dieta diabetike te pacientËt me diabet tip 2 · diabeti diabeti mellit (dm) është sëmundje...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME DIETA DIABETIKE TE PACIENTËT ME DIABET TIP 2 Kandidati: Mentori: Hysen Likaj Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj Gjakovë, qershor 2020

Upload: others

Post on 31-Jan-2021

38 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    DREJTIMI INFERMIERI

    PUNIM DIPLOME

    DIETA DIABETIKE TE PACIENTËT ME

    DIABET TIP 2

    Kandidati: Mentori:

    Hysen Likaj Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj

    Gjakovë, qershor 2020

  • 2

    Punimi është punuar në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” Gjakovë

    Mentori: Prof. Asoc. Dardan Koçinaj

    Punimi përfshinë: 29 faqe, 1 tabelë, 1 figur

  • 3

    Deklarata mbi origjinalitetin e punimit

    Unë, Hysen Likaj, deklaroj se ky punim i diplomës me titull “Dieta diabetike te pacientët

    me diabet tip 2” është punimi im origjinal. I gjithë punimi është punuar dhe përgatitur

    duke respektuar dhe u mbështetur në këshillat dhe rregulloren për përgatitjen e temës së

    diplomës të përcaktuar nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë.

    Gjithashtu e bëjë të qartë se në bazë të njohurive të mia, punimi im i diplomës nuk cenon

    të drejtat e asnjë autori, në asnjë rast.

  • 4

    Falënderimet

    Për përkrahjen dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve akademike i falënderohem në veçanti

    familjes sime të cilët ishin afër meje në këtë rrugëtim sa të vështirë aq edhe të bukur.

    Një falënderim i posaçëm shkon për Profesorin e nderuar Dardan Koçinaj, për

    mbështetjen e çmuar që më ofroi gjatë gjithë punës.

  • 5

    Përmbajtja

    1. Abstrakt ........................................................................................................................................ 6

    2. Hyrje ............................................................................................................................................. 7

    2.1. Diabeti ........................................................................................................................................ 8

    2.2. Diabeti Tip 2 ............................................................................................................................... 9

    2.3. Edukimi shëndetësor i klientëve/pacientëve me DM................................................................ 10

    2.4. Ushqyerja ................................................................................................................................. 11

    2.5. Planifikimi i ushqimit ................................................................................................................ 12

    2.6. Parimet e përgjithshme të trajtimit të diabetit ........................................................................ 15

    2.7. Masat e përgjithshme të trajtimit ............................................................................................ 16

    2.9. Aktiviteti fizik te diabetikët ....................................................................................................... 19

    2.10. Kujdesi infermieror ................................................................................................................... 20

    3. Qëllimi dhe objektivat e punimit ................................................................................................. 21

    4. Metodologjia .............................................................................................................................. 22

    5. Rezultatet ................................................................................................................................... 23

    6. Diskutim ...................................................................................................................................... 25

    7. Përfundim ................................................................................................................................... 26

    8. a. Rezyme .................................................................................................................................... 27

    9. b. Summary ................................................................................................................................. 28

    10. Referencat .............................................................................................................................. 29

    11. Biografia ................................................................................................................................. 31

  • 6

    1. Abstrakt

    Punimi është punuar në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”, Gjakovë.

    Qëllimi i këtij punimi është të njohim diabetin si sëmundje dhe të marrim njohuritë e

    duhura rreth mënyrave se si pacientët e prekur nga kjo sëmundje duhet t’i qasen kundrejt

    ushqyeshmërisë dhe dietës.

    Mentori i temës: Prof. Asoc. Dardan Koçinaj

    Punimi përmban: 32 faqe, 1 tabelë, 1 figur

  • 7

    2. Hyrje

    Diabeti është sëmundje e rëndësishme kronike duke u bazuar në numrin e personave të

    prekur si dhe në rastet e shumta të vdekshmërisë së parakohshme që kanë lidhje më të.

    Në këtë shtjellim do të përqendrohemi te ndërlikimet shëndetësore epidemiologjike të

    diabetit si dhe në format e trajtimit te tij. Komponent tejet i rëndësishëm në trajtimin e

    diabetit është respektimi i një diete të rekomanduar nga mjeku apo endokrinologu e cila i

    përshtatet secilit pacient në veçanti. Një dietë e detajuar mirë do t’i ndihmonte pacientët

    të humbitnin në peshë, të mbanin nivelet e yndyrës dhe nivelin e sheqerit në nivele

    konstante si dhe presionin e gjakut në shkallë normale.

  • 8

    2.1. Diabeti

    Diabeti mellit (DM) është sëmundje endokrine e cila i referohet një grupi çrregullimesh

    metabolike dhe që karakterizohet nga rritja e nivelit të sheqerit në gjak. Çrregullimi

    metabolik i shoqëruar me diabetin shkakton ndryshime patofiziologjike dytësore në një

    sërë sistemesh të organeve të cilat përbëjnë një barrë të madhe për individin me diabet si

    dhe për sistemin shëndetësor. DM është sëmundje kronike dhe si e tillë nuk mund të

    shërohet, por mund të mjekohet. Nëse kontrollohet mirë pacienti mund të jetojë një jetë

    normale. Rëndësi ka metabolizmi i karbohidrateve, që karakterizohet nga rritja e nivelit

    të glikemisë dhe eliminimi përmes urinës. Vitet e fundit DM është me tendencë të lartë

    për të prekur persona nga të gjitha grupmoshat duke u projektuar të jetë shkaku kryesor i

    sëmundshmërisë dhe i vdekshmërisë në të ardhmen.

    Klasifikimi:

    Dy kategoritë e mëdha të diabetit ndahen si: DM tip 1 (~10%- 15%) dhe DM tip 2 (~85%-

    90%).1

    1 Fauci, Braunwald, Kaspe,. Hause, Longo, Jameson, Loscalzo. Parimet e Mjekësisë Interne HARRISON.

    Prishtinë, 2013, f. 2275.

  • 9

    2.2. Diabeti Tip 2

    Dallon përnga etiopatogjeneza, qasja terapeutike, tendenca e ecurisë nga DM tip 1 (DM1).

    Me DM të tipit 2 (DM2) hasim numër të madh të klientëve në praktikën klinike. Këta

    klientë/pacientë kanë të ruajtur aftësinë për të sekretuar insulinën, megjithatë, sipas

    mekanizmave të ndryshëm paraqitet sëmundja, dhe jo vetëm, kanë edhe vlerat e insulinës

    relativisht të ulëta në lidhje me përqendrimin e glukozës. Megjithatë shumë nga këta

    pacientë, mund të kenë nevojë për trajtim me insulinë për të kontrolluar glikeminë në

    mënyrë korrekte. DM2 zakonisht shoqërohet me obezitet dhe me mungesë të aktivitetit

    fizik, gjë që ka lëvizë kufirin e moshës për paraqitje, duke shkuar përkrahë stilit të jetës

    të ndryshuar dhe duke prekur edhe moshat më të reja se zakonisht. Karakteristikat klinike

    të DM2 mund të jenë të shprehura lehtë. Lodhje, dobësi, marrje mendsh, errësim të

    shikimit dhe ankesa të tjera jospecifike klinike që mund të jenë toleruar për disa vite para

    se pacienti të kërkojë kujdesin e mjekut, duke vazhduar pastaj me polidipsi, polifagi dhe

    poliuri.2

    2 Goldman.L, Auiello.D Traktat Mjekësor i Cecil-it. Shkup, 2013. Kapitulli 248, f. 1748.

  • 10

    2.3. Edukimi shëndetësor i klientëve/pacientëve me DM

    Pacienti me DM duhet të edukohet për sa i përket ushqyerjes, aktivitetit fizik, kujdesit të

    diabetit gjatë sëmundjeve, shenjave të komplikimeve dhe trajtimit. Edukimin mbi këtë

    sëmundje e realizojnë të gjithë profesionistët shëndetësor. Profesionistët shëndetësor i’u

    nënshtrohen rregullisht disa programeve të edukimit të vazhdueshëm profesional të cilat

    po i ngrisin njohuritë mbi problematikat e ndryshme shëndetësore edhe në fushën e DM.

    Më të rëndësishme, sa i përket temave të edukimit për kujdesin te DM përfshijnë

    vetëkontrollin e glikemisë, glikozurisë, administrimin e insulinës, medikamentet, shenjat

    e komplikimeve akute, kujdesin për shputën, për lëkurën, përmbajtjen e shujtave/

    përbërësve ushqimorë, ndërlidhjen dhe dobitë e ushtrimeve fizike, etj. Edukimi i klientëve

    është një proces i vazhdueshëm dhe kontaktet e vazhdueshme (edhe kontakte elektronike,

    telefonike etj.) e përmirësojnë edukimin e tyre.3

    3 Fauci, Braunwald, Kaspe,. Hause, Longo, Jameson, Loscalzo. Parimet e Mjekësisë Interne HARRISON.

    Prishtinë, 2013. Kapitulli: Endokrinologjia dhe metabolizmi, f. 2298.

  • 11

    2.4. Ushqyerja

    Programimi i ushqimit është shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e duhur, pëlqimin dhe

    rrespektimin nga klienti dhe arritjen e rezultateve. Ekzistojnë edhe profesionistë të

    sepcializuar në fushën e ngushtë të hartimit të programit individual të ushqimit dhe

    përzgjedhjen sa më të drejtë të shujtave. Nevojitet bashkëpunim i klientit, familjarëve,

    kujdestarit dhe profesionistit që efekti të jetë më i lartë.

    Të gjitha aktivitetet përfshijnë ndërrimin e stilit të jetesës, bazohen në përmbajtjen

    ushqimore të caktuar, të përshtatur për individin, me përbërje të llojllojshme të materieve

    të ndryshme ushqimore, me kombinim me aktivitet fizik, e kontrollë rigoroz. Tentohet që

    përmes tyre të kontrollohet jo vetëm glikemia por edhe pesha trupore, të ndikohet në

    shtyerje të paraqitjes së komplikimeve dhe përmirvsim të kualitetit të jetës së klientit.

    Këto aktivitete duhet të përfshijnë dhe të koordinohen nga të gjithë akterët pjesmarrës në

    kujdesin e diabetikut.4

    4 Kronenberg.H, Melmed.Sh, Polonsky.K, Larsen.D, Traktati i Endokrinologjisë Williams. Shkup, 2013.

    Kapitulli 30, f. 1360.

  • 12

    2.5. Planifikimi i ushqimit

    Planifikimi i drejtë i ushqimit është shtyllë kryesore gjatë trajtimit të gjithanshëm të DM.

    Dihet që moti se diabetikët gjithmonë janë në ankth, që nga momenti i parë i

    diagnostikimit me këtë sëmundje, se ata do të kufizohen shumë sa i përket produkteve

    ushqimore që “lejohet” që ti përdorin. Ndryshimi real duhet të ndodhë jo vetëm në

    ushqim, në kupimin e ngushtë të fjalës, por edhe në tërë stilin e jetës. E vërtetë mbetet se

    duhet të jenë të kujdesëshëm në produktet dhe përbërësit e ushqimit që zgjedhin por

    kujdes duhet patur edhe në përqindjen e grupeve të caktuara të përbërësve, të lejuar, në

    shujtat dhe zamrat gjatë ditës.

    Ushqimi duhet të jetë i tillë i aranzhuar që të plotësoj nevojat energjetike të organizmit,

    të ketë përmbajtjen e lejuar dhe të caktuar (të përmbajë përbërësit kryesor si proteina,

    karbohidrate, yndyrëra, vitamina, mineraleve, e përbërës tjerë të nevojshëm) duke iu

    shmangur kështu karbohidrateve të rafinuara, yndyrërave të ngopura. Planifikimi i

    ushqimit dhe shpërndarja nëpër shujta e zamra, është shumë i rëndësishëm, prandaj

    nevojitet bashkëpunim i ngushtë me profesionistë të fushave dhe individin, për të

    personalizuar kërkesat, nevojat, preferencat dhe domosdoshmëritë të cilat duhet

    respektuar. Mënyra e zakonshme e shpërndarjes është në tre shujta kryesore (mëngjesi,

    dreka, darka) dhe dy zamra, të cilat mundësojnë ushqim kontinual, pranim të materieve

    të nevojshme dhe mundësojnë mirëmbajtje të metabolizmit. 5 Me këto masa tentohet që

    të ndikohet në rregullimin e nivelit të glikemisë dhe mbajtjen brenda oscilimeve të

    ngushta.

    Klienti medoeomos duhet të edukohet për llojet dhe përmbatjtet e ushqimit dhe të

    konceptojë sasinë, në fillim duke kërkuar që të mbajë shënime, të përdorë peshoren, të

    kujdeset ppr përmbajtjen e artikujve, më vonë duke u familjarizuar dhe duke i përvetësuar

    këshillat dhe risitë dhe duke u jetësuar në praktikë. Organizata e Shoqata në shumta

    ndërkombëtare dhe kombëtare kanë rekomandime lidhur me përmbajtjen ushqimore duke

    tentuar që rekomandimet e tyre t’i mbështesin në fakte dhe me shpjegime praktike duke i

    ofruar profesionistëve dhe publikut për përdorim. Disa këshilla praktike kishin me qenë

    që për shujta dhe ate kryesore të përdoret pjata e mesme, për të fundit gjysma të mbushet

    5 Warrell.D, Cox.T, John D. Firth “Traktati i Oksfordit për Mjekësinë” 329-334

  • 13

    me perime, një e katërat me ushqim që përmbanë karbohidrate (patate, oriz, pasta, etj.)

    dhe një e katërta e mbetur me ushqim që përmbanë proteina (peshk, pulë pa lëkurë, etj.).

    Kryesisht shujtat duhet të jenë të balansuara, me kufizim të mishit të kuq dhe të përmbajnë

    edhe fibra, poashtu avokado, arra, fara, ullinj, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit dhe në

    normalizimin e sheqerit në gjak.

    Disa profesionistë shëndetësor rekomandojnë të ushqyerit me produkte bazuar në

    indeksin e glikemisë duke preferuar ushqimet të cilat kanë indeks të glikemisë

  • 14

    3 fruta në ditë), orizi, fasule, makarona(6-10 herë në javë), qumështi dhe produktet e tij(2-

    3 herë në javë). Ndërsa ne grupin tjetër të ushqimeve kam futur ushqimet qe duhet

    konsumuar në sasi të kufizuara dhe kryesisht bëjn pjesë yndyrërat dhe ëmbëlsirat të cilat

    duhet të jenë të kufizuara. Ushqimet e lartpërmendura jan klasifikuar në bazë të

    përmbajtjes së tyre me karbohidrate dhe proteina.

    7

    Fig.1.1 Piramida e ushqimit

    Në piramidën e ushqimit për diabetikët të paraqitur më lart, vërejmë grupe të ushqimeve

    të cilat jan klasifikuar duke u bazuar në përmbajtjen e tyre me karbohidrate dhe proteina.

    Konsumimi i produkteve ushqimore nga diabetikët sipas renditjes duke shkurar nga

    posht-lart në piramid ndihmon diabetikët në trajtimin sa më të mirë dhe efikas të

    sëmundjes.

    7

    https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:

    https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:

  • 15

    2.6. Parimet e përgjithshme të trajtimit të diabetit

    Trajtimi i DM dhe DM2 në veçanti është i orientuar që përmes masave të ndryshme,

    kombinimin e strategjive, dhe pjesmarrjen e shumë ekspertëve të tentohet arritja e nivelit

    optimal të glikemisë, metabolizmit sa më afër kufijëve fiziologjik dhe shmangien e

    shfaqjes së komplikimeve kronike, kujdesin për komplikimet kur paraqiten dhe sidomos

    vëmendjen e shtuar për komplikimet akute. Me këto mundësohet edhe përmirësimi i

    kualitetitt ë jetës së diabetikut, diciplinimi i tij, pavarësimi për kryerjen e shumë

    aktiviteteve, të kuptuarit e përcjelljes dhe evidentimit të vlerave të glikemisë, mënyrat e

    trajtimit dhe arsyet e zgjedhjes së trajtimit ose programit individual të trajtimit. Si edhe u

    përmend më lartë puna ekipore multidiciplinare është kusht për arritjen e rezulateve të

    dëshiruara. Nga fillimi përveq infermierit dhe mjekut, pacienti duhet të bashkëpunoj dhe

    të jetë i motivuar, pastaj kontribues janë edhe specialistët e sëmundjeve të brendshme si

    endokrinologët, nutricionistët, dhe ekspertët tjerë të specializuar për fushën e caktuar që

    në shumicën e rastevee lidhen me preventimin, detektimin, dhe me paraqitjen e

    komplikimeve edhe me trajtimin adekuat të tyre.8

    8 Fauci, Braunwald, Kaspe,. Hause, Longo, Jameson, Loscalzo. Parimet e Mjekësisë Interne HARRISON.

    Prishtinë, 2013. Kapitulli: Endokrinologjia dhe metabolizmi f. 2294.

  • 16

    2.7. Masat e përgjithshme të trajtimit

    Trajtimi i diabetikëve orientohet në:

    1. rregullimin e vlerave të glikemisë gjatë tërë ditës

    2. rregullimin e peshës trupore

    3. edukimin e klientit dhe familjarëve/kujdestarëve

    4. përpilimi i dietës adekuate individuale

    5. përpilimi i programit individual të aktivitetit fizik

    6. minimizimin e ndërlikimeve

    7. ruajtjen e mirëqenies së pacientit

    8. ndryshimin i stilit të jetës

    9. trajtimin agresiv për rregullimin e nivelit të yndyrës në gjak

    10. trajtimin agresiv për rregullimin e shtypjes arteriale të gjakut

    11. trajtimin e komplikimeve.9

    9 Goldman.L, Auiello.D. Traktat Mjekësor i Cecil-it. Shkup, 2013. Kapitulli 248, f.1752

  • 17

    2.8. Dieta

    Për të arritur rezultatet e dëshiruara nga trajtimi i pacientit fillimisht duhet të përcaktohet

    një plan dietik individual (varësisht nga mënyra e jetesës së pacientit, pëlqimet e

    produkteve ushqimore). Shprehitë e të ushqyerit duhet të identifikohen sa më mirë dhe

    duke u bazuar në evidenca bashkë me klientin të gjenden modalitete të përmirësimit dhe

    adaptimit me shprehitë e të ushqyerit të shëndetshëm. Kjo prfshinë marrjen e kontrolluar

    të përbërësve të caktuar si p.sh. kufizimet/ reduktimet dhe modifikimet sa i përket

    yndyrërave; kufizimit/reduktimit të konsumimit të kripës; riaranzhimin e përmbajtjes së

    proteinave; kontrollimin/kufizimin/reduktimin e karbohidrateve. Pjesmarrja e përbërësve

    kryesor te dieta e shëndetshme me reduktim të sheqerërave përafërsisht duhet të

    përmbajë: proteina rreth 20%, karbohidrate dhe yndyrëra (acide yndyrore të

    monosaturuara, polisaturuara, omega- 3) me nga rreth 40%.10

    Shumë persona janë të sfiduar nga dietat e ndryshme “moderne” për humbje të shpejtë

    dhe kohëshkurtë të kilogramëve të tepruar. Këto zakonisht janë mënyra të vështira për t’u

    ndjekur dhe nuk janë të individualizuara për personin.11 Motivimi dhe përpilimi i dietës

    duke u bazuar në individin ku përveç preferencave individuale vie në konsiderim

    llogaritja e peshës trupore konform gjatësisë, llogaritja e Indeksit të Masës Trupore (IMT-

    Body Mass Index), raportit muskular/ shtresë dhjamore duhet t’i paraprijnë përpilimit të

    shujtave dhe zamrave. Gjithsesi shpjegimi dhe arsyetimi do të shtojë mundësinë e

    motivimit më të mirë, përcjelljes së këshillave, korrigjimit të herëpashershëm dhe

    edukimit e që do të ndikoj në stilin e jetës dhe përmirësimin e kualitetit të jetës përmes

    rregullimit të metabolizmit, edhe të glukozës në veçanti. Prandaj ne si profesionistë

    shëndetësor duhet të informohemi dhe të edukojmë klientin tonë që të njoh sa më mirë

    përbërësit e ushqimeve, të kuantifikoj ata, të zëvendësoj me përbërës “të shëndetshëm”,

    të përcjellës peshën trupore, të ketë njohuri për gjatësinë trupore, perimetrin e barkut,

    ijeve, gjoksit, të llogarisë IMT, të përcjellë dhe evidentoj glikeminë, shtypjen arteriale të

    gjakut dhe të këshillohet për parregullsitë dhe komplikimet tjera që hasin vazhdimisht.

    Përdorimi i yndyrërave i pakontrolluar dhe shprehive tjera (alkooli) sjellin deri te

    10 Warrell.D, Cox.T, John D. Firth, Edëard J. Benz,jr. Traktati i Oksfordit për Mjekësinë. Shkup, 2013.

    Vëllimi III, Pjesa II, f. 826. 11 Nable.J, Greene.H, Levinson.W, Modest.G, Mulrow.C, Schenger.J, Young.M. Traktati i

    Mjekësisë së Kujdesit Parësor Pjesa II, f. 494.

  • 18

    çrregulimet e lipideve në gjak dhe depozitimin në indin dhjamor. Kaloritë e tepërta mund

    të mirren edhe nga sheqerërat. Rastet e përmendura sjellin deri te shtimi në peshë për

    shkak të disbalansit (mosekulibrimit) në mes të marrjes së kalorive (të tepërta) dhe

    harxhimit të paktë të energjisë. 12

    Përmes caktimit të IMT ne mund të klasifikojmë klientin tonë në grupin e personit me

    mbi peshë ose obez, kur është fjala për vlerat e IMT jastë kufirit të sipërm normal. Prandaj

    reduktimi i IMT duhet të jetë synim në kujdesin ndaj klientëve duke ditur se edhe

    reduktimi i pakët i peshës ka pasur efekt pozitiv në reduktimin e rrezikut të ndërlidhur me

    obezitetin, përmirësiin në rrezistencën insulinike duke përmirësuar edhe aspketin e

    paraqitjes së formave të njohura klinike. Për arritje të synimeve duhet medoemos që të

    jemi real dhe të sinqertë me klientin dhe të mundohemi që gjithmonë të i mbajmë të

    motivuar. 13

    12.Nable.J, Greene.H, Levinson.W, Modest.G, Mulrow.C, Schenger.J, Young.M. Traktati i Mjekësisë së

    Kujdesit Parësor Pjesa II, f. 492. 13Nable.J, Greene.H, Levinson.W, Modest.G, Mulrow.C, Schenger.J, Young.M. Traktati i Mjekësisë së

    Kujdesit Parësor Pjesa II, f. 492.

  • 19

    2.9. Aktiviteti fizik te diabetikët

    Faktor tjetër i rëndësishëm në menaxhimin e klientëve tanë diabetik është aktiviteti fizik

    që luan një rol të rëndësishëm në glikemi, si në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj

    insulinës, lehtëson veprimin e saj, rrit shpenzimin e energjisë, përmirëson po ashtu

    adaptimin e sistemit kardiovaskular, përmirëson dislipidemitë dhe rregullimin e

    hipertensionit. Stërvitja, ose aktiviteti fizik (aerob) përdoret për menaxhimin e peshës,

    për shkak të sasive të mëdha të kalorive që harxhohen gjatë kryerjes së aktiviteteve fizike

    dhe djegies së yndyrës. Më e rëndësishme është që pacienti të arrijë përfitime

    shëndetësore nga kryerja e ushtrimeve fizike në mënyrë të rregullt. Edhe plani për

    aktivitet fizik duhet të përfshijë preferencat dhe mundësitë e klientit. Për individët

    sedentarë, këshillohet fillimi i aktiviteteve me ecje; të tillë me probleme reumatizmale

    mund të fillojnë me ushtrime në ujë, tërheqje në anë të krevatit, aktivitete që kryhen në

    pozicion ulur. Programi duhet krahas klientit të hartohen me ndihmën e profesionistit (p.

    sh. fiziatri, fizioterapeuti). Ekzistojnë skema të ndryshme të cilat konsultohen në

    momentin e personalizimit të aktivitetit fizik, mirëp tek diabetikët duhet pasur kujdes te

    këshillat për nivelin e glikemisë para dhe pas aktivitetit fizik (caktimin) dhe poashtu

    njnohuritë rreth përzgjedhjes së aktivitetit, trajtimit, dozës dhe llojit të ushqimit për të

    prevenuar oscilimet e vrazhda të glikemisë, poashtu për të prevenuar komplikimet akute

    por edhe për të mberri efekt optimal të dëshiruar. Në përgjithësi ndërrimi i stilit të jetës

    (sa i përket aktivitetit fizik) koknform gjendjes së klientit si: mospërdorimi i ashensorit/

    ngjitja e shkallëve; mospërdorimi i transportit/ ecja; parkimi në distancë/ mundësia për të

    ecur, dhe jo vetëm, mund të jenë mënyra të thjeshta për ndryshime në stilin e jetës.14

    14 Nable.J, Greene.H, Levinson.W, Modest.G, Mulrow.C, Schenger.J, Young.M. Traktati i Mjekësisë së

    Kujdesit Parësor Pjesa II, f. 496.

  • 20

    2.10. Kujdesi infermieror

    Kujdesi infermieror si parim kryesor ka mbajtjen në vlera normale të glikemisë,

    evidentimin e komplikimeve të mundshme të diabetit, si dhe përkujdesjen ndaj tyre. Në

    kuadër të kujdesit infermieror pacientëve i ofrohen këshilla dhe rekomandime për të

    ushqyerit, përpilimin e dietës individuale, përparësitë dhe mangësitë eventuale (të

    mundshme).15

    Infermieri- ja po ashtu duhet të vlerësojë:

    • Parametrat vital, lëkurën dhe mukozat

    • Paraqitjen e etjes së shpeshtë, urinimit të shpeshtë dhe urisë

    • Prezencën e nauzes, vomitusit, humbje në peshë, plogështi, lodhje

    • Prezencën e marramendjes, kundërmim acetoni

    • Prezencën e komplikimeve akute

    • Prezencën e komplikimeve kronike (mikro- makrovaskulare)

    • Gjendjen e pacientit gjatë aktivitetit të programuar/ individualizuar

    • Prezencën e veseve (shprehive) duhanpirja, abuzimi me alkool, përdorimi i

    drogës.

    • Pacientin gjatë vizitës dhe këshillon në mënyrë adekuate

    • Të dhënat për stilin e jetesës së pacientit.16

    15 Anthony.R. Menaxhimi Mjekësor i Diabetit Tip 2. 16 Rakel.R. MD. Traktati i Mjekësisë së Familjes, Shkup 2013.

  • 21

    3. Qëllimi dhe objektivat e punimit

    Qëllimi i punimit:

    Qëllimi i këtij punimi është që të njihemi me diabetin si sëmundje, dietën diabetike, rolin

    e infermierit në planifikimin e dietës dhe kujdesit për këta të sëmurë, si dhe një prezantim

    rasti.

    Objektivat e punimit janë:

    • Të shtjellohet sëmundja e sheqerit

    • Të fokusohemi në përbërësit kryesorë ushqimorë

    • Në veçanti të elaborohet dieta diabetike dhe roli i infermierit në kujdes

  • 22

    4. Metodologjia

    Për të realizuar këtë punim është përdorur metoda e prezantimit të rastit, me aprovim

    paraprak edhe nga ana e pacientit. Po ashtu ky punim mbështetet edhe në shtjellimin e

    literaturës së caktuar rreth problematikës së sëmundjeve endokrine dhe diabetit mellit.

    Prezantimi i rastit

    Rasti i prezantuar është rast i cili përmes familjarëve kanë kontaktuar lidhur me

    sëmundjen dhe ecurinë, këshillat e mbarëvajtjen e tij gjatë kohës së hospitalizimit dhe pas

    hospitalizimit. Të dhënat janë përdorur edhe nga raporti specialistik nga vizita e rradhës.

    Dhe janë prezantuar në formë përgjithshme si prezantim rasti, me aprovimin paraprak të

    pacientit.

    Literatura

    Literatura e shfrytëzuar është përdorur nga biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë të

    Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe biblioteka e qytetit të Gjakovës mbi

    tematikën e caktuar të shtjelluar në punim. Po ashtu duke mos lënë anash edhe burimet

    elektronike të informatave të cilat janë shfrytëzuar pas kërkimit elektronik të fjalëve kyçe

    të ndërlidhura me interesimin dhe temën e prezantuar.

  • 23

    5. Rezultatet

    Studim rasti:

    Pacienti i gjinisë mashkullore 60 vjeçar, nga komuna e Suharekës. Në bisedë me

    familjarët, pohojnë se i sëmuri një kohë të gjatë mjekohet nga diabeti dhe tani edhe nga

    komplikimet e tij. Në kohën kur ka qenë i shtrirë në Klinikë për shkak të sëmundjes së

    sheqerit ka ndjekur edukim 5 ditor për diabetin mellitus dhe për kujdes të shtuar dietetik.

    Gjatë vizitës ambulantore te kirurgu vaskular janë gjetur të dhënat e më poshtme:

    Të dhënat subjektive

    Pacienti është paraqitur për vizitë kontrolluese. Diabetik për mbi 17 vite, momentalisht

    në terapi me insulinë. Ka çrregullim të yndyrave në gjak dhe referon për aktivitet të

    moderuar fizik. Para më tepër se një vit nga kontrolla është hospitalizuar në Klinikën e

    Kirurgjisë Vaskulare kur iu ka nënshtruar operimit të gishtit të tretë të këmbës së djathtë.

    Të dhënat objektive lokale

    Edemë në pjesën e sipërme të shputës (dorsum pedis) djathtas.

    Ekzaminimi Doppler ultrasonografik

    Gjatë këtij ekzaminimi me ultrazë janë vërejtur ndryshime në vazat e gjakut të regjionit

    krural që i përgjigjen moshës. Ndryshime aterosklerotike në arterien tibiale anteriore

    (ATA/ aa. tibialis ant. et ATP/ aa. tibialis posterior) dyanshëm.

    Diagnostikimi

    Nga diagnoza në këtë raport konkludohet se te pacienti është në gjendje sanim nga

    osteomieliti i ashtit tarsal dhe metatarsal të shputës së djathtë; Aterosklerozë dhe

    arteriopati diabetike; polineuropati diabetike; insuficiencë venoze; si dhe gjendje pas

    amputimit të gishtit.

    Trajtimi

  • 24

    Për problemet me enët e gjakut i është përshkruar antiagregues; kurse terapia nga

    endokrinologu me insulinoterapi, regjim higjenodietik; kardiolgu hipolipemikë dhe

    shtesë në rast të detektimit edhe të ndonjë problemi tjetër të kësaj natyre; si dhe kujdesi

    lokal për ndryshimet e prevenimin e komplikimeve.

    Rekomandimi

    Çorapë elastike e këpucë diabetike. Kujdesi nga endokrinologu dhe kardiologu. Kontrollë

    te ortopedi.

    Rikontrolla

    Të sëmurit iu rekomanduan vizitat e rregullta kontrolluese.

  • 25

    6. Diskutim

    Një sërë faktorësh e ndër ta edhe ndërrimi i stilit të jetës dhe pasojat zinxhirore që sjellë

    shkaktojnë që numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje është në rritje, me projeksion të

    shumëfishimit në dekadat e ardhshme. Komplikimet e kësaj sëmundje po ashtu janë në

    rritje, edhe sa i përket këtyre projektohet shumëfishim me rreth 50% në dekadat e

    ardhshme.

    Përpos trajtimit të aprovuar dhe të rekomanduar, pjesë e kujdesit ndaj kësaj kategorie të

    popullatës është edhe planifikimi i drejtë dhe respektimi i rregullave sa i përket të

    ushqyerit, normalisht duke plotësuar nevojat ditore për materiet ushqyese.

    Në rastin tonë pacienti i takon gjinisë mashkullore, 60 vjeçar, i cili është diagnostikuar

    shumë vite më parë me diabet mellit. Pacienti ka evident një sërë komplikimesh nga

    diabeti përkundër që kemi të dhëna se gjatë hospitalizimit të mëhershëm për këtë

    sëmundje iu ka nënshtruar programit të edukimit i cili ka përfshirë të gjitha çështjet

    thelbësore të kujdesit. Prandaj sikur gjithmonë, në rrjedhën e sëmundjes së tij, ka rëndësi

    mbajtja e sëmundjes nën kontrollë, mbarëvajtja e rregullt e proceseve të ndryshme në

    organizëm dhe mirëmbajtja e kujdesi edhe sa i përket regjimit higjienodietetik.

    Në botë ka punime të shumta që nga aspekte të ndryshme e shtjellojnë sëmundjen e

    sheqerit nga të gjitha perspektivat e analizimit.

    Edhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është punuar

    në këtë aspekt. Në punimin e koleges Dervishaj nga të dhënat e të hospitalizuarve në

    Repartin Internistik të Spitalit të Gjakovës grupmosha mbi 60 vjeçare është më e prekur

    me diabet mellitus.17 Edhe te punimi i kolegëve Tanaj, pacienti i prezantuar diabetik i

    takon grupmoshës së njëjtë.18

    17 Dervishaj E. Diabeti mellit - tipet, komplikimet, trajtimi. Punim diplome. Gjakovë, 2016. Marrë në:

    https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-

    %20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdf 18 Tanaj I. & Tanaj A. Roli këshillues i infiermerit te të ushqyerit drejt tek pacientët me sëmundjen e

    diabetit tipi 1. Punim diplome. Gjakovë, 2019. Marrë në: https://mjeksia.uni-

    gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-

    Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me

    %20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdf

    https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdf

  • 26

    7. Përfundim

    Si përfundim regjimi higjienodietetik është hallkë kryesore te të sëmurët me diabetes

    mellitus dhe duhet të përfshihet në çdo fazë të sëmundjes. Në vazhdën e intervenimeve

    diabetikët duhet të ndryshojnë stilin e jetesës. Përmes masave të ndryshme duhet të

    tentohet që të rritet motivimi i diabetikëve për kujdesin e shtuar dhe ndërmarrjen e

    regjimeve të rrepta të rekomanduara të cilat kishin me qenë shtyllë kryesore që diabeti

    mellit si sëmundje të mbahet nën kontrollë dhe të shtyhet periudha e paraqitjes së

    komplikimeve. Kjo ndikon edhe në kualitetin e jetës së kësaj kategorie të pacientëve/

    klientëve.

    Propozimi i masave:

    1. Përfshirja e diabetikëve, familjarëve, kujdestarëve, personelit shëndetësor në

    programe edukimi në mënyrë kontinuale;

    2. Planifikimi i dietave konform individit dhe me pjesëmarrje të lejuar të të gjithë

    përbërësve të nevojshëm;

    3. Shmangie nga sheqernat e rafinuara;

    4. Sasi e mjaftueshme e ushqimit me fibra;

    5. Planifikimi i drejtë i numrit të shujtave gjatë ditës;

    6. Kujdesi për peshën trupore;

    7. Aktivitetet e rregullta fizike të përshtatura dhe dozuara individualisht;

    8. Korrigjimi i faktorëve të rrezikut;

    9. Konsultat e rregullta me profesionistët shëndetësorë;

    10. Respektimi i rekomandimeve dhe i planit të hartuar terapeutik;

    11. Kontrolla e rregullt vetanake e glikemisë;

    12. Evidentimi i rregullt rezultateve dhe ankesave.

  • 27

    8. a. Rezyme

    Duke pasur parasysh që diabeti është sëmundje e cila po prek gjithnjë e më shumë

    njerëzimin, duke mos veçuar as vendet më të zhvilluara, si një sëmundje më problematike

    globale kërkon përkushtim maksimal nga stafi mjekësor, nga pacientët si dhe nga e tërë

    shoqëria në përgjithësi. Rol kyç është parandalimi dhe mjekimi me kohë pasi që mund të

    vijmë deri te komplikimet e mëtutjeshme të cilat në shumicën e rasteve mund të

    përfundojnë me fatalitet. Përmes këtij punimi mund të informohemi për diabetin në

    përgjithësi si sëmundje si dhe për ndërlikimet shëndetësore epidemiologjike të diabetit.

    Personat e prekur nga diabeti duhet të edukohen për mënyrat e ushqyerjes, aktivitetit fizik,

    kujdesit gjatë stadit të sëmundjes si dhe për medikamentet të cilat me veprimin e tyre

    farmakologjik ndikojnë në uljen apo normalizimin e glikemisë në gjak. Qëllimi i këtij

    punimi është që të njihemi me diabetin si sëmundje, dietën diabetike, rolin e infermierit

    në planifikimin e dietës dhe kujdesit për këta të sëmurë, si dhe një prezantim rasti. Rasti

    i prezantuar është rast i cili përmes familjarëve kanë kontaktuar lidhur me sëmundjen dhe

    ecurinë, këshillat e mbarëvajtjen e tij gjatë kohës së hospitalizimit dhe pas hospitalizimit.

    Të dhënat janë përdorur edhe nga raporti specialistik nga vizita e rradhës. Dhe janë

    prezantuar në formë përgjithshme si prezantim rasti, me aprovimin paraprak të pacientit.

    Si përfundim regjimi higjienodietetik është hallkë kryesore te të sëmurët me diabetes

    mellitus dhe duhet të përfshihet në çdo fazë të sëmundjes.

    Fjalët kyçe: glicemi, hiperglicemi, hipoglicemi, dietë, ushqim, metabolizëm.

  • 28

    9. b. Summary

    Taking into consideration the fact that diabetes is a disease that is increasingly affecting

    humanity, including the most developed countries, as a more problematic global disease

    requires maximum commitment from medical staff, patients and society as a ëhole in

    general. The key role is prevention and timely treatment as ëe can come to further

    complications ëhich in most cases can end in fatality. Through this paper ëe can learn

    about diabetes in general as a disease as ëell as the epidemiological health complications

    of diabetes. People affected by diabetes should be educated on the ëays of nutrition,

    physical activity, and care during the stage of the disease as ëell as on medications ëhich

    ëith their pharmacological action affect the reduction or normalization of blood glycemia.

    The aim of this paper is to get an introduction ëith diabetes as a disease, diabetic diet,

    nurses’ role on the patients diet planning and, as ëell as presenting a concrete a case. The

    presented case is a patient ëhich through family members has contacted the disease and

    its progress, advice and progress during the time of hospitalization and after

    hospitalization. The data ëere used from sepcialistic report of the visit. And they are

    presented in general form as a case presentation, ëith the prior approval of the patient. In

    conclusion, the hygienic-dietetic regimen is the main link in patients ëith diabetes mellitus

    and should be included at every stage of the disease.

    Keyëords: glycemia, hyperglycemia, hypoglycemia, diet, food, metabolism.

  • 29

    10. Referencat

    Fauci, Braunwald, Kaspe, Hause, Longo, Jameson, Loscalzo. Parimet e

    Mjekësisë Interne HARRISON. Prishtinë, 2013.

    Goldman.L, Auiello.D, Traktat Mjekësor i Cecil-it. Shkup, 2013.

    Kronenberg.H, Melmed.Sh, Polonsky.K, Larsen.D, Traktati i Endokrinologjisë

    Williams. Shkup, 2013. Kapitulli 30.

    Warrell. D, Cox.Th, John D. Wirth, Edward J. Benz,jr. Traktati i Oksfordit për

    Mjekësinë. Shkup, 2013. Vëllimi III, Pjesa II.

    Robert Anthony. Menaxhimi Mjekësor i Diabetit Tip 2.

    https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1

    CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-

    o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%25

    3A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-

    kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-

    lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-

    BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:

    Rakel.R. MD. Traktati i Mjekësisë së Familjes, Shkup 2013.

    Nable.J, Greene.H, Levinson.W, Modest.G, Mulrow.C, Schenger.J, Young.M. Traktati

    i Mjekësisë së Kujdesit Parësor

    Dervishaj E. Diabeti mellit - tipet, komplikimet, trajtimi. Punim diplome.

    Gjakovë, 2016. Marrë në: https://mjeksia.uni-

    gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-

    %20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-

    %20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdf

    Tanaj I. & Tanaj A. Roli këshillues i infiermerit te të ushqyerit drejt tek

    pacientët me sëmundjen e diabetit tipi 1. Punim diplome. Gjakovë, 2019.

    Marrë në: https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-

    https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://www.google.com/search?q=piramida+e+ushqimit+te+shendetshem&rlz=1C1CHBD_enXK873XK873&sxsrf=ALeKk01BzKiSgmeN2tfx47e6Y8-o6G1Y8Q:1591571141666&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=7oQ4BBdE26MbZM%253A%252CGLY1DTKw1p_IlM%252C_&vet=1&usg=AI4_-kT1a2VEDLXwMA1OO7vN3KQrYCdsuQ&sa=X&ved=2ahUKEwj-lKLE6PDpAhWmw8QBHVx-BbsQ9QEwAnoECAoQHA&biw=1242&bih=597#imgrc=7oQ4BBdE26MbZM:https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/30592-Diabeti%20mellit%20-%20tipet,%20komplikimet,%20trajtimi%20-%20EGZONA%20DERVISHAJ%20-%2028.12.2016.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdf

  • 30

    Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%2

    0tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdf

    https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdfhttps://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1577095285-Roli%20keshillues%20i%20infermierit%20e%20te%20ushqyerit%20drejte%20tek%20pacientet%20me%20semundjen%20e%20diabetit%20tipi%201.pdf

  • 31

    11. Biografia

    Hysen Likaj i lindur më 23.02.1998 në Prizren, me kombësi shqiptare dhe shtetësi

    kosovare, jeton në fshatin Dedaj të Prizrenit.

    Shkollën e mesme të ulët e përfundoi në “Pjetër Budi”, Dedaj, në vitin 2013. Shkollën e

    mesme të lartë e përfundoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”,

    Prizren, në vitin 2016 dhe u diplomua në drejtimin Teknik i Farmacisë.

    Shkollimin universitar e filloi në vitin 2016 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,

    Fakulteti i Mjekësisë, drejtimi Infermieri.