web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... një pjesë e këtij gazi...

14
KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË BIMËVE ORGANIZIMI I PËRGJITHSHËM I TRUPIT TË BIMËVE Trupi i bimëve të larta me kërcell e gjethe përbëhet nga pjesë të veçanta të quajtura organe. Secili nga organet bimore kryen funksione të caktuara. Sipas funksionit që kryejnë, organet bimore ndahen në dy grupe: organe vegjetative dhe organe gjenerative (riprodhuese). Organet bimore vegjetative janë: - kërcelli, - gjethja, - rrënja, si dhe format e shndërruara të tyre. Me anë të organeve vegjetative te bimët kryhet: - procesi i të ushqyerit, - zhvillimi individual dhe - shumimi vegjetativ. Organet bimore riprodhuese (gjenerative) janë: - lulja, - fryti, dhe - fara. Me anë të organeve bimore riprodhuese kryhet shumimi seksual i bimëve. Bimët e ulta dhe bimët e larta Në bazë të ndërtimit të trupit vegjetativ bimët ndahen në dy grupe të mëdha: 1. bimë të ulta dhe 2. bimë të larta. Bimët e ulta e kanë trupin e tyre të pa diferencuar në organe dhe inde. Ky trup i pa diferencuar i bimëve të ulta quhet tal. Të gjitha bimët që e kanë trupin tal quhen bimë me tal ose bimë talofite. Te bimët talofite përfshihen këto grupe bimore: bakteret, algat, kërpudhat dhe likenet. Bimët e larta Bimët e larta, në dallim nga bimët e ulta, e kanë trupin e tyre të diferencuar në organe dhe organet përbëhen nga inde të ndryshme. Të gjitha këto bimë me trup të diferencuar kanë një emrtin të përbashkët: bimë kormofite (nga greq. “kormos” = trung + “fiton” = bimë).Diferencimi i trupit të bimëve të larta në organe u kushtëzua nga kalimi i bimëve nga forma e mënyrës së jetesës së tyre në ujë, në forma të mënyrës së jetesës në tokë. 1

Upload: lambao

Post on 06-Feb-2018

236 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË BIMËVE ORGANIZIMI I PËRGJITHSHËM I TRUPIT TË BIMËVE

Trupi i bimëve të larta me kërcell e gjethe përbëhet nga pjesë të veçanta të quajtura organe. Secili nga organet bimore kryen funksione të caktuara. Sipas funksionit që kryejnë, organet bimore ndahen në dy grupe: organe vegjetative dhe organe gjenerative (riprodhuese).

Organet bimore vegjetative janë: - kërcelli, - gjethja, - rrënja, si dhe format e shndërruara të tyre. Me anë të organeve vegjetative te bimët kryhet: - procesi i të ushqyerit, - zhvillimi individual dhe - shumimi vegjetativ.

Organet bimore riprodhuese (gjenerative) janë: - lulja, - fryti, dhe - fara. Me anë të organeve bimore riprodhuese kryhet shumimi seksual i bimëve.

Bimët e ulta dhe bimët e lartaNë bazë të ndërtimit të trupit vegjetativ bimët ndahen në dy grupe të mëdha:

1. bimë të ulta dhe 2. bimë të larta.

Bimët e ulta e kanë trupin e tyre të pa diferencuar në organe dhe inde. Ky trup i pa diferencuar i bimëve të ulta quhet tal. Të gjitha bimët që e kanë trupin tal quhen bimë me tal ose bimë talofite. Te bimët talofite përfshihen këto grupe bimore: bakteret, algat, kërpudhat dhe likenet.

Bimët e lartaBimët e larta, në dallim nga bimët e ulta, e kanë trupin e tyre të diferencuar në organe dhe organet përbëhen nga inde të ndryshme. Të gjitha këto bimë me trup të diferencuar kanë një emrtin të përbashkët: bimë kormofite (nga greq. “kormos” = trung + “fiton” = bimë).Diferencimi i trupit të bimëve të larta në organe u kushtëzua nga kalimi i bimëve nga forma e mënyrës së jetesës së tyre në ujë, në forma të mënyrës së jetesës në tokë.

Pjesët kryesore në një bimë të lartëSipas pikëpamjes së zhvillimit historik, radha në kohë e shfaqes së organeve bimore vegjetative ka qenë kjo: fillimisht u shfaq kërcelli, pastaj gjethja dhe më vonë rrënja.Duke u bazuar në pamjen e jashtme të një bime të lartë, vihet re se trupi bimor është i ndarë në dy pjesë themelore të cilat janë:

1. bisku që zakonisht rritet mbi sipërfaqen e tokës, dhe 2. rrënja që zakonisht rritet nën sipërfaqen e tokës.

1

Page 2: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Fig. .........Pjesët kryesore në një bimë të lartë

Gjethja është organi bimor ku kryhet procesi i fotosintezësÇdo gjethe është e përbërë nga llapa e gjethes dhe nga bishti i gjethes. Llapa e gjethes ka sipërfaqe të madhe të sheshtë të përshtatur për të kapur rrezet diellore. Bishti i gjethes shërben për kapjen e llapës së gjethes në kërcell dhe për transportin e lëndëve.

Kërcelli Kërcelli është organi bimor që mban gjethet dhe kryen transportin e ujit dhe të lëndëve ushqyese. Ndonjëherë në kërcell kryhet edhe procesi i fotosintezës (te bimët barishtore). Vendet mbi sipërfaqen e kërcellit ku kapen bishtat e gjetheve quhen nyje. Pjesa e kërcellit ndërmjet dy nyjeve fqinje quhet ndërnyje.

Sythat Pjesët bimore të zgjeruara në trajtë bulash që zakonisht zhvillohen në majë të kërcejve, por edhe në pjesët anësore të tyre quhen sythe. Në vartësi të pjesës bimore që zhvillohet nga prej tyre, sythat grupohen në disa lloje. Sythat që zhvillohen duke formuar gjethe të reja quhen sythe gjethor.

2

Page 3: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Sythat që zhvillohen duke formuar lule quhen sythe lulor. Në vartësi të pozicionit ku ata kapen në trupin e bimës, sythat grupohen në: sytha të majës, sytha anësorë, sytha sqetullorë etj.

Rrënja Rrënja është organi bimor që siguron kapjen e bimës në tokë. Rrënja kryen gjithashtu thithjen e ujit dhe të lëndëve të tretura në të nga toka dhe i përcjell ato për në pjesët mbitokësore të bimës. Në disa bimë rrënja shërben edhe si organi i rezervimit të lëndëve ushqyese. Rrënjët nuk kanë gjethe dhe as sythe anësorë.

Rrënjët e reja dalin nga pjesët ndërtuese në brendësi të rrënjëve ekzistuese. Në një pjesë të gjatësisë së rrënjës, sipërfaqja e jashtme është e mbuluar nga disa fije të holla që quhen qime rrënjore. Këto kanë funksion të thithin ujin dhe lëndët e tretura në të. Pjesa sipërfaqësore mbuluese e majës së rrënjës quhet kësula e rrënjës. Ajo ka funksion mbrojtës.

STRUKTURA BIMORE TË SHNDËRRUARA (MODIFIKUARA)

Disa pjesë të bimëve janë shndërruar (modifikuar) aq shumë, sa që nuk ngjasojnë pothuajse fare me organin “tipik” që ato përfaqësojnë.

Disa nga strukturat bimore të shndërruara janë:a. Gjembat tek kaktuset që janë gjethe të modifikuar që shërbejnë për mbrojtjen e këtyre bimëve.b. Zhardhoku i patates që është një kërcell nëntokësor i modifikuar që shërben si organ për rezervimin e lëndëve ushqyese.c. Pjesa e fryrë nëntokësore e rrepkës që është një rrënjë e modifikuar që shërben gjithashtu si organ për rezervimin e lëndëve ushqyese.

Disa struktura ndërtuese të modifikuara të bimëve duken të njëjta, por prejardhja e tyre mund të mos jetë e njëjtë. Organet që kanë funksion të njëjtë por prejardhje të ndryshme quhen organe analoge. Te kaktueset, gjembat që shërbejnë për mbrojtjen e bimëve nga kafshët bimëngrënëse janë gjethe të shndërruara në gjemb.Te drizat gjembat janë kërcej të shndërruara në gjemb.Te trëndafilat gjembat janë qime epidermike të shndërruara në gjemb etj.

RRITJA TEK BIMËTRritja te bimët është krejtësisht e ndryshme nga rritja e kafshëve .

Rritja te kafshët është e përcaktuar. Çdo kafshë e re zhvillohet nga embrioni. Më tej kafsha e re zhvillohet në një kafshë të rritur. Forma dhe madhësia e përgjithshme e kafshëve të rritura është e përcaktuar gjenetikisht nga fazat më të hershme zhvillimore të saj. Pasi një kafshë ka arritur fazën e rritur, ajo mund të bëhet më e rëndë ose më e shëndoshë, por kjo nuk do të thotë se bëhet më e zhvilluar.

Rritja e bimëve si rregull është e papërcaktuar. Në trupin e një bime të rritur gjenden zona që janë të ndërtuara nga inde embrionale të quajtura meristema. Indet meristematike janë të aftë për t’u zhvilluar në pjesë të reja të bimëve. Edhe pse bimët

3

Page 4: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

nuk rriten sipas rregullash strikte, në trupin e tyre rritja e bisqeve të reja dhe e rrënjëve vazhdon për aq kohë sa bima është gjallë. Në këtë mënyrë, forma e përgjithshme të bimës nuk është e përcaktuar paraprakisht, dhe rritja e tyre është e papërcaktuar.

RIPRODHIMI I BIMËVEPër bimët është karakteristikë mënyra e riprodhimit në dy mënyra:

1. Mënyra e riprodhimit joseksual, dhe2. Mënyra e riprodhimit seksual.

Mënyra e riprodhimit joseksual Kur një pjesë bime zhvillohet duke prodhuar një bimë të re, thuhet se kryhet shumimi ose riprodhimi joseksual i bimës.

Shumimi joseksual quhet edhe shumim vegjetativ (nga “vegjetae”= bimë), pasi është karakteristik për bimët.Duke qenë se rritja e bimëve është e papërcaktuar, atëherë nga secili meristem i saj potencialisht mund të zhvillohet një bimë të plotë. Kjo do të thotë se shumimi vegjetativ i bimës kryhet shumë lehtë me grupe qelizash me veti embrionale, pra me klone. Për këtë arsye në shumë lloje bimore, një bimë e re mund të zhvillohet nga copa apo pjesët bimore.

4

Page 5: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Mënyra e riprodhimit seksualPër riprodhimin seksual te bimët janë specializuar struktura të veçanta riprodhuese sikurse është lulja.

Bimët janë organizma vetushqyese ( autotrofe ) Sipas mënyrës së sigurimit të lëndëve organike, bimët i ndajmë:

1. në bimë vetushqyese ose bimë autotrofe, dhe 2. në bimë jetërushqyese ose bimë heterotrofe.

Duhet theksuar se kjo ndarje nuk është absolute. Organizmat e ngjashëm me algat blu të gjelbra që i sigurojnë lëndët organike në të dy mënyrat e lartpërmendura, quhen organizma miksotrofe (nga lat. “mikstus”= e përzier, + “trophe”= ushqim). Në grupin e baktereve ku mbizotëron mënyra heterotrofe e të ushqyerit, ka edhe forma autotrofe.

NGJASHMËRIA NDËRMJET BIMËVE DHE KAFSHËVENdryshimet midis bimëve dhe kafshëve janë relative. Shkenca ka vërtetuar ngjashmërinë e gjallesave ndërmjet tyre, ashtu edhe me natyrën jo të gjallë. Ngjasimi ndërmjet bimëve dhe kafshëve duket në ndërtimin e tyre qelizor dhe në proceset e njëjta fiziologjike, sikurse janë përvetimi ose asimilimi (nga lat. “asimilatio" = bëj të ngjashëm), shpërvetimi ose disimilimi (nga lat, "dissimilatio"= bëj jo të ngjashëm). Ngjasimi ndërmjet bimëve dhe kafshëve vihet re edhe te zhvillimi, te riprodhimi e cilësi të tjera të përbashkëta si për bimët edhe për kafshët. Vetë bimët e kafshët janë të përbëra nga po ato elemente e përbërje kimike nga të cilat është ndërtuar gjithçka materiale në planete e në trupat qiellorë.

5

Page 6: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

KATEGORIZIMI I BIMËVE SIPAS PËRDORIMIT TË TRYRERoli i bimëve në natyrë është i madh. Në praktikë bimët kategorizohen në disa grupe, sipas përdorimit të tyre. Kryesore ndër këto grupe janë:

- Bimët që përdoren për ushqim; - Bimët mjekësore;- Bimët industriale;- Bimët që përdoren si lëndë ndërtimi;- Bimët zbukuruese etj.

Roli i bimëve në natyrëNë sajë të aftësisë së tyre për të formuar lëndë organike në prani të dritës, me anë të procesit të fotosintezës (nga greq. "photos” – dritë), bimët e blerta në mënyrë të pandërprerë plotësojnë humbjet e përbërjeve organike të planetit tonë.

Humbja e përbërjeve organike shkaktohet nga veprimtaria jetësore e organizmave jetërushqyes ose organizmave heterotrofe (nga greq. "heteros" = tjetër, + "trophe" = ushqim ) si dhe nga veprimtaria prodhuese e njeriut.

Bimët e blerta: 1. grumbullojnë një sasi të madhe energjie në produktet e fotosintezës,2. ruajnë në atmosferë sasinë e oksigjenit të domosdoshëm për ekzistencën e shumicës së organizmave, dhe 3. largojnë nga atmosfera tepricën e grumbulluar të gazit karbonik.

ATMOSFERA E LASHTË E TOKËS KA QENË ANAEROBE Nëse kthehemi në kohë rreth 4 500 000 000 vjet më parë, planeti ynë ka qenë i përbërë nga minerale, ujëra sipërfaqësore (oqeane) dhe një atmosferë e gaztë me kushte të caktuara të klimës.

Rreth 4.5 bilionë vjetë më par ë në Tokë nuk kishte jetë. Atmosfera e saj ishte e ndryshme nga ajo që ajo ka tani. Atmosfera e lashtë e Tokës kishte në përbërje: ujë, azot, amoniak, dyoksid karboni, oksid karboni, metan, hidrogjen dhe sulfur hidrogjeni. Sikurse vihet re, atmosfera e lashtë e Tokës ka qenë anaerobe (pa oksigjen të gaztë) dhe me më shumë përbërës që për mjaftë forma të sotme me jetë do të ishin toksike.

BIMËT SIGUROJNË OKSIGJENIN QË NA NEVOJITET PËR FRYMËMARRJEFormat më të hershme të procesit të fotosintezës u shfaqën në organizmat e përbërë nga qeliza prokariote (qelizat ku mungon bërthama), të cilat sot klasifikohen si cianobaktere ( ose edhe algat blu-të gjelbra).Në mënyrë të përmbledhur, reaksionet e fotosintezës që kryhen te bimët e sotme fotosintetike mund të shprehen në këtë mënyrë:

DritëCO2 + H2O------>CH2O + O2 Klorofilë

Nga ky reaksion kimik përmbledhës vihet re se përmes fotosintezës përbërja e atmosferës ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Dyoksidi i karbonit i atmosferës është kombinuar me ujin që rrethonte të gjitha qelizat që jetonin në oqeanin e lashtë duke shfrytëzuar energjinë e dritës për të prodhuar karbohidrate dhe oksigjen të gaztë.

6

Page 7: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Kështu, nëse fotosinteza është kryer në një shkallë mjaft të madhe dhe për një kohë të gjatë, përqendrimi i dyoksidit të karbonit të gaztë duhet të ketë ardhur duke u pakësuar dhe atmosfera filloi të kishte në përbërjen e saj edhe oksigjen.

Mendohet se qelizat e lashta prokariote që popullonin oqeanet e madha të asaj kohe vazhduan të kryenin fotosintezë për rreth 1 500 000 000 vite, para se në Tokë të jetë shfaqur ndonjë lloj gjallese me qeliza eukariote (me qeliza me bërthamë). Gjatë kësaj periudhe kohore të gjatë, atmosfera e Tokës u shndërrua në atë atmosferë që na rrethon edhe tani, të përbërë nga azoti më shumë se 70%, nga rreth 20% oksigjen, dhe nga disa gaze të tjera në sasi më të vogël. Në këtë mënyrë atmosfera u transformua në atmosferë aerobe (me oksigjen të lirë).

Prania e oksigjenit të lirë në përbërje të atmosferës së re e përshtati ekzistencën e qenieve të gjalla duke e bazuar te frymëkëmbimi. Këto shndërrime të atmosferës mundësuan zhvillimin e madh të organizmave eukariote.

Ozoni i shtresave të larta të atmosferës që na mbron nga rrezatimi ultraviolet formohet nga oksigjeni i prodhuar prej bimëve. Pas formimit të oksigjenit të gaztë të atmosferës filloi edhe shndërrimi tij natyror në ozon:

O2 ---> O3 Ky ozon në përbërjen e atmosferës së sotme absorbon rrezet ultravjollcë që vijnë nga dielli. Në atmosferën e lashtë anaerobe, kur oksigjeni i gaztë në atmosferë mungonte, ekspozimi i sipërfaqes së tokës dhe i shtresave të sipërme të oqeanit ndaj rrezeve ultravjollcë duhet të ketë qenë me pasoja të rënda. Këto rreze që shkaktojnë mutacionin e materialit gjenetik duhet të kenë nxitur ritme të shpejta të ndryshimeve gjenetike. Pasi fotosinteza mundësoi nxjerrjen e oksigjenit të lirë në atmosferë, ozoni i prodhuar prej tij siguroi një mburojë mbrojtëse për ekzistencën e formave me jetë dhe pakësim të mutacioneve. Në këtë mënyrë jeta e gjallesave u bë e qëndrueshme.

NGA BIMËT NE SIGUROJMË USHQIME TË SHUMËLLOJTANdër bimët që përdoren për ushqim nga njeriu dhe bazë ushqimore për kafshët përmendim: drithërat e bukës, perimet, drurët frutorë, bishtajoret, vajoret, bimët nga të cilat nxirret sheqeri etj. Formula e përgjithshme e karbohidrateve që mund të prodhojnë bimët është (CH2O).

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre karbohidrateve shërbejnë si ushqim për njeriun dhe kafshët. Këto karbohidrate të përfaqësuara kryesisht nga amidoni gjenden kryesisht në farat e bimëve. Nga amidoni i farave të grurit, elbit, misrit dhe orizit përgatiten makaronat, buka, ëmbëlsirat etj. Amidon përmbahet edhe në zhardhokët e patates dhe në rrënjët e patates së ëmbël.

Në lloje të tilla bimësh, si: soja, misri, kikiriku, palma, arra e kokosit, luledielli, ulliri, luledielli etj. karbohidratet shndërrohen në yndyrna. Këto yndyrna janë burim i rëndësishëm i energjisë që përmbajnë ushqimet bimore.

7

Page 8: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Në lloje të tjera bimësh, si: te hardhia, te fiqtë, te shegët, te bananet, te portokallet, te mangot etj. karbohidratet rezervohen si sheqerna të thjeshta në frutat e tyre.

Në disa lloje të tjera bimësh sheqeri depozitohet në kërcell (te kallami i sheqerit) ose në rrënjë (te panxhari i sheqerit).

Nga bimë të tjera ne marrim përzierje të formave të ndryshme të karbohidrateve dhe të derivateve të tyre me anën e të cilave mundësojmë balancimin e ushqimeve. Ndër këto bimë kryesore janë perimet: domatja, marulia, selinoja, karota, pjepri, asparagusi, brokoli, etj.

Bimët kanë aftësi gjithashtu që të shndërrojnë karbohidratet në proteina që përmbajnë azot. Ushqime bimore me përmbajtje të lartë proteinike kanë bimët bishtajore, si: fasulja, batha, bizelja etj.

Duke qëndruar në bazën e piramidës ushqimore, bimët janë përgjegjëse për të siguruar ushqim për të gjitha kafshët në planetin tonë. Ne jemi plotësisht të varur nga bimët për oksigjenin që frymëthithim si dhe për ushqimin tonë.

Sigurimi i ushqimeve për popullatën njerëzore në rritje është një shqetësim i madh. Duke u ushqyer me bimë, në vend që të ushqehet me kafshë (duke u bërë vegjetarian), njeriu e bën të ushqyerin më pak të kushtueshëm. Për të prodhuar një kilogram mish është e nevojshme të shpenzohen rreth 10 kilogram drith! Në këtë mënyrë, rezulton se është më me dobi për tu ushqyer me drith!

8

Page 9: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

Bimët janë një burim i rëndësishëm i ushqimeve tona. Ato na mundësojnë ushqime të larmishme nga të cilat ne mund të bëjmë zgjedhjet që dëshirojmë.

BIMËT INDUSTRIALE Te bimët industriale përfshihen: bimët fibroze, bimët tanifere, bimët eterovajore dhe bimët kauçukmbartse. Bimët fibroze natyrore janë bimët, prej të cilave prodhohen fibra për endje pëlhurash.Bimët tanifere natyrore janë bimët, prej të cilave ekstraktohet substanca e taninit. Bimët eterovajore janë bimët, prej të cilave ekstraktohen vajra eterike dhe esenca. Bimët kauçukmbartse janë bimët, prej të cilave nxirret kauçuku natyror.

Bimët fibroze natyrore janë bimët, prej të cilave prodhohen fibra për endje pëlhurash. Celuloza është një karbohidrat bimor që nuk tretet në aparatin tretës të njeriut. Shpesh herë karbohidratet e patretshme për aparatin tretës të njeriut emërtohen "fibra". Në disa bimë fibrat celulozike janë të gjata dhe të holla dhe prej tyre mund të prodhohen fije për prodhim pëlhure. Bimët me përmbajtje të lartë fibrash celulozike quhen bimë fibroze. Ndër bimët fibroze përmendim linin, pambukun etj.

Bimët taninifere Bimët taninifere natyrore janë bimët, prej të cilave ekstraktohet substanca e taninit. Tanina

është një substancë që gjendet në bimë të ndryshme, si në gjethet e çajit, në gjethet e shqemëzës, në lëvoren e lisit, në kokrrat e rrushit etj. Tanina përdoret për regjen e lëkurëve, për prodhimin e verës etj.

Bimët eterovajore Bimët eterovajore janë bimët, prej të cilave ekstraktohen vajra eterike dhe esenca. Ndër këto bimë përmendim lavandulën, trëndelinën etj.

Nga bimët sigurojmë lëndë druriLënda e drurit përdoret si lëndë ndërtimi dhe për mobilie. Druri përdoret jo vetëm si material ndërtues por edhe në industrinë e letrës, të celulozës dhe të kimikateve të ndryshme. Kryesore midis bimëve nga nxirret shumë lëndë druri përmendim: lisin, ahun, shkozat, bredhin etj.Druri te bimët gjendet me shumicë në një ind ndërtues me funksion transporti për ujin dhe kripërat minerale, që quhet ksilemë. Materiali prej druri i këtij indi formon trungun e bimëve drunore nga ku nxirren materiale drusore që përdoren për ndërtimin e shtëpive dhe anijeve. Druri mund të përdoret si lëndë djegëse për ngrohje dhe

9

Page 10: Web viewgazin natyror. me përmbajtje . gazi metan ... Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar ... nafta

për gatim. Druri mund të shpërbëhet në fibra të veçuara që përdoren për prodhimin e pëlhurave, për prodhimin e letrës etj.

Nga bimët sigurojmë lëndë djegëseNë periudhën e gjatë rreth 3 miliard vjeçare të jetës së bimëve, një pjesë e karbohidrateve të prodhuara prej tyre janë shpërbërë nga bakteret dhe kërpudhat dhe janë rikthyer sërish si lëndë përbërëse të tokës. Pjesa tjetër e masës bimore mbeti e mbuluar nga sedimentet e ndryshme në thellësi të tokës. Kjo masë bimore “e varrosur” u shpërbë duke formuar gazin natyror me përmbajtje gazi metan (CH4). Një pjesë e këtij gazi herë pas here çlirohet në atmosferë dhe vetëndizet duke shkaktuar zjarre. Por pjesa tjetër e metanit të formuar nga masat “e varrosura” bimore ka mbetur në shumë vende të thellësive të nëntokës. Ky metan nëntokësor përdoret sot si lëndë djegëse në termocentralet elektrike, për ngrohje, për gatim etj. Nga një pjesë tjetër e masave bimore të mbuluara me sedimente në thellësi të tokës u formua qymyri i cili gjithashtu përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Nga masa të tjera bimore të mbuluara me sedimente u formuan depozita të naftës së papërpunuar. Nga nafta nxirren një sërë hidrokarburesh që përdoren për të prodhuar lëndë plastike të të gjitha llojeve, si dhe molekula të tjera sintetike.

Një bimë është në fakt burimi i benzinës që djeg motorri në automjete, burimi i vajit që përdoret për lubrifikimin e pjesëve të tyre, si dhe si burim i energjisë elektrike që përdoret për ngrohje, për ndriçim etj.

Nga nafta prodhohen lëndë plastike nga të cilat përbëhet telefoni, kompjuteri etj. Ajo siguron energjinë e nevojshme për përpunimin e metaleve nga të cilat prodhohen makineri, vida, enë, tela etj. Në fakt, edhe pëlhurat poliester prodhohen nga lëndët djegëse fosile, pra edhe ato janë një derivat i bimëve.

Bimët zbukurueseNë bimët zbukuruese bëjnë pjesë: trëndafilat, krizantemat, vjollcat etj.

10