rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet ......po dasmat, a do ti bëjmë...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Vetingu në politikë, PS nis në Venecia propozimin e opozitës, nuk ka votim në Parlament brenda këtij viti Tirazhi 10000 kopje E Martë 2 Tetor 2018 Rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet” godina e KPK, merren masa për të ndalur përgjimet dhe kërcënimet & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Po dasmat, a do ti bëjmë sipas partive? Nga Enver CAKAJ Nga Bardhyl BEJKO Unë, kryengritësi i dhjetë mijë e një për “pushtimin” e Kryeministrisë Nga Besi BEKTESHI Europa, qejfmbetjet me shqiptarët dhe leksionet nga Maqedonia Ç m i m i 2 0 l e k ë Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përf- shirë dje nga debatet. Edhe pse opozita nuk ishte prezente në mbledhje nuk kanë munguar përplas- jet brenda grupit të deputetëve... Shpërthen sherri mes socialistëve në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino sulmon Ulsi Manjën, ja replikat mes palëve Faqe 4 Vetingu në Policinë e Shtetit vijon të jetë i bllokuar. Teksa në fillim të muajit qershor pritej që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit e tij në radhët... Bllokohet vetingu në Polici, vartësit e Xhafajt raportojnë në Kuvend, probleme në ngritjen e komisionit Faqe 6 Ministria e Financave do të nisë konsultimet me biznesin lidhur me paketën fiskale të vitit 2019. Bizneseve u janë dërguar pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet më të rëndësishme janë ulja... Paketa fiskale 2019, zbardhen të gjitha taksat që pritet të ndryshojnë, në diskutim dhe rishikimi i kufijve të pagës Faqe 11 Deputetja socialiste Klotilda Bushka, në një intervistë për gazetën “SOT” ka dhënë detaje mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe u është përgjigjur akuzave të opozitës... KLOTILDA BUSHKA: Ja kur do ngrihen KLGJ, KLP e SPAK, opozita po përdor çdo mënyrë për të penguar reformën në drejtësi Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Faqe 2,3 Debate në PS, Edi Rama kritika ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, paralajmëron reprezalje në pushtetin vendor e qendror Kryeministri Edi Rama ka vënë dje në rresht, ministrat dhe deputetët,pasi është shumë i pakën- aqur me angazhimet në bazë. Ditën e djeshme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas u largua për shkak të ax- hendës së tij të ngjeshur. Gazeta mësoi detaje nga mbledhja, teksa shefi i qeverisë është shprehur tejet kritikë ndaj vartësve të vetë... Thellohen skandalet e Veliajt, blen 600 mijë lekë një biçikletë te “Ecovolis”, sinjalistika e korsive të reja u kushton qytetarëve 500 milionë lekë Ja si CIA planifikonte të rrëzonte Hoxhën, 1.500 persona do të përdoreshin për grusht shteti, ambasadorët shqiptarë në Romë e Paris do merreshin peng F. 12 Faqe 10 Faqe 7 Prokurorët e Tiranës më të tremburit nga reforma në drejtësi, refuzojnë në bllok kandidimin në KLP, vihen në lëvizje SHBA-BE Faqe 5

Upload: others

Post on 13-Feb-2021

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

    Vetingu në politikë, PS nis në Venecia propozimin e opozitës, nuk ka votim në Parlament brenda këtij vitiTirazhi 10000 kopje E Martë 2 Tetor 2018

    Rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet” godina e KPK, merren masa për të

    ndalur përgjimet dhe kërcënimet

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Po dasmat, a do ti bëjmë sipas partive?

    Nga Enver CAKAJ

    Nga Bardhyl BEJKO

    Unë, kryengritësi i dhjetë mijë e një për “pushtimin”

    e Kryeministrisë

    Nga Besi BEKTESHI

    Europa, qejfmbetjet me shqiptarët dhe leksionet

    nga Maqedonia

    Çmimi 20 lekë

    Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përf-shirë dje nga debatet. Edhe pse opozita nuk ishte prezente në mbledhje nuk kanë munguar përplas-jet brenda grupit të deputetëve...

    Shpërthen sherri mes socialistëve në Komisionin

    e Ligjeve, Bashkim Fino sulmon Ulsi Manjën, ja

    replikat mes palëve

    Faqe 4

    Vetingu në Policinë e Shtetit vijon të jetë i bllokuar. Teksa në fillim të muajit qershor pritej që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit e tij në radhët...

    Bllokohet vetingu në Polici, vartësit e Xhafajt raportojnë

    në Kuvend, probleme në ngritjen e komisionit

    Faqe 6

    Ministria e Financave do të nisë konsultimet me biznesin lidhur me paketën fiskale të vitit 2019. Bizneseve u janë dërguar pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet më të rëndësishme janë ulja...

    Paketa fiskale 2019, zbardhen të gjitha taksat që pritet të ndryshojnë,

    në diskutim dhe rishikimi i kufijve të pagës

    Faqe 11

    Deputetja socialiste Klotilda Bushka, në një intervistë për gazetën “SOT” ka dhënë detaje mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe u është përgjigjur akuzave të opozitës...

    KLOTILDA BUSHKA: Ja kur do ngrihen KLGJ, KLP

    e SPAK, opozita po përdor çdo mënyrë për të penguar

    reformën në drejtësi

    Faqe 8

    NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

    eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

    elektronike: [email protected]

    Faqe 2,3

    Debate në PS, Edi Rama kritika ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, paralajmëron

    reprezalje në pushtetin vendor e qendrorKryeministri Edi Rama ka vënë dje në rresht,

    ministrat dhe deputetët, pasi është shumë i pakën-aqur me angazhimet në bazë. Ditën e djeshme u

    mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas u largua për shkak të ax-

    hendës së tij të ngjeshur. Gazeta mësoi detaje nga mbledhja, teksa shefi i qeverisë është shprehur tejet kritikë ndaj vartësve të vetë...

    Thellohen skandalet e Veliajt, blen 600 mijë lekë një biçikletë te “Ecovolis”, sinjalistika e korsive

    të reja u kushton qytetarëve 500 milionë lekë

    Ja si CIA planifikonte të rrëzonte Hoxhën, 1.500 persona do tëpërdoreshin për grusht shteti,

    ambasadorët shqiptarë në Romë e Paris do merreshin peng F. 12 Faqe 10

    Faqe 7

    Prokurorët e Tiranës më të tremburit nga reforma në drejtësi, refuzojnë në bllok

    kandidimin në KLP, vihen në lëvizje SHBA-BE

    Faqe 5

  • 2 GAZETA SOTE Martë 2 Tetor 2018

    2,3,4,8,11,13,14,18,19,20,21,24

    p o l t i k e www.sot.com.alAkuzat e PD për lidhje me grupin “Bajri”, reagon Bushati: Opozita

    ka frikë nga e vërteta, keqardhje për gjendjen ku ndodhetMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar

    dje në kuadër të akuzave të opozitës për lidhje me grupin kriminal “Bajri”. Pasi u godit ky grup nga policia, PD deklaroi se ata kanë lidhje me minis-trin Bushati, i cili ka marrë mandatin e deputetit në Shkodër. Por dje ka reaguar vetë Bushati, ku deklaroi se kjo tregon gjendjen ku është katandisur opozita. “Kam përshtypjen që nga gënjeshtarët patologjikë është shumë e vështirë për të pritur të vërteta. Më vjen keq që vendi ka këtë opozitë që ka frikë nga e vërteta, ka frikë nga institucionet, është e vetmja opozitë në Europë dhe botë që ka frikë nga

    Komisioni i Venecias. Nga ana tjetër, besoj se duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën që ka humbur besimin tek vota dhe koncepti alternativ ndaj qeverisë dhe përsa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në këtë drejtim. Thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit, shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike. U bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Shpresoj që edhe opozita të bëjë të njëjtën gjë. I pyetur nga gazetarët për një koment lidhur me

    deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes lidhur me “Vorioepirin”, Bushati pati këtë koment: “Unë jam ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk jam komentator politik. Komentatorë politikë në Shqipëri janë me shumicë, e keqja është se një pjesë e mirë e politikanëve po kthehen dita- ditës në ko-mentues politikë. Pak ditë më parë PD lëshoi akuza të forta ndaj ministrit Bushati. Sipas opozitës ai i ka ofruar mbështetje grupit “Bajri”. “Bushati nuk ju përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje. Bushati dhe Rama janë mekur sepse: Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë

    para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për ti kthy-er shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tende-ra dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre. Gjatë zgjedhjeve elektorale grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës. Rama i ka kërkuar grupit Bajraj nëpërmjet Ditmir Bushatit që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim ju ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër. Bushati ju ka dërguar falënderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale”, deklaroi PD pak ditë më parë.

    Rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet” godina e KPK, merren masa për të ndalur përgjimet dhe kërcënimet

    KPK merr masa në kuadër të seancave dëgjimore

    Rigels SELIMAN

    Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka shtuar masat e sigurisë për godinën ku do qëndrojnë ekspertë që skanojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Në datën 3 do të fillojnë seancat dëgjimore për sesionin e dytë dhe këtë herë ato do të mbahen te selia e KPK, ish-godina e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gazeta ka mësuar se ditën e djeshme është zhvilluar një mbledhje në KPK, për të rritur masat e sigurisë në këtë godinë, me qëllim shmangin e kërcënimeve, sulmeve, por dhe të përgjimeve. Sipas burimeve, përveç kalimit në detektor, do ketë kontroll trupor për të gjithë personat që hyjnë e dalin, ku do të përfshihen dhe këpucët për individë të caktuar. KPK është institucioni që po trondit drejtësinë shqiptare. 22 emra deri më tani janë larguar nga sistemi, ndërsa pritet që të ketë dhe shumë të tjerë në ditët në vijim. Kjo ka bërë që KPK të sulmohet, anatemohet, ndërsa në bazë të disa vendimeve që janë dhënë kanë lindur dyshime dhe për presione. Por frika më e madhe e KPK është se mund të kthehet në një objekt përgjimi nga subjekte të ndryshme. Për këtë arsye do merren masa për të mos lejuar asnjë lloj pajisje të dyshimtë në godinë. Sipas burimeve, kryetarja e KPK ja u ka bërë të ditur përgjegjësve të sigurisë se godina është kthyer në subjekt të rëndësisë së veçantë dhe duhen masa maksimale me qëllim që të ndalohet rrjedhja e informacionit, përgjimi, kërcënimet, etj. Po ashtu do merren masa dhe për lëndë eksplozive, armë, etj. Deri më tani KPK i mbante se-ancat dëgjimore te Pallati i Kongreseve, por sipas informacioneve, çdo seancë atje kishte kosto të larta për shkak të qerasë dhe tani është vendosur që të mbahen në selinë qendrore. Duke qenë se për të marrë pjesë në seanca kanë mundësi të gjithë, atëherë godina do jetë e blinduar, me qëllim që askush të mos rrezikohet, por dhe të eliminohet rreziku për vjedhje informacioni apo futje pajisjesh përgjimi.

    Siguria e dokumentevePërveç sigurisë së godinës, KPK

    me anë të një rregulloreje ka rritur masat dhe sa i takon dokumenteve. “KPK merr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të

    Ruçi pret ambasadorin e ri të Brazilit

    Rritja e investimeve braziliane në Shqipëri ishte në fokus të një bisede mes kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadorit të ri të Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Shqipërisë, Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Cha-gas. Ruçi rikonfirmoi interesin dhe angazhimin e Shqipërisë për nxitjen e marrëdhënieve e të bashkëpunimit dypalësh me Brazilin. “Në Kuvendin e Shqipërisë është krijuar Grupi i Miqë-sisë me Brazilin, i cili mund dhe duhet të bëhet promotor i bashkëpunimit midis të dy vendeve”, tha Ruçi. Kuvendi, shtoi ai, do të kontribuojë për shtimin e kon-takteve të drejtpërdrejta dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor e shkencor midis të dy vendeve dhe rritjen e investimeve braziliane në Shqipëri, në fusha si bujqësia, turizmi, infrastruktura, energjia, etj. “Marrëve-shjet, bashkëpunimi dhe miqësia midis të dy vendeve, – nënvizoi Ruçi, – shkur-tojnë distancën gjeografike midis ven-deve tona”. Ai shprehu kënaqësinë për mbështetjen nga Brazili të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

    Ambasadorja gjermane: Nuk kemi koment për teatrin

    Ambasada Gjermane në Tiranë ka prezantuar programin për Tetorin Gjerman, ku do të ketë aktivitete në Tiranë dhe qytete të tjera në vend. Për të 12-vit radhazi, muaji gjerman kulturor do të vijë nën moton “Frymëzuar nga njerëzit, ndërsa në lidhje me Teatrin Kombëtar, ambasadorja u shpreh se po i ndjek zhvillimet me vëmendje. “Motoja e javëve gjermane do të jetë i frymëzuar nga njerëzit, ku do të bëhen bashke gjermanë dhe shqiptarë në aktivitete të ndryshme kulturore”, tha ajo. Ndërsa lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar, ambasadorja gjermane Sussane Schutz nuk preferoj të mbante një qëndrim të qartë, por tha se po i ndjek me vëmendje zhvillimet. “Ambasada gjermane nuk ka një qëndrim për Tetarin Kombëtar. E kemi lexuar me shumë vëmendje letrën e KE-së, si dhe kemi në vëmendje zh-villimet në vend”, tha ajo. Filma, letërsi, teatër, muzikë, kulinaria dhe diskutime të ndryshme do të shoqërojnë aktivitetet në Tiranë dhe qytete të tjera në vend.

    paligjshme, aksidentale, humbje aksi-dentale ose jo, fatkeqësi natyrore, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjete apo sisteme elektronike, si edhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi”, thuhet në nenin 8 të rregullores. Në bazë të saj, të gjithë

    punonjësit e KPK punojnë vetëm sipas përcaktimeve të ligjit sa i takon shqyr-timit të dokumenteve të grumbulluara. Po ashtu, çdo komunikim bëhet me email, i cili monitorohet. Ndërsa aksesi në zyrat e institucionit është shumë i kufizuar. “Në ambientet ku përpunohen të dhëna personale zbatohen këto masa sigurie: Ndalohet hyrja e personave të

    paautorizuar; Personat që hyjnë në këto ambiente duhet të jenë të pajisur me autorizim, të shoqërohen nga punonjës sigurie, të jenë të pajisur me kartën e vizitorit; Ambientet e hyrje-daljes survejohen me kamera gjatë 24 orëve; Vendosja e pajisjeve dhe sistemeve të sigurimit elektronik (sisteme alarmi, telekamera, etj.), sensorë të tymit, lagështirës dhe temperaturës; Në am-bientet e vendndodhjes së serverëve lejohet vetëm aksesi i personave të autorizuar nga titullari i institucionit. Personeli i jashtëm i mirëmbajtjes së sistemeve elektronike lejohet të hyjë në këto ambiente i shoqëruar nga punonjësi i autorizuar nga titullari”, thuhet në rregullore. Dokumente të caktuara do të ruhen në kasaforta metalike dhe rezistente ndaj zjarrit, me qëllim që të shmanget çdo lloj tentative për asgjësimin e tyre, gjë që do të sillte komprometimin e procesit.

    Përveç ruajtjes me kujdes të të gjitha dokumenteve fizike, mësohet se KPK ka marrë masa dhe sa i takon pi-raterisë kompjuterike. “Personeli i autorizuar regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transme-timet, përditësimet. Ky personel kryen backup-et e sistemit dhe i ruan ato në përputhje me legjislacionin përkatës. Për çdo gabim, defekt apo incident në sistemet elektronike të KPK-së, njoftohet personeli i autorizuar, i cili kryen eviden-timin dhe riparimin përkatës. Dhënia e të drejtave të akse-

    simit në sisteme bazohet vetëm në nevojat e institucionit dhe nuk i tejkalon ato. Aksesimi i sistemeve përcaktohet në bazë të detyrave të punonjësve, të cilat specifikohen qartë. Kur një përdorues i sistemeve elektronike ndryshon detyrën e tij, ai humbet të drejtat e aksesimit që lidhen me detyrën e mëparshme. Aksesimi i sistemeve elektronike nga persona të tretë, të cilët do të aksesojnë të dhënat personale, për nevoja të punës, kryhet me autorizim dhe nëpërmjet procesit të autentifikimit”, thuhet në rregullore.

    MASAT E SIGURISË NË SISTEMET ELEKTRONIKE

    1. Përpunimi i të dhënave personale me anë të sistemit të video-survejimit në KPK bëhet për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Repub-likën e Shqipërisë”, për ruajtjen dhe mbrojtjen e komisionerëve, vëzhguesve ndërkombëtarë të emëruar nga Oper-acioni Ndërkombëtar i Monitorimit,

    personelit këshillimor e administrativ, informacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror” dhe pronës në administrim të institucionit.

    2. Regjistrimet e të dhënave person-ale me anë të sistemit të video-survejimit mund të përdoren vetëm për hetimin e një ngjarjeje që ka sjellë dëmtimin e interesave të mbrojtura me ligj, sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij neni.

    PËRPUNIMI ME SISTEMIN E VIDEO-SURVEJIMIT

    Në datën 3 do të fillojnë seancat dëg-jimore për sesionin e dytë dhe këtë herë ato do të mbahen te selia e KPK, ish-godi-na e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gazeta ka mësuar se ditën e djeshme është zh-villuar një mbledhje në KPK, për të rritur masat e sigurisë në këtë godinë...

  • 2,3,4,8,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 2 Tetor 2018 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    BE kërkon ngritjen e organeve të reja sa më shpejt, Luigi Soreca i gatshëm për të mbështetur thellimin e reformës

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Lui-gi Soreca kërkoi ditën e djeshme ngritjen e organeve të reja të drejtësisë sa më parë. Përfaqësuesi evropian zhvilloi një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe theksi i diskutimeve ishte pikërisht zbatimi dhe thellimi i reformës në drejtësi. Një gjë të tillë e bënë me dije vetë ambasadori dhe Etilda Gjonaj përmes postimeve në rrjetet sociale. Për diplomatin evropian, reforma në drejtësi është çelësi për integrimin në BE. “Reforma në drejtësi është

    çelësi për të gjitha prioritetet e tjera, për të cilat Shqipëria duhet të punojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Takimi me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të diskutuar hapat e ardhshëm urgjentë, për ngritjen e institucioneve gjyqësore të cilat do të çojnë përpara reformën në drejtësi, në Shqipëri ishte shumë produktiv”, tha Luigi Soreca. Etilda Gjonaj nga ana tjetër “zbuloi” se ambasadori kishte kërkuar edhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë sa më parë. “Ishte kënaqësi të prisja

    sot ambasadorin e European Union in Albania, Luigi Soreca, me të cilin diskutuam mbi ecurinë e reformës në drejtësi, si një prioritet i qeverisë shqiptare në rrugën drejt integrimit european të vendit. Ndamë mendimin se reforma dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë duhet të ecin me ritme sa më të shpejta”, tha Gjonaj. Sipas ministres së Drejtësisë, ambas-adori Luigi Soreca është shprehur i gatshëm që të mbështesë më tej thellimin e reformës në drejtësi, qoftë nga ana politike duke u përpjekur

    t’ju japë zgjidhje diskutimeve politike, qoftë në nivel ekspertësh ose edhe për anën financiare. “E falënderova ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga BE në dizenjimin dhe zbatimin e reformës si dhe gatishmërinë e shprehur prej tij për të vijuar këtë mbështetje në nivel politik, nivel ekspertësh si dhe mbështetje financiare. Masat e marra në luftën kundër korrupsionit dhe forcimi i bashkëpunimit me delegacionin e BE ishte një tjetër temë e rëndësishme e takimit me ambasadorin Soreca”, tha Etilda Gjonaj.

    Prokurorët e Tiranës më të tremburit nga reforma në drejtësi, refuzojnë në bllok

    kandidimin në KLP, vihen në lëvizje SHBA-BE

    Ende asnjë aplikim nga Tirana për vendet vakante në KLP

    Mimoza IBRA

    Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po has në vështirësi. Pavarësisht se disa ditë më parë u an-gazhua edhe Prokuroria e Përg-jithshme për të ndihmuar në këtë proces, ngërçi vijon i njëjtë. Duke qenë se për ngritjen e KLP mungon një kandidat nga Prokuroria e Apelit të Tiranës, organi i akuzës rihapi garën për prokurorët që të aplikonin për t’u bërë pjesë e organit të ri të dre-jtësisë. Prokuroria e Përgjithshme iu bëri thirrje në 26 shtator prokurorëve që të kandidojnë për vendin e mbetur bosh nga shkarkimi i prokurorit të Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi. Por edhe pse ka kaluar pothuajse një javë nga thirrja e organit të akuzës, sipas informacioneve të gazetës, asnjë prokuror nuk ka shprehur interes. Mesa duket, prokurorët e Apelit të Tiranës tremben nga reforma në dre-jtësi. Edhe pse Prokuroria e Tiranës duhet të shërbejë si shembull për ato të rretheve, prokurorët e Tiranës nuk po e dëshmojnë aspak një gjë të tillë. Duke mos aplikuar për KLP ata po tregojnë se janë të frikësuar nga reforma në drejtësi dhe nuk duan të jenë fare pjesë e saj. Një gjë e tillë u faktua pak ditë më parë edhe nga situata e krijuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Edhe ky organ duhet të merret si shembull për luftën kundër krimit dhe korrupsionit pa asnjë hezitim, por kaosi i pak ditëve më parë dëshmoi të kundërtën. Një tjetër arsye për mos-aplikim është edhe heqja dorë nga privatësia. Sipas ligjit, anëtarët e KLP, KLGJ dhe SPAK do të jenë në monitorim të rreptë. Atyre do u monitorohen telefonat dhe kompjuterët, ndërsa po ashtu edhe llogaritë bankare do të skanohen. Por teksa ngritja e KLP vijon të jetë në ngërç për shkak të frikës së proku-rorëve, gazeta ka arritur të mësojë se në lëvizje janë vënë ndërkombëtarët. Sipas informacioneve, ata po kërko-jnë që gjetja e kandidatëve të bëhet midis prokurorësh që tashmë e kanë kaluar sitën e vetingut, me qëllim që ngritja e këtij organi të mos vonohet më shumë duke pritur vetingun për emrat e tjerë. Dje ambasadori i BE, Luigi Soreca takoi ministren Etilda Gjonaj dhe ishte i shqetësuar për vonesat. Kujtojmë që pak ditë më

    Dervishi: Të përmirësohet ligji për të garantuar

    llogaridhënieKomisioneri për të Drejtën

    e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministria e Drejtësisë organizuan forumin e 3-të Konsultativ Antikorrupsion me temë “E drejta për informim”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Autoriteteve Publike, të botës akademike, nga organizata të shoqërisë civile dhe media, Fo-rum i cili është pjesë e axhendës së “Projektit të Binjakëzimit Antikor-rupsion Shqipëri-BE”. “Në këta 4 vjet, vlerësojmë se institucionet shtetërore kanë bërë përpjekje të dukshme për përmbushjen e detyrimeve të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Reforma për ndryshimin e mentalitetit të ad-ministratës publike është po aq me rëndësi sa edhe reforma në sistemin e drejtësisë. Përmirësimi i ligjit është rruga drejt standardeve më të larta për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies së Autoriteteve Pub-like”, tha Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi.

    Boçi: Krimi nuk ndalohet dhe nuk arrestohet

    Deputeti i PD, Luçiano Boçi deklaroi ditën e djeshme se mazhoran-ca qeverisëse nderon krimin. Në rrje-tet sociale, duke denoncuar dhunën që sipas tij policia ushtron ndaj nx-ënësve në Mengël, Boçi tha se krimi nuk po ndalet. “Forca speciale kundër fëmijëve, ka ndodhur në Elbasan. Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë. Shumë e fortë kjo policia jonë. Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje. Fjala turp nuk mjafton! Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm. Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat spe-ciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet. Përkundër nderohet! Kjo është Shqipëria e sotme. Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit. Dhunuesit meritojnë të shpagohen”, tha Luçiano Boçi.

    parë ambasada e SHBA u bëri thirrje të gjithë prokurorëve të ndershëm e me integritet që të aplikojnë.

    Ndërkombëtarët sytë te KLGJNë një kohë kur reforma në dre-

    jtësi ka frikësuar prokurorët e Apelit të Tiranës duke penguar kështu edhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Proku-rorisë, burimet i thanë gazetës se

    ndërkombëtarët i kanë sytë tek kon-stituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas informacioneve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po presin vetëm ngritjen e KLGJ, me qëllim që më pas t’i hapet rruga ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në ligj është përcaktuar që mjafton edhe

    Por edhe pse ka kaluar pothuajse një javë nga thirrja e organit të akuzës, sipas informacion-eve të gazetës, asnjë prokuror nuk ka shprehur interes. Mesa duket, prokurorët e Apelit të Tiranës tremben nga reforma në drejtësi. Edhe pse Prokuroria e Tiranës duhet të shërbejë si shembull për ato të rretheve, prokurorët e Ape-lit nuk po e dëshmojnë aspak një gjë të tillë...

    1.Anila Leka-Prokuroria e Përgjithshme2.Antoneta Sevdari-Prokuroria Tiranë3.Besnik Muçi-Prokuroria e Krimeve të Rënda4.Dritan Prençi-Prokuroria Kukës5.Gentian Osmani-Prokuroria e Krimeve të Rënda6.Kostaq Beluri-Prokuroria e Përgjithshme7.Vatë Staka-Prokuroria Shkodër8.Arben Dollapaj-Prokuroria e Apelit Shkodër

    KANDIDATËT PËR KLP TË RIKONFIRMUAR8

    1.Adriatik Cama-Prokuroria Tiranë2.Arben Nela-Prokuroria Tiranë3.Besa Nikëhasani-Prokuroria e Apelit Shkodër4.Bujar Hoti-Prokuroria Durrës5.Dritan Rreshka-Prokuroria Tiranë6.Elsion Sadiku-Prokuroria Korçë7.Luan Kaloçi-Prokuroria e Apelit Tiranë

    KANDIDATËT PËR KLP TË SHKARKUAR7

    vetëm ngritja e KLGJ për të vijuar më pas me ngritjen e SPAK. Sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë e largët dita kur Këshilli i Lartë Gjyqësor të ngrihet. Gazeta e raportoi pak ditë më parë që është hequr dorë nga pritja e vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për gjyqtarët kandidatë të KLGJ që u është ankimuar rikonfirmimi në detyrë. E vetmja pengesë momentalisht është kalimi në sitën e vetingut të kandi-datët të vetëm për KLGJ, Luan Der-vishi. Një hap i tillë pritet të hidhet së shpejti. Kjo do të thotë se edhe SPAK do të jetë gati shumë shpejt sepse, sipas ligjit, kjo strukturë e posaçme antikorrupsion ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLGJ. Ndërkombëtarët kanë kërkuar vazhdimisht kohët e fundit SPAK me qëllim luftën antikorrupsion në nivele të larta dhe mesa duket për këtë arsye do të “përdoret” ngritja e KLGJ.

  • 4 GAZETA SOTE Martë 2 Tetor 2018

    2,3,4,8,11,13,14,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Bashkim Fino: Nuk mora përg-jigje unë dhe ajo zonja.

    Ulsi Manja: Zoti Fino drejtojë unë këtu. Besoj se nuk ke na një kundërshtim me atë se çfarë thashë.

    Bashkim Fino: Për procedure. Ju duhet të drejtoni një mbledhje sipas procedurës së komisionit. Ne bëme disa pyetje këtu i nderuar kryetar. Por këta që janë këtu duhet të na kthejnë neve përgjigje. Duhet te flasim për nismën. Por me falni nuk duhet të na bëni ju vërejtje për nenet. Jemi tek pika e pyetjeve.

    Ulsi Manja: Zoti Fino jemi ne diskutimin në parim. Jo ne pyetje të caktuara. Sa për procedurën nuk ka deputet që nuk e di.

    Bashkim Fino: Zoti kryetar unë dua përgjigje. Është e drejta ime. S’kam marrë akoma përgjigje si unë ashtu dhe kolegia jonë.

    Ulsi Manja: Zoti Fino unë e kuptoj këtë gjënë këtu. Meqë s’është opozita duhet dikush që ta bëjë opozitën dhe besoj se e keni këtë të drejtë.

    Bashkim Fino: Zoti kryetar unë po them që nuk kemi marrë përgjigje.

    JA DEBATI MES FINOS DHE MANJËS

    Miratohet projektligji për investimet strategjike, Ministria e Financave gati draftin e lehtësirave për investitorët

    Ministria e Financave po harton një ligj të ri për investimet, i cili sjell disa risi sa i përket krijimit të lehtësirave të mëtejshme për investi-torët. Ligji pritet të jetë gati në mesin e vitit që vjen dhe do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2020. Një gjë të tillë e pohoi dje në mbledhjen e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, zëvendësministri Elton Haxhi. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””, zv/

    ministri i Ekonomisë, Elton Harxhi teksa u pyet nga deputetët në lidhje me zgjatjen e afateve për investimet, deklaroi se së shpejti në Kuvend do të depozitohej një projektligj i ri, si nismë e plotë ku do trajtoheshin si investimet e huaja ashtu edhe investimet e brendshme. Por krahas kësaj deklarate të bërë nga zv/ministri, Komisioni i Financave dhe Ekonomisë pas diskutimeve miratoi dje ndryshimet në ligjin e investimeve strategjike, i cili iu jep edhe një vit kohë subjek-

    teve të interesuarve për të aplikuar për marrjen e statusit. Ligji parashikon që për të marrë statusin e investitorit strategjik, subjektet duhet të inves-tojnë në disa sektorë të përcaktuar nga qeveria, të kenë një vlerë të konsiderueshme investimi dhe të hapin vende pune në përputhje me kriteret e caktuara në legjislacion. Investitorët që marrin këtë status, përfitojnë shërbime dhe lehtësi të mëdha, në lidhje me kryerjen e veprimeve për-gatitore, përgatitjen e dokumenteve dhe aplik-

    imit administrativ me procedurë të përshpejtuar; konsolidimin e tokës; mbështetjen me infrastruk-turë ndihmëse, etj. Projektligji nuk sjell efekte financiare për buxhetin e shtetit. Ndërkohë për zbatimin e këtij projektligji ngarkohen Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Komiteti i Investimeve Strategjike, si dhe të gjitha institucionet dhe organet e administratës shtetërore që kanë në fushën e kompetencave të tyre elementë specifik procedural.

    Shpërthen sherri mes socialistëve në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino

    sulmon Ulsi Manjën, ja replikat mes palëve

    Bashkim Fino: Ju duhet të drejtoni mbledhjen sipas procedurës së komisionit

    Endri ARIZI

    Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përfshirë dje nga debatet. Edhe pse opozita nuk ishte prezente në mbledhje nuk kanë munguar përplasjet brenda grupit të deputetëve të mazhorancës. Deputeti i PS, Bashkim Fino u përplas me kreun e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Man-jën në lidhje me mënyrën sesi ky i fundit po zhvillonte mbledhjen. Gjatë diskutimit nismës së 37 mijë zgjedhësve “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, dt. 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, deputeti Fino e aku-zoi Manjën se nuk po e zhvillonte mbledhjen sipas procedurës së komisionit. Fino i kërkoi kreut të komisionit që të ftuarit të japin përgjigje në lidhje me pyetjet që ushtrojnë deputetët, ndërsa Manja i kujtoi deputetit që të mos i bëj replika në mënyrën sesi drejton. Pikërisht kjo shkëndijë ka bërë që situata në komision të agravojë për disa minuta mes dy depu-tetëve socialistë. “Për procedure. Ju duhet të drejtoni një mbledhje sipas procedurës së komisionit. Ne bëme disa pyetje këtu i nderu-ar kryetar. Por këta që janë këtu duhet të na kthejnë neve përgjigje. Duhet te flasim për nismën. Por me falni nuk duhet të na bëni ju vërejtje për nenet. Jemi tek pika e pyetjeve”, u shpreh deputeti Fino i revoltuar. Por Fino nuk u ndal me kaq, pasi vijoi të këmbëngulte se Manja nuk po e drejtonte si duhej mbledhjen. “Zoti kryetar unë dua përgjigje. Është e drejta ime. S’kam marrë akoma përgjigje si unë ashtu dhe kolegia jonë. Zoti kryetar unë po them që nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Bashkim Fino. Por kjo përplasje nuk zgjati shumë pasi kryetari i komisionit Ulsi Manja, u përpoq ta qetëson-te situatën duke e argumentuar debatin me faktin se deputeti Bashkim Fino po bënte rolin e opozitës, e cila nuk ishte prezente në komision. “Zoti Fino unë e kup-toj këtë gjënë këtu. Meqë s’është opozita duhet dikush që ta bëjë opozitën dhe besoj se e keni këtë të drejtë”, u shpreh Ulsi Manja duke qetësuar situatën.

    Vasili: Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen

    Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar dje pas deklarat-ave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po dhunon Xhisiela Malokun. Përmes një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gën-jen. “Edi Rama është i sinqerte vetëm kur gënjen!!! Dikur 7 vjet me pare ne opozite, Edi Rama shprazte fishekzjarrë dënglash dhe hipokrizie morali me ton-elata. Ne kongresin e partisë socialiste ne 6 nëntor 2011 ja ç'thoshte pacipësisht dhe me zë te larte: "Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korrupti-mi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam". Po sot? Sot standardi i vërtete i Edi Ramës është gjetëm një: alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge etj etj. Ky është standardi që mbrojti Elvis Roshin, Saimir Tahirin, Agron Xhafën dhe se fundi përdhunuesit e Fushe Krujës”, tha ai.

    Tabaku: Rama i lehtësoi akuzën djalit të deputetit

    Edhe pas arrestimit të djalit të deputetit Rraja, Partia Demokratike ka vijuar dje me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas deputetes, Jorida Tabaku, Rexhep Rraja ‘e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë vajzën’, por u arrestua me akuzën me të lehtë, atë të përndjekjes së Xhisie-la Malokut. “Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeminis-trit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen. Në vend që një përd-hunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh”, tha ajo.

    Miratohen projektligjet e ditës Komisioni për Çështjet Lig-

    jore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në mbledhjen e djeshme në parim projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, dt. 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nismë kjo e 37,527 zgjedhësve si dhe miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e

    konsumatorëve të ndryshuar”. Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i pranishëm në mbledhje ishte zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi si dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë. Relatori i këtij projektligji depu-teti Alket Hyseni, gjatë shqyrti-mit nen për nen propozoi disa ndryshime të teknikës legjislative në 25 nene të projektligjit. Ndry-

    shime këto që sipas Hysenit do të sjellin përmirësimin e draftit të paraqitur në Kuvend. Në për-fundim, komisioni i pranoi këto ndryshime dhe e miratoi paketën. Ndërsa sa i takon projektligjit tjetër, kreu i komisionit Ulsi Man-ja u shpreh se për tu miratuar nisma e 37 mijë zgjedhësve duhet që opozita të jap konsensus, pasi duhen 84 vota për të miratuar këto ndryshime.

    Për shqyrtimin në parim të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27. 1. 1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nismë e 37,527 zgjedhësve” të pranishëm në komision ishin z. Indrit Osmani, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Animal Rescue Albania” dhe z. Jonel Kristo, anëtar i Bordit Drejtues dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Z. Osmani njohu anëtarët e komisionit

    me nismën. Z. Osmani vuri në dukje mangësitë në leg-jislacionin vendas dhe solli referenca nga legjislacioni i vendeve të Bashkimit Evropian. Relatori i komisionit, z. Adnor Shameti, e përkrahu në parim projektligjin e ardhur në Kuvend. Në përfundim të diskutimeve, në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e miratoi në parim projektligjin.

    “Ligjet” i hapin rrugë ashpërsimit të ligjit për mbrojtjen e kafshëve

    Edhe pse opozita nuk ishte prezente në mbledhje nuk kanë munguar përplasjet bren-da grupit të deputetëve të mazhorancës. Deputeti i PS, Bashkim Fino u përplas me kreun e Komisionit Parlamentar të Lig-jeve, Ulsi Manjën në lidhje me mënyrën sesi ky i fundit po zhvillonte mbledhjen...

  • GAZETA SOT E Martë 2 Tetor 2018 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë lëshoi gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së PS kritika të shumta në adresë të kryebashkiakëve socialistë, duke i quajtur si të papërgjegjshëm. “Problemi kryesor i platformës: kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen. Niveli i përgjigjeve është shumë i ulët. Ata të PD nuk shkruajnë fare. Si ka mundësi, ndërsa çdo ministër e ka detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban

    përgjegjësi individuale. Ndërsa te pushteti vendor, te bashkitë nuk ndodh. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Do të jetë një nga kriteret që do i japim kreu të bashkisë që do të rikandidojë ose s’duhet të kandidojë. Atë që qeveria bëri para pushimeve, llogaridhënien, duhet ta bëjnë edhe të gjithë kryetarët e bash-kive. Aty do të kuptohet nëse PS e ka më kryetarin e bashkisë për betejë apo të gjejë një tjetër”, deklaroi ai.

    Rama: Kryetarët e bashkive, të papërgjegjshëm

    Kryeministri Edi Rama fundjavën që lamë pas ishte në Korçë, ku mblodhi qeverinë, ndërsa mori një sërë vendimesh për zonën. Por gazeta mësoi se mes të tjerash gjatë këtij takimi është shfaqur i pakënaqur me punën e deri tanishme të ministrave sa i takon reformës në admin-istratë, për të cilën kërkoi që të futet në skaner menjëherë. Në këtë kontekst, gazeta mësoi se i pari i qeverisë iu ka

    dhënë ultimatum ministrave që të shkarkojnë nga puna, madje edhe t’i padisin të gjitha ata drejtorë, inspektorë dhe nëpunës së zyrave të shtetit që nuk iu përgjigjen në kohë ankesave të qytetarëve. Po ashtu, mësohet se kreu i ekzekutivit ka qenë i prerë në direktivat e tij, duke iu kërkuar vartësve të vet që t’i largojnë nga puna ata që ai i etiketon si “parazitë” në administratë.

    JA ULTIMATUMI I RAMËS PËR MINISTRAT

    Kryeministri Edi Rama në familjen Hysenllari: Do të ndërtojmë shtëpinë dhe kurse profesionale për vajzatQeveria është e vendosur për të mbështe-

    tur shtresat në nevojë. Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në shtëpinë e Engjëllush Hysenllarit nga Sovjani, i cili jeton në kushte të vështira sëbashku me fëmijët e tij dhe të vëllait, që nuk jeton më. Kryeministri gjatë vizitës i këshilloi dy vajzat e mëdha të familjes, të ndër-marrin kurse profesionale, meqë kanë mbaruar gjimnazin dhe për këtë mori angazhim dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu. “Si mund t’ju ndihmoj unë

    për punë? Bëni një kurs profesional. Univer-siteti është diçka, por ana profesionale është më e rëndësishme. Ti ke dhe eksperiencë në ndërtim (ju drejtua kryefamiljarit). Po ashtu do japim një dorë në shtëpinë, sepse shtëpia nuk qenka në gjendje të mirë. Do ta zgjidhim këtë punë. Energjinë e keni të mbuluar nga skema e ndihmës ekonomike. Gocat i kemi të gatshme për arsimin profesional, t’i vlerësojmë se çfarë mund të bëjnë dhe një kombinim të mundshëm që vajzat të mos shkojnë çdo ditë”, deklaroi ai.

    Po ashtu, shefi i qeverisë premtoi se do ndihmojë kryefamiljarin Hysenllari të sistemohet me punë në sektorin privat, pasi ai kishte dhe eksperiencë jo të vogël në ndërtim. “Për të dalë nga kjo gjendje e vështirë, dhe për ta ndihmuar familjen, jo vetëm me ringritjen e shtëpisë, por edhe për t’i krijuar mundësi punësimi kryefamiljarit, i cili ka një eksperiencë prej 14 vitesh në ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore. Shyqyr që kemi njerëz të gatshëm për të punuar në privat, se të gjithë sytë nga shteti”, nënvizoi kryeministri Edi Rama,

    ndër të tjera në fjalën e tij. Ndërsa në të njëjtën linjë me shefin e qeverisë, është rreshtuar edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa iu premtoi mbështetjen e saj. “Po, janë në skemën e ndihmës ekonomike. Kjo është një shtëpi e vjetër, e ndërtuar me baltë, kallama. Gocat e mbajnë pastër e punojnë shumë për shtëpinë. Dy të vogla vijojnë shkollën, vajzat e mëdha kanë mbaruar gjimnazin”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

    akëve socialistë dhe krerët e partisë, duke paralajmëruar reprezalje si në pushtetin qendror ashtu edhe në pushtetin vendor. Fillimisht, mëso-het se shefi i qeverisë ka urdhëruar strukturat që të ngrenë shtabe ele-ktorale, si mënyra e vetme ku do të takohen qytetarët me partinë. Në këtë kontekst, mësohet se Ramë është shprehur tejet kritik ndaj vartësve të vet, duke iu thënë mirë që hallin qytetarëve nuk po ua zgjidhim, por të paktën t’jua qajmë, duke iu kërkuar

    që të jenë tepër konciz më këdo gjatë takimeve në kuadër të riorganizimit të PS për zgjedhjet vendore. Mësohet se për ngritjen e shtabeve, Rama ka lënë datën 10.10.2018, si datën e fundit kur duhet të jetë bërë realitet porosia e tij. Po ashtu, mësohet se me tone të ashpra, Rama është shfaqur jovetëm ndaj kryebashkiakëve por edhe ndaj deputetëve, të cilëve ua ka bërë të qartë se janë në monitorim të rreptë dhe në rast se nuk e bëjnë si duhet punën, me shumë gjasa nuk do të rikandidohen.

    Kliti TOPALLI

    Kryeministri Edi Rama ka vënë dje në rresht, ministrat dhe deputetët, pasi është shumë i pakënaqur me an-gazhimet në bazë. Ditën e djeshme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas u largua për shkak të axhendës së tij të ngjeshur. Gazeta mësoi detaje nga mbledhja, teksa shefi i qeverisë është shprehur tejet kritikë ndaj vartësve të vetë, duke iu vënë në dukje faktin se janë mbrapa me organizimin e zgjedh-jeve vendore të vitit 2019. Për këtë arsye, Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët dhe ministrat duke ua bërë të qartë se të gjithë duhet të zbresin në bazë dhe të kenë kontakte të drejt-përdrejta me qytetarët dhe anëtarësinë. Po ashtu, mësohet se një tjetër kritikë që kreu i ekzekutivit ka shprehur ndaj deputetëve dhe ministrave ka qenë edhe sa i takon situatës së punësimit. Rama ka kërkuar më shumë vëmendje për këtë çështje, duke kërkuar nga vartësit e tij, sidomos ministrat që të pastrojnë administratën nga militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mënyrë që t’i hapet rruga punësimeve të socialistëve, sipas meritës. Nga ana tjetër, kryeministri ka shprehur rezerva për vartësit e tij duke iu kërkuar që të angazhohen fuqishëm gjatë kësaj periudhe të riorganizimit të Partisë Socialiste, ku në fokus të kenë përzg-jedhjen e kandidaturave të ardhshme të kryetarëve të bashkive, në konsultim të plotë me bazën dhe qytetarët. Më pas, gazeta mësoi se kryeministri Edi Rama u largua nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, duke ia kaluar stafetën kreu të grupit, Taulant Balla. Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokuso-hen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike. Madje, i njëjti burime i tha gazetës së kreu i grupit ka qenë kritikë me deputetët, duke iu kërkuar që në komisione parlamentare dhe në seancën e Kuvendit të mos mungojnë, ashtu siç kanë bërë gjatë dy javëve të fundit. “Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”, mësohet të ketë thënë Balla para ligjvënësve socialistë.

    Porositë e kryeministritKritikat e djeshme të kryemi-

    nistrit Edi Rama në adresë të depu-

    Riorganizimi i PS dhe zgjedhjet vendore, ngrihen shtabet elektorale

    Debate në PS, Edi Rama kritika ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, paralajmëron

    reprezalje në pushtetin vendor e qendrorRiorganizimi i PS, Felaj

    takon strukturat në KuçovëEksponentë të lartë të Partisë

    Socialiste dhe jo vetëm, kanë vijuar edhe ditën e djeshme me takimet me bazën socialiste dhe qytetarët në çdo cep të vendit, në kuadër të riorganizimit të PS dhe zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Ka qenë de-putetja e PS, Ermonela Felaj, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale ka pasqyruar detaje nga takimet e saj me bazën, ku e ka ndalur theksin tek hapja e partisë dhe shtimi i anëtarë-sisë. “Me asambletë socialiste të Kozarës dhe Perondise , mandej me forumin e gruas Kuçovë, për hapjen e mëtejshme të partisë dhe afrimin me të rinjve! Vajza dhe djem të tjerë, që njësoj si moshatarë të tyre që na janë bashkuar më parë, do e gjejnë veten të vlefshëm me kontributin dhe energjinë e tyre dhe të mbështetur si në një familje të madhe! Kjo është Partia Socialiste, partia që bazën e vet të pandryshueshme e ka pikërisht tek njerëzit e mirë dhe të zakonshëm të këtij vendi”, shkruan deputetja e PS, Ermonela Felaj.

    Dita e të moshuarve, Manastirliu: Kemi detyrime për ta

    Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është rehabilituar tërësisht, me një investim prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vizituan dje ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu deklaroi se investimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkod-ër, nuk është dhe do jetë i vetmi. “Kemi detyrimin të investojmë për të mosh-uarit, për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç in-vestuam këtu në Shkodër, rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin. Brenda 6 muaj e do të hapim shtëpinë e të Moshuarve në Palasë dhe do të rijetësojmë institucio-net e përkujdesit në të gjithë vendin”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

    tetëve dhe ministrave të tij, nuk ishin spontane dhe të panjohura. Gazeta mësoi se gjatë qëndrimit tre ditor të qeverisë në Korçë, Rama përveç axhendës të bërë publike, zhvilloi edhe takime me strukturat e Partisë Socialiste të këtij qarku, ku në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë në kuadër të zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Burime nga këto takime, i pohuan gazetës se Rama është shfaqur mjaft kritik ndaj ministrave, deputetëve, kryebashki-

  • 6 GAZETA SOTE Martë 2 Tetor 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.alPas skandalit me vonesat dhe anulimet e fluturimeve, reagon

    Aviacioni Civil: Kompanitë të shtojnë avionët për tregun shqiptarAutoriteti i Aviacionit Civil pritet të ndë-

    rhyjë duke ndikuar në planin e fluturimeve të kompanive ajrore që operojnë në vendin tonë. Një gjë të tillë e paralajmëroi vetë kryetari i këtij dikasteri, Krislen Këri, gjatë një raportimi të djeshëm përballë Komisionit të Sigurisë. Gjatë fjalës së tij, Këri tha se për sezonin e dimrit kompanive do u kërkohet të ulin numrin e flu-turimeve ose të shtojnë avionët e dedikuar për tregun shqiptar. Një lëvizje e tillë vjen pas de-noncimeve të njëpasnjëshme të qytetarëve për

    vonesat e shumta të fluturimeve apo edhe për anulimet e tyre përgjatë këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”. “Ne si Autoritet u kemi kërkuar kompanive problematike që miratimi i programeve të tyre të fluturimit për periudhën në vazhdim do të jetë subjekt i performancës së tyre në sezonin e parë. Më konkretisht, ulja e numrit të fluturimeve, në rast se gjykohet nga ana jonë dhe vlerësohet se janë përtej kapaciteteve të tyre, ose shtimi i avionëve të dedikuar për tregun shqiptar dhe detyrimi

    për reduktim i programeve të fluturimit është një masë goxha drastike për këto kompani pasi është një fitim i munguar për ata. Përveç kësaj, tek neni që flet për penalitete dhe masa ne kemi propozuar që procedurën që kemi për marrjen e masave administrative ta shtrijmë edhe tek këto kompani, pra të fillojmë hetimin tonë administrativ”, tha ai. Ndërkaq, në lidhje me çmimet e larta të biletave ajrore, dokumenti i ri që po diskutohet në Kuvend duket se nuk jep një zgjidhje, duke lejuar Aviacionin Civil të ndërhyjë

    vetëm në rastet kur kompanitë aplikojnë çmimet të ulëta. “Tregu i Aviacionit Civil është i lirë për të vendosur çmimet në bazë të konkurrencës. Për sa kohë nuk ka barrierë për futjen e lloj-lloj linje, atëherë nuk mund të ketë barriera sa i përket metodoligjsë së vendosjes së tyre. Sa i takon strategjisë tonë për t’i ulur këto tarifa, është inciuar nga “Rama 1” në 2014, ku u vendos për liberalizimin e shërbimeve aeroportuale nëpërm-jet hapjes së tregut për mundësinë e zhvillimit të aeroporteve të reja”, deklaroi Krislen Këri.

    dorëheqje. Me krijim e Bordit të Përzgjedhjes është komunikuar me ILDKP, për caktimin e 5 anëtarëve dhe 2 anëtarëve zëvendësues, me universitet për 10 propozime, nga të cilat bordi përzgjedhje 5 prej tyre dhe më pas bënë shpalljen për 5 anëtarë të Komi-

    sionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe anëtarë të sekretariatit teknik mbështetës. Procesi i përzgjedhjes ka përfunduar në datën 20 qer-shor, por ende nuk është marrë një vendim final”, deklaroi ndër të tjera zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

    Rigels SELIMAN

    Vetingu në Policinë e Shtetit vijon të jetë i bllokuar. Teksa në fillim të muajit qershor pritej që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit e tij në radhët e Pol-icisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave të kalonin procesin e rivlerësimit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. Ditën e djeshme nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun e policisë zhvilloi mbledhjen e radhës, në lidhje me procesin e vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Të ftuar për të raportuar në mbledhje ishin vartësit e Xhafajt, më konkretisht zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, Aida Shehi. Kryetarja e nënkomisionit, Ermo-nela Felaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës të jenë prezent në mbledhjet e nënkomisionit për vetingun e policisë dhe sipas saj, opozita ende nuk ka depozituar emrat e anëtarëve të saj për këtë nënkomision. Gjatë fjalës së saj, kryetarja Felaj vuri në dukje se duke u bazuar në nenin 5 të këtij ligji, organet e vlerësimit kalimtar janë: Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qëndron i Vlerësim-it, Komisioni Vendor Vlerësimit. “Organet e Vlerësimit Kalimtar organizohen nga trupa e vlerësimit dhe çdo trupë vlerësimi përbëhet nga tre anëtarë, të cilët caktohet me short nga komisioni përkatës i vlerësimit. Bordi i Përzgjedhjes dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit janë dy struktura që duhet të iniciojnë fazën e parë të vetingut në radhët e Policisë së Shtetit”, deklaroi kryetarja e nënkomisionit, Ermonela Felaj, ndër të tjera në fjalën e saj, dje.

    Problem ngritja e komisionitPor gjatë fjalës së tij, zëvendësministri

    Hodaj bëri me dije se deri më tani nuk është ngritur ende komisioni që do merret me procesin e vetingut, edhe pse procesi i përzg-jedhjes së kandidatëve ka përfunduar qysh më qershor. Kjo për arsye se komisionerëve u nevojitet trajnimi disajavor të këtyre trupave të gjykimit, si dhe përgatitja e infrastrukturës për mbarëvajtjen e procesit. Megjithatë, zëvendësministri i Brendshëm theksoi se de-tyrimi i parë ka qenë dorëzimi i deklaratave individuale të 12 mijë punonjëse të Policisë së Shtetit, GR dhe SHÇB, me qëllim asistimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi dorëzimi. Sipas tij, për të tre strukturat u asistua një skemë ndihme. “98% e secilës nga struk-turave kanë qenë në rregull, konstatohet 2%

    Ngec vetingu në polici, ja detajet

    Bllokohet vetingu në Policinë e Shtetit, vartësit e Xhafajt raportojnë në Kuvend,

    probleme në ngritjen e komisionit19 shkolla shqiptare

    marrin certifikata nga Këshilli Evropian

    19 shkolla shqiptare marrin certifi-kimin nga Këshilli Evropian si shkolla “eTwinning” dhe bëhen pjesë e platformës unike të bashkëveprimit të mësuesve dhe nxënësve në projekte nxitëse dhe inova-tore në të gjithë Evropën. Këto shkolla, të cilat janë të shpërndara në rajone dhe zona të ndryshme të Shqipërisë mund të përfitojnë grante mbështetëse për pro-jekte propozuese nga Bashkimi Evropian. Lidhur me këtë lajm, dje ka folur edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila theksoi se mësuesit shqiptarë dhe nxënësit e tyre nuk kanë asnjë dallim nga homologët e tyre në Evropë pasi planet dhe idetë e tyre zbatohen nga mësuesit e tjerë në Botë. “Mendoj që ka qenë një vlerë e shtuar e sistemit tonë arsimor. Do te ishte ndoshta e pamundur qe ne te ishim në lartësinë e modelit të këtij rrjeti nëse ne do ishim me kurrikulën e vjetër ose në sistemin tonë arsimor nuk do të kishim tekste të reja”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

    Referendumi në Maqedoni, reagon

    Ditmir BushatiPas referendumit konsultativ të së

    dielës për çështjen e emrit të Maqe-donisë, Tirana zyrtare ka apeluar dje klasën politike në Shkup që t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve dhe të shfrytëzo-jnë këtë mundësi historike për avanci-min e rrugës euroatlantike të vendit. Përmes një deklarate zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se mirëpret votën “Po” të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marrëve-shjes së emrit me Greqinë. “Ndaj inkura-jon vijimin e procesit legjislativ për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kus-htetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rru-ga e vetme për anëtarësimin në NATO dhe BE”, tha MJ. Më tej, ministria thotë se kjo deklaratë përfaqëson qëndrimin zyrtar ndaj edhe ministri Ditmir Bushati e tha si referencë në Shkodër. Madje, një përgjigje direkte, ministri Busha-ti e shmangu edhe në lidhje me një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, ku përdorej termi Vorio Epir.

    Në mbledhjen e nënkomisionit e pranishme dje ishte edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, Aida Shehi. Gjatë fjalës së saj ajo vuri në dukje se Bordi Përzg-jedhjes përbëhet nga 5 anëtarë përkatësisht : Aida Shehi, Ministria e Brendshme; kryetar, Fat-bardh Zenelaj, Avokati i Popullit; anëtar Gjergji Semani, Shërbimi Informativ Shtetëror; anëtar, Ardiana Hala, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; anëtar, Ardita Shehaj, Komision-

    eri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Anëtar. “Pas hartimit të një liste me kandidatët të cilët në vlerësimin para-prak plotësonin kriteret e përcaktuara në ligj, listë e cila dhe u publikua, bordi vijoi me shqyr-timin e dosjeve te aplikantëve. Në disa raste u kërkua informacion shtesë dhe dokumentacion plotësues lidhur me eksperiencat e mëparshme për të shqyrtuar me saktësisht plotësimin ose jo të kritereve të përcaktuara ligjore”, deklaroi ajo.

    SHEHI: JA 5 ANËTARËT E BORDIT TË PËRZGJEDHJES

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj ka shpjeguar pak ditë më parë edhe ecurinë e procesit të vetingut. “Sistemi i gradave i ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e lartë. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë”, u shpreh Hodaj.

    HODAJ: JA SI DO PROCEDOHET ME VETINGUN NË POLICI

  • GAZETA SOT E Martë 2 Tetor 2018 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    4

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër platformës antimafia të PD: Frikëson investitorët dhe ul motivimin

    Platforma antimafia e Partisë Demokra-tike e propozuar pak ditë më parë ka trembur investitorët. Partia Demokratike, përmes kësaj platforme, kërkon që çdo kontratë korruptive koncesionare të anulohet apo të ketë konfiskim koncesionesh. Mirëpo sipas Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford një gjë e tillë shkakton pasiguri tek investitorët. Në një prononcim mediatik, ai u shpreh pro anuli-meve koncesioneve të padrejta, por rishikimi

    i koncesioneve shkakton frikë dhe frenon investimet. “Normalisht ato koncesione që janë të padrejta duhet të jenë anuluar nëse ka korrupsion. Nëse deklarata është e gjerë, do të thotë që të gjithë janë të korruptuar, pra të gjitha koncesionet të anulohen, atëherë kjo gjë nuk është e mirë për investitorin. Sepse nuk ka siguri për të investuar tani, duke mos fituar se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Por nëse është një deklaratë që kërkon rishikimin e gjithë koncesioneve, kjo nuk është keq,

    por është frika që ka rrezik politik. Dikush thotë që gjithçka që ka bërë LSI ose çdo gjë që ka bërë PD a PS është keq. Kjo e frenon pak motivimin për investim”, u shpreh Mark Crawford. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë prezantimit të platformës se përmes ligjit do t’iu kthehet qytetarëve çdo gjë e vënë abuzivisht. “Ne do të prezantojmë platformën antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucion-al për evidentimin, sekuestrimin e pasurive

    të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncesione, PPP. Thelbi i propozimit tonë është që përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit të së drejtës të garantojmë që gjithçka që i është marrë shqiptarëve, buxhetit të shtetit, t’iu merren atyre që i kanë përfituar me pa të drejtë dhe t’u kthehen qytetarëve. E së dyti, pasuritë e përfituara në këtë mënyrë t’i nënshtrohen verifikimit e sekuestrimit”, deklaroi lideri demokrat para pak ditësh, Lulzim Basha.

    në politikë apo do ta rrëzojë. Duke deklaruar se vetingu në politikë është një emergjencë kombëtare, opozitarët kërkuan me ngulm që amendamentet e paraqitura prej tyre t’i shkojnë Parlamentit brenda javës. “Kemi emra konkret, do të duhet t’ia bëjmë të ditur publikut ne. S’ka nev-ojë për kalendar dhe për strategji për ta çuar në kalendet greke. S’ka nevo-jë të thërrasësh Venecian. Axhendën

    e duan shqiptarët. Çfarë motivi na shtyn ne për të kërkuar veting? Është nevoja ulëritëse për këto raste”, tha Enkelejd Alibeaj pak ditë më parë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Por për deputetët e Partisë Socialiste, kjo kërkesë e deputetëve të opozitës binte ndesh me Kushtetutën sepse më parë duhej përcaktuar një kalen-dar seancash dëgjimore.

    Mimoza IBRA

    Partia Socialiste do të nisë ditën e sotme tek Komisioni i Venecias draftin e propozuar të opozitës për veting në poli-tikë. I pari që paralajmëroi një gjë të tillë ishte vetë kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një intervistë tel-evizive. Edhe në mbledhjen e përbash-kët mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua për herë të parë për propozimin e Par-tisë Demokratike, anëtarët socialistë përsëritën që më parë do të kërkohet një opinion nga Komisioni i Venecias. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, këto nuk kanë mbetur vetëm deklarata dhe paralajmërime sepse sot drafti i opozitës është nisur drejt Komisionit të Venecias në Strasburg. Gazeta ka arritur të mësojë se Kuvendi ka mba-ruar përkthimin e plotë të propozimit të Partisë Demokratike dhe gjatë kësaj të marte do t’iu përcillet ekspertëve të Venecias përmes postës si edhe në mënyrë elektronike. Socialistët e konsiderojnë si mjaft të rëndësishëm marrjen e mendimit edhe nga Komi-sioni i Venecias, duke qenë se ky i fundit ka patur një rol të veçantë e të rëndësishëm përgjatë diskutimeve për reformën në drejtësi dhe duke qenë se për PS, nisma e opozitës po bëhet vetëm për të penguar reformën dhe skanimin nga SPAK dhe BKH.

    “Digjet” votimi në Parlament brenda 2018

    Teksa pritet që brenda ditës së sotme ekspertët e Komisionit të Venecias të marrin në dorë draftin e opozitës për veting në politikë, duhet theksuar fakti se tentativat e PD-LSI për ta futur dhe votuar sa më parë në Parlament këtë nismë kanë dështuar. Kthimi i përgjigjes nga ana e Komi-sionit të Venecias pritet të marrë kohë deri në dhjetor sepse ky është edhe muaji kur ky komision zhvillon sean-cat plenare. Por në dhjetor Kuvendi merr pushimet e fundvitit, çka do të thotë se brenda vitit 2018 propozimi i Partisë Demokratike nuk mund të hyjë në rendin e ditës të seancave plenare për tu votuar. Gjatë këtyre 2 muajve e gjysmë pritet që Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Lig-jeve në mbledhjet e tyre të përbash-këta të vijojnë me seancat dëgjimore

    Ekspertët e Komisionit të Venecias marrin sot në dorë draftin e përkthyer të opozitës

    Vetingu në politikë, PS nis në Venecia propozimin e opozitës, nuk ka votim

    në Parlament brenda këtij vitiLSI: Bojkot total Parlamenti

    nëse s’pranohet vetinguDeputetja e LSI, Klajda Gjosha

    deklaroi ditën e djeshme se opozita po pret një përgjigje të prerë nga mazhoranca për vetingun në politikë. Gjatë një interviste televizive, Gjosha tha se nëse vetingu në politikë nuk pranohet, atëherë do të merrte fund çdo dialog politik dhe mund të nisë bojkoti total i Parlamentit. “Bojkoti i Parlamentit është një alternativë e cila është duke u menduar. Duke parë edhe mënyrën sesi ne po vijojmë me aktualitetin politik në vend, me ngjarjet e fundit. Opozita ka pasur disa opsione tashmë të parashtruar mazhorancës, siç ka qenë edhe vetin-gu në politikë, ku ne kemi një pr/ligj të depozituar që pret një po apo një jo nga mazhoranca dhe ka hasur në debate të shumta gjatë gjithë kësaj kohe. Nëse do të kishim një jo të prerë nga mazhoranca besoj që këtu do të ishte fillimi i fundit të dialogut mes palëve politike dhe marrjes së një rru-ge tjetër përveç asaj institucionale”, u shpreh Klajda Gjosha.

    Platforma antimafia, Zef Preçi: PD të mos

    bëjë reklamimeEksperti i ekonomisë, Zef Preçi

    komentoi dje platformën antimafia të PD. Në një prononcim mediatik, ai tha se opozita duhet të heqë dorë nga reklamimet. “Çfarë do lloj ideje populiste që konteston legjitimitetin e aktivitetit të biznesit, të mbështetur në kontrata, të mbështetur në procese të rregullta etj, është shqetësuese, ashtu sikurse është shqetësuese edhe çdo ide për rritje taksash. Në këtë kuptim mendoj që PD dhe çdo palë e interesuar të referojë kuadrin ligjor që është në fuqi, të ofrojë kuadër lig-jor tjetër dhe të mos bëj reklamime pa pasur instrumentin legal. Unë nuk shoh ndonjë rrezik real nga kjo plat-formë, jo për shkak se opozita nuk ka votat për t’i miratuar por për faktin që sjellja politike të opozitave gjatë 20 viteve të fundit ngjan si dy pika ujë, kur janë në opozitë janë luftëtarë të ndershëm e patriot, dhe kur vijnë në pushtet imitojnë ose vazhdojnë aty ku e ka lënë grupi politik qeverisës paraardhës”, tha Zef Preçi.

    me grupet e interesit për nismën e opozitës. Siç duket edhe ky proces do të marrë diku tek 10 javë kohë, që do të thotë se pamundëson votimin në Parlament të nismës brenda këtij viti. Drafti i opozitës pritet të shqyrtohet dhe votohet në Parlament në fillim të vitit të ardhshëm dhe në bazë edhe të mendimit që do të sjellë edhe Komi-sioni i Venecias, mazhoranca do të vendosë nëse do ta pranojë vetingun

    “Opozita ka propozuar nismë për të ndryshuar Kushtetutën. Nuk thotë asgjë. Thotë do merremi me kontakte, nuk thotë për pasurinë e kanë të tjerat. Ato të tjerat e kanë për të gjitha. Nëse duam një veting që jashtë BKH dhe SPAK duhet të gjemë mekanizmin. Çështja me kë shoqërohesh dhe nuk shoqërohesh është personale. Nëse rri me dikë që kryen aktivitet

    kriminal, influencon do shkosh në burg. Por e për-caktojnë organet gjyqësore dhe jo partitë. Megjithatë është nismë kushtetuese. Ne do ja çojmë Komisionit të Venecias. Nuk do hymë në luftë me asgjë. Komisioni ka qenë instrumental në gjithë procesin e reformës dhe ta thonë ata. Unë them djema tregoni xhepat”, tha pak kohë më parë kryeministri Edi Rama.

    “Sot kemi të drejtën e votës dhe fjalës, por jo për të shkelur Kushtetutën. Shqipëria ka një kuadër kushtetues lid-hur me procesin e dekriminalizimit të politikës dhe reformës në drejtësi. Nuk e kuptoj këtë merakun e madh të opozitës se nuk do dërgimin në Venecia për të marrë një opinion. Ne kërkojmë që në trajtimin e kësaj nisme respektimin e nenit

    77, pika A, përcaktimin e një kalendari për seanca dëgjimore, por edhe të opinionit të Venecias. Po kërkojmë të ndërhyjmë disa herë në Kushtetutë, që nuk mund të jetë statuti i PS apo PD. Nuk kemi nevojë për nxitim, nisma është në kalendar”, u shpreh Ulsi Manja gjatë mbledhjes së përbashkët mes Këshillit të Legjislacioneve dhe Komisionit të Ligjeve.

    REAGIMI I RAMËS PËR VETINGUN NË POLITIKË

    MANJA: DUAM EDHE OPINIONIN E VENECIAS

  • 8 GAZETA SOTE Martë 2 Tetor 2018

    2,3,4,8,11,13,14,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al“Prokuroria të mos presë SPAK, të hetojë dosjet e bujshme”

    Klotilda Bushka: Ja kur do ngrihen KLGJ, KLP e SPAK, opozita ka në thelb vetëm baltosjen, po përdor

    çdo mënyrë për të penguar reformën në drejtësi

    Deputetja socialiste Klotilda Bushka, në një intervistë për gazetën “SOT” ka dhënë deta-je mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe u është përgjigjur akuzave të opozitës. Sa i takon skandalit të Krujës, Bushka ka deklaruar se opozita po për-dor çdo ngjarje politikisht. Nga ana tjetër ajo ka thënë se brenda tetorit nis ngritja e organeve të reja të drejtësisë.

    -Zonja Bushka, PD u është rikthyer denoncimit të skandaleve, siç i quan ajo. Këtë herë ka akuzuar kreun e Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetin Rrah-man Rraja të përfshirë në një ngjarje kriminale. Si i shihni këto akuza dhe a kemi të bëjmë me një vijim të serialit “Babale”?

    Unë këto akuza i shoh si strategji të opozitës, që ka në thelb metodën e për-baltjes e shpifjes dhe jo përgjegjshmërinë e politikës opozitare për të verifikuar dhe vërtetuar ato që thotë me fakte dhe dokumente, si dhe për të ndihmuar që çdo kundërligjshmëri të denoncohet në organet e drejtësisë. Opozita përdori fatkeqësinë e një vajze për interesa tërë-sisht politike dhe nuk e pati problem vik-timizimin e saj për herë të dytë. Kryefjala sot duhet të ishte mbrojtja dhe mbështetja e vajzës që ka denoncuar dhunën. Kjo jo vetëm për të, por për të gjitha ato gra dhe vajza që mund të jenë në situatën e saj e që duhen nxitur të raportojnë këto raste në organet e shtetit. Nga ana tjetër, or-ganet e drejtësisë duhet të hetojnë, duhet të nxjerrin përgjegjësit dhe të vënë për-para ligjit këdo që në këtë rast ka shkelur ligjin ose nuk e ka zbatuar atë, qofshin këta zyrtarë apo qytetarë të zakonshëm. Akuzat e opozitës për përfshirje të krye-tarit të Grupit Socialist Taulant Balla me historinë e Krujës, unë e cilësoj si serinë e radhës së skenarit “Babale – PD”. Vetëm drejtësia është përgjigja për cilindo, qoftë për opinion publik, qoftë për atë që nuk i bën syri “tërr” dhe nuk e ka fare problem që të shpifë për të përbaltur të tjerët. Vetëm drejtësia bën drejtësi.

    -Opozita ka shpallur një platformë antimafia kundër oligarkëve. A po rrezikon PD largimin e investitorëve?

    Kjo është një çështje shumë de-likate, madje shumë sensitive. Unë e kam thënë edhe herë të tjera se gjithçka që po bën opozita në këtë vend është në kufijtë e lajthitjes. Sepse në fakt nuk mund të jesh vetëm kundër të gjithëve dhe nëse je, duhet të kesh një kauzë të vërtetë, të mirëmenduar e të bazuar në fakte e argumente si dhe ta adresosh këtë kauzë me mekanizmat e duhur në demokraci. Opozita është një institucion i rëndësishëm i demokracisë në vend dhe duhet të jetë e përgjegjshme dhe konstruktive për të mirën e qytetarëve. Por fatkeqësisht ne në Shqipëri nuk kemi një opozitë të tillë. Ne shohim çdo ditë një opozitë që bie në batak, në dëshpërim për të fituar kredo politike dhe atë që nuk e fi-ton dot me votë, pra pushtetin. Opozita ka artikuluar nisma absurde si ajo e paketës antimafia, me anë të së cilës përpiqet t’i etiketojë të gjitha bizneset në këtë vend si “oligarkë”, duke mos respektuar bizne-sin e ndershëm,veprimtarinë tregtare të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, apo të njerëzve të pasur, (pasi nuk është mëkat

    të jesh i pasur; mëkat dhe krim është të pasurohesh në kurriz të të tjerëve e me veprime kundër ligjit dhe të mos justi-fikosh burimin e ligjshëm të pasurisë). Pra, gjithçka që opozita është duke bërë, sigurisht që nuk krijon një klimë të mirë për investitorët e huaj në Shqipëri, ashtu edhe për ata që janë vendas, që kanë vite dhe me punë të ndershme ngrenë aktiv-itetet e tyre tregtare. Pse e them këtë?! E them sepse kam dëgjuar ditët e fundit në media përfaqësues të bizneseve të huaja dhe shqiptare, të cilët ndihen të kërcënuar nga kjo nisëm e opozitës. Dhe në fakt nuk gjej asnjë arsye konkrete se çfarë duhet bërë më shumë, se sa atë që garanton ligji sot. Ne kemi një kuadër të plotë lig-jor antimafia. Kemi struktura task force kundër korrupsionit. Kemi struktura në organet e policisë, prokurorisë etj, që janë kompetente për zbatimin e dispozitave ligjore antimafia. Pra, gjithkush që ka kryer abuzime me fondet publike dhe që ka lidhje kriminale mund të vihet para drejtësisë. Çfarë mungon këtu?! Me defektet e veta apo jo, drejtësia funksion-on me shkallë dhe ekzistojnë në Shqipëri të gjitha mekanizmat ligjore që të gjitha veprimet e kundërligjshme të hetohen nga agjencitë ligjzbatuese dhe nëse ka shkelje, kushdo duhet që të mbajë përgjegjësi siç e parashikon ligji. SPAK dhe BKH janë gjithashtu dy premise të rëndësishme për intensifikimin e kësaj lufte pa kompromis.

    -Nuk keni mbetur dhe ju larg aku-zave të opozitës. Keni një koment për sulmet ndaj bashkëshortit tuaj?

    Kjo është një çështje që unë e kam sqaruar për opinion publik. Vetëm për opinion publik dhe para ligjit kam de-tyrim të jap llogari. Kështu që do të doja të isha e qartë sepse sa i takon akuzave të opozitës, unë e kam zgjedhur tashmë rrugën time dhe si njeri i ligjit që jam, akuzat e opozitës në adresën time dhe bashkëshor-tit tim do të jenë pjesë e një proc-esi gjyqësor, ku përfaqësuesit shpifës dhe altoparlantët e PD-së, që nuk i kanë

    thënë ndonjëherë punës “mirëmëngjes” dhe për interesat personale dhe ëndrrës për pushtet shpifin e hedhin baltë mbi këdo, të kenë mundësinë e ta tregojnë zotësinë që çdo akuzë ta vërtetojnë me prova dhe fakte përpara gjykatës. Dua të them edhe njëherë se në këtë vend nuk është krim dhe mëkat që njerëz të zotë, profesionistë dhe që punojnë me punë të ndershme të fitojnë para duke bërë veprimtari tregtare të ligjshme. Bash-këshorti im është një nga këta. Kompania “Selcom SHPK” ku im shoq është ortak dhe administrator, nuk ka marrë 3.5 mil-iardë lekë nga tenderat publike. Mjafton një verifikim në thesarin e shtetit dhe organet e prokurimit publik dhe akuzat e PD-së ndaj meje e bashkëshortit dalin blof. Megjithatë, PD-në e pres në gjykatë.

    - PD ka propozuar veting në politikë. A është kjo një mënyrë për të shmangur SPAK dhe BKH? Dhe nëse Komisioni i Venecias e pranon draftin e PD, do e miratoni?

    Një gjë është e sigurt për qëndrimin e Partisë Socialiste që në krye të herës. Asnjë nisëm e cila do të bjerë ndesh me reformën në drejtësi dhe kur them reformë në drejtësi, përfshij SPAK-un dhe BKH-në, nuk do të jetë e pranueshme nga ne dhe kjo është e panegociueshme. Por nëse nisma të sinqerta, serioze dhe në të mirë të interesit publik për të pastruar politikën nga elementët kriminalë, nga elementët e korruptuar apo nga ata që kanë lidhje me krimin e organizuar do të paraqiten, sigurisht që do të ketë gjithë mbështetjen tonë. Sepse, ne si Parti Socialiste, si mazhorancë, jemi votuar nga qytetarët dhe një pjesë të madhe të besimit të këtyre të fundit e kemi marrë nga reforma në drejtësi dhe garancia që dhamë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku përfshihen këtu jovetëm institucionet por edhe ligjet specifike që kemi bërë në kuadër

    të reformës.-Sa e kënaqur jeni me ecurinë

    e reformës në drejtësi?Ecuria e reformës në dre-

    jtësi është e kënaqshme për mua. Nga ana tjetër kemi një opozitë dhe qëndrim zyrtar të saj që dukshëm ka dashur ta bllokojë reformën në drejtësi. Megjithatë edhe në opozitë ka elementë që e duan reformën. Ndërkohë që unë sigurisht do të kisha dashur që kjo reformë të ecë më shpejt, pasi thelbi

    i reformës është vetingu për gjyqtarët dhe

    prokurorët. Por nga ana tjetër i kuptoj organet e vetingut, pasi hetimi i thelluar për njerëzit e drejtësisë kërkon një punë voluminoze dhe tejet të thelluar. Kështu që nuk mund të prishet cilësia në kurriz të shpejtësisë. Po ashtu, ne kemi një nev-ojë për të ngritur organet e reja, siç janë KLP dhe KLGJ, pavarësisht vonesave që u krijuan. E para, ka të bëjë me faktin se Partia Demokratike e kundërshtoi reformën në Gjykatën Kushtetuese, çka e vonoi procesin. Më pas çadra e opozitës që vonoi ngritjen e organeve të vetingut, pra ata që do të vetonin gjyqtarët dhe prokurorët. Por këto vonesa u rifituan nga kjo mazhorancë në fillim të man-datit, kur u krijua gjithë infrastruktura e nevojshme për organet e vetingut që ato të kryejnë normalisht punën e tyre. Pra, i mirëkuptoj edhe organet e vetingut, pasi kjo është një reformë rrënjësore.

    -Keni ju një plan apo ide se kur pritet të ngrihen organet e reja të drejtësisë?

    Mendoj dhe me sa di shumë pak gjyqtarë dhe prokurorë kanë mbetur për t’u vetuar dhe që garojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo do të thotë se brenda muajit tetor, parashikohet të fillojnë procedurat e zgjedhjes së atyre që janë kandidatët dhe e kanë kaluar vetingun nga vetë kolegët e tyre për të qenë më pas anëtarë të dy këshillave.

    -Një problem që ka gati një vit është se Kushtetuesja ka rrëzuar disa nene në ligjet e reformës në drejtësi dhe nuk po bëhen amendimet. Pse nuk po mblidhet Këshilli i Legjislacionit?

    Kjo është një pyetje shumë e rëndë-sishme në fakt. Unë gjithmonë e kam vënë theksin tek largimi nga politika e përbaltjes. Kështu që të paktën ne si

    mazhorancë nuk duhet të harxhojmë kohë dhe energji duke u marrë me strategjitë e gabuara të opozitës. Por duhet të merremi me çështjet e ditës dhe ato të rëndësishme për qytetarët. Më vjen mirë që nuk po neglizhojmë atë që kemi si objektiv në mandatin qever-isës, për t’iu përgjigjur në kohë gjithë shqetësimeve të qytetarëve. Pra, që t’i rikthehem pyetjes suaj, një nga gjërat dhe kryefjala e mazhorancës është fokusimi tek vazhdimi i mbledhjeve të Këshillit të Legjislacionit, sa i takon ndryshimeve që duhet të bëjmë në ato ligje për të cilat Gjykata Kushtetuese është shprehur. Por që për fat të keq nga ana e opozitës nuk ekziston një vullnet për të vazhduar me këtë punë.

    -Për amendimin e tyre duhen 94 vota. A rrezikon opozita që KLGJ e KLP të jenë funksionale?

    Patjetër që ndryshimet ligjore tek ligjet e prekura nga Gjykata Kushtetuese duan shumicë të cilësuar, ky është një detyrim kushtetues. Ndërsa sa i takon pyetjes se a rrezikon që të jenë funksion-ale KLGJ dhe KLP, them se nuk ekziston një gjë e tillë. Si Këshilli i Lartë Gjyqësor, ashtu edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk kanë lidhje me këtë punë që po bëjmë në Këshillin e Legjislacionit, pasi ne po diskutojmë ligje që kanë lidhje me mënyrën se si do të funksionojnë organet e reja të drejtësisë pasi të ngrihen dhe që duhen plotësuar me disa dispozita sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këto amendime duan, siç e thamë, konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Dhe unë këtu dua të ndalem tek konsensusi, pasi të gjithë thonë dhe kërkojnë që duhet të ketë patjetër dialog. Sigurisht që dialogu mes pozitës dhe opozitës është çelësi i artë që ka demokracia, por që për fat të keq opozita për ego të pushtetit nuk e do këtë gjë.

    -Në prokurori janë një sërë dosjesh të bujshme, por që nuk po gjejnë zgjidhje. Kemi rastin CEZ, ku ka qenë zoti Balla që ka bërë një padi. Keni një koment për zvarritjen e hetimeve?

    Pavarësisht se nuk janë ngritur ende organet e posaçme të hetimit, Prokuroria e Përgjithshme vazhdon punën për të punuar me dosjet që ka. Sot, falë ndryshi-meve ligjore ka një terren tjetër ligjor. Nga një organ i centralizuar prokuroria është kthyer në një organ të decentralizuar. Kjo do të thotë se prokurori ka kompetencë në hetimet e veta direkte dhe se ai në ve-primtarinë e tij kontrollohet nga gjykata. Pra, kjo është një garanci ligjore që e bën prokurorinë më të besueshme dhe më të pavarur. Kështu që organet e hetimet nuk kanë pse presin për të hetuar një çështje, qoftë edhe çështjen e CEZ-it që ju përmendët, që patjetër duhet ta zbardhin dhe ta hetojnë me thellësi dhe prioritet. Thënë më drejtë, prokuroria nuk ka pse pret të ngrihen organet e reja, pasi kemi Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku prokurorët kanë tagër që të vazhdojnë hetimet e çdo dosjeje të bujshme. Nga ana tjetër dua të shtoj se prokuroria duhet të lihet e qetë dhe të mos i bëhen presione politike dhe mediatike, që ta bëjë punë e saj objektivisht dhe larg çdo presioni të kësaj natyre. Si përfundim, padiskutim që këto dosje duhet të zbardhen.

    Intervistoi: Rigels SELIMAN

    Opozita përdori fat-keqësinë e një vajze për interesa tërë-sisht politike dhe nuk e pati problem viktimizimin e saj për herë të dytë. Kryefjala sot duhet të ishte mbrojtja dhe mbështetja e vajzës që ka denon-cuar dhunën. Kjo jo vetëm për të, por për të gjitha ato gra dhe vajza që mund të jenë në situatën e saj e që duhen nxitur të raportojnë këto raste në organet e shtetit...

  • GAZETA SOT E Martë 2 Tetor 2018 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Për ne, lufta kundër dhunës në familje, lufta kundër dhunës me bazë ligjore nuk janë çështje e ditës, por janë punë e përditshme ndaj të cilës jemi të dedikuar me ven-dosmëri. Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë denoncimet janë rritur nga vitit në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia. Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së

    Shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe opera-cional ndaj grupeve dhe interesave kriminale. Institucionet nuk bazo-hen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde. Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do të jetë e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit”, deklar-oi dje zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko.

    ROMINA KUKO: INSTITUCIONET NUK BAZOHEN NË SHPËRTHIME EMOCIONALE

    Kreu i qeverisë, Edi Rama pak ditë më parë, duke u ndalur tek rasti i shtetases Xhisiela Maloku, deklaroi se askush nuk është mbi ligjin çfarë do qoftë ai. “Ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne, askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti e deputet, por gjithë ne sëbashku jemi të barabartë përpara ligjit, njësoj si gjithë të tjerët dhe këtë e kemi treguar gjith-monë, sa herë ka qenë nevoja të bashkojmë fjalët me

    faktet. Kështu që kush do të kuptojë, kupton. Natyrisht, në këtë kohë që jetojmë, për fat të keq është kthyer bota përmbys, sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën, nuk i takon të akuzuarit. Pra, i takon akuzuesve të provojnë që janë të përfshirë, apo nuk janë të përfshirë deputetë të Partisë Socialiste në këtë çështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën”, deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë para gazetarëve.

    KREU I QEVERISË: TË GJITHË JEMI TË BARABARTË PARA LIGJIT

    Xhisiela Maloku rrëzon pretendimet e opozitës: Dëshmia ime e publikuar në media nuk është e vërtetë, bëra kallëzim nga xhelozia

    Situata e shkaktuar pak ditë më parë në qytetin e Krujës, ku pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, se djali i deputetit Rrahman Rraja kishte ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku dhe se e kishte de-tyruar këtë të fundit që të tërhiqte denoncimin në polici, duket se është shndërruar në një telenovelë politike. Kjo për faktin se Xhisiela Maloku dje në një intervistë të dhënë për “Top Channel” për Eni Vasilin u shpreh se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pisto-letës, që është qëlluar me grushta, që i është

    fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë. “Këto gjëra i kam thënë nga xhelozia dhe inati. Kam bërë dëshmi të rremë. Unë kisha bërë një kallëzim në komisariatin nr.3, në Tiranë. Ndodhi një konflikt mes nesh. Më mori në telefon dhe u takuam. Nisën skenat e xhelozisë nga ana e të dyve dhe nisën de-batet. Në këtë konflikt nuk u ushtrua dhunë ndaj meje. Vetëm një shuplakë e lehtë, jo ato që janë thënë nëpër media. Emiliano (Nuhu) i ka ekzagjeruar. Dëshmia ime nuk është ajo që ka nxjerrë Emiliano, dëshmia ime është në prokurori, bashkë me një dëshmi tjetër në Dre-

    jtorinë e Përgjithshme të Policisë së Durrësit. Atë që ka nxjerrë Emiliano, nuk e di se ku e ka marrë”, tha ajo. Xhisela u shpreh gjithashtu se është e vërtetë që ka pasur zënka mes saj dhe djalit të deputetit por ka qenë kjo e fundit që është përpjekur ta mbaj të lidhjen përmes kërcënimeve me denoncime. “Është e vërtetë që më ka marrë telefonin dhe ma ka thyer. Kjo ka ndodhur brenda një hoteli. Në hotel më ftoi Rexhepi. Aty pati zënka normale, vetëm një shuplakë pati në hotel. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denonci-min. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga

    komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në komisariat pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë”, u shpreh Xhisela. Në lidhje me aktin e eksper-tizës që thotë se ka shenja dhune në trupin e Xhisielës, vajza deklaroi se shenjat në shpatull janë të vjetra, nga një aksident i mëparshëm.

    palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh. Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për

    të cilin ndjejmë keqardhje të thellë, dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe të dhunës me bazë gjinore”, tha ajo.

    Endri ARIZI

    Ngjarja e Krujës ka vijuar të mbaj ndezur debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në drejtim të qeverisë, se djali i deputetit të PS, Rrahman Rrajës u arrestua për fasadë, ka reaguar dje dhe kryeministri Edi Rama. Në një postim të shkurtër në Twitter, kryeministri Rama nuk nguroi të ironizonte opozitën. Kryeministri Rama duke u ndalur tek akuzat e PD-LSI, e cilësoi opozitën si të paudhë dhe të pabesueshme. Sipas kryem-inistrit Edi Rama fronti opozitar po prezanton thjesht “jashtënxjerrjen politike” të radhës kundër qeverisë. Në kuadër të kësaj deklarate, Rama shtoi se prurja e re politike e ktheu vajzën në mish për topat e dëshpërimit opozitar. Ai tha gjithashtu se dhe sulmi i opozitës në drejtim të prokurorisë është domethënës i dëshpërimit pasi po kthen në bashkëpunëtore krimit çdo grua prokurore. “"Arrestim fasa-dë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënx-jerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Ndërkohë dhe tre ditë më parë, gjatë mbledhjes së qeverisë në Korçë, kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek rasti i shtetases Xhisiela Maloku, i cilësoi akuzat e opozitës si një qenëri e neveritshme pasi po dëmton vajzën vetëm për arsye politike.

    Ministria e Brendshme i përgjigjet opozitës

    Por krahas reagimit të kryemi-nistrit Edi Rama dje ka reaguar edhe Ministria e Brendshme ndaj akuzave të PD-LSI. Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja Romina Kuko u shpreh se nuk ka patur asnjë favorizim nga ana e policisë në lidhje me djalin deputetit Rrahman Rraja. Sipas zv/ministres kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyll ndonëse de-noncuesja insistoi të tërhiqte padinë. “Ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qën-drimin e palëkundur institucional duke

    Zv/ministrja e Brendshme: Nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit që mban

    Ngjarja e Krujës, Rama i përgjigjet PD-LSI: Mjerë kush i beson këta të paudhë, vajza u

    kthye në mish për top nga dëshpërimi i opozitësDeputeti i PD: Rama po

    përdor qytetarët, jo opozita Deputeti i PD, Klevis Balliu i është

    kundërpërgjigjur dje kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e shtetases Xhisiela Maloku. Në një postim në “Facebook”, Balliu u shpreh se është kryeministri ai që i përdor qytetarët si mish për top dhe jo opozita. “Kryem-inistër ti do Griseldën jo Xhisielën. Flet për përdorimin si ‘mish për top’ të Xhisielës ti Edvin Kristaq Rama! Kryeministri që përdor qytetarët mish për top hedh akuza për opozitën. Opozita nuk denoncoj por dënoj dhunën barbare ndaj një vajze, e cila u vu nën presionin e banditëve me të cilët ti ke zgjedhur të qeverisësh. Por s’mund të jetë ndryshe. Ti je kryeministri i përdhunuesve sepse: Ti je shoku i Elvis Rroshit! Ti do Griseldën jo Xhisielën! Ti që ke dhunuar çdo grua e vajzë, sot na flet për ‘mish për top’. Por po të sjell një nga faktet që do të rrëzojë alibinë tënde të mjerë. Edvin ti ishe i vetmi person që nuk u trishtua me datë 21 janar 2011. Vetëm ti kishe interes për vdekjen dhe plagosjen e protestuesve, të cilët dolën aty pas thirrjes tënde”, tha ai.

    Zbardhen dëshmitë, prokuroria: Vajza u dhunua

    Dëshmitë e Xhisiela Malokut dhe Rrexhep Rrajas, por edhe përgjimet ambientale që i ka bërë P