raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

37
Vërtetëmatësi – 365 ditë Qeverisje. Raporti mbi performancën e qeverisë për 365 ditë qeverisje 17 Janar 2015

Upload: sfida-biznesi

Post on 16-Jul-2015

127 views

Category:

News & Politics


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Vërtetëmatësi – 365 ditëQeverisje.

Raporti mbi performancën e qeverisë për 365 ditëqeverisje

17 Janar 2015

Page 2: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Hyrje.Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 ofruan për publikun disa risi në fjalorin politiktë përdorur nga përfaqësuesit e partive politike, si togfjalëshi “njëqind ditët e para” dhe“treqind ditët e para”, përmes së cilave përfaqësuesit e partive, premtonin ndryshimerrënjësore. Gjatë prezantimit në Kuvendin e Shqipërisë të programit qeverisës për katër vitete mandatit të parë, Kryeministri Rama, artikuloi një sërë premtimesh dhe reformash qëqeveria do të ndërmarrë këtë mandat. Disa nga premtimet kryesore, ndër të tjera ishin:premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, shërbim shëndetësor falas, furnizimii qytetarëve me ujë të pijshëm, legalizimi falas i shtëpive etj.

Në muajin korrik 2014, qeveria publikoi një dokument prej 40 faqesh ku prezantoi punën esaj, gjatë 300 ditëve të para të qeverisjesi.

Synimet.Ky raport i përgatitur nga Lëvizja Mjaft synon të krahasojë premtimet fillestare të qeverisëpër periudhën e vitit të parë të qeverisjes, në krahasim me punën reale gjatë vitit 2014 dheme dokumentin e qeverisë.

Kufizimet.Raporti nuk merr në shqyrtim të gjithë punën e qeverisë, por vetëm atë pjesë për të cilën kapatur premtime paraelektorale si punë të vitit parë, të identifikuara nga grupi i punës.Premtimet konsiderohen të tilla kur janë publikuar në formë të shkruar apo përmes videove.

Të dhënat.Deklaratat e premtimeve të qeverisë janë publikuar në faqe të ndryshme interneti, përfshirë adresënzyrtare të Partisë Socialiste në internet si: www.PS.al, faqet në Facebook të drejtuesve të PartisëSocialiste si dhe në media.

Puna e qeverisë do të analizohet nga vendimet e publikuara në faqen zyrtare www.kryeministria.alapo në Fletoren Zyrtare www.qbz.gov.al.

Page 3: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Konvencione.

Premtimi është një angazhim me afat kohor, brenda vitit të parë, me përjashtim të disa premtimeve që lidhen me buxhetin e shtetit, realizimi i të cilave është sanksionuar si “brenda vitit të parë” por realizimi i tyre varet nëse janë përfshirë apo jo në buxhetin e shtetit për vitin 2014-2015.

Viti i parë i qeverisjes nënkuptohet periudha nga dhjetor 2013 në fund të vitit 2014. Jo ekzaktësisht 300 ditë, kjo ndarje bëhet për të përfshirë edhe Buxhetin e Shtetit dhe Paketën Fiskale 2014-2015, me qëllim, analizimin e premtimeve edhe në kuadër të planifikimit buxhetor.

Përmbledhje ekzekutive.Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste dhe nga angazhimet e marra në Kuvendin eShqipërisë nëpërmjet nismave ligjore, u identifikuan 25 premtime që lidhen ngushtësisht mepunën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para. Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara nëpërputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen sitë pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara.

Pjesë e raportit janë disa premtime që logjikisht mund të kishin qenë të përfshira në njëpremtim të vetëm, për shkak se i përkasin të njëjtës fushë dhe të njëjtit qëllim, mirëposkuadra “vertetëmatësi” ka vendosur t’i mbaj të ndara për shkak se premtimet janë bërë nëfjalime të ndryshme elektorale, ato janë analizuar të ndara.

Pjese e këtij raporti nuk janë premtimet e analizuara në 3 muajt e fundit të vitit 2013 përshkak se nuk kemi dashur të krijojmë konfuzion ndërmjet periudhave kohore të premtimeve,si dhe për të qenë koherent me periudhat e premtimeve të deklaruara gjatë fushatëselektorale nga Partia Socialiste, periudha që përkojnë me 100 ditët e para dhe vitin e parë tëqeverisjes Janar 2014-Dhjetor 2014. Pavarësisht këtij elementi kohor nuk mund të lemë papërmendur disa nga premtimet e parealizuara që përkojnë me tre mujorin e fundit të vitit2013 të cilat janë dhe do të jenë në proces monitorimi dhe verifikimi nga skuadra“vertetëmatësi” për të konstatuar nivelin e realizimit të tyre.

Në këtë kuadër vlen të përmendet premtimi për “Vendosjen nën kontrollin e Parlamentit tëInstitutit të Statistikave” (INSTAT). Nga ballafaqimi i fakteve rezulton se INSTAT vazhdon tëmbetet nën varësinë direkt të kryeministrit, duke e lënë ende të parealizuar këtë premtim. Përinstitucione të tilla që mbeten kapitale publike në shërbim dhe mbrojtje të publikut dhemirinformimit të tij, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i politikës për të qenë objektiv dhe ipavarur, por kërkohet se pari pavarësi institucionale nga organet ekzekutive dhe me pasintegritet dhe vullnet të mirë nga drejtuesit.

Një tjetër premtim i parealizuar në kuadër të 100 ditëve të para të qeverisjes është ai për“Rikthimin e përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara”. Edhe për këtëpremtim nuk është ndërmarrë ende asnjë iniciativë ligjore apo ndryshim i kuadrit ligjor

Page 4: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

aktual për t’i rikthyer përfitimet ligjore kësaj kategorie të popullatës. Një tjetër premtim iparealizuar është ai për “Rishikimin e koncesionit për Portin e Durrësit”. Për këtë koncesionka shumë argumente dhe fakte nga institucionet e pavarura të kontrollit, KLSH (Kontrolli iLartë i Shtetit), për procesin e parregullt që është kryer me këtë koncesion. Në raportin eKontrollit të Lartë të Shtetit për këtë çështje rezulton se procedurat e dhënies me koncesion tëPortit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit. Në këtë kuadër,Kontrolli i Larte i Shtetit ka bërë kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të autoritetitportual Durrës, si dhe janë kallëzuar 4 ish drejtorë të këtij autoriteti dhe 4 punonjës tëMinistrisë se Transportit dhe Infrastrukturës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisënë tender, duke i shkaktuar një dëm ekonomisë dhe buxhetit të shtetit prej 16.9 milion euro.Megjithëse është kryer një proces auditimi nga KLSH, koncesioni i portit të Durrësit vazhdontë mbetet në të njëjtat kushte kontraktuale dhe nën të njëjtën firmë koncesionare që e zotëronkëtë koncesion.

Page 5: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

i

Lista e premtimeve për 365 ditët sipas temave:

1. Ulja me 6 për qind e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjar;

2. Reforma territoriale;

3. Kthimi te publiku i TVSH dhe ATSH;

4. Problemi me emigrantët, fëmijët e lindur ne Greqi;

5. Krijimi i Agjencisë Kombëtare për Bregdetin;

6. Reforma e Pensioneve;

7. Mbështetje me pension për policët e rënë në krye të detyrës;

8. “Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm;

9. Goditja e monopoleve;

10.Përmirësime radikale në sistemin e Shëndetësisë;

11.Punësim në bazë të meritës e konkurrencës;

12.Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike;

13.Formalizmi i Ekonomisë;

14.Paketë për Reformën në Drejtësi;

15.Marrja nën kontroll e pasurive kombëtare;

16.Nisja e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje;

17.Ulja e moshës së daljes në pension të personave që punojnë në punë të vështirë,minatorët etj;

18.Një sistem të së ardhmes ku të gjithë do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas dhe kudo të jenë vetë bordet e spitaleve që do vendosin për aparaturat;

19.Brenda 9 mujorit të parë do të paguhen të gjitha borxhet e punëve publike;

20.Nuk do krijohet asnjë borxh i ri;

21.Rimbursimi i TVSH është kërkesë e juaj dhe reflektimi ynë është që, vetëm TVSH eparimbursuar, gjobat dhe detyrimet publike të palikujduara, vetëm këto e çojnë taksëne sheshtë në 22% të tatimfitimit dhe ne do rikonceptojmë të gjithë zinxhirin e TVSHdhe nuk do ketë më vonesa që administrata ka ndaj biznesit dhe do likuidohen nëkohë;

22.Produktet “Made in Albania”. Ne duam që kushtet dhe standardet të jenë evropiane,bashkërisht menjëherë do evidentojmë barrierat fiskale që vonojnë eksportet dhe doeliminojmë të gjitha taksat për importin”;

Page 6: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

23.“Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike”;

24.Reforma në Arsim;

25.Do hapim 300 mijë vende të reja pune.

1. Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, përfaqësues të PartisëSocialiste, premtuan se do të ulin me 6 % taksën e energjisë elektrike për konsumatorëtfamiljarë.

Përshkrim i përgjithshëm: Në çdo prag zgjedhje të përgjithshme, një nga premtimetkryesore të çdo force politike ka qenë energjia elektrike, e fokusuar kryesisht në furnizimin erregullt me energji, investime për përmirësimin e shërbimit, si dhe ulje e taksës përkonsumatorët familjarë. Me gjithë fokusin kryesor të politikës dhe qeverive të një pasnjëshme, sistemi elektro-energjetik në Shqipëri nuk ka qenë në asnjë moment eficent dhe ivetëmjaftueshëm. Abuzimet me blerjen e energjisë, mungesa e investimeve, abuzimet eabonentëve (vjedhja e energjisë) dhe mos pagesa e energjisë se konsumuar, janë arsyetkryesore të prag-kolapsit të sistemit energjetik në Shqipëri.

Fakti: Pas disa muajve diskutime dhe debate me grupet e interesit, qeveria shqiptare,nëpërmjet OSHEE, i kërkoi Entit Rregullator të Energjisë (ERE), rritje të çmimit të energjisëme 12 lekë për kwh dhe heqjen e fashës prej 300 kwh. ERE miratoi plotësisht njërën ngakërkesat, atë të heqjes së fashës 300 kwh dhe miratoi një tarifë fikse për konsumatorëtfamiljarë prej 9.5 lekë për kwh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej500 deri në 650 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet qëkonsumojnë mbi 600 kwh në muaj.

Për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800 kwh, që përkojnë me familjet e shtresësmesatare të lartë dhe shtresave të pasura, detyrimi që do duhet të paguajnë pranë OSHEE dojetë më i vogël.

Nga ndryshimet e miratuara në 26 dhjetor 2014 nga Enti Rregullator i Energjisë , familjet mekonsum mesatar 300 kwh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 650 lekë, shumë kjo qëdo të kompensohet nga qeveria nëpërmjet një fondi të miratuar në muajin dhjetor nga buxhetii shtetit, fond i cili kap vlerën e 16 milion dollarëve.

Nga ballafaqimi i fakteve me sipër duket sikur ndryshimi i çmimit të energjisë nuk do ketëndikim negativ në shoqëri, dhe relativisht ky fakt qëndron. Qëndron relativisht për shkak seka edhe shumë familje të tjera të varfra, që nuk futen në skemën e rimbursimit të qeverisë përshkak se kanë 1 person të punësuar në familje, me rrogë minimale, në një familje meminimalisht 4 anëtarë. Këto familje, përjashtohen automatikisht nga skema e rimbursimit dhe

Page 7: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

i lë të pambrojtur nga ndryshimi i çmimit, duke ju rritur koston e konsumit me 650 lekë nëmuaj.

Çmimi për bizneset:

Nga vendimi i ERE në 26 dhjetorit 2014 u vendos se çmimi për konsumatorët e furnizuar me35 kwh do të jetë 9.5 lekë për kwh/orë, ndërsa për konsumatorët e furnizuar me 20/10/6kwh çmimi do të jetë 11 lekë për kwh për orë. Për furrat e bukës dhe prodhimin e miellit tëlidhura në 20, 10 dhe 6 kwh, çmimi do të jetë 7.1 lek. Për më shumë referohuni tabelës meposhtë:

Konkluzion:

Megjithëse ndikimi financiar në buxhetin e familjeve shqiptare, mund të konsiderohetminimal, referuar fakteve të mësipërme, premtimi i Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale2013 bie në kundërshtim me vendimin e ERE për ndryshimin e çmimit të energjisë përfamiljarët. Kësisoj, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.

2. Reforma Territoriale.

Premtimi: Një ndër premtimet kryesore elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, e artikuluar nga Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, ka qenë hartimi dhe implementimi i Reformës Administrative Territoriale.

Përshkrim i përgjithshëm i premtimit dhe argumentet e Partisë Socialiste: Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama, premtuan gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit, se vendit i nevojitet një reformim i thellë dhe integral i sistemit aktual të ndarjes administrative të vendit. Procesi i diskutimit të ndarjes së re territoriale, nisi me Konferencën “Reforma

Page 8: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Administrativo Territoriale”, e organizuar në muajin tetor 2013 nga Ministria për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE në Tiranë. Argumenti kryesor i prezantuar nga Edi Rama për këtë iniciativë, lidhej me thjeshtëzimin e ndarjes territoriale, fuqizim i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore, në funksion të fuqizimit tërësor të vendit. Gjithashtu,kryeministri përmendi se me reformën e re, do të shkurtohen rreth 25 milion USD shpenzime të administratës vendore, të ardhura financiare që kursehen nga buxheti i taksapaguesve. Një tjetër element mbështetës për qeverinë në këtë reformë, ka qenë studimi i publikuar në vitin 2012 i Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, konkluzionet e të cilit, sugjeronin një ndarje të re administrative territoriale me jo më shumë se 100 njësi vendore dhe 6 rajone, rezultat ky i dalë pas një vlerësimi të veçorive dhe ndarjes së pushtetit vendor në atë periudhë.

Të dhëna mbi pushtetin vendor me ndarjen e vjetër territoriale:

384 njësi vendore në të gjithë vendin;

65 bashki të kategorisë së parë dhe të dytë;

309 komuna me popullsi nga 500-10 mijë banorë;

Komunat, 2.5 miliard lekë të rinj në vit për pagat;

200 komuna shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për pagat e administratës;

100 komuna shpenzojnë mbi 80% të buxhetit për pagat e administratës;

70% e punonjësve në 80 komuna janë pa arsimin e lartë;

50% e komunave nuk bëjnë asnjë investim në komunitet;

50% e komunave mbledhin 0-2 % të buxhetit nga taksat vendore.

Fakti: Në datë 23 janar 2014, Kuvendi miratoi kërkesën e Ministrit për Çështjet Vendore, për ngritjen e komisionit të posaçëm për “REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, me një afat kohor prej 3 muajsh. Në bazë të vendimit të miratuarnga Kuvendi i Shqipërisë, komisioni u drejtua nga dy bashkëkryetarë, pozitë dhe opozitë, ndërsa në përbërje kishte 16 anëtarë, nga të cilët 8 përfaqësues të pozitës (6 PS dhe 2 LSI) dhe8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU).

Përfaqësuesit e opozitës nuk pranuan dhe nuk u bënë pjesë e procesit të diskutimeve për reformën territoriale me argumentin se, ka mungesë besimi dhe nuk shihet vullnet nga mazhoranca për një konsensus real. Ndërsa, qëndrimi faktik i opozitës lidhej me mospranimine opsionit të propozuar nga përfaqësuesit e saj, propozim ky i cili nuk u morë parasysh nga maxhoranca.

Pas 7 muajsh punë intensive e këtij komisioni dhe dëgjesave publike të organizuara nga ky komision dhe Ministria e Çështjeve Vendore, në datë 17 korrik, anëtarët e mazhorancës së bashku me anëtarët e PDIU, morën vendimin për miratimin e variantit me 61 njësi vendore, nga 5 variante të propozuara nga Ministria e Çështjeve Vendore.

Pavarësisht oponencës politike të opozitës dhe argumenteve për mungesë besimi dhe vullneti të mazhorancës për të dëgjuar pikëpamjet e opozitës, komisioni për Reformën Administrative Territoriale, miratoi variantin me 61 njësi vendore, variant i cili u materializua në Parlament me miratimin e ligjit nr. 8653/2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë”.

Page 9: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Në konkluzion, ky premtim vlerësohet: i vërtetë/ i realizuar.

3. Kthimi te publiku i TVSH dhe ATSH.

Premtimi: Në fillim të muajit tetor 2013, në një konferencë të hapur për mediat, Kryeministri Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth proceseve reformuese që pritet të ndërmarrë qeveria dhe zotimeve në kuadër të realizimit të premtimeve elektorale. Një nga angazhimet e Kryeministrit Edi Rama, e artikuluar gjatë konferencës, ishte ai për “rikthimin” në shërbim të publikut, të Televizionit Publik Shqiptar dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Fakti:

Në 14 muaj të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, ende nuk kemi asnjë veprim konkret për reformimin e TVSH-së dhe ATSH-së, çka e bënë këtë premtim ende të pavërtetë/të parealizuar.

4. Problemi me emigrantët, fëmijët e lindur në Greqi (toponimet).

Premtimi: Në datë 10 qershor 2013, në një takim të organizuar nga emigrantët shqiptar nëGreqi/Igumenicë, Sekretari i Emigracionit në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, sot Ministër iMirëqenies Sociale dhe Rinisë, u premtoi emigrantëve shqiptar zgjidhjen e problemit tëtoponimeve, nëse Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit.

Fakti: Zgjidhja e problemit të toponimeve nisi që më 11 qershor 2013, pak ditë parazgjedhjeve elektorale të 23 qershorit. Për periudhën e zgjedhjeve të 23 qershorit, u arritmarrëveshja që i lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me banim në Greqi, pa upenguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre, apo të fëmijëve të cilët kanëlindur në Greqi. Sipas marrëveshjes, shqiptarët nuk do të kenë asnjë pengesë në pikat kufitarepër shqiptarët me banim në Greqi.

Ndërkohë më 8 maj 2014 u arrit një tjetër marrëveshje e rëndësishme në lidhje me toponimet.Emigrantët shqiptarë do të përdorin pasaportat aktuale deri më 1 janar 2015, pavarësishtproblemeve që kanë patur më parë me toponimet në to. Zgjidhja ka ardhur pas marrëveshjesmes dy ministrave të Jashtëm, të Greqisë dhe Shqipërisë. Palët kanë rënë dakord që kyproblem të zgjidhet sipas katalogëve zyrtarë të të dyja vendeve, të depozituar në OKB. Porderi më 1 janar 2015, të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë probleme me toponimet, duhet tënxjerrin pasaportë të re. Për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve umiratua moratoriumi për lëvizjen e lirë dhe pa pengesa burokratike të personave që kanëprobleme në dokumentacion me toponimet, vendim ky që mbetet në fuqi deri në 1 janar 2015,afat i dakortësuar mes palëve për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Miratimi i VKM-ës.

Me një Vendim të Këshillit të Ministrave datë 27 gusht 2014 u vendos të ndryshohet plotësimii rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në certifikata përpërdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve nëpasaportat apo dokumentet e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë qëpërballonin probleme sidomos me autoritetet greke. Ndryshimi ka të bëjë me disa shtesa nëvendimin e mëparshëm të qeverisë me nr. 332 të datës 17 mars 2010, ku përcaktohet që: “Në

Page 10: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

të gjitha modelet e certifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, që lëshojnë zyrat egjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, informacioni në rubrikën “vendlindja” tëplotësohet, i shkruar sipas rasteve:

a) Për shtetet, të cilat kanë depozituar pranë OKB-së katalogët zyrtarë të emrave gjeografikëtë romanizuar (toponimet), sipas listës së vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve tëJashtme, si dhe kodin 3-karakteresh të shtetit përkatës, sipas standardit te OrganizatësNdërkombëtare te Aviacionit Civil ICAO, p.sh GRE për Greqinë;

b) Për shtetet, të cilat nuk kanë depozituar pranë OKB-së këta katalogë, sipas shkrimit nëdokumentin e hartuar nga vendi i origjinës, por me simbole, germa latine/romane, si dhekodin 3-karakteresh të shtetit përkatës, sipas të njëjtit standard;

c) Rubrikat e tjera të certifikatave, për përdorim nga autoritetet e huaja, të plotësohen nëgjuhën zyrtare shqipe”.

Pas këtij ndryshimi në plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të GjendjesCivile do të korrigjohen edhe pasaportat, gjë që do të zgjidhë përfundimisht problemin edheme pasaportat biometrike.

Megjithëse ky premtim i ka të gjithë elementet faktik dhe ligjor për të qenë i vërtetë/irealizuar, mbetet për tu verifikuar përmbushja e detyrimeve qe ka ndërmarrë shteti shqiptar,deri në datë 1 janar 2015.

5. Krijimi i Agjencisë Kombëtare për Bregdetin.

Premtimi: Në datë 6 qershor 2013, në një takim elektoral të zhvilluar në qytetin e Lezhës, EdiRama premtoi ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Bregdetin, e cila do të ketë gjithë fuqinë institucionale për të trajtuar të gjithë problematikën e vijës bregdetare.

Fakti: Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 22 janar 2014, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave, mori vendimin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Bregdetin, me drejtues Auron Tare.

Pavarësisht kësaj, ka patur shumë probleme në këtë sezon turistik me AKB, pasi një sërë premtimesh nuk janë mbajtur nga ana e saj. Pikësëpari nuk është kryer specializimi i plotë i tëinteresuarve për guida turistike. Po ashtu, u premtua se do të vendoseshin kullat e vrojtimit për 7 plazhe pilot, por jo në çdo prej tyre kjo është realizuar. Megjithatë, nga ana institucionale dhe strukturore, kjo agjenci është krijuar dhe ky premtim rezulton i vërtetë/ i realizuar.

6. Reforma e pensioneve.

Premtimi: Qeveria ka premtuar hartimin dhe zbatimin e reformës së re të pensioneve, që tëgarantojë rritjen e kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të garantojpensione më të larta për qytetarët, në bazë të historikut individual të kontributeve.

Përshkrimi i situatës: Hartimi dhe zbatimi i reformës së re të pensioneve është bërëdomosdoshmëri për Shqipërinë në kushtet kur në skemën aktuale ka një numër të vogël

Page 11: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

kontribuuesish krahasuar me përfituesit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kydeficit mbulohet çdo vit nga buxheti i shtetit me një shumë që arrin në 430 milionë dollarë. Sirrjedhim, është emergjente reduktimi i këtij deficiti, garantimi i përfitimeve të larta, si dhebërja e skemës me tërheqëse për kontribuuesit.

Fakti: Dy muaj pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama deklaroi se do të hartonte reformën e retë pensioneve. Drafti u përgatit nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëbashkëpunim me Bankën Botërore. Drafti mori formë në shkurt të 2014-ës dhe në prill të pokëtij viti, nisi të diskutohej me grupet e interesit, me gjithë skepticizmin dhe kundërshtiminparaprak të tyre. Me 31 korrik 2014, reforma e pensioneve u miratua nga parlamenti, duke ihapur rrugë hyrjes në fuqi të saj nga 1 janari 2015.

Reforma e re e pensioneve parashikon disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me skemënekzistuese. Kështu, mosha e pensionit për meshkujt mbetet e pandryshuar në 65 vjeç deri nëvitin 2032 dhe pas këtij viti do të rritet me nga një muaj për vit deri në arritjen e kufirit 67vjet. Për gratë, mosha do të rritet në mënyrë graduale me nga dy muaj për çdo vit duke arriturnë vitin 2032 në 63 vjet. Masa e pensionit do të varet nga periudha e sigurimit dhe paga mbi tëcilën janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, reforma parashikon heqjene tavanit të pensionit maksimal prej 24.000 lekë, sipas filozofisë, që kush kontribuon mëshumë, merr një pension më të madh. Reforma parashikon edhe heqjen e kompensimeve dheintegrimin e tyre në masën e pensionit, unifikimin e pagave minimale në një pagë të vetme,unifikimin e llogaritjes së pensioneve pavarësisht llojit të punës (kooperativë bujqësore apondërmarrje shtetërorë dhe private). Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,reforma ka si objektiv të saj që masa e pensionit të jetë e lidhur në raport të drejtë mekontributet e paguara dhe nuk mund të flitet për ulje të pensioneve. Por edhe me skemën e re,masa e pensionit është individuale dhe varet nga historiku i kontributit individual.

Reforma parashikon për herë të parë pensionin social. Kjo do të thotë se nga 1 janari 2015,rreth 5 mijë të moshuar mbi 70 vjeç, që sot nuk kanë asnjë të ardhur për arsye të ndryshmedo të përfitojnë një pension mujor prej 6500 lekë, gjithsesi i pamjaftueshëm për të përballuarshpenzimet bazike për jetesën si: ujë, drita, ilaçe dhe ushqim.

Rritja e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025,është një tjetër ndryshim që i ka ndodhur skemës së pensioneve. Ky ndryshim i qeverisë nëlidhje me vitet për kontribute shoqërore, vlerësohet me ndikim negativ për përfituesit eardhshëm të pensioneve, pasi ul numrin e personave që përfitojnë pension të plotë, kjo përdisa arsye. Me skemën aktuale (jo të ndryshuar) që të dalësh në pension, duhet të keshmbushur moshën e daljes në pension si dhe vitet e kontributit shoqëror, aktualisht 35 vite.Skema parashikon, nëse ke mbushur moshën por jo vitet e kontributeve përfiton pension tëpjesshëm, dhe nëse nuk ke mbushur moshën, por ke plotësuar vitet e kontributeve, përfitonpension të pjesshëm penalizues. Në kategorinë e fundit bëjnë pjesë shumica e shqiptarëve sot,të cilët të punësuar në një periudhë tranzicioni, e kanë të vështirë t’i plotësojnë vitet e punës.Këto masa që po ndërmerr qeveria, mund të interpretohen si masa shtrënguese për tërregulluar një sistem pothuaj në kolaps, masa të cilat nesër mund të shpëtojnë sistemin por jopërfituesit.

Heqja e privilegjeve për njohjen e periudhave të sigurimit pa paguar kontribute përgratë, siç është njohja e viteve të studimit si vite të siguruara. Është i paqartë ndikimi që dotë ketë në sistem heqja e kontributeve të njohura me ligj, për katër vitet e studimit për vajzat.Nuk kuptohet qartë ndikimi i kësaj ndërhyrje ligjore dhe arsyetimi që është përdorur përheqjen e tij.

Page 12: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Rritja e normës së kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëveme ato të zonave urbane deri në vitin 2017. Ky ndryshim që ka ndërmarrë qeveria për këtëkategori, nuk është aspak real në kontekstin social-ekonomik, në të cilin jetojnë sot fermerëtnë fshatra, ku të ardhurat janë minimale. Me skemën e re, një i vetëpunësuar në zonat fushoreduhet të paguaj 31,500 lekë në vit kontribute nga 17,280 që paguante me skemën e vjetër,ndërsa një i vetëpunësuar në zonat malore duhet të paguaj 24,150 nga 11,232 lekë në vit qëpaguante me skemën e vjetër. Me skemën e re, pritet të ulet diferenca e kontributeve qëmbulohet nga buxheti i shtetit, për zonat fushore do jetë 59 %, mbulohen rreth 21.534 lekë,ndërkohë që për zonat malore do jetë 45%, mbulohen rreth 28,884 lekë nga buxheti i shtetit.Ky ndryshim do të sjellë uljen e barrës buxhetore duke e kaluar diferencën që ulet te fermeri.Megjithëse qeveria duket optimiste për suksesin e skemës sa i përket këtij komponenti, faktitregon se gjasat për sukses janë minimale, për shkak se gjendja ekonomike e fermerit në zonafushore dhe malore ka pak gjasa të përmirësohet në vitet në vijim, aq sa të përballoj rritjen epagesës së kontributeve dhe barazimin e tyre me kontribuuesit e zonave urbane.

Reforma e re e pensioneve unifikon mënyrën e llogaritjes së përfitimeve nga skema për tëgjithë kategoritë e mbrojtura si të punësuar, vetëpunësuar, të punësuar dhe vetëpunësuar nëfshat dhe qytet. Duke filluar nga 1 janari 2015 do të nisë barazimi i kontributeve në fshat dheqytet, proces që do të përfundojë më 2018. Gjithashtu, në kuadër të reformës së re është lënësi afat i fundit data 31 dhjetor 2014 për faljen e kamatëvonesave për të vetë-punësuarit nëfshat, në rast se ata paguajnë kontributet. Pas 1 janarit 2015, fillon aplikimi i kamatëvonesave.

Gjithashtu, në kuadër të reformës së re të pensioneve, në nëntor të 2014-ës, parlamentimiratoi uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve nga 60 vjeç në 55 vjeç. Sipas tëdhënave zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nga rishikimi i këtij ligji do tëpërfitojnë 3 850 minatorë.

Është ende e paqartë sesi do të zbatohet reforma nga 1 janari 2015 dhe sesa do të gjejnëzbatim real disa nga ndryshimet e sipërpërmendura. Duke patur parasysh këtë element,ky premtim konsiderohet i vërtetë/i realizuar/për t’u verifikuar në aspektin e ndryshimitligjor (reforma), por do jetë në proces ndjekje dhe verifikimi për të parë ecurinë ezbatimit.

7. Mbështetje me pension për policët e rënë në krye të detyrës.

Premtimi: Në datë 23 janar 2013, gjatë një vizite në një nga familjet e policëve të vrarë, në Rrashbull, rreth i Durrësit, kryetari i PS Edi Rama, sot kryeministri i vendit, premtoi rishikimin e mbështetjes financiare për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që janë aktualisht pjesë e policisë së shtetit.

Përshkrim i përgjithshëm: Një sërë premtimesh janë dhënë që në shtator-tetor të vitit 2013,në lidhje me mbështetjen e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës. Këto premtime variojnë nga mbështetja me dhurim shtëpie, në mbështetje me pensione të konsiderueshme për një jetesë dinjitoze. Megjithatë, një pjesë e vogël e familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës marrin më shumë sesa një ngushëllim për Krishtlindje e Vit të Ri.

Fakti: Miratimi në datë 31 korrik 2014, i ligjit të ri për Policinë e Shtetit nr. 108/2014, nuk solli asnjë ndryshim sa i përket premtimeve për rishikim pensioni apo pension të veçantë për policët e rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që punojnë ende në polici.

Page 13: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Si konkluzion ky premtim mbetet i pa vërtetë/ i pa realizuar.

8. Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm.

Premtimi: Qeveria e ka përcaktuar normalizimin në sektorin energjetik si një prioritet të rëndësishëm të saj. Ajo ka premtuar reformë të thellë për ta nxjerrë sektorin energjetik nga kriza dhe për ta kthyer atë në një sektor fitimprurës për ekonominë.

Përshkrimi i situatës: Sektori energjetik mbetet një ndër pikat e dobëta të ekonomisë shqiptare, me efekte të mëdha jo vetëm për financat publike, por edhe për jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetarëve. Ky sektor mbart probleme të trashëguara nga viti në vit, të reflektuara me pas në një nivel të lartë të humbjeve dhe nivel të ulët të arkëtimeve. Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (ish CEZ Shpërndarje), në fund të vitit 2013, niveli i humbjeve llogaritej në rreth 45%, ndërsa arkëtimet në më pak se 70%. Ndërkohë që niveli i borxheve mes kompanive në sektorin energjetik, por edhe ndaj palëve të treta vlerësohet sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në rreth 1 miliard dollarë. Një pjesë e madhe e abonentëve familjarë nuk kanë matës dhe faturohen aktualisht aforfe. Nga ana tjetër, debitorë të energjisë rezultojnë përveç konsumatorëve familjarë dhe bizneseve, edhe institucionet shtetërore qendrore dhe ato vendore. Furnizimi me energji mbetet i varur nga importi, çka do të thotë një kërcënim i përhershëm për buxhetin e shtetit. Një problem i vazhdueshëm ka qenë edhe marrëdhënia mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe hidrocentraleve private. KESH është e detyruar me ligj që të blejë energjinë e prodhuar nga këto impiante me çmim që varion sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike nga 7-9 lekë për kwh orë, ndërkohë që ia shet energjinë OSHEE-së shumë më lirë. Kjo ka krijuar deficit financiar për KESH dhe një borxh të akumuluar që korporata ia ka HEC-eve private dhe që në fund të 2013-ës arriti në rreth 60 milionë euro, sipas të dhënavezyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Një barrë e rëndë për sektorin energjetik ka qenë edhe dështimi i privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga kompania ceke CEZ. Konflikti mes qeverisë shqiptare dhe grupit cek kulmoi më 21 janar 2013, kur Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licencën dhe ia delegoi kompetencat e menaxhimit të kompanisë një administratori të përkohshëm shtetëror. Përveç problemeve të mësipërme, sektori energjetik përballet me një nivel të lartë të amortizimit të rrjetit, si pasojë e mos-investimit për vite të tëra, çka bëhet shkak për defekte dhe mos-furnizim të qytetarëve me energji elektrike. Për të mbijetuar mes borxheve, por edhepër të furnizuar kompaninë e shpërndarjes me energji, KESH është detyruar të marrë kredi të shumta në bankë, ku garant ka dalë qeveria shqiptare. Kjo e rrit akoma më shumë ndikimin qëkriza në sektorin energjetik ka mbi buxhetin e shtetit.

Fakti: Hapi i parë që qeveria ndërmori për të normalizuar situatën në sektorin energjetik ishtemiratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave në dhjetor 2013 për ngritjen e Task Forcës, së drejtuar nga Zv. Kryeministri Niko Peleshi. Kjo Task Forcë nisi punën më 15 janar 2014 dhe e përfundon atë në maj 2015. Ajo kishte për detyrë një menaxhim më të mirë të situatës në sektorin energjetik dhe përmirësimin e treguesve kryesorë, mes tyre uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Edhe pse këta dy tregues pësuan përmirësim të lehtë në fund të vitit

Page 14: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

2014 problematikat në sektorin energjetik ishin të mprehta. Hapi i radhës që qeveria ndërmori ishte zhvillimi i negociatave me kompaninë çeke CEZ për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim dhe për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar. Në fund të qershorit 2014, arriti marrëveshjen me çekët e CEZ për zgjidhjen e konfliktit me mirëkuptim. Qeveria premtoi reformë të thellë në sektorin energjetik, kusht ky edhe i marrëveshjes tre vjeçare të bashkëpunimit me FMN-në. Në muajin mars 2014, u miratuan nga Parlamenti ndryshimet në Kodin Penal, ku vjedhja e energjisë konsiderohej krim dhe dënohej me 3 vjet, ndërsa për bashkëpunëtorët me 5 vjet.

Paralelisht me këtë masë, qeveria arriti të siguronte 150 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, marrëveshje që u nënshkrua më 3 nëntor 2014. Reforma parashikon ndërhyrje në disa drejtime, mes tyre edhe në çmim. Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë një vendim brenda dhjetorit për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2015, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në nëntor sedo të ketë ristrukturim të çmimit, gjë që nënkupton heqjen e fashës mbrojtëse të konsumit prej 300 kilovat orë në muaj, me argumentin se ka nxitur abuzimet. Nga ana tjetër, në fund të tetorit qeveria nisi aksionin në shkallë vendi kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Aksioni parashikon arrest me burg për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike, ndërprerje të furnizimit me energji për abonentët që janë debitorë dhe arrest me burg në rast se tentojnë ta rilidhin energjinë në mënyrë të paligjshme. Për të nxitur qytetarët të shlyejnë detyrimet, qeveria vendosi të falë 80% të kamatëvonesave në rast se bëhet pagesa e plotë e detyrimit, si dhe ka dhënë mundësinë që shlyerja e debisë të bëhet me këste. Kjo është shoqëruar me dyndje të qytetarëve pranë Zyrave të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE për të paguar faturat e prapambetura. Të dhënat zyrtare të OSHEE-së tregojnë se arkëtimet për nëntorin u rritën me 49% më shumë krahasuar me nëntorin 2013. Rritja e arkëtimeve konstatohet si për faturat korrente, ashtu edhe për ato debitorë. Gjithashtu, gjatë muajit nëntor u lidhën 7555 kontrata të reja, u ndërprenë 51 592 lidhje të paligjshme në të gjithë vendin, niveli i humbjeve ka zbritur në 34.5%. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë 611 denoncime në prokurori për vjedhje energjie, ndërsa 48 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar si bashkëpunëtorë në abuzimet me energjinë. Masa e ndërmarrë së fundmi nga qeveria, është pushimi nga puna për punonjësit që nuk kanë paguar energjinë elektrike. Më 6 dhjetor, ministri i Drejtësisë vendosi shkarkimin e 131 policëve të burgjeve, pasi rezultonin debitorë të energjisë prej 13 vjetësh, ndërsa më 8 dhjetor, u pushuan nga puna 234 punonjës së OSHEE-së që kishin detyrime të papaguara të energjisë mbi 2 muaj. Masa e fundit e marrë nga qeveria për heqjen nga puna të punonjësve të administratës publike që rezultojnë debitor, vlerësohet si masa më e rëndë ndëshkuese e ndërmarrë nga qeveria. Gjithashtu, kjo masë nuk ka asnjë referencë ligjore mbi të cilën të bazohet, përkundrazi, bie ndesh me disa ligje që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat e punëmarrësit në administratën publike.

Gjithashtu, në këtë veprim të qeverise për heqjen nga puna të punonjësve të administratës publike, ka një nonsens logjik në veprimet që vijuan, pasi pak ditë pas largimit nga puna të punonjësve të parë, qeveria bëri publik vendimin për pagesën e faturës së papaguar, duke falur 80% të kamatëvonesës, rregull ky që nuk vlen për ata që punojnë në administratë publike.

Page 15: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Duhet parë sesi do të vijoje reforma ne sektorin energjetik. Në bazë të ndryshimeve të bëra deri më tani, ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

9. Goditja e monopoleve.

Premtimi: Qeveria ka premtuar luftë kundër monopoleve, çka do të garantonte konkurrencë të ndershme mes bizneseve në treg, por edhe përfitime për qytetarët.

Përshkrimi i situatës: Monopolet mbeten një ndër shqetësimet kryesore të tregjeve në Shqipëri, me pasoja jo vetëm për funksionimin normal të tregjeve, por edhe për qytetarët që nuk përfitojnë shërbime cilësore dhe me çmime konkurruese. Monopole janë vendosur në disa tregje nëpërmjet kontratave koncesionare të lidhura, si koncesioni i pullave fiskale, markimi i karburanteve, skanimi i kontenierëve, koncesioni i Portit të Durrësit, si dhe ai i kolaudimit të automjeteve.

Fakti: Që në fushatë elektorale, qeveria premtoi goditje të monopoleve. Ky qëndrim u ritheksua nga Kryeministri Edi Rama pas marrjes së pushtetit. Ai deklaroi në seancën plenare të 31 tetorit 2013 se “do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe do të gjejmë në ajër,në det e në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Çdo kompani do të ketë mes nesh respektin më të madh dhe çdo kompani do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim”.

Koncesioni i parë që qeveria anuloi ishte ai i skanimit të kontenierëve dhe më 14 gusht 2014, kompania Rapiscan çoi çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Kjo marrëveshje koncesionare parashikonte financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit. Koncesioni hasi që në fillim kundërshtimin e bizneseve, ndërsa në qershor të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave, rishikimin e kontratës koncesionare, me argumentin se bie në kundërshtim me nenin 33 të MSA-së.

Një tjetër koncesion i paralajmëruar nga qeveria për t’u anuluar është ai i kolaudimit të automjeteve. Më 24 janar 2014, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi liberalizim të tregut të kolaudimit të automjeteve, duke mos përjashtuar mundësinë e anulimit të kontratës koncesionare. Por në këtë drejtim, nuk ka hapa konkrete.

Një tjetër koncesion që qeveria është zotuar të anulojë është ai i pullave fiskale. Më datë 12 nëntor 2014, Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që ka koncesion dhe duhet pritur përfundimi i tyre.

Page 16: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Koncesionet monopol që pritet të anulohen:

1. Koncesioni i skanimit te kontenierëve;

2. Koncesioni i kolaudimit te automjeteve;

3. Koncesioni i pullave fiskale;

4. Koncesioni i markimit të karburanteve.

Duhet parë se çfarë masash konkrete do të merren në vijim. Në bazë të ndryshimeve të bëra deri me tani, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.

10.Përmirësime radikale në sistemin e Shëndetësisë.

Premtimi: Reforma në shëndetësi është një nga pikat më të rëndësishme të programitelektoral të Partisë Socialiste. Duke e quajtur shërbimin e kujdesit shëndetësor si një ngashërbimet publike më të këqija për qytetarët shqiptarë, socialistët deklaronin në nisje tëfushatës elektorale në vitin 2013 se shëndetësia shqiptare nuk arrin të realizojë asnjë ngafunksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton.

Ku do bazohej reforma:

1. Ndryshimi i sistemit kontributiv të sigurimit të kujdesit shëndetësor, pra “shëndetësiafalas” përmes financimit nga taksimi i përgjithshëm;

2. Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar në shërbimet dhe mallrat mjekësorë me efekt ngafillimi i vitit 2014;

3. Rritja e rolit të shëndetit publik dhe programeve të parandalimit e të promocionitshëndetësor;

4. Zhvillimi i programeve kombëtare të parandalimit dhe zbulimit të hershëm tësëmundjeve tumorale dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Brenda vitit 2014 do të fillojëzbatimi i një programi kombëtar për kontrollin bazë të shëndetit për popullsinë nëintervalin e moshës 40-60 vjeç si dhe në mosha më të reja për disa shtresa të veçantatë shoqërisë;

5. Hartimi dhe zbatimi rigoroz i protokolleve bashkëkohore të mjekimit;6. Ngritja e një Shërbimi Kombëtar të Urgjencës Mjekësore që të sigurojmë prezencë të

shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde tënjëjta në të gjitha qendrat pritëse duke iu përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatëstinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma;

7. Hartimi korrekt e shkencor dhe zbatimi i protokolleve të mjekimit e proceduravestandarde të punës është hap i domosdoshëm në rritjen e transparencës,verifikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, me qëllimin final, rritjen dhepërmirësimin gradual të cilësisë së shërbimit spitalor;

8. Spitalet do të administrohen në mënyrë efikase dhe do të financohen në bazë tëpaketave të shërbimit që paguesi i vetëm do të kontraktojë për kujdesin e nevojshëmspitalor të çdo individi;

9. Të gjithë spitalet publike dhe jopublike do t’i nënshtrohen procesit të akreditimitfillestar dhe rivlerësimit periodik. Shërbimet spitalore universitare do të kenë rolparësor edhe në udhëheqjen profesionale të shërbimeve spitalore në të gjithë vendin;

Page 17: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

10. Do të vendosen standarde profesionale në ofrimin e shërbimit dentar, do të garantohetsiguria e materialeve mjekësore dentare dhe do të kërkohet rivlerësimi periodik iaftësive profesionale të mjekëve stomatologë;

11. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produktfarmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se nëvendin e tij të origjinës. Qendra e Kontrollit të Barnave do të shndërrohet në AgjencinëKombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore.

Fakti: Në harkun kohor të më shumë se një viti qeverisje, të majtët kanë realizuar këtondërhyrje në sistemin shëndetësor:

1. Në 1 prill të vitit 2014 u hoq TVSH-ja për ilaçet, ndërkohë që listës së barnave tërimbursueshme iu shtuan edhe 55 produkte të reja. Kjo listë medikamentesh, emiratuar nga qeveria shkonte kryesisht për të sëmurët që vuanin nga kanceri, anemia,diabeti, sëmundjet kardiake e ato të neurologjisë. Për herë të parë u përfshinë në listëbarna që përdoren për të kuruar edhe varësinë nga alkooli. Heqja e TVSH 10 % përbarnat solli ulje të çmimit të tyre;

2. Në qershor të vitit 2014, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se po bëhetfurnizimi i vazhdueshëm i spitaleve me ilaçe. Sipas Z. Beqaj, ministria arriti të vërë nëfunksion një mekanizëm që garanton një furnizim të vijueshëm të spitaleve me barna.Gjithashtu u kryen kontrata afatgjata të mirëmbajtjes së pajisjeve të rëndësishme bio-mjekësore;

3. Edhe pse e prezantuar në fund të muajit shtator 2014, Ministria e Shëndetësisë dheFondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nisën të aplikojnë për herë të parë nënëntor 2014 paketat shëndetësore falas. Një analizë koronarografie, ndërhyrje by-pasiapo dializa bëhen falas edhe në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë kreuprocedurat për blerjen e 10 paketave të shërbimeve për të cilat pacientët prisnin memuaj në shtet. Kostot u llogaritën nga Fondi i sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe unënshkruan kontrata me 5 spitale private në vend;

4. Lancimi i fushatës “Si je?” i cili nis nga janari i vitit 2014. Për herë të parë ofrohet në tëgjithë vendin një kontroll i plotë shëndetësor falas për grupmoshën 40 deri në 65 vjeç.

Pavarësisht ndërhyrjeve në çmimin e barnave, paketave shëndetësore, furnizimin e spitalevepublike me ilaçe si dhe nisjen e fushatës së “check up-it”, ndërhyrjet në sistem konsiderohensipërfaqësore/arnuese dhe jo thelbësore për ndryshimin apo reformimin radikal të sistemit.

Kësisoj, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.

11. Punësim në bazë të meritës e konkurrencës.

Premtimi: Punësimi në bazë të meritës dhe të konkurrencës ka qenë një nga premtimetelektorale të socialistëve para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Këtë premtimKryeministri Rama e cilësoi edhe në konferencën online të 1 tetorit 2013, duke theksuar se“Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do tërespektohet shumë më tepër se deri sot”, duke iu përgjigjur shqetësimit lidhur me frikën elargimeve nga detyra. Sipas premtimit të Ramës, kujtdo do t’i jepej mundësia të konkurrontedhe për këtë do të kishte vazhdimisht njoftime publike sipas ligjit.

Fakti.

Page 18: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

1. Në 18 tetor 2013, qeveria përmes Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Harito shpalli nisjen e organizimit të konkurseve të hapura, për t’i dhënëmundësi kujtdo që është i aftë të punojë në Administratën Publike. Këto konkurse uhapën fillimisht në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe nëdisa institucione në varësi të Ministrisë së Kulturës. Kandidatët u lajmëruan nëpërmjetfaqeve zyrtare të institucioneve, por edhe nëpërmjet bazës së të dhënave online;

2. Në shkurt 2014, qeveria i dërgoi Parlamentit për diskutime projektligjin "për disandryshime në ligjin për Nëpunësin Civil", pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qëshfuqizoi Aktin Normativ të Qeverisë. Dy prej neneve më të rëndësishme tëprojektligjit lidheshin me suprimimin e vendit të punës dhe dëmshpërblimin që nëkëtë projektligj parashikohej të ishte 1 deri në 3 paga mujore. Këto ndryshime që mëpas u miratuan në Parlament pa votën e opozitës, sollën edhe debat mes dy palëve. Përopozitën ndryshimet që iu bënë ligjit për Nëpunësin Civil, ishin antikushtetuese dheligjëronin shkarkimet nga puna;

3. Në gusht 2014, Departamenti i Administratës Publike shpalli për herë të parë numrinprej 113 vendesh të lira pune nga 157 pozicione në nivel specialist, në të gjithëAdministratën Shtetërore. Procesi ishte pezulluar deri në plotësimin e ligjit të ri përnëpunësin civil me aktet e duhura nënligjore, efektet e të cilit filluan më 26 Shkurt2014. Ishte hera e parë që në Administratën Shtetërore nuk pati konkurse për pozicionpune, por konkurse për një grup pozicionesh, që do të thotë konkurse masive, por tëgrupuara për pozicione të ngjashme. Fituesve të këtyre konkurseve iu dha mundësia tëzgjidhnin se ku donin të punonin, ndryshe nga praktikat e mëparshme, ku titullarëtzgjidhnin nga lista e fituesve. Aplikimet u bënë në faqen online të Departamentit tëAdministratës Publike;

4. Pas inspektimit të Ministrisë së Arsimit në nëntor 2014, ku rezultuan 2056 mësuesjashtë profilit të tyre, institucioni shpalli 1984 vende të lira pune, të mbetura vakantenga largimi i mësuesve që ishin jashtë profilit. Testimi u zhvillua në 6 dhjetor në 12qarqet e vendit.

Konkluzion: Aplikimet për vende pune në Administratën Shtetërore për herë të parë, meardhjen në pushtet të socialistëve, nisën të bëhen transparente nëpërmjet faqeve online tëministrive përkatëse, të cilat vijojnë të jenë po të tilla. Ndryshimet e bëra në ligjin e“Nëpunësit Civil” shënuan gjithashtu zhvillime pozitive për sa i përket transparencës. Pornëse marrja në punë, pas aplikimit dhe testimeve, pra pranimi i të punësuarve përmes meritësdhe konkurrencës është e tillë, kjo mbetet një çështje e pamatshme.

Ky premtim konsiderohet i pamatshëm.

12. Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike.

Premtimi: Në 1 tetor 2013, Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e tij të parë online si kryetar i qeverisë. Në morinë e pyetjeve të bëra nga qytetarët ai deklaroi se është i vendosur për të “goditur” të gjithë të korruptuarit në institucionet publike. I pyetur nëse do të kishte kallëzime penale për ndonjë nga ish-pushtetarët, në rast se do të verifikoheshin afera korruptive të kryera prej tyre, Kryeministri Rama u përgjigj: “Padyshim që po”.

Page 19: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Faktet.

Dosja “Arben Imami”.Ish-ministri i Mbrojtjes është i vetmi ministër i kallëzuar drejtpërdrejt nga pasardhësja e tij, Mimi Kodheli. Ajo e akuzoi Imamin në dhjetor 2013 për abuzime me tenderat e reklamave si dhe për blerjen e tritolit, për kalimin e pronësisë së sport-klub “Partizanit”, madje edhe për pajisjet përgjuese të SHIU-t. Por, në shtator 2014, Prokuroria e Rrethit Tiranë dha vendim përmbylljen e hetimit për dosjen Imami. Pushimi i hetimit për Imamin dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar, erdhi për shkak se gjatë hetimeve nuk u gjetën element të precedentit penal, pra shpërdorim të detyrës. Veprimtaria ligjore e Imamit ishte bazuar në një VKM të vitit 2008, edhe pse ky vendim bie në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike. Prokuroria iu referua kësaj VKM-je për të pushuar çështjen, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave është ende në fuqi.

Dosja e Paktit Detar me Greqinë.Në 28 maj të vitit 2014, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dërgoi në prokurori një informacion për abuzimet e marrëveshjes detare për Detin me Greqinë në vitin 2009, konkretisht vepra penale e “dorëzimit të territoreve”. Në atë kohë, ky pakt u firmos nga Lulzim Basha në postin e Ministrit të Jashtëm si dhe u përgatit nga një grup negociator. Vetëm në 22 nëntor 2014, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e plotë të këtij pakti. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe grupin negociator prej 11 personash, por ende nuk dihet nëse pjesë e pyetjeve do të jetë edhe ish Ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha.

Dosja “Ridvan Bode”.Pas një kallëzimi penal të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, njësia Task Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës mori në 15 tetor 2014, kallëzimin penal kundër Ridvan Bodes dhe Sherefedin Shehut për kredinë me 13,5 për qind interes të marrë në vitin 2009, për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Organi i akuzës është ende në fazën e kërkimit të informacioneve nga Ministria e Financave, bankat e nivelit të dytë të cilat kanë marrë pjesë në tender, si dhe nga vetë ish Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish zëvendësi i tij, Sherefedin Shehu.

Dosja e ish shefit të Kabinetit të Spiro Kserës.Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një ish punonjëse e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga ministri Spiro Ksera, kallëzoi në tetor 2013, në Prokurorinë e Tiranës, katër drejtues të lartë të kësaj ministrie. Ata u akuzuan për korrupsion,pasi paracaktuan një tender prej 20 milion lekësh për një spot televiziv, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të katër të akuzuarit morën masën “arrest me burg”, por dy prej tyre Kleves Bitro, ish Drejtor i Kabinetit dhe Murat Mehmeti janë ende të shpallur në kërkim.

Dosja “Hysni Burgaj”.Në shkurt 2014, Ministria e Brendshme paditi ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj për shkelje me reklamat televizive, në lidhje me një tender prej 3.1 milionë dollarësh në dëm të buxhetit të shtetit. Përveç Burgaj, u kallëzuan në Prokurori edhe nëntë ish drejtues të tjerë të policisë po me të njëjtën akuzë. Tetë muaj pas hetimeve, në shtator 2014, Prokuroria e Tiranës, me pretendimin se procedura e ndjekur nuk përmban element të shkeljes së ligjit, solli pushim të çështjes.

Fakte të tjera:

Page 20: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Dosja e ”21 janarit”.Rihapja e çështjes mbi ngjarjet e rënda të protestave të 21 janarit 2011, që çuan në vrasjen e 4qytetarëve nga forcat e Gardës së Republikës dhe vënia para drejtësisë së personave që urdhëruan vrasjet e 4 qytetarëve, është një nga premtimet elektorale të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Megjithëse ka kaluar 1 vit e katër muaj qeverisje të Partisë Socialiste, nuk kaende asnjë reagim zyrtar të institucioneve ekzekutive për të kërkuar zyrtarisht rihapjen e dosjes së 21 janarit.

Dosja e “Gërdecit”. Ngjarja e rëndë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u dëmtuan rëndë me dhjetëra të tjerë, është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri, jo vetëm për faktin që humbën jetën 26 persona, por edhe për faktin se ngjarja e rëndë zbuloi një mega korrupsion mes zyrtarëve më të lartë të qeverisë Berisha dhe biznesmenëve që drejtonin aktivitetin e paligjshëm të demontimit jashtë kushteve teknike të armëve luftarake. Ecuria e çalët dhe problematike e procesit gjyqësor për nxjerrjen përpara drejtësisë së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, bëri që zyrtarë të Partisë Socialiste të deklaronin në mënyrë permanente se, vendosja e drejtësisë për viktimat e shpërthimit të Gërdecit, do jetë një nga angazhimet kryesore të Partisë Socialiste, e përmendur kjo edhe në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2013. Edhe për këtë çështje të një rëndësie të veçantë, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga institucionet qendrore, për të kërkuar rihapjen e çështjes se Gërdecit në tërësi, duke përfshirë edhe të akuzuarin kryesor për çështjen Fatmir Mediun.

Përfundime: Siç shihet edhe nga përshkrimi i fakteve më sipër, “goditja” e korrupsionit të ish zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, ka mbetur në nivelin e kallëzimeve penale të cilat më pas pushohen nga Prokuroria, ndërsa për disa të tjera është zgjedhur heshtja.

Ky premtim konsiderohet i pavërtetë/ i parealizuar.

13. Formalizmi i Ekonomisë.

Premtimi: Qeveria është zotuar të formalizojë ekonominë, duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

Përshkrimi i situatës: Ekonomia shqiptare ka ende probleme me formalizmin. Sipas të dhënavetë Bankës Botërore, pjesa “gri” e ekonomisë vlerësohet në rreth 30%. Për shkak të nivelit relativisht të lartë të ekonomisë informale, buxheti i shtetit humbet me miliona lekë çdo vit, ndërkohë që kjo krijon problem edhe me ruajtjen e konkurrencës se ndershme në treg, pasi një biznes që nuk paguan taksa dhe tatime është i favorizuar në fitimet që siguron kundrejt një biznesi të rregullt.

Fakti: Në këtë vit të parë të qeverisjes, qeveria ka synuar të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet politikës së saj të taksave dhe tatimeve. Në buxhetin 2014, u aplikua për herë të parë taksa progresive, që parashikonte ulje të barrës fiskale për të punësuarit me paga të ulëta. Nëpërmjet një mase të tillë, synohej jo vetëm që të ndihmoheshin shtresat e varfra, por që të nxiteshin bizneset që kishin të punësuar me paga të ulëta që të bënin deklarimin e tyre. Nga ana tjetër, ne paketën fiskale të këtij viti u parashikua rritja e tatimit mbi fitimin nga 10 në 15%. Sipas përfaqësuesve të biznesit, si Konfindustria, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës etj, kjo masë do të ndikojë në shtimin e evazionit, pasi rritja e taksës do të bëjë që bizneset t’i shmangen deklarimit.

Page 21: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për vitin 2014, rreth 8.7% e rritjes së të ardhurave ka ardhur nga mirë-administrimi dhe ky është një tregues i luftës kundër evazionit. Por vlen të theksohet, se pjesa më e madhe e rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit është pasojë e rritjes së taksave në paketën fiskale, e parashikuar këtë vit me 23 miliardë lekë. Edhe në paketën fiskale 2015, qeveria gjithashtu ka parashikuar rritje të taksave dhe tatimeve, çka do të sigurojë 16 miliardë lekë më shumë për arkën e shtetit. Ndërkohë që nga mirë-administrimi ka planifikuar të siguroje rreth 30 miliardë lekë më shumë.

Ndërkaq problem për tregun mbetet ende mosfunksionimi i kasave fiskale dhe lëshimi i kuponit tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë deklaruar në korrik të këtij viti se do të organizohet një Lotari Kombëtare, ku qytetarët mund të fitojnë dhurata të ndryshme nëpërmjet mbledhjes së kuponëve tatimore dhe hedhjes në lotari të tyre. Ky projekt, që synon marrjen e kuponit dhe luftën kundër evazionit mbetet endenë letër.

Duhet pare sesi do të vijojë mirë-administrimi fiskal dhe masat e tjera që do të merren në luftën kundër evazionit fiskal. Në bazë të ecurisë së deritanishme, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.

14. Paketë për Reformën në Drejtësi.

Premtimi: Drejtësia dhe reformimi i saj, si një nga detyrat e rëndësishme që duhetpërmbushur por edhe një sfidë madhore në punën e qeverisë së re.

Përshkrim i përgjithshëm: Drejtësia në Shqipëri ka qenë dhe vazhdon të jetë sfida e humbur eçdo qeverie në këto 25 vite demokraci. Çdo qeveri që ka drejtuar vendin këto 25 vite, si PartiaDemokratike ashtu dhe Partia Socialiste kanë treguar mungesë vullneti për të zhbërë dherindërtuar një sistem drejtësie të aftë për të qenë e pavarur, e pa korruptuar dhe e barabartëpër të gjithë.

Fakti: Gjatë kësaj periudhe, që përkon me 1 vit e katër muaj qeverisje, është bërë pakpër të mos thënë aspak në kuadër të reformimit thelbësor të sistemit të drejtësisë.Gjate kësaj periudhe janë konstatuar disa ndërhyrje anësore në sistem, pa ndikimdirekt në përmirësimin e performancës së gjyqësorit. Disa nga ndërhyrjet ligjore dhemasat që janë marrë për verifikimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive janë, si mëposhtë vijon:

Miratimi i paketës ligjore antikorrupsion, duke bërë ndryshimet në Kodin e ProcedurësPenale, duke klasifikuar korrupsionin si krim të rëndë, kur kjo kryhet nga zyrtarët elartë, gjyqtarët, prokurorët etj, dhe përcaktuam se në këto raste do të gjykohen ngaGjykata e Krimeve të Rënda;

2 gjyqtarë janë arrestuar për veprën penale të korrupsionit;

3 gjyqtare po hetohen për fshehje të pasurisë në miliona euro, (rasti Gjin Gjoni);

Page 22: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Ngritja e portalit online në webin e Ministrisë së Drejtësisë për denoncimin ekorrupsionit në gjyqësor;

Regjistri Dixhital i Noterisë nëpërmjet sistemit “One Stop Shop’, për transaksionet mepasuritë e paluajtshme, duke shmangur fenomenet korruptive në këtë sistem;

Regjistrimi dhe digjitalizimi i të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së, ndër vite, përmesskanimit dhe regjistrimit në një data-bazë të unifikuar.

Pavarësisht ndërhyrjeve të sipërpërmendura, mbetet ende shumë punë për t’u bërë nëreformimin tërësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, kësisoj ky premtim mbetet ende ipavërtetë/ i parealizuar.

15. Marrja nën kontroll e pasurive kombëtare.

Premtimi: Në 21 maj të vitit 2013, në Konventën Zgjedhore te Partisë Socialiste, deputetiEduard Shalsi deklaronte se pjesë e misionit të socialistëve pas fitores në 23 Qershor, ishtevendosja dhe marrja nën kontroll e të gjithë pasurive shqiptare. Sipas z.Shalsi, qeveria eshkuar i kishte shfrytëzuar në mënyrë barbare pasuritë natyrore dhe përfituesit ishin vetëmnjë klikë afër pushtetit.

Fakti

1. Menjëherë pas nisjes zyrtare të punës, Këshilli i Ministrave anuloi më 1 tetor 2013, 25vendime të kabinetit Berisha, kryesisht të marra në muajt e fundit të qeverisjes. Këto vendime kishin të bënin me koncesione në fushën e energjisë dhe burimevenatyrore, si dhe me dhënien e pasurive publike në përdorim nga entet private. Shtatëhidrocentraleve iu hoq leja koncesionare. U anulua gjithashtu vendimi për ndërtimin ePorteve të Jahteve, në Porto Palermo, Himarë;

2. Në 23 janar të vitit 2014, Këshilli i Ministrave shfuqizoi vendimin e marrë në gushtin evitit 2012 i cili jepte me koncesion për 30 vjet, rreth 3 km të vijës bregdetare shqiptare,nga plazhi i Dhërmiut në plazhin Perivolli. Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban,Eglantina Gjermeni, sqaroi asokohe se ky vendim është në kuadër të ndërhyrjeve tënevojshme legjislative, të cilat vlerësohen emergjente për çlirimin e këtyre zonave ngandërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme, në dëm të interesave të qytetarëve;

3. Në 7 mars 2014, Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri firmosi nisjen eprocedurave për revokimin e 121 lejeve minerare, që përbëjnë rreth 16% të totalit tëlejeve të lëshuara. Urdhri i Ministrit u lëshua pas kontrollit që strukturat e Ministrisësë Energjisë dhe Industrisë ushtruan për subjektet të cilat ishin pajisur me leje përzhvillimin e aktivitetit minerar. Gjatë këtij auditimi, u evidentua mos zbatim irregullave dhe detyrimeve financiare ndaj shtetit;

4. Kalimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga administrimi privat nëatë shtetëror. Nga 17 tetori 2014, shteti shqiptar nënshkroi marrëveshjen finale meçekët e ÇEZ, për të kaluar në masën 100 % të aksioneve të shoqërisë OSHEE shtetit.Mbyllja e betejës sipas Ministrit të Energjitikës, z. Gjiknuri i hap rrugë investimeve dhendërhyrjeve në rrjet, të cilat ishin peng i një privatizimi të dështuar. Nga kjomarrëveshje e dakortësuar mes qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ, kjo e funditpërfitoi 95 milion euro.

Duke gjykuar veprimet e deri tanishme të mazhorancës, premtimi për marrjen nën kontroll tëpasurive kombëtare duket pjesërisht i realizuar. Megjithatë mbetet për t’u parë në vitet e tjera

Page 23: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

të mandatit qeverisës se çfarë do të ndodhë me kompaninë “Albpetrol”, për të cilën ministriGjiknuri ka deklaruar se “qeveria shqiptare do ta rinxjerrë në shitje, por me kushte të rejaprivatizimi”.

Ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

16. Nisja e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Premtimi:Qeveria është zotuar që të realizojë procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhekryerjen e urbanizimit të këtyre zonave, si një forme për t’i dhënë fund kaosit urban dhe përtë zhvilluar territorin sipas planeve urbanistike. Sipas premtimit, legalizimet do të jenë falas.

Përshkrimi i situatës: Ndërtimet informale të pa legalizuara janë një ndër problemet më tëmprehta të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare në këto 24 vitet e fundit. Pavarësisht zotimit të tëgjitha qeverive, ky proces nuk është realizuar. Kjo për shkak të numrit të madh te objekteve për t’ulegalizuar, por edhe problematikës së shumtë të procesit. Sipas të dhënave nga ALUIZNI, deri në fundtë vitit 2013, rezultojnë se janë kryer rreth 22 mijë legalizime nga rreth 293 mijë aplikime përlegalizim.

Fakti: Hapi i parë që qeveria ndërmori për të zgjidhur çështjen e legalizimeve ishte ndryshimii ligjit nr. 9482 datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve paleje”, që hyri në fuqi në prill 2014. Ndryshimet parashikonin përfshirjen në procedurat elegalizimit të ndërtimeve pa leje të ngritura në territorin e Republikës së Shqipërisë, deri nëdatën e hyrjes në fuqi të ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, pavarësishtfunksionit dhe faktit nëse për to është kryer vet-deklarimi gjatë afatit të përcaktuar. Kjo bën tëmundur identifikimin e ndërtimeve pa leje, të ngritura pas përfundimit të afatit për legalizimdhe trajtimin në mënyrë përfundimtare, përmes procedurave administrativo-ligjore.

Gjithashtu, ndryshimet në ligj përfshinin krijimin e lehtësirave financiare për subjektet qëposedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi, duke i përjashtuar nga pagesa e tarifës sëshërbimit për procedurat e legalizimit (evidentimi në terren i ndërtimeve pa leje, përgatitja edokumentacionit tekniko-ligjor) dhe kryerjen falas të këtij shërbimi. Pra procedurat elegalizimit të shtëpive u bënë falas për qytetarët. Ndryshimet në ligj parashikonin edhemënyrat alternative të pagesës, siç është pagesa e pjesshme me bono privatizimi, nxitjes përshlyerjen e menjëhershme të detyrimit përmes reduktimit të vlerës dhe përfshirjes në skemaalternative të pagesës së parcelës ndërtimore të subjekteve që janë në kushtet e paaftësisëpaguese dhe posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi.

Në vijim, qeveria miratoi disa VKM për të plotësuar paketën ligjore të procesit të legalizimit.Një ndër VKM-të kryesore ishte ndryshimi i skemës së vlerësimit të trojeve, me qëllim që tokatë mos ketë të njëjtin çmim, si në Tiranë edhe në Kukës apo Gjirokastër etj.

Një tjetër masë që u mor ishte rritja e bashkëpunimit mes ALUIZNI-t, Zyrave të Regjistrimit tëPasurive të Paluajtshme dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që tëshkurtohej koha e operimit. ALUIZNI ka lënë 31 dhjetorin si afat të fundit për vet-deklarimin.Pas kësaj date, të gjithë objektet pa leje që nuk janë në proces legalizimi do të shemben.

Page 24: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Duhet parë sesi do të vijojë procesi i legalizimit dhe lëshimi i certifikatave të pronësisë. Nëbazë të ecurisë së deritanishme, ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar/ për t’uverifikuar.

17. Ulja e moshës së daljes në pension të personave që punojnë në punë tëvështirë, minatorët etj.

Premtimi: Mazhoranca aktuale premtoi në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit2013, uljen e moshës së daljes në pension për personat që kryejnë punë të vështira, kryesishtminatorët. Minatorët e nëntokës dalin në pension në moshën 60 vjeç.

Përshkrimi i situatës: Ulja e moshës së pensionit për minatorët ka qenë një kërkesë e hershmee Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatës së Minatorëve tëShqipërisë. Ata kanë kërkuar uljen e moshës së pensionit në 55 vjeç, me 25 vjet punë, nga tëcilat 12.5 vjet në nëntokë dhe 12.5 në sipërfaqe. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave tëPavarura të vendit, z. Gëzim Kalaja ka kryer korrespondenca të vazhdueshme me qeverinëaktuale jo vetëm për uljen e moshës së daljes në pension, por edhe rritjen e pensionit.

Fakti: Më 3 shtator 2014, pra në harkun kohor të një viti mandat qeverisës, Këshilli iMinistrave miratoi projektligjin e hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përuljen e moshës së minatorëve. Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar nëminiera në nëntokë”, pasi kaloi në komisionet parlamentare, u miratua në seancënparlamentare të datës 6 nëntor 2014 në Kuvend, duke ulur kështu moshën e daljes në pensionnë 55 vjeç, nga 60 që ishte, për minatorët e nëntokës. Ulja e moshës së daljes në pensionpërmbush kështu, kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet evështira të punës në këtë sektor. Sipas ligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë. Në deklaratat e tij, Ministri iMirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, u shpreh se: “Me uljen e moshës së daljes nëpension të minatorëve, mbajtëm premtimin e dhënë që në vitin e parë të qeverisjes tonë.Ndjesë për 8 vitet e qeverisjes së shkuar, gjatë të cilave qeveria e kaluar u tall vazhdimisht meshtresën e minatorëve, të cilët bëjnë çdo ditë një punë të vështirë”.

Kush përfiton: Nga ulja me pesë vite e moshës së daljes në pension të minatorëve, përfitojnë 3mijë e 840 punonjës së këtij sektori, nga të cilët, 3690 persona janë aktualisht përfitues tëskemës së trajtimit të veçantë financiar, në zbatim të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për njëtrajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhepjesa tjetër janë përfitues të rinj. Sipas ligjit, bazuar në numrin aktual të të punësuarve nëminiera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja emoshës të arrijë pikërisht në këtë shifër. Personat që do të trajtohen sipas këtij ligji të ri,përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale,si dhe kompensimet që rrjedhin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, ashtu si edhepersonat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie. Ligji sipas Ministrisë së Mirëqenies Socialedhe Rinisë, sjell rritjen e pensionit jo vetëm për ata që do të dalin në pension me ligjin e ri, poredhe për ata që janë aktualisht në pension. Këta të fundit, nga 9 mijë lekë që marrin çdo fundmuaji me ligjin e ri do të paguhen rreth 5500 lekë më tepër. Ndërsa minatorëve që do t’upërllogaritet pensioni me formulën e re, do të përfitojnë deri në 21 mijë lekë. Në total, efektifinanciar vjetor për 3 mijë e 840 përfituesit, arrin në 739 milion lekë. Sipas procedurës, pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ligji i ri duhet të botohet nëFletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas këtij publikimi. Ligji është botuar në Fletoren

Page 25: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Zyrtare të datës 1 dhjetor 2014, pra hyn në fuqi më 16 dhjetor 2015.

Ky premtim konsiderohet i vërtetë/i realizuar.

18. Një sistem të së ardhmes ku të gjithë do të përfitojnë shërbim shëndetësorfalas dhe ku do të jenë vetë bordet e spitaleve që do vendosin për aparaturat.

Premtimi: Në 16 shkurt të vitit 2013, kryeministri aktual, atëherë kryetar i Partisë SocialisteEdi Rama, deklaroi nga Elbasani se në programin elektoral të së majtës për shëndetësinë, nësistemin e ri që propozohej, të gjithë do të përfitonin shërbim shëndetësor falas dhe vetebordet e spitaleve do të vendosin për aparaturat që do të blinin. Pra me ardhjen në pushtetPartia Socialiste do të përmbyste skemën aktuale të funksionimit të sistemit, ku çdo personpaguan 1.7% të pagës se tij dhe po të njëjtën vlerë e derdh kontribut punëdhënësi. Deputetja ePS-së, Klodiana Spahiu, që kryesoi grupin hartues të programit për shëndetësinë, deklaroi nështator të vitit 2013, se mjafton të kesh nënshtetësi shqiptare për t’u kuruar falas. Pra,shqiptarët nuk do të paguanin më sigurime shëndetësore, për të marrë rrjedhimishtshërbimin e nevojshëm. Nga ana tjetër, për blerjen e aparaturave të mëdha spitalore, nuk do të vendoste më Ministriae Shëndetësisë, por vetë bordet e spitaleve. Ky premtim mban brenda tij, dy nën-premtime.

Fakti: Që çdo qytetar të përfitojë shërbim shëndetësor falas, do të thotë që mos të paguajëkontribute të sigurimit shëndetësor, pra të financohet nga taksimi i përgjithshëm. Ministri iShëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi në emisionin televiziv “Kapital” të datës 5 dhjetor 2014, sekjo skemë, pra heqja e sigurimit shëndetësor do të nisë nga 1 janar i vitit 2017. Sipas ministrit,skema “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, do të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit,nga ku do të vijë edhe financimi për shëndetësinë. E gjithë kjo skemë do të fillojë tëfunksionojë, me miratimin e një ligji të ri, deklaroi Beqaj. Nga ana tjetër, opozita e ka quajturkëtë premtim të mazhorancës “një mashtrim” të madh elektoral.

Nga ana tjetër qeveria ka ndërmarrë për herë të parë fushatën e Kontrollit të Shëndetit paPagesë, për të gjithë shqiptarët e grup-moshës 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten nëqendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazëpa pagesë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky kontroll nis janarin e vitit 2015. Në 415 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, do të përballojnë fluksin e atyre që do tëparaqiten për t’iu nënshtruar kontrollit. “Po përcaktojmë një hartë relativisht të largët, të cilëndo ta bëjmë me njësi të lëvizshme. Do të jenë pesë njësi të lëvizshme në rreth 15% tëterritorit shqiptar që nuk do ta bëjnë kontrollin në muajin janar, por do ta bëjnë nga muajimaj, deri ne 30 shtator” ka deklaruar z. Beqaj në 5 dhjetor 2014.

Një nga veprimet e ndërmarra nga qeveria në kuadër të plotësimit të këtij premtimi lidhet meiniciativën e prezantuar në fund të muajit shtator 2014. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi iSigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nisën të aplikojnë për herë të parë në nëntor 2014paketat shëndetësore falas. Një analizë koronarografie, ndërhyrje by-pasi apo dializa bëhenfalas edhe në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë kreu procedurat për blerjen e 10paketave të shërbimeve për të cilat pacientët prisnin me muaj në shtet. Kostot u llogaritën nga

Page 26: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe u nënshkruan kontrata me 5 spitale private nëvend.

Ndërsa për nën-premtimin, ku bordet e spitaleve do të vendosnin vetë për aparaturat qëblejnë, asgjë nuk ka ndryshuar nga skema aktuale, ku aparaturat e mëdha të spitaleve vijojnëtë blihen nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke vlerësuar faktet e mësipërme, mund të konkludohet se asnjë nga dy premtimet nukështë realizuar. Megjithëse qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë prezantoi paketënpër vizita falas në disa spitale private, kjo nuk përbën ndryshim rrënjësor të sistemit apo njëpolitikë të qëndrueshme, kjo mbetet në kuadrin e tentativës për të quajtur të ezauruar këtëproces. Kësisoj ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar .

19. Brenda 9 mujorit të parë do shlyhen të gjitha borxhet e punëve publike.

Premtimi: Mazhoranca aktuale premtoi që në fushatë elektorale shlyerjen e të gjitha borxheve tëpunëve publike brenda 9 mujorit të parë të qeverisjes, në përpjekje për të krijuar një marrëdhënie tëre me biznesin, për të rikthyer besimin e sipërmarrjes te institucionet shtetërore dhe për ta paraqiturveten si një qeveri e përgjegjshme, që merr përsipër detyrimet (edhe pse të krijuara nga qeveria emëparshme) dhe respekton kontratat.

Përshkrim i situatës: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit u krijuan në periudhën e ishqeverisë Berisha, si pasojë e mos-shlyerjes së kontratave të lidhura kryesisht për punëtpublike në periudhën tre vjeçare 2011-2013. Mos shlyerja e faturave futi në ngërç likuiditetibiznesin, i cili u detyrua të vazhdonte punimet në veprat publike të nisura, duke marrë kredinë bankë ose borxh te subjektet e tjera. Kjo krijoi një rrjet borxhesh në ekonomi, që u pasuame ulje të parasë në qarkullim. Të gjendur në vështirësi financiare, shumë kompani nukmundën të kthenin kreditë në banka. Si rrjedhim, treguesi i kredive me probleme u rritndjeshëm, duke kapur sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, edhe rekordin e 24.4% nëfund të 2013-ës.

Duke parë këtë ngërç në ekonomi, por edhe gjendje të vështirë të bizneseve, që janëkontribuuesi kryesor i rritjes ekonomike me 80% dhe gjeneruesi kryesor i punësimit, qeveriaaktuale i qëndroi premtimit për shlyerje të detyrimeve.

Fakti: Sipas qeverisë, totali i borxheve ndaj biznesit arrin në 72.6 miliardë lekë. Për tëcertifikuar shifrën, qeveria kontraktoi në tetor të vitit 2013, kompaninë Deloitte për të bërëvlerësimin e saj për borxhet, një shërbim për të cilin ajo u pagua me 85 mijë euro. Në buxhetine vitit 2014, të miratuar nga parlamenti në dhjetor të 2013-ës, u parashikua për shlyerjen edetyrimeve ndaj sipërmarrjes një shumë prej 35 miliardë lekësh. Në shkurt të vitit 2014,qeveria me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 50, datë 5.02.2014, miratoiStrategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesitdhe individëve. Strategjia parashikonte shlyerjen e këtyre detyrimeve brenda një periudhe trevjeçare, duke filluar nga viti 2014. Për vitin e ardhshëm, në buxhetin 2015 është parashikuarpër shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit një shumë prej 20 miliardë lekësh ose 15 miliardëlekë më pak se shuma e planifikuar në buxhetin 2014.

Page 27: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të strategjisë, deri më datë 29korrik 2014, janë alokuar rreth 30 miliard lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: (i)investimet publike (janë alokuar 9.5 miliard lekë), (ii) shpenzimeve korente për mallra dheshërbime dhe kategori të tjera (janë alokuar rreth 6.7 miliard lekë), rimbursim i TVSH (janëalokuar rreth 13.5 miliard lekë) dhe në sektorin energjetik rreth 4.4 miliard lekë. Dukellogaritur edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013 për personat me aftësi të kufizuar, kujanë shlyer rreth 2 miliard lekë dhe për sektorin e infrastrukturës rrugore 3 miliard lekë, nëtotal fatura e borxheve të vjetra të alokuara deri më tani arrin gati 35 miliard lekë.

Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,Ministria e Financës ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës derimë 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 13.5 miliard lekë.

Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “investimet publike’, është proceduar derinë vitin 2012 dhe po vazhdohet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vitit 2013.Ndërsa për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “shpenzimet korente”, aktualishtjanë proceduar detyrimet e prapambetura në sektorin e shëndetësisë dhe është në processhlyerja e detyrimeve për sektorët e tjerë. Në kategorinë “të tjera” janë proceduar detyrimet eprapambetura për vendimet gjyqësore dhe shpronësimet.

Duhet pare sesi do të vijojë shlyerja e detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2015 dhe 2016. Dukepasur parasysh se mazhoranca aktuale kishte si premtim fillestar shlyerjen e këtyre detyrimevebrenda 9-mujorit të pare, ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

Page 28: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

20. Nuk do krijohet asnjë borxh i ri ndaj biznesit.

Premtimi: Qeveria është zotuar se nuk do të krijojë detyrime të reja të prapambetura ndajbiznesit dhe se do të bëjë shlyerjen në kohë të detyrimeve të parashikuara në kontratat mebiznesin, si dhe rimbursimin e TVSH-së.

Përshkrimi i situatës: Shlyerja në kohë e detyrimeve ndaj biznesit dhe mos-krijimi i borxhevetë reja do të krijojë një klimë besimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes private, do t’i krijojëmundësinë biznesit të vazhdojë projektet e tij dhe të paguajë në kohe detyrimet fiskale apodetyrimet ndaj palëve të treta. Kjo do të bëjë të mundur zhvillimin e ekonomisë sipas ciklitnormal dhe pa të papritura të pakëndshme.

Fakti: Parandalimi i rikrijimit të detyrimeve të prapambetura është konsideruar nga qeveriapo aq i rëndësishëm sa edhe shlyerja e borxheve të vjetra. Ministria e Financave ka zhvilluarnjë analizë të shkaqeve të pagesave të vonuara dhe do të miratojë masa specifike për tëforcuar disiplinën buxhetore, kryesisht në drejtim të planifikimit buxhetor. Këto masakërkojnë zbatimin me rigorozitet të kërkesave ligjore nga ana e titullarëve, nëpunësveautorizues. Sanksionet e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi do të zbatohen në rastet eshkeljes së kërkesave ligjore e nënligjore. Masat për forcimin e disiplinës financiarepërfshijnë, sigurimin e financimit të mjaftueshëm në vitin ushtrimor dhe në vitet në vazhdimpërpara se të fillojë prokurimi. Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimevedepozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit, në fillim të çdo viti buxhetor, sidhe çdo rishikim i tij gjatë vitit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve duhet të jetë ebarabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit(për kontratat shumëvjeçare të investimeve).

Gjithashtu, behet e ditur se Këshilli i Ministrave do të miratojë kufijtë shumëvjeçarë tëangazhimeve, si pjesë të dokumentit të buxhetit afatmesëm dhe në vitin 2015, këta kufij do tëmiratohen nga Kuvendi, si pjesë e ligjit të buxhetit vjetor, pas rishikimit të bazës ligjore përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë. Mbi këtë bazë, edhe respektimi iangazhimeve do të monitorohet dhe kontrollohet nëpërmjet Sistemit Informativ Financiar tëQeverisë (SIFQ). Që nga janari 2014, të gjithë urdhrat e prokurimit për mallrat, shërbimet dheinvestimet e nxjerra gjatë vitit, përveç blerjeve emergjente me vlerë nën 10,000 lekë, duhet t’ipërmbahen regjistrit të prokurimeve të dorëzuar në thesar dhe do të vulosen nga dega ethesarit të rrethit nëse ka fonde buxhetore në dispozicion të institucionit, përpara procedimitsipas rregullave të prokurimit publik. Për mallrat, shërbimet, për të cilat ka nisur procesi itenderimit përpara hyrjes në fuqi të strategjisë, do të paraqitet kontrata në degën e thesarit,për t’u kontrolluar kundrejt fondeve disponibël.

Deri më tani, qeveria nuk ka krijuar borxhe të reja. Duhet parë sesi do të vijojë miratimi indryshimeve ligjore dhe shlyerja e detyrimeve për biznesin. Në bazë të ecurisë sëderitanishme, ky premtim konsiderohet i vërtetë/i realizuar/për verifikim.

21. Rimbursimi i TVSH është kërkesa juaj dhe reflektimi ynë është që, vetëmTVSH e parimbursuar, gjobat dhe detyrimet publike të palikujduara, vetëm këtoe çojnë taksën e sheshtë në 22% të tatimfitimit dhe ne do rikonceptojmë tëgjithë zinxhirin e TVSH dhe nuk do ketë më vonesa që administrata ka ndajbiznesit dhe do likuidohen në kohë.

Page 29: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Premtimi: Mazhoranca aktuale premtoi në fushatën elektorale te 23 qershorit, zgjidhjen eproblemit për rimbursimin e TVSH-së për bizneset, që është konsideruar një ndër ngërçet mëtë mëdha në marrëdhënien biznes-tatime.

Përshkrim i situatës: Rimbursimi i TVSH-së ka qenë një problem i hershëm, me të cilin janëpërballur bizneset në Shqipëri, veçanërisht ato eksportuese. Administrata tatimore nukrimbursonte në kohë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që shpesh arrinte në miliona lekë përsubjekt, duke e futur në krizë likuiditeti këtë të fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë sëFinancave, në fund të dhjetorit 2013, vlera totale e TVSH-së së parimbursuar arrinte në 78.4miliardë lekë.

Fakti:Lidhur me këtë çështje, në muajin mars të këtij viti qeveria ndryshoi procedurat erimbursimit të TVSH-së. Nëpërmjet një udhëzimi të botuar në Fletoren Zyrtare, Ministria eFinancave përcakton që "rimbursimi i TVSH-së të kryhet direkt nga sistemi i Thesarit, ndërsaderi më tani ishte kthyer nga organet tatimore. Në udhëzim përcaktohen edhe afatet se kurduhet të bëhet rimbursimi. Degët e tatimeve në rrethe, brenda 2 ditëve punë nga përfundimi iprocesit të verifikimit të kërkesave për rimbursim, nisin njoftimin për degën përkatëse tëThesarit nëpërmjet shërbimit postar. Struktura përgjegjëse e Thesarit në qendër merr masapër të siguruar likuiditetin e nevojshëm për pagesën e shumës së rimbursimit nga DrejtoriaRajonale Tatimore brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim përeksportuesit dhe brenda 60 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim përpersonat e tjerë të tatueshëm.

Një tjetër nismë që qeveria ka ndërmarrë për ta lehtësuar akoma më shumë këtë proces ështëkryerja e rimbursimit të TVSH-së sipas analizës së riskut. Kjo është parashikuar nëprojektligjin “Për procedurat tatimore”, që është miratuar në Komisionin parlamentar tëEkonomisë dhe parashikohet që së shpejti, të futet në rend të ditës për diskutimin dhemiratimin në seancë plenare.

Analiza e riskut parashikon që për bizneset që kanë një historik të mirë të marrëdhënies metatimet dhe rezultojnë të rregullt në shlyerjen e detyrimeve tatimore, rimbursimi i TVSH-së tëbëhet në mënyrë automatike, pa kryer kontrolle. Në këtë mënyrë, synohet eliminimi iburokracive dhe minimizimi i kohës në kryerjen e procesit të rimbursimit, si dhe stimulimi ibizneseve që të krijojnë një profil të rregullt në marrëdhënien e tyre me administratëntatimore. Në projektligjin “Për procedurat tatimore” saktësohet gjithashtu, që koha erimbursimit të TVSH-së për eksportuesit të zbresë nga 90 ditë që është deri më tani në 60ditë, për shkak të specifikës së këtij sektori.

Duhet parë sesi do të zbatohet në praktikë ky projektligj. Në bazë të ndryshimeve të bëra derimë tani, ky premtim konsiderohet i pamatshëm

22. Produktet ‘Made in Albania’. Ne duam që kushtet dhe standardet të jenëevropiane, bashkërisht menjëherë do evidentojmë barrierat fiskale që vonojnëeksportet dhe do eliminojmë të gjitha taksat për importin.

Premtimi: Qeveria e ka shpallur një nder prioritetet e saj krijimin e produkteve “Made inAlbania”, si një mënyrë për të krijuar brendin shqiptar dhe nxitur konkurueshmërinë eekonomisë shqiptare.

Përshkrimi i situatës: Ekonomia jonë vuan nga mungesave e brendeve shqiptare oseprodukteve “Made in Albania”. Janë të pakta kompanitë qe e kryejnë të gjithë ciklin e

Page 30: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

prodhimit në vend, duke siguruar edhe tregjet e shitjes. Ajo që është zhvilluar fuqishëm nëShqipëri është industria fason, ku bizneset importojnë lëndën e parë dhe i prodhojnëproduktet në vend, kryesisht tekstilet dhe këpucët sipas modeleve të porositura ngakontraktuesi dhe më pas, i eksportojnë ato. Lulëzimi i industrisë fason në Shqipëri shpjegohetme shfrytëzimin e krahut të lirë të punës në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit tëStatistikave, për periudhën janar-tetor 2014, eksportet e grupit tekstile dhe këpucë arritënvlerën e 72.4 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 25.5% kundrejt të njëjtës periudhëtë një viti më parë dhe duke qenë 34% e totalit të eksporteve shqiptare.

Fakti: Qeveria e ka shpallur një prioritet të saj kalimin nga prodhimi fason drejt ciklit tëmbyllur ose ndryshe, krijimit të produkteve “Made in Albania’. Për të mbështetur këtëindustri, qeveria miratoi në prill të vitit 2014 paketën e masave në mbështetje të sektoritfason, të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Paketa përfasonët parashikon 32 masa. Pjesa dërrmuese e tyre parashikon reduktimin e burokraciveadministrative. Ndër masat kryesore janë Vendimi i Këshillit te Ministrave për uljen e çmimitte tokës për qiratë në 1 euro, nismë me efekt në buxhet prej 24 milionë lekë, zgjidhja eproblemit të mbetjeve teknologjike përmes miratimit të Udhëzimit të ri në janar 2014, i cilimundëson uljen e kostos administrative dhe reduktimin e kohës për bizneset, reduktimi iafateve për rimbursimin e TVSH-se brenda 30 ditësh në rastin e tatimpaguesve eksportues,thjeshtimi i procedurave në Zyrat e Punës dhe stimulimi për sigurimet shoqërore që janërealizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përmes miratimit të ndryshimeve nëkatër VKM dhe krijimit të portalit online për aplikim nga subjektet. Ministri i ZhvillimitEkonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka deklaruar më datë 5 nëntor 2014 nëseancë plenare në parlament se nga 32 masat e ndërmarra për industrinë fason, janë zbatuarderi më tani 23 masa, ndër to 14 akte ligjore dhe vendime qeverie.

Gjithashtu, këtë vit janë parashikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dheSipërmarrjes 3 programe me vlerë 36 milionë lekë, ku përfshihen Fondi i Konkurueshmërisë,Fondi i Novacionit dhe Fondi për Industrinë Kreative, të cilat gjithashtu, synojnë zhvillimin eprodukteve ‘Made in Albania”.

Në buxhetin 2015, qeveria ka parashikuar si mbështetje për sektorin fason një shumë prej 2.5milionë dollarë. Pas paketës mbështetëse të masave për sektorin fason, qeveria do të miratojënjë paketë të ngjashme për sektorin e bujqësisë, ku gjithashtu synohet promovimi iprodukteve shqiptare.

Për të lehtësuar shkëmbimet tregtare, më 24 nëntor, Ministria e Financave dhe Drejtoria ePërgjithshme e Doganave prezantuan edhe projektin e Procedurave të Thjeshtuara, kuparashikohen disa masa, si mbërritjen e mallrave direkt në ambientet e Operatorit Ekonomik,pa pasur nevojë të kryeje formalitetet në një doganë të brendshme dhe çlirimin e tyre po nëkëto ambiente; kryerjen e gjithë procedurës së eksportit të mallrave po në ambientet eOperatorit Ekonomik; kostot e magazinimit reduktohen në 0 (zero) etj.

Duhet parë sesi do te vijoje zbatimi i masave për sektorin fason dhe masave për lehtësimin etregtisë. Në bazë të ecurisë se deritanishme, ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar/për verifikim.

23. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Premtimi: Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, rendi dhe rikthimi isigurisë në vend ishin një ndër premtimet kryesore në programin elektoral të socialistëve.

Page 31: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Shifrat alarmante të ndërkombëtarëve, kryesisht ato të Departamentit Amerikan të Shtetitlidhur më trafikimin e qenieve njerëzore, ishin faktor kryesor që socialistët ta cilësonin luftënndaj krimit dhe mafies si “emergjencë kombëtare”. Ky cilësim u bë edhe në seancën e parëplenare të Parlamentit, në 14 shtator 2013 nga Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri.

Fakte: Aksioni “Fund Marrëzisë”Në 15 tetor 2013, Policia e Shtetit nisi për herë të parë një aksion në mbarë vendin lidhur mebllokimin e lojërave të fatit. Me argumentin se duhet të hiqeshin nga tregu sipërmarrje tëpaligjshme, të cilat çonin para në duart e botës së krimit, në terren u hodhën rreth 6 mijë forcapolicore. Vetëm gjatë 5 orëve të para të operacionit u bllokuan 540 ambiente që shërbenin silojëra fati, të cilat nuk kishin dokumentacionin e rregullt dhe i shmangeshin detyrimevetatimore. Në fund të këtij operacioni, i cili sipas Policisë së Shtetit u mbyll në 31 dhjetor 2013,rezultoi se u sekuestruan ndër të tjera mbi 3700 pajisje të lojërave të fatit. Po sipas të dhënavetë Policisë, shifra e taksave që bizneset e kumarit kishin fshehur arrinte në rreth 110 miliondollarë në vit.

Operacioni në Lazarat: Pas më shumë se 20 vitesh rezistencë ndaj Shtetit dhe Policisë, fshatii njohur ndërkombëtarisht për kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, u bë pjesë e njëaksioni masiv që nisi më 16 qershor 2014. Në operacion u përfshinë rreth 800 forca policore.Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat, sipas të dhënave finale të Policisë sëShtetit, u asgjësuan rreth 133.567 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe u kap një sasi prej71.087 ton kanabis sativa. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve u gjetën dhe 5 laboratorë nga tëcilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit. Armë, tritol,makineta, lojëra fati ishin pjesë e sekuestrimeve të tjera të operacionit mbi 5 ditor.

Operacioni në Dukagjin: Pas aksionit në Lazarat, gjatë muajit gusht 2014, Policia e Shtetitnisi një tjetër operacion për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimënarkotike në Dukagjin, Shkodër.Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan136.468 rrënjë bimë narkotike.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore: Në një intervistë te fundit televizive (tetor2014) të zëvendës-ministres së Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea gjatë periudhës shtator2013-tetor 2014, në Shqipëri u evidentuan 88 viktima të trafikimit me qëllim shfrytëzimin përprostitucion. Sipas znj. Gjebrea në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,Shqipëria është vend burimi dhe destinacion, por jo transit i trafikimit të qenieve njerëzore,duke mos qenë më në listën e vëzhgimit, por e ngritur një kategori më lartë.

Konkluzione: Në progres raportin që Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, RomanaVlahutin, i dorëzoi qeverisë shqiptarë më 8 tetor 2014, theksohej ndër të tjera se “Qeveria katreguar vullnet në luftën kundër krimit të organizuar, kryesisht në luftën kundër lëndëvenarkotike, krimit ekonomik dhe trafikimit të qenieve njerëzore”. Ky progres raport në fakt, ishteepilogu i marrjes së statusit të vendit kandidat për BE, i cili erdhi menjëherë pas aksionit tëLazaratit. Ndërhyrja e qeverisë në Lazarat është një premtim i mbajtur, duke i dhënë tëdrejtën asaj të deklarojë se riktheu Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Por duhet theksuargjithashtu se aksioni i suksesshëm, erdhi pas një periudhe të vështirë për situatën e rendit,pas shpërthimeve të shpeshta me tritol si dhe pas debatit fillimisht politik, për trafikimin elëndëve narkotike nëpërmjet ajrit, debat i cili kulmoi në 10 maj 2014, me rënien në Divjakë tënjë avioni, që transportonte drogë.

Ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar/ për verifikim.

Page 32: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

24. Reforma në Arsim.

Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, Kryeministri Edi Rama nëdisa takime që zhvilloi në zona të ndryshme të Shqipërisë, theksoi nevojën për përmirësimimediat të sistemit arsimor në Shqipëri. Disa nga ndërhyrjet që premtoi Rama lidhen mendryshimin e ligjit për arsimin e lartë, reforma e Maturës Shtetërore në funksion tëkonkurrencës dhe meritës, shkollat si qendra komunitare, si dhe mbyllja e universiteteve qënuk plotësojnë kushtet.

Matura Shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës: Kryeministri EdiRama do të deklaronte në një ndër konferencat e tij të para në krye të qeverisë së re, sereforma e Maturës Shtetërore ishte një reformë e domosdoshme. Deklaratat e bëra muajt efundit të vitit 2013-të, u intensifikuan në nisje të vitit 2014, kur kryeministri dhe Ministria eArsimit, znj. Lindita Nikolla u shprehën se “kemi nevojë t’i japim shumë më tepër vendmeritës dhe të krijojmë shumë më tepër hapësirë për konkurrentët. Duke i dhënë shumë mëtepër vend meritës do kemi shumë më tepër sukses, jo thjesht individual, jo vetëm për ju, poredhe për të tjerë që në një sistem motivues janë shumë më pranë suksesit sesa dështimit.Sistemi që kemi sot është një sistem që nuk motivon suksesin dhe e fsheh dështimin. Kushmerr notën më të lartë nuk merr atë kënaqësi që i takon as me veten e tij as me mjedisin që errethon dhe ai që ka dështuar nuk e merr vesh që ka dështuar”.

Fakte: Në prill 2014, pas procesit të regjistrimit online të Maturës Shtetërore, Ministria eArsimit, deklaroi se rriti pragun e kalimit. E thënë ndryshe në testimet e maturantëve, ataduhet të merrnin 10 pikë pra 20 % për të qenë kalues. Ndërsa vlerësimi i mesatares së 3viteve në Maturën Shtetërore u ndryshua nga 20 % në 26%. MSH për 2013-2014 përfshiurreth 14.350 maturantë.

Pas përfundimit të provimeve, Ministria e Arsimit, deklaroi se për herë të parë MaturaShtetërore u mirë-administrua. Sipas Ministres Lindita Nikolla, rritja e pragut të kalimit bëriqë në universitetet publike për vitin e ri akademik, të ketë një cilësi më të lartë në tëpranuarit, se në vitin e shkuar.

Në 24 nëntor 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit, prezantoi një raport publik të MaturësShtetërore 2013-2014. Duke e quajtur një studim shkencor, znj. Lindita Nikola deklaroi se kyraport publik është tregues për reformën si dhe tregues për nevojën e tekstit unik. Në studimu sollën për herë të parë edhe shifra lidhur me rezultatet sipas qarqeve të vendit apo lëndëtme zgjedhje që sollën rezultate të mira e ato që sollën probleme për maturantët.

Mbyllja e universiteteve private që nuk plotësojnë kushtet:Në mars të vitit 2014, në zbatim të Urdhrit nr. 106, datë 28.03.2014 të Ministrit të Arsimit dheSportit “Për kryerjen e kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në institucionet publike dhejopublike të arsimit të lartë”, Sektori i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit tëLartë, pranë ISHA, u angazhua në procesin e kontrollit të 59 institucioneve të arsimit të lartëqë ushtrojnë veprimtarinë akademike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli i realizuar nga MAS në muajin prill 2014, u finalizua me:

heqjen e licencës për 18 institucioneve të arsimit të lartë privat;

Page 33: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

pezullim të aktivitetit deri në plotësimin e rekomandimeve për 13 institucione të arsimit tëlartë privat;

heqje të licencës për 7 filiale të institucioneve të arsimit publik, të cilat nuk garantoninshërbim cilësor në arsimin universitar;

Shkollat si qendra komunitare: Në fillim të mandatit të Partisë Socialiste, në muajin nëntor 2013 u prezantua nga Ministria eArsimit dhe Sportit, koncepti i ri për shkollat shqiptare, “shkollat si qendra komunitare”. Kykoncept i ri, inovativ për Shqipërinë ka për qëllim shndërrimin e ambientit të shkollës në njëhapësire dinamike, rekreacioni dhe zhvillimi për të rinjtë, një hapësirë ku do të krijohet njëpartneritet i ri mes, mësuesit, familjes dhe komunitetit.

Pas më shumë se 1 viti nga lancimi i iniciativës, projekti “Shkolla si Qendër Komunitare”, ështëpilotuar tashmë në 66 shkolla të vendit.

Hartimi i një ligji të ri për Arsimin e Lartë:Në janar të vitit 2014, me propozim të Ministrit së Arsimit dhe Sportit u ngrit Komisioni përReformën në Arsimin e Lartë. Në fokus dhe qëllim të tij, ky komision kishte hartimin epropozimeve për ndryshimet ligjore dhe konsultimet me grupet e interesit dhe aktorët e tjerëtë botës akademike për të marrë sugjerimet dhe opinionet e tyre.

Në prill 2014 komisioni doli me raportin e parë mbi sugjerimet për ndryshime ligjore,sugjerime që u kundërshtuan menjëherë nga Universiteti i Tiranës dhe studentët e UT.Qëndrimi zyrtar i UT ishte mjaft i qartë, drafti i propozuar nuk përmbush kërkesat për njëreformë të plotë të arsimit të lartë dhe kërkimi shkencor, duhet që domosdoshmërish tëpërfaqësojë propozimet e grupeve të interesit. Disa nga pikat që nuk gjetën dakortësinë e UTlidhen me modelin e financimit, integrimi i bordeve me strukturat e universiteteve, apomënyra e pranimit të të rinjve, si dhe rritja e tarifave të shkollimit kanë qenë disa nga pikat qënuk janë mirëpritur nga stafet drejtuese të të 16 institucioneve publike të arsimit të lartë.

Konkluzion.Politikat dhe ndryshimet ligjore në kuadër të përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri, qëndërmori qeveria këtë 1 vit e gjysmë qeverisje, mund të konsiderohen pozitive por jo tëmjaftueshme, për të zgjidhur problemin cilësor dhe strukturor që mbart prej vitesh sistemi iarsimit. Në muajin janar 2015 pritet që të rihapen diskutimet për ligjin e ri për arsimin. Kjodo të ishte një mundësi e mirë për grupet e interesit që të advokojnë dhe lobojnë për hartimine një ligji të qëndrueshëm dhe cilësor. Nga ballafaqimi i fakteve të mësipërme rezulton se disanga politikat janë në proces implementimi dhe disa të tjera pritet që të implementohen,kësisoj ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar/për verifikim.

25. Do hapim 300 mijë vende të reja pune.

Premtimi: Një nga premtimet kryesore të mazhorancës aktuale është ai i krijimit të 300 mijë vendevetë reja të punës brenda mandatit të parë qeverisës. Partia Socialiste premtoi se sektorët kryesore, qëdo të gjeneronin vende të reja pune ishin bujqësia, fasonët dhe turizmi.

Përshkrimi i situatës: Papunësia mbetet një ndër problemet kryesore në Shqipëri. Sipas të dhënavezyrtare të Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, për popullsinë e moshës 15-

Page 34: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

64 vjeç shkalla e papunësisë arriti ne 17,4 %. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, papunësia karënë me vetëm 0.3%. Papunësia mbetet problem kryesisht për të rinjtë. Sipas të dhënave të INSTAT-it,në tremujorin e tretë të këtij viti, për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë vlerësohet në32,4 %.

Fakti: Dy janë mënyrat e matjes së punësimit: Të dhënat administrative, që sigurojnë të dhëna përpunësimin (vende pune) në ndërmarrjet, të cilat deklarojnë tatimet në Drejtorinë e Përgjithshme tëTatimeve, punësimin në sektorin shtetëror dhe papunësinë e regjistruar. Ndërsa mënyra e dytë ështëAnketa e Forcave të Punës, që është një vrojtim statistikor që kryhet në një zgjedhje prej 5040familjesh, ku intervistohen të gjithë personat e moshës 15 vjeç e lart. Anketa në dallim nga të dhënatadministrative mundëson vlerësimin e numrit të popullsisë ekonomikisht jo-aktive, e cila përbëhet nganxënës/student, pensionistët, të papunët e dekurajuar, shtëpiaket et). Por sipas metodologjisë sëanketës një student apo një person në moshën e pensionit që deklaron se në javën e referencës kapunuar në një punë (qoftë dhe për një orë) klasifikohet si i punësuar. Në Drejtorinë e Përgjithshme tëTatimeve nuk deklarohet grupi i personave që punojnë në biznesin e tyre familjar si të punësuar papagesë. Kjo kategori sipas vlerësimeve të Anketës së Forcave të Punës zë rreth 32% të punësimit total.Bazuar në arsyetimin me lart, Anketa nuk jep një pamje të qartë dhe gjithëpërfshirëse të papunësisëdhe punësimit në vend.

Qeveria pretendon se gjatë vitit të parë të ardhjes në pushtet, ka krijuar 81 mijë vende të rejapune. Deklaratë kjo e bërë nga Kryeministri Edi Rama më 27 nëntor 2014 në Parlament gjatëmiratimit të buxhetit 2015. Ndërsa sipas të dhënave administrative, të publikuara ngaInstituti i Statistikave, rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor nëperiudhën dhjetor 2012-shtator 2013 ishte rreth 10,300 persona. Ndërsa rritja e numrit të tëpunësuarve në sektorin privat jo bujqësor për periudhën dhjetor 2013-shtator 2014 ishterreth 11.400 persona, pra vetëm 1100 persona më shumë. Ndërsa në sektorin shtetëror nukështë shënuar këtë vit rritje domethënëse.

Për të parë shtimin e vendeve të reja të punës, le të analizojmë edhe të ardhurat në buxhet ngatatimi mbi të ardhurat personale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhënjanar-tetor 2014, të ardhurat nga TAP kanë rënë me 5.6%. Kjo rënie është efekt i ndryshimitnga taksa e sheshtë në progresive. Ndërkohë anketa e forcave të punës, sipas metodologjisëmat dhe ata që nuk paguajnë taksa. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë gjithashtu, sepër periudhën janar-tetor 2014, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, janërritur përkatësisht me 8.9% dhe 11.1%, me bazë vjetore, çka nuk i korrespondon rritjes me 81mije të vendeve të punës. Edhe numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore nukpërputhet me një rritje të tillë. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore,numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve, për 9 mujorin e këtij viti ka qenë 658,239persona, ndërkohë që gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, numri i kontribuesve kaqenë 636,954 persona. Pra, bëhet fjalë për një rritje prej 21,285 persona. Në rritjen e numrittë kontribuesve përfshihen si të punësuarit e rinj, ashtu edhe ata që kanë qenë të punësuar nëtë zezë dhe që tashmë janë formalizuar dhe janë përfshirë në skemë.Bazuar në premtimin e qeverisë për krijimin e 300 mijë vendeve të reja të punës brenda mandatit tëparë, përllogaritjet tregojnë se duhet të krijohen mesatarisht 75 mije vende të reja pune në një vit.Shifër që edhe pse pretendohet nga qeveria , nuk është reflektuar në skemën e sigurimeve shoqëroredhe as te kontributet që vilen në buxhet nga tatimi mbi pagën.

Page 35: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Duhet parë sesi do të vijojë hapja e vendeve të reja të punës gjatë periudhës në vijim. Në bazëtë ecurisë se deritanishme, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/ i parealizuar.

Burime informacioni:

Premtimit 1- http://time.ikub.al/6b7e39c074/99a55311d51ab8fa58122f14f24263c9/Lajm_Rama-Do-ulim-ne-6-TVSH-ne-e-energjise-per-familjaret.aspx

Premtimi 2- http://koha.net/?id=27&l=19986 (gjetur: 1.11.2014)

http://www.panorama.com.al/2013/10/18/ndarja-e-re-reforma-shkrihen-284-bashki-dhe-komuna/

http://www.reformaterritoriale.al/reforma/kush

Premtimi 3-http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/10/02/rama-sdo-te-pastrojme-administraten-por-shtetin-shqiptar-nga-korrupsioni/

Premtimit 4- http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/emigrantet-ne-greqi-s--39-kane-me-pengesa-per-toponimet-ne-pasaporta-161846.html (gjetur: 13.10.2014); http://www.panorama.com.al/2014/05/13/toponimet-deklarate-e-perbashket-shqiperi-greqi/ (gjetur: 13.10.2014)

http://www.gazetadita.al/veliaj-me-emigrantet-pa-pengesa-ne-pikat-kufitare-per-zgjedhjet-premtimi-yne-i-mbajtur/

http://albanians.gr/toponimet-zgjidhje-deri-me1-janar-2015-levizje-e-lire-e-emigranteve-deri-ate-date-2.html

Premtimi 5- http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=283508 (gjetur: 13.11.2014)

http://grid.al/read/news/156242704/3286843/lezhe-rama-do-te-krijojme-agjenci-kombetare-per-bregdetin

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-keshillit-te-ministrave-miratuar-ne-mbledhjen-e-dates-22-janar-2014&page=4

Premtimi 6- www.sociale.gov.al; www.issh.gov.al; www.minfin.gov.al

Premtimi 7- http://vizionplus.al/be-refuzon-statusin-kandidat-vendimi-ne-qershor/

Page 36: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!

Premtimi 8- http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/polic-t-e-r-n--n--detyr--rama-sht-pi-familjeve-t--tyre-s-tradhtojm--gjakun-155549.html (gjetur: 18.10.2014)

http://www.gazetatema.net/web/2013/01/23/rama-do-rishikojme-pensionin-per-familjet-e-policive-te-rene-ne-detyre/

Premtimi 9- www.oshee.al; www.ere.gov.al

Premtimi 10-www.shqiptarja.com; www.monitor.al

Premtimi 11-www.ps.al; www.kryeministria.al ; www.isksh.com.al, www.top-channel.tvwww.shqiptarja.com

Premtimi 12-www.kryeministria.al; www.dap.gov.al; www.inovacioni.gov.al; www.vizionplus.tv; www.shekulli.com.al; www.ballkanweb.com

Premtimi 13-www.kryeministria.al; www.gjykatatirane.gov.al; www.klsh.org.al www.punetejashtme.gov.al; http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/lajme/arritjet-e-300-diteve-te-para-te-punes-se-ministrise-se-drejtesise&page=2

Premtimi 14-www.minfin.gov.al

Premtimi 15- http://www.aluizni.gov.al/

Premtimi 16-www.kryeministria.al; www.energjia.gov.al; www.ata.gov.alwww.panorama.com.al

Premtimi 17-www.aluizni.gov.al

Premtimi 18-www.vizionplus.tv; www.panorama.com.al; www.sociale.gov.al; www.parlament.al; www.legjislacioni.gov.al

Premtimi 19-www.shqiptarja.com; www.vizionplus.tv; www.shendetesia.gov.alwww.isksh.com.al

Premtimi 20- www.minfin.gov.al

Premtimi 21-www.monitor.al; www.minfin.gov.al

Premtimi 22-www.instat.gov.al ; www.ekonomia.gov.al

Premtimi 23-www.ps.al; www.punetebrendshme.gov.al; www.asp.gov.al; www.integrimi.gov.alwww.gazetatema.net; www.top-channel.tv; www.vizionplus.tv

Premtimi24-www.arsimi.gov.al, http://darberat.arsimi.gov.al/, www.gazeta-shqip.com; www.shekulli.com, www.oranews.tv

Premtimi 25-www.instat.gov.al; www.minfin.gov.al; www.issh.gov.al

Premtimi 26- http://www.gazetatema.net/web/2013/07/25/rama-ofron-formule-te-re-per-instat-in-dhe-perserit-audit-nderkombetar-per-financat/

Page 37: Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!