diabeti mellito...diabeti mellito: udhëzime për një administrim të drejtë karta e shërbimeve...

15
DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Doktoresha Simonetta Lombardi

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

DIABETI MELLITO: udhëzime për njëadministrim të drejtë

Karta e Shërbimeve të U.O.S. sëDepartimenteve të Diabetollogjisëdhe Endocrinollogjisë

Doktoresha Simonetta Lombardi

Page 2: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Pjesa 1Daniela Carraro, Drejtoreshë e Përgjithëshme Ulss 5

Pjesa 2Massimo Cigolini, Drejtor i Departamentit të Mjekëve Arzignano

ParathënieSimonetta Lombardi, Drejtoreshë e U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë

Diabeti mellito

Klasifikimi

Shenjat

Ndërlikime kronike

Objektivat e kontrollit metabolik

Terapia (Mjekimi)

Probleme që mund të ndeshen

Hipoglicemia

Hiperglicemia

Ushqimi dhe diabeti, rradhitja e ushqimeve

Zgjedhja e ushqimeve

Disa rregulla që duhen kujtuar

Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë

faqe 1

faqe 2

faqe 3

faqe 4

faqe 6

faqe 7

faqe 8

faqe 9

faqe 10

faqe 12

faqe 13

faqe 14

faqe 15

faqe 18

faqe 21

faqe 22

Përmbajtja 1pjesa 1

Direzione Generale - Via Trento, 4 - 36071 Arzignano (VI) Tel. 0444 479613 - Fax 0444 675833 - E-mail [email protected]

Të kujdesesh tërësisht për personat: është ky misioni i AgjencisëShëndetësore Vendore në këtë moment historik, në brendësi të programitkrahinor dhe të obiektivave shëndetësore të paracaktuara. Ky obiektiv imadh kthehet në një detyrë të përditëshme, për tu ruajtur me vendosmërie me pjesëmarrjen e të gjithë profesioneve shëndetësore, me pjesëmarrjenistituzioneve vendore e të qytetarve. Kjo përgjegjësi është e rëndësishme jo vetëm në mjekimin e pathollogjive, por mbi të gjitha në parandalimin dhe drejtimin e këtyre pathollogjive.Ky libërz pra, i pasur në pëmbajtje por i thjeshtë për tu lexuar e përdorur,parqitet si një gjest “i marrjes në ngarkim” ndaj pacientit me diabet, për tëshoqëruar atë në bashkëjetesën me këtë sëmundje dhe që të kuptojmekanizmat themelor të saj. Agjencia Ulss 5, kohët e fundit ka intensifikuar përpjekjet për tiKOMUNIKUAR pacientëve dhe komunitetit të cilit i referohet se kjo që pobën dhe si po e bën për të përmbushur misionin e saj. Ky libër është një dëshmikonkrete dhe paraqitet si një vazhdim harmonik me publikimet e tjera mbitemën e ushqimit, si për shembull volumi: “Si hanë fëmijët tanë? Sugjerime përtë ngrënë mirë” i drejtuar familjeve në lidhje me edukimin mbi shëndetin. Volumi “DIABETI MELITO: udhëzimei për një drejtim të saktë” i publikuar në gjuhët e folura nga etnitë kryesore të pranishme nëterritorin e Agjencisë Ulss 5, është një shërbim më tepër që i jepetpacientëve me një pathollogji që po përhapet gjithmonë e më shumë, praështë bërë një çështje e rëndësishme jo vetëm shëndetësore por dhe sociale.Për ti dhënë akoma më shumë vlerë librit është futur “Karta e Shërbimeve tëU.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë” që jepetnga Agjencia Ulss 5 për prezantimin e shërbimeve që jepen, oraret eveprimtarive e të operatorëve.Një falenderim të sinqertë doktoreshës Simonetta Lombardi dhe InfermieresSabrina Cozza, Shërbimit të Nxitjes dhe Edukimit Shëndetësor dheShërbimit të Ndërmjetësisë Kulturore (Mediazione Culturale) të AgjencisëUlss 5 që kanë ditur “të bëjnë një skuadër” së bashku.

Avv. Daniela CarraroDrejtoreshë e Përgjithëshme Ulss 5

Progetto graficoStudio Dna Srl

IllustrazioniMarco Lovato

Stampa a cura diULSS 5

Page 3: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Dipartimento Area Medica Ospedale di Arzignano - Via del Parco, 1 - 36071 Arzignano (VI)

Tel. 0444 479181 - Fax 0444 479143 - E-mail [email protected]

Edukimi shëndetësor në fushën e diabetollogjisë përbën një ngathemelet kryesore për drejtimin e pacientit diabetik. Çdo diabetollognjeh sa përgjegjësi të jashtëzakonshme ka kjo punë e përditshme njoftuese,azhurnuese, riforcuese e normave kryesore që duhet të rregullojnë jetëne atyre që duan të bashkëjetojnë qetësisht dhe sa më gjatë të jetë emundur, këtë diabet.Është shumë me përgjegjësi sigurisht edhe detyra e atyre diabetollogëve dheinfermierëve që duhet të drejtojnë diabetikët me gjuhë, zakone,tradita, culturë të ndryshme nga e vetja. Është i mirëpritur ky botim qëështë frut i një eksperience të gjatë diabetollogjike të doktoreshës SimonettaLombardi dhe i ekipit të saj që përbëhet nga mjekë dhe infermierë që janëplot me entuziazëm e zotësi. Ky botim përbën një instrument pune qëndihmon gjithçka që bëhet në fushën e edukimit në Strukturat eDepartamentit të Diabetollogjisë e të Endokrinollogjisë të AgjensisëUlss 5 Ovest Vicentino. Një seri udhëzimesh të qarta, për një drejtimsa më të mirë të sëmundjes, do ti jepet pazientit të huaj që ti mbajë nështëpinë e tij, këto udhëzime mund të lexohen e komentohen së bashku mefamiljen sepse janë të dobishme për të gjithë.Të gjitha këshillat që i jepen diabetikëve në këtë botim, veçanërishtpersa i përket ushqimit dhe mënyrës së jetesës, duhet të ndiqet nga tëgjithë: në fakt diabetikët kanë vetëm një motiv më shumë për tëndjekur këto këshilla që të gjithë duhet ti ndjekim.

Dr. Massimo CigoliniDrejtor i Departamentit të Mjekëve

Arzignano

3parathënie

2pjesa 2

U.O.S. Dipartimentale di Diabetologia ed Endocrinologia Ospedale di Montecchio Maggiore - Via Ca’ Rotte, 7 - 36075 Montecchio Maggiore (VI)

Tel. 0444 708124 - Fax 0444 708123 - E-mail: [email protected]

Diabeti Mellito, sipas vlerësimeve të kohëve të fundit, do ti interesojë nëvitin 2025, në botë, më shumë se 300 milion personave, vetëm në Venetodo të jenë më shumë se 400 mijë vetë që do të vuajnë nga kjo sëmundje.Vlera e këtyre shifrave na lë të kuptojmë se diabeti është bërë një gjëndjeshëndetësore kritike sepse shkakton çrregullime dhe vdjekje.Duke u nisur nga ky këndvështrim, edukimi shëndetësor i organizuar, në tëcilin bën pjesë dhe ky udhëzues, paraqet hapin e parë për parandalimin ediabetit ose kur është i pranishëm, për të parandaluar komplikimet e tij.Italia dhe në veçanti Veneto po bëhet gjithnjë e më shumë një shoqërishumëkombëshe. Po të shikojmë me kujdes, pjesa më e madhe e personaveqë vuajnë nga kjo sëmundje është më e madhe në vëndet që po dalin ngaprapambetja, parashikohet që në krahinën tonë të rritet emigrazioni ngakëto vende dhe për këtë arsye, numri i personave që vuajnë nga kjosëmundje do të jetë më i madh nga ai që parashikohet. Duke u mbështeturnë atë që thamë më lart, është e nevojshme që të bëhet diçka, dukerrëzuar pengesat gjuhësore nëpërmjet këtij realiteti të ri, nëpërmjet njëudhëzuesi të ilustruar, i thjeshtë për tu këshilluar, i pëkthyer në gjuhë tëndryshme të cilat i përkasin personave që kontrollohen (bëjnë vizitën ) nëambulatorin e diabetollogjisë dhe shërbimin e Diabetollogjisë dheEndocrinologjisë të Ulss tonë.Duam të theksojmë, në mënyrë të veçantë, rëndësinë që ka një ushqimi rregullt, është thelbi për parandalimin dhe kurimin e diabetit.

Doktoresha Simonetta LombardiDrejtoreshë e U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë

Page 4: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

54Fjala diabet “diabaino” rrjedhnga greqishtja dhe do të thotë“të kalosh nëpërmjet”, mbiemrimellitus do të thotë “isheqerosur, i ëmbël”.Këto shprehje rrjedhin nga vëzhgimete bëra që në kohët e egjiptit të lashtë.Në këtë periudhë, disa persona edhepse hanin e pinin shumë,dobsoheshin e çhidratoheshin, çdogjë që gëlltisnin dukej sikur “kalontenëpërmjet” trupit pa u tretur, urina qëbënin këta persona ishte e ëmbël, përkëtë arsye, nga ato kohë deri në ditëte sotme ka mbetur mbiemri latin“mellito’’.

Diabeti Mellito është më shumënjë bashkësi çrregullimesh senjë sëmundje, që karakterizohennga rritja e glukozës (sheqerit)

në gjak, kjo ndodh sepseorganizmi nuk ka mundësi që tapërdor si burim energje.

Trupi ynë është i formuar nga qeliza,secila prej tyre ka një detyrë tëcaktuar, por të gjitha për tëfunksionuar kanë nevojë që tëfurnizohen me energji.Si djegia e benzinës, që duke çliruarenergji, vë në lëvizje makinën,kështu dhe djegia e ushqimitçliron energji që i shërbenorganizmit tonë për tëndërtuar, zhvilluar e përtërirstrukturat e tij, që të sigurojëaktivitetet jetësore sifrymëmarrja, qarkullimi i gjakutdhe të zhvillojë të gjithaaktivitetet e jashtme (punën emuskujve).

Ushqimi i jep energji trupit dhe në këtëushqim ka një sasi karboidratesh(sheqerërash), lipidesh (yndyrërash)dhe proteinash.Burimin më të mirë, për të marrëenergji, e paraqesin karboidratet qëdegradohen plotësisht pa lënëmbeturina.

Diabeti mellito

Glukoza për të hyrë tek qelizatka nevojë për një hormon qëprodhohet nga pankreasi(gjëndër e vendosur prapastomakut), që quhet insulinë, sinjë çelës, është në gjëndje të hap“portën” e qelizave që të hyjë sheqeriqë do të përdoret më pas.

Pa insulinën, glukoza që thithet ngazorrët gjatë ngrënies së vakteve, nukmund të hyjë në qelizat e organizmitdhe si pasojë grumbullohet në gjak(hiperglicemia).

USHQIME

SHEQERI

INSULINËQELIZA

Page 5: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

7

Tipe të tjera diabeti

Diabeti nështatzënësi

Shenjat6

nga ilaçet, difekte gjenetike të që pengojnë veprimin e betaqelizës, sëmundje të pankreasit (ezokrine) dhe sëmundjeendokrine.

insulina është e pranishme por nuk arrin të funksionojë mirë,shfaqet gjatë shtatzënësisë, në subjekte që janë tëpredispozuar, kthehet në normë pas lindjes.

Në lidhje me mungesën o pamjaftueshmërinë e efektivitetit tëinsulinës dallohen tipe të ndryshëm diabeti:

Diabeti Mellito i tipi të 1

Diabeti Mellito i tipit të 2

është e pranishme mungesa einsulinës, shfaqet papritmas sidomosnë moshë të re, ka të bëj meshkatrrimin e qelizave të pankreasit qëprodhojnë insulinën.

insulina është e pranishme por nukarrin të funksionojë mirë, shfaqetngadalë sidomos në të rriturit që janënë mbipeshë o të shëndoshë, ka të bëjkryesisht me rezistencën e indeve ndajveprimit të insulinës.

Diabeti i tipit 1 • rënia në peshë

• lodhje

• etje e madhe

• urinë e bollshme

• uri e madhe

• dobësim i shikimit

• infeksion urinar dhe i organeve gjinore, infeksion i lëkurës

Diabeti i tipit 2 Shenjat janë shumë më të fshehta se tek diabeti i tipit1, në këtë mënyrë sëmundja mund të jetë e pranishmeshumë kohë përpara bërjes së diagnozës dukeshkaktuar dëme (ndërlikime) përpara se të zbulohet.

Klasifikimi

Page 6: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Në qoftë se diabeti nukkurohet përshtatshmërisht,hyrja e tepërt e sheqerit në gjak (hiperglicemia),shkakton me kalimin ekohës dëme në të gjithaorganet.

Ndërlikimet e shkaktuaranga diabeti, shkatrrojnë tëgjitha arteriet e një kalibrittë madh (zemra, truri,gjymtyrët e poshtëme)dhe të kalibrit të vogël(sytë, veshkat), dëmtojnë edhe nervat (sisteminnervor simpatico esistemin nervor autonom).

Kjo gjë sjell njërrezik të madh nëçdo pjesë të trupit:

Ndërlikimet që shkaktojnëngarkesë për nervat dhearteriet e gjymtyrëve tëposhtëme, përbëjnë një rreziktë madh, ndikojnë në krijimin e plagëve tek këmbët.(KËMBË DIABETIKE).

98truri

iktus (emoragji cerebrale)

zemrainfarkt

veshkatfunksiomim jo i rregullt i veshkave

sistemin nervormosfunkionim i organit mashkullor

gjymtyrët e poshtëmesëmundje që

mbyll arteriet e këmbëve

sytësëmundje e retinës

(retinopatia)

Këto ndëlikime përparojnë me ngadalë dhe për këtë arsye mundtë parandalohet o të ngadalësohet shfaqja nëpërmjet njëkontrolli optimal të diabetit, që do të thotë të kesh gliçeminësa më afër normales ose:

• Gliçemia esëll e përfshirë nga 80 – 100 mg/dl

• Gliçemia pas 2 orësh nga ngrënia e vaktit < 140 mg/dl

Është e mundur, gjithashtu, që të shmangen ndërlikimet kroniketë diabetit duke mbajtur këto vlera:

• Gliçemia esëll 80 – 120 mg/dl

• Gliçemia pas 2 orësh nga vakti 120 – 160 mg/dl

• HbA1c < a 7 %

Përveç kontrollit të glicemisë është nevojshme që tëkontrollohen e të korrigjohen:

• Tensioni Arterioz me qëllim që T.A të jetë < 130/85 mmgHg

• Kolesteroli total me qëllim që Colesteroli të jetë < a 200 mg/dl

• Trigliçeridi me qëllim që Trigliceridi të jetë < a 150 mg/dl

• Të ndërpritet pirja e duhanit

• Dieta

• Aktviteti fizik

Ndërlikime kronike Objektivat e kontrollit metabolik

Page 7: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Bazat mbi të cilat mbështetet mjekimi i diabetit,janë ushtrimet fizike dhe një ushqim i shëndetshëm. Ushtrimet fizike ditore (mjafton që të ecësh 30 minuta në ditëme hap të shpejtë) ndihmon në rënien e peshës, lejon që tëpakësohet gliçemia dhe tensioni arterioz, ndihmon edhezemrën.Ilaçet mund të ndihmojnë por nuk zëvëndësojnëefektin e dietës dhe të aktivitetit fizik.

Në diabetin mellito të tipit2, në momentin që verifikohet qëdieta dhe ushtrimet fizike nuk janëtë mjaftueshme, mjekimi do tëbëhet me hipoglicemizzanti ngagoja që ndihmojnë në zvogëlimin epërqëndrimit të glukozës në gjaknëpërmjet mekanizmave tëndryshëm: disa ngadalësojnë thithjen e karboidrateve nga organizmi(ngadalësojnë alfa glukozoidzën), të tjerëndihmojnë pankreasin që të prodhojëinsulinën (sulfonilure e glinidi) dhe disa tëtjerë zvogëlojnë rezistenzën e insulinës ngaqelizat (biguanidi). Në rast se ilaçethipoglicemizzanti (që ulin sasinë e sheqerit)nuk mjaftojnë për të mbajtur diabetin nënkontroll, pacientit i bëhet insulina.

Me fjalë të tjera, mjekimi nëdiabetin e tipit të dytë mundtë krahasohet me një“shkallë” që ka nevojë përnjë bazament mbi të cilinmund të mbështetet,bazamenti paraqitet ngadieta dhe ushtrimet fizike dhekëtu fillojmë të ngjitemi sipasnevojave metabolike tësubjektit, duke përdorurhipogliçemizanti nga goja si i vetmimjekim, në qoftë se akomanuk mjafton për të mbajtur një kontroll tëpërshtatshëm metabolik,përdoret mekimi nga goja,i kombinuar në të njëjtën

kohë me mjekimin me insulinë. Në njësituatë të veçantë, si në rastin esëmundjeve të shoqëruara metemperaturë, ndërhyrje kirurgjike, infart imiokardit etj.. edhe personat me diabet tëtipit 2 është e nevojshme që të ndëpritetmjekimi nga goja dhe të bëhet mjekimime insulinë, në momentin që vërtetohetkalimi i kësaj gjëndje kritike mund tëfillohet përsëri mjekimi nga goja; prandajkjo “shkallë” e mjekimit nuk shihetsi një proçedurë e pashmangëshmekundrejt përdorimit të insulinës porbrenda disa limiteve, sipas nevojavemetabolike dhe në bashkëpunim mesubjektin diabetik, mund të pëshkohetsi në ngjitje si në zbritje.

Në raste të tjera, në momentin qëparaqitet një ndërlikim në veshka,

në diabetin e tipit 2, do tëjetë e nevojëshme tëpërdoret në mënyrë tëp a s h m a n g ë s h m emjekimin me insulinë.

Në diabeting j a t ë

shtatzënësisë, nëmomentin që nuk është emjaftueshme dieta është

i nevojëshm mjekimime insulinë. Gjatë shtatëzënësisë nuk janë të këshillueshëmhipoglicemizzanti nga

goja.

1110

Në diabetin mellito të tipit 1, ku qelizat e pankreasit shkatrrohen nga mekanizmivetëmbrojtës, nuk prodhohet insulina dhe është enevojshme që pacienti ta marrë atë.

Terapia (Mjekimi)

DIETË

AKTIVITET FIZIK

INSULINË

Page 8: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Në qoftë se pasi të jetë injektuar insulina ose të jenë marrëilaçet hipoglicemizzanti dhe personi diabetik nuk ha vaktin,ha pak, ha më vonë, bën një sforcim të madh fizik, pi alkolme stomak bosh, mund të ndodh që zvogëlimi isheqerit në gjak të jetë shumë më poshtë sevlerat normale (është në HIPOGLICEMI me vlerëtë glicemisë < a 50 mg/dl).

Në të kundërt, në qoftë se nuk bëhet një mjekim ipërshtatshëm, nuk i kushtohet vëmëndje ushqimit, një rritjee sheqerit në gjak, në rast ngjarje të stërmundimëshme, sisëmundje (ndërhyrje kirurgjike...), mund të shfaqetHIPERGLICEMIA.

Këtu në vazhdim janë ilustruar shkurt këto dy gjëndje.

Kujdes kur keni:• djersitje të tepërt

• të dridhura

• rrahje të shpeshta të zemrës

• uri

• ligështi (debulesë)

• zbehtësi

• vështirësi përqëndrimi e mendimi

• errësim i shikimit

• ndërrim i humorit

• përgjumje e çrregullim mendor

Shkaqet• bërja e një sasie të tepërt insuline

• të ushqyerit e pakët

• vonesë në ngrënien e vaktit

• lodhje e madhe fizike

• alkoli/ilaçet

Çfarë duhet të bëshTë hash e të pish ushqime qëpërmbajnë sheqer, për shembull: 3zolette sheqeri ose gjysëm kanaçelimonate (arançatë o coca-cola) tëshoqëruara nga një panine, biskota,gjysëm ose një paketë kreker ose dyfeta buke të thekur.

E rëndësishmeNë qoftë se nuk arrini ta zgjonipersonin NUK duhet ti jepnilëngje sepse mund të mbytet,injektoni i.m (intra muscolo) 1ampulë glucagone.Njoftoni mjekun ose njëambulancë.

1312Nivel i ulët i sheqerit në gjak

Probleme që mund të ndeshen Hypoglicemia

Page 9: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Kujdes kur keni:• shtim të etjes

• shtimi i sasisë së urinës

• lodhje

• shqetësime

• rënie në peshë

• përqindje e lartë e chetoneve në urinë

Në diabetin mellito një ushqim i saktë është themelor, irëndësishëm. Një dietë e çrregullt bën të pamundurekuilibrin e përshtatshëm metabolik.

Para së gjithash është enevojshme që të sqarojmëkeqkuptimet në këtëfushë: të ndjekësh njëdietë nuk do të thotë që tinënshtrohesh një tortureduke ngrënë ushqime tëzbardhura e pa shije!!!!Është e mundur që të hashgjellë të shijshme dhe tëndryshme duke shmangurteprimet, por mbi të gjithaështë e nevojshme që subjektet diabetik tënjohin karakteristikat e ushqimeve.

Në fakt ekzistojnë tre tipe ushqimesh:

Karboidratet• sheqer i thjeshtë sheqer, mjaltë, marmelatë, karamele, ect.

• sheqer i përbërë bukë, makarona, oriz, patate, cous-cous e miell

Proteinat• shtazore peshk, mish

• bimore perimet

Yndyrërat• shtazore gjalpi, dhjam derri…

• bimore vaj ulliri, misri, luledielli, palme...

1514Nivel i lartë i sheqerit në gjak

Çfarë duhet të bëshAnalizën gliçemisë në gjak: në qoftëse ështëi lartë, këshillohuni memjekun tuaj.Analizë e urinës për trupat chetonici:në qoftë se pozitiv, këshillohuni memjekun tuaj. Shkoni në sptal.

Shkaqet• dozë e pamjaftueshme insuline

• nuk është bërë insulina

• gabime në dietë

• sëmundje

• stërmundim

• pak ushtrime fizike në krahasim me ato që bën zakonisht

HiperglicemiaUshqimi dhe diabeti,

rradhitja e ushqimeveSH

EQER

I

Page 10: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

1716Karboidratetjanë një burim i mirëenergjie (1g = 4 Kcal) dhekarboidratet e përbëra paraqesinelementët bazë të një diete të saktë.Në patollogjinë diabetike mënjanohenkarboidratet e thjeshta ose sheqeri,mjalti, marmelata, tortat, ëmbëlsirat,akulloret, budingu, karamelet ….. qëthithen shpejtë nga zorrët dhe arrijnëshpejt qarkullimin e gjakut dukeprovokuar hipergliçeminë. Prandajprivilegjohen karboidratet e përbëraqë thithen më ngadalë duke moslejuar ngritje të menjëherëshme tëhipergliçemisë.

Proteinat janë “tullat” qëorganizmi ynë përdor për të përtërirëmuskujt, kockat dhe indet e tjera, nukpërdoren për qëllime energjitike,kjo ndodh vetëm në rasteurgjente (1 g = 4 Kcal).Një dietë e saktë duhet tëpërmbajë:- proteina shtazore

(mish e peshk)- proteina bimore

(perime)

Është e rëndësishme të dish që shumë nga ushqimet qëkonsumohen normalisht janë ushqime të “përziera”. Disa shembuj:- qumështi përmban sheqer dhe yndyrë- djathërat përmbajnë proteina por dhe shumë yndyrëra- frutat e freskëta përmbajnë fije (fibra) por dhe sheqerëra të thjeshta- ëmbëlsirat përmbajnë shumë sheqerëra e shumë yndyrëra- perimet përmbajnë sheqerëra të përbërë por dhe proteina e fibra

Në përfundim KUJTO:

• Një diabetik mund të hajë çdogjë duke u shmangur sheqerërate thjeshta me përjashtim tëfrutave (me masë)

• bukë, makarona, oriz, patate,pulendër mund të konsumohensipas rregullës “një tipkarboidrati për çdo vakt dhe ishoqërur gjithmonë meperime që përmbajnë fibra tëcilat zvogëlojnë thithjen”

• të gjithë ushqimet konsumohenme masë duke respektuar hiset erregullta

• një dietë e ekuilibruar duhet të përmbajë:- një sasi të madhe perimesh (fibra)- një sasi të madhe karboidratesh të përbëra ose që thithen ngadalë

(ose bukë ose makarona ose oriz o pulendër)- një sasi të kënaqshme proteinash peshk, mish, perime)- një sasi shumë të vogël yndyrnash

• Alcoli nuk është një ushqim dhe pse çliron 7 Kcal per grammo; kjo është“energji boshe” pa asnjë dobi për trupin, përkundrazi lejon grumbullimin eyndyrërave.

Yndyrërat janë një burim ifuqishëm energjie edhe pse në peshë tëbarabartë, të shëndoshin dhe të japinmë shumë kalori se sheqerërat dheproteinat (1 g = 9 Kcal). Yndyrërat nukkonsumohen plotësisht dhe lënë skorrjenë formën e trupave chetonic.Yndyrërat e tepërtagrumbullohen tekindet yndyrore(adiposo) dhe në gjaknë formën e trigliceridite të kolesterolit.Rritja e kolesterolit në gjak bën që tëgrumbullohet yndyra tek arteriet dhe kjogjë duhet të shmanget sepse në këtëmënyrë mbrohemi nga zhvillimi iaterosklerozës.

Fijet (fibre) janë të pranishmetek bimorët, perimet dhe tek drithërate plota.

Janë të dobishmesepse ngadalësojnëthithjen e sheqerëravedhe të yndyrërave.

Page 11: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

1918

Qumështi dhe produktet e tijKëshillohet përdorimi i qumështit të skremuar dhe i kositpa yndyrë.

DjathiVetëm një herë në javë. Këshillohet përdorimi i djathërave me pak yndyrë, jo tëfermentuar (si yocca, gjiza, mozzarella).

VezëtPërdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm por nuk duhet tikalojë 2 vezë në javë, mundësisht të gatuara surbull, të ziera,po të paraqitet nevoja edhe të skuqura por duke pasur kujdesnë gjërat e tjera që përdoren (që i hidhen) gjatë fërgimit.

SallmeriVetëm një herë në javë.Mund të përdoren vetëm proshutë crudo e cotto (pa pjesëne dhjamit) dhe bresaula.

PeshkuTë paktën 3 herë në javë.I freskët o frigoriferi (i ngrirë) është një ushqim i shkëlqyer, ipasur me proteina.Këshillohet që të gatuhet në skarë, i zier ose në furrë, mepërjashtim të molusqeve, salmonit, ngjalës, peshkut në kuti(bëhet përjashtim për tonin, mjafton që të kullohet mirë vaji).Përveç proteinave, peshku përmban yndyrëra poliinsaturiqë ndihmojnë në pakësimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

MishiJo më shumë se 2-3 herë në javë.Viçi, pule, gjeldeti, lepur, derri pa dhjam, kali.Këshillohet që të gatuhet në skarë, i zier ose në furrë, jo ifërguar.

BrumratOrizi, makaronat, buka, pulendra, patatet janë ushqime tëpasura me sheqer, përdorimi i tyre duhet të jetë pra ikontrolluar dhe nuk duhet të përdoren dy tipe në një vakt

(p.sh. ose bukën ose makaronat, jo që tëdyja). Është e pranueshme buka ezakonshme ose buka e zezë, jo fetat ethekura ose galetat(kreker).

Patatet duhet të përdoren sa më pak të jetë e mundursepse nxisin rritjen e shpejtë të glicemisë.

ZarzavatetetTë gjitha perimet mund të konsumohen lirisht gjatë ditës.Kujtohuni që patatet nuk bëjnë pjesë tek zarzavatet porjanë karboidrate.

PerimetPerimet (groshët, bizelet, thierrzat, bathët, qiqërrat) mund tëpërdoren në vënd të bukës ose makaronave.

Zgjedhja e ushqimeve

Page 12: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

2120• Kontrollo peshën e trupit dhe mizurën e

belit (maksimumi 88 cm tek gratë dhe 102 cmtek burrat) që trergon shkallën egrumbullimit të yndyrërave nëbrendësi, pra unanimisht i njohur sifaktori kryesor i rrezikut tësëmundjeve kardiovascolare, ështëhapi i parë për të kuruar diabetin. Pra, kush është në mbipeshë duhet tëzbatojë një program të përshtatshëm, përnjë ushqim të ekuilibruar, i kontrolluar në sasidhe në cilësi.

• Shmang të gjitha ëmbëlsirat duke përfshirë dhe “ëmbëlsirat përdiabetikët”, sepse dhe këto përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrë.

• Të marrësh vetëm një tip karboidrati të përbërë në vakt.

• Zarzavate çdo ditë, çdo vakt.

• Mish (tul) 2–3 herë në javë.

• Peshk të paktën 3 herë në javë.

• Djath jo më shumë se 1 herë në javë.

• Fruta të freskëta 2 herë në ditë.

• Përdor vaj ulliri për ti dhënë shije ushqimit, me sasi të kufizuar.

• Të pish ujë sipas dëshirës; lejohet gjysëm gote verë në vakt por kujto qëvera, birra, tretësit, aperitivët, të hidhurat përmbajnë shumë kalori dhe nukqetësojnë urinë.

• Mos pi kurrë alkol me stomak bosh.

• Të hash disa vakte gjatë ditës (duke kujtuar që të mos kalosh sasinëkalorike ditore): mëngjesin, pas mëngjesit, drekën, pasdite, darkë, dhe diçkapara se të shtrihesh në darkë, duke kontrolluar sasinë e hiseve; kjo gjë lejonqë të paksohet uria e papritur dhe përmirëson gliçeminë.

• Është i rëndësishëm një aktivitet fizik ditor; një shëtitje, një xhiro me biçikletë.Është e rëndësishme që të bësh një aktivitet fizik çdo ditë, të paktën 30 minuta.

Disa rregulla që duhen kujtuar

FrutatJo më shumë se dy fruta në ditë. Lejohen të gjitha frutat e freskëta të stinës, më mirë në qoftëse konsumohen të freskëta, nëse është e mundur, me lëkurë. Këshillohet që të shmangen bananet, hurmat, fiqt, rrushi,gështenjat si dhe frutat e thata ose me shërbet(kompostot).

ËmbëlsiratMjalti, çokollatat, tortat, biskotat, akulloret, karamelet,kremërat nuk mund të përdoren.Për të zëvëndësuar sheqerin mund të përdoret l’aspartame(në shtatëzani nuk këshillohet që të përdoret l’aspartamedhe sakarina).

PijetNuk lejohen birra, pijet alkolike, vera (lejohet të pish pak),lëngjet e frutave të paketuara, aperitivët, pijet freskuese mesheqer. Uji natyral o mineral mund të pihet sipas dëshirësgjatë ditës.

Vaji për të gatuarKëshillohet përdorimi i vajit të ullirit (extravergine di oliva), memasë.

Të ndryshmeLejohet përdorimi i aromave natyrale (borziloku, sherebela,rozmarina) majdanozi, të rregjurat në uthull, erëza.Nuk duhet të përdoren mustardat e frutave, majonezi.

Page 13: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

22

PrenotimetPrenotimet e vizitave diabetollogjike (ambulatori i Lonigos), endokrinollogjike,për ekografinë e tiroides me ekocolor doppler dhe për të marrë ose përtëritjen epatentës për subjektin diabetik merren tek CUP (Qëndra e Vetme e prenotimit)duke u paraqitur drejtpërdrejt në sportelin me recetën e mjekut kurues nga ora7,45 deri në orën 13,00 dhe nga ora 14,00 deri në orën 17,30, ose duketelefonuar nga ora 8,00 deri në orën 17,00 (orar i vazhdueshëm) nga e Hëna deritë Premten në n° e gjelbërt 800212525.

Prenotimet për vizitat e para diabetollogjike (në ambulatorin di MontecchioMaggiore e të Valdagnos) merren drejtpërdrejt nga personeli i Njësisë operativenga e Hëna deri të Premten nga ora 8,00 deri në orën 13,00 dhe nga ora 13,30deri në orë 15,30 ose duke telefonuar në numrin 0444 708124 MontecchioMaggiore, 0445 423329 Valdagno.

Prenotimet për vizitat e kontrollit diabetollogjik dhee për gjilpërënthithëse tëtiroides ekoudhëzuese, merren drejtpëdrejt nga personeli i Njësisë operative nëpëfundim të vizitës specialistike.

Visita e parë Infermierja kujdeset për pritjen, plotëson kartelën dhekujdeset gjithashtu dokumentat shëndetësore dhe i dërgontek specialisti i këtij Shërbimi që duke bërë vizitën eprogramuar, kryen kontrollin follow-up, komplikimet dhemjekimin në këtë rast.

Kontrolli Këto vizita bëhen, përveç rasteve të veçanta, çdo 2-3 muajpër diabetin e tipit 1dhe çdo 4 muaj o sipas protokollit qëpërshtatet me atë të mjekut kurues për diabetin e tipit 2, nërastin e sëmundjeve ndryshon mbi kërkesën e mjekut kuruespër patollogjitë endokrine të ndryshme nga diabeti.

Urgjenzat Subjektet me kërkesën urgjente të mjekut kurues, mund tëparaqiten në këtë qënder pasi të kenë kaluar në ProntoSoccorso (Urgjenzë).

23karta e shërbimeveKarta e Shërbimeve

DEPARTIMENTI I MJEKËVE TË ARZIGNANOS Drejtor Dott. Massimo Cigolini

të U.O.S. së Departimentevetë Diabetollogjisë dhe EndocrinollogjisëDrejtoreshë Doktoreshë Simonetta Lombardi

Njësia Operative Departimentit të Diabetollogjisë dhe Endokrinollogjisë sigurondiagnozën dhe mjekimin e sëmundjes së diabetit dhe komplikacioneve të saj,sëmundjeve metabolike dhe të sëmundjeve endokrine.Është e angazhuar edhe në sigurimin e aktivitetit njoftues, edukues eparandalimit në lidhje me sëmundjet metabolike dhe endokrine.Veprimtaria e Njësisë Operative është i orientuar në bashkëpunim memjekun e përgjithshëm.

Obiektivat e Njësisë Operative janë sigurojnë:• cilësinë teknike të shërbime• cilësi organizative• të drejtat dhe kënaqësinë e pacientëve dhe të operatorëve• përdorimin e mirë të burimeve.

Strukturat dhe organzimit të Njësisë OperativeNjësia Operative e Departimentit të Diabetollogjisë dhe Endokrinollogjisë ështëpjesë përbërëse e Departimentit të Mjeksisë. Ajo vepron mbi të gjithë territorin eULSS 5 dhe ka selinë qendrore të saj pranë Spitalit të Montecchio Maggiore,selitë e tjera të saj ndodhen pranë Spitalit të Valdagnos e Lonigos.

Njësia operative është e hapur për pacientët:

• në Montecchio Maggiorenga e Hëna deri të Premten nga ora 8,00 deri në orën 13,00 dhe nga ora 13,30 deri në orën 16,00

• në Valdagnotë Hënën e të Enjten nga ora 8,00 deri në orën 13,00 dhe nga ora 13,30 deri në orën 16,00; të Martën e të Premten nga ora 8,00 deri në orën13,00

• në Lonigotë Martën nga ora 8,00 deri në orën 13,30

Page 14: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Hyrja dhe shërbimetPacientët që hyjnë në NjësinëOperative për herë të parë priten ngainfermierja që pasi ka plotësuarpraktikat administrative, me plotësimine pjesës së kartelës në të cilënshkruhen të dhënat e gjëndjes civile,pacienti i nënshtrohet vizitësinfermieristike që parashikon matjene gjatësisë, e peshës, çirkonferencëssë barkut, tensionit, kujdeset përdokumentat (për diabetollogjinë el’endokrinollogjinë). Më pas pacientidërgohet tek mjeku i Njësisë Operativpër tu nënshtruar vizitës specialistikedhe seancës individuale të edukimitdietetik e kurues.

Kontrollet e tjera përcaktohen ngaspecialisti e/o nga mjeku kurues nëbazë të ekuilibrit glikometabolik (përsai përket sëmundjeve diabetike), përsëmundjet endokrine përcaktohen ngamjeku kurues, sipas një paracaktimifollow-up të kryer nga specialistët esëmundjeve endokrine. Visitainfermieristike është e njëjtë me vizitë ehyrjes, me kërkesën e specialistitbëhet testi i glukagone ose glukotest.

Për sëmundjet diabetike programohenseanza të edukimit mjekues në grupetë vogla që drejtohen nga ekipi mjek-infermier, mbi një ushqim të saktë, mbi

dhënien e insulinës, Mbi mbiautokontrollin e gliçemisë në shtëpi,mbi përdorimin e saktë tërefletometrave e mbi higjenën ekëmbëve.

Një herë në vit programohet: njëkontroll i syve, un elektrokardiogramë,test di Winsor (që bëhen nga specialisttë diabetollogjisë-endokrinollogjisë),una elektromiografia (në rastsimptomash ose shenjashpatollogjike), një ekodoppler arterioz tëTSA e të gjymtyrëve të poshtëme (nërast simptomash ose shenjashpatollogjike).NjëI veprimtari tjetër që zhvillon NjësiaOperative është lëshimi ose përtëritja epatentës (pë subjektet diabetik të tipitA e B), ambulatori i urgjencës në tëcilin hyjnë subjektet në kushtemetabolike të paqëndrueshme qëkanë nevojë për një mjekim intensiv,me qëllim që të shmangen shtrimet jotë domosdoshme në spital.

Veprimtaritë endokrinollogjike,përveç vizitës specialistikeendokrinollogjike, parashikon nëpjesën e saj të diagnostikimit, bërjen enjë ekografie të tiroide e të paratiroidescon ekocolordoppler integrativ el’agoaspirato ekoudhëzues.

Veprimtaria e Shërbimit të Diabetollogjisë e të Endokrinollogjsë

Shërbimi i Diabetollogjisë

Ambulatori diabetollogjik

Ambulatori për diagnozën dhe kurimin e këmbëve diabetike

Ambulatori për diabetin në shtatëzani

Ambulatori për diagnozën dhe trajtimin e dislipidemie

Ambulatori për lëshimini/përtëritjen e patentës të subjektit diabetik

Veprimtari edukuese shëndetësoreindividuale dhe me grupe të vogla

Shërbimi i Endokrinollogjisë

Ambulatori Endokrinollogjisë

Ambulatori i Ekografive të tiroides e të paratiroides

Ambulatori agoaspirati të tiroides e të paratiroides të ekoudhëzuara

Çdo pacient në përfundim të vizitësmerr një letër pë mjekun kurues. Çdo e dhënë vendoset në një kartelëklinike të posaçme që ruhet në arkiv.

24karta e shërbimeve

25karta e shërbimeve

Konsultim me telefonPersoneli i Shërbimit mund tëkontaktohet nëpëmjet telefonit përkëshilla klinike ose rregullim të mjekimitlnga e Hëna deri të Premten nga ora 8,00deri në orën 13,00 dhe nga ora 13,30deri në orën 15,30 në numrat që vijojnë:• Montecchio Maggiore 0444 708124• Valdagno 0445 423329

PersoneliMjeku përgjegjës Doktoresha Simonetta LombardiMjekëtDoktoresha Sandra AgusDoktoresha Cristina ZamboniKordinator infermieristiFausto Cavaliere

Selia e Montecchio MaggioreInfermier të dedikuarSabrina CozzaFederica MariniOssDanai Zuin (punonjës social -shëndetësor)

Selia e Valdagnos Infermier të dedikuarRaffaella Parolin Elena Urbani Wilma Massariol

Selia e LonigosInfermier poliambulatorEliana Vajente (kordinatore infermieristike)Vania Gorgonzola Mariangela BiancoSonia ZecchinatoOss poliambulatorSilvana Magrin (punonjës social - shëndetësor)

Page 15: DIABETI MELLITO...DIABETI MELLITO: udhëzime për një administrim të drejtë Karta e Shërbimeve të U.O.S. së Departimenteve të Diabetollogjisë dhe Endocrinollogjisë Pjesa 1

Azienda Ulss5 Ovest Vicentino - Dipartimento Area Medica Arzignano

10/2

006

Pubblicazione a cura della Dott.ssa Simonetta Lombardi

Responsabile dell’U.O.S. Dipartimentale di Diabetologia ed Endocrinologia

Dipartimento Area Medica Arzignano Azienda Ulss 5 Ovest Vicentino

Falenderojmë për bashkëpunimin:Sabrina Cozza,

infermiere e referuar për Edukimin Shëndetësor,dhe të gjithë personelit të U.O.S të Departimenteve

të Diabetollogjisë dhe Endokrinollogjisë

U.O.C. Amnore Foshnjore: Shërbimi i Nxitjes së Edukimit Shëndetësor

Dr. Venceslao AmbrosiniAsistente Shëndetësore: Monica Menti

Shërbimi i ndërmjetësisë Kulturore (Mediazione Culturale)

Dr. Mauro GonzoDoktoresha Roberta Zordan

Edukatore Profesionale: Clara Tibaldo

Ndërmjetëset Kulturore Safiatu Ballo, Minerva Horvath

Marina Grulovic, Anila Pina, Monisha KumarBanu Nur Mousume, Leila Zougui