teme diplome

61
Universiteti Fan.S.Noli Fakulteti i Mësuesisë Dega: Filozofi-Sociologji Temë Diplome Tema: Elita në emigracion në kërkim të strategjive rikthyese.

Upload: aldi-jakupllari

Post on 27-Apr-2015

13.440 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: teme diplome

Universiteti Fan.S.Noli

Fakulteti i Mësuesisë

Dega: Filozofi-Sociologji

Temë Diplome

Tema: Elita në emigracion në kërkim të strategjive

rikthyese.

Page 2: teme diplome

Punoi: Udhëheqësi:

Enkeleda Jakupllari Prf.Asc.Dr.Irena Nika

Abstrakti

Ky punim argumenton se fenomeni i “ikjes së trurit” apo emigrimi i elitave

shqipëtare është një fenomen shqetësues,i cili ndikon në zhvillimin e ardhshëm të

vendit. Mijera studentë shqiptarë kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre për të

studiuar në universitete europiane dhe amerikane. Emigrimi është fenomeni më i

dukshëm në shoqërinë shqiptare pas rënies së regjimit. Shumë herë ky fenomen është

analizuar, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Faktikisht, një shtresë e

konsiderueshme e emigrimit shqiptar përbëhet nga i ashtuquajturi “Ikja e Trurit”,që në

vend që t’i shërbejë vendit, përbën një humbje për të. Emigrimi është shndërruar në

një fenomen masiv për të rinjtë shqiptarë, që lind si reagim i asaj që gjatë regjimit

ishte absolutisht e ndaluar. Ikja e trurit ne Shqiperi eshte nje problem i thelle që po e

varfëron vendin nga kapitali njerëzor dhe është një pengesë e vazhdueshme për

zhvillimin e vendit.Nëse mendohet se intelektualët dhe personat me specializim të

lartë janë pjesë e një elite qoftë kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore,

administrative ose ushtarake, atëherë këta përbëjnë një forcë të vlefshme per drejtimin

e ndryshimeve shoqerore në nje vend në tranzicion.Rrjedhimisht, sa më i madh numri i

emigranteve nga radhët e tyre, aq më i vështirë bëhet edhe procesi i tranzicionit dhe

duke parë gjendjen aktuale, duket se është kjo pjesë e elitës që ka emigruar, ajo cka i

mungon Shqipërisë në tranzicion.

2

Page 3: teme diplome

Përmbajtja

1.Faqja e parë..................................................................................................1

2.Abstrakti.......................................................................................................2

3.Përmbajtja....................................................................................................3

4.Falenderimet................................................................................................4

5.Metodologjia................................................................................................5

6.Kuadri teorik...............................................................................................6

-Teoria e Gaetano Mosca................................................................................6

-Teoria e Vilfredo Pareto................................................................................7

-Cështë elita dhe si e përkufizon atë Paretoja dhe ku dallojnë elita dhe

masa................................................................................................................7

7.Hyrja...........................................................................................................11

8.Emigrimi si fenomen social.......................................................................12

9.Tre valët e emigrimit Shqipëtar................................................................15

a.Vala e Parë e emigrimit..............................................................................16

-Ulja drastike buxhetore për punë kërkimore shkencore................................16

-Dobësia e sektorit privat………………………………………............................17

-Ndërhyrjet politike në institucionet kërkimore shtetërore dhe

universitete……………………………………………………….............................18

Dështimi i përpjekjeve të punonjësve shkencorë për t’u përshtatur me sistemin e

ri…………………………………………………………………...............................19

b.Vala e Dytë e emigrimit………………………………………..................19

3

Page 4: teme diplome

c.Vala e Tretë.................................................................................................19

-Profesorët dhe teknicienët e edukuar në Shqipëri.........................................20

-Studentë shqiptarë të brezit pas 1990-të të arsimuar jashtë.........................20

10.Rezultatet e studimit.......................................................................................21

11.Analiza.............................................................................................................24

12.Transformimi i “ikjes së trurit” në “qarkullim të trurit”..........................26

-Krijimi i një vendi pune më dinamik…………………………….............................26

-Injektimi i metodologjive të reja në vendin e punës............................................26

-Vendosja e bashkëpunimit me universitete dhe institucione të huaja

kërkimore.............................................................................................................26

-Mbështetja e perspektivës europiane të vendit...................................................27

13.Kufizimet e studimit........................................................................................29

14.Rekomandimet...............................................................................................30

15.Konkluzioni....................................................................................................32

16.Bibliografia.....................................................................................................33

17.Pyetësori i përdorur.......................................................................................34

4

Page 5: teme diplome

Falenderimet

Për realizimin e kësaj teme diplome dua të falenderoj pedagogen dhe

udhëheqësen time Prf.Asc.Dr.Irena Nikaj ndihma e së cilës ka qënë shumë e rëndësishme

për mënyrën se si shkoi kryerja e kësaj teme diplome. Por gjithashtu kritikat e saj të

vazhdueshme kanë qenë një shtysë më shumë për të realizuar një punë sa më të

sukseshme dhe efikase.Përvec kësaj një falenderim i madh shkon edhe për personat të

cilët pranuan të bëhen pjesë e studimit,prania e të cilëve kishte rëndësi jetike,pasi falë

tyre u arritën konkluzionet dhe realizimi i pjesës më të madhe të detyrës.

5

Page 6: teme diplome

Metodologjia

Edhe pse një sërë studimesh mbi pasojat e mundshme të migrimit intelektual janë

kryer deri më sot, shumica e tyre ofrojnë fare pak informacion lidhur me këtë cështje.

Vrojtimi i ndërmarrë synon të analizojë veçoritë e dukurisë se ikjes së trurit si dhe efektet

që ai mund të ketë në zhvillimin e vendit. Kështu popullsia e synuar janë të rinj shqiptarë

studiojnë jashtë apo që janë kthyer dhe jetojnë në vend pas përfundimit të studimeve

jashtë. Vendosa të përfshihen vetëm individë të grup-moshave midis 18-40 vjeç pasi në

përgjithësi moshat mbi 40 vjeç janë më pak të prirur për të ndryshuar vendbanim.Për këto

dy grupe njerëzish u hartua një pyetësor. Përsa i përket grupit të shqiptarëve që janë duke

kryer studimet jashtë, vrojtimi synon të vlerësojë mundësinë që këta tëkthehen dhe

faktorët kryesorë në vendimin e tyre pro apo kundra një kthimi tëmundshëm.

Ndërsa në lidhje me grupin e shqiptarëve të kthyer, vrojtimido të vlerësojë arsyet

e kthimit, perspektivat e tregut të punës që ky grup ka gjetur në Shqipëri dhe sa të

kënaqur janë ata me integrimin e tyre profesional dhe social.Në fazën paraprake të

vrojtimit u ndërtua nëpërmjet kontakteve personale një bazë të dhënash mbi 35 shqiptarë

të arsimuar jashtë (studentë ose të diplomuar me të paktën një gradë të arsimit të lartë të

marrë në një vend të huaj) e cila do të shërbente si korniza për të ndërtuar kampionin e

vrojtimit. Kjo bazë të dhënash përmban emra, informacione të tjera personale (fushat e

studimit/punësimit dhe diplomat e marra ose në përfundim e sipër si dhe vendndodhjet)

dhe adresat e kontaktit të individëve të synuar. Ajo përbëhet nga dy grupe: ata që banojnë

jashtë dhe ata që janë kthyer në vend. Të gjithë të anketuarit u kontaktuan me e-mail pasi

nuk kishte informacion të mjaftueshëm mbi vendndodhjet e tyre aktuale dhe mënyra të

mundshme për t’i kontaktuar.

Duke qenë se anketimi do të vetë administrohej për shkak të pamundësisë për të

kryer intervista me metodën ballë për ballë. Për qëllime praktike pyetësori përbëhet më së

shumti nga pyetje të mbyllura.Kampioni përfundimtar kishte një madhësi prej 35

6

Page 7: teme diplome

personash,nga këta 25 ishin studentë jashtë shteti në vende të ndryshme,ndërsa 10 kishin

studiuar jashtë dhe ishin kthyer në Shqipëri.Nga kampioni 20 ishin femra ndërsa 10

meshkuj të moshës 18-40 vjec dhe kishin lindur kryesisht në zonën e Korcës ose

Pogradecit. Duke qënë se administrimi i pyetësorit nëpërmjet e-mialit eshtë i vështirë dhe

ekziston mundësia që të mos kthehen të gjitha përgjigjet kampioni u reduktua në 29

përgjigje të personave të zgjedhur.Nga interpretimi i përgjigjeve të këtyre pyetësorëve

kanë dalë dhe rezultatet e studimit.

7

Page 8: teme diplome

Kuadri teorik

Termi “elitë” është kompleks dhe mbart ngarkesa të ndryshme ideologjike dhe

tone të ndryshme emocionale. Pikëpamjet elitiste kanë burime e mbështetje të ndryshme,

bazohen në faktorë të ndryshëm. Ato mund të jenë fetare – mistike, mund të kenë

argumentim biologjik, mund të jenë psikologjike, ose mund të jenë të natyrës

organizativo – funksionale. Ndonëse koncepti i elitarizmit mund të shtrihet mjaft gjërë,

teori më të theksuara elitariste janë ato të Moskës e Paretos, por edhe të Mihelsit dhe

Ortega i Gasetit. Teoritë e elitarizmit janë teori që përpiqen të shpjegojnë shoqërinë dhe

fenomenet shoqërore, strukturën dhe dinamikën shoqërore në bazë të një idealizmi,

përgjithësimi jo kritik dhe absolutizmi të raporteve të diferencimit shoqëror-klasor dhe të

shfrytëzimit,shtypjes e sundimit.

Teoria e Gaetano Mosca

Për Moskën, njeriu është pushtetdashës e egoist, kurse marrëdhëniet shoqërore

janë një luftë e përhershme e secilit kundër secilit. “Njerëzit për nga natyra anojnë kah

lufta. Dhe paqja e rendi janë vendosur vetëm në ato shoqëri, ku është vendosur një

hierarki, ku është përcaktuar se cilat interesa kanë përparësi ndaj interesave të tjerë.

Uniteti shoqëror rrjedh jo nga mirëkuptimi i interesave të njerëzve, jo nga përvetësimi i

normave dhe i vlerave të përbashkëta, por nga përcaktimi dhe vendosja e një hierarkie.

“Nuk ka shoqëri njerëzore pa një sistem rangimi dhe çdo sistem rangimi kërkon që disa të

urdhërojnë e të tjerët të dëgjojnë”. Prandaj, në çdo shoqëri do të jenë dy klasa, njëra që

sundon dhe tjetra që sundohet.

Këtu kemi mendimin themelor të Moskës, mendimin se çdo shoqëri përbëhet,

doemos, nga sundues dhe të sunduar dhe se ndryshe as që mund të ekzistojë shoqëria.

Moska nuk e përdori termin “elitë”, por “klasa sunduese”. Dhe kjo klasë sunduese përbën

gjithmonë pakicën dhe shquhet për nga organizimi. Pjesëtarët e pakicës sunduese kanë

8

Page 9: teme diplome

zakonisht disa cilësi, reale ose fiktive, që vlerësohen lart dhe që kanë ndikim të madh në

shoqërinë ku ata jetojnë. Ai shkruan edhe se kurrë nuk ka ndodhur dhe as që mund të

ndodhë që shumica, para se gjithash të varfërit dhe të pashkolluarit, të sundojnë pakicën,

të pasurit dhe të shkolluarit.

Krahas me konceptin e elitës, Moska zhvilloi edhe konceptin e qarkullimit të

elitës. Klasa sunduese, kur s’mund ta kryejë funksionin e vet, ose kur humbet vlera e

funksioneve të saj, atëherë ndërrohet, zëvendësohet nga një klasë tjetër sunduese. Dhe ky

ndërrim, ky zëvendësim bëhet në dy mënyra. Ai mund të bëhet gradualisht, me

rekrutimin dhe ngritjen e vazhdueshme të individëve nga masa në nivel të klasës

sunduese, ose po të mbyllet dhe të izolohet klasa sunduese nga masa, me përmbysjen e

saj dhe marjen e pushtetit nga një klasë e re sunduese. Tërë historia e njerëzore është

histori e konflikteve rreth sundimit, histori e përpjekjeve për monopolizimin e sundimit

nga ana e klasës sunduese dhe e përpjekjeve të tjera për depërtim dhe për marrjen e

pushtetit.

Sundimi dhe qarkullimi i elitës, sipas Moskës, janë ligje që e përcaktojnë jetën

shoqërore. Njerëzit ndonëse nuk mund t’i ndryshojnë këto ligje, mund t’i kuptojnë dhe

duke i kuptuar vijnë në përfundim se integrimi më i mirë shoqëror arrihet kur të mos

izolohet plotësisht klasa sunduese, por as të mos përzihet plotësisht me të sunduarit, kurse

ngritja normale dhe e ngadaltë e individëve nga masa dhe inkuadrimi i tyre në klasë

unduese ndihmon stabilitetin shoqëror.

Teoria e Vilfredo Pareto.

Paretoja e sheh shoqërinë vetëm si pjesë të natyrës, njeriun si qenie natyrore,

kurse historinë njerëzore si rrjedhë të natyrës. Një ndër konceptet themelore të sistemit

sociologjik të Paretos është koncepti i ekuilibrit. Shoqëria është, sipas tij një numër

forcash të ndërlidhura, që së bashku e përbëjnë një sistem me ekuilibër të lëvizshëm.

Ekuilibri i sistemit social varet nga cilësitë e “molekulave” njerëzore, nga cilësitë e

individëve, nga qëndrimet, sjelljet, veprimet e tyre. Si elemente dhe faktorë të këtij

ekuilibri ose të prishjes së tij, socialmekanike e Paretos studion forcat e mbrendshme e të

jashtme të sistemit dhe veprimin e tyre, forcat e jashtme ku bëjnë pjesë toka, klima, por

9

Page 10: teme diplome

edhe shoqëritë e tjera, gjendjet e përparshme të shoqërisë dhe forcat e mbrendshme,

kryesisht psikike.

Ç’është elita dhe si e përkufizon atë Paretoja dhe ku dallojnë elita dhe masa?

Elita është shtresë e zgjedhur, klasa e më të sukseshmëve, që e përbëjnë njerëzit

me notat më të larta në çdo profesion. Ndarja e këtillë nuk është precize, sepse nuk

përcaktohet se ku bëjnë pjesë të mesmit. Duke numëruar në elitë gjithë më të suksesshmit

në cilëndo degë, Paretoja numëron si elitë jo vetëm intelektualët më të aftë, politikanët

më të zot, ushtarakët më të shquar, por edhe mashtruesit më të mëdhenj, hajdutët më të

shkathët, laviret më në zë. Natyrisht një përcaktim i këtillë i elitës është i pakriter dhe

vështirë mund të pranohet.

Gjëja më e vogël që mund ta bëjmë është ta ndajmë shoqërinë në dy shtresa: në

shtresën e lartë ku bëjnë pjesë zakonisht ata që sundojnë dhe në shtresën e ulët, ku bëjnë

pjesë zakonisht ata që sundohen. Ai shkruante se “klasa e quajtur superior, përgjithësisht

është më e pasur”.Paretoja insistonte në dallimet cilësore mes elitës dhe jo elitës. Vetëm

elita është aktive, historia përbëhet nga aktiviteti i elitave, kurse masën e përbëjnë ata që

s’i kanë cilësitë e elitës, masën e karakterizojnë plogështia, lakmia, nënshtrimi.

Dominimi i elitës është i përhershëm, edhe të ashtuquajturat institucione

demokratike në të vërtetë i shërbejnë sundimit të pakicës. “Në të vërtetë, qoftë të

mbizotërojë e drejta e përgjithshme e votës, qoftë të mos mbizotërojë, gjithmon synon

oligarkia, e cila gjen mënyrë t’i japë vullnetit të popullit shprehjen që e duan ata, duke

filluar që nga ligji perandorak e deri te vota e shumicës ligjore të cilën e blejnë me

shkathtësi, e drejtojnë dhe e manipulojnë, spekulantët tanë.

Përdorimi i forcës mendon ai është i vetmi mjet me të cilin një elitë e merr dhe e

mbron fuqinë. “Çdo elitë që është në pushtet, në qoftë se nuk di ose nuk guxon ta përdor

forcën, me vendosmëri dhe pa konsiderata do të dështojë”. Përdorimi i forcës është detyra

kryesore e klasës sunduese, thotë Pareto. Për Pareton është e pakuptimtë pyetja a të

përdoret forca. Forcën e përdorin edhe ata që duan ta ruajnë, edhe ata që duan ta shembin

një gjendje.

Por nuk nevojitet vetëm forca dhe përdorimi i saj, nevojitet edhe dhelpëria,

10

Page 11: teme diplome

mençuria, thotë Paretoja duke manifestuar natyrën e vet makiaveliste. I kushton kujdes

momenteve iracionale, emotive në qëndrimet, në orientimet dhe në sjelljet e njerëzve.

Kujdeset edhe për çështjet e teknikës së propagandës, të manipulimit të masave.

Edhe Paretoja, zhvillon madje në mënyrë më të plotë se Moska, teorinë e qarkullimit të

elitës.

Asnjë elitë nuk është e përhershme. Elitat ndërrohen. Historia është varri i elitës,

thotë Paretoja. Çdo elitë, aristokraci, me kohë do të dobësohet, do të bjerë. Prandaj, elita,

klasa sunduese, duhet të përtërihet, dhe kjo bëhet duke u ngritur në radhë të elitës

individë nga klasat e ulëta, të cilët sjellin “energjinë dhe një përmasë të domosdoshme

rezidumesh për t’u mbajtur në pushtet. Përtëritja bëhet edhe nga rënia e elementeve të

degjeneruara”. Por, mund të ndodhë që elitat të jenë të mbyllura, qarkullimi dhe përtëritja

e elitës të pengohen, në elitë të akumulohen elemente inferior, kurse, përkundrazi, në

shtresat e ulëta të grumbullohen elemente superior, të formohet një kontraelitë. Atëherë

ekuilibri prishet, ngjet revolucioni kontraelita e rrëzon elitën sunduese të degjeneruar.

Kjo ndodh kur elita sunduese humbet aftësinë dhe guximin për ta përdorur forcën, kurse

në shtresa të ulëta, elementet superior kanë shkathtësi për të sunduar dhe guxojnë të

veprojnë me forcë.

11

Page 12: teme diplome

Hyrje

Në pesëmbëdhjetë vitet e tranzicionit, emigrimi është kthyer në një nga sfidat më

të mëdha socio-ekonomike për shoqërinë Shqiptare. Megjithatë, ky problem jo vetëm që

ka ngjallur relativisht pak vëmendje tek vendimmarrësit, por konceptualizimi i tij ka rënë

pre e një mungese të theksuar qartësie dhe e përgjithësimeve. Në përgjithësi, migracioni

masiv, ikja e trurit, dhe qëndrimet e përkohshme jashtë vendit për qëllime arsimimi

përzihen nën konceptin “emigrimi” duke vështirësuar kështu përpjekjet e aktorëve socialë

dhe politikë për të trajtuar aspektet e ndryshme të vërshimit të fuqisë punëtore jashtë

Shqipërisë. Ky punim synon të sqarojë ndryshimet midis këtyre koncepteve, të fokusohet

në ikjen e trurit dhe të rekomandojë politika specifike të nevojshme për të transformuar

“ikjen e trurit” në “qarkullim të trurit.” Punimi bazohet gjerësisht në burime lokale dhe

ndërkombëtare mbi ikjen e trurit si dhe mbi rezultatet e një vrojtimi me shqiptarë që

studiojnë jashtë dhe shqiptarë që janë kthyer dhe jetojnë në vend pas përfundimit të

studimeve jashtë.

Vendosa të realizoj këtë detyrë kryesisht për dy arsye: (1) kjo dukuri po frenon

gjithnjë e më shumë rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve

shtetërore, dhe; (2) përveç faktit që çështja e ikjes së trurit është debatuar gjerësisht në

media, gjatë viteve të fundit janë vënë në zbatim një numër nismash të shoqërisë civile si

dhe një strategji qeveritare mjaft të propaganduara për t’u përballur me këtë dukuri. Pra

faza e fushatave për ndërgjegjësim të publikut ka kaluar dhe tashmë politika shqiptare po

ndërmerr hapa aktivë për të rritur ndikimin pozitiv që mund të ketë fuqia punëtore e

kualifikuar në zhvillimin e vendit.

12

Page 13: teme diplome

1.Emigrimi si fenomen social.

Emigrimi ka qenë një nga çështjet më të nxehta sociale në Shqipërinë e pas-viteve

1990. Shkalla e emigrimit nga zona rurale drejt zonave urbane dhe nga Shqipëria drejt

vendeve të tjerakanë qenë nga më të lartat në Europën Lindore. I parë nga një

këndvështrim pozitiv, emigrimi ka shërbyer si një valvul shpëtimi në vorbullën e

përkeqësimit të kushteve ekonomike, dërgesat e emigrantëve kanë luajtur rol thelbësor në

kontrollimin e bilancit ekonomik negativ të vendit, ndërsa emigrantët e kthyer kanë

ofruar ekspertizë të çmuar në profesione të ndryshme. Nga ana tjetër, humbja e fuqisë

punëtore të kualifikuar, infrastruktura e mbingarkuar e zonave urbane dhe shpopullimi i

një pjese të madhe të zonave malore dhe rurale dëshmojnë për katastrofën sociale që

shkaktoi kjo dukuri. Në kuadrin e flukseve migratore masive të kësaj periudhe, “ikja e

trurit” mori formën e një faktori mjaft të rëndësishëm i cili po bëhej pengesë për krijimin

e një tregu të fuqisë punëtore të kualifikuar që do të plotësonte nevojat e Shqipërisë. Ky

punim do të analizojë karakteristikat e “ikjes së trurit” shqiptar. Shqipëria është në një

moment kyç të zhvillimit të saj. Treguesit makroekonomikë të kënaqshëm për periudhën

e tranzicionit sugjerojnë se Shqipëria ka lënë pas periudhën e emergjencës dhe tani po

përballet me aspekte gjithnjë e më të sofistikuara të zhvillimit që kërkojnë përgjigje

shumë profesionale dhe të diferencuara.

Problematikat e procesit të integrimit në strukturat Euro-Atlantike vazhdimisht

vënë në dukje nevojën për të forcuar aspektet administrative dhe teknike të qeverisjes.

Dobësitë e kapaciteteve institucionale janë shfaqur si pengesa kryesore në rrugën drejt

integrimit. Burimet njerëzore ekzistuese deri tani janë keqpërdorur dhe akoma më tepër,

keq-kultivuar. Amullia që kjo ka shkaktuar në fushën e burimeve njerëzore ka ndikuar

negativisht në cilësinë e tregut të punës dhe të debatit publik, në hapjen e shoqërisë ndaj

praktikave dhe ideve më të mira dhe në kapacitetet institucionale për të formuluar dhe

13

Page 14: teme diplome

zbatuar politika dhe projekte. Një mjet efektiv për të ndryshuar situatën do të ishte një

strategji kombëtare për të tërhequr shqiptarë të arsimuar jashtë në administratë, në

sistemin arsimor dhe në sektorin privat.

Pjesa e parë e punimit përshkruan kornizën analitike që do të përdorim. Emigrimi

paskomunist do të ndahet në tre valë me karakter jo-kohor: e para, 1991-1992 dhe 1997-

1998 përfshiu njerëz që largoheshin masivisht për t’i shpëtuar përkeqësimit të kushteve të

ekonomisë dhe sigurisë. Të gjitha grupet e popullsisë bënin pjesë në valën e parë dhe,

edhe pse disa ishin shumë të kualifikuar, shumica prej këtyre u larguan të vendosur për të

mos u kthyer.

Vala e dytë shtrihet nga momentet e fundit të situatës së emergjencës në 1992 deri

në shkatërrimin e shtetit shqiptar në 1997 dhe nga 1998 deri sot. Kjo valë përfshiu njerëz

të motivuar nga nevoja për mbijetesë ekonomike dhe gjithashtu jo shumë të prirur për t’u

kthyer.

Së fundi, vala e tretë e cila përkon në kohë me valën e dytë nuk ishte e nxitur nga

dëshira marrë përvojë profesionale jashtë vendit. Ata që bënin pjesë në valën e tretë

përfituan ngamundësitë që ofron jeta në një vend të lirë për të fituar përparësi

konkurruese mbi kolegët në profesionet përkatëse. Të gjithë këta specialistë të arsimuar

që udhëtojnë jashtë për një diplomë pas-universitare apo përvojë pune si dhe studentë që

diplomohen jashtë, janë më të prirur të kthehen nëse do t’u krijoheshin mundësitë.

Shumica të rinj dhe të pamartuar,ata që përfshihen në këtë valë përbëjnë dhe grupin e

synuar të programit tonë.

Vrojtimi ynë nxori në pah se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që

arsimohen jashtë po marrin në konsideratë mundësinë që të kthehen pas përfundimit të

studimeve edhe pse pak prej tyre janë të vendosur ta bëjnë këtë.Vrojtimi ynë arrin dy

përfundime kryesore: së pari, dëshira për tu kthyer në Shqipëri është reale por megjithatë

shumë studentë ngurrojnë ta marrin atë vendim: 42 përqind e shqiptarëve që studiojnë

jashtë janë të pavendosur nëse do të kthehen apo jo pas përfundimit të studimeve. Fare

pak nga të anketuarit kanë arsye kulturore apo personale për të mos u kthyer kjo

nënkupton që ata janë të hapur ndaj mundësisë që një ditë të vendosin se për ta kthimi në

Shqipëri është zgjedhja e duhur. Së dyti, edhe pse të ardhurat janë një faktor i

rëndësishëm, ato nuk janë faktori kryesor në zgjedhjen për t’u kthyer apo jo në Shqipëri.

14

Page 15: teme diplome

Shumica e të anketuarve identifikuan “etikën e pakënaqshme të punës” si argumentin

kryesor kundër kthimit, ndërsa “standardet të ulëta të jetesës” u rendit i dyti dhe

“vështirësia për të gjetur punë” u rendit i treti. Arsyet personale dhe kulturore nuk ishin të

rëndësishme përveçse në rastin e atyre që kanë vendosur të mos kthehen.

Nga ana tjetër, ata që janë kthyer në Shqipëri, kanë vepruar kështu kryesisht për

qëllime karriere.Edhe pse shumë prej tyre por jo shumica janë të pakënaqur me nivelin e

të ardhurave,shumica dërrmuese janë të kënaqur që janë kthyer. Kështu, çështjet që kanë

të bëjnë me karrierën janë më të rëndësishme sesa të ardhurat si për të kthyerit ashtu dhe

për të anketuarit që aktualisht studiojnë jashtë. Këto dy përfundime marrin rëndësi kur

formulohet një përgjigje për dukurinë e ikjes së trurit në vend që të t’i jepet përparësi

kompensimit material për të kthyerit e punësuar në institucione publike, do të ishte më

efektive të forcohen mekanizmat institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme si

praktikat e rekrutimit/pushimit nga puna të personelit, përparimit në karrierë, etj. Vrojtimi

sugjeron se suksesi i çfarëdo strategjie të hartuar për të tërhequr shqiptarët e arsimuar

jashtë kërkon krijimin e një imazhi më Weberian të institucioneve shtetërore.

E parë nga këndvështrimi i ofertës, një numër i konsiderueshëm nga grupi i

synuar shprehin interes për t’u kthyer, disa po kthehen dhe shumica dëshirojnë të punojnë

në institucione shtetërore më tepër sesa në sektorin privat apo jo-fitimprurës. Nga ana e

kërkesës, forcimi i kapaciteteve të administratës publike shqiptare shfaqet si një nga

sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik. Një strategji e tillë,

më së paku, do të përfshinte mjetet e nevojshme për të ngritur kapacitetet teknike dhe

administrative të shërbimit civil. Së fundi, ndërgjegjësimi i shoqërisë mbi dukurinë e

ikjes së trurit është rritur në mënyrë domethënëse gjatë viteve të fundit falë pasqyrimit në

shtyp dhe të një numri nismash të ndërmarra nga vetë studentët për të lehtësuar kthimin e

këtij kontingjenti.

2.Tre Valët e Emigrimit Shqiptar.

15

Page 16: teme diplome

Edhe pse në gjuhën popullore shpesh ngatërrohen me njëra-tetrën, ka një

ndryshim thelbësor mes termave “emigrim” dhe “rrjedhje” apo “ikje e trurit.” “Emigrimi”

i referohet aktit të lëvizjes nga një vend në tjetrin me qëllim stabilizimi rezidencial të

përhershëm në vendin e ri. Kurse “rrjedhje truri” i referohet emigrimit të individëve të

shkolluar me profesion të specializuar nga një juridiksion tek tjetri për shkak të

konflikteve apo mungesës së mundësive profesionale në vendin e tyre. Vendi prej nga

“rrjedh” truri humbet investimin e bërë në rritjen profesionale të individëve që ikin si dhe

kapitalin social të përbërë nga individët që largohen. Për pasojë, edhe ofertat e tregut të

punës në vendin e origjinës varfërohen. Fillimisht, shprehja “ikje e trurit” u përdor nga

Shoqëria Mbretërore e Londrës për të përshkruar largimin e shkencëtarëve dhe

teknicienëve anglezë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada ne vitet 50-të.

Që atëherë, kjo shprehje i referohet zakonisht ikjes së kapitalit të kualifikuar njerëzor nga

vendet në zhvillim drejt vendeve të zhvilluara.

Shqipëria ka qenë tradicionalisht një vend që eksportonte flukse të fuqisë

punëtore. Me përjashtim të periudhës së regjimit komunist, kur të gjitha format e

migrimit ndaloheshinrreptësisht, fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka qenë i

pranishëm në Shqipëri gjatë gjithë historisë së saj moderne. Mungesa e sigurisë fizike,

zhvillimit ekonomik dhe mundësive arsimore, i kanë shtyrë shqiptarët të emigrojnë për

qëllime pune. Megjithatë, “ikje truri” tradicionalisht ka patur pak ose aspak për vetë

faktin se institucionet e larta arsimore në vend pothuajse mungonin dhe specialistët e

teknicienët e paktë shqiptarë arsimoheshin jashtë shtetit. Në periudhën pas-komuniste,

fenomeni i emigrimit mori përmasa epike. Për shkak të rënies katastrofike të standardeve

të jetesës dhe mungesës së sigurisë fizike të shtetasve, jo vetëm që emigrimi u rishfaq si

fenomen më masiv se kurrë por, bashkë me të, u shfaq edhe një fenomen i ri ikja e trurit.

do ta shpjegojmë fenomenin e emigrimit të pas-vitit 1990 në kuadrin e tre valëve

konceptuale, jo-kohore. Përshkrimi i dy valëve të para do të krijojë kuadrin në të cilin do

të analizohet vala e tretë ajo e ikjes së trurit.

Vala e Parë e emigrimit.

16

Page 17: teme diplome

Vala e parë përbëhet nga dy kulme të emigrimit masiv; 1990-1992 dhe 1997-

1998. Këto kulme përkojnë me rënien e kapaciteteve qeverisëse të shtetit shqiptar dhe u

shkaktuan nga mungesa e sigurisë fizike dhe ekonomike të qytetarëve. Kjo valë fillon me

4000 emigrantët që hynë në ambasadat perëndimore në Korrik 1990, vazhdon me kalimet

masive të kufirit me Greqinë, sekuestrimin nga turmat e emigrantëve të anijeve shqiptare

dhe ikjen në Itali dhe vazhdon në mënyrë të ngjashme në 1997-1998. Në gusht të vitit

1991, rreth 200,000 shqiptarë e kishin braktisur Shqipërinë. Në 1997, ky numër arriti në

450,000 njerëz ose 14 përqind e popullsisë. Ndonëse interesat personale apo familjare

ekonomike luajtën rolin e tyre, këto kulme të emigracionit shqiptar u shkaktuan kryesisht

nga një humbje totale e shpresës për një jetësadopak normale. Emigrantët e përfytyruan

ikjen si një “shpëtim nga e keqja.” Prandaj ikja ishte një e mirë absolute dhe, që të

kurorëzohej me sukses, do të duhej të pasohej nga një stabilizim përfundimtar në vendet

pritëse. Për më tepër, anëtarët e kësaj vale nuk

motivoheshin nga ambicjet profesionale por nga qëllimi për të shpëtuar veten dhe

familjen fizikisht apo ekonomikisht. Ndonëse mes tyre kishte mjaft profesorë dhe kërkues

shkencorë, motivet e tyre ishin të njëjta me ato të punëtorëve, rinisë, dhe të papunëve që

emigruan bashkë me ta.

Duke qenë se emigrimi masiv është i lidhur ngushtë me zhvillimet ekonomike,

politike dhe sociale të një vendi, vala e parë përfundoi kur institucionet shtetërore

rifilluan punën dhe siguruan shërbimet bazë për qytetarët. Vala e dytë shtrihet më gjatë

në kohë, është më lineare dhe më konstante sesa vala e parë.Ndonëse edhe intensiteti i

kësaj vale varet nga ulje-ngritjet e tranzicionit të vështirë shqiptar, ajo ka vazhduar edhe

në ditët më të mira të periudhës pas-komuniste dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen e

afërt. Emigrantët e kësaj vale motivohen mbi të gjitha nga arsyet ekonomike. Shumica e

tyre janë emigrantë dhe jo refugjatë dhe shumë prej tyre emigrojnë duke shfrytëzuar

mundësitë që u japin politikat e imigrimit të vendeve pritëse. Mes tyre ka edhe shumë

shkencëtarë, teknicienë dhe kërkues shkencorë, shumë prej tyre emigruan duke u bërë

kështu pjesë e valës së dytë. Ndryshe nga emigrantët e valës së parë, vala e dytë përbëhet

kryesisht nga individë të martuar që kanë emigruar bashkë me familjet e tyre, shpesh

legalisht dhe në mënyrë të planifikuar. Ka katër arsye kryesore pse shumë punonjës

shkencorë, teknicienë dhe akademikë emigruan në mënyrë të tillë:

17

Page 18: teme diplome

Ulja drastike e mjeteve buxhetore për punë kërkimore shkencore. Duke patur

parasysh rëniet katastrofike ne sektorët prodhues, defiçitet e mëdha buxhetore të

përvitshme dhe ristrukturimin e ekonomisë shqiptare, merret me mend fare lehtë që

sektorët shkencorë u goditën rëndë pasi këta nuk bëjnë pjesë në sektorët prioritarë

për sa i përket financimeve buxhetore. Si rezultat i zvogëlimeve te përvitshme të

buxhetit për këta sektorë, nga viti 1995 Shqipëria nuk kishte me kapacitete për të

ndërmarrë studime të mirëfillta shkencore. Ky realitet i ri goditi rëndë kapacitetet e

shtetit shqiptar për të zbatuar politika koherente dhe efektive në favor të zhvillimit

ekonomik.

Dobësia e sektorit privat. Në vende të zhvilluara si edhe në shumë vende në

zhvillim, sektori privat ka marrë përsipër një rol gjithnjë e më aktiv në stimulimin e

punës kërkimore shkencore. Në vendet perëndimore, sektori privat luan një rol

primar në këtë drejtim. Por në Shqipëri, ky sektor që lindi nga privatizimi i

ndërmarrjeve shtetërore ka kapacitete të ulta financiare si edhe një nivel të ulët

vetëdijeje për të marrë përsipër një rol të tillë.

Ndërhyrjet politike në institucione kërkimore shtetërore dhe universitete.

Ndërhyrjet e vazhdueshme të politikës në institucione shkencore dhe universitete kane

dobësuar kapacitetet dhe moralin e stafit të këtyre institucioneve. Një shembull i këtij të

fundit është spastrimi i profesorëve të jashtëm nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore në

favor të marrjes në punë të profesorëve të lidhur me marrëdhënie personale me stafin

drejtues të Fakultetit. Si rezultat, reputacioni i Fakultetit dhe cilësia e mësimdhënies ra

dukshëm. Edhe sot,ndërhyrjet politike/klanore mbeten një nga faktorët më të dëmshëm

për forcimin e institucioneve shtetërore

Dështimi i përpjekjeve të punonjësve shkencorë për t’u përshtatur me sistemin e

ri. Në ambientin e paqartë dhe të pasigurt të liberalizimit të shpejtë të gjithë sferës

publike të jetës në Shqipëri, shumë shkencëtarë dhe teknicienë nuk arritën ta

përdornin sistemin e ri në avantazhin e tyre. Kjo shpesh nuk ndodhi për faj të tyre.

18

Page 19: teme diplome

Krejt papritur, ata humbën vendet e sigurta të punës dhe stimën shoqërore. Shumë

prej tyre u dëbuan nga puna për shkak të ristrukturimit të institucioneve shtetërore,

ndërsa të tjerë mbetën të topitur nga rënia katastrofike e standardeve të jetesës së

buxhetorëve. Mungesa e përvojës se si funksionon një ekonomi tregu dhe

konkurrenca e fortë për një sasi gjithnjë e më të vogël fondesh goditën moralin e

tyre. Për më tepër, teknologjitë e kërkimit shkencor dhe komunikimit ishin tejet të

amortizuara. Së fundi, ndryshimi i shpejtë i vlerave shoqërore e la këtë grup pa

prestigjin shoqëror që kishte gëzuar gjatë regjimit komunist. Nga njerëz të nderuar,

akademikët njiheshin si njerëz demode, anakronistë dhe të papërshtatshëm për të

mbijetuar ne realitetin e ri. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, shumë shkencëtarë,

akademikë dhe teknicienë zgjodhën rrugën e emigracionit.

Vala e dytë e emigrimit.

Vala e dytë pati një impakt shumë negativ në kapacitetet e Shqipërisë për të

ruajtur dhe shfrytëzuar personelin e kualifikuar. Deri më 1998, 35.8 përqind e

profesorëve me grada pasuniversitare kishin emigruar. Vetëm Universiteti i Tiranës

humbi 40 përqind të stafit akademik. Nëntëdhjetë përqind e të emigruarve ishin nën 40

vjeç. Ky numër është shumë më i lartë sesa shifrat përkatëse për vendet e tjera të Europës

Lindore (këto vende kanë humbur 2-4 përqind të stafit nga emigrimi në perëndim

ndonëse kanë humbur shumë më tepër nga kalimi i punonjësve shkencorë në sektorin

privat vendas).

Vala e tretë e emigrimit.

Veçoritë e valës së tretë dhe të fundit përbëjnë objektin e këtij studimi. Pjesëtarët

e kësaj vale nuk motivohen nga qëllime emigruese por nga qëllime arsimore. Ata

përfitojnë nga mundësitë që u jep jeta në një vend të lirë për të rritur kapacitetet e tyre

profesionale nëpërmjet arsimimit jashtë shtetit. Ndonëse preferencat e tyre personale

ndryshojnë, në përgjithësi këta persona janë të hapur ndaj kthimit në vendin e tyre të

19

Page 20: teme diplome

origjinës nëse kushtet profesionale që u ofrohen këtu janë të krahasueshme me ato që u

ofrohen jashtë. Kjo sepse ata janë të hapur ndaj stabilizimit përfundimtar kudo ku kushtet

ekonomike/profesionale u plotësohen më mirë. Për më tepër, vala e tretë është më pak

elastike pra varet më pak nga ulje/ngritjet ekonomike dhe politike të Shqipërisë.Pjesëtarët

e kësaj vale nuk po ikin nga e keqja absolute si anëtarët e valës së parë.

Gjithashtu, ata nuk janë nën presion financiar të ngutshëm si anëtarët e valës së

dytë. Në fakt, mund të ketë një lidhje pozitive midis përmirësimit të gjendjes financiare të

familjeve shqiptare dhe valës së tretë nga pikëpamja sasiore. Pra, sa më të pasur bëhen

shqiptarët, aq më shumë i dërgojnë fëmijët e tyre të arsimohen jashtë. Përmirësimi i

gjendjes financiare të shqiptarëve dhe dëshira e madhe e studentëve për të kryer studimet

jashtë ka krijuar një burim gjithnjë e më të gjerë njerëzish që përpiqen dhe shpesh arrijnë

të shkojnë jashtë shtetit. Nëse marrim parasysh edhe programet gjithnjë e

më efektive të vendeve të zhvilluara për të mbajtur studentët e sapo-diplomuar, atëherë

vështirësia për të tërhequr të sapo-diplomuarit në Shqipëri bëhet edhe më e qartë.

Shqipëria po humb jo vetëm sepse ka pak për të ofruar por sidomos sepse nuk ka një

strategji të plotë kombëtare për ta zbutur dhe për të përfituar nga ikja e trurit. Vala e tretë

përbëhet nga dy kategori njerëzish:

Profesorë dhe teknicienë të edukuar në Shqipëri. Normalisht, pjesëtarët e kësaj

kategorie do të klasifikoheshin si pjesëtarë të valës së dytë. Por, në valën e tretë u

përfshinë të gjithë ata anëtarë të këtij grupi që janë regjistruar në institucione të

larta arsimore jashtë për të rifreskuar apo zgjeruar njohuritë e tyre profesionale.

Ata mund të jenë larguar me të njëjtat motive si të gjithë emigrantët e tjerë por

tani që po mbarojnë diplomat pasuniversitare jashtë kanë një prirje të natyrshme

për të shkuar në atë vend që u ofron kushtet më të mira të mundshme.

Studentë shqiptarë të brezit pas 1990-ës të arsimuar jashtë. Ky grupim përbën

edhe fokusin kryesor të studimit. Përgjithësisht, ata e kanë lënë Shqipërinë

thjesht për qëllime arsimimi dhe nuk janë a priori kundra kthimit. Për më tepër,

duke qenë se shumë prej tyre janë pajisur me viza studentësh, Shqipërisë nuk i

duhet të sforcohet shumë për t’i bindur që të kthehen. Këta dy faktorë përbëjnë

20

Page 21: teme diplome

një shans që mund të shfrytëzohet në shërbim të zhvillimit të vendit.

3.Rezultatet e Studimit.

U anketuan dy kategori të ndryshme të grupit të synuar: (a) shqiptarët që janë duke

studiuar jashtë; dhe (b) shqiptarët që janë kthyer në Shqipëri pasi kanë përfunduar

studimet e tyre jashtë vendit. Është interesant fakti që 21.4 % e studentëve jashtë vendit u

shprehën të sigurt që do të kthehen në Shqipëri brenda tre viteve të ardhshme, ndërsa

36.9% mendojnë se ka mundësi të kthehen. Pra ekziston kategoria e njerëzve për të cilët

nevojitet një strategji kundër ikjes së trurit. Ajo çka mbetet për t’u shqyrtuar është hartimi

i politikave të duhura për të rritur shkallën e kthimit.

Figura 1: Përqindja e studentëve që planifikojnë të kthehen në Shqipëri gjatë tre viteve të

ardhshme.

Një përqindje e konsiderueshme e atyre që duan të kthehen (59.2%) preferojnë të punojnë

në qarqet akademike. Administrata publike renditet në vendin e dytë me 36.7%, ndërsa

vetëm 16.3 përqind e atyre që duan të kthehen shprehen se duan të punojnë në sektorin

21

Page 22: teme diplome

jo-fitimprurës. Një fakt tjetër interesant është se 28.6% nga përfaqësuesit e kësaj

kategorie dëshirojnë të përfshihen në politikë.

Figura 2: Sektorët e punësimit që preferohen nga studentët që dëshirojnë të kthehen.

Nëse planifikoni të ktheheni në Shqipëri në cilët sektorë planifikoni të punoni?

a.Institucione Akademike 59.18%.

b.Sektori publik 36.73%

c.Sektori Privat 34.69%

d.Politikë 28.59%

e.Sektori jo-fitimprurës 16.33%

Shqiptarët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri

kanë gjetur punë kryesisht në sektorin privat dhe publik – 39% dhe 37% përkatësisht –

ndërsa një pjesë e mirë e tyre (24%) janë punësuar në sektorin jo-fitimprurës. Kapacitetet

e lavdërueshme të sektorit jo-fitimprurës për të tërhequr forca pune të kualifikuara dhe

relativisht të shtrenjta mund të shpjegohen me faktin se “shoqëria civile” shqiptare

vazhdon të funksionojë në varësi të donatorëve dhe si rrjedhojë edhe kushtet për

shërbimet/produktet e saj përcaktohen nga standardet “perëndimore”. Pjesëtarët e këtij

grupi janë punësuar relativisht shpejt – vetëm 6% e tyre nuk kanë gjetur punë brenda

periudhës prej 6 muajsh pas kthimit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, studentët që nuk planifikojnë të kthehen vërtetuan hipotezën tonë

se etika e punës është faktori me ndikimin më të madh në vendimin e tyre për të mos u

22

Page 23: teme diplome

kthyer – 57.1% prej tyre nënvizojnë këtë faktor. Duke patur parasysh rëndësinë që kanë

etika e punës, vështirësia për të gjetur punë dhe standardi i ulët i jetesës në vendimin për

të mos u kthyer, mund të arrijmë në përfundimin se një strategji konkrete e kombinuar me

rritje të standardit të jetesës në plan afatgjatë, mund të ndryshojë mendimin për të

vazhduar një karrierë jashtë vendit.

a.Arsyet për të mos u kthyer në Shqipëri.

a.Etika e punës e pakënaqshme b.Standardet e jetesës të ulëta në Shqipëri c.E vështirë të

gjesh punë në Shqipëri d.Vështirësi në përshtatje me mjedisin shqiptar e.Nuk kam më

lidhje me Shqipërinë(familjare, etj.) f.Arsye personale.

b.A jeni të kënaqur që u kthyet në Shqipëri?

Nga personat e kthyer, 73% janë mjaft të kënaqur ose disi të kënaqur me

vendimin e tyre, ndërsa 14% u shprehën se ishin relativisht të pakënaqur ose aspak të

kënaqur. Në lidhje me integrimin profesional, shqiptarët e arsimuar jashtë vendit duket se

nuk kanë probleme në përshtatjen me kërkesat profesionale dhe sociale të jetës në

Shqipëri.

c.Përse vendosët të ktheheni në Shqipëri?

Të pyetur për arsyet e kthimit, 38.6% e personave të kthyer u shprehën se ka qenë

më lehtë për të bërë karrierë në Shqipëri dhe 5.7% mendojnë se ishte më e lehtë të

gjendej punë në vendin e tyre. Pjesa tjetër kanë vendosur të kthehen për arsye personale

kurse 10% refuzuan të përgjigjen. Këto të dhëna konfirmojnë se motivi “karrierë” është

parësor jo vetëm për ata që kanë vendosur të mos kthehen, por edhe për studentët që

tashmë janëkthyer në Shqipëri.

a.U detyrova të kthehem, pasi nuk më dhanë leje qëndrimi b. Arsye tjetër c. Nuk më

pëlqente të jetoja jashtë shtetit d.Për të qenë pranë familjes e.E kam më të lehtë të bëj

karrierë në vendin tim f.E kisha më të lehtë të gjeja punë në Shqipëri

23

Page 24: teme diplome

d.Çfarë problemesh hasët gjatë kërkimit të punës?

a.Nevojiteshin miq b.Nuk hasa asnjë problem c.Kishte pak informacion për

vende pune d.Nuk kishte shumë vende të lira për profesionin tim e.Vonesa për njësimin e

diplomës. Problemi kryesor – nepotizmi – vërteton se perceptimet negative të shqiptarëve

që nuk planifikojnë të kthehen janë pjesërisht të bazuara në një realitet praktikash jo-

formale të menaxhimit të burimeve njerëzore(praktika të punësimit, përparimit në

karrierë, pushimit nga puna). Kombinimi i këtyre përgjigjeve me sektorët e punësimit

tregon qartë se sektori jo-fitimprurës është sektori më pak problematik, ndërsa sektori

publik dhe ai privat janë njëlloj problematik.

4.Analizë

Vrojtimi përfshiu dy grupe – shqiptarët që aktualisht vazhdojnë studimet jashtë

dhe ata që janë kthyer pas përfundimit të studimeve jashtë vendit në mënyrë që të

identifikoheshin perceptimet e grupit të parë në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e

një kthimi të mundshëm, si edhe problemet që ka hasur grupi i dytë në procesin e

integrimit profesional në institucionet shqiptare. Në këtë pjesë do të analizojmë

perceptimet e këtyre grupeve për sektorin publik, privat dhe jo-fitimprurës të punësimit

në mënyrë që të zbulojmë problemet specifike reale ose të perceptuara në vlerësimin e

potencialit tësecilit sektor për të tërhequr fuqi punëtore të arsimuar jashtë vendit.

Të anketuarit që kanë vendosur të mos kthehen ose që nuk ishin të sigurt për

kthimin e tyre në Shqipëri gjatë tre viteve të ardhshme dhanë përgjigje të ndryshme mbi

Shqipërinë si vend jo-tërheqës për të jetuar dhe punuar. Të anketuarit që kanë vendosur të

mos kthehen kishin kryesisht arsye personale për vendimin e tyre ose nuk kishin lidhje

me Shqipërinë ose kishin arsye të tjera personale ndërsa disa të tjerë mendonin se

standardi shqiptar i jetesës është thjesht shumë i ulët. Për shkak të natyrës personale të

arsyeve do të jetë shumë e vështirë të bindësh pjesëtarët e këtij grupi të kthehen ata

tashmë kanë vendosur. Nga ana tjetër, të anketuarit që ende nuk ishin të sigurt në do të

ktheheshin nënvizuan si shqetësim primar etikën e pakënaqshme të punës, vështirësitë me

24

Page 25: teme diplome

përshtatjen ndaj jetës shqiptare dhe mundësitë e pakta të punësimit. Kështu, për pjesën

më të madhe të të anketuarve çështjet që kanë të bëjnë me karrierën kanë qenë faktorët

kryesorë për hezitimin e tyre. Në se këta studentë binden se e ardhmja e institucioneve

shtetërore shqiptare është më e mirë sesarealiteti aktual, disa prej tyre mund të kthehen

edhe në rast se kjo nënkupton dobësim të situatës së tyre financiare.

Grupit të dytë të të anketuarve ata që janë kthyer në Shqipëri dhe janë tashmë të

punësuar iu kërkua të përcaktonin se sa të kënaqur ishin me të ardhurat e tyre aktuale

sipas një shkalle vlerësimi nga 1 (shumë të pakënaqur) në 5 (shumë të kënaqur). Ndërsa

të punësuarit në sektorin privat dhe atë jo-fitimprurës janë relativisht të kënaqur me të

ardhurat e tyre, situata në sektorin publik është më problematike 34.6% janë të

pakënaqur ose mjaft të pakënaqur me të ardhurat e tyre. Megjithatë, duke patur parasysh

se punësimi përbën faktor më të rëndësishëm sesa të ardhurat, mbetet e paqartë nëse

përmirësimi i nivelit të të ardhurave do të ketë një ndikim pozitiv në përfshirjen e grupit

të synuar në sektorin publik. Në përgjithësi, duket se shqetësimi kryesor i shqiptarëve që

aktualisht studiojnë jashtë nuk janë të ardhurat, por mënyrat dhe mjetet e

painstitucionalizuara të rekrutimit/pushimit nga puna, përparimi në karrierë dhe etika e

punës.

Të anketuarve iu kërkua të përcaktojnë sa të kënaqur janë me të ardhurat e tyre

aktuale në një shkallë vlerësimi nga 1 (nivel minimal) në 5 (nivel maksimal). Nuk është

për tu habitur që shkalla e kënaqësisë me të ardhurat e të anketuarit është në raport

pozitiv me shkallën e kënaqësisë me vendimin për tu kthyer në Shqipëri. Ndërsa ky

raport nuk është i qartë në rastin e shkallëve të ulëta të kënaqësisë me të ardhurat

përqindja përkatëse e të anketuarve të kënaqur me vendimin për tu kthyer është nën 50

edhe pse janë mjaft të pakënaqur me të ardhurat e tyre ai qartësohet tek të anketuarit që

janë relativisht të kënaqur me të ardhurat e tyre (3,4,5). Përgjithësisht, të anketuarit janë

të kënaqur me shkallën deri ku vendi i tyre i punës përputhet me kualifikimin e tyre.

Kështu, në qoftë se Shqipëria ia del mbanë të tërheqë

studentë të arsimuar jashtë, vendi i ka të gjithë mekanizmat qe nevojiten për të

shfrytëzuar aftësitë dhe përvojën e tyre në vendin e punës. Nuk ka nevojë të

rekomandojmë ndryshime në praktikat ekzistuese që rregullojnë përputhjen e

kualifikimeve me vendin e punës në administratën publike.

25

Page 26: teme diplome

5.Transformimi i “Ikjes sëTrurit” në “Qarkullim të Trurit”.

Ndikimi negativ i largimit të trurit është trajtuar gjerësisht në literaturë. Përveç

arsyeve të pasqyruara gjerësisht ë literaturën ekzistuese, do të shtonim se po të marrim

parasysh përvojën e vendeve të tjera në zhvillim, ekzistenca e një fuqie punëtore të lirë

asnjëherë nuk ka qenë element i mjaftueshëm për zhvillimin e ekonomive kombëtare.

Elementi kyç i konkurueshmërisë për vende të varfra janë pagat e ulëta të kombinuara me

fuqi punëtore të kualifikuar, të disiplinuar dhe të aftë. Vendet me paga të ulëta dhe nivel

të ulët kualifikimi gjenden në fund të shkallës ekonomike globale. Më konkretisht,

ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis vendeve me nivel të ulët të investimeve në

arsim, shkallë të lartë të ikjes së trurit dhe vlerësim të ulët shoqëror për trajnimet

profesionale nga njëra anë, dhe varfërisë e ritmeve të ulëta të rritjes ekonomike në anën

tjetër.Duke pare konkurrencën për nivelin edhe ashtu të ulët të investimeve të huaja ne

Europën juglindore, është e domosdoshme që një strategji kombëtare kundra ikjes së

trurit të zërë

vend kyç në strategjitë për zhvillim të qeverisë shqiptare.

Edhe pse ka ndikuar negativisht, dukuria e ikjes së trurit në Shqipëri në të njëjtën

kohëështë një shans që po të shfrytëzohet mirë mund t’i sjellë vendit përfitime të

konsiderueshme. Shqipëria e ka kaluar fazën e emergjencës në zhvillimin ekonomik

vetëm një liberalizim i tregut nuk mjafton më për të pasur ritme të larta të rritjes

ekonomike. Marrëdhëniet gjithnjë e më të ndërlikuara ekonomike dhe përfshirja e

institucioneve shtetërore në hartimin dhe implementimin e kornizave ligjore për rritjen

ekonomike kërkojnë një debat publik më të sofistikuar mbi strategjitë që do të ndiqen, një

fuqi punëtore më të kualifikuar për të lehtësuar kryerjen e reformave, dhe një kapacitet

më të lartë për të përvetësuar përvojat më të mira nga të huajt. Vendosja e marrëdhënieve

dinamike midis shqiptarëve të arsimuar jashtë dhe përmirësimi i imazhit të vendit si një

alternativë e mundshme për zhvillim profesional do të:

Krijimi i një tregu pune më dinamik.

26

Page 27: teme diplome

Aktualisht, konkurrenca në segmentet teknike dhe shkencore të tregut të punës

është relativisht e dobët. Me përjashtim të pak sektorëve të ekonomisë si ndërtimi

(arkitektët, inxhinierët e ndërtimit), oferta e tregut të punës në përgjithësi nuk arrin t’i

përmbushë kërkesat. Edhe pse studimet empirike në këtë fushë pothuajse mungojnë,

cilësia e ulët e tregut të punës qendron si një pengesë e madhe për rritjen e investimeve

private. Rritja e fluksit të kthimit të grupit tonë të synuar do të injektonte energji dhe ide

të freskëta si dhe do të rriste konkurrueshmërinë në tregun e punës. Punonjësit do të

kishin më shumë zgjedhje dhe cilësia e ofertave të punës po ashtu do të rritej duke

stimuluar kështu rritjen përtej industrive të ndërtimit dhe ushqimit të cilat po bëhen

sektorët “tradicionalë” të rritjes në ekonominë shqiptare. Krijimi i një “tregu të trurit” do

të ishte me mjaft përfitim për punëdhënësit dhe do të stimulonte krijimin e industrive të

reja në ekonominë shqiptare. Aktualisht hapësira në debatin public shqiptar është e

“monopolizuar” nga relativisht pak burime: politikanët, analistët e pavarur dhe

komuniteti ndërkombëtar në bashkëpunim me atë që njihet si “shoqëri civile”. Injektimi i

burimeve të freskëta që kanë potencial për t’uafirmuar në atë çka shpesh quhet “rreth i

mbyllur” do të shtonte numrin e alternativave që në këto momente mungojnë.Një “treg

idesh” më i fortë jo vetëm që do të shtojë ofertat e zgjidhjeve alternative për problemet e

Shqipërisë por gjithashtu do të pasurojë vizionin shqiptar duke e bërë atë më fleksibël dhe

më të aftë për tu ballafaquar me ndryshimet e vrullshme në mjedisin përreth.

Injektojë metodologji të reja në vendin e punës. Kjo arrihet në dy mënyra: e para,

të kthyerit sjellin njohuritë dhe përvojën teknike që kanë grumbulluar jashtë në

vende pune ku këto mund të mungojnë, duke krijuar kështu një sinergji praktikash

lokale dhe ndërkombëtare. E dyta, edhe pse më e diskutueshme nga pikëpamja

sociologjike, mundet vërtet që të kthyerit të sjellin praktika të reja organizative

dhe një mentalitet të ri që rrisin eficiencën dhe cilësinë e shërbimeve. Edhe pse

kjo është e vështirë të vërtetohet, nuk është krejt e rastësishme që shumë nga

punëdhënësit e të rinjve në Shqipëri të cilët paguajnë pagat më të larta

organizata ndërkombëtare dhe OJQ përgjithësisht preferojnë staf të trajnuar në

Perëndim kundrejt atyre të trajnuar në vend. Në sytë e këtyre punëdhënësve të

paktën, këta të rinj sjellin jo vetëm njohuri të reja por, çka është më e

rëndësishme, një tjetër etikë pune dhe organizimi.

27

Page 28: teme diplome

Vendosë bashkëpunimin me universitete dhe institucione kërkimore të huaja.Të

kthyerit mund të ndihmojnë në krijimin e rrjeteve, projekteve të përbashkëta,

dheshkëmbimin institucional të njohurive dhe përvojës midis institucioneve shqiptare

dhe perëndimore. Përvoja e pesëmbëdhjetë viteve të fundit ka dëshmuar sepraktika të tilla

kanë qenë faktori kryesor i ruajtjes dhe zhvillimit të shumicës sëinstitucioneve kërkimore

shqiptare.

Mbështesë perspektivën europiane të vendit.

Një strategji e suksesshme përdukurinë e ikjes së trurit kërkon një farë niveli

konkurueshmërie midis Shqipërisë dhe vendeve perëndimore për një segment të caktuar

të forcave të punës. Në këto rrethana, suksesi i Shqipërisë varet edhe nga “aftësia për të

shitur” idenë e ndryshimit pozitiv që sjell integrimi Euro-Atlantik tek pjesëtarët e këtij

segmenti të fuqisë punëtore. Kështu një strategji e suksesshme për ikjen e trurit duhet të

jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për integrimin. Rritja e shkallës së kthimit dhe

integrimit profesional të grupit të synuar, nga ana tjetër, do të ndihmonte vetë procesin e

integrimit falë kualifikimit dhe ideve që do të sillnin këta studentë, ndërsa vetë procesi i

sistemimit të tyre në vend do të nënkuptonte një shërbim civil më profesional me praktika

transparente dhe universale të menaxhimit të burimeve njerëzore çka në vetvete është një

nga kriteret për të ardhmen evropiane të vendit.

28

Page 29: teme diplome

6.Kufizimet e studimit

Problemi që hasa me ndërtimin e kampionit ishte mungesa e një liste

gjithëpërfshirëse që të përmbante informacion demografik bazë si: emri, vendndodhja,

adresa, mosha, gjinia, gjendja civile etj çka do të përbënte kornizën e të dhënave për të

zgjedhur kamionin.Nëpërmjet kontakteve personale u arrit që të selektohej një kampion

prej 35 personash. Nga këta 25 ishin persona që aktualisht vazhdoni studimet jashtë

Shqipërisë,ndërsa 10 ishin persona që kishin mbaruar jashtë studimet dhe ishin kthyer për

të punuar në Shqipëri. Duke qenë se informacioni mbi vendndodhjen e pjesëtarëve të

grupit që synonim të anketonim ishte jo i plotë, e vetmja mënyrë për të kryer vrojtimin

ishte duke shpërndarë pyetësorin me e-mail nëpër të gjithë kontaktet që zotëronim duke

shpresuar të arrija një shkallë përgjigjesh të kënaqshme.

Anketimi u vetë administrua, çka zvogëlon mjaft mundësitë për efekte të

subjektivitetit të intervistuesit. Por nga ana tjetër, ndryshe nga intervistat ballë për ballë,

anketimi nëpërmjet internetit shpesh nuk arrin të sigurojë një shkallë të lartë përgjigjeje.

Kështu në fund të vrojtimit 29 nga 35 personat e përzgjedhur u përgjigjën anketës. Duke

patur parasysh këto kufizime metodologjike, rezultatet e këtij vrojtimi duhet të

interpretohen me rezerva. Ato duhen parë si prirje dhe tendenca më tepër sesa si rezultate

përfundimtare. Këto kufizime që i detyrohen mungesës së një informacioni demografik të

saktë mbi këtë popullsi si dhe pengesave të tjera të natyrës logjistike, nuk të lejojnë të

hartosh një kampion plotësisht përfaqësues.Duke parë gjithashtu se numri i kampionit të

përdorur është i vogël rezultatet e këtij studimi nuk mund të përdoren për të përgjithsuar

për të gjithë personat të cilët studiojnë jashtë Shqipërisë.

29

Page 30: teme diplome

7.Rekomandimet

Ashtu si vende të tjera të Europës Lindore, Shqipëria ka nevojë të ngrejë

institucione të arsimit të lartë që të ofrojnë arsim të lartë në vend. Një hap i parë në këtë

kuadër do të ishte ngritja e programeve mësimore të modelit perëndimor që do të

prodhonin një brez drejtuesish për sektorin privat që po zhvillohet.

Të reformohet sistemi i ngurtë dhe hermetik i arsimit të lartë në universitetet

shqiptare. Reformat arsimore janë thelbësore për të rritur konkurueshmërinë e

“ofertës” së Shqipërisë ndaj studentëve më të mirë në mënyrë që ata të mos largohen

dhepër ta hapur sistemin e lartë arsimor për kandidatët më të mirë në stafin akademik

Të nënshkruhen kontrata me nëpunësit civilë, kërkuesit shkencorë, profesorët dhe

nëpunës të tjerë të kualifikuar në shërbimin civil që institucionet shtetërore dërgojnë

jashtë vendit për kurse trajnimi, seminare, etj. Këto kontrata duhet të detyrojnë nëpunësin

të kthehet në vendin e punës pas përfundimit të misionit

jashtë vendit.

Të vazhdohen reformat në administratën publike dhe në treguesit e qeverisjes në

bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian dhe partnerë të tjerë

ndërkombëtarë. Tek e fundit, vetëm transformimi i administratës publike drejt

standardeve evropiane do të ishte një mënyrë efektive për të integruar shqiptarët e

arsimuar jashtë në administratë. Ky pa dyshim, është një proces i ndërsjellë: përpjekjet e

vazhdueshme për të përfshirë këtë grup në administratë do të ndihmojnë integrimin e

vendit në BE duke përmirësuar kapacitetet shtetërore për të vënë në jetë reformat e

nevojshme.

Të zvogëlohet shkalla e politizimit të shërbimit civil. Politikat e tanishme të

30

Page 31: teme diplome

burimeve njerëzore janë viktima të favoritizmit politik nëpër të gjithë administratën. Në

këto rrethana, shqiptarët e arsimuar jashtë janë në pozita të pavaforshme për shkak të

mungesës së familjaritetit me mënyrat jo-institucionale për të bërë karrierë.

Të shtohen fondet për kërkimin dhe zhvillimin shkencor. Nëse do të funksiononin

siç duhet, institucionet kërkimore shtetërore do të siguronin mbështetjen e nevojshme

kërkimore dhe teknike për zbatimin e politikave shtetërore. Mungesa e një mbështetjeje

të tillë deri tani ka patur dy ndikime negative: (1) shtetit i ka munguar kapaciteti për të

propozuar infrastrukturë dhe projekte të tjerë tek donatorët. Mjaft shpesh, ashtu si në

periudhën e pas-97’ës, fondet e zotëruara nuk janë përdorur për shkak të mungesës së

kapaciteteve zbatuese dhe sakaq nuk ka patur përpjekje serioze për të mbledhur fonde për

projekte specifike si rrjedhojë e mungesës së aspekteve teknike, dhe (2) shteti shpesh ka

zbatuar politika të paparaprira nga studimet e nevojshme, çka ka rezultuar në dështim të

këtyre politikave ose paaftësi për të vënë në jetë detyrat dhe përgjegjësitë e marra

përsipër.

31

Page 32: teme diplome

Konkluzioni

Si përfundim,nga të dhënat e paraqitura në këtë detyrë mund të them se emigrimi i

elitave apo ikja e trurit ne Shqipëri është një problem i thellë që po e varfëron vendin nga

kapitali njerëzor dhe është një pengesë e vazhdueshme për zhvillimin e vendit. Kur

zhvillimet e një vendi shoqërohen me kriza të shpeshta politike, zgjedhore e presidenciale

duket se në radhë të parë ai vuan nga mungesa e kapitalit njerezor.

Vendi vuan nga “tharja e trurit”; ikja e individëve me arsim të lartë, të përgatitur, të

specializuar, e të talentuar dhe vendosja e tyre në vende ose juridiksione të tjera, për

shkak të konflikteve, mungesës së mundësive, mjedisit të pashëndetshëm, diskriminimit

ose arsyeve të tjera. Sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigrantëve në

Botë, në përpjestim me numrin e popullsisë. Vetëm gjatë viteve 1990-2000, nga vendi

ikën rreth 40% e intelektualëve perfshi shkencëtarë profesorë, laborantë e të tjerë.

Nëse mendohet se intelektualët dhe personat me specializim të lartë janë pjesë e

një elite qoftë kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore, administrative ose

ushtarake, atëherë këta përbëjnë një forcë të vlefshme per drejtimin e ndryshimeve

shoqerore në nje vend në tranzicion. Rrjedhimisht, sa më i madh numri i emigranteve nga

radhët e tyre, aq më i vështirë bëhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parë gjendjen

aktuale, duket se është kjo pjesë e elitës që ka emigruar, ajo cka i mungon Shqipërisë në

tranzicion.

32

Page 33: teme diplome

Bibliografi:

Elliot, Larry. “Stop the Brain Drain.” The Guardian Ëeekly. December 17-23

2004.

European Bank for Reconstruction and Development. Transition Report Update,

1996.

Fischer Ëolfram and Peter Lundgreen. “The Recruitment and Training of

Administrativeand Technical Personnel.” In Charles Tilly, ed. The Formation of National

States in

Gedeshi, Ilir. Emigrimi i Elites Intelektuale nga Shqiperia gjate Periudhes se

Tranzicionit. Tirana: Luarasi, 1999.

Mema, Fatmir. “Albania: Vortices of Imbalance.” Higher Education in Europe.

Vol.XXIX. No. 3. October 2004: 309-317.

Kajsiu, Blendi. “Liberalizimi I Universiteteve-nje ikje nga” Metropol,

No. 418. Gusht 18, 2005.

Prifti, B. “Strategji punesimi per individet e edukuar jashte” Shekulli. Janar 08,

2005.

33

Page 34: teme diplome

Apendiksi

PYETËSORI

Studime të ndryshme sugjerojnë se emigrimi i potencialit intelektual në Shqipëri, një

dukuri me përmasa dhe pasoja drastike për vendin gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, mund të

kthehet në një avantazh të madh për zhvillimin e vendit nëse i kushtohet vëmendja e

duhur dhe trajtohet nëpërmjet politikave dhe strategjive të duhura.

Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj, ju sigurojmë se informacioni i marrë nga ju

do të përdoret me korrektësinë maksimale.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe kohën tuaj.

Vërtetje: shënoni zgjedhjen tuaj me një “+” ose “*” në kutinë bosh përbri kutisë që

përmban kodin përkatës. Ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet në shkronja italike

përpara se të plotësoni pyetjen.

INFORMACION DEMOGRAFIK

Gjinia

Mashkull

Femër

Grup-mosha

19 – 24 vjeç

25 – 30 vjeç

31 – 40 vjeç

Gjendja civile:

Beqar/e

I/e martuar me fëmijë

I/e martuar pa fëmijë

Vendi ku jetoni:

Arsimi:

PJESA 1. PYETJET E MËPOSHTME VLEJNË VETËM PËR ATA QË JANË

KTHYER DHE JETOJNË NË SHQIPËRI PAS STUDIMEVE JASHTË VENDIT

34

Page 35: teme diplome

1. Përse vendosët të ktheheni në Shqipëri?

(VETËM NJË PËRGJIGJE – ARSYEJA KRYESORE)

E kisha më të lehtë të gjeja punë në Shqipëri

E kam më të lehtë të bëj karrierë në vendin tim

Për të qenë pranë familjes

Nuk më pëlqente të jetoja jashtë shtetit

U detyrova të kthehem, pasi nuk më dhanë leje qëndrimi

Tjetër (specifiko)___________________________

2. Punësimi:

I/e papunë (KALO TEK PYETJA 7)

Punë të përhershme

Punë të përkohshme

3. Jeni i/e punësuar:

Me kontratë

Pa kontratë

Nuk e di/Refuzim

4. Përshkrimi i punës:

Nëpunës civil në qeverinë lokale/qendrore

Zyrtar i zgjedhur në qeverinë lokale/qendrore

Menaxher në kompani publike, institucion apo organizatë

Menaxher në biznes privat

Punonjës i kualifikuar në sektorin publik (avokat, inxhinier, dentist, artist, etj.)

Punonjës i kualifikuar në sektorin privat (avokat, inxhinier, dentist, artist, etj.)

Profesionist i lirë

I/e punësuar në një organizatë ndërkombëtare

I/e punësuar në një OJF vendore

Punë me raste 1

Tjetër (specifiko)_________________ 1

5. A përputhet vendi i punës me kualifikimin tuaj

Po

Jo

Disi

6. Sa të kënaqur jeni me të ardhurat mujore nga puna juaj? Ju lutem shënoni

35

Page 36: teme diplome

vlerësimin tuaj në shkallën e mëposhtme nga 1 deri në 5 ku: 1 do të thotë aspak i kënaqur

dhe 5 do të thotë shumë i kënaqur.

(SHËNONI VLERËSIMIN DUKE NGJYROSUR NUMRIN PËRKATËS)

Vlerësimi

1 2 3 4 5

7. Sa kohë kaluat pa punë pasi u kthyet në atdhe?

Gjeta menjëherë

3-6 muaj

6-12 muaj

Tjetër (specifiko)___________________________

8. Probleme që hasët në kërkim të punës:

(LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE)

Kishte pak informacion për vende pune

Nuk kishte shumë vende të lira për profesionin tim

Nevojiteshin miq

Vonesa për njësimin e diplomës

Më kërkuan para

Nuk hasa asnjë problem

Tjetër (specifiko)___________________________

9. A jeni i/e kënaqur me zgjedhjen që bëtë për t’u kthyer dhe punuar në Shqipëri

Po, shumë

Përgjithësisht po

Përgjithësisht jo

Jo, aspak

Nuk e di

PJESA 2. PYETJET 10, 11, 12 VLEJNË VETËM PËR ATA QË AKTUALISHT

NDODHEN JASHTË VENDIT

10. A planifikoni të ktheheni në Shqipëri gjatë 3 viteve të ardhshme?

Po

Jo (KALO TEK PYETJA 12)

Ndoshta

11. Nëse PO, në çfarë sektori do të dëshironit të punoni në Shqipëri?

(LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE)

36

Page 37: teme diplome

Administratë publike

Institucione/shoqëri publike

Sektori privat

Sektori jo-fitim prurës

Institucione akademike/kërkim/mësim-dhënie

Politikë 6

Tjetër (specifiko)____________________________________________

12. Nëse JO: përse?

(LEJOHEN MË SHUMË SE NJË PËRGJIGJE)

E vështirë të gjesh punë në Shqipëri

Etika e punës e pakënaqshme

Vështirësi në përshtatje me mjedisin shqiptar

Standardet e jetesës të ulëta në Shqipëri

Nuk kam më lidhje me Shqipërinë (familjare, etj.)

Tjetër (specifiko)____________________________________________

PJESA 3. PYETJET E MËPOSHTME VLEJNË PËR TË GJITHË

13. A mendoni se në Shqipëri ka hapësirë të mjaftueshme për të vënë në zbatim

kualifikimin tuaj?

Plotësisht

Pak

Aspak

Nuk e di

14. Sipas mendimit tuaj, më e thjeshtë është të gjesh punë në:

Sektorin publik

Sektorin privat

Sektorin jo-fitimprurës

Njëlloj

Nuk e di

15. Mendoni se për të gjetur punë është më e lehtë:

Me diplomë të huaj

Me diplomë shqiptare

Nuk ka ndryshim

16. Mendoni se:

37

Page 38: teme diplome

Punëdhënësit duhet t’i japin më shumë përparësi diplomave shqiptare

Punëdhënësit duhet t’i japin më shumë përparësi diplomave të huaja

Punëdhënësit duhet t’i vlerësojnë njëlloj diplomat

Nuk e di

17. Nga e merrni informacionin mbi zhvillimet në Shqipëri?

Media të ndryshme (Gazeta, TV, internet, etj)

Ëeb-site shoqata studentore

Ëeb-site institucionesh shtetërore

Biseda midis miqsh

Nuk i ndjek rregullisht

Tjetër (specifiko) ________________________

18. A frekuentoni web-site të rrjeteve të studentëve shqiptarë nëpër botë?

Shumë

Pak

Aspak

Nuk njoh ndonjë të tillë

Faleminderit për kohën dhe bashkëpunimin tuaj.

38