raport pËrfundimtar auditimi “performanca e … mbështetur në kartën e të drejtave të...

141
1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE” RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE NË SISTEMIN SHËNDETËSOR SHQIPTAR” Dhjetor 2016 Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 194/1, datë 25.04.2016. Faza studimore e auditimit nisi në datë 17.02.2016 sipas shkresës “Njoftim për fillim auditimi” nr. 194, datë 11.02.2016 dhe përfundoi në datë 10.04.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 12.09.2016 në zbatim të programit të auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 20.11.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 24.11.2016 dhe me shkresën nr. 194/6 datë 24.11.2016 ju dërgua Ministrisë së Shëndetësisë dhe subjekteve të tjera nën auditim. Subjektet e audituara, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi të saj, me shkresën nr. 899/8, datë 22.12.2016, protokolluar në KLSH me nr. 194/7, datë 28.12.2016 kanë konfirmuar se pranojnë dhe janë dakord me gjetjet dhe konkluzionet e grupit të auditimit të KLSH-së. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga grupi i auditimit: Brunilda Zeneli, Audituese e lartë, përgjegjëse grupi Ermira Vojka, Audituese e parë, anëtare Miranda Berdo, Audituese e dytë, anëtare Irisa Simo, Audituese e dytë, anëtare

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI

“PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE NË SISTEMIN SHËNDETËSOR SHQIPTAR”

Dhjetor 2016

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 194/1, datë 25.04.2016. Faza studimore e auditimit nisi në datë 17.02.2016 sipas shkresës “Njoftim për fillim auditimi” nr. 194, datë 11.02.2016 dhe përfundoi në datë 10.04.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 12.09.2016 në zbatim të programit të auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 20.11.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 24.11.2016 dhe me shkresën nr. 194/6 datë 24.11.2016 ju dërgua Ministrisë së Shëndetësisë dhe subjekteve të tjera nën auditim. Subjektet e audituara, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi të saj, me shkresën nr. 899/8, datë 22.12.2016, protokolluar në KLSH me nr. 194/7, datë 28.12.2016 kanë konfirmuar se pranojnë dhe janë dakord me gjetjet dhe konkluzionet e grupit të auditimit të KLSH-së. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga grupi i auditimit: Brunilda Zeneli, Audituese e lartë, përgjegjëse grupi Ermira Vojka, Audituese e parë, anëtare Miranda Berdo, Audituese e dytë, anëtare Irisa Simo, Audituese e dytë, anëtare

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

PËRMBAJTJA

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT .......................................................................................................................... 4 1.1 Konteksi i problemit social .................................................................................................................................. 4 1.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës ........................................................................................... 5 1.3 Auditime të mëparshme në këtë fushë ............................................................................................................... 6 1.4 Subjektet nën auditim ......................................................................................................................................... 7 1.4.1 Hyrje në subjektet që do të auditohen .................................................................................................................................... 9 1.4.2 Politikat e Institucionit/agjencisë .......................................................................................................................................... 13 1.4.3 Pesha në buxhet ne DPD ....................................................................................................................................................... 15 1.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektit ................................................................................................................................................ 16 1.4.5 Rëndësia e shërbimeve të subjekteve .................................................................................................................................... 17 1.4.6 Feedback-u i subjektit përgjatë gjithë auditimit. .................................................................................................................. 18 2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT ......................................................................................................... 19 2.1 Objektivi dhe problemi i përformancës ............................................................................................................ 20 2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës ..................................................................................................... 20 2.1.2 Objektivi i auditimit ................................................................................................................................................................. 21 2.2 Përkufizimet dhe terminologjia ........................................................................................................................ 21 2.3 Kriteret e vlerësimit .................................................................................................................................... 22 2.3.1 Kriteret e politikës ............................................................................................................................................................... 22 2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit ................................................................................................................................. 22 2.3.3 Kriteret teknike ....................................................................................................................................................................... 23 2.3.4 Kriteret e tjera/ Praktikat më të mira .................................................................................................................................... 23 2.4 Skema e auditimit .......................................................................................................................................... 24 2.5 Piramida e pyetjeve audituese .......................................................................................................................... 25 2.5.1 Qasja/metodologjia audituese ............................................................................................................................................... 26 2.5.2. Metodat & teknikat audituese ............................................................................................................................................... 26 2.6. Rezultatet e arritura. ........................................................................................................................................ 26 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë. ................................................................................................ 26 2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit ........................................................................................ 26 2.6.3. Forma e publikimit ................................................................................................................................................................. 27 3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE...................................................................................... 28 3.1 A është siguruar infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e këtij shërbimi, në përputhje me standardet e miratuara? ............................................................................................................................................................... 28 3.1.1 A janë siguruar ambientet e nevojshme për ofrimin me cilësi të shërbimit ndaj pacientit? ........................................... 28 3.1.2. A janë siguruar në nivelin e kërkuar kushtet për vendvendosjen dhe sinjalistikën e mjeteve të transportit me autoambulancë për pacientët? ......................................................................................................................................................... 42 3.2 A janë siguruar nga menaxhmenti burimet njerëzore të nevojshme, në sasi dhe cilësi me qëllim përmbushjen e objektivave në nivel të kënaqshëm dhe sipas pritshmërive? ........................................................ 45 3.2.1 A është rekrutuar nga menaxhimi një staf i kualifikuar për UM, sipas standardeve dhe praktikave më të mira? .. 45 3.2.2 A ka ndjekur menaxhmenti politika të drejta dhe efektive për edukimin në vazhdim të personelit të UM? .......... 51 3.2.3 A janë ndjekur politika të drejta dhe motivuese për trajtimin financiar dhe kushtet e sigurisë në punë të personelit të UM-së gjatë ushtrimit të detyrës? ............................................................................................................................................... 55 3.3 A janë siguruar mjetet e nevojshme logjistike për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj pacientit? .......... 58 3.3.1 A ekzistojnë dhe a zbatohen nga personeli mjekësor sistemi i triazhimit dhe protokollet e mjekimit? .................. 58 3.3.2 A janë siguruar paisjet e duhura mjekësore në llojin, sasinë dhe cilësinë në përputhje me standardet e kërkuara? ............................................................................................................................................................................................................. 73 3.3.3 A janë siguruar medikamentet e duhura bazike, në cilësi dhe në kohë me qëllim rritjen e efektit të tyre tek pacienti? .............................................................................................................................................................................................. 89 4. PËRMBLEDHJA E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE ................................ 106 5. SHTOJCAT ....................................................................................................................................................... 118 5.1 Literatura e përdorur ........................................................................................................................................ 118 5.2 Aneksi 1. Intervista dhe rezultatet. ................................................................................................................. 120 5.3 Aneksi 2. Pyetësori për pacientët. ................................................................................................................... 139

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Lista e shkurtimeve: KLSH - Kontrolli i Lartë i Shtetit INTOSAI - Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit. MSH - Ministria e Shëndetësisë MF - Ministria e Financave SHKUM - Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore QKUM - Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore NJKUM - Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore VKM - Vendim i Këshillit të Ministrave BE - Bashkimi Evropian GDP - Gross Domestic Product (Prodhimi i Brendshëm Bruto) EMS - Emergency Medical Services OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë EU - European Union SZHSH - Strategjia Afatgjatë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar QKCSA -Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të ISH QKEV - Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim KA - Këshilli i Akreditimit DHNPM - Dhënës i ndihmës së parë mjekësore SUM -Sistemi i Urgjencës Mjekësore SSHK -Sistemi Shëndetësor Kombëtar RUM -Repartet e Urgjencës Mjekësore KSHP -Kujdesi Shëndetësor Parësor PAI - Poli i aktivitetit të integruar MFK -Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli AB -Auditi i Brendshëm VKM -Vendim i Këshillit të Ministrave

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT

Garantimi i shëndetit është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj, janë përgjegjëse për përmbushjen e këtij detyrimi. E drejta për shërbim shëndetësor cilësor kërkon që institucionet e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët të ofrojnë nivele të kënaqshme shërbimi. Kjo nënkupton specifikimin dhe zbatimin e standardeve të miratuara të cilësisë, të cilat duhet të hartohen dhe implementohen nga Institucionet Shëndetësore. Si pjesë e sistemit shëndetësor, Shërbimi i Urgjencës është një aspekt i rëndësishëm i politikave shëndetësore, një nga pikat e para të kontaktit të pacientit me sistemin shëndetësor, ku pacienti krijon perceptimin mbi këtë shërbim dhe shërbimin shëndetësor në përgjithësi. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, parë si një sistem, në funksion të shëndetit ndaj pacientit, ka një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në trajtimin paraprak të personave në rrezik për jetën, duke çuar ndjeshëm në pakësimin e humbjes së jetëve. Produkti i këtij shërbimi është “Unik, është Jetë Njerëzore”. Politikat e qeverisë për shëndetin përbëjnë një nga temat më delikate dhe shpesh të nxehta, që kanë tërhequr kritikat dhe pakënaqësitë e qytetarëve, të mediave, ligjvënësve, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesit. Por publiku i gjërë është ai, që përballet përditë me disa aspekte “negative” të këtij shërbimi, si: Cilësinë e infrastrukturës së instisucioneve shëndetësore; Cilësinë dhe nivelin profesional, nivelin e etikës dhe sjelljes së “bluzave të bardha”; Cilësinë dhe masën e mbështetjes logjistike, pajisje, medikamente mjekësore etj.

Nisur nga rëndësia e këtij shërbimi si dhe ndjeshmëria e lartë publike, KLSH në zbatim të politikave të saj, të sanksionuara në Planin Strategjik, ligjin “Për funksionimin dhe organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ka marrë indicie dhe e ka parë si të rëndësishëm vlerësimin e përformancës së Shërbimit të Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet këtij auditimi KLSH, do të japë opinionin e saj mbi realizimin e synimeve strategjike, arritjen e objektivave, proceseve dhe mjeteve që duhet të angazhohen për realizimin e tyre. KLSH, do përqendrojë auditimin e performancës pikërisht dhe kryesisht në rezultate, po aq sa në peocese duke theksuar nevojën për ndryshim, si dhe për përmirësim të përgjegjshëm dhe të vazhdueshëm të menaxhimit publik, për sigurimin e shërbimeve publike nga përdorimi me ekonomicitet, me efiçiencë dhe efektivitet i fondeve publike. 1.1 Konteksi i problemit social Qindra pacientë në rrezikshmëri të lartë për jetën (ose jo) i drejtohen për ndihmë mjekësore, SHU çdo ditë, ku kërkojnë që nga ky shërbim t’ju ofrohet ndihmë mjekësore në kohë dhe me cilësi. Këta

Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore, sipas nevojës vetjake shëndetësore. Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo pa diskriminim bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo kohën e marrjes së shërbimit.

“Qeveritë kanë përgjegjësinë e shëndetit të popujve të tyre”, thuhet në Preambulën e Kartës së OBSH-së.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

pacientë për shkak të gjendjes së tyre “në rrezikshmëri të lartë për jetën” kanë një nivel më të lartë stresi dhe ankthi. Të trajtosh këto pacientë dhe të menaxhosh familjarët e tyre, bëhet një sfidë edhe më e madhe, për Shërbimin e Urgjencës, referuar nivelit të kushteve infrastrukturore, logjistike dhe profesionale të stafit mjekësor, por gjithashtu edhe kulturës dhe edukimit shëndetësor të publikut. Pacientët, mbështetur në Kartën e të Drejtave të Pacientit, kanë të drejtë: të dëgjohen, të marrin shpjegime dhe udhëzime të qarta mbi gjendjen e tyre, të trajtohen me përkujdes dhe dhembshuri si dhe të marrin një shërbim profesional nga personeli mjekësor. Prandaj, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, ka një rëndësi të veçantë parë kjo në dy aspekte: Së pari, dhënia e ndihmës së parë është vendimtare për jetën e pacientit. Së dyti, përballja e parë e pacientit dhe e publikut me shërbimin mjekësor, është UM.

Është rëndësia e këtij shërbimi, që rrit ndjeshmërinë e publikut ndaj tij. Perceptimi dhe reagimi i publikut ndaj mangësive dhe cilësisë së dobët të shërbimit të ofruar ka njohur raste ekstreme deri në përballjen fizike të pacientëve dhe shoqëruesve të tyre me stafin mjekësor. Kjo për shkak të mosorganizimit në mënyrën e duhur të këtij shërbimi, por edhe të një mungese të theksuar të nivelit kultural në përgjithësi dhe edukimit shëndetësor në veçanti të publikut. Mungesa e sistemit të triazhimit, protokolleve të përcaktuara për UM, mosnjohja në nivelin e duhur nga stafi mjekësor, por dhe mosafishimi i tyre për t’ju bërë të njohur edhe përfituesve të këtij shërbimi, ka sjellë anomali në radhën e dhënies së ndihmës mjekësore në SHUM. Mangësitë dhe shpesh cilësia e dobët e ofrimit të këtij shërbimi nga Institucionet Shëndetësore, kanë qënë sinjal për nisjen e këtij auditimi nga KLSH. Këto dobësi përfshijnë gjithë sistemin shëndetësor, Ministrinë e Shëndetësisë e cila harton politikat shëndetësore, Institucionet Shëndetësore si zbatues të tyre, por edhe Ministrinë e Financave e cila duhet të mbështesë me buxhet realizimin e tyre, Ministrinë e Brendëshme e cila duhet të përfshihet në sigurinë e stafit mjekësor për mbarëvajtjen e punës, si dhe struktura dhe aktorë të tjerë. Gama e gjërë e këtyre strukturave, moskordinimi i tyre e vështirëson zgjidhjen e problemeve sociale, që shkakton ofrimi me cilësi të dobët i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore nga personeli mjekësor, por jo çdo gjë varet prej tyre. Nga ana tjetër, nga informacioni i mbledhur gjatë fazës së studimit në terren, problematikat që ka SHUM, pasqyrojnë një nivel i ulët në menaxhimin e instistucioneve mjekësore. Vetë strukturat e këtij sistemi Ambulancat, Poliklinikat, Spitalet Rajonale dhe Spitalet Universitare kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën e menaxhimit, përdorimit të mekanizmave për sigurimin e shërbimeve me cilësi dhe në kohë. Stafi menaxherial i këtyre institucioneve nuk është përfshirë në mënyrën e duhur dhe me përgjegjshmëri në menaxhimin e cilësisë, në koordinimin dhe integrimin e veprimtarive që synojnë cilësinë dhe nxitjen e futjen në praktikë të parimeve të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë siç janë: Matja e vlerësimit të performancës së institucioneve shëndetësore; Vlerësimi i kënaqësisë së pacientit; Hartimi, përdorimi dhe përditësimi i protokolleve të mjekimit; Menaxhimi i burimeve njerëzore, kërkesat për çdo vend pune; Kualifikimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor dhe jo mjekësor, etj.

1.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës përbën një nga sfidat kryesore të strategjisë së KLSH. Auditimet e performancës vlerësojnë, nëse synimet e politikave dhe skemat qeverisëse, lidhen me problemet reale të shoqërisë dhe shqetësimet e palëve të interesit, duke

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

dhënë një informacion shumë më të gjerë mbi ecurinë e të gjithë projekteve dhe programeve në entet publike të audituara. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe praktikat më të mira audituese në Europë e më gjerë, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, e ka vënë theksin gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij. Misioni i këtij lloji të ri auditimi është përmirësimi i efiçiensës dhe efektivitetit në shërbimet publike që i ofrohen taksapaguesit shqiptar, duke ekonomizuar njëkohësisht përdorimin e fondeve publike. Për përmbushjen e objektivave strategjikë, shtimit të numrit dhe ç’ka është më e rëndësishme përmirësimit të cilësisë së auditimeve të përformancës, KLSH ka miratuar disa dokumenta të rëndësishëm, të cilët po ndihmojnë audituesit për kryerjen e auditimeve të përformancës me cilësi, konkretisht: Udhëzuesi i Auditimit të Performancës (Standartet 3000-3100); Manuali i Auditimit të Përformancës; Indikatorët e Auditimit të Përformancës;

KLSH, nëpërmjet këtij auditimi, synon të ofrojë një pamje të përgjithshme mbi funksionimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, nëse ai ka kapacitetet infrastrukturore, logjistike, njerëzore që t’ju përgjigjigjen të gjitha rasteve të paraqitura në SHUM, për dhënin me cilësi dhe në kohë të shërbimit mjekësor, bazuar në standarde dhe protokolle të miratuara. KLSH, e ka përqëndruar auditimin e performancës duke theksuar nevojën për ndryshim, si dhe për përmirësim të përgjegjshëm dhe të vazhdueshëm të menaxhimit publik, për përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, me efiçiencë dhe efektivitet. 1.3 Auditime të mëparshme në këtë fushë Në periudhat e mëparshme, si dhe periudhën objekt të auditimit (viti 2013-2015) nuk janë kryer auditime me objekt “Shërbimin e Urgjencës Mjekësosre” qofshin këto auditime performance, ligjshmërie/rregullshmërie apo financiare. Kjo për faktin se ky shërbim është pjesë e strukturës organizative të institucioneve shëndetësore, nuk funksionon si njësi shpenzuese e veçantë. Auditime të tjera: Auditim i kryer nga KLSH “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare” të MSH. Nga ky auditim është konstatuar se nuk kanë funksionuar Sistemi i Kontrollit të Brendshëm sipas ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, si dhe Auditimi i Brendshëm nuk ka ushtruar auditime mbi mënyrën e funksionimit të SKB, në nivelin e duhur. Nga vlerësimi i veprimtarisë së Auditit të Brendshëm, është konstatuar se puna audituese e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2013, nuk ka qenë efektive pasi, nga 39 subjekte të audituara vetëm në 13 subjekte, ose 33 % kanë rezultuar me gjetje “dëm efektiv”, të cilat në krahasim me fondet e përdorura janë të papërfillshme ndërsa, në 26 subjekte të tjerë, nuk janë konstatuar gjetje me dëm ekonomik. Auditim i kryer nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të MSH, me objekt “Zbatim dhe vlerësim i ligjshmërisë dhe rregullueshmërisë” në QSUT, për periudhën 1 Janar 2014-31 Mars 2015. Nga ky auditim është konstatuar se: Nuk ka funksionuar SKB, nuk janë krijuar kushte për ruajtjen e medikamenteve sipas përcaktimeve të ligjit nr. 105/2014 “Për medikamentet dhe shërbimin Farmaceutik”, janë konstatuar probleme me mbajtjen e pasqyrave financiare si dhe me zbatimin e legjislacionit në procedurat e prokurimit të fondeve. Në dy auditimet e mësipërme, rezulton se nuk

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

kanë funksionuar SKB, si dhe mungesa e Rregulloreve të Brendshme (të përditësuara që t’ju përgjigjen ndryshimeve strukturore dhe organizative) të Institucioneve Mjekësore, është një fenomen i evidentuar në gjithë sistemin shëndetësor. 1.4 Subjektet nën auditim Për të vlerësuar performancën e SHUM, jo vetëm në hallka të shkëputura, por si sistem të integruar, gjatë kësaj faze të auditimit (marrjes së informacionit, intervistimeve, pyetësorëve, vrojtimit, konsultimeve, grumbullimit të evidencave, të dhënave statistikore) dhe më tej, janë pjesë disa institucione shëndetësore, të cilat përfaqësojnë nivele të ndryshme të ofrimit të shërbimit të urgjencës. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, krijuar me ligjin nr. 147/2014 “Për shërbimin e

urgjencës mjekësore” është institucioni përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, kjo qendër do të unifikojë SHU, në të 4-nivelet e paraqituara në skemën e mëposhtme, për sa i përket nivelit të shërbimit parësor, si dhe përcjelljes për trajtim të mëtejshëm në nivelet e tjera të UM. Edhe gjatë vitit 2015, ky shërbim ka funksionuar në 4 nivele, por duke patur shpesh ndërthurje të tyre dhe mos unifikim të funksionimit të këtij shërbimi në nivel kombëtar. Kjo për faktin se QKUM e krijuar me ligjin e mësipërm për të unifikuar dhe bashkërenduar sistemin e SHUM nuk ka filluar funksionimin e saj.

Figura 1-Skema e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore sipas 4 niveleve.

Pjesë e këtij shërbimi janë:

- Shërbimi i transportit me autombulancë, i cili ka për qëllim vlerësimin mjekësor, monitorimin, trajtimin dhe transportin e pacientëve në rrezik për jetën, nga vendi i ngjarjes. - Njësia e transportit mjekësor me helikopter, e cila ofron shërbim të specializuar mjekësor me helikopter të pacientëve në gjendje akute.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Harta konjitive e shërbimit të urgjencës

QKCSA-ISH (Standardet e cilësisë së

Institucioneve Shëndetësore)

QKEV (Mbi edukimin dhe

trajnimin e personelit mjekësor)

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

(politikat)

QKUM Unifikim dhe

koordinim të SHU (Qendër pritëse dhe

shpërndarëse)

Niveli i dytë i UM Spitalet Rajonale dhe Bashkiake

Niveli i tretë i UM Spitalet

Universitare

Niveli i katërt UM Spitali i Traumës

Qendra e Shërbimit me

helikopter

(112) Njësia e

Koordinimit të Urgjencave Mjekësore

Niveli i parë i UM Qendrat

Shëndetësore

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Lista e subjekteve që u përfshinë në këtë auditim: - Ministria e Shëndetësisë - Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore - Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore - Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim - Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” - Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” - Spitali Universitar i Traumës - Spitali Rajonal Vlorë - Spitali Rajonal Fier - Spitali Rajonal Korçë - Spitali Rajonal Shkodër 1.4.1 Hyrje në subjektet që do të auditohen Ministria e Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë është institucion qendror, i cili ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Kujdesi shëndetësor sigurohet nga një sistem i integruar i shërbimeve shëndetësore dhe një rrjet institucionesh publike ose private, për funksionimin e të cilit roli i Ministrisë së Shëndetësisë është parësor, konkretisht: Ministria e Shëndetësisë luan rolin e liderit në Sistemin Shëndetësor Publik, është hartuese

dhe përgjegjëse për politikat dhe strategjitë e sistemit shëndetësor, për rregullimin e tij si dhe për koordinimin e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë sistemit. Ministria e Shëndetësisë ka si mision realizimin e politikës shëndetësore të programit të

Qeverisë. Ministria e Shëndetësisë harton politikën shëndetësore në shkallë vendi, përcakton zhvillimin dhe planifikimin e shërbimit shëndetësor në nivel kombëtar dhe sipas zonave. Harton legjislacionin që përcakton marrëdhëniet në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së

shëndetit dhe zbaton me rigorozitet legjislacionin në fushën e shëndetësisë. Harton strategjinë e zhvillimit shëndetësor dhe taktikat e vënies në jetë të programit të

Qeverisë. Studion dhe harton programin e investimeve në zhvillimin e infrastrukturës së shërbimit

shëndetësor. Kryen drejtimin operativ të shërbimit shëndetësor në shkallë kombëtare dhe sipas zonave. Për realizimin e funksioneve të saj, ajo funksionon sipas organikës dhe strukturës

organizative të miratuar. Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar në drejtori dhe sektorë sipas strukturës

organizative të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (niveli parësor): QKUM, është krijuar me ligjin nr. 147/2014, datë 30.10.2014 “Për Shërbimin e Urgjencës

Mjekësore”. Me këtë ligj përcaktohen parimet kryesore, rregullat e organizimit, mënyra e funksionimit dhe e financimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në RSH. QKUM është institucioni përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës

mjekësore, nëpërmjet planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve

10 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje. Shërbimi i urgjencës mjekësore udhëhiqet nga parimet e mëposhtme, të cilat janë dhe objekt

i punës së saj: - respektimi i të drejtave të pacientëve, sipas legjislacionit në fuqi; - shërbimi i garantuar falas i urgjencës mjekësore në kohën e duhur për shtetasit që

konsiderohen në gjendje rrezikshmërie të lartë për jetën, sipas protokolleve të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;

- ofrimi i shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e tij, për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm ose të përkohshëm në Shqipëri, si dhe për çdo shtetas të huaj që është duke kaluar në territorin e Shqipërisë;

- barazi në përfitimin e shërbimit të urgjencës mjekësore pa asnjë diskriminim; - ndërthurja e veprimeve të urgjencës mjekësore me të gjitha emergjencat kombëtare

(zjarrfikës, polici). Struktura organizative e QKUM-së miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore: QKCSA-ISH, është një institucion i cili është krijuar në bazë të VKM nr. 230, datë 15.04.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)”. QKCSA-ISH, është institucion buxhetor, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, struktura

dhe organika e saj përcaktohen nga MSH. Misioni i QKCSA-ISH, është të mbështëse Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e

strategjisë së saj afatgjatë lidhur me përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë të kujdesit shëndetësor, konform eksperiences dhe praktikës shkencore më pozitive dhe standarteve ndërkombëtare. Veprimtaria kryesore e QKCSA-ISH është: - Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së sistemit shëndetësor, nëpërmjet metodave të matjes

dhe zbatimit të standardeve të treguesve të matshëm për sistemin shëndetësor. - Edukimi dhe trajnimi i personelit mjekësor dhe partnereve të tjerë, në lidhje me cilësinë e

kujdesit mjekësor dhe krijimit të një kulture të re për të. - Rilicensimi periodik i personelit mjekësor, në sektorët publik dhe privat. Formulimin,

përhapjen dhe monitorimin e udhëzuesve klinik (protokolleve klinike) të praktikës klinike më të mirë, në ndihmë të personelit mjekësor.

- Akreditimi i institucioneve shëndetësore shqiptare publike dhe private. Edukimi terapeutik dhe fuqizimi i rolit të pacientëve si aktorë kryesor e qendror të sistemit shëndetësor. Minimizimi i rreziqeve dhe gabimeve në institucionet mjekësore:

- Rritja e sigurisë për pacientet dhe personelin mjekësor. - Vlerësimi dhe përzgjedhja e teknologjive ekzistuese dhe të reja më të nevojshme dhe më

kostefektive të sistemit shëndetësor.

QKUM, krijuar me VKM nr. 933/2014, sipas ligjit nr.147/2014, koordinon dhe bashkërendon SHUM, si dhe strukturat shëndetësore që kryejnë këtë shërbim në nivel kombëtar. Kjo qendër do të jetë pritëse (numri 112 i urgjencës), triazhuese (do kryejë klasifikimin e rasteve urgjente për nga rëndësia), shpërndarëse (do t’ju përgjigjet kërkesave për shërbimin me autombulancë tek pacienti, gjithashtu do të drejtojë rastet e urgjencës që kërkojnë trajtim të mëtejshëm në shërbimin e nivelit të dytë të urgjencës-shërbimi spitalor).

11 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim QKEV është një agjenci publike, e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 825, datë

14.05.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV) të punonjësve të shëndetësisë” dhe është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Misioni i QKEV-së, është të menaxhojë dhe mbështesë sistemin e zhvillimit profesional për

profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke zhvilluar e nxitur standardet e cilësisë në edukimin në vazhdim dhe të koordinojë programin e ricertifikimit për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Tre aktivitetet kryesore që rrjedhin prej këtij misioni janë: Të zhvillojë standardet e cilësisë së edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë; Të promovojë standardet e cilësisë së edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë; Të koordinojë programet e ricertifikimit të edukimit në vazhdim për profesionistët e

shëndetësisë. QKEV, është institucion buxhetor, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, struktura dhe

organika e saj përcaktohen nga MSH. Niveli i dytë, “Shërbimi Spitalor Rajonal dhe Bashkiak” Shërbimi i urgjencës spitalore i nivelit të dytë përbëhet nga shërbimi 24 orësh në spitalet rajonale dhe spitalet bashkiake. Objekt i këtij auditimi janë, spitalet rajonale Vlorë, Fier, Korçë dhe Shkodër. Niveli i tretë, “Shërbimi Spitalor Universitar” Përfaqësohet nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”. Spitali rajonal dhe spitali universitar organizojnë shërbimin e urgjencës spitalore, sipas

përcaktimeve të bëra me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Shërbimi i urgjencës spitalore siguron ekzaminim të hollësishëm mjekësor të të gjithë

personave që paraqiten në gjendje emergjente, sipas protokolleve përkatëse, stabilizimin e tyre të plotë brenda mundësive dhe kapaciteteve të institucionit, si dhe transferimin në spitalin përkatës apo në shërbimin e urgjencës spitalore universitare. Shërbimi i urgjencës spitalore zbaton protokollin standard të urgjencës mjekësore, të

miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Ky protokoll përcakton nevojat e shërbimit të urgjencës spitalore në varësi të: a) popullatës që mbulon; b) faktorëve demografikë; c) numrit të pacientëve të asistuar në ditë; ç) distancës midis shërbimeve. Shërbimi i urgjencës spitalore në një institucion spitalor duhet të presë të gjitha rastet

mjekësore dhe kirurgjikale të referuara nga njësia e koordinimit të urgjencave ose të vetëreferuara. Për rastet e vetëreferuara pas ofrimit të ndihmës mjekësore raportohet pranë njësisë së koordinimit të urgjencave. Shërbimi i urgjencës spitalore duhet të ketë akses sa më të mirë me shërbimin e radiologjisë

dhe sallave të operimit. Standardi infrastrukturor ndërtimor, i pajisjeve mjekësore dhe lista e medikamenteve të nevojshme përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. SHU, brenda institucioneve spitalore, është organizuar në nivel reparti. Reparti i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, është një strukturë brenda spitalit, që merret me trajtimin e pacientëve që paraqiten si raste urgjente.

12 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Skema mbi funksionimin e UM në Vlorë Skema mbi funksionimin e UM në Vlorë

Skema mbi funksionimin e UM në Korçë, Shkodër dhe Fier Niveli i katërt, “Shërbimi Spitalor i Traumës”: Përfaqësohet nga Spitali Universitar i Traumës, i cili në funksion të SHUM është i organizuar si më poshtë: 1. Spitali Universitar i Traumës është institucioni në varësi të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë që ofron shërbimin e urgjencës mjekësore në nivelin më të lartë të saj. 2. Spitali Universitar i Traumës ofron shërbimet kirurgjikale dhe jokirurgjikale të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Spitali Rajonal Vlorë Niveli i II-të

Polikninika Vlorë (Niveli I-rë)

Shërbimi i Urgjencës Vlorë

Spitali Rajonal Niveli i I dhe i II-të

Shërbimi i Urgjencës Korçë, Shkodër & Fier

13 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3. Spitali Universitar i Traumës ka në dispozicion të paktën një sallë operimi të pajisur tërësisht me personel të disponueshëm 24 orë në ditë. 4. Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton protokollet e koordinimit për pranimin dhe transferimin e pacientëve. 5. Spitali Universitar i Traumës ka një shesh për ulje të helikopterit. 6. Spitali Universitar i Traumës duhet të hartojë, të testojë dhe të rishikojë herë pas here planin e përgatitjes e të përgjigjes ndaj katastrofave dhe të menaxhimit të plagosjeve masive, në përputhje me platformën e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj emergjencave.

1.4.2 Politikat e Institucionit/agjencisë Politikat e shëndetit ose politikat e shëndetit publik, përfshijnë tërësinë e synimeve strategjike të institucioneve publike dhe private për të përmirësuar gjëndjen e shëndetit të popullsisë, për të cilën ata kanë përgjegjësinë. Këto politika përcaktojnë fushat dhe objektet e ndërhyrjes, preçizojnë objektivat që duhet të arrihen, bëjnë zgjedhjen e arsyeshme të prioriteteve dhe programojnë mjetet që duhet të angazhohen në nivelin e kësaj përgjegjësie kolektive. Për realizimin e politikave në fushën e shërbimit të urgjencës, në vitin 2007 është hartuar Strategjia mbi Reformën e SUM në Shqipëri, në të cilën janë përcaktuar edhe politikat kryesore që do të ndiqen në reformimin e këtij shërbimi. Kjo strategji ka synuar: Të mbështesë MSH, për t’i dhënë të gjithë popullatës Shqiptare cilësinë më të lartë të

shërbimit në kujdesin para-spitalor, trajtimin dhe transportin me autombulancë, si dhe shërbimin e urgjencës spitalore. Të rrisë imazhin e komunitetit dhe besimin e popullatës në SSHK vetëdijen në popullatë mbi

përparësitë e përdorimin korrekt të shërbimit të urgjencës mjekësore. Të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm të cilësisë së SHU me asetet dhe burimet që ka në

dispozicion. Të realizojë vlerën më të mirë financiare për të rritur në këtë mënyrë maksimalisht burimet

për kujdesin dhe shërbimin ndaj pacientit. Të inkurajojë dhe të zhvillojë SHU si pjesë integrale të shërbimit shëndetësor.

Këto çështje të trajtuara në këtë Strategji, janë bërë pjesë e Programit Qeverisës 2013-2017 për shëndetësinë ku në mënyrë të veçantë përsa i përket SHUM thuhet: 2013 2017

Do të ngrejmë një Shërbim Kombëtar të Urgjencës Mjekësore që të sigurojmë prezencë të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse duke iu përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma.

SHUM është në kushte të mjeruara; mbërrin me vonesë, është i pajisur keq pa mjetet e shpëtimit të jetës, personel të pakualifikuar, etj. Për pasojë është përgjegjës për humbje të dhjetëra jetëve pacientësh dhe paaftësi të niveleve të larta.

Do të ngrejmë një Shërbim Kombëtar të UM që të sigurojmë prezencë të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse duke iu përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma.

14 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Të gjithë spitalet publike dhe jopublike do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit fillestar dhe rivlerësimit periodik. Shërbimet spitalore universitare do të kenë rol parësor edhe në udhëheqjen profesionale të shërbimeve spitalore në të gjithë vendin. Do të ngremë një sistem unik dixhital shëndetësor, me të cilin do të ndërlidhen të gjithë

aktorët e sistemit shëndetësor, publikë dhe privatë. Në qendër të sistemit do të jetë individi dhe dosja e tij elektronike shëndetësore. Hartimi korrekt e shkencor dhe zbatimi i protokolleve të mjekimit e procedurave standarde

të punës është hap i domosdoshëm në rritjen e transparencës, verifikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, me qëllimin final, rritjen dhe përmirësimin gradual të cilësisë së shërbimit spitalor. Ne do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve, duke shtuar kujdesin për

indikacionet, në përputhje me standardet evropiane dhe njëkohësisht, do të rrisim kontrollin e cilësisë gjatë të gjithë zinxhirit të shpërndarjes të medikamenteve. Urdhërat e profesionistëve të shëndetësisë do të reformohen duke u qeverisur me standarde

të njëjta, duke u kërkuar të kenë rol më madh në rritjen e vazhdueshme të cilësisë së kontrollit të profesionistëve të shëndetësisë. Hartimi dhe zbatimi rigoroz i protokolleve bashkëkohore të mjekimit do të jetë një nga

prioritetet kryesore të reformimit të kujdesit shëndetësor parësor. Ky shërbim tek ne, tradicionalisht, mbetet i nënvleftësuar, si shtojcë e shërbimit shëndetësor spitalor dhe ndeshet me probleme të rënda, ku trajtohen vetëm 25% të problemeve shëndetësore të popullatës.1 Për t’i paraprirë realizimit të programit të qeverisë është hartuar dhe miratuar ligji nr. 147/2014 “Për Urgjencën Mjekësore”. Në ligj, është përcaktuar se Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), si institucioni përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, nëpërmjet planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje. Shqipëria vend me shërbim shëndetësor të ulët Postuar më: 22 Shkurt 2015 15:372

Ashtu si Ukraina, shtet në gjendje lufte dhe Shqipëria renditet në radhët e vendeve me shërbimin shëndetësor më negativ në botë. Në një raport të fundit, “Uashington Post” ka publikuar një raport me 300 mijë rastet e raportuara në 2014 të “International Sos” lidhur me cilësinë e shërbimit, higjenën dhe infrastrukturën shëndetësore.

1 Pjesë nga Programi i Qeverisë për shëndetësinë 2

Në një raport të fundit, “Uashington Post” ka publikuar një raport me 300 mijë rastet e raportuara në 2014 të “International Sos” lidhur me cilësinë e shërbimit, higjienën dhe infrastrukturën shëndetësore.

 

15 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Bazuar në këto kategori, vendi ynë, si Kosova, Maqedonia e Bosnja në rajon kategorizohet me shërbim negativ dhe është ngjyrosur me portokalli. 1.4.3 Pesha në buxhet ne DPD Si rezultat i organizimit dhe funksionimit të SHU, si reparte apo departamente të përfshira brenda strukturave të institucioneve shëndetësore (Qëndra Shëndetësore, Spitale Rajonale dhe Bashkiake, Spitale Universitare dhe të Traumës), nuk mund të evidentohen fondet buxhetore të alokuara dhe shpenzuara për funksionimin e këtij shërbimi, pasi nuk rezultojnë si njësi shpenzuese të veçanta. Për vitin 2015, me krijimin e QKUM, e cila rezulton si program i veçantë në strukturën buxhetore të MSH, janë alokuar fondet buxhetore sipas tabelës së mëposhtme. Fondet buxhetore të shpenzuara nga QKUM janë në vlerën 282,764 mijë lekë, dhe zënë 0.9 % të shpenzimeve buxhetore të MSH-së, që në total janë në vlerën 32,420,542 mijë lekë, ndërsa ndaj GDP (në vlerën 1,492,070,000 mijë lekë), kjo përqindje është e papërfillshme me 0.02 %.

Tabela 3/1-Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015 sipas programeve mijë/lekë

Emërtimi i institucionit dhe programi

Totali i Shpenzime

korente

Shpenzime kapitale Totali i shpenzimeve

buxhetore Financim i brendshëm

Financim i huaj

Totali i shpenzimeve

kapitale

13 Ministria e Shëndetësisë 30,540,900 789,642 1,090,000 1,879,642 32,420,542

01110 Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi 224,000 13,210 0 13,210 237,210

07220 Shërbimet e Kujdesit Parësor 9,932,000 103,692 136,480 240,172 10,172,172

07330 Shërbimet e Kujdesit Dytësor 17,505,236 541,740 953,520 1,495,260 19,000,496

07450 Shërbimet e Shëndetit Publik 2,686,900 41,000 0 41,000 2,727,900

07460 Shërbimi Kombëtar i Urgjencës 192,764 90,000 0 90,000 282,764

Totali i shpenzimeve buxhetore 276,940,832

GDP 1,492,070,000

Burimi i të dhënave: MF Punoi: KLSH

Tabela 3/2-Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2016-2018 sipas programeve

Emërtimi i institucionit dhe programi Totali i

Shpenzime korente

Shpenzime kapitale Totali i shpenzimeve

buxhetore Financim i brendshëm

Financim i huaj

Totali i shpenzimeve

kapitale

13 Ministria e Shëndetësisë 30,286,600 1,033,000 1,205,000 3,000 32,569,600

01110 Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi 325,600 3,000 0 311,393 328,600

07220 Shërbimet e Kujdesit Parësor 8,319,700 126,393 185,000 1,613,295 8,631,093

07330 Shërbimet e Kujdesit Dytësor 18,662,820 548,295 1,065,000 53,512 20,276,115

07450 Shërbimet e Shëndetit Publik 2,708,680 53,512 0 301,800 2,762,192

07460 Shërbimi Kombëtar i Urgjencës 269,800 301,800 0 301,800 571,600

Totali i shpenzimeve buxhetore 267,820,923

07460 Shërbimi Kombëtar i Urgjencës viti 2017 269,800 301,800 0 301,800 571,600

07460 Shërbimi Kombëtar i Urgjencës viti 2018 433,200 301,800 0 301,800 735,000

Siç shihet nga të dhënat e tabelës së mësipërme nga totali prej 282,764 mijë lekë i SHKU, vlerën prej 192,764 mijë lekë e zënë shpenzimet korente dhe 90,000 mijë lekë e zënë shpenzimet kapitale, ose 32 % të tij. Në vitin 2016 shpenzimet kapitale zënë 53 % të shpenzimeve totale prej 571,600 lekë, të

16 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

cilat në krahasim me vitin 2015 janë rritur me 202 %. Sipas program-buxhetit afatmesëm në vitin 2018 parashikohet që buxheti për SHKU të jetë në vlerën 735,000 mijë lekë, pra me një rritje në masën 29 % se dy vitet e mëparshme.

Tabela 3/1.2-Plani i shpenzimeve buxhetore sipas zërave Mijë/lekë

Zërat buxhetore Shpenzimet në vlerë Rritja në %

2015 2016

Paga (600) 48,255 49,000 101.5

Sigurime (601) 4,509 10,800 239.5

Operative (602) 140,000 210,000 150.0

Kapitale (231) 90,000 301,800 353.3

Totali 282,764 571,600 202.1

Duhet të theksojmë se, fondet buxhetore në vlerën 282,764 mijë të alokuara për QKUM, nuk përfaqësojnë të gjitha fondet buxhetore në dispozicion të shërbimit të urgjencës. Shërbimi i urgjencës i ofruar në të gjitha nivelet Ambulanca, Poliklinika, Spitale Bashkiake, Spitale Rajonale, Spitalet Universitare dhe i Traumës, në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor”, përballohen nga fondet për shpenzime korente që ju alokohen këtyre institucioneve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 1.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektit Risqet e aktivitetit të subjekteve nën auditim janë ato risqe që subjektet ndeshen gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, të cilat mund të jenë risqe të jashtme dhe rise të brendshme. Risqet e jashtme janë risqe që nuk varen drejtëpërsëdrejti nga subjekti (organizata), por nga faktorë të jashtëm të cilët kanë ndikim në realizimin e objektivave të subjektit, ndërsa risqet e brendshme kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti më menyrën së menaxhimit të subjektit. Risqet brenda kontrollit menaxherial: Moszabtimi i sistemit të referimit në RUM, referencë nga mjeku i familjes për tek

institucionet e tjera shëndetësore; Mungesë e rregulloreve të brendshme të organizimit dhe funksionimit të ISH dhe reparteve

të urgjencës në veçanti; Mungesë e sigurisë së personelit mjekësor të urgjencës në vendin e punës; Mungesë e një personeli mjekësor të trajnuar në fushën e urgjencës si dhe mungesa e planeve

të trajnimit të vazhdueshëm; Mungesa e protokolleve të miratuara të mjekimit, specifikisht për urgjencën;

17 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Mosfunksionim i sistemit të triazhimit (klasifikimit sipas rëndësisë së rasteve të paraqitura); Mos funksionimi i sistemit të kontrollit të brendshëm Mungesa e regjistrit të risqeve, për çdo institucion shëndetësor; Mungesë e organizimit të ambienteve të UM, në përshtatje me funksionin e çdo dhome sipas

kodit (rëndësisë së rastit të sëmundshmërisë) Mungesë e ambientëve të mjaftueshme dhe kushteve higjenike; Mungesë e procedurave për mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore; Mungesë e procedurave për sigurimin e medikamenteve në raste mungesash në institucionin

shëndetësor; Risqet jashtë kontrollit menaxherial: Ekzistenca e standardeve të ndryshme, në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të

SHUM, në rang vendi; Mangësi në personel të të gjitha niveleve (mjekë, infermierë, paramedikalë, barrelistë); Mosfunksionimi si duhet i shërbimit të kujdesit parësor (mjeku i familjes); Mungesë e një sistemi të standardizuar dhe dixhital për regjistrimin e të dhënave të

pacientëve; Infrastrukturë e papërshtatshme dhe tejet e amortizuar e institucioneve shëndetësore dhe

reparteve të UM, si pjesë e tyre; Mungesë e ambienteve të mjaftueshme për pacientin, parë kjo në raport me numrin e

dhomave dhe shtretërve; Mungesë e theksuar e ambjenteve në funksion të personelit mjekësor (dhoma, garderobë

etj.); Infrastrukturë e papërshtatshme për hyrjen në urgjencë, ambientet e parkimit të

autoambulancave si dhe sinjalistikës së brendshme të shërbimit të urgjencës; Mungesë e theksuar e pajisjeve duke filluar nga pajisjet bazë (barrela, karrige etj), aparaturave

dhe pajisjeve të veçanta të domosdoshme në marrjen e masave për shpëtimin e jetës; Numër i vogël i ambulancave të tipit të avancuar, si dhe mungesa në pajisjen e tyre me

aparaturat e duhura; Mungesë në listën e barnave të domosdoshme për shërbimin e urgjencës mjekësore;

1.4.5 Rëndësia e shërbimeve të subjekteve Shërbimi i urgjencës mjekësore, shpëton jetë njerëzore, e parë nga ky këndvështrim merr një rëndësi të veçantë. Specifikat që ka ky shërbim, cilësi e lartë, shpejtësia në kohë, shërbim i ofruar falas, kërkon që të plotësojë disa standarde të përcaktuara në Strategji, ligj si dhe paketën e standardeve të QKCSA-ISH, për akreditimin e Institucioneve Shëndetësore. Rëndësia e shërbimit të urgjencës konsiston: Ofrimi cilësor i shërbimit në kujdesin parësor, spitalor, trajtimin dhe transportin me

autoambulancë për në urgjencën spitalore; Ofrimin e ndihmës së parë për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore, duke filluar nga

vendi i ngjarjes;

Ne e konsiderojmë kujdesin shëndetësor një të mirë publike dhe faktor themelor zhvillimi.

18 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Sigurimin e kujdesit mjekësor të specializuar për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore; Ofrimin e një shërbimi të specializuar nga personeli mjekësor, nëpërmjet rritjes së

kapaciteteve profesionale, kryerjes së edukimit të vazhdueshëm të tyre në të gjitha nivelet; mjekë, infermierë, barrelistë, paramedikalë, si dhe personel ndihmës; Sigurimin e transportit tokësor, ajror dhe ujor të përshtatshëm për shëndetin e jetës, ofrimin

e kujdesit shëndetësor në kushtet e urgjencës mjekësore dhe transferimin në strukturat e specializuara. Sigurimin e ndihmës së parë dhe kujdesin të specializuar në raste të emergjencave

shëndetësore civile;

Për ofrimin me cilësi dhe standard të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm, janë përgjegjëse disa institucione, të cilat janë përfshirë në këtë auditim dhe kanë peshën e tyre specifike në përmirësimin e performancës, e konkretisht: MSH, për realizimin e politikës shëndetësore të programit të Qeverisë. QKUM, për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, nëpërmjet planifikimit,

drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje. QKCSA, për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së sistemit shëndetësor, nëpërmjet

metodave të matjes dhe zbatimit të standardeve të treguesve të matshëm për sistemin shëndetësor. QKEV, për menaxhimin dhe mbështetjen e sistemit të zhvillimit profesional për

profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke zhvilluar e nxitur standardet e cilësisë në edukimin në vazhdim dhe të koordinojë programin e ricertifikimit për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. 4-Nivelet e SHUM, për sigurimin dhe dhënien e ndihmës së parë, si dhe ekzaminim të

hollësishëm mjekësor të të gjithë personave që paraqiten në gjendje emergjente, sipas protokolleve përkatëse, stabilizimin e tyre të plotë brenda mundësive dhe kapaciteteve të institucionit, si dhe transferimin në spitalin përkatës apo në shërbimin e urgjencës spitalore universitare.

1.4.6 Feedback-u i subjektit përgjatë gjithë auditimit. Gjatë fazës studimore dhe të auditimit në terren nga institucionet e përfshira në auditim, në përgjithësi është vënë në dispozicion informacioni i kërkuar i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, palët e përfshira i janë përgjigjur intervistimeve tona, duke na ofruar një bashkëpunim pozitiv. Nga Spitalet Rajonale edhe pse në disa raste për shkak të moskuptimit qartë të kërkesave janë krijuar vonesa, janë tejkaluar dhe ka vijuar bashkëpunim pozitiv në marrjen e informacionit. Gjatë kësaj faze, grupi i auditimit ka mbledhur të dhëna nga 11 subjekte të përfshira në auditim, janë kryer një sërë takimesh verbale me drejtues të institucioneve dhe një pjesë të stafit, janë zhvilluar intervista verbale dhe me shkrim, janë zhvilluar pyetësorë, si dhe është marrë evidencë e mjaftueshme dhe cilësore, për evidentimin e problematikave dhe risqeve të subjektit.

19 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT Gjatë fazës studimore në KLSH dhe në subjekt, është grumbulluar përgjithësisht evidencë e mjaftueshme dhe e besueshme, e cila ka shërbyer për identifikimin e problematikave, krijimin e opinionit për nivelin e realizimit të objektivave të subjektit të audituar, si dhe përcaktimin e çështjeve që do të fokusohemi gjatë auditimit. Grupi i auditimit, gjatë fazës studimore në terren, ka vlerësuar tre aspekte kryesore të aktivitetit të SHUM, duke u bazuar në standardet e miratuara dhe praktikat më të mira. Këto aktivitete janë shtyllat kryesore mbi të cilat do të kryhet vlerësimi i performancës së SHUM. Qasjet audituese që do të aplikohen do të jenë të ndryshme, në varësi të çështjeve të përzgjedhura për t’u shqyrtuar. Bazuar në sa më sipër, si dhe në ndryshimet që po ndodhin në SHU kohët e fundit do të aplikohet “qasja pragmatike” për të shqyrtuar çështje të caktuara që janë evidentuar gjatë fazës studimore të subjekteve nën auditim, si një qasje e cila përfshin si analizat sasiore edhe ato cilësore. Gjatë auditimit si në fazën studimore edhe në fazën e auditimit në terren, nga stafi i Reparteve të Urgjencës Mjekësore në spitalet e të gjitha niveleve, janë ngritur problematika shqetësuese për të cilat është kërkuar veçanërisht që t’ju jepet zë nga ky auditim. Për këtë arsye, gjatë hartimit të këtij Projekt-Raporti nga grupi i auditimit qasja audituese ka qenë edhe “qasja pjesëmarrëse”. Për realizimin e qasjes tonë kundrejt realizimit të objektivave të auditimit, është grumbulluar dokumentacioni i nevojshëm si nga pikëpamja cilësore ashtu edhe sasiore. Nga grupi i auditimit gjatë kësaj faze, mbështetur në të dhënat e përpunuara, nga përgjigjet e marra nga personeli mjekësor, nëpërmjet intervistave verbale dhe me shkrim, por edhe nga përgjigjet e pyetësorëve drejtuar pacientëve, si përfitues të këtij shërbimi, janë identifikuar mangësitë e këtij shërbimi. Të dhënat e grumbulluara:

- Mbi numrin e pacientëve që janë paraqitur për të kërkuar shërbimin shëndetësor; - Koeficentin e shfrytëzimit të shtretërve; - Numri i popullsisë në rang qarku; - Shpërndarjen gjeografike të spitaleve; - Buxhetimin e shpenzimeve në nivel spitalor; - Të dhëna mbi numrin e autoambulancave sipas tipit të tyre; - Të dhëna mbi shpërndarjen e tyre në terren sipas qendrave administrative, numrit të

popullsisë që mbulojnë; - Të dhëna mbi nivelin e pajisjes së autoambulancave sipas tipit të tyre (A & B); - Të dhëna mbi infrastrukturën e reparteve të urgjencës, organizimin operacional të tyre; - Të dhëna mbi pajisjet mjekësore që disponojnë repartet e urgjencës; - Të dhëna mbi shërbimin periodik dhe certifikimin teknik të pajisjeve mjekësore; - Të dhëna mbi medikamentet mjekësore që disponojnë repartet e urgjencës; - Të dhëna nga QKSCA-ISH mbi fazën në të cilën është procesi i akreditimit të ISH; - Të dhëna mbi përbërjen e stafit të urgjencave mjekësore, (mjekë, infermierë, paramedikalë,

barelistë, etj; - Të dhëna mbi politikat e ndjekura mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, kriteret e

rekrutimit, trajnimet, motivimin dhe nivelin e pagave në sistemin e UM; - Të dhëna nga QKEV mbi edukimin dhe trajnimin e personelit të SHU;

20 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- Të dhëna mbi funksionimin e UM me riorganizimin e ri, krijimin e QKUM, ecuria e implementimit të këtij projekti dhe cilat janë përmirësimet dhe risitë e këtij riorganizimi, etj.

2.1 Objektivi dhe problemi i përformancës Sigurimi në kohë dhe me cilësi i shërbimit të urgjencës për qytetarët, që ju rrezikohet jeta si dhe një trajtim i duhur dhe profesional në ambientet e urgjencës janë sfida më e madhe me të cilën përballet shërbimi i urgjencës çdo ditë. Nisur nga rëndësia që ka cilësia e këtij shërbimi për qytetarët objektivi i auditimit do të jetë vlerësimi i performancës së shërbimit të urgjencës duke nënvizuar disa tregues që kanë rëndësi jetike për të ofruar këtë shërbim në nivele të duhura. Vlerësimi i Performancës në institucionet shëndetësore është një proces i vazhdueshëm nëpërmjet të cilit vendosen objektivat dhe vlerësohet progresi në drejtim të arritjes së këtyre objektivave. Në këtë kontekst, performanca e lartë e shërbimit të urgjencës përkufizohet si sigurimi i një shërbimi me cilësi të lartë, kosto-efektiv dhe me aksesin e duhur ndaj shërbimeve shëndetësore ku përfshihen burimet në dispozicion dhe rezultatet që kënaqin pacientin. Për të vlerësuar performancës e këtij shërbimi nga grupi i auditimit do t’ju jepet përgjigje dy pyetjeve: A po bëhen gjërat e duhura, për të optimizuar raportin burime/rezultate të veprimtarisë

publike duke modifikuar strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, pra do vlerësojmë eficencën e shërbimit të urgjencës. A po bëhen gjërat në mënyrën e duhur, për të arritur realizimin e objektivave të vendosura

në përputhje me politikat e subjektit, pra do të vlerësojmë efektivitetin e shërbimit të urgjencës. 2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës Shërbimi i Urgjencës është një aspekt i rëndësishëm i shërbimit shëndetësor pasi në shumë raste ai është një çështje jete për pacientët. Pritshmëria e pacientëve ndaj këtij shërbimi konsiston: Çdo pacient ka të drejtën të marrë trajtimin e nevojshëm brenda një periudhe kohe të shpejtë

dhe të paracaktuar. Kjo e drejtë është e zbatueshme për çdo fazë të trajtimit. Shërbimet shëndetësore kanë për detyrë të fiksojnë kohën e pritjes brenda shërbimeve të caktuara, bazuar në standarde specifike dhe në varësi të shkallës së urgjencës së rastit. Çdo pacient ka të drejtë të marrë shërbimin e urgjencës jo vetëm në cilësi dhe kohë, por dhe

falas. Çdo pacient ka të drejtën për një shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë bazuar në

specifikimet dhe respektimin e standardeve të sakta dhe të miratuara. E drejta për shërbim shëndetësor cilësor kërkon që institucionet e kujdesit shëndetësor dhe

profesionistët të ofrojnë nivele të kënaqshme të performancës teknike, komforte dhe marrëdhënie njerëzore, ndaj pacientit. Kjo nënkupton specifikimin dhe zbatimin e standardeve të miratuara të cilësisë, të caktuara nga një procedurë e paracaktuar publike dhe konsultative, që rishikohet dhe vlerësohet periodikisht nëpërmjet akreditimit. Çdo pacient ka të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dëmtimet dhe rreziqet shkaktuar nga

mos funksionimi i duhur i shërbimeve shëndetësore, keq ushtrimit të profesionit mjekësor dhe gabimeve, dhe të drejtën për të pasur një shërbim dhe trajtim shëndetësor që plotëson standarde të larta sigurie. Për të garantuar këtë të drejtë, spitalet dhe shërbimet shëndetësore duhet që në mënyrë të vazhdueshme të monitorojnë faktorët e rrezikut për të siguruar që pajisjet mjekësore elektronike mirëmbahen ashtu siç duhet dhe përdoruesit e tyre janë të trajnuar për to.

21 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Të gjithë profesionistët e shërbimeve shëndetësore duhet të jenë plotësisht përgjegjës për sigurinë e të gjitha fazave dhe elementeve të trajtimit mjekësor. 2.1.2 Objektivi i auditimit Auditimi i Performancës së Shërbimit të Urgjencës ka si objektiv të evidentojë problematikën dhe faktorët që cënojnë ofrimin e këtij shërbimi në nivelin e duhur për pacientët. Të pasqyrojë situatën reale në të cilën ndodhet shërbimi i urgjencës sot në vendin tonë, duke marrë në shqyrtim faktorët që janë të lidhur ngushtë dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e këtij shërbimi. Performanca e SHU është e lidhur me ofrimin e një shërbimi të shpejtë, cilësor dhe efektiv për pacientin e sëmurë apo të plagosur që është në rrezik për jetën. Për të ofruar këtë shërbim me cilësi ISH duket të jenë të akredituara, personeli duhet të ketë kualifikimet e duhura, pajisjet me mjetet e punës duhet të jenë në nivele të kënaqshme, ambientet duhet të jenë të përshtatshme. Këto përbëjnë kriteret të cilat do të jenë objekt i vlerësimit të standardeve të miratuara, që në mënyrë të detajuar paraqiten më poshtë:

- Vlerësimi i procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore, regjistrimi, ecuria faktorët që kanë ndikuar në mosrealizimin e standardeve, si dhe faza në të cilën ndodhen ato;

- Vlerësim mbi një nga inputet më të rëndësishme të këtij procesi siç janë burimet njerëzore, profesionalizmi i tyre, edukimi i vazhdueshëm, trajtimi me pagë, plotësimi i kushteve të punës, ngarkesa në punë dhe siguria gjatë ushtrimit të detyrës, në raport këto me standardet dhe praktikat më të mira;

- Vlerësim mbi kushtet dhe nivelin e infrastrukturës të reparteve të urgjencës; - Vlerësim mbi numrin e autoambulancave, plotësimi i kritereve lidhur me vendndodhjen,

pajisjen, si dhe elemente të tjera të përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;

- Vlerësimi mbi mjekimin e pacientëve sipas protokolleve të standardizuara; - Vlerësimi mbi zbatimin e procesit të triazhimit (përcaktimi i përparësisë së trajtimit), për

përdorimin sa më të mirë të aftësive, metodave profesionale dhe kapaciteteve infrastrukturore, me qëllim rritjen e efecencës.

2.2 Përkufizimet dhe terminologjia

- “Urgjenca” është ndryshimi i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore që, në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e personit;

- “Shërbimi i urgjencës mjekësore” është një sistem i bashkërenduar i burimeve njerëzore, i infrastrukturës dhe i pajisjeve mjekësore, përmes të cilave mundësohet ndihmë dhe kujdes mjekësor i shpejtë dhe i sigurtë për personat që pësojnë përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, dëmtime apo sëmundje të papritura.

- “Autoambulancë” është një mjet lëvizës tokësor, ajror ose detar, i pajisur me shtretër, që shërben dhe mirëmbahet, me qëllim që të sigurojë shërbim urgjence dhe transport të pacientit.

- “Autoambulancë për shpëtimin e avancuar të jetës” është një automjet që shërben në terren dhe mirëmbahet për të transportuar pacientë dhe punonjës të urgjencës mjekësore, të pajisur me pajisje mjekësore, me qëllim që t’i sigurojë pacientit një shërbim urgjence të avancuar (përfshirë reanimimin e pacientit).

22 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- “Shërbimi i urgjencës spitalore” është një strukturë e veçantë e spitalit, e cila ka mundësi të sigurojë kujdes mjekësor të specializuar për pacientin në situata urgjente.

- “Njësia e koordinimit të urgjencave” është njësia që ka të organizuar sistemin e identifikimit dhe të marrjes së informacionit, që përdor telefonin publik apo çdo teknologji tjetër bashkëkohore në këtë aspekt, duke synuar të finalizojë dhënien e shërbimit më të përshtatshëm të urgjencës mjekësore. Kjo njësi identifikon natyrën e kërkesës, përparësinë e saj, sipas shkallës së rrezikut që paraqet, dhënien e udhëzimeve për telefonuesin, shpërndarjen dhe bashkërendimin e burimeve të nevojshme për dhënien e ndihmës mjekësore.

- “Dhënës i ndihmës së parë mjekësore” ose “DHNPM” është një individ, vullnetar ose jo, i cili është i certifikuar nga struktura përgjegjëse për këtë qëllim.

- “Transport i urgjencës (TU)” është transporti i një personi për në qendrën shëndetësore ose prej saj, i cili, për shkak të kushteve shëndetësore, kërkon vlerësim mjekësor, monitorim ose trajtim gjatë transportit.

- “Drejtues i mjeteve të transportit të urgjencës” është një individ i certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore për të drejtuar mjetin dhe për të kryer aktivitete të tjera të lidhura me urgjencën.

- “Rrjeti i sistemit të telemjekësisë” është përdorimi i telekomunikacionit dhe teknologjisë informuese për të siguruar kujdes mjekësor në distancë, nëpërmjet transmetimit të informacionit mjekësor dhe imazheve të ndryshme, nga pacienti te personeli mjekësor apo ndërmjet personelit mjekësor nga një vend në tjetrin.

2.3 Kriteret e vlerësimit

2.3.1 Kriteret e politikës

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 55; Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI); Strategjia Afatgjatë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar (viti 2004); Strategjia Kombëtare për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri; Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 147/2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”; Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit

Analizat Vjetore të viteve 2013, 2014 dhe 2015; Raporte monitorimi QKEV; Raporte nga OBSH; Raporte monitorimi nga QKCSA; VKM nr. 933/2014 “Për miratimin e strukturës organizative të QKUM”; VKM nr. 825, datë 14.05.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të

Edukimit në Vazhdim të punonjësve të shëndetësisë”; VKM nr. 230, datë 15.04.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të

Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore”; Rregullore e Brendshme e Funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 498, datë

24.11.2015 dhe nr. 421 datë 12.09.2012.

23 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

2.3.3 Kriteret teknike

Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë,

nr. 657, datë 15.02.2010; VKM nr. 237, datë 6.3.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e

spitaleve”, ku janë përcaktuar: - Aneksin I “Kriteret e ndërtimit”, pika 21, 22, 23 etj. - Aneksin II “Kriteret për ushtrimin e veprimtarisë” konkretisht: a) Kriteret për personelin mjekësor b) Kriteret për menaxhimin mjekësor, pika 2, 3 dhe 5. - Aneksi 2/1 paketa e urgjencës mjekësore për: a) Pajisjet e departamentit të urgjencës b) Listën e medikamenteve Vendimi nr. 447, datë 09.07.2004 “Për përcaktimin e gjendjes së të sëmurit që ka nevojë për

ndihmë urgjente dhe dokumentacioni i nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve të bëra”; VKM nr. 315, datë 23.03.211 “Për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e realizimit të

procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore”; Kriteret e cilësisë, sigurisë sipas QKCSA, konkretisht: - “Lista e treguesve të performancës spitalore” (faqe 12-16); - “Shërbimi i Urgjencës” (faqe 75-79); Kriteret dhe standardet e QKEV; Udhëzues “Për Përgatitjen e Planit të Përgjigjes të Spitalit ndaj Fatkeqësive”.

2.3.4 Kriteret e tjera/ Praktikat më të mira Hospital Disaster Preparedness Self-Assessment Tool; Standards Sampler for Urgent Care Centers; Emergency Medical Services Systems in the European Union; Ambulance care in Europe; Linee guida perla progettazione; VKM nr. Nr.237, datë 6.3.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e

spitaleve”.

24 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

2.4 Skema e auditimit

Puna përgatitore njohja me subjektin

Planifikimi, hartimi i programit

Puna në terren, studimi kryesor

Aktivitetet pasuese, hartimi i P/Raportit

Hartimi i Raportit dhe Rekomandimeve

Ndjekja e rekomandimeve

25 

KO

NT

RO

LL

I I

LA

RT

Ë I

SH

TE

TIT

D

EP

AR

TA

ME

NT

I I

AU

DIT

IMIT

PE

RF

OR

MA

NC

ËS

RA

PO

RT

RF

UN

DIM

TA

R A

UD

ITIM

I “P

ER

FO

RM

AN

CA

E S

RB

IMIT

UR

GJE

NC

ËS

MJE

SOR

E”

2.5

Pir

amid

a e

pye

tjev

e au

dit

ues

e

26 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

2.5.1 Qasja/metodologjia audituese

Për të vlerësuar performancën e SHUM, gjatë këtij auditimi kemi gjykuar si më të përshtatshme, qasjen e orientuar drejt problemit duke identifikuar, verifikuar dhe analizuar çështjet dhe problemet e veçanta, që lidhen me cilësinë e shërbimit të ofruar nga Sistemi i SHUM, ndaj personit me rrezikshmëri të lartë për jetën, si dhe vlerësimin e këtij shërbimi bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara.

2.5.2. Metodat & teknikat audituese Analizë sasiore dhe cilësore të të dhënave të mbledhura gjatë auditimit; Metoda përshkruese statistikore për matjen e kënaqësisë së përdoruesve; Intervista gjysmë e strukturuar me palët e përfshira në auditim; Vëzhgime të drejtpërdrejta; Pyetësorë me gjithë aktorët e përfshirë. Konsulta me palët e interesit.

2.6. Rezultatet e arritura. 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë. Duke audituar performancën e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore si një sistem në ofrimin e një shërbimi tejet të rëndësishëm ndaj shtetasve (pacientë me rrezikshmëri për jetën), ku përfituesi është publiku i gjerë, KLSH nëpërmjet mesazhit auditues synon bërjen transparente të mangësive dhe dobësive në ofrimin e këtij shërbimi, si dhe qasjen kundrejt zgjidhjeve që ofrojnë përmirësim të tij. Përmirësimi i shërbimit të urgjencës mjekësore, në të gjitha nivelet e saj, parësor, spitalor, spitalor universitar dhe atë të traumës, kërkon jo vetëm rritjen e nivelit të shërbimit të ofruar nga personeli mjekësor, por dhe plotësimin e disa standardeve të cilat nuk mund të realizohen pa përfshirjen e gjithë aktorëve që kanë një rol kyç në zinxhirin e këtij shërbimi. Konkretisht:

- MSH: Rritja e besimit të pacientit tek shërbimi mjekësor i urgjencës dhe mjeku i familjes;

- MF: Nivel më i lartë buxhetimi, për plotësimin e standardeve për akreditim të ISH; - MB: Rritja e sigurisë së personelit mjekësor gjatë ushtrimit të detyrës.

2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit Auditimi i performancës, “Shërbimi i Urgjencës në Shqipëri”, ka një impakt shumë të gjerë duke qenë se prek një nga çështjet më të ndjeshme për publikun, cilësinë e shërbimit shëndetësor. Nëpërmjet këtij auditimi, synojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë publikun, për problematikat e evidentuara në shërbimin mjekësor të ofruar nga urgjenca në 4- nivelet e saj. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në nivelin e ulët të këtij shërbimi si: Politikat shëndetësore; Organizimi jo funksional i këtij shërbimi;

27 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Mungesa të theksuara në infrastrukturë, dhe mjete logjistike, që në shpesh raste nuk plotësojnë as kërkesat bazë të përcaktuara në aktet ligjore, standarded e miratuara dhe praktikat më të mira;

Personel mjekësor i pa profilizuar dhe patrajnuar në fushën e “urgjencës mjekësore”.

2.6.3. Forma e publikimit

Në përfundim të auditimit do të përgatitet Projekt-Raporti i Auditimit, i cili do të diskutohet me të gjithë palët e përfshira në këtë auditim. Pas marrjes së opinioneve dhe reflektimit të tyre do të përgatitet Raporti Final i Auditimit i cili do t’iu përcillet palëve të përfshira në auditim dhe publikohet në raportet periodike dhe vjetore të KLSH-së, në Ëeb-in e KLSH, në faqen e Facebook të Departamentit të Performancës në KLSH, në shtypin e përditshëm, etj.

28 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE. A është ofruar nga SHUM një shërbim në cilësi dhe në kohë, me efektivitet dhe eficencë për personat në rrezik për jetën? Grupi i auditimit duke dashur t’i përgjigje pyetjes kryesore të auditimit të cilësuar më lart nëpërmjet shtjellimit të pyetjeve dhe nënpyetjeve të mëposhtme, ka arritur në këtë mesazh auditimi꞉

Mesazhi i auditimit

3.1 A është siguruar infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e këtij shërbimi, në përputhje me standardet e miratuara? 3.1.1 A janë siguruar ambientet e nevojshme për ofrimin me cilësi të shërbimit ndaj pacientit?

Kujdesi ndaj shëndetit në sistemin e Urgjencës Mjekësore, është ende larg plotësimit të standardeve për ofrimin me cilësi dhe në kohë të këtij shërbimi jetik për individin. MSH, QKUM dhe strukturat e tjera të ngarkuara me ligj, po ecin me ritme të ulta në plotësimin e akteve normative dhe riorganizimin e sistemit. Aktualisht në institucionet shëndetësore, vepron një SHUM me mangësi në plotësimin e standardeve në disa komponentë si: -burime njerëzore (sasi dhe cilësi), infrastrukturë, kushte pune dhe të sigurisë në punë; mjete transporti dhe pajisje mjekësore; medikamente, shtuar këtyre dhe një nivel i ulët i kulturës mjekësore të popullatës. Ka mungesë organizimi dhe bashkëpunimi të katër niveleve të urgjencës, me efektivitet dhe eficencë të ulët, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e SHUM paraqitet shërbimi shëndetësor parësor, i cili ka një rol potencial për të përmirësuar cilësinë e shëndetit, me efekt në uljen e rasteve të urgjencës mjekësore si dhe uljen e kostove financiare.

29 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

“Korridore të gjata, lyer gjysmë në të bardhë e gjysmë në gri, me dhoma nga dy krahët. Tavane të larta, dyer, dritare, shkallë. Të gjitha “në gri të thellë” 3 Ky është përshkrimi përgjithësues i imazhit që përcjell tipologjia e infrastrukturës arkitekturore të ambienteve spitalore, natyra e errët të së cilave është bërë shpesh herë pjesë e projekteve kërkimore nën termat e funksionalitetit të ambienteve për përmbushjen më cilësi të veprimeve spitalore. Në veçanti hapësirat e shërbimit të urgjencës mjekësore ndjejnë të nevojës respektimin e normave të detajuara urbanistike, kriteret e arkitekturës në tërësi, si dhe të përshtatin mjediset e tyre sipas standardeve të miratuara mbi cilësinë për një funksionim cilësor dhe sa më praktik të shërbimit. Ligji nr 147/2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”, është një detyrim institucional për Ministrinë e Shëndetësisë, QKUM, Spitalet Rajonale, Spitalet Universitare dhe atë të Traumës, për të rregulluar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të SHU, me qëllim mbrojtjen e shëndetit te popullatës. Për të ofruar një shërbim cilësor dhe mirëmenaxhim të tij sipas objektit dhe parimeve të këtij ligji, është domosdoshmëri e institucioneve shëndetësore të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për mirë funksionim e SHU. Bazuar në aneksin I të vendimin nr. 237 datë 06.03.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve” spitalet kanë për detyrë të përmbushin kriteret e përgjithshme infrastrukturore si dhe të përshtatin mjediset e tyre për personat me aftësi të kufizuar në veçanti, sipas standardeve të miratuara me VKM. nr. 401 date 25.06.2004 “Për personat me aftësi te kufizuar” të tilla si :

- të sigurojnë burimet e furnizimit me ujë të pandërprerë si dhe rezerva ujore të mjaftueshme në raste të ndërprerjes së burimeve;

- të sigurojnë burimet e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe të jenë të pajisur me sistem të pavarur ushqimi elektrik (gjenerator) për të mbuluar nevojat thelbësore spitalore;

- të plotësojnë kushtet për klimatizimin dhe ventilimin e mjediseve spitalore, - të marrin masat për mbrojtjen nga zjarri, - të marrin masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga infeksionet spitalore, - trajtimin dhe eliminimin e mbeturinave spitalore, në përputhje me rregullat e përcaktuara me

vendim të Këshillit të Ministrave, - të sigurojnë lëvizshmëri të mirë të pacientëve, personelit dhe të vizitorëve si dhe të

personave me aftësi të kufizuar fizike.

Këto specifikime infrastrukturore duhet të ndiqen në përputhje të plotë me kriteret e veçanta të ndërtimit (apo rikonstruksionit) të ambienteve spitalore ndër të cilat listojmë këto standarde:

- dhomat me një shtrat jo më e vogël se 12m² - dhomat me dy shtretër, jo më pak se 9m² për çdo shtrat pacienti - në njësitë e terapisë intensive, për çdo krevat reanimacioni e pakta 12m² - në dhomat e pacientëve për çdo shtrat duhet të ketë një pajisje qendrore oksigjeni dhe

vakuumi të veçantë. - dhoma e infermieres e cila duhet të jetë pranë dhomave të pacientëve; të jetë e pajisur me

lavaman, me vend ku përgatitet mjekimi si dhe me një sistem- thirrës që të bëhet lidhja me çdo dhomë pacienti.

3 Ëhite Buildings – Hospital Architecture 1945-1990 Project http://fau.edu.al/en/event/ndertesa-te-bardha-arkitektura-e-spitaleve-1945-

1990/

 

30 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- në çdo sallë të operacionit duhet të ndodhet vetëm një shtrat operacioni. - sallat e operacionit duhet të jenë minimumi 30 m2, përveç hapësirave të cilat përbëhen nga

qoshet, dhe/ose hapësira të tjera që formohen nga cepa të ndara. - në hapësirën e sallës së operacionit, lartësia dysheme-tavan duhet të jetë e pakta tre metra,

ku dhe tavani i varur të jetë i përshtatshëm që të bëhen kanalet e ajrosjes dhe të vendosen filtrat.

- hapësira e sallës së operacionit dhe pjesët afër saj duhet të jenë komplet sterile, i ka dritaret dhe dyert që nuk hapen në ambientin e jashtëm dhe në këto pjesë nuk gjendet nyje sanitare dhome tualeti. Në ato pjesë të bllokut operator ku sterilizimi është jo i plotë, duhet të gjendet një vend pushimi për personelin, dhoma të ndara veshjeje, nyje sanitare, dhome tualeti dhe dush.

- pjesa e sallës së operacionit duhet të ajroset dhe kondicionohet me një sistem kondicionimi qendror me filtra higjienikë.

- njësitë e reanimacionit duhet të jenë të pajisur me lavamanë. - në kokën e krevatit të pacientit ndodhet monitorimi dhe sistemi qendror i gazit mjekësor. - hyrja e njësisë të urgjencës duhet të jetë veç hyrjes së spitalit, duhet të arrihet lehtësisht, të

ketë një hyrje kryesore për ambulancën si dhe një platformë pandus për arritjen lehtësisht nga personat me aftësi të kufizuar.

- në Njësinë e Urgjencës duhet të gjendet e pakta një dhomë ekzaminimi, një dhomë ndërhyrjeje, një dhomë vëzhgimi, dhe një vend pritje për burrat dhe gratë ku këto të fundit të jenë të ndara, si dhe nga një ËC me lavaman.

- në degën e specialitetit të traumës dhe ortopedisë ku ka një dhomë pranimi për pacientët për ndërhyrjet e shpejta dhe për dhomën e kurimit në poliklinikën e ortopedisë, këto dhoma mund të kenë lidhje me njëra tjetrën ose të ketë një dhomë veç për gipsin.

- shkallët duhet të kenë një gjerësi të detyrueshme jo më pak se 1.5 m, në mënyrë që të kalojë edhe pacienti edhe barrela.

- korridoret duhet të jenë të gjera jo më pak se 2.2 m. - në të gjitha spitalet:

o dyshemetë dhe veshjet e dyshemeve duhet të jenë te mirë rregulluara, të buta(lëmuara) dhe jo-absorbuese;

o muret dhe tavanet e dhomave dhe të korridoreve të jenë të ndërtuara në mënyrë të tillë që mund të pastrohen lehtësisht dhe të mirëmbahen;

o Te gjitha dritaret, dhe portat që hapen, duhet të jenë të pajisura me një rrjetë kundër insekteve dhe kafshëve të tjera helmuese.

- dhomat e pritjes duhet të jenë të pajisura dhe të mobiluara në mënyrë të tillë që të sigurojnë një rehati të arsyeshme të pacientëve, familjarëve dhe personelit spitalor.

- ambientet duhet të jenë të pajisura ngado me ndriçim të përshtatshëm, ndriçim artificial për të gjitha dhomat e pacientëve si dhe me sistem ventilimi të përshtatshëm të ajrit të freskët për pacientët, familjarët dhe personelin spitalor

- tualetet dhe lavamanët e parashikuar për burrat duhet të jenë të ndara nga ato të grave. Vendi ku gjendet një tualet duhet të jetë i ndriçuar dhe i ventiluar, përveç rasteve të ndriçimit artificial dhe të ventilimit mekanik.

- ambientet spitalore duhet të jenë të pajisura në mënyrë të tillë që të jenë funksionale dhe praktike në secilën nga dhomat e shërbimit.

31 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjatë procesit të auditimit subjektet e përfshira janë krahasuar me modulin standard të njësisë së urgjencës4, përsa i përket hapësirave funksionale në dispozicion të RUM si dhe përshkrimeve të detajuara të infrastrukturës ndihmëse brenda tyre. Tabela referente shoqërohet si më poshtë:

Moduli standart i njësisë së urgjencës

Hapësirat/dhomat Përshkrim i shkurtër Shënime Vend ulje të helikopterit Sipërfaqe e vijëzuar qartësisht

ku helikopteri mund te ulet për të lehtësuar evakuimin mjekësor (MADIVAC).

Nëse është e mundur.

Dhoma e pritjes Dhomë ku presin pacientët dhe familjarët.

Stola, karrige dhe material informuese.

Dhoma e përzgjedhjes (triazhit) Hapësirë që mundëson intimitet dhe vlerësimin e 2 pacientëve njëkohësisht.

Afër hyrjes së ambulancës dhe zbritjes së pacientit. Këtu mund të vendoset një kabinë për sigurinë dhe regjistrimin.

Dhoma e trajtimit Dhoma e trajtimit për pacientë të stabilizuar.

2 bokse me gjerësi të mjaftueshme për të mbajtur pajisje dhe aparatura, si dhe të lejojë 3 operatorë të manovrojnë lehtësisht.

Dhoma e shokut Dhomë trajtimi për pacientë në gjendje të rënde dhe të pa stabilizuar.

1 shtrat dhe të gjitha pajisjet e ringjalljes.

Dhoma e observimit Dhomë monitorimi për pacientët me gjendje të stabilizuar përpara diagnozës përfundimtare.

Të paktën 4 shtretër për të monitoruar gjendjen klinike të pacientit. Dhoma e pajisur me lavaman.

Burimi: MSH Punoi: KLSH

Ky modul ka kapacitet të ofrojë shërbim urgjence për mesatarisht 50 paciente në ditë (18 250 pacientë në vit). Në rastin kur RUM do të ndjekë më tepër se 18 250 pacientë në vit, të gjitha nevojat e më sipërme mund të dublikohen në varësi të: Popullatës që mbulon Faktorëve demografik Numrit të pacientëve të vizituar në ditë Distancës midis shërbimeve Një vështrim historik i zhvillimit të ambienteve spitalore në botë.

4 Strategjia mbi reformën e sistemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri 

Një repart spitali në shekullin e gjashtëmbëdhjetë në Francë. Ish spitali Puna Paper (shekulli XVI dorëshkrimeve Arkiva e Asistencës Publik në Paris: Galtier-Boissière (org) Larousse Medical Illustré, Paris, 1912 (p. 507)

32 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Kjo pamje është gjatë ndërtimit të një spitali “modern” në Shkodër, nga Florence Nightingale. Florence me profesion inferimiere, ka dhënë kontribut në fushën e mjekësisë dhe ka kontribuar në ndërtimin e disa spitaleve edhe në territorin e Perandorisë Otomane, siç është edhe ky spital në Shkodër, (para 1912).

Sistemi dhe materialet e dyerve, dyshemesë, mureve, tavaneve në “Central Clinic” Athinë

Guy’s Hospital 1721 Guy’s Hospital aktualisht

Dhoma e shokut në spitalin Sant’Andrea Romë

33 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Shërbimi Spitalor Rajonal (Niveli i II-të i SHUM) Spitali rajonal Vlorë (SRV)

Spitali Vlorë Poliklinika Vlorë

Gjetje:Urgjenca mjekësore e projektuar pranë SRV ushtron aktivitetin e saj në godinën qendrore, ndërtesë e viti 1973. Në evidencën e investimeve të realizuara për vitet 2013-2015, dorëzuar për grupin e auditimit, listohen zërat për rikonstruksion e SRV, të cilat nuk janë specifikisht për repartin e shërbim urgjencës dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi. Ky repart ka një kapacitet prej 15 shtretër nga 345 shtretër të këtij spitali. Urgjenca është e vendosur në hyrje të godinës qendrore për të pritur lehtësisht pacientët. Për ngrohjen e sallave, dhomave dhe ambienteve ndihmëse të shërbimit të urgjencës, struktura drejtuese e spitalit ka investuar në blerjen e sistemit qendror për ngrohjen, ndërsa sistemi i ftohjes mundësohet nga pajisjet kondicioner split, të cilat shpesh herë nuk janë në funksion. SHU në këtë qytet ofrohet edhe nga Poliklinika, e cila shërben në një godinë të amortizuar, me mungesë aparaturash dhe pajisjesh, mungese energjie elektrike dhe uji, në dhoma me sipërfaqe të vogël dhe jashtë standardit të modulit për njësinë e urgjencës. Në SRV infrastruktura e shërbimit ofrohej në 4 dhoma si:

Emërtimi Kapaciteti Numër shtretër Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015

Dhomë me shtretër K.Bardhe 1 (një) 2 (dy) 2 (dy) 2 (dy) Dhomë me shtretër K.Jeshil 1 (një) 3 (tre) 3 (tre) 3 (tre) Dhomë me shtretër K.Verdhe 1 (një) 4 (katër) 4 (katër) 4 (katër) Dhomë me shtretër K.Kuq 1 (një) 4 (katër) 4 (katër) 4 (katër) Dhomë zhveshje 1 (një) - - - Dhomë mjeku 1 (një) - - - Dhoma e infermierëve 1 (një) - - - Tualet 3 (tre)

Burimi: SRV Punoi: KLSH

Nga këto të dhëna rezulton se ambientet e SHU në vite për ofrimin e shërbimit janë po të njëjtat edhe pse numri i pacientëve është në rritje. Në dhomat e shërbimit evidentohet mungesë e pajisjeve me aparatura sipas specifikimit qe referon VKM 237/2009 dhe modelit standard, ambiente me kushte jo të mira higjenike, ajër të ndotur, ambiente të zhurmshme dhe të pamjaftueshme për fluksin e pacientëve. Muret e ndërtesës kanë dëmtime dhe lagështi, ndërsa shkallët nuk janë në gjendje të

34 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

mirë. Në to evidentohen të çara në disa vende dhe janë të pa pajisura me platformën pandus. Evidentohet mosprania e bomblave për fikje zjarri në këtë repart, kurse në Poliklinikën e qytetit ato janë të pa kolauduara dhe jashtë funksionit.

Spitali rajonal Fier (SRF)

Gjetje: SRF është godinë e vitit 1959, rikonstruksionet e së cilës janë kryer në vitin 2011. Në

vazhdimësi është bërë ndërhyrje në rrjetin hidrosanitar të SHU dhe infrastrukturën ndihmëse. Për plotësim të nevojave të pacientëve, strukturat drejtuese të SRF kanë marrë angazhimin për kryerjen e një rikonstruksioni të ri për ambientet e shërbimit të pranim urgjencës. Aktualisht SHU ofrohet brenda një hapësire prej 874 m2, ambientet e së cilës janë në dispozicion të pacientëve edhe stafit mjekësor dhe të organizuara në 1 sallë mikrokirurgjie, 9 dhoma me numër shtretër dhe tualete si në tabelën më poshtë:

Emërtimi Kapaciteti Numër shtretër

Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015 Mikrokirurgjia 1 (një) 1 (një) 1 (një) 1 (një) Dhoma e vizitave 3 (tre) 1 (një) 1 (një) 1 (një) Dhoma e vizitave 1 (një) 2 (dy) 2 (dy) 2 (dy) Dhoma e shërbimit paliativ 1 (një) - - - Dhomë për rastet e rënda 1 (një) - - - Dhomë me shtretër 1 (një) 3 (tre) 3 (tre) 3 (tre) Dhomë me shtretër 1 (një) 6 (gjashtë) 6 (gjashtë) 6 (gjashtë) Dhomë zhveshje 1 (një) - - - Dhomë mjeku 1 (një) - - - Dhoma e infermierëve 1 (një) - - - Tualet 3 (tre)

Të dhënat: SRF Punoi: KLSH

Godina qendrore e SRF, pjesë e së cilës është edhe RUM siguron vetëm sistemin e ngrohjes nëpërmjet pajisjeve kaldajë të instaluara në kuotën -1 të objektit. Sistemi i ftohjes dhe aspirimit të ajrit mungon. UM është e vendosur në hyrje të kësaj godine, për pritjen e urgjencave dhe ndjekjen e tyre. Dhomat e pritjes janë të mbipopulluara, me mure dhe dysheme të çara, me kushte jo të mira higjeno-sanitare dhe mungesë tualetesh për pacientët dhe familjarët.

35 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Spitali Rajonal Shkodër

Gjetje: Godina e spitalit rajonal Shkodër është ndërtim i ri që daton në vitin 2001. Reparti i

urgjencës ofron shërbimin në urgjencën e brendshme spitalore. Nga të dhënat e sektorit të kostos rezulton se kapaciteti i spitalit është 478 shtretër nga të cilët në dispozicion për SHUM janë vetëm 9 shtretër. Objekti i ushtrimit të shërbimit të urgjencës është i vendosur në hyrje të godinës për pritjen e pacientëve. Ndërtesa e SHU është e pajisur me sistem të ngrohjes qendrore e cila nuk është funksionale, ndërkohë që sistemi i ftohjes është jashtë funksionit, shërbim të cilin spitali e realizon nëpërmjet pajisjeve Kondicioner split. Grupi i auditimit gjatë fazës në terren, evidentoi se ambientet e SHU ne SRSH kishte vetëm një boks të ndihmës së shpejtë dhe pajisjet ekzistente ishin të amortizuara. RUM në hyrje dhe përgjatë gjithe hapësirave kishte dëmtime të shumta, kushte jo të sigurta per pacientët, personelin mjekësor dhe jo mjekësor, ambiente pritje nën kushtet minimale, dhomat e trajtimeve (triazhimit) me fluks pacientësh përtej kapacitetit dhe familjarë që presin dhe qëndrojnë në po të njëjtin ambient. Dysheme të dëmtuara dhe në kushte alarmante sanitare. Nuk kishte furnizim me energji elektrike dhe ujë të pandërprerë, apo ushqim elektrik (gjenerator) për të mbuluar nevojat thelbësore spitalore.

Spitali Rajonal Korçë (SRK)

36 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Spitali i qytetit të Korçës ushtron aktivitetin mjekësor në godinën qendrore, ndërtesë e vitit 1925. Shërbimi i urgjencës për popullatën ofrohet në një objekt të ri ndërtuar në vitin 2005. Struktura e urgjencës mjekësore përbëhet nga 2 (dy) reparte, përkatësisht urgjenca e pediatrisë dhe urgjenca për pacientët mbi 14 vjeç me një kapacitet prej 13 shtretër nga 510 shtretër që ka në total SRK. Si më poshtë po ju ilustrojmë shpërndarjen:

Emërtimi Kapaciteti Urgjenca për moshat >14 vjec 10 shtretër Urgjenca e pediatrisë 10 shtretër

Në këto reparte gjatë periudhës 2013-2015 për të cilën subjekti auditohet, nuk është kryer asnjë investim për shtimin apo rikonstruksion e ambienteve. Ngrohja e godinës ofrohet nëpërmjet sistemit qendror me pajisjet kaldajë. Infrastruktura ndërtimore është e dëmtuar, me lagështi dhe çarje në mjediset e trajtimit dhe dhomave të mjekëve. Sipërfaqet e dhomave nuk ofrojnë fleksibilitet për stafin mjekësor sepse janë të vogla dhe të dyndura nga pacientë dhe familjarët shoqërues. Konkluzione: 1. SHUM në spitalet rajonale evidentohet të jetë me probleme të theksuara infrastrukturore.

Referuar bazës ligjore të cituar në hyrje të materialit dhe standardeve të cilësisë për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, vihet re qartë një mungesë e ambienteve cilësore për pritjen dhe shërbimin mjekësor, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit. Në godinat spitalore dhe konkretisht në ambientet e SHU për shkak të amortizimit gjatë viteve dhe mos investimit, ndjehet nevojë urgjente e ndërtimit dhe rikonstruksioneve cilësore kryesisht në mure, dysheme, dyer dhe dritare izotermike për ruajtjen e energjisë dhe bllokimin e zhurmave si dhe investime në burimeve alternative të energjisë.

2. Mungesa e kushteve të domosdoshme infrastrukturore në dhomat e trajtimit sjell mungesë fleksibiliteti të stafit mjekësor dhe vonesë në shërbim. Parametrat e ulët infrastrukturorë dhe ndërtimorë që kanë sot këto godina janë shumë larg kritereve të standardeve për strukturat spitalore, ç’ ka sjellin uljen e sigurisë së objektit ku ofrohet shërbimi, risk biologjik të përbërësve (bojë, dysheme, plastikë) dhe zhurma në RUM.

3. Mungesa e energjisë elektrike dhe ujit (pandërprerë) si dhe i sistemit ngrohës, kondicionimit dhe ventilimit qendror, si edhe burimet alternative për sigurimin e tyre, i bëjnë këto ambiente shumë pak cilësore dhe larg funksionit bazë shëndetësor që ato duhet të plotësojnë.

4. Mungesat në dhomat e pritjes, të cilat sigurojnë vetëm një numër të vogël ulësesh/karrigesh, pa materiale informuese apo ekrane për të paraqitur informacion, duke marrë parasysh nivelin e ankthit që familjarët kanë në këto raste, bëjnë që këto ambiente të mos jenë përshtatshmërisht shplodhës sipas standardit.

5. Mungesa e platformave pandus (platformë e pjerrët për arritjen lehtësisht nga personat me aftësi të kufizuar) në shkallët e godinës, cënon ofrimin e një shërbimi të domosdoshëm dhe cilësor për personat me aftësi të kufizuar.

6. Mungesa e sistemeve të mbrojtjes kundër zjarrit, si alarmi dhe fikset e zjarrit, kontrolli periodik i tyre sipas standardit (çdo tre muaj) të cilat në të shumtën e rasteve është evidentuar se janë jashtë funksionit rrit rrezikshmërinë si për stafin mjekësor po ashtu edhe të pacientit.

Gjithashtu edhe nga përgjigjet e intervistave të zhvilluara me personelin e SHU konstatohet se, ambientet në dispozicion të dhënies së shërbimit janë të vogla (të ngushta), të pamjaftueshme, me

37 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

numër të vogël shtretër, të pasiguruar nga zjarri apo ndotësit ambiental dhe në po të njëjtën problematikë qëndrojnë edhe dhomat e mjekëve, infermierëve apo ambientet e personelit. Personeli i urgjencës pranon se ky është një faktor i mosmenaxhimit të fluksit të pacientëve shoqëruar me mungesën e aparaturave të duhura, bashkëkohore dhe të certifikuara për te ofruar ndihmën në rastet urgjente. Shërbimi Spitalor Universitar (Niveli i III-të i SHUM) Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Në ndryshim nga njësitë e tjera shëndetësore, struktura administrative-mjekësore e QSUT është e organizuar sipas 8 poleve të aktivitetit të integruar (PAI) ku bëjnë pjesë : - PAI të sëmundjeve të brendshme - PAI të spitalit polivalent - PAI i spitalit të neuroshkencës - PAI të spitalit francez - PAI i spitalit pediatrik - PAI i spitalit onkologjik - PAI i spitalit infektiv - PAI i konsultave

Shërbimi i urgjencës gjendet pranë : 1. PAI të spitalit polivalent i cili përbëhet nga :

- Urgjenca e sëmundjeve të brendshme (USB)

38 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- Urgjenca kirurgjikale (UK) - Njësia e urgjencës mjekësore të Tiranës - Njësia e koordinimit të urgjencave (QKU)

2. Çdo PAI të më sipërm të shpërndare në : - Pranim urgjence në pediatri - Pranim urgjence në psikiatri - Pranim urgjence në spitalin infektiv - Pranim urgjence në spitalin francez Në kuadër të masterplanit të QSUT shërbimi i urgjencës është pozicionuar në një objekt të ri, ndërtuar në 2012 së bashku me USB dhe UK. Investime të tjera në periudha të ndryshme kohore janë kryer për pranim urgjencën e pediatrisë dhe pranim urgjencën e kirurgjisë. Periudha aktuale përkon me fillimin e zbatimit të fazës së dytë të master planit të QSUT, i cili parashikon zhvillimin e mëtejshëm infrastrukturor të shërbim urgjencës polivalente. Hapësirat e organizuara sipas këtij master plani krijojnë struktura ambientesh të dedikuara sipas standardeve në lidhje me: - Dhomat e pacientëve dhe shërbimeve mbështetëse - Dhomat e mjekëve - Dhomat e infermierëve - Dhomat e studentëve specializant - Salla e urgjencës kirurgjikale + salla operatore - Salla e laboratorit - Salla e radiologjisë së urgjencës Ambiente këto të instaluara në kuotën 0 (zero) të ndërtimit me një sipërfaqe 2400 m2, për të qenë sa më të përshtatshme dhe të arritshme për pacientët. Shërbimi i urgjencës polivalente është planifikuar të ketë një kapacitet si për një urgjencë spitalore në nivel tercial, pavarësisht fluksit të madh me rreth 600 pacientë në ditë. Referuar procedurave të triazhimit dhe hapësirave të dedikuara, kapacitet e vëna në dispozicion të ofrimit të shërbimit të UM sipas specialiteteve të reparteve janë si në tabelën më poshtë:

Reparti Emërtimi Kapaciteti Pajisjet Urgjenca e sëmundjeve të brendshme

Zona e pritjes 1 (një) 24 stola Zona e triazhit 1 (një) 4 krevat barela

4 Bokse Zona e kuqe 1 (një) 9 shtretër Zona e tranzicionit 1 (një) Zona e observimit 1 (një) 18 shtretër

Urgjenca kirurgjikale Sale operacioni 2 (dy) Dhome parapërgatitore 1 (një) 4 shtretër Dhomë mjekimi 3 (tre) 7 shtretër

2 krevat barelë 2 karroca invalidi

Dhomë observimi 4 (katër) 15 shtretër Urgjenca e pediatrisë Dhomë pritje 2 (dy)

Dhomë inhalacioni 1 (një) Dhomë observimi 3 (tre) 15 shtretër Të dhënat: QSUT

Punoi: KLSH

Repartet e urgjencës janë të pajisura me sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes sikurse edhe trajtimit të ajrit, impiante të cilat janë instaluar në godinën teknike qendrore. Këto pajisje konsistojnë në kaldajë ngrohje, gjenerator avulli, gjenerator indirekt avulli, chillera me ajër të ftohtë me ujë dhe ajër. Mirëmbajtja e

39 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

këtyre sistemeve përgjatë gjithë vitit sigurohet nëpërmjet shërbimeve të kontraktuara, ndërkohë që funksionimi i tyre sigurohet nga një shërbim punonjësish 24 orë/7 ditë të javës. Konkluzion: Pavarësisht sigurimit të disa standardeve infrastrukturore të SHUM në QSUT, konkretisht USB, nga auditimi dhe këqyrja në vend e procesit të punës në këtë urgjencë rezulton se, kapacitet e saj janë të pamjaftueshme për trajtimin e një fluksi tejet të lartë të pranimeve në këtë shërbim, ç’ ka sjellë që shpesh pacientët të trajtohen në korridoret e këtij shërbimi. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” (SUSHN)

Shërbimi mjekësor në SUSHN ofrohet në një godinë, ndërtesë e vitit 1961. Spitali ofron një kapacitet prej 193 shtretër nga të cilët 15 shtretër janë në shërbim të UM. Rikonstruksionet infrastrukturore të repartit të urgjencës janë kryer në vitin 2012 dhe prej këtij viti deri më sot janë kryer disa investime për përmirësimin e funksioneve që ka ky repart. Hapësirat e ambienteve janë të bollshme dhe të përshtatshme për të ushtruar shërbimin kundrejt popullatës. Ngrohja e godinës ofrohet nga një sistem qendror, kurse mungesa e një sistemi të tille ftohje zëvendësohet nëpërmjet pajisjeve kondicioner me fuqi 12 BTU secili. Reparti i urgjencës është pozicionuar në hyrje të godinës me qëllim që pacientët të arrijnë lehtësisht në ambientet e shërbimit, i plotësuar njëkohësisht me praninë e karrocave për paraplegjik dhe barrelave. Nga të dhënat e grumbulluara në intervistat me pacientët, rezulton se dhomat dhe hapësirat e shërbimit shëndetësor janë të mirëmbajtura, me

40 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

parametra optimal higjeno-sanitar, ambiente të qeta dhe te kompletuara me pajisjet e ndihmës së shpejtë. Dhomat janë të ndara sipas kodeve të urgjencës, të ndara me perde për privatësinë e pacientit, të pajisura me krevate dhe shtretër në gjendje të mirë. Dhoma e pritjes ka hapësirë dhe numër stolash të mjaftueshëm për qëndrimin e pacientëve. Ky ambient plotësohet me praninë e recepsionit përballë kësaj salle si edhe tualeteve apo ambienteve të pushimit. Spitali Universitar i Traumës (Niveli i IV-t i SHUM) Spitali Universitar i Traumës (SUT) ushtron aktivitetin në ambientet e ish Spitalit Ushtarak, godinë kjo e ndërtuar në vitin 1932. Shërbimi i urgjencës mjekësore ofrohet në dy reparte: repartin e kirurgjisë dhe repartin e terapisë, ambientet e së cilave janë ndërtuar në vitin 1977 dhe e rikonstruktuar në vitin 2004. Kapaciteti i SUT është 248 shtretër nga të cilët 192 shtretër të SUT dhe 56 shtretër të shërbimit universitar të ortopedi-traumatologji më varësi nga QSUT. Në strukturën e Pranim Urgjencës ambientet në dispozicion të pacientëve dhe stafit mjekësor janë të organizuara si më poshtë:

- Recepsioni - Mikrokirurgjia - Dhoma e Ro-Grafise - Dhoma e larjes se filmave - Dhoma e Ekos - Dhoma e zhveshjes - Dhoma e mjekëve kirurg - Dhoma e mjekëve terapeut - Dhoma e kryeinfermieres - Observacioni I-rë (terapia) - Observacioni II-të (kirurgji) - Dhoma e allçisë - Laboratori klinik - Tualeti

Gjetje: Për periudhën 2013-2015 në RUM nuk është kryer asnjë investim për zgjerim hapësirash

shërbimi, rikonstruksion ndërtese apo blerje pajisje. UM është e vendosur në hyrje të objektit për pritjen e urgjencave dhe ndjekjen e tyre. Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes në repartet e urgjencës ofrohet nëpërmjet pajisjeve Chiller, të organizuar me sistem qendror dhe nëpërmjet pajisjeve Kondicioner split të vendosur në ambiente të ndryshëm të reparteve të urgjencës, por gjatë fazës në terren nga grupi i auditimit u konstatua se këto pajisje ishin të dëmtuara dhe jashtë funksionit.

Gjetje: Nuk kishte dhomë pritje për pacientet apo familjarët, çka sillte dyndje të tyre pranë dhomave të mjekimit. Muret janë të dëmtuar me lagështi dhe të pa mirëmbajtur. Shkallët datojnë që në momentin e krijimit të godinës dhe si të tilla kthehen në burim rreziku.

Gjetje: Mungon klimatizimi dhe ventilimi për këto ambiente. Gjetje: Dhomat e infermierëve janë të shkëputura nga ambientet e pritjes së pacientëve, ç’ ka e

vonon observimin dhe trajtimin e pacientit. Gjetje: Veshjet e dyshemeve janë jashtë kushteve arkitekturore, sikurse edhe hapësirat e dhomave

të observacionit dhe mikrokirurgjisë. Gjetje: Dyert dhe dritaret nuk janë hermetike për zhurmat, të pa pajisura me rrjeta kundër

insekteve dhe disa prej tyre janë të çara dhe të pa mirëmbajtura. Gjetje: Mungojnë tualete për personelin dhe pacientët.

41 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Në ambientet e UM ka kushte jo te mira higjeno-sanitare dhe ngado vërehet ndriçim i dobët.

Gjetje: Ministria e Shëndetësisë nuk zotërohet asnjë udhëzues ose manual të rregullave dhe specifikimeve teknike për fazën e projektimit apo ndërtimit të spitaleve publike

Konkluzione: Shërbimi i urgjencës mjekësore në Spitalet Rajonale dhe Spitalin Universitar të Traumës

evidentohet të jetë me probleme të theksuara infrastrukturore. Referuar bazës ligjore dhe standardeve të cilësisë për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, vihet re qartë një mungesë e ambienteve funksionale për pritjen dhe shërbimin mjekësor, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit. Godinat spitalore dhe konkretisht shërbimi i urgjencës ofrohet në ambiente të amortizuara në të cilat nuk janë kryer investime apo rikonstruksione gjatë viteve kryesisht në mure, dysheme, dyer dhe dritare izotermike për ruajtjen e energjisë, bllokimin e zhurmave dhe shmangëse të riskut biologjik të përbërësve (bojë, veshje dysheme, plastikë) dhe ndotësve ambiental.

Në hapësirat funksionale në dispozicion të repartit të urgjencës mjekësore mungojnë ndarja e ambienteve dhe hapësirave sipas dhomave dhe shënimit shpjegues për numrin e shtretërve që ofron moduli standard i njësisë së urgjencës.

Në dhomat e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore është vënë re mungesë e energjisë elektrike dhe ujit (pandërprerje), i sistemit ngrohës, kondicionimit dhe ventilimit qendror, si edhe burimet alternative për sigurimin e tyre.

Në dhomat e pritjes ofrohet një numër të vogël ulësesh/karrigesh, mungojnë materialet informuese apo ekrane për të paraqitur informacion, në të cilat duke marrë parasysh nivelin e ankthit që familjarët kanë në këto raste, bëjnë që këto ambiente të mos jenë përshtatshmërish shplodhës sipas standardit.

Në ambientet hyrëse dhe shkallët që shoqërojnë hapësirën e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore mungojnë platformat pandus (platformë e pjerrët për arritjen lehtësisht nga personat me aftësi të kufizuar) e cila cenon ofrimin e një shërbimi të domosdoshëm dhe cilësor për personat me aftësi të kufizuar.

Në godinën e shërbimit të urgjencës mungojnë sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i alarmit si dhe fikset e zjarrit të kontrolluara periodikisht sipas standardit (çdo tre muaj) të cilat në të shumtën e rasteve është evidentuar se janë jashtë funksionit duke rritur rrezikshmërinë si për stafin mjekësor po ashtu edhe për pacientët.

Në ambientet e urgjencës mjekësore ka kushte jo te mira higjeno-sanitare dhe mungesë të tualeteve të ndara për personelin dhe pacientët.

Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” pavarësisht sigurimit të disa standardeve infrastrukturore të shërbimit të urgjencës mjekësore, konkretisht në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, nga auditimi dhe këqyrja në vend e procesit të punës në këtë urgjencë rezulton se, kapacitet e saj janë të pamjaftueshme për trajtimin e një fluksi tejet të lartë të pranimeve në këtë shërbim, duke sjellë që shpesh pacientët të trajtohen në korridoret e këtij shërbimi.

Për këtë rekomandojmë: 1. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, të cilat ofrojnë

shërbimin e urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj, duhet të marrë masa për identifikimin e nevojave për plotësimin e kushteve infrastrukturore sipas standardit, duke përllogaritur kostot

42 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

dhe hartuar plan masash për realizimin e këtyre standardeve për të gjithë shërbimin e urgjencës mjekësore, të cilat duhet të fokusohen në:

- Investimin në termat ndërtimor për të shtuar numrin e dhomave dhe të shtretërve për shërbimin e urgjencës, duke respektuar një shpërndarje të drejtë fizike dhe në përgjigje të fluksit aktual dhe të pritshëm të pacientëve.

- Rikonstruksionin e ambienteve ekzistuese të shërbimit të urgjencës në termat arkitekturor si dyer, dritare, dysheme, mure, tavane, shkallë, tualete, mobilie dhe aksesorët ndihmës referuar ligjit 147/2014, neni 5 “Organizimi i shërbimit të urgjencës mjekësore”, pika 4 dhe vendimit nr. 237 datë 06.03.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”.

- Sigurimin e sistemeve ngrohëse-ftohëse, si dhe të ventilimit qendror 24 orësh brenda ambienteve të shërbimit mjekësor, sallave të pritjes dhe korridoreve lidhëse.

- Sigurimin e sistemit thirrës në dhomat e infermiereve, sistemit të alarmit për zjarrin, sistemit telefonik si edhe fikset e certifikuara të zjarrit.

- Sigurimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike të pandërprerë si dhe të pajisjes me sistem të pavarur ushqimi elektrik (gjenerator).

Konkluzion: Ministria e Shëndetësisë nuk zotëron asnjë udhëzues ose manual të rregullave dhe specifikimeve

teknike për fazën e projektimit apo ndërtimit të spitaleve publike. Për këtë rekomandojmë: 2. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për hartimin dhe miratimin e “Manualit të rregullave

teknike për projektimin dhe ndërtimin e spitaleve publike”, duke ju referuar si standardeve ndërkombëtare edhe standardeve të miratuara nga vetë Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e spitaleve private, referuar VKM nr. 237, datë 06.03.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”.

3.1.2. A janë siguruar në nivelin e kërkuar kushtet për vendvendosjen dhe sinjalistikën e

mjeteve të transportit me autoambulancë për pacientët? Si kushte paraprake për realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimit shëndetësor në urgjencat mjekësore, në udhëzimin nr. 558 datë 26.10.2009 “Për regjistrimin, identifikimin dhe lëvizjen e pacientit brenda institucioneve shëndetësore, në zbatim të sistemit të referimit”, ndër të tjera, ngarkohen me përgjegjësi drejtoritë e institucioneve shëndetësore për plotësimin e infrastrukturës mirëorientuese të pacientëve brenda institucionit shëndetësor, duke vendosur sistemin e tabelave orientuese dhe zyrave të recepsionit, për të filtruar shërbimin dhe ndarjen e tyre sipas karakterit urgjent dhe i zakonshëm. Duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së standardeve, MSH në bashkëpunim me OBSH, ka detajuar kriteret e cilësisë edhe për këtë element duke specifikuar se rrugët dhe hyrja për tek sallat e urgjencës duhet të jenë të përshtatshme, të identifikueshme, të kenë të gjithë sinjalistikën rrugore dhe tabelat e duhura orientuese. SHU në çdo spital zbaton një sistem bashkëpunimi më shërbimet e tjera jetëshpëtuese si: SHU jashtë spitalore, urgjencat e spitaleve të tjera, shërbimin e zjarrfikësve, policinë, qendrën e transportit ajror të pacientëve, Kryqin e Kuq etj, kontakte të të cilëve duhet qartësisht të ilustrohen kudo në ambientet spitalore. Në funksion të përmbushjes cilësore të shërbimit të urgjencës, infrastruktura rrugore dhe sinjalistika duhet të mundësojnë që autoambulancat:

43 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- të arrijnë në vendin e kërkuar; - të garantojnë siguri për pacientin dhe ekipin e ambulancës; - të stabilizojnë pacientin në terren; - të sigurojnë mobilizimin dhe transportin e sigurt të pacientit në RUM më të afërt; - të dorëzojnë pacientin në RUM; - të kthehet në bazë.

Gjetje: Proçesi i mësipërm i plotësimit të infrastrukturës nuk është inspektuar nga MSH ose

përfaqësues të saj, kohë pas kohe, në mënyrë që të vlerësojë gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës që të orientojnë për në UM. Nga auditimi ka rezultuar se nuk ka patur vlerësime mbi treguesit dhe cilësinë e sinjalistikës së brendshme të spitaleve dhe të urgjencave mjekësore.

Gjetje: Në jo pak raste vonesa e shërbimit të urgjencës mjekësore nëpërmjet autoambulancave shkon paralelisht me cilësinë e ndërtimit të rrugëve përsa i përket sinjalistikës dhe korsive ekskluzive. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nxjerr publikimin e përvitshëm “Raporti i sigurisë rrugore”5 nga ku të dhënat mbi aksidentet që paraqet ky raport shërbejnë si një element vendimtar për çdo ndërhyrje të sigurisë rrugore.

Gjetje: Paraqitja në kohë e pacienteve drejt SHU, vonesat e konsiderueshme të shërbimit të urgjencës me autoambulancë si dhe vendosja para vështirësisë për ofrimin e këtij shërbimi, është rezultat i fakorëve si: karakteristikat e rrugëve, trafiku i rënduar, parametrat e mjeteve lëvizëse, sinjalistika e dobët, mungesa e korsive të emergjencës ose bllokimi i tyre si shkak i parkimeve të gabuara. Vetë Kodi Rrugor si edhe standardet e ndërtimit të rrugëve listojnë parametrat e sinjalistikës dhe shenjave të informimit për rrugët njëherësh edhe për çdo objekt tjetër ku ato përdoren. Si i tillë nuk është parë me prioritet përdorimi i tyre në objektet e shërbimit mjekësor për të lehtësuar qarkullimin për në objekt dhe përgjatë tij.

5 Monitorimi i Planit të Veprimit 2011 – 2015 në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2011 - 2020 

Korsitë e emergjencës, të bllokuara nga makinat e zakonshme, për te cilën neni 120/1 i Kodit Rrugor citon: Qarkullon në korsitë e emergjencës pa motiv, në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme, heqje 8 (tetë) pikë nga patenta.

44 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Në brendësi dhe jashtë institucionit shëndetësor mungon sinjalistika horizontale, vertikale dhe shenjave të ndriçuara për të mirë orientuar pacientet dhe familjaret drejt RSHU.

Gjetje: Në dhomat e pritjes dhe përgjatë korridoreve është konstatuar se mungojnë materialet ilustruese dhe informuese për edukimin e pacientit dhe familjareve për shërbimet e tjera jetë shpëtuese si: shërbimin e zjarrfikësve, policinë, Kryqin e Kuq si edhe numrat e kontaktit për këto shërbime.

Gjetje: Rrugët lokale në tërësi dhe veçanërisht afër qendrave spitalore nuk janë të sistemuara në mënyrë të përshtatshme sipas përkufizimit të Kodit Rrugor me korsinë ekskluzive të emergjencës dhe sinjalistikën për shërbimin spitalor më të afërt. Në segmentet e rrugës ku ato janë prezent, bllokohen nga qarkullimi ose parkimi i automjeteve të tjera.

Gjetje: Rrugët për në hyrje të SHU nuk përmbushin parametrat e sinjalistikes horizontale dhe vertikale për vendqëndrimin ekskluziv të autoambulancave dhe ndalimin e qëndrimit për automjetet e tjera.

Gjetje: Urgjencat e spitaleve nuk ofrojnë hyrje kryesore të veçuar për autoambulancat dhe as vend parkimi ekskluzive për to gjatë kohës së cilës nuk janë në qarkullim.

Konkluzione: Infrastruktura rrugore dhe sinjalistika nuk kanë mundësuar një shërbim efiçent dhe në

kohë të shërbimit të autoambulancave ose mjeteve të tjera që drejtohen për në repartin e urgjencës mjekësore

Infrastruktura rrugore dhe ajo pritëse e mjeteve të transportit me autoambulancë nuk është inspektuar nga Ministria e Shëndetësisë ose përfaqësues të saj, kohë pas kohe, në mënyrë që të vlerësoj gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës që te orientojnë për në urgjencën mjekësore. Nga auditimi ka rezultuar se nuk ka patur vlerësime mbi treguesit dhe cilësinë e sinjalistikës së brendshme të spitaleve dhe të urgjencave mjekësore.

Vonesa e shërbimit të urgjencës mjekësore nëpërmjet mjeteve të transportit me autoambulancë, vendosja para vështirësisë për ofrimin e këtij shërbimi dhe paraqitja jo në kohë e pacientëve drejt reparteve të urgjencës mjekësore është rezultat i karakteristikave jo të plota të rrugëve, trafikut të rënduar, parametrave të ulët të mjeteve lëvizëse, sinjalistikës së dobët, mungesës së korsive të emergjencës ose bllokimit të tyre si shkak i parkimeve të gabuara

Në brendësi dhe jashtë institucionit shëndetësor mungon sinjalistika horizontale, vertikale dhe shenjave të ndriçuara për të mirë orientuar pacientet dhe familjaret drejt repartit të shërbimit të urgjencës.

Planimetria e ndërtimit të rrugëve pranë spitaleve dhe qendrave shëndetësore, ku evidentohet prania e korsisë së emergjencës

45 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Në dhomat e pritjes dhe përgjatë korridoreve është konstatuar se mungojnë materialet ilustruese dhe informuese për edukimin e pacientit dhe familjareve për shërbimet e tjera jetë shpëtuese si: shërbimin e zjarrfikësve, policinë, Kryqin e Kuq si edhe numrat e kontaktit për këto shërbime.

Rrugët për në hyrje të shërbimit të urgjencës nuk përmbushin parametrat e sinjalistikës horizontale dhe vertikale për vendqëndrimin ekskluziv të autoambulancave dhe ndalimin e qëndrimit për automjetet e tjera.

Urgjencat e spitaleve nuk ofrojnë hyrje kryesore të veçuar për autoambulancat dhe as vend parkimi ekskluzive për to gjatë kohës së cilës nuk janë në qarkullim.

Për këtë rekomandojmë: 3. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin

me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe shenjave ndriçuese të ambienteve në brendësi të shërbimit të urgjencës, për të orientuar sa më shpejtë pacientët në repartet e urgjencës dhe brenda tij.

4. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin e infrastrukturës rrugore në ambientet e jashtme të spitalit me sinjalistikën e nevojshme horizontale, vertikale dhe shenjave të ndriçuara.

5. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për rezervimin e ambienteve të përshtatshme për vendqëndrimin dhe parkimin e deleguar (ekskluziv) të autoambulancave.

6. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin e dhomave të pritjes me materiale ilustruese dhe informuese për edukimin e pacientit dhe familjarëve për shërbimet e tjera jetë shpëtuese si: shërbimin e zjarrfikësve, policinë, Kryqin e Kuq si edhe numrat e kontaktit për këto shërbime.

Konkluzion: Nuk është parë me prioritet ndjekja e standardeve në ndërtimin e rrugëve urbane dhe

interurbane me parametrat e shenjave të informimit dhe sinjalistikën orientuese për shërbimin spitalor më të afërt, si dhe përdorimi i tyre në çdo objekt tjetër, kryesisht në godinat që ofrojnë shërbimin e urgjencës mjekësore, sipas elementëve të Kodit Rrugor me qëllim lehtësimin e qarkullimit për në objektet spitalore dhe përgjatë tyre.

Për këtë rekomandojmë: 7. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe

Policinë Rrugore të marrin masa në kthimin e segmenteve rrugore të emergjencës dhe plotësimin e sinjalistikës së nevojshme për kalimin e shërbimit të urgjencës duke mbikëqyrur zbatimi e sinjalistikës së përcaktuar dhe qarkullimin në rrugët interurbane dhe urbane.

3.2 A janë siguruar nga menaxhmenti burimet njerëzore të nevojshme, në sasi dhe cilësi

me qëllim përmbushjen e objektivave në nivel të kënaqshëm dhe sipas pritshmërive? 3.2.1 A është rekrutuar nga menaxhimi një staf i kualifikuar për UM, sipas standardeve

dhe praktikave më të mira?

46 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

“Njerëzit janë aseti ynë më i rëndësishëm”. Kjo është fraza që përdoret shpesh në raportet vjetore të institucioneve në ditët e sotme. Burimet njerëzore në një institucion kanë rolin kryesor në transformimin dhe menaxhimin e dijes. Menaxhimi i dijes është një burim i pashtershëm që ndikon në rritjen e performancës të një institucioni. Menaxhimi i burimeve njerëzore konsiderohet si aset me rëndësi kritike, përmes të cilave menaxherët arrijnë objektivat e tyre, sigurojnë qëndrueshmërinë e institucionit si dhe aftësinë e tij. Thuhet se menaxhimi i burimeve njerëzore duhet parë si një proces zinxhir, i cili bën të mundur sigurimin e njerëzve që duhen në vendin dhe kohën e duhur, bazuar në kërkesat dhe nevojat që ka institucioni. Pra, procesi nuk duhet parë vetëm në fazën e rekrutimit të një stafi të mirë, por duhet zhvilluar më tej me trajnimin e vazhdueshëm, promovimin, motivimin në mënyrë që zinxhiri të funksionoj ashtu siç duhet. Më poshtë kemi paraqitjen grafike të këtij zinxhiri. Për t’ju përgjigjur pyetjes së ngritur nga grupi i auditimit së pari, duhet të theksojmë se profesionistët dhe punonjësit e shërbimit të urgjencës janë mjekët, infermierët dhe punonjësit ndihmës, të cilët duhet të trajnohen për të gjitha urgjencat që kërcënojnë jetën e që përdorin pajisjet në dispozicion, sipas standardeve të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Po t’i referohemi Strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë në kërkesat organizative të saj, thuhet se departamenti i urgjencës mjekësore duhet të ketë punonjës me kohë të plotë. Personeli mjekësor rekomandohen të punojnë në të gjitha njësite e urgjencës. Për 24 orë në 7 ditë duhet të sigurohet minimalisht prezenca e 2 mjekëve, 6 infermierëve dhe 3 personel ndihmës për ambulancat.6 Profesionistët dhe punonjësit e shërbimit te urgjencës, referuar ligjit nr. 147/2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore” jane:

Mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore është “Specialist Mjek Urgjence” dhe në mungesë të tyre një mjek i përgjithshëm, i cili ka mbaruar një program specializimi apo trajnimi në urgjencën mjekësore ose kirurgjikale, mjekësinë interne, kardiologji, anestezi-reanimacion, pneumologji. Mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore ka për detyrë: a) të presë, të vlerësojë dhe të trajtojë çdo të sëmurë që paraqitet për kujdes mjekësor në shërbimin e urgjencës, në varësi të shkallës së përparësisë dhe të rëndësisë së problemit që paraqet; b) zbaton protokollet e vlerësimit dhe të mjekimit të pacientëve të urgjencës; c) zbaton me rigorozitet rregulloren e institucionit përkatës, të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

Infermier në shërbimin e urgjencës mjekësore është personi i diplomuar si infermier, i cili ka mbaruar një program kualifikimi në urgjencën mjekësore. Detyrat kryesore të infermierit të shërbimit të urgjencës janë: a) të kujdeset për pacientët që paraqiten në urgjencë, në varësi të sektorit, (parësor, pritje triazhim, vlerësim-trajtim, observim) në të gjitha hallkat e menaxhimit të tyre dhe të punojë në grup; b) të zbatojë me përpikëri protokollet e shërbimit të urgjencës të miratuara nga ministri

6 Strategjia mbi reformën e Sistemit të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri 

PLANIFIKIMI

ORIENTIMI TRAJNIMI&ZhVILLIMI

SELEKSIONIMI REKRUTIMI

PROMOVIMI PERFORMANCA

47 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

përgjegjës për shëndetësinë; c) të zbatojë të gjitha detyrat që i caktohen nga shefi i shërbimit, kryeinfermieri dhe personeli mjekësor; ç) të marrë pjesë në aktivitetet për ngritjen e nivelit tekniko-profesional, në funksion të rritjes së cilësisë së kujdesit ndaj pacientit. Personeli ndihmës është barrelëmbajtësi dhe shoferi i kualifikuar i shërbimit të urgjencës mjekësore, I cili ka për detyrë: a) të sigurojë mirëmbajtjen e përgjithshme të automjeteve dhe pajisjeve të tyre; b) të zbatojë protokollet e urgjencës mjekësore; c) të zbatojë me rigorozitet rregulloren e institucionit përkatës të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Paramedikali është një profesionist shëndetësor, i cili ofron kujdes shëndetësor për të shpëtuar jetë në situata të urgjencës mjekësore, të shkaktuar nga sëmundje ose nga lëndime/trauma që ndodhin në mjedise jashtë spitalore. Paramedikali ka për detyë të ofrojë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, si dhe gjatë transportit për në spital nëse është e nevojshme. Paramedikali duhet të jetë i pranishëm në çdo autoambulancë ose mjet tjetër të shërbimit të urgjencës mjekësore. Kujdesi shëndetësor i ofruar nga paramedikalët përfshin trajtimin dhe shërbimin diagnostikues. Ky shërbim ofrohet jashtë ambienteve të spitalit ose për raste të veçanta, si trajtimi i lëndimeve, traumave edhe brenda ambienteve të spitalit.7 Pra, në strukturën e shërbimit të urgjencës mjekësore duhet të ketë mjekë, infermierë, personel ndihmës (barrelëmbajtës, shofer i kulifikuar) dhe paramedikal. Së dyti, procedura e rekrutimit është e një rëndësie të lartë për institucionin, pasi lidhet direkt me ofrimin e shërbimit. Ajo përcakton në mënyrë precize të gjithë hapat që ndiqen për rekrutimin e personelit të ri që nga shpallja e pozicionit të lirë të punës dhe deri tek testimi profesional i kandidatëve. Tashmë dihet se çdo të thotë për një institucion një rekrutim i pasuksesshëm; para dhe kohë të shpenzuara kot. Pikërisht për të shmangur këtë kosto, institucionet përpiqen që nëpërmjet metodave dhe praktikave më efektive të rekrutimit të përzgjedhim individë sa më profesionistë. Referuar kësaj pike të auditimit, procedura mbi rekrutimin e stafit mjekësor për urgjencën mjekësore nuk është e unifikuar por kryhet referuar urdhrave dhe udhëzimeve të ndryshme. P.sh. Spitali Universitar “Nënë Tereza” bazohet në rregulloren bazë të funksionimit të QSUT, miratuar me vendim nr. 7 datë 21.09.2015 të bordit drejtues të spitaleve universitare. Kjo rregullore përcakton procedurat për rekrutimin e personelit mjekësor dhe infermieror për të gjitha shërbimet mjekësore e për rrjedhojë dhe për urgjencat mjekësore. Sa i përket personelit mjekësor, kriteret për punësimin e tij përcaktohen bazuar në Urdhrin nr. 355, date 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në spitalet Universitare” si dhe në Urdhrin nr. 119 datë, 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhrin nr. 355, datë 18.08.2014”. Po ti referohemi spitaleve rajonalë Vlorë, Fier rekrutimi bëhet duke u bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 511, datë 13.12.2011 “Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik”, mbështetur në nenin 102. pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe VKM ne 176, datë 29/03/2006 “Për botimin e buletinit të njoftimeve publike”, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit në institucionet shëndetësore duke përzgjedhur specialistët më të kualifikuar të sektorit të shëndetësisë. Vijojmë me spitalin rajonal Shkodër, i cili për procedurat e rekrutimit i referohet statutit të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 4564/1, datë 26.06.2017; Udhëzimit nr. 141, datë 25.06.1996 si dhe rregullores së brendshme nr. 882, datë 19.09.2011. Pra, shihet qartë se mungon një procedure e unifikuar dhe gjithëpërfshirëse rekrutimi për personelin mjekësor të urgjencës me kriteret specifike vetëm për ta, duke u bazuar në ligj. Duke analizuar sa u tha më lart grupi i auditimit mendoi të jap një përshkrim të shkurtër lidhur me situatën në sistemin tonë shëndetësor e më konkretisht në shërbimin e urgjencës mjekësore, i cili

7 Ligji Nr. 147/2014 Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore 

48 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

paraprakisht identifikohet me një numër të kufizuar burimesh njerëzore. U vlëresua nëse në shërbimin e urgjencës mjekësore ka një numër të mjaftueshëm personeli mjekësor dhe nëse ky personel është rekrutuar mbështetur ne kërkesat dhe kriteret që kërkon ligji për personelin mjekësor të urgjencës. Bazuar në standartet përsa i përket menaxhimit të burimeve njerëzore ato duhet të përmbushin disa kritere të cilat janë listuar më poshtë:

Dokumentim të arsimit, aftësive dhe njohurive Të përcaktohen rolet, marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e punonjësve në përshkrimin e punës Spitali kryhen vlerësimin e kualifikimit dhe aktivitetit profesional Mjaftueshmëria në staf për sigurimin e kujdesit të duhur mjekësor Kualifikimi i vazhdueshëm i personelit mjekësor për sigurimin e cilësisë së kujdesit ndaj

pacientit Zbatimi i një programi raportimi dhe shpërndarje informacioni për njohuritë e fituara Ruajtja e dosjeve personale të punonjësve sipas rregullores

Pasi u analizua me kujdes situata nëpër urgjencat mjekësore në disa nivele të saj si: Niveli i dytë i përfaqësuar nga Spitalet Rajonale Vlorë, Fier, Korçë dhe Shkodër; niveli i tretë i përfaqësuar nga Qendrat Universitare Spitalore si QSUT dhe Spitali i Shefqet Ndroqi, si dhe niveli i katërt i përfaqësuar nga Spitali i Traumës, u evidentuan disa problematika të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në performancën e shërbimit të urgjencës. U vlerësuan mangësi në menaxhimin e burimeve njerëzore referuar standardeve të përcaktuara. Në përputhje me Programin e Auditimit të Performancës të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nr. 194/1, datë 25.04.2016, “Performanca e shërbimit të Urgjencës Mjekësore në sistemin shëndetësor Shqiptar” ku përfshihet Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Qëndra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar i Traumës, Spitali rajonal Vlorë, Spitali Rajonal Fier, Spitali rajonal Korçë, Spitali Rajonal Shkodër, u realizuan pyetësorët e paraqitur në aneksin 1, të këtij projekt-raporti, të cilët kishin për qëllim marrjen e opinioneve dhe informacioneve për realizimin e këtij auditimi. Grupi i auditimit i drejtohej mjekëve, infermierëve por dhe pacientëve për të pasqyruar situatën aktuale mbi performancën e personelit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Pas mbledhjes së evidencave, që disa herë kishin dhe mangësi, grupi i auditmit vendosi të monitorjë nga afër situatën në ambientet ku jepet shërbimi i urgjencës. Nga verifikimi i kryer në terren dhe nga informacioni i mbledhur vërehet se, mangësirat në shërbimin e urgjencës jane te shumta. Ministria e Shëndetësisë duhet të zotëroj nje plan kombëtar të plotë të burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë, i cili ka të bëjë me parashikime afatmesme e afatgjata mbi lëvizjet e largimet e mjekëve të përgjithshëm, infermierëve apo specialistët e kategorive të ndryshme, që janë të domosdoshme me qëllim që të ruhet ekuilibri midis rekrutimit të burimeve të reja njerëzore me këto lëvizje. Gjithashtu ligji nr. 147/2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore” parashikon personel ndihmës në të gjitha urgjencat mjekësore ne rang vendi. Shpërndarja e nëjtrajtshme e personelit mjekësor është një tjeter pikë e cila u analizua me kujdes, pasi kjo shpërndarje bën të mundur mbulimin me shërbim mjekësor të kualifikuar të të gjithë komuniteteve.U analizua me kujdes trendi nese, personeli i kualifikuar mjekësor synon kryesisht të punojë në Tiranë, duke lënë kështu një hendek në ofrimin e shërbimit

49 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

cilësor në zona të tjera te Shqipërisë apo ata janë te gatshëm të punojnë dhe në rrethe të tjera ku ofrohet ky shërbim.

Një ndër pyetjet e ngritura në këtë pyetësor ishte nëse personeli mjekësor është i mjaftueshëm për dhënien e shërbimit në mënyrë efektive dhe eficiente. Më poshtë kemi paraqitjen grafike lidhur me mjaftueshmërinë e personelit.

Burimi: Pyetësorët e kryer nga mjekët dhe infermierët

Nga informacioni i mbledhur na rezulton se: Në strukturat e reja të vitit 2016 ka një rritje të ndjeshme të numrit të personelit mjekësor në shërbimin e urgjencave mjekësore. Megjithatë vihet re se në Spitalin Universitar të Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin Rajonal Korçë, Vlorë dhe Shkodër nga informacioni i mbledhur theksohet se ndihet përsëri nevoja për shtim të personelit mjekësor për kryerjen në kohë dhe me cilësi të shërbimit. Ka patur lëvizje të shpeshta të stafit dhe si rrjedhojë ndihet pasiguri në vendin e punës. Kryesisht identifikohet mungesë në personelin ndihmës. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi, Spitali Rajonal Fier, thuhet se ka pjesërisht mungesë në stafin mjekësor, por nga ana tjetër nuk ka patur lëvizje të shpeshta ose të pamotivuara të tij. Kryesisht mënyra e shërbimit të urgjencës është efektive me disa mangësi të vogla. Identifikohet mungesë në personelin ndihmës. Vlen për tu theksuar se në strukturat e miratuara, në Shërbimin e Pranimit të Urgjencës nuk janë planifikuar funksione organike, barrelistë dhe paramedikal në shkallë vendi. Referuar informacionit të mbledhur u vu re se personeli mjekësor është i kualifikuar dhe me përvoje ne pjesën më të madhe të tyre, dhe jep një kontribut të vyer në dhënien e shërbimit mjekësor, por megjithatë ndihet nevoja për trajnim në fushën e dhënies së ndihmës së parë dhe trajnime që kanë të bëjnë me urgjencat mjekësore si dhe përdorimin e aparaturave apo ne menazhimin e situatave te katastrofave.

Gjetje: Nuk është kryer analizë e detajuar e nevojës për shtim personeli në sektorin e urgjencës mjekësore për vitet 2013,2014,2015. Kryesisht kjo problematikë ndihet shumë nëpër rrethe pasi shumica e mjekëve dhe infermierëve preferojnë të punojnë në Tiranë. Edhe pse në 2016 ka një rritje të personelit mjekësor, ndihet ende nevoja per shtim personeli për dhënien në kohe dhe cilësi të këtij shërbimi jetik.

50 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Nuk janë marrë ne konsideratë praktikat dhe përvojat e vendeve të rajonit të cilat tregojnë se shërbimi i urgjencës ka nevojë të ketë në strukturën e tij barrelistë, shofera të trajnuar dhe paramedikal në shkallë vendi.

Gjetje: Nuk ka procedura të veçanta dhe të unifikuara për rekrutimin e personelit të shërbimit të urgjencës brenda institucionit, të paraqitura në rregulloret e brendshme të cilat gjithashtu mungojnë, me specifikime të qarta për pozicionet e punës të personelit të urgjencës. Këto procedura kryhen duke iu referuar udhëzimeve dhe urdhrave të ndryshëm.

Gjetje: Në spitalet e audituara ka rezultuar se Rregulloret e brendshme nuk ishin në koherencë me ndryshimet strukturore dhe organizative të këtyre institucioneve.

Konkluzion:

Në spitalet e audituara ka rezultuar se Rregulloret e brendshme nuk ishin në koherencë me ndryshimet strukturore dhe organizative të këtyre institucioneve, gjë që sjell anomali në ndjekjen e zbatimit të detyrave dhe përcaktimin e përgjegjësive individuale për arritjen e objektivave.

Për këtë rekomandojmë: 8. Të hartohen dhe miratohen rregulloret e brendshme, në përputhje me ndryshimet strukturore

dhe riorganizimin e institucioneve shëndetësore në kuadër të reformës.

Konkluzion:

Nuk ka procedura të veçanta dhe të unifikuara për rekrutimin e personelit të shërbimit të urgjencës brenda institucionit, të paraqitura në rregulloret e brendshme të cilat gjithashtu mungojnë, me specifikime të qarta për pozicionet e punës të personelit të urgjencës. Këto procedura kryhen duke iu referuar udhëzimeve dhe urdhrave të ndryshëm.

Për këtë rekomandojmë: 9. Nga Drejtoritë e Personelit të institucioneve shëndetësore të specifikohen kriteret e punësimit

për çdo post pune, ku të përcaktohen qartë kriteret, detyrat e përgjegjësitë, si dhe të hartohet një procedurë e rekrutimit të personelit të urgjencës, e cila të jetë e unifikuar për të gjitha RUM dhe të bëhet pjesë e Rregulloreve të brendshme të funksionimit të tyre.

Konkluzione: Nuk është kryer analizë e detajuar e nevojës për shtim personeli në sektorin e urgjencës

mjekësore për vitet 2013, 2014, dhe 2015. Kryesisht kjo problematikë ndihet nëpër rrethe pasi shumica e mjekëve dhe infermierëve preferojnë të punojnë në Tiranë. Edhe pse në 2016 ka një rritje të personelit mjekësor, ndihet ende nevoja për shtim personeli për dhënien në kohe dhe cilësi të këtij shërbimi jetik.

Nuk janë marrë në konsideratë praktikat dhe përvojat e vendeve të rajonit të cilat tregojnë se shërbimi i urgjencës ka nevojë të ketë në strukturën e tij barrelistë, shoferë të trajnuar dhe paramedikal në shkallë vendi.

Për këtë rekomandojmë: 10. Ministria e Shëndetësisë si dhe institucionet spitalore të marrin masa për rritjen e numrit të

personelit mjekësor, shpërndarjen e njëtrajtshme të personelit mjekësor si dhe shtimit në strukturë të barrelistëve, paramedikalëve dhe shoferëve të trajnuar në pranimin e urgjencës me qëllim përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në ligjin 147/2014.

51 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3.2.2 A ka ndjekur menaxhmenti politika të drejta dhe efektive për edukimin në vazhdim të personelit të UM?

Një arritje në sistemin e shëndetësisë është ngritja dhe bërja efektive e sistemit të edukimit në vazhdim të profesionistëve të shëndetësisë. Ky sistem ofroi një mundësi për të përmirësuar praktikën dhe për të zgjeruar edukimin në vazhdim edhe tek infermierët. Nëpërmjet aktiviteteve të edukimit në vazhdim profesionistët përditësojnë dijet dhe aftësitë e tyre profesionale, duke përfshirë aftësitë menaxheriale dhe personale në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ata ofrojnë. Bazuar në ligjin nr. 10 107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë, neni 33 “Edukimi i vazhdueshëm profesional” cilësohet: 1. Ministria e Shëndetësisë krijon programe të detyrueshme për edukimin e vazhdueshëm profesional. 2. Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të detyruar që t’i nënshtrohen edukimit të vazhdueshëm profesional të përditësuar, për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që të rrisin cilësinë e kujdesit shëndetësor. 3. Punësimi, privilegjet ose kontratat në institucionet shëndetësore përfundojnë, nëse stafi profesionist nuk i nënshtrohet procesit të edukimit të vazhdueshëm, të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. 4. Institucionet e kujdesit shëndetësor i nënshtrohen sanksioneve, në rast se ato punësojnë specialistë, të cilët nuk përmbushin kërkesat e parashikuara në këtë nen. 5. Institucionet e kujdesit shëndetësor lehtësojnë edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve shëndetësorë.8 Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim është një agjenci publike që menaxhon dhe mbështet sistemin e zhvillimit profesional për profesionistët e kujdesit shëndetësor duke zhvilluar e nxitur standardet e cilësisë në edukimin në vazhdim dhe koordinon programin e ricertifikimit për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Tre aktivitetet kryesore që rrjedhin prej këtij misioni janë: Të zhvillojë standardet e cilësisë së edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë Të promovojë standardet e cilësisë së edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë Të koordinoj programet e ricertifikimit të edukimit në vazhdim për profesionistët e

shëndetësisë. Evidentohet qartë se specialistët e personelit shëndetësor të urgjencës mjekësore duhet të kenë njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për të qenë të aftë të mbulojnë fushat e mëposhtme të shërbimit ndaj pacientit. Pranim urgjence i pa diferencuar Triazhim Vlerësim dhe investigim i detajuar Vlerësim i përkohshëm dhe monitorim Sistemim pas përfundimit të shërbimit shëndetësor, ose transferimi në një departament tjetër

për menaxhimin përfundimtar të rastit.

8 Neni 33 i ligjit Nr.10 107, date 30.03.2009 Per Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë

52 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Për sa u tha më lart personeli mjekësor duhet të ketë minimalisht disa trajnime bazë të cilat janë paraqitur në mënyrë tabelore referuar strategjisë mbi reformën e sistemit të urgjencës mjekësore. Tabela 1 Trajnimet bazë për Mjekët

Moduli Përshkrim i shkurtër Koha

BLS-D Ringjallja zemër mushkri dhe defrilibimi i jashtëm 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- P-BLS Manovrat për shpëtimin e jetës dhe ringjallja kardiopulmonare 6 ore për femijët dhe foshnjet ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- PHTLS Kujdesi dhe transporti për pacientët me politrauma 16 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ACLS Diagnostifikimi i viktimës adulte dhe arres kardiak 16 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ATLS Menaxhim i traumave akute, që kërkojnë shërbim kirurgjikal 24 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Triazhi Kategorizimi i pacientëve për prioritet në trajtim 12 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Eko Urgjence Sonografia abdominal në trauma, egzaminimi FAST 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Sistemi elektronik Përdorimi i aparaturave 4 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Katastrofat Menaxhimi i katastrofave mjekësore 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Periudha e zgjedhur Trajnimi në DU nga një mjek i trajnuar 4 jave Totali 8 jave

Burimi: Strategjia mbi reformën e sitemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri Tabela 2 Trajnimet bazë për Infermierët

Moduli Përshkrim i shkurtër Koha

BLS-D Ringjallja zemër mushkri dhe defrilibimi i jashtëm 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- P-BLS Manovrat për shpëtimin e jetës dhe ringjallja kardiopulmonare 6 ore për fëmijët dhe foshnje------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ PHTLS Kujdesi dhe transporti për pacientet me politrauma 16 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Triazhi Kategorizimi i pacientëve për prioritet në trajtim 12 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Sistemi elektronik Përdorimi i aparaturave 4 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Katastrofat Menaxhimi i katastrofave mjekësore 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Periudha e zgjedhur Trajnimi në DU nga një mjek i trajnuar 2 jave Totali 8 jave Burimi: Strategjia mbi reformën e sitemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri

Tabela 3 Trajnimet baze për personelin ndihmës/shoferat

Moduli Përshkrim i shkurtër Koha

BLS-D Ringjallja zemër mushkri dhe defrilibimi i jashtëm 8 ore ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- P-BLS Manovrat për shpëtimin e jetës dhe ringjallja kardiopulmonare 6 ore për fëmijet dhe foshnjet ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Sistemi elektronik Përdorimi i aparaturave 4 ore Totali 3 dite Burimi: Strategjia mbi reformën e sitemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri

53 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nga materiali i mbledhur nga grupi i auditimit konstatohet se: Janë kryer disa trajnime, të cilat nga intervistat e kryera me personelin e urgjences nuk jane shume te dobishme per personelin e urgjences pasi nuk permbajen tema specifikisht per kete sherbim. Kualifikimet dhe trajnimet janë ofruar në ambientet e punës dhe janë të pakta në numër, veçojmë këtu telemedicinën dhe ngritjen teknike. Trajnimet e kryera deri tani kanë rezultuar jo shumë të dobishme përsa i përket menaxhimit të situatave në pranimin e urgjencës. Ato janë të orientuara drejt teorisë ndërkohë që nevoja ndihet në trajnime në praktikë. Infermierët shprehen se dhe disa trajnime të kryera nga ta janë bërë në rrugë private. Mjekët janë disi më të trajnuar, por dhe në rastin e tyre trajnimet janë të përgjithshme dhe jo specifike për shërbimin e urgjencës. Personeli deklaron që është i licencuar nga Urdhri i Mjekut dhe Infermierit. Ekziston nevoja në masë për trajnime në praktikë përsa i përket sistemit të triazhimit, në përdorimin e aparaturave por dhe në dhënien e ndihmës së parë. Më poshtë janë ilustruar nga ana grafike kryerja e trajnimeve sipas nevojës, ku janë intervistuar mjekë dhe infermierë në subjektet e audituara. Konstatohet se në qytetet si Shkodra, Vlora dhe Korça trajnimet nuk kryhen sipas nevojës së personelit mjekësor. Ndërsa në qytete si Tirana dhe Fieri 50 % e të intervistuarve janë përgjigjur se janë kryer trajnime sipas nevojës. Pyetjes së ngritur nga grupi i auditimit nëse ekziston një plan formimi dhe trajnimi në pjesën më të madhe të tyre i janë përgjigjur se nuk kanë informacion ose kanë mohuar faktin e ekzistencës së një plani trajnimi. Pra, personeli mjekësor nuk është i informuar për programet e trajnimit dhe nuk merr pjesë në përzgjedhjen e temave, të cilat do të ishin në dobi të përmirësimit të shërbimit në urgjencat mjekësore. Por dhe nga konstatimi në terren rezultoi se ka mungesë në hartimin e programeve vjetore të trajnimit, duke ju referuar nevojave të personelit të cilën e kemi pasqyruar dhe më poshtë.

Gjetje: Nuk hartohen plane 6-mujore ose vjetore trajnimi, ku të kërkohet opinioni i personelit të urgjencës në nevojat dhe domosdoshmëritë që ata kanë për t’u trajnuar në pranimin e urgjencave mjekësore.

Gjetje: Trajnimet e kryera janë të orientuara drejt teorisë dhe nuk sjellin një vlerë të shtuar në personelin e urgjencës mjekësore. Pra, nuk kryen sipas nevojës dhe propozimeve të personelit.

Burimi: Pyetësorët e kryer nga mjekët dhe infermierët

Gjetje: Nuk është kryer regjistrimi i të gjithë infermierëve në QKEV referuar ligjit. Evidentohen mangësi si nga infermierët që nuk kanë kryer regjistrimin ashtu dhe nga QKEV që ka për detyrë

54 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

ndjekjen e këtij procesi. Ka vonesa në rifreskimin e listave dhe statusi i infermierëve identifikohet si në proces e sipër.

Evidentohen probleme me regjistrimin e infermierëve në QKEV. Referuar vendimit Nr. 789, datë 22.09.2015 për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë, i cili ka si qëllim të mbështesë, të fuqizojë dhe të promovojë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve të shëndetësisë, në mënyrë që ata të ofrojnë një kujdes shëndetësor sa më cilësor për pacientët.

Ligji përcakton qartë se profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit janë: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmës farmacistët dhe infermierët e mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore. Brenda një cikli 4-vjeçar, mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, ndërsa infermierët 40 kredite. Numri i nevojshëm i krediteve të edukimit në vazhdim, që një profesionist i përfshirë në programin e certifikimit duhet të mbledhë bëhet sipas kategorive të aktiviteteve. Problematika në këtë pikë te auditimit qëndron në faktin se shumë nga personeli infermieror i urgjencave shëndetësore janë ende të paregjistruar në QKEV. Disa prej tyre ndodhen në proces regjistrimi, për shkak të mos rifreskimit të listave të reja nga QKEV. Por ka dhe nga ata që dhe pse mund të kenë kredite, por që nuk janë hedhur në sistem pasi procedura kërkon një periudhë një mujore. Konkluzione: Nuk ka plane 6-mujore ose vjetore trajnimi, ku të kërkohet opinioni i personelit të urgjencës në

nevojat dhe domosdoshmëritë që ata kanë për t’u trajnuar në pranimin e urgjencave mjekësore. Trajnimet e kryera janë të orientuara drejt teorisë dhe nuk sjellin një vlerë të shtuar në personelin

e urgjencës mjekësore. Pra, nuk kryen sipas nevojës dhe propozimeve të personelit. Për këtë rekomandojmë: 11. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore, të marrin masa për hartimin e planeve vjetore të

trajnimit në dobi të shërbimit të urgjencës. Planet të hartohen duke vlerësuar paraprakisht propozimet në bazë të nevojave të personelit të urgjencës, sipas miratimit të bëhet i njohur për të gjithë stafin. Trajnimet të jenë të orientuara drejt praktikës për të qenë më efikase në ofrimin e shërbimit me cilësi.

Konkluzion: Nuk është kryer regjistrimi i të gjithë infermierëve në Qendrën Kombëtare të Edukimit në

Vazhdim (QKEV) referuar ligjit. Evidentohen mangësi si nga infermierët që nuk kanë kryer regjistrimin ashtu dhe nga QKEV që ka për detyrë ndjekjen e këtij procesi. Ka vonesa në rifreskimin e listave dhe statusi i infermierëve identifikohet si në proces e sipër.

Për këtë rekomandojmë: 12. Drejtoritë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionet shëndetësore të rrisin

bashkëpunimin me QKEV, me qëllim identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë stafit infermieror pranë QKEV, ndjekjen dhe kryerjen e trajnimeve, vlerësimin dhe regjistrimin e krediteve të përfituara.

55 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3.2.3 A janë ndjekur politika të drejta dhe motivuese për trajtimin financiar dhe kushtet e sigurisë në punë të personelit të UM-së gjatë ushtrimit të detyrës?

Motivimi në punë i punonjësve është ndoshta një ndër elementët më të rëndësishëm për të arritur një performancë të lartë dhe sukses në aktivitetin e çdo institucioni. Suksesi i tyre është i lidhur ngushtë me mënyrën e trajtimit të njerëzve, ku përfshihet kënaqësia dhe motivimi i njerëzve të cilët provojnë të japin më të mirën nga vetja për një shërbim të caktuar.

Për sa më sipër, do të shohim politikat e ndjekura për motivimin financiar si dhe kushtet e sigurisë në punë. Lidhur me trajtimin financiar, pagesat e personelit mjekësor në shërbimin e urgjencës mjekësore, rregullohen me VKM Nr. 1035 datë 27.08.2013, e cila njeh dhe përcakton shkallën e vështirësisë sipas shërbimeve si dhe pagesën për mbulimin e shërbimit 24 orësh. Po ashtu shpërblimet e diferencuara bëhen sipas titullit shkencor apo akademik të mjekut të shërbimit. Pagesat për mjekët dhe infermierët e urgjencës nga data 01.01.2013 deri në 15.07.2013 janë bërë referuar vendimit nr. 527, datë 16.08.2012 si më poshtë:

Personeli Mjekësor Paga e grupit Vështirësi Funksioni Shef Urgjence 14000 48450 Mjek Urgjence 14000 600 36700 Krye Infermier 11000 30192 Infermier 11000 600 25653

Me datë 15.07.2013 deri më sot pagesat i referohen vendimit nr 1035, datë 27.11.2013

Personeli Mjekësor Paga e grupit Vështirësi Funksioni Shef Urgjence 14000 50000 Mjek Urgjence 14000 600 38200 Krye Infermier 11000 32000 Infermier 11000 600 27000

Pagesa për shërbimin 24 orësh dhe 12 orësh për mjekët bëhet referuar vendimit Nr. 555, datë 11.08.211 dhe vazhdon dhe sot e pandryshuar si me poshtë:

Mjek Për sistemin 24 orësh Për sistemin 12 orësh Ditë e zakonshme 2300 1800 E Shtunë 2400 2000 E Diel+Festa 2700 2300

Infermier Për sistemin 12 orësh Ditë e zakonshme 1100 E Shtunë 1400 E Diel+Festa 1700

Gjatë viteve 2013-2016 nuk ka patur ndryshime pagash. Pagesa e shoferëve të ambulancave bëhet referuar Urdhrit nr. 2142, datë 31.07.2014 “Për pagat e shoferëve” dhe është me pagë bazë 26800 lekë. Ndërsa pagesat e shoferëve të ambulancave mbi kohën normale të punës bëhet referuar Urdhrit nr. 2393, datë 02.09.2014

56 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Për sa më sipër grupi i auditimit realizoi intervista me personelin mjekësor për të arritur në konkluzionin nëse janë ndjekur politika motivuese për trajtimin financiar dhe kushtet e sigurisë në punë. Nga intervistat e kryera vihet re se pakënaqësia nga trajtimi me pagë ndihet në rang vendi. Personeli mjekësor kryen shumë orë jashtë orarit dhe nuk ekziston një sistem pagese për këto orë. Një tjetër pakënaqësi vihet re në mos pagim të shërbimit të transferimit për pacientët që transferohen nga rrethet drejt Tiranës. Mos pagesa nuk justifikon aspak lodhjen dhe sakrificat me të cilat përballet shërbimi i urgjencës, gjë që sjell ulje të motivimit për punë. Gjithashtu, nuk diferencohen pagesat e personelit roje të urgjencës me personelin roje në shërbimet e tjera. Ata paguhen në të njëjtin nivel dhe pse vështirësia në punë, në rastin e personelit të urgjencave mjekësore është shumë herë më e madhe. Nga ana tjetër përsa i përket kushteve të punës ato lënë për të dëshiruar. Personeli mjekësor punon në kushte të vështira dhe në mungesë të aparaturave apo dhe disa medikamenteve, të cilat shërbejnë në dhënien e ndihmës së shpejtë. Si rrjedhojë, ata ndikohen nga stresi i cili çrregullon mbarëvajtjen në punë. Stresi në punë mund të shkaktohet nga organizimi i dobët i punës, mungesa e kontrollit mbi procesin e punës, kushtet e pakënaqshme dhe mungesa e vlerësimit nga eprorët apo kolegët. Kushtet e sigurisë u vlerësuan të një niveli të ulët nga grupi i auditimit. Në spitalin e Korçës prej tre vitesh funksionon një komision mbi kontrollin e infeksioneve i cili merret periodikisht me trajnimin e personelit si dhe me kontrollin periodik të ambienteve. Kontrolle periodike kryhen dhe nga Instituti i Higjenës. Janë marrë masa mbrojtëse kundër zjarrit duke u pajisur me fikëse zjarri të kontrolluara nga MKZ-ja. Nga ana tjetër nuk janë marrë masa për sigurimin e jetës të personelit të urgjencës gjatë ushtrimit të detyrës nga sjellja jo etike e individëve. Është vënë në dispozicion një roje objekti që qëndron tek dera e urgjencës, i cili nuk bën dot të mundur sigurimin e personelit mjekësor. Për të vazhduar me spitalin e Fierit, i cili për sigurimin e personelit në vendin e punës ka lidhur një kontratë për qëllim dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimin e ambienteve të spitalit. Pajisjet kundër zjarrit nuk janë në gjendje pune dhe stafi nuk është i trajnuar për përdorimin e tyre. Siguria në punë e personelit mjekësor evidentohet si një ndër problemet kryesore. (Personeli ndjehet i pasigurt në vendin e punës, ka pasur raste të dhunës ndaj personelit të cilat i janë bërë me dije edhe Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Rendit si dhe Kryeministrit). Përsa i përket spitalit Nënë Tereza drejtoria e shërbimeve mbështetëse në sektorin e infermieristikës organizon trajnime të ndryshme për marrjen e masave në mbrojtje nga zjarri apo pompave të ujit. Gjithashtu çdo vit personeli i QSUT kryen procesin e vaksinimit ndaj gripit sezonal si dhe plotëson librezën sanitare. QSUT siguron të gjitha mjetet mjekësore për mbrojtjen ndaj infeksioneve apo rreziqeve në vendin e punës. QSUT është në komunikim të vazhdueshëm me struktura të policisë së shtetit duke ndjekur të gjitha procedurat për denoncimin e rasteve të dhunës. Pra, kushtet e sigurisë në punë për personelin e urgjencës mjekësore janë deri diku të plotësuara. Evidentohen mungesa të shumta në testet për nivelin e ndotjes, nuk janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për shëndetin, ka mangësi në informimin e personelit për masat e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe siguria e personelit mjekësor gjatë punës është ndër problematikat më kryesore.

Gjetje: Nuk reflektohet ndryshim në trajtimin financiar që i bëhet personelit roje të urgjencës me personelin roje të shërbimeve të tjera dhe pse vështirësia në punë për personelin e urgjencës është shumë herë më e lartë.

Gjetje: Nuk trajtohen financiarisht rastet e shoqërimit të pacientëve nga rrethet drejt Tiranës. Gjetje: Nuk ekziston një sistem i mirë për llogaritjen e orëve të punës jashtë orarit. Personeli

mjekësor kryen shumë orë jashtë orarit dhe nuk paguhet për të gjitha këto orë.

57 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Nuk merren masat e duhura mbrojtëse për shëndetin e personelit mjekësor, ku shihet mungesë në testet e nivelit të ndotjes si dhe trajnimit të personelit për masat e mbrojtjes nga zjarri.

Gjetje: Mungesa në ruajtjen dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga dhuna e ushtruar drejt tyre. Konkluzione:

Puna në shërbimin e urgjencës, përmban vështirësi më të lartë në krahasim me repartet e tjera sipas klinikave, pasi është porta e parë ku personat përballen me shërbimin shëndetësor, si dhe gjendja e personave që paraqiten në urgjencë për ndihmë është më e ngarkuar psikologjikisht. Që të motivohet një staf, i cili punon në tension të vazhdueshëm duhet të trajtohet edhe nëpërmjet pagesave të diferencuara. Nga ky auditim u evidentua se nuk ka ndryshim në trajtimin financiar që i bëhet personelit të urgjencës me personelin roje të shërbimeve të tjera dhe pse vështirësia në punë për personelin e urgjencës është shumë herë më e lartë.

Nuk trajtohen financiarisht rastet e shoqërimit të pacientëve nga rrethet drejt Tiranës. Nuk ekziston një sistem i mirë për llogaritjen e orëve të punës jashtë orarit. Personeli mjekësor

kryen shumë orë jashtë orarit dhe nuk paguhet për të gjitha këto orë. Për këtë rekomandojmë: 13. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të marrë masa për: - Rishikimin e trajtimit financiar për shërbimin e urgjencës. Duke ju referuar vështirësisë në punë,

nuk duhet të trajtohen në një nivel me shërbimet e tjera spitalore, për shkak të kompleksitetit që mbart ne vetvete ky lloj shërbimi.

- Rishikimin e trajtimit financiar (në formë dietash) për rastet e shoqërimit të pacienteve nga personeli mjekësor nga rrethet drejt Tiranës.

- Vlerësimin e punës jashtë orarit dhe të kryhen pagesat për të gjitha orët e kryera jashtë orarit nga personeli mjekësor.

Konkluzion: Nuk janë marrë masat e duhura mbrojtëse për shëndetin e personelit mjekësor, ku shihet

mungesë në testet e nivelit të ndotjes si dhe trajnimit të personelit për masat e mbrojtjes nga zjarri.

Për këtë rekomandojmë: 14. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të marrin masa të menjëhershme për të siguruar

mbrojtjen shëndetit të personelit, si individualisht duke bërë kontrolle periodike, po ashtu edhe duke siguruar një ambient të pastër nëpërmjet dezinfektimit, testeve ndaj nivelit të ndotjes, masave e mbrojtëse kundra zjarrit.

Konkluzion: Një nga faktorët më të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi me cilësi për personat në rrezik të

lartë për jetën është niveli i shërbimit nga stafi mjekësor dhe për këtë duhet që stafi mjekësor të jetë i sigurt gjatë ushtrimit të detyrës. Referuar të dhënave nga intervistimet, rasteve të publikuara nga media, si dhe nivelit jo të mirë të kulturës shëndetësore të publikut, personeli mjekësor kryesisht i spitaleve rajonale dhe universitare, jo rrallë është hasur me agresivitetin e personave shoqërues të personave në rrezik për jetën, duke kaluar deri në përplasje fizike. Mungesa në ruajtjen dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga dhuna e ushtruar drejt tyre ka ndikim të drejtpërdrejtë në dhënien e ndihmës së parë dhe shërbimin me cilësi dhe në kohë ndaj pacientit.

Për këtë rekomandojmë:

58 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

15. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, që në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit të sigurojë mbrojtjen fizike të personelit të urgjencës mjekësore të spitaleve rajonale dhe universitare me patrulla policore. Këta të fundit duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme në parandalimin e agresorëve në mënyrë që të eliminohen rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha.

3.3 A janë siguruar mjetet e nevojshme logjistike për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj pacientit?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje nga grupi i auditimit si gjatë fazës studimore në terren, po ashtu edhe gjatë auditimit në terren, u grumbulluan të dhëna statistikore, informacion, u këqyrën dokumente, u vëzhgua puna në RUM, u kryen takime dhe intervista me stafin, u grumbullua informacion nga institucione të tjera të përfshira në auditim si MSH, QKSCA, etj, si dhe u ballafaquan me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës për të vlerësuar se në çfarë niveli janë plotësuar nevojat logjistike të SHUM dhe sa janë plotësuar standardet gjatë periudhës 2013-2015 dhe si paraqitet aktualisht. Për të marrë një panoramë sa më përfaqësuese të situatës në institucionet spitalore publike, u përfshinë në këtë auditim disa nivele të shërbimit të urgjencës mjekësore e konkretisht: Niveli i dytë i përfaqësuar nga Spitalet Rajonale Vlorë, Fier, Korçë dhe Shkodër; niveli i tretë i përfaqësuar nga Qendrat Universitare Spitalore si QSUT dhe Spitali i Shefqet Ndroqi, si dhe niveli i katërt i përfaqësuar nga Spitali i Traumës. Gjithashtu, pjesë e këtij vlerësimi ka qenë edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila shërben si pikë koordinimi për gjithë territorin. 3.3.1 A ekzistojnë dhe a zbatohen nga personeli mjekësor sistemi i triazhimit dhe

protokollet e mjekimit? Së pari, çfarë kuptojmë me triazhim? Fjala triazh rrjedh nga gjuha frënge “trier’’ që do të thotë të ndarët sipas llojit prioriteteve për ofrimin e ndihmës së parë. Termi mund t’ a ketë origjinën nga Luftërat Napoleonike, nga puna e Dominique Jean Larrey9. Termi është përdorur më tej gjatë Luftës së Parë Botërore nga mjekët francezë në trajtimin e plagosurve gjatë betejave, në stacionet e krijuara për dhënien e ndihmës, për ata që janë përgjegjës për heqjen e të plagosurve nga fushëbeteja, ndarjen e tyre në tri kategori10 dhe më pas kujdesin.

9 Kirurg francez në ushtrinë e Napoleonit dhe një novator i rëndësishëm i mjekësisë së fushëbetejës. Ai shpesh është konsideruar si kirurgu i parë modern ushtarak. 10 Ëikipedia “Triage”

59 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Me triazhim nënkuptojmë klasifikimin e rasteve sipas peshës së dëmtimit apo sëmundshmërisë. Triazhimi i rasteve emergjente duhet të fillojë nga vendi i ngjarjes, apo sëmundjeve të befasishme. Ky proces merr një rëndësi të veçantë në rastet e dëmtimeve në masë, apo të një fluksi të shtuar në RUM. Ky proces shërben për prioritizimin e ndihmës së parë e cila duhet të ofrohet pandërprerë duke filluar në vendin e ngjarjes, por edhe gjatë transportit deri në institucionin shëndetësor dhe është jetike për personin në rrezik të lartë për jetën.

Minutat e arta

Reagimi në kohë sipas rasteve (triazhimi)

Stacion Triazhi, Forcat Franceze, gjatë Luftës së I-rë Botërore. Categories: 1. Ata që kanë mundësi të jetojnë, pavarësisht nga ajo që do marrin kujdes; 2. Ata që nuk kanë mundësi të jetojnë, pavarësisht nga ajo që do marrin kujdes; 3. Ata për të cilët kujdesi i menjëhershëm mund të bëjë një ndryshim pozitiv në rezultatin

60 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Sistemi jonë Sistemi, Kanadez, Australian etj. Niveli Përshkrimi Koha e përgjigjes

1 Reanimim 0 2 Emergjent 15 3 Urgjent 30 4 Gjysëm-urgjent 60 5 Jo-urgjnet 120

Niveli Përshkrimi Koha e përgjigjes 1 Reanimim 0 2 Emergjent 15 3 Urgjent 30 4 Gjysëm-urgjent 60 5 Jo-urgjnet 120

Kodet dhe kuptimi i tyre

Kategoria (Kodet)

Kuptimi Pasojat Shembull

BLU Asnjë, ose shans i vogël për të mibijetuar

Vëzhgimi dhe në qoftë se administrimi është i mundshëm me analgesics

Lëndime të rënda, humbje e pakompensuar të gjakut, vlerësim negativ neurologjik

I KUQ Rrezik akut për jetën Trajtimi i menjëhershëm, transport sa më shpejt të jetë e mundur

Parametra jetësore si: koshiencë, frymëmarrje, puls

I VERDHË Lëndime të rënda Vëzhgimi i vazhdueshëm dhe trajtim të shpejtë, transport dhe mobilizim

Truri-koshiencë, toraksi-frymëmarrje- qarkullimi, abdomen-qarkullim-gjymtyrët

JESHIL Dëmtim i vogël Trajtimi, transporti dhe / ose ndihma kur është e mundur

prerjet e vogla, fraktura artikulacioni, kolike renale

I BARDHË Gjendje klinike jo akute Trajtim i mëvonshëm nga shërbimi parësor, etj.

Lëndime shumë të lehta

Kur flasim për procesin e triazhimit dhe dhënies së ndihmës së parë, i referohemi një procedure e cila kryhet në të gjitha nivelet e SHUM, por edhe nga çdo individ i cili ka përgatitjen e duhur, pra është i kualifikuar për të kryer triazhin dhe për të dhënë ndihmën e parë. Në këtë kontekst ky proces kryhet në kushtet e paraspitalorit (shërbimi parësor i përfaqësuar nga qendrat shëndetësore ambulanca dhe polikninika) dhe synon të paracaktojë përparësitë e trajtimit dhe transportimit nga personeli mjekësor i autoambulancave të cilat shkojnë në vendngjarje apo ku ndodhet pacienti, si dhe synon të kategorizojë të gjithë pacientët që paraqiten në RUM të spitaleve, bazuar në nevojat aktuale për shërbim urgjent. Ai përshkruan një sistem të prioritizimit të pacientëve për investigim ose kalim në dhomën e trajtimit në RUM të sistemit spitalor i përfaqësuar nga spitalet e qyteteve, nga spitalet rajonale, nga spitalet universitare dhe Spitali i Traumës, i cili përfaqëson dhe nivelin e katërt të SHUM në Shqipëri, duke u bazuar në parime dhe protokolle të miratuara dhe shpallura nga MSH. Ministria e Shëndetësisë duhet të hartojë dhe miratojë kriteret dhe protokollet për vlerësimin, prioritizimin, trajtimin, transportin, transferimin dhe referimin e pacientëve për të bërë që ata të marrin shërbimet e urgjencës në mënyrën e duhur mbështetur mbi tregues shkencorë dhe të trajtohen në strukturat më të përshtatshme shëndetësore.11,12,13,14 Zbatimi i sistemit të triazhimit dhe protokolleve të UM sipas niveleve të organizimit të saj. Niveli i parë i SHUM.

11 Strategjia Kombëtare për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore 12 Ligji 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore” 13 Mjekësia e urgjencës, E. Zaimi 14 Standards Sampler for Urgent Care Centers

61 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Shërbimi i UM në këtë nivel ka këto funksione: Por cili është niveli i ndihmës që ofrojnë këto struktura? Patologjitë traumatike në vendin tonë për shkak të rritjes së lëvizjes dhe aktivitetit të individit përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve nën moshën 40 vjeç. Shumë persona të cilët kanë kaluar traumë apo politraumë pësojnë dëme shëndetësore të pariparueshme dhe me kosto të lartë familjare, sociale dhe financiare. Situatat posttraumatike kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve shkencorë. Është vërtetuar se një trajtim i mirë para operator, redukton ndjeshëm vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë nga trauma. Përqindja e vdekjeve të “paparandalueshme” më të rëndësishme është e lartë kur nuk ekzistojnë struktura dhe personel i kualifikuar mjekësor. Është e domosdoshme rritja profesionale për personat që punojnë në ndihmën e shpejtë para spitalore. Për këtë të gjithë operatorët e përfshirë në traumat jashtë spitalore duhet të kenë një standard minimal të njohurive teorike dhe kompetencave teknike15 të cilat lejojnë që të ofrojnë një kujdesin primar në trajtimin dhe identifikimin e situatave që kërkojnë ndërhyrjen në terren të një ekipi me përvojë16. “Kujdesi shëndetësor parësor” është tërësia e masave dhe e veprimtarive të ndërmarra nga një rrjet profesionistësh dhe institucionesh shëndetësore, që ofrojnë shërbimin bazë mjekësor për popullatën.17 Kujdesi shëndetësor parësor sigurohet nëpërmjet një rrjeti profesionistësh dhe institucionesh shëndetësore, në bazë të parimeve të kujdesit shëndetësor familjar. Kujdesi shëndetësor parësor plotëson nevojat për trajtim mjekësor bazë, kujdes infermieror, parandalim dhe riaftësim, kur këto nuk kërkojnë trajtim dhe teknika ekzaminimi, që ofrojnë nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor. Të gjithëve na ka ndodhur të përballemi me rastet e urgjencës mjekësore, por edhe me të qenit dëshmitarë të aksidenteve të ndryshme. Mënyrat se si personat në rrezik të lartë për jetën i drejtohen SHUM janë nga më të ndryshmet, por edhe mënyra se nga kush e marrin ndihmën e parë është e ndryshme. Shërbimi i urgjencës mjekësore në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Parësor organizohet në qendrat shëndetësore dhe ka këtë veprimtari themelore: Përgjigjen e shpejtë të thirrjeve Dhënien e ndihmës së parë Trajtimin e pacientëve në vendin e ngjarjes18

Si funksionojnë qendrat shëndetësore të kujdesit parësor? Siç shihet edhe nga detyrat dhe funksionet e përcaktuara në ligj, SHUM në nivelin parësor të saj ka për detyrë kryesore trajtimin e pacientit në vendin e ngjarjes dhe dhënien e ndihmës së parë. Për trajtim të mëtejshëm ky shërbim i drejtohet nivelit spitalor.

Si veprohet në shërbimin parësor

Ndihma e parë Trajtim i mëtejshëm spitalor

15 Prehospital trauma care-base 16 Advanced life support 17 Ligj nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” 18 Ligji 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”

62 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Si paraqitet gjendja në nivelin parësor. Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet QKCSA19 ka miratuar në shkurt të vitit 2009 standardet minimale, objektivat kryesore të procesit të akreditimit, mënyrën e vlerësimit të kritereve të kërkuara për akreditimin e institucioneve të KSHP. Standardet e miratuara janë specifike për Shqipërinë, por gjithashtu ato plotësojnë qëllimet bazë të standardeve ndërkombëtare. Standardet e propozuara mbështeten në disa modele dhe marrin parasysh standardet ndërkombëtare të përpiluara nga ISO, ËHO dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ISQ-ua. Ky dokument paraqet përmbledhjen e standardeve te aplikueshme për qendrat e kujdesit shëndetësor parësor; zhvillimin e sistemit të vlerësimit dhe të dhënies së pikëve për procesin e akreditimit; testimin në terren të standardeve të krijuara rishtazi; edukimin e qendrave publike dhe private që të jenë në gjendje për të përshtatur praktikën e tyre në harmoni me standardet e reja. Standardet për Institucionet Shëndetësore të kujdesit parësor janë ndarë në tre kategori: 1) Standardet minimale 2) Standardet optimale 3) Standardet e të ardhmes

Çfarë vlerësojnë këto standarde? A. Infrastruktura 1. Mjedisi i institucionit ose qendrës 2. Pajisjet mjekësore dhe medikamentet 3. Pajisjet jo mjekësore 4. Orari i shërbimit 5. Rregulli në institucion

F. Të drejtat e pacientit 1. E drejta për informim 2. E drejta për të vendosur 3. Dhënia e pëlqimit 4. Fshehtësia 5. Ankesat e pacientit 6. Kënaqësia e pacientit

B. Stafi/personeli 1. Planifikimi burimeve njerëzore 2. EMV/ZHPV 3. Kënaqësia e punonjësve

G. Kujdesi për pacientin 1. Raste të përgjithshme* 2. Hipertension* 3. Diabet 4. Kujdesi perinatal 5. Trajtimi i sëmundjeve respiratore 6. Imunizimi dhe depistimi 7. Planifikimi familjar

19 Standardet e cilësisë për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor parësor 

Me taxi

Autombulance

Thirrje telefonike

Autombulancë

Thirrje telefonike

63 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

C. Dokumentacioni dhe menaxhimi informacionit 1. Kartela e pacientit 2. Menaxhimi i informacionit

H. Shërbimet mbështetëse 1. Shërbimi i urgjencës 2. Testet diagnostike laboratorike 3. Radiologjia 4. Farmacia dhe Medikamentet 5. Lavanteria

D. Financa dhe buxheti 1. Financa dhe buxheti

J. Komiteti dhe koordinatori i cilësisë 1. Funksionimi komitetit 2. Plani i përmirësimit

E. Siguria 1. Siguria e mjedisit 2. Siguria e punonjësit 3. Sterilizimi 4. Kontrolli i infeksionit

K. Objektivat e mjekësisë familjare 1. Parandalimi i sëmundjeve 2. Vazhdimësia e kujdesit 3. Sistemi i referimit

Indikatorët e mësipërm janë të vlerësueshëm për të gjitha strukturat e qendrave të KSHP, gjithashtu edhe të SHUM në këto qendra. Nga auditimi i kryer ka rezultuar se shërbim urgjence 24 orë ka ofruar vetëm Poliklinika Vlorë (PV), për të cilën po analizojmë plotësimin e standardeve të mëposhtme:

Veprimtaria e Polikninikës për vitet 2013-2015 Nr Emërtimi Numër raste

2013 2014 2015 I Raste të trajtuara me kartelë ditore, nga këto: 6,500 6,535 6,900 1 Aksidente 200 210 300 2 Të shtruar në spital 900 905 1000 3 Të ranimuar në Polikninikë 5,400 5,420 5,600

Të dhënat: PV Punoi: KLSH

Në Poliklinikën Vlorë janë trajtuar deri 5,600 raste të paraqitura, për të cilat është evituar trajtimi në urgjencat spitalore. Standardi minimal: Një nga standardet minimale për t’u plotësuar është “Ekzistenca e një sistemi të strukturuar, organizuar dhe funksional për shërbimin e urgjencës 24 orësh. Institucioni siguron dhe garanton praninë e personelit të kualifikuar për 24 orë çdo ditë. Numri i personelit të caktuar duhet t’i plotësojë kërkesat e fluksit të rasteve në shërbimin e urgjencës”. Ky standard nga auditimi i kryer është plotësuar vetëm nga shërbimi parësor “Poliklinika Vlorë”. Në qytet Fier, Korçë, Shkodër nuk ofrohej ky shërbim nga shërbimi parësor, ndërsa qyteti i Tiranës është në riorganizim të ish Urgjencës së Tiranës. Nga auditimi i kryer në Poliklinikën Vlorë, këto standard plotësohet si më poshtë: - Ekzistonte lista e personelit dhe plani i organizmit të personelit për përgjegjësinë dhe radhën e - përgjegjësisë, forma e lajmërimit dhe komunikimi; - Kishte dhomë për urgjencë dhe dollap të veçantë për medikamentet e urgjencës; - Ekziston i afishuar orari i urgjencës.

Gjetje: Kishte një numër të kufizuar personeli mjekësor në shërbimin e urgjencës, ndërsa personel ndihmës mungonte krejtësisht;

Gjetje: Në poliklinikën Vlorë nuk ka, nuk është afishuar dhe nuk funksionon sistemi triazhimit, nuk zbatohen protokolle për urgjencën mjekësore, si dhe nuk ka pajisje të mjaftueshme për trajtimin e rasteve të urgjencës;

64 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Standardi optimal: “Mjekët në institucion shëndetësor kanë trajnimin e duhur lidhur me kujdesin e rasteve urgjente. Bëhet fjalë veçanërisht për ndihmën e parë, stabilizimin dhe referimin e pacientëve në institucionet e specializuara”. Nga auditimi i kryer në Poliklinikën Vlorë, këto standard plotësohet si më poshtë: Një nga aspektet më të rëndësishme të ofrimit të kujdesit urgjent në nivelin e Kujdesit

Shëndetësor Parësor, është të ketë personel të trajnuar me njohuri të stabilizimit dhe të referimit të pacientëve kur të paraqitet nevoja.

Gjetje: Nga informacioni i marrë nëpërmjet intervistave më stafin e urgjencës së Poliklinikës Vlorë dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar se nuk janë bërë trajnime në këtë drejtim. Personeli i shërbimit të urgjencës ka mangësi në teknikat e ndihmës së parë, menaxhimin, identifikimin dhe referimin e rasteve urgjente.

Institucioni ka një program për zhvillimin e vazhdueshëm profesional për të siguruar që të gjithë ata që janë caktuar në dhomën e urgjencës të kenë trajnim të duhur kur të punësohen dhe të kenë kurse rifreskimi gjatë gjithë kohës.

Gjetje: Në Poliklinikën Vlorë, nuk ekzistonte një plan mbi edukimin në vazhdim të personelit mjekësor, gjithashtu, nga intervistimet me shkrim dhe ato verbale me stafin e urgjencës një nga nevojat kryesore të shprehura prej tyre ishte nevoja për trajnime në dhënien e ndihmës së parë.

Institucioni ka marrëveshje të shkruar lidhur me transportin e rasteve urgjente. Marrëveshja siguron që autoambulanca apo mjeti është e pajisur mirë dhe ka personel të mjaftueshëm. Indikatorët: - Autoambulanca mbërrin brenda kohës së përcaktuar në adresën e caktuar. - Autoambulanca ka minimumin e pajisjeve - Verifiko që autoambulanca arrin dhe që transporti i pacientëve për në destinacionin final bëhet - brenda kohës së përcaktuar (20 minutave). - Ekziston shërbimi i transportit

Gjetje: Në Poliklinikën Vlorë, autoambulancat nuk janë të pajisura në nivelin e duhur, si dhe janë tejet të amortizuara, gjithashtu gjendja infrastrukturës rrugore, distancat nga vend i shpërndarjes deri në zonën e mbulimit janë të gjata ç’ ka vështirëson dhënin e ndihmës së parë brenda 20 minutave, pasi transport i një personi për shkak të kushteve shëndetësore kërkon vlerësim mjekësor (triazhim), monitorim ose trajtim gjatë transportit.20

Në Fier, Korçë dhe Shkodër: Në qytetet Fier, Korçë dhe Shkodër, në shërbimin parësor nuk funksionon një urgjencë mjekësore 24 orëshe. Natyrisht në këto qendra shëndetësore trajtohen rastet e urgjencës mjekësore kur pacienti është drejtuar gjatë orarit të punës.

Gjetje: Në këto qytete, Shërbimi Shëndetësor Parësor ofrohet me sistem dy turnesh nga ora 08.00-20.00, ndërkohë që me shërbim të urgjencës mjekësore kuptojmë atë pjesë të sistemit të kujdesit shëndetësor i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor21, pra ky shërbim aktualisht nuk e ofron një shërbim të pandërprerë.

20 Strategjia mbi Reformën e Sistemit të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri-2007 21 Ligji 147/2014 “Për shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, neni 5 

65 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Qendrat shëndetësore nuk aplikojnë të gjitha format e njoftimit dhe ofrimit të shërbimit të një urgjence mjekësore, si trajtim të pacientit në vendin e ngjarjes, shërbim me autoambulancë, apo thirrje telefonike.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Spitalet Rajonale-Niveli i II-të i SHUM. Për shkak të mosfunksionimit të SHUM në sistem 24 orësh në KSHP, por edhe të mangësive të theksuara deri në mosplotësim të standardeve minimale, personat në rrezik për jetën j’u drejtohen urgjencave spitalore për marrjen e ndihmës së parë dhe trajtim të mëtejshëm sipas rastit. Spitalet Rajonale ofrojnë të dyja shërbimet si nivelin e parë të urgjencës mjekësore, po ashtu edhe nivelin e dytë, trajtim spitalor. Nga Spitalet Rajonale ofrohet shërbimi me tre veprimtaritë themelore të nivelit të parë të urgjencës si: Përgjigjen e shpejtë të thirrjeve Dhënien e ndihmës së parë Trajtimin e pacientëve në vendin e ngjarjes22

Gjithashtu, pas trajtimit të rasteve të urgjencës i cili përfshin triazhimin dhe dhënien e ndihmës së parë, vlerësohet gjendja e të pacientit nëse ka nevojë për trajtim të mëtejshëm në Repartin e Urgjencës (trajtim ditor) apo për trajtim të specializuar spitalor (shtrim në spital). Nga auditimi është evidentuar se, në RUM në spitalet rajonale ka një fluks të lartë regjistrimesh, konkretisht:

Spitali Rajonal Fier (SRF) Nr Emërtimi Numër raste

2013 2014 2015 I Raste të trajtuara me kartelë ditore, nga këto: 45,781 54,974 61,377 1 Të shtruar në Spital 327 540 494 2 Të shtruar në Spitale të tjera 6 20 29 3 Trajtuar në Urgjencë 28,897 53,984 60,463 4 Të vdekur 18 25 27 5 Trajtuar raste jourgjnte 5,084 3,915 2,488 II Gjithsej të dalë 45,704 54974 60,519

Të dhënat: SRF Punoi: KLSH

Spitali Rajonal Vlorë (SRV) Nr Emërtimi Numër raste

2013 2014 2015 I Raste të trajtuara me kartelë ditore, nga këto: 11,920 11,021 14,061 1 Të shtruar në Spital 1,483 1,320 1,391 2 Të shtruar në Spitale të tjera - 102 4

22 Ligji 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, neni 12

66 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3 Trajtuar në Urgjencë 10,429 10,459 10,564 4 Të vdekur 23 29 42 5 Trajtuar raste jourgjnte 2,060 II Gjithsej të dalë 10,414 10,459 12,624

Të dhënat: SRV Punoi: KLSH

Spitali Rajonal Shkodër (SRSH) Nr Emërtimi Numër raste

2013 2014 2015 2016 I Raste të paraqitura në urgjencë 60,287 56,435 24,356 50466 1 Të shtruar në Spital 928 1,824 2,688 2 Të shtruar në Spitale të tjera 521 841 629 3 Trajtuar me kartelë ditore 25,395 23,996 24,356 4 Trajtuar mjekime dhe intervente 34,892 32,439 21,002 5 Të vdekur 24 28 37 II Gjithsej të dalë 60,287 56,435 24,356

Të dhënat: SRSH Punoi: KLSH

Spitali Rajonal Korçë (SRK)

Nr Emertimi Kerkese per ndihme

Ndihme mjekesore e realizuar Realiz ne shtepi Shtruar ne spital

2013 2014 2015 2013 2014 2015 2013 2014 2015 1 Gjithsej spitali 22.776 25.540 28.546 10.836 13.060 14.536 11.910 12.445 13.962 2 Rastet me emergjencë 2.188 1.980 2.102 112 2.073 1.980 9.098 3 Terapia ditore spitali 9.068 9.476 10.521 9.038 9.441 10.473 4 Rastet me "e" 1.991 1.910 1.994 1.988 1.910 1.990 5 Terapi ditore pediatri 2.872 3.004 3.489 2.872 3.004 3.489 6 Rastet me "e" 85 70 108 85 70 108 7 Sherbimi 24- ore 10.836 13.060 14.536 10.836 13.060 14.536 - - -

Të dhënat: SRK Punoi: KLSH

67 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nga auditimi i kryer në Spitalet Rajonale është evidentuar se Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ndesh në një sërë problematikash.

Gjetje: Në Spitalet Rajonale Korçë, Fier dhe Shkodër nuk zbatohej sistemi i triazhimit nga Reparti i Urgjencës Mjekësore. Në këto tre spitale mënyra e organizimit operacional të vendeve të punës, ishte konceptuar pa patur në konsideratë sistemin e triazhimit. Në ambientet e RUM nuk ishte i afishuar sistemi i triazhimit, ku ndarazi duhej të përcaktohej niveli i sëmundshmërisë dhe koha e nevojshme për trajtim.

Gjetje: Në tre spitalet rajonale, funksiononte recepsioni, pra pritja e pacientit kryhej nga stafi që përgjigjej për recepsionin, ku kryhej regjistrimi i të dhënave të pacientit dhe më tej trajtohej nga stafi infermieror dhe mjek. Që në momentin e pranimit pacienti duhej të jepte një sërë të dhënash individuale, si dhe rekomandimin në zbatim të sistemit të referimit, gjë e cila në shumë prej spitaleve has në vështirësi të mëdha, pasi ka një numër të konsiderueshëm pacientësh të cilët trajtohen në SHUM pa rekomandim apo të dhëna të tjera dokumentare si kartë shëndeti, librezë shëndetësore etj dhe njëkohësisht të pasiguruar.

Gjetje: Gjithashtu, në katër Spitalet Rajonale të audituara është evidentuar mungesa e Protokolleve të miratuara për UM, nuk zbatohen protokolle standarde, por procedura bazuar në praktikën dhe përvojën e mëparshme.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Spitalet Universitare-Niveli i III-të i SHUM - Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Për periudhën 2014, 2015 dhe 6-mujori 2016 aktiviteti i UM paraqitet:

Nr Emërtimi Numër raste

68 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

2014 2015 6M-2016 I Raste të paraqitura në urgjencë 6,827 7,734 4,959 1 Të shtruar në Spital 2,478 2,556 1,640 2 Të shtruar në Spitale të tjera 687 444 364 3 Trajtuar me kartelë ditore 1,553 3,725 4,410 4 Trajtuar mjekime dhe intervente 3,545 4,601 2,862 5 Të vdekur 12 17 6 II Gjithsej të dalë 6,827 7,734 4,959

Të dhënat: SUShN Punoi: KLSH

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, gjendja në Repartin e Pranim-Urgjencës është paraqitur më afër standardeve të përcaktuara, me qëllim sigurimin dhe ofrimin e një shërbimi urgjence në kohë dhe me cilësi. Kjo është rrjedhojë e plotësimit të disa kushteve, kritereve dhe standardeve që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore në kuadër të procesit të akreditimit23,24. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, është një nga Spitalet Publike i cili ka avancuar më tepër në plotësimin e kushteve dhe standardeve të kërkuara. Një nga Repartet që është përfshirë në këtë proces, pra në plotësimin e standardeve të kërkuara për akreditim është RUM. Nga auditimi i kryer, këqyrja në vend e ambienteve, e kryerjes së procedurave të punës, nga rezultatet e përgjigjeve të intervistave me stafin, por edhe të përgjigjeve të pyetësorëve më pacientët apo shoqëruesit e tyre ka rezultuar se në RUM, ekzistonin, ishin të afishuara dhe zbatohej sistemi i triazhit. Ambientet për kryerjen pranimit-regjistrimit, vlerësimit-triazhimit, dhënies së ndihmës së parë dhe asaj spitalore ishin të organizuara sipas kodeve përkatëse.

Gjetje: Gjithashtu, si rezultat e mungesës së Protokolleve të miratuara për UM, nuk zbatohen protokolle standarde, por procedura bazuar në praktikën dhe përvojën e mëparshme.

- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”-QSUT

23 Ligji nr. 10107, datë 30.03.2009, neni 26 “Akreditimi” 24 Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 115, datë 315, datë 23.03.2011

69 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

SHUM në QSUT, është i organizuar në disa spitale. Në strukturën e spitalit polivalent gjendet Shërbimi i Urgjencës Polivalente e përbërë nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme (USB), Urgjenca Kirurgjikale (USK) si dhe në vitin 2016 është përfshirë një pjesë ë stafit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës. Po kështu ndodhen Njësitë e Pranimit të Urgjencave pranë Spitalit të Pediatrisë, Psikiatrisë, Spitalit Infektiv dhe Spitalit Francez. Pranimi dhe trajtimi i urgjencave në Urgjencën Polivalente bazohet në sistemin e triazhimit, organizimi i ambienteve të UM është i organizuar dhe klasifikuar sipas kodeve, të cilat përfaqësojnë një nivel të caktuar të sëmundshmërisë së pacientit të paraqitur në Urgjencën e QSUT-së, për të marrë ndihmën mjekësore. Siç shihet edhe nga pamjet e mësipërme në QSUT, ky sistem është i afishuar në ambientet e RUM dhe kryhet nga stafi infermieror.

Gjetje: Gjithashtu, si rezultat e mungesës së Protokolleve të miratuara për UM, nuk zbatohen protokolle standarde, por procedura bazuar në praktikën dhe përvojën e mëparshme.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT)-Niveli i IV-t i

SHUM

Të dhënat: SUT Punoi: KLSH

Në Spitalin Universitar të Traumës, i cili pret dhe trajton urgjencat për rastet traumatike dhe politraumatike, nga përgjigjet intervistimeve të kryera me stafin infermieror dhe mjek të RUM, por edhe nga vëzhgimi i procedurave të ndjekura në RUM është evidentuar që nga stafi mjekësor zbatohet sistemi i triazhimit, që do të thotë se personat paraqiten në recepsion, bëjnë regjistrimin (jo

70 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

në të gjitha rastet ka referencë), më pas kryhet vlerësimi, klasifikimi i gjendjes së personit të paraqitur me rast urgjence nga stafi infermieror në ambient të veçantë dhe sipas rastit procedohet më tej me ndihmë në RUM apo për trajtim spitalor në pavionet e spitalit.

Gjetje: Në Spitalin e Traumës nuk ekziston një sistem triazhi i afishuar në ambientet e UM. Gjetje: Gjithashtu, si rezultat e mungesës së Protokolleve të miratuara për UM, nuk zbatohen

protokolle standarde, por procedura bazuar në praktikën dhe përvojën e mëparshme. Të tjera: Rastet e paraqitura dhe të pranuara në Urgjencat Spitalore janë të shumta. Në grafikun e mëposhtëm është paraqitur numri vjetor i tyre sipas spitaleve. Nga të dhënat e marra rezulton që gjatë vitit 2015, në Spitalin Rajonal Fier janë paraqitur rreth 160 urgjenca/ditë, në Spitalin Rajonal Vlorë rreth 39 urgjenca/ditë, në Spitalin Rajonal Korçë rreth 67 urgjenca/ditë, në Spitalin Rajonal Shkodër rreth 78 urgjenca/ditë, në Spitalin Universitar të Traumës rreth 116 urgjenca/ditë, po kështu me fluks të lartë paraqitet pranimi në urgjencat e QSUT. Në USB fluksi ditor arrin mesatarisht deri në 200 raste/ditë, në USK fluksi ditor arrin mesatarisht deri në 130 raste/ditë dhe në Urgjencën Pediatrike fluksi ditor arrin mesatarisht deri në 260 raste/ditë.

Gjetje: Nga rezultatet e intervistimeve të kryera, këqyrjes së procesit të punës në RUM, shqyrtimit

të dokumentacionit dhe të dhënave statistikore është evidentuar se në RUM, paraqitet një fluks i lartë i personave të cilët nuk përbëjnë rast urgjence. Në RUM paraqiten pacientë të cilët nuk janë në gjendje klinike të mëposhtme:

- Vështirësi frymëmarrje të çdo tipi; - Humbje të ndërgjegjes; - Dhimbje koke, paralizë, konvulsione të rënda të menjëhershme; - Dhimbje dhe shtrëngim të gjoksit; - Dhimbje të menjëhershme të barkut, hemoragji masive; - Fraktura; - Dëmtime dhe përplasje me mjete motorike ose me armë; - Dëmtime të kokës ose të qafës; - Dehidratim të rëndë; - Gjendje të axhitimit psikomotor.25

25 Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 447, datë 09.07.2004

71 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Në repartet e UM paraqiten persona me sëmundje kronike, apo që lehtësisht mund të trajtohen në qendrat shëndetësore sipas ndarjeve administrative, nën kujdesin e mjekut të familjes. Situata më e agravuar paraqitet në QSUT, Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme dhe Urgjencën Pediatrike, në të cilat trajtohen nga 150-200 raste në ditë, nga një staf i kufizuar dhe i pamotivuar për shkak të kushteve të punës, mbingarkesës dhe nivelit të ulët të pagave.

Gjetje: Në urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza” është evidentuar se ditët e qëndrimit të pacientëve në ambientet e “Spitalin ditor” të UM, variojnë nga 1-7 ditë, ç’ ka përbën një problematikë të madhe, si përsa i përket menaxhimit të situatës që krijohet, mbingarkesës së spitalit ditor, por edhe të mënyrës së trajtimit pasi ky repart nuk trajtohet me “ushqim spitalor”. Në këtë spital, përqindja më e lartë e pacientëve janë të sëmurë kronikë, të cilët kanë nevojë të trajtohen ose në pavionet përkatëse sipas klinikës së sëmundjes, ose nga mjeku i familjes. Ditë qëndrimi i pacientëve në më shumë se 1 ditë, ka çuar në shndërrimin e spitalit ditor në pavion. Kjo problematikë është rrjedhojë edhe e fluksit të lartë të pacientëve që i drejtohen QSUT, nga Tirana, rrethinat, si dhe pritjet nga spitalet e tjera. Rritja demografike e qytetit të Tiranës si dhe mungesa e shtimit të numrit të shtretërve në QSUT, jo në nivel me këto ndryshime ka sjellë anomali në punën e RUM.

Konkluzione: Në qytetet Fier, Korçë dhe Shkodër, në shërbimin parësor nuk funksionon një urgjencë

mjekësore me sistem 24 orësh. Natyrisht në këto qendra shëndetësore trajtohen rastet e urgjencës mjekësore kur pacienti është drejtuar gjatë orarit të punës, me sistem dy turnesh nga ora 08.00-20.00, ndërkohë që me shërbim të urgjencës mjekësore kuptojmë atë pjesë të sistemit të kujdesit shëndetësor i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor. Aktualisht ky shërbim nuk e ofron një shërbim të pandërprerë. Në këto qendra shëndetësore nuk aplikohen të gjitha format e njoftimit dhe ofrimit të shërbimit të një urgjence mjekësore, si trajtim të pacientit në vendin e ngjarjes, shërbim me autoambulancë, apo thirrje telefonike.

Mungesa e funksionimit të shërbimit të urgjencës 24 orë, në Sistemin Shëndetësor Parësor, ka sjellë kanalizimin e rasteve të urgjencës mjekësore në drejtim të spitaleve rajonale dhe universitare, të cilët kryejnë si procesin e triazhimit dhe dhënies së ndihmës së parë për personat në/ose jo rrezik të lartë për jetën, po ashtu dhe trajtimin në Repartet e Urgjencës Mjekësore (RUM) dhe repartet e tjera sipas klinikave. RUM të këtyre spitaleve përballen me një fluks të shtuar të rasteve të urgjencës mjekësore, gjë e cila vështirëson së tepërmi punën e tyre në kushtet e prurjeve të pakufizuara dhe mundësive të kufizuara për të përballuar këtë mbingarkesë, me efekt të drejtpërdrejtë në efektivitetin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, ka ndikuar në trajtimin në këto urgjenca spitalore edhe të rasteve të cilat nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, pra pacienti nuk është në rrezik për jetën, por një i sëmurë në jo pak raste kronik të cilit mund ti ofrohet shërbim shëndetësor në qendrat shëndetësore nga mjeku i familjes, ose të paraqitur me raste dëmtimesh apo sëmundshmërie të cilat nuk mund të klasifikohen si raste urgjence.

Për këtë rekomandojmë: 16. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për organizimin dhe vënin në funksion

të SHUM 24 orësh në nivelin Shërbimit Shëndetësor Parësor, kanalizimin e një numri të konsiderueshëm të urgjencave mjekësore për dhënien e ndihmës së parë dhe trajtimin e rasteve

72 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

të lehta të sëmundshmërisë drejt këtij shërbimi, me qëllim uljen e rasteve të “urgjencës” jo urgjencë që i drejtohen spitaleve të rretheve dhe atyre rajonale.

Konkluzion: Mos funksionimi i Sistemit Shëndetësor Parësor, konkretisht i mjekut të familjes, ka shkaktuar

një problematikë të vazhdueshme në spitalet rajonale dhe universitare, të cilët gjatë veprimtarisë së tyre trajtojnë në RUM një numër të konsiderueshëm rastesh jo-urgjente, të sëmurësh kronikë, kontingjent për mjekun e familjes. Kjo vështirëson së tepërmi menaxhimin e rasteve realisht urgjente në RUM, për shkak të këtij fluksi të shtuar.

Për këtë rekomandojmë: 17. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e modaliteteve dhe

mënyrave sensibilizuese për rritjen e besueshmërisë së pacientit tek mjeku i familjes dhe masave shtrënguese për mjekun e familjes, me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së tij, në trajtimin e rasteve të urgjencës mjekësore, kryesisht në klasifikimin e tyre, trajtimin e rasteve të lehta të sëmundshëmrisë dhe atyre kronike që aktualisht i drejtohen RUM spitalore. Ky fluks i shtuar drejt spitaleve mund të minimizohet duke vendosur pagesën e një tarife, për të gjithë personat të cilët paraqiten në urgjencat spitalore, pa referencë nga mjeku i familjes apo qendrave shëndetësore të specialiteteve dhe që janë të klasifikuar “kod i bardhë”.

Konkluzione: Mungesa e funksionimit të sistemit të triazhimit (klasifikimit të sëmundshmërisë) në disa prej

spitaleve, mos afishimi në ambientet e hapura të RUM, mosnjohja e procesit të triazhimit, pra klasifikimit të kohës së dhënies së ndihmës së parë, sipas rëndësisë dhe rrezikut që paraqet çdo rast i veçantë sipas kodit, nga personeli mjekësor dhe personat që paraqiten për marrjen e ndihmës mjekësore, krijon konfuzion dhe humbje kohe në dhënien e ndihmës së parë nga stafi i RUM.

Gjithashtu, mungesa e sistemit të triazhit, afishimi i tij në ambiente publike, ndikon në mosnjohjen e këtij procesi nga personat që paraqiten në urgjencë. Kjo bëhet më problematike nëse marrim në konsideratë edhe nivelin jo të mirë të kulturës mjekësore dhe qytetare. Mungesa e informimit të publikut dhe edukimit e tij mbi kuptimin dhe specifikat e urgjencës mjekësore, rëndësisë së përcaktimit të kohës së dhënies së ndihmës sipas rrezikshmërisë së rastit, krijon vështirësi të madhe në menaxhimin e situatave të ndryshme në RUM, ku të gjithë personat kërkojnë që të jenë të parët që marrin ndihmën e parë duke krijuar konfuzion, shpërqëndrim të stafit me pasojë uljen e efektivitetit dhe efiçencës të punës duke ndikuar negativisht tek pacienti që ka më shumë nevojë.

Për këtë rekomandojmë: 18. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për identifikimin e RUM, në

institucionet e niveleve të ndryshme të shërbimit shëndetësor, të cilat nuk aplikojnë sistemin e triazhimit dhe nuk e kanë të afishuar në ambientet publike të RUM.

19. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për ndërtimin e një skeme unike të triazhimit për gjithë sistemin e urgjencës, e cila të jetë e kuptueshme edhe për publikun që i drejtohet urgjencave mjekësore.

20. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për detyrimin e RUM që të bëjnë afishimin e Skemës së Sistemit të Triazhimit, publikimin e tij në ambientet e urgjencës mjekësore si dhe në sallat e pritjes së pacientëve dhe shoqëruesve të tyre, me qëllim njohjen e personave të

73 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

paraqitur në urgjencë me kohën e dhënies së ndihmës së parë sipas klasifikimit të sëmundshmërisë.

Konkluzion: Mungesa e “Protokolleve të urgjencës” të miratuara nga MSH, përbën një tjetër problematikë

për stafin e Reparteve të Urgjencës Mjekësore. Përcaktimi i protokolleve të qarta për çdo proces që kryhet nga stafi i UM, është një mangësi e cila ndikon në shërbimin më cilësi dhe në kohë, si dhe shmang përgjegjësitë e personelit mjekësor të urgjencës mjekësore.

Për këtë rekomandojmë: 21. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për miratimin e “Protokolleve të

urgjencës mjekësore”, ku të përcaktohet mënyra e trajtimit mjekësor për të gjitha klinikat e mundshme që përbejnë rast urgjence, por edhe të protokolleve mbi ndjekjen e procedurave të trajtimit të një rasti urgjence nga: thirrja, paraqitja e stafit mjekësor, triazhimi, dhënia e ndihmës së parë, përcjellja për shërbim të mëtejshëm spitalor, transporti, etj., nga stafi mjekësor dhe ai ndihmës i sistemit të UM.

Konkluzion: Në urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza” është evidentuar se ditët e qëndrimit të

pacientëve në ambientet e “Spitalin ditor” të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, variojnë nga 1-7 ditë, ç’ ka përbën një problematikë të madhe, si përsa i përket menaxhimit të situatës që krijohet, mbingarkesës së spitalit ditor, por edhe të mënyrës së trajtimit pasi ky repart nuk trajtohet me “ushqim spitalor”. Në këtë spital, përqindja më e lartë e pacientëve janë të sëmurë kronikë, të cilët kanë nevojë të trajtohen ose në pavijonet përkatëse sipas klinikës së sëmundjes, ose nga mjeku i familjes. Ditë qëndrimi i pacientëve në më shumë se 1 ditë, ka çuar në shndërrimin e spitalit ditor në pavijon. Kjo problematikë është rrjedhojë edhe e fluksit të lartë të pacientëve që i drejtohen QSUT, nga Tirana, rrethinat, si dhe pritjet nga spitalet e tjera. Rritja demografike e qytetit të Tiranës si dhe mungesa e shtimit të numrit të shtretërve në QSUT, jo në nivel me këto ndryshime ka devijuar funksionin e Spitalit ditor të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Për këtë rekomandojmë: 22. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e QSUT të marrë masa për shtimin e

shtretërve në pavijonet përkatëse sipas klinikave me qëllim kthimin e Spitalit Ditor të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, në gjendje normale, sipas destinacionit të tij, për të ofruar vetëm shërbim spitalor 24 orësh.

3.3.2 A janë siguruar paisjet e duhura mjekësore në llojin, sasinë dhe cilësinë në përputhje

me standardet e kërkuara? Sipas ligjit nr. 89/2014, datë 17.07.2014 “Për pajisjet mjekësore”, pajisje mjekësore është çdo instrument, aparat, material ose mjet tjetër, i përdorshëm vetëm ose i kombinuar dhe që veprimin e synuar në ose mbi trupin e njeriut e kryen i ndihmuar nga mjete farmakologjike, imunologjike apo metabolike: a) për diagnostikimin, parandalimin, monitorimin, trajtimin ose zbutjen e sëmundjes; b) për diagnostikimin, monitorimin, trajtimin, zbutjen ose kompensimin e një dëmtimi apo të mete; c) për hetimin, zëvendësimin ose modifikimin e anatomisë apo të një procesi fiziologjik, etj.

74 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Rëndësia e pajisjeve mjekësore është e padiskutueshme. Por hartimi i një produkti të suksesshëm është një proces kompleks duke marrë parasysh jo vetëm funksionin e përfundimtar të pajisjes, por një sërë faktorësh shtesë, duke përfshirë edhe përdorimin e tyre nga personeli mjekësor. Një pajisje mjekësore e nivelit të lartë nuk është gjithçka. Për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të suksesshme një rol të rëndësishëm ka mirëmbajtja dhe kryerja e shërbimeve periodike me qëllim mbajtjen e tyre parametrat optimal dhe sigurimi i një stafi që zotëron kapacitet e nevojshme teknike për përdorimin e tyre.

Paisjet mjekësore dje dhe sot

Ç’farë pajisjesh duhet të kenë ambientet e UM sipas funksionit të tyre?

Dhoma e pritjes 1. Stola dhe karrige 2. Aparat tensioni 3. Aparat për matjen e ngopjes së

oksigjenit (pulsoksimetër 4. Kompjuter, Printer, Telefon, Faks.

Dhoma e triazhit 1. Celular 2. Monitor (p.sh. për matjen e tensionit,

ngopjes së oksigjenit, temperaturën)/një për shtrat

3. Aparat për matjen e ngopjes së oksigjenit (pulsoksimetër)

4. Kapëse për ndalimin e gjakut 5. Aparat tensioni 6. Paisjet intravenoze (vigon) 7. Pompa infuzioni/për dy pacientë

Dhoma e trajtimit 1 1. Pompë frymëmarrje (AMBU) 2. Kanjula Guedel 3. Bombola oksigjeni 4. Barela 5. Bandazhe 6. Çarçaf 7. Allçi 8. Kateterat urinarë (Set Folei) 9. Borsa për ngrohje 10. Llamba scialitike 11. Dollap medikamentesh 12. Frigorifer për medikamentet Në dispozicion te

njësia 13. EKG portative Në dispozicion te njësia 14. Glukozmetër portativ Në dispozicion te njësia 15. Ekonograf portativ Në dispozicion te njësia

75 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nga auditimi ka rezultuar se në Spitalet Rajonale dhe Spitalet Universitare ka mangësi në pajisjen e dhomave me aparatura sipas kodeve që përfaqësojnë. Gjithashtu, ka rezultuar se në shumë raste pajisjet e dhomave të UM, janë të amortizuara, një pjesë janë jashtë shërbimit. Konkretisht:

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Rajonal Korçë.

Urgjenca Vendndodhja Sasi Defibrilator Filips Dhoma e EKG 1 Ekg 6 Kanale Cardiete Dhoma e EKG 1 Ekg 3 Kanale Cardimax Dhoma e EKG 1 Monitor pacienti Dynascpoe Dhoma e EKG 2 Aspirator portabel Dhoma e EKG 1 Stabilizator aparatesh STAVOL Dhoma e EKG 3 Dazimeter oksigjeni Dhoma e Terapise Ditore 2 Dazimeter oksigjeni Dhoma e Terapise Ditore 3 Stativa inoksi Dhoma e Terapise Ditore 6 Mbajtese serumi Dhoma e Terapise Ditore 1 Shtreter spitalore Dhoma e Terapise Ditore 6 Bombel oksigjeni Dhoma e Terapise Ditore 1 Bombel Dhoma e Terapise Ditore 1 Aparat tensioni Dhoma e mjekeve 4 Stetoskop Dhoma e mjekeve 4 Termometer Infermieria 4 Ambu me pajisje komplet Infermieria 2 Qafore femijesh Kryeinfermieri 1 Pajisje fiksimi Kryeinfermieri 2 Zhgut set Kryeinfermieri 2

Në Spitalin Rajonal Korçë, dhomat sipas ndarjes së tyre kishin një minimum të pajisjeve për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. (Ndarja e dhomave të UM nuk është bërë sipas kodeve, por është e ndarë në dhoma e Ortopedisë, Terapia ditore, Kirurgjia septike, Informasioni, Personeli etj). Nga këqyrja e ambienteve të UM (pamjet e mëposhtme), por edhe nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se ka mangësi në aparaturat mjekësore. Nga 19 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, 7 prej tyre ju janë përgjigjur negativisht (pyetjeve të mëposhtme), duke deklaruar se

Dhoma e shokut 1. Set Folei 2. Monitor 3. Paisjet intravenoze (vigon

Dhoma e observimit 1. Monitor 2. Vigal 3. Bombul oksigjeni

Dhoma e trajtimit 2 1. Analizues i gazit në gjak (Në dispozicion te njësia) 2. Monitor (ABP,SpO2 et CO2) 3. Defibrilator portativ 4. Pulsoksimetër 5. Kapëse për ndalimin e gjakut 6. Aparat tensioni 7. Paisjet intravenoze (vigon) 8. Pacemaker permanent 9. Barela 10. Shina allçie 11. Manikotë qafore 12. Ventilator automatikë 13. AMBU 14. Kanjula Guedel 15. Bombol oksigjeni 16. ET 17. Aspirator portativ 18. Bandazhe 19. Allçi 20. Set kardiovaskular 21. Set për dranazh torakal

76 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

nuk janë plotësuar kushtet, ndërsa 12 prej tyre janë përgjigjur se janë plotësuar pjesërisht këto kushte. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike një pjesë e stafit nuk kishte dijeni për kryerjen e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë përgjigjur që nuk kryhen procedura për këtë qëllim. Për këtë çështje nga grupi i auditimit janë kërkuar kartelat teknike të çdo aparature, ku ka rezultuar se në Spitalin Rajonal Korçë nuk janë mbajtur kartela teknike për aparaturat, ku të jenë të dokumentuara shërbimet periodike apo riparimet në raste defektesh. Por në spitali ka në organikë inxhinier për pajisjet, i cili kryen riparimet e tyre, por nuk bëhen kontrolle periodike, mbi parametrat e aparaturave. 1. A keni mjete dhe pajisje pune në nivel të kënaqshëm? 2. Pajisjet dhe mjetet logjistike, i përgjigjen fluksit dhe gamës së procedurave mjekësore që ju

kërkohen të kryhen? 3. A janë zgjedhur pajisjet e duhura për kryerjen e procedurave mjekësore? 4. A ka procedura të përcaktuara për sigurimin teknik të pajisjeve mjekësore? 5. A janë marrë masa për kontrollin periodik të pajisjeve mjekësore? 6. A certifikohet funksionimi i tyre nga persona të specializuar dhe certifikuar?

Paisjet e dhomave të UM të Spitalit Rajonal Korçë

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë.

Nr Emërtimi Ssaia në/copë 1 Ambulancë 1 2 Mikroton 1 3 Defribilator 1 4 EKG Basic 230 1 5 EKG 1 6 EKG (kanal komp) - 7 EKG (delta plus) - 8 Monitor pacienti 1 9 Barelë 1 10 Puls oksimetri 3 11 Karroca pacienti 3 12 Ap. Tensioni lëvizës 1 13 Stativa serumi 13 14 Termostat -

77 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Pajisjet e dhomave të UM të Spitalit Rajonal Vlorë, sipas kodeve janë: - Kodi i bardhë 2 stativa - Kodi jeshil 3 stativa dhe 1 aparat tensioni - Kodi i verdhë 4 stativa, 1 aparat tensioni dhe 1 sistem oksigjeni - Kodi kuq & blu 4 stativa, 2 aparate tensioni, 1 defibrilator, 1 monitor dhe 3 sisteme

O2, si dhe ka 2 aparate EKG lëvizëse. Në Spitalin Rajonal Vlorë, dhomat sipas ndarjes së tyre kanë një minimum të pajisjeve për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. Nga këqyrja e ambienteve të UM (pamjet e mëposhtme), por edhe nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se ka mangësi në aparaturat mjekësore. Nga 8 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM të Poliklinikës Vlorë, 6 prej tyre ju janë përgjigjur negativisht pyetjeve të mëposhtme, duke deklaruar se nuk janë plotësuar kushtet, ndërsa 2 prej tyre janë përgjigjur se janë plotësuar pjesërisht këto kushte. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike një pjesë e stafit nuk kishte dijeni për kryerjen e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë përgjigjur që nuk kryhen procedura për këtë qëllim. Për këtë çështje nga grupi i auditimit janë kërkuar kartelat teknike të çdo aparature, ku ka rezultuar se në Spitalin Rajonal Vlorë nuk janë mbajtur kartela teknike për aparaturat, ku të jenë të dokumentuara shërbimet periodike apo riparimet në raste defektesh.

Pajisjet e dhomave të UM të Spitalit Rajonal Vlorë

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Nr Emërtimi Sasia në copë 1 Monitor portabël 1 2 Ambu (balon aspirator) 2 3 Qafore imobilizimi 2 4 Çantë transport materialesh 1 5 Imobilizues spinal 1 6 Barrelë alumini 1 7 Aeroateril 1 8 Aspirator 3 9 Klema koher 10 10 Fibroskop patologjik 1 11 Fibroskop pediatrik 1 12 Srabilizator fibroskop 2 14 Tavolinë aparati stativ 1 15 Defibrilator 2

Nr Emërtimi Sasia në copë 17 Elektroendoskopi 1 18 EKG 1 19 Otoskop 4 20 Aparat tensioni 5 21 Nebulizator 1 22 Bombula O2 1 23 Puls oksimetri 1 24 Respirator cerby 1 25 Scoop barrel 1 26 Aspirator portabël 3 27 Lak hemostatik set 4 28 Stabilizator AVR 3

78 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Në Spitalin Rajonal Fier, dhomat kishin mjaftueshëm pajisje për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. (Ndarja e dhomave të UM nuk është bërë sipas kodeve, por është e ndarë në dhoma e Shërbimi paliativ, Reparti ditor, Mikrokirurgji, Informasioni, Personeli etj). Nga këqyrja e ambienteve të UM (pamjet e mëposhtme), por edhe nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se ende ka mangësi në aparaturat mjekësore, një pjesë e tyre janë të konsumuara dhe disa prej tyre që janë jashtë përdorimi. Nga 10 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, 6 prej tyre ju janë përgjigjur negativisht pyetjeve të mëposhtme, duke deklaruar se nuk janë plotësuar kushtet, ndërsa 2 prej tyre janë përgjigjur se janë plotësuar pjesërisht këto kushte dhe 2 që janë plotësuar kushtet. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike një pjesë e stafit nuk kishte dijeni për kryerjen e tyre, ndërsa pjesa tjetër është konfuze dhe kontradiktore në përgjigjet e dhëna. Për këtë çështje nga grupi i auditimit janë kërkuar kartelat teknike të çdo aparature, ku ka rezultuar se në Spitalin Rajonal Fier nuk janë mbajtur kartela teknike për aparaturat, ku të jenë të dokumentuara shërbimet periodike apo riparimet në raste defektesh.

Pajisjet e dhomave të UM të Spitalit Rajonal Fier

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Rajonal Shkodër, sipas funksionit të dhomave

Emertimi Kapaciteti Pajisjet Dhoma e triazhit 1 (nje) 1 Monitor

2 Barela 2 Karroca 1 Negativoskop 2 Tavolina pune 2 Karrige

Dhoma e shokut 1 (nje) 1 Defibrilator 1 Respirator 1 Ambu 1 Pronto 5 Barela 2 Aspirator 2 Bombul oksigjeni 1 Llampe shialitike

Dhoma e observacionit 1 (nje) 1 Monitor 7 Shtreter 4 Bombula Oksigjeni

79 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

5 Aspirator 1 Pronto 1 EKG

Reparti i urgjences 1 (nje) 1 Defibrilator 1 Respirator 2 EKG 7 Aspirator 7 Aparate Oksigjeni 1 Llampe shialitike 2 Ambu 7 Shtreter 4 Barela 2 Karrige 2 Shtreter vizitash

Në Spitalin Rajonal Shkodër, dhomat sipas ndarjes së tyre kishin një minimum të pajisjeve për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. Ndarja e dhomave të UM nuk është bërë sipas kodeve. Nga këqyrja e ambienteve të UM (pamjet e mëposhtme), por edhe nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se ka mangësi në aparaturat mjekësore. Nga 15 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, 13 prej tyre ju janë përgjigjur negativisht pyetjeve të mëposhtme, duke deklaruar se nuk janë plotësuar nevojat për pajisje ato janë në minimumin e tyre dhe janë të amortizuara, gjithashtu ka mungesa të pajisjeve të nevojshme për UM, 1 prej tyre janë përgjigjur se janë plotësuar pjesërisht këto kushte dhe 1 që janë plotësuar kushtet. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike gjithë stafi i UM është përgjigjur që nuk janë kryer shërbime periodike, por vetëm në ndonjë rast defekti. Për këtë çështje nga grupi i auditimit janë kërkuar kartelat teknike të çdo aparature, ku ka rezultuar se në Spitalin Rajonal Shkodër, nuk janë mbajtur kartela teknike për aparaturat, ku të jenë të dokumentuara shërbimet periodike apo riparimet në raste defektesh, por na është paraqitur formulari i regjistrimit të aparaturës mjekësore, në të cilin është bërë konfirmim mbi gjendjen e pajisjeve në datën 21.10.2016, kur Grupi i Auditimit ka kërkuar t’i vihen në dispozicion kartelat teknike për aparaturat.

Paisjet e dhomave të UM të Spitalit Rajonal Shkodër

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës

80 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Emertimi Kapaciteti Pajisjet Dhoma e Radiologjisë 1 Aparati i grafisë Dhoma e larjes së filmave 1 Aparati i larjes së filmave Dhoma e ekografisë 1 Aparat EKO Dhoma e mikrokirurgjisë 1 Apart aerosteril

4 Komplete mjekimi 1 Skaner

Laboratori kimik-biokimik Cerkanter Fotometër Mikroskop Centrifugë Termostat

Salla operatore 1 Salla operatore 2 Salla operatore 3

1 Aparat narkoze 2 Aspirator 1 Monitor 1 Aerosteril 2 Krevat operatori 1 Negativoskop 1 Elektrobisturi 1 Dritë portative operacioni 1 Aparat narkoze 1 Aspirator qendror 2 Monitor 1 Krevat operatori 1 Negativoskop 1 Elektrobisturi 2 Dritë portative operacioni 1 Tavolinë operatore 1 Dollap i medikamenteve i specifikuar për sallën 1 Aparat narkoze 2 Aspirator qendror 2 Monitor 2 Krevat operatori 1 Defibrilator 1 Negativoskop 1 Elektrobisturi

Në Spitalin Universitar të Traumës, dhomat sipas ndarjes së tyre kishin një minimum të pajisjeve për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. (Ndarja e dhomave të UM nuk është bërë sipas kodeve. Nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se ka mangësi në aparaturat mjekësore. Nga 10 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, të gjithë janë përgjigjur se janë plotësuar nevojat për pajisje dhe aparatura në nivel mjaftueshëm, për shkak të fluksit të punës së UM të Traumës, gjithë stafi është shprehur se ka nevoja për pajisje shtesë, si dhe për zëvendësim të dosa pajisjeve të cilat janë të vjetra dhe tejet të amortizuara. Gjithashtu ka mungesa për pajisje si barela dhe karroca, shtimi i një dhome për terapi intensive e pajisur me të gjitha aparaturat e duhura. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike në Spitalin e Traumës kryhej kontrolli periodik i tyre dhe riparimi në rast defektesh. Për këtë çështje nga grupi i auditimit janë kërkuar kartelat teknike të çdo aparature, ku ka rezultuar se në Spitalin Rajonal Traumës janë mbajtur kartela teknike për aparaturat, të cilat ju vunë në dispozicion grupit të auditimit dhe ku ishin të dokumentuara shërbimet periodike apo riparimet në raste defektesh.

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Universitar “Nënë Tereza” Reparti Emertimi Kapaciteti Pajisjet Urgjenca e semundjeve te brendshme

Zona e pritjes 1 (nje) 24 stola Zona e triazhit 1 (nje) 4 Krevat barela

4 Bokse Zona e kuqe 1 (nje) 9 shtreter Zona e tranzicionit 1 (nje) Zona e observimit 1 (nje) 18 shtreter

81 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Urgjenca kirurgjikale Salle operacioni 2 (dy) Dhome parapergatitore 1 (nje) 4 shtreter Dhome mjekimi 3 (tre) 7 shtreter

2 krevat barele 2 karroca invalidi

Dhome observimi 4 (kater) 15 shtreter Urgjenca e pediatrise Dhome pritje 2 (dy)

Dhome inhalacioni 1 (nje) Dhome observimi 3 (tre) 15 shtreter

Në Spitalin Universitar të “Nënën Tereza”, dhomat sipas ndarjes së tyre kishin mjaftueshëm aparatura mjekësore për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. Ndarja e dhomave të USB është bërë sipas kodeve. Nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se është e nevojshme shtimi i aparaturat mjekësore. Nga 10 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, 4 prej tyre ju janë përgjigjur negativisht pyetjeve të mëposhtme, duke deklaruar se nuk janë plotësuar kushtet, ndërsa 3 prej tyre janë përgjigjur se janë plotësuar pjesërisht këto kushte dhe 3 nuk kanë dhënë përgjigje. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike në QSUT kryhej kontrolli periodik i tyre dhe në çdo rast riparimi në rast defektesh.

Inventari i Pajisjeve të Urgjencës së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” Nr Emërtimi Ssaia në/copë 1 Monitore 4 2 Defibrilator 1 3 Bipap 1 4 EKG me interpretim ( digital 12 channels) 1 5 EKG 1 6 Aparat Aerozoli professional 1 7 Aparat Aerozoli 1 8 Glukometer 1 9 Set Laryngoscop 1 10 Capnograf 1 11 Set Trakeostomie 1 12 Set age cistine 1 13 Pulseoximeter 1 14 Reduktor O₂ 8 15 Reduktor aspirimi 2 16 Bombel o₂ e levizshme 1

17 Barrele e pajisur me 1 - bombel O₂ 1

18 Aparate tensioni murale 6 19 Aparate tensioni te levizshem 2 20 Barrela 2 21 Karroca 3 22 Karroce me Oksigjen 1 23 Termometer electronic 1

Urgjenca e S.U. “Shefqet Ndroqi” është e pajisur me 15 shtretër dhe është e ndare sipas kodeve te triazhimit te pacienteve.

Kodet Pajisjet Kodi Blu 1shtrat levizes

1reduktor oksigjeni 1reduktor aspirimi 1aparat monitorimi 1 aparat tensioni mural

Kodi i Kuq 3 shtreter levizes 3 reduktor oksigjeni 3 aparat monitorimi 2 reduktor aspirimi

1 krevat levizes per ekzaminime 2 barrela levizese 3 karroca per transportin e te semureve

82 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

3 ap tensioni murale Kodi i Verdhe 4 shtreter,

4 reduktor oksigjeni, 2 ap tensioni murale

Kodi Jeshil 4 shtreter Kodi i Bardhe 3 shtreter,

1 reduktor oksigjeni

Në Spitalin Universitar të “Shefqet Ndroqi”, dhomat sipas ndarjes së tyre kishin mjaftueshëm aparatura mjekësore për të kryer trajtimin e rasteve të urgjencës. Ndarja e dhomave të Repartit të UM është bërë sipas kodeve. Nga përgjigjet e intervistave të dhëna nga stafi i UM, është evidentuar se është e nevojshme shtimi i aparaturat mjekësore. Nga 10 veta të intervistuar, staf mjekësor i UM, të gjithë janë përgjigjur se janë bërë përmirësime në RUM përsa i përket pajisjeve dhe aparaturave mjekësore, por ende ka nevojë për përmirësim, pra shtim të tyre. Përsa i përket mirëmbajtjes së aparaturave, sigurisë teknike dhe kontrolleve periodike në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” stafi mjekësor i pyetur për këtë çështje përgjigjet se nuk ka dijeni.

Gjetje: Nga auditimi i kryer ka rezultuar se RUM, nuk janë të pajisura me aparaturat e nevojshme, në disa raste as me minimumin e tyre, duke qenë larg standardit të kërkuar.

Gjetje: Problematik paraqitet niveli teknik i pajisjeve. Një pjesë e tyre është mjaft e konsumuar dhe amortizuar, nga spitalet e audituara përveç Spitalit Universitar të Trumës, asnjë spital tjetër referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit të auditimit, nuk mbante kartela teknike për çdo pajisje ku të dokumentohen kontrollet periodike dhe riparimet e kryera për çdo aparaturë mjekësore.

Gjetje: Stafi i RUM, në të shumët e rasteve nuk ka dijeni për shërbimet periodike dhe kontrollet që duhen kryen për aparaturat mjekësore, vlerësimin e parametrave teknikë, si dhe nëse janë kryer apo jo.

Gjetje: Përsa i përket mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore nga spitalet ndiqen procedura të ndryshme dhe operohet në mënyra të ndryshme. Mungojnë procedura të unifikuara mbi administrimin e pajisjeve dhe mënyrën e kryerjes së shërbimeve dhe mirëmbajtjes së tyre si:

- “formatin” e kartelës teknike; - llojin shërbimeve sipas manualeve për çdo pajisje të re; - caktimin e afateve të shërbimeve të mirëmbajtjes për aparaturat e vjetra; - personin përgjegjës për kryerjen e tyre; mënyrat e procedimit për rastet kur personi brenda institucionit i ngarkuar me këtë përgjegjësi nuk ka aftësitë e duhura për kryerjen e shërbimeve (mirëmbajte/defekte, etj).

Gjetje: Përsa i përket pajisjeve si krevate, barela, karroca të llojeve (statike dhe lëvizëse), tavolina pune, dollapë etj, në pjesën dërrmuese të tyre, në spitalet e audituara gjendja paraqitet emergjente. Nga auditimi janë evidentuar mangësi si dhe gjendje tejet e amortizuar e tyre, ç’ ka kërkon ndërhyrje të menjëhershme për përmirësim.

Konkluzion: RUM, në të gjitha spitalet e audituara nuk janë të pajisur me aparatura mjekësore sipas standardit

të kërkuar. Një pjesë e tyre si Spitalet Rajonale Korçë, Shkodër, Fier dhe Vlorë, nuk kanë as minimumin e aparaturave mjekësore referuar standardit. Gjithashtu, ka rezultuar se këto aparatura janë tejet të amortizuara. Mungesa e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe niveli teknik jo në nivelin e duhur, sjell vështirësi në punën e stafit të UM, gjë e cila ndikon në uljen e efiçencës në punë, më kryesorja në saktësinë dhe kohën e diagnostikimit të pacientëve dhe për rrjedhojë të dhënies së ndihmës së duhur mjekësore.

83 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Për këtë rekomandojmë: 23. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat shëndetësore, spitalet e rretheve, spitalet

rajonale, si dhe ato universitare, të marrë masa të menjëhershme, për identifikimin e nevojave të Reparteve të Urgjencës Mjekësore për pajisje dhe aparatura mjekësore, gjendjen teknike të aparaturave që disponojnë, vlerësimin e tyre, përllogaritjen e kostove për plotësimin e këtyre nevojave, hartimin e një plani masash për realizimin e këtij procesi, menjëherë pas miratimit të aktit normativ, mbi listën e pajisjeve dhe aparaturave mjekësore të nevojshme për Repartet e Urgjencës Mjekësore, nga Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me standardet, duke patur në konsideratë edhe plotësimin e kërkesave për akreditimin e tyre nga Qendra Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë dhe Akreditimin e institucioneve shëndetësore.

Konkluzion: Mungesa e procedurave të shkruara për “kontrollin periodik, certifikim dhe mirëmbajtjen” e

aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, për kryerjen e shërbimeve sipas grafikëve dhe përcaktimin e personave përgjegjës për të ndjekur këtë proces përbën një mangësi e cila ndikon negativisht në njohjen e gjendjes teknike të pajisjeve dhe aparaturave mjekësore e për rrjedhojë në saktësinë e diagnostikimit dhe të dhënave mjekësore të gjeneruara prej tyre.

Për këtë rekomandojmë: 24. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për hartimin dhe miratimin e

procedurave për “kontrollin periodik dhe mirëmbajtjen e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore” nga persona të specializuar, kryerjen e shërbimeve sipas grafikëve duke u mbështetur në manualët e përdorimit, si dhe përcaktimin e personave përgjegjës për të ndjekur këtë proces, me qëllim mbajtjen e tyre në parametra optimalë. Gjithashtu, të miratojë “kartelën tip” për historikun dhe regjistrimin e të dhënave të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore.

Konkluzion: Mungesa e kartelave teknike për aparaturat dhe pajisjet mjekësore të RUM, ndikon në

moskryerjen e shërbimeve periodike në kohën e duhur, kryerjen e tyre në mënyrë spontane, pa patur një historik të këtyre pajisjeve si: -viti prodhimit, tipi, orë punë, çfarë shërbimesh i janë bërë, kur duhet të kryhet shërbimi sipas manualeve apo katalogëve shpjegues, etj. gjë që sjell ulje të cilësisë së aparaturave duke ndikuar në saktësinë e të dhënave që gjenerojnë dhe saktësinë e diagnostikimit.

Për këtë rekomandojmë: 25. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për identifikimin e qendrave

shëndetësore, spitaleve të rretheve, spitaleve rajonale dhe universitare, të cilët nuk mbajnë kartela teknike për aparaturat dhe pajisjet mjekësore. Institucionet shëndetësore të detyrohen për hapjen dhe plotësimin e kartelave teknike për çdo aparaturë mjekësore ku të regjistrojnë historikun e këtyre pajisjeve, si vit prodhimi, tipi, orë punë, çfarë shërbimesh i janë bërë, kur duhet të kryhen shërbimet periodike sipas manualeve apo katalogëve, si dhe të vlerësojnë gjendjen e tyre teknike.

Pajisjet e autoambulancave.

84 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Pajisjet që duhet të kenë autoambulancat sipas modelit të tyre, i cili përcaktohet në varësi të pajisjeve që ka një autoambulancë. Në tablat e mëposhtme janë paraqitur pajisjet që duhet të disponojë secila autoambulancë e modelit A ose B sipas standardit. Si paraqitet gjendja e pajisjeve të autoambulancave?

Lista e autoambulancave të Spitalit Rajonal Vlorë Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore

1 Autoambulance 1993 Jashte sherbimit

1 Barele 1 Bombul oksigjeni 1 Dyshek

2 Autoambulance 1994 Jashte sherbimit

1 Barele

3 Autoambulance 2005 1 Barele 4 Autoambulance 2005 1 Karrel me 2

bombula

PAISJET E AUTOMBULANCËS SË PËRPARUAR ( MODEL A)

1. Defibrilator me monitor 2. Manikotë qafe 3. Aspirator portabël 4. Pulsoksimetër 5. Dërrasë për shtyllën kurrizore 6. Çantë me fasho 7. Kapëse për ndalimin e gjakut 8. Dyshek vakumi Allçi 9. Aparat tensioni 10. Ventilator automatik 11. Set i djegies 12. Pajisje IV AMBU 13. Set kardiovaskular 14. Mbajtës barele 15. Kanula Guedel 16. Set i dranazhit torakal 17. Barelë Bombul oksigjeni 18. Set Folei 19. Allçi 20. Çarçafë 21. Çantë me medikamente

Shërbimi i Urgjencës mjekësore në Shqipëri ka gjithsej në inventar rreth 200 autombulanca, nga të cilat rreth 180 janë të tipit B dhe 20 janë të tipit A. Pajisjet e autoambulancave në standardin e kërkuar janë një faktor shumë i rëndësishëm në ofrimin cilësor të ndihmës së parë për pacientin që në vendin e ngjarjes.

PAISJET E AUTOAMBULANCËS BAZË (MODELI B)

1. Kapëse për ndaljen e gjakut 2. Kollare për qafore 3. Aspirator portativ 4. Çantë me bandazhe 5. Barelë AMBU 6. Set për djegie 7. Ngritës barele 8. Kanule Guedel 9. Çarçaf 10. Aparat tensioni 11. Allçi 12. Bombul oksigjeni 13. Dërrasë për shtyllën kurrizore

85 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Inventari i autoambulancave, Spitali Rajonal Fier

5 Autoambulance 2005 1 Bombul oksigjeni 1 Dyshek

6 Autoambulance 2005 1 Barele 7 Autoambulance 2010 1 Defibrilator

1 Mbajtese shpine 1 Rrip shtrengues 1Qafore 1 Aparat Vakumi 1 Aspirator 1 Bombel oksigjeni 1 Karrel me 2 bombula

8 Autoambulance 2013 1 Reduktor oksigjeni 1 Aspirator 1 Barele 1 Rregullator aspirimi 1 Aparat tensioni 1 Fikese zjarri 1 Karroce 1 Bombel oksigjeni

9 Autoambulance 2013 1 Barele 10 Autoambulance 2015 1 Stol per 3 persona

1 Set i ndihmes se shpejte

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Paisjet mjekesore 1 Autoambulance 2000 1 Barele

1 Reduktor 1 Stative 1 Bombul oksigjeni

2 Autoambulance 2005 1 Reduktor oksigjeni 1 Fikese 3 Valixhe me pajisje urgjente 2 Bombula oksigjeni 1 Defibrilator

3 Autoambulance 2008 1 Bombul 1 Reduktor oksigjeni 1 Barele+dyshek 1 Valixhe me pajisje urgjente

4 Autoambulance 2008 1 Barele 1 Reduktor 1 Bombul oksigjeni 1 Stative

5 Autoambulance 2008 1 Barele 1 Reduktor 1 Bombul oksigjeni 1 Stative

6 Autoambulance 2005 3 Barela 1 Karrige ransportuese 1 Sistem oksigjeni me 2 Bombula 1 Set i ndihmes se shpejte 1 Aparat tensioni 2 Pulsoksimeter 2 Statik 1 Aspirator portabel

86 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Inventari i autoambulancave, Spitali Rajonal Shkodër

Inventari i autoambulancave, Spitali Rajonal Korçë

1 Defibrilator 7 Autoambulance 2011 1 Defibrilator

1 Set emergjence 1 Sistem imobilizimi 1 Qafore 2 Bombula oksigjeni 1 Pulsoksimeter 1 Respirator 1 Barele 1 Shtrat

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore 1 Autoambulance 1996 1 Karroce-barele 2 Autoambulance 2000 1 Karroce-barele 3 Autoambulance 2002 1 Karroce-barele

1 Barele dore 4 Autoambulance 2004 1 Bombul oksigjeni 2L

1 Karroce-barele 1 Barele dore

5 Autoambulance 2005 1 Karroce-barele 1 Set emergjence 2 Bombula oksigjeni Aparat tensioni Barrele derrase dhe luge

6 Autoambulance 2005 1 Karroce-barele 1 Barel dore 1 Bombul oksigjeni 5L 1 Aparat tensioni

7 Autoambulance 2005 1 Karroce-barele 1 Barel dore 1 Bombul oksigjeni 5L 1 Aparat tensioni

8 Autoambulance 2005 1 Karroce-barele 1 Barel dore 1 Bombul oksigjeni 5L 1 Aparat tensioni

9 Autoambulance 2006 1 Karroce-barele 10 Autoambulance 2007 1 Karroce-barele

2 Bombul oksigjeni 1 Aparat vakumi 2 Aparate vakumi mekanik 1 Barel dore 1 Aspirator 1 Defibrilator me monitor EKG 1 Aparat tensioni Pulsoksimeter

11 Autoambulance Modeli A

2015

Transport pacientesh dhe personeli 1 Karroce-barele 1 Barel dore 1 Bombul oksigjeni 5L 1 Aparat tensioni 1 Aspirator 1 Kit aksidenti 1 Kondicioner 1 Kuti ndihme te shpejte Oksimeter portable Set intubimi

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore 1 Autoambulance 1999 1 Reduktor O2

87 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Inventari i autoambulancave Spitali Universitar i Traumës

1 Barele me thyerje 2 Autoambulance 1999 1 Bombul O2

1 Barele portabël 3 Autoambulance 1993 1 Reduktor O2

1 Barele portabël 4 Autoambulance 2005 1 Kondicioner tavani

1 Bombul oksigjeni 1 Reduktor O2 1 Set emergjence 1 Fikse zjarri 1 Defibrilator 1 Barele portabël

5 Autoambulance 2005 1 Defibrilator 1 Aspirator 1 EKG 1 Aparat frymëmarrje 1 Reduktor O2 1 Bombul oksigjeni 1 Mbajtëse, linjë plastike për furnizim O2 1 Stigometër 1 Set emergjence 1 Barele e lëvizshme 1 Shtrat barele me sistem elektrik 1 Kondicioner tavani 1 Komplet Ambu+maska+aspirator+2 gërshërë+laringoskop+barelë portabël

6 Autoambulance 2005 1 Bombul oksigjeni 1 Ambu+respirator 1 Set emergjence 1 Bombul oksigjeni 1 Çantë respirimi 1 Pajisje mbajtëse 1 Bombul 1 Barele portabël

7 Autoambulance 2011 1 Fikse zjarri 1 Qafore 1 Çantë barrelë 1 Bombul O2 1 Defibrilator 1 Set diagnostikues 1 Zhgut me tre pjesë 1 Shtrat ambulance 1 Pilsimetër 1 Ebu Aksesor 1 Aspirator 1 Barele portabël

8 Autoambulance 2011 1 Çantë barrelë 1 Fikse zjarri 1 Qafore 1 Çantë barrelë 1 Bombul O2 1 Defibrilator 1 Set diagnostikues 1 Zhgut me tre pjesë 1 Shtrat ambulance 1 Pilsimetër 1 Ebu Aksesor 1 Aspirator 1 Barele portabël 1 Llampë mjegulle 1 Sistem vemtilimi

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore 1 Autombulance 1987 7+1 Transport pacientesh 1 Sistem oksigjeni dhe pjese te tj.

88 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Inventari i autoambulancave Spitali Universitar Shefqet Ndroqi

Inventari i autoambulancave Spitali Universitar “Nënë Tereza”

ndihmese 2 Autombulance 1987 5+1 Sherbim 24 ore 1 Vetem barrele per transport

trupash qe demtohen ne stervitje 3 Autombulance 1989 5+1 Me defekt Jashte funksionit 4 Autombulance 1991 7+1 Sherbim 24 ore 1 Sistem oksigjeni

1 Aspirator 1 Respiratore portative(tip i vjeter) dhe pjese te tj. ndihmese

5 Autombulance 2002 5+1 Sherbim 24 ore 1 Sistem oksigjeni 1 Aspirator mekanik dhe pjese te tj. ndihmese

6 Autombulance 2003 6+1 Transport pacientesh dhe personeli - 7 Autombulance 2003 6+1 Transport pacientesh dhe personeli - 8 Autombulance 2004 3+1 Transport pacientesh 1 Defibrilator

1 Aspirator 1 Respiratore 1 Bombel oksigjeni dhe pjese te tj. ndihmese

9 Autombulance 2005 3+1 Ne dispozicion te urgjencës Tirane 1 Sistem oksigjeni 1 Aparat tensioni dhe pjese te tj. ndihmese

10 Autombulance 2005 3+1 Ne dispozicion te urgjencës Tirane 1 Sistem oksigjeni 1 Aparat tensioni dhe pjese te tj. ndihmese

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore 1 Autombulance 2005 1+1 Transport pacientinderspitalor -Oksigjen

-Kutia e ndihmes se shpejte. 2 Autombulance 1998 2+1 Transport pacientinderspitalor -Oksigjen 3 Autombulance 1999 1+1 Transport pacientinderspitalor

Nr Lloji i mjetit Viti i prodhimit Kapaciteti Funksioni Pajisjet mjekesore 1 Autombulance 1992 1 GPS

1 Barelë 2 Autombulance 2005 2 Bombul oksigjeni

1 Defibrilator (jashte funksioni) 1 Brelë 1 GPS

3 Autombulance 2005 1 Aspirator (jashte funksioni) 1 Respirator 1 Defibrilator (jashte funksioni) 2 Bombula oksigjeni 1 Barrelë 1 GPS

4 Autombulance 2012 1 Bombul oksigjeni 1 Pulsoximetër 1 GPS 2 Barela

5 Autombulance 1999 1 Bombul oksigjeni 1 Rregullator 1 GPS 2 Barela

6 Autombulance 2005 2 Bombul oksigjeni 1 Defibrilator 1 Pulsoximetër 1 GPS 2 Barela

7 Autombulance 2005 2 Bombula oksigjeni 1 Pulsoximetër 1 GPS 1 Barelë

89 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Përmbledhëse e tipit të autoambulancave sipas spitaleve dhe tipit A ose B Nr Institucionet shëndetësore Autombulanca

gjithsej Autombulanca

tipi A Autombulanca

tipi B 1 Spitali Rajonal Vlorë 10 - 2 2 Spitali Rajonal Fier 7 - 2 3 Spitali Rajonal Shkodër 11 - 2 4 Spitali Rajonal Korçë 8 - 3 5 Spitali Universitar “Nënë Tereza” 7 - 6 Spitali Universitar i “Traumës” 10 - - 7 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” 3 - -

Gjetje: Siç shihet nga të dhënat e mësipërme autoambulancat e spitaleve të audituara, kanë një

nivel të ulët të pajisjeve. Në të gjitha autoambulancat që kanë në inventar këto spitale asnjëra nuk është e pajisur me të gjitha pajisjet që duhet të ketë një autoambulancë e tipi A ose B. Asnjë prej tyre nuk plotësojnë nivelin e pajisjeve për t’u kategorizuar në tipin A. Shumë pak prej tyre plotësojnë kushtet për t’u kategorizuar në tipin B të autoambulancave.

Konkluzion: Autoambulancat janë mjete shumë të rëndësishme jo vetëm për transportimin e personave në

rrezik për jetën, por edhe për dhënien e ndihmës së parë gjatë transportit deri në qendrën shëndetësore. Një nga pikat kryesore që ndikon në shpëtimin e personave në rrezik për jetën është koha dhe ndihma e parë e specializuar. Nisur nga kjo një rëndësi të veçantë marrin aparaturat mjekësore të cilat i vinë në ndihmë stafit mjekësor për të qenë sa më efektiv në punën e tij. Mungesa e theksuar e pajisjeve mjekësore në të dyja tipet e autoambulancave (A dhe B) ndikon drejtpërsëdrejti në efiçencën e këtij shërbimi dhe sjell pasoja për jetën e personave në rrezik. Në spitalet e audituara asnjë autoambulancë nuk plotësonte nivelin e pajisjes me aparatura mjekësore për t’u kategorizuar në tipin A, si dhe shumë pak prej tyre plotësonin kushtet për t’u kategorizuar në tipin B të autoambulancave.

Për këtë rekomandojmë: 26. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, të

marrë masa të menjëhershme për inventarizimin e autoambulancave dhe të pajisjeve që ka secila prej tyre. Inventarizimi i aparaturave në sasi, të shoqërohet me vlerësim teknik me qëllim identifikimin e nevojave reale, duke përllogaritur së pari nevojat sipas tipit të autoambulancave, duke përllogaritur koston e plotësimit të këtyre nevojave sipas standardit, duke përllogaritur afatin e realizimit e plotësimit të këtyre nevojave, në kuadër kjo edhe të riorganizimit të kësaj pjesë të sistemit të shërbimit të urgjencës.

3.3.3 A janë siguruar medikamentet e duhura bazike, në cilësi dhe në kohë me qëllim

rritjen e efektit të tyre tek pacienti?

90 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Në Standardet mbi “Reformën e Sistemit të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri”, në standardet e përcaktuara në VKM nr. 237, datë 06.03.2009 “Për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”, në standardet e përcaktuara për akreditimin e institucioneve shëndetësore, një rëndësi merr sigurimi, plotësimi i nevojave, menaxhimi dhe përdorimi i medikamenteve për pacientin dhe veçanërisht merr ofrimi i këtij shërbimi në repartin e urgjencës mjekësore. Në standarde përcaktohet: - Medikamentet duhet të magazinohen në kushte të përshtatshme (temperaturë, lagështirë,

mbrojtje nga drita) për të siguruar qëndrueshmëri farmakologjike. - Medikamentet duhet gjithashtu të sigurohen në përputhje me ligjet, rregulloret dhe politikat

organizative në mënyrë të tillë që personat e paautorizuar të mos kenë kontakt me to. - Medikamentet duhet të ruhen në mbajtës të mbyllur të vulosur, ose në dhomë të mbyllur ose të

mbajtur nën vëzhgim (psh. në vendqëndrimin e infermierëve). - Pas përdorimit, në përputhje me politikat dhe procedurat organizative, medikamentet duhet të

zëvendësohen sa më shpejtë është e mundur më qëllim që të sigurohet trajtim i vazhdueshëm dhe konstant i pacientëve.

- Klasifikimi i medikamenteve që duhet të jenë në dispozicion të RUM për 24 orë në 7 ditë është si në tabelën e mëposhtme:

Lista e medikamenteve për Shërbimin e urgjencës26,27 Medikamentet & Sasia

1. Adenosine, ATP 6mg/2ml 10 2. Adrenaline, Epinephrine 1mg/10ml(1:10,000)1mg/1ml (1:1000)] 10 3. ACE inhibitor(enalapril) Tab 20mg 20 4. Alumen hydroxide Tab 500mg, sirup 20 5. Aminocaproic acid amp 5 6. Aminophylline 250mg/10ml 10 7. Amiodarone 30 8. Amrinone 5 9. Antihemophilic factor 5 10. Antivipera 5 11. Anti-tetanik 10 12. Aspirina Tab 500mg, 100mg 20 13. Atenolol 5mg/10ml; Tab 25,50,100mg 20 14. Atropine 0.5mg/5ml; 0.6mg/1ml 10 15. Bretylium 500mg/10ml 10

26 VKM nr. Nr.237, datë 6.3.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve” 27 Strategjia mbi “Reformën e Sistemit të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri”

Barmat përdoren gjerësisht për trajtimin e sëmundjeve dhe lehtësimin e simptomave. Si një burim i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit, përdorimi i medikamenteve duhet të organizohet në mënyrë efektive dhe efiçente. Menaxhimi i medikamenteve nuk është përgjegjësi vetëm e shërbimit farmaceutik, por edhe i strukturave të tjera spitalore si dhe i reparteve përkatëse të shërbimit shëndetësor.

91 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

16. Buscopan 10mg/2ml 10 17. CaCl 1g/10ml (10%) 10 18. Ca gluconate 1g/10ml (10%) 10 19. Chlorpromazine 25mg/ml, supp 25,100mg amp 10, sup10, amp 10, sup 10, tab 10 20. Dexamethasone 4mg/2ml 10 21. Dextrose,(glukoze) 4g/10ml (40%) 10 22. Dextrose,(glukoze) 25/500ml (5 %) 100 23. Diazepam 10mg/2ml 10 24. Digoxin 0.5mg/2ml 10 25. Diltiazem 10mg/amp, 50mg/amp; Tab 30,60, 90,120mg; 26. SR 60,90,120,180mg amp 10, tab 10 27. Disopyramide 50mg/5ml; kapsula 100,150mg 10 28. Dobutamine 250mg/5ml 10 29. Dopamine 200mg/5ml; 400mg/5ml 10 30. Doxapram 400mg/20ml; 100mg/5ml 5 31. Esmolol 100mg/10ml; 2.5g/10ml 5 32. Fentanyl 0.1mg/2ml, 0.5mg/10ml 5 33. Flecainide 150mg/15ml; Tab 50,100mg amp 10, tab 10 34. Flumazenil 0.5mg/5ml 5 35. Furasemide 20mg/2ml, 250mg/25ml 20 36. Haloperidol 5mg/ml, oral 2mg/ml amp 10 amp. 10, fl. 2 37. Heparina 25000 UI 5 38. Imodium Tab 125mg simetikone +2mg loperamide 10 39. Insuline ordinere 5 40. Isoprenaline, Isoproterenol 2mg/2ml; 0.2mg/10ml 10 41. Isosorbide dinitrate 0.05%: 25mg/50ml 5 42. KCl 7.5%-10ml 30 43. Ketamine 100mg/20ml, 500mg/10ml, 1g/10ml 10 44. Laksative fl. 2 45. Lanatocid C 0.4mg/2ml 10 46. Lidocaine 100mg/5ml (2%) 10 47. Loperamide Tab 2mg, sol 5mg/ml amp. 10, tab. 10 48. Luminal (Fenobarbital) 30mg/2ml, Tab 15, 60mg. 10 49. Meperidine Tab 50/100mg; Shurup 50mg/5ml tab. 20, fi. 1 50. Metoprolol 5mg/5ml; Tab 50/100mg amp. 5, tab. 10 51. Metil-prednisolone 25mg/2ml 10 52. MgSO4 1g/2ml, 5g/10ml 20 53. Midazolam 10mg/5ml, 10mg/2ml 10 54. Milrinone 20mg/100ml 5 55. Morphine 15mg/1ml 10 56. NaHCO3 8.4%/50ml 20 57. Naloxone 0.4mg/1ml, 0.04mg/2ml 5 58. Nifedipine Tab 10 mg 20 59. Nitroglycerin 5mg/5ml, 25mg/25ml, 50mg/50ml 30 60. Nitroprusside 50mg/5ml 10 61. Noradrenaline 2mg/2ml, 20mg/20ml (Norepinephrine) 20 62. Paracetamol 500mg/3ml, Tab 500mg amp. 10, tab. 20 63. Pavulon 4 mg/2ml 10 64. Phenytoin 250mg/5ml; Cap 30,100mg 5 65. PPI (omeprasole) Cap 20mg 20 66. Procainamide 1g/10ml 10 67. Propafenone 70mg/20ml; Tab 150,225,300mg amp. 10, tab. 20 68. Propranolol 1mg/1ml 10 69. Protamine sulfate 10mg/ml, puder 5 70. Quinidine Tab 200mg = BiSO4 me efekt te zgjatur 250 mg 71. Ranitidine 50mg/2ml, Tab 150mg 30

92 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

72. Sotalol 40mg/4ml; Tab 80, 120, 160, 240mg amp. 10, tab. 10 73. Thiopental 500mg/amp, 2.5g/shiringa 5 74. Tramadol 50mg/2ml, Tab 50,100mg 10 75. Vasopressin 20U/1ml 5 76. Ventolin 10 77. Verapamil 5mg/2ml 10 78. Vitamina K 10mg/2ml 10 79. Voltaren 75mg/3ml 10 80. Antibiotics 81. Ampicillin 1 gr 10 82. Gentamicin 80 mg 10 83. Ceporin 1 gr 10 84. Chloramphenikol 1 gr 10

Nga grupi i auditimit për të vlerësuar plotësimin e nevojave për medikamente, mënyrën e menaxhimit nga repartet e urgjencës, administrimin e tyre dhe përdorimin me efektivitet ndaj pacientit në krahasim edhe më standardet e kërkuara u vlerësuan indikatorët e mëposhtëm: 1. A janë përdorur medikamentet në mënyrë efiçente për të plotësuar nevojat e pacientëve? 2. Medikamentet e listës së medikamenteve që përdoren (përshkruhen) në spital janë të depozituara

në farmacinë e spitalit ose mund të sigurohen lehtësisht? 3. Spitali ka një mekanizëm për rishikimin e listës së medikamenteve dhe indikacioneve të

përdorimit të tyre? 4. Spitali siguron lehtësisht medikamentet që nuk janë në farmacinë e spitalit ose në dollapin e

medikamenteve të pavijonit? Ka një procedurë të shkruar për të siguruar medikamentet kur farmacia e spitalit është e mbyllur?

5. Medikamentet magazinohen, përgatiten dhe shpërndahen në një mjedis të sigurt e të pastër? 6. Përpara se të jepen medikamentet nga farmacia kontrollohet kërkesa për to? 7. Spitali zbaton sistemin për shpërndarjen e ilaçeve në dozën e duhur për pacientin e duhur në

kohën e duhur? 8. Në kartelën e çdo pacienti janë të dokumentuara medikamentet e përshkruara dhe të përdorura

për çdo dozë? 9. Çdo spital ka të detajuar në udhëzimet mbi mënyrën e plotësimit të dokumentacionit mjekësor? 10. Të gjitha procedurat që kryhen dokumentohen në kartelën e pacientit? Për vlerësimin e këtyre indikatorëve është përdorur informacioni dhe të dhënat e grumbulluara në të gjitha nivelet e shërbimit të UM gjatë fazës studimore dhe asaj në terren nëpërmjet teknikave të mëposhtme audituese, duke i ballafaquar ato me standardet dhe praktikat më të mira: Këqyrja e dokumentacionit; Intervistë me drejtuesit e spitalit; Intervistë me punonjësit e repartit të urgjencës; Intervistë me pacientët; Vëzhgimi i drejtpërdrejtë.

A janë përdorur medikamentet në mënyrë efiçente për të plotësuar nevojat e pacientëve?

Vlerësimi nëpërmjet: - Intervistë me drejtuesit; - Intervistë me punonjësit e RUM; - Intervistë me pacientët.

93 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Rezultati: Përdorimi i medikamenteve është kryer në mënyrë efiçente, ka plotësuar nevojat e pacientëve në nivelin e duhur, por ky vlerësim është me rezervë pasi grupi i auditimit nuk posedon aftësitë e duhura profesionale dhe teknike për të vlerësuar këtë indikator. Ne jemi mbështetur në rezultatet e intervistave dhe pyetësorëve me stafin mjekësor, pacientët dhe shoqëruesit e tyre, të cilat janë shprehur se “janë trajtuar me medikamentet e duhura, nuk ka patur mungesa të tyre”. Medikamentet e përshkruar në listën e medikamenteve janë të depozituara në farmacinë

e spitalit ose mund të sigurohen lehtësisht? Spitali siguron lehtësisht medikamentet që nuk janë në farmacinë e spitalit ose në dollapin e medikamenteve të pavijonit. Ka një procedurë të shkruar për të siguruar medikamentet kur farmacia e spitalit është e mbyllur?

Përmbajtja: Çdo spital përcakton cilat barna janë në dispozicion për t’u përshkruar dhe përdorur nga mjekët. Përzgjedhja e këtyre medikamenteve mbështetet në misionin e spitalit, nevojat e pacientëve dhe llojin e shërbimeve që ofrohen, si dhe duhet të hartohet një listë të të gjitha medikamenteve që depoziton ose që sigurohen lehtësisht nga burime jashtë spitalit. Përzgjedhja dhe sigurimi i medikamenteve kalon nëpërmjet procedurave që marrin në konsideratë nevojat dhe sigurinë e pacientëve si dhe burimet financiare në dispozicion. Spitali duhet të ketë një mekanizëm, për të monitoruar listën e medikamenteve dhe përdorimin e tyre në spital. Ka raste kur spitali ka nevojë për barna (të listës së medikamenteve të spitalit), që nuk janë në farmacinë e spitalit ose në dollapin e medikamenteve të pavijonit apo në rastin kur farmacia e spitalit është e mbyllur. Çdo spital duhet të hartojë, planifikojë dhe trajnojë stafin mbi procedurat që duhen ndjekur në raste të tilla. Për rastet urgjente është shumë e rëndësishme sigurimi i shpejtë i medikamenteve të nevojshme. Çdo spital përcakton listën e medikamenteve të urgjencës dhe vendin ku mbahen ato. Për t’i patur gjithmonë në gatishmëri këto barna, spitali duhet të ketë një praktikë të shkruar mbi mënyrën e zëvendësimit të medikamenteve të harxhuara ose të skaduara si dhe për të parandaluar abuzimin, vjedhjen, dëmtimin ose humbjen e medikamenteve. Vlerësimi nëpërmjet: - Këqyrja, shqyrtimi i listës së medikamenteve/dokumentacionit përkatës; - Intervistë me drejtuesit; - Intervistë me punonjësit e farmacisë; - Vëzhgimi i drejtpërdrejtë në farmacinë e spitalit. Rezultati: - Në Spitalin Universitar të Traumës caktohet me urdhër të Drejtorit çdo ditë një koordinator për

të mbuluar problematikat që mund të lindin. Gjithashtu, është përcaktuar me urdhër të drejtorit farmacisti “on call”, i cili është i detyruar t’ju përgjigjet të gjitha urgjencave për medikamente.

- Në Spitalin Rajonal Fier, krijohet rezervë për ditën e diel, kur farmacia e spitalit është mbyllur, dhe kur mungojnë spitali siguron medikamentet e munguara gjatë periudhave kohore të caktuara, në bashkëpunim me spitalet e tjera.

- Në Spitalin Rajonal Vlorë, krijohet rezervë për ditën e diel, kur farmacia e spitalit është mbyllur. - Në Spitalin Rajonal Shkodër, krijohet rezervë për ditën e diel, kur farmacia e spitalit është

mbyllur. - Në Spitalin Rajonal Korçë, krijohet rezervë për ditën e diel, kur farmacia e spitalit është mbyllur. - Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, krijohet rezervë për ditën e diel, kur farmacia e spitalit

është mbyllur. Gjithashtu, është përcaktuar me urdhër të drejtorit farmacisti “on call”, i cili është i detyruar t’ju përgjigjet të gjitha urgjencave për medikamente. Pavarësisht procedurave të cilat zbatohen në praktikë, referuar eksperiencës që kanë këto spitale, mbi mënyrën e menaxhimit të

94 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

nevojave për medikamente, nuk ka një procedurë të shkruar se si duhet të veprohet në rast të mungesave të medikamenteve në farmacinë e spitalit apo në dollapin e RUM.

Medikamentet magazinohen, përgatiten dhe shpërndahen në një mjedis të sigurt e të pastër?

Vlerësimi nëpërmjet: - Këqyrja e dokumentacionit përkatës; - Intervistë me drejtuesit; - Intervistë më stafin; - Intervistë me pacientët/familjarët; - Vëzhgimi i drejtpërdrejtë. Rezultati: Nga auditimi është evidentuar se, në RUM të Spitaleve të audituara, mbajtja dhe shpërndarja e medikamenteve kryhet në një mjedis të sigurt e të pastër në përputhje me rregullat dhe standardet e praktikës profesionale. Medikamentet kanë patur etiketë të shkruar qartë, janë magazinuar në kushtet e duhura dhe janë mbajtur të mbrojtura nga nxehtësia (në frigoriferë) dhe drita për barna specifike. Përpara se të jepen medikamentet nga farmacia kontrollohet kërkesa për to? Vlerësimi nëpërmjet: - Vëzhgimi i dokumentacionit; - Intervistë me personelin e urgjencës dhe kryeinfermierin përgjegjës për medikamentet; - Vëzhgimi i drejtpërdrejtë; Rezultati: Në RUM, është detyrë e Kryeinfermierit që të tërheqë medikamentet nga farmacia si dhe të kryejë kontrollin përpara se ti marrë ato. Kryeinfermierët i janë drejtuar farmacisë së spitalit me kërkesë sipas modelit të miratuar, e cila është sigluar nga Shefi i Shërbimit dhe Kryeinfermieri. Medikamentet janë marrë sipas fletë-daljeve dhe janë regjistruar në regjistrin e barnave, gjithashtu janë regjistruar edhe shkarkimet e tyre sipas përdorimit. Nga verifikimi me zgjedhje i medikamenteve të cilat kanë qenë në inventar në dollapin e medikamenteve të RUM, në spitalet e audituara, ka rezultuar se kanë qenë të rregullta, të gjithë medikamentet kanë patur etiketë, si dhe afati i skadencës ka patur avancë 1-3 vite përdorim. Në rregulloret e brendshme të spitaleve të audituara janë të përshkruara procedurat se si veprohet me medikamentet mjekësore që nga kërkesa deri në përdorimin dhe shkarkimin e tyre nga inventari.28 Në kartelën e çdo pacienti janë të dokumentuara medikamentet e përshkruara dhe të

përdorura për çdo dozë? Vlerësimi nëpërmjet: - Vëzhgimi i dokumentacionit; - Vëzhgim i drejtpërdrejtë; - Intervistë me personelin. Rezultati: Nga këqyrja e kartelave mjekësore të pacientëve, nga rezultatet e përgjigjeve të pyetësorëve të kryer me pacientët dhe shoqëruesit e tyre, nga rezultatet e intervistimeve me stafin mjekësor, mbi përshkrimin e përdorimit të medikamenteve, ka rezultuar se nga stafi përgjithësisht janë plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara sipas rubrikave përkatëse të kartelës mjekësore, për llojin e medikamenteve të përdorur, përshkrimin e tyre si dhe dozën e përdorimit. Ky vlerësim është me

28 Rregullore e Brendshme e SRSH, nr. 882, datë 19.09.2011 Rregullore e Brendhsme e SRK nr. 286, datë 03.08.2010 Rregullore e Brendshme e SUSHN nr. 470/1, datë 16.12.2014 & Rregullore e UM nr. 475, datë 18.12.2014 Rregullore e Brendshme e SUT, nr. 465, datë 02.06.2016 (me VKM), etj.

95 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

rezervë, pasi grupi i auditimit nuk posedon aftësitë e duhura profesionale dhe teknike për të vlerësuar këtë indikator. Gabimet mjekësore raportohen sipas një praktike të shkruar dhe në kohën e përcaktuar

nga spitali? Spitali ka një praktikë të përcaktimit dhe raportimit të gabimeve mjekësore. Kjo praktikë përfshin përkufizimin e gabimit mjekësor, përdorimin e një formati të standardizuar për raportim dhe edukimin e stafit për këtë praktikë dhe rëndësinë e raportimit. Procesi i raportimit të gabimeve mjekësore është pjesë e programit të përmirësimit të performancës së spitalit. Vlerësimi nëpërmjet: - Vëzhgimi i dokumentacionit; - Intervistë me drejtuesit e spitalit; - Intervistë me personelin. Rezultati: Nga RUM, për periudhën e auditur nuk janë raportuar raste të ndodhjes së gabimeve mjekësore, por në spitalet përkatëse ekziston procedura e raportimit të gabimeve mjekësore. Çdo spital ka të detajuar në udhëzimet mbi mënyrën e plotësimit të dokumentacionit

mjekësor? - Cilat kërkesa duhet të shkruhen - Kush lejohet t’i shkruajë ato - Në ç’ vend të kartelës do të shkruhen Vlerësimi nëpërmjet: - Vëzhgimi i kartelës së pacientit - Intervistë me personelin Rezultati: Nga këqyrja e kartelave mjekësore të plotësuara në RUM, si dhe nga përgjigjet e intervistave të kryera me personelin infermieror dhe mjekësor është evidentuar se plotësimi i kartelave mjekësore të pranimit të urgjencave është kryer në përputhje me kërkesat e rubrikave të formatit të kartelave të miratuara. Plotësimi i tyre përmban nënshkrimin e personelit mjekësor të autorizuar (sipas kërkesës së formatit të kartelës). Mënyra e plotësimit të dokumentacionit të pacientit që në paraqitjen në spital janë të përcaktuara në rregulloret e brendshme të spitaleve. Në pak raste janë identifikuar mungesa të njërës apo tjetrës firmë. Të gjitha procedurat që kryhen dokumentohen në kartelën e pacientit. Të gjitha procedurat diagnostike, kirurgjikale dhe të tjera të cilave u nënshtrohet pacienti si dhe rezultatet e tyre duhet të dokumentohen në kartelën e pacientit. Vlerësimi nëpërmjet: -Vëzhgimi i kartelës së pacientit. Rezultati: Të gjitha kartelat në përgjithësi nga ana formale kanë të dokumentuara procedurat të cilave u janë nënshtruar pacientët si dhe rezultatet e tyre. Si paraqitet gjendja e furnizimit me medikamente në spitalet rajonale dhe universitare?

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Nr Emertimi/Doza Sasia Nr Emertimi/Doza Sasia 1. Adrenaline 1mg / 1ml 10 22. Manitol 20% / 250ml 2 2. Atropine 1mg / 1ml 5 23. Noradrenaline 2mg / 1ml 5 3. Amiodaron 150 mg / 3ml 5 24. Nitroglicerine 50mg / 50ml / flakon 1 4. Atenolol 100mg / tab 10 25. Nifedipine 10mg / tablete 20 5. BikarbonatNatriumi 840mg / 10ml 50 26. Oxytocine 10 UI / 1ml 10 6. Buscolamin 20mg / 1ml 10 27. Papaverine 40mg / 1ml 5 7. Clenil 2ml / flacon 10 28. Paracetamol 1gr / 6.7 ml 6

96 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Faktet e mësipërme po i ilustrojmë me disa shembuj të “dollapit të medikamenteve të urgjencës”, “listës së medikamenteve të urgjencës”, “kartelave ditore të urgjencës” si dhe “regjistrave të shërbimit të urgjencës”, marrë në spitalet e audituara.

8. Dopamine 50mg / 5ml 5 29. Paracetamol 500mg / tablete 20 9. Diazepam 10mg / 2ml 5 30. Prednizolon25mg / 2ml 30 10. Diclofenac 75mg / 3ml 10 31. Prometazine 50mg / 2ml 5 11. Dalteparine 5000 UI / 0.2ml 5 32. Protamine 50mg / 5ml 5 12. Eufiline 50mg / 10ml 5 33. Primperan 10mg / 2ml 10 13. Furosemid 20mg / 2ml 40 34. Ranitidine 50mg / 5 ml 10 14. Glukoze 40% / 10ml 10 35. Tramadol 100mg / 2ml 5 15. Gluconate Calcium 10% / 10ml 30 36. Tranex 500mg / 5ml 10 16. Heparine 25000 UI / 5ml 5 37. Trinitrine0.3mg / tablete 20 17. KlorurKaliumi750mg / 10ml 40 38. Vitamine K 10mg / 1ml 10 18. KodeineFosfat 15mg / tablete 20 39. Verapamil 80mg / tablete 10 19. Lanatozid C 0.4mg / 2ml 10 40. SulfatMagnezi 2500mg / 10ml 20 20. Luminal 200mg / 2ml 5 41. 21. Lidokaine 1000mg / 50ml 2 42.

97 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Gjetje: Nga këqyrja e dokumentacionit të mësipërm, i cili duhet të plotësohet në RUM, saktësisht

nga Kryeinfermieri dhe infermieri i recepsionit është konstatuar një volum i madh pune për regjistrimin e të dhënave. Volumi i të dhënave është i konsiderueshëm, për shkak të regjistrave të ndryshëm që duhet të plotësohen, kërkesave të rubrikave të formularëve apo regjistrave, si dhe plotësimit të tyre manualisht.

Gjetje: Në asnjë prej spitaleve të auadituar, RUM nuk janë të furnizuara me të gjitha medikamentet të cilat janë të përshkruara në standard si të domosdoshme për “dollapin e

98 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

medikamenteve” të RUM. Në të gjitha RUM janë medikamentet bazike për dhënin e ndihmës së parë, nuk ka patur mungesa për këto medikamente, por sipas rezultateve të përgjigjeve të dhëna nga stafi mjekësor i urgjencave, nga këqyrja dhe shqyrtimi i listës së medikamenteve në urgjenca, por dhe krahasuar me listën standard ka ende mungesa.

Gjetje: Nga auditimi është konstatuar se mungojnë procedura të shkruajtura mbi mënyrën e menaxhimit të situatave në rast të mungesave të medikamenteve në dollapin e urgjencës, në rastet kur farmacia e spitalit është mbyllur dhe në rastet kur spitali nuk posedon një medikament të caktuar. Në praktikë, bazuar në eksperiencën e krijuar, ka një procedurë që ndiqet rregullisht në të gjitha spitalet dhe kryesisht në ato universitare me funksionimin e farmacistit “on call”.

Konkluzion: Plotësimi në mënyrë manuale i një numri të konsiderueshëm regjistrash dhe të dhënash, jo vetëm

për regjistrimin e pacientit në Repartet e Urgjencës Mjekësore (RUM), plotësimin e kartelave ditore, recetave, por edhe në furnizimin me barna nga farmacia e spitalit, regjistrimin e tyre në regjistrin e barnave, mbajtjen e inventarit të dollapit të RUM, regjistrin e shkarkimit të barnave, përllogaritjen e mungesave dhe kërkesave ditore, kërkojnë kohë dhe impenjim të një pjese të stafit dhe kryesisht të kryeinfermierit të RUM. Kjo “humbje kohe” me procedura burokratike ndikon në dhënien e shërbimit në kohë, përkushtimin ndaj pacientit gjatë pritjes dhe qëndrimit në RUM, si dhe në menaxhimin e problematikave të RUM nga ana Kryeinfermierit.

Për këtë rekomandojmë: 27. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për krijimin e një Sistemi të Menaxhimit të Urgjencës

Mjekësore, për regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave për çdo rast të paraqitur në RUM, të dhëna mbi gjeneralitetet, referencën (po/jo), sigurimin shëndetësor (po/jo), kohën e paraqitjes, kohën e trajtimit në RUM, kohën e daljes nga RUM, apo trajtim të mëtejshëm spitalor, medikamentet, mjekun trajtues, ku këto të dhëna të hedhura në Database të jenë të aksesueshme nga repartet e tjera spitalore për trajtime të mëtejshme, si dhe ky regjistrim të shërbejë edhe në rast të riparaqitjes, si dhe të gjenerojë raporte të ndryshme si: (numrin e personave të paraqitur, në intervale të ndryshme kohore; numrin e personave të siguruar ose të pasiguruar, numrin e personave të paraqitur me referencë të mjekut apo jo, numrin e personave të dalë brenda ditës apo të shtruar në spital për trajtim të mëtejshëm, të dhëna sipas llojit të urgjencës, të dhëna sipas moshës etj).

Konkluzion: Nga auditimi i kryer ka rezultuar se në RUM, ekzistonin medikamentet bazike të nevojshme për

trajtimin e rasteve të urgjencës mjekësore. Nga këqyrja e inventarëve të medikamenteve në dollapin e RUM dhe nga përgjigjet e stafit mjekësor dhe infermieror të intervistuar ka rezultuar se gjatë periudhës 2013-2015, në RUM nuk ka patur mungesa për medikamente bazike me përjashtime të rralla. Megjithatë, referuar standardeve lista me medikamente e cila duhet të jetë në dollapin e RUM ka të listuar 89 lloje medikamentesh të nevojshme, pra shumë më shumë nga ç’ ka ato kanë aktualisht (rreth 35-40 medikamente). Nga sa më sipër, është plotësuar një nivel minimal i nevojave për medikamente në RUM.

Për këtë rekomandojmë: 28. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të marrë masa për

identifikimin dhe plotësimin e nevojave për medikamente në RUM, referuar standardeve, menjëherë pas miratimit të aktit normativ të Ministrit të Shëndetësisë mbi listën e barnave të nevojshme për RUM, duke marrë në konsideratë standardin e vendosur për spitalet private si dhe standardet e QKSCA për akreditim.

99 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Konkluzion: Nga auditimi është konstatuar se mungojnë procedura të shkruara mbi mënyrën e menaxhimit të

situatave në rast të mungesave të medikamenteve në dollapin e urgjencës, në rastet kur farmacia e spitalit është mbyllur dhe në rastet kur spitali nuk posedon një medikament të caktuar. Në praktikë, bazuar në eksperiencën e krijuar, ka një procedurë që ndiqet rregullisht në të gjitha spitalet dhe kryesisht në ato universitare me funksionimin e farmacistit “on call”.

Për këtë rekomandojmë: 29. Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet në rrethe, spitalet rajonale dhe spitalet universitare të marrin

masa për hartimin dhe miratimin e procedurave mbi menaxhimin e situatave të përshkruara më lart, si dhe njohjen me këto procedura të të gjithë institucioneve shëndetësore spitalore.

Konkluzion: Gjatë auditimit është evidentuar se stafi mjekësor nuk kishte dijeni, apo vetëm njohuri të

përgjithshme rreth procesit të akreditimit që duhet të kalojnë Institucionet Shëndetësore, si një detyrim ligjor dhe që kërkon pjesëmarrje dhe kontribut të shumë faktorëve si, Ministria e Shëndetësisë, QKSCA, Institucionet Shëndetësore, Ministra e Financave (për buxhetim) etj.

Për këtë rekomandojmë: 30. Institucionet shëndetësore të marrin masa për njohjen e personelit me procesin e akreditimit,

standardet dhe kriteret që kërkohen për t’u plotësuar, si ato infrastrukturore, profesionale logjistike, me qëllim që të rritet pjesëmarrja dhe kontributi i tyre në këtë proces.

Mbi nxjerrjen e akteve normative në zbatim të ligjit nr. 147/2016 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”. Gjatë auditimit, për ti dhënë përgjigje tre nënpytjeve të ngritura me qëllim vlerësimin e performancës së shërbimit të urgjencës mjekësore, si në aspektin infrastrukturor, të burimeve njerëzore dhe logjistik, ka rezultuar se mungojnë standarde të miratuara për shrëbimin e urgjencës mjekësore. Meqenëse kjo mangësi ka ndikuar në tre çështjet e shtjelluara më lart po e trajtojmë në këtë pjesë të fundit për shkak të evitimit të përsëritjes në seicilën prej tyre. Për të riorganizuar dhe përmirësuar shërbimin e urgjencës mjekësore, në Nëntor të vitit 2014 u miratua ligji nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, në zbatim të të cilit KM dhe MSH duhet të hartonte dhe miratonte një sërë aktesh nënligjore dhe normative të domosdoshme për riorganizimin e Sistemit të Urgjencës Mjekësore. Aktet nënligjore sipas kërkesave të nenit 25 të ligjit nr. 147/2014. Sipas këtij ligji, ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 12 muajve të nxjerrë aktet nënligjore

për: - Miratimin e strukturës organizative të QKUM, realizuar me VKM nr. 933, datë datë 29.12.2014 “Për miratimin e strukturës organizative të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore” - Përcaktimin e formatit dhe kritereve për plotësimin e Regjistrit Kombëtar të Urgjencës

Mjekësore; - Përcaktimin e shërbimeve kirurgjikale dhe jo kirurgjikale që duhet të ofrojë Spitali i Traumës;

100 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Ministri i Shëndetësisë që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktet normative për:

- Përcaktimin dhe miratimin e standardeve për infrastrukturën fizike, barnat dhe pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi;

- Certifikimin e paramedikalëve dhe personelit ndihmës, sipas kurrikulave të miratuara në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit;

- Përcaktimin dhe miratimin e mënyrës së komunikimit të njësisë së koordinimit, marrjes së telefonatave, vlerësimit të çdo komunikimi, dërgimit të mjetit etj;

- Kategorizimin e zonave sipas shpërndarjes gjeografike dhe infrastrukturës dhe intensitetin e kohës së përgjigjes ndaj thirrjes për ndihmë mjekësore, kodifikimin e çdo urgjence mjekësore sipas rëndësisë;

- Për bashkëpunimin me partnerë jofitimprurës; - Për miratimin e hartës së shpërndarjes, standardet e infrastrukturës ndërtimore, pajisjeve

mjekësore dhe burimeve njerëzore të shërbimit të urgjencës në kujdesin parësor; - Për organizimin e SHUM në spitalet rajonale dhe universitare; - Për miratimin e protokolleve standarde të urgjencës mjekësore; - Për përcaktimin e standardit infrastrukturor ndërtimor, pajisjeve mjekësore dhe listën e

medikamenteve të nevojshme; - Për përcaktimin e standardeve për trajnimin e personelit mjekësor, mbi ofrimin e shërbimit dhe

përdorimin e pajisjeve mjekësore; Nga auditimi ka rezultuar se Ministri i Shëndetësisë ka nxjerrë Urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016 “Për miratimin e akteve rregullatore për funksionimin e shërbimit të urgjencës mjekësore” ku ka urdhëruar miratimin e akteve si më poshtë: - Standardet e shërbimit të urgjencës; - Mënyra e regjistrimit të komunikimeve individuale apo transmetimet për të gjithë infrastrukturën

shëndetësore; - Përcaktimi i kategorizimit të zonave dhe intensitetit të kohës së përgjigjes ndaj thirrjes për

ndihmë mjekësore, si dhe kodifikimin e urgjencës mjekësore; - Mënyra e bashkëpunimit me partnerët jofitimprurës; - Standardet e transportit urgjent të pacientit; - Protokolli i urgjencës mjekësore; - Niveli standard për pajisjet mjekësore, lista e medikamenteve dhe personelit mjekësor në

dispozicion të autoambulancës dhe mjeteve të tjera ajrore dhe detare të urgjencës mjekësore; - Standardet e trajtimit të mjekëve, infermierëve, psikologëve dhe punonjësve ndihmës; - Mënyra e ofrimit të ndihmës së parë mjekësore dhe dhuruesve të ndihmës së parë. Materiali i cili i është vënë në dispozicion Grupit të Auditimit, nuk përmban akte: Për organizimin e SHUM në spitalet rajonale dhe universitare; Certifikim të paramedikalëve dhe personelit ndihmës, sipas kurrikulave të miratuara në

bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit; Aktet nënligjore në të cilat janë përcaktuar standarde mbi infrastrukturën, barnat, edukimin e

personelit, pajisjet mjekësore, mënyrën e komunikimit, transportit etj, nuk kanë përfshirë 4 nivelet e sistemit të UM, në kundërshtim me ligjin 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, ku përcakton:

101 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- nenin 2 “Objekti” cilësohet: “Ky ligj përcakton parimet kryesore, rregullat e organizimit, mënyrën e funksionimit e të financimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Republikën e Shqipërisë”;

- nenin 5 “Organizimi i shërbimit të urgjencës mjekësore” cilësohet: pika 1. “Shërbimi i urgjencës mjekësore është pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor, i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor”. pika 2. “Shërbimi i urgjencës mjekësore organizohet dhe ofrohet në nivel: a) parësor; b) spitalor; c) spitalor universitar; ç) spitali universitar të traumas”. pika 3. “Në të gjitha nivelet e shërbimit të urgjencës mjekësore ofrohet shërbim me standarde të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Këto standarde përcaktojnë infrastrukturën fizike, barnat dhe pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi”. - në nenin 8 “Përgjegjësitë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore” germa (b.ii) cilësohet: “…sigurimin

e kontakteve me publikun e gjerë nëpërmjet një numri telefoni të vetëm, duke synuar integrimin e sistemit, për përdorimin e numrit telefonik universal europian 112 të urgjencës”, ndërsa në aktet nënligjore përcaktohet: “Sistemi territorial i përgjigjes së emergjenc-urgjencave mjekësore ndaj kërkesave të qytetarëve nëpërmjet numrit unik 127 në të gjithë territorin e Shqipërisë.

- në nenin 22 “Paramedikalët” cilësohet: pika 1. “Paramedikali është një profesionist shëndetësor, i cili ofron kujdes shëndetësor për të shpëtuar jetë në situata të urgjencës mjekësore, të shkaktuar nga sëmundje ose nga lëndime/trauma që ndodhin në mjedise jashtë spitalore.

Gjetje: Në standardet ndërkombëtare, për përgatitjen e paramedikalevë29 kryhet edukim 2 vjeçar, kësisoj ka shkolla të veçanta, kurrikula, por ç’ka është më kryesorja staf edukues/trajnues. Në vendim tonë nuk ekziston një infrastrukturë e tillë për përgatitjen e paramedikalëve. Si në ligj po ashtu edhe aktet nënligjore trajtohet një kërkesë e tillë ndërkohë që për realizimin e saj nuk ka asnjë mundësi reale.

Gjetje: Aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë, me urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016, nuk i përgjigjen ligjit nr. 147/2014, si për nga përmbajtja ashtu edhe nga forma, struktura dhe organizimi i kapitujve, shtojcat bashkëngjitur, mënyra e trajtimit të tyre, rrjedha organike, si dhe gjuha e përdorur janë totalisht çorientuese.

Po paraqesim për ilustrim disa pasazhe të akteve të miratuara me Urdhrin 87, datë 02.03.2016, nga Ministri i Shëndetësisë: Faqe 4 e Akteve rregullatore Misioni i shërbimit kombëtar tëemergjenc-urgjencës/hyrja “Bën protokolle me struktura dhe ente te tjera sanitar dhe jo sanitar, si policia,zjarrfiksit,mbrojtjen civile e tjer, të cilat mund të koinvolxhohen me urgjencat në përgjithësi. Bënë aktivitet formativ të vazhdueshëm të personelit të vetë sipas evidencave klinike mjekësore në përputhje me literaturën ndërkombëtare dhe bashkëkohore në aera kritika. Promovon dhe siguron në të gjithë territorin kombëtar perkorse uniforme të edukimit,formimit,praktikës, së dhënies së

29  https://en.Ëikipedia.org/ëiki/Paramedics_in_Germany#Education  

102 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

ndihmës së shpejtë të reanimacionit kardiopolmonar,defebrilimit të menjëhershëm drejtuar popullatës duke u nisur që nga mosha shkollore, në fushën sociale dhe punuese,duke garantuar në këtë mënyrë pjesmarrjen aktive të popullsisë,në programin e defibrilimit” Faqe 3 e Shtojcës 1 “Kriteret për ndërtimin e Shërbimit të Emergjenc-Urgjencës Territoriale 127” SHEUT-127 Salla operative dhe kosideratat paraprake “Në 24 muajt e fundit në Piemonte, Liguria, Lombardia, Umbria është vijuar për të reduktuar numrin e centraleve 118 dhe reduktime të tjera projektohen, planifikohen, në bazë të indikatorëve që kjo Shoqëri Shkencore konsideron kritikë, por që mund të çojnë në uljen e kapacitetit për t’ju përgjigjur pacientëve” Në vazhdim të kësaj, pika 1.3.3 Metodologjia për llogaritjen e kërkesave. Vlerësimi i personelit të sallës operative Vlerësimi i personelit që punon në sallën operative 127 duhet të bëhet kryesisht në raport me vlerësimin e kërkesave që arrijnë nga popullsia rezidente”......... “Këto shifra megjithatë duhet të jenë fleksibël në mënyrë që t’i përshtaten më së miri karakteristikave të veçanta të çdo territori, me ritmet cirkadiane të fluksit hyrës të telefonatave në sallën operative, si dhe sezonalitetit, i cili ndikon sidomos në zonat me fluks të lartë turistik”

Gjetje: Ministri i Shëndetësisë, nuk i ka nxjerrë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, aktet normative në zbatim të tij, në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, Pjesa e shtatë, Kreu I, neni 118, si dhe nenin 25 të ligjit 147/2014.

Gjetje: Gjithashtu, theksojmë se aktet rregullative të miratuara me urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016, nuk përmbushin asnjë kërkesë ligjore, nuk janë të plota, nuk shtrihen për të gjithë sistemin e UM, më tepër i përafrohen një draft-rregulloreje të brendshme të QKUM-së sesa akteve rregullative për 4-nivelet e SHUM.

Riorganizimi: Nga QKUM, ka filluar procesi mbi riorganizimin e SHUM, e cila përfshin riorganizimin e shërbimit me autoambulancë, mbulimin e gjithë territorit me këtë shërbim duke rritur cilësinë dhe ulur kohën e dhënies së këtij shërbimi. QKUM ka përgatitur dhe ka përpunuar të dhënat mbi mënyrën e riorganizimit të vendqëndrimeve të autoambulancave, numrit të tyre sipas ndarjeve administrative referuar numrit të popullatës, strukturën e personelit që do të shërbejnë në autoambulancë dhe vendqëndrimet e tyre, si dhe ka kryer prezantimin grafik të tyre në disa qendra administrative. Konkretisht për ilustrim Qarku Berat:

Të dhëna demografike Nr Emërtimi Të dhënat

1 Njësite 25 2 Qytet/Fshat 229 3 Spitalet-Rajonal/Lokal 1/2 4 Ambulancat 7 5 Popullsia 150.000 6 Gjendja Aktuale 1 Ambulancë/50 mijë banorë 7 Sipas Riorganizimit 1 Ambulancë/21 mijë banorë

Struktura e personelit Nr Personeli Ishte Bëhet Shtuar 1 Shef Shërbimi 1 1 0 2 Mjek 7 7 0 3 Mjek Koordinator 0 1 1 4 Kryeinfermier 1 1 0 5 Infermierë 9 20 11 6 Shoferë 9 13 4 7 Totali 27 43 16

103 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Struktura e vizitave Nr Spitalet Pacientë që janë

paraqitur vetë në Urgjencën e Spitalit

Pacientë të transportuar me autombulancë

Transferime ndërspitalore

1 Berat 33.263 2.527 307 2 Skrapar 7.724 260 360 3 Kuçovë 4.917 1.627 328 4 Total 45.901 3.414 995

Shpërndarja e autoambulancave

Ishte Bëhet

7

ISHTE

Berat

Kuçovë

Çorovodë

13

Bëhet

Berat

Kuçovë

Poliçan

Terpan

QendërSkrapar

Gjerbës

Çorovodë

FierShegan

Pavarësisht se ligji 147/2014, “Për urgjencën mjekësore”, përfshin gjithë sistemin e urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj, parësor, spitalor, spitalor universitar dhe të traumës, riorganizimi i konceptuar deri tani përfshin vetëm një pjesë të këtij shërbimi, i cili konsiston në koordinimin e urgjencave të mbërritura në numrin 127 në Qendrën e Koordinimit të Urgjencave, identifikimin dhe dërgimin në vendin e ngjarjes të autoambulancave së bashku me ekipin, dhënien e ndihmës së parë dhe trajtimin paraprak në autoambulancë si dhe transportimin në qendrën spitalore më të afërt. Aktualisht, është kryer vetëm teorikisht ndarja administrative e zonave që do të mbulohen me këtë shërbim, është përcaktuar numri i autoambulancave, numri i vendqëndrimeve si dhe stafi që do të shërbejë në një vendqëndrim. Ky riorganizim do të shoqërohet me shtim të numrit të infermierëve në këto vendqëndrime te autoambulancave.

Numri i rasteve sipas mënyrës së paraqitjes në urgjencë në disa qarqe

Nr Qarqet Pacientë që janë paraqitur vetë në

Urgjencën e Spitalit

Pacientë të transportuar me autombulancë

Transferime ndërspitalore

1 Berat 45,901 3,414 995 2 Gjirokastër 19,866 889 263 3 Korçë 75,199 3,489 1,211 4 Kukës 29,948 1,592 237 5 Lezhë 27,106 1,219 979 6 Vlorë 58,315 5,141 999

104 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Siç shihet edhe nga të dhënat e mësipërme, numri i rasteve të urgjencës të paraqitur vetë në qendrat shëndetësore, në krahasim me numrin e rasteve të transportuar me autoambulanca është disa herë më i lartë. Kjo tregon se përmirësimi i sistemit të urgjencës mjekësore me projektin e riorganizimit të deritanishëm, nuk i jep zgjidhje problematikave të shërbimit të urgjencës mjekësore.

Mosplotësimi i shumë standardeve si nga shërbimi parësor, ai me autoambulancë, spitalor e më tej, janë problemet themelore të këtij shërbimi. Duke e parë si një sistem të tërë zinxhir e për të patur një performancë të arrirë duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e tij, sipas kritereve dhe standardeve.

Gjetje: Aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë, me urdhrin 87, datë 02.03.2016,

nuk i përgjigjen ligjit nr. 147/2014, si për nga përmbajtja ashtu edhe nga forma, struktura dhe organizimi i kapitujve, shtojcat bashkëngjitur, mënyra e trajtimit të tyre, rrjedha organike, si dhe gjuha e përdorur janë totalisht çorientuese.

Gjetje: Ministri i Shëndetësisë, nuk i ka nxjerrë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, aktet normative në zbatim të tij, në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, Pjesa e shtatë, Kreu I, neni 118, si dhe nenin 25 të ligjit 147/2014.

Gjetje: Gjithashtu, theksojmë se aktet rregullative të miratuara me urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016, nuk përmbushin asnjë kërkesë ligjore, nuk janë të plota, nuk shtrihen për të gjithë sistemin e UM, më tepër i përafrohen një draft-rregulloreje të brendshme të QKUM-së sesa akteve rregullative për 4-nivelet e SHUM.

Konkluzione: Mos nxjerrja e akteve normative nga Ministri i Shëndetësisë, për zbatimin e ligjit nr. 147/2014

“Për urgjencën mjekësore”, ka sjellë vonesa në përcaktimin e standardeve të ndryshme, që parashikohej të miratoheshin nëpërmjet këtyre akteve. Për shkak të këtyre vonesave që prej daljes së ligjit 147/2014, por edhe që prej miratimit të Strategjisë Kombëtare për Urgjencën Mjekësore në 2009, ky shërbim është ende shumë larg standardeve.

Në urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016, pika 2 cilësohet: “Ngarkohen drejtuesit dhe ofruesit e shërbimit të urgjencës mjekësore për zbatimin e akteve rregullatore”, por asnjë prej institucioneve shëndetësore të audituara nuk ishte njohur me përmbajtjen e këtyre akteve normative edhe pse kanë rreth 8 muaj që janë “miratuar” nga Ministri i Shëndetësisë, e aq më pak të diskutohej për zbatim të tyre.

Për këtë rekomandojmë:

105 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

31. Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë nr. 87, datë 02.03.2016 “Për miratimin e akteve normative për funksionimin e shërbimit të urgjencës mjekësore” duhet të anulohet menjëherë, në zbatim të ligji 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Seksioni 4 “Anulimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ”, neni 113 “Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit” ku cilësohet: pika 1. “Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me ligj, në zbatim të nenit 109 “Paligjshmëria e aktit administrativ” ku cilësohet: “Një akt administrativ është i paligjshëm nëse: c) është në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ; d) është në kundërshtim me ligjin material;

32. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për hartimin dhe miratimin e akteve normative sipas kërkesave të nenit 25 të ligjit 147/2014 “Për urgjencën mjekësore”, si dhe pas miratimit të tyre të bëjë të njohur përmbajtjen e akteve normative për të gjithë institucionet shëndetësore e veçanërisht urgjencat mjekësore.

106 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

4. PËRMBLEDHJA E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE Në përfundim të këtij auditimi, mbi vlerësimin e performancës së SHUM, grupi i auditimit ka arritur në konkluzionin se shërbimi në sistemin e Urgjencës Mjekësore, është ende larg plotësimit të standardeve për ofrimin me cilësi dhe në kohë të këtij shërbimi jetik për individin. MSH dhe strukturat e tjera të ngarkuara me ligjin 147/2014, për zbatimin e reformës në Sistemin e SHUM, nuk kanë qasjen e duhur rreth problematikave që ka ky shërbim, si dhe hapave që duhet të ndërmerren për minimizimin dhe zgjidhjen e tyre. Ministria e Shëndetësisë po ecën me ritme të ulta në plotësimin e akteve normative, të cilat janë të domosdoshme për përcaktimin e standardeve; riorganizimin e sistemit; përllogaritjen e kostove financiare që kërkon plotësimi i tyre për gjithë sistemin; planin e masave për zbatimin e tij, si dhe realizimin e tyre. Gjendja aktuale e SHUM, si pjesë e gjithë Sistemit Shëndetësor Shqiptar, reflekton mangësi në plotësimin e standardeve në disa komponentë si: burime njerëzore (sasi dhe cilësi), infrastrukturë, kushte pune dhe të sigurisë në punë; mjete transporti dhe pajisje mjekësore; medikamente, shtuar këtyre dhe një nivel i ulët i kulturës mjekësore të popullatës. Ka mungesë organizimi dhe bashkëpunimi të 4 niveleve të urgjencës, ku me efektivitet dhe eficencë të ulët, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e SHUM paraqitet shërbimi shëndetësor parësor, i cili ka një rol potencial për të përmirësuar cilësinë e shëndetit, me efekt në uljen e rasteve të urgjencës mjekësore, si dhe uljen e kostove financiare. Sa më sipër, në këtë kapitull të Raportit Përfundimtar të Auditimit në mënyrë të përmbledhur po parashtrojmë gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet më thelbësore dhe domethënëse për vlerësimin e performancës së Shërbimit të Urgjencës. Grupi i auditimit pas shqyrtimit dhe vlerësimit të gjithë dokumentacionit dhe evidencës së auditimit të grumbulluar, si dhe të paraqitura nga subjektet nën auditim, ka arritur në konkluzionet dhe rekomandimet e mëposhtme. Gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi janë si më poshtë: Për pyetjen: A është siguruar infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e këtij shërbimi, në përputhje me standardet e miratuara?

Shërbimi i urgjencës mjekësore në Spitalet Rajonale dhe Spitalin Universitar të Traumës

evidentohet të jetë me probleme të theksuara infrastrukturore. Referuar bazës ligjore dhe standardeve të cilësisë për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, vihet re qartë një mungesë e ambienteve funksionale për pritjen dhe shërbimin mjekësor, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit. Godinat spitalore dhe konkretisht shërbimi i urgjencës ofrohet në ambiente të amortizuara në të cilat nuk janë kryer investime apo rikonstruksione gjatë viteve kryesisht në mure, dysheme, dyer dhe dritare izotermike për ruajtjen e energjisë, bllokimin e zhurmave dhe shmangëse të riskut biologjik të përbërësve (bojë, veshje dysheme, plastikë) dhe ndotësve ambiental.

Në hapësirat funksionale në dispozicion të repartit të urgjencës mjekësore mungojnë ndarja e ambienteve dhe hapësirave sipas dhomave dhe shënimit shpjegues për numrin e shtretërve që ofron moduli standard i njësisë së urgjencës.

Në dhomat e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore është vënë re mungesë e energjisë elektrike dhe ujit (pandërprerje), i sistemit ngrohës, kondicionimit dhe ventilimit qendror, si edhe burimet alternative për sigurimin e tyre.

107 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Në dhomat e pritjes ofrohet një numër të vogël ulësesh/karrigesh, mungojnë materialet informuese apo ekrane për të paraqitur informacion, në të cilat duke marrë parasysh nivelin e ankthit që familjarët kanë në këto raste, bëjnë që këto ambiente të mos jenë përshtatshmërish shplodhës sipas standardit.

Në ambientet hyrëse dhe shkallët që shoqërojnë hapësirën e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore mungojnë platformat pandus (platformë e pjerrët për arritjen lehtësisht nga personat me aftësi të kufizuar) e cila cenon ofrimin e një shërbimi të domosdoshëm dhe cilësor për personat me aftësi të kufizuar.

Në godinën e shërbimit të urgjencës mungojnë sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i alarmit si dhe fikset e zjarrit të kontrolluara periodikisht sipas standardit (çdo tre muaj) të cilat në të shumtën e rasteve është evidentuar se janë jashtë funksionit duke rritur rrezikshmërinë si për stafin mjekësor po ashtu edhe për pacientët.

Në ambientet e urgjencës mjekësore ka kushte jo te mira higjeno-sanitare dhe mungesë të tualeteve të ndara për personelin dhe pacientët.

Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” pavarësisht sigurimit të disa standardeve infrastrukturore të shërbimit të urgjencës mjekësore, konkretisht në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, nga auditimi dhe këqyrja në vend e procesit të punës në këtë urgjencë rezulton se, kapacitet e saj janë të pamjaftueshme për trajtimin e një fluksi tejet të lartë të pranimeve në këtë shërbim, duke sjellë që shpesh pacientët të trajtohen në korridoret e këtij shërbimi.

Për këtë rekomandojmë: 1. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, të cilat ofrojnë

shërbimin e urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj, duhet të marrë masa për identifikimin e nevojave për plotësimin e kushteve infrastrukturore sipas standardit, duke përllogaritur kostot dhe hartuar plan masash për realizimin e këtyre standardeve për të gjithë shërbimin e urgjencës mjekësore, të cilat duhet të fokusohen në:

- Investimin në termat ndërtimor për të shtuar numrin e dhomave dhe të shtretërve për shërbimin e urgjencës, duke respektuar një shpërndarje të drejtë fizike dhe në përgjigje të fluksit aktual dhe të pritshëm të pacientëve.

- Rikonstruksionin e ambienteve ekzistuese të shërbimit të urgjencës në termat arkitekturor si dyer, dritare, dysheme, mure, tavane, shkallë, tualete, mobilie dhe aksesorët ndihmës referuar ligjit 147/2014, neni 5 “Organizimi i shërbimit të urgjencës mjekësore”, pika 4 dhe vendimit nr. 237 datë 06.03.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”.

- Sigurimin e sistemeve ngrohëse-ftohëse, si dhe të ventilimit qendror 24 orësh brenda ambienteve të shërbimit mjekësor, sallave të pritjes dhe korridoreve lidhëse.

- Sigurimin e sistemit thirrës në dhomat e infermiereve, sistemit të alarmit për zjarrin, sistemit telefonik si edhe fikset e certifikuara të zjarrit.

- Sigurimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike të pandërprerë si dhe të pajisjes me sistem të pavarur ushqimi elektrik (gjenerator).

Brenda tremujorit të parë të vitit 2017.

Ministria e Shëndetësisë nuk zotëron asnjë udhëzues ose manual të rregullave dhe specifikimeve teknike për fazën e projektimit apo ndërtimit të spitaleve publike.

Për këtë rekomandojmë: 2. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për hartimin dhe miratimin e “Manualit të rregullave

teknike për projektimin dhe ndërtimin e spitaleve publike”, duke ju referuar si standardeve ndërkombëtare edhe standardeve të miratuara nga vetë Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e

108 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

spitaleve private, referuar VKM nr. 237, datë 06.03.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”.

Menjëherë . Infrastruktura rrugore dhe sinjalistika nuk kanë mundësuar një shërbim efiçent dhe në kohë të

shërbimit të autoambulancave ose mjeteve të tjera që drejtohen për në repartin e urgjencës mjekësore

Infrastruktura rrugore dhe ajo pritëse e mjeteve të transportit me autoambulancë nuk është inspektuar nga Ministria e Shëndetësisë ose përfaqësues të saj, kohë pas kohe, në mënyrë që të vlerësoj gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës që te orientojnë për në urgjencën mjekësore. Nga auditimi ka rezultuar se nuk ka patur vlerësime mbi treguesit dhe cilësinë e sinjalistikës së brendshme të spitaleve dhe të urgjencave mjekësore.

Vonesa e shërbimit të urgjencës mjekësore nëpërmjet mjeteve të transportit me autoambulancë, vendosja para vështirësisë për ofrimin e këtij shërbimi dhe paraqitja jo në kohë e pacientëve drejt reparteve të urgjencës mjekësore është rezultat i karakteristikave jo të plota të rrugëve, trafikut të rënduar, parametrave të ulët të mjeteve lëvizëse, sinjalistikës së dobët, mungesës së korsive të emergjencës ose bllokimit të tyre si shkak i parkimeve të gabuara

Në brendësi dhe jashtë institucionit shëndetësor mungon sinjalistika horizontale, vertikale dhe shenjave të ndriçuara për të mirë orientuar pacientet dhe familjaret drejt repartit të shërbimit të urgjencës.

Në dhomat e pritjes dhe përgjatë korridoreve është konstatuar se mungojnë materialet ilustruese dhe informuese për edukimin e pacientit dhe familjareve për shërbimet e tjera jetë shpëtuese si: shërbimin e zjarrfikësve, policinë, Kryqin e Kuq si edhe numrat e kontaktit për këto shërbime.

Rrugët për në hyrje të shërbimit të urgjencës nuk përmbushin parametrat e sinjalistikës horizontale dhe vertikale për vendqëndrimin ekskluziv të autoambulancave dhe ndalimin e qëndrimit për automjetet e tjera.

Urgjencat e spitaleve nuk ofrojnë hyrje kryesore të veçuar për autoambulancat dhe as vend parkimi ekskluzive për to gjatë kohës së cilës nuk janë në qarkullim.

Për këtë rekomandojmë: 3. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin

me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe shenjave ndriçuese të ambienteve në brendësi të shërbimit të urgjencës, për të orientuar sa më shpejtë pacientët në repartet e urgjencës dhe brenda tij.

4. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin e infrastrukturës rrugore në ambientet e jashtme të spitalit me sinjalistikën e nevojshme horizontale, vertikale dhe shenjave të ndriçuara.

5. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për rezervimin e ambienteve të përshtatshme për vendqëndrimin dhe parkimin e deleguar (ekskluziv) të autoambulancave.

6. Nga Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të merren masa të menjëhershme për plotësimin e dhomave të pritjes me materiale ilustruese dhe informuese për edukimin e pacientit dhe familjarëve për shërbimet e tjera jetë shpëtuese si: shërbimin e zjarrfikësve, policinë, Kryqin e Kuq si edhe numrat e kontaktit për këto shërbime.

Menjëherë.

109 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nuk është parë me prioritet ndjekja e standardeve në ndërtimin e rrugëve urbane dhe interurbane me parametrat e shenjave të informimit dhe sinjalistikën orientuese për shërbimin spitalor më të afërt, si dhe përdorimi i tyre në çdo objekt tjetër, kryesisht në godinat që ofrojnë shërbimin e urgjencës mjekësore, sipas elementëve të Kodit Rrugor me qëllim lehtësimin e qarkullimit për në objektet spitalore dhe përgjatë tyre.

Për këtë rekomandojmë: 7. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe

Policinë Rrugore të marrin masa në kthimin e segmenteve rrugore të emergjencës dhe plotësimin e sinjalistikës së nevojshme për kalimin e shërbimit të urgjencës duke mbikëqyrur zbatimi e sinjalistikës së përcaktuar dhe qarkullimin në rrugët interurbane dhe urbane.

Brenda tremujorit të parë të vitit 2017. 2. A janë siguruar nga menaxhmenti burimet njerëzore të nevojshme, në sasi dhe cilësi me qëllim përmbushjen e objektivave në nivel të kënaqshëm dhe sipas pritshmërive? Në spitalet e audituara ka rezultuar se Rregulloret e brendshme nuk ishin në koherencë me

ndryshimet strukturore dhe organizative të këtyre institucioneve, gjë që sjell anomali në ndjekjen e zbatimit të detyrave dhe përcaktimin e përgjegjësive individuale për arritjen e objektivave.

Për këtë rekomandojmë: 8. Të hartohen dhe miratohen rregulloret e brendshme, në përputhje me ndryshimet strukturore

dhe riorganizimin e institucioneve shëndetësore në kuadër të reformës. Menjëherë.

Nuk ka procedura të veçanta dhe të unifikuara për rekrutimin e personelit të shërbimit të

urgjencës brenda institucionit, të paraqitura në rregulloret e brendshme të cilat gjithashtu mungojnë, me specifikime të qarta për pozicionet e punës të personelit të urgjencës. Këto procedura kryhen duke iu referuar udhëzimeve dhe urdhrave të ndryshëm.

Për këtë rekomandojmë: 9. Nga Drejtoritë e Personelit të institucioneve shëndetësore të specifikohen kriteret e punësimit

për çdo post pune, ku të përcaktohen qartë kriteret, detyrat e përgjegjësitë, si dhe të hartohet një procedurë e rekrutimit të personelit të urgjencës, e cila të jetë e unifikuar për të gjitha RUM dhe të bëhet pjesë e Rregulloreve të brendshme të funksionimit të tyre.

Menjëherë. Nuk është kryer analizë e detajuar e nevojës për shtim personeli në sektorin e urgjencës

mjekësore për vitet 2013, 2014, dhe 2015. Kryesisht kjo problematikë ndihet nëpër rrethe pasi shumica e mjekëve dhe infermierëve preferojnë të punojnë në Tiranë. Edhe pse në 2016 ka një rritje të personelit mjekësor, ndihet ende nevoja për shtim personeli për dhënien në kohe dhe cilësi të këtij shërbimi jetik.

Nuk janë marrë në konsideratë praktikat dhe përvojat e vendeve të rajonit të cilat tregojnë se shërbimi i urgjencës ka nevojë të ketë në strukturën e tij barrelistë, shoferë të trajnuar dhe paramedikal në shkallë vendi.

Për këtë rekomandojmë: 10. Ministria e Shëndetësisë si dhe institucionet spitalore të marrin masa për rritjen e numrit të

personelit mjekësor, shpërndarjen e njëtrajtshme të personelit mjekësor si dhe shtimit në strukturë të barrelistëve, paramedikalëve dhe shoferëve të trajnuar në pranimin e urgjencës me qëllim përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në ligjin 147/2014.

Menjëherë dhe vijimësi.

110 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nuk ka plane 6-mujore ose vjetore trajnimi, ku të kërkohet opinioni i personelit të urgjencës në

nevojat dhe domosdoshmëritë që ata kanë për t’u trajnuar në pranimin e urgjencave mjekësore. Trajnimet e kryera janë të orientuara drejt teorisë dhe nuk sjellin një vlerë të shtuar në personelin

e urgjencës mjekësore. Pra, nuk kryen sipas nevojës dhe propozimeve të personelit. Për këtë rekomandojmë: 11. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore, të marrin masa për hartimin e planeve vjetore të

trajnimit në dobi të shërbimit të urgjencës. Planet të hartohen duke vlerësuar paraprakisht propozimet në bazë të nevojave të personelit të urgjencës, sipas miratimit të bëhet i njohur për të gjithë stafin. Trajnimet të jenë të orientuara drejt praktikës për të qenë më efikase në ofrimin e shërbimit me cilësi.

Menjëherë dhe vijimësi. Nuk është kryer regjistrimi i të gjithë infermierëve në Qendrën Kombëtare të Edukimit në

Vazhdim (QKEV) referuar ligjit. Evidentohen mangësi si nga infermierët që nuk kanë kryer regjistrimin ashtu dhe nga QKEV që ka për detyrë ndjekjen e këtij procesi. Ka vonesa në rifreskimin e listave dhe statusi i infermierëve identifikohet si në proces e sipër.

Për këtë rekomandojmë: 12. Drejtoritë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionet shëndetësore të rrisin

bashkëpunimin me QKEV, me qëllim identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë stafit infermieror pranë QKEV, ndjekjen dhe kryerjen e trajnimeve, vlerësimin dhe regjistrimin e krediteve të përfituara.

Menjëherë dhe vijimësi. Puna në shërbimin e urgjencës, përmban vështirësi më të lartë në krahasim me repartet e tjera

sipas klinikave, pasi është porta e parë ku personat përballen me shërbimin shëndetësor, si dhe gjendja e personave që paraqiten në urgjencë për ndihmë është më e ngarkuar psikologjikisht. Që të motivohet një staf, i cili punon në tension të vazhdueshëm duhet të trajtohet edhe nëpërmjet pagesave të diferencuara. Nga ky auditim u evidentua se nuk ka ndryshim në trajtimin financiar që i bëhet personelit të urgjencës me personelin roje të shërbimeve të tjera dhe pse vështirësia në punë për personelin e urgjencës është shumë herë më e lartë.

Nuk trajtohen financiarisht rastet e shoqërimit të pacientëve nga rrethet drejt Tiranës. Nuk ekziston një sistem i mirë për llogaritjen e orëve të punës jashtë orarit. Personeli mjekësor

kryen shumë orë jashtë orarit dhe nuk paguhet për të gjitha këto orë. Për këtë rekomandojmë: 13. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të marrë masa për: - Rishikimin e trajtimit financiar për shërbimin e urgjencës. Duke ju referuar vështirësisë në punë,

nuk duhet të trajtohen në një nivel me shërbimet e tjera spitalore, për shkak të kompleksitetit që mbart ne vetvete ky lloj shërbimi.

- Rishikimin e trajtimit financiar (në formë dietash) për rastet e shoqërimit të pacienteve nga personeli mjekësor nga rrethet drejt Tiranës.

- Vlerësimin e punës jashtë orarit dhe të kryhen pagesat për të gjitha orët e kryera jashtë orarit nga personeli mjekësor.

Menjëherë.

111 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Nuk janë marrë masat e duhura mbrojtëse për shëndetin e personelit mjekësor, ku shihet mungesë në testet e nivelit të ndotjes si dhe trajnimit të personelit për masat e mbrojtjes nga zjarri.

Për këtë rekomandojmë: 14. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të marrin masa të menjëhershme për të siguruar

mbrojtjen shëndetit të personelit, si individualisht duke bërë kontrolle periodike, po ashtu edhe duke siguruar një ambient të pastër nëpërmjet dezinfektimit, testeve ndaj nivelit të ndotjes, masave e mbrojtëse kundra zjarrit.

Menjëherë. Një nga faktorët më të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi me cilësi për personat në rrezik të

lartë për jetën është niveli i shërbimit nga stafi mjekësor dhe për këtë duhet që stafi mjekësor të jetë i sigurt gjatë ushtrimit të detyrës. Referuar të dhënave nga intervistimet, rasteve të publikuara nga media, si dhe nivelit jo të mirë të kulturës shëndetësore të publikut, personeli mjekësor kryesisht i spitaleve rajonale dhe universitare, jo rrallë është hasur me agresivitetin e personave shoqërues të personave në rrezik për jetën, duke kaluar deri në përplasje fizike. Mungesa në ruajtjen dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga dhuna e ushtruar drejt tyre ka ndikim të drejtpërdrejtë në dhënien e ndihmës së parë dhe shërbimin me cilësi dhe në kohë ndaj pacientit.

Për këtë rekomandojmë: 15. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, që në bashkëpunim me Ministrinë e

Rendit të sigurojë mbrojtjen fizike të personelit të urgjencës mjekësore të spitaleve rajonale dhe universitare me patrulla policore. Këta të fundit duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme në parandalimin e agresorëve në mënyrë që të eliminohen rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha.

Menjëherë. 3. A janë siguruar mjetet e nevojshme logjistike për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj pacientit? Në qytetet Fier, Korçë dhe Shkodër, në shërbimin parësor nuk funksionon një urgjencë

mjekësore me sistem 24 orësh. Natyrisht në këto qendra shëndetësore trajtohen rastet e urgjencës mjekësore kur pacienti është drejtuar gjatë orarit të punës, me sistem dy turnesh nga ora 08.00-20.00, ndërkohë që me shërbim të urgjencës mjekësore kuptojmë atë pjesë të sistemit të kujdesit shëndetësor i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor. Aktualisht ky shërbim nuk e ofron një shërbim të pandërprerë. Në këto qendra shëndetësore nuk aplikohen të gjitha format e njoftimit dhe ofrimit të shërbimit të një urgjence mjekësore, si trajtim të pacientit në vendin e ngjarjes, shërbim me autoambulancë, apo thirrje telefonike.

Mungesa e funksionimit të shërbimit të urgjencës 24 orë, në Sistemin Shëndetësor Parësor, ka sjellë kanalizimin e rasteve të urgjencës mjekësore në drejtim të spitaleve rajonale dhe universitare, të cilët kryejnë si procesin e triazhimit dhe dhënies së ndihmës së parë për personat në/ose jo rrezik të lartë për jetën, po ashtu dhe trajtimin në Repartet e Urgjencës Mjekësore (RUM) dhe repartet e tjera sipas klinikave. RUM të këtyre spitaleve përballen me një fluks të shtuar të rasteve të urgjencës mjekësore, gjë e cila vështirëson së tepërmi punën e tyre në kushtet e prurjeve të pakufizuara dhe mundësive të kufizuara për të përballuar këtë mbingarkesë, me efekt të drejtpërdrejtë në efektivitetin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, ka ndikuar në trajtimin në këto urgjenca spitalore edhe të rasteve të cilat nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, pra pacienti nuk është në rrezik për jetën, por një i sëmurë në jo

112 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

pak raste kronik të cilit mund ti ofrohet shërbim shëndetësor në qendrat shëndetësore nga mjeku i familjes, ose të paraqitur me raste dëmtimesh apo sëmundshmërie të cilat nuk mund të klasifikohen si raste urgjence.

Për këtë rekomandojmë: 16. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për organizimin dhe vënin në funksion

të SHUM 24 orësh në nivelin Shërbimit Shëndetësor Parësor, kanalizimin e një numri të konsiderueshëm të urgjencave mjekësore për dhënien e ndihmës së parë dhe trajtimin e rasteve të lehta të sëmundshmërisë drejt këtij shërbimi, me qëllim uljen e rasteve të “urgjencës” jo urgjencë që i drejtohen spitaleve të rretheve dhe atyre rajonale.

Brenda tremujor it të parë të vitit 2017 Mos funksionimi i Sistemit Shëndetësor Parësor, konkretisht i mjekut të familjes, ka shkaktuar

një problematikë të vazhdueshme në spitalet rajonale dhe universitare, të cilët gjatë veprimtarisë së tyre trajtojnë në RUM një numër të konsiderueshëm rastesh jo-urgjente, të sëmurësh kronikë, kontingjent për mjekun e familjes. Kjo vështirëson së tepërmi menaxhimin e rasteve realisht urgjente në RUM, për shkak të këtij fluksi të shtuar.

Për këtë rekomandojmë: 17. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e modaliteteve dhe

mënyrave sensibilizuese për rritjen e besueshmërisë së pacientit tek mjeku i familjes dhe masave shtrënguese për mjekun e familjes, me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së tij, në trajtimin e rasteve të urgjencës mjekësore, kryesisht në klasifikimin e tyre, trajtimin e rasteve të lehta të sëmundshëmrisë dhe atyre kronike që aktualisht i drejtohen RUM spitalore. Ky fluks i shtuar drejt spitaleve mund të minimizohet duke vendosur pagesën e një tarife, për të gjithë personat të cilët paraqiten në urgjencat spitalore, pa referencë nga mjeku i familjes apo qendrave shëndetësore të specialiteteve dhe që janë të klasifikuar “kod i bardhë”.

Menjëherë dhe vijimësi Mungesa e funksionimit të sistemit të triazhimit (klasifikimit të sëmundshmërisë) në disa prej

spitaleve, mos afishimi në ambientet e hapura të RUM, mosnjohja e procesit të triazhimit, pra klasifikimit të kohës së dhënies së ndihmës së parë, sipas rëndësisë dhe rrezikut që paraqet çdo rast i veçantë sipas kodit, nga personeli mjekësor dhe personat që paraqiten për marrjen e ndihmës mjekësore, krijon konfuzion dhe humbje kohe në dhënien e ndihmës së parë nga stafi i RUM.

Gjithashtu, mungesa e sistemit të triazhit, afishimi i tij në ambiente publike, ndikon në mosnjohjen e këtij procesi nga personat që paraqiten në urgjencë. Kjo bëhet më problematike nëse marrim në konsideratë edhe nivelin jo të mirë të kulturës mjekësore dhe qytetare. Mungesa e informimit të publikut dhe edukimit e tij mbi kuptimin dhe specifikat e urgjencës mjekësore, rëndësisë së përcaktimit të kohës së dhënies së ndihmës sipas rrezikshmërisë së rastit, krijon vështirësi të madhe në menaxhimin e situatave të ndryshme në RUM, ku të gjithë personat kërkojnë që të jenë të parët që marrin ndihmën e parë duke krijuar konfuzion, shpërqëndrim të stafit me pasojë uljen e efektivitetit dhe efiçencës të punës duke ndikuar negativisht tek pacienti që ka më shumë nevojë.

Për këtë rekomandojmë: 18. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për identifikimin e RUM, në

institucionet e niveleve të ndryshme të shërbimit shëndetësor, të cilat nuk aplikojnë sistemin e triazhimit dhe nuk e kanë të afishuar në ambientet publike të RUM.

113 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

19. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për ndërtimin e një skeme unike të triazhimit për gjithë sistemin e urgjencës, e cila të jetë e kuptueshme edhe për publikun që i drejtohet urgjencave mjekësore.

20. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për detyrimin e RUM që të bëjnë afishimin e Skemës së Sistemit të Triazhimit, publikimin e tij në ambientet e urgjencës mjekësore si dhe në sallat e pritjes së pacientëve dhe shoqëruesve të tyre, me qëllim njohjen e personave të paraqitur në urgjencë me kohën e dhënies së ndihmës së parë sipas klasifikimit të sëmundshmërisë.

Menjëherë dhe vijimësi Mungesa e “Protokolleve të urgjencës” të miratuara nga MSH, përbën një tjetër problematikë

për stafin e Reparteve të Urgjencës Mjekësore. Përcaktimi i protokolleve të qarta për çdo proces që kryhet nga stafi i UM, është një mangësi e cila ndikon në shërbimin më cilësi dhe në kohë, si dhe shmang përgjegjësitë e personelit mjekësor të urgjencës mjekësore.

Për këtë rekomandojmë: 21. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për miratimin e “Protokolleve të

urgjencës mjekësore”, ku të përcaktohet mënyra e trajtimit mjekësor për të gjitha klinikat e mundshme që përbejnë rast urgjence, por edhe të protokolleve mbi ndjekjen e procedurave të trajtimit të një rasti urgjence nga: thirrja, paraqitja e stafit mjekësor, triazhimi, dhënia e ndihmës së parë, përcjellja për shërbim të mëtejshëm spitalor, transporti, etj., nga stafi mjekësor dhe ai ndihmës i sistemit të UM.

Menjëherë dhe vijimësi Në urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza” është evidentuar se ditët e qëndrimit të

pacientëve në ambientet e “Spitalin ditor” të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, variojnë nga 1-7 ditë, ç’ ka përbën një problematikë të madhe, si përsa i përket menaxhimit të situatës që krijohet, mbingarkesës së spitalit ditor, por edhe të mënyrës së trajtimit pasi ky repart nuk trajtohet me “ushqim spitalor”. Në këtë spital, përqindja më e lartë e pacientëve janë të sëmurë kronikë, të cilët kanë nevojë të trajtohen ose në pavijonet përkatëse sipas klinikës së sëmundjes, ose nga mjeku i familjes. Ditë qëndrimi i pacientëve në më shumë se 1 ditë, ka çuar në shndërrimin e spitalit ditor në pavijon. Kjo problematikë është rrjedhojë edhe e fluksit të lartë të pacientëve që i drejtohen QSUT, nga Tirana, rrethinat, si dhe pritjet nga spitalet e tjera. Rritja demografike e qytetit të Tiranës si dhe mungesa e shtimit të numrit të shtretërve në QSUT, jo në nivel me këto ndryshime ka devijuar funksionin e Spitalit ditor të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Për këtë rekomandojmë: 22. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e QSUT të marrë masa për shtimin e

shtretërve në pavijonet përkatëse sipas klinikave me qëllim kthimin e Spitalit Ditor të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, në gjendje normale, sipas destinacionit të tij, për të ofruar vetëm shërbim spitalor 24 orësh.

Brenda tremujor it të dytë të vitit 2017 RUM, në të gjitha spitalet e audituara nuk janë të pajisur me aparatura mjekësore sipas standardit

të kërkuar. Një pjesë e tyre si Spitalet Rajonale Korçë, Shkodër, Fier dhe Vlorë, nuk kanë as minimumin e aparaturave mjekësore referuar standardit. Gjithashtu, ka rezultuar se këto aparatura janë tejet të amortizuara. Mungesa e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe niveli teknik jo në nivelin e duhur, sjell vështirësi në punën e stafit të UM, gjë e cila ndikon në uljen e

114 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

efiçencës në punë, më kryesorja në saktësinë dhe kohën e diagnostikimit të pacientëve dhe për rrjedhojë të dhënies së ndihmës së duhur mjekësore.

Për këtë rekomandojmë: 23. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat shëndetësore, spitalet e rretheve, spitalet

rajonale, si dhe ato universitare, të marrë masa të menjëhershme, për identifikimin e nevojave të Reparteve të Urgjencës Mjekësore për pajisje dhe aparatura mjekësore, gjendjen teknike të aparaturave që disponojnë, vlerësimin e tyre, përllogaritjen e kostove për plotësimin e këtyre nevojave, hartimin e një plani masash për realizimin e këtij procesi, menjëherë pas miratimit të aktit normativ, mbi listën e pajisjeve dhe aparaturave mjekësore të nevojshme për Repartet e Urgjencës Mjekësore, nga Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me standardet, duke patur në konsideratë edhe plotësimin e kërkesave për akreditimin e tyre nga Qendra Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë dhe Akreditimin e institucioneve shëndetësore.

Menjëherë dhe vijimësi Mungesa e procedurave të shkruara për “kontrollin periodik, certifikim dhe mirëmbajtjen” e

aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, për kryerjen e shërbimeve sipas grafikëve dhe përcaktimin e personave përgjegjës për të ndjekur këtë proces përbën një mangësi e cila ndikon negativisht në njohjen e gjendjes teknike të pajisjeve dhe aparaturave mjekësore e për rrjedhojë në saktësinë e diagnostikimit dhe të dhënave mjekësore të gjeneruara prej tyre.

Për këtë rekomandojmë: 24. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për hartimin dhe miratimin e

procedurave për “kontrollin periodik dhe mirëmbajtjen e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore” nga persona të specializuar, kryerjen e shërbimeve sipas grafikëve duke u mbështetur në manualët e përdorimit, si dhe përcaktimin e personave përgjegjës për të ndjekur këtë proces, me qëllim mbajtjen e tyre në parametra optimalë. Gjithashtu, të miratojë “kartelën tip” për historikun dhe regjistrimin e të dhënave të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore.

Menjëherë dhe vijimësi Mungesa e kartelave teknike për aparaturat dhe pajisjet mjekësore të RUM, ndikon në

moskryerjen e shërbimeve periodike në kohën e duhur, kryerjen e tyre në mënyrë spontane, pa patur një historik të këtyre pajisjeve si: -viti prodhimit, tipi, orë punë, çfarë shërbimesh i janë bërë, kur duhet të kryhet shërbimi sipas manualeve apo katalogëve shpjegues, etj. gjë që sjell ulje të cilësisë së aparaturave duke ndikuar në saktësinë e të dhënave që gjenerojnë dhe saktësinë e diagnostikimit.

Për këtë rekomandojmë: 25. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme, për identifikimin e qendrave

shëndetësore, spitaleve të rretheve, spitaleve rajonale dhe universitare, të cilët nuk mbajnë kartela teknike për aparaturat dhe pajisjet mjekësore. Institucionet shëndetësore të detyrohen për hapjen dhe plotësimin e kartelave teknike për çdo aparaturë mjekësore ku të regjistrojnë historikun e këtyre pajisjeve, si vit prodhimi, tipi, orë punë, çfarë shërbimesh i janë bërë, kur duhet të kryhen shërbimet periodike sipas manualeve apo katalogëve, si dhe të vlerësojnë gjendjen e tyre teknike.

Menjëherë dhe vijimësi

Autoambulancat janë mjete shumë të rëndësishme jo vetëm për transportimin e personave në rrezik për jetën, por edhe për dhënien e ndihmës së parë gjatë transportit deri në qendrën shëndetësore. Një nga pikat kryesore që ndikon në shpëtimin e personave në rrezik për jetën është koha dhe ndihma e parë e specializuar. Nisur nga kjo një rëndësi të veçantë marrin

115 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

aparaturat mjekësore të cilat i vinë në ndihmë stafit mjekësor për të qenë sa më efektiv në punën e tij. Mungesa e theksuar e pajisjeve mjekësore në të dyja tipet e autoambulancave (A dhe B) ndikon drejtpërsëdrejti në efiçencën e këtij shërbimi dhe sjell pasoja për jetën e personave në rrezik. Në spitalet e audituara asnjë autoambulancë nuk plotësonte nivelin e pajisjes me aparatura mjekësore për t’u kategorizuar në tipin A, si dhe shumë pak prej tyre plotësonin kushtet për t’u kategorizuar në tipin B të autoambulancave.

Për këtë rekomandojmë: 26. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, të

marrë masa të menjëhershme për inventarizimin e autoambulancave dhe të pajisjeve që ka secila prej tyre. Inventarizimi i aparaturave në sasi, të shoqërohet me vlerësim teknik me qëllim identifikimin e nevojave reale, duke përllogaritur së pari nevojat sipas tipit të autoambulancave, duke përllogaritur koston e plotësimit të këtyre nevojave sipas standardit, duke përllogaritur afatin e realizimit e plotësimit të këtyre nevojave, në kuadër kjo edhe të riorganizimit të kësaj pjesë të sistemit të shërbimit të urgjencës.

Menjëherë dhe vijimësi Plotësimi në mënyrë manuale i një numri të konsiderueshëm regjistrash dhe të dhënash, jo vetëm

për regjistrimin e pacientit në Repartet e Urgjencës Mjekësore (RUM), plotësimin e kartelave ditore, recetave, por edhe në furnizimin me barna nga farmacia e spitalit, regjistrimin e tyre në regjistrin e barnave, mbajtjen e inventarit të dollapit të RUM, regjistrin e shkarkimit të barnave, përllogaritjen e mungesave dhe kërkesave ditore, kërkojnë kohë dhe impenjim të një pjese të stafit dhe kryesisht të kryeinfermierit të RUM. Kjo “humbje kohe” me procedura burokratike ndikon në dhënien e shërbimit në kohë, përkushtimin ndaj pacientit gjatë pritjes dhe qëndrimit në RUM, si dhe në menaxhimin e problematikave të RUM nga ana Kryeinfermierit.

Për këtë rekomandojmë: 27. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për krijimin e një Sistemi të Menaxhimit të Urgjencës

Mjekësore, për regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave për çdo rast të paraqitur në RUM, të dhëna mbi gjeneralitetet, referencën (po/jo), sigurimin shëndetësor (po/jo), kohën e paraqitjes, kohën e trajtimit në RUM, kohën e daljes nga RUM, apo trajtim të mëtejshëm spitalor, medikamentet, mjekun trajtues, ku këto të dhëna të hedhura në Database të jenë të aksesueshme nga repartet e tjera spitalore për trajtime të mëtejshme, si dhe ky regjistrim të shërbejë edhe në rast të riparaqitjes, si dhe të gjenerojë raporte të ndryshme si: (numrin e personave të paraqitur, në intervale të ndryshme kohore; numrin e personave të siguruar ose të pasiguruar, numrin e personave të paraqitur me referencë të mjekut apo jo, numrin e personave të dalë brenda ditës apo të shtruar në spital për trajtim të mëtejshëm, të dhëna sipas llojit të urgjencës, të dhëna sipas moshës etj).

Brenda 3 mujorit të dytë të vitit 2017

Nga auditimi i kryer ka rezultuar se në RUM, ekzistonin medikamentet bazike të nevojshme për trajtimin e rasteve të urgjencës mjekësore. Nga këqyrja e inventarëve të medikamenteve në dollapin e RUM dhe nga përgjigjet e stafit mjekësor dhe infermieror të intervistuar ka rezultuar se gjatë periudhës 2013-2015, në RUM nuk ka patur mungesa për medikamente bazike me përjashtime të rralla. Megjithatë, referuar standardeve lista me medikamente e cila duhet të jetë në dollapin e RUM ka të listuar 89 lloje medikamentesh të nevojshme, pra shumë më shumë nga ç’ ka ato kanë aktualisht (rreth 35-40 medikamente). Nga sa më sipër, është plotësuar një nivel minimal i nevojave për medikamente në RUM.

Për këtë rekomandojmë:

116 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

28. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të marrë masa për identifikimin dhe plotësimin e nevojave për medikamente në RUM, referuar standardeve, menjëherë pas miratimit të aktit normativ të Ministrit të Shëndetësisë mbi listën e barnave të nevojshme për RUM, duke marrë në konsideratë standardin e vendosur për spitalet private si dhe standardet e QKSCA për akreditim.

Menjëherë dhe vijimësi Nga auditimi është konstatuar se mungojnë procedura të shkruara mbi mënyrën e menaxhimit të

situatave në rast të mungesave të medikamenteve në dollapin e urgjencës, në rastet kur farmacia e spitalit është mbyllur dhe në rastet kur spitali nuk posedon një medikament të caktuar. Në praktikë, bazuar në eksperiencën e krijuar, ka një procedurë që ndiqet rregullisht në të gjitha spitalet dhe kryesisht në ato universitare me funksionimin e farmacistit “on call”.

Për këtë rekomandojmë: 29. Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet në rrethe, spitalet rajonale dhe spitalet universitare të marrin

masa për hartimin dhe miratimin e procedurave mbi menaxhimin e situatave të përshkruara më lart, si dhe njohjen me këto procedura të të gjithë institucioneve shëndetësore spitalore.

Menjëherë Gjatë auditimit është evidentuar se stafi mjekësor nuk kishte dijeni, apo vetëm njohuri të

përgjithshme rreth procesit të akreditimit që duhet të kalojnë Institucionet Shëndetësore, si një detyrim ligjor dhe që kërkon pjesëmarrje dhe kontribut të shumë faktorëve si, Ministria e Shëndetësisë, QKSCA, Institucionet Shëndetësore, Ministra e Financave (për buxhetim) etj.

Për këtë rekomandojmë: 30. Institucionet shëndetësore të marrin masa për njohjen e personelit me procesin e akreditimit,

standardet dhe kriteret që kërkohen për t’u plotësuar, si ato infrastrukturore, profesionale logjistike, me qëllim që të rritet pjesëmarrja dhe kontributi i tyre në këtë proces.

Menjëherë dhe vijimësi Gjatë auditimit për t’i dhënë përgjigje tre pyetjeve të mësipërme, në lidhje me plotësimin e

standardeve të cilat duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj personave në rrezik të lartë për jetën, ka hasur në mungesën e këtyre standardeve specifike për urgjencën mjekësore. Kjo mangësi është rezultat i mos hartimit të akteve nënligjore në zbatim të ligjit nr. 147/2016 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”. Për të riorganizuar dhe përmirësuar shërbimin e urgjencës mjekësore, në nëntor të vitit 2014 u miratua ligji nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, në zbatim të të cilit KM dhe MSH duhet të hartonte dhe miratonte një sërë aktesh nënligjore dhe normative të domosdoshme për riorganizimin e Sistemit të Urgjencës Mjekësore. Nga auditimi ka rezultuar se:

- Ministri i Shëndetësisë, nuk i ka nxjerrë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, aktet normative në zbatim të tij, në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, Pjesa e shtatë, Kreu I, neni 118, si dhe nenin 25 të ligjit 147/2014.

- Gjithashtu, theksojmë se aktet normative të miratuara “de jure” me urdhrin nr. 87, datë 02.03.2016, nuk përmbushin asnjë kërkesë ligjore, nuk janë të plota, nuk shtrihen për të gjithë sistemin e UM, të cilat më tepër i përafrohen një draft-rregulloreje të brendshme të QKUM-së sesa akteve normative për 4-nivelet e SHUM. Mos nxjerrja e akteve normative “de facto” nga Ministri i Shëndetësisë, për zbatimin e ligjit nr. 147/2014 “Për urgjencën mjekësore”, ka sjellë

117 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

vonesa në përcaktimin e standardeve të ndryshme, që parashikohej të miratoheshin nëpërmjet këtyre akteve.

Për këtë rekomandojmë: 31. Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë nr. 87, datë 02.03.2016 “Për miratimin e akteve normative për

funksionimin e shërbimit të urgjencës mjekësore” duhet të anulohet menjëherë, në zbatim të ligji 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Seksioni 4 “Anulimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ”, neni 113 “Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit” ku cilësohet: pika 1. “Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me ligj, në zbatim të nenit 109 “Paligjshmëria e aktit administrativ” ku cilësohet: “Një akt administrativ është i paligjshëm nëse: c) është në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ; d) është në kundërshtim me ligjin material;

32. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për hartimin dhe miratimin e akteve normative sipas kërkesave të nenit 25 të ligjit 147/2014 “Për urgjencën mjekësore”, si dhe pas miratimit të tyre të bëjë të njohur përmbajtjen e akteve normative për të gjithë institucionet shëndetësore e veçanërisht urgjencat mjekësore.

Menjëherë

118 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

5. SHTOJCAT 5.1 Literatura e përdorur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 55; Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI); Strategjia Afatgjatë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar (viti 2004); Strategjia Kombëtare për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri; Ligji nr. 10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 147/2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”; Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Analizat Vjetore të viteve 2013, 2014 dhe 2015; Raporte monitorimi QKEV; Raporte nga OBSH; Raporte monitorimi nga QKCSA; VKM nr. 933/2014 “Për miratimin e strukturës organizative të QKUM”; VKM nr. 825, datë 14.05.2008 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të

Edukimit në Vazhdim të punonjësve të shëndetësisë”; VKM nr. 230, datë 15.04.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të

Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore”; Rregullore e Brendshme e Funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 498, datë

24.11.2015 dhe nr. 421 datë 12.09.2012. Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë,

nr. 657, datë 15.02.2010; VKM nr. 237, datë 6.3.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e

spitaleve”, ku janë përcaktuar: - Aneksin I “Kriteret e ndërtimit”, pika 21, 22, 23 etj. - Aneksin II “Kriteret për ushtrimin e veprimtarisë” konkretisht: c) Kriteret për personelin mjekësor d) Kriteret për menaxhimin mjekësor, pika 2, 3 dhe 5. - Aneksi 2/1 paketa e urgjencës mjekësore për: c) Pajisjet e departamentit të urgjencës d) Listën e medikamenteve Vendimi nr. 447, datë 09.07.2004 “Për përcaktimin e gjendjes së të sëmurit që ka nevojë për

ndihmë urgjente dhe dokumentacioni i nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve të bëra”; VKM nr. 315, datë 23.03.211 “Për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e realizimit të

procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore”; Kriteret e cilësisë, sigurisë sipas QKCSA, konkretisht: Kriteret dhe standardet e QKEV; Udhëzues “Për Përgatitjen e Planit të Përgjigjes të Spitalit ndaj Fatkeqësive”. Hospital Disaster Preparedness Self-Assessment Tool; Standards Sampler for Urgent Care Centers; Emergency Medical Services Systems in the European Union; Ambulance care in Europe; Linee guida perla progettazione;

119 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

VKM nr. 237, datë 6.3.2009 “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”.

Strategjia mbi reformën e sistemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri Manual i QKCSA Shkurt 2009 “Standardet e cilësisë për akreditimin e institucioneve të

kujdesit shëndetësor parësor”. Monitorimi i planit të veprimit 2011 – 2015 në zbatim të strategjisë kombëtare të sigurisë

rrugore 2011 – 2020.

120 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

5.2 Aneksi 1. Intervista dhe rezultatet.

INTERVISTË

Grupi i auditimit, për marrjen e informacionit ka përzgjedhur metodën e intervistimit, si një nga instrumentat më të përhapur në mbledhjen e informacionit, që përshtatet me më efikasitet me karakteristikat individuale të personave të intervistuar, si dhe krijon mundësinë që intervistuesi tí përshtatet kërkesave të të intervistuarit dhe të krijojë një klime bashkëpunuese. Lloji i intervistës: Gjysëm e strukturuar. Objekti: Objekt i kësaj interviste do të jetë stafi i urgjencës së Spitalit Universitar “Shefqet

Ndroqi” Qëllimi: Nga kjo intervistë kërkojmë që, nëpërmjet përgjigjeve të njohim situatën, sjelljet,

qëndrimet opinionet e stafit, si dhe të krijojmë një këndvështrim më të saktë mbi funksionimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në SUT, me qëllim që vlerësimi jonë, mbi performancën e këtij shërbimi, të ketë një qasje sa më reale, të jetë objektiv dhe i saktë.

Personi i intervistuar: Pozicioni:

Pyetje: Mbi trajtimin e burimeve njerëzore, plotësimin e kushteve teknike, si dhe zbatimin e kritereve e protokolleve mjekësore nga stafi i UM.

I. Mbi përgatitjen profesionale të stafit mjekësor. 1. Cili është profili juaj (Diploma)? - Përgjigje: 2. A zotëroni kualifikime profesionale? - Përgjigje: 3. Sa trajnime keni kryer gjatë vitit 2013, 2014 dhe 2015? - Përgjigje: 4. A mendoni ju se, nga menaxhimi është ndjekur një politikë e drejtë, mbi trajnimin e stafit,

sipas nevojës dhe meritës? - Përgjigje: 5. Ku e shikoni ju të nevojshme se duhet të trajnohet stafi i Shërbimit të Urgjencës? - Përgjigje: 6. A ekziston një plan formimi dhe trajnimi për personelin? - Përgjigje: 7. A jeni regjistruar në QKEV? - Përgjigje: 8. A keni regjistruar rezultatet (kreditet e përfituara) në QKEV? - Përgjigje: 9. Sa është vjetërsia juaj në punë?

121 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- Përgjigje: 10. Sa vite punë keni në sistemin shëndetësor? - Përgjigje: 11. Sa vite punë keni në Spitalin Universitar të Traumës dhe sa në në Shërbimin e Urgjencës? - Përgjigje: 12. Sa vite punë keni në postin aktual? - Përgjigje: 13. A jeni licencuar nga Urdhëri i Mjekut? - Përgjigje:

II. Mbi përfshirjen e stafit në procese dhe vendimmarrje. 14. A ka Rregullore të brendshme të funksionimit? - Përgjigje: 15. A keni marrë pjesë në hartimin e kësaj rregulloreje? - Përgjigje: 16. A jeni njohur me Rregulloren e brendshme? - Përgjigje: 17. A jeni njohur me misionin dhe objektivat që duhet të realizoni? - Përgjigje: 18. A keni dijeni për procesin e akreditimit që duhet t’i nënshtrohen institucionet shëndetësore? - Përgjigje: 19. A ka bërë stafi menaxherial takime, për t’ju vënë në dijeni dhe njohur me këtë proces? - Përgjigje: 20. A keni marrë pjesë në procesin e vetëvlerësimit mbi zbatimin e standardeve për realizimin e

procesit të akreditimit? - Përgjigje:

III. Mbi plotësimin e nevojave me: burime njerëzore, ambiente, pajisje mjekësore dhe medikamente mjekësore?

21. A është i mjaftueshëm stafi për kryerjen në kohë dhe në cilësi të shërbimit ndaj personave në rrezikshmëri për jetën që paraqiten në Urgjencë?

- Përgjigje: 22. A ka stafi përgatitjen e duhur profesionale për përmbushjen e detyrave? - Përgjigje: 23. A ka lëvizje të shpeshta dhe të pamotivuara të stafit, ndjeheni të sigurt për vendin e punës? - Përgjigje: 24. A mendoni ju se është efektive mënyra e organizimit të Sërbimit të Urgjencës? - Përgjigje: 25. A jeni të kënaqur nga marrëdhëniet infermier-mjek dhe përsoneli tjetër spitalor? - Përgjigje: 26. A jeni të kënaqur nga trajtimi me pagë, orë jashtë orari, vështirësi në punë etj? - Përgjigje: 27. A ka ambjente të mjaftueshme për personelin? - Përgjigje:

122 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

28. A janë kryer teste dhe matjet e nevojshme nga institucione të specializuara për nivelin e ndotjes dhe pasojat që mund t’i shkaktohen shëndetit tuaj?

- Përgjigje: 29. A trajtoheni për minimizimin e efekteve të dëmshme nëse ka? - Përgjigje: 30. A janë të siguruara të gjitha masat mbrojtëse për shëndetin tuaj në punë? - Përgjigje: 31. A ka procedura të shkruara mbi masat mbrojtëse? - Përgjigje: 32. A janë marrë masa për sigurinë e stafit gjatë kryerjes së punës? - Përgjigje: 33. A janë marrë masa për mbrojtjen ndaj zjarrit? - Përgjigje: 34. A ka ambjente të mjaftueshme dhe të përshtatshme për plotësimin e nevojave të pacientit? - Përgjigje: 35. Cili është raporti raste të paraqitura/numur shtretërish, inferimier/numër shtretërish? - Përgjigje: 36. Cila është koha e qëndrimit të pacientit në urgjencë, para se të kalojë për trajtim në reparte të

tjera siptalore, apo daljen nga rasti urgjent? - Përgjigje: 37. A keni mjete dhe paisje pune në nivel të kënaqshëm? - Përgjigje: 38. A respektohët koha e dhënies së ndihmës mjekësore sipas kodeve të përcaktuara? - Përgjigje? 39. Paisjet dhe mjetet logjistike, i përgjigjen fluksit dhe gamës së procedurave mjekësore që ju

kërkohen të kryhen? - Përgjigje: 40. A janë zgjedhur pajisjet e duhura për kryerjen e procedurave mjekësore? - Përgjigje: 41. A ka procedura të përcaktuara për sigurimin teknik të pajisjeve mjekësore? - Përgjigje: 42. A janë marrë masa për kontrollin periodik të pajisjeve mjekësore? - Përgjigje: 43. A certifikohet funksionimi i tyre nga persona të specializuar dhe certifikuar? - Përgjigje: 44. A ka protokolle mjekimi të miratuara, për urgjencën? - Përgjigje: 45. A zbatohen këto protokolle? - Përgjigje: 46. A keni përcaktuar një listë të medikamenteve bazë të nevojshme për urgjencën? - Përgjigje: 47. A plotësohen nevojat tuaja me medikamente mjekësore? - Përgjigje: 48. A ndiqni procedura, mbi lëvizjen e medikamenteve mjekësore nga magazina në repartin e

urjencës dhe shpërndarjen e tyre tek pacienti sipas përcaktimeve të mjekut?

123 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

- Përgjigje: 49. A kryeni rakordime mbi përdorimin e medikamenteve mjekësore (inventarizim)? - Përgjigje: 50. A plotësohen rregullisht dhe me të gjitha të dhënat e kërkuara, kartelat për çdo pacient? - Përgjigje: 51. A keni evidentuar rastet e incidenteve mjekësore, a kanë dalë përgjegjësitë? - Përgjigje: 52. A ka procedura të përcaktuar mbi trajtimin e ankesave nga pacientët? - Përgjigje: 53. Pikat e forta dhe të dobëta sipas gjykimit dhe vlerësimit tuaj? - Përgjigje:

Shënim: Duke shpresuar se, do ta vlerësoni me seriozitet dhënien e përgjigjeve të kësaj interviste, sqarojmë se, duhet të jepni përgjigje atyre pyetjeve për aktivitetin, që ju jeni të të përfshirë, keni dijeni dhe informacion. Jeni të mirëprtirur të shprehni mendimin tuaj edhe për çështje të cilat nuk janë përfshirë në pyetësor, por që janë të vlefshme për objektin e kësaj interviste “Shërbimi i Urgjencës mjekësore”.

Nga grupi i auditimit të dhënat e mbledhura u përpunuan dhe prej tyre u përfitua informacioni i mëposhtëm, i cili ka shërbyer si një prej informacioneve për nxjerrjen e konkluzioneve.

Rezultate përmbledhëse nga intervistat.

Qytetet Mjek Infermier

Spitali Rajonal Vlorë 2 6 Spitali Rajonal Korcë 4 15 Spitali Rajonal Fier 6 12 Spitali Rajonal Shkodër 0 5 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 8 0 Trauma 2 8 Total 26 52

-1-

124 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Qytetet Te kualifikuar Te pakualifikuar Pa pergjigje Spitali Rajonal Vlorë 6 2 0 Spitali Rajonal Korcë 9 10 0 Spitali Rajonal Fier 8 10 0 Spitali Rajonal Shkodër 5 0 0 QSUT 9 1 0 Shefqet Ndroqi 8 0 Trauma 7 2 1 Total 52 25 0

-2- Qytetet 1deri 10 Mbi 10 Asnje Te ndryshme Pa pergjigje Spitali Rajonal Vlorë 2 1 4 1 Spitali Rajonal Korcë 5 1 7 6 Spitali Rajonal Fier 6 9 2 Spitali Rajonal Shkodër 3 2 QSUT 4 4 2 Shefqet Ndroqi 6 2 Trauma 4 6 Total 30 3 23 16 5

125 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-3-

Qytetet Trajnime sipas nevojes Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 1 7 Spitali Rajonal Korcë 1 18 Spitali Rajonal Fier 9 9 Spitali Rajonal Shkodër 2 3 QSUT 6 4 Shefqet Ndroqi 7 1 Trauma 7 3 Total 33 45

-4-

Qytetet Plan formimi dhe trajnimi Po Jo Pa pergjigje

Spitali Rajonal Vlorë 2 3 3 Spitali Rajonal Korcë 3 12 4 Spitali Rajonal Fier 2 12 4 Spitali Rajonal Shkodër 4 1 QSUT 6 4 Shefqet Ndroqi 7 1 Trauma 1 8 1 Total 25 36 17

126 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-5- Nevoja per trajnime

Qytetet Brenda dhe jashte vendit

Ne dhenien e ndihmes se shpejte Triazhim

Perdorim aparaturash

Te ndryshme

Spitali Rajonal Vlorë 0 1 1 6 Spitali Rajonal Korcë 2 2 1 13 Spitali Rajonal Fier 7 3 3 6 Spitali Rajonal Shkodër 1 4 QSUT 2 1 7 Shefqet Ndroqi 2 2 1 3 Trauma 8 1 1

-6-

Qytetet Te rregjistruar prane QKEV

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 8 Spitali Rajonal Korcë 9 10 Spitali Rajonal Fier 11 7 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 6 4 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 8 2

127 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-7-

Qytetet

Te licensuar nga urdheri I mjekut/infermierit

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 7 1 Spitali Rajonal Korcë 16 3 Spitali Rajonal Fier 18 Spitali Rajonal Shkodër 1 2 QSUT 9 1 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 10

-8-

Qytetet Rregullore te brendshme

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 9 1 Spitali Rajonal Korcë 17 2 Spitali Rajonal Fier 14 3 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 9 1 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 10

128 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-9-

Qytetet Pjesemarrje ne hartimin e

rregullores Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 8 Spitali Rajonal Korcë 3 16 Spitali Rajonal Fier 3 14 Spitali Rajonal Shkodër 3 2 QSUT 1 9 Shefqet Ndroqi 1 7 Trauma 5 5

-10-

Qytetet Mjatueshmëria e stafit për

SHU Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 2 6 Spitali Rajonal Korcë 1 18 Spitali Rajonal Fier 9 9 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 2 8 Shefqet Ndroqi 6 2 Trauma 1 9

129 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-11-

Qytetet Siguria në vendin e punës

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 2 6 Spitali Rajonal Korcë 3 16 Spitali Rajonal Fier 4 14 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 7 3

-12-

Qytetet Të kënaqur nga paga/orari/vështirësia

në punë Po Disi Jo

Spitali Rajonal Vlorë 1 1 6 Spitali Rajonal Korcë 2 1 16 Spitali Rajonal Fier 6 1 11 Spitali Rajonal Shkodër 1 4 QSUT 1 9 Shefqet Ndroqi 1 1 6 Trauma 10

130 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-13-

Qytetet Ambjente të mjaftueshme për

personelin Po Mjaftueshëm Jo

Spitali Rajonal Vlorë 5 3 Spitali Rajonal Korcë 1 1 19 Spitali Rajonal Fier 18 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 3 1 5 Shefqet Ndroqi 5 3 Trauma 9

-14-

Qytetet Ambjente të testuara për nivelin e

ndotjes Po Mjaftueshëm Jo

Spitali Rajonal Vlorë 4 5 Spitali Rajonal Korcë 1 2 16 Spitali Rajonal Fier 3 15 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 2 8 Shefqet Ndroqi 2 6 Trauma 5 5

131 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-15-

Qytetet Trajtim për minimizimin

e efekteve të ndotjes Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 3 16 Spitali Rajonal Fier 4 14 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 3 7 Shefqet Ndroqi 3 5 Trauma 3 7

-16-

Qytetet

Të siguruar me masat mbrojtëse për shëndetin

në punë Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 19 Spitali Rajonal Fier 3 15 Spitali Rajonal Shkodër 4 1 QSUT 2 8 Shefqet Ndroqi 5 3 Trauma 4 6

132 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-17-

Qytetet Masa për sigurinë e stafit

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 4 5 Spitali Rajonal Korcë 5 14 Spitali Rajonal Fier 8 10 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 7 1 Trauma 7 3

-18-

Qytetet Masa për mbrojtjen ndaj

zjarrit Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 6 2 Spitali Rajonal Korcë 16 3 Spitali Rajonal Fier 10 8 Spitali Rajonal Shkodër 1 4 QSUT 6 4 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 8 2

133 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-19-

Qytetet Ambjente të përshtatshme për

plotësimin e nevojave të pacientit Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 5 14 Spitali Rajonal Fier 8 10 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 7 1 Trauma 6 4

-20-

Qytetet Mjaftueshmëria e mjeteve dhe pajisjeve

Po Mjaftueshëm Jo Spitali Rajonal Vlorë 1 4 3 Spitali Rajonal Korcë 6 13 Spitali Rajonal Fier 4 2 12 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 3 1 6 Shefqet Ndroqi 5 2 1 Trauma 2 6 2

134 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-21-

Qytetet Respektimi i dhënies së

ndihmës mjekësore Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 7 1 Spitali Rajonal Korcë 17 2 Spitali Rajonal Fier 10 8 Spitali Rajonal Shkodër 1 4 QSUT 7 3 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 10

-22-

Qytetet Mjaftueshmëria e pajisjeve dhe mjeteve

logjistike Po Pjesërisht Jo

Spitali Rajonal Vlorë 2 1 4 Spitali Rajonal Korcë 3 8 8 Spitali Rajonal Fier 4 2 12 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 2 2 6 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 2 7 1

135 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-23-

Qytetet Procedurë për sigurimin

teknik të pajisjeve Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 4 15 Spitali Rajonal Fier 9 9 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 4 4 Trauma 2 7

-24-

Qytetet Masa për kontrollin teknik të pajisjeve Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 1 18 Spitali Rajonal Fier 9 9 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 5 5 Shefqet Ndroqi 2 6 Trauma 7 3

136 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-25-

Qytetet Certifikim i pajisjeve nga persona të specializuar

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 3 5 Spitali Rajonal Korcë 2 17 Spitali Rajonal Fier 11 7 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 7 3 Shefqet Ndroqi 2 6 Trauma 7 3

-26-

Qytetet A ka protokolle mjekimi

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 5 3 Spitali Rajonal Korcë 10 9 Spitali Rajonal Fier 5 13 Spitali Rajonal Shkodër 2 3 QSUT 3 6 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 9 1

137 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-27-

Qytetet A zbatohet protokolli i mjekimit Po Pjesërisht Jo

Spitali Rajonal Vlorë 5 2 1 Spitali Rajonal Korcë 6 2 11 Spitali Rajonal Fier 5 13 Spitali Rajonal Shkodër 2 3 QSUT 4 6 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 8 2

-28-

Qytetet Plotësimi i nevojave me medikamente

Po Pjesërisht Jo Spitali Rajonal Vlorë 5 2 1 Spitali Rajonal Korcë 6 12 1 Spitali Rajonal Fier 9 1 8 Spitali Rajonal Shkodër 4 1 QSUT 7 3 Shefqet Ndroqi 8 Trauma 9 1

138 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

-29-

Qytetet

Procedurë për shpërndarjen e medikamenteve

Po Jo Spitali Rajonal Vlorë 6 2 Spitali Rajonal Korcë 14 5 Spitali Rajonal Fier 17 1 Spitali Rajonal Shkodër 4 1 QSUT 5 5 Shefqet Ndroqi 7 1 Trauma 9 1

-30-

Qytetet Raste të incidenteve

mjekësore Po Jo

Spitali Rajonal Vlorë 2 6 Spitali Rajonal Korcë 8 11 Spitali Rajonal Fier 11 7 Spitali Rajonal Shkodër 5 QSUT 7 3 Shefqet Ndroqi 3 5 Trauma 5 5

139 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

5.3 Aneksi 2. Pyetësori për pacientët.

PYETËSOR: Drejtuar: Pacientëve të cilët janë paraqitur pranë Shërbimit të Urgjencës, Spitali Universitar

“Shefqet Ndroqi”. Nga: Audituesit Shtetërorë të Kontrollit të Lartë të Shtetit. I nderuar pacient, Ky pyetësor i përgatitur nga përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, organizohet në kuadrin e vlerësimit të Shërbimit të Urgjencës të Spitalit Rajonal Shkodër. Qëllimi i këtij pyetësori është që nëpërmjet përgjigjeve, pra perceptimit dhe gjykimit nga ana juaj, të kuptohet si është gjendja e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të ofruar nga stafi. Informacioni i nxjerrë nga ky pyetësor do të shërbejë, në vlerësimin e arritjeve të objektivave të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, si dhe përmirësimit të këtij shërbimi në të ardhmen duke ofruar një shërbim mjekësor ndaj personave në rrezikshmëri të lartë për jetën në kohë dhe më cilësi. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj, si dhe duke shpresuar se do ti përgjigjeni pozitivisht kërkesës për plotësimin e pyetësorit, ju sigurojmë që do ti shërbejë vetëm përmirësimit të shërbimit ndaj pacientit. Ju lutemi plotësoni formularin duke vendosur shenjat brenda kutizës përkatëse. Informacioni Bazë: Qyteti: Emër Mbiemër: Mosha: Profesioni: Punësimi: Publik Privat I papunë Nxënës/student Informacioni rreth subjektit që po auditohet: Qyteti: Shkodër Subjekti: Spitali Rajonal Shkodër Aktiviteti: Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Udhëzim për plotësimin e pyetësorit: Për një pyetje duhet të jepni vetëm një përgjigje. Plotësoni për të dhënë përgjigje kutinë në anë të pyetjes. Për pacientët nën moshën 14 vjeç, pyetësori të plotësohet nga prindërit. Jeni të mirëpritur për të dhënë mendimin tuaj edhe për çështje të cilat nuk janë bërë pyetje

dhe ju i mendoni të rëndësishme?

140 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

Pyetjet:

Nr

Pyetja/Komponenti Përgjigja (4)

Sh.mirë (3)

Mirë (2)

Mjaftueshëm (1)

Keq (0)

Pa shërbim 1 Me paraqitjen tuaj në urgjencë sa shpejt ju

paraqit infermieri tek ju?

2 Me paraqitjen tuaj në urgjencë sa shpejt ju ofrua ndihma mjekësore?

3 Gjatë qëndrimit tuaj në urgjencë a ju trajtuan infermierët me mirësjellje dhe respekt?

4 Me paraqitjen tuaj në urgjencë, a morët mjekimin e duhur dhe në kohë nga mjeku i urgjencës apo mjeku specialist sipas vlerësimit të diagnozës?

5 Gjatë qëndrimit tuaj në urgjencë a ju trajtuan mjekët me mirësjellje dhe respekt?

6 Gjatë qëndrimit tuaj në urgjencë a ju është kërkuar që të blini vetë medikamente mjekësore?

7 Gjatë qëndrimit tuaj sa i qetë ishte ambienti? 8 Gjatë qëndrimit tuaj sa i pastër ishte

ambienti?

9 Gjatë qëndrimit tuaj lëvizja e familjarëve a ishte e lehtësuar nga sinjalistika spitalore?

10 Gjatë qëndrimit tuaj në urgjencë a keni ndenjur në kushte normale në dhomë, apo keni qëndruar për shkak të mbipopullimit edhe në ambiente të tjera?

11 Gjatë qëndrimit tuaj në urgjencë a ju është shërbyer në kohë dhe me cilësi për kryerjen e ekzaminimeve të ndryshme nëpërmjet pajisjeve dhe aparaturave mjekësore dhe analizave laboratorike?

12 Sa ka është koha e qëndrimit tuaj në urgjencë?

13 Sa i kënaqur jeni ju nga i gjithë shërbimi i ofruar nga urgjenca gjatë qëndrimit tuaj?

14 Komente shtesë nga ana juaj.

Faleminderit për bashkëpunimin! Përgjigjet e pyetjeve drejtuar pacientëve ose shoqëruesve të tyre, në mbi 90% të rasteve kanë qenë pozitive, kryesisht ato mbi vlerësimin e stafit mjekësor.

141 

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS PROJEKTRAPORT “PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE”

GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE

1) Zj. BRUNILDA ZENELI, Audituese e lartë, Përgjegjëse grupi 2) Zj. ERMIRA VOJKA, Audituese e parë, anëtare 3) Znj. MIRANDA BERDO, Audituese e dytë 4) ZJ. IRISA SIMO, Audituese e dytë

DREJTORI I DEPARTAMENTIT

Rinald MUÇA