raport i vlerësimit të jashtëm - aaal.edu.al i vleresimit te... · integimit të shqipërisë...

31

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë

(APAAL)

Raport i Vlerësimit të Jashtëm

Për programin e studimit jouniversitar 2 vjeçar “Efiçencë Energjitike”

Ekspert i Jashtëm i Vlerësimit

Ilia Paluka

Mars 2015

Page 2: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 2 of 31

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Profesional Jouniversitar 2 Vjeçar “Efiçencë Energjitike”

“Universitetit Polis” ka paraqitur kërkesën për akreditimin e programit të studimit jouniversitar 2 vjeçar

licencuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 315, datë 21.07.2014. Ky program studimi ofrohet

në kuadër të Projektit Tempus, miratuar, më 14 Tetor 2013.

Eksperti i jashtëm i Vlerësimit të këtij program studim është zgjedhur z. Ilia Paluka. E ngarkuar nga APAAL për

të ndjekur procedure e vlerësimit dhe vizitat në institucion ka qenë specialistja e Agjencisë, zj. Renata Qatipi.

Vizitat në institucion u zhvilluan në datat 5 dhe 6 Mars 2015, sipas axhendës së miratuar nga APAAL (shih

Aneksi 1, në këtë raport)

Gjatë vizitës u takuan të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e parashikuar në axhendë. Institucioni kishte marrë të

gjitha masat që në dispozicion të grupit të vihej çdo dokument i nevojshëm.

HYRJE

Në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm dhe nga vizitat në Institucion rezulton se “Universiteti POLIS është

regjistruar me vendim të Gjykatës së Tiranës Nr. 35386 datë 04.04.2006 dhe liçensuar me vendim të Këshillit

të Ministrave Nr. 698, datë 11.10.2006.

Akreditimi institucional i “Universitetit POLIS” është me urdhër të Ministrisë së Edukimit dhe Shkencës Nr. 227

datë 22.07.2009, ndërsa me VKM nr. 746, datë 24.10.2014 ky institucion mori statusin universitet.

Në Raportin e vlerësimit të brendshëm (më tej RVB) shkruhet se: “POLIS ka si qëllim të mundësojë mjetet,

teknikat dhe strategjitë për një lidership profesional në gjëndje që të projektojë ambjente jetese më të

përshtatshme dhe të qëndrueshme. Ne besojmë se edukimi është një sipërmarrje që kërkon bashkëpunim

shumëplanësh. Hapja ndaj inputit të studentëve dhe sensi i fortë i bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe

profesorëve janë elementë rrënjësorë të komunikimit në POLIS”.

Universiteti ka tre njësi kryesore:

- Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (ky fakultet është përgjegjës edhe për

programin e studimit 2 vjeçar jouniversitar)

- Fakulteti Arkitekturës dhe Dizajnit; dhe

- Instituti për Kërkim dhe Zhvillim (IKZH_POLIS).

Universiteti deklaron se “rritet me 150-200 studentë në vit, të cilët vijnë kryesisht nga Shqipëria por edhe nga

vendet fqinjë si Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi por edhe më tej si Rusia, Ukraina, Greqia, etj. Stafi

akademik është lokal dhe ndërkombëtar.

Në RVB gjithashtu theksohet se: “POLIS ofron programe studimi në të tre ciklet e edukimit, gjysma e të cilëve (8

nga 16) zhvillohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. POLIS gjithashtu ka nënshkruar një sërë

memorandumesh bashkëpunimi me institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim shkëmbimin

e stafit, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, programeve të përbashkëta, publikime, etj. POLIS është

gjithashtu anëtar i një sërë organizatash ndërkombëtare si AESOP, AEEA, CEEMAN, Magna Charta, ECLAS,

CEEPU, etc.”

Programi Profesional Jouniversitar në Efiçencë Energjitike është hartuar dhe zhvillohet në kuadër të projektit

Tempus DAPEEWB (“Developing and Adapting Professional Programs for Energy Efficiency in the Western

Balkans”, Project Nr. 543782-TEMPUS-1-2013-1-AL-TEMPUS-JPCR), me shtrirje kohore prej Dhjetor 2013 deri

Page 3: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 3 of 31

në Nëntor 2016. Projekti financohet nga Komisioni Europian dhe përfshin një konsorcium prej 11 institucionesh

partnere, ndër të cilët Universiteti POLIS është edhe institucioni lider i projektit (grant holder).

Qëllimi i projektit është që të zhvillojë dhe të përshtasë programe profesionale në efiçencë energjitike dhe në

këtë aspekt, partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë eksperiencën e tyre në kompozimin dhe zhvillimin e

kurrikulës së studimit.

Pranimet e para në këtë program studimi janë bërë në vitin akademik 2013-2014 ku janë pranuar 14 studentë,

ndërsa në vitin aktual 2014-2015, 25 studentë. Për këtë, ka një komunikim shkresor zyrtar të plotë që ekspertit

ju vu në dispozicion, gjatë vizitës në institucion. Ky program ofrohet nën përgjegjësinë kryesore të Fakultetit të

Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMMU), por për ofertën akademike angazhohen edhe

pedagogë nga Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn (FAD), si dhe Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit (IKZh).

Programi i Studimit Profesional Jouniversitar në Efiçence Energjitike është hapur me urdhër të MAS, Nr. 315,

datë 21.7.2014 për “Hapjen e …. dhe programit të studimit jouniversitar pranë Fakultetit “Planifikim, Mjedis

dhe Menaxhim Urban” në Universitetin “POLIS””. Ky është një program profesional jouniversitar, me

kohëzgjatje dy vjet me kohë të plotë, me 120 ECTS në përfundim të të cilit lëshohet diploma me emërtimin:

“Diplomë Profesionale në Efiçence Energjitike”.

Në takimin e zhvilluar me Rektorin e Univeritetit zotin Besnik Aliaj, dhe drejtues të tjerë, u bë një ekspoze e

zhvillimit të deritanishëm dhe strategjinë e zhvillimit të këtij institucioni në vitet e ardhshme.

Në këtë paraqitje Rektori theksoi natyrën dhe profilin e universitetit, që përfshin fushën e ndërtimit,

arkitekturës dhe planifikimin Urban, si dhe drejtime speciale që lidhen me to. Edhe program i studimit 2 vjeçar

jouniversitar “Efiçencë Energjitike”, bën pjesë në këtë profil të këtij universiteti dhe plotëson më së miri

kërkesat në ekonominë shqiptare.

Rektori theksoi se projekti Tempus ka dhënë një ndihmësë të madhe pikërisht në përmirësimin e kurrikulës në

drejtim të një formimi profesional sa më bashkëkohor.

1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Profesional Jouniversitar në Efiçencë Energjitike bën pjesë dhe mendojmë se është në

përputhje me misionin dhe objektivat e Universitetit POLIS, duke qenë se vetë profili i këtij Universiteti është

në fushën e ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban. Gjithashtu mendojmë se çështjet e energjisë,

burimeve të saj si dhe konsumit janë mjaft koherente në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe Universiteti

Polis është nga të parët institucione private që me këtë program studimi i shërben kësaj nevoje.

Programi i studimit synon t’i japë studentëve njohuri formuese dhe praktike bazë për efiçencën energjitike në

përgjithësi dhe sidomos në banesa. Në RVB theksohet që: “Programi i studimit synon të përgatisë studentët në

formimin e një aftësie kritike në një fushë të rëndësishme si ajo e përdorimit të energjisë me leverdi ekonomike

në banesa, synon të ndërgjëgjesojë planifikuesin urban në çështjet e perdorimit racional (me efiçencë) të

energjisë dhe futjen e metodave llogaritëse në drejtim të selektimit të impjantit energjitik, me qëllim

reduktimin e karbonit dhe përdorimin e energjive të rinovueshme si e ardhmja e energjisë së pastër”.

Vlerësimi ynë është që ky mision i programit të studimit është real dhe përputhet me kurrikulën e tij. Misioni i

përcaktuar “përkthehet” në objektiva mësimorë dhe didaktikë si:

- Dhënia e koncepteve teknike dhe ekonomike në një model ndërtese me përdorim të ulët të energjisë

nëpërmjet metodave të izolimeve termike dhe përdorimit të materialeve efiçentë në ndërtim dhe në

impiantin energjitik të banesës.

Page 4: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 4 of 31

- Kryerja e auditit energjitik si një tregues cilësor i ndërtesës, si në fazën e ndërtimit ashtu edhe në fazën

e konsumit të lëndëve energjitike

- Përgatitja teknike dhe aftësitë për të kryer operacione praktikë në terren ku nevojat për këtë shërbim

sa vijnë e rriten.

- Programi i studimit i shërben edhe ndryshimit të mentalitetit për një ndërgjegjësim më të madh të

studentëve për arsimin profesional si një arsim me shumë të ardhme në Shqipëri.

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi 1: Aftësitë specifike të lidhura me sektorin e punësimit janë zhvilluar, monitoruar dhe vlerësuar

gjatë gjithë programit të studimit

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Punësimi është trajtuar në hartimin e kurrikulave, në karrierën arsimimin, informimin dhe udhëzimet.

Kriteri 2 Punësimi është një çështje kyçe për miratimin e programit, monitorimin dhe rishikimin e tij.

Kriteri 3 Studentëve i është dhënë mbështetje për zhvillimin e aftësive në funksion të punësimit.

Kriteri 4 Programi parashikon dhe kredite të përfituara gjatë punës

Kriteri 5 Të përfshijnë inisiativa specifike si psh. mbështetje për sipërmarrjen

Kriteri 6 Krijimi i lidhjeve punëdhënës / IAL.

Konkluzionet e GVJ:

Nevoja për profesionistë në fushën e efiçencës energjitike nënvizohet më tej në kuadër të procesit të

integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

sidomos në fushën e energjise dhe kursimit të saj. Ligjet e reja për performancën energjitike të

ndërtesave si dhe për efiçencën energjitike hapin një dritare të re mundësish në fushën e efiçencës

energjitike por njëkohësisht vënë në dukje nevojën për profesionistë të mirë trajnuar dhe edukuar në

këtë fushë (nga RVB).

Nga studimi i planit mësimor dhe syllabuseve dhe nga kontakti me pedagogët, rezulton se hartimi i kurrikulës

është bërë duke analizuar me kujdes nevojat e tregut të punës si dhe nevojat në burime njerëzore të

kompanive që operojnë në tregun e punës.

Programi i studimit ka hapësirë të qartë dedikuar praktikës, jo vetëm në laborator por edhe në ambientet e

kompanive që operojnë në tregun e eficencës se energjisë. Nga plani mësimor nxjerrim që raporti i orëve në

teori dhe praktikë del afërsisht 1:2, që është një raport shumë pozitiv dhe brenda kërkesave të kornizës

Europiane të kualifikimeve dhe Kornizës Shqiptare të kualifikimeve (Aneksi 09 RVB).

Mbështetja që kanë dhënë ekspertët e institucioneve partnere në hartimin e kurrikulës, ka synuar pikërisht

forcimin e karakterit praktik të tij. Vetë ndërtimi i laboratorëve që shoqërohen edhe me poste pune ku

studentët do të aftësohen praktikisht për procese të ndryshme të teknologjisë së montimit të pajisjeve është

një garanci më shumë.

Nga RVB dhe Anekset bashkëngjitur tij, rezulton se janë firmosur marrëveshje konkrete me disa prej

kompanive në të fushës (Aneksi 12- RVB). Krijimi i këtyre marrëveshjeve ka qënë një ndër aktivitetet prioritare

në mbështetje të programit të studimit, aq më tepër që kjo është edhe një ndër çështjet më të diskutuara me

partnerët ndërkombëtarë gjatë projektit Tempus. Praktikat në këto biznese kanë si qëllim krijimin e një modeli

edukimi të qëndrueshëm dhe sa më pranë përvojës ndërkombëtare, duke u përshtatur me specifikat lokale.

Hartimi dhe përmirësimi i kurrikulës sipas nevojave dhe kërkesave të tregut është mjaft pozitive edhe për

Page 5: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 5 of 31

zhvillimin afatgjatë të vetë kompanive që operojnë në tregun e punës, që vuajnë nga mungesa e një stafi të

trajnuar dhe të aftë të realizojnë shërbimin që ato duan të ofrojnë.

Nga takimi me studentët (Aneksi 2, në këtë Raport) na u krijua bindja që programi i studimit Profesional

Jouniversitar 2 vjeçar në Efiçencë Energjitike synon të formojë profesionistë që të jenë fleksibël në tregun e

punës. Sipas përgjigjeve që na dhanë studentët, të diplomuarit e këtij programi mund të punësohen si në

kompanitë apo ndërmarrjet private që ofrojnë shërbime në efiçencë energjitike ashtu mund të punojnë edhe

të pavarur, duke ofruar shërbime në efiçencë energjitike. Ato do jenë profesionistë që do të marrin pjesë në

procesin e auditimit energjitik si dhe çertifikimit të objekteve të ndryshme komerçialë.

Ata mund të ofrojnë shërbime instalimi dhe mirëmbajtje të sistemeve të ndryshëm HVAC, si dhe mund të japin

konsulenca për përmirësimin e performancës energjitike të ndërtesave.

Nga RVB, anekset dhe nga takimet e zhvilluara në institucion rezulton se plotësimi i standardit të mësipërm ka

qenë një detyrë e vështirë por që është plotësuar hap pas hapi. Vështirësitë mund të përmblidhen në:

- Indiferenca e biznesit në Shqipëri që akoma nuk është ndërgjegjësuar që punëtorët e kualifikuar mund

t’i ofrohen vetëm nga shkolla dhe programe profesionale studimi, për të cilat ajo duhet të jetë

promotori i zhvillimit, por edhe i punësimit.

- Mungesa e një strategjie të qartë dhe e politikave të qëndrueshme të shpërndarjes/ shfrytëzimit dhe

efiçencës së energjisë, për të gjithë banesat në Shqipëri, që ka sjellë paqartësi edhe për biznesin dhe

investimet që ai duhet të bëjë.

Por mendojmë që optimizmi i drejtuesve dhe i vetë studentëve për një punësim të shpejtë është i përligjur

edhe për faktin se në vitin aktual akademik janë nënshkruar shumë marrëveshje dhe memorandum

bashkëpunimi me kompani prestigjoze në fushën e materialeve të ndërtimit dhe instalimeve të pajisjeve

energjitike ngrohëse/ftohëse.

Gjithashtu politikat qeveritare për të rivitalizuar arsimin profesional apo atë parauniversitar, i cili në fakt në

shumicën e rasteve shihet vetëm si një alternativë e fundit për të diplomuarit e arsimit të mesëm dhe

nëntëvjecar, janë një impakt pozitiv që do të çojë në rivitalizimin e punësimeve

2. Struktura akademike e Njësisë Kryesore (përgjegjëse për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit jouniversitar 2 vjeçar mbështetet nga Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit

Urban (FPMMU). Gjithashtu ai mbështetet edhe nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit (FAD) si dhe nga

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Polis (IKZH)

Struktura akademike në Fakultetin e Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban është si më poshtë:

- Departmenti i Planifikimit dhe Mjedisit (7 pedagogë me kualifikimin 2 Prof. Dr/1 Dr/2 në proces

doktorate/2 MND)

- Departmenti i Menaxhimit dhe Ekonomisë Urbane (7 pedagogë me kualifikimin 3 Dr/ 2 në proces

doktorate/ 1 MND/ 1 Msc)

- Njësia Kërkimore në Zhvillim Hapësinor e të Qëndrueshëm (8 pedagogë me kualifikimin 2 Prof. Dr/ 1

Dr/5 Msc);

Page 6: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 6 of 31

Tregues të matshëm:

Të dhënat për Fakultetin që ofron programin professional janë dhënë në RVB si dhe u konfirmuan nga vizita në

institucion. Në Tabelën 1 jepen të dhënat që rezultojnë për njësitë bazë akademike të këtij Fakulteti.

Tabela 1

FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN (FPMMU)

Njësia Numri i PAE

Numri i PAK

Numri i stafit të ftuar

Totali

DEPARTMENTI I MENAXHIMIT DHE EKONOMISE URBANE

7 13 - 20

DEPARTMENTI I PLANIFIKIMIT DHE MJEDISIT 7 4 - 11

NJËSIA KËRKIMORE NË ZHVILLIM HAPËSINOR E TË QËNDRUESHËM

8 - - 8

Totali 22 17 8 39

Rezulton se të tre njësitë bazë plotësojnë kriteret e lAL 9741/2007/i ndryshuar.

GVJ bëri takim me stafin akademik dhe konstatoi se institucioni ka pasur kujdes të vazhdueshëm për

përthithjen e profesionistëve që kanë kryer studimet e tyre jashë, ose janë kualifikuar jashtë vëndit në fusha

që kanë lidhje edhe me këtë program studimi

Edhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit plotëson kërkesat ligjore (shih RVB), por ky fakultet nuk është objekt i

vlerësimit në këtë raport.

3. Personeli akademik dhe ai mbështetës për Programin e studimit 2 vjeçar jouniversitar

“Efiçencë Energjitike”

Pjesa përshkrimore

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit është brenda standardeve

kombëtare. Nga të dhënat në RVB dhe vizita në institucion rezulton se stafi akademik është si në Tabelën 2 më

poshtë:

Tabela 2

FPMMU - FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN FPMMU - FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN - DEPARTMENTI I MENAXHIMIT URBAN

PAE Detyra në Dep.

Titulli PAK Titulli Institucioni ku punon full time

(Emër Mbiemër) /Grada (Emër Mbiemër) /Grada

1 Godiva Rembeci Shef Departamenti

DR 1 Antonino Scarelli

Prof. University of Tuscia, Italy

2 Petrit Harasani DR 2 Laura Gabrielli Prof. University of Ferrara, Italy

3 Agim Shehu DR. 3 Paul Rabe PhD Free Lance Consultant, The Netherlands

4 Elona Karafili DR* 4 Carlos Morales PhD IHS- University of Erasmus, Rotterdam

5 Anila Gjika DR* 5 Doris Andoni MND Agjensia Kombëtare e Strehimit, Tiranë

Page 7: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 7 of 31

FPMMU - FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN - DEPARTMENTI I PLANIFIKIMIT DHE MJEDISIT

1 Marcela Mele Shef Departamenti

DR 1 Kristaq Qirko DR. ASIG, National Authority for Geospace Information, Albania

2 Sherif Lushaj PROF. DR 2 Laura Visser DR* Freelance Professional

3 Gjergj Ikonomi PROF. DR 3 Ledio Allkja PM Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Shqipëri

4 Dorina Papa DR* 4 Xhevair Ngjeqari

MSC BLE-ALB- Konstruksion, Shqipëri

5 Rudina Toto DR*

6 Teida Shehi MND

7 Redion Biba MND

FPMMU - FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN - NJËSIA KËRKIMORE E PLANIFIKIMIT DHE MJEDISIT

1 Besnik Aliaj Shef Njësie PROF. DR

2 Nasip Mecaj PROF. Dr

3 Taulant Bino DR.

4 Gjergji Dushniku Post Master

5 Eranda Janku MSc

6 Dea Buza MSC

7 Roland Lleshi Post Master

8 Altin Sula Post Master

Tregues të matshëm:

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre janë dhënë në Tabelën 3, mbështetur në të

dhënat e RVB dhe të konfirmuara gjatë vizitës:

Tabela 3

Titulli

DEPARTMENTI I MENAXHIMIT URBAN

DEPARTMENTI I PLANIFIKIMIT DHE

MJEDISIT

NJËSIA KËRKIMORE E PLANIFIKIMIT DHE

MJEDISIT Totali

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 7 0/7 2 2/0 2 2/0 11

Profesorë të As. - - -

Doktorë 3 4 3/4 1 1 1/1 1 1/0 10

Docentë - -

Msc 4 2 4/2 4 3 4/3 5 5/0 18

Asistentë

Instruktorë praktike

Personeli Administrativ 7 13 7/13 7 4 7/4 8 0 8/0 39

Gjatë vizitës në Zyrën e Burimeve njerëzore, grupi u njoh me :

1. Procedurat e pranimit në institucion

2. Llojet e kontratave dhe modelet e tyre

3. Ngarkesën semestrale dhe vjetore të pedagogëve dhe punonjësve shkencorë

Me mënyrën e përzgjedhjes së rastësishme u panë dosjet e disa pedagogëve. Ato rezultuan në përputhje me

kërkesat ligjore për personelin akademik dhe ndihmës.

Page 8: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 8 of 31

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi 2 Aftësi të transferueshme janë zhvilluar, monitoruar dhe vlerësuar gjatë gjithë programit

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Punëdhënësit ndihmojnë në përcaktimin e përvojave thelbësore (p.sh. përvoja e punës) dhe aftësitë

ndër-kurrikulare, qëndrimet dhe njohuritë (p.sh. të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, komunikimi, TIK,

marrëdhëniet me klientët)

Kriteri 2 Çdo aftësi është ndjekur përmes moduleve (Përmbajtja e kursit, metodat e mësimdhënies, vlerësimit)

në fazat e zhvillimit të kurrikulës dhe nëpërmjet rishikimit të programit.

Kriteri 3 Rezultatet janë të monitoruara (p.sh. punësimi i të diplomuarve).

Konkluzionet e GVJ:

Në takimet me drejtuesit dhe pedagogët, rezulton se Universiteti POLIS për këtë program studimi ka

reflektuar zhvillimet e reja në ekonomi si dhe impulset e tregut të punës.

Ne konstatuam se kurrikulat janë rishikuar vazhdimisht duke synuar pasurimin e tyre me module të reja

dhe duke harmonizuar shpërndarjen e peshës së secilit modul.

Për këto ndryshime janë organizuar diskutime në nivel Departamenti, fakulteti dhe në Senatin Akademik;

gjithashtu në kuadër të Projektit Tempus janë parë modele dhe praktika të sugjeruara nga partnerët

ndërkombëtarë gjatë aktiviteteve të shkëmbimit; së fundi nga presioni i tregut të punës, si dhe nga

shoqata Alumni;

Programi ka patur disa ndryshime në krahasim me atë të liçensuar nga MAS, për të qenë më koherent

dhe për të mundësuar adaptimin dhe përditësimin e kurrikulave me zhvillimet më të fundit teknologjike

të fushës.

- Metodat e mësimdhënies, kanë shumëllojshmëri për të arritur aftësi të mira profesionale, aftësi

gjykuese si dhe komunikimi. Nga plan program del se përveç kurseve profesionalë, hapësirë kanë

edhe kurset specialë, të cilët japin njohuri në fusha të rëndësishme si menaxhimi i biznesit,

sipërmarrja, etj.

- Proçesi i mësimdhënies është monitoruar nga drejtuesit dhe zyra e cilësisë, me qëllim rritjen e

cilësisë së mësimdhënies, adaptimit të metodave të aplikuara të mësimdhënies. Janë inkurajuar

metoda mësimdhënie që stimulojnë pjesëmarrjen e studentëve si dhe ndërveprimin në klasë, si:

a) Puna në grup: ku krahas projekteve individuale, studentët punojnë në grupe, që është një

aftësi e kërkuar në tregun ë punës dhe e rëndësishmë në profesionin e efiçencës energjitike,

në të cilën ndërveprojnë shumë aktorë të ndryshëm;

b) Prezantime në klasë: ku studentëve iu kërkohet të bëjnë prezantime, të cilat lidhen me punët

e tyre origjinale. Këto prezantime rrisin komunikimin.

c) Përdorimi i teknologjive të reja: veçanërisht e rëndësishmë për programin e studimit efiçencë

energjitike dhe në këtë kuadër, ndërtimi laboratorit të ri të HVAC është një gjë mjaft pozitive.

Gjatë vizitës në këtë laborator, Grupi konstatoi që pajisjet dhe softuerët ishin mjaft të

përparuara dhe shumë të përshtatshëm që studentët të asimilojnë njohuritë e tyre praktike

si dhe të praktikohen në aspekte të veçanta të profesionit.

d) Vizita në terren: në disa lëndë janë përdorur vizitat në terren (disa biznese të fushës) ku

studentët mund të shohin nga afer implementime të sistemeve të ndryshme si dhe aspekte

të tjera, të cilat nuk mund të demonstrohen apo aplikohen në laborator.

Mendojmë se përmirësimet kanë shkuar në dretimin e duhur të shtimit të orëve praktike dhe

Page 9: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 9 of 31

laboratorike. Megjithatë, në këtë drejtim mbetet për të përmirësuar organizimin e praktikave

profesionale.

Standardi 5: Stafi zotëron aftësi, sjellje dhe përvojë të duhur për rezultatet e pritshme të programit

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Të dhëna nga specialistë të sektorit përkatës të punësimit

Kriteri 2 Stafi mësimdhënës angazhohet në përditësimin e mëtejshëm, specifikisht për anën profesionale, lëndët

dhe vendet e punës

Kriteri 3 Janë ngritur sisteme për evidentimin e hershëm dhe ofrimin e mbështetjes, për mbështetjen e të

mësuarit tek studentët

Kriteri 4 Stafi ka siguruar mbështetje për studentët me kohë të pjesshme (part time), p.sh. nëpërmjet email-it,

ofrimit të të mësuarit virtual dhe ambienteve përkatëse (e-learning).

Konkluzionet e GVJ:

Konstatojmë se përzgjedhja e stafit akademik për programin profesional Jouniversitar në Efiçencë

Energjitike është bërë duke patur parasysh që është program specifik professional, duke angazhuar

sidomos atë pjesë të stafit akademik, që ka përvojë dhe formimi të përshtatshëm.

Gjithashtu, takuam edhe stafin e ri që ka kontratë për menaxhimin dhe përdorimin e laoratorit të HVAC.

Nga bashkëpunimi me sektorin privat është tentuar edhe ofrimi nga universiteti i trajnimeve shtesë për

stafin e kompanive dhe nga ana tjetër, këto kompani ofrojnë staf të specializuar dhe me mjaft përvojë për

të realizuar trajnime për stafin e POLIS dhe për studentët, jashtë dhe brënda vendit. Një kontribut në këtë

drejtim jep projekti Tempus, si për mbështetjen në ndërtimin e laboratorëve, në formimin e kurrikulës

dhe në programet specifike të çdo kursi.

Nga diskutimet që u bënë gjatë vizitës, por edhe nga RVB del se këto trajnime do të fillojnë në Mars 2015

dhe do të kryhen nga profesorë të 4 universiteteve:

- University of Minho (POR),

- Van Hall Larenstein University of Applied Sciences (NL),

- Anhalt Univerity of Applied Sciences (GER),

- Slovak University of Technology in Bratislava (SLK)) partnere nga vende të BE.

Këto trajnime do të përfshijnë vizitat dhe trajnime të stafit vendas në universitetet partnere si dhe

trajnime të realizuara nga ardhja e profesorëve të huaj në POLIS. Deri tashmë, stafi i POLIS ka patur

mundësinë të zhvillojë një udhëtim trajnues për laboratoret e efiçencës energjitike si dhe për mënyrën e

organizimit të arsimit profesional në përgjithësi në Anhalt Univerity of Applied Sciences, Gjermani.

Përsa i përket mbështetjes së studentëve, POLIS një njësi ZMSKK (Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe

Këshillimit të Karrierës). Studentët informohen nëpërmjet një sërë materialesh të printuara si programe

studimi, broshura, ‘Guida e studentëve’, ‘POLIS at a glance’, materialeve të tjera të printuara.

Mendojmë se edhe në Faqen zyrtare të Polis University (www.universitetipolis.edu.al) studentët kanë

mundësi për informacion të përditshëm. Grupi mori informacion gjatë vizitës së tij se që prej 2013,

Universiteti POLIS ka një sistem dixhital (OSIRIS EMIS të mundësuar nga MC Netëorking), në të cilin kanë

akses stafi dhe studentët. Dy sistemet janë të ndërthurur më njëri-tjetrin. Faqja zyrtare jep informacion

në lidhje me universitetin në përgjithësi, porgramet që ai ofron, aktivitetet që zhvillohen aty, etj.

Ndërkohë që tek portali zyrtar jep informacion personal për studentët si nota, pjesëmarrje në klasë,

njoftime të ndryshme, detyrime të studentit, etj. POLIS është gjithashtu i pranishëm në median sociale si

Page 10: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 10 of 31

Facebook, Twitter, LinkedIn, etj.

Studentët e programit Profesional Jouniversitar në Efiçencë Energjitike e zhvillojnë mësimin në fundjavë

dhe për ta bëhet njoftimi dhe përditësimi i vazhdueshëm për aktivitetet specifike të degës së efiçencës

energjitike apo edhe të universitetit në përgjithësi.

Nga vizita në sekretarinë mësimore dhe takimi me studentët u njohëm konkretisht me funksionimin e

këtij sistemi.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj

komunitetit

Pjesa përshkrimore

POLIS ka një Kampus dhe infrastrukturë të përshtatshme në fushën akademike dhe në kërkimin shkencor,

duke përfshirë edhe laboratorët e nevojshëm përkatës. Në RVB është dhënë një informacion i zgjeruar për të

(Aneksi 7-RVB):

Përkrah laboratorëve dhe auditorëve, të pajisur me teknologjinë përkatëse si kompjuter, printera, lazer,

skanera, etj, POLIS ka një librari e cila përfshin një numër të madh librash. Gjatë vitit të fundit, POLIS ka

mundur që të arkivojë elektronikisht plotësisht shërbimin bibliotekar, nëpërmjet ndërtimit të një portali

elektronik, ku studentët mund të aksesojnë materialet mësimore, leksionet, libra online, etj.

Gjatë vitit të fundit janë ndërtuar dhe kompletuar një sërë laboratoresh, ndër të cilët vlen të nënvizohet

Laboratori i Efiçencës Energjitike, i cili ka një sipërfaqe prej 70 m2 (Aneksi 6-RVB). Ky laborator është

përfunduar në fund të vitit 2014 dhe është financuar nga projekti Tempus, në kuadër të mbështëtjës që

ky projekt jep për zhvillimin dhe adaptimin e programeve profesionale në efiçencë energjitike. Laboratori

përbëhet nga një sistem HVAC mjaft i kompletuar dhe kompleks, i ndërtuar në mënyrë të tillë që të

akomodojë teknologjinë më bashkëkohore të fushës si dhe t’iu shërbejë nevojave të studentëve.

Laboratori ka rëndësi të madhe për disa nga kurset më të rëndësishmë të programit të studimit, të cilat

në fakt përbëjnë edhe bërthamën e programit.

Në këtë laborator studentët kanë mundësi të asimilojnë dhe të vënë në praktikë njohuritë teorike të

fituara gjatë orëve të lëksioneve.

Duhet të theksohet që, laboratori i HVAC, pavarësisht se është mjaft i kompletuar, do t’i shtohet edhe një

njësi tjetër e rëndësishme, e cila është njësia e Auditit Energjiitik. Kjo njësi do të përbëhët nga pajisje dhe

instrumenta matës të performancës energjitike të ndërtesave si dhe pajisjeve të ndryshme të HVAC.

Programi Profesional Jouniversitar në Efiçencë Energjitike është një prgram me kohë të pjesshme dhe

mësimi zhvillohet gjatë fundajvave, nga dita e Premte deri në ditën e Dielë. Për këtë arsye, universiteti ka

parashikuar që gjatë kësaj kohe, sipas kalendarit përkatës, të ofrohen të gjitha shërbimet ë nevojshme

për studentët. Në këto shërbime përfshihet, sekretaria, kancelaria, ambjentet e ngrënies, etj.

Tregues të matshëm:

Mjediset e institucionit në funksion të programit të studimit jepen në Tabelën 4, mbështetur në të

dhënat e RVB dhe të konfirmuara gjatë vizitës.

Tabela 4

Page 11: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 11 of 31

Mjediset e Universitetit POLIS Sipërfaqja

Salla për leksione/ seminare 1745 m2 Ambiente për shërbime dhe aktivitete promovuese, bibliotekë, fotokopjime, librari

212 m2

Laboratorët për praktikë lëndore/ profesionale / për lëndët dhe informatike /salla interneti

941 m2

Korridore/holle 1285 m2

Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 604 m2

Zyra administrative 699 m2

Sipërfaqe për nyje hidrosanitare për studentët / personelin akademik 303 m2

Oborre 5680 m²

Parkingje 1400 m²

Totali 12869 m2

Nga vizita në IAL, u verifikuan të gjitha deklarimet e institucionit. Këto ambiente janë të

shfrytëzuara për të gjithë studentët e këtij programi studimi, pra normativat shtetërore plotësohen.

Mendojmë se infrastruktura e institucionit është mëse e mjaftueshme për programin e studimit dy vjecar

jouniversitar. Me zhvillimin e praktikave profesionale, këto të dhëna duhet të pasurohen edhe me ambientet

ku studentët do të bëjnë praktikat.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton nga RVB se ky institucion ka të dhëna financiare të shëndosha. Kjo vjen

si pasojë e punës së madhe që kanë bërë administratorët për të përthithur fonde nga projekte kombëtare dhe

ndërkombëtare, etj.

Nga vizita mësuam që monitorimi i aktivitetit dhe treguesve financiarë kryhet rregullisht nga zyra e financës, e

cila i raporton periodikisht bordit të themeluesve nëpërmjet raporteve të menaxhimit financiar. Në të njëjtën

kohë një auditues i jashtëm i liçensuar kryen auditimin e pasqyrave financiare dhe bën vlerësimin e

respektimit të standarteve të raportimit financiar. Pasqyrat japin një pamje të të gjëndjes financiare të

shoqërisë.

Të ardhurat ndahen në:

- të ardhurat nga pushteti qëndror që kanë pasqyruar financimet e qeverisë shqiptare në kuadër të

programit Brain Gain. Këto janë transferta të cilat kanë hyrë në Universitetin POLIS, me të cilat janë

paguar pedagogë shqiptarë të ftuar të cilët punojnë jashtë vendit.

- donacione, ku janë pasqyruar donacionet nga Co-plan, nga Fondi Hollandez i Arkitektures, Ambasada

Gjermane, Ambasada Austriake, etj.

- të ardhura nga projekte të përbashkëta, ku janë përfshirë përfitime direkte të POLIS në kuadër të

projekteve të përbashkëta me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë.

- Të ardhura të tjera, që përfshijnë të ardhura nga aktivitete dytësore si nënqera, zhvillim eventesh, etj.

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në vitet e fundit janë paraqitur në RVB sipas Tabelës 5

Tabela 5

Në 000 lekë

Page 12: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 12 of 31

Të ardhurat (në lekë) nga:

Viti I 2009-2010

Viti II 2010-2011

Viti III 2011-2012

Viti IV 2012-2013

Viti V 2013-2014

I Fonde publike

1 Pushteti qendror 1,466

2 Pushteti vendor

Gjithsej 1,466

II Fonde jo publike

1 Grantet për kërkim dhe kontratat

2 Konsulencat, shërbimet

3 Tarifat (regjistrim/shkollim/etj) 121,062 175,915 209,884 196,881 182

4 Sponsorizimet

5 Tarifat për trainim (kualifikimi i vazhdueshëm)

6 Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

2,672 650 6,060 3,281 5,857

7 Të tjera 180 681 3,850 4,954 4,557

8 Projekte të përbashkëta me partnerë 1,660 2,845 10,777 9,193 8,844

9 Financime ortake

SHUMA 127,040 180,091 230,571 214,308 201,401

Shpenzimet, ku përfshihen:

- pagat e stafit akademik të punësuar, ata me kontratë si dhe pagat e stafit administrativ. Ky zë është

rritur çdo vit dhe në total me rreth 2 herë. Aktualisht zë më shumë se gjysmën e totalit të

shpenzimeve.

- qeraja e ndërtesës, shpenzimet konferenca, workshop-e, ture mësimore, promocion dhe shpenzime të

tjera. Krahasuar në vite ky zë eshte rritur dukshëm.

- shpenzimet për blerje asetesh si pajisje kompjuterike, shpenzime për blerje librash, mobilje orendi e

pajisje zyre, punime ndërtimi ne godinën e re si dhe donacionet në libra e mjete të tjera. Ky zë ka

pasur qëndrueshmëri përgjatë viteve, e cila dëshmon kërkesën e vazhdueshme të Universitetit për të

investuar në ambiente, pajisje e laboratore. Në vitin 2010-2011 ky zë është rritur me 17 herë pasi

Universiteti investoi në ndërtime me zhvendosjen në kampusin e ri ku aktualisht zhvillon aktivitetin.

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme këtu janë investimet në libra.

Shpenzimet jepen në RVB, në Tabelën 6:

Tabela 6

Në 000 lekë

Nr. Emërtimi Viti I Viti II Viti III

Paga Shpenz Invest Paga Shpenz Invest Paga Shpenz Invest

I Fonde publike

1 Pushteti qendror 1,466

2 Pushteti vendor

Gjithsej

II Fonde jo publike

1 Grantet për kërkim dhe kontratat

2 Konsulencat, shërbimet

3 Tarifat (regjistrim/shkollim/etj) 53,279 56,550 2,368 78,917 78,901 18,079 108,109 75,794 4,195

4 Sponsorizimet

Page 13: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 13 of 31

5 Tarifat për trainim (kualifikimi i vazhdueshëm)

6 Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

2,672 650 5,740 320

7 Të tjera 180 2,845 3,850

8 Projekte të përbashkëta me partnerë

1,660 1,867 8,796 114

9 Financime ortake dhe hua 66,123

Shuma 54,745 53,390 5,040 78,917 82,427 84,870 109,976 90,330 8,479

Nr. Emërtimi Viti IV Viti V

Paga Shpenz Invest Paga Shpenz Invest

I Fonde publike

1 Pushteti qendror

2 Pushteti vendor

Gjithsej

II Fonde jo publike

1 Grantet për kërkim dhe kontratat

2 Konsulencat, shërbimet

3 Tarifat (regjistrim/shkollim/etj) 114,035 77,920 4,926 101,242 70,152

4 Sponsorizimet

5 Tarifat për trainim (kualifikimi i vazhdueshëm)

6 Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

2,398 883 1,769

7 Të tjera 4,954

8 Projekte të përbashkëta me partnerë

3,734 5,459 3,111 5,733

9 Financime ortake dhe hua 4,519

Shuma 117,769 90,296 10,763 104,353 75,885 1,769

Emërtimi Viti I

2009-2010

Viti II

2010-2011

Viti III

2011-2012

Viti IV

2012-2013

Viti V

2013-2014

1 Shpenzime mësimdhënie 32.683 50,238 76,494 82,983 58,419

2 Shpenzime administrimi 62,055 93,699 99,489 97,422 90,234

3 Shpenzime për kërkim shkencor 18.397 17,407 24,323 27,660 31,585

Kosto e studimit/për student për një vit akademik: Duke iu referuar të dhënave të mësipërme kosto e studimit

për student përgjatë viteve ka pasur një rënie të lehte e cila justifikohet me rritjen e numrit të studentëve vit pas

viti. Kosto për studentët e FPMMU është më e lartë se tarifa e shkollimit gjë që dëshmon se kjo degë aktualisht

subvencionohet përmes bursave dhe tarifave sociale. Kjo bëhet me synim formimin e profesionistëve të vërtete

në fushën e planifikimit urban për të cilët ka aq shumë nevojë zhvillimi i qëndrueshem i vendit.

Kjo është dëshmi e qartë e përgjegjësisë sociale të universitetit.

Page 14: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 14 of 31

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë, në funksion të programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë është realizuar përmes krijimit të një grupi të

përhershëm. Kjo strukturë ka vazhduar të funksionojë sipas detyrave të përcaktuara në Rregulloren e U_POLIS

si dhe në Rregulloren e brendshme të vetë njësisë. Grupi u njoh me rregulloren e kësaj njësie dhe me planin e

punës së saj për vitin akademik 2014-2014, përkatësisht me Anekset 13 dhe 14.

Ka disa vendime për krijimin apo riorganizimin e saj, përkatësisht:

- Vendimi Nr. 7, datë 12.01.2011 i Rektoratit, për riorganizimin e Njësisë së Cilësisë dhe Akreditimit

(NJCA).

- Vendimi Nr. 5, datë 20.02.2012 i Rektoratit, për riorganizimin dhe riemërtimin me emrin Njësia e

Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

- Vendimi Nr. 1 Datë 6.09.2012 të Rektoratit, ku u ndryshua pjesërisht përbërja e saj. Kjo njësi vazhdon

veprimtarinë e njësisë së mëparshme por me një kuadër operativ më të gjerë e përgjegjësi të

shumfishta.

Pjesëtarët e tanishëm në NJBSC janë:

Tabela 7

Nr Anëtarët e NJSBC Detyra që ka në NJSBC

Koha në detyrë

1 Elona Karafili Kryetare – Staf Akademik 2014 2 Vezir Muharremaj Antar – Staf Akademik dhe Kerkimor 2012

3 Gjergji Dushniku Antar – Staf Akademik 2013

4 Keti Sula Antare – Sekretaria Mësimore 2006

5 Ada Haxhi Antare - Juriste 2014

6 Efijeni Kokëdhima Antare – Senati Studentor 2014

7 Rovena Çadri Antare – Eksperte e Jashtme 2014

Anëtarë të saj janë persona që kanë marrë pjesë në proceset e mëparshme dhe kanë qenë pjesë e procesit të

vlerësimit në pozita të ndryshme si ish drejtues, lektorë apo dhe studentë. Kalimi nga një grup në tjetrin ka

mbajtur parasysh dhe kriterin e rinovimit të pjesshëm të tyre për të siguruar kalimin natyral të përvojës e

njohjes në vazhdimësi.

Gjatë viteve akademike NJSBC ka realizuar monitorime të procesit mësimor, vlerësime të pedagogëve nga

pedagogë të tjerë dhe janë lënë detyra për tu përmbushur prej tyre. Pjesë dhe objekt i këtyre monitorimeve ka

qenë procesi i mësimdhënies, cilësia në mësimdhënie për pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm,

mbështetur në një format të strandartizuar.

Nga diskutimet me përfaqësues të kësaj njësie morëm informacion që procesi i vlerësimit të cilësisë së

mësimdhenies të stafit akademik përbëhet nga 4 komponentë vlerësimi komplementarë:

- nga studentët,

- nga kolegët,

- nga vetvlerësimi (vlerësimi për veten)

- nga eprori/ët.

Për programin e studimit dy vjeçar akoma nuk janë zhvilluar vlerëime me anë të pyetsorëve, sepse për

programet jouniveritare nuk ka një model pyetsorësh. Mbetet detyrë imediate hartimi i tyre dhe organizimi që

në këtë vit akademik.

Page 15: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 15 of 31

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Planet mësimore për programin e studimit jepen në Anekset e RVB.

Arsyet e ndryshimit të planit mësimor janë: a) përshtatja me kërkesat e projektit TEMPUS dhe b) ndihma e

partnerëve për të sjellë një plan më afër tregut të punës. Nga vizita në institucion drejtuesit e institucionit

deklaruan se pavarësisht ndryshimit të planit mësimor, kjo gjë nuk ka ndikuar tek studentët e vitit të dytë

sepse brezi i parë i studentëve kanë filluar në janar të vitit 2014 dhe ndryshimet e planit i kanë përfshirë edhe

ato.

Të dhënat kryesore janë:

a. Emërtimi i Diplomës: Diplomë dy vjeçare jouniversitare “Efiçencë Energjitike”

b. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite

c. ECTS totale: 120 ECTS

d. Forma e studimit: me kohë të pjesshme

e. Vëndi në KSHK: Niveli 5

Programi zhvillohet gjatë fundjavave, të Premte, të Shtunë dhe të Dielë, që përshtatet me kushtet e

studentëve si dhe me nevojat e tyre të punësimit, ndërkohë që ndjekin edhe studimet. Një krediti të

formimit i korrespondon 25 orë mësimore punë të studentit, përbërë nga orë mësimore për transmetim

dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj) dhe orë për punë individuale të studentit.

Pra duket që janë ndryshuar rreth 50 % e planit mësimir dhe e kurrikulës. Sic ka deklaruar institucioni edhe në

RVB si dhe gjatë vizitës, licencimi i programit u bë disa kohë para fillimit të projektit TEMPUS. Duke qenë se

objekti i këtij projekti ishin programet e studimit 2 vjecare jouniversitarem zhvillimi i tyre, nuk mund që të mos

përfshihej edhe ky program i sapolicencuar.

Syllabus-et për çdo lëndët, jepen në Aneksin 10 - RVB. Në përgjithësi ato kanë të gjithë elementët e

mëposhtëm:

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Page 16: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 16 of 31

Mendojmë se hartimi i syllabuseve duhet të fillojë nga Komptencat e synuara për studentët pas mbarimit të

lëndës. Pastaj të përcaktohen objektivat e lëndës.

Përsa i përket literaturës së përdorur nga studentët, vetë pedagoggët po përgatisin tekstet përkatëse. Në

dispozicion të grupit na u vunë 4-5 tekste të plota dhe të një cilësie të lartë. Pjesa tjetër do të përgatitet sa më

shpejt. Megjithatë pas cdo teme leksioni, secilit student i vihej në dispozicion leksioni në formë dixhitale, nga

secili pedagog.

Mendojmë se cilësia e stafit akademik është e lartë dhe në përputhje me kërkesat për këto programe

profesionale. Nga takimi me personelin akademik u konstatua përkushtim dhe pasion për mbarëvajtjen e

programit.

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi 6: Struktura e programit, rezultatet e të mësuarit dhe proceset e vlerësimit të mësimdhënies

janë në përputhje me standardet evropiane.

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Programi është në përputhje me Bolonjën, Përshkruesit e Dublinit dhe Kornizën Evropiane të

Kualifikimeve.

Kriteri 2 Studentët janë të pajisur me Suplementin e Diplomës që përputhet me rregulloret e BE-së për diplomim

Kriteri 3 Arritjet në nivelin 4 në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, lejojnë regjistrimin në këtë program studimi

Kriteri 4 Studentëve të regjistruar me formim dhe njohuri të ndryshme nga prurjet e zakonshme (jo tradicionalë)

u ofrohet mbështetje e duhur që në fazat e hershme të programit.

Kriteri 5 Programit ka 120 ECTS dhe lejon transferimin në vitin e 3, të një programi bachelor.

Kriteri 6 Ka një raport të balancuar 50:50 praktikë / teori në programin mësimor, metodat e mësimdhënies dhe

vlerësimin e studentëve.

Kriteri 7 Rreth 25% e programit është i vendosur në punë konkrete (p.sh. në një semestër ose i vendosur në

pushimet e verës) ose në shkëmbime ndërkombëtare (p.sh. Erasmus +).

Kriteri 8 Mësimi praktik dhe elementëve të punës konkrete u është dhënë pesha e duhur në vlerësim dhe

rivlerësim.

Konkluzionet e GVJ:

Problemi i efiçencës së energjisë është mjaft aktual, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera

të rajonit apo Bashkimin Europian. Kjo është reflektuar në politikat dhe iniciativat e fundit të qeverive

përkatëse. Pavarësisht se është një çështje globale, qasja ndaj efiçencës energjitike (perveç termave të

përgjithshëm) duhet të përshtatet edhe me specifikat e çdo vendi.

Në këtë aspekt, gjatë formulimit të programit të studimit është bërë një ndërthurje ndërmjet

eksperiencës europiane në efiçencë energjitike dhe arsim profesional, si dhe praktikës apo eksperiencës

lokale shqiptare në këtë drejtim. Rol të rëndësishëm në hartimin e programit të studimit ka patur edhe

ndërveprimi me sektorin privat të fushës, për të patur në këtë mënyrë aftësi në përputhje me ato që

tregu kërkon.

Në dijeninë tonë deri tani nuk është hapur asnjë program studimi profesional 2 vjecar në efiçencë

energjitike por janë ofruar vetëm kurse apo trajnime nga institucione të huaja. Programi i studimit dy

vjecar jouniversitar në Efiçencë Energjitike jep mundësinë të jetë një program i plotë.

Page 17: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 17 of 31

Programi i studimit është hartuar nga stafi akademik, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë me

eksperiencë në fushë, përfaqësues të biznesit në fushën e EE si edhe më gjerë. Rolin kyc e ka patur

projekti Tempus dhe partnerët ndërkombëtarë, për ndryshimin e kurrikulës, që ka pësuar ndryshime

përkundrejt variantit të liçensuar. Ne mendojmë se ndryshimet në programin e studimit e kanë

pasuruar atë me lëndë dhe module shumë të vlefshme dhe që e afrojnë këtë program më shumë me

kërkesat e Nivelit 5 të KKK. Për shkak të specifikave të fushës programi duhet të adaptojë ndryshime të

tjera të mundshme, me qëllim përditësimin e tij me të rejat teknologjike.

Programi i studimit 2 vjecar Jouniversitar në Efiçencë Energjitike është një program me kohë të

pjesshme.

Programi zhvillohet gjatë fundjavave, të Premte, të Shtunë dhe të Dielë, që përshtatet me kushtet e

studentëve si dhe me nevojat e tyre të punësimit, ndërkohë që ndjekin edhe studimet. Një krediti i

korrespondon 25 orë mësimore punë të studentit, përbërë nga orë mësimore në auditor (leksione,

seminare, ushtrime, laboratore, praktika, detyra etj) dhe orë për punë individuale të studentit.

Programi përbehet nga 20 lëndë (perfshirë këtu intershipin) të ndara në dy vite. Lëndët kanë 3 ose 6

kredite, në varësi të ngarkesës dhë rëndësisë së tyre.

Viti akademik është konceptuar i vazhduar, pa ndarje semestrale.

Lëndët ndahen në disa kategori, sipas veprimtarisë që ato mbulojnë dhe njohurive që duan të

transmetojnë. Orët e praktikës dhe laboratoreve janë gjithashtu të pranishme në shumicën e kurseve

të studimit. Projekti Final ka 15 kredite dhe parashikohet të përmbajë pjesë të praktikës profesionale

dhe të përfundojë me një projekt të zbatuar në ndërtesa ose në laboratorin e shkollës.

Studentët të ciklët pas përfundimit të studimeve 2 vjecare duan të vazhdojnë studimet në nivelin

Bachelor, mund të aplikojnë për këtë kalim dhe në mënyrë që kreditet e ngjashme t’iu ekuivalentohen.

Në këto raste ngrihet një komision për ekuivalentimin dhe njohjen e krediteve, sipas kritereve të

përcaktuara në rregulloren e studimit.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Në takimet me pedagogët dhe studentët u interesuam për format e mësimdhënies, shumëllojshmërinë e

tyre, raportet midis tyre, etj. Gjithashtu morëm informacion për ngarkesën dhe cilësinë e realizimit të

mësimdhënies.

Kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhënies, teknologjitë e mësimdhënies, vlerësimi i

brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë ishin pjesë e

vëzhgimeve. Një informacion më të plotë e marrim edhe nga RVB.

Format e e ndryshme të mësimdhënies dhe ngarkesa totale në auditor për secël formë jepen në

Tabelën 13, mbështetur në të dhënat e RVB dhe të konfirmuara gjatë vizitës.

Tabela 13

Programi i Studimit jouniversitar 2 vjeçar Efiçencë energjitike

Format e mësimdhënies Orët në auditor

Leksione 367

Seminare 95 Laboratore /Ushtrime 223

Page 18: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 18 of 31

Praktikë lëndore 352

Praktikë profesionale 120

Orë në auditor 1037

Orë në punë të pavarur 1963

Në total 3000

Në tabelën e mësipërme shpjegohet ndarja e formave të mësimdhënies sipas orëve përkatëse. Orët totale në

auditor janë rreth 35% të orëve gjithsej, ndërkohë që formimi i studentit varet në një shkallë të madhe nga

puna e pavarur. Kjo vjen edhe si pasoje e natyrës së programit, që zhvillohet në format me kohë të pjesshme.

Gjatë fundjavës studentët ezaurojnë orët në auditor me leksione apo seminare dhe më pas ushtrohen dhe

studiojnë në mënyrë të pavarur.

Orët totale në auditor (1037 orë) ndahen në leksione dhe seminare (45%), si dhe laboratore dhe praktika

lëndore (55%). Kjo shpërndarje tregon se raporti orë teorike/orë praktike është në raportin 367/790 ose 1:2.

Ky raport është optimal në programe të këtij lloji. Përqindja e lartë e orëve të laboratoreve dhe praktikës

lëndore është mjaft e rëndësishme për vetë natyrën e programit të studimit, duke qenë se qëllimi final është

përgatitja e profesionistëve me aftësi të mëdha praktike.

Format e kontrollit të njohurive jepen në Tabelën 14, mbështetur në të dhënat e RVB dhe të

konfirmuara gjatë vizitës janë si më poshtë

Tabela 14

Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %) ndaj totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive P.sh. 10%

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit, praktikave profesionale, etj)

0-90%

Diskutim në klasë 0-40%

Provimi përfundimtar 0-90%

Në total 100%

Vlerësimi i studentit në këtë program studimi respekton parimin e vlerësimit, bazuar në disa komponentë

duke iu larguar konceptit tradicional të një provimi të vetëm në fund të lëndës dhe në përputhje me kriteret

shtetërore në fuqi dhe me frymën e proçesit të Bolonjës. Vlerësimi final përfshin vlerësimin gjatë gjithë

semestrit/ vitit sipas vlerës së ponderuar tëi disa elementëve, pesha e të cilëve ndryshon në përputhje me

natyrën e lëndës:

- Lëndët e formimit bazë dhe ato teorike i caktojnë një peshë më të lartë provimit ose testeve teorike,

- Lëndët karakterizuese ose laboratorët i caktojnë një peshë më të lartë projekteve dhe detyrave.

Pesha e secilit komponent vlerësimi jepet në syllabuset e secilës lëndë. Nga tabela e mësipërme, disa

konsiderata të përgjtihshme mund të nxirren:

- Ndjekja e lëndës (prezenca) është e fiksuar në 10%,

- Aktivizimi gjatë orëve të diskutimeve varion sipas lëndës dhe mund të shkojë deri në 40%.

- Detyrat e kursit, projektet apo punët laboratorike, variojnë deri në 90%, sipas specifikave të kursit.

Nga intervistat me studentë ky komponent rezultonte pozitiv dhe i lavdërueshëm prej tyre. Nga pyetja e

ekspertit të jashtëm se cfarë do donit të ndryshonte për më mirë në lëndët tuaja, shumica e tyre ju përgjigjën

“do donim më shumë orë praktike”.

Page 19: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 19 of 31

Aktivizimi i studentëve në aktivitetet e organizuara nga Universiteti Polis jepen në Tabelën 15,

mbështetur në të dhënat e RVB dhe të konfirmuara gjatë vizitës

Tabela 15

Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të aktivizuar

Për projekte/praktika në rang Institucioni 14

Për punime individuale të pedagogëve -

Për projekte /praktika në rang Departamenti -

Për projekte në bashkëpunim me të tjerë 20

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Nga rregullorja e programit të studimit (Aneksi 5-RVB) dhe nga Raporti i vletëvlerësimit rezulton se në

programin e studimit 2 vjeçar Jouniversitar në Efiçencë Energjitike mund të aplikojnë ata kandidatë të cilët

kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional ose persona që zotërojnë një

diplomë ekuivalente studimi të fituar në vënde të tjera, të njohur nga autoritetet zyrtare.

Kandidatët kalojnë përmes një proçesi përzgjedhës, i cili merr në konsideratë disa aspekte, të cilat

lidhen me intervistën me gojë që studenti kryen apo me rezultatet e tij në shkollën e mesme. Gjatë

intervistës studenti duhet të tregojë qartësi në komunikim, strukturim të ideve si dhe interesin për

degën e studimit.

Kushte specifike të pranimit të studentëve (si nota mesatare, etj) nuk ka.

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve jepet në Tabelën 16, mbështetur në të dhënat e RVB dhe të

konfirmuara gjatë vizitës

Tabela 16

Programi i studimit 2 vjeçar jouniversitar në

Efiçencë Energjitike

Studentë të regjistruar në vitin e Parë

(për herë të parë)

Nota Mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e

fundit (pa vite përsëritëse)

Nota Mesatare

2013-2014 14 5.7 Janë në proces Janë në proces

2014-2015 25 6.3 Janë në proces Janë në proces

Në total 39 6.05 Janë në proces Janë në proces

Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend. Hartuesit e programit kanë patur në

objektiv edhe faktin që studentët të cilët pas përfundimit të studimeve 2 vjeçare duan të vazhdojnë

studimet në nivelin Bachelor, mund të aplikojnë për këtë kalim sepse një pjesë e lëndëve dhe kreditet

ju ekuivalentohen. Në këto raste ngrihet një komision për ekuivalentimin dhe njohjen e krediteve,

sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e studimit.

Mbështetur në programet e studimit të ofruara në Universitetin POLIS, studentëve të diplomuar në

Efiçencë Energjitike ju ofrohet mundësia që të zgjedhin ndërmjet disa programeve të nivelit Bachelor,

konkretisht: Bsc në Inxhinieri Ndërtimi; Bsc në Studime Mjedisore. Këto programe kanë disa lëndë që

janë më të ngjashme me programin e Efiçencës Energjitike. Në këtë rast kanditatët duhet të plotësojnë

kriteret hyrëse për degën në fjalë, sipas rregullores përkatëse të studimit.

Page 20: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 20 of 31

Në këtë procedurë ngrihet një komision i posaçëm për njohjen e krediteve. Deri në momentin e

vlerësimit të jashtëm nuk kishte ndodhur asnjë transferim, sepse studentët nuk janë diplomuar ende.

Të dhëna për punësimin e studentëve mungojnë sepse ato nuk janë diplomuar ende. Megjithatë nga

intervista me studentët rezultoi se një pjesë e tyre , më parë se të regjistroheshin ishin punësuar në

biznese që lëvrojnë këtë fushë dhe diploma do të shërbente si për forcimin e njohurive, por edhe për

të hapur biznese individuale.

Vlerësimi sipas standardeve:

Standardi 3: Qasja e studentëve në mësimdhënie është mbështetur përmes hartimit të programit

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Hartimi i Programit të studimit është mjaftueshëm fleksibël për të mundësuar që studimi të përshtatet

me punësimin.

Kriteri 2 Përvojat e srudentëve të fituara nga puna e tyre e mëparshme, janë integruar në modulet dhe

vlerësimin e studentëve.

Kriteri 3 Përmbajtja e Programit është aktuale dhe i plotëson kërkesat e veçanta të profesionit dhe/ose kërkesat

për aftësitë/shprehitë nga punëdhënësit.

Kriteri 4 Vlerësimi dhe feedback-u i studentëve është përdorur në mënyrë efektive, për të mbështetur studentët

jo tradicionale dhe të mësuarit e nxënësveme performancë të ulët

Kriteri 5 Mësimdhënia përfshin metoda të ndryshme pedagogjike që i përshtaten studentëve të ndryshëm, p.sh.

të mësuarit në veprim, puna në ekip dhe të mësuarit në formë të pavarur.

Konkluzionet e GVJ:

Programi i studimit 2 vjeçar jouniversitar në Efiçencë Energjitike realizohet me kohë të pjesshme. Ky

format është zgjedhur duke marrë në konsideratë disa faktorë, si:

- Qëllimi për të patur një program fleksibël që të akomodojë edhe studentët që janë të punësuar.

Kjo lejon personat e punësuar të ndjekin këtë program. Nga regjistrimet në dy vitet e para, vihet

re që disa studentë janë të punësuar dhe një ndër arsyet e zgjedhjes së programit është formati

me kohë të pjesshme. Gjatë proçesit të pranimit të studentëve, prioritet i është kushtuar atyre që

kanë eksperienca të mëparshme apo që aktualisht punojnë në fushën e efiçencës së energjisë apo

në sektorë të ngjashëm. Këtyre studentëve iu jepet mundësia të plotësojnë formimin e tyre dhe

përmirësuar atë.

- Mësimi zhvillohet gjatë fundjavës, duke filluar ditën e Premte në orën 14:00 e deri të Dielën

pasdite.

- Mësimdhënia është një ndër aspektet që Universiteti POLIS i jep rëndësi maksimale dhe për këtë

arsye është subjekt i monitorimit të vazhdueshëm. Pjesëmarrja aktive e studentëve në mësim

është thelbësore dhe për këtë arsye, inkurajohen metoda të cilat stimulojnë pjesëmarrjen e

studentëve si dhe ndërveprimin në klasë. Disa ndër metodat e mësimdhënies që janë përshkruar

edhe në syllabuse janë:

Puna në grup: Puna ne grup inkurajohet, sepse është një aftësi jo vetëm e kërkuar në tregun

ë punës por është edhe e rëndësishmë në një fushë si efiçenca e energjisë, në të cilën kemi

ndërveprimin e shumë aktorëve të ndryshëm.

Prezantime në publik: Gjatë proçesit akademik, studentëve iu kërkohet të bëjnë prezantime,

për punët e tyre. Këto prezantime janë thelbësore në zhvillimin e aftësive të mira

Page 21: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 21 of 31

komunikuese dhë prezantuese.

Përdorimi i teknologjive të reja: Kjo është veçanërisht e rëndësishmë për programin e

efiçencës së energjisë. Ndërtimi i laboratorit të ri të HVAC ka impakt mjaft pozitiv, sepse ai

është ambjenti shumë i përshtatshëm, ku studentët asimilojnë njohuritë e tyre praktike si

dhe praktikohen në aspekte të veçanta të profesionit.

Vizita në terren dhe praktikat profesionale: Vizitat në terren janë të rëndësishme, sidomos

për një program profesional jouniversitar. Në këtë mënyrë studentët mund të shohin nga

afer implementime të sistemeve të ndryshme si dhe aspekte të tjera, të cilat nuk mund të

demonstrohen apo aplikohen në laborator. Praktikat profesionale janë planifikuar në

semestrin në vazhdim, në formë të grupuar në disa biznese me kapacitete përthithëse për

punën e studentëve.

Standardi 4: Rezultatet e të mësuarit komunikohen që nga pranimi i studentëve deri në diplomim dhe

janë shqyrtuar dhe vlerësuar

Indikatorët e suksesit në zbatimin e këtij standardi mund të përfshijnë:

Kriteri 1 Informacioni për mundësitë e regjistrimeve ësht i qartë dhe i publikuar, si dhe i mbështetur me

udhëzime ndihmuese të stafit.

Kriteri 2 Ekziston një praktikë efektive e punës në ekip, midis stafit të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe stafit

të IAL.

Kriteri 3 Synimet e programit dhe rezultatet e të mësuarit për elementët praktikë dhe akademikë janë të qarta,

të mbështetura nga publikimi i rezultateve të të mësuarit në nivel moduli

Kriteri 4 Monitorimi i bibliotekës dhe i burimeve të tjera të mësimdhënies dhe të të nxënit është bërë rregullisht.

Janë ndërmarrë rregullisht praktika specifike të punësimit dhe zhvillimi i aftësive.

Konkluzionet e GVJ:

Informacion i plotë dhe i përditësuar mundësohen nga burimet online të faqes zyrtare si dhe nga mediat

sociale (Facebook, Twitter, LinkedIn, etj). Këto mënyra komunikimi kanë provuar që janë instrumenta

efektivë përsa i përket komunikimit me grup moshën e targetuar nga programi i studimit.

Informacioni më i detajuar për strukturën institucionale dhe programet e studimit mundësohet

nëpërmjet materialeve të printuara dhe të përgatitura posaҫërisht për studentët e rinj apo kandidatët për

të qënë studentë.

Gjatë ҫdo viti akademik POLIS organizon në mënyrë të vazhdueshme vizita dhe prezantime në lidhje me

ofertën akademike të përditësuar. Subjekt i këtyre prezantimeve janë vizitat në institucionet e arsimit të

mesëm, qoftë të përgjithshëm apo profesional. Në këtë mënyrë krijohet mundësia që nxënësit të njihen

në mënyrë më të afërt më programet e studimit. Në këto vizita, përveҫ stafit te marketimit janë të

pranishëm edhe staf akademik, duke iu dhënë mundësinë nxënësve të bëjnë pyetje të drejtpërdrejta dhe

specifike me secilin program studimi.

Nga vizitat në sekretarinë mësimore u njohëm me mënyrn e komunikimit me studentët për vlerësimet që

ato marrin nga pedagogët. Kjo bëhet me ndihmën e sistemit të menaxhimit softuerik, në të cilën çdo

student ka akses dhe mund të marrë të gjithë informacionin e dëshiruar, përsa i përket vlerësimit në

lëndë të ndryshme. Studentët ishin në dijeni të këtij sistemi dhe të gjithë kishin akses.

Në çdo fillim semsestri secili pedagog vinte në dispozicion të studentëve syllabusin e plotë të lëndës, në të

cilën përvec objektivave të synuara, jepen edhe detyrimet e studentit për lëndëb, mënyrat e vlerësimit

vjetor etj. Nga studentët u deklarua se kjo procedurë është realizuar nga të gjithë pedagogët dhe ata ishin

të qartë për detyrimet lëndore dhe mënyrën e vlerësimit.

Page 22: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 22 of 31

Përsa i përket shfrytëzimit të Bibliotekës nga drejtuesit, pedagogët por edhe nga studentët u deklarua se

ai nuk është në nivelin e dëshiruar, sepse literatura që ndodhet në Bibliotekë është e një niveli shumë të

lartë, që mund të shfrytëzohet vetëm nga pedagogët për leksionet e tyre.

Për punësimin e studentëve pas përfundimit të programit të studimit ka pritshmëri të larta nga interesimi

i vetë bizneseve që po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për punësimin e njerëzve të kualifikuar dhe

të aftë.

10. Aktivitetet profesionale në funksion të programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Universiteti POLIS dhe Co-PLAN, në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë kanë organizuar disa aktivitete

në kuadër të efiçencës energjitike. Organizimi i aktiviteteve dhe pjesëmarrja aktive të studentëve ka qenë e

lartë. Këto aktivitete kanëpasur objektiva, që lidhen me formimin profesional të studentëve, më ndërgjegjë-

simin e publikut në lidhje me çështjet e energjisë dhe qasjet që duhet të kenë ndaj saj.

Aktivitetet dhe veprimtaritë në të cilat studentët e programit 2 vjeçar Jouniversitar në Efiçencë Energjitike janë

përfshirë kanë qenë:

- Panairi “Energjia Sfida e së Ardhmes”- 7-9 Nëntor në Tirana EXPO Centre

- Seminari Kombëtar me temë “Efiçenca e Energjisë në Sektorin e Banesave dhe Përgjigjia në Fushën e

Edukimit”

- Ndërtimi i Kapsulës Solare

- Ndërtimi i laboratorit të HVAC

- Aktiviteti “Ditët e Kursimit të Energjisë”

Gjatë vizitës u njohëm me dokumentacionin e plotë të këtyre aktiviteteve. Edhe nga intervistat me studentë

këto aktivitete u përmendën si raste shumë të mira për to për punesimet e ardhshme, ose për rritjen e tyre

profesionale.

Në Tabelën 17 jepen të dhëna të plota për aktivitetet në kuadër të Efiçencës Energjitike

Tabela 17

Eventi Data Pjesëmarrësit

Pasdite në Top Channel “Diskutim mbi çështjet e energjisë si dhe ngrohjen në banesa”

07 Janar 2015 Egla Luca;

Top Shoë “Energjia që nuk kushton” 07 Maj 2014 Redion Biba; Elvan Dajko;

Seminar “Efiçenca e energjisë në strehim për një zhvillim të qëndrueshëm”

07 – 08 Korrik 2014 Erdi Myftaraga; Egla Luca;

Juljan Veleshnja; Redion Biba;

Akademia KNAUF “Seminar mbi materialet dhe sistem izoluese”(Prizren, Kosovë)

19 Shtator 2014 Erdi Myftaraga; Egla Luca;

KNAUF “Seminar në lidhje me materialet izoluese dhe zjarr duruese” (Mynih, Gjermani)

12 – 16 Maj 2014 Erdi Myftaraga; Egla Luca;

Leksione të hapura në POLIS – KNAUF 23 Shtator 2014 Egla Luca; Antonino di Raimo;

studentë;

Leksione të hapura në POLIS – REHAU 24 Shtator 2014 Egla Luca; Antonino di Raimo;

Page 23: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 23 of 31

studentë;

Seminar KNAUF (Hotel Presidenti) “Sistemet e tavaneve te varura dhe zë absorbimi.”

25 Mars 2014 Erdi Myftaraga; Egla Luca;

Rezart Struga;

Workshop “Implementimi i Sistemeve të reja të Ngrohjes në Ndërtime të reja dhe Rikonstruksione“ Drejtori ekzekutiv i kompanisë Hafner Tec me qendër në Austri, z. Markus Bicker prezanton sistemin ACTIFLOOR.

11 Mars 2014 Erdi Myftaraga; Egla Luca;

11. Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar

Pjesa përshkrimore

Për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar rezulton se:

Në kuadër të Projektit Tempus parashikohen shkëmbime eksperiencash dhe trajnime të stafit

akademik të programit të studimit në Efiҫencë Energjitike në shkollat partnere. Profesorët e katër

universiteteve partnere, do të vizitojnë Universitetin POLIS sipas një kalendari të përcaktuar dhe do të

japin leksione specifike, mbi ato tema që janë edhe më relevante për programin e studimit.

Ky institucion ka vlerësuar rëndësinë që ka realizimi i marrëveshjeve të ndryshme kombëtare dhe

ndërkombëtare. Ai ka nënshkruar marrëveshje me partnerë lokalë, rajonalë si dhe ndërkombëtarë. Ky

rrjet partnerësh ka mundësuar bashkëpunime të cilat përfshijnë organizimin e programeve të studimit

të përbashkëta, e deri në organizimin e projekteve kerkimorë të përbashkët, konferencave,

seminareve dhe ëorkshopeve. Një listë e plotë e bashkëpunimeve që universiteti ka me institucione

apo organizata të ndryshmë jepet në Tabelën 18 (nga RVB). Këto të dhëna janë në rang Universiteti,

por japin një pasqyrë të kujdesit që ky institucion ka në këtë drejtim.

Tabela 18

Bashkëpunime me organizata dhe institucione

1. Institucione të arsimit të lartë Tipi i bashkëpunimit

University of Ferrara, Italy Program i përbashkët Doktorature

IHS/ Erasmus University, Rotterdam, the Netherlands

Programe masteri të përbashkëta;

Lawrence Technological University, Detroit, USA Kredite në nivelin master; Shkëmbim studentësh dhe stafi;

IPAG Business School, Paris, France Program i përbashkët në MBA;

Sapienza University of Rome, Italy Shkëmbim stafi;

University of Graz, Austria Programi Tempus CONSUS;

Royal Academy of Art, The Hague, the Netherlands Ëorkshop i përbashkët; Anhalt University of Applied Sciences, Dessau, Germany

Projekt i përbashkët i financuar nga DAAD;

FH Mainz, Germany Projekt i përbashkët i financuar nga DAAD;

TU Ëien, Austri Workshop i përbashkët; Shkëmbim studentësh dhe stafi;

Universita IAUV, Venezia, Itali Dhurim librash për Biblio_POLIS;

TU Darmstadt, Gjermani Shkëmbim stafi;

University of Studies, Trieste, Itali Workshop i përbashkët;

Universiteti i Tiranës Konferencë e përbashkët;

Akademia e Filmit “Marubi” Bahskëpunim në kuadër të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut;

2. Institucione qeverisëse Tipi i bashkëpunimit

Akademia e Shkencave Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Page 24: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 24 of 31

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit; Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Ministria e Integrimit Europian; Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave;

Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta; Bursa për studentët romë;

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Projekt për arkivën dhe muzeun e realizmit socialist, në bashkëpunim me Librarinë Kombëtare dhe Galerinë e Arteve;

Ministria e Mbrojtjes; Projekt për transformimin e bunkerëve;

Bashkia e Tiranës Tirana Architecture Week – TAW;

Ambasada e SHBA Projekti “Act noW”;

Ambasada Gjermane Shfaqja “I.C.O.N.S”; Ambasada Zviceriane Shfaqja Swiss Positions;

Ambasada Austriake/Shoqata Austriake në Shqipëri Konferencë e përbashkët;

Agjensia Austriake e Zhvillimit Festivali i Filmit për Mjedisin;

Bashkia e Tetovës Vizion për zhvillimin e qytetit;

Instituti i Monumenteve të Kulturës Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Komuna e Kasharit Përgatitja e guidës për Kasharin;

Bashkia e Sarandës Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Bahskia e Burrelit Shkëmbim kapacitetesh dhe Know-How;

Deutschzentrum Grant për workshopin “Urban Gardening”;

3. Organizata profesionale Tipi i bashkëpunimit

Co-PLAN Kërkim shkencor dhe i aplikuar;

Metro_POLIS Kërkim shkencor dhe i aplikuar;

Cultural Heritage without Borders Workshop i përbashkët restaurimi – Gjirokastër;

Fondacioni Shqipëtar i Trashëgimisë; Workshop i përbashkët restaurimi – Voskopojë;

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Kontemporan në Tiranë;

Episodi i parë; Bienialja e Tiranës 2009;

Engineers ëithout Borders, Bari Workshop i përbashkët; URI / Bells Konferencë e përbashkët për ditën e Tokës;

Hanss Seidel Stiftung Konferencë;

AWR, Rome, Italy Konkurs për Stacionin Multimodal të Tiranës;

Zeta Gallery Shfaqja “I.C.O.N.S”;

Altea & Geostudio 2000 Vizitë studimore dhe punë laboratorike;

GeoConsulting Albania Vizitë studimore dhe punë laboratorike;

4. Komuniteti i biznesit, Tregu i punësimit Tipi i bashkëpunimit

Unioni Shqiptari Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve_ AUA

Përfaqësim i interesave profesionale;

Tirana Business Park Grant për konkursin ‘Tirana Wayfinding’;

Alba Road (IZOTERM) Praktikë profesionale;

REHAU Praktikë profesionale;

Pestan doo Praktikë profesionale;

KNAUF Praktikë profesionale;

Megatek Praktikë profesionale;

ALUFLOR Construction Group Praktikë profesionale;

KIKA Construction Praktikë profesionale; Dhoma Shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë Praktikë profesionale;

Albanian Experience Praktikë profesionale;

Real Estate Agency INF-93 Praktikë profesionale;

5. Anëtarësime Tipi i bashkëpunimit

Association of European Schools of Planning - AESOP

Anëtar me të drejta të plota;

Europan Association for Architectural Education - EAAE

Anëtar me të drejta të plota;

European Council of Landscape Architecture Schools - ECLAS

Anëtar me të drejta të plota;

Magna Charta Universitatum, Bolonja Nënshkrues;

Central European Exchange Program for University Studies - CEEPUS

Anëtar me të drejta të plota;

Page 25: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 25 of 31

Programi Profesional Jouniversitar në Efiçencë Energjitike ka disa veçori kundrejt programeve të tjerë të

studimit, që janë reflektuar në bashkëpunimet që janë krijuar në funksion të programit të studimit.

Duke ndjekur eksperiencën, sidomos atë Gjermane dhe të arsimit të tyre mjaft të konsoliduar profesional,

është tentuar së fundmi të krijohet nje rrjet bashkëpunimi me biznesin privat në fushën e efiçencës së

energjisë në veçanti, por edhe atë të energjisë apo ndërtimit. Lista e kompanive me të cilat është firmosur një

marrëveshjë bashkëpunimi është e paraqitur në Tabelën 19.

Tabela 19.

Kompania Data e nënshkrimit të

marrëveshjes

ALBA-ROAD sh.a. (IZOTERM) 22.09.2014

KNAUF TIRANA sh.p.k 23.09.2014

ALUFLOR Construction Group 04.12.2014

MEGATEK sh.a. 04.11.2014

PEŠTAN DOO 02.10.2014

REHAU Tirana 24.09.2014

Alumil-Albania sh.p.k 18.02.2015

Grupi u njoh me këto marrëveshje që janë pasqyruar në Aneksin 12-RVB. Kompanitë me të cilat janë lidhur

marrëveshje, janë përfaqësi të kompanive të mëdha ndërkombëtare, duke i dhënë në këtë mënyrë dimension

ndërkombëtar këtij programi studimi.

Bashkëpunimi shtrihet në disa dimensione, një pjesë e të cilave janë implementuar. Disa kompani kanë

ndihmuar në ndërtimin e laboratorit të HVAC, si “Al-Tek” si dhe “Venkon Air”.

Një aspekt i bashkëpunimit, është realizimi i praktikës porfesionale pranë këtyre kompanive. Kjo periudhë

praktike, do të krijojë edhe afrimin e studentëve me tregun e punës si dhe me prurjet më të reja në

teknologjitë e fushës. Për shëmbull:

Projekti DAPEEWB është element thelbësor në bashkëpunimin në kuadër të efiçencës së energjisë

ndërmjet Universitetit POLIS dhe institucioneve të tjera akademike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aty janë përfshirë:

o Universiteti POLIS (AL),

o Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit (AL),

o Universiteti i Prishtinës (Kosovë),

o University for Business and Technology (Kosovë),

o University of Montenegro (ME),

o Shoqata Shqiptare e Ndërtimit (AL),

o Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (AL),

o University of Minho (POR),

o Van Hall Larenstein University of Applied Sciences (NL),

o Anhalt Univerity of Applied Sciences (GER),

o Slovak University of Technology in Bratislava (SLK).

Partnerët ndërkombëtarë kanë asistuar në ndërtimin e kurrikulës, duke dhënë eksperiencën e tyre

institucionale dhe kombëtare në këtë fushë. Universiteti ‘Anhalt Univerity of Applied Sciences (GER)’

Page 26: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 26 of 31

ka dhëne kontribut kryesisht në ndërtimin e laboratorit të HVAC, ‘Slovak University of Technology in

Bratislava (SLK)’ dhe ‘Van Hall Larenstein University of Applied Sciences (NL)’ kanë ndihmuar në

konceptimin e kurrikulës; ndërkohë që ‘University of Minho (POR)’ ka trajtuar aspekte të përmirësimit

dhe adaptimit të programeve mësimore të çdo lënde.

Të katër partnerët do të trajnojnë stafin, nëpërmjet workshop-eve të organizuara në POLIS. Këto kurse

do fillojnë në Mars, 2015).

Ka bashkëpunim edhe me Shoqatën e Ndërtuesve. Kjo shoqatë është e lidhur me biznesin privat të

fushës dhe afron studentët me këtë treg.

Ka bashkëpunimi me universitetet lokale dhe rajonale (në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi), që ka krijuar

mundësinë e krijimit të një rrjeti rajonal, të fokusuar në aspekte të ndryshme të energjisë dhe efiçncës

energjitike.

Page 27: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 27 of 31

ANALIZA SWOT

(Strengths, Weaknesses, Opportunities, Threats).

a. Pika të forta:

- Zhvillimi I programit mbi bazën e nevojave të tregut të punës, me një studim fisibiliteti.

- Programi i studimit jo universitar në Efiçencë Energjitike vjen si përgjigje ndaj një nevoje në rritje në

tregun e punës për profesionistë me aftësitë e duhura jo vetëm teorike por sidomos praktike për të

adresuar çështje konkrete të efiçencës në përdorimin e energjisë dhe performancës energjitike të

ndërtesave.

- Çështjet e energjisë janë tejet të rëndësishme dhe aktuale për kontekstin Shqiptar po ashtu dhe në

nivel Europian e më gjerë dhe përbëjnë prioritet të politikave të zhvillimit kombëtare dhe

ndërkombëtare.

- Rëndësia e edukimit në këtë fushë është njohur dhe nga Bashkimi Europian i cili mbështet këtë

program studimi nëpërmjet programit TEMPUS. Projekti DAPEEËB është një projekt i zbatuar nga një

konsortium i përbërë nga 11 partnerë ku POLIS mban rolin e institucionit lider (grant holder),

përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të projektit dhe administrimin e një fondi prej 850.000

Euro, gjë që tregon dhe besimin në kapacitetet menaxhuese të institucionit.

- Pasja e një sërë partnerësh me ekspertizë të gjërë në këtë fushë si Anhalt University, Germany; Van

Hall Larenstein, The Netherlands, etj mundëson referencën në praktikat më të mira dhe përmirësimin

e vazhdueshëm të kurrikulës së programit të studimit. Krahas saj ky bashkëpunim mundëson dhe

ngritjen e kapaciteteve të POLIS sidomos sa i përket trainimit të stafit akademik me qëllim rritjen e

cilësisë së mësimdhënies.

- Financimi nga TEMPUS ka mundësuar gjithashtu investime domethënëse në infrastrukturë si ngritja

dhe pajisja e laboratorit HVAC, pasurim i bibliotekës me literaturë në këtë fushë, etj që ndihmon në

arritjen e standardeve sa më të larta akademike e praktike në zhvillimin e programit.

- Monitorimi i cilësisë së programit është gjithashtu pjesë e projektit TEMPUS gjë që garanton kontroll

dhe përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë.

- Programi mundëson transferimin e krediteve në programe universitare të nivelit Bachelor.

- Angazhimi në aktivitete jashtë –kurrikulare i stafit pedagogjik dhe studentëve.

- Përmirësi i kurrikulës (syllabuset) pa u mbyllur cikli, duke u fokusuar tek metodologjia e hartimit.

b. Pika të dobëta (ose pikat ku ka vend për përmirësim):

- Meqënëse ky program nuk është zhvilluar në asnjë nga shkollat e larta të vendit tonë evidentohet një

mungesë literature dhe materialesh të tjera mësimore të përshtatshme për nivelin e edukimit

profesional. Ato materiale që ekzistojnë janë kryesisht të një natyre teorike dhe jo të përshtatshme

për këtë qëllim.

- Performanca e studentëve të pranuar është e ulët; kjo sepse ka akoma një prirje të fortë ndaj

programe universitare duke i bërë ato post-sekondare (jo-universitare) më pak të dëshirueshme nga

studentët. Gjithsesi tendenca e deritanishme është pozitive si në terma sasiore (rritje e numrit të

studentëvë) ashtu dhe cilësorë (përmirësim i cilësisë në hyrje).

Page 28: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 28 of 31

- Zhvillimi i praktikave profesionale në ndërmarjet e fushës duhet të shtrihet gjatë gjithë vitit mësimor.

Për këtë vit është planifikuar të grupohet në semestrin e dytë. Kjo është e kushtëzuar nga vonesat në

nënshkrimin e marrveshjeve dypalëshe

c. Mundësitë:

- Arsimi profesional post-sekondar 2 vjecar, që përcaktohet si niveli 5-të në kornizën Shqiptare të

Kualifikimeve dhe atë Europiane, ka prioritet në fushën e Edukimi profesional, prioritet që është

artikuluar qartë nga Qeverisë Shqiptare. Po kështu, sektori i përdorimit të energjisë është gjithashtu në

rendin e ditës në nivel kombëtar e ndërkombëtar, gjë që tregon rëndësinë e këtij programi studimi në

përgatitjen e specialistëve të fushës.

- Mundësi për integrim të shpejtë në tregun e punës të të diplomuarve nga ky program studimi. Vihet re

një ndërgjegjësim më i madh për këtë mundësi që reflektohet dhe në numrin në rritje të studentëvë

në këtë program studimi.

- Mundësi për korigjimin e mangësive (pikave të dobëta) në këtë program studimi, sepse mbështetet

nga Projekti TEMPUS, që ka në fokus pikërisht zhvillimin e këtij programi profesional.

d. Pengesat:

- Ndërmarjet që operojne në fushën përkatëse nuk angazhohen sa duhet apo të shfaqin interesin e

duhur për zhvillimin e praktikës profesionale, e cila zë 50% të volumit mësimor dhe krediteve.

Nënshkrimi I marveshjeve dypalëshe do ta lehtësojë realizimin e intershipeve.

- Nga intervistimi pranues që ka bërë universiteti me aplikantët për rregjistrim në këtë program,

rezulton se shkollat e mesme profesionale apo të përgjithshme, në më të shumtit e rasteve, nuk

arrijnë ti pajisin të diplomuarit me të gjitha njohuritë e parashikuara, gjë që e bën më sfiduese punën

me ta në nivel post-sekondar sidomos në këto fusha që kërkojnë një formim të fortë teknik.

Rekomandim për Këshillin e Akreditimit: Akreditimi pozitiv i këtij program studimi

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Ilia Paluka

Aneksi I (Axhenda e vizitës në institucion)

Aneksi II (Materiali përmbledhës nga takimi me studentët)

Page 29: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 29 of 31

Aneksi 1

Axhenda e vizitës

Për vlerësimin në kuadër të akreditimit të programit të studimit 2 vjeçar jouniversitar “Efiçencë energjitike”,

të Universiteti Polis

05.03.2015

Ora Veprimtaria e Planifikuar

09.30 - 11.00 Takim me Titullarin e Institucionit, Dekanin e Fakultetit përgjegjës për programin dhe përgjegjësit e departamenteve

11.00 -12.00 Takim me Grupin e vetëvlerësimit të programit të studimit. (pyetje dhe diskutime mbi raportin e vetëvlerësimit)

12.00 -14.30 Takim me stafin akademik (efektiv dhe me kontratë) të programit të studimit.

14.30 -15.30 Takim me njësinë e brendshme të Sigurimit të Cilësisë

15.30 -16.30 Vëzhgim i mjediseve (auditorët, laboratorët, vendet e praktikave, bibliotekën dhe shërbimet për studentët etj.)

06.03.2015

Ora Veprimtaria e Planifikuar

09.00 - 11.00 Takim dhe intervista me studentë

11.00 - 12.30 Takim dhe vizita në sekretarinë mësimore, zyrën e burimeve njerëzore dhe zyrën e kurrikulave

Page 30: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 30 of 31

Aneksi 2

Takim me studentët

Në të morën pjesë studentët e vitit të parë (17 Studentë) dhe të vitit të dytë (7 studentë). Pyetjet e ekspertit

mund të përmblidhen:

- Nga e morët informacionin që ekzistonte ky program studimi?

- Cfarë motivesh ju shtynë që të zgjidhni këtë program studimi?

- Cila është shkolla që keni studjuar në shkollë të mesme?

- A keni punuar më parë në këtë fushë?

- Cfarë prisni pas mbarimit të shkollës, në drejtim të punësimit?

- A keni tekste mësimore?

- A jeni të kënaqur me zhvillimin e mësimit nga pedagogët tuaj?

- A ju pëlqn shkolla për faktin se studimi bëhet në fundjavë?

- A jeni informuar për detyrimet e lëndëve?

- A keni zhvilluar orë laboratorike dhe ku?

- A keni kryer praktika mësimore dhe praktika profesionale dhe ku?

- A keni marrë pjesë në aktivitete që ka organizuar shkolla? Nëse po në cilat aktivitete?

- A jeni të kënaqur me ambientet shkollore?

- Cfarë doni të përmirësohet në këtë shkollë?

- etj

Studentët ju përgjigjën pyetjeve (të gjithë). Nga këto përgjigje doli tabela e mëposhtme:

Pyetjet e ekspertit të jashtëm Përgjigjet e studentëve %

Nga e morët informacionin që ekzistonte ky program studimi

Nga kërkimi i vetë studentit (3 sudentë)

12.5 %

Nga të afërm (11 sudentë)

46 %

Nga shoqëria (7 sudentë)

29 %

Nga informimi në media (3 sudentë)

12.5 %

Cfarë motivesh ju shtynë që të zgjidhni këtë program studimi?

Mendoj se mund të gjej punë sapo të mbaroj shkollën

100%

Cila është shkolla që keni studjuar në shkollë të mesme?

E mesme e përgjithshme (17 studentë)

71 %

E mesme profesionale (4 studentë)

16.5 %

Page 31: Raport i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.al i Vleresimit te... · integimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkesat specifike që derivojnë pas këtij integrimi,

Page 31 of 31

Pyetjet e ekspertit të jashtëm Përgjigjet e studentëve %

Shkollë tjetër të lartë (3 studentë)

12.5 %

A keni punuar më 31are në këtë fushë? PO (8 studentë) 33 %

JO (16 studentë) 67 %

A ju pëlqn shkolla për faktin se studimi bëhet në fundjavë

PO 100 %

JO 0 %

Cfarë prisni pas mbarimit të shkollës, në drejtim të punësimit?

Presim të punësohemi në kompani të ndryshme të fushës (17 studentë)

71 %

Presim të punësohemi në firmën e prindërve (3 studentë)

12.5 %

Presim të punësohemi në firmën ku aktualisht punojmë (4 studentë)

16.5 %

A keni tekste mësimore? Kemi tekste në disa lëndë. Në të tjerat marrim leksionet e printuara/ose me email nga pedagogu.

100%

A jeni të kënaqur me zhvillimin e mësimit nga pedagogët tuaj?

PO 100%

JO 0 %

A jeni informuar për detyrimet e lëndëve Në fillim të çdo semestri 100%

A keni zhvilluar orë laboratorike dhe ku? Në laboratorin e ndërtuar për këtë lëndë (vetëm studentët e vitit të dytë)

100%

A keni kryer praktika mësimore dhe praktika profesionale dhe ku?

Viti II Do bëhen në kompani të ndryshme në semestrin e dytë

100 %

Viti I Një pjesë i bëjmë së bashku me zhvillimin e lëndëve, pjesën tjetër do ta bëjmë në semestrin e dytë

100 %

A keni marrë pjesë në aktivitete që ka organizuar shkolla? Nëse po në cilat aktivitete?

1. Pjesëmarrje në Seminarin tek Expo Center

2. Ekspozimi i kapsulës 3. Seminari kombëtar “Efiçenca

Energjetike”

60%

A jeni të kënaqur me ambientet shkollore? PO 100 %

JO 0 %

Cfarë doni të përmirësohet në këtë shkollë? Të realizohen më shumë orë praktike në shkollë dhe në kompani

100 %