arsimim ligjor për drejtësi - ad.rks-gov.net igjk 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të...

16
Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute Arsimim Ligjor për Drejtësi Ne nuk bëjmë drejtësi Ne e bëjmë drejtësinë më të mirë

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo

Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

Arsimim Ligjor për Drejtësi

Ne nuk bëjmë

drejtësi

Ne e bëjmë

drejtësinë më të mirë

Page 2: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

Prishtinë, dhjetor 2012

Përmbajtja

Hyrje Misioni dhe Funksionet e IGJK-së Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm Programi i Trajnimit Fillestar Provimi Përgatitor Programi i Trajnimit për Avancim Trajnimi i profesionistëve të tjerë në lëmin e gjyqësisë dhe prokurorisë Trajnimet për Trajnues Publikimet Struktura Organizative Vlerësime dhe komente nga pjesëmarrësit e trajnimeve

Page 3: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

1_______________________________Parathënie__________________________________

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) për 12 vite të funksionimit të tij ka

arritur një zhvillim të rëndësishëm në trajnimin e gjyqtarëve,

prokurorëve, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe

profesionistëve të tjerë nga lëmi i gjyqësisë në vendin tonë.

Programet e ndryshme trajnuese të IGJK-së jo vetëm që mbulojnë të

gjitha fushat e ligjit, por trajtojnë edhe aspekte të ndryshme jashtë jetës

ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të

pavarësisë, paanshmërisë dhe etikës profesionale, të përfituesve të

IGJK-së.

Përkundër shumë sfidave, ndryshimeve ligjore dhe proceseve

reformuese në sistemin gjyqësor e prokurorial të vendit, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë,

IGJK ka arritur të zhvillojë me sukses programin e përgatitjes për katër gjenerata të kandidatëve për gjyqtarë e

prokurorë dhe ka zbatuar më tutje trajnimin e vazhdueshëm dhe trajnimin për avancim për gjyqtarë, prokurorë dhe

profesionist tjerë nga lëmi i gjyqësisë. Nuk ka dilemë se këto aktivitete, kanë kontribuar në konsolidimin e një

sistemi profesional gjyqësor e prokurorial në Kosovë.

Ndihem krenar që në cilësi të Drejtorit të IGJK-së komunikojmë përmes kësaj fletushke e cila në një formë të

përmbledhur, prezanton misionin, përmbushjen e funksioneve ligjore dhe të arriturat e IGJK-së.

Jemi të sigurt se shërbimet e IGJK-së do të mbështesin ndërtimin e një sistemi gjyqësor e prokurorial profesional i

cili mbron të drejtat individuale, mirëqenien e përgjithshme dhe rrit besimin e qytetarëve në drejtësi.

Sinqerisht,

Page 4: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

2_________________________________Hyrje______________________________________

Misioni i OSBE-së, Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit themeloi sektorin për trajnime

gjyqësore, i cili më vonë në shkurt të vitit 2000, u riemërua si Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Më 24 prill 2006, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara miratoi Rregulloren

2006/23 për shpalljen e Ligjit për Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ky ligj u miratua nga Kuvendi i

Kosovës në shkurt 2006. Përmes këtij ligji IGJK u bë institucion i pavarur profesional dhe kryesor për aftësim

profesional brenda sistemit gjyqësor të Kosovës i cili duhet t’i përmbush funksionet e veta bazuar në parimet e

ligjshmërisë, paanshmërisë dhe efikasitetit.

Foto 2. Trajnime të mbajtura në IGJK

Page 5: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

3_____________Misioni dhe Funksionet e Institutit Gjyqësor të Kosovës_________________

Misioni i IGJK-së është, ofrimi i cilësisë më të lartë të trajnimeve me qëllim të ngritjes profesionale për gjyqtarë,

prokurorë, kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë si për profesionist tjerë nga lëmi i gjyqësisë dhe prokurorisë në

Kosovë. Ky mision realizohet duke shfrytëzuar teknikat më të avancuara të mësimdhënies për të rritur.

Përgjegjësitë kryesore të IGJK-së sipas Ligjit për themelimin e tij, janë;

Trajnimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve;

Vlerësimi dhe organizimi i provimit përgatitor, për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë;

Trajnimi fillestar i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë;

Trajnimet e posaçme për avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

Trajnimet për aftësimin bazë të gjyqtarëve porotë;

Trajnimet e profesionistëve të tjerë në lëmin gjyqësisë të identifikuara nga IGJK;

Zhvillimi i planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për një gjyqësi efikase, efektive dhe të paanshme;

Veprimtaritë tjera profesionale si institucion profesional-kërkimor për zhvillimin e gjyqësisë në Kosovë në pajtim

me standardet ndërkombëtare.

Page 6: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

4__________________ Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)___________________ Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) është program trajnimi i cili iu dedikohet gjyqtarëve dhe prokurorëve

në detyrë.

PTV hartohet duke përdorur teknika, mekanizma dhe metodologji të veçanta të cilat mundësojnë një program

gjithëpërfshirës dhe të llojllojshëm.

Pas hartimit, drafti i PTV diskutohet nga Këshilli Programor dhe në fund miratohet nga Këshilli Drejtues i IGJK-

së.

Qëllimi kryesor i PTV është zhvillimi dhe avancimi i shkathtësive profesionale praktike dhe ekspertizës ligjore të

gjyqtarëve dhe prokurorëve.

PTV përmban për trajtim çështje nga:

E drejta penale (materiale, procedurale dhe ekzekutimi i sanksioneve penale);

Drejtësia për të mitur;

E drejta civile me të gjitha ndarjet e fushës;

E drejta administrative;

E drejta evropiane dhe ndërkombëtare;

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e sajë;

Lëmia e kundërvajtjeve;

Programe trajnimi të veçanta si: etikë, menaxhim i rasteve, komunikim, zhvillim të shkathtësive të përfaqësimit gjatë

gjykimit, gjuhë të huaja, shkrim dhe arsyetim ligjor, etj).

IGJK ka filluar zbatimin e trajnimeve të PTV edhe përmes platformës së mësimit në distancë (e-learning).

Në disa trajnime të PTV (sipas temave të karakterit më të specializuar) marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe shërbimeve që lidhen me gjyqësorin.

Page 7: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

*Në këtë grafik prej vitit 2010 janë paraqitur trajnimet e realizuara për gjyqtarë e prokurorët në të dy programet trajnuese PTV dhe PTA, pasi që përfituesit kanë qenë gjyqtarë e prokurorë dhe organizmi i trajnimeve në njërin program ka pasur efekt tek programi tjetër.

24 2042

55 52 55 63

88 96 101 9978

129

020406080

100120140

Viti 2000

Viti 2001

Viti 2002

Viti 2003

Viti 2004

Viti 2005

Viti 2006

Viti 2007

Viti 2008

Viti 2009

Viti 2010

Viti 2011

Viti 2012

Trajnimet e realizuara në PTV 2000 - 2012

KEDNJ

10

Zhvillimi i

shkathtësive gjatë

gjykimit

1

Krimi i

Organizuar

1E Drejta e BE-së

1

Trajnimet e realizuara në PTA & PTV gjatë vitit 2012

Page 8: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

5___________________Programi i Trajnimit Fillestar (PTF)________________________

Programi i Trajnimit Fillestar (PTF) është program trajnimi i cili iu dedikohet kandidatëve për gjyqtarë dhe

prokurorë të ardhshëm.

PTF është i ndarë në tri faza.

Faza e parë zgjatë 6 muaj. Në këtë periudhë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë trajnohen së bashku;

Faza e dytë zgjatë 3 muaj. Në këtë fazë trajnohen ndaras kandidatët për gjyqtarë nga ata për prokurorë;

Faza e tretë zgjatë 6 muaj. Në këtë periudhë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë caktohen në gjykata dhe

prokurori, ku ushtrojnë punë praktike nën mbikëqyrjen e mentorëve të tyre (gjyqtarë/prokurorë).

Realizimi i PTF deri më tani është bërë bazuar në 34 module (programe trajnuese), ndërsa në fund të trajnimeve

për secilin modul kandidatët i nënshtrohen provimeve.

Numri i kandidatëve në PTF, përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

3023

32

56

Kandidatët që kanë diplomuar gjatë gjeneratave

Gjenerata e parë Gjenerata e dytë

Gjenerata e tretë Gjenerata e katërt

Page 9: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

6___________________________Provimi Përgatitor____________________________

Në bazë të Ligjit për Themelimin e Institutit Gjyqësor të

Kosovës, IGJK është përgjegjëse për organizimin dhe

vlerësimin e Provimit Përgatitor për kandidatët për gjyqtarë

dhe prokurorë.

Provimi përgatitor është parakusht për fillimin e trajnimeve

në PTF dhe vetëm kandidatët me rezultatet më të larta në

këtë provim e fitojnë të drejtën për të ndjekur trajnimet e

PTF. Përbërja e Komisionit për hartimin dhe vlerësimin e

provimit miratohet nga Këshilli Drejtues i IGJK-së.

152

325

82

161

Kandidatët që u janë nënshtruar provimit gjatë gjeneratave

Gjenerata e parë Gjenerata e dytë

Gjenerata e tretë Gjenerata e katërt

Page 10: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

7_____________________Programi i Trajnimit për Avancim (PTA)____________________

Në bazë të ligjit dhe statutit të IGJK-së, PTA organizohet për:

gjyqtarë dhe prokurorë të posa emëruar të cilët më parë nuk kanë punuar në pozita të tilla, dhe

gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosë t’i

avancojë në nivele të ndryshme;

Qëllimi kryesor i PTA është që të mbështes ngritjen e aftësive dhe shkathtësive profesionale dhe interdisiplinare të

gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar dhe atyre që kanë ndërruar funksionet e tyre.

05

1015202530354045

Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012

41

1922

Trajnimet e realizuara në PTA 2010 -2012

Page 11: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

8______ Trajnimi i profesionistëve të tjerë në lëmin e gjyqësisë dhe prokurorisë_________

IGJK përveç trajnimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka përgjegjësi ligjore që të identifikojë dhe

trajnojë edhe profesionistë të tjerë në lëmin e gjyqësisë dhe prokurorisë.

Gjatë vitit 2012 janë realizuar 10 aktivitete trajnuese ku përfitues kanë qenë bashkëpunëtorët profesional të

gjykatave dhe prokurorive, zyrtarët përmbarues të gjykatave dhe gjyqtarët porotë.

Viti

2005

Viti

2006

Viti

2007

Viti

2008

Viti

2009

Viti

2010

Viti

2011

Viti

2012

5 5 4 5 5

23

14

10

Trajnimet e realizuara për gjyqtarë porotë dhe

profesionist të tjerë në fushën e gjyqësisë 2005-2012

Page 12: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

9_________________________Trajnimet për trajnues________________________________

IGJK, në vazhdimësi është e përkushtuar në ngritjen e metodave më të avancuara të trajnimit.

Që nga viti 2004, ky program është mjaft aktiv dhe në kuadër të tij janë organizuar trajnime për trajnuesit që

marrin pjesë në hartimin dhe realizimin e programeve të IGJK-së.

Këto trajnime kryesisht janë organizuar në mbështetje nga partnerë të IGJK-së.

0

5

10

15

20

25

Viti

2004

Viti

2005

Viti

2006

Viti

2007

Viti

2008

Viti

2009

Viti

2010

Viti

2011

Viti

2012

2

9

3 2

5 4

8

11

21

Trajnimet e realizuara në TOT 2004 -2012

Page 13: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

10 ___________________________Publikimet __________________________________

IGJK-ja realizon një seri të publikimeve (revista, buletin, doracak, module trajnuese, udhëzues) përmes të cilave

synohet mbështetja profesionale për gjyqtarët, prokurorët, kandidatët për këto pozita dhe profesionistët tjerë të

gjyqësisë e prokurorisë. Përmes këtyre publikimeve pasqyrohet edhe përmbajtja e aktiviteteve të Institutit si dhe

prezantohen aspekte të ndryshme profesionale për tema të llojllojshme.

Page 14: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

11____________________________Struktura organizative __________________________

INSTITUTI GJYQESOR I KOSOVES

DREJTORI

Udhëheqësi i

Programit tëVazhdueshëm

për Arsimim Ligjor

Udhëheqësi i ProgramitFillestar

për Arsimim Ligjor

Përkthimi

(3)

Menaxher iProkurimit

Zyrtar për Vlerësimdhe Statistika

KËSHILLI DREJTUES

Koordinatori i Programit

Zyrtar i Lartëpër Trajnime

Drejtori Administrativ

Financiar

Asistent

administrativ

Zyrtar i Lartë për Teknologji

Informative

Asistent Teknik/

Logjistikë

Shofer-Shtëpiak

Udhëheqësi Programit

Trajnues për Avancim, gjyqtarë

porotë, profesionist në gjyqësi

Keshilltare juridike e OSBE-së në IGJK

Departamenti i Programeve Departamenti iAdministratës dhe Financave

Trajnues Gjyqësor (2)

Zyrtar i Lartëpër Trajnime

Zyrtar Ndërlidhësdhe Ekzekutiv

Zyrtar i Lartë për Buxhet dhe Financa

Udhëheqësi i

Qendrës për

Burime

Ligjore

Page 15: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

12___________Vlerësime dhe komente nga pjesëmarrësit e trajnimeve_________________

Page 16: Arsimim Ligjor për Drejtësi - ad.rks-gov.net IGJK 2012_fntrbvakqx.pdf · ligjore, me qëllim të ngritjes profesionale dhe forcimit të parimeve të pavarësisë, paanshmërisë

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Prishtinë

Tel: +381 38 200 18 660

+381 38 200 18 667

+381 38 200 18 679 Fax: +381 38 200 18 529

Web: http://igjk.rks-gov.net

E-mail: [email protected]