punim diplome - edukimi.uni-gjk.org nivokazi (e... · punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike...

40
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: RETARDIMI MENTAL I FËMIJËVE Udhëheqësi shkencor: Studentja: Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Abetare Nivokazi GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

45 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

RETARDIMI MENTAL I FËMIJËVE

Udhëheqësi shkencor: Studentja:

Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Abetare Nivokazi

GJAKOVË, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

2

Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

1. Kryetari

2. Anëtar

3. Mentori

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ( )

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

3

PËRMBAJTJA

Falënderimi ………………………………………….…...…………….....… V

Abstrakti ………………………………………..........…………….……..… VI

Hyrje ……………………………………………………………................... VII

KAPITULLI I

1. Retardimi mental …………………………………..………..……..…… 8

1.1. Shkaqet e retardimit mental ……..………………………............... 8

1.2. Trajtimi dhe parandalimi i retardimit mental …………………….. 9

1.3. Sindromi Down …………………………………………………… 9

1.4. Karakteristikat ……………………………………………….......... 10

1.5. Kujdesi për fëmijet me Down …………………………………….. 12

1.6. Mbrojtja nga infeksionet ………………………………………….. 12

1.7. Parandalimi i deformimit të shputave dhe problemet e tjera …...… 13

1.8. Parandalimi i sindromit Down…………………………...…..……. 13

KAPITULLI II

2. Kretenizmi (Hipo-Tireoza) …………….………………………………. 14

2.1. Shenjat dhe parandalimi ………………………………………….. 14

2.2. Miqësia …………………………………………………………… 15

2.3. Fëmija me disa paaftësi të rënda………………………………….. 16

2.4. Kujdesi institucional ………………….…………………………... 17

2.5. Disa caqe në kujdesin për fëmijën me paaftësi të rendë dhe të

shumëfishtë………………………………………………………… 18

KAPITULLI III

3. Zhvillimi i fëmijës dhe zhvillimi i vonuar ………..………………….… 18

3.1. Gjuha me shenja ………………………………………………….. 18

3.2. Stimulimi i hershëm ………………………………….…………… 19

3.3. Zhvillimi normal i fëmijës ………………………………………… 20

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

4

KAPITULLI IV

4. Të ushqyerit …………………………………….………………………. 22

4.1. Mosushqyeshmeria te fëmijët e paaftë …………………………… 23

4.2. Të ushqyerit e suksesshem ……………………………..………… 23

4.3. Pozita për marrjen e ushqimit ………………………..…………… 24

4.4. Ushqimi i vetvetes ………………………………………………… 24

KAPITULLI V

5. Veshja………………………………………………….…………………. 25

5.1. Ushtrimet e Toaletit ……………………….……..…..…………………. 26

5.2. Menyrat për ta bërë ushtrimin për Toalet më të lehtë …….…………… 27

5.3. Problemet specifike ……...…….………………………….………….… 28

5.4. Larja………………………………………………………..…………… 29

5.5. Kujdesi për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve ………..………………… 31

KAPITULLI VI

6. Sjellja e fëmijës…………………………………………………………. 32

6.1. Mënyrat për t’i përmirësuar mësimin dhe sjelljet …….………………. 32

6.2. Problemet e caktuara të sjelljes të cilat paraqiten të disa fëmijë me

nevoja të veçanta ….…………………………………..……………… 33

6.3. Sjellja e çuditshme ….……………………………………..…………. 34

KAPITULLI VII

7. Fëmija i retarduar mentalisht dhe seksi ……..………………………. 35

7.1. Martesa dhe familja ………………………….……………………….. 35

7.2. Nevoja për pranimin e një amplitude të gjerë të sjelljes seksuale …… 36

Përfundimi …………………………………………………………………. 37

Literatura …………...……………………………………………................ 39

Autobiografia ………………………………………………………………. 40

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

5

Falënderimi

Fale nderimet ne jete jane fjale qe tregojne pe ruljen e shpirtit tone ndaj atyre qe na ndihmuan

te arrijme majat e suksesit tone . E une ke te pe rulje shpirte rore ua be j te gjithe familjes sime,

profesoreve, të dashurit dhe miqve te jetes te cile t ishin gardianet e udhe s sime. Nje fale nderim

I vecante shkon pe r prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi i cili me personalitetin e tij te

jashte zakonshe m u be shembulli me i cmuar i mire sise, dijes, e guximit ne te cilen u mbe shteta

qe nga njohja me te . Këtë punim ia kushtoj prindërve te mi, të cilët ishin inspirimi më i mirë

në rrugën time të shenjtë. Mami, babi, ëndërra jonë e përbashkët sot po realizohet. Sot, po marr

epitetin më të bukur “Mësuese” .

Thank you

These two simple words - ‘Thank you’ - show the humbleness of our soul to those who have helped

us reach our successes. My gratitude goes to all of my family, teachers, my love and life

friends who were my rock throughout. A special thanks goes to Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi,

who with his extraordinary personality became the most precious example of kindness,

knowledge, and courage on which i was supported in since knowing him. i dedicate this work

to my parents, who were my inspiration throughout my journey. Mum, dad, today our dream

is becoming a reality. Today, I’m taking the most beautiful title of "Teacher".

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

6

ABSTRAKTI

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohen mënyrat, procedurat dhe ngecjet e fëmijëve, pastaj

puna e prindërve me këta fëmijë, metodat, teknikat, strategjitë e gjithë shoqërisë që vënë në

përdorim. Po ashtu nga natyra e këtij punimi janë trajtuar edhe llojet e zhvillimit normal të fëmijës,

parimet dhe karakteristikat e tyre, duke shqyrtuar më vonë ngecjet që ata mund t’i kenë të lindura

apo të fituara gjatë jetës. Fëmijët me ngecje në zhvillim, edukimin dhe arsimimin e tyre i studion

pedagogjia speciale. Edukimi inkluziv apo gjithëpërfshirës iu jep të drejta fundamentale këtyre

fëmijëve, të drejtat për arsimim dhe gjithëpërfshirje njësoj si të gjithë fëmijëve të tjerët të botës.

Gjatë trajtimit të këtyre koncepteve janë trajtuar dimensione të ndryshme të mënyrës së trajtimit

të këtyre fëmijëve. Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i

shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve në shoqëri dhe shtytjen sa më të madhe të tyre për

gjithëpërfshirje.

Fjalet kyce: zhvillim, ngecje, edukim inkluziv/gjithëpërfshirës, pedagogji speciale etj.

ABSTRACT

Through this paper you will gain an understanding of the ways, the procedures and the overall

development of children, then the work of the parents with their children, and methods, techniques,

and strategies that the whole society put into place. Additionally, by the nature of this paper, the

types of child development, their principles and characteristics were also considered, examining

later if slow development is from birth, or acquired during their lifetime. Special Pedagogy is

undergoing for children with slow development and their education and long life learning.

Inclusive or comprehensive education gives children with special needs fundamental rights, an

education and inclusive rights as children in mainstream education. In dealing with these concepts,

different dimensions of the treatment of children with needs have been addressed. The work on

tackling this issue has also stopped awareness of society for accepting children with needs in a

mainstream society and pushing them as much as possible for inclusion.

Key words: development, slow development, inclusive / inclusive education, special pedagogy

etc.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

7

HYRJE

Mësuesi është prind, menaxher është shok, trajner i ekipit, ku në këtë rast ekipi janë nxënësit.

Marrja e një diplome kurrë nuk mund të garantojë se një mësues mund të jetë i suksesshëm dhe i

aftë. Duhet shumë punë për të ardhur deri tek rezultatet dhe deri tek suksesi, në radhë të parë duke

poseduar shprehi, aftësi dhe vlera të veçanta. Mësuesi duhet të ndjekë zhvillimin e jetës dhe duhet

të dijë se si nxënë fëmijët dhe si e krijojnë mjedisin që e lehtëson të nxënit. Sjellja e mësuesit

ndikon në shëndetin mendor të fëmijës, por edhe në rezultatet e tyre në të nxënë. Zhvillimi është

një proces i cili nënkupton të gjitha ndryshimet që ndodhin që nga frytnimi e deri në përfundim të

jetës, ku nënkuptohen të gjitha ato ndryshime të cilatfillojnë që nga ajo kohë. Të zhvilluarit është

proces mjaft interesant. Është shpjeguar shumë herë përmes teorive të ndryshme se fëmija qysh në

fëmijërinë e hershme fillon të dallojë gjërat, t’i njohë ato, e madje të jetë i vetëdijshëm edhe për

ekzistimin e tyre, edhe pasi i kemi larguar ato, e shumë gjëra të tjera që na bëjnë kurioz për studimin

e mëtutjeshëm të këtyre dukurive.

Fëmija gjatë rritjes së tij mund të pësojë edhe lloje të ndryshme të ngecjeve në zhvillim, të cilat

mund të jenë të natyrave të ndryshme, mirëpo këto ngecje në zhvillim mund të jenë të lindura,

biologjike, që i bie të jenë të trashëguara, pastaj mund të jenë të fituara nga shumë faktorë të tjerë

dhe ngecjet që fëmija mund t’i pësojë nga ndonjë aksident. Pedagogjia speciale si një disiplinë

shkencore studion të gjitha ligjësitë e zhvillimit, edukimit dhe arsimimit të personave me nevoja

të veçanta. Personat me nevoja të veçanta janë me të vërtetë të veçantë për një lloj arsye, prandaj

edhe ky term është më i përgjegjshëm dhe është konsideruar si më i butë për ta.

P.sh., fëmijët me sindromin e Down-it, pavarësisht ngecjeve që kanë, ata mund të tregojnë zotësi

në lëmenj të caktuar, pastaj fëmijët me dëmtime në të parë, realisht ata mund të mos kenë ndonjë

ngecje mentale, gjë që nuk i cungon ata të tregojnë zotësi në ndonjë fushë tjetër apo personat me

dëmtime fizike apo në të dëgjuar. Secili nga ata mund të japë kontribut në fusha të ndryshme dhe

është pikërisht kjo që ata nuk duhet të ndihen inferiorë dhe personat e tjerë duhet të kuptojnë se të

gjithë jemi të barabartë, kështu që pranimi në shoqëri, angazhimi si dhe përkujdesja ndaj tyre

asnjëherë nuk duhet të mungojë.

“Për këta fëmijë gjithsesi duhet të përpilohet kurrikulë e veçantë, në të cilën duhet të përfshihen të

gjitha llojet dhe mënyrat e mësimëdhënies, duke iu përshtatur ngecjeve në zhvillim të tyre, punë

kjo sa e mundimshme, po aq edhe e vështirë, mirëpo që duhet përkushtim dhe shumë delikatesë.

Këtyre fëmijëve më shumë u nevojitet punë kreative, në mënyrë që t’u mundësohet punë më

efikase motorike, nxitje të manovrimit me gjërat që ua ngacmon kujtesën (mbajtjen në mend) etj.

Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth fëmijëve me sindromin Down, është se me kujdesin

dhe mbështetjen e duhur terapeutike që në fëmijërinë e hershme, këta fëmijë mund të arrijnë të

përmbushin potencialin e tyre, fakt ky që çon në mundësinë për të jetuar një jetë të gjatë

gjithëpërfshirëse dhe të pavarur, pra të jenë pjesë aktive e komunitetit ku jetojnë. Fëmijët me

sindromin Down përfitojnë përkujdesje, vëmendje dhe përfshirje në jetën në komunitet sa edhe

çdo fëmijë tjetër." 1 Si më të gjithë fëmijët, edukimi kualitativ në shkolla apo në qendra

parashkollore është i rëndësishëm që të përfshijë të gjitha mundësitë që i nevojiten fëmijës për të

zhvilluar aftësi të forta akademike. Gjithashtu, fëmijët me sindromin Down janë shfrytëzuës të

1Romanathon, N.; Morgan, B., TESOL and policyenactments, Perspectives from practice, TESOL Quarterly 41, 2007

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

8

hershëm të evaluimeve të gjëra shëndetësore dhe intervenimeve profesionale, por e rëndesishme

për t’u mbajtur mend është që çdo fëmijë meriton të jetë i rrethuar nga njerëz që i duan, i

respektojnë dhe admirojnë të gjithë fëmijët.

1. Retardimi mental

Retardimi mental është vonim ose ngadalësim në zhvillimin mendor të fëmijës. Fëmija i mëson

gjërat më ngadalë se sa fëmijët e tjerë të moshës së tij. Ai mund të jetë i vonshëm në fillimin e

lëvizjes, të të qeshurit, në interesimin për gjëra, në përdorimin e duarve, në të ulur, në të folur dhe

në kuptim. Në disa raste mund t'i zhvillojë disa nga këto shkathtësi, por të vonohet në të tjerat.

Retardimi mental radhitet nga i lehti deri te i rëndi. Fëmijës i cili është lehtë i retarduar i nevojitet

më shumë kohë që t'i përvetësojë shkathtësitë e caktuara. Por me ndihmën, ai mund të rritet dhe të

aftësohet që të kujdeset për vetvetën dhe të bëjë një jetë aktive dhe të ketë vend me përgjegjësi në

bashkësinë e tij. Fëmija i cili është rëndë i retardua,r edhe pse rritet, mund të mbesë në moshën

mendore të një foshnjeje ose fëmije të vogël. Ai do të ketë nevojë përherë për kujdes në disa

aspekte.

Retardimi mental nuk mund të shërohet. Sidoqoftë, të gjithë fëmijët e retarduar mentalisht mund

të ndihmohen që të zhvillohen më shpejt. Sa më herët që të fillojë ndihma speciale ose "stimulimi",

fëmija ka gjasa të fitojë më shumë aftësi.

Format më të shpeshta të retardimit mental janë: Sindromi Down dhe kretenizmi. Sidoqoftë,

retardimi mental është e vetmja arsye e zhvillimit të ngadalësuar të fëmijëve. Fëmija i cili është i

verbër do të jetë i ngadalshëm në kapjen e gjërave dhe në lëvizjen përreth, nëse mungon ndihma

dhe inkurajimi. Fëmija i cili është i shurdhër do të vonohet në mësimin e komunikimit, nëse nuk

ndihmohet në mësimin e të "folurit" në mënyra të tjera. Fëmija i cili ka paaftësi të rëndë fizike

është shpeshherë i ngadalshëm në përdorimin e trupit dhe të mendjes.2

1.1. Shkaqet e retardimit mental

Ekzistojnë shumë shkaqe:

1. Shpeshherë shkaku nuk dihet.

2. Disa fëmijë lindin me tru shumë të vogël, ose truri nuk rritet apo nuk funksionon

normalisht.

1) Nganjëherë ekziston "gabim në kromozome" ose ndonjë porosi e vogël që determinon se si

do të jetë fëmija (trashëgimia). Kjo ndodh te sindroma Down.

2) Ndonjëherë nëna nuk merr sasi te mjaftueshme të ushqimit të caktuar ose të mineraleve

gjatë shtatzënisë.

2Werner, David, (1987), “Fshataret e vegjël me paaftësi “U.S.A, fq. 277

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

9

3) Dëmtimi i trurit mund të ndodhë përpara, gjatë ose pas lindjes. Si shtesë e të qenit të

retarduar këta fëmijë mund ta përjetojnë po ashtu edhe paralizën cerebrale, verbimin,

shurdhimin ose krizat.

4) Fruthin gjerman (rubeolën) gjatë shtatëzënisë.

5) Meningjitin (infektimin e trurit) nga bakteriet, tuberkulozi ose malarja, më së shpeshti

gjatë fëmijërisë së hershme.

6) Hydrocefalusin, shpesh me spina bifida.

7) Lëndimet e kokës.

8) Shkaktarët tjerë, duke përfshirë tumoret e trurit, helmimin me plumb, pesticidet, ilaçet dhe

ushqimet e caktuara dhe disa forma të distrofisë muskulare ose të atrofisë. Në shumë pjesë

të botës, shkaqet më të shpeshta të retardimit mental janë dëmtimi i trurit dhe sindromi

Down. Por në disa rajone malore, shpesh shkaktohet nga mungesa e jodit në ushqim dhe

në ujë.

9)

1.2. Trajtimi dhe parandalimi i retardimit mental

Zakonisht nuk ka trajtim për retardimin mental. Për këtë arsye, shpeshherë nuk na nevojitet shkaku

i saktë. Përkundrazi, ne duhet ta ndihmojmë fëmijën që të zhvillohet më mirë. Sidoqoftë, në raste

të caktuara, ilaçet e caktuara, ndërrimet me dietë, ose parandalimi i helmimit të mëtutjeshëm mund

të rezultojnë me ndryshime të mëdha.

Nëse fëmija e ka ndonjë shenjë të kretenizmit ose duket se gradualisht është duke e humbur aftësinë

mendore. Mirëpo është e mirëqenë të kërkohet këshilla e ekspertit mjekësor.3

1.3. Sindroma Down

Sindromi Down nuk është një sëmundje, por është kusht gjenetik, është një çrregullim

kromozomik, i cili ndërlidhet me çrregullime intelektuale. Shkaku është deformimi kromozomik,

ku gjatë zhvillimit të qelizave krijohen 47 në vend të 46 kromozomeve. Kromozomet janë njësi

që gjenden në çdo qelizë të trupit tonë. Ato kujdesen për karaktristika si ngjyra e syve, e flokëve

që ne i trashëgojmë nga prindërit tonë. Ato paraqiten në formën e një mesazhi të koduar në

substancat kimike të quajtura ADN.

2 B. Gaxhiqi, (2017): Stresi dhe dekoncetrimi i fëmijëve në mësim. Prishtinë, fq,23-24

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

10

Një individ ka 23 çifte kromozomesh në çdo qelizë, pra 46 kromozome teke. Tipi më i shpeshtë i

sindromit Down, është trisomia 21. Kur veza bashkohet me spermën, qeliza e parë e zhvillimit ka

47 kromozome në vend të 46. Të gjitha qelizat që do të zhvilohen më pas do të kenë gjithashtu 47

kromozome. Në varësi të niveleve të ndryshme gjenetike, ka manifestime të ndryshme të

sëmundjes.

Disa lloje të sindromit Down nuk mund të vërehen menjëherë, ndërsa disa të tjera bien menjëherë

në sy. Diagnoza me sindromin Down e fëmijëve dhe e të rriturve nuk i klasifikon këta persona si

të sëmurë apo si viktima. Ata mund t'i kenë disa karakteristika të përbashkëta fizike, të cilat

ndryshojnë nga personi në person. Mirëpo këto karateristika nuk janë tregues të ardhmërisë, sa i

përket aftësive të personit ose të aftësisë së tij apo të saj për të mësuar.

Në shumë rajone, sindromi Down ose "mongoloizmi" - është forma më e shpeshta e ngadalësisë

mentale ose e retardimit. Këta fëmijë janë më të ngadalshëm sesa të tjerët në mësimin e përdorimit

të trurit dhe trupit të tyre. Po ashtu, ekzistojnë edhe disa probleme të caktuara fizike.

Ky kombinim i shenjave të ndryshme quhet "sindrom". Foshnja nuk zhvillohet normalisht në mitër

për shkak të gabimit në "kromozome" (material i cili gjindet në çdo qelizë të trupit dhe i cili

determinon se çfarë do të jetë foshnja dhe si do të duket).4

1.4. Karakteristikat

Karakteristikat e pergjithshme te femijeve me sindromin Down:

1. Tonusi i dobet i muskujve apo fuqia e dobet e muskujve; 2. Qafa e shkurter dhe koka e vogel; 3. Arrin ngadale ne peshe normale te stabilizuar; 4. Forma e gojes eshte e vogel; 5. Perpelitje e kapakeve te syrit me copë lekure ne qoshet e brendshme te syrit; 6. Kane problem ne te folur; 7. Syte e pjerret; 8. Shuplaka te gjera dhe te shkurtera; 9. Aftesi te çuditshme ne ekstremitete (gjestikulacion).

4 Werner, David, (1987): “Fshataret e vegjël me paaftësi “U.S.A, fq. 279

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

11

Karakteristikat e pamjes fizike:

1) Koken prapa e kane te sheshte; 2) Qafe te shkurter dhe koke te vogel; 3) Ure te sheshte te hundes; 4) Veshe te shkurter dhe te ulet; 5) Shenja te bardha ne irisin e syrit; 6) Gojen e kane te vogel; 7) Gjuhe te madhe e te zgjatur; 8) Kane vetem nje nyje perkulese ne gishtin e peste ne vend te nyjeve; 9) Duar te shkurtëra dhe te gjera, me nje vije te thelluar te vetme ne pellemben e njeres dore

ose te te dyja duarve; 10) Profil i rrafshet facial dhe drejtim prej se larti te syve; 11) Kembe te gjera me gishta te shkurter; 12) Ne korne gjenden disa njolla qe quhen njollat e Brushfildit; 13) Mungon aftesia e mendimit abstrakt.

Vecorite psiqike:

1) Disponim te luhatshem; 2) Paaftesi te udheheqin vetveten; 3) Nuk reagojne nga ngacmimet e jashtme; 4) Kenaqësi patologjike, paaftesi per vetembajtje.5

Shenjat e tjera të mundshme:

1) Bërrylin, kërdhokullat dhe nyjet e këmbëve mund t'i ketë shumë të çliruara ose fleksibile; 2) Njëri nga tre personat e tillë ka probleme me zemër; 3) Mund të zhvillohet edhe leukemia (kanceri i gjakut); 4) Te fëmijët e rritur kontrollojeni dëgjimin dhe të pamurit; 5) Një nga 10 fëmijë të tillë i ka eshtrat e deformuar të qafës të cilët mund t'i rrëshqasin dhe

ta pickojnë palcën kurrizore. Kjo mund të shkaktojë paralizën e papritur ose me rritjen graduale - ose vdekje të papritur.6

5 Bajrami, Vedat, (2003): “Edukimi special në Kosovë”, Prishtinë, fq.19 6 Po aty fq. 19

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

12

1.5. Kujdesi për fëmijët me Down

Retardimi mental te fëmijët me sindromin Down mund të jetë i lehtë, mesatar ose i rëndë. Disa

fëmijë të tillë kurrë nuk mund të mësojnë të flasin. Shumica prej tyre mund të mësojnë të lexojnë

dhe të shkruajnë. Shumica e këtyre vajzave dhe djemve janë të shoqërueshëm dhe shumë të dashur,

po ashtu sillen mirë me njerëzit të cilët i trajtojnë mirë. Madje edhe ata të cilët janë të retarduar

rëndë, me ndihmë dhe mësim të mirë, zakonisht mësohen që të kujdesen për nevojat themelore të

tyre dhe të ndihmojnë në punët e thjeshta.

“Mirëpo, zhvillimi i tyre fizik dhe mental është më i ngadalshëm sesa zhvillimi normal. Kështu,

prindërit dhe të gjithë ata të cilët kujdesen për këta fëmijë duhet të jenë shumë të durueshëm me ta

dhe qysh nga mosha shumë e re të bëjnë krejt çka është e mundshme që t'u ndihmojnë për t'i

zhvilluar kapacitetet e tyre fizike dhe mentale. Për të evituar ose zgjedhur problemet e sjelljes,

prindërit duhet të jenë shumë të qëndrueshëm në trajtimin e fëmijës së tyre dhe në pritjen e

rezultateve. Fëmija kërkon inkurajim për gjërat që i bën mirë. Disa fëmijë me sindromin Down

mund të shkojnë në shkollë, por kanë nevojë për ndihmë plotësuese.”7

Është me rëndësi që mësuesit ta kuptojnë problemin e tyre dhe t'u ndihmojnë fëmijëve të tjerë që

ta trajtojnë fëmijën e retarduar me respekt. Nëse fëmija nuk gëzon mirëkuptim ose ndihmë

plotësuese në shkollë, në rajonet rurale nganjëherë mund të jetë më mirë për fëmijën me sindromën

Down të edukohet përmes punës në familjen e tij përreth shtëpisë dhe në fusha. Ekzistojnë 3 gjëra

kryesore të cilat kanë lidhje me njëra tjetrën për t'u kujdesur për fëmijën me sindromin Down:

1. Ndihmoni fëmijës që t'i zhvillojë aftësitë fizike dhe mentale;

2. Mbrojeni fëmijën nga sëmundjet infektive;

3. Parandaloni ose korrigjoni deformimet.8

1.6. Mbrojtja nga infeksionet

Fëmijët me sindromin Down sëmuren më shpesh sesa fëmijët e tjerë. Ata mund të ftohen shumë

lehtë, të marrin bronhitis, pneumoni dhe infeksione të tjera.

Kështu që mbrojtja e shëndetit të tyre është shumë me rëndësi.

1) Ushqejeni me gji fëmijën sa më gjatë që është e mundur. Qumështi i gjirit përmban

"antitrupa" të cilat i ndihmojnë fëmijës që ta luftojë infeksionin. (Nëse nuk mund të pijë gji,

nxirrni qumështin nga gjinjët tuaj dhe ushqejeni atë me këtë qumësht, duke e përdorur

lugën ose ndonjë mënyrë tjetër e cila ka efekt.).

7Osmani, Sh.: Fjalor i pedagogjisë, Sh.B. “8 Nëntori”, Tiranë, 1983 8 Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi” U.S.A. fq.280-281

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

13

2) Si edhe te çdo foshnje filloni në muajin e 5-të t'i jepni ushqime të tjera siç janë: pemët,

bishtajat, vezët dhe orizi, por po ashtu vazhdoni t'i jepni gji. (Sikur edhe çdo foshnje tjetër,

mateni çdo muaj në qendrën shëndetësore, në mënyrë që të siguroheni se po rritet mirë.)

3) Vaksinat - mund ta mbrojnë atë nga shumë sëmundje të fëmijërisë. Fëmija me sindromin

Down i cili e merr fruthin ose kollën e mirë, shumë lehtë mund ta marrë pneumoninë.

4) Kujdesi i hershëm mjekësor - Kur i sëmuret fyti, ka dhimbje të veshit ose ftohje të keqe,

dërgojeni te punëtori shëndetësor, sa më shpejt që është e mundur.

1.7. Parandalimi i deformimit të shputave dhe problemet e tjera

Parandalimi i deformimit të shputave dhe problemet tjera:

Kontrolloni të gjitha foshnjet e posalindura për kërdhokullat e zhvendosura (të dislokuara), në

mënyrë që të korrigjohen sa më parë që është e mundur;

Për fëmijën i cili e ka gishtin e madh të larguar nga të tjerët, mos përdorni këpucë të forta të cilat

e lakojnë gishtin e madh brenda në këtë mënyrë. Kjo mund të shkaktojë zhvendosje (dislocim).

Më mirë është të mbathen patikat, këpucët e buta ose sandallet. Kur gishti i madh del jashtë shumë,

pozita e tij mund të korrigjohet nganjëherë me operacion, kështu që këpucët do të pasojnë pa

problem;

Nëse fëmija i ka shputat shumë të rrafshta, shtojcat e brendshme speciale mund të bëjnë punë

mire;

Nëse në duar, shputa ose në trup i zhvillohet ndonjë shenjë e paralizës ose e humbjes së

ndjeshmërisë, kërkojeni këshillën e ortopedit ose të neurokirurgut.9

1.8. Parandalimi i sondromës Down

Një në çdo 800 fëmijë lind me këtë sindrom dhe ai paraqitet më shpesh te nënat më të reja se 18

vjet, dhe më të vjetra se 35 vjet. Gratë mbi moshën 40 vjeçare (ose madje edhe mbi 35 vjet) duhet

të konsiderojnë se më nuk dëshirojnë fëmijë.

9 Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi” U.S.A. fq. 281

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

14

Po ashtu, nëse një çift tashmë e ka një fëmijë të tillë, gjasat për ta pasur edhe një, janë më të mëdha

se normalisht. Në disa shtete, në muajin e 4 të shtatëzanisë, mund të bëhet testi (amniocenteza),

për të parë se a e ka fëmija sindromin Down. Nëse është ashtu fëmija, duhet të mendohet për

abortim (në shoqëritë ku kjo është e lejuar).10

2. Kretenizmi (Hipo – Tireoza)

Kretenizmi është vonim në zhvillimin mental dhe fizik, i cili vjen për shkak se trupi nuk prodhon

sasi të mjaftueshme të "tiroksinës". Tiroksina është një substancë ose "hormon", i cili kontrollon

rritjen e fëmijës dhe funksionet e trupit të tij. Pa të çdo gjë është më e ngadalshme. Tiroksina

prodhohet nga një gjëndër, e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës. Për të prodhuar tiroksinën,

gjëndra ka nevojë për jod. Shumica e njerëzve marrin sasi të mjaftueshme të jodit nga uji dhe

ushqimi.

Por në disa rajone, posaçërisht në ato malore, krypa, uji dhe ushqimi kanë sasi shumë të vogël të

jodit. Në përpjekjen që të pranojë sa më shumë jod, gjëndra tiroide nganjëherë rritet shumë, duke

krijuar një të ënjtur të quajtur gushë. Në rajonet ku ka pak jod dhe shumica e njerëzve e ka gushën,

kretenizmi është i shpeshtë.

Në këto rajone të njëjta, shpesh shumë fëmijë kanë dëgjim të vështirësuar ose janë pak a shumë të

retarduar mentalisht. Edhe pse nuk i manifestojnë të gjitha shenjat tipike të kretenizmit, shkaku

sipas të gjitha gjasave është i njëjtë. Nganjëherë në rajonet ku gusha nuk është e shpeshtë,

kretenizmi lajmërohet për arsye të tjera.

2.1. Shenjat dhe parandalimi

Më poshtë do t'i tregojmë disa nga shenjat tipike te kretenizmit dhe do t’i krahasojmë ato me

shenjat e sindromit Down, të cilat në njëfarë mënyre i ngjajnë shenjave të kretenizmit. Shpesh

është vështirë të themi për foshnjën e posalindur se a vuan nga kretenizmi. Ajo shpesh lind e madhe

dhe pastaj dështon në rritjen normale.

Foshnja mund të ketë probleme me ushqim ose vështirësi me frymëmarrje, ose bën zhurmë për

shkak të gjuhës së madhe. Ajo lëviz dhe qan pak.

Në moshën 3 deri në 6 muajshe, nëna shpesh brengoset për shkak se foshnja duket e mërzitur,

interesohet shumë pak për gjërat, flen shumë dhe është e ngadalshme në të gjitha fushat e

zhvillimit.

10 Po aty, fq. 281

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

15

Shenjat e kretenizmit:

Temperatura mbinormale;

Lëkura e trashë, e terur dhe e ftohtë;

Flokët e shkurtër dhe në ballë;

Kapakët e syve të mufatur;

Baza e hundës në mes të syve e rrafshët;

Fytyra, duartdhe shputat e mufatura;

Trashje poshtë qafës;

Rritet shumë ngadalë. Shumë i shkurtër për moshën e vet;

Opstipacione të shpeshta (mund të kalojë ditë pa e bërë nevojën e madhe);

Shpesh shurdhimi;

Me rritjen e fëmijës, gjunjtë mund të rriten dhe të bëhen të dhëmbshëm.

Shenjat që shihen te kretenizmi dhe te sindromi Down:

Zhvilim i ngadalshëm fizik dhe mental;

Sytë e larguar nga njëri tjetri;

Fytyra e rrumbullakët, shikimi i mërzitshëm;

Gjuha rri jashtë nga goja e hapur;

Qafa dhe gjymtyrët e shkurtëra, duart e shkurta dhe të gjera;

Barku i madh dhe shpina e lakuar;

Shprehet hernia e kërthizës.

Shenjat e sindromës Down

(të cilat janë më të rëndësishme për ta dalluar nga kretenizmi):

Flokët fillojnë në pjesën e sipërme të ballit;

Sytë e pjerrët, me palën e ngjitur në këndet e brendshme.11

2.2. Miqësia

Adoleshenca rëndom është periudha e largimit nga familja dhe periudha e zmadhimit të pavarësisë

nga aspekti i krijimit të shoqërisë. Në këtë drejtim, megjithëse të rinjtë me sindromin Down kanë

nje numër të interesave të përbashkta adoloshente, siç janë pop yjet, muzika dhe sporti – ata rrallë

mund t'i ndjekin interesat e tyre jashtë shtëpisë më moshatarët e vet. Në vend të kësaj përpiqen ta

11Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi” U.S.A., fq. 282

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

16

kalojnë kohën duke shikuar televizionin ose duke dëgjuar kaseta. Shumica e tyre në aktivitet

sociale janë mjaft të varur nga familja.

Pjesa më e madhe e izolimit social të tyre është pasojë e aftësive të dobëta të komunikimit. Ndonëse

të folurit në katër nga pesë adoloshentë me sindromin Down është i kuptueshëm lehtë nga familja

e tyre, vetëm 30% prej vajzave dhe 14% e djemaloshave mund të kuptohen lehtë nga të huajt.

Gjatë një hulumtimi, vetëm një nga tre prej tyre ka shokë ose shoqe të mira dhe gjysma e vajzave

dhe një e treta e djelmoshave i shohin shokët e tyre më pak se një herë në javë. Kjo vetmi mund t'i

prijë krijimit të shokëve të imagjinuar diku në rreth 50% të adoloshentëve me sindromin Down.

Ky stil i sjelljes krijohet qysh në moshën e hershme. Me këta shokë të imagjinuar mund të bëhen

edhe biseda. Kjo, më tutje përmes lojës së imagjinuar me kukulla dhe lojëra të ngjashme duket se

u ndihmon adoloshentëve për t'i zgjidhur çështjet të cilat i shqetësojnë.

Megjithëse kjo sjellje nuk është e përshtatshme për moshën, ende nuk paraqet ndonjë psikozë,

sepse sjellja psikotike në realitet është mjaft e rrallë te sindromi Down. Të rriturit mund ta

shfrytëzojnë këtë lojë si formë të përkrahjes së personave të rinj me sindromin Down në tejkalimin

e disa shqetësimeve të tyre.

Takimi me familje të tjera që kanë fëmijë me sindromin Down dhe përkrahja e integrimit të tyre

në shoqëri është detyrë e prindërve.12

2.3 Fëmija me disa paaftësi të rënda

Disa fëmijë kanë kombinim të disa paaftësive të rënda. Themi se janë "shumëfish të paaftë" . Për

shembull, fëmija mund të jetë i retarduar rëndë mentalisht dhe të ketë pak ose fare të mos ketë

kontroll mbi trupin e tyre. Ai mund, po ashtu, të jetë i shurdhër ose i verbër, të përjetojë kriza ose

të ketë vështirësi me gëlltitje. Mund të ketë edhe kombinim të këtyre paaftësive - dhe ndoshta edhe

probleme të rënda me sjellje.

Kujdesi për fëmijët me aftësi të veçanta nuk është i lehtë. Ata kanë nevojë t'u kushtohet shumë

kohë, durim dhe dashuri. Pa dyshim se prindërit dhe familja e afërt duhet të bartin barrën kryesore.

Por prindërit kanë nevojë për përkrahje të madhe nga bashkësia, në mënyrë që të kujdesen si duhet

për fëmijën e tyre. Nëse prindërit nuk ndihmohen, ata shumë lehtë mund të mendojnë se përpjekjet

e vazhdueshme për kujdesin ndaj fëmijës së tyre janë të pamundshme. Majde edhe prindërit më të

dashur, pas muajve dhe viteve të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijën me disa paaftësi, shumë

lehtë mund të bëhen të frustruar dhe të zemëruar. Kjo është posaçërisht e vërtetë kur fëmija

manifeston përparim të vogël dhe fare nuk përgjigjet, dhe nuk rritet e bëhet adapt me nevojat e

fëmijës së vogël.

Ka mënyra të shumta me të cilat bashkësia mund të ndihmojë familjen e cila ka fëmijë me disa

paaftësi. Në disa vende (zakonisht ato që qëndrojnë mirë), fëmijët me paaftësi të rënda, të

shumëfishta dhe të retarduar mund të dërgohen në qendrat për kujdes special, ose në "institucione

speciale". Edhe pse në shumicën e rasteve është më mirë për fëmijën e paaftë të rrijë në shtëpinë

12 Guire, D. Bethesda, B, (2010):” Udhëzues për shëndet të mirë për fëmijët dhe të rriturit me sidromin Down”, New

York, fq.48

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

17

e tij, së bashku me familjen, ka raste kur kujdesi institucional është i nevojshëm. Kjo mund të jetë

për shkak të vështirësive në shtëpi. Mund të jetë për shkak që fëmija me shumë paaftësi të kërkojë

më shumë kohë dhe shkathtësi sesa që mund t'i ofrojë familja.13

2.4 Kujdesi institucional

Kujdesi institucional, është zakonisht shumë i shtrenjtë dhe i mundshëm vetëm nëse shteti paguan

për të. Disa qeveri të shteteve të zhvilluara dëshirojnë dhe janë në gjendje ta bëjnë këtë. Kjo

nënkupton se në shtetet e varfëra - dhe posaçërisht në rajonet rurale - ndihma dhe përkrahja më e

madhe për këto familje duhet të vijë nga vetë bashkësia. Në rajonet ku ekziston programi

rehabilitues i bashkësisë, ky program mund të luajë rol me rëndësi. Zakonisht nuk do të jetë as e

dëshirueshme e as e mundshme për programin që të ndërrmarë kujdesin e plotë ose të vazhdueshëm

për fëmijën me disa paaftësi. Por, programi mund të jetë në gjendje të ndihmojë në disa mënyra:

a) Punëtorët rehabilitues të bashkësisë mund ta vizitojnë rregullisht shtëpinë e fëmijës me

disa paaftësi dhe të japin sugjerime, ndihmë dhe të ofrojë miqësi;

b) Ata mund të bëjnë ose të ofrojnë ulëse speciale ose mjete të cilat mund ta ndihmojnë

familjen që të kujdeset më lehtë për fëmijën;

c) Ata mund ta mësojnë familjen për mënyrat e stimulimit të zhvillimit të fëmijës dhe mund ta

planifikojnë me familje afrimin hap pas hapi në arritjen e synimeve reale;

d) Ndoshta mund të fillojnë me diçka siç është "qendra për kujdesin ditor" ku punëtorët e

rehabilitimit, prindërit e fëmijëve të ndryshëm me paaftësi, prindërit e tjerë të brengosur

nga bashkësia ose persona të rinj të papunë, të kujdesen për fëmijët e paaftë, gjatë një

pjese të ditës. Kjo mund të bëhet ne baza vullnetare.

“Paratë për t'i paguar kujdestarët mund të grumbullohen nga bashkësia, përmes donacioneve,

llotarisë, shitjes së bukës, ngjarjeve muzikore ose përmes aktiviteteve të tjera për mbledhjen e

parave. Është shumë më rëndësi që nëna dhe familja të kenë periudha të pushimit nga kujdesi për

fëmijën e tyre me disa paaftësi. Këto periudha të pushimit mund t'u ndihmojnë atyre që t'i

tejkalojnë vëzhtirësitë dhe të vazhdojnë ta trajtojnë fëmijën e tyre me dashuri dhe përkrahje. Në

disa raste është më mirë të ofrohet "kujdesi ditor" në shtëpinë e fëmijës.”14

Përsëri bashkësia mund të jetë në gjendje të ofrojë vullnetarë ose kujdestarë me pagesë. Sido që

të jetë, shumë shpesh, nëse bashkësia nuk ofron ndihmë dhe përkrahje bujare, është e tepërt që të

presim nga familja e fëmijës me disa paaftësi të rënda, të kujdeset në mënyrë adekuate për fëmijën.

13 Werner, David, (1987): “Fshatrët e vegjël me paaftësi” U.S.A., fq.283 14Senge, P., et.al.: Disiplina e pestë, Shkolla e të nxënit, Botim Instituti i Studimeve Pedagogjike Shtëpia botuese & Shtypshkronja Kristalina-KH, Tiranë, 2005

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

18

2.5 Disa caqe në kujdesin për fëmijën me paaftësi të rëndë dhe të shumëfishtë

Të ndihmohet që të jetë fizikisht e stabil, i pastër, i sigurt dhe i ushqyer mire;

Të ndihmohet me pozita të mira dhe ushtrime pë t'i parandaluar deformimet e ardhshme

dhe kështu kujdesi për të të bëhet më i lehtë;

T'i ndihmohet që t'i mësojë cilatdo shkathësi themelore që mundet, e sidomos zhvillimin e

kontrollimit të kokës dhe dorës, dhe disa formave të komunikimit. Po ashtu, ndihmoni që

të përzihet me të tjerët, në atë mënyrë që nevojat e tij të gjejnë mbështetje ndërsa sjellja e

tij të jetë e pranueshme;

Kjo, me qëllim që kujdesi ndaj fëmijës të bëhet më i lehtë dhe më zbavitës, për ata që janë

përgjegjës për të.15

3. Zhvillimi i fëmijës dhe zhvillimi i vonuar

Shkaqet e zhvillimit mendor të ngadalësuar ndahen në: gjendjen brenda kokës dhe atë jashtë saj.

Zakonisht te fëmijët, mendja e të cilëve është e ngadalshme në zhvillim, po ashtu edhe mësimi

për përdorimin e trupit është i ngadalshëm. Ata fillojnë më vonë se fëmijët e tjerë ta ngrisin kokën,

të rrotullohen, të ulen, t'i përdorin duart e tyre, të qëndrojnë në këmbë, të ecin dhe të bëjnë gjëra të

tjera. Ata vonohen në aftësimin fizik për shkak të zhvillimit mendor të vonuar. Te fëmijët e tjerë e

vërteta është e kundërta.

Mendja e tyre është komplete dhe e padëmtuar, por paaftësitë e caktuara fizike e bëjnë zhvillimin

e mendjes së tyre më të vëzhtirë dhe me të ngadalshëm.

Për shembull, fëmija i cili ka lindur i shurdhër, por truri i të cilit është normal, do të kuptojë me

vëzhtirësi se çka thonë njerëzit dhe do të ketë vëzhtirësi në mësimin e të folurit. Si rezultat, ai

shpesh lihet jashtë këmbimit të ideve dhe informatave.

Për shkak se gjuha është aq e rëndësishme për zhvillimin e plotë të mëndjes, në disa mënyra ai

mund të duket "mentalisht i ngadalshëm" për moshën e vet. Sidoqoftë, nëse fëmija mësohet të

komunikojë dhe t'i shprehë dëshirat dhe mendimet e veta përmes "gjuhës me shenja" në moshën

kur fëmijët tjerë mësojnë të flasin, fuqia e tyre e të menduarit (intelegjenca) zakonisht zhvillohet

normalisht. 16

15 Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq.285 16 Po aty, fq.287

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

19

3.1. Gjuha me shenja

Gjuha e shenjave, të cilën e zhvillojnë familjet me fëmijët e tyre të shurdhër, zakonisht nuk është

komplete. Sidoqoftë, njerëzit janë bashkuar për ta krijuar gjuhën e shenjave e cila është shumë më

komplete, por ekzistojnë tre tipa kryesorë:

Gjuhët nacionale dhe rajonale me shenja:

Gati në të gjitha shtetet, personat e shurdhër e kanë krijuar gjuhën e tyre të shenjave, me të cilën

mund të mësohen të komunikojnë aq mirë, dhe afërsisht me të njëjtën shpejtësi sikur edhe personat

që dëgjojnë. Shenjat e ndryshme të duarve paraqesin gjëra të ndryshme, aksione dhe ide. Struktura

(gramatika) e kësaj gjuhe ndryshon nga gjuha e cila flitet dhe për këtë arsye është vështirë që

personat të cilët dëgjojnë, ta mësojnë. Këto gjuhë preferohen nga njerëzit të cilët kanë lindur të

shurdhër.

Shembull është Gjuha Amerikane me Shenja (GJASH) e cila përdoret në SHBA dhe Kanada, dhe

Gjuha Meksikane me Shenja.

Gjuhët me shenja të bazuara në gjuhën që flitet:

“Këto gjuhë e kanë organizimin dhe gramatikën e njëjtë sikur edhe gjuha e folur lokale. Këto janë

më të lehta për t’u mësuar nga personat që dëgjojnë dhe për ata të cilët shurdhohen pasi që të kenë

dëgjuar më parë. Nganjëherë ata e përdorin shkronjën e parë (shqiptimi me gishta) të fjalës si një

pjesë të shenjës. Kjo është më e vështirë të mësohet nga fëmijët të cilët nuk mund të lexojnë, por

mund të bëjnë mësimin për ta lexuar më të lehtë dhe më zbavitës. Shembuj janë Gjuha Angleze

me Shenja dhe ajo Spanjolle.”17

Shqiptimi me gishta

Çdo fjalë shqiptohet me shenjën e bërë me dorë, shenja e cila paraqet shkronjat e alfabetit lokal.

Kjo metodë e "shkrimit në ajër" është e ngadalshme, por e saktë. Është më e lehtë për personat që

tashmë dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, që ta mësojnë. Sa i përket gjuhës angleze, britanikët e

përdorin sistemin me dy duar, ndërsa amerikanët atë me një dorë. Shumë persona të shurdhër i

kombinojnë këto tri sisteme.

Në kontakt me personat e tjerë të shurdhër, ata më së shumti e përdorin të parin, me persona që

dëgjojnë ose me "përkthyesin" ata kryesisht e përdorin të dytin dhe i shqiptojnë me gishta fjalët e

vështira. Kur "flasin" me dikë që nuk e di gjuhën me shenja, ata mund të shkruajnë atë që

dëshirojnë ta thonë - ose e përdorin një tabelë me shkronja.18

17Phillipson, R. 1993: Linguistic imperialism, Oxford, England, Oxford university Press, 18 Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjët me paaftësi”, U.S.A. fq.266

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

20

3.2. Stimulimi i hershëm

"Stimulim" do të thotë që t’u jepen fëmijëve një sërë mundësish pë të zbuluar, fituar eksperiencë

dhe lozur me gjërat përreth tyre. Kjo e nxit kyçjen e lëvizjeve të trupit dhe përdorimin e të gjitha

shqisave - posaçërisht të pamurit, dëgjimit dhe prekjes. Stimulimi i hershëm është i domosdosshëm

për rritjen e shëndoshë të trupit dhe mendjes të secilit fëmijë. Për fëmijën jo të paaftë, stimulimi

shpesh vjen lehtë edhe nga natyra, pëmes interaksionit me gjërat dhe njerëzit përreth tij. Por është

shpesh më vështirë për fëmijët e paaftë që të fitojnë përvojën dhe të zbulojnë botën përreth tyre.

Që truri dhe trupi i tyre të zhvillohet sa më herët dhe sa më plotësisht që të jetë e mundur, ai do

të ketë nevojë për ndihmë plotësuese dhe aktivitete special, të cilat i ofrojnë mënyra më të lehta

dhe zbavitëse të mësimit. Paaftësia fizike mund të shkaktojë paaftësi mendore, si dhe paaftësia

mendore mund të shkaktojë paaftësi fizike. Kjo ndodh nëse nuk ndërmerret kujdesi special për të

ndihmuar zhvillimin e trurit dhe trupit sa më shumë që është e mundur. Natyrisht secili fëmijë i ka

nevojat e veta speciale.

Prindërit dhe punëtorët e rehabilitimit mund të provojnë të gjejnë mjete se si të mbulojnë këto

nevoja. Por të gjithë fëmijët i kanë nevojat themelore të njëjta. Ata kanë nevojë për dashuri, ushqim

të mirë dhe strehim. Po ashtu, kanë nevojë që t'u jepet rasti ta zbulojnë trupin dhe botën përreth

tyre, sa më shumë që të kenë mundësi. Sa më i ri që të jetë fëmija kur fillon "programi i stimulimit"

më pak i retarduar ose i vonuar do të jetë kur të rritet.19

3.3. Zhvillimi normal i fëmijës

Për ta kuptuar se sa mirë po zhvillohet fëmija dhe në cilat fusha ka nevojë për ndihmë speciale, ne

mund ta krahasojmë zhvillimin e tij me zhvillimin e fëmijëve të tjerë. Secili fëmijë zhvillohet në

3 fusha kryesore: fizike (trupi), mendore (truri) dhe sociale (komunikimi dhe lidhja me njerëzit e

tjerë). Në secilën fushë, fëmija zhvillon shkathtësitë hap pas hapi, me rregull të caktuar. Gjatë vitit

të parë të jetës, foshnja normalisht arrin gjithnjë e më shumë kontroll mbi trupin e vet.

Kontrolli i trupit zhvillohet gradualisht nga koka dhe poshtë:

● Së pari arrrihet kontrolli i kokës dhe i syve;

● I krahëve dhe pak a shumë i duarve;

● Kontrollimi i trungut (trupit), ulja dhe drejtpeshimi;

● Dhe në fund kontrollimi i këmbëve.

“Para se të fillojë të ecë, fëmija duhet të kalojë në një sërë fazash të zhvillimit ose të “niveleve”.

Së pari, duhet të jetë në gjendje ta mbajë kokën e saj dhe të shohë çka po ndodh përreth. Kjo e

inkurajon atë që t'i përdorë krahët dhe duart në mënyrë që të mund të ngre vetveten dhe të ulet.

19Werner, David, (1987):“Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq.289

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

21

Gjatë fazës së uljes fëmija fillon të kapë, të përkulet dhe të lëkundet. Tërë këto i ndihmojnë që të

zhvillojë drejtpeshimin dhe të bartë peshën e vet nga njëra anë në tjetrën - shkathtësitë që së shpejti

do t'i nevojiten për qëndrim në këmbë dhe ecje.”20

Normalisht, stimulimi për të cilin ka nevojë fëmija për të përparuar nëpër këto faza vjen nga

interaksionet normale ditë pas dite me njerëz dhe gjëra. Sidoqoftë, fëmija i cili ka paaftësi mund

të ketë nevojë për ndihmë speciale për ta vazhduar zhvillimin. Për shembull: aftësia e fëmijës për

të parë, e bën atë që t'i shohë gjërat dhe të dëshirojë që t'i kapë dhe zbulojë. Të pamurit e stimulon

atë që të mësojë dhe të bëjë më shumë.

Nëse fëmija nuk mund të shohë, atëhere i mungon pjesa themelore e stimulimit të hershëm. Për ta

parandaluar tatëpjetëzën e saj, ne duhet t'i shikojmë mënyrat e inkurajimit të saj në mënyrë që të

mësohet t'i bëjë gjërat. Këtë mund ta bëjmë përmes zërit dhe prekjes, duke ia përshtatur llojin e

stimulimit që e përdorim me fazën e caktuar të zhvillimit të fëmijës.

Për shembull, nëse foshnja nuk mund të shohë: Prej fillimit duhet ta mbajmë atë dhe t'i flasim

shumë. T’i ndihmojmë që t'i kapë dhe prekë dhe t'i ndjejë gjërat e ndryshme. Më vonë mund ta

inkurajojmë që ta ngrisë dhe ta kthejë kokën për t'i dëgjuar zërat e ndryshëm. Kur të fillojë të ulet,

përsëri mund t'i ndihmojmë asaj që t'i njohë zërat e ndryshëm dhe të shtrihet e t'i kapë. Kur ajo

fillon të ecë, mund t'i ndihmojmë që ta gjejë rrugën me shtylla udhëheqëse dhe në mënyra të tjera.

Është me rëndësi që prindërit ta kuptojnë se kontrolli i fëmijës dhe përdorimi i trupit të tij

zhvillohet me rregull të caktuar.

KONTROLLI I KOKËS −>KONTROLLI ITRUPIT (ULJA DHE DREJTPESHIMI) −>

NGRITJA NË KËMBË DHE ECJA

Kjo është e vërtetë, madje edhe për fëmijën më të rritur. Shpesh prindërit e një fëmije të rritur, i

cili është i retarduar, provojnë ta mësojnë me shkathtësi të përparuara (të cilat janë duke i mësuar

fëmijët tjerë të moshës së tij) para se të jetë gati për to. Kjo shpesh e shkakton dëshpërimin dhe

frustrimin e prindërve dhe të fëmijës.

Për shembull: Nina është një vajzë 3 vjeçare me paralizë cerebrale. Ajo ende ka probleme për ta

mbajtur trupin lart ose për t'u ulur pa u rrëzuar. Sidoqoftë, nëna e saj është e sigurt se ajo” është e

gatshme për të ecur”. Disa herë çdo ditë ajo e mban Ninën në pozitë të qëndrimit në këmbë dhe e

shtyn përpara. Kështu shputat e saj i shtangohen dhe ajo bën hapa në maje të gishtërinjve duke u

dridhur.

Nëna nuk e di se këta hapa janë “refleks i hershëm “i cili normalisht shihet vetëm te foshnjet. Kjo

do të thotë se në një farë mënyre, zhvillimi i Ninës është ende në nivelin e zhvillimit të foshnjës 1

deri 3 mujore. Ajo ende nuk është e gatshme të ecë. Bërja e këtyre “hapave” vetëm do ta mbajë

aktiv refleksin të cilin ajo duhet ta humbë, në mënyrë që ta mësojë ecjen e vërtetë.

20Nishku, M.: Si të shkruajmë. Procesi dhe shkrimet funksionale, CDE, Tiranë, 2004

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

22

Ne duhet t'i ndihmojmë nënës së Ninës që ta kuptojë se Nina së pari ka nevojë për hapat e tjerë të

rëndësishëm të zhvillimit, para se të jetë e gatshme të ecë. Për t'i ndihmuar asaj që të zhvillohet më

tutje, nëna e saj duhet:

1. Ta zbulojë se në cilin nivel ose moshë të zhvillimit është ai fëmijë.

2. Të vendosim se cilët janë hapat e tjerë të ardhshëm përpara, në mëmyrë që fëmija të krijojë

shkathtësi të reja, krahas atyre të cilat i ka tash, me të njëjtën rregull të zhvillimit sikur të fëmijës

normal.

Për të bërë këto gjëra, nëna e Ninës duhet së pari ta vështrojë fëmijën e saj me kujdes. Në secilën

fushë të zhvillimit, ajo duhet t'i shënojë gjërat e ndryshme që Nina mund t'i bëjë, gjërat të cilat nuk

mund t'i bëjë ende dhe gjërat të cilat sapo ka filluar t'i bëjë, por ende ka probleme me to.

Pastaj nëna e saj duhet të krahasojë se çka mundet Nina dhe çka nuk mundet të bëjë në krahasim

me fëmijët e tjerë të moshës së saj. Ajo pastaj mund të vërejë se në cilin nivel është fëmija i saj në

secilën fushë të zhvillimit të saj, dhe të vendosë se cilët janë hapat e ardhshëm që duhet bërë.21

4. Të ushqyerit

Të ushqyerit është njëra nga aftësitë e para që zhvillohet te fëmija për t'i përmbushur nevojat e tij.

Madje edhe foshnja e posalindur i ka reflekset të cilat ndikojnë që ajo të:

Ta kthejë kokën për të thithur gjirin kur të preket faqja e saj;

Të thithë dhe të gëlltitë dhe

Të qajë kur është e uritur.

Kur i bën disa muaj, fëmija mëson që ta marrë ushqimin e fortë në gojë dhe ta hajë.

“Shkathtësitë normale të fëmijës për të thithur rriten normalisht, pa ndonjë trajnim special. Ajo

mëson së pari t'i përdorë buzët e saj dhe gjuhën për të thithur dhe gëlltitur lëngjet. Më vonë ajo

mëson të kafshojë dhe përtypë ushqimin e fortë dhe të futë ushqimin në gojë me duart e saja.

Refleksi i hershëm i kthimit të kokës dhe i thithjes gradualisht largohet pasi që ajo mëson t'i

kontrollojë lëvizjet për t'u ushqyer.

Disa fëmijëve nuk u zhvillohen aftësitë e të ushqyerit lehtë ose natyrshëm. Kjo mund të jetë për

shkak se i tërë zhvillimi është i ngadalshëm (i retarduar), ose për shkak se fëmija ka një vështirësi

të caktuar fizike (siç është vrima në qiellzë). “22

Fëmijët me paralizë cerebrale shpesh kanë probleme në të ushqyer, të cilat nganjëherë janë të

rënda. Vështirësitë me gëlltitje (ose paaftësia e thithjes) mund të jetë shenja e parë te fëmija te i

cili më vonë paraqiten shenjat e paralizës cerebrale. Fëmija mund të ketë vështirësi me gëlltitje

21 Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A. fq.290-291 22Martin, J.: Mentoring some genesis, genre based literacy pedagogy, N. Y., 1999

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

23

dhe përtypje të ushqimit. Lëvizjet e pakontrolluara të trupit, nxerrja e gjuhës jashtë ose buzët e

plogështa ose joaktive po ashtu mund të jenë problem.

Një arsye për shkak të së cilës disa fëmijë me aftësi të veçanta janë të ngadalshëm në zhvillimin e

shkathtësisë për t'u ushqyer vetë, është se fëmija vazhdon të bëjë çdo gjë për ta. Për shkak të

vështirësive të tjera të fëmijës, familja mund të vazhdojë ta trajtojë si foshnje. Ata mund t'i japin

asaj vetëm lëngje dhe t'i fusin çdo gjë në gojë, e jo ta inkurajojnë që të bëjë më shumë për

vetveten.23

4.1. Mos ushqyeshmëria të fëmijët e paaftë

Mosushqyeshmëria ose “malnutricioni “zakonisht rezulton nga mosngrënia e sasive të

mjaftueshme të ushqimit dhe është një nga shkaktarët më të shpeshtë të problemeve shëndetësore.

Me shenjat e veta, dobësinë - tëhollimin, mosrritjen dhe zvogëlimin e aftësisë për t'u rrezistuar

sëmundjeve, mosushqyeshmëria mund të konsiderohet si “paaftësi- apo aftësi e veçantë “. Kjo i

atakon së paku 1 nga 6 fëmijët e botës, kryesisht ata të cilët jetojnë në shtetet e varfëra.

Nganjëherë kjo është për shkak se fëmija ka vështirësi në thithje, gëlltitje ose mbajtje të ushqimit.

Nganjëherë kjo është për shkak se familjet u japin më shumë ushqim fëmijëve që janë më të fortë

dhe më të aftë për të bërë punët ditore. Sidoqoftë, nganjëherë kjo është kështu sepse prindërit edhe

pse trajtojnë fëmijën e tyre me aftësi të veçantë - me dashurinë më të madhe dhe kujdes, ata

vazhdojnë ta ushqejnë me shishe (qumësht, lëng te orizit ose lëngje me sheqer) derisa të bëhet 3-

4 vjeçar ose më i vjetër. Ata vazhdojnë ta trajtojnë - dhe ta ushqejnë - fëmijën e tyre si foshnje,

madje edhe pse ata rriten dhe kanë nevojë për të njëjtën llojllojshmëri në ushqim si edhe fëmijët e

tjerë.

T'i jepen fëmijës vetëm - ose kryesisht - qumësht dhe lëngje të ëmbla pas moshës 6 mujore, mund

ta bëjë atë të trashë apo të shtojë peshë. Por ai dalngadalë do të bëhet i paushqyer. Qumështi dhe

lëngjet e ëmbla kanë mungesë të hekurit (Fe), kështu që, fëmija bëhet gjithnjë e më shumë i zbehtë

ose anemik (gjaku i dobët).

4.2. Të ushqyerit e suksesshëm

“Të ushqyerit e suksesshëm e inkuadron tërë fëmijën. Sa më vështirë të jetë për fëmijën që t'i

konrollojë lëvizjet e trupit, aq më vështirë do të jetë që ta ushqejë vetveten. Fëmija me sindromin

Down mund të ketë vështirësi në të ushqyer për shkak të gojës dhe buzëve të dobëta, dhe kontrollit

të dobët të kokës.

Por problemet e të ushqyerit te fëmija me paralizë cerebrale janë edhe më komplekse. Ato mund

ta përfshijnë: mungesen e kontrollimit të gojës, të kokës dhe të trupit, drejtpeshimin e dobët gjatë

uljes, vështirësitë në lakimin e kërdhokullave, koordinimin e dobët duar-sy, dhe vështirësi në

23 Werner, David,(1987):”Fshatarët e vegjël me paftësi”, U.S.A., fq.319-322

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

24

mbajtjen e gjërave dhe në futjen e tyre në gojë. Ne duhet t'i marrim parasysh të gjitha këto shenja

kur provojmë t'i ndihmojmë fëmijës që të ushqehet në mënyrë më efektive. “24

Nuk është e mjaftueshme që vetëm t'ia fusim ushqimin ose lëngjet në gojën e fëmijës, i cili ka

vështirësi në thithje, ngrënie dhe pirje. Së pari, ne duhet t'i gjejmë mënyrat për ta ndihmuar fëmijën

që të mësojë të thithë, të gëlltisë, të hajë dhe të pijë normalisht dhe në mënyrë më efektive.

4.3. Pozita për marrjen e ushqimit

Fëmija, po ashtu, mund të ketë nevojë për ndihmë për përmirësimin e refleksit të thithjes - gëlltitjes

dhe për aftësinë që të hajë nga dora ose luga, dhe të pijë nga tasi. Nganjëherë kjo mund të

përmirësohet me përdorimin e të ashtuquajtur “kontrolli i nofullës”.

Kontrolli i nofullës: Para dhënies së gjirit, shishes, lugës ose tasit, vendoseni dorën tuaj në nofullën

e fëmijës, në këtë mënyrë.

Në fillim fëmija mund të shtyjë përkundër dorës suaj, por pasi që të mësohet me këtë, do t'i

ndihmojë në kontrollimin e lëvizjeve të gojës dhe të gjuhës. Kujdesuni qe të mos ia shtyni kokën

prapa, por t’ia mbani të lakuar pak përpara.

Derisa e ushqeni fëmijën, truseni butë dhe qëndrueshëm, por mos e largoni. Pozita e mirë së bashku

me kontrollin e nofullës do të ndihmojë lidhur me shumë probleme të shpeshta te paraliza

cerebrale, siç janë shtyrja e gjuhës përpara, zënia e frymës dhe jargët. Me përmirësimin e kontrollit

të gojës, gradualisht filloni ta zvogëloni dhe më në fund ndërprejeni kontrollin e nofullës.25

4.4. Ushqimi i vetvetes

Për të qenë i aftë qe ta ushqejë vetveten, fëmija duhet të ketë sa më shumë kontrollim të gojës, të

buzëve dhe të gjuhës. Po ashtu, duhet të jetë i aftë të ulet me kokën e saj drejt, dhe t'i kapë gjërat

dhe të i sjellë ato deri të goja e vet.

Për ta përgatitur vetushqyerjen nxiteni fëmijën të luajë, t'i fusë duart dhe lodrat në gojë. Po ashtu,

inkurajojeni që kur të ulet t'i përdorë të dy duart dhe ta mbajë drejtpeshimin. Fëmija me drejtpeshim

të dobët ose me lëvizje të pakontrollara mund të ketë nevojë në fillim për ulëse special, të adaptuar

për nevojat e saja.

24ISP: Arsimi nëpër botë, Pegi, Tiranë, 1997 25Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq.323

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

25

Fig. nr. 7: Ulja e drejtë e fëmijës gjatë vetushqyerjes.

Kur fëmija është i ngadalshëm në përdorimin e duarve për kapjen e gjërave, ose për t'i sjellë gjërat

deri të goja e vet, mund t'i ndihmoni që ta zbulojë se si t'i përdorë duart dhe si të ushqejë vetveten,

në këtë mënyrë:

Dalngadalë ndihmoni gjithnjë e më pak. Ngriteni dorën e saj deri te goja dhe prekjani buzët me

ushqim. Shikoni se a e fut pastaj në gojën e saj. Kur ta ketë mësuar këtë, ngritjani dorën afër gojës

dhe shikoni se a do t'i bëjë të tjerat. Më vonë vetëm futjani gishtat në ushqim dhe inkurajojeni që

t'i çojë gishtat deri te goja. Sa herë që të bëjë më shumë për vetveten, shpërblejani me ngrohtësi.

Kjo metodë është pjesë e “afrimit të sjelljes” për mësimin e shkathtësive të reja. Afrimi i njëjtë

mund të përdoret për mësimin e shumë shkathtësive fëmijëve që janë të lidhura më të ushqyer, siç

është përdorimi i lugëve ose pirja nga gota.

Aq sa është me rëndësi të mos shtyhet ose ngutet fëmija shumë në zhvillimin e shkathtësive të të

ushqyerit, po ashtu është me rëndësi edhe e kundërta.26

5. Veshja

Fëmijët me paaftësi, si edhe fëmijët e tjerë, duhet të inkurajohen që nga mosha e re të ndihmojnë

për veshjen e tyre. Është me rëndësi që të mos detyrohet fëmija të mësojë shkathtësi të cilat janë

ende të vështira për nivelin e tij të zhvillimit.

Foshnja nën moshën njëvjeçare nuk ndihmon fare.

1 vjeçari bashkëpunon kur fillon veshja.

2 vjeçari zhvesh rrobet e shlira.

3 vjeçari vesh rrobet e shlira.

26 Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq.326-327

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

26

4 vjeçari mbërthen pullat e mëdha.

5 vjeçari vishet vet, përveç për disa pjesë që janë të vështira.

6 vjeçari lidh këpucët ose përshtat sandalet.

“Fëmijët mund t’i përvetësojnë shkathtësitë e veshjes me mosha të ndryshme, varësisht nga

zakonet lokale dhe se sa rëndësi i japin prindërit mësimit të shkathtësive. Fëmijët mund të fillojnë

t’i zhveshin rrobat para se të bëhen 2 vjeçarë, por ende mund të mos mësojnë t’i zhveshin të gjitha

rrobat mirë deri sa të bëhen 5 ose 6 vjeçarë. Shumë shpesh një 6 vjeçar, i cili është plotësisht

normal mund ta veshë këmishën mbrapsht ose sandalen e majtë në këmbën e djathtë.”27

Fëmijët të cilët janë të ngadalshëm në zhvillimin e tyre ose që kanë vështirësi me lëvizje, mund të

jenë të ngadalshëm në mësimin e shkathtësive të veshjes. Mund të duket më lehtë dhe më shpejtë

për nënën ose motrën që t’ia veshë rrobat pa bashkëpunuar me fëmijën. Sidoqoftë, kjo vetëm do

ta vonojë më shumë zhvillimin e fëmijës. Është me rëndësi që ta përdorim veshjen si mundësi për

ta ndihmuar fëmijën që të zhvillohet në shumë fusha në të njëjtën kohë: vetëdija, drejtpeshimi,

lëvizjet e madje edhe gjuha.

5.1. Ushtrimet e toaletit

Me “ushtrimet e toaletit” nënkuptojmë ndihmën e fëmijës që të jetë i pastër dhe i terur. Fëmija

është i ushtruar për toalet kur:

E di kur ka nevojë të bëjë nevojat fiziologjike dhe është mësuar që “t’i mbajë” dhe të mos i

bëjë në rroba ose në dysheme (kontrollimi i mëshikzës dhe zorrës);

U tregon njerëzve kur ka nevojë të shkojë në toilet.

Ose (nëse është fizikisht i aftë):

Shkon në vendin special (toaleti apo WC) i heq rrobat e nevojshme, “e bën”, e pastron

vetveten sipas zakonit, dhe i vesh rrobat përsëri.

“Ushtrimet për toalet” janë të rëndësishme për zhvillimin e pavarësisë dhe krenarisë së

fëmijës. Ende shpesh kjo neglizhohet te fëmijët me aftësi dhe nevoja të veçanta.

“Shpeshherë ne takojmë fëmijë 5, 10 madje edhe 15 vjeçarë të cilët ende përdorin pelena, dhe të

cilët janë ende plotësisht të varur nga nënat e tyre për pastrim dhe ndërrim. Kjo situate është e

rëndë, si për familjen ashtu edhe për fëmijën. Me pak instruksione dhe inkurajim, është zbuluar se

shumë nga këta fëmijë janë “ushtruar për toalet” për disa ditë ose javë. Shumica nga ata mund të

kenë mësuar vite më parë. Mosha në të cilën fëmijët normalë bëhen të ushtruar për toalet, ndryshon

nga njëri fëmija te tjetri fëmijë.”28 Kjo, po ashtu, ndryshon nga njëri vend në tjetrin, varësisht prej

27ISP: Në ndihmë të zbatimit të programeve, Tiranë, 2000 28IKT: Metodat ndërvepruese të mësimit, Tiranë, 2008

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

27

zakoneve lokale, çfarë lloji të rrobeve bartin (nëse bartin) dhe sa ndihmon familja. Me ushtrime,

shumë fëmijë mund të mbesin të pastër dhe të terur që nga mosha 2 ose 2e1/2 vjeçare. Me pak ose

fare pa ushtrime, shumica e fëmijëve normalë mësohen të mbetën të pastër dhe të terur që nga

mosha 4 vjeçare.

Fëmijët me zhvillim të vonuar, ose të paaftë fizikisht, janë shpesh të vonshëm në mësimin e

të qenit të pastër dhe të terur

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të paaftësisë së tyre. Por shpesh kjo është edhe për shkak se

prindërit nuk ua kanë ofruar mundësitë, ushtrimet dhe ndihmën për të cilën ka nevojë fëmija.

Për shembull: Një djalosh 10 vjeçar i shurdhër, me zhvillim të vonuar lehtë, nga Meksikoja, ende

varet nga nëna e tij e cila ia ndërron pelenat. Nëna e tij kurrë nuk kishte provuar që seriozisht ta

mësojë dhe ka menduar se nuk mundet ta bëjë atë. Me një ndihmë të vogël nga fshati dhe punëtorët

rehabilitues, ai u bë plotësisht i ushtruar për toalet për 3 ditë!

Fëmijët e hendikepuar duhet të ndihmohen që të bëhen të pavarur sa më shumë që të jetë e mundur

në toaletin e tyre. Me ndihmë, shumica e fëmijëve me zhvillim të vonuar ose të paaftë fizikisht

mund të bëhen të ushtruar për toalet prej moshës 3 deri 5 vjeçare.29

Natyrisht se fëmijët me paaftësi të rëndë fizike mund të kenë nevojë gjithnjë për zhveshje dhe

veshje, dhe për dërgim deri te toaleti. Por ata mund të mësohen që të tregojnë se kur kanë nevojë

dhe të bëjnë krejt çka është e mundur që ta “mbajnë” atë derisa të mbërrijnë te vendi i caktuar ose

u ofrohet kiblla.

Fëmijët të cilëve u mungon kontrolli i mëshikzës dhe zorrës se trashë për shkak të spina bifidës

ose lëndimit të palcës kurrizore, kanë probleme të veçanta. Por madje edhe këta fëmijë mund ta

arrijnë një lloj kontrolli dhe të bëhen relativisht ose plotësisht të pavarur.

5.2. Mënyrat për ta bërë ushtrimin për toalet më të lehtë

Filloni kur fëmija të jetë i gatshëm Ashtu siç që ushtrimi nuk duhet të fillojë vonë, nuk duhet të

fillojë as shumë herët. Nëse trupi i fëmijës nuk është ende i gatshëm ta kontrollojë mëshikzën dhe

zorrën e trashë, insistimi për ushtrim mund të shpjerë në dështim dhe frustrim, edhe për fëmijën

edhe për prindin. Normalisht fëmija është i “gatshëm” rreth moshës dy deri dy veç e gjysmë. “Por

te disa fëmijë, ushtrimi duhet të shtyhet deri në moshën 3 ose 4 vjeçare, ose nganjëherë edhe për

më vonë. Shumica e fëmijëve mësojnë të jenë të pastër shumë më parë se të jenë të terur. Sidoqoftë,

për shkak se fëmija e kryen nevojën e vogël shumë më shpesh se sa të madhen, nëse ushtrimi

bazohet në të qenit “të terur” atëherë “të qenit të pastër” pason.

Janë 3 teste të thjeshta për të kontrolluar nëse fëmija është i “gatshëm” për ushtrimet e toaletit.

Këto janë: kontrollimi i mëshikzës, gatishmëria e bashkëpunimit dhe gatishmëria fizike.

29 Werner, David, (1987): ” Fshatarët e vegjël me paaftësi” U.S.A., fq. 337.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

28

Kontrollimi i mëshikzës. A e bën nevojën e vogël fëmija i juaj përnjëherësh apo pikon gjithnjë

pas disa minutave? A rri shpesh i terur për disa orë? A duket se e di se kur e ka kohën të bëjë

nevojën e vogël? (vrojtimi i tij, shtrëngimi ndërmjet dy këmbëve, etj.) Nëse fëmija i bën këto

tri gjëra (ose së paku dy të parat), ai me sa duket ka kontrollim të mjaftueshëm të mëshikzës

dhe njoftohet për nevojën e vogël, për të qenë ushtrimet e mundshme.

Gatishmëria për të bashkëpunuar. Për ta testuar se a ka fëmija mjaft mirëkuptim dhe a është i

gatshëm për bashkëpunim, kërkoni nga ai që t’i bëjë fisa gjëra të thjeshta: të shtrihet, të ulet,

t’i tregojë pjesët e caktuara të trupit të tij, ta fusë lodrën në kuti, t’ua japë juve ndonjë objekt

dhe ta imitojë ndonjë aktivitet siç është rrahja e shuplakave. Nëse i bën të gjitha këto gjëra me

dëshirë, ai duket se është mentalisht në rregull për ushtrime për toalet.”30

Gatishmëria fizike. A mundet fëmija t’i kapë objektet e vogla me lehtësi? A mund të ecë apo

të lëvizë mjaft mirë? A mund të rrijë galiç ose të ulet në shkam dhe të mbajë drejtpeshimin?

Nëse është ashtu, ai si duket është fizikisht i aftë ta bëjë toaletin e tij vetë. Nëse jo, ai ende

duhet të ushtrohet, por mund të ketë nevojë për ndihmë fizike.31

5.3. Problemet specifike

Nëse fëmija ende nuk ka kontroll të mjaftueshëm mbi mëshikzën ose njohuri, është më së miri të

presim të rritet edhe pak. Për shembull, disa fëmijë me paralizë cerebrale janë të ngadalshëm në

zhvillimin e kontrollit të mëshikzës.

Nëse fëmija nuk e dëgjon dhe nuk e kupton të folurit e thjeshtë, ose është i vonuar mentalisht,

shumica e ushtrimeve duhet të jenë vizuele e jo me të folur. Gjestet speciale ose “shenjat” duhet

të caktohen për “i lagur”, “ i ndytë”, “i pastër” , “kiblla” ose nevojtorja. Në vendë të mësimit me

ndonjë kukull është më mirë të merret një fëmijë tjetër i cili do të demonstrojë përdorimin e toaletit.

Nëse fëmija është kryeneç, refuzon të bashkëpunojë kur kërkojet nga ai që të bëjë gjëra të thjeshta,

ose shpesh qan ose bërtet kur nuk e merr atë që dëshiron, ushtrimet për toalet do të jenë shumë më

të vështira. Kokëfortësia dhe refuzimi për të bërë diçka që kërkohet nga ata janë të shpeshta të

shumë fëmijë me aftësi të veçanta, kryesisht për shkak se janë të llastuar dhe të tejmbrojtur. Para

se të provoni që ta ushtroni për toalet një fëmijë të tillë, është mirë që të punoni së pari në

përmirësimin e sjelljeve dhe të qëndrimeve të tij.

Nëse paaftësia fizike i pengon fëmijës që të shkojë deri te vendi për toalet, i pengon t’i shlirojë

pantallonat e tij, të ulet galiç ose të ulet që ta pastrojë prapanicën e tij, duhet të gjenden rrugët dhe

ndihmesat për të, që të bëhet sa më i pavarur që të jetë e mundur.

30Emrush.Bejtullahu, (2007):” Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi”, Prishtinë, fq,78-79 31 Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq. 338

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

29

Shpërblejeni dhe lavdërojeni suksesin

“Te ushtrimi për toalet - si edhe te secila formë tjetër e edukimit, ka më shumë efekt të shpërblehet

suksesi sesa të ndëshkohet dështimi. Kur fëmija e bën nevojën aty ku duhet, lavdërojeni,

përqafojeni, putheni dhe jepni shenja tjera të miratimit. Sidoqoftë, kujdesuni që fëmija ta dijë se

jeni të kënaqur me të, jo pse ai e bën nevojën e madhe ose të vogël, por sepse rri i pastër dhe i

terur. Gjatë ushtrimeve, kontrollojeni fëmijën shpesh, në mënyrë që të vëreni nëse është “i terur”

ose “i pastër”. Kur është ashtu lavdërojeni, po ashtu mësojeni ta kontrollojë vetveten.”32

Kur fëmija bën “aksident” dhe e lag ose e ndot vetveten, mos e dënoni ose mos e qortoni. Është

më mirë që në qetësi ta pastroni vendin ose ta ndërroni atë. Më së shumti thuani diçka në mënyrë

shoqërore (por mos e miratoni) sikurse: “Shumë keq!”, “Fat më të madh herën e ardhshme!”

Udhëhiqni lëvizjet e fëmijës me dorën tuaj - jo me të folur

Kur fëmija ka vështirësi në tejkalimin e një detyre fizike - për shembull, të zhveshë pantallonat -

mos e bëni këtë për të (nëse mundet të mësojë fëmija diçka për vetveten). Dhe mos ia tregoni

gabimet dhe si duhet t’i korrigjojë. Në vend të kësaj, butësisht udhëhiqni duart e tij sipas tuajave

në mënyrë që ai të mësojë se si ta bëjë vetë.

Përdorni modelet, shembujt dhe demonstrimet

Shembulli është njëra nga mënyrat më të mira të mësimit - posaçërisht nëse bëhet nga personi të

cilin fëmija e do, e adhuron dhe përpiqet ta kopjojë. Madje edhe para se fëmijët të jenë mjaft të

rritur për fillimin e ushtrimeve për toalet, ndihmoni që të përgatiten për këtë duke u lejuar ta shohin

vëllanë ose motrën e tyre duke përdorur nevojtoren. Tregojuni se kur të rriten edhe pak do të jenë

në gjendje që edhe ata ta bëjnë në këtë mënyrë.

Përdorimi i kukullës e cila laget është po ashtu një mënyrë e mirë për ta njoftuar fëmijën me

ushtrimet për toalet.

Fig. nr. 10: Përdorimi i kukullës e cila laget, për ta njoftuar fëmijën me ushtrimet e toaletit

32Grup autorësh: “Studjo gjithçka, arsyes vendin e parë”, Tiranë, 1995

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

30

Tregoni fëmijës se si e bën kukulla nevojën e vogël në qyp. Ose edhe më mire është të kërkoni nga

fëmija juaj të ju ndihmojë që ta ushtroni kukullën për toalet. Kujdesuni që ta kyçni secilin hap i

cili është i nevojshëm për fëmijën që të bëhet sa më i sugurt në vetvete. 33

Pamja e përsëritur e personave (jo vetëm kukullave) duke u kënaqur ose duke u shpërblyer për

përdorimin e qypit ose toaletit është posaçërisht me rëndësi për fëmijën e vonuar, ose për atë që

ka vështirësi në të folur.

5.4. Larja

Larja e rregullt është me rëndësi për secilin fëmijë. Por larja e fëmijës me disa aftësi të veçanta,

shpesh nuk është e lehtë. Fëmijët, trupi i të cilëve shtangohet ose gjunjtë u bashkohen me njëri-

tjetrin, mund të jenë shumë vështirë që të pastrohen. Me rritjen e fëmijës ai fiton peshë edhe

vështirësitë shpesh rriten. Këtu janë përshkruar disa ide dhe ndihmesa të cilat ndoshta mund ta

bëjnë larjen më të lehtë.

Për fëmijët e vegjël ndonjë lloj i vaskës mund të ndihmojë shumë. Një vaskë e madhësisë që ju

nevojitet mund të bëhet nga argjili ose tullat e argjilit (ose tullat e terura) dhe të mbulohet me një

shtresë të hollë të çimentos.

Kjo është mënyrë e mirë për ta mbajtur fëmijën, i cili shtangohet ose lakohet prapa ose kur ta sillni

bie me duar të hapura.

Butësisht ndani këmbët e fëmijës nga njëra tjetra sa më shumë që të jetë e mundur, që të mund t’ia

lani atë pjesë. Po ashtu ngritjani krahët përmbi kokë. Në këtë mënyrë, larja mund të kombinohet

me ushtrimet e harkut të lëvizjes.

“Me rëndësi është që të bisedoni me foshnjën ose t’i këndoni asaj. Shpjegoni asaj për secilin hap

që ndërmerrni dhe emrin e secilës pjesë të trupit që ju e lani, madje edhe nëse ajo nuk mund të

kuptojë. Fëmija duhet të kalojë një kohë të gjatë duke dëgjuar para se t’i thotë fjalët e para. Prandaj

filloni sa më herët.

Me rritjen e fëmijës, bëni përpjekje që t’i ndihmoni që të merr pjesë në larjen e vetvetes. Ndihmoni

asaj që të bëjë gjithnjë e më shumë për vetveten pa ndihmë, nëse është e mundur. Caku ynë në

larje është VETËKUJDESI, madje edhe për fëmijën me disa paaftësi apo thënë më bukur me aftësi

të veçanta. “34

“Për shumicën e fëmijëve, drejtpeshimi është problem, madje edhe gjatë uljes. Çdo gjë që mund

ta ndihmojë fëmijën që ta mbajë drejtpeshimin dhe të rrijë në atë pozitë ku ka kontroll, do ta bëjë

larjen më të lehtë. Ja disa ndihmesa dhe sugjerime për t’i ndihmuar fëmijës që ta ketë më mirë.

Fëmija i cili ka vështirësi për t’u ulur për shkak se shtangohet prapa, mund të ketë nevojë për një

lloj mbështetëse për shpinë për t’u ulur gjatë larjes.

Por, sigurohuni se uji është i pastër dhe nuk përhap sëmundje.

33 Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq. 339-341 34V.Imeraj. (2010): “Çrregullimet e të nxënit”, Tiranë, fq. 5-7-9

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

31

Për fëmijët të cilët nuk mund ta kontrollojnë mëshikzën ose zorrën e trashë, është posaçërisht me

rëndësi t’ia pastrojmë prapanicën e tij dhe ta lajmë ndërmjet këmbëve. Një gomë e brendshme

ndërmjet paraleleve, e mban atë në pozitë të mirë për ta larë.”35

2 goma të vjetra të automobilit (të jashtme ose te brendshme) të lidhura njëra me tjetrën. Çdo gjë

që ia mban kofshët e lakuara lart në këtë mënyrë, do ta ndihmojë fëmijën me spasticitet që të mos

shtangohet dhe të lakohet prapa.

Koha e larjes së fëmijës është kohë e mirë për ta mësuar atë me shumë shkathtësi të

ndryshme

Inkurajojeni ate që të mbajë dhe të luajë me lodra në ujë, t’i përsërisë fjalët dhe t’i imitojë

aktivitetet. Lejojeni që ta ndiejë dallimin ndërmjet shpuzës dhe materialit, ose ndërmjet sapunit të

terur dhe të lagur. Për ta mësuar që t’i përdorë të dy duart së bashku, lejojeni që ta shtrydhë ujin

nga shpuza.

Për ta ndihmuar fëmijën që të mësojë se si ta lajë vetveten, lejojeni që së pari të lajë lodrat dhe

kukullat. Tregoni se si duhet dhe inkurajojeni që të ju kopjojë.

Për fëmijën i cili frikësohet nga uji, lejimi që ta lajë kukullën ose lodrën mund t’ia zvogëlojë frikën.

Lodrat që lundrojnë në ujë e bëjnë larjen më zbavitëse. Përdorni tapën, copat e drurit ose shishet e

plastikës me kapakë në to. Bërja e anijeve të vogla me vela ose me “lopata” është zbavitëse dhe i

ndihmon fëmijës që t’i perdorë më mirë duart e tij. Fëmija me buzë të dobëta ose që jargon mund

të luajë duke i fryer anijes nëpër ujë.

Terja e fëmijës mund të shndërrohet po ashtu në lojë e cila e ndihmon zhvillimin. Fërkojeni fëmijën

herë me butësi herë më egër me peshqir. Emërtoni pjesët e ndryshme të trupit të saj, derisa i fërkoni.

Duhet mbajtur mend se derisa e lani dhe e terni fëmijën tuaj, bisedoni për secilën gjë që e bëni -

ose këndoni ndonjë këngë për këtë! Lëvizeni peshqirin me muzikë dhe inkurajoni fëmijën që të

levizë me ju. Përdorni imagjinatën tuaj për ta bërë më zbavitëse këtë lojë dhe që t’i ndihmoni asaj

që të mësojë. 36

Përdorni kohën e larjes si mundësi për mësim dhe lojë.

5.5. Kujdesi për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve

Shumë fëmijë me aftësi të veçanta kanë probleme me dhëmbë dhe me mishin e dhëmbëve.

Ekzistojnë shumë arsye:

Te fëmijët, të cilët kanë kontroll të dobët të gjuhës dhe gojës, ushqimi shpesh mbetet ndërmjet

dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve dhe nuk largohet me anë të lëvizjeve natyrore të gjuhës.

35 B. Gaxhiqi. (2015): “Mësimi I diferencuar në shkallë të ndryshme të vështirësisë”, Prishtinë, fq. 156. 36 Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A., fq. 345-347

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

32

Shumë fëmijë me aftësi të veçanta (madje edhe ata që nuk kanë probleme me të ushqyer)

ushqehen me ushqim të butë dhe ushqim që ngjitet me “ushqim të foshnjave”, edhe në kohën

kur duhet ta marrin ushqimin me të fortë me “ushqimin e të rriturve” . Kështu mishi i tyre i

dhëmbëve zbutet, dobësohet dhe e humb freskinë.

Ndonjëherë fëmijët me aftësi të veçanta janë “të llastuar” me ëmbëlsira - gjë që e rrit

shkatërrimin e dhëmbëve.

Disa barna që përdoren për kriza (epilepsi) e shkaktojnë të ënjturit e mishit të dhëmbëve dhe

humbjen e freskisë së tij.

Kujdesi për dhëmbët është më i veshtirë te disa fëmijë me aftësi të veçanta - posaçërisht te ata

me paralizë cerebrale. (Në disa vende, dentistët refuzojnë të merren me këta fëmijë.) Për këtë

arsye, duhet të kemi kujdes që t’ua mbajmë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të shëndetshëm

dhe të pastër.37

6. SJELLJA E FËMIJËS

6.1. Mënyrat për t’i përmirësuar mësimin dhe sjelljet

Nëse fëmijët sillen keq gjithnjë, kjo është për shkak sepse nga kjo sjellje ata marrin ndonjë

satisfaksion ose shpërblim. Për këtë arsye, për të ndihmuar fëmijën që të sillet në mënyrë të

pranueshme, ne duhet gjithnjë t’ua lejojmë që ata ta shohin qartë se sjellja “e mirë” kënaq më

shumë se sa ajo “e keqe”.

Me qëllim që të vendosni se si t’i ndihmoni zhvillimit të fëmijës, filloni duke kërkuar se çka mund

të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë fëmija. Me termin sjellje, ne mund t’i bashkojmë vështrimet tona

në katër grupe:

Sjelljet pozitive:

Shkathtësitë dhe karakteristikat të cilat tanimë i ka fëmija, posaçërisht ato të cilat mund t’i

ndihmojnë që të mësojë diçka të re. (Për shembull, aj qesh-kënaqet kur lavdërohet, mund

ta ushqejë vetveten me gishta, kënaqet gjatë larjes, e kupton vetveten, i thotë 6 fjalë: mama,

baba, shishja, ëmbëlsira, qisha dhe jo.)

Sjelljet negative:

Gjërat që i bën ai e janë të rrezikshme, trasuese ose që e ndalin përparimin e tij. (Për

shembull, thyerja e gjërave, goditja e njerëzve, bërtima gjatë larjes, gjuajtja e lodrave në

vend të lojës me to, e pshtyn ushqimin e saj dhe të tjerët, e mban me vete shishen për foshnja

dhe bërtet kur ndokush ia merr.)

Sjelljet e ndërmjetme:

“Këto e kanë edhe aspektin pozitiv edhe atë negativ, dhe kërkojnë angazhim në mënyrë që

të bëhen sa më pozitivë. (Për shembull, luan me lodrën vetëm për një moment, pastaj e

37 Po,aty, fq. 348

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

33

gjuan, nuk rri e qetë as për një minut - jargon kur ha ushqim; së pari thotë “qisha” e pastaj

i lag pantallonat. Fëmija që ka filluar të ushqejë veten, por i cili përbin (gëlltit) me ushqim

gjithçka: ne e inkurajojmë ushqimin e vetvetes (çka është pozitive), por jo edhe përbërjen

(çka është negative). Te fëmija që ka vështirësi të mëdha në komunikim, bile dhe të

bërtiturit ose të qarët për ta shfaqur një nevojë, mund të konsiderohet si pozitive. Ne duhet

t’i ndihmojnë që ky komunikim të jetë sa më i këndshëm).”38

Nevojat kyçe: Këto probleme në sjelljen e femijës duhet të zgjidhen në mënyrë që të kemi

përparim gjatë mësimit. Ato dallohen në bazë të shkallës së zhvillimit. (Për shembull, që të

mësojë fëmija nga nëna e tij, ai duhet të përgjigjet në emrin e tij, të shikojë atë që i flet dhe të

jetë i qetë, t’i vërë vëmendjen për së paku disa sekonda. Heqja e shishes për t’i çliruar duart

për gjëra te tjera. Këto “nevoja kyçe” sugjerojnë hapat e parë në mësimin e të folurit, lojës

ose zhvillimit të aftësive të reja).39.

6.2. Problemet e caktuara të sjelljes të cilat paraqiten te disa fëmijë

me nevoja të veçanta

Zemërimi:

Zemërimi” është krizë e përbërë nga të qarit, bërtima dhe sjellje destruktive ose nervoza. Fëmija

mund të provojë të thyejë, të gjuajë, të shqelmojë, të kafshojë ose në mënyra tjera të dëmtojë

ndonjë gjësend ose person që e ka afër - nganjëherë edhe vetveten. Zemërimi mund të shkaktojë

frikë edhe te prindërit, edhe te fëmija. Pasi të fillojë zemërimi, është vështirë që fëmija të jetë i

arsyeshëm ose të qetësohet. Dënimi shpesh e bën edhe më të keq. Fëmijët, duke i përfshirë edhe

ata me nevoja të veçanta mentalisht dhe fizikisht, mund të mësojnë ta përdorin zemërimin për ta

fituar atë që e duan.

Në këtë mënyrë, fëmijët e zbulojnë se zemërimi ua jep atë që e dëshirojnë. Për ta ndihmuar femijën

që të zemërohet më pak, prindërit duhet të gjejnë mënyra të tjera, më të pranueshme për të, që të

tregojë se çka dëshiron ose prej çka frikësohet. Ajo që është më e rëndësishmja, prindërit duhet t’i

shpërblejnë rrugët e pranueshme dhe në të njëjtën kohë ta refuzojnë përqëndrimin e vëmendjes në

fëmijën kur ai është i zemëruar.

Kështu, duke e shpërblyer sjelljen e mirë të Kvamit dhe duke e refuzuar ta përqëndrojë vëmendjen

në kërkesat e tij kur është i zemëruar, nëna e tij i ndihmoi që të mësojë se zemërimi nuk ia jep atë

që dëshiron. Në fillim ai u zemërua edhe më tepër. Por kur e pa se edhe kjo nuk po jep rezultate,

pak nga pak nuk zemërohej më. Ai zbuloi se format tjera të komunikimit i japin rezultate më të

mira.

Mbajtja e frymës:

38Ballhysa, A.: “ Formimi i aftësive gjuhësore komunikuese tek nxënësit, AEDP, Tiranë, 2000 39Werner, David, (1987): “Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A. fq.349

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

34

Mospërkushtimi ndaj fëmijës derisa është i zemëruar, tingëllon shkëlqyeshëm. “Por, fëmija im

hidhërohet shumë; ai nuk merr frymë dhe mavijoset i tëri!” Por, zakonisht nëse nuk ndërmerrni

asgjë, atëherë më së paku e parandaloni fëmijën tuaj që të përsërisë të mbajturit e frymës! Fëmija

nuk do ta dëmtojë vetveten nëse e mban frymën. Në rastin më të keq, ai di ta humbë vetëdijen dhe

do të fillojë të marrë frymë normalisht, shumë kohë para se mungesa e frymës të mund t’i bëjë

ndonjë dëm. Posa të kuptojë fëmija se mbajtja e frymës po i frikëson dhe huton prindërit e saj, ajo

është e gatshme ta përsërisë çdo herë që hidhërohet me ta. (Shumë fëmijë tërësisht normalë e bëjnë

të njëjtën gjë.) Duhet të përpiqemi që të mos e tregojnë brengën ose shqetësimin tonë kur fëmija e

mban frymën dhe mavijoset. Në vend të kësaj, duhet të presim derisa të pushojë së provuari që të

na frikësojë dhe te fillojë sërish të marrë frymë normalisht. Pas kësaj, ne mund të bëjmë diçka që

t’i tregojmë se sa shumë e duam. Por asesi gjatë kohës kur e mban frymën!

Përplasja e kokës, kafshimi dhe dëmtimi i vetvetes:

Fëmijët mund t’i bëjnë këto gjëra për të njëjtat arsye që e mbajnë frymën- për t’i frikësuar dhe

dënuar prindërit e tyre. Sidoqoftë, nganjëherë, fëmijët me dëmtim truri, epilepsi ose me probleme

të rënda mendore mund të krijojnë shprehi për ta kafshuar vetveten, për ta përplasur kokën, për t’i

shkulur flokët dhe për sjellje të tjera vetëshkatërruese. Pa marrë parasyshë shkakun, veprimet

vetëshkatërruese nuk janë për t’u injoruar.

Prindërit duhet të gjejnë një mënyrë të thjeshtë e të butë, e cila mundësisht do ta ndihmonte fëmijën

për të mos e lënduar vetveten. Për shembull, ata mund t’ia mbajnë krahët për ta penguar që ta

kafshojë vetveten. Sidoqoftë, shumë shpesh afrimi i sjelljes i ndihmon në zgjidhjen e këtyre

problemeve.

Kujdesuni që të mos shqetësoheni ose që të mos i kushtoni me tepër vëmendje fëmijës kur e lëndon

vetveten. Në të njëjtën kohë, përpiquni sa më shumë qe t’i shpërbleni sjelljet pozitive dhe t’i

ndihmoni fëmijës që të fitojë vetëbesimin, që të mësojë shkathtësi të reja, të luajë me lodra dhe me

fëmijë të tjerë, dhe të ketë relacione shoqërore me njerëzit e tjerë. Natyrisht që mundësitë mëndore

nuk do t’iu lejojnë disa fëmijëve që të mësojnë ose luajnë më shumë.

Duke iu dhuruar këtyre fëmijëve sa më shumë dashuri, duke i përqafuar, duke u folur dhe kënduar

atyre, duke bërë gjëra me ta - të cilat ata i dëshirojnë, gjatë kohës kur nuk e lëndojnë vetveten,

mund t’u ndihmojmë që ata t’i ndalin veprat e tilla. Nëse e shpërblejmë fëmijën kur ajo ndalet së

lënduari vetveten mund të ndihmojmë qe fëmija mos të veprojë më asisoji. Por duhet pasur kujdes

që ta shpërbleni dhe t’i kushtoni kujdes fëmijës, bile më tepër kur nuk është duke e lënduar

vetveten. Kur ka mundësi, merrni këshillë nga psikologu i fëmijëve.40

40 Werner, David, (1987):“Fshatarët e vegjël me paaftësi” U.S.A., fq.362-363

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

35

6.3. Sjellja e çuditshme

Fëmijëve me nevoja të veçanta të ndryshme, nganjëhere u zhvillohen shprehi ose modele të

pazakonshme të sjelljes. Kjo është posaçërishtë e pranueshme për fëmijët e vonuar ose me dëmtime

të trurit, të cilët mund të jenë në konfuzion ose të frikësuar për shkak se kanë vështirësi të kuptojnë

se çka ndodh përreth tyre. Duke i ndihmuar fëmijët me këto vështirësi, së pari provoni ta kuptoni

se si fillon ose çka e shkakton atë sjellje.

Për shembull:

Lëkundja: Troi shpesh fillon të lëkundet prapa dhe para, dhe duket se humbet në botën e tij. Ai

pastaj nuk tregon interesim për asgjë që ndodh përreth tij! Nganjëherë lëkundet gati edhe për një

orë.

“Kur ndodh kjo më së shpeshti?”

“Kryesisht kur është me një grup të fëmijëve ose kur ka mysafirë. Por nganjëherë edhe kur është

vetëm”.

Troi duket se mbyllet në botën e vet të lëkundjes, kur gjërat i bën shumë konfuze, frikësuese ose

të mërzitshme. Për ta ndalur lëkundjen ai ka nevojë të ndihmohet që dalngadalë të kuptojë se

kontakti i ndërsjellë me persona dhe gjëra të tjera mund të sjellë kënaqësi. Por për ta evituar

konfuzionin dhe frustrimin e tij, njerëzit, lodrat dhe aktivitetet kanë nevojë t’i prezantohen me

butësi, pak nga pak edhe nga personat të cilët i njeh dhe të cilëve u beson më së shumti. (Por

kujdesuni që të kaloni më shumë kohë duke i bërë gjërat të cilat i pëlqejnë me të, kur nuk është

duke u lëkundur. Përndryshe do ta inkurajoni atë që të lëkundet më tepër për ta tërhequr vëmendjen

tuaj.

Ndrydhja e syve:“Vajza ime 5 vjeçare e quajtur Lea është e verbër dhe disi e vonuar në zhvillimin

mendor. Ajo ka shprehi t’i ndrydhë sytë me gishtërinjtë e saj. Si pasojë e kësaj, sytë e saj shumë

shpesh infektohen”. Për Lean, e cila jeton në terr, jeta nuk është gjithnjë interesante. Ajo nuk mund

t’i shohë gjërat që të luajë me to. Kur provon të gjurmojë, ngatërrohet në gjësende. Ajo e ka zbuluar

se ndrydhja e syve ia shkakton vezullimin e dritës dhe kështu ajo ka bërë lojë me këtë punë. Po

ashtu, ajo ka zbuluar se kur e bën këtë, nëna e saj i afrohet menjëherë. Nganjëherë nëna e saj e

godet në duar, por për të është më rëndësi se gjendet në qendër të vëmendjes!

Për t’u mësuar Lea të mos ndrydhë sytë e saj, ajo ka nevojë për ndihmë të madhe për të zbuluar

aktivitete të cilat janë më interesante dhe të cilat shpërblehen:

Lodrat me forma dhe sipërfaqe interesante, dhe që lëshojnë zëra të ndryshëm;

Ndoshta është mirë që të ketë hapësirën e saj në shtëpi, ku çdo gjë mbahet gjithnjë në vendin

e njëjtë, në mënyrë që ajo të gjejë rrugën e saj, gjithnjë për të gjetur lodrat e veta;

Përqëndrimi i vëmendjes në të dhe lavdërimi kur nuk i fërkon sytë.41

Duke provuar mbrojtjen e vajzave të retarduara nga keqtrajtimi seksual dhe shtatzënësia e

padëshirueshme dhe në të njëjtën kohë respektimin e të drejtave të vajzës, mund të jetë vështirë.

41 Werner, David, (1987):” Fshatarët e vegjël me paaftësi”, U.S.A.,fq.364

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

36

Disa programe provojnë të zgjidhin përmes edukimit seksual ose duke ofruar femrave të reja të

retarduara metoda për kontrollimin e shtatzënisë.

6.4. Martesa dhe familja

Në shtetet ku personat me nevoja të veçanta kanë arritur pranim dhe kyçje më të madhe në

bashkësi, një numër në rritje i personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë edhe disa persona

me nevoja të veçanta mjaft specifike të rënda, po martohen dhe po krijojnë familjet e tyre.

Aftësia që ta mbajë familjen e personit me nevoja te veçanta i cili është i martuar, varet shumë nga

gjendja ekonomike e tij. Për këtë arsye, përpjekja për të ndihmuar personat e rinj me nevoja të

veçanta që të mësojnë shkathtësi të domosdoshme për punë dhe të fitojnë për jetesë ose mbajtjen

e shtëpisë, është një pjesë me rëndësi në përgatitjen për martesë dhe familje.

6.5. Nevoja për pranimin e një amplitude të gjerë të sjelljes seksuale

Mundësitë për relacionet e afërta mund të mos krijohen aq lehtë dhe aq shpesh për personat me

nevoja të veçanta, sikurse për personat tjerë. Shumica e rrugëve standarde në të cilat “djelmoshat

i takojnë vajzat” mund të mos jenë të hapura.

Për këtë arsye nuk është befasuese që disa njerëz me nevoja të veçanta hyjnë në tipet e relacioneve

të dashurisë më pak të shpeshta. Nganjëherë personi i ri me personin e vjetër, nganjëherë dy antarë

të të njëjtës familje ose të gjinisë së njëjtë, ose 2 persona nga fiset, racat, nivelet sociale ose nga

grupet tjera sociale, relacioni i të cilëve nuk miratohet nga lokaliteti.

Para dënimit të relacioneve të tilla, ëdhtë me rëndësi të merret në konsiderim se çfarë dobie ose

dëmi i ofron ky relacion secilit prej partnerëve. Nëse të dy partnerët kanë hyrë në relacion me

dëshirë dhe duken më të lumtur dhe më të plotë për shkak të relacionit, të brengosurit ndoshta

duhet t’i përkrahin, madje edhe nëse relacioni nuk miratohet nga shoqëria.

Shumë grupe ose organizata të personave me nevoja të veçanta ngrenë zërin në mbrojtjen e të

drejtës së personave që të jetojnë në mënyrat të cilat ndryshojnë nga ato normale, derisa asnjëri

nuk shtyhet me zor ose lëndohet. Ata e dinë mga eksperienca e vet se shoqëria është shpesh mizore

dhe jo e drejtë në trajtimin e atyre që ndodh të jenë “të ndryshëm”. Kështu ata provojnë ta marrin

udhëheqjen e riedukimin e bashkësisë për të arritur pikëpamje më fleksibile dhe më të pranueshme

me respektimin e variacioneve njerëzore.

Në anën tjetër fëmijët me nevoja të veçanta ose njerëzit e rinj janë nganjëherë në pozita në të cilat

mund të marrin më lehtë përparësi sesa fyerje. Vetmia e madhe e disa të rinjve me nevoja të veçanta

ose pafajshmëria e fëmijës së vonuar, shpesh i bëjnë ata caqe të lehta për fyerje. Duhet të merren

përmasat e domosdoshme.

Me rëndësi kur dy njerëz jetojnë së bashku nuk është se kush janë ata, por është me rëndësi se a

kujdesen dhe a e respektojnë njeri-tjetrin më të vërtetë.42

42 Po.aty, fq. 456

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

37

PËRFUNDIMI

E gjithë puna deri këtu ishte një nga më të bukurat dhe një nga punët më emocionuese, një temë

mjaft interesante dhe me shumë interes për t’u hulumtuar dhe studiuar për të. Realisht, tema ka të

bëjë me një realitet që secilën ditë e atakojmë.

Të zhvilluarit e fëmijëve dhe po ashtu ngecjet në zhvillim që mund të pësojnë ose më vonë apo

qysh në ngjizjen (krijimin) e fëmijës është temë që e preokupon çdo njeri të lexojë dhe të mësojë

qoftë për zhvillimin normal apo edhe ndonjë ngecje në zhvillim që mund të ketë fëmija, pastaj

kujdesja, trajtimi dhe arritja e rezultateve sa më të mira në shërbimin e fëmijës.

Temat që janë trajtuar të lënë të kuptosh se si duhet një person i rritur të sillet ndaj secilës kategori

të fëmijëve, e sidomos pranimin në shoqëri, inkurajimi, shtytja për gjithëpërfshirje, për punë të

pavarur sidomos të fëmijëve me ngecje në zhvillim.

Jo të gjithë njerzit dinë për çrregullimin të njohur me emrin sindromi Down. Të paktën, jo më këtë

emërtim shkencor. Por po t'ua tregosh ndonjë fotografi, shumica e tyre do të përgjigjeshin: “Ah,

mongoloidët!” apo “Ah, këta njerëëzit jonormalë!”, dhe shumë emërtime të tjera. Kjo është si

pasojë e mosinformimit të duhur sa i përket këtij sindromi. Prandaj, në këtë punim kemi dhënë

informacione dhe detaje shkencore për këtë sindrom.

Të jetosh me sindromin Down është një sfidë më vete, më shumë për shkak të infrastukturës dhe

barrierave sociale me të cilat kemi të bëjmë, sesa për shkak të vetë sfidave që sjell sindromi në

zhvillimin e individit.

Në punim kemi folur dhe kemi përmendur se si shkaktohet kjo anomali, pasi që sindromi Down

nuk është një sëmundje, por është një gjendje, një anomaly; kemi cekur shkaqet e kësaj anomalie

dhe pasojat e saj.

Por sa e veshtire eshte jeta e nje individi me sindromin Down?

Individët me sindromin Down, për shkak të problemeve me shëndetin duhet të ndjekin një

protokoll procedurash mjekësore të cilat janë specifike për këta individë. Fëmijët me sindromin

Down shpesh hasin vështirësi në pranimin në shkolla publike, mungon mësuesi asistent si dhe

zbatimi i një sërë hapash të tjerë të domosdoshëm për mbështetjën e duhur dhe sigurimin e

edukimit në një ambient gjithëpërfshirës.

Duke pasur parasysh mospranimin në shkolla, mungesën e sistemit të mbështetjes pas përfundimit

të shkollës që sigurojnë një jetë aktive, dhe gjithëpërfshirëse për një individ me sindromin Down,

është bërë fakt detyrues që njëri prej prindërve, kryesisht nëna, të bëhet shoqërues i këtij individi,

pra kthehet në një person pasiv që mbi të gjitha nuk mbështetet as financiarisht nga shteti, sepse

një individi me sindromin Down nuk i takon me ligj pagesa e kujdestarisë.

E gjitha kjo situatë kontribuon në një dobësim të sistemit familjar me pasoja sociale dhe

ekonomike.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

38

Sindromi Down ka qenë dhe është një temë shumë aktuale edhe sot, prandaj secili nga ne duhet së

paku të jemi të informuar me shenjat e para të kësaj sëmundjeje, sepse nesër ky sindrom mund të

prekë edhe fëmijën tonë.

Duke marrë parasysh disa nga problemet shëndetësore që mund të kenë personat me sindromin

Down, shumica e njerëzve mendojnë se ata nuk janë të aftë të mësojnë apo të kuptojnë. Personat

e tillë kuptojnë dhe mund të mësojnë; ajo që u nevojitet është përkrahja jonë.

Si mund t’i perkrahim personat me sindromin Down?

Shumë e thjeshtë, me një buzëqeshje dhe me një përqafim, i bëjmë të ndihen pjesë e shoqërisë, me

përkrahje morale që ata kanë nevojë dhe me integrimin e tyre si pjesë e shoqërisë sonë.

Ajo që është më thelbësore është se qëllimi kryesor i hulumtimit rreth kësaj teme është arritur dhe

decidivisht duhet të cek se fëmijët me ngecje në zhvillim duhet të kenë shumë kujdes e trajtim të

veçantë, së pari duhet kujdes, dashuri, trajtim adekuat dhe më thelbësorja pranimin në shoqëri,

sepse në fund të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë jemi të veçantë.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

39

Literatura

Werner, David, (1987): Fshatarët e vegjël me paaftësi, U.S.A

Bajrami, Vedat, (2003): Edukimi special ne Kosove, Prishtine

Skallerup, S, (2008): Bebet me sindromin Down: Udhezues per prinderit, New York

Bajraktari.

Florian, K. Lidra, R, Marina, N. (2014). Jam mes jush, i ngjashëm, i ndryshëm, i

barabartë. Tiranë.

Emrush, Bejtullahu, (2007). Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi. Prishtinë

I. D, Berisha, A, Halili, A, Gashi, A, (2012): Biologjia 12 Prishtine,

Newton, Dr, Richard, (2001): The Down ‘s syndrome handbook - A practical for parents and

carers

Guire, D, Bethesda, B, (2010): Udhezues per shendet te mire per femijet dhe te rriturit me

sindromin Down, New York.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nivokazi (E... · Punimi gjatë trajtimit të kësaj tematike është ndalur edhe te sensibilizimi i shoqërisë për pranimin e këtyre fëmijëve

40

AUTOBIOGRAFIA

Jam Abetare Nivokazi, e lindur me 22 korrik 1993, ne Gjakovë.

Erdha në këtë bote te madhe per t’u bërë nje personazh pozitiv dhe i rëndësishëm i saj. Shkollimin

fillor e kam perfunduar ne shkollen e mesme të ulët “Selman Riza” ne Gjakovë, ndersa shkollimin

e mesem e kam perfunduar ne shkollen e mesme të lartë të mjekësisë “Hysni Zajmi” ne Gjakovë.

Studimet universitare i fillova ne vitin akademik 2014\2015, ne Universitetin e Gjakoves “Fehmi

Agani”, sepse doja te isha mesuese, profesion qe kerkon pune dhe perkushtim maksimal per femijet

te cilët jane burimi yne natyror me i çmuar.