Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · llojet e diabetit • diabeti i tipit 1...

12
Çfarë është diabeti SHKAQET DHE PASOJAT Che cos’è il Diabete (LINGUA ALBANESE) (Gjuha shqip)

Upload: others

Post on 09-Oct-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Çfarë është diabetiSHKAQET DHE PASOJAT

Che cos’è il Diabete(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Page 2: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Çfarë është diabeti

DIABETI MELIT është një sëmundje që shpesh zgjat tërë jetën.

• Në Itali gjenden 3 milionë e gjysmë persona me diabet, të cilëve iu duhet shtuar pothuajse 1 milion e gjysmë persona në të njëjtën gjendje por që ende nuk e dinë.

ME FJALË TË THJESHTA, JE ME DIABET KUR NË GJAK QARKULLON TEPËR SHEQER ( (GLUKOZË, PRA GLICEMIA).

• Glukoza është një burim i rëndësishëm dhe i nevojshëm energjie për gjithë organizmin. Është kaq e nevojshme saqë prodhohet në mënyrë natyrore nga trupi ynë, edhe pse pjesa më e madhe vjen nga ushqimet që hamë.

Diabeti dhe akumulimi përkatës i sheqerit në gjak, mund të krahasohet me situatën në të cilën gjendet një lumë i fryrë me ujë dhe ushqim (sheqeri) që nuk është në gjendje të arrijë në destinacion (tek bimët etj). Kjo sepse portat e futjes nëpër fusha janë të prishura, sikurse në rastin e diabetit glukoza nuk mund të hyjë rregullisht në qeliza për shkak të një veprimi të dëmtuar të insulinës.

Page 3: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

GLICEMIA RREGULLOHET NGA INSULINA, NJË HORMON I LËSHUAR NGA QELIZAT E PANKREASIT.

• Insulina është në gjendje ta bëjë të hyjë glukozën në qelizat e muskulit, mëlçisë, dhe indit dhjamor.

• Nëse insulina është e pamjaftueshme, glukoza grumbullohet në gjak dhe lind diabeti.

Barnat, por mbi të gjitha një mënyrë e duhur jetese, bëjnë të mundur të arrihen vlera “të pastra” gjaku që garantojnë një funksionim të mirë të të gjithë metabolizmit dhe bëjnë të mundur parandalimin e dëmeve të organeve për një kohë të gjatë.

Pa ushqim nga lumi brigjet vuajnë, ndërsa gjithçka rimëkëmbet nëse arrin ujë dhe ushqim. Kështu ndodh edhe në organizmin tonë që vuan nëse glicemia është e lartë, por mund ta përmirësojë gjendjen e tij shëndetësore falë mjekimeve të përshtatshme.

Page 4: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Llojet e Diabetit

• DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën në pankreas (qelizat beta). Ky lloj diabeti mjekohet gjithmonë me injeksione insuline për të mbajtur nën kontroll gliceminë.

• Ndërsa në DIABETIN E TIPIT 2 , trupi yt është rezistent ndaj efektit të insulinës, e cila, për më tepër, prodhohet nga pankreasi yt në sasi të pamjaftueshme. Ky lloj diabeti mjekohet me një dietë të ekuilibruar, ushtrim fizik dhe duke reduktuar peshën e tepërt. Mjekimi bazohet edhe në përdorimin e barnave dhe, nëse është e nevojshme, të insulinës. Çrregullimet që shoqërojnë diabetin janë të pranishme veçanërisht në diabetin e tipit 1 dhe shfaqen papritmas. Në të kundërt, në diabetin e tipit 2 këto shqetësime nuk janë të pranishme apo janë të rralla dhe sëmundja shfaqet ngadalë, përgjatë shumë viteve. Në fakt, diabeti i tipit 2 shpesh zbulohet në mënyrë të rastësishme.

Ekzistojnë edhe forma të tjera diabeti:

• DIABETI GESTACIONAL (shoqëron shtatzëninë). Disa më të rralla janë:

• DIABETI GJENETIK;

• DIABETI I SHKAKTUAR NGA DISA BARNA (kortizonikë, për shembull);

• DIABETI I SHKAKTUAR NGA DISA SËMUNDJE TË PANKREASIT.

Page 5: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Si shfaqet diabeti

Këto çrregullime janë të pranishme mbi të gjitha në diabetin e tipit 1 dhe shfaqen papritmas.

Simptomat e diabetit janë rezultat i tepricës së glukozës (glicemi e lartë). Çrregullimet më të rëndësishme në rastin e diabetit mund të jenë:

URINIM I SHPESHTË

LODHJE

SHTIM I ETJES

DOBËSIM

ÇRREGULLIME TË TË PARIT

Në të kundërt, në diabetin e tipit 2 këto shqetësime nuk janë të pranishme apo janë të rralla dhe sëmundja shfaqet ngadalë, përgjatë shumë viteve. Në fakt, diabeti i tipit 2 shpesh zbulohet në mënyrë të rastësishme.

Page 6: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Disa faktorë mund të favorizojnë fillimin e diabetit të tipit 2, në veçanti:

Pra, diabeti i tipit 2 varet si nga shkaqe të jashtme (të ushqyerit e gabuar, ushtrim fizik i pakët), ashtu edhe nga faktorë të brendshëm të organizmit (predispozita gjenetike).

Faktorët e rrezikut për diabetin e tipit 2

MBIPESHA

MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK

MOSHA

ANAMNEZA FAMILJARE raste me diabet të tipit 2 në familje

TENSIONI I LARTË

SHTATZËNIA nëse ka pasur diabet gjatë shtatzënisë

ETNIA Kanë një rrezik më të lartë për diabetin e tipit 2 personat që i përkasin grupeve të caktuara etnike (aziatikët, vendasit amerikanoveriorë, popullsitë e Amerikës Qendrore dhe asaj të Jugut, të gadishullit indian, vendasit e ishujve të Paqësorit, afro-amerikanët)

Gjithsesi, në qoftë se ndërhyhet me faktorët që lidhen me mënyrën e jetesës, diabeti i tipit 2 mund të shmanget ose të largohet në kohë.

Page 7: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Diabeti, për shkak të glicemisë së çrregulluar, mund të dëmtojë trupin tonë. Zemra, veshkat, qarkullimi i gjakut në trurit dhe në këmbë, sikur-se dhe sytë, mund të pësojnë dëme apo keqfunksionim për shkak të teprisë së glukozës.

Mjekimi i diabetit duhet të përpiqet të mbajë nën kontroll gliceminë, sikurse duhet të përfshijë kontrollin e gjithë atyre faktorëve që mund të dëmtojnë trupin tonë.

• Përveç mbajtjes nën kontroll të glicemisë, duhet të mos pihet duhan, të kontrollohet tensioni i gjakut dhe koleste-roli. Mjeku do të të ndihmojë në këtë.

Të kesh një stil të duhur jetese është gjëja më e mirë sepse fitohen shprehi të një sjelljeje të mirë, që me kalimin e kohës do të shndërrohen në një investim mbi shëndetin e vet.

Një mjekim i vëmendshëm mund të kufizojë dëmet e diabetit. Në të njëjtën kohë, do të jetë e nevojshme t’i nënshtrohesh kontrolleve periodike p.sh të zemrës, syve dhe këmbëve.

Pse është e nevojshme të mbahet nën kontroll diabeti?

Page 8: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Si i bëhet për të kuptuar nëse diabeti ecën mirë?

Një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin është matja e një substance të lidhur me glukozën, pra hemoglobina e glikoziluar (HbA1c).

HbA1c-ja të thotë se si është mesatarja e glicemive gjatë 2-3 muajve të fundit dhe është parametri që jep ecurinë “e ndotjes nga sheqeri” të “lumit” tonë.

Page 9: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Edhe kontrolli i glicemisë me një pikë gjaku në shirita me anë të një GLUKOMETRI (pajisje për matjen e glicemisë në shtëpi) është shumë e rëndësishme, sepse tregon se si ndryshon glicemia gjatë ditës dhe pastaj jep mundësinë të personalizohet mjekimi, të përballen urgjencat dhe/ose situatat e veçanta.

Sigurisht kontrolli i glicemisë duhet kryer në bazë kriteresh, kohësh dhe mënyrash të

bashkërenditura me mjekun tënd.

Page 10: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Po japim disa të dhëna ...... për të kryer diagnozën e diabetit.

Glicemia në personat pa diabet duhet të jetë nën 100 mg/dl në gjendje esëll dhe hemoglobina e glikoziluar nën 42 mmol/mol (6%).

Kur, për të paktën dy herë, glicemia në gjendje esëll tejkalon 126 mg/dl, ose hemoglobina e glikoziluar është mbi 48 mmol/mol (6.5%) kemi të bëjmë me diabet.

GLICEMIA NË GJENDJE ESËLL

mg/dl

mg/dl

mg/dl

mg/dl

mbi 126 mg/dl nëse konfirmohet kemi të bëjmë me diabet

100-126 mg/dl Glicemia e çrregulluar, duhet kontrolluar

70 - 100 mg/dl Glicemia normale

më e vogël se 70 mg/dl Hipoglicemia: në personat me diabet, veçanërisht në të moshuar, një glicemi tepër e ulët mund të jetë e dëmshme.

GLICEMIA KUR NUK JE ESËLL:

edhe kur kihet ndonjëherë një glicemi shumë e lartë (mbi 200 mg/dl), nëse shoqërohet me simptoma, flitet për diabet.

Shoqata Amerikane e Diabetit. Standardet e kujdesit mjekësor në Diabeti 2012. Kujdesi për diabetin 2012; 35 (shtojcë 1)

Page 11: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

Po japim disa të dhëna ...... për të kontrolluar mirë diabetin.

Glicemia në personat pa diabet duhet të jetë nën 100 mg/dl në gjendje esëll dhe hemoglobina e glikoziluar nën 42 mmol/mol (6%).

Kur, për të paktën dy herë, glicemia në gjendje esëll tejkalon 126 mg/dl, ose hemoglobina e glikoziluar është mbi 48 mmol/mol (6.5%) kemi të bëjmë me diabet.

HEMOGLOBINA E GLIKOZILUAR (HbA1c)

Mënyra më e besueshme për të kuptuar nëse diabeti yt është i kontrol-luar mirë është matja periodike e HbA1c-së.

Vlera e hemoglobinës glikoziluar (HbA1c) mund të shprehet në dy mënyra: % ose mmol/mol (nën tabelën e krahasimit).

Vlerat e pranueshme të glicemisë në personin me diabet: glicemia në gjendje esëll - nga 70 deri në 130 mg/dl;

2 orë pas vaktit - më e vogël se 180 mg/dl

% 4,0 5,0 6,0 6,5 7,0 7,5 8,0 9,0 10,0

mmol/mol 20 31 42 48 53 59 64 75 86

mg/dl

mg/dl

mg/dl

mg/dl

më e vogël se 53 mmol/mol (7%)

Diabet i kontrolluar mirë.

53-64 mmol/mol (7-8%)

Diabet i kontrolluar në mënyrë të pamjaftueshme.

64-75 mmol/mol (8-9%)

Diabet i pakontrolluar.

më e madhe se 75 mmol/mol (9%)

Diabet me kontroll të keq.

Shoqata Amerikane e Diabetit. Standardet e kujdesit mjekësor në Diabeti 2012. Kujdesi për diabetin 2012; 35 (shtojcë 1)

Page 12: Çfarë është diabeti - areapubblica.lillysalute.it · Llojet e Diabetit • DIABETI I TIPIT 1 shkaktohet nga humbja ose keqfunksionimi i disa qelizave që prodhojnë insulinën

ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET

L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA

Diabeti dhe situata të veçanta

Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Komplikacionet

PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM

Le complicanze

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Hipoglicemia

SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?

L’ipoglicemia

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Çfarë është

diabeti

SHKAQET DHE PASOJAT

Che cos’è il Diabete

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën

www.lillydiabete.it

Në dispozicion edhe në gjuhët:

Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në

hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30

Diabeti dhe situata të veçanta

Mënyra e duhur e jetesës

ABC-ja e insulinës

Çfarë është diabeti

Hipoglicemia

Komplikimet

Anglisht Frëngjisht Spanjisht

KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht

Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian

800-117678

E dr

ejtë

aut

ori ©

201

2, E

li Li

lly It

alia

SpA

gjith

a të

dre

jtat t

ë re

zerv

uara

.IT

DB

T002

55k