ekskluzive / raporti sekret af qe 4 dsik: artur malaj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac...

16
Cyan magenta yellow black DSIK: ARTUR MALAJ KORRUPSION ME GJYQTAREN KLODIANA GJYZARI ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 288 (2501) E MËRKURË, 05-12-2018 www.shqiptarja.com FAQE 2-3 UNAZA E MADHE TENSION NE LAPRAKE, SHEMBET BANESA E ISH ZYRTARIT TE KOHES SE PD Dita e 31-të / Banorët e “Astirit” bllokojnë sërish për 2 orë rrugën. IMT vazhdon punë me prishjen e ndërtesave FAQE 6-7 VIZITA Në KROACI “ZONJAT Që BëJNë SHQIPëRINë” INTERVISTA PëR REPORT TV AUDIOPëRGJIMI I SAJUAR Rama: Presim nga BE çeljen e negociatave në qershor 2019 Vasilika Tafa: Nëse do t’i bësh njerëzit të lumtur, bëji të lexojnë libra Ardit Bido: Thimio Loli antishqiptar, pjesë e bandave që dëbuan çamët “Babalja”, Alizoti dhe gazetari Olldashi, në Apel për rrëzimin e masave FAQE 4 FAQE 12-13 FAQE 10 FAQE 8 nga Flora Nikolla & Dhurata Hamzai EKSKLUZIVE / RAPORTI SEKRET Raporti i shërbimeve sekrete: Gjyqtari Malaj merr para për vendimet, më pas i investon në ndërtim. KPK: Raporti i pasaktë, gjyqtari konfirmohet në detyrë. ONM: Të shkarkohet nga detyra PROKURORI I APELIT Në TIRANë BLEU DYQAN 132 M² ME PARATë E FITUARA Në LLOTO nga Adriatik Doçi

Upload: others

Post on 24-Mar-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

Cyan magenta yellow black

DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon

Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 288 (2501) e mërkurë, 05-12-2018 www.shqiptarja.com

► FAqe 2-3

unAzA e MADhe

Tension ne Laprake, shembeT banesa e ish zyrTariT Te kohes se pDDita e 31-të / Banorët e “Astirit” bllokojnë sërish për 2 orë rrugën. IMT vazhdon punë me prishjen e ndërtesave

► FAqe 6-7

VIzItA në KroAcI

“zonjAt që bëjnë ShqIpërInë”

InterVIStA për report tV

AuDIopërgjIMI I SAjuAr

rama: presim nga be çeljen e negociatave në qershor 2019

Vasilika Tafa: Nëse do t’i bësh njerëzit të lumtur, bëji të lexojnë libra

ardit bido: Thimio Loli antishqiptar, pjesë e bandave që dëbuan çamët

“babalja”, Alizoti dhe gazetari olldashi, në Apel për rrëzimin e masave

► FAqe 4

► FAqe 12-13

► FAqe 10

► FAqe 8

nga Flora Nikolla & Dhurata Hamzai

eKSKluzIVe / rAportI SeKret

Raporti i shërbimeve sekrete: Gjyqtari Malaj

merr para për vendimet, më pas i investon në ndërtim.

KPK: Raporti i pasaktë, gjyqtari konfirmohet

në detyrë. ONM: Të shkarkohet nga detyra

proKurorI I ApelIt në tIrAnë bleu DyqAn 132 M² Me

pArAtë e FItuArA në lloto nga Adriatik Doçi

Page 2: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

2 E mërkurë, 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.comRapoRti sekRet

adriatik Doçi Tirane

Ekskluzive

Arsyetimi i Komisionit Pavarur të Kualifikimit

për raportin e DSIK

raporti

Bazuar në informacionet e këtyre institucioneve, Raporti evidenton dhe konstaton papërshtatshmërinë

për vazhdimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit, z. Artur H. Malaj. Të dhënat që referohen në këtë Raport për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Malaj, disponojnë informacion që nuk cenojnë sigurinë e burimit, prej të cilave ngrihen dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në veprimtari të kundërligjshme, kryesisht atë të korrupsionit për shkak të funksionit dhe për implikimin e tij në kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Raporti i Grupit të Punës së DSIK-së (informacioni që përmbante) iu nënshtrua një hetimi administrativ të thelluar, i cili konsis-tonte në verifikimin e rrethanave që merren parasysh në konstatim, si dhe rrethanave lehtësuese, të rrjedhura nga informacioni që kishte marrë Grupi i Punës dhe kishin çuar në konstatimin e papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës, si dhe vërtetësisë së ngjarjeve konkrete, me qëllim gjetjen e provave, për realizimin e një procesi të rregullt ligjor. Nga eviden-timet e bëra në Raportin mbi pastërtinë e figurës, trupi gjykues ka bërë një hetim të thelluar administrativ në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës. Për të krijuar bindjen, Komisioni i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për të marrë dosjet gjyqësore të cituara si raste korruptive në raportin e DSIK-së dhe ka bërë një analizë të plotë profesionale (interpretim/opinion ligjor) të tyre. Nga hetimi në tërësi lidhur me raportin e DSIK-së, Komisioni konstatoi se informacioni i përcjellë nuk përmban elementet e parashikuara nga neni 38 i ligjit nr. 84/2016 dhe ai konsiderohet i paplotë. Informacioni në çdo rast duhet të jetë i bazuar mbi prova të sakta, kjo është edhe fryma e ligjit për krijimin e Grupit të Punës. Nëse Grupi i Punës nuk do të bëjë një verifikim të plotë, atëherë ai rrezikon të nxjerrë përfundime të gabuara dhe të rëndojë pozitën e subjekteve të rivlerësimit. Në këtë rast, Grupi i Punës nuk ka kryer verifikime të mëtejshme, duke arritur në konkluzion vetëm mbi bazën e informacionit të paverifikuar. Në këto kushte, duke analizuar raportin e ardhur nga DSIK-ja dhe organet ligjzbatuese, duke bërë një studim të thelluar të tyre, duke administruar provat e tjera në lidhje me çështjen, Komisioni çmon se informacioni mbi të cilin ka ardhur rekomandimi i DSIK-së rezulton i pasaktë dhe i pabazuar në prova dhe fakte, për pasojë subjekti i rivlerësimit, z. Artur Malaj, konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”.

DSiK: artur Malaj korrupsion me gjyqtaren

Klodiana GjyzariShërbimet sekrete: Gjyqtari Malaj merr para

për vendimet. KPK: Raporti i pasaktë, gjyqtari konfirmohet në detyrë. ONM: Të shkarkohet nga detyra

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dërguar një raport sekret pranë Komi-

sionit të Pavarur të Kualifikim-it, organit bazë të Vetingut, duke theksuar se gjyqtari i Apelit në Tiranë, Artur Malaj, dyshohet se është përfshirë në disa praktika korruptive, në dy raste, në bashkëpunim edhe me gjyqtaren e Vlorës, Klodiana Gjyzari. Sipas rapor-tit, gjyqtari i Malaj ka marrë para në këmbim të vendimeve të njëanshme, ndërsa paratë

e korrupsionit i ka investuar në fushën e ndërtimit përmes personave të tretë. Raporti i zbardhur nga Shqiptarja.com është hartuar nga grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Shërbimit Informativ

Shtetëror, DSIK dhe Shër-bimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjetjet e DSIK i përkasin kohës kur gjyqtari ishte kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ky raport është hedhur poshtë si i pasaktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Artur Malaj. Ndërkaq, Op-eracioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me anë të një rekomandimi, ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Artur Malaj duhet të shkarkohet nga detyra, me arsyetimin se nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale. ONM i kërkoi Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e KPK. Nga ana e tij, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

dhe shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Aktualisht çështja po shqyrtohet në Kolegjin e Apelim-it, i cili do të thotë fjalën e fundit.

raporti SeKret, para për venDiMet

Drejtoria e Sig-urimit të Informa-cionit të Klasifikuar thotë se gjyqtari Ar-

tur Malaj nuk është i papërsh-tatshëm për të vijuar detyrën. Sipas raportit, Artur Malaj, u ka ulur dënimin disa të aku-zave në këmbim të parave. “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje para dhe gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsionin pasive të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj në disa raste, rezulton se: Ka ulur dënimin për z. Altin Sulo kundrejt eurove. Ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt lekëve të dhënë nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. Demir Liçaj. Çështja është gjykuar nga z. Artur Malaj, pa short”, thuhet në raport.

iMpliKiMi i GjyqtareS Gjyzari

Në raport thuhet se gjyqtari Artur Malaj dyshohet për bashkëpunim në përfitime të

paligjshme me gjyqtaren Klo-diana Gjyzari. “Artur Malaj, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë kësaj gjykate. Zonja në fjalë ka marrë me short çështjen civile... Dyshohet të ketë zvarritur gjykimin. Gjyqtarja Klodiana Gjyzari, në dhënien e vendimit civil me nr. 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Artur Malaj, jep...një pronësi me parashkrim fitues një pronë publike, në një qytet të Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil gjyqësor është ndërtu-ar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i z. Artur Malaj. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka për-dorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një prone (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës”, vijon raporti.

SKeMa SipaS DSiK Në raport flitet edhe për

skemën e korrupsionit. “Shu-mat monetare që z. Malaj kërkonte për favoret gjyqësore dorëzoheshin disa ditë para se të jepeshin vendimet përfun-dimtare gjyqësore, me qëllim favorizimin e tyre. Shumat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në fushën e ndërtimit në emër të personave të tretë. Në konfirmim të konstatimit për papërshtatshmëri në vijimin e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj, gjykojmë të merren parasysh elementët që evi-dentojnë përfshirjen e vij në veprimtari korruptive, pasi në frymën kundër korrupsion të ligjit 84/2016 vlerësohet se integriteti profesional është përcaktues për pastërtinë e figurës së subjekteve të riv-lerësimit. Sa më sipër, situata

pasqyron korrupsion sistematik në sistemin e drejtësisë, ku në rastin në fjalë përfshihen në verime korruptive dy gjyqtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkelje të detyrës dhe nëpërmjet personave të tretë”, thuhet në raportin e DSIK.

Sipas raportit të DSIK gjyqtari i Artur Malaj ka marrë para në këmbim të vendimeve të njëanshme, ndërsa paratë e korrupsionit i ka investuar në fushën e ndërtimit përmes personave të tretë.

Raporti

Ky raport është hedhur poshtë si i pasaktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Artur Malaj. Ndërsa ONM është pozicionuar kundër KPK, duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarit.

KPK

‘Raporti i DSIK për gjyqtarin Artur Malaj”

‘Rekomandimi negativ i ONM për gjyqtarin Artur Malaj”

Page 3: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

3www.shqiptarja.com

E mërkurë, 5 DHJETOR 2018RapoRti sekRet

-Trupi gjykues vlerëson se provat që janë adminis-truar në dosje, janë analizuar në mënyrë të tillë që nuk është shkelur asnjë dispozitë e Aneksit të Kushtetutës. Provat janë trajtuar në harmoni me njëra- tjetrën dhe Komisioni ka dalë në konkluzion të drejtë.

-Trupi gjykues vlerëson se është e vërtetë që dispozi-tat që përmend ankuesi si më sipër u njihnin të drejtën subjekteve deklaruese që të ndreqnin gabimet apo lapsuset në deklarime, por në rastin konkret subjekti i rivlerësimit në asnjë moment, duke nisur nga deklarimi i pasurisë “Veting” 2017, si dhe në asnjë nga deklarimet periodike apo në deklarimet para ILDKPKI-së ndër vite nuk i ka ndrequr këto “gabime njerëzore” apo “lapsuse”, siç pretendon ai, porse me dashje ka lejuar që ato të qëndrojnë të tilla në deklarimet e tij, duke sjellë pasojat përkatëse. Kjo formë e dashjes së subjektit shfaqet si dashje eventuale (indirekte - dollus eventualis). Për sa më sipër, nuk qëndron ky pretendim i ankuesit.

Lidhur me pretendimin e subjektit se gabimet në deklarimet e tij, në çmim dhe në sipërfaqe, për pasurinë në fjalë(apartament banim me sipërfaqe 145 m2) , janë lapsuse, trupi gjykues çmon se këto pasaktësi kanë pasur qëllim që subjekti të fshehë pasuritë e deklaruara. “Lapsus”, siç pretendon subjekti, nuk mund të quhen pasaktësitë e përsëritura në çdo pasuri të deklaruar në deklarimet e tij periodike dhe në deklaratën e pasurisë “Vetting” 2017.

Për gjithë sa më sipër, është i drejtë vendimi i Komi-sionit kur konkludon se, referuar nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për vlerësimin e pasurisë sipas nenit 33 të ligjit nr. 84/2016, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka shpjeguar në mënyrë të besueshme origjinën e lig-jshme të kësaj pasurie, si edhe ka bërë përpjekje për të fshehur ose pasqyruar në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të tij në përputhje me nenin D, pikat 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës.

Konkluzionet e Kolegjit të Apelimit

“Dyqani është blerë në fazën karabina në shumën 5.800.000 lekë. Vlera e dyqanit si karabina është mbuluar nga fitimi në lotari sportive, për të cilat kam paraqitur mandatpagesat në kontrollet paraardhëse”.

Prokurori “Pasaktësitë në deklarimin e burimit duhet të vlerësohen si lapsuse apo pakujdesi të miat dhe duhet të kihet parasysh edhe koha e kaluar nga deklarimi i bërë në vitin 2003 me deklarimin e bërë në vitin 2017, për efekt Vetingu”.

Pasaktësitë

‘të palarat’ e drejtësisë

Prokurori që bleu dyqan 132 m² me paratë

e fituara në llotoProkurori i Apelit në Tiranë Luan Kaloçi kërkoi të

justifikonte pasuritë me lapsuse dhe para bixhozi të fituara nga djali 17 vjeç, Kolegji i Apelimit e shkarkon përfundimisht

adriatik Doçi Tirane

Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin në Prokurorinë e

Apelit Tiranë, Luan Kaloçi, me arsyetimin se nuk justi-fikon pasurinë me burime të ligjshme financiare si dhe për deklarim të rremë. Në 8 qershor të këtij viti, prokurori Kaloçi i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK dhe kon-firmimin e tij në detyrë. Në 23 tetor po të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke përjashtuar për-fundimisht prokurorin Luan Kaloçi për 15 vite nga drejtësia. Në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit reflekto-hen shpengimet e prokurorit Kaloçi për të justifikuar blerjen e pasurive të paluajtshme.

Dyqan Me para Bixhozi Përpos të tjerave, prokurori

i Apelit në Tiranë, Luan Kaloçi, pretendon se në vitin 2003 ka blerë një hapësirë për dyqan në Tiranë, me paratë e fituara në lloto sportive nga djali i tij, në atë kohë vetëm 17 vjeç. Ambienti është deklaruar me vlerë 5,8 milionë lekë dhe me sipërfaqe 86 m² në atë kohë. Si burim, prokurori ka deklaruar vetëm paratë e fituara nga djali i mitur në bixhoz. Ndërkaq, në deklaratën për Vetingun, prokurori, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, e deklaron me sipërfaqe 132 m², por me vlerë 5 milionë lekë. Ndërsa në kontratë dyqani rezulton si dhurim. Gjithashtu, prokurori ka dhënë versione të ndrys-hme në ILDKPKI dhe para KPK për këtë pasuri. “Dyqani nuk është i regjistruar në ZVRPP Tiranë. Dyqani është blerë në fazën karabina në shumën 5.800.000 lekë dhe është përfunduar me shpen-zimet e mia në shumën rreth 1.200.000 lekë, shpenzime të bëra në vitin 2003. Si burim për kryerjen e shpenzimeve kanë shërbyer të ardhurat e mia nga paga dhe të bash-këshortes. Ndërsa vlera e dyqanit si karabina është mbuluar nga fitimi në lotari sportive, për të cilat kam

paraqitur mandatpagesat në kontrollet paraardhëse”, ka deklaruar prokurori.

përGjiGja për KpK Prokurori Luan Kaloçi

ka modifikuar versionin për këtë pasuri para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai thotë se ndryshimet mes deklaratave janë lapsuse. “Sa i takon burimit të blerjes së kësaj pasurie, që në fillim dua t’ju bëj me dije se ai është i

ligjshëm dhe për këtë mjafton të shikohen të ardhurat nga paga ime dhe e bashkëshort-es, të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Elbasan apo edhe nga lotaria e fituar nga djali im, E. K. Pasaktësitë në deklarimin e burimit duhet të vlerësohen si lapsuse apo pakujdesi të miat dhe duhet të kihet parasysh edhe koha e kaluar nga dekla-rimi i bërë në vitin 2003 me deklarimin e bërë në vitin 2017, për efekt Vetingu. Në lidhje me

çmimin e shitjes, dua të them që në momentin e blerjes para-prakisht është biseduar që ai të ishte 5.800.000 lekë, shumë e cila do të jepej pjesë-pjesë. Në momentin e deklarimit për efekt të Vettingut, unë kam deklaruar shumën që kam paguar prej 5.000.000 lekësh për blerjen e kësaj pasurie. Diferenca prej 800.000 lekësh është lënë me marrëveshje që do të likuidohej me marrjen e certifikatës së pronësisë, gjë e cila edhe pse kanë kaluar 15 vjet nga kontrata, akoma nuk është bërë”, ka sqaruar prokurori. Por, sipas KPK “Ky shpjegim nuk është i besueshëm sepse është i pabazuar. Gjithashtu, është e vështirë të besohet se subjekti nuk e ka parë çmimin e gabuar në kontratë dhe nuk është e kuptueshme, pa shpje-gime të mëtejshme, se pse ai nuk kërkoi korrigjim”.

KonKluzioni i KoleGjit Kolegji i Posaçëm i Ape-

limit ka hedhur poshtë pre-tendimet e Luan Kaloçit për të justifikuar blerjen e dyqanit. “Në deklaratën e pasurisë të vitit 2003, subjekti i riv-lerësimit deklaron si burim të ardhurash për blerjen e kësaj pasurie vetëm të ard-hurat nga lotari sportive, për të cilat ankuesi pretendon të jenë fituar nga djali i tij E. K., i cili ka qenë i mitur në momentin e fitimit (17 vjeç), por në atë kohë nuk ka pasur një ligj për lojërat e fatit dhe në këtë mënyrë nuk ka qenë e ndaluar për fëmijët e mitur që t’i luanin ato. Lidhur me këtë pretendim në ankim, theksojmë se subjekti i riv-lerësimit i ka deklaruar këto ardhura nga lotaritë sportive si të ardhura të krijuara nga vetë ai në deklaratën e pasurisë të vitit 2003, duke konfir-muar të njëjtin deklarim në deklaratën e pasurisë “Veting” 2017, ndërkohë që në ankim ai pretendon se këto të ard-hura janë krijuar nga lotaritë sportive të fituara nga i biri, E. K. Gjithashtu, duke qenë se biletat e lotarive sportive nuk kanë gjeneralitete, nga të cilat të mund të identifikohet fituesi, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë përkatësinë dhe lig-jshmërinë e këtyre të ardhurave. Për këtë arsye, nuk qëndron ky pretendim i ankuesi”, arsyeton Kolegji i Apelimit.

Page 4: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

4 E mërkurë, 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.comVizita në kRoaci

rama: presim nga Be çeljen e negociatave

në qershor 2019Andrej Plenkovic-Ramës: Ju mbështesim, pas zgjedhjeve evropiane shpresoj që Shqipëria

të fillojë negociatat e anëtarësimit

“Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar edhe në mbledhjen e Sofjes se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Bashkimin Europian”.

Plenkovic

“Kroacia ka qenë në mbështetje e gjithhershme për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditët e para të pavarësisë së saj. Ajo që presim nga BE qershorin e ardhshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim”.

Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me deputetin francez Joachim

Son-Forget, ku subjekti kryesor ka integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi. Balla i kërkoi deputetit të “La Republique en Marche” mbështetjen e partisë së tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Shqipëria e ka nisur tashmë procesin “screening” dhe se ka përmbushur ndërkohë edhe një sërë prej detyrave që ka ky proces. Deputeti Balla theksoi më tej, në kuadër të Reformës në Drejtësi, se brenda dhjetorit do të ngrihen tre institucionet kryesore të drejtësisë (KLGJ, KLP dhe KED) dhe se procesi i Vettingut tashmë është një suk-ses. Deputeti francez Son-Forget siguroi nga ana e tij se Shqipëria është në rrugën e du-hur në përmbushjen e reformave, pasi sipas tij, ka bërë një punë vërtetë të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigrimit të paligjshëm. Në këtë takim, Balla shoqërohej nga zëvendësministrat Julian Hodaj, Petro Koçi dhe Teuta Vodo, e cila është njëkohësisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste.

qeveria Shqiptare është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit

ligjor dhe mbështetja e BE përmes çeljes së negociatave do të ndihmojë për t’i çuar ato përpara. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Samitin Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”. Samiti, i mbajtur në Bruksel, është organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Prog-amin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komi-sioni Evropian, për të diskutuar mbi sfidat, idetë dhe shqetësimet e vendeve të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian. Reforma në Drejtë-si që Shqipëria është duke zbatuar, ka marrë vlerësime pozitive gjatë samitit duke u konsid-eruar si një model i suksesshëm edhe për vendet e tjera të rajonit. Ministrja shqiptare duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e deritanishëm ka theksuar se mbështetja politike e Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Reformave në Shqipëri.

presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të

martë në Katovicë aktorin e mirënjohur amerikano-austriak dhe njëkohësisht gu-vernatorin e SHBA-së, Arnold Schwarzeneg-ger. Ka qenë vet Meta i cili e ka bërë të ditur këtë takim, përmes një fotografie të pub-likuar në rrjetin social “Facebook”. Presi-denti e ka cilësuar Schwarzeneggerin si një person mjaft të angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzimit për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale. Në fund të postimit të tij, Meta shkruan me bindje se Arnold Schwarzenegger do të gjendet së shpejti edhe në Shqipëri. “Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, tha Metaj. Ky takim i Metës me Shwarzenegger vjen fill pas Samitit të Kombeve të Bash-kuara “COP24” që është mbajtur dje në Poloni në kuadër të trendeve klimaterike dhe sfidave globale.

Balla takim me deputetin francez Son-Forget

Gjonaj në Samitin evropian të Ballkanit Perëndimor

Samiti në Poloni, Meta takon Schwarzenegger

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur nga homo-

logu kroat, Andrej Plenkovic. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat kanë dhënë edhe një konferencë për shtyp ku i janë përgjigjur interesit të medias. Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria meritonte çeljen e negociatave që këtë qershor, ndërsa u shpreh se një vendimmarrje të tillë nga ana e Brukselit, Tirana e pret qershorin e 2019-ës.

“E thashë dhe më përpara që Kroacia ka qenë në mbështetje e gjithëhershme për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditët e para të pavarësisë së saj. Ajo që presim nga BE qershorin e ard-hshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim”, tha Rama. Ndërsa Kreu i qeverisë kroate u shpreh se Zagrebi mbështet çeljen e ne-gociatave të Shqipërisë me BE-në në qershorin e ardhshëm. Ai theksoi se pas zgjedhjeve evropiane, Brukseli duhet t’i çelë dritën jeshile Shqipërisë, duke vlerësuar kursin progresiv

të reformave, siç është reforma në sistemin e drejtësisë. “Sa herë takohem me kryeministrin Rama kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kro-acisë e kam theksuar edhe në mbledhjen e Sofjes se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ar-dhshëm, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë

në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve evropiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit”, tha Plenkovic.

aKuzat e SerBiSë Kryeministri Edi Rama u

pyet nga gazetarët se çfarë mendonte pwr shqetësimet e Serbisë pwr Shqipërinë e Mad-he. “Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente”, tha Rama.

Kryeministri Rama mbështeti edhe vendosjen e taksës 100 pwr qind nga Kosova pwr Serbinë. “Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja

psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë”, pohoi Rama.

raMa nGa zaGreBiKryeministri Edi Rama, në

Samitin e Kryeministrave te Ini-ciativës se Europës Qendrore, që po zhvillohet në Zagreb, u shpreh se ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndi-mor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit

Europian. Gjatë fjalës së tij në samit, paraditen e djeshme, Rama ka theksuar se në të njëjtën kohë me këtë prioritet, duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ball-kanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë. Kryeministri u shpreh i bindur se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndi-mor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Page 5: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

5www.shqiptarja.com

E mërkurë, 5 DHJETOR 2018

Shpallje anKanDiShoqëria përmbarimore “CorreCtor” Shpk, zhvillon ankandin e iii-të, për Shitjen e paSuriSë Së paluajtShme

ankandi zhvillohet dt. 11/12/2018, në adresën, rruga “Kavajes”, ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i iii –te, Tiranë

kontakt: cel. 0684000061 ose në adresën e e-mail: [email protected]

- arë me nr.Pasurie 130/29, Vol. 11, Fq. 104, ZK 3981, me sipërfaqe 4,000 m² e regjistruar në ZVrPP Fier, në pronësi të hipotekuesve alTin bilbil daUTi, maJlinda sami daUTi;

CMiMi i ANKANdiT Të TReTë ëShTë ALL 2,016,000 (dy MiLiON e GJAShTëMBëdhJeTë MiJë) LeKë.

Buxheti i shtetit

KuvenD

Nisin diskutimet për dy projektligjet e reja mbi proceset e pronëspas përfundimit të procesit

të miratimit të Buxhetit të Shtetit 2019 dhe Paketës shoqëruese Fiskale, Kuvendi i Shqipërisë vazhdoi punën në komisione duke shqyrtuar dy projektligjet për përfundi-min e proceseve kalimtare të pronësisë dhe për kadastrën fiskale.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha dje në Komisionin

e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, se legjis-lacioni i ri përmbledh të gjitha proceset e trajtimit të pronës në një ligj të vetëm dhe prona kthehet në një element zhvilli-mi, jo si dhuratë e shtetit, por si marrëdhënie ekonomike kapitaliste. Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, Lame tha se procesi ka qenë difektoz, duke zvarritur shumë

çështje ndër vite.“Në vendin tonë janë 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, ku 3.5 milionë janë të regjistruara dhe 600 mijë të paregjistruara. Nga këto, 2.5 milionë janë me probleme, çka do të thotë që duhet të nisin procesin nga e para”, deklaroi ai. Lidhur me procesin e legalizimeve, Lame tha se deri tani janë legalizuar 227 mijë objekte; mbeten edhe 60 mijë, që do të mbyllen pas dy vjetësh. “Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”. Përsa u përket ndërtimeve në Unazën e Re, Lame bëri përgjegjëse Partinë

Demokratike, e cila ishte në pushtet gjatë vitit 2013, duke e ditur që Unaza do të zgjerohej, megjithatë lejoi legalizimet. “Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe le-galizimet e bëra në kohë janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik-shtator 2013, pra kur e kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re. Ob-jektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e Pallatit me Shigjeta e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës”, u shpreh ai.

Nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

realiziMi i zërave KryeSorë të Buxhetit të Shtetit në periuDhën janar-tetor 2019, të KrahaSuar (në miliardë lekë)

Zëri Viti 2018 Viti 2017 Ndryshimi

Të ardhurat total 370 356.4 3.80%

TVsH 118.5 114.5 3.50%

Tatimfitimi 27 25.4 6.30%

akcizat 37.2 37.5 - 0.8%

Tatimi mbi të ardhurat personale 31 27 14.80%

Të ardhurat nga pushteti vendor 17.3 16.3 6.20%

sigurime shoqërore 66.9 61.8 8.30%

sigurime shëndetësore 10.4 9.8 6.10%

shpenzime total 368.6 359.9 2.40%

interesa borxhi 29.7 24.1 23.20%

Për ish-pronarët 2.1 4 - 53%

ndihma ekonomike 16.2 16.3 - 0.6%

Për ish-të përndjekurit 0.2 1.5 - 86.6%

investime 50 46.5 7.50%

Deficiti 1.45 (suficit) 3.5 (deficit)

10-mujori, 111 mln € më shumë të ardhura, por

240 mln € interesa borxhiRritje e ndjeshme e tatimit mbi të

ardhurat, buxheti qendron në suficit

Genc kondiTirane

Shteti shqiptar ka paguar gati 800 mijë euro çdo ditë mesatarisht për interesat e borxhit pub-lik. Kjo është një shifër

jashtëzakonisht e madhe, që po rëndon sa vjen e më shumë mbi supat e qytetarëve, si pa-sojë e detyrimeve të mëdha, të krijuara në vite nga të gjitha qeveritë. Sipas statistikave më të fundit të ministrisë së Finan-cave dhe Ekonomisë, gjatë 10 muajve të vitit 2019 janë paguar gjithsej 29.7 miliardë lekë, ose 240 milionë euro për të paguar vetëm interesat e borxheve. Kjo shifër ishte 24.1 miliardë një vit më parë, pra është shënuar një rritje në masën 23.2 për qind në një vit.

Ndërkohë, zërat e ndryshëm paraqesin kryesisht një situatë pozitive të realizimit të buxhetit të shtetit. Por, në raport me planifikimin, të ardhurat janë gjithsesi 8 miliardë lekë më të ulëta.

të arDhurat Sipas Financave, të ard-

hurat buxhetore në total për periudhën janar-tetor 2018 u realizuan në vlerën 370 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8%, ose 13.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, si dhe me realizim në masën 98% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në total janë realizuar në vlerën 118.5 miliardë lekë, me rritje 3.5%, ose 4 miliardë lekë më shumë se 10-mujori i vitit 2017.

Ndërkohë, nga akcizat janë shënuar 0.8% më pak të ardhu-ra nga viti i kaluar, kurse nga renta minerare në eksport janë realizuar të ardhura në rritje 21% krahasuar me 10 mujorin e vitit 2017. Krahasuar me vitin

e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar dhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto

në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 296 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar

me rreth 103 mijë ton dhe me 401 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bru-to në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, të ardhurat nga

mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin janë realizuar në vlerën 27 miliardë lekë, me rritje 6.6%, ose 1.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë që rritja më e konsiderueshme është shënuar në zërin e tatimit të të ardhurave personale, ku rritja ka qenë në masën 14.8 për qind, ndikuar nga rritja e pagave në sektorin publik dhe rritja e numrit të kontribuesve aktivë në atë privat. Për t’u shënuar është një rritje prej 8.3 përqindësh në kontributet e sigurimeve shoqërore dhe 6.1% në ato shëndetësore.

ShpenziMetSa u përket shpenzimeve, ato

në total kanë shënuar një rritje më të vogël se të ardhurat. Në 10-mujor ato arritën në rreth 368.6 miliardë lekë, me një rri-tje prej 2.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Investimet paraqesin një realizim në masën rreth 49.9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 7.5 për qind më i lartë, ose rreth 70 milionë euro më shumë. Nga ana tjetër,

shpenzimet në favor të ish-pr-onarëve kanë qenë 53 për qind më të ulta se një vit më parë dhe për ish-të përndjekurit politikë ose trashëgimtarët e tyre 86.6% më pak. Në sajë të këtyre realizimeve, bilanci i përgjithshëm ka qenë pozitiv: buxheti ka qendruar në suficit, me 1.45 miliard lekë, ndërkohë që vjet në të njejtëm periudhë ndodhej në deficit me minus 3.5 miliardë lekë.

Detajet

paGeSatShpenzimet në favor të ish-pronarëve kanë qenë 53% më të ulta se një vit më parë dhe për ish-të përndjekurit politikë ose trashëgimtarët e tyre 86.6% më pak.Për ndihmë ekonomike u dhanë 16.2 mld lekë

BorxhetSipas statistikave të fundit të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, gjatë 10 muajve të vitit 2019 janë paguar gjithsej 29.7 miliardë lekë, ose 240 milionë euro për të paguar vetëm interesat e borxheve

Page 6: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

6 E mërkurë, 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.comunaza e MaDhe

pas protestave të dhunshme në Francë, qeveria vendosi pezullimin e vendimit për rritjen e

taksës së karburantit. Deputeti i PD, Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin shembull nga francezët dhe të vijojnë protestat. “E patë se çfarë ndodhi në Francë dhe në fund fituan. Ftoj qytetarët të marrin shembull nga Franca nga vëllezërit dhe motrat tona europiane. Ky është atentat që u bëhet këtyre banorëve. Do të vijojmë protestën edhe sot për këta qytetarë. Mbështetja jonë do të vijojnë kundër një banditi si Rama dhe Veliaj. Ai po nuk hapi veshët, do i trokasin te dera atij’ tha Balliu.

autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar pro-

cesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte shtëpi banimi dhe biznese, që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja. Pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH

në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe mat-jen në funksion të procedurës së shpronësimit. Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për t’i përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë banorëve të objekteve që preken

në një kohë kur vëmendja është përqen-druar të “Unaza e Re”, në protestë janë

ngritur edhe banorët e “Bregut të Lumit” në kryeqytet shtëpitë e të cilëve preken nga “Bulevardi i Ri”. Në një tubim të organi-

zuar dje banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer. Njësoj si në Shkozë dhe te “Unaza e Re” në mbështetje të banorëve të “Bregut të Lumit” kanë shkuar edhe depu-tetë të PD në mbështetje të protestuesve.

thirrja Kontrolli në terren

“BulevarDi i ri”

deputeti Balliu: Merrni shembull nga Franca

Pas rivlerësimit, ARRSh nis shpronësimet për 46 objektet e para

Banorët e “Bregut të Lumit” në protestë: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet

nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për ras-tet e shpronësimit. Përndryshe, ARRSH do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojne dokumente pronësie.

tension në laprakë, shembet banesa e

ish zyrtarit të pD-sëVijon protesta në Shkozë, Bumçi: Të dalim

përpara Kryeministrisë, Rama duhet të largohet

IMT vijon prishjen e bane-save në Shkozë dhe në Laprakë në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Dje

ka pasur momente tensioni, fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda, por policia i nxori me forcë duke e shembur. Kryefamiljari Bajram Nela u shpreh se do të vetëflijo-hej nëse shtëpia do të shembet, ndërsa gruaja akuzoi se policia ushtroi dhunë psikologjike. Familja Nela nuk banonte në këtë godinë, pasi e kishte dhënë me qira katin e parë dhe të dytë. Kryefamiljari Nela ka qenë ish-zyrtar i Pronave në kohën e PD, ndërsa ka një tjetër banesë dhe biznes.

tenSioni në lapraKëPara nisjes së shembjes të

banesës në Laprakë nga IMT e Bashkisë Tiranë, kryefamiljari Bujar Nela është ngujuar në ndërtesë bashkë me banorë të tjerë të zonës për më shumë se 1 orë, por janë nxjerrë forcërisht

jashtë nga Policia. Në këtë mo-ment ka nisur një përplasje mes familjarëve, banorëve të zonës dhe Policisë. ““Nuk kam dijeni, dje më erdhi njoftimi se nuk legalizohet. Dokumentet i kam dorëzuar në 2005, por dje më er-dhi përgjigja se nuk legalizohet. Dua përgjigjen origjinale, pasi shteti erdhi për të më prishur shtëpinë me një fotokopje, që nuk ka vlerë ligjore, do ta hedh në gjyq projektin. Shteti

erdhi pa ligj për të më prishur shtëpinë. Bëra një ankimim kundër skualifikimit për legal-izim. Pasi edhe njoftimi thotë se ke 30 ditë afat për ankimim. Kur vendimi të marrë formën e prerë atëherë do të heqë dorë. Unë do të vetëflijohem, nuk do të dal nga banesa. Kam punuar për këta fëmijë, por nuk mund ti shoh në rrugë. Kam nënën 90-vjeçe dhe dy vajza, fëmijët i kam larguar nga këtu, pasi

janë 15-vjeç’deklaroi pronari I shtëpisë Bajram Nela. Meg-jithatë policia u fut në banesën dykatëshe dhe nxorri me forcë familjen, për të nisur shembja e shtëpisë. Në atë moment zonjës së shtëpisë i ra të fikët, ndërsa pas ndihmës së parë nga banorët gjendja shëndetësore e saj u stabilizua.

iSh-zyrtar i KthiMit Dhe KoMpenSiMit të pronave

Por kush është familja Nela? Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim. Familja Nela jetonte në një tjetër shtëpi në Tiranë, ndërsa ka edhe një biznes te ‘Inxhinieria e Ndërtim-it’. Bujar Nela në kohën e PD-së në pushtet ka qenë punonjës i zyrës së Kthimit dhe Kompen-simit të Pronave, ndërsa gruaja e tij është mësuese në Vorë.

proteSta në ShKozëNjë pjesë e banorëve të

Shkozës kanë dalë këtë të martë për të protestuar sërish kundër projektit së “Unazës së Madhe”, duke bllokuar rrugën e rrje-dhimisht dhe qarkullimin. Duke vijuar protestën e paradites së djeshme, banorët instistojnë në dëmshpërblimin që u duhet t’iu bëhet për shembjen e ndërte-save. Ndonëse ato kanë pohuar se truallin e kanë blerë me para në dorë nga persona të tjerë dhe se i kanë të palegalizuara ato, këto banorë shprehen se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protestat. Ata po përkrahen sërish nga deputetët demokratë. Aldo Bumçi, i cili pardje u përplas me inspektorin

e IKMT-së Fatmir Meta, deklar-oi se zgjidhja e kësaj situate do të vijë vetëm si pasojë e një proteste të zhvilluar përpara Kryeministrisë. “Ta largojmë atë njeri që po sillet si pushtues. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Bumçi për kryeministrin Edi Rama. Fill pas tij, një banor i Shkozës u shpreh se “kryem-inistri duhet ta dijë që familja është e shtrenjtë”, duke i bërë thirrje njëkohësisht që të heqë dorë nga projekti i “Unazës së Madhe”, që sipas tyre është i paligjshëm. Sipas kësaj pjese të banorëve të Shkozës, ende nuk ka mbërritur një ekspert që të vlerësojë banesat.

Page 7: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

7www.shqiptarja.com

E mërkurë, 5 DHJETOR 2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I. Për 2 (dy) veNde Në PozICIoNIN e AudItueSIt Në dePArtAmeNt AudItImI.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:-Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar jo më poshtë se niveli master Shkencor në Financë/Kontabilitet.;Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit; Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat caaT në auditim si dhe programet e mbajtjes së Kontabilitetit alpha/Financa;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.- Përshkrimi i punës- Paraqitja e dokumenteve- Konkurrimi

si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KlsH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

KoNtroLLI I LArtë I ShtetIt

RePUBLiKA e ShQiPëRiSë KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

njoFtim për vende të lira pune

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mbyllur dje në mbrëmje me një koncert të bandës fry-more të mbajtur në Sheshin Skënderbej, serinë e një sërë

aktivitetesh të ndryshme festive të or-ganizuara me rastin e 106 vjetorit të tyre. Pjesë e këtyre festimeve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, erion Veliaj, i cili duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit në qytet, theksoi se ushtarakët janë një shembull për të gjithë shoqërinë si njerëz që respektojnë ligjet dhe rregullat.

Kryebashkiaku Veliaj evidentoi para-doksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon për të vendosur paqen Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infra-strukturën e duhur rrugore, ndryshe nga kryeqyteti ynë Tirana. Për këtë ai theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të ndryshojnë mentalitetin dhe mënyrën e të menduarit të gjerave. “Sot merremi gjithë ditën dhe diskuto-jmë në vitin 2018, a do të ketë Tirana unazë si e gjithë bota e civilizuar? Po si ka mundësi që sot ne çojmë 66 ush-tarakë në Kabul, dhe Kabuli ka unazë. Kabuli sot ka unazë. Ka terroristë, ka talibanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka unazë. Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe s’kemi unazë. Dhe ndërkohë kërkojmë të zgjidhim dhe të çlirohemi nga Kabuli brenda vetes, nuk flas për Kabulin si vend, flas për Kabulin si mentalitet. Se çfarë ndodh në Kabul, një minorancë mundohet t’i ushtrohet gjithë shumicës tjetër, thonë do ta bëjmë siç e kishim ne. Dhe quheshin talibanë”, tha kryetari i

unaza e MaDhe

Dita e 31-të

Banorët e “Astirit” bllokojnë sërish për 2 orë rrugënNë mbështetje të protestuesve edhe analisti Lubonja

vijoi edhe dje në ditën e 31-të protesta e banorëve të “Unazës së

Re”. Në mbështje të banorëve ishin si gjithnjë deputetë të Partisë Demokra-tike, ndërsa ra në sy edhe prezenca

e analistit Fatos Lubonja. I veshur me jelekun portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të “Astirit”, por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin. Edhe dje, si 30 ditë me radhë u bllokua rruga në të dyja anët e saj, duke shkak-tuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Pas rreth dy orësh banorët e “Unazës së Re” kanë mbyllur protestën duke zhbllokuar edhe rrugën, ndërsa ka rin-isur qarkullimi i automjeteve. Duhet theksuar se gjatë kohës që po bëhej protesta, në të njëjtën zonë, pak më tutje IKMT po vazhdonte punën me fadromat e saj duke prishur një object.

Banorët kundërshtojnë projektin e “Unazës së Madhe” i cili prek banesat e tyre, ndërsa është ndërprerë edhe

procesi i legalizimit për shkak se shtëpitë janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e rrugës.

“po nuK u BaShKuaM Do na hanë një nGa një”

Në mbështje të banorëve të “Un-azës së Re” ishte edhe analisti Fatos Lubonja. I veshur me jelek portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të “Astirit” por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin. “Nuk kam ardhur si gazetar, se detyrën si gazetar e bëjmë përditë atje. Nuk kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal. Kam ardhur për të materializuar një gjë që e kam thënë dhe në media, kjo nuk është një çështje vetëm e Astirit,

është një çështje e gjithë shqiptarëve. “Çfarë sheh në kodër, prite në votër” thotë populli. Duhet të mposhtim këtë të keqe të madhe që na ka kapur. Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do të na hanë një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë dhe te Teatri, dhe në Shkozë, kudo ku ka projekte krimina-le. Të mbrohemi për ta rrëzuar këtë qeveri, sepse kjo qeveri po shkon nga krimi në krim në mënyrë galopante”, u shpreh Lubonja.

“Kush ka zaptuar e ka ndërtuar pa leje s’e

mban dot peng qytetin”Veliaj gjatë ceremonisë festive me rastin e 106 vjetorit

të FA-ve: Edhe Kabuli ka ‘Unazë’, Tirana jo

Bashkisë së Tiranës.Duke hequr paralele mes asaj që ndo-

dhi në Afganistan dhe asaj që po ndodh në Tiranë, Veliaj u shpreh se edhe këtu do të fitojë civilizimi, duke theksuar se askush nuk mund të bëhet pengesë për zhvillimin e qytetit. “Civilizimi fitoi mbi talibanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do

shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afgani-stanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”, u shpreh Veliaj.

Page 8: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

8 E MËRKURË 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.comPROTESTUESI

I riu që plagosi policen në Apel, për

të dale nga burguPamjet filmike zbuluan Drobaj, 18-vjeçari

kërkon heqjen e masës “arrest burg”në gjykatën e Apelit në Tiranë

Da n i e l D r o b a j , 18-vjeçari i ar-restuar për pla-gosjen me kapsollë të efektives së pol-

icisë Ina Nuka në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit kërkon lirinë. Bashkë me kërkesën për lirim drejtuar gjykatës së Apelit, gazeta ka siguruar vendimin që la në burg 18-vjeçarin Danjel Drobaj për plagosjen e efe-ktives së policisë, Ina Nuka, ndërsa avokati i Drobajt, Alfred Duka, depoziton në Apel kërkesën për heqien e masës “arrest me burg”. Prova më e fortë e prokurorisë janë pamjet filmike, ku Dobraj duket duke hedhur kapsollë. 18- vjecari Danjel Drobaj i arrestuar dhe lënë me masën “arrest në burg” për plagosjen e efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka, më 22 nëntor, në protestën e banorëve të “Un-azës së Re” para Parlamentit kërkon lirinë nga Gjykata e Apelit. Më 26 nëntor gjykata e Tiranës la në burg Drobajn, nga ku rezulton se prova e më e fortë e prokurorisë janë pamjet filmike.

PAMJET FILMIKE ZBULUAN DOBRAJ

Sipas prokurorisë, rezulton se “Dobraj duket në pamje duke hedhur një send në drejtim të forcave të policisë”. Ky veprim, shprehen proku-rorët, sipas orës elektronike të programit është në 00.26. Më tej thonë ata: “Kur ora shënon 00.29 dëgjohet një tingull dhe zhurmë e njëjtë me atë të shpërthimit, i cili shoqërohet nga zhurma e njëjtë me atë të bërtitjes së një personi. Kur ora elektronike shënon 00.32 dallohet një dritë, si ajo që shoqëron një shpërthim nd-

jekur nga tymi si dhe brohori-ma e një personi, i cili ngjan me thirrje paniku”. Po ashtu sipas hetuesve “rezulton se Danjel Drobaj kryen veprime të dhunshme duke hedhur sende të ngjashme me kapsol-lat në drejtim të punonjësve të policisë”. Ndërsa e pyetur nga hetuesit efektivja e plagosur ka treguar dhe momentet e tmerrit ku me reagimin e saj ka hequr kapsollen shpërthyese nga qafa.

DËSHMIA E POLICES“Ndjeva një djegie në

pjesën e qafës në anën e djath-

të, njëkohësisht dhe një erë tymi dhe menjëherë vendosa dorën e djathtë në pjesën e qafës. Në këtë moment dëgjova një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhë në dorën e djathtë”. E pyetur nëse e ka parë kush e hodhi kapsollen Nuka përgjijet “Kapsolla erdhi nga përballë në drejtim të Komu-nitetit Mysliman”. Në cilësin e provave materiale hetuesit kanë sekuestruar në sheshin në hyrje të parlamentit 4 kap-solla të paplasura me ngjyrë të kuqe, 6 kapsolla ngjyrë të kuqe e të zezë të plasura, 12 bidona

plastik, 1 kapak stilografi, tabela me mbishkrime, dy shkopinj druri dhe copa per-de me mbishkrime. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa, prej më shumë se 10

ditësh, efektivja e plagosur Ina Nuka, ndodhet në Turqi për një mjekim më të specializuar pasi ajo ka pësuar dëmtime të rënda në dorën e djathë e të majtë të saj.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, shoku i tij Fredi

Alizoti nga Fieri dhe gazetari Jetmir Olldashi i janë drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” dhe “Detyrim paraqitje”. Kërkesa në sekretarinë e gjykatës së Apelit është rregjistruar në 3 dhjetor

2018, dhe gjyqtare është zgjed-hur me anën e shortit elektronik Flutura Skënderi. Pritet që në ditët në vijim kjo gjyqtare, të caktojë dhe datën për zhvillimin e seancës gjyqësore,ku do të vendosë nëse do pranojë ose jo kërkesën e prokurorisë apo avokatëve mbrojtës të tre per-sonave të proçeduar penalisht.

Sipas burimeve të prokurorisë ka pasur një organizim mes treshes Babale, Salianji dhe Jetmir Oll-dashi, për të krijuar një përgjim kundër Agron Xhafaj, dhe godi-tur politikisht ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kjo është provuar nga një sërë veprimesh hetimore të kryera nga Prokuroria e Krimeve të

Rënda. Por ky hetim që ka zgjatur gati katër muaj, ka zbuluar dhe një të dhënë tjetër interesante, pasi ka provuar se deputeti i PD Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 1:30 të natës, duke i kërkuar që të paraqitej në selinë e Partisë Demokartike, pasi e kërkonte Albert Veliu. Olldashi ka shkuar në PD dhe

pikërisht atë natë, rreth orës 03:00 e ka intervistuar Albert Veliun, intervistë që më pas është publikuar nga PD, në selinë e saj. Sipas prokurorisë, tre personat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe për më tepër kanë qënë në unisong në veprimet e tyre për të krijuar një material përgjimi dhe më pas për ta publikuar atë.

APELIMI I VENDIMIT

“Babalja”, Fredi Alizoti dhe gazetari Olldashi, kërkojnë në Apel rrëzimin e masave shtrënguese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin

rrugor Korçë-Pogradec. Ka qenë një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sotir Nikolla, 63 vjeç që ka përplasur për vdekje dy persona, bashkëshortë, Sajmir Shaholli,70 vjeç dhe Vjollca Shaholli, 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop, Korçë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pocestë. Mëosohet se këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët. Edhe pse janë transportuar me urg-jencë në drejtim të spitalit të Korçës, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit, ndër-kohë që policia ka shoqëruar në ko-misariat drejtuesin e automjetit. “Më datë 4 dhjetor 2018, në orën 17:26,

AKSIDENT FATAL NË KORÇË

NGJARJA NË KRUJË

“Benzi” merr përpara çiftin e bashkëshortëvehumbin jetën burrë e grua

Përdhunoi të miturën arrestohet i riu 26-vjeçar në Krujë

Policia e Durrës ka sqaruar vjedhjen e ndodhur dy ditë më parë në zyrën

ku paguheshin gjobat. Në njoftimin e publikuar, Policia sqaron se nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë, por 20 000 lekë. Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar dy të rinj të identifikuar si Xhani Ymeri, 30 vjeç dhe Ekilian Bibi, 27 vjeç, të dy banues në Durrës. Dy të

rinjve iu janë dokumentuar edhe dy vjedhje të tjera përveç asaj të zyrës ku paguheshin gjobat. Njëra prej tyre është dokumentuar në Spitalin e Pediatrisë së Durrësit, ku kanë vjedhur pajisjet e dhomës së Imazherisë dhe një tjetër në një banesë ku kishin marrë dyer dhe dritare duralumin për t’i shitur më pas për skrap.

DY TË RINJTË VODHËN ZYRËNKu paguheshin gjobat, policia e Durrësit jepsqarime mbi shumën e parave të grabitura

Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia në Krujë,

pasi dyshohet se ka kryer mar-rëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur 16 vjeç. Sipas policisë mësohet se agresori 26 vjeçari, me inicialet G.Rr. është banues në Krujë ka abuzuar seksualisht me të miturën 16 vjeçe me inicilet K.L.“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Pol-

icisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në Krujë. Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mar-rëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur.

jemi njoftuar se në aksin rrugor Ko-rçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S.N, 63-vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në deklaratën e Policisë.

Page 9: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

9www.shqiptarja.com

E mërkurë, 5 DHJETOR 2018

Për të blerë policën, kontaktoni me SiCRED në: Tel: +355 4 22 37 549 | Cel: +355 69 20 84 026 | e-mail: [email protected]

SIGURIMI JETA me KURSIM

Drejtues Kompanie!Stafi, garancia e suksesit tuaj!Shpërbleni besnikërinë e tyre me përkujdesje!

Përfitim në rast humbje jete për shkak sëmundjeje apo aksidentiPërfitim për Mbijetesë (kursimet e akumuluara të investuara)

Shpërblejini punonjësit tuaj për besnikërinë e tyre në punë me skemën e sigurimit “Jeta me Kursim”! Investoni në formën e një depozite mujore ose vjetore kursimi, duke filluar nga 5 euro/muaj për person. Siguroni jetën e stafit tuaj, e njëkohësisht ngrini një fond të përfitueshëm prej tyre vetëm nëse do të qëndrojnë të punësuar për të gjithë periudhën e sigurimit (e cila përcaktohet nga ju).

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për

trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Ministrja e Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mori pjesë në inagurimin e qendrës së re

që do të trajtojë me të gjitha shërbimet, viktimat e dhunës seksuale. “Qendra Lilium, që ka emrin e një luleje, është qendra e parë e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, ku do

të ofrohen shërbime të inte-gruara për viktimat e dhunës seksuale. Për shkak të stigmës dhe mungesës së shërbimeve të specializuara, rastet e dhunës seksuale janë të nënraportuara por ne besojmë se me hapjen

e kësaj qendre tashmë me standarte të çertifikuara, do të kenë mundësi të marrin shërbim pa dallim dhe në anonimitet të plotë të gjithë viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

PROBLEMATIKA

Në kulmin e virozave mungojnë vaksinat anti-grip në farmaciFarmacistët ankohen për mungesën e

vaksinës. Ministria e Shëndetësisë: I kemi siguruar për këtë vit, po shpërndahen

Edhe pse ka dyndje nga virozat e stinës, në spitale, poliklinika por edhe në far-macitë private ka mungesë të vaksinave parandaluese

“antigrip”. Kjo vaksinë rekomandohet që të bëhet gjatë periudhës shtator-te-tor, në mënyrë që të japë efektin e duhur për parandalimin e virozës, por deri më sot janë të paktë ata që e kanë gjetur këtë vaksinë. Një nga grupet më të riskuara nga mungesa e vaksinës janë të moshuarit, por ata shprehen se nuk kanë arritur të vaksinohen, e për më tepër në disa raste ka mungesë informacioni se mund të përfitohet edhe falas. E pyetur nga Report TV se a kea bërë vaksinën anti-grip një qytetare përgjigjet: “Jo! Kanë ardhur na thanë. Nuk e kemi bërë akoma, por do ta bëjmë. Nuk e dimë që është falas”.

Nga ana tjetër mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj shprehet për Report Tv se vaksina duhet të bëhej muaj më parë, për të parandaluar sëmundjet. “Është mirë që vaksina të bëhet në

kohën shtator-tetor.Por edhe në këtë që jemi neve është shumë mirë që të bëhet, pasi neve pikun e gripit e kemi në muajin janar-shkurt dhe vaksinimi do një muaj që të arrijë efektin e tij”, thekson mjekja infeksioniste.

Edhe farmacistët në kryeqytet ankohen për mungesën e theksuar të vaksinës anti-grip, duke qënë se dhe fluksi i të prekurve nga kjo virozë është në rritje. Edhe në ato pak farmaci që u kanë mbetur disa vaksina nga

furnizimi i fundit, theksojnë se kanë nevojë urgjente për furnizim.

Në lidhje me këtë problematikë, Report Tv ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Zyra e shtypit pohoi për Report TV se vak-

sinat anti grip janë siguruar dhe po shpërndahen. “Ministria e Shëndetë-sisë ka siguruar vaksinat e gripit për këtë vit për kategoritë në nevojë dhe personelin shëndetësor, të cilat kanë ardhur në Shqipëri dhe aktualisht po shpërndahen sipas rregullave dhe kushteve të sigurisë në Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë për Report Tv.

TrajTimi / ManaStIrlIu: Mbrojtje pa dallIMHapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale

Page 10: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

10 E mërkurë, 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.com

Vrasja e një shqiptari në Korfuz të Gre-qisë dhe dëmtimi i memorialit të të ash-tuquajturit koman-

danti i çështjes së Vorio-Epirit, Thimio Loli në Finiq ishin në fokus të emisionit “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv ku i ftuar ishte kreu i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido. Bido tha se “heroi grek” ka qenë një figurë antishqiptare. Sipas tij, Thimio Loli ishte pjesë e bandave që dogjën Borshin si dhe masakruan e dëbuan mijëra shqiptarë nga Çamëria. “Është një figurë nacionaliste greke. Nëse veprimtaria e tij do ishte përqendruar vetëm në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë siç thonë, s’do na shqetësonte. Por ai ka marrë pjesë në dje-gie fshatrash në atë zonë, pak kilometra më tej, Borshi është djegur nga banda e Thimio Lolit si dhe ka marrë pjesë me bandat e Zervës në Çamëri. Është një figurë antishqiptare. Busti është ngritur 7 vite më parë. Është ngritur busti i një njeriu që sjell përçarje. Minoriteti grek në Shqipëri, nuk është minoritet antishqiptar, por i integruar në shoqërinë tonë. Në Sarandë ku kam shtëpinë e prindërve është një emër rruge që quhet Themistokli Bahima i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Greqisë pas okupimit të jugut

IntervIsta për report tv

KërKesa / AnëtAri i ‘Agimit të Artë’ vrAu Petrit Ziflen PAs debAtit Për KAçifAs

vrasja e shqiptarit në Korfuz, tirana-athinës: të zbardhet ngjarjaMinistria për Europën

dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e shqipta-rit Petrit Zifle në datë 26 nëntor në Korfuz. 63-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga një grek, i cili u arrestua në datë 30 nëntor. Sipas me-diave greke raportohet se autori i vrasjes është anëtar i ‘Agimit të Artë’ ndërsa kishte qenë edhe përfaqësues në zgjedhje. Ai pranoi ngjarjen pas arrestimit. Ministria e Jashtme shqiptare shpreh keqardhjen për ngjarjen, ndërsa përshëndet kapjen e

autorit dhe bën thirrje për një hetim të plotë për të zbard-hur ngjarjen. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vras-jen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të

plotë në funksion të zbardh-jes tërësore të rrethanave të ngjarjes” deklaron Ministria e Jashtme.

Sipas mediave greke konf-likti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kaci-fas në Gjirokastër në tetor. Sherri me sharje dhe fyerje raciste agravoi në përplas-je fizike, ndërsa ndërhynë klientët e tjerë të lokalit për t’i ndarë. Por 44-vjeçari grek pas ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe e ka pritur shqiptarin në momentin tek-

sa po kalonte kur e ka qëlluar për vdekje. Pas vrasjes ai e hodhi trupin e shqiptarit në një kanal për të humbur gjurmët. Banorët në zonën ku ndodhi ngjarja shprehen për mediat greke të shqetësuar për rritjen e aktivitetit të ‘Agimit të Artë’. Në nëntor përveç Zifles, mbeti i vrarë në Greqi edhe Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativa për të drogë. Ndërsa po në nëntor një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

“Thimio Loli është antishqiptar,

pjesë e bandave që dëbuan çamët”

Ardit bido flet në repolitix për dëmtimin e memorialit në finiq dhe

vrasjen e shqiptarit në greqi: një pjesë e shoqërisë greke e radikalizuar

nga ushtria greke, ndërsa vëllai i tij, Vasil Bahima, ka qenë depu-tet dhe përfaqësues i minoritetit shqiptar në Kuvendin tonë. Për të parin ka një bust, ndërsa për të dytin nuk flitet fare. Emri i rrugës është vendosur nga Bashkia e Sarandës. Është një pakicë greke e financuar mirë që ia del të kalojë nën hundën e autoriteteve shqiptare të bëjë këto gjëra skandaloze. Ngrihen buste, emërtohen rrugë nën hundën e autoriteteve shqiptare,

u ngritën varrezat. Kjo është një lojë e Greqisë ndaj Shqipërisë brenda territorit shqiptar. Në rastin tonë kemi një mungesë seriozë të funksionimit të in-granazheve të shtetit. Po luhet për një bust në Finiq, por s’i shkon kujt ndërmend të ngrihet një bust në Igumenicë, në Filat, apo të ketë nje emër rruge në zonën e Çamërisë të një personaliteti shqiptar. Pra, jemi në një situatë ku e gjithë loja luhet brenda ter-ritorit shqiptar”, tha Ardit Bido,

drejtor i Arkivave të Shtetit.Bido ngre pikëpyetje se

busti i Thimio Lolit mund të jetë ngritur pa leje në vitin 2011 dhe nëse rezulton i tillë duhet të hiqet. Por përgjigje për këtë, shtoi ai, duhet të japë Prefe-ktura e Vlorës si institucioni kompetent për këtë çështje. “Duhet parë nëse memoriali është me leje apo jo. Sepse ka qenë një person përçarës për minoritetin vetë, por edhe për minoritetin në raport me

shqiptarët. Ka përgjegjësi. Ose busti është pa leje dhe duhet të hiqet prej andej. Shpresojmë që Vettingu të japë zgjidhje, sepse gangrena më e madhe në vend ka qenë mënyra si funksiononte sistemi i drejtësisë. Ta mësojmë kush ishte prefekti dhe të pyetet si e miratove ngritjen e këtij busti...A u kërkua paraprakisht se kush ishte ky dhe të shihet procesi ligjor pastaj”, theksoi Ardit Bido.

Vrasja e shqipTariT nga anëTari i “agiMiT Të arTë”

Sa i takon vrasjes së një shqiptari në Korfuz nga një anëtar i “Agimit të Artë”, Bido tha se një pjesë e shoqërisë greke është e radikalizuar dhe prirur drejt neonazizmit modern. Shqiptarët, tha Bido, janë më të diskriminuarit në Greqi dhe për këtë autoritetet shqiptare duhet të bëjnë më shumë për t’i mbro-jtur ata. “Kemi një pakicë në

Greqi që është e orientuar drejt radikalizmit dhe nazizmit mod-ern të cilët përfaqësohen nga “Agimi i Artë”. Kemi një pjesë të popullsisë që është e gatshme të vrasë të huajt, atë që nuk i ngjashëm me atë, të sulmojmë me tipa si Kaçifa në Bularat, të sulmojë përmes armëve dhe jo përmes fjalëve. Kjo është rrjed-hojë e radikalizimit të shoqërisë përmes retorikës ksenofobike kundër emigrantëve është mjaft e përhapur. Në ngjarjen e Kaçifasit të gjitha mediat shqiptare kanë luajtur rolin e një zëdhënësi të qëndrimit grek... Në mediat tona shihnim çfarë shkruante “Protothema”. Nuk kam parë asnjë lidhje di-rekte të mediave për një të vrarë nga policia shqiptare p.sh, por u bë për Kaçifën. Për ngjarjen e Korfuzit p.sh ku u vra një emigrant shqiptar nuk kemi një reagim të mjaftueshëm nga autoritetet tona. Shqiptarët në Greqi jetojnë nën diskriminim. Duhet të krijohen elementët e sigurisë. Rastet konkrete nuk janë ato që më shqetësojnë, jemi dy vende fqinje njëri më i varfër se tjetri...Këto lloj çështjesh konkrete nuk janë ato që defino-jnë marrëdhëniet dypalëshe, pasi këto konkretizohen në çështje politikash. Qeveria e Tsipras për Kaçifën ka mbajtur një qëndrim shumë më të moderuar sesa opozita atje”, deklaroi në “Re-politix”, Ardit Bido.

Vrasja e 63-vjeçarit nga Berati, Petrit Zifle, në Korfuz nga një shtetas

grek i identifikuar si Dhimitris Kuris, i cili thuhet se është pjesë e ekstrem-istëve të “Agimit të Artë”, ka sjellë një sërë reagimesh edhe brenda politikës greke. Ngjarja ndodhi në 26 nëntor pasi shqiptari dhe greku kishin debatuar me njëri-tjetrin për Konstandin Kaçifën si dhe ishin përleshur edhe fizikisht. Ndërsa më pas greku Kuris i ka bërë pritë me armë zjarri shqiptarit duke e ekzekutuar. Në vazhdën e reagimeve që ka sjellë kjo ngjarje është edhe ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek, ndërsa ka

reagiM i forTë / vrAsjA e shqiPtArit në KorfuZ ngA eKstremisti i “Agimit të Artë dënohet ngA fotini vAKi

Deputetja greke: edhe sa emigrantë do vajtojmë si viktima të racizmit?mbajtur qëndrim të fortë. Me fjalë mjaft prekëse, deputetja greke shprehet se 63-vjeçari shqiptar ishte në Greqi për të punuar tokën, ndërsa ra pre e dorës vdekjeprurëse të një personi të ushqyer nga fryma naziste dhe fashiste.

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme? Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të

paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit? Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminiz-mit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”, ka deklaruar Fotini Vaki, deputete e SYRIZA-s në Korfuz

Me të njëjtën forcë e dënon edhe partia e saj SYRIZA vrasjen e shqiptarit, ndërsa kërkon luftë të vazhdueshme e të fortë kundër racizmit. “Vrasja brutale në Lefki-mi të Korfuzit e punëtorit 63-vjeçar Petrit

Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi. Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve. Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke. Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”, – shkruhet në njoftimin e fundit të SYRIZA.

Page 11: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

11www.shqiptarja.com

E MËRKURË 5 DHJETOR 2018

Kultivonin kanabis në papafingo Pranga dy shqiptarëve në Angli, avokati: Kanë ardhur me kamionDy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi kultivonin kanabis brenda banesës së tyre. Bëhet fjalë për: Liridon Mehilleyn dhe Mufit Xhokën, të dy të moshës 25-vjeçare. Gjatë aksionit të policisë dy të rinjtë u përpoqën që të largoheshin por u ndaluan në kohë dhe u arrestuan. Në parafinon e shtëpisë së tyre, u gjetën 45 bimë kanabisi. Avokati i Xhokës, Jason Holt tha para trupës gjykuese se klienti i tij kishte hyrë në Britani me një kamion nga Franca por se dëshironte te kthehej sërish në Shqipëri. “Paratë nga shitja e kanabisit do të përdoreshin për shlyerjen e borxhit. Ka paguar £ 12,000 për të ardhur në këtë vend”-Jason Holt,avokati i Mufit Xhokës.

AKUZAT

Ja pallati 10-katësh që iu sekuestrua

“Kumbarit të ShkodërsNdërtim pa lejë e falsifikim dokumentash, i akuzuari si trafikant

droge u arrestua dy ditë më parë nga prokuroria Shkodër

Dy ditë më parë poli-cia e Shkodrës ar-restoi 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj. Ai akuzohet për

“Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”, ndërsa cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Ky në foto është pallati që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj në lagjen “Rus”, që kap vlerën e 2 milionë eurove. Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pl-lanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.

HAPJA DHE PEZULLIMI I KOMPANISË “OLD-B”

Bardhok Pllanaj, biznes-meni i ndërtimit i përfshirë

Ndërkohë që në 11 shkurt të 2015 biznesmeni Bardhok Pllanaj ka bërë riaktivizimin e kësaj kompanie, duke hed-hur firma në dokumentat që janë paraqitur zyrtarisht në institucione.

FIRMAT TË NDRYSHMENë këto dy dokumenta

konstatohet se firmat e hed-hura nga Bardhok Pllanaj

janë të ndryshme. Një fakt i tillë konstatohet dhe me sy të lirë. Ndërkohë që në do-kumentin e datës 30 dhjetor 2014 vërehet se mbiemri i personit që mendohet se u strehua në makinën e depu-tetit Mark Frroku dhe lokalin “Antik” të deputetit Tom Doshi, është shkruar gabim, duke u bërë Plangaj dhe jo siç është realisht Pllanaj.

në aktivitetin e ndërtimit në Shkodër, rezulton të ketë menaxhuar dhe administru-ar kompaninë e tij “Old-B” edhe pse ishte në kërkim policor. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërisht e ka rihapur këtë aktivitet në muajin Shkurt të 2015. Do-kumentat që disponon gazeta “Shqiptarja.com”, tregojnë se Pllanaj menjëhërë pas zhduk-jes spektakolare nga sytë e pol-icisë dhe prokurorisë, ka bërë pezullimin e firmës së ndër-timit të “Old-B”. Pllanaj,këtë kopani e ka hapur në mujin Maj të vitit 2008, ndërkohë që në 30 dhjetor të vitit 2014, dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim policor dhe një ditë para Vitit të Ri, ai ka bërë pezullimin e aktivitetit tregtar.

Vendimi i gjykatës, i dënuar me 8 vite burg kapet 43-vjeçari ngaMati i shpallur në kërkimPas publikimit të fotove të personave në kërkim nga Policia është bërë i mundur ndalimi i Alban Gjegjit. 43-vjeçari u arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë duke u dënuar me 8 vjet burg. Pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji u arratis pak ditë pas vendimit të gjykatës. Për shkak të krimeve të kryera, Gjegji, ishte pjesë e listës

22 të kërkuarve në listën e qarkut të Dibrës të publikuar më 18 nëntor. “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

LAJME SHKURTNgjarja në Shijak, gjendet i vdekur në banesën e tij 78-vjeçari, policia dyshon për vetëhelmim

Një ngjarje e rëndë është shënuar të hënën në Shijak. Një i moshuar 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Shijak. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por dyshimet paraprake të policisë janë se 78 vjeçari mund të jetë vetëhelmuar me foksinë. “Më datë 3 dhjetor 2018, në banesën e tij, në Shijak, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M.,vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Shkaktimi i vetëvrasjes”-thuhet në komunikatën e policisë.

Një shqiptar 19-vjeçar dhe një grek 21-vjeçar janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Eleni Tofaloudis në ishullin e Rodos. Të dy kanë qënë të dyshuarit kryesorë të ngjarjes pasi ka pasur kundërshtime në deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen. Mësohet se dy autorët e dyshuar e kanë goditur në kokë 21-vjeçaren dhe e kanë hedhur në det ku edhe u gjet në mëngjesin e 28 nëntorit. Sipas një raporti të mjekëve ligjorë, 21-vjeçarja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja që kishte marrë në kokë. Ende nuk dihet se kush e ka kryer vrasjen pasi autorët e vrasjes në dëshmitë e tyre i hedhin fajin njëri-tjetrit.

E goditën në kokë dhe e hodhën në det, greku dhe shqiptari pranojnë vrasjen e 21-vjeçares në Rodos

Alban Gjegji Eleni Tofaloudis

Bardhok Pllanaj

Page 12: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

12 E MËRKURË 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.comZONJAT QË BËJNË SHQIPËRINË

Vasilika Tafa: Nëse do t’i bësh

njerëzit të lumtur, bëji të lexojnë libra

Në emisionin e 10-të, drejtoresha e shtëpisë botuese Ombra GVG, Vasilika Tafa rrëfen

vizionin e saj për librat: Botojmë libra që nuk janë shumë të shitshëm, por bëjnë histori

Flora NikollaDhurata Hamzai

TIRANE

Shtëpia e librit Ombra GVG, e themeluar në vitin 1998 nga bashkëshortët Vasilika dhe Gëzim Tafa, është një ndër emrat e njohur në botimet

shqiptare. Presidentja e Ombra GVG, Vasilika Tafa, beson se hapi i parë i suksesit me një shtëpi botuese ka qenë dashuria që ka për librin.

Vasilika Tafa rrëfen se të drejtosh një shtëpi libri dhe të ruash dinjite-tin e logos botuese, është një sfidë që kërkon strategji e përgjegjësi të veçanta.

Vasilika ndihet me fat në punën e saj drejtuese, sepse bashkëshorti i saj, Gëzim Tafa, një piktor i talentuar dhe studiues i njohur, i ka dhënë mbështetje me ide dhe diskutime të frytshme. Ky fill bashkëpuni-mi nuk ndërpritet asnjë çast në shtëpinë botuese Ombra GVG. Ata janë tepër kritikë para botimit të një vepre, sidomos kur libri nuk ka vlera bindëse.

Pjesëmarrëse në sfidat e reja të tregut të librit, thotë se veprimtarinë e saj e ka mbështetur në disa kola-na të letërsisë shqipe dhe të huaj, klasike dhe bashkëkohore.

Ajo beson se botimet e saj kanë ndikuar dukshëm në cilësinë e tregut të librit shqip, ku vihet re një kujdes i veçantë profesional dhe grafik.

Vasilika Tafa nuk është vetëm “zonja e librit”, por ajo është edhe nëna e dy fëmijëve, të cilët kanë mbetur të lidhur ngushtë me punën dhe pasionin e prindërve të tyre.

Tregu i librit nuk është i lehtë, dhe për fat të keq librat nuk i dashurojnë të gjithë, por brenga e Vasilika Tafës është kur ata që e duan më shumë librin nuk kanë lekë për ta blerë.

Vasilika Tafa pas një pune të gjatë 20-vjeçare në drejtimin e Ombra GVG, është përpjekur që botimet e saj të jenë pjesë e rëndësishme e rretheve intelektuale e akademike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trevat ku flitet shqip e më tej. Drejtimi vizionar i Vasilika Tafës, në një koordinim plot har-moni me bashkëshortin Gëzimin, ka rritur cilësinë e tregut të librit shqip dhe afrimin e tij me standardet më të larta evropiane.

Vasilika, si ka nisur ud-hëtimi juaj në profesionit që përfaqësoni. Pse e nisët punën tuaj pikërisht me botimin e librave?

-Mbaj mend në adoleshencë e më vonë edhe në rini, ditët e të diela, para se të vinte mesdita, nxitoja për në librarinë e qytetit, e cila gjendej përballë liqenit, për të marrë gazetën “Drita”, apo librat librat e rinj që vinin bashkë me gazetën.

Më pas zhytesha brenda faqeve të saj, duke lexuar poezitë e tregimet e javës. Ajo librari, edhe pse modeste, në kujtesën time mbetet e mrekul-lueshme, më shumë se intime dhe më ofronte një luks që nuk e gjej akoma askund. Atje më dukej sikur

takoja të gjithë shkrimtarët e poetët e botës. Dëshira më shtynte për të blerë çdo libër që rrinte në sirtar. Zakonisht, edhe pse isha nga të parat që qëndroja në radhë, librat e autorëve të rëndësishëm, sido-mos atyre të huaj, ishte e vështirë t’i siguroja, sepse një pjesë e elitës së qytetit, i kishin prenotuar më parë ato. Por shpesh, shumë libra i siguroja me vështirësi të madhe, kështu që dritarja tjetër e leximeve të mia ishte biblioteka e qytetit. Më kujtohet si tani në rininë time të hershme, kur doli libri i Ismail

Kadaresë “Ftesë në studio”, unë shkova ta bleja në librari dhe libri ishte mbaruar. U mërzita shumë dhe me besoni se atë të diel që unë vendosa të blejë dhe te lexojë atë libër, nuk ishte një e diel e bukur. Librin e gjeta dhe e lexova më vonë, por nuk ishte po ai emocion paduri-mi si në momentin e daljes së parë në librari. Po kështu mbaj mend emocionet që kam pasur kur doli në librai libri i Dritëro Agollit, “Në rrugë dola”. Më pëlqeu shumë, aq shumë më frymëzoi sa emocionet e atij libri më ndoqën pas për një kohë

të gjatë. Ndodhte që netëve të gjata zakonisht më zinte gjumi bashkë me librin. Ishte gjyshja ajo që hynte ngadalë në dhomën time, në majë të gishtave që më mbulonte dhe ma hiqte librin nga dora bashkë me fletët e shënimeve, që ishin të shumta. Saktësisht, ato shënime të ndjera, për poezitë e botuara apo prozat, dhe që më pas, një pjesë të tyre i kam botuar edhe në ish revistën “Nëntori” apo gazetën “Zëri i rinisë”, më kthyen në robinë që pasionin dhe dashurinë për librin e kthyen më pas në profesion, dhe bashkë

me bashkëshortin tim themeluam Shtëpinë e librit OMBRA GVG.

Çuditërisht kjo ndjesi e adolos-hencës me ndjek edhe sot. Për shkak të punës që bëj, jam pjesëmarrëse dhe vizitore e panaireve të ndryshme librit edhe jashtë Shqipërisë. Tani, kam rastin fatlum që të shoh një pjësë të mirë të botimeve që dalin në botë, dhe ndryshe nga emocionet që më shkaktonte libraria e qytetit tim të lindjes, që shtrihej buzë liqenit romatik, i gëzohem faktit që arrij të prek, shfletoj, por edhe të pasuroj bibliotekën time personale, me shumë libra në gjuhë të ndryshme.

Si e shihni ju sot profesionin e botueses së librave dhe cilat janë

sfidat me të cilat jeni përballur?-Sa më shumë kalon koha, aq më

shumë shtohen befasitë dhe ankthi mbi të papritur me të cilat të për-ballë ky profesion. Çdo ditë zbuloj diçka të re. Shpesh bashkudhëtoj me dilemën se çfarë është dhe si mund të funksionojë në të vërtetë një shtëpia botuese në një vend si yni, me një numër të kufizuar lexuesish...

Nëse nuk ambientohesh me sfidën, por edhe nëse nuk ndjek me kujdes, trendin e zhvillimeve botimore në Europë e më tutje, mbetesh jashtë loje. Duhet të ecësh

Vasilika Tafa

Vasilika Tafa momente pune me bashkëshortine

Vasilika Tafa momente pune në panairin “Tirana 2018”

Page 13: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

13www.shqiptarja.com

E MËRKURË 5 DHJETOR 2018ZONJAT QË BËJNË SHQIPËRINË

Vajza e regjisorit Adele Budina, producente: Jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që me sakrifica bën një jetë sa më dinjitoze në Itali

në sinkron, jo vetëm me zhvillimet e kohës, por edhe me shijen e lexuesit vendas.

Ne jemi munduar që nën logon Ombra GVG, të plotësojmë interesat e një kategorie të gjerë social kultu-rore, të strukturuara në kolana të ndryshme, të letërsisë për fëmijë, të letërsisë botërore, të librit historik e më gjerë. Gjatë punës me këto lloje botimesh përveçse përgjegjësive të mëdha, përjetojmë edhe emocione komplekse. Ky është një profesion që ndikon në të ardhmen, por edhe në pasurimin intelektual të shoqërisë.

Editoria private shqiptare është relativisht e re. Sa herë marr në dorë katalogë të shtëpive botuese të ndryshme nga bota, dhe shoh datën

e krijimit të tyre, më duket vetja se tek ne ky biznes është ende në faza rinore.

Shumica prej tyre kanë mbi një shekull veprimtari, dhe kjo ekzistencë e hershme i ka dhënë botuesve të ndryshëm, kon-turuare dhe filozofi shumë të qarta ed-itoriale dhe reda-ktoriale. Ne jemi munduar të përfi-tojmë nga përvojat e tyre. Duke nd-jekur profilizimet dhe eksperiencat dhjetëra vjeçare të tyre, besojmë se sjellim një produkt

të garantuar për lexuesin tonë.Bazuar në këtë filozofi, struktura

e kolanave tona, kapin një fashë të gjerë të moshave, dhe me mendimin se kontribuojmë sadopak, në krijimin e bibliotekave private apo pasurimin e bibliotekave publike. Për këtë ndjej një lloj krenarie, sepse, përveç au-torëve më të rëndësishëm të klasikë dhe bashkëkohorë, shqiptarë dhe nga bota, krahas veprave të mrekul-lueshme poetike, në fondin e Ombra GVG, bëjnë pjesë botime si “Statutet e Kishës Katedrale të Drishtit” që datojnë rreth vitit 1456, “Lek Ma-

tranga, njeriu, koha dhe vepra”, apo së fundmi “Poema Arbëreshe - Poemi Arberischi”, të cilat janë vlerë e çmuar për çdo të dashuruar me librin.

Ky profesion të vendos përballë sfidave të rëndësishme dhe të shum-ta. Disa prej tyre pavarësisht vlerës së madhe apo rëndësisë akademike, nuk janë libra aq të shitshëm në treg, por janë libra që bëjnë histori.

Puna e botuesit është një punë e vështirë ku nuk mungojnë pa-kënaqësitë me natyrë objektive dhe subjektive të lexuesve dhe më gjerë. A mendoni se ka gjëra që mund të ndryshojnë në profesionin tuaj?

-Edhe pse në dukje një mar-rëdhënie kulturore, kjo veprimtari zbaton dhe i nënshtrohet ligjeve të biznesit. Për këtë arsye gjetja e një mekanizmi sa më funksional, të vendos para vështirësive të shumta. Edhe pse brenda këtyre kushteve,

zhvillohet kjo veprimtari, në fund të fund duhet të kesh brenda vetes edhe shumë cilësi idealizmi dhe humanizmi. Nëse këto dy elementë nuk alternohen me kujdes dhe nuk harmonizohen, kam bindjen se projektet apo botimet e librave nuk do të kenë një ecuri afatgjatë. Por që të dalësh me sukses në bregun tjetër të mendimit, kërkohet edhe shumë fantazi. Me këtë profesion, në mënyrë të mrekullueshme alter-nohet e sotmja dhe e ardhmja.

Shumë nga zonjat e përzgjedhura nga bordi i Albanian Excellence përveç punëve të mira që kanë bërë për vendin e tyre, kanë dhënë edhe një premtim në kuadër të eventit “Zonjave që bëjnë Shqipërinë”, cili është premtimi juaj?

-Unë ju falënderoj shumë që më zgjodhët mua dhe nga ana tjetër ndi-hem pak në siklet për këtë përzgjedhje të veçantë, sepse për mua “zonja që bëjnë Shqipërinë” janë edhe ato nëna që janë në periferitë e vendit dhe nuk kanë shumë mundësi ekonomike, por ato bëjnë gjithçka për edukimin e fëmijëve të tyre dhe sfidojnë kushte nga më të vështirat për shkollimin e fëmijëve. Ato kanë një dëshirë të madhe që të përgatisin intelektualë të ardhshëm dhe japin gjithçka nga vetja e tyre, derisa ia arrijnë qëllimit. Ky është një moment që mua nuk më mban zemra... Dhe kur shoh fëmijë të edukuar që kanë dëshirë për dije, por nuk kanë lekë të blejnë libra, (përkundër atyre që kanë lekë dhe s’i preferojnë shumë librat), unë prekem shumë, ndaj i ftoj këto nëna, këto zonja që bëjnë të ardhmen e Shqipërisë, me gjithë zemër, që nëse dëshirojnë librat për fëmijët e tyre, kur s’ia kanë mundësitë për t’i blerë të afrohen në Panairin e Librit dhe unë do t’ua dhurojë librat për fëmijët e tyre.

Po fëmijët tuaj sa të lidhur janë me librin dhe me punën tuaj?

-Fëmijët tanë janë edukuar që në vegjëli me ndenjën e kureshtjes dhe dashurinë për librin. Por ne asnjëherë nuk i kemi detyruar ata në zgjedhjet e tyre në jetë. Megjithatë, tani që ata po shkollohen në Perën-dim dhe kanë marrë drejtimin e tyre në jetë, po shoh se po bëhen më të afërt e më bashkëpunues me ne, sepse shohin me interes zhvillimet e librit në Europë dhe na njoftojnë e tregojnë gjithmonë të rejat. Jemi shumë të lidhur si familje me punën me librat dhe pavarësisht nga profe-sioni që do të zgjedhin fëmijët tanë në jetë, i shoh ata si trashëgimtarë të denjë të botimeve tona.

Cilat janë lëvizjet, iniciativat konkrete që ju do të merrni për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë mirë në profesionin e botuesit?

Siç përmenda më sipër, OMBRA GVG është e strukturuar mbi disa kolana. Unë bëj çmos që në seritë e zgjedhura të përafrojmë standarde të lartë dhe vlefshmëri. Sepse lexuesi ka nevojë edhe për atë tipologji që i nevojitet në përditshmërinë e tij. Krahas kësaj, padyshim që ajo që ofrojmë i shkon tek ai nëpërmjet një vizioni të ndryshëm grafik, por edhe me emra të cilëve ai u rikthehet si domosdoshmëri për pasurimin e tij kulturor, si ushqim për shpirtin. Puna që bëj është e lidhur në mënyrë të pashmangshme edhe me të ardh-men. Nëse ajo që shërben edhe për të patur “nderin” të hyjë brenda bibliotekave personale kjo gjë më gëzon. Unë jam e pozicionuar në pjesën e atyre që ndërtojnë të ard-hmen, kontribuojnë për kulturën. Sepse, nëse duhet që t’i bësh njerëzit të lumtur, duhet t’i bësh ata që të lexojnë libra.

Filmi “Të Thyer” me skenar dhe regji nga Edmond Budina është

shpallur fitues i festivalit të 72-të Salernos në Itali. Në këtë festival 72-vjeçar kanë janë pëfaqësuar me krijimtarinë e tyre Mario Sol-dati, Norman MacLaren, Vittorio De Sica Claude Lelouch, Giorgio Treves, Manfredo Manfredi, Duçio Tessari, Alberto Sordi e shumë të tjerë etj.

Këtë vit ishin 120 filma në konkurrim. Midis të tjerëve mori pjesë edhe Matteo Garrone me filmin “Dogman”. Producentja Adele Budina, vajza e regjisorit Edmond Budina ka shprehur emo-cionet dhe falënderimet e saj. Filmi im i vogël, është i nderuar që e ka marrë këtë vit çmimin e celuloidit më të mirë të artë në festivalin e 72-të ndërkombëtar të Salernos. Dua të kujtoj se të gjithë emrat e mëdhenj të kinemasë botërore kanë kaluar nga ky festival që nga viti 1946 deri sot (është i dyti pas atij të Venecias) dhe konkurroi në vitin 2018 mes 120 filmave. Jam krenare për filmin “I thyer” dhe për drejtorin Edmond Budina, që është edhe babai im. Jam krenare për Shqipërinë tonë të vogël dhe të bukur që na intereson dhe që duam ta shohim lart e më lart. Kjo njohje shpërblen punën e të gjithë atyre që e kanë realizuar, por edhe shpërblen qendrën e filmit shqiptar QKK, e cila na dha rastin për të bërë një film me temë universale. Filmi gjithashtu shpërblen Shqipërinë.”, tha Adele, vajza e regjisorit Budi-na, e cila shpreh falënderimet për agjencinë e filmit maqedonas, si dhe për profesionistët shqiptarë, që e kanë nderuar vendin e tyre kudo dhe së fundi në festivalin ndërkombëtar të Salernos. “Ky çmim për filmin e parë që kam prodhuar më bën krenar dhe me

besim të vazhdoj këtë profesion me të gjithë pasionin dhe energjitë e mia.”, është shprehur producentja Adele Budina

Çmimi i filmit “Broken” (Të thyer) është një ndër çmimet e shumta ndërkombëtare për reg-jisorin e njohur Edmond Budina, por ky vlerësim shkon dhe për kinematografinë shqiptare. Pro-ducentja Adele Budina shprehet me falënderime për të gjithë që ndihmuan për filmin.

“Është emocionuese të shohësh njerëzit me lot në sy në fund pas projektimit të filmit në kinema, dhe ky çmim vjen pas shume sakrificave , pas kaq shumë pune e zhgënjimesh. Kam zemrën të mbushur me gëzim, jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që janë munduar me shumë sakrifica, si të gjithë emigrantët, për të pasur një jetë sa më dinjitoze në Itali.”, shprehet Adele Budina.

Jam e gëzuar për Shqipërinë, vendi im, dhe për Qendrën Kom-bëtare të Kinematogarfisë, që na dha mundësinë të realizojmë një film me temë universale. Po ashtu dua të falënderoj dhe Italinë, vendin tim të dytë, me MIBACT (minis-tria italiane e Kulturës) që më ka mbështetur gjithmonë, po ashtu falënderoj Agjencinë Maqedonase të Filmit që përkrahu “Të Thyer”, gjithë bashkëpunëtorët dhe gjithë stafin”, vijon Budina. Produncentja tregon se puna me filmin ka pasur synim për të sjellë një prodhim kine-matografik sa artistik dhe shoqëror. Në gjithë këto vite nga Festivali i Salernos kanë kaluar emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, këtu filluan hapat e tyre të para Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Salerno arriti këtë vit në edicionin e tij të 72 dhe është një nga më të vjetrit në botë. DHU. HA.

FESTIVALI 72-VJEÇAR

Filmi “Të thyer” i regjisorit Edmond Budina fitues në Salerno, në Itali

Emisioni “Zonjat që bëjnë

Shqipërinë” në Report TV

Zonjat që bëjnë Shqipërinë” vijon të jepet çdo të martë

dhe të enjte në Report TV. Ky emision bëhet në bash-këpunim me Albanian Ex-cellence, me producente dhe ideatore Flora Nikollën dhe gazetare Dhurata Hamzain. Dje u transmetohet puntanta e 10-të e këtij emisioni. Në këtë puntantë, në Report TV, u prezantua Vasilika Tafa, drejtoreshë e botimeve Om-bra GVG. Botuesja flet për sfidat e botimeve me vlerë në kolanën e letërsisë shqipe dhe asaj botërore, duke u shpre-hur se “ne botojmë libra që bëjnë histori pavarësisht se nuk janë shumë të shitshëm”.

Page 14: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

14 E MËRKURË 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.com

Grand gala. Të gjithë e duan Agim Krajkën”, me këtë titull manifestiv kri-jimtaria muzikore e kom-pozitorit Agim Krajka do

të vijë në në dy mbrëmje të veçanta tek qendra multikulturore “ArTurbi-na”. Plot 140 artistë do të dhurojnë një performancë me veprat më të bukura të mjeshtrit Agim Krajka. Koncertet do të mbahen në datat 7 dhe 8 dhjetor.

Zyra e shtypit të TKOB bën me dije se do të jenë dy mbrëmje të pa-harruara dhe në skenë do të ngjiten trupa e Ansamblit Popullor, artistët e muzikës së lehtë, si dhe trupa me artistët të këtij institucioni. Prej disa ditësh artistët po përgatiten për të

Rikthimi fantastik i Agim Krajkës, dy net live tek “Art’turbina”

Plot 140 artistë e këngëtarë të njohur do të ngjiten në skenë me krijimtarinë muzikore të kompozitorit në “Grand gala-në “Të gjithë e duan Agim Krajkën”

Dhurata HamzaiTIRANE

thotë dirigjenti Doko, ku sipas tij nuk do të mungojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë si Irma Libohova, Juliana Pasha, e të tjerë.

“Zëri brilant i saj njihet menjëherë nga të gjithë, ashtu sikurse edhe vlerat e saj artistike. Ajo është Irma Libohova e cila do të jetë pjesë e Grand Galas. Ajo do të interpretojë këngën “Kur këndoje ti”.

Zërit të saj unik do ti bashkëngjitet edhe këngëtaria mjaft e talentuar me një stil të veçantë e tepër karizmatik, Kamela Islamaj, e cila do të perfor-mojë këngën “Kafe Flora burra plot”.”, njofton TKOb për këngëtaren Irma Libohova.”E të dy zërat brilantë do të sinkronizohen së bashku në këngën “Të kërkoj””, shkruhet nga institucioni për Juliana Pashën.

Kompozitori Agim Krajka sot është 81 vjeç, por vijon të krijojë për zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare e më gjerë.

sjellë në skenë perlat muzikore të Agim Krajkës, “Mjeshtër i Madh”. Ata njëzëri shprehen se të gjithë e duan Agim Krajkën, sepse ai ishte kompozitori që ka shkruar për të gjithë këngë, ka krijuar muzikë filmash, muzikë për vepra instru-mentale dhe për orkestër. Edhe pse ka kaluar gati gjysmë shekulli nga krijimtaria e parë e tij, të gjithë I këndojnë me dashuri këngën për gjyshen, këngët për jetën dhe atd-heun. Krajka e kapërcente gjithnjë

korpusin tematik të diktuar nga dogma komuniste, sepse ai ishte mjeshtër i ndjenjës dhe lirizmit në muzikë. Për rikthimin madhështor të Agim Krajkës, orkestra e TKOB-it, Ansambli Popullor, bandi Jazz dhe këngëtarë të njohur do të interpretojnë të gjithë repertorin e mjeshtrit të madh. Janë dhjetëra kompozime të Agim Krajkës që nuk i mungojnë edhe skenave të sotme. Të gjithë e kujtojnë kënga “Lemza” që ai kompozoi për të madhen Vaçe

Zela, që ishte edhe kompozimi i parë i Agim Krajkës. Këngët “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e Gjyshes” kanë qenë të kënduara dhe të interpretuara ndër vite e ndër breza. Krajka ka shkruar muz-ikën e shtatë filmave artistikë, ndërsa me Ansamblin Popullor ka punuar për vite me radhë, duke e shoqëruar edhe në koncerte të mëdha jashtë vendit. Mbrëmjet koncertore do të jenë nën shoqërinë e Orkestrës së TKOB dhe dirigjentit Edmond Doko. “Koncerti do të jepet dy ditë live para publikut”,

Shkrimtarja Zenepe Luka ka nxjerrë librin e saj të pestë

që i kushtohet këngëtarit italian e njëkohësisht mikut të saj Al Bano Karrisit, në kuadër të 75-vjetorit të lindjes.

Fletët e librit “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano” kanë ardhur të mbledhura tok për lexuesit në maj të 2018-s, duke u pro-movuar fillimisht në Vlorë në praninë e këngëtarit të mirën-johur. Duke e cilësuar si më të bukurën pranverë, Zenepe Luka shprehet në parathënien

e librit se frymëzimi i saj i pa-shtershëm për të shkruar për këngëtarin italian ka ardhur pikërisht nga dashuria që ndjen karshi zërit të tij brilant, magjik dhe të papërsërit-shëm. Luka vijon më tej duke thënë se vlerësimi që ndjen karshi “mikut të shtrenjtë të shqiptarëve” ka ardhur edhe në sajë të vlerave që ai ka e me-sazheve që përcjell, me rrënjë tek dashuria dhe humanizmi. Duke theksuar se ky fakt është pohuar edhe nga Al Bano, i cili

ka rrëfyer se vlerat njerëzore i ka të trashëguara nga i atij i tij, Luka shkruan se dashuria sfidon çdo mentalitet dhe përbuz cilindo që i jep kuptim ndryshe. Në të pestat botime e saj, në epiqendër është pikërisht jeta dhe karriera e këngëtarit, si edhe miqësia dhe dashurinë e të atit Karmelo me Shqipërinë. Vend të gjërë zënë gjithashtu veprimtaritë e shumta, që janë organizuar në Shqipëri dhe në Itali, ardhja e këngëtarit 7 herë në Shqipëri për koncerte dhe

veprimtari të tjera me ftesën e shoqatës, që janë finalizuar më pas me marrjen e pasaportës shqiptare nga Al Bano, duke u bërë resident në lagjen “Pavarë-sia” në qytetin e Vlorës.

Librat e shkrimtares Zenepe Luka janë “Al Bano dhe Romina Poëer”, “Al Bano dhe Albania”, “Kjo është jeta ime” dhe së fundi i është shtuar edhe “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano” ( e përkthyer në gjuhën italiane “L’Amore Albanese per Al Bano”)

Zenepe Luka shkruan librin e 5-të për Al Bano Karrisi-nZenepe Luka nën frymën e një miqësie 25-vjeçare me këngëtarin italian ka botuar së fundmi librin “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano” në shqip dhe italisht

NDERIMI

Agim Krajka

Al Bano Karrisi

Page 15: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

15www.shqiptarja.com

E mërkurë, 5 DHJETOR 2018Publikim kërkese Për shPronësim

Përgjigje

rg

jig

je

14 5 15 13 3 6 4 13 1 2 4 15

2 5 2 5 7 4 13 14 5 1

4 11 8 4 11 3 6 1 6 3 9

12 11 5 6 5 13 5 9 4 7 3 2

16 6 4 2 5 6 3 2 12 3 6

5 9 3 2 4 3 7M 4 9 4 5

5 16 1 3 7 4 6 4 I 17 3 5 12

15 4 2 5 2 3 4 12N 4 2 6 3

5 13 3 16 2 8 5A 17 12 4

6 4 2 5 6 2 8 5 5 18

4 7 7 4 9 4 2 5 12 2 3 2

7 5 12 4 11 18 9 4 7 3 2 1

????????????????????????????PARADË

fjalËkryqesh

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Genc KonDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout & dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: Spiro MeShini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi Pa skemë

Fjalëkryqi sPortiv

DuHeT Të nxini 32 KuTi

Përgjigje e fjalëkryqit Pa skemë

i kriPtografuarFjalekryqi

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23 24 25

26 27

28 29 30 31 32 33

34 35 36 37

38 39 40 41

42 43

Përgjigje e fjalëkryqit sPortiv

T O P I K A M T N T E KA R M A M A R T I N A

H O L A N D E Z I L Z TP E N A L T Y Z O R R O

A T R O N A L D I N H O E I GS T A R R M I N A N T O N I O

G P A P T Y I N A T E RA R K A D I A K IR A F I N H A F F O R M AE D E N H A Z A R D A I E L

R A S T P R E K E SA K T U A L E S O D A

S E R E N I S S I M AP I R A T E R I A I AR O N E S K T O TE N D E S T A P E T IS E O P E R E T A TT R T I A M E R I K AI E L R D E T E O KG A R I E T T E D IJ A N E A D L E T E RI G J I N I A T A T A

PlotËSoni venDet boSh nË MËnyRË qË çDo RReSht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

M M M I S T R E S S S A K T I V EI K O N A T I V A F I R R A SD A T A T T A N K E A D A TA N E T V E P E R D H E N D E

D R I T A K A R R I E R I S TF I L M G J I R O K A S T R A EE L S A T R I O L E T O L A F A TT E T I A A R G O S E P A T I F AA T I E T I E I A J E R K O TR U N E L P E R T A L E B A N EE L E M E N T A R K A N A L IT E T R A T F U S H A T A T A A S

SUDOKU

HORIZONTAL1. Fillojnë ngadalë.3. të parat në panik5. teke serie8. organizma Prodhuese Korçë11. Antonio trainer13. Pak tolerante14. bonucci te Milan.16. Räikkönen pilot18. një skuadër e lisbonës.

20. një pjesë e lartësisë21. Kështu fillojnë pushimet23. trainer i njohur italian26. i keni në dorë27. Cana ish-futbollist28. Gjëja e romakëve31. Myslymi që qe traineër34. Ka fituar garën37. Agjenci Ajrore tiranë38. Personazhi në foto42. Personazhi në foto

43. inicialet e Moata-s

VERTIKAL2. një top në rrjetë.3. Skuadër luzitane.4. Është futbollist i yni5. Është edhe ai fosbury6. luan derby me lazio-n7. Është gjuajtja personake9. joe aktor10. një nënfish i rublës.

11. Ancelotti traier12. luca, ish-bomber italian15. ndërmarrje operative lokale17. Skuadër greke19. Grand Prix21. Kanë vijën fatale22. një pleh kimik23. ekstreme në model24. inicialet e Redford25. Kështu fillon periudha29. errani teniste30. Është burimi32. Altin ish-mesfushor33. Mbyllin portat34. Fiton pa kufij35. Peter që humbi hijen36. Agjenci Këmbimi Durrës39. Fise pa fe40. Fillojnë mirë41. në krye të radhës

HORIZONTAL1. një katolik me kardinalë e peshkopë. -janë odet e Carducci-t. -oz shkrimtar izraelit2. Kanë bërë veprën -lidh brigje. -një mund të jetë baribal3. janë sëmundje mendore. -u quajt Roma e tretë.4. ente Prodhuese Korçë -Gjysmë bekimi -u vra nga tezeu.5. nota e diapazonit -një sukses diskografik -Mund të jenë instrumentistë6. Dhjetë angleze. -i dha emrin zinkut.7. Ku na... nuk shihet. -... Rigby kënduar nga beatles8. një teknikë… pikture. -eshtë bota e palestinazëve.9. një përplasje… opinionesh. -elizabeth që qe aktore.10. Kështu janë vendimet e njëanshme. -në këtë ditë. -loja me games.11. nikola tesla. -Mund të shpojë… hundët. -janë mizorët.12. janë të gjata ato të dimrit. -Soditen nga veranda.

VERTIKAL1. janë kisha. -immanuel filozof2. Është pare peshku -Është dora për të qeverisur me vendosmëri.3. njëlloj si moral. -Fillojnë trondotjen. -ndërmarrje bujqësore.4. Me të bëhet trokë. -ndiqeshin nga inkuizicioni të tillë.5. tunney aktore.

-Kufizojnë një raport.6. janë pëlhura. -Është Fjala në ungjill7. një sulm kardiak -Aurel studiues i njohur.8. Mjeshtri me... baketë.9. Fillojnë bukur -Shtaga i njeriu me top. -Pak empirike10. bëjnë punë dore. -Dy asa.11. në krye të radhës -Cage aktor.

12. një gur mulliri. -ono e john lennon.13. ishte futboli i holandës. -një vend për martirë.14. Ka stadiumin Giuseppe Meazza. -Fillojnë tani15. Është i babëzitur. -nuk ka analfabeti.16. Duhen respektuar në kohë të tilla -Alban berg. -tase e volejbollit.17. qendër mësimimi -Fitim pa kufij -një ekspert i së bukurës.

SHKRONjA E NjëjTë pëR NUmëR Të NjëjTë

Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Mundohuni te vendosni dialogun para se këto debate te kthehen ne zeka te mëdha. Nga ana tjetër beqaret e kësaj shenje do kenë fat. Pasioni dhe kënaqësitë qe ata kane pritur do te vije. Dëshirat do iu plotësohen. Ne planin financiar duhet te manovroni mire ne mënyrë qe te mos përballeni me probleme te mëdha.

Do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj sot dhe historia juaj e dashurisë do marre një drejtim tjetër edhe me te bukur. Shfrytëzojeni ditën. Beqaret do kenë një nga ditët me te mira sepse mund te takohen me shpirtin e tyre binjak. Ai do jete fiks ashtu si ju e kishit menduar. Sigurohuni mire si e keni buxhetin para se te filloni te bëni shpenzime. Vetëm kështu gjerat do shkojnë mire.

Nëse jeni te lumtur me partnerin tuaj yjet thjesht do i shtojnë momentet e ngrohta qe do kaloni prani tij. Tensioni nuk do ketë vend ne jetën tuaj. Beqaret do kenë shume takime por ata do kenë frike te krijojnë një lidhje serioze. Planetët sugjerojnë te tentoni sepse nuk do keni shume raste te tilla. Financat nuk do preken nga yjet dhe nuk do keni asnjë problem me to. Shfrytëzojeni ditën.

Merkuri do sjelle gëzim ne jetën ne çift dhe rutina me ne fund do te largohet. Se bashku me parterin ju mund te provoni gjera te reja qe do iu sjellin kënaqësi pa fund. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person pak i turpshëm por qe vlen jashtëzakonisht shume. Financat nuk do jene te mira po shmangni marrjen e huave tek miqtë sepse ata do iu mbajnë neper goje. Besojini familjes.

Nëse jeni ne çift ka rrezik qe lidhja te mos jete shume e qete. Edhe pse partneri iu do fort dhe ua shpreh këtë gjithë ditën ju do tundoheni edhe nga aventurat kalimtare. Kujdes sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë ndryshime te mëdha ne jetën e tyre. Përfitoni! Jupiteri do iu nxite te tregoheni me kursimtare. Vazhdoni ne këtë rruge sepse do dilni te fituar.

Dite plot diell ne planin sentimental te çifteve. Do përjetoni ndjenja dhe emocione te forta. Ata qe kane pasur shume debate do fillojnë te sqarohen pak nga pak. Beqaret do kenë një takim shume te papritur, por qe do marre një drejtim shume te rëndësishëm. Fati do iu buzëqeshë ne planin e financave. Shpenzoni për gjerat me te rëndësishme dhe lërini mbrapa ato qe mund te presin.

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete mjaft e qëndrueshme gjate kësaj dite. Jeta ne çift do jete seksuale dhe plot emocione. Beqaret do kenë takime por gjithsesi duhet te bëjnë kujdes. Mos u bëni impulsive dhe mos ëndërroni shume sepse do lëndoheni. Ne planin financiar do tregoheni mjaft diplomate dhe nuk do përballeni me asnjë surprize te pakëndshme. Bravo për këmbënguljen.

Ne planin e dashurisë, beqaret do jene me te favorizuarit. Për ta jeta do jete me e thjeshte, mjafton qe te joshin pa pushim. Disa do kenë takime mjaft te rëndësishme. Çiftet nuk do kenë ndonjë dite te veçante dhe me e emocione te mëdha. Gjithsesi rëndësi ka qe nuk do keni probleme. Me financat do iu ndihmojnë mjaft planetët. Mos u shqetësoni për asgjë sepse gjerat do shkojnë për mrekulli.

Përmirësimi qe ka filluar ne jetën tuaj ne çift do vazhdoje edhe sot. Jo vetëm qe do toleroni por do pranoni edhe gabimet qe keni bere. Kjo sjelle do beje qe marrëdhënia juaj te shkoje sa me mire. Emocionet qe do përjetojnë beqaret do jene te shumta. Mund te merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi sot. Ne planin financiar do ndërthurni maturinë me këmbënguljen dhe gjerat do shkojnë mire.

Dielli do beje qe ne jetën sentimentale te mbizotërojë një klime e qete dhe e lumtur. partneri do jete ne forme te mire dhe do bashkëpunoni për gjithçka se bashku. Edhe për beqaret jeta do jete me e qete. Mos kërkoni te angazhoheni por reflektoni me mire dhe mendohuni cila është me e mira për ju. Dita do jete me fat ne planin financiar. Përfitoni sa me shume për te përmirësuar buxhetin.

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire duke qene se ju do tregoheni me te gatshëm se me pare për te bere lëshime. Vazhdoni ne këtë rruge sepse gjithçka do shkoje me se miri. Ju beqare duhet te ndërthurni logjiken me ndjenjat. Mos i neglizhoni mundësitë qe do iu jepen sepse do pendoheni. Influenca e planetëve do jete pozitive ne planin financiar. Përfitoni sa me shume.

Çështjet e dashurisë për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift do shkojnë me se miri. Partneri do e kuptoje cilat janë prioritetet tuaja dhe do iu beje te ndjeheni sa me mire. Beqaret do kenë te tjera gjera me çfarë te merren dhe nuk do iu kushtojnë shume rëndësi ndjenjave. ne planin financiar do ndesheni me goxha vështirësi te cilat do iu mërzitin pak. Familjaret do iu mbështesin.

DASHI

LUANI

SHIgjETARI

DEmI

VIRgjERESHA

bRIcjApI

bINjAKET

pESHORjA

UjORI

gAfORRjA

AKREpI

pESHqIT

Page 16: eKSKluzIVe / rAportI SeKret AF qe 4 DSIK: Artur MAlAj ......2018/12/05  · can magenta yellow blac DSIK: Artur MAlAj KorrupSIon Me gjyqtAren KloDIAnA gjyzArI Çmimi 30 Lekë Viti

16 E mërkurë, 5 DHJETOR 2018www.shqiptarja.com

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 të hënë & të martë pushim

ORARI: 09:00 - 18:00 çdo ditë