shba

20
Projekt Lënda: Gjeografi SHBA

Upload: ornela-rama

Post on 19-Jun-2015

723 views

Category:

Travel


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHBA

Projekt Lënda: Gjeografi

SHBA

Page 2: SHBA

Përmbajtja: Të dhëna mbi

SHBA-në

Relievi

Klima

Hidrografia

Popullsia

Urbanizimi

Metropolet

Ekonomia

Kultura

Përfundime

Page 3: SHBA

Të dhëna mbi SHBA-në

Sipërfaqja (km2) : 9 372 614

Popullsia: 296 410 404

Dendësia (b/km2): 32

Forma e qeverisjes: Republikë federale

Kryeqyteti (banorë): Uashington (5.2 milion banorë)

Page 4: SHBA
Page 5: SHBA

RELIEVI SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) zënë vendin e katërt në botë

për nga sipërfaqja. Në të dallohen disa rajone të mëdha.

Në pjesën lindore ndodhen malet Apalashe (trajta të vjetra relievi, me shpate jo të pjerrëta e me maja të rrumbullakëta që nuk i kalojnë lartësitë e 1800 metrave.

Rajoni qëndror zihet nga Fushat e Mëdha, hapësira të sheshta që shtrihen në të gjithë pellgun e lumit Misisipi dhe degëvë të tij të shumta.

Në drejtim të Perëndimit relievi fushor fillon e zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga relievi malor që përfaqësohet nga dy vargje mjaft të gjatë: Malet Shkëmbore dhe kaskadet Sierra Nevada. Ndërmjet këtyre dy vargjeve gjenden lugina të gjera ku mbizotërojnë peisazhet shkretinore dhe liqenet me ujë të kripur. Baseni i Madh.

Rrafshnalta e Kolorados shtrihet më në jug. Pamja e saj është mjaft e vecantë, për arsye se atje ndodhen shumë lugina të thella e të krijuara nga veprimtaria gërryese e lumenjve. Më e famshmja nga këto lugina, Kanioni i Madh, është 446 km e gjatë, 29 km e gjerë, dhe më shumë se 1500 m e thellë.

Page 6: SHBA
Page 7: SHBA

KLIMA Klima është përgjithësisht mesatare, por me

ndryshime të ndjeshme nga njëri rajon në tjetrin, për shkak të lartësisë, drejtimit të vargjeve malore dhe ndikimit të rrymave detare. Fushat e nxehta në brendësi të rajonit kanë klimë mesatare kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë, si dhe me reshje që vijnë duke u pakësuar nga lindja në perëndim. Në rajonet perëndimore mbizotëron klima e thatë shkretinore e gjysmëshkretinore, për shkak se vargjet malore pengojnë depërtimin e masave ajrore me lagështirë . Në Alaskë klima është shumë e ashpër, me erëra të akullta dhe me temperatura mesatare nënë zero për rreth tetë muaj në vit.

Page 8: SHBA

HIDROGRAFIA

SHBA ka një sistem ujor të pasur. Lumenj dhe liqene të mëdhenj furnizojnë me ujë të freskët zonat metropolitane dhe rurale. Lumenjtë, burimet e të cilëve gjenden në malet Shkëmbore, përfshijnë : lumin Kolorado, i cili shkon drejt perëndimit, burimet e Rio Grandes, lumi Misuri. Lumi më i madh në SHBA si në vëllimin e ujit, ashtu dhe në sipërfaqen kulluese është Misisipi. Ai është i gjatë 3778 km nga burimet e tij pranë kufirit të SHBA-së dhe Kanadasë deri në derdhje në Gjirin e Meksikës. Liqenet më të shumtë dallohen në pjesën veri-lindore, ku më të rëndësishmit janë Liqenet e Mëdha, që lidhen me oqeanin Atlantik nëpërmjet lumit Shën Lorenc. Ata janë : I sipërm, Huron, Erie, Ontario dhe Micigan. Midis dy prej këtyre liqeneve formohet ujëvara e famshme e Niagarës.

Page 9: SHBA
Page 10: SHBA

POPULLSIA Përbërja e popullsisë së SHBA-së është e

ndryshme . Mbizotërojnë grupet e popullsisë me prejardhje europiane (30% me prejardhje britanike e irlandeze, 26% gjermane e 12.5 % afrikane). Popullsia e SHBA-së është e përqendruar në siperfaqe të caktuara. Në pjesëns verilindore është popullsia më e dendur. Po ashtu edhe pjesa perëndimore është shumë e populluar. Sasia e madhe e pasurive natyrore, toka pjellore dhe mundësitë ekonomike kanë favorizuar rritjen e popullsisë në pjesën perëndimore të brigjeve të SHBA. Në klimën subpolare të Alaskës apo rajonin e Basënit të Madh jeton një popullsi e pakët.

Page 11: SHBA
Page 12: SHBA

URBANIZIMI

SHBA ka popullsi të madhe urbane. Rreth ¾ e njerëzve jetojnë në qytete ose pranë qyteteve , në qytete më të vogla. Pjesa më e madhe e sipërfaqeve urbane në SHBA përbëhen nga qendra, fqinjësitë dhe komuna jashtë qendrës, të quajtura periferi. Gjenden më shumë se 60 qendra urbane , me popullsi më shumë se 500000 banorë. Qytetet më të mëdha përgjatë bregut të Atlantikut Verior janë : Bostoni, Nju Jorku, Filadelfia, Uashington DC. Në pjesën jugore: Majemi, NjuOrleansi, Hjustoni etj. Në pjesën jugperëndimore: LA, San Diego, San Francisko, Siatell, Las Vegas etj.

Page 13: SHBA

METROPOLET NË VERI-LINDJE

Page 14: SHBA

METROPOLET PRANË GJIRIT TË MEKSIKËS

Page 15: SHBA

BREGU PERËNDIMOR

Page 16: SHBA

EKONOMIA SHBA përfaqëson që prej dhjetra vitesh fuqinë

më të madhe ekonomike të botës. Karakteristika kryesore e ekonomisë së kësaj superfuqie është ekzistenca e shumë ndërmarrjeve të mëdha industriale e financiare (General Motors, Exxon, Mobil IBM, Microsoft etj). Karakteristikë tjetër e ekonomisë është se krahas konkurencës ndërmjet firmave private rol luan edhe shteti në rritjen e nivelit ekonomik. Industria eshtë sektori më i zhvilluar. Krijimi i “teknoqyteteve” ësthë një tjetër tregues i zhvillimit të industrisë amerikane. Këto janë hapësira urbane, ku të rejat e kërkimve shkencore, të udhëhequra nga universitetet dhe laboratorët e mëdhenj, aplikohen në ndërmarrjet prodhuese më anën e teknologjive më të përparuara.

Page 17: SHBA
Page 18: SHBA

KULTURA

Kultura dhe mënyra e jetesës së njerëzve i ka rrënjët në shumëllojshmërinë e pasur të amerikanëve vendas dhe atyre të ardhur. Në SHBA gjuha zyrtare është ajo angleze por fliten edhe me dhjetra e qindra gjuhë të tjera, ndër to dominon: spanishtja, ajo frënge, gjuha kineze, japoneze, ajo arabe, gjermane etj. Po ashtu edhe diversitetit fetar është shumë i pranishëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë protestantë por të shumtë në numër janë edhe katolikët , myslimanët apo edhe hebrejtë. Arti në SHBA është më shumë i huazuar nga kolonizatorët europianë. Gjithsesi amerikanët cdo fushë të artit e përshtatën më kulturën e tyre duke krijuar rrymë të reja letrare, muzikore, e shumë të tjera.

Page 19: SHBA
Page 20: SHBA

PËRFUNDIME

Është e padiskutueshme që SHBA është në mos qendra e botës, ndër superfuqitë më të mëdha momentale në cdo fushë të jetës. Ekonomia e saj është dominuese në botë po ashtu edhe roli politik. Nga ana gjeografike mund të themi se SHBA është një rajon i populluar me pasuri të shumta natyrore e me kushte të favorshme për jetesë. Faktorët natyrorë janë një ndër faktorët që e kanë ngritur SHBA në nivelin ku qëndron. Faktorët e tjerë janë përgjithësisht shoqërorë.