gazeta e gushtit 2011

12
1 GUSHT 2011 NGJALLJA NGJALLJA Nr. 8 (223) Viti XIX i botimit GUSHT 2011 Çmimi 20 lekë Gëzim të veçantë, por edhe optimizëm i dha gjithë grigjës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës vizita disaditore e Kryepi- skopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi-  përisë, Anastasit. Vi zita u krye brenda atmo- sferës së veçantë shpirtërore që krijohet nga e kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari (nuk është aspak e rastit që në ndërgjegjen e  popullit kjo e kremte konsiderohet si Pashka e verës) dhe Kryepiskopi kreu diçka që e Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi U KRYE SHENJTËRIMI I DY KISHAVE TË REJA NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS bëri akoma më konkret dhe të kapshëm këtë mesazh. Ai kreu Shërbesën e Shenjtërimit për dy kisha, së bashku me Mitropolitin e Gjiro- kastrës, Dhimitrin dhe Episkopin e Apolloni- së, Nikolla. Janë dy kisha të ndërtuara në këtë zonë me iniciativën, kujdesin e vazhdu- eshëm dhe fondet e siguruara nga Kryepi- skopi: ajo e Shën Harallambit në Sarandë dhë kisha e Shën Kozmait të Etolisë në Li- vadhja. Të Dielën, 14 gusht, vigjilje e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, Livadhjaja, ndër fshatrat kryesorë të Vurgut, ishte e veshur me një atmo- sferë festive. Dhjetëra besimtarë nga kjo enori, që u ngrit vitet e fundit dhe nga fshatra t përreth erdhën të marrin pjesë në këtë gëzim të veçantë. Menjëherë pas Orthrit vijoi ceremonia e përuri- mit, një nga akolluthitë më të bukura të Kishë s Orthodhokse, por edhe me madhështi dhe the- llësi shpirtërore. Kryepiskopi, së bashku me Mi- tropolitin Dhimitër dhe Episkopin e Apollonisë, Nikolla, kreu shenjtërimin e Tryezës së Shenjtë në këtë kishë që nderohet në kujtim të Shën Kozmait të Etolisë, dhe në vazhdim u krye Litur- gjia Hyjnore. Gjithmonë i shoqëruar nga lutja e përbashkët e dhjetëra besimtarëve, të rinj dhe më të moshuar, në një fshat të largët që ndoshta prej dhjetëra apo mbase qindra vjetësh nuk gë- zonte një madhështi të tillë celebrimi. Ky është sekreti dhe fuqia e Orthodhoksisë. Kryepiskopi, në predikimin e Tij, veç të tjerash, iu referua nevojës për një pendesë reale, që akoma nuk është realizuar e plotë në gjirin e orthodhoksëve dhe se vetëm përmes saj, duke kuptuar më thellë nevojën për të, secili prej besimtarëve do të përparojë shpirtërisht. Atë- herë do të jenë realizuar kushtet për zhvillim më të mbarë të të gjithë komunitetit. Kisha e Shën Kozmait të Etolisë, që u ndër- tua nga Kryepiskopi Anastas, u përfundua në vitin 1999 dhe ndodhet në qendër të Livadhjasë. Bëhet fjalë për një kishë të bukur, me sipërfaqe 240m 2 , që është ndërtuar me gurë dhe sipas teknikës tradicionale të asaj zone. Që me përfu- ndimin e saj, me kujdesin e pandërprerë të Mi-  Më 2 gusht 2011 Kisha jonë kremtoi, 19-vjetorin e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit,  filli min e ring ritje s kano nike saj pas natës ateiste. Në kishën “Ungjillëzimi i  Hyjlindëses” në Tiranë, u zhvillua Litur- gjia Hyjnore e rastit, ku morën pjesë anë- tarë të Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe laikë, besimtarë nga Tirana dhe i gjithë vendi. 2 gushti shënon një ditë epokale për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo datë është më shumë se Fronëzimi i Krye- piskopit të parë Orthodhoks pas persekutimit të përbindshëm ateist. Bashkë me 24 qer- shorin, kjo ditë shënon ringritjen kanonike të Kishës sonë, fillimin e rindërtimit aq të vë- shtirë dhe të mrekullueshëm nga gërmadhat, si dhe i mbylli rrugën çdo manipulimi apo keqpërdorimi të Komunitetit Orthodhoks. Janë gati 2 dekada të një ecjeje mes vështi- rësish të panumërta, por edhe të shënuar nga suksese aq të jashtëzakonshme, sa pa frikë mund t’i quajmë mrekulli të Perëndisë në këtë tokë kaq shumë të vuajtur. I gjithë ky rrugëtim historik është i lidhur qartë në çdo hap të tij me personalitetin e jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas, i cili ka mbajtur dhe mban plot përkushtim dhe besim të patundur tk Perëndia kryqin e kësaj hierapostolie që shumë njerëzve u dukej e pamun dur. Që nga koha e krijimit të saj, Kisha jonë nuk ka njohur kurrë një organizim dhe zhvillim të tillë dhe nuk ka pasur e luajtur asnjëherë një rol kaq të spikatur në shoqërinë shqiptare, si dhe mes Kishave motra Orthodhokse e atyre të Krishtera në përgjithësi, por edhe më gje- rë, në dialogun ndërfetar mbarëbotëror. Dhe sigurisht, ky sukses nxit sulmet e go- ditjet e përsëritura të atyre që dëshirojnë ta shohin Kishën tonë Orthodhokse të pa- fuqishme dhe të izoluar, sipas mendësive e modeleve që nuk i përkasin as kohës që jetoj- më dhe as Evropës, pjesë e së cilës dëshi- rojmë të jemi. (vijon në faqen 7)  Kisha e Shën Kozmait, Livadhja

Upload: kishaorthodhokse

Post on 05-Apr-2018

227 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 1/12

1GUSHT 2011 NGJALLJA

NGJALLJANr. 8 (223) Viti XIX i botimit GUSHT 2011 Çmimi 20 lekë

Gëzim të veçantë, por edhe optimizëm i

dha gjithë grigjës së Mitropolisë së Shenjtë

të Gjirokastrës vizita disaditore e Kryepi-

skopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi-

përisë, Anastasit. Vizita u krye brenda atmo-

sferës së veçantë shpirtërore që krijohet nga

e kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari (nuk është aspak e rastit që në ndërgjegjen e

popullit kjo e kremte konsiderohet si Pashka

e verës) dhe Kryepiskopi kreu diçka që e

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmiU KRYE SHENJTËRIMI I DY KISHAVE TË REJA

NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS

bëri akoma më konkret dhe të kapshëm këtë

mesazh. Ai kreu Shërbesën e Shenjtërimit për 

dy kisha, së bashku me Mitropolitin e Gjiro-

kastrës, Dhimitrin dhe Episkopin e Apolloni-

së, Nikolla. Janë dy kisha të ndërtuara në

këtë zonë me iniciativën, kujdesin e vazhdu-

eshëm dhe fondet e siguruara nga Kryepi-skopi: ajo e Shën Harallambit në Sarandë

dhë kisha e Shën Kozmait të Etolisë në Li-

vadhja.

Të Dielën, 14 gusht, vigjilje e Fjetjes së tëTërëshenjtës Mari, Livadhjaja, ndër fshatrat

kryesorë të Vurgut, ishte e veshur me një atmo-sferë festive. Dhjetëra besimtarë nga kjo enori,që u ngrit vitet e fundit dhe nga fshatrat përretherdhën të marrin pjesë në këtë gëzim të veçantë.Menjëherë pas Orthrit vijoi ceremonia e përuri-mit, një nga akolluthitë më të bukura të KishësOrthodhokse, por edhe me madhështi dhe the-llësi shpirtërore. Kryepiskopi, së bashku me Mi-tropolitin Dhimitër dhe Episkopin e Apollonisë,Nikolla, kreu shenjtërimin e Tryezës së Shenjtënë këtë kishë që nderohet në kujtim të ShënKozmait të Etolisë, dhe në vazhdim u krye Litur-gjia Hyjnore. Gjithmonë i shoqëruar nga lutja e

përbashkët e dhjetëra besimtarëve, të rinj dhemë të moshuar, në një fshat të largët që ndoshtaprej dhjetëra apo mbase qindra vjetësh nuk gë-

zonte një madhështi të tillë celebrimi. Ky ështësekreti dhe fuqia e Orthodhoksisë.

Kryepiskopi, në predikimin e Tij, veç tëtjerash, iu referua nevojës për një pendesë reale,që akoma nuk është realizuar e plotë në gjirin eorthodhoksëve dhe se vetëm përmes saj, dukekuptuar më thellë nevojën për të, secili prejbesimtarëve do të përparojë shpirtërisht. Atë-herë do të jenë realizuar kushtet për zhvillimmë të mbarë të të gjithë komunitetit.

Kisha e Shën Kozmait të Etolisë, që u ndër-tua nga Kryepiskopi Anastas, u përfundua nëvitin 1999 dhe ndodhet në qendër të Livadhjasë.Bëhet fjalë për një kishë të bukur, me sipërfaqe240m2, që është ndërtuar me gurë dhe sipas

teknikës tradicionale të asaj zone. Që me përfu-ndimin e saj, me kujdesin e pandërprerë të Mi-

 Më 2 gusht 2011 Kisha jonë kremtoi,

19-vjetorin e Fronëzimit të Fortlumturisë

së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe

të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit,

 fillimin e ringritjes kanonike të saj pas

natës ateiste. Në kishën “Ungjillëzimi i

 Hyjlindëses” në Tiranë, u zhvillua Litur-

gjia Hyjnore e rastit, ku morën pjesë anë-

tarë të Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe

laikë, besimtarë nga Tirana dhe i gjithë

vendi.

2 gushti shënon një ditë epokale për Kishën

Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo

datë është më shumë se Fronëzimi i Krye-

piskopit të parë Orthodhoks pas persekutimit

të përbindshëm ateist. Bashkë me 24 qer-

shorin, kjo ditë shënon ringritjen kanonike të

Kishës sonë, fillimin e rindërtimit aq të vë-

shtirë dhe të mrekullueshëm nga gërmadhat,

si dhe i mbylli rrugën çdo manipulimi apo

keqpërdorimi të Komunitetit Orthodhoks.

Janë gati 2 dekada të një ecjeje mes vështi-

rësish të panumërta, por edhe të shënuar ngasuksese aq të jashtëzakonshme, sa pa frikë

mund t’i quajmë mrekulli të Perëndisë në

këtë tokë kaq shumë të vuajtur. I gjithë ky

rrugëtim historik është i lidhur qartë në çdo

hap të tij me personalitetin e jashtëzakonshëm

të Kryepiskopit Anastas, i cili ka mbajtur dhe

mban plot përkushtim dhe besim të patundur

tk Perëndia kryqin e kësaj hierapostolie që

shumë njerëzve u dukej e pamundur.

Që nga koha e krijimit të saj, Kisha jonë nuk

ka njohur kurrë një organizim dhe zhvillim tëtillë dhe nuk ka pasur e luajtur asnjëherë një

rol kaq të spikatur në shoqërinë shqiptare, si

dhe mes Kishave motra Orthodhokse e atyre

të Krishtera në përgjithësi, por edhe më gje-

rë, në dialogun ndërfetar mbarëbotëror.

Dhe sigurisht, ky sukses nxit sulmet e go-

ditjet e përsëritura të atyre që dëshirojnë ta

shohin Kishën tonë Orthodhokse të pa-

fuqishme dhe të izoluar, sipas mendësive e

modeleve që nuk i përkasin as kohës që jetoj-

më dhe as Evropës, pjesë e së cilës dëshi-rojmë të jemi.

(vijon në faqen 7)

 Kisha e Shën Kozmait, Livadhja

Page 2: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 2/12

2 NGJALLJA GUSHT 2011

Më 15 Gusht, në Manastirin eShën Vlashit u kremtua Fjetja e sëTërëshenjtës Mari. Është kjo një

nga të kremtet e rëndësishme tëkalendarit të krishterë orthodhoks,për shkak të rolit, rëndësisë dhepeshës që ka Nëna e Zotit JisuKrisht në historinë e shpëtimit. Pi-kërisht kjo është dhe një nga arsyete pjesëmarrjes masive të besimta-rëve orthodhoksë nga qytetet e Du-rrësit, Tiranës, Kavajës, Elbasanitetj. dhe rrethinat e tyre, por dhe eqytetarëve të ndryshëm, të cilët ipërkasin traditave të tjera fetare.

Sipas traditës liturgjike ortho-

dhokse kremtimet fillojnë që nëmbrëmjen e ditës paraardhëse.Kështu në mbrëmjen e kësaj dite,kleri dhe populli e filluan lutjen epërbashkët me Shërbesën e Mbrë-mësores, ku tekstet e himneve dheuratave që i referohen festës ndër-thuren me dy momente të veçanta:litania e ikonës, ku ikona që para-qet ngjarjen që përkujtohet nxirretnë qendër të kishës dhe ku besim-tarët me shpresëtari, besim dhe

dashuri e nderojnë duke iu luturnënës së Zotit Jisu Krisht të ndër-mjetojë te Biri i saj për problemet,vështirësitë dhe përparimin e tyreshpirtëror. Gjithashtu në këtë mo-ment lutjeje është dhe bekimi i 5 bu-këve, verës dhe vajit. Ky bekim, icili është pjesë e traditës së krishte-rë orthodhokse e ka zanafillën dhebazën e tij në ngjarjen biblike kuZoti Jisu Krisht bekoi dhe shumoi 5bukë dhe 2 peshq (Matth. 14:17) dhenga ku hëngrën 5 mijë burra, pa

llogaritur gratë dhe fëmijët. Gjatëlutjes së mbrëmjes u mbajt njëpredikim, duke iu referuar rolit dheshembullit të Shën Marisë si nënë,nga pedagogu i Akademisë Theolo-gjike “Ngjallja e Krishtit” në ShënVlash Th. Çomëni. Pranimi me vull-net të lirë i thirrjes hyjnore për tëlindur Jisu Krishtin është tregues ibesimit të saj, por dhe baza e njëmarrëdhënieje të fortë midis asajdhe Zotit Jisu Krisht. Kjo e bëri atëtë kuptojë rëndësinë dhe rolin e birittë saj në historinë njerëzore. Mbikëtë pranim të lirë mbështetet

Kremtohet Fjetja e së Tërëshenjtës Marinë Manastirin e Shën Vlashit

përkujdesja për djalin e saj në edu-kimin shoqëror, familjar dhe fetartë Tij, bashkë me dhimbjen në Kry-qëzimin dhe gëzimin në Ngjalljen eTij. Janë disa nga momentet që eTërëshenjta na tregon që të kuptoj-më gëzimin, përgjegjësinë dhe de-tyrimin e nënës në mirërritjen dheedukimin e fëmijës së saj.

Dhe më 15 Gusht, në mëngjes,pjesëmarrja e besimtarëve vazhdo-nte të ishte mjaft e madhe. Edhe

këtë ditë vijoi ndërthurja e lutjeveindividuale të besimtarëve me lu-tjen e përbashkët. Qendra e lutjessë përbashkët është Liturgjia Hyj-nore, e cila u drejtua nga klerikëtatë Gjerasim Çakalli, atë Asti Be-shiri dhe dhjakon Spiro Kostoli, ku

si moment kulmor i saj është kungi-mi i besimtarëve me trupin dhe gja-kun e Krishtit. Është ky momentiku besimtarët përkujtojnë darkënfundit të Jisu Krishtit me nxënësite Tij, zbatojnë porosinë që ta zba-tojnë apostujt dhe pasardhësit e Tijnë përkujtimin e Tij dhe të përjetojnëgëzimin dhe bashkimin që përjetuanapostujt gjatë momentit të darkëssë fundit (Matth. 26: 17-30; I Ko-rinthianëve 11:26). Gjatë Liturgjisë

Hyjnore u mbajt dhe një predikim,ku u vu theksi në traditën që nëshekuj mbizotëron, ku besimtarëtvijnë dhe kremtojnë këtë festë nënjë vend të shenjtë, pasi e shenjtëështë dhe e kremtja. Gjithashtu,gjatë predikimit, pedagogu i Aka-

demisë Theologjike, DhimitërQosja, theksoi shembullin e së Të-rëshenjtës për vajzat, pasi ajo

shquhet për qashtërsinë morale dheshpirtërore. Me besimin dhe dedi-kimin te Perëndia ajo e kishtekuptuar qëllimin e jetës, duke ndër-thurur dimensionin shoqëror të je-tës me atë shpirtëror. Madje, dukee parë në këtë këndvështrim, e Të-rëshenjta Mari është një shembullpër rininë e kohës së sotme, pasiHyjlindësja, por dhe të rinjtë shqu-hen për fuqinë, forcën dhe guximin.Tek e Tërëshenjta këto veçori ndër-

thuren me qartësinë, seriozitetin dhembi të gjitha besimin te Perëndia.

Në këtë frymë u kremtua festae Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari.Edhe pse është fjetje ajo transme-ton gëzim, gëzim që mbështetet nëpersonin, jetën dhe besimin e sëTërëshenjtës, konceptin që kanë tëkrishterët për largimin nga kjo jetë,i cili bazohet në aspiratën, aspira-tën e jetës së përjetshme dhe nëndihmën e përkujdesjen që ka tre-guar e Tërëshenjta ndaj atyre qëkanë kërkuar ndihmën e saj përprobleme, shqetësime të ndryshmeshoqërore, familjare dhe shpirtëro-re. Mrekullitë e panumërta janëdëshmia më e fortë.

Thoma Çomëni

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare

përpiqet të përcjellë mesazhin dhe informacionin e sajedhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturaveinstitucionale,

- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor

që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhemanastireve,

- botimet kishtare etj.Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,

muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,

anglisht e greqisht.

Me www.orthodoxalbania.org

 do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment 

dhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Page 3: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 3/12

3GUSHT 2011 NGJALLJA

Turni i parë: “ Fëmijët patën be-

kimin e madh të njohin Krishtin”.

Me hirin e Perëndisë dhe me për-kujdesjen e Kryepiskopit Anastas,në Manastirin “Fjetja e Hylindëses

Mari”, në Zvërnec të Vlorës edhekëtë vit u zhvillua kampi veror idjemve. Për zhvillimin e kampingut

u kujdes Zyra e Fëmijëve nën drej-timin e z. Nathan Hoppe. Në të mo-rën pjesë 100 fëmijë bashkë me sta-fin, i cili përbëhej nga katekistë, stu-dentë të Akademisë Theologjike“Ngallja e Krishtit”, si edhe stu-dentë të tjerë që studiojnë brenda

Udhëtim në kampet verore të djemveMe thirrjen e Krishtit “Eja pas

meje”, filloi përjetimi më i bukur përvajzat pjesëmarrëse në kampinveror “Bariu i Mirë”, në Manastirine hijshëm të Shën Joan Vladimirit,pranë Elbasanit. Për të trembëdhje-

tin vit, ky manastir i hirshëm mblo-dhi 220 vajza pjesëmarrëse ngaqytete të ndryshme të Shqipërisë,si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora,Berati, Gjirokastra, Korça, Fieri,Lushnja etj., si dhe rreth 50 vajzadrejtuese të programeve dhe akti-viteteve të kampit, studente të Aka-demisë Theologjike, të reja nga gru-pe të ndryshme rinore etj. Progra-mi i kampit u zhvillua nga data 30qershor - 4 gusht 2011, me tri turnenga 10 ditë. Turni i parë moshat

10-12 vjeç, turni i dytë 13-15 vjeçdhe turni i tretë 16-25 vjeç.Të gjitha vajzat udhëtuan së ba-

shku në përjetimin e besimit ortho-dhoks, nëpërmjet lutjes së përdit-shme në fillim e mbarim të ditës,takimit në grupe të vogla me temë:“Mësoj për Perëndinë”, pjesëmarr-

 jes në mistere të ndryshme si Litur-gjia Hyjnore, Rrëfimi i Shenjtë, dhePagëzimi. Shërbesat kishtare kry-heshin nga atë Viktor Bërdufi, priftii kampit të vajzave, prej të cilit upagëzuan edhe 23 vajza, të cilat iu

shtuan anëtarëve të Kishës sonë.Me interes të veçantë në pro-

gramin e kampit ishin temat e mbaj-tuara nga Imzot Ignati, HirësiNikolla, Hirësi Andoni dhe MotërRakela. Temat e trajtuara në toishin: “Zoti është bariu im”, “I lu-mur është njeriu, besimi i të cilit

është Zoti, “Ki frikë nga Zoti dhegëzohu me dridhma” dhe “Të ecëshpas Krishtit është vendim për gjithë

 jetën”. Këto biseda rritën më tepërnjohuritë mbi besimin tonë dhehapën vizione të reja në udhëtimindrejt Zotit.

Meditimet e mbrëmjes, koha eqetë vetëm me Perëndinë në fillimtë ditës, shpjegimet e drejtuesevembi tema të ndryshme të jetës shpir-tërore, jetët e shenjtorëve që mban-te secili grup ndihmuan gjithashtu

në udhëtimin 10-ditor të vajzavepjesëmarrëse.Pjesë e pandarë e programit

ishin dhe aktivitetet e tjera që lidhe-shin me probleme dhe çështje tëndryshme të jetës së përditshme.“Miku i librit”, paraqitja dhe dis-kutimi mbi tema sociale si: aborti,lidhjet e parakohshme, koha për t’upërgatitur për të ardhmen, face-book-u, televizori dhe orët e kalua-ra me të, si të zgjedhim një shoqëriqë ndërton, misioni në familjet tona,alkooli etj. Nevoja për të mësuar

dhe për t’u ndërgjegjësuar për këto

Udhëtim në kampet e vajzave

(vijon në faqen 4)

(vijon në faqen 4)

Gjirokastër - Kisha e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”

Guri i themelit për ngritjen e kësaj kishe madhështore dhe

 fort të hijshme ishte vendosur nga Kryepiskopi Anastas në

qershorin e vitit të kaluar dhe tanimë kanë përfunduar punimet e

betonit në gjithë karabinanë e kishës ndërsa në një fazë shumë të

kënaqshme janë edhe ato për qendrën arsimore (shkollë

nëntëvjeçare dhe kopsht), që e plotësojnë kompleksin.

Page 4: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 4/12

4 NGJALLJA GUSHT 2011

dhe jashtë Shqipërisë. Këtë vit në kamp upagëzuan 13 fëmijë nga Mitropoliti i Beratit,Ignati, i cili mbajti dhe një referat. Gjithashtunuk mungoi në kamp atë Joan Trebicka, i cilikreu Misterin e Rrëfimit. Ai ishte edhe referuesi një teme për fëmijët.

Kështu, në thelb të gjithçkaje ky kampingishte i vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit, sepseedhe një herë patëm bekimin e madh të jetojmëmë Krishtin, duke mësuar teorikisht mbi besimindhe duke e zbatuar praktikisht me lutje, me stu-dimin e Biblës, si edhe me pjesëmarrjen në Mi-steret e Shenjta të Kishës sonë Orthodhokse.

 J. Q.

Turni i dytë: “ Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi

 rolin, traditën dhe rrugën që ka përshkuar

 besimi i krishterë në Shqipëri”.

Turni i dytë i kampit “Rilindja” për djemtë uzhvillua këtë vit nga datat 13-22 korrik 2011.Është bërë traditë që ky kamp të drejtohet ngapedagogët e Akademisë Theologjike, të cilët sëbashku me studentët dhe bashkëpunëtorët endryshëm krijojnë një program shpirtëror dheshoqëror. Kampi konsiderohet si një momentku duhen ndërthurur momentet lutëse, pjesë-

marrja në jetën liturgjike, studimi i Shkrimit tëShenjtë, diskutimet shpirtërore, argëtimi me lo-

 jëra të ndryshme sportive në kamp dhe në plazh,pastrim dhe mbrojtje ambienti, si dhe shfaqja efilmave e dokumentarëve të ndryshëm me për-mbajtje shpirtërore dhe shoqërore.

Gëzimin që të krijon pranimi i Krishtit, ka-mpistët e përjetuan kur tetë nga pjesëtarët ekampit pranuan, pohuan dhe u pagëzuan nëemrin e Trinisë së Shenjtë. Misteri që ofroi këtëgëzim u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, ImzotNikolla dhe njëkohësisht drejtor i AkademisëTheologjike “Ngjallja e Krishtit”.

Pjesë e rëndësishme e kampit ishte ndërgje-gjësimi i të rinjve mbi rolin, traditën dhe rrugënqë ka përshkuar besimi i krishterë në Shqipëri.

Një pjesë e kampistëve përjetuan këtë mrekullime vizitën dhe kryerjen e Shërbesës së Dhok-

sologjisë në katedralen që po ndërtohet në Ti-ranë. Ky përjetim përkon me ardhjen për herëtë parë në Shqipëri, të Kryepiskopit Anastas më16 korrik 1991, ditë e cila për disa të rinj ishte epanjohur dhe u vlejti për të kuptuar rrugën qëka përshkuar rindërtimi i Kishës sonë.

TH. Ç.

Turni i tretë: “ Mirënjohje ndaj Kishës që

 ofroi një jetë reale dhe me përjetime të

veçanta”.

Nga 25 korriku deri më 3 gusht 2011 u zhvi-llua turni i tretë për të rinj të moshës 16 - 25 vjeç,

ku morën pjesë rreth 60 të rinj dhe një staf drejtues me rreth 20 persona, ku përfshiheshinklerikë të Kishës sonë Orthodhokse, teologë,katekistë, si edhe të rinj vullnetarë, të cilët ndih-mojnë katekistët në aktivitetin e tyre gjatë gjithëvitit. Ky kamping drejtohej nga Arkimandrit AstiBakallbashi së bashku me klerikun atë PetroHalili dhe katekistin Robert Pelushi.

Tema e këtij kampi ishte “Eja pas Meje”.Një bekim i veçantë për të pranishmit ishte vizitae Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit, si dhevizita e biseda e mbajtur nga Episkopi i Apollo-nisë Nikolla. Qëllimi i këtij kampi ishte që

nëpërmjet jetës, lutjeve, bisedave dhe predikime-ve të përçonte tek të rinjtë mesazhin se “e vet-mja rrugë për të ecur me Krishtin është të jetu-arit sipas mësimeve të vetë Zotit dhe Kishës sëShenjtë Orthodhokse, e cila është shpresa dhestreha e vetme për çdo njeri për të ecur në rru-gën e shpëtimit”.

Nata e fundit, e cila u shoqërua me shpër-ndarjen e dhuratave për fituesit e lojërave dhekonkurseve të ndryshme, të organizuara gjatëperiudhës së kampit, si dhe përshëndetjet e ndry-shme, nuk mund të hiqet nga memoria e gjithëkampistëve, të cilët shpreheshin mjaft mirënjo-hës ndaj Kishës, që u ofroi një jetë reale, ndryshe

nga ajo që ofron jeta e përditshme.  Përgatiti I. Koti

çështje, qëndrimi që duhet të mbajmë, si dhemësimi që na jep Kisha jonë ishin rëndësia ekëtyre aktiviteteve.

Aktivitete të tjera krijuese dhe argëtuese, sipunime dore, lojëra e konkurse sportive, dramae skeçe të ndryshme me tematika të shumëlloj-shme ndihmuan vajzat pjesëmarrëse në forcimine komunitetit përgjatë ditëve të kampit, i ciliofronte çdo ditë e më tepër bukurinë e përjetimittë besimit të krishterë orthodhoks.

Mënyra e të jetuarit të jetës së krishterë nëkamp është një model për t’u ndjekur gjatë gjithë

 jetës, prandaj dhe vajzat pjesëmarrëse si çdovit edhe sivjet u pajisën me materiale të ndry-shme që do të ndihmojnë udhëtimin e tyre gjatëvitit në vazhdim. Shkrimi i Shenjtë, Libri i lutjes,

 jetët e disa shenjtorëve, librat “Ne besojmë” e“Kisha rritet”, që ndihmojnë në rritjen e njohurivembi besimin etj., ishin disa nga materialet nëdosjen e përgatitur për vajzat pjesëmarrëse.Këngë e himne të ndryshme gjallëronin çdo ditëatmosferën e kampit. Dhurata më e madhe qëmund të të bëjë dikush, është të të ofrojë te Zoti.Kjo është dhurata më e çmuar që Kisha jonënën drejtimin e kryebariut të saj, Imzot Anastasite bën të mundur çdo vit për qindra të rinj e tëreja nga e gjithë Shqipëria.

 Ana Baba

Udhëtim në kampet verore të djemve Udhëtim në kampete vajzave

(vijon nga faqja 3)

(vijon nga faqja 3)

Page 5: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 5/12

5GUSHT 2011 NGJALLJA

Cili është kuptimi i Metamor-fozës së Krishtit? Për t’iu afruardritës së Metamorfozës, fillimishtduhet të përpiqemi të ngjitemi në

Thavorin tonë, i cili është vendi izemrës së çliruar nga pasionet.Nëse Shpirti i Shenjtë na shndë-rron, dhe bën që të lindë e të jetojëtek ne Krishti, atëherë duhet t’i bëj-më vend brenda nesh duke u pas-truar nga gjithçka që na e pengonrrezatimin e Dashurisë Hyjnore.Le të kujtojmë fjalët që na tha shënPahomi, shek. i 4-t: “Në pastërtinë

e zemrës së tij, njeriu shikon Pe-

rëndinë e padukshëm si në një

pasqyrë”. “Metamorfoza e brend-shme”, nënvizon patriarku Vartho-

lome, “kërkon një ndryshim radikal,ose në gjuhën teologjike do të tho-shim, pendim... Nuk mund të shndë-rrohemi nëse jemi të njollosur, gjëqë bie në kundërshtim me meta-morfozën, nëse ende nuk e kemikuptuar se çfarë e shtrembëronzemrën njerëzore”.

Lidhja mes Metamorfozës dheKryqëzimit theksohet edhe në Ko-ntaqin e festës: “Përmbi malin ndë-

rrove fytyrën, dhe nxënësit e tu

panë lavdinë tënde sa mundën,

o Krisht Perëndi, që kur të të shi-kojnë të kryqëzohesh ta kuptoj-

në pësimin si vullnetar...”. Nëmomentin e Kryqëzimit, dishepujtduhet të kujtoheshin për theofaninënë Thavor dhe të kuptonin se edheGolgothaja është gjithashtu njëTheofani. Metamorfoza dhe Pësi-mi përmblidhen në të njëjtën fjalë,në fjalën Ngjallje. Gjithçka mundtë pësojë transformimin, por kjo bë-het e mundur përmes kryqit. Lavdidhe vuajtje, thënë ndryshe, zbrazjedhe sakrificë në kryq nga njëra anë,

dhe gëzim i madh i Shpërfytyrimitdhe Ngjallja nga ana tjetër, ecin sëbashku: për ne të krishterët ështëe qartë: jemi bashkë me Krishtinnë lavdinë në majën e malit, jemime të në Gjethsemani dhe në Golgo-tha. Nga shpresa që kemi buron si-guria e madhe se Shpërfytyrimi tëçon në Kryq dhe Kryqi në Ngjallje.

Kur e lexojmë Ungjillin, shikoj-më se kjo ngjarje ka tre çaste qëna ndihmojnë: në fillim ngjitja,d.m.th. asketizmi, pastrimi i zem-

rës, lufta kundër pasioneve; më pasçlodhja, soditja e pranisë së Perë-

METAMORFOZA ZOTIT TONË JISU KRISHT

ndisë, kungimi ynë me Të; dhe sëfundi, zbritja, jeta jonë e përdit-shme, kthimi në rutinën e ditëve. Igjithë ky zinxhir përbën indin e vetëekzistencës sonë.

Por cila ishte drita që rrezatonteKrishti mbi mal? Sipas Etërve,ishte dëftimi i lavdisë së Atit. “Dritae paafrueshme dhe e paperëndue-shme që shkëlqeu në malin Tha-vor... është energji hyjnore. Si etillë, ajo është drita unike e Trinisësë Shenjtë”, shkruan arkimandrit

Sofroni Sakharov. Mbi malin Tha-vor, Krishti, drita para diellit, zbulonmistikisht ikonën e Trinisë. Megji-thatë, lavdia e Metamorfozës ështëveçanërisht kristologjike. Drita epakrijuar që vetëtinte nga Zoti Jisue zbulon atë si “Perëndi të vërtetëprej Perëndie të vërtetë..., të ba-shkësubstancshëm me Atin”, sipasvargut të Besores. Për këtë shënJoan Damaskinoi tha: “Krishti ushpërfytyrua duke u treguar dishe-pujve të tij ai që ishte, duke iu hapursytë”. Ndërsa shën Andrea i Kre-

tës shton: “Nuk është se Krishtishkëlqeu më shumë dhe u lavdërua

ndën ashtu si ai është në realitetine tij më të thellë, me qëllim që tëmësojnë domethënien e vërtetë tëKryqit. Ashtu si apostujt, edhe përne është e mundur të shikojmë Perë-ndinë, me shqisat tona të transfor-muara nga Shpirti i Shenjtë.

Shën Simeoni Theologu i Rithotë: “Nuk flasim për gjëra që s’injohim, por për atë që na ështëbërë e njohur japim dëshmi. Sepsedrita shkëlqen tashmë në errësirë,në natë e në ditë, në zemra e në

frymë. Kjo dritë pa perëndim, pandryshim, na shkëlqen; ajo flet, ajovepron, ajo jeton dhe gjallëron, ajoi shndërron në dritë ata që i shkë-lqen. Perëndia është dritë dhe ataqë janë bërë të denjë për ta parë, eshikojnë si dritë; ata që e morën, emorën si dritë. Pasi drita e lavdisësë Tij shfaq që më përpara Fytyrëne Tij dhe është e pamundur që tëshfaqet ndryshe, veçse në dritë.Ata që nuk e kanë marrë këtë dritë,ende nuk e kanë marrë hirin, sepseduke marrë hirin, marrim dritën

hyjnore dhe Perëndia...”. Përgatiti: Eleni Pani

më tepër në atë çast. Ai mbeti ai qëishte më përpara”. Sipas Pol Ev-dhokimov, “tregimi ungjillor nuk fletpër shpërfytyrimin e Zotit, por përatë të apostujve”, gjë që e theksoj-në edhe Etërit e Kishës. Duhet tësaktësojmë se “nuk kishte këmbimvendesh të natyrës njerëzore dheasaj hyjnore të Krishtit, por një rre-zatim të hyjnisë në njerishmërinë eKrishtit, e cila na përfshin të gji-thëve - me të kungohemi përmesmistereve të shenjta, saktëson teo-logu Olivier Klement. Bëhet fjalëpër natyrë njerëzore të hyjnizuar dhehyjnizuese, dhe hyjnizimi nuk nën-kupton një zmbrapsje të njerëzoresdhe zëvendësim me hyjnoren, porpikërisht një transformim, një për-mbushje, një plotësi të hyjnores:natyra njerëzore e Krishtit u depër-tua, u shndërrua, nga lavdia që embushi Shpirti i Shenjtë; është njësoma pnevmatikon, “trup i shpir-tërizuar”, siç thotë shën Pavli, d.m.th.një trup të cilin e ka depërtuar Shpir-ti i Shenjtë, jeta dhe zjarri hyjnor.

Krishti nuk ndryshoi në atë çast,përkundrazi, apostujt panë sa mu-

 Edhe pas gjashtë ditësh Jisui

merr me vete Pjetrin dhe Ja-

kovin dhe Joanin, vëllanë e tij,

dhe i ngjit mbi një mal të lartë

veçan. Edhe ndërroi fytyrën

 përpara tyre; dhe fytyra e tij

ndriti porsi dielli, dhe rrobat e

atij u bënë të bardha porsi dri-ta. Edhe ja tek iu dukën atyre

 Moisiu dhe Ilia duke folur ba-

shkë me të. Edhe Pjetri u për-

gjigj e i tha Jisuit: Zot, mirë

është të jemi ne këtu. Nëse do,

le të bëjmë këtu tri tenda, një

 për ty dhe një për Moisiun e një

 për Ilian. Edhe ndërsa ai ishte

duke folur, ja tek i mbuloi ata

një re e ndritshme; dhe ja një

 zë nga rej a tek thosht e: Ky

është biri im i dashur, që e pël-

qeva. Atë dëgjoni. Edhe nxënë-

sit kur dëgjuan, ranë përmbys,dhe u frikësuan fort. Po Jisui

erdhi pranë e i zuri dhe tha:

 Ngrihuni, e mos u frikësoni .

 Edhe kur ata ngritën sytë, nuk 

 panë as nj ë, pë rveçse Ji su in

vetëm.

 Edhe tek zbritnin nga mali,

 Jisui i porositi, duke thënë: Mos

i thoni asnjeriu se ç’patë, deri

sa të ngjallet i Biri i njeriut prej

së vdekurish.

 Matth. 17: 1-9

Page 6: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 6/12

6 NGJALLJA GUSHT 2011

Në kuadrin e kësaj vizite të bekuar në Mitro-polinë e Gjirokastrës, Kryepiskopi Anastas, si

gjithmonë pati një program të ngjeshur dhe meveprimtari të shumta. Së pari, Fortlumturia e Tijvizitoi Katedralen e re në ndërtim “Ngjallja eZotit”, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për plotësimine një vepre ndërtuese titanike në të gjithë trevëne Mitropolisë së Gjirokastrës (vetëm këtu janëndërtuar mbi 60 kisha të reja). Punimet në tëkanë avancuar me ritme veçanërisht intensive.Guri i themelit për ngritjen e kësaj kishemadhështore dhe fort të hijshme ishte vendosurnga Kryepiskopi Anastas në qershorin e vitit tëkaluar dhe tanimë kanë përfunduar punimet ebetonit në gjithë karabinanë e kishës, ndërsa në

një fazë shumë të kënaqshme janë edhe ato përqendrën arsimore (shkollë nëntëvjeçare dhekopsht), që e plotësojnë kompleksin.

Në kantier Kryepiskopi pati një bashkëbi-sedim me inxhinierët përgjegjës dhe grupet emjeshtërve që punojnë aty intensivisht.

Në vazhdim Kryepiskopi vizitoi Labovën eZhapës, për të parë kishën e përfunduar tëIpapandisë së Zotit. Në një rrugëtim të tij paradisa vjetësh kishte gjetur aty një grumbull gër-

madhash në vend të kishës, e cila në vitet epersekutimit ishte kasolle bari, ndërsa në vendin

e përmendores kenotaf të bamirësve Zhapaishte një dyqan perimesh i kooperativës. Atëherëu mor edhe vendimi për ngritjen e kishës së redhe me përfundimin e saj sot me të vërtetë keminjë rezultat të shkëlqyer. Së bashku me kishën, ecila në katin e saj të poshtëm ka dhe sallë shpir-tërore, është realizuar edhe rregullimi i ambientittë oborrit.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarandë, Fortlumtu-ria e Tij Anastasi vizitoi edhe gjetjet arkeologjiketë Manastirit të Dyzet Shenjtorëve dhe pati ba-shkëpunim e mirëkuptim me Kryetarin e Ba-shkisë dhe autoritete të tjera shtetërore për gje-

tjen e mënyrave dhe mundësive jo thjesht përpromovimin e mëtejshëm të këtij monumentiorigjinal, prej të cilit vjen dhe emri i qytetit (AjiiSaranda, në greqisht), por edhe për ringritjen etij. Bëhet fjalë për një çështje që prej vitesh kapreokupuar Kryepiskopin, i cili ka sensibilizuarshumë autoritete kompetente për realizimin e gër-mimeve, zbulimin e gërmadhave dhe për rrethi-min e zonës, e cila ishte rrezikuar nga ndërtimetpa leje, madje edhe mbi ambientin arkeologjik.

Kryepiskopi inspektoi gjithashtu kantierin endërtimit të kishës në Lukovë, ku në qendër të

fshatit vazhdojnë rregullisht punimet për ngritjene kishës së Shën Nifonit dhe Shën Athanasit.Lukova, është qendra administrative e komunësme të njëjtin emër dhe veç të tjerash është edhevendlindja e Oshënar Nifonit, që murgëroi nëMalin e Shenjtë. Kisha e tyre e vjetër ishte rrë-nuar tërësisht në vitet e persekutimit dhe atyishte ndërtuar një qendër e propagandës komu-niste. Gurin e themelit për kishën e re e vendosipara dy vjetësh vetë Kryepiskopi, në një cere-moni me pjesëmarrje mbarëpopullore.

Kryepiskopi Anastas vizitoi edhe Manastirine vjetër të Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në

Gjirin e Kakomesë, ku vitet e fundit janë reali-zuar punime restauruese të iniciuara dhe finan-cuara prej Tij në kishën e manastirit, për për-forcimin dhe konservimin e godinave, si edhepër pastrimin dhe forcimin e afreskeve të kishës.Trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës janë veça-nërisht të pasura me të tilla monumente shpirtë-rore dhe kulturore, për mirëmbajtjen dhe rikon-struksionin e të cilave është i pandërprerë kujdesii Kryepiskopit. Vetëm në këto zona janë mbi 35objekte kulti, të karakterizuara si monumentekulture, në të cilat janë realizuar ndërhyrje tëplota ose të pjesshme restaurimi shkencor.

….E pasur me bekime të veçanta ishte dhe kjo

vizitë e Kryepiskopit, të cilën grigja e Mitropolisënën udhëheqjen shpirtërore të MitropolititDhimitër do ta mbajë mend gjatë dhe do tëpërbëjë edhe kjo një stacion në përpjekjen eringritjes së Kishës sonë. Përurimi i një kisheOrthodhokse është natyrisht një lajm i rëndësi-shëm dhe shpresëdhënës, por në kuadrin edhetë një Kremtimi të madh, sikundër ky i Nënëssonë, i së Tërëshenjtës Mari, merr një tjetër di-mension dhe më shumë rëndësi.

( Korresp. NGJALLJA)

Vizita dhe mbresa të shumta

 Në foto:

Kisha e Tërbuqit.

Kur Kryepiskopi

 Anastas e vizitoivite më parë

(foto majtas),

ajo ishte një

gërmadhë,

ndërsa sot 

është plotësisht 

e rindërtuar.

 Kisha e Ipapandisë në Labovën e Zhapës dhe

 pas saj rrënojat e pallatit të bamirësve Zhapa.

Page 7: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 7/12

7GUSHT 2011 NGJALLJA

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmiU KRYE SHENJTËRIMI I DY KISHAVE TË REJA NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS

tropolitit Dhimitër, është bërë pa-jisja e saj me objektet e nevojshme

në brendësi, është rregulluar bukurambienti i oborrit etj. Ajo përbënqendrën shpirtërore dhe adhuruesetë enorisë, ky kryhen shërbesa nëmënyrë të rregullt.

Në shërbesë morën pjesë edheautoritete të pushtetit vendor të zo-nave përreth. Merrte pjesë edhesekretari i Komitetit ParlamentarNdërorthodhoks, deputeti grek M.Pandoulas (në këtë organizëmpërfaqësohen 24 parlamente ve-ndesh orthodhokse ose ku ka prani

të konsiderueshme orthodhoksësh,nga të 5 kontinentet), si dhe deputetiV. Dule, që përfaqëson Parlamen-tin e Shqipërisë në këtë organizëm.

Të nesërmen, 15 Gusht, të kre-mten e Fjetjes së të TërëshenjtësMari, ishte një ditë krejt e veçantëpër qytetin e Sarandës. Në kishënmadhështore dhe të bukur të Shën

Harallambit, do të bëhej Shërbesae Shenjtërimit, ndaj u mblodhën be-simtarë, që mbushën kishën dheoborrin e saj. Ndihej një atmosferëe veçantë gëzimi dhe optimizmi, që

e sillte lajmi i bukur i shenjtërimittë një altari hyjnor. Këtë theksoiedhe Kryepiskopi Anastas se taniKisha e Shën Harallambit nuk ësh-të thjesht një godinë e bukur, por dotë rrezatojë dhe mbështesë besim-tarët, klerikë dhe laikë, në lutjen etyre me praninë e shenjtorëve, lip-

sanet e të cilëve u vendosën në Trye-zën e Shenjtë.

Në këtë ditë të veçantë për ko-munitetin Orthodhoks të qytetit ish-te i pranishëm edhe Kryetari i Ba-shkisë z. S. Çipa, deputetë dhe për-faqësues të politikës dhe shtetit.

Kyepiskopi, në predikimin e tijiu drejtua besimtarëve duke u nda-lur në Personin e së TërëshenjtësMari dhe pozicionit të saj në KishënOrthodhokse dhe në traditë, por iureferua edhe historisë së ndërtimit

të kësaj kishe. Në veçanti theksoipërsëri idenë se një kishë Ortho-dhokse përbën jo vetëm një qendërlutjeje dhe adhurimi, por njëherëshrrezaton në gjithë ambientin sho-qëror dashurinë, solidaritetin, paqti-min dhe mirëkuptimin. Në Shqipërikjo është kthyer në një realitet tëbukur dhe e përjetojnë veçanërishtkomunitetet lokale, ku ndajnë gëzi-min e festave të mëdha të krishte-ra. Gjithashtu, në të gjithë vendinndërtimi i kishave të reja Orthodho-

kse ka shtuar elementë arkitekto-nikë hijeshie në qytete dhe fshatra

dhe ato janë shndërruar në pikareferimi urbanistik.

Pas Liturgjisë Hyjnore pasoitakimi shpirtëror dhe qerasje nësallën e takimeve shpirtërore tëkësaj kishe.

Nuk mund të harrohet fakti, senë vitin 1991 kur Kryepiskopi erdhi

për herë të parë në Sarandë siEksark Patriarkal, pikërisht në ditëtë tilla gushti, nuk gjeti asnjë gjurmëkishe orthodhokse. Menjëherë fi-lluan përpjekjet për gjetjen dhe bler-

 jen e truallit, realizimin e studimevedhe projekteve, por edhe për të gje-tur burimet financiare dhe donacio-net për ndërtimin e kishës së re.Duke kapërcyer vështirësi të shu-mëllojshme, të njohura ose të pa-njohura, në vitin 2000 përfundoindërtimi i kishës. Që atëherë vazh-

duan përpjekjet për pajisjen ngabrenda dhe zbukurimin e saj. Sot,kjo kishë shfaqet e bukur dhe ma-dhështore dhe nën kujdesin e Mi-tropolitit në të meshohet pa ndër-prerë, duke mbuluar nevojat shpir-tërore të komunitetit të shumtë nënumër të këtij qyteti. Për më tepër,përveç kishës, në katin e parë tësaj funksionon edhe një kopsht, qëpret përditë mbi 40 fëmijë. Gjitha-shtu është organizuar bukur edheambienti i oborrit, i mbushur me

gjelbërim e lule, që përbën një parkmë vete për atë lagje të Sarandës.

(vijon nga faqja 1)

15 Gusht: Çast nga Shërbesa e Shenjtërimit në Kishën e Shën Harallambit, Sarandë.

Page 8: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 8/12

8 NGJALLJA GUSHT 2011

...E gjeje ditë dhe natë në udhëtim në vendet më të largëta e tëpashkelura. Ai ecte më këmbë dimër e verë, me një shkop, pa asnjë leknë xhep dhe furnizime e në këtë mënyrë përshkoi thuajse gjysmën egadishullit ballkanik. Duke shpërfillur vapën e tmerrshme, rrebeshet dhestuhitë e dëborës, ai lëroi vreshtin e Zotit, që ishte mbushur me gjembadhe ferra, për nëntëmbëdhjetë vite me radhë. Fshatra të tërë i dilnin nërrugë për ta pritur. Mijëra njerëz të popullit e ndiqnin. Rruga e tij ishte

një litani fetare e jashtëzakonshme. Kishte raste që e shoqëronin dyzetose pesëdhjetë priftërinj. Shpesh merrte me vete disa manuale prej druriqë mbanin njëqind qirinj. Kur njerëzit mblidheshin, ai u ndante qirinj falas,i vinte priftërinjtë dhe lexonin Efqelinë e Shenjtë, në vazhdim i lyente tëgjithë të krishterët dhe në fund fare lëçiste fjalën e Perëndisë.

Le të ndjekim një skenë nga përpjekjet e shumta që bëri shën Kozmaipër rilindjen shpirtërore të të krishterëve. Ngjarja që do t’ju tregojmë,ndodhi në një fshat të Përmetit në verën e vitit 1779. Aty ishin mbledhurnjerëz të shumtë rreth kryqit që kishte ngritur shenjtori. Mësimi i tij po iafrohej fundit. Por papritur zëri i tij mori një fuqi të re dhe fjala mori zjarrnga dashuria hyjnore. Ai nisi të flasë për errësirën e paditurisë që kishpllakosur vendin i cili më parë shquhej për diturinë e tij. Iu dha përgjigjebanorëve se çfarë duhet të bënin me stolitë dhe sendet prej ari të grave.Stolia më e madhe ishte pasja e një shkolle. Fjalët e tij i tronditën shpirtrat.Pa u thënë njeri, dy duar delikate gruaje, nisën të heqin stolitë e shumta

dhe vathët që i zbukuronin ato. Menjëherë, sikur t’u ishte dhënë njëshenjë, të gjitha gratë nisën të jepnin tërë stolitë dhe vathët e tyre dukei lënë në mes të sheshit, në këmbët e murgut të moshuar, thua se ishinmarrë vesh më parë midis tyre. Burrat shikonin të habitur. Ata që kishinstoli, bënë të njëjtin veprim me atë të grave të tyre. Kur i numëruan tëhollat që do të mblidheshin nga shitja e këtyre sendeve, gjetën më shumëse sa u duheshin për ndërtimin e një shkolle. Kjo ndodhi në tre fshatra,

në Lekël, në Erind dhe Karjan. Madje në Dhrovjan arriti të mbledhë16.000 groshë, shumë e madhe për atë kohë, me të cilën mësuesit upaguan për 100 vjet.

EpilogNë këtë çast që morëm edhe mesazhin e mësimit të sotëm, mund t’i

shtrojmë një pyetje vetes sonë: “Nëse shën Kozmai do jetonte në epokëntonë dhe do të fillonte të predikonte, çfarë do të na thoshte?” Nuk mundtë them se do të ishte diçka pozitive. Por mendoj se miti i jetës së tij dhei veprës që ai bëri, që vazhdon ende të jehojë në shumë vende edhe nëditët tona, i thotë secilit nga ne: “Duaje Perëndinë dhe Kishën. Punonivazhdimisht për lartësimin e popullit të Perëndisë. Dhe të mos harroni!Të krishterët nuk edukohen me fjalë, por duan shembuj, punë të palodhur,shenjtëri dhe frymë sakrifice!”.

 Marrë nga libri i Kryepiskopit Anastas “Mesazhe Hyjnore” 

Mësues i flaktë i Kishës, i ba-rabartë me apostujt. Emrin e pagë-zimit e kishte Konsta. Lindi më1714, në një fshat të Etolisë (kra-

hinë përballë Patrës) nga prindërshpresëtarë - babai, tezgjahist, ekishte origjinën nga Epiri.

Në moshë të re u emërua më-sues në Nafpakti (qytet përballëPatrës) dhe më pas u arsimuakryesisht në shkollën e Athonia-dhës, në Malin e Shenjtë.

Më 1759 qethet murg në ma-nastirin e Filotheut në Mal tëShenjtë. Gjithashtu dorëzohet prift.

Gjendja e rajasë është e dësh-përuar. Errësirë e dendur paditu-

rie, privime, gjindja e egërsuar,shtypje, taksa të padurueshme,kështu që fshatra të tërë islami-zohen! Besimi rrezikohet! AtëKozmai nuk qetësohet, derisa ve-ndos të kujdeset për vëllezërit etij. Në moshën 46 - vjeçare shkonnë Konstandinopojë dhe merr ngapatriku leje për predikim.

Në njëzet vjetët e tjerë të jetëssë tij udhëton në mënyrë të habit-shme midis Konstandinopojës,ishujve të Egjeut, Peloponezit, ishuj-

ve të Jonit, Serbisë dhe Shqipërisë.Predikon këmbënguljen në Or-

Shën Kozmai i Etolisë (24 gusht)

thodhoksi dhe si shenjë të dukshmetë saj, mbajtjen e pushimit të sëdielës. Për këtë vjen në konflikt mehebrenjtë, të cilët bënin tregti të die-

lën. Thekson dashurinë praktike,lufton pamoralshmërinë dhe evi-denton kuotën madhështore tëvirtytit dhe të dëlirësisë.

Këshillon arsimin dhe lufton përtë, duke ngritur më shumë se dyqindshkolla, numër fantastik për kushtete atëhershme. E bën zakon të thotë:“Shkolla hap kishat”. Profetizon pagabuar dhe bën mrekullira.

Populli, komitët e respektojnëthellësisht dhe islamizimet reshtin.Por hebrenjtë e urrejnë, u japin para

turqve, të cilët megjithëse e vlerë-sojnë, lëshojnë pe dhe vendosinvdekjen e tij. E varin në një pemë më24 (ose 4). 8. 1779 në Berat dhepastaj e hedhin në lumim Osum.

Ali Pasha i Tepelenës ndërtonme shpenzimet e tij një kishë po-zante, në Kolkondas, pikërisht nëvendin ku u nxor dhe u varros trupii tij, duke i dhënë kështu masën evlerës hierodëshmorit. Konsidero-het si mbrojtës i arsimit.

Kozma, rrjedh nga greqishtja,

kozmos = stoli ose bota, e cila ështënjë stoli e madhe.

Stolia më e madhe ishte pasja e një shkolle...

Page 9: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 9/12

9GUSHT 2011 NGJALLJA

Larg qytetit të bukur të Po-gradecit, thellë në Mokër afër fsha-tit Llëngë, ndodhet manastiri i hir-shëm i Shën Marenës. Pas rreth 2orësh udhëtimi me makinë arrihet

deri te vendi i quajtur Kryqi, ndër-sa më pas ecet më këmbë për afrogjysmë ore përmes një monopatiderisa arrin në manastir. Pikërishtkjo rrugë më këmbë, “rruga e mu-ndimit të shenjtores”, kalohet meshumë kujdes jo vetëm për vështi-rësitë e saj, por sepse afrohesh atjeduke medituar për çlirimin e shpirtittënd nga mëkatet e tundimet e ndry-shme, si edhe për qetësimin shpir-tëror vetjak.

Nga pozicioni natyror, nga pikë-pamja klimatike dhe shëndetëso-re... nga vendndodhja në një lartësidhe i rrethuar nga male, mbushurme lisa dhe veçanërisht me pisha,nga uji i shumtë kristal e i ftohtë,që buron ngado, si dhe nga ajri i pas-tër, plot oksigjen dhe aromë lulesh...mbushesh me frymë dhe kënaqetme të vërtetë shpirti i besimtarit,pelegrinit që është nisur për atje.

Gurgullima e burimeve, por ve-çanërisht e lumit Shkumbin qëburon poshtë pllajës së manastirit,në këmbët e maleve përreth, cicë-

rimat melodike të zogjve... formoj-në aty një kor natyral, i cili kur ba-shkohet dhe me zërin e meshtaritnë kishë madhëron bindshëmKrijuesin e gjithësisë për tërë çkakrijuar, për diturinë dhe urtësinë eTij, lartëson shpirtin para fronit tëlavdisë dhe të bën, sado indiferentqë të jesh, të gjunjëzohesh para Atije të thërrasësh “I madh je, o Zot 

dhe të mahnitshme janë veprat e

tua....”

E pra, ky manastir i vogël e pik-

toresk, më 30 të korrikut (sipas ka-lendarit të vjetër), panajirizon kujti-min e zonjës së tij, dëshmores ShënMarenë.

Që një ditë më parë popullishpresëtar i Pogradecit dhe bano-rët e zonës përreth, pa dallim feje,fillojnë të nderojnë kujtimin e saj.

Rruga, vërtet është e gjatë dhee lodhshme, por nuk ka fjalë që tëmund të tregojë kënaqësinë dheqetësinë shpirtërore që ndien çdo-kush pas kësaj lodhjeje. Dhe ...savlen ajo lodhje para kurajës dhe

fuqisë shpirtërore që fiton njeriu nëkëtë vend të shenjtë?

Dhe ...populli vazhdoi të vintederisa u err, ndërsa kambana emanastirit me ëmbëlsinë e saj uuronte të gjithëve mirëseardhjen.Nuk mund të përshkruhet devot-

shmëria e besimtarit dhe shpresame të cilën besnikët i luteshinshenjtores që të ndërmjetësojëpranë Fuqimadhit Zot për nevojate tyre.

Në prani të besimtarëve u kryeShërbesa e Mbrëmësores. Pas sajfilloi festimi popullor me këngë evalle, pothuaj deri në të gdhirë.Gëzimi qe i madh, sepse edhe shu-mica e vizitorëve të ardhur ishte nënjë moshë të re, madje shprehninhapur besimin te Zoti,... pa lloga-ritur këtu familjet e shumta tësistemuara brenda në kishë, nëçadrat në pllajë dhe në konakët emanastirit.

Përmendim familjet e Vasil To-pallit, Niko Tonës, si dhe familjenSulollari, të cilët nuk lënë vit e rastpa ardhur për t’u lutur në këtë vendtë shenjtë. Po kështu me shpresëtaritë madhe lutet edhe pasardhësja e

Kokoneshëve të Llëngës, ZografaKokthi e shumë e shumë të tjerë.

Kisha e ndërtuar në shek. 17-18,është e ndarë dhe me një pronaosdhe është e pikturuar e tëra shumë

bukur, me një konceptim të zgjidhurdrejt të ngjarjeve të Dhiatës sëVjetër e të Re, por edhe me jetëne martires Shën Marenë. E kanëpikturuar zografët e dëgjuar Ko-nstandin e Athanas Zografi, bij tëkësaj krahine. Për fat të keq iko-nostasi origjinal u vodh vitet e fu-ndit, por dhe ikonat e vjetra nukdihet se ku kanë përfunduar. Ndër-sa muraleve s’kishin ç’t’u bënin(përveçse t’i dëmtonin); prandajato mbeten e vetmja dëshmi kon-krete e artit dhe e kulturës së ven-dit, por theksojmë, se... me kalimine kohës edhe ato po humbasinngjyrat e tyre. Duhet një restaurimtotal i këtij manastiri të shenjtë.

Siç është e shënuar në hyrje tëkishës, kontributin më të madh nëngritjen e saj e kanë dhënë banorëte Llëngës, Niçes e të Grabovës, tëcilët ende dhe sot janë nderuesit më

të parë e më të shumtë të kësaj shenj-toreje. Por nuk mund të harrohen dhebesimtarët vendës nga Ondishti,Dunica, dy Çezmat, Pevelani...

Në mëngjes, ditën e kremtimit,

në kishën e mbushur me besimtarëu krye me madhështi LiturgjiaHyjnore e kryesuar nga atë TodiJovan, administrator i manastiritdhe me pjesëmarrjen e atë VasilSkordilevës dhe të atë Pirro Degër-menit, të cilët u shoqëruan ngapsaltët Vasil Jovan dhe Nasi Tona.

Theksojmë se gjatë predikimitnga atë Todi u kujtuan dhe prif-tërinjtë që kanë shërbyer që herëtnë këtë manastir, si atë Kosta, atëGrigori, atë Andoni, atë DhimitërKokoneshi (më vonë kryepiskopDamianoi), atë Ristoja, .......

Qëndron para kishës së ShënMarenës dhe mahnitesh nga bu-kuritë natyrore që ke përpara. Për-ballë sheh majat shkëmbore, që ngaGuri i Llëngës, Guri i Topit dhe Gje-ma, me lartësi nga 1800 e deri 2300metra, të mbuluara me pyje, dheku tek-tuk të zë syri ndonjë pllajëtë mbuluar me bar....(dhe shumicae tyre dihet se janë pronë e mana-stirit). Pra ndodhesh në një si gropë,

mes malesh të larta, ku burimet eshumta të ujit gurgullojnë, ku lumi iShkumbinit buron në këmbët ekëtyre maleve. Këtu janë të shum-ta guvat e shpellat në shpatet e the-pisura. Nga këto veçojmë Burimine Ajazmës poshtë manastirit, edhepak më tej Shpellën e Shën Mare-nës, ku sipas gojëdhënave ështëshfaqur shumë herë dëshmorja.

Pas mbarimit të meshës dhepas vizitës tek Ajazma dhe Shpella(ku merret uji dhe gurët shërues),

secili niset për t’u kthyer në shtëpiplot sadisfaksion, sepse plotësoi njëdetyrë të shenjtë ndaj vetes dheShën Marenës... gjithnjë me shpre-sën e mbrojtjes së saj nga çdo nga-sje e rrezik, duke shpëtuar e qetësu-ar kështu shpirtin e vet.

“Të na mbrojë Shën Marena dhenga mot më mirë”, është urimi ipelegrinëve që largohen nga ky ma-nastir, në dukje i vogël, por mjaft ibegatë dhe aq më tepër mjaft i për-mendur për mrekullitë e kësaj shenj-toreje, jo vetëm në zonë, por edhe

më tej. Kristofor Beduli

Në manastirin e Shën Marenës

Page 10: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 10/12

10 NGJALLJA GUSHT 2011

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypurnë shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

 Del nën kujdesin

e Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

 

Kalendari

i Liturgjive Hyjnore,

SHTATOR 2011

Erdhi në korrikun e 91-shit. Njëengjëll mbrojtës, një shpëtimtarshpirtrash të vuajtur nën regjimin eegër. Erdhi me demokracinë e njëvendi të shkatërruar nga kultetfetare, e një populli të kthyer ateist.

Erdhi me krahët e një pëllumbinë aeroportin shqiptar, i pritur ngaklerikë e besimtarë.

Lule të freskëta për të u përgati-tën. Me përulësi e shumë dashuriu prit në kishën e Ungjillëzimit tëHyjlindëses Mari, e kthyer në një

magazinë që nuk kishte asnjëgjurmë të fesë. U mblodhën dhe atasë bashku me lot gëzimi dhe thirrjes“Krishti u Ngjall!” iu përgjigjën:“Vërtet u Ngjall!” U ngjall në tëgjithë Shqipërinë, në të gjitha ato

kisha që ishin kthyer në magazinae stalla e shumë të tjera që ishinshkatërruar plotësisht.

Krishti u ngjall si para vitit tëtmerrshëm të 67-ës në zemrat, nështëpitë e çdo besimtari. U ngritënme radhë kishat, shkollat, klinikate kjo, falë atij engjëlli mbrojtës qëpunoi e punon pa reshtur për 20 vjetme radhë. Në Liturgjinë e së shtu-nës ai kujton ditët e netët e vështira,por me një përkushtim të madh përt’ia sjellë besimtarëve Krishtin bre-

nda në familje, në qytetet e fshatratmë të largët.Në 20-vjetorin e një pune të

madhe, pas Liturgjisë Hyjnore, udrejtuam në Katedralen e madheku mundi e sakrifica e tij bëri të

mundur ndërtimin e saj. Sa gëzim,lot në shumë sy, lot gëzimi që u arritndërtimi i kësaj Katedraleje madhë-shtore me kishë, paraklis, zyra, bi-bliotekë, sallë mbledhjesh - të gjithafalë kujdesit e mundësive të krijuaranga Kryepiskopi Anastas.

 Pavlina Dedja

Fëmijët e këtij shekulli u ngjaj-në farave të grurit që ranë në sitëne kësaj bote. Më pas ato u shpër-ndanë mes ëndrrave të marra tëkësaj bote dhe janë gërshetuar në

kryengritjen e vazhduar të përkuj-desjeve tokësore, të dëshirave dhetë labirintit të ideve materialiste.Forcat e errëta i turbullojnë shpir-trat me shqetësime të përditshmeduke shigjetuar tërë gjindjen nje-rëzore mëkatare. Që prej rënies,kur Adami e shkeli porosinë hyjnoreduke iu nënshtruar kështu pushtetittë së keqes, kjo mori pushtet mbitërë gjininë njerëzore. Me mendimetë turbullta dhe tunduese, ai i vendosnë konflikt të vazhdueshëm bijtë ekëtij shekulli në arenën e kësaj bo-te. Sa më shumë trazohet fara e gru-rit në sitën duke e hedhur vazhdi-misht lart dhe që më pas të bjerë,aq më shumë princi i errësirave ipushton njerëzit me merakun përgjëra tokësore, duke i acaruar, du-ke iu futur ankth, duke i nxitur tëstrehohen në mendime të kota, nëdëshira të papastra, duke i lidhurme gjëra tokësore dhe të botës, të

cilat e helmojnë tërë gjininë njerë-zore që doli nga Adami. Zoti u thaapostujve: “Satani ka kërkuar 

t’ju shoshë ashtu siç shoshet 

gruri. Por unë jam lutur për ty

që besimi yt të mos mpaket”(Lluk. 22.31,32). Kështu fjala qëKrijuesi i tha qartë Kainit “Ti do

të endesh dhe do të jesh endacak 

mbi tokë” (Gjen. 4.12) shërbenmistikisht si prototip për të gjithëmëkatarët. Pasardhja e Adamit eka përdhosur gjithashtu porosinëdhe u bë mëkatare dhe si pasojëmori të njëjtën fjali. Njerëzit janëtë turbulluar nga mendime tëpaqëndrueshme frike, kllapie, ngaçdo lloj konfuzioni, dëshira, këna-qësi të shumëllojshme. Princi ikësaj bote turbullon çdo shpirt qënuk ka lindur nga Perëndia. Si kok-rrat e grurit hidhen në sitë, kështuhidhen edhe mendimet e njeriutduke vënë në lëvizje tërë botën dheduke e tërhequr me tundime tëturpshme, në dëshira mishore, nëfrikë dhe turbullime.

 Nga Shën Makari i Madh

 Ligjërata 5:1,2

 Fëmijët e këtij shekulli

Emocione të papërshkrueshme

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale

e kulturore. Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike,

nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

1 E Enjte † Fillimi i Vitit

Kishtar. Simeon stiliti. 40oshdg. (Urania etj.)3 E Shtunë † Hierod. Anthimii Nikomedisë. Fivia, dhjak/e.Osh. Theoktisti.

4 E Diel † 12 MATEUT. Pr.Moisi. Hierod. Vavila. Ermiona,bija e Filipit.5 E hënë † Zaharia, i ati i JoanPagëzorit. Dësh. Medimni.8 E Enjte † Lindja e Hyjli-ndëses Mari.  Dësh. Seviri,Artemidhori.9 E Premte † HyjprindëritJoakim e Ana. Etërit e SinoditIII Ekumenik. (Vaj e verë)

10 E Shtunë † Dëshg. Mino-dhora, Mitrodhora, Nimfo-dhora.

11 E Diel † PARA LARTË-SIMIT TË KRYQIT. Efrosinkuzhinieri.12 E hënë  Mbyllja e Lindjes

së Hyjlindëses. Hierod. Auto-nomi.14 E Mërkurë † Lartësimii Kryqit të Nderuar. Sin. VIEkumenik. ( Kreshmë)

17 E Shtunë † Sofia e vajzatdësh. Besa, Shpresa, Dashuria.Dëshg. Agathoklia.

18 E Diel † PAS LARTË-SIMIT TË KRYQIT. Evmenii Kretës.

21 E mërkurë  Mbyl lja e Lartësimit të Kryqit. Pr. Jona.Ap. kodrati nga të 70-t.23 E Premte † Ngjizja e JoanPagëzorit. Ksanthipi e Polikse-ni në Spanjë. (Vaj e verë)

24 E Shtunë † Thekla, dëshg.e parë. Osh. Siluan athoniti.

25 E Diel †  1 LLUKAIT.Oshg. Efrosina e Pafnuti. Sergjinë Radonezh.26 E Hënë †  Jetëndërrimi iAp. e Ungj. Joan Theologut.

Page 11: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 11/12

11GUSHT 2011 NGJALLJA

Më 14 gusht 2011 agjencia bull-gare e lajmeve “FOCUS” rapor-tonte një lajm të madh: “Kodikët eBeratit do të arrijnë në Bullgari!”.Eventi ishte pjesëmarrja në ekspo-zitën “Shkëlqimi i Bizantit”, e cilado të shoqërojë Kongresin XXIINdërkombëtar të Studimeve Bi-zantine, që do të mbahet në Sofjenga 22 deri më 27 gusht. Ekspozitado të tregojë 121 kodikë grekë tëdekoruar, nga të cilët 86 janë ngaBullgaria dhe 35 nga jashtë vendit,si ato që vijnë nga muzeu “Benaki”në Athinë, nga Instituti për Mbroj-tjen e Monumenteve Kulturore dhe

Kodikët e Beratit në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit”Muzeu Kombëtar në Ohër (Maqe-doni), Arkivi i Shtetit në Tiranë dhetri dorëshkrime nga manastiri Ka-lenic, Serbi, nga Libraria Ko-mbëtare në Beograd dhe Muzeu iKishës Ortodokse Serbe.

Sipas agjencisë bullgare të laj-meve pjesëmarrja e tyre në ekspo-zitën e Sofjes u trajtua në Berat qënga nëntori 2010 dhe se, duke u

nisur nga niveli i lartë i ekspozitës,qeveria Bullgare ofroi garancishtetërore për objektet e ekspo-zitës.

Më 22 qershor 2011, me VKM-në

nr. 446, qeveria shqiptare vendosi

të lejojë pjesëmarrjen dhe ekspozimine disa dokumenteve origjinale nëekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit,dorëshkrime bizantine të dekoruaranë Ballkan, shek. VI-XII”, që do tëhapet në Sofje të Bullgarisë. Kodi-kët do të qëndrojnë të ekspozuarnë datat 22 gusht-25 shtator 2011dhe rikthimi i tyre në vendruajtjene përhershme do të bëhet në datën2 tetor 2011.

Me firmën e Kryeministrit SaliBerisha jepet edhe lista e dokumen-teve origjinale që do të udhëtojnëpër në Sofje, listë që nis me Kodi-kun e Purpurt të Beratit nr.1, Ko-

dikun e Beratit nr. 2, 3 dhe 4, 15,17, 25, 27 dhe disa kodikë të Vlorësdhe të Korçës, që të gjithë të plotë.

Ky do të jetë ekspozimi i dytë jashtë kufijve i Kodikëve. I pari uekspozua në vitin 2005, kur atahynë në fondin e “Kujtesës Botë-rore” nga UNESCO, e cila thotë seato janë unike dhe me vlerë të pa-përsëritshme për botën.

Bullgarët do të shohin atë që pakshqiptarë kanë parë, sepse sipas stu-diuesve, në tre ekspozime, pa njof-time publike, më 1989, 1999 dhe2002, dhe në kushte të larta sigurie,ata janë shfaqur vetëm pak orë përnjë publik të zgjedhur. Edhe në atoraste kur është hapur ekspozitë përkodikët e periudhës bizantine dhepasbizantine, aty janë prezantuarimitimet e tyre.

Një rast i tillë ishte pak kohë mëparë në Korçë, kur në galerinë

“Guri Madhi” u ekspozuan fotogra-fi dhe materiale të tjera të 54 kodi-këve që ruhen në Arkivin Qendrortë Shtetit, si dhe dy imitime të ko-dikëve, “Beratinus 13” dhe “Bera-tinus 23”.

Ndërsa në ekspozitën e Dorë-shkrimeve Bizantine dhe Pasbizan-tine, më 3 maj 2010, vetëm në mje-diset e Arkivit të Shtetit, mes 46kodikëve u ekspozuan edhe dy ko-dikët e njohur, “Beratinus Purpu-reus 1”, “Beratinus Purpureus 2”,pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botë-rore të UNESCO-s.

 Arben Rrozhani.Marrë nga “Shekulli”

 Më 15 gusht, Patri -

arku Ekumenik, Vartho-

lomeu I, meshoi për të

dytin vit në Manastirin

e së Tërëshenjtës në

Sumela, Azi e Vogël.

Ky manastir kishte

qenë i mbyllur që në

vitin 1922.

Gjatë kësaj vizite

Patriarku Ekumenik vi-

 zitoi edhe disa kisha të

tjera në zonën e Pontit,

të mbyllura e të braktisu-

ra prej dekadash. Për 

të shkuar aty duhej të ka-

lohej nëpër monopate të

rrezikshme.

Page 12: Gazeta e Gushtit 2011

7/31/2019 Gazeta e Gushtit 2011

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-e-gushtit-2011 12/12

12 NGJALLJA GUSHT 2011

që dikush të mos ndiejë dhimbjenë jetën e tij; dhe e Tërëshenjtandjeu shumë dhimbje kur pa Birine saj të vuajë dhe t’i nënshtrohetvdekjes së përçmuar sipër kryqit.Sigurisht, këtë ia kishte paralaj-mëruar Shpirti i Shenjtë, nëpërmjet

gojës së Hyjpritësit Simeon, ditëne paraqitjes së Krishtit në Tempull:“edhe ty vetë një shpatë do të tatejshpojë shpirtin” (Lluk. 2.35).

Por ajo që ka rëndësi është sesi dikush do t’i përballojë tundi-met, vështirësitë dhe vuajtjet qëshkaktojnë hidhërime e dhimbje.Mënyra me të cilën përballohentundimet ka lidhje me mentali-tetin e secilit dhe me tërë perso-nalitetin e tij. Ndërkohë, sëmu-ndjet, vdekja përbëjnë shenjakryesore të jetës njerëzore; nëkëto raste është e vështirë tështiret dikush dhe në këtë mëny-rë zbulohet dhe shfaqet gjendjae tij shpirtërore, d.m.th. kush ësh-të në të vërtetë. E Tërëshenjtapërbën për të gjithë besimtarëtshembull, mbasi përballoi hidhëri-met dhe dhimbjen me durim tëadmirueshëm, heshtje dhe lutje.

Për rrjedhojë, problemi në jetën tonë nuk janë hidhërimet,që gjithmonë do të ekzistojnë, pormënyra me të cilën përballohen.

Dhe kjo mënyrë duhet të jetë etillë që të ndihmojë në shmangiene turbullimit dhe dëshpërimit dhetë ruhet paqja e shpirtit, por edhegëzimi i vërtetë, që është i brend-shëm, shpirtëror dhe fryt i Shpir-tit të Shenjtë. Prandaj, Etërit eShenjtë bëjnë fjalë për “gëzim-hi-dhërim”. D.m.th. është e mundurqë dhe në tundimet më të mëdha,kur dikush ka dhimbje e hidhë-rohet, të ruajë brenda zemrës sëvet gëzimin e vërtetë, paqen dhengushëllimin. Sipas shën Dhia-dhohut “rruga e mesme midishidhërimit dhe gëzimit ështëshpresa (te Perëndia),” që ndih-mon njeriun të jetë i ekuilibruar,në mënyrë që të mos gëzohet

 jashtë mase, dhe ta kapë kështukrenaria, as të hidhërohet jashtëmase dhe ta pushtojë dëshpërimime pasoja të paparashikuara.

Hyjlindësja, Nëna e Jetës, le të jetë gjithmonë, dhe veçanërishtnë momentet më të vështira të je-tës sonë, streha, fuqia, ndihma dhe

ngushëllimi ynë. Amin. Përgatiti: Rozeta Baba

 Në lindjen tënde

virgjërinë e ruajte,

 në fjetjen tënde s’e neverite

 botën, o Virgjëreshë;

 në jetën e qiellit shkon, jetën ti linde këtu mbi dhé,

 dhe i shpëton gjithnjë prej

vdekjes shpirtrat tanë,

O Hyjlindëse.

Përlëshorja e Fjetjes Ting. I

Çdo vit më 15 Gusht festojmëFjetjen dhe Transferimin e

Hyjlindëses, që quhet dhe Pashkae verës. Nëse kujtimi i një shenj-tori përbën shkak gëzimi dhepanairi për gjithë komunitetin ekrishterë, Fjetja dhe Transferimi iHyjlindëses është burim i gëzimittë vërtetë dhe panair i tërëndrit-shëm për gjithë botën orthodhokse.

E Tërëshenjta është Nëna eKrishtit e për rrjedhojë është Në-na e Jetës dhe shkaku i hyjnizi-mit dhe shpëtimit njerëzor. “Në

 jetën e qiellit shkon, jetën ti lindekëtu mbi dhé”. Por duhej dhe ajo,ashtu si gjithë njerëzit, të plotë-sonte “detyrimin e përbashkët”,pra të shijonte gotën e hidhur tëvdekjes.

Fjetja e lavdëruar dhe Trans-ferimi i Hyjlindëses na japin shka-kun të theksojmë si vijon:

Së pari. Vdekja nuk ështëkrijim i Perëndisë, por rezultat imëkatit. Me Ngjalljen e Krishtit,vdekja u shkel dhe u zhduk, eprandaj shpirtrat e të drejtëve“shkojnë” në Parajsë dhe para-shijojnë mbretërinë e Perëndisëderi në Ardhjen e Dytë të Krishtit,kështu që trupat e të vdekurve dotë ngjallen, do të jenë shpirtërorëdhe të paprishshëm, dhe do të ba-shkohen secili me shpirtin e tij. Ajoqë ne e quajmë vdekje, nuk ështëgjë tjetër veçse fjetje, dhe meqe-nëse vdekja është një gjumë imadh, kështu dhe gjumi është njëvdekje e vogël. Vdekja, në reali-tet, është ndarje e njeriut nga Pe-rëndia, i Cili është burimi i jetës.Ndarja e përkohshme e shpirtitnga trupi bëhet sipas lejimit dhebamirësisë hyjnore, që të mos bë-het e keqja e pavdekshme. Shpir-

ti, që është i pavdekshëm, sepsekështu e do Perëndia, vazhdon

të jetojë, të ketë vetëndërgjegjësim,ndërsa trupi tretet në varr deri nëditën e ngjalljes së përbashkët. Portrupi hyjnor i së Tërëshenjtës, kytrup që mbajti për nëntë muaj dhe idha qumësht si foshnjë Fjalës Hyj-nore, nuk ishte e mundur ta mbantevarri. Tri ditë pas fjetjes së saj, ajoshkoi te Krishti, të Cilin e lindi pafarë. Pra, trupi i saj u ngjall, shpir-tëror dhe i paprishshëm, u bashkuame shpirtin e shenjtë të saj dhe u

ngjit në qiejt, që të jetë bashkë meBirin dhe Perëndinë e saj gjithmo-në, në jetë të jetëve.

Në këtë pikë është mirë të thek-sohet fakti se mënyra me të cilënlargohen nga jeta e tanishme kalim-tare shenjtorët është me të vërtetëe çuditshme. Kanë paqe të brend-shme dhe gëzim që duket në fy-tyrën e tyre, e cila është e ndrit-shme, e qetë, paqësore, pa ankth dhetmerr. Dhe presin largimin nga kjo

 jetë me një dëshirë të tillë, ashtu si

dikush që largohet nga atdheu i tij idashur për shumë vjet dhe sheh se,më në fund, arriti ora e bekuar qëtë kthehet në vendin të cilin e dokaq shumë.

Së dyti. Në misterin e fundit të jetës së Hyjlindëses, ishin të prani-shëm [patjetër që duhet të ishin]në Fjetjen e saj të lavdëruar, të gji-thë “dëshmimtarët okularë dhe shër-bëtorët e Fjalës”. Pra u paraqitënapostujt dhe hierarkët e shenjtë, siDionis Aeropagjiti dhe mësuesi i tij,

shën Jerotheu, episkopi i parë iAthinës. Gjithashtu, sipas traditës,

15 Gushti - Festa e Nënës së Jetës

e cila jepet në himnologjinë e Ki-shës sonë, apostujt u mblodhën ngatë gjitha skajet e botës, në mënyrëtë mrekullueshme, që të varrosintrupin e shenjtë të saj; ja si thek-son më konkretisht një lavdërim:“Anembanë dishepujt, apostujt e

besnikëve,u përmblodhën sot këtu për

varrimin tënd,dhe kur të panë që ngriheshe,

përpjetë në qiellin u gëzuan…”

Transferimin e Hyjlindëses,d.m.th. Ngjalljen dhe Ngjitjen etrupit hyjpritës të saj, e sigurojnëshumë Etër të Shenjtë të Kishëssonë, si shën Andrea, episkop iKretës; Mark Evgjeniku, episkop iEfesit; Grigor Pallamai, episkop iSelanikut; Joan Damaskinoi, Theo-dhor Studiti e të tjerë. Por edhe nëhimnologjinë e Kishës, ky fakttheksohet dhe psalet në mënyrëfestive:

Shkurtorja Ting. Tërth. II“Zonjën që është e pafjeturpër ndërmjetime,

dhe shpresën tonë të patronditurpër çdo mbrojtje,

varri dhe vdekja s’e zotëruan dot,se ishte Nënë e Jetës,

dhe përsëri në jetë e çoi Aiqë banoi në gji të virgjër”.

Fjetja e Hyjlindëses ishte e lav-dishme, ashtu siç ishte e lavdishmedhe jeta e saj tokësore. Natyrisht,dhe ajo njohu dhimbjen, sepse

dhimbja është e lidhur me jetën enjeriut pas rënies. Nuk ekziston rast