve. Për shembull, nëse dëshironi të përdorni një këngë përmes një abonimi në Apple Music, ne mbledhim të dhëna për këngët që luani me qëllim që t’ju ofrojmë përmbajtjen e kërkuar si dhe për qëllime të së drejtës së licencës.

• Përpunimi i transaksioneve tuaja. Për të përpunuar transaksionet, Apple duhet të mbledhë të dhëna të tilla si emrin tuaj dhe informacione për blerjen dhe pagesën.

• Komunikimi me ju. Për t’iu përgjigjur komunikimeve, për t’ju kontaktuar në lidhje me transaksionet ose llogarinë tuaj, për të tregtuar produktet dhe shërbimet tona, për të ofruar informacione të tjera të rëndësishme ose për të kërkuar informacione ose komente. Herë pas here, ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale për të dërguar njoftime të rëndësishme, p.sh. komunikime rreth blerjeve dhe ndryshimeve në kushtet, afatet dhe politikat tona. Duke qenë se këto informacione janë të rëndësishme për ndërveprimin me Apple, mund të mos keni mundësi të tërhiqeni nga marrja e këtyre njoftimeve.

• Siguria dhe parandalimi i mashtrimeve. Për të mbrojtur individët, punonjësit dhe Apple dhe për të parandaluar humbjen dhe mashtrimet, duke përfshirë mbrojtjen e individëve, punonjësve dhe Apple në përfitim të të gjithë përdoruesve tanë, si dhe për të shqyrtuar paraprakisht ose për të skanuar përmbajtjet e ngarkuara për përmbajtje që mund të jenë të paligjshme, duke përfshirë dhe materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

• Të dhënat personale të përdorura për personalizimin. Nëse zgjidhni të personalizoni shërbimet ose komunikimet tuaja kur këto opsione janë në dispozicion, Apple do të përdorë informacionet që mbledhim në mënyrë që t'ju ofrojmë ato shërbime ose komunikime të personalizuara. Mund të mësoni më shumë rreth mënyrës se si i përdorin shërbimet përkatëse informacionet për të personalizuar përvojën tuaj duke rishikuar informacionet e privatësisë të paraqitura kur përdorni për herë të parë një shërbim që kërkon të përdorë të dhënat tuaja personale. Ne e bëjmë të lehtë gjetjen e këtyre informacioneve duke e paraqitur ato me ikonën tonë të Të dhënave dhe privatësisë; ato janë po ashtu të disponueshme në çdo kohë në pajisjen tuaj Apple dhe në internet në apple.com/legal/privacy/data.

• Pajtueshmëria me legjislacionin. Për të siguruar pajtueshmërinë me legjislacionin — për shembull për të përmbushur detyrimet tatimore ose të raportimit ose për t’u pajtuar me një kërkesë të ligjshme shtetërore.

Apple nuk përdor algoritme apo profilizim për marrjen e vendimeve me ndikim të konsiderueshëm ndaj jush, pa mundësinë e rishikimit nga njeriu.

5

Apple i ruan të dhënat personale vetëm për sa kohë që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur, duke përfshirë siç përshkruhet në këtë politikë të privatësisë ose në njoftimet tona të privatësisë për shërbimet përkatëse ose siç kërkohet nga ligji. Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në këtë politikë të privatësisë dhe në përmbledhjet tona të privatësisë për shërbimet përkatëse. Kur vlerësojmë periudhat e ruajtjes, ne fillimisht shqyrtojmë me kujdes nëse nevojitet ruajtja e të dhënave personale të mbledhura dhe, nëse ruajtja e tyre është e domosdoshme, përpiqemi t'i ruajmë këto të dhëna personale për periudhën më të shkurtër të mundshme të lejuar nga ligji.

Ndarja e të dhënave personale nga Apple Apple mund t’i ndajë të dhënat personale me kompanitë filiale të Apple, ofruesit e shërbimeve që veprojnë në emrin tonë, partnerët tanë, zhvilluesit dhe publikuesit, ose të tjerët sipas udhëzimeve tuaja. Për më tepër, Apple nuk i ndan të dhënat personale me palët e treta për qëllimet e tyre të marketingut.

• Ofruesit e shërbimeve. Apple mund të angazhojë palë të treta për të vepruar si ofrues të shërbimit tonë dhe për të kryer detyra të caktuara për llogarinë tonë, si p.sh. përpunimin ose ruajtjen e të dhënave, duke përfshirë të dhënat personale, në lidhje me përdorimin e shërbimeve tona nga ana juaj dhe ofrimin e produkteve për klientët. Ofruesit e shërbimeve të Apple kanë detyrimin që t'i trajtojnë të dhënat personale në përputhje me këtë politikë të privatësisë dhe sipas udhëzimeve tona. Ata nuk mund t'i përdorin të dhënat personale që ndajmë për qëllimet e tyre dhe duhet t'i fshijnë ose kthejnë ato menjëherë pasi të kenë përmbushur kërkesën tonë.

• Partnerët. Ndonjëherë, Apple mund të bashkëpunojë me palë të treta për të siguruar shërbime ose oferta të tjera. Për shembull, produktet financiare të Apple si Apple Card dhe Apple Cash ofrohen nga Apple dhe partnerët tanë. Apple u kërkon partnerëve të saj që t’i mbrojnë të dhënat tuaja personale.

• Zhvilluesit dhe publikuesit nga të cilët merrni një abonim.Nëse blini një abonim të një pale të tretë nga App Store apo nga brenda Apple News, ne krijojmë një ID të abonentit që është unike për ju dhe zhvilluesin ose publikuesin. ID-ja e abonentit mund të përdoret për t'i dërguar zhvilluesit ose publikuesit raporte që përfshijnë informacione rreth abonimit që keni blerë dhe vendbanimin tuaj. Nëse i anuloni të gjitha abonimet nga një zhvillues ose publikues i caktuar, ID-ja e abonentit do të rivendoset pas 180 ditësh nëse nuk abonoheni sërish. Ky informacion u jepet zhvilluesve ose publikuesve në mënyrë që ata të kuptojnë mbarëvajtjen e abonimeve të tyre.

• Të tjera. Apple mund t’i ndajë të dhënat personale me të tjerët me udhëzimin ose miratimin tuaj, siç është p.sh. kur ndajmë informacione me operatorin tuaj telefonik për qëllimet e aktivizimit të llogarisë suaj. Mund të zbulojmë gjithashtu informacione rreth jush nëse përcaktojmë se zbulimi është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arsye të sigurisë kombëtare, zbatimit të ligjit apo çështjeve të tjera me rëndësi publike. Mund të zbulojmë informacione rreth jush edhe në rastet kur ka baza ligjore për ta bërë këtë, nëse përcaktojmë se zbulimi nevojitet në mënyrë të arsyeshme për zbatimin e kushteve tona ose për mbrojtjen e aktiviteteve apo të përdoruesve tanë, ose në rast riorganizimi, shkrirjeje apo shitjeje.

Mbrojtja e të dhënave personale në Apple Në Apple, ne besojmë se privatësia e shkëlqyer bazohet te siguria e shkëlqyer. Ne përdorim masa administrative, teknike dhe fizike për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, duke mbajtur parasysh natyrën dhe përpunimin e të dhënave personale dhe kërcënimet që paraqiten. Ne punojmë vazhdimisht për

6

t’i përmirësuar këto masa në mënyrë që të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë së të dhënave tuaja personale. Për më shumë informacion, vizitoni udhëzuesin tonë të sigurisë së platformës së Apple.

Fëmijët dhe të dhënat personale Apple e kupton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale të fëmijëve, ku fëmijë konsiderojmë individët nën 13 vjeç ose individët me moshën e parashikuar nga ligji në juridiksionin tuaj. Për këtë arsye, Apple ka vënë në zbatim procese dhe mbrojtje shtesë që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të fëmijëve.

Për të pasur qasje në shërbime të caktuara të Apple, një fëmijë duhet të ketë ID të Apple për fëmijë. Një ID e Apple për fëmijë mund të krijohet nga prindi ose, në rastin e një ID-je të menaxhuar të Apple, nëpërmjet institucionit arsimor të fëmijës.

• Prindërit. Për të krijuar një llogari për fëmijë, prindërit duhet të shqyrtojnë dokumentin e zbulimit të privatësisë familjare për fëmijët, ku përshkruhet se si i trajton Apple të dhënat personale të fëmijëve. Prindërit mund t'i japin Apple një miratim të verifikueshëm prindëror, nëse bien dakord.

• Institucionet arsimore. Edhe institucionet arsimore që marrin pjesë në programin e Apple School Manager mund të krijojnë ID të Apple për nxënësit, të quajtura “ID të menaxhuara të Apple”. Këtyre shkollave u kërkohet të pranojnë Informacionin e zbuluar për ID-të e menaxhuara të Apple për nxënësit, i cili është i përfshirë si shtojca A në marrëveshjen e Apple School Manager.

Nëse mësojmë se të dhënat personale të një fëmije janë mbledhur pa autorizimin e duhur, ato do të fshihen në momentin më të parë të mundshëm.

Për të ushtruar të drejtat e privatësisë në lidhje me informacionet e fëmijës suaj, vizitoni faqen e të dhënave dhe të privatësisë së Apple në privacy.apple.com dhe hyni në llogarinë e tij.

Kukit dhe teknologjitë e tjera Uebsajtet, shërbimet në linjë, aplikacionet bashkëvepruese dhe reklamat e Apple mund të përdorin “kuki” dhe teknologji të tjera si p.sh. sinjalizues uebi. Këto teknologji na ndihmojnë të kuptojmë më mirë sjelljen e përdoruesit, duke përfshirë për qëllime të sigurisë dhe të parandalimit të mashtrimit, na tregojnë se cilat pjesë të uebsajteve tona kanë vizituar njerëzit dhe lehtësojnë e vlerësojnë efektivitetin e reklamave dhe kërkimeve në ueb.

• Kukit e komunikimeve. Këto kuki përdoren për të mundësuar trafikun në rrjet drejt dhe nga sistemet e Apple, duke përfshirë ndihmën për të zbuluar gabimet.

• Kukit rreptësisht të nevojshme. Këto kuki caktohen si të domosdoshme për të ofruar një tipar ose shërbim të caktuar të shfrytëzuar ose kërkuar nga ju. Për shembull, ato na mundësojnë të afishojmë uebsajtet tona në formatin dhe gjuhën e duhur, të vërtetojmë dhe verifikojmë transaksionet tuaja dhe të ruajmë përmbajtjet e shportës suaj kur blini në linjë në apple.com.

• Kuki të tjera. Këto kuki përdoren për të kuptuar se si ndërveprojnë vizitorët me uebsajtet dhe shërbimet tona në linjë, duke përfshirë ndihmën që të vlerësojmë efektivitetin e reklamave dhe kërkimeve në ueb. Apple i përdor këto kuki edhe për t'ju kujtuar për zgjedhjet që bëni ndërsa shfletoni, në mënyrë që t'ju ofrojmë një përvojë të personalizuar.

Nëse parapëlqeni që Apple të mos përdorë kuki, ne ju ofrojmë mënyrat se si të çaktivizoni përdorimin e tyre. Nëse dëshironi t'i çaktivizoni kukit dhe nëse përdorni shfletuesin Safari, zgjidhni “Blloko të gjitha kukit” te

7

cilësimet e privatësisë së Safari-t. Nëse përdorni një shfletues tjetër, konfirmoni me ofruesin tuaj të shërbimit për të mësuar se si të çaktivizoni kukit. Disa tipare të uebsajtit të Apple mund të mos jenë në dispozicion nëse çaktivizohen të gjitha kukit.

Përveç kukive, Apple përdor edhe teknologji të tjera që na ndihmojnë të arrijmë objektiva të ngjashme.

Në disa mesazhe emaili që merrni nga Apple, ne ofrojmë një “URL ridrejtuese” që ju lidh me përmbajtjen në uebsajtin e Apple. Kur klikoni në një nga këto URL, ju kaloni nëpër një server të veçantë para se të mbërrini në faqen e destinacionit në uebsajtin tonë. Ne e gjurmojmë këtë klikim për të na ndihmuar të përcaktojmë interesin në tema të veçanta dhe të vlerësojmë nëse po komunikojmë me ju në mënyrë efektive. Nëse parapëlqeni të mos gjurmoheni në këtë mënyrë, mos i shtypni lidhjet grafike apo në formë teksti në mesazhet e emailit.

Në përgjithësi, Apple i trajton të dhënat që mbledhim përmes këtyre kukive dhe teknologjive të ngjashme si të dhëna jopersonale. Gjithsesi, në masën që adresat e protokollit të internetit (IP) ose identifikues të ngjashëm konsiderohen të dhëna personale nga ligji vendor, ne i trajtojmë këta identifikues edhe si të dhëna personale në ato rajone. Për më tepër, ndonjëherë Apple i kombinon të dhënat jopersonale të mbledhura nga këto teknologji me të dhëna të tjera personale që mban Apple. Në rastet e kombinimit të të dhënave në këtë mënyrë, ne i trajtojmë të dhënat e kombinuara si të dhëna personale për qëllimet e kësaj politike të privatësisë.

Reklamat që shpërndahen nga platforma e reklamimit të Apple mund të shfaqen në Apple News, Stocks ose në App Store. Nëse nuk dëshironi të merrni reklama të personalizuara sipas interesave tuaja nga platforma e reklamimit të Apple, mund të zgjidhni të çaktivizoni tiparin Reklamat e personalizuara, i cili do ta përjashtojë ID-në tuaj të Apple nga marrja e këtyre reklamave pavarësisht nga pajisja që po përdorni. Në pajisjen me iOS ose iPadOS, Reklamat e personalizuara mund të çaktivizohet duke shkuar te Cilësimet > Privatësia > Reklamat e Apple dhe duke trokitur Reklamat e personalizuara. Në Mac, Reklamat e personalizuara mund të çaktivizohen duke zgjedhur Menyja e Apple > Preferencat e sistemit > Siguria dhe privatësia, duke klikuar Privatësia, Reklamat e Apple dhe duke hequr përzgjedhjen e Reklamave të personalizuara. Mund të vazhdoni sërish të shikoni reklama në App Store, Apple News ose Stocks bazuar në kontekstin siç janë kërkesat tuaja të kërkimit apo kanali që po lexoni. Nëse e çaktivizoni Lejo aplikacionet që të kërkojnë të gjurmojnë, aplikacionet e palëve të treta nuk mund të kërkojnë të përdorin Identifikuesin e reklamave, një identifikues jopersonal të ofruar nga sistemi operativ në pajisjen tuaj, për t'ju gjurmuar në aplikacione dhe uebsajte të zotëruara nga kompani të tjera.

Transferimi i të dhënave personale ndërmjet shteteve Produktet dhe shërbimet e ofruara nga Apple ju lidhin me botën. Për ta bërë të mundur këtë, të dhënat tuaja personale mund të transferohen ose qasen nga entitete në të gjithë botën, duke përfshirë kompanitë filiale të Apple, për të kryer aktivitete të përpunimit të tilla si ato të përshkruara në këtë politikë të privatësisë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të produkteve dhe shërbimeve tona. Apple respekton ligjet për transferimin e të dhënave personale ndërmjet vendeve, për të ndihmuar në garantimin e mbrojtjes së të dhënave tuaja kudo që të ndodhen.

Entiteti Apple që kontrollon të dhënat tuaja personale mund ndryshojë në varësi të vendit ku banoni. Për shembull, informacionet mbi dyqanet e shitjes me pakicë kontrollohen nga entitetet individuale të shitjes me pakicë në secilin vend dhe të dhënat personale që lidhen me shërbimet e mediave të Apple mund të kontrollohen nga entitete të ndryshme të Apple siç pasqyrohet në kushtet e secilit shërbim. Nëse nuk banoni në SHBA, të dhënat tuaja personale mund të përpunohen nga Apple Inc. dhe kompani filiale të

8

Apple në emër të entitetit Apple që kontrollon të dhënat personale në juridiksionin tuaj. Për shembull, imazhet dhe të dhënat e ngjashme të mbledhura nga Apple anembanë botës për të përmirësuar Apple Maps dhe për të mbështetur tiparin tonë Shiko përreth (Look around), i transferohen Apple Inc. në Kaliforni.

Të dhënat personale në lidhje me individët që banojnë në Zonën Ekonomike Evropiane, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër, kontrollohen nga Apple Distribution International Limited në Irlandë. Transferimi ndërkombëtar nga Apple i të dhënave personale të mbledhura në Zonën Ekonomike Evropiane, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër, rregullohet nga Dispozitat kontraktuale standarde. Transferimi ndërkombëtar nga Apple i të dhënave personale të mbledhura në vendet e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC) kryhet në pajtim me Sistemin e Rregullores së Privatësisë Ndërkufitare (CBPR) të APEC dhe me Sistemin e njohjes së privatësisë së përpunuesit (PRP) për transferimin e të dhënave personale. Nëse keni pyetje apo shqetësime në lidhje me certifikimet tuaja APEC CBPR ose PRP që nuk kanë marrë ende zgjidhje, kontaktoni me ofruesin tonë të palës së tretë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Të dhënat personale në lidhje me individët në Kinën kontinentale mund të përpunohen nga Apple në shtete jashtë Kinës kontinentale. Kur ndodh kjo, do të bëhet në përputhje me ligjet vendore, duke përfshirë ligjin për mbrojtjen e informacioneve personale. Siç përcaktohet në këtë Politikë të privatësisë, Apple mund t'i transferojë po ashtu këto të dhëna personale te palë të treta, të cilat mund t'i ruajnë ose t'i transferojnë në vijim të dhënat jashtë Kinës kontinentale.

Përkushtimi i të gjithë kompanisë sonë për privatësinë tuaj Për të garantuar sigurinë e të dhënave tuaja personale, ne ua komunikojmë udhëzimet tona të privatësisë dhe të sigurisë punonjësve të Apple dhe vëmë rreptësisht në zbatim masat përkatëse të privatësisë brenda kompanisë.

Pyetje rreth privatësisë Nëse keni pyetje në lidhje me politikën e privatësisë ose praktikat e privatësisë të Apple duke përfshirë rastet kur një ofrues shërbimi i palëve të treta vepron në emrin tonë, nëse dëshironi të kontaktoni me përgjegjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave apo nëse dëshironi të bëni një ankesë, mund të na kontaktoni në apple.com/legal/privacy/contact ose të telefononi në numrin e Mbështetjes së Apple për shtetin ose rajonin tuaj. Mund të na drejtoni pyetje edhe për mënyrën e depozitimit të një ankese në lidhje me privatësinë dhe ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë.

Apple i trajton me seriozitet pyetjet rreth privatësisë. Pyetjet dhe shqetësimet, duke përfshirë pyetjet e marra në përgjigje të një kërkese për qasje apo shkarkim, shqyrtohen nga një ekip i dedikuar në mënyrë që të përcaktohet se si mund t'u përgjigjemi më mirë. Në shumicën e rasteve, të gjitha kontaktet mbështetëse marrin përgjigje brenda shtatë ditësh. Në raste të tjera, ne mund të kërkojmë informacion shtesë ose t'ju informojmë se na nevojitet më shumë kohë për të dhënë një përgjigje.

Kur ankesa juaj tregon se mund të bëhet përmirësim në administrimin e problemeve të privatësisë, do të ndërmarrim masa për ta kryer përditësimin në fjalë në rastin më të parë të arsyeshëm. Në rast se problemi i privatësisë ka sjellë pasoja negative për ju apo dikë tjetër, do të ndërmarrim masa për t'i dhënë zgjidhje me ju apo me personin tjetër në fjalë.

Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e Apple, mund t’ia referoni ankesën tuaj rregullatorit përkatës. Nëse na pyesni, ne do të përpiqemi t'ju japim informacione rreth rrugëve përkatëse të ankimimit që mund të zbatohen në rrethanat tuaja.

9

Në rast ndryshimi material në këtë politikë të privatësie, ne do të postojmë një njoftim në këtë uebsajt të paktën një javë përpara kryerjes së ndryshimit dhe, nëse i kemi të ruajtura të dhënat tuaja, do t'ju kontaktojmë drejtpërdrejt.

Apple Inc. One Apple Park Way, Cupertino, California, USA, 95014

10